2016-07-30

LETËR NGA MELBURNI : URIME FLORI BRUQI


Image result for FRITZ RADOVANI


Subject: Urime...

From: Fritz RADOVANI (fritzradovani@hotmail.com)

To: floribruqi@yahoo.com;

Date: Saturday, 30 July 2016, 3:09


I dashtun Mik i vertete Flori,

Urimet ma te mira per Titullin e Merituem nga Ju, te dhanun nga Akademia Shqiptaro - Amerikane.

 Kam bindjen se tek Ky vlersim per Ju, nuk ka asnje koncesion, perkundrazi pak i vonuem.

Edhe anmiqte nje dite sado vone, do te kujtohen per vepren e vet!

Ndoshta, ndonjeni edhe do te kerkoje ndonje moment me u pendue!

Nder Miqte Tuej, disa kerkojne qe edhe dy "akademite komuniste" me gjete rasen dhe me "rishikue qendrimin e vet" ndaj Jush.

Sinqerisht, te them se, nuk do te me pelqente njollosja e Titullit Tuej, me dy "pseudoakademite" e Tiranes dhe te Prishtines.

Nder tjera merita, Ju keni dy te paperseriteshme nder shume Akademike:

1. Ju mungon fare qeliza e fanatizmit, gja te cilen e keni tregue ndaj meje.

2. Historia e Popullit Shqiptar shkruhet vetem si keni veprue Ju, tue kene gjithmone prane Virtyteve

te At Gjergj Fishtes dhe Prof. Arshi Pipes.

Atehere, per shka me bashkpunue me Antishqiptaret e Tiranes dhe Prishtines?!

Ju uroj jete te gjate ne sherbim te Atdheut dhe gjithmone kjofshi prane Kolosve te Tij!

Me shume respekt e dashni Vllaznore si gjithmone,


Fritz Radovani.


Melbourne, 30 Korrik 2016.


*********

2016-07-29

Anëtar i rinjë i AAAS-it në New York është studiuesi kosovar Flori Bruqi









Subject: Njoftim

From: Adam Harxhi ....

To: floribruqi@yahoo.com;

Date: Thursday, 28 July 2016, 17:38

Z. Flori Bruqi,

Kam kënaqësinë t'u njoftojë se Senati i Akademisë Shqiptaro-Amerikane në mbledhjen e tij të fundit pranoi kërkesen tuaj dhe ju regjistroi si anëtar të kësaj Akademie

Duke ju uruar për këtë pranim, shpreh bindjen se me punën dhe njohuritë tuaja ju do të jepni një kontribut të çmuar në mbarëvajtjen e punëve të Akademisë.

Si anëtar i Akademisë me afër Kosovës dhe Maqedonisë, në mendojmë se ju do ta kryeni më se miri detyrëen e Kordinatorit të Akademisë me Degët tona Akademike në Maqedoni dhe Kosovë.

Dokumentat e pranimit tuaj si Anëtar në Akademi , ndjekin rrugën postare.


Dr. Adem Harxhi

Nënkryetar i Akademisë




Falenderim publikë

I nderuari nënkryetar Akademik Prof.Dr. Adem Harxhi,

Falenderojë kryetarin e Akademisë së AAAS, Akademikun tonë të mirënjohur Prof.Dr.Skënder Kodrën, Juve z. Adem Harxhi,Sekretarin e Akademisë Akademik Dr.Namik Shehun,si dhe mbarë anëtarët e Senatit si dhe Akademikët tjerë anë e mbanë botës për pranimin tim në këtë institucion të lartë shkencor në Sh.B.A ,Shqipëri, Kosovë,Maqedoni, etj.

Shpresojë që kontributi im nuk do të mungojë,siç nuk më ka munguar tash e dyzetë vjetë ....

Ju falenderojë dhe shfrytëzojë rastin që të gjithë studiuesve shkencorë të Akademisë t'ju urojë mirëqenie familjare ,shëndet të mirë , me shumë suksese në jetë dhe punë!...

Miqësisht,

Flori Bruqi

Prishtinë,28 korrik 2016.



---------------------------------------------


Biografia : Flori Bruqi

Studimet e Defektologjisë i kreu në
 Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Me 2004 , Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Veprat e botuara :


Deri më tash ka botuar këta libra :
1.    Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
2.    Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
3.    Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
4.    Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
5.    Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
6.    Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
7.    Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
8.    Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
9.    Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.
27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.
28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.
29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.
30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012
31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012
32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.
33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.
34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.
35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.
36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.
37.Diademë letrare  III,Tiranë,2015.
38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.
39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016
40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).
Nga viti  2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës  elektronike “ Agjencioni Floripress”  si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve- Shqiptaro-Amerikane me seli në New York.



Dr. Adem Harxhi : A janë normale fantazitë seksuale?

Po qe se ëndërroni veten të veshur seksi para bosit, ju nuk jeni e vetmja që fantazoni kështu. Studimet kanë treguar se mbi 50% e grave fantazojnë në këtë mënyrë.

Madje, edhe gratë më të fuqishme kënaqen me këto lloj fantazish.

Mbani mend: fantazitë dhe realiteti janë dy botë të ndryshme, që nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën.

Adem Harxhi: Gratë kanë “më shumë tru” nga burrat?

Në 1986 kërkuesit zbuluan një ndryshim midis trurit të femrave dhe trurit të meshkujve. Tufa nervore që lidh hemisferën e djathtë me të majtën (Corpus callosum), është më i trashë dhe më i pasur me lidhje nervore tek femrat, nga sa është tek meshkujt. Femrat duket se janë më bilaterale në mendimet e tyre, përfitojnë më shumë nga “intuita” e hemisferës së djathtë dhe po ashtu nga “analitika” e hemisferës së majtë. Disa, këtë veçori anatomo-fiziologjike të trurit të grave, i kanë interpretuar dhe kuptuar si tru superior të grave, kur burrat e kanë trurin vetëm të specializuar për detyrat shkencore dhe teknologjike. Në këtë këndvështrim, gratë kanë më shumë tru nga burrat.

***

Që nga kohët më të vjetra, njerëzit, vazhdimisht, e kanë kuptuar se trupi i tyre është seksual, mashkull ose femër. Por, duke filluar që nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, shkencëtarët filluan të dyshojnë se edhe truri i njerëzve, gjithashtu, është seksual. Kjo do të thotë se shumë veçori që ne i konsiderojmë mashkullore dhe femërore, i kanë rrënjët e tyre biologjike në tru .

Sot, dihet mirë se truri i njeriut (dhe i gjitarëve të tjerë), është në çdo pjesë të tij seksual, ashtu siç është edhe trupi. Nga pikëpamja anatomike, burrat dhe gratë kanë cirkuite trunore të ndryshme. Pra, origjina e mashkullores dhe femërores, pa përjashtuar as homoseksualët, lidhet me ndërtimin e trurit. Të dhënat dhe faktet shkencore kanë ardhur duke u shtuar. Disa prej pyetjeve më të rëndësishme lidhur me këtë problem, shkenca, pjesërisht u ka dhënë përgjigje.

Në këtë shkrim, përmblodha disa nga faktet shkencore biologjike, të grumbulluara në vite, që tregojnë se meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm jo vetëm fizikisht, por edhe psiqikisht. Në këtë artikull jam munduar t’i shmangem polemikës së gjatë e të lodhshme midis atyre që janë kundër ose pro pikëpamjeve seksiste. Faktet biologjike tregojnë: Nënë natyra është vetë seksiste, ne kot merremi me fëmijët e saj!

Le t’u japim që në fillim përgjigje tre pyetjeve:

1

Kur fillojnë të diferencohen cirkuitet seksuale trunore ?

Ky diferencim, kryesisht, fillon në stadin fetal të zhvillimit, pra në kohën kur fëmija është në barkun e nënës. Diferencimi vazhdon edhe në vitet e hershme të jetës dhe përfundon rreth moshës gjashtë vjeç. Kjo është periudha kur truri vazhdon të rritet dhe të krijojë lidhjet neurale.

2

Ku vendosen cirkuitet seksuale në tru?

Kryesisht në hypothalamus. Kjo është struktura trunore ku ndodhen qendrat primare të dëshirës për seks dhe të sjelljes kopulatore. Këto qendra vendosen edhe në amygdalia, zona e trurit që lidhet me agresionin dhe violencën. Më pak ato vendosen në korteksin cerebral, ose “në qendrën e të menduarit” në tru.

Burrat dhe gratë, dukshëm, mendojnë e sillen ndryshe jo vetëm për arsye të kushteve të tyre sociale (siç thonë përkrahësit e lëvizjeve feministe), që është padyshim i rëndësishëm, por edhe për arsye të ndryshimeve në ndërtimin dhe funksionimin e trurit. Këto ndryshime neurale, disa prej të cilave, në një farë shkalle, akoma nuk janë të kuptueshme, qëndrojnë prapa të ashtuquajturave “Mençuri Konvencionale”.

Është e njohur dhe e pranuar gjerësisht metafora e John Gray-it : “Truri i burrave është nga Marsi, truri i grave është nga Afërdita.” Le t’i shtojmë kësaj se, edhe truri i homoseksualëve e ka pikën nga e nis zhvillimin e tij.

3

Cilët faktorë ndikojnë për seksualizimin e trurit të fetusit?

Përveç kromozomeve X dhe Y, që fëmija i trashëgon nga nëna dhe babai, hormonet që influencojnë në seksualizmin e fëmijës, vijnë nga trupi i nënës dhe nga kimikatet në ambient. Kjo “supë kimike” e përmbyt fetusin dhe e detyron të zhvillohet në këtë banjë hormonale. Kjo i shton fëmijës “erëzat” dhe ndikon në lidhjet e shumta trunore që po formohen. Teoritë moderne, lidhur me gjininë bazohen në kërkimet shkencore që filluan në Gjermani që në vitin 1849 dhe që vazhdojnë akoma edhe sot. Shumë punime janë bërë me kohë tek kafshët, por kohët e fundit shkencëtarët po studiojnë cirkuitet seksuale të trurit të njeriut.

KURIOZITET

Gjelat e tredhur (kastruar), viti 1849

Lidhja e parë midis hormoneve seksuale dhe sjelljes, u tregua në Gjermani nga Arnold Bertholdi. Ai trodhi (kastroi) gjashtë gjela agresivë. Pas kësaj, ata nuk luftuan më me njëri-tjetrin. Ata humbën edhe interesin për pulat. Më vonë, Bertholdi transplantoi testikuj të gjelave të tjerë në kavitetin abdominal të gjelave të tredhur. Vuri re se gjelat përsëri filluan të luftojnë dhe përsëri filluan t’ua “kërcejnë” pulave.

Bertholdi konkludoi: Testikujt e transplantuar krijuan lidhje jo nëpërmjet sistemit nervor të gjelave, por nëpërmjet sistemit të tyre qarkullues. Ai supozoi se influenca erdhi nga një substancë në gjak, të cilën ai e identifikoi si një “hormon”, që ne sot e quajmë – testosteroni.

Nga Dr. Adem Harxhi : Kurimi i një biznesmeni. Këshilla për 50-vjeçarët




Në qoftë se mendja u shkon shpesh për të bërë seks, ju, (të lumtur!), duhet të dini, se kjo është, tamam, ajo që duhet të bëni. Kur u shkon mendja të bëni seks, ju indirekt mendoni për shëndetin tuaj dhe pa asnjë dyshim, është një gjë e mirë.

Edhe pse ju nuk e dini këtë, sepse nuk ua kanë thënë, seksi i mirë e kënaqshëm kërkon që shumë pjesë të trupit tuaj të funksionojnë mirë. Kur bie dëshira për seks, ose kur seksi nuk ju kënaq, kjo do të thotë se edhe shëndeti juaj nuk është shumë i mirë. Këtë që sapo u thashë, u lutem ta kuptoni edhe në këtë mënyrë: Organi ynë mashkullor është “termometri” që tregon për shëndetin tonë të përgjithshëm.

“Termometri” i Gjergjit (le ta quaj kështu një nga pacientët e mi), nuk “po bindej” më si më parë, kur Gjergji më takoi mua para katër vjetëve, në verë të vitit 2007. Ai ishte në atë kohë 56 vjeç. Gjergji ishte një biznesmen i suksesshëm. Ai e konsideronte veten perfeksionist. Deri para se t’i shfaqej kjo vështirësi (pamundësi për ereksion), ai mendonte se nuk i mungonte gjë, në jetën dhe shëndetin e tij.

Ja historia e Gjergjit.

“Ngrihem në mëngjes çdo ditë në orën gjashtë. Punoj 70-80 orë në javë, pa asnjë problem. Përjashto shqetësimet me forcimin e penisit, unë ndihem fare mirë”. Ai vazhdoi të më tregojë se impotenca po i bëhej gjithnjë e më e shpeshtë dhe më e rëndë. Ka qenë tek një doktor urolog, i cili i dha një PDE 5-inhibitor (Viagra), por ajo nuk e ndihmoi shumë. Doktori pastaj i dha mjekime të tjera, Levitra, Cialis, por rezultatet vazhdonin të ishin të paqëndrueshme.

“Jam vetëm 56 vjeç. Nuk dua të përdor barna për gjithë jetën time, edhe sikur të më bëjnë mirë”. Gjergji më shikonte direkt në sy. Frustrimi dhe turpi dukeshin qartë në sytë e tij. “Pse dreqin vuaj unë nga impotenca, doktor?”

Dhe vërtet, pse?

Fillova të shikoj numrat e Gjergjit: Ai ishte 1.76 m i gjatë dhe 120 kilogram i rëndë. Perimetri i barkut mbi 100 cm. Nuk bënte ushtrime të rregullta gjimnastikore, konsumonte alkool në sasi të konsiderueshme dhe tymoste çdo ditë një paketë e gjysmë me cigare. Analizat diagnostike treguan se Gjergji ishte një shembull perfekt, ashtu siç janë edhe shumë burra të tjerë, që vuajnë nga ajo që quhet çrregullimi metabolik, ose sindromi X.

Cholesteroli total ishte mbi normë 245. LDL e lartë 159 dhe HDL e ulët 29. Trigliceridet ishin shumë mbi shifrën e pranueshme 280. Tensioni i gjakut ishte në kufi 145/90 mm Hg. Glukoza në gjak esëll ishte normale, diabeti nuk ishte akoma shqetësim. Veç treguesve që tregonin për sindromin anormal metabolik, ai kishte pakësim të fluksit të gjakut në penis, që e zbuloi ekzaminimi me ultratinguj duplex Doppler. Pakësimi i fluksit të gjakut në penis dhe sindroma anormale metabolike nuk ishin koincidencë, nuk ishin rastësi. Që këtu buronte problemi i vërtetë i Gjergjit, jo vetëm, i organit të tij të fishkur.

Ju mund të çuditeni, por kjo është e thjeshtë. Sindroma, nga e cila vuante Gjergji është, tipikisht, e heshtur. Simptomat e tij duan vite që të shfaqen. Rënia e shëndetit është kaq e ngadalshme dhe çdo shtresë dhjamore që shtohet është aq e hollë, saqë shumë nga ne që janë aq shumë të i zënë me jetën e tyre perfekte, siç ishte Gjergji, nuk e dallojnë dot.

Por Gjergji nuk mund ta injoronte atë që i thoshte termometri i tij.

Siç e dini, për të kryer një akt seksual, duhet të ndodhin shumë gjëra në një periudhë të shkurtër… Siç e kam theksuar, vazhdimisht, në shkrimet e mia të mëparshme në “Shekulli” dhe në emisionet e mia televizive, janë pesë faza fiziologjike komplekse, që duhet të vijnë njëra pas tjetrës, derisa të arrihet ereksioni i plotë i penisit. Këto faza janë: dëshira për seks, faza e eksitacionit, faza e platesë, faza e pikut ose acme dhe faza e rezolucionit. Unë, ashtu si edhe ju, e di mirë se burrat dhe gratë, zakonisht nuk dëshirojnë të mendojnë për këto “budallallëqe” klinike kur angazhohen në aktivitet seksual. Ne duam thjesht të arrijmë ereksion sa më të fortë dhe që të zgjasë sa më gjatë. Por, duhet të dini, se duhet të ndodhë diçka fiziologjikisht në trupin tuaj, që ju të angazhoheni në seks dhe të kënaqeni me të, më vonë.

Po qe se keni probleme me performancën seksuale, ju keni disa opsione midis të cilave duhet të zgjidhni: Ju mund ta injoroni problemin dhe të vuani konsekuenca më të rënda më vonë; ju mund ta zgjidhni problemin tani për tani dhe më vonë të keni probleme më të mëdha; ose ju do të dëshironi t’i shkoni problemit tek rrënja dhe ta rregulloni atë në mënyrë permanente.

Atëherë, çfarë bëra unë me problemin e Gjergjit?

I shpjegova se në rastin e tij, përfshihen më shumë gjëra se vetëm impotenca. Ai ishte një “bombë lëvizëse me sahat”, për atak në zemër ose në tru, padyshim, në të ardhmen. I thashë se po dëshiron të ketë përsëri ereksione të mira, ai duhet të bëjë gjithçka që ta rifitojë shëndetin. Dhe po qe se ai dëshiron që unë ta ndihmoj, e para afre, ai duhet të heqë dorë nga duhani përpara se të fillojmë. Ky ishte momenti për të thënë të vërtetat, të cilat unë ia thashë që në fillim.

Pas hezitimit për një minutë torturuese, ai e lëshoi paketën e cigareve në tavolinën time dhe më pyeti: “Po më pas?”

Gjergjit i dhashë një dietë të përshtatshme dhe një regjim ushtrimesh që të humbasë peshë dhe të përmirësonte funksionin e sistemit kardiovaskular. E kufizuam mjaft përdorimin e alkoolit në një gotë të vogël pije, ose një gotë verë jo më shumë se dy herë në javë. I thashë se nuk është e lehtë ta bësh këtë, por po qe se e lë duhanin dhe ndjek porositë e mia, me siguri, nuk do të kalojë shumë kohë dhe ai do të provojë rezultate pozitive.

Unë e pashë përsëri Gjergjin në verën e vitit 2008. Ai kishte humbur rreth 25 kilogram dhe e kishte ndryshuar kiminë e gjakut në mënyrë të dukshme. Në kohën e kontrollit në vjeshtë pesha trupore kishte rënë në rreth 100 kilogram dhe testet e gjakut ishin në nivel të pranueshëm, “Tani mundem të bëj seks gjysmën e herëve pa ndonjë mjekim nga goja, gjysmën e herëve me përdorim të suksesshëm të Cialis”, – më tha ai . Pra, në më pak se një vit, impotenca që e kish plagosur Gjergjin për 4 vjet, ishte në rrugën e riparimit të plotë. Gjergji e mori përgjigjen e pyetjes së tij se pse ai vuante nga impotenca. Ai kuptoi se zgjidhja nuk ishin ato pilulat e vogla që i kishin rekomanduar, por përkushtimi i tij i madh për shëndetin e tij të përgjithshëm.

Mosforcimi i penisit është shenja e parë kur shëndeti fillon të prishet. Për të arritur ereksionin e dëshiruar nuk mjafton një partnere seksi, duhen edhe disa “partnerë” të tjerë. Ata janë:

1. Tru i shëndetshëm

2. Nerva të forta

3. Zemër e shëndetshme

4. Arterie të pastra

5. Vena funksionale

6. Hormoni Testosteron

7. Acidi Nitric.

Këto të gjitha nuk do të mungojnë, kur trupi juaj do të jetë i shëndetshëm

Flet Prof. Dr. Adem Harxhi: Seksi nuk duhet të jetë një problem


Dëshira për seks të përgjegjshëm, është e shëndetshme dhe normale

Nga Albert ZHOLI

“Bën nxehtë dhe lagështirë. Prindërit nuk janë në shtëpi. Genta, këndon në radio dhe shtrati është gati. Puthje, përkëdhelje, dhe unë shkopsita kopsën e parë të bluzës së saj. Ndonëse, nuk bëjmë interkursë dhe seks oral, por, gjithsesi, është seks. Pamja, puthjet me buzët e nxehta dhe prekjet me gishtat e paduruara, në vendet që kisha zbuluar, e rritën nivelin e eksitimit. Me puthje pasionante, largova sutjenin dhe futa duart nëpër zinxhirin e hapur të pantallonave. Duke fërkuar trupat e veshur të njëri–tjetrit, arritëm pikën orgasmike të një ekstaze adoleshente”. (Fragmente nga letra e një të riu)

-Atëherë ky është seksi i adoleshentëve? Përse i keni shkëputur këto rreshta?

Ky është seksi i adoleshentëve, përpara se ata të angazhohen në seks oral dhe në interkursën vaginale. Sot, për shumë nga ju, fërkimet dhe përkëdheljet e jashtme, nuk janë më problem. Ju shpesh, në variante të ndryshme pyesni: “A jam unë normal?”.

Për mua, që dëshiroj t’u ndihmoj me gjithë zemër, normale në marrëdhënien seksuale është, gjithçka, që ju të dy e përcaktoni si të tillë. Çdo gjë që dy të rinj bien dakord të bëjnë seksualisht, është normale! Mos e refuzoni kënaqësinë seksuale! Dëshira për seks (epsh) të përgjegjshëm, është e shëndetshme dhe normale. Ajo u jep forcë për afeksion të ndershëm dhe për gëzim. Mos e etiketoni epshin si mëkat e as si diçka që t’i trembeni. Përfitoni prej tij. Energjitë e mrekullueshme që çliron tek juve seksi, le t’u shërbejnë si inkurajim për lojën intime. Djemtë shqetësohen, sepse mendojnë që penisët e tyre nuk janë të mëdhenj sa duhet. Ata shqetësohen, sepse janë të pasigurt nëse do të jenë dashnorë të vlefshëm, me ato pajisje që kanë. Vajzat shqetësohen për dukjen e trupit të tyre, veçanërisht, të gjinjve dhe të buzëve vaginale. Ato i shqetësojnë gjinjtë e tyre të vegjël dhe asimetria e buzëve të vogla vaginale, që shpesh, u zgjaten tej buzëve të mëdha.

-Po të rinjtë cfarë i mundon?

Të rinjtë i mundon reputacioni që do të fitojnë si dashnorë. Dopio-standardi, që u lejon djemve të kenë më shumë liri seksuale nga vajzat, ndonëse, është dobësuar, akoma, ekziston. Ky dopio- standard është një shqetësim për shumë të reja dhe të rinj.

Njerëz të lumtur janë ata, që e trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë. Kjo e vërtetë e padiskutueshme, merr vlera të mëdha, veçanërisht, në marrëdhëniet tuaja seksuale. Këtë mos e harroni kurrë! Disa prej jush, shqetësohen për gjëra, që i perceptojnë si probleme seksuale. Ka djem që shqetësohen dhe e quajnë jo normale prishjen (ejakulacionin) e shpejtë. Derisa ka kaq shumë djem, që vuajnë nga prishja e shpejtë, kjo dukuri duhet pranuar si diçka që u ndodh fillestarëve dhe që do të korrektohet, duke fituar eksperiencë seksuale.

-Kur flitet për ankth, si veprohet?

Kur jeni në ankth, lidhur me seksin dhe marrëdhëniet tuaja, përpiquni t’i zëvendësoni mendimet negative, me mendime pozitive dhe racionale. Mendimet e shtrembra lidhur me seksin dhe marrëdhëniet, janë të pashëndetshme. Kur gjërat nuk u shkojnë ashtu siç ju i prisnit, ju fajësoni veten ose partnerin. Por mos harroni, se kur përpiqeni të lexoni mendimet e atyre me të cilët takoheni, ju mund të gaboni. Ju, shpesh, arrini në konkluzione të pabazuara (“Unë e di që ai, ose ajo, nuk dëshiron të dalë me mua”). Ju gaboni kur mendoni vetëm bardh e zi dhe harroni se, gjithherë, ka edhe gri e hije midis tyre. Si pasojë e këtyre gabimeve ju fajësoni veten, ose të tjerët duke përdorur shprehje të tilla komanduese: “Ti duhet të bësh interkursë, tani, me mua!”, ose “Ti nuk duhet të takohesh me persona të tjerë!” Sapo, të hiqni dorë nga këto mendime të shtrembra e të ngurta, emocionet, vetë-besimi dhe jeta seksuale, do të balancohen e do të shëndoshen.

-Por thuhet se ka shqetësime për fantazitë seksuale?

Adoleshentët i shqetësojnë fantazitë seksuale. Disa duan të dinë në se ato janë normale. Të tjerë janë të çoroditur, sepse nuk dinë nëse duhet ose jo, të përdorin materiale eksplicite seksuale për të fantazuar dhe masturbuar. Pa asnjë dyshim, gjithçka, këtu është normale. Ju duhet të dini të bëni ndryshimin midis fantazive dhe realitetit. Shumë nga ju, dinë ta bëjnë këtë dhe kënaqen me fantazitë. Ata flakin mërzinë dhe rritin eksitimin dhe orgazmat. Mos u ndjeni fajtorë prej fantazive tuaja! Gjithçka është normale, kur nuk dëmton veten, ose të tjerët. Përpiquni të jeni të lumtur, të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm. Në vendin tonë, ashtu si dhe në vende të tjera ku ka shumë tabu seksuale, punët e seksit nuk shkojnë mirë. Seksi oral, interkursa para martesës, masturbacioni dhe homoseksualiteti, të gjitha, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të stigmatizuarat. Edhe pse situata ka ndryshuar, ka akoma “puritanë”, ose që hiqen si të tillë. Pavarësisht, gabimeve që janë bërë lidhur me seksualitetit në këto njëzet vjet, duhet pranuar, se shoqëria shqiptare ka hedhur hapa të mira drejt seksualitetit të shëndetshëm.

-A duhet të ketë norma në seks?

Ndonëse, sot, shoqëria jonë ka më shumë tolerancë për çka njerëzit bëjnë dhe besojnë seksualisht, akoma, ka njerëz që mendojnë se duhet të ketë norma seksuale, të pranuara nga të gjithë. Personalisht, nuk mendoj kështu. Ne jemi unikë, gjithkush me personalitetin e tij dhe nuk mund të gëzojmë të gjithë në të njëjtën mënyrë, sikur të ishim dhentë e një kopeje. Shumë të tjerë, e përcaktojnë “normalen”, me çka bën shumica e njerëzve, ose si e mendon shumica një akt seksual “normal”. Kjo nuk ka kuptim. Kjo të heq mundësinë të jesh vetvetja dhe të bësh zgjedhjet e tua personalenë morinë e opsioneve, që ka jeta e gjithsecilit. Deri sa kemi besime fetare dhe vlerësime e opinione social-politike të ndryshme, pse seksi duhet të jetë një përjashtim? Pse ai duhet të jetë njësoj e uniform për të gjithë? Pse ai duhet të jetë “normal”? Kur fjala është për seksin dhe marrëdhëniet personale, vëmendja e juaj duhet të përqendrohet në mënyrën si të pakësoni shqetësimet dhe si të rritni kënaqësinë dhe mirëqenien e shëndetshme. Askush, nuk ka as arsye e as të drejtë, të stigmatizojmë zgjedhjet që juve bëni.

-Për punët e seksit a duhet ndikuar nga shokët?

Shokë të vërtetë janë ata që nuk u bëjnë presion për të vepruar si ata, ose që të jeni siç dëshirojnë ata. Edhe në qoftë se shumica e shokëve, ose shoqeve tuaja janë përfshirë në akte seksuale, kjo nuk do të thotë që edhe ju duhet të bëni si ata, që të jeni “normalë”. Normale është t’u rezistoni atyre që dëshirojnë t’u detyrojnë. Shumë nga ju, ndjejnë presionin e shokëve për t’u përfshirë në takime, sipas të njëjtave rregulla që ndjekin ata. Të tjerë, mund të jenë nën presion të shokëve që kërkojnë të hiqni dorë nga të gjitha aktet seksuale, ose nga disa prej tyre. Mos u dorëzoni ndaj manipulimeve dhe presioneve. Mundohuni të jeni vetja juaj. Ka edukatorë e administratorë që e përcaktojnë “normalen” në aktivitetin seksual, duke u nisur nga ligjet e seksit. Por, jeta ka dëshmuar, se shumica e ligjeve për seksin kanë dalë jashtë mode. Ato zbatohen shumë rrallë. Ligjet e seksit reflektojnë atë që kërkon shumica e elementëve më konvencionalë të shoqërisë. Me këtë shpjegohet fakti që, akoma, shumë njerëz të indoktrinuar nga mësimet fetare, e shikojnë seksin oral, aktet seksuale homoseksuale, madje deri masturbacionin si jo “normal”. Në vende të ndryshme, mosha në të cilën adoleshentët lejohen të bëjnë interkursë, është e ndryshme. Në disa shtete mosha e lejuar është 16 vjeç, në të tjera 14 ose 18 vjeç. Ligjet e përdhunimit, zakonisht, quajnë përdhunim kur djemtë 17-18 vjeç dhe më të rritur, bëjnë interkursë me vajza të vogla. Shumë vende të tjera bazohen në diferencën e moshës. Kështu një i rritur 30 ose 40 vjeç, që bën interkursë me një vajzë adoleshente dënohet më rëndë, nga një djalë 18 vjeç që bën interkursë me një vajzë 16 vjeçe.

-Kur një sjellje seksuale bëhet anormale?

Kur pjesëtarëve të një grupi të caktuar shoqëror, u mbushet mendja, se ata janë të vetmit që duhet ta kontrollojnë seksin. Në këtë rast, etiketimet “anormale” për seksin, nuk do të kenë të mbaruar. Me etiketën “anormale”, ata do të quajnë çdo lloj sjellje seksuale që nuk e aprovojnë, ose që kërcënohen prej saj. A është anormale, kur një adoleshent shkel atë që seksualisht pritnin prej tij prindërit dhe shokët? Unë them Jo!

A është anormal seksi midis dy të rinjve, që nuk shqetëson të tjerët? Jo!

A është anormal seksi që nuk pranon konformizmin? Jo!

Ne të gjithë duhet bëjmë zgjedhjet tona seksuale! Anormale dhe e pashëndetshme është kur shtypen dëshirat seksuale natyrale të dikujt, ose kur dikush orvatet të imponojë dëshirat tij, mbi të tjerët. Cilido qoftë definicioni për normalen, ju duhet të dini, se nuk është normale kur seksin, vazhdimisht, e bëni një problem! Etiketimet negative, siç janë seks anormal, i sëmurë, i çuditshëm, ose mëkatar, janë shumë herë më të dëmshme për ju, nga sa vetë seksi që do të provoni. Seksi, u bën të njihni veten dhe e rrit personin tuaj. Ai është pjesë e qenies tuaj, plotësisht, e gjallë dhe e gëzuar. Është normale të kënaqeni me ndjenjat tuaja erotike dhe të keni të njëjtat dëshira me ata që ndjejnë si ju.

Djemtë edhe vajzat ndjehen të pasigurt, kur do të shkojnë në takim me një shok, ose një shoqe. Edhe atëherë kur ju mendoni se jeni një flirtues i mirë, ju përsëri nguroni të dilni në takim. Ju shqetësoheni se mos u flakin. Ju jeni në ankth, sepse nuk dini në do të jeni i pranuar dhe i pëlqyer. Është normale të jesh unik e i veçantë në takim . Mendoni sa e mërzitshme do të ishte sikur të gjithë të ishim njësoj! Mos u shqetësoni. Gjithkush, mund të flaket e refuzohet ndonjëherë. Por ka shumë herë të tjera, që ju do të gjeni tek njëri-tjetri gjëra të përbashkëta. Kimia seksuale, bën që ju të tërhiqni njëri-tjetrit, të bëheni miq dhe të takoheni. Ju keni “kimi seksuale”, kur tërhiqeni drejt njëri- tjetrit nga nuhatja, ose nga era e personit tjetër. Sinjalet për nuhatjen quhen feromone (pheromones). Tërheqja e ndërsjellë midis dy të rinjve shkaktohet nga kombinimi i këtyre tri faktorëve:

-Feromoneve

-Hormonet që vërshojnë në gjakun tuaj

-Forca magjike e ndjenjave tuaja të uritura.

Siç e shikoni, në tërheqjen midis dy të rinjve, gjithçka, është natyrale dhe normale.

-Por ka shumë diskutime për eksitimin seksual që ndjehet gjatë nuhatjes?

Flokët e trupit, përmbajnë erën tuaj, krejtësisht, unike dhe kur tërheqja me anë të nuhatjes është e fortë, ajo, zakonisht, është e ndërsjellët. Eksitimi seksual që ndjeni gjatë nuhatjes është pjesërisht i ndërgjegjshëm dhe pjesërisht i pandërgjegjshëm. Ju duhet të shpjegoni sepse, ndonjëherë, ndjeni kërkesën urgjente për t’u fërkuar, për t’u përkëdhelur dhe që ta përpini njëri-tjetrin me epsh të pa rezistueshëm. Do të ishte një kaos i vërtetë, sikur çdo dashnor i mundshëm t’u eksitonte po njësoj. Nuk ka dyshim, që pamja, personaliteti, humori, interesat dhe vlerat që keni janë me shumë rëndësi, por nuhatja, është ajo që ndez epshin shtazarak. Kafshët kanë feromone, ashtu keni edhe ju. Ndërkaq, hollësitë specifike se si feromonet e njerëzve ngucin epshin, janë akoma çështje në diskutim shkencor. Ka të dhëna shkencore të besueshme që tregojnë, se uria për feromone është, pikërisht, dëshira e tërbuar për një dashnor të caktuar. Për shumë njerëz ju nuk ndjeni tërheqje intensive, madje, shumë prej tyre nuk u tërheqin fare. Pse ndodh kjo? Sepse ata nuk kanë erën që u tërheq të bëheni bashkë, si dy magnete të fuqishme.

Akte seksuale normale, të shëndetshme dhe natyrale, janë ato për të cilat ju jeni të përgjegjshëm dhe të dy keni rënë dakord t’i bëni. Shumica e mendimeve, e ndjenjave dhe e sjelljeve tuaja seksuale, janë normale. Ndryshe nga shumë vende të përparuara të Evropës, ku seksi dhe seksualiteti janë më të shëndetshëm, tek ne, shumica e njerëzve mendojnë se kënaqësia erotike u takon të rriturve dhe ajo duhet provuar në martesë.

Kur them këtë, nuk mendoj se djemtë dhe vajzat 13 vjeçare, janë gati për të bërë më shumë se vetëm masturbacion dhe puthje të lehta. Por njoftimet e organeve kompetente për përfshirjen e të rinjve të këtyre moshave në aktivitete seksuale të mirëfillta, janë tronditëse. Këshilla ime për këta adoleshentë të rinj është: Prisni të rriteni edhe ca. Ju, duke u rritur do të provoni më shumë. Mos u nxitoni! Jepini vetes shansin të mësoni për kënaqësitë e seksit gradualisht, natyralisht dhe pa telashe. Mësimet për seksin, duhet të jenë pjesë e gëzuar e rritjes tuaj.

-Si duhet të bëhet sot seks-edukimi në shkollë?

Seks-edukimi në shkollë, nuk duhet të bëhet as i shtrembëruar e as i kufizuar. Seks-edukimi që bëhet sot u mohon të drejtën për të njohur seksualitetin tuaj. Nuk ka kuptim, që të moshuarit t’u mbulojnë me turp dhe ju të ndjeheni fajtorë për seksin. Mësimet moralizuese, që synojnë ta fshehin seksin nën qilim, nuk janë të moralshme. Ju me të drejtë jeni në ankth kur pyesni: A jemi seksualisht normalë?Ankthi juaj e ka burimin tek fakti që seksi për shumë kohë ka qenë dhe vazhdon të mbetet një sekret i vogël i pistë, i censuruar nga të rriturit dhe institucionet e tyre. Edukimi seksual në shkollën tonë, nuk ka profil të përcaktuar. Askush, nuk mund të thotë, në se tek ne bëhet edukim seksual instruktiv, që u mëson nxënësve të gjitha sekretet e këndshme të jetës seksuale dhe si të mbrohen nga rreziqet që ka seksi i pasigurtë, apo bëhet edukim seksual “vetëm abstinencë”, ku mësohen vetëm rreziqet e seksit. Metoda e edukimit seksual “vetëm abstinencë”, është represive, është një lloj censure. Ajo u mëson:

-Të mos bëni seks deri në martesë.

-Të mos hapeni e të bisedoni me prindërit.

-Këshillon të vendosen filtrat për të bllokuar kompjuterët.

-Jep informacion të gabuar lidhur me efektivitetin e kondomeve.

E shikon seksin siç shikon violencën seksuale, si dy të këqija të barabarta.

Këto të gjitha janë shenja të censurës së pashëndetshme, ndërkohë, që ju keni nevojë për informacion seksual të kujdesshëm dhe për këshilla. Po të mos informoheni dhe të bëni ashtu si gjeneratat e mëparshme, ju do të rriteni të frikësuar, obsesivë dhe të paditur. Mbani mend: Dija është forcë, por në punët e seksit, dija është superforcë.

-Thuhet se suedezët, i përgatitin të rinjtë për seks dhe nuk i pengojnë ta gëzojnë seksin?!

Suedezët e shohin interkursën seksuale të adoleshentëve, si një eksperiencë natyrale, midis të barabartëve. Seks-edukimi në Suedi, është seks-pozitiv, objektiv dhe i drejtpërdrejtë. Si rezultat, ata, kanë më pak shtatzëni të padëshiruara dhe më pak sëmundje infektive seksuale (SIS), krahasuar me shumë vende të përparuara të botës.

Seks-edukimi i Finlandës, është i ngjashëm me atë të Suedisë. Seks-edukimi i kujdesshëm dhe informimi i pa paragjykuar, i ndihmon moshatarët tuaj finlandezë, të bëjnë zgjedhje të shëndetshme. Dhe..e dini çfarë ndodh? Adoleshentët finlandezë, mesatarisht, e fillojnë interkursën seksuale, një vit më vonë nga adoleshentët e shumë vendeve të tjera të përparuara, përfshi dhe Amerikën. Edhe ju, adoleshentët shqiptarë, ashtu si të rinjtë e Suedisë dhe Finlandës, meritoni që edukatorët tuaj të jenë të ndershëm dhe të hapur për problemet seksuale me ju. Ju nuk keni nevojë për predikime, që nuk i besoni dhe nuk i zbatoni. mendje të shëndoshë, ju duhet të keni ndjenja pozitive për veten. Filozofi anglez John Ëillson, (1965), thekson : “Seksi tek shumë njerëz, është më shumë se një dëshirë natyrale dhe ai duhet të shprehet. ... Ne duhet t’i eksplorojmë dhe t’i kënaqim dëshirat tona, ndonëse, disa herë na mungon guximi dhe rrëzohemi në këtë përpjekje. Disa u dorëzohen mendimeve represive seksuale dhe intimidohen prej tyre. Të tjerë u dorëzohen atyre që flasin me zë të lartë. Të rinjtë duhet të dëgjojnë mendimet dhe ëndrrat e tyre dhe të jenë vetia e tyre e vërtetë!” Disa prej jush, për arsye të informimit të keq seksual, mendojnë se nuk janë normalë dhe kjo i frikëson. Shpresoj që mendimet e këtij libri të jenë ndryshe, nga mësimet konfuze që keni marrë nga shumë të rritur dhe disa nga moshatarët tuaj Në këto shënime, ju do të gjeni edhe evoluimin që kanë pësuar disa nga pikëpamjet e mia, në këto njëzet vjet që merrem me seksologji dhe edukim seksual.

Dr. Adem Harxhi : Pse gratë arrijnë orgazma pafund?

Pas orgazmës, burrat provojnë një periudhë refraktare, gjatë së cilës, ata nuk arrijnë dot një ereksion tjetër, edhe pse duan shumë të kenë një marrëdhënie të dytë. Kjo periudhë refraktare është periudhë rehabilitimi për burrat. Gratë nuk kanë nevojë për këtë periudhë; ato kanë kapacitete të pakufizuara.

Shpesh, gabimisht, ato mendojnë se, sapo arrijnë orgazmën e tyre të parë, çdo gjë ka marrë fund. Është krejt ndryshe: gratë kanë aftësinë të provojnë orgazma njëra pas tjetrës. Të dyja gjinitë mund të kenë orgazma të shumta, por burrat duhet të mësojnë disa teknika të veçanta që ta bëjnë këtë.

Kjo do të thotë se burrat duhet ta njohin mjaft mirë veten. Ata duhet të dinë momentin kur duhet ta ulin stimulimin. Pra, ta ulin stimulimin menjëherë para ejakulacionit.

Sapo burri ta mësojë këtë, ju do të keni një partner që do t’ju çojë në orgazma të njëpasnjëshme.

Burrat dhe djemtë duhet të mësojnë si ta arrijnë këtë. Po i kujtoj edhe njëherë: Mos harroni ushtrimet e Kegelit, teknikën e pickimit dhe teknikën “fillo, ndalo”.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...