Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/07/27

KU HUMBËN GJITHË BURRAT?!...

Nga Robert MARTIKO:
                         
                   KU HUMBËN GJITHË BURRAT?!...

Image result for At Pjeter MESHKALLA S.J.
At Pjeter MESHKALLA S.J.

                    (FOSHNJA HYJNORE  DHE  TRE  MAGËT MODERNË)
                                                     
                      Dedikuar një individi të jashtëzakonshëm si At  Pjetër Meshkalla S.J.*, i cili hyri në burg me vullnet, për tu shërbyer shpirtërisht  të burgosurve politikë shqiptarë.

Nuk ndodh përherë,
prej një mali të lartë,
në të argjentin  lum të rrëmbyeshëm,
shkëmbinj të mëdhenj të rrokullisen,
gjigantë...
reflekset e tyre të praruara
në shkumë të humbasin, pa ankim,
si aromë lulesh jetëshkurtëra,
venitur në agim.

Jo përherë rastisim kala në hon
e cila,
përmbi anekdotat e kohës,
lartësimin lejon.
Një fisnik me çelës në dorë,
të kërkojë aty qelinë e lirisë
dhe çuditërisht,
burgun të lëvdojë,
këtë lulëkuqe të zjarrtë,
të përjetësisë...

Kur shkëmbinjtë kridhen
në të lumit baltovinë,
themele të forta bëhen,
për urën me hark në luginë.
Nuk mund ti dallojë dot
syri i pamësuar i udhëtarit,
por as edhe një armatë e tërë,
intelektualë në betejë a fushim,
kudo në botë,
që kurrë ndër mend u shkojnë
të pashfaqurat gjëra,
të fshehta, të heshtura, të pazbuluara...
(Siç ndodh me ujët nëntokë që tretet,
humbet pa lënë gjurmë, në degëzime pa kthim.
Apo, lart në qiell, heshtjen duke zgjedhur si
himn të vetëdëgjuar, të shpirtit nderim.)

Në Kështjellën e Tmerrit,
mos kujtoni se Drakula i Kuq
net çmendurie s’kalon:
Karl Marks!...
Zhan-Pol Sartr!..
Frederik Niçe!...
nga tre Magë të zgjedhur gjigantë modernë,
ndihmën e tyre kërkon.

Kryeprinc i pari,
Luçiferr i zi shkëlqimtar:
Krimi, Urrejtje e Vrazhdësie,
                           në Tokat Lindore
                           një lloj Kserksi i marrë
                           Kapital loser,
                           dështak, budalla...
                           i fundit,
ndonëse Mbinjeriun në botë ka trumbetuar,
ende riosh kur kupton
që jo vetëm kriminelë,
snobë mendjelehtë,
por edhe veten e vet:
si Grande Übermensch
ka mashtruar.

I dyti filozof, në Café de Flore,
thirrje njerëzve u bën,
për ndërgjegje,
veç modelin hyjnor asgjëson,
ashtu i prerë e arrogant,
ekzistencializëm të ëmbël,
à la carte.
Teksa trima të tërbuar,
jakobinë me flatra në Tetor,
mijëra Çe Gevara,
Gjyqet e Moskës,
të Lubjankës  dhoma torture,
pa zhurmë ndahen më dysh,
si trungje të kalbur në hon,
bumerang utopia e tyre,
ringjallja e përmbytur në gjak,
banderolat e përmbysura,
i vagullti iluzion...
Ca më shumë,
në të lartën piramidë,
Stalinit i dorëzohen pa kushte,
gjithfarë knjazësh me nofka çelik,
zhytur në luks, bujë, krim, panik,
si dhe qindra miliona robër pa gojë,
popuj të mjeruar brohoritës të gjorë,
të mbytur në poshtëri,
varfëri cigane, gjenocid,
vdekje kolektive,
uri....

Nën të Kuqen Diktaturë,
nënshtrohen
edhe të Zhan-Polit kryemodele,
Herkulë, Jazonë, Tezej,
Ajaksë, Agamemnonë,
Hektorë, Akilej...
marshallë e gjeneralë,
thembër përgjakur delikatë,
që besën e mikut harrojnë
të gjithë, pa përjashtim,
spiunojnë njëri tjetrin
në darën e xhelatit mbërthyer,
pa shpëtim.

Vetëm shpirti i Foshnjës,
i pastër, i butë, i padëmshëm,
i vendosur,
për të mos tradhtuar askënd,
në vetëmohim,
i papërkulur, i thjeshtë,
i ndershëm,
trim.

Filozofë  gjenialë,
Magë Modernë,
pantofla të ngrohta push butë,
përgjysmë të mbushura me hi,
tjetër është galaktika-ushqim
për shpirtin e mbijetuar,
Absolut,
burrë legjendar
(spartan apo viking)
dhe Foshnjë Hyjnore,
bashkuar në Një,
tretur në hyjnoren mister,
të panjohurën,
të dyshuarën,
të përfolurën nga Ju,
përjetësi...

Një Gentleman i vërtetë,
lord i zjarrtë,
me ndërgjegjen e vet Hyjni,
(jo kornemuza të Elizabeth Queen!,
as Fransua Hollande freluquet,
avaleur de Légion d'Honneur,
gjithfarë princash në pupla asturianë,
të tipit Zhorzh Klemansó:
dyzetë vrima b...... akademikë”,
heronj të çastit, bashkuar në kope,
që mbijetojnë e kthehen në hafijé)
urë mes dy botësh përpiqet të ngrejë
rron e vdes me një të përhershëm,
të ndershëm shqetësim...
shpërthyes kalash bëhet
Shpirti i Foshnjës.
në Kohë...
hedh në erë
gurët e krimit
vitet skëterrë të burgut shekullor,
pa mbarim,
së bashku me monotoninë...   

Derën e qelisë së vet
Pjetri ynë zemërmadh,
kujdeset të mbyllë me kujdes,
shqiponjë e artë me krahë çeliku,
shpirt lumëruar,
që në tortura, miza i janë dukur
hetuesit Cerberë
dhe aty askënd ka tradhtuar,
krimin lë jashtë,
së bashku me inkuizitorë,
gjithfarë trombetjerë Tutankhamunësh
artistë, akademikë, gazetarë,
à la Gorki, Majakovski & Company,
romancierë e poetë bashkëfajtorë,
që Stalinit me shpinë të thyer i thurën lavdi,
lepuj të trembur në savanën tartare
seriozë në poza qesharake,
edhe sot e kësaj dite,
kiç,
hijerëndë si varre të bukur në kalbëzim,
nga jashtë të lyer me gëlqere të bardhë,
brenda me krimba të shëndetshëm topolakë,
brumbuj të tharë e merimanga tinëzare,
myk,
gjithfarë fundërrinash me tituj,
kolombina e arlekinë,
spiunë të të gjitha kohëve,
gjoja të rilindur,
turistë të përdhosur deri në vetëverbim,
me Kalin Trojan në zemër,
gjakun e sëmurë,
restart...
si gjithë jo-vertebrorët e tjerë,
dhelparakët meskinë në farefis,
miqtë e ngushtë, mendjelehtë,
me fare pak besë e cipë.

Përfytyrohet lehtë Gardiani i Madh,
edhe mes petalesh trëndafili,
rënë pa frymë,
dërrmuar,
keq e mos më keq ndjehet
(mendërisht)
me qindra çelësa shtriganësh,
përfytyrime zhonglerësh perversë
gjalma qesharake,
pushkë të përgjakura,
berra të therura kurban,
shokë të shtrenjtë revolucioni,
kocka të nxira në dorë,
në emër të Hekatës,
pa pikë mëshire,
shndërruar në theror.

Jo pak herë guri filozofik,
përngjan me atë të Sizifit,
të baltosur në terr.
refuzojmë një Djall,
dy hapa më tej,
për tu ndeshur
me një tjetër Mefistofel.
Deri sa vjen monopati,
epigramë e errët hieroglifësh,
një pllakat shkëmbor në hon,
që, për besë!
nuk dihet ku çon...

Edhe pas Uraganit në Lindje,
me emrin fare pak të njohur:
Tmerr Perfekt,
këmbëzbathur, kokulur në shi,
myku në zemër përhapet,
për Njeriun e Ri Lindor,
gënjeshtra mbijeton,
e përforcuar,
deri sa vdes,
(brez pas brezi, fëmijët me të ushqen)...
në vend që, dritë duke hedhur në zemër të malit,
në të Platonit Shpellë,
të pafytyrën egërsi, verbëri, idiotësi,
pjesëmarrje mendjelehtë,
në keqbërësen kope njerëzore,
me guximin, që nuk mund të gjesh dot në terr,
të paktën, në kohë paqe,
njëherë e mirë,
të vërvitësh
në Ferr...

Në erë stuhish tropikale,
kandili i mjerë,
përpiqet vetveten të ndriçojë,
ca më pak të zgjuarit e përhershëm barbarë,
jetën e vërtetë duke bërë të lindë në vetmi,
për të mos përsëritur,
stërgjyshoren klithmë të egër,
përjetësisht të mbijetuar në tmerr,
e vjetërsi...

2016.                                    Robert Martiko

*At Pjetër Meshkalla, ishte mik i ngushtë i tim ati, Dino Martiko, në burgun e tij të parë, në Shqipëri. Ishin dy individë të brumosur prej të njëjtash ideale humane dhe mbi të gjitha, të pajisur me një frymë të pathyeshme, heroike: për të mos tradhtuar asnjë nga miqtë e tyre, në hetuesitë e tmerrshme, inkuizitore, pa avokatë, të asaj kohe. Një ditë, im atë e dëgjoi At Pjetrin të thoshte: “Ne iu përngjajmë gurëve të parë që, kur ndërtohen themelet e një ure, humbasim pa ambicie, për të rënë në sy.”
Në pranverën e vitit 1967, At Pjetër Meshkalla, provokoi me ndërgjegje të plotë burgun e tij të dytë, nëpërmjet një letre drejtuar ish kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehut. Në Shqipëri porsa kishin filluar shkatërrimet në masë të objekteve të kultit fetar. Kryeministri, edhe pse me pamje hijerëndë, në të vërtetë një rob i frikësuar keqas, një lloj buratini i dorëzuar pa kushte në duart e diktatorit famëkeq, Enver Hoxha, shënoi në fund të letrës: “Të demaskohet dhe të futet në burg!” -Në këtë mënyrë, dëshira e (imzot, JO se nuk ishte Ipeshkev) At Pjetër Meshkallës, për t’iu shërbyer të burgosurve, të keqtrajtuar në burgjet komuniste, u bë realitet. Deri ditën që u largua nga jeta, mjaft njerëz të përvuajtur e pa shpresë në jetë, gjenin ngushëllim të fjala e këtij individi, aq të rrallë në shoqërinë njerëzore. Të njëjtin veprim analog kreu edhe im atë, në vitin 1947, kur i propozuan të bëhej agjent i kuq në Perëndim. Ndonëse mund të pranonte ofertën për të dalë nga Ferri, zgjodhi më mirë të sakrifikonte veten dhe familjen e tij.


Poeti që fle me poezitë e tij(Libri me poezi"Jeshile" i Luan Xhulit)


Image result for perparim hysi


Nga Përparim Hysi


( ese)

Po e filloj, paksa, vallen nga bishti: po perifrazoj një poezi nga më ciësore të Luan Xhulit ku flet për poezitë e tij. Ndërmjet tjerash, thotë: "... fle me to; më pëlqen t'i përkëdhel çarçafit të letrës/ t'u mbaj erë vargjeve në strofa/ si të jenë borzilokë të çelur...". Dhe vazhdon: " fle me to/ mbulohem me ngrohtësinë e tyre/ zgjohem nga djersitja e një frymëzimi...

Po në fund të fundit, kush është ky poet që fle me poezitë? Pyetja ime është pak si e stisur dhe e kotë. Gjeografia e njohjes së Luan Xhulit e ka kapërcyer "hartën" e Shqipërisë dhe sot ai ka një vend nderi në Panteonin e Poezisë Ballkanase, po se po, por dhe më tej: në Evropë e në botë. Këto që po shkruaj për të, janë meritë vetiake e tij dhe, pa dyshim, të talentit të tij. Kur shoh biografinë e tij letrare, bindem që Luan Xhuli është nga ajo "rracë poetësh elitarë". Se, siç vë re, tek lexoj për të, më vjen mirë që qenka poet dygjuhësh me të shkruar dhe karizma e tij bëhet edhe më e bukur,
se lavdinë e merituar e ka arritur jo në gjuhën e nënës (gjuha shqipe), por në gjuhën greke. Kur ndesh me këtë fakt kaq domethënës, bashkohem me zërin e Poetes Irma Kurti që, me të drejtë, thotë: " Ministria e Kulturës mjaftohet me një buzëqeshje për të gjithë ata që shkruajnë jashtë Atdheut". Kjo thënie e Irma Kurtit (ndoshta nuk e kam sjell fjalë për fjalë ashtu siç e ka thënë ajo), ka nevojë dhe për pak "kripë": a nuk e vlerësuan të pavlerën "Vrima" sa e bënë shoshë? Por le t'i lëmë përqasjet dhe analogjitë dhe të vimë tek poeti Luan Xhuli.

* * *
Luan Xhuli ka emigruar në Athinë në vitin 1995. Është autor i disa librave me poezi dhe, veç poezive, ka shkruar dhe në prozë dhe deri për fëmijë përralla. Në vitin 2008, nga ana e klubit të shrkimtarëve "Drita" ka marrë çmimin poetik"Ali Asllani" si liriku më i mirë i vitit. Hopi në biografinë e tij letrare, ndodhi me librin poetik "Biografia e syve" të shkruar në gjuhën greke dhe ky libër u rreshtua në 38 vëllimetpoetike më të mira të vitit, duke u regjistruar në Antologjinë e Poezisë Greke. Vëllimi i fundit "Ëngjëll tradhtar" ( Agjios Prodhotis) u rreshtua në 10 vëllimet më cilësore të vitit 2014. Është anëtar i "Klubit të Poetëve Grekë" të Athinës. Ka marrë pjesë në katër Festivale Ndërkombëtare në gjininë e poezisë. Siç thekson, mes tjerash, Grigor Jovani: "... nuk kanë të mbaruar vlerësimet poetike për Luan Xhulin në Greqi,aq sa ata e konsiderojnë atë të"tyrin". Dhe ndodh kjo me një vend që ksenofobinë për shqiptarët e kanë pak përverse, por njerëzit e artit nuk kanë veshur "këmishën e forcës" si politikanët, ata janë të një prerje tjetër që ia dinë vlerat artit, kulturës dhe poezisë ku, siç dihet, veç tjerash: në poezi kanë dy nobelistë.

* * *
Kur e mbarova librin me poezi "Jeshile" të Luan Xhulit aq u mbusha me mbresa (tërsisht "jeshile" e me kloroformë), sa më erdhën ndër mend fjalët e nobelistit grek, JORGOS SEFERIS, që thotë: " Për poezinë nuk ka vende të vogla e të mëdha. Trualli i poezisë është në zemrën e gjithë njerëzve". Natyrisht, tek i lexon poezitë një për një, sheh një Poet me botë të madhe shpirtërore. Mos kujtoni se është lehtë që t'i kalosh faqet ashtu sikur të ndjek dikush prapa me shkop. Jo. Është e pamundur. Se çdo poezi ka domethënien e vetë dhe tek çdonjëra prej tyre, rikthehesh sikur të vjen keq që po ndahesh. Keqardhja për këtë "ndarje" e rrit amplitudën e vetë dhe për një fakt të kondicionuar nga mosha që kam: nuk mbaj dot më vargje përmendësh. Ndaj rikthehem, dua të fiksoj ndonjë gjë, për ta treguar diku dhe mbetem i zhgënjyer: më tradhton kujtesa.
Por, sado që po më lë kujtesa mua, nuk kam se si mos u referohem ca poezive që do t'i kesh aty, poshtë jastëkut, që t'i përdorësh si "fresk" për kujtesën apo nga një dremitje moshe. Po sjell si emblematike (gjithmonë në gjykimin tim) poezinë" Dy lotë".
"Rrëshqitën vetëm dypika
Mbi tendën e mollzave të mia
.....................................................
Vetëm dy
Të ngarkuar si prindërit.
Të tjerët
Patën frikë rrëshqitjen".
Ose më gjeni të gjashëm me këto vargje:" nga përkëdhelja e dorës së nënës/ kaçurela i kisha flokët/ Nga çasti që mori rrugën e ikjes/ filluan të binin/ si vjeshtë që s'do kish fund/ Akoma vazhdojnë/ Flokët e mbetur/ Ëndërrojnë atë dorë të lodhur/. Poezi të tilla vërtet që të mbresojnë dhe të vjen keq që nuk je i zoti që të shprehesh si ai.
Nëse për poezinë thonë që është jetë që i shtohet jetës apo jetë në katror, unë them se këtë të vërtetë e gjen tek poezitë e Luan Xhulit. A kini parë poet që "t'u vesh sandale sytheve të luleve"; po të tillë që në janar të jetë "prill" apo siç thotë në një nga poezitë e tij: "unë aspiroj për behar". Ose dhe diku më tutje: "... jeshilen e gjethes e kam ngjyrën e shikimit".
* * *
Sa njerëzor është poeti Luan Xhuli, kur me vargjet e tij (ato vargje kullojnë dhimbje) qan për miq krijues që kanë ikur nga jeta. Vargjet për Riza Lahin apo të ndjerin Ziko Kapurani, tregojnë se si e përjeton këtë ijkje parakohe të miqëve të tij. Nga ana tjetër, poezitë kushtuar Anna Ahamatovës apo Silvia Plath janë shumë sinjifikative: për të parën thotë: " e kam gjitone të fjalës", kurse tek i referohet Silvia Palthit, ka një strofë shumë domethënëse:
"Po ju them një të fshehtë:
- Të vdekurit që dua/ i ringjall/ sa herë ndihem ngusht... A ka gjetje artistike më të bukur?
Dhe tek e mbyll librin dhe gjithë referencën time për të, po qëndroj tek poezia "Praktikë"
".... i ngjeva jeshile të gjitha:
Këmbët, hapat, pantollonat/erën, këmishën... "... jam bërë i çudtishëm: "shkova dhe porosita një arkivol jeshil...
nëpunësi i funeralit mori në telefon policinë/ po unë nënqesha me ironi/ siç buzëqeshin vetëm të vdekurit...
Po jeshil e gjelbërim e paçë jetën, o Poet i bukur!

Tiranë, 27 korrik 2016

Hillary Clinton ,është e gatshme dhe e përgatitur deri në fund


Image result for Hillary Clinton


Hillary Clinton hyri në histori si e para grua që siguroi emërimin si kandidate presidenciale e një partie kryesore politike në Shtetet e Bashkuara. Tani ajo shpreson t’i shtojë karrierës së saj kapitullin më të rëndësishëm dhe më domethënës. Nga zonjë e parë, më pas në senatore, nëse fiton në nëntor ajo do të bëhet Presidentja e Shteteve të Bashkuara. Anketat tregojnë se Hillary gjen tek elektorati mbështetje të zjarrtë në një segment, ndërsa zgjon antipati të thellë tek të tjerë. Ajo është një ndër njerëzit më të famshëm në botë, por ata që e njohin nga afër thonë se ajo është e rezervuar dhe nuk i shfaq në publik disa anë të natyrës së saj. Korrespondentja Cindy Saine i hedh një vështrim jetës së kësaj gruaje që, edhe ata që e duan, edhe ata që e urrejnë e pranojnë se ka dëshmuar që është e aftë dhe e vendosur për betejën politike:


Image result for Hillary Clinton


Hillary Clinton arriti shumë pranë fitores në 2008, kur u përpoq të sigurojë emërimin e Partisë Demokrate si kandidate presidenciale, por humbi përballë Barack Obamës.

Në atë kohë, kur deklaroi tërheqjen nga gara, ajo u ndal tek vështirësitë që kishte hasur si grua në politikë, duke i quajtur pengesat “tavani prej xhami”, dhe 18 milionë votat që mori si çarje në këtë tavan:

“Nuk arritëm dot ta thyejmë këtë radhë tavanin, por falë jush i kemi shkaktuar 18 milionë të çara dhe tani drita depërton si kurrë më parë dhe na mbush me shpresë dhe me bindjen se rruga do të jetë pak më e lehtë radhës tjetër”.


Image result for hilari klinton dhe atifete jahjaga

Në faqen elektronike të fushatës së saj ajo flet për fëmijërinë e vështirë të nënës së vet, Dorothy Rodham, që e frymëzoi të futej në politikë:

“Nënën e braktisën prindërit e saj dhe kur ishte tetë vjeç, e dërguan të jetonte me gjyshërit që nuk e donin. Por njerëzit e mbajtën afër me dashamirësi. Një mësuese e shihte që nëna ime nuk kishte para për të blerë ushqim në shkollë dhe filloi të sillte ushqim me vete edhe për të”.

Në adoleshencë Hillary ishte republikane. Angazhimi në politikë vazhdoi edhe gjatë studimeve në Wellesley ku ajo mbajti fjalimin e diplomimit në 1969.


Image result for Hillary Clinton


Ajo ndryshoi kahje politike gjatë studimeve për jurisprudencë në Yale, ku u njoh edhe me Bill Clintonin. Ata u martuan në 1975 dhe u vendosën në shtetin e tij, Arkansas, ku ai u bë guvernator në 1978. Vajza e tyre Chelsey lindi në Arkansas.

Gjatë atyre viteve, gazetari Ron Fournier i ndiqte nga afër Clintonët si reporter në kryeqytetin e shtetit, Little Rock. Ai thotë se Hillary është më e zgjuar dhe më me humor se Bill Clintoni:


Image result for hilari klinton dhe atifete jahjaga


“Bill Clinton di si të tregojë një histori, një shaka, por Hillary ka humor të momentit. Ajo di si të tallet me veten, ka atë të qeshurën tipike që i acaron shumë njerëz, por që mua më duket shumë tërheqëse, pasi është e vërtetë. Kur je në prani të saj, është një e qeshur ngjitëse”.

Ish-zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Bob Weiner thotë se Hillary Clinton është më e zgjuar se Presidenti Obama apo bashkëshorti i saj Bill Clinton kur është fjala për të kuptuar një problem, por ka një të metë të madhe:

Image result for Hillary Clinton


“Ajo e di edhe vetë që nuk është karizmatike; i mungon karizma, por ka zgjuarsi dhe ka aftësinë qeverisëse që është gjë e madhe”.

Kur Bill Clinton u zgjodh president në 1992, ajo mori mbi vete një rol aktiv si zonjë e parë, por nuk arriti të sigurojë mbështetje për propozimin e saj për kujdes shëndetësor universal.

Vitet në Shtëpinë e Bardhë sollën edhe skandalin Lewinsky, për marrëdhënien jashtë-martesore të Presidentit Clinton me një praktikante. Ishte një goditje personale dhe publike për Hillary Clintonin, që e ka lënë atë të vrarë dhe të poshtëruar.
Image result for Hillary Clinton
Por Hillary di si të ngrihet përsëri pas një humbjeje. Ajo u zgjodh senatore në 2000 dhe u rizgjodh në 2006. Në 2008, Presidenti Obama e emëroi sekretare shteti, një rol që e ndihmoi të ngrinte me të madhe të drejtat e grave përmes diplomacisë së butë.

Tani ajo ka përpara betejën më të fortë të karrierës, përballë miliarderit Donald Trump i cili, ashtu si vetë zonja Clinton, ka rryma të forta pro dhe kundër tij.

Anketat tregojnë se gara do të jetë shumë e fortë. Por e kaluara e Hillary Clintonit tregon se ajo është e gatshme dhe e përgatitur të luftojë deri në fund.

Atdheu i Podrimjes

Ali Podrimja, poeti që sfidoi genocidin mbi shqiptarët, u nda nga jeta më 22 korrik në Lodë të Francës; në homazh risjellim librin e luftës së fundit në Kosovë, si dëshmi për atë që ndodhi në Gadishullin Ilirik, në mbyllje të mijëvjeçarit të dytë, në përballjen me të keqen që i është kërcënuar ekzistencës së shqiptarëve.

Atdheu i Podrimjes

Është përmbledhje poetike e viteve ’87-’92, e shkruar diku në Evropë gjatë derdhjes së ish-bashkësisë sllave.

Nga Violeta Murati

Kufijtë shpirtërorë të një poeti caktojnë dhe fatin e tij, si me vendin ku shkruan, ashtu dhe me lexuesin e botës. Nëse Ali Podrimja do kishte shkruar mbi hartën e Kosovës, poezitë e tij nuk do ishin veçse një teatër provincial, ku do të rrëfehej si në një pikturë burrat që vriten, fëmijët që ulërasin dhe theren, gra shtatzëna që ngjeshen mullarëve rrëzë shtëpisë për t’u pushkatuar, dhe plot imazhe të tjera të mjeshtërisë së krimit nga çmenduria kolektive serbe, që do të rrëqethnin nga fjalët. Këto i takojnë “fotografisë së verdhë”.

Pikërisht fjala e lidhur ngushtësisht me shpirtin, ka qenë arsyeja e vetme pse poeti nga Kosova, Ali Podrimja, sot nuk lexohet si atdhe, si kufi, por si atDheu, si liria. Kjo e fundit e përgatitur qysh në ’87-ën, kur “Dëshmia” e poetit hap vëllimin “Libri mbi të qenit”, duke na ndërgjegjësuar qysh në krye me një të drejtë biblike – kohën e të drejtës për të jetuar. Podrimja ka krijuar poezi me lirikë të ashpër, gati të egër, sikur çdo varg që ka shkruar ishte i fundit në jetën e tij, ashtu siç ka ndodhur në pritje për lirinë e Kosovës.

Një nxitim për të na treguar si dëshmi e gjallë për atë që ndodhi në Gadishullin Ilirik, në mbyllje të mijëvjeçarit të dytë. Këtë na e ka pohuar edhe vetë poeti, në të gjallë, kur ka folur pse u nxit të përmblidhte në këtë vëllim poezitë e shkruara në një hark kohor prej një dekade, para se Kosova të fitojë pavarësinë, ku një pjesë e tyre janë shkruar diku në Evropë gjatë derdhjes së ish-bashkësisë sllave. Ky është libri i luftës së fundit të shqiptarëve të Kosovës. Ka një identifikim organik të poetit me vendin e tij, që e ndjek si poezi në përballjen me të keqen që i është kërcënuar ekzistencës së shqiptarëve. Poeti e di lavdinë e poezisë, fuqinë luftarake që kanë vargjet, e shikon me dhembshuri poezinë fjalamane, duke pohuar se “kjo shqisë dallon nga të gjitha artet, që është një filigran, ku krijuesi nuk pran derisa bindet se më në fund atë mundet ta marrë dheun”.

Martin Camaj është gjurma që ndjek poetin, një rrëgjim prej nga mund të ndjejë ngushëllim për fjalën, për atdheun si një arkë. Është një përfytyrim biblik që na përplas qysh në hyrje poeti, për tokën. Nuk mund të imagjinosh se sa e dhimbshme ndihet tek poeti, nga fillimi deri në fund, për të kuptuar forcën që të jep atDheu. Ali Podrimja na përgatit në hyrjen e procesit të zhvendosjes në një të qenies me tokën. Ne kuptojmë se jemi në Evropë, se “damarët” që bashkon dhe bën të njëjtët atDheun me veten janë lumenjtë, si gjaku. Ka një psikozë, lidhjeje të çuditshme, për nga mënyra se si Podrimja ka ndërtuar këtë përmbledhje poetike.

Atdheu i mbërthyer në arkë, nuk është veçse një përfytyrim i shkruar në vitin ’91, ku nevoja drastike për të vdekur, i ngjan një dëshire të pavullnetshme të përmbysjes, ndryshimit, të ringjalljes. Podrimja na e përcjell këtë gjendje pa trajtë atdhetare, ndryshe nga ç’përsërit vazhdimisht në poezitë e tij, qëllimshëm, fjalën e shkruar ndryshe, atDheu.

Ky rilexim i ri i poezive të dekadës së kaluar, të shkruar nga poeti, t’i heq kufijtë e kohës. Aq më tepër kur kemi të mbartur një informacion të tmerrshëm të ngjarjeve në Kosovë. Prirjet patriotike të Podrimjes, detyrimisht, pa këtë kontekst historik nuk mund t’i shikojmë. Ajo që na çon në këtë drejtim është ngjyra e poezive, estetika gjuhësore.

Ndërsa simbioza e brendshme, kuptimi letrar që i jep shqisës së gjashtë poeti, është një botë krejtësisht pa kufij, pa gjak, pa urrejtje, pa shquar as tokë, as horizont, ku lind dhe mbyllet dita. Është atDheu shpirtëror që na jep Podrimja të lexojmë, për të depërtuar në qenien, në ekzistencën tonë. Këtë e nis nga grupimi i poezive “Plagët e gjalla”, aty ku nis ngacmimi dhe dhimbja, kjo e fundit gjithnjë si shkak për të shkruar. Janë këngë-bisede të poetit me Zotin, atë që është shpirt dhe e keqe brenda dhe jashtë nesh. Në vitin ’92 poezitë e Podrimjes janë qëndrim i hapur, një mënyrë angazhimi për të kuptuar gjendjen se sa për të treguar “lodhjen”, “rraskapitjen”, “rrënimin” nga pritja për të qenë të lirë. “Në zgripc” është një shpërthim, prej liriku të egër, për të shfaqur kufirin e absurdit ku ka mbërritur ekzistenca e një vendi, e një njeriu, e një vepre. Sa tregon fatin e Kosovës në hartën e Evropës, poeti e përcjell gjendjen në gjakun, në atë që duhet të sakrifikohet, në lirinë, në dëshminë e gjallë, dhe në të paimagjinueshmen, në paralelizmin e Dantes se “…varr se varr/ më i sigurt i imi/ se ai i Dantes…”.

Është një denoncim poetik që bëhet për çfarë po ndodh, për një realitet që s’njeh të ngjashëm. Angazhimi i Podrimjes ka qenë krejtësisht i qartë, i dhënë me gjithë forcën e tij intelektuale si e vetmja mënyrë për t’u kuptuar, për t’u njohur e vërteta, si histori.

Nëse kemi njohur dhe së fundi po flitet për poetët kombëtarë, që sublimuan mbi talentin për poezinë, në një luftë vargjesh për atdheun, rasti i Podrimjes e ndan këtë kufi dukshëm. Nuk ka talent të shkuar “dëm” për hir të atdheut, kombit, si sakrificë patetike, apo emocionale.

Ka një shteg si gjithë poetët universalë për të identifikuar vetveten në një proces organik, ashtu si gjaku në trupin e njeriut, me jetën e atDheut.

Ali Podrimja na bën të shohim qartë se çfarë i përket termit komb, jetës së njeriut si qenie në një ngjashmëri me jetën atDheun. Të gjitha ndjeshmëritë e poetit sillen në këtë njëjtësi semiotike, të pandashme.

Podrimja nuk ka qenë rebel, në poezi është heretik, denoncues. E gjen mënyrën për t’i shprehur këto në të gjitha simbolet e mundshme, që gjitha janë moderne në gjuhën e poezisë. Elegjia është reprizë e pangjashme, ku poeti shpërthen në dhimbje thjesht për një humbje miku, në një kontekst historik, gjithnjë duke e kërkuar në rrënjë, atë që i është mohuar.

Koncentrimi i vargjeve, ngjeshja e mendimit në një filozofi poetike është karakteristika e poezisë së Podrimjes. Me grupimin e poezive “Rrënimi i përmendores së turpit” hyjmë në oborrin e të zezave që i kanë ndodhur poetit, atDheut të tij. Metafizika kthehet në një hije, në paranojën kolektive të një populli, të një vendi që prodhon dhunën. Podrimjen në këtë kapitull e kemi gati të pashpresë, por me një forcë të madhe për të denoncuar më fort të keqen, asaj që ndodh pas emrit të madh, të shpërbërë. Qoftëlargu, kuti e zezë, udha e dhelprës, satani, gjuha e qeni, diku në poezitë e mëmbrapme kemi Hadin, Troja, kasapi i sorranisë, mjeshtri i krimit… një gjuhë simbolike që padyshim ne kemi parasysh makinerinë e krimit serb.

Por poeti nuk bëhet aq “cinik”, ruan inatin e tij, duke e shndërruar e përdorur gjithë këtë histori, në një luftë fjalësh që ndodhin brenda së njëjtës fare, atë të qenies, asaj pjese të keqe që ndodh brenda njeriut. Rruga e poezisë së Podrimjes është si rruga e qumështit, drita që tregon ekzistencën, forca për të mposhtur rrënim, njohuri për të zbuluar. Ndërsa atdheu është kallëzim biblik.

“Ferri e humbi kuptimin” – “…na ruan atDheu, dashurinë / mike vjetër vdekja…”. Thonjëzat e para janë titull poezie, dhe fjalët në vazhdim janë vargjet e fundit të saj, që na fusin në një sintetizëm të pazakontë. Është nga titujt më entuziastë, nëse në perceptimin e njeriut ferri mbetet ende një mister, i frikshëm, i ftohtë, gërryes, zjarr, djegie, vetmi, kallkan. Është si diçka e marrë nga nëntoka, vendi ku jetojmë mbi dhe ku trupi do na hidhet. Është dhe e urryeshme, dëshpëruese, dhe tepër lakmuese kur të njëjtën gjë e gjejmë dhe mbi tokë. Por me një ndryshim- mbi tokë rrimë nga dashuria, dhe e keqja na çon në ferr. Në këtë përfytyrim duket se na rri poezia e Podrimjes, sa tronditëse, aq dhe dhimbshme. Por fortësia që të jep, e kalon përmasën e njerëzores. Duhet të kuptosh pikërisht raportin që krijon poeti mes njeriut dhe të keqes, mes tokës si ngjizje dashurie, si përbërje e jotja dhe parëndësisë që merr kufiri ndarës, kur gjithçka zbulohet prej një fryme vërtetësie. Imagjinata nuk hyn më në punë, përpara asaj çfarë poeti na zbulon shpirtërisht dhe në mentale. “Himni i gazit” është një poezi cinike, sa tregon se nuk mban më gjithë ky maraz shpirtëror, si e vetmja zgjidhje e çlirimit. Asaj të marrëzisë.

Ka një pesimizëm të dukshëm, saqë nuk shohim as Podrimjen pas vargjeve, por një lukuni burrash të padukshëm, si kokë e zezë. Është një vaj, që poeti e shkruan nga periferia e Kosovës, nga Ulpiana. Është një vendosje e shpeshtë e poetit në këtë vend, që mban pothuaj të gjitha mbishkrimet e tij, vitet kronologjike kur ka shkruar poezitë e kësaj përmbledhjeje. Arsyet mbajnë një lidhje sa historike, aq dhe ndjesore. Prej aty poeti ka shkruar dhe mallkimet, ka parë avionët, tanket, çizmet, ka dëgjuar lehjet, sharjet dhe rrahjet, ka ndjerë popullin e tij të këndojë dhe vajtojë. “Poesie forte” – ka më shumë elegji, epizëm në këto vargje. Këtu duket sikur është fundi i poetit, si burrë dhe si lirik. Po ashtu lufta është e qartë në vargjet e tij, mbijetesa nuk është më çështje përpjekjesh por çështje të gjendjes, të gjetjes së një vendi, të një cope toke për varr dhe një selvi bri tij. Është një pikë referimi e çuditshme me vendin, dhe me simbole që fëmijët e lidhin rritjen e tyre – në rast se janë djem, burrërinë – si lugetërit. Është një parapërgatitje që bën poeti në këtë sfidë simbolike, duke shkuar deri në fund të vëllimit poetik me përpjekje të tilla alegorike, ku e keqja ka gjithfarë lloj gjuhësh për t’iu afruar qenies, njeriut, për ta rrënuar, zhdukur.

Ndonëse varret dhe vdekja ngasin, pothuaj, gjithë poezitë- ajo që çliron energjinë e shqisës së gjashtë, është goditja në ndërgjegje. Nganjëherë përdorja metaforike, në vend të së keqes, mbush përfytyrimet e poetit nga më e zakonshmja deri në një frikë të vërtetë hiperbolizimi. Askush, nëse nuk njeh historinë politike të vendit prej nga vjen poeti, po ashtu dhe veten e poetit, nuk mund të kuptojë pse zënë vend aq shumë në poetikën e tij “madhështia” e djallit, satanait, hadit. Harta e poezisë së Podrimjes është një skemë e mekanizmit se si është kryer mjeshtëria e krimit, si kanë flirtuar të gjitha simbolet e mësipërme në duart e poetit, duke u shkërmoqur në një ëndërr të vetme, nga dëshira e nxehtë, e parezitueshme, siç është liria.

Fjala e Podrimjes e bën këtë. Herë në mënyrë të egër, si prej gjuhe burri, dhe herë i dorëzuar, duke treguar se vaji ishte e vetmja shpresë, që ua mbante shpirtin të lirë, për t’u ripërtërirë në pamjen e “armikut”. Krijimtaria e viteve ’80, është ironi, sarkazëm, duke kujtuar poezitë “Histori e qenit”, “Perënditë dhe minjtë”, “Bir i bushtrës” etj. Podrimja ngre alegori të pamëshirshme mbi jetën ku jeton. Ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë, deri në misticizëm, po krijon edhe legjendën e vajtimit. “Dua të jetoj” – të trondit për vargjet e fundit “…se vendi lëvizte si varr”. Përfytyrimi dhe imagjinata mbi të keqen, nuk ka më trajtë poetike, por një të vërtetë, një poezi gati natyrale të dhimbjes. Ndërsa poetin vazhdon ta shqetësojë njeriu, dhe e keqja nga i vjen atij. “…gjakësin mos e ndiq/ e zë gjaku i vet”- është “Pastrim shpirtëror”- instinkti rrënues i vetes nga e keqja.

Është metafora klasike midis së mirës dhe së keqes. Duket se poeti zgjon hapur një lloj vetëdije – se e gjithë kjo luftë mbinjerëzore nuk i takon më kësaj epoke parabiblike. Por është qenia, njeriu, që ndeshet me të keqen. Vitet ’90-’92 tek poezia e Podrimjes kërkojnë vetëdijen. “…derisa të na harrojnë të vdekurit”, një zgjim epitaf i poetit për të kuptuar më qartë se çfarë fshihet brenda një bote siç është vetja, në një kohë kur pesimizmi, dhe gjithçka lidhet me frymën e gjallë, jetën. Asnjëherë nuk e gjejmë poetin në befasinë e një përgjumjeje fjalësh. Ai duket sikur çdo fjalë është rrekje për të mbajtur zgjuar vetëdijen, për të treguar kuptimin e jetës së tij, në shumësin e vendit nga vjen, e për të cilin flet. Nuk është e përcaktuar gjeografia. Kosova aty nuk është konvencion. Kosova nuk është as si vend. Podrimja na jep një botë, siç është e vetja, e vetja si vend, si tokë, si frymë, si një shpirt metafizik. Mbi veten. Në vitin 1992, vit ku zënë të shkruhen të gjitha poezitë e këtij vëllimi të Podrimjes, shkruan poezinë “Liria e tmerrshme”. Është si një letër e shkruar me mundim, mbi një postulat që shquan pritjen e pafund. Detyrimisht dhe tepër lirshëm, fati i kësaj poezie na çon në brengat që ka mbrapa vetes poeti, atë të Kosovës, lirinë.

Është si kohë përgatitjeje e gjithë vëllimit (për atë që do të ndodhte këtë vit, 2008), ardhjen e lirisë. Për këtë arsye quhen krejtësisht të justifikuara lirikat e ashpra të poetit mbi pritjen e lirisë. “Liria e tmerrshme / në shpinë të breshkës”… ky kontekst në sytë e sotëm të vështrimit letrar largojnë tani nga ajo që është dëshiruar këtu e 15 vjet më parë. Por poeti i shpëton atij rrethi emocional, kurthi që të fut koha kur shkruan.

Ky në fakt është fati i të gjitha poezive që Podrimja ka shkruar, që përmban dhe ky vëllim. Kthimi i tyre në një optikë kur është fituar autonomia është rasti me i diskutueshëm tek të gjithë poetët e Kosovës. Kjo ndoshta do të bëjë dhe rezymenë e asaj letërsie çfarë është shkruar para pavarësisë së Kosovës, duke e ndjekur si poezi e angazhuar, apo emocionale, ndryshe të lokalizuar në “pushtimin kombëtar”. “Liria e tmerrshme” – nga dy vargjet e fundit duket se do të na lidhë përgjithmonë me këtë poet për natyrën filozofike, për të kuptuar vetveten në një kontekst të procesit të brendshëm drejt një besimi të lirë, të lirë si qenie. Çfarë do të ndodhë pas kësaj lufte? Loja e gjuhës prej poetit është një tipologji që rrallë e ndeshim në përshkrime psikologjike, që nuk lë rrënjë e filigran shpirtëror pa perceptuar në kohën e “dhuruar”, apo vendin me të cilin janë lidhur fatet tona. Përcaktimi se poezia e këtij poeti është e angazhuar, tani nuk ka më diskutim. Podrimja është nga ata personalitete që gjakun e ka atdhe, dhe nuk dihet kurrë kufiri i këtyre të dyjave. Arketipi i këtij njeriu – vjen krejtësisht e qartë, pa lëmshe filozofike, apo sensacionale. Edhe elegjitë, edhe epika, burrëria, liria, toka, vendi, malet, vdekja, dashuria – realizojnë një proces që rrallë poetë do ta arrijnë – zbulimin e të vërtetës, çfarë ndodh në një pikë ujë, deri në vërshimin e tij, si një lumë – në mbërritjen përfundimtare, finale, atë të zmbrapsjes në pafundësi, në liri. Ky është deti i poetit, mbinjeri.

Hetohen 33 zyrtarë të lartë, gjysmës u janë ngritur akuza

Hetohen 33 zyrtarë të lartë, gjysmës u janë ngritur akuza
Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, është shprehur se gjysma nga 33 rastet që janë ngritur akuzat, janë zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Ne jemi duke i trajtuar 33 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë dhe kemi ngritur 19 akuza.

Konsiderojmë se të gjitha akuzat janë të nivelit të lartë duke përfshirë nga ministrat e deri tek zyrtarët e lartë shtetërorë.

Tani presim nga gjykata që këto lëndë t’i trajtojnë me prioritet dhe të shohim se çfarë aktgjykime do të merren në procedurën penale në gjykatë”, ka thënë Lumezi.

Gjykatat në Kosovë kanë shpallur një numër vendimesh për rastet e korrupsinonit, por asnjë të nivelit të lartë ose të niveleve ministrore.

Kosova në raportet ndërkombëtare është cilësuar si vendi me nivelin më të lartë tëkorrupsionit.

Së fundi, fuqizimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe rezultatet konkrete në këtë luftë.

Roli i Shërbimit Shtetëror të Sigurimit, SDBJ, dhe rolet e kryespijujve jugosllavë Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaç

Prokurorët të martën kërkuan dënim me burgim të përjetshëm për ish-oficerët e shërbimeve sekrete jugosllave, Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaç, në gjyqin për vrasje në Gjykatën e Lartë në Munih. Të dy burrat, të cilët janë në gjyq që prej tetorit 2014, akuzohen për urdhërim, planifikim dhe organizim të vrasjes së emigrantit kroat Stjepan Djurekoviq në Gjermani në vitin 1983.

Prokuroria tha se të akuzuarit meritonin dënim me burgim të përjetshëm, sepse ata morën pjesë në vrasje dhe jo vetëm e nxitën atë.

Prokurori i lartë i shtetit Lienhard Weiss paraqiti prova të detajuar para gjykatës të çelësit të garazhit ku u vra Gjurekoviq dhe të strukturës së Shërbimit Shtetëror të Sigurimit, SDB, dhe rolit që Perkoviq dhe Mustaç kishin në të.
Kërkohet burgim i përjetshëm për ish-spiunët e UDB-së
Weiss deklaroi se SDB e konsideronte vrasjet e emigrantëve një veprim të ligjshëm, duke theksuar se një numër emigrantësh u vranë nga SDB-ja gjatë viteve.

Ai u shpreh gjithashtu se SDB-ja e intensifikoi numrin e vrasjeve jashtë vendit pas vdekjes së presidentit jugosllav Josip Broz Tito në vitin 1980.

Kolegu i Weiss, Stefan Weiland, e përshkroi Mustaç si personin lidhës midis SDB-së dhe autoriteteve jugosllave, duke përmendur gjithashtu dëshmitarë që e përshkruan Perkoviqin si një figurë tepër të rëndësishme në luftën e shtetit komunist jugosllav kundër emigrantëve politikë.
Weiland përshkroi marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe shtetit të atëhershëm Gjerman Perëndimor, dhe sesi çështjet brenda SDB-së u caktoheshin personave të ndryshëm, “agjentët e të cilëve ishin në pozitën më të mirë për të vepruar”. Ai pohoi gjithashtu se zyrtarët jugosllavë informoheshin gjithmonë për të gjitha veprimet e mëdha të ndërmarra nga SDB-ja.

“Nuk kishte asnjë veprim të madh jashtë shtetit në të cilin zyrtarë në nivel kombëtar dhe federal jugosllav nuk ishin të përfshirë,” tha ai.

Avokati i Perkoviq, Ante Nobilo, tha se prokuroria kishte shmangur dy fakte tepër të rëndësishme. Njëri ishte se nuk kishte asgjë provë që vrasësit e pritën Djurekoviqin në garazhin ku ai u vra dhe se ish-agjenti i shërbimeve sekrete dhe dëshmitari i gjykatës, Krunoslav Prates, nuk mund ta dinte se kur Gjurekoviqi do të ishte në garazh apo ta ndante atë informacion me Perkoviqin.
Sipas aktakuzës, Zdravko Mustaq, kreu i shërbimit të sigurimit të shtetit jugosllav në atë kohë, e urdhëroi Perkoviqin të organizonte vrasjen e Gjurekoviqit në vitin 1983.

Motivi i dyshuar i vrasjes ishin kritikat e Gjurekoviqit ndaj regjimit komunist në Jugosllavi.

Si Mustaq, ashtu edhe Perkoviq e kanë deklaruar veten të pafajshëm. Pasi mbrojtja të bëjë fjalim e saj mbyllës, gjykata me shumë gjasa do ta japë vendimin javën e ardhshme.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...