2016-07-27

Arsyet me te cuditshme per divorc

Arsyet me te cuditshme per divorc
SHBA, syte kater nga videolojrat

Vetem lojra? Kujdes sepse videolojrat fshehin edhe rreziqe. Nje ushtar amerikan qe sherben ne Irak, ka zbuluar tradhetine e gruas fale lojes “Nintendo Wii”. Pas kthimit nga misioni nje vjeçar ne Irak, i vene ne dijeni nga miqte, ushtari ka zbuluar se ne gjirin e shtepise ishte nje tjeter mashkull, profili i nje lojtari qe i perngjante shume njeriut te dyshuar si i dashuri i gruas se tij. Duke kontrolluar kronologjine e ndeshjeve, marinsi ka zbuluar te gjitha netet qe mysafiri kishte kaluar duke luajtur “bowling” se bashku me gruan e tij. Nuk eshte e qarte nese te dy kane bere “strike”, por gruaja thote se i ka dhene vetem nje puthje te vogel.

Kine, ndarja per shkak te tortave te shumta

Nje burre i ka kerkuar divorcin gruas se tij, duke u justifikuar me faktin se ishte i lodhur me tortat qe ajo i pergatiste me shume dashuri. Cheng Yu, fillimisht tha se te gjitha keto embelsira ne fillim ishin nje kenaqesi, por tani vetem fjala “embelsire” i ngrinte qimet perpjete. Sipas tij, gruaja e detyronte te hante nje embelsire ne cdo vakt, “Torta me veze, fruta dhe çokollate, nuk i duroj dot me!”. 31 vjeçari nga Pekini ka kercenuar gruan e tij 27 vjeçare, qe do te divorcohen per kete shkak, nese nuk do te pushonte se pergatituri torta.

Itali, merr te emen ne muaj mjalti

Nena eshte gjithmone nene, sidomos per italianet. Por kur transformohet ne vjehrre, mund te behet motiv i grindjeve dhe diskutimeve. Mariana, e sapomartuar, nuk ka gjetur vetem burrin dhe valixhet ne aeroport, por edhe vjehrren. Pasi mberriten ne Paris, gruaja e nevrikosur, ka urdheruar burrin e saj te ktheje te emen ne shtepi, por kjo e fundit nuk pranoi te heqe dore nga pushimet franceze, duke nxjerre justifikime shendetesore. Pas tre jave udhetimi ne France, 36 vjeçarja e sapomartuar, ka kerkuar divorc nga i shoqi, per shkak te afrimitetit te tepruar nga ky i fundit me te emen.

Egjipt, divorci nepermjet SMS

Kini kujdes ndaj mesazheve qe dergoni. Nje grua nga Kajro, pas nje zenke, kishte refuzuar t’i pergjigjet te shoqit, nje zyrtar egjiptian ne detyre. Por reagimi i burrit ishte i papritur: thjesht nje mesazh i shkurter “Dua divorcin, keshtu meson t’u pergjigjesh telefonatave te mia!”. Megjithate, pas pajtimit, burri e ka perdorur perseri kercenimin e divorcit nepermjet sms, derisa ja ka shprehur edhe me ze. Per ligjin islamik, eshte shume e thjeshte per burrin qe te kerkoje divorcin, mjafton t’i thuash gruas “Inti talaq” (jemi te divorcuar) tre here, dhe kjo eshte e barabarte me fundin e marteses. Pas dy mesazheve dhe nje sqarimi balle per balle, tashme nuk eshte e qarte nese martesa eshte akoma e vlefshme. Autoritetet fetare pohojne se divorci, eshte i efektshem ne syte e Zotit, por gjykata ende duhet te vendose se sms-te mund te konsiderohen te vlefshem.

SHBA, ai 84 vjeç, ajo 22 vjeç, por nuk arrin te kape ritmin e tij

Nuk eshte diçka e rralle qe nje manjat i pasur te martohet me nje grua te re, por qe ajo eshte e detyruar te paraqese kerkesen per divorc sepse nuk mund te ndjeke ritmin e tij, ky po qe perben lajm. Kristin Georgi, 22 vjeç, nje bjondine e re, terheqese ne kohen kur eshte martuar me Joe Hardy, ndoshta shpresonte te gjente luksin dhe qetesine. Po shume shpejt, ka kuptuar, se nuk mund te kapte ritmin e bashkeshortit te moshuar, gjithmone ne udhetim, nga nje qytet ne tjetrin, me avionin privat te tij, i cili e kishte te pamundur te qendronte me shume se nje dite ne nje vend. Ndersa ajo mendoi divorcin si zgjidhjen me te pershtatshme.

Rumani, burri nuk vesh te brendshme

Nje grua 24 vjeçare rumune, i ka kerkuar divorcin burrit te saj, sepse ky i fundit refuzonte te vishte te brendshmet. Emese Nagy, i ka rezistuar vetem nje vit marteses me Tamas. Perpara se te martohej, nuk dyshonte se burri i ardhshem e perbuzte thelle idene e veshjes se mbathjeve. Ne fillim kjo gje nuk i jepte shume bezdi, por problemet filluan kur kuptoi qe grate e tjera, te vetedijshme per zakonin e çuditshem te burrit, e shikonin me sy te zgurdulluar. Para gjykates, Tamas Nagy, tha se, e donte gruan e tij, por qe nuk mund t’i vishte dot kurre te brendshmet, edhe nese kjo mund te jete shkaku i divorcit te tyre.

Nigeri, kryen nevojat e tij ne tenxhere

Nje grua nigeriane, i ka paraqitur kerkesen per divorc burrit te saj, duke e akuzuar se ky kryente nevojat e tij ne enet e gatimit. Olueakele Ogundele tha para gjykates, se i shoqi ishte nje pijanec, qe ne kulmin e dehjes, harronte çdo rregull edukate dhe bente nevojat e tij ne enet e kuzhines. Zonja Ogundele, perveç se nuk e do me te shoqin eshte ankuar se puna e larjes se eneve eshte bere edhe me e padurueshme.

Rusi, divorci per nje bast

Andrei Karpov di Murmansk, pasi kishte mbaruar te gjitha parate ne nje loje pokeri, i’u ka ofruar kundershtareve, gruan e tij per te qendruar ne loje, por e ka humbur edhe ate. Kundershtari Sergey Brodov, ka bere te ditur fitoren e tij, por lajmi nuk u prit mire nga Tatiana, gruaja e prekur nga kjo ngjarje, vendosi te lere burrin e saj dhe te filloje nje lidhje te re, pikerisht me kundershtarin Brodov, i cili tashme eshte bere burri i saj.

Gjermani, gruaja teper e zjarrte

Nje burre i deshperuar me origjine turke, por rezident ne Gjermani, ka kerkuar ndihmen e policise, per t’u mbrojtur nga gruaja e pangopur. Burri tha se, ishte i detyruar te flinte ne divan per t’i shpetuar deshirave per seks te gruas se re. Tani, mesa duket, burri ka vendosur perfundimisht te ndahet dhe te zhduket nga shtepia, me shprese se do te gjeje pak qetesi dhe te shkoje ne pune me me shume fuqi.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...