Helen Armitage eshte nje blogger-e e njohur angleze e udhetimeve turistike. Ajo ne nje reportazh ka renditur dhjete qytetet me te bukura shqiptare qe sipas saj ia vlen te vizitohen.
Ajo shkruan: “Shqiperia eshte kthyer shpejt ne nje destinacion reference per te pasionuarit e udhetimeve. Ajo nderthyr bukur modernen me tradicionalen duke u kthyer ne nje destiacion ‘must’ te Europes. Kemi udhetuar ne shume qytete, ne ato me te bukurat, duke filluar nga qyteti muze i Gjirokastres e deri ne fshatin e vogel dhe te bukur te Thethit.
Gjirokastra
Nje pasuri boterore e mbrojtur nga UNESCO. Gjirokastra njihet per arnitekturen e saj fine, otomane, nder shembujt e paket te mbijetuar deri ne ditet e sotme ne rajonin e Ballkanit.
Lin
I vendosur ne nje gadishull te vogel ne brigjet perendimore te liqenit te Ohrit, fshati piktoresk i Linit ndan Shqiperine nga Maqedonia fqinje. Eshte nje destinacion qe nduhet te eksploroni kur te vizitoni juglindjen e ketij vendi.
Kruja
Ndodhet vetem 32 kilometra ne veriperendim te kryeqytetit, Tiranes. Qyteti historik mburret me nje nga pazaret me te medha te vendit.
Saranda
Eshte qyteti jugor i Rivieres Shqiptare, nje qytet i gjalle turistik dhe nje nga destinacionet me popullore te vendit.
Berat
Berati eshte gjithashtu nje pasuri boterore qe mbrohet nga UNESCO. Perfaqeson gjithashtu nje model te ruajtur me se miri te arkitektures otomane.
Theth
I shtrire ne pjesen veriore te Shqiperise, Thethi qenden jo larg nga kufiri me Malin e Zi. Eshte nje fshati i vogel malor per te cilin ka shkruar edhe shkrimtarja britanike Edith Durham e cila e vizitoi gjate fillim te shekullit 19.
Me pas pershkrimi i blogger-es britanike vazhdon me Ksamilin, Dhermiun, Korçen dhe Shkodres.