Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/08/29

Masakra serbe e vitit 1913 në Kabashin e Anamoravës /Kosovë



Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjyqit të “drejtësisë.”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet... Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot.



Fshati Kabash ndodhet rrëzë maleve të Kopilaçës, tani i bashkuar plotësisht me qytezën e Vitisë, në anën jugore me hapësirë kodrinore-malore, kurse në anën veriore me sipërfaqe të rrafshët bujqësore. Në anën lindore kufizohet me lumin Morava, kurse në anën perëndimore me fshatin Smirë. Kabashi është një ndër fshatrat më të reja në Moravën e Epërme. Kabashin e themeluan kabashët e ardhur nga Kabashi i Prizrenit në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, mes viteve 1780-1785. Sot Kabashi është një ndër fshatrat më të mëdha në Komunën e Vitisë me afro 400 shtëpi dhe me 3000 e më tepër banorë.

Në pjesën e dytë të muajit tetor të vitit 1913, një grup kaçakësh, të udhëhequr nga Rrustem Kabashi, zbresin nga mali në katund, hetohen nga rojat serbe dhe thirrjeve të tyre për t’u dorëzuar, për të treguar se kush janë, kaçakët u kundërpërgjigjen me armë, duke vrarë dy serbë.

Ngjarja ndodh në mbrëmje vonë, në anën perëndimore të xhamisë së fshatit, në largësi prej 20 metrash. Pushtuesi serb me kohë e priste një rast të këtillë për t’i shfryrë epshet shoviniste mbi popullin shqiptar. Atë natë u rrethua i tërë fshati nga forca të shumëfishta të xhandarmërisë, ushtrisë dhe civilëve serbë. Sipas dëshmive të atyre që mbetën gjallë, që e përjetuan llahtarinë, në mëngjes të asaj vjeshte u arrestuan të gjithë meshkujt mbi moshën 15-vjeçare. Së pari të arrestuarit i ngujuan në xhaminë e fshatit, me pretekst se janë duke bërë hetime. Të njëjtën ditë të arrestuarit i dërgojnë (i ngujojnë) te Kulla e Mbretit në Viti. Kulla ishte te udhëkryqi ku ndahet rruga, që vjen prej mëhallës së debelldasve, për te tregu i sotëm i pemë-perimeve. Këtë kullë para 1912-tës e shfrytëzonte xhandarmëria turke, kurse më vonë xhandarmëria serbe si postëkomandë.

Atë që nuk arriti ta bënte ushtria serbe më 1912, siç veproi në fshatrat fqinje, kur u dogjën, u masakruan, u pushkatuan edhe fëmijët: në Smirë, në Goshicë, në Lugishtë (Lubishtë), në Mogillë, në Mollëkuq (Trestenik) etj., ky rast u desh të shfrytëzohej që t’i zhdukte nga faqja e dheut banorët e fshatit kryeneç dhe të “realizohej plani i Serbisë për kolonizimin, më mirë të thuhet për serbizimin e vendeve ku popullata ishte më tepër shqiptare” * Dr. Millovan Obradoviq, Reforma agrare dhe kolonizimi në Kosovë, 1918-1941, Prishtinë, faqe 5.

Fshati ende nuk kishte arritur t’i shëronte plagët që ia kishte shkaktuar Shefqet Turgut Pasha (1910), kur u dogj gati gjysma e fshatit dhe u vranë me tradhti, vëllezërit Adem e Mustafë Kabashi, frymëzues, organizatorë dhe pjesëmarrës të luftës në Grykën e Kaçanikut dhe në Luginën e Moravës kundër Turgut Pashës, dhe ja tani erdhi okupatori tjetër edhe më i egër e më mizor.

Në Kullën e Mbretit të arrestuarit u mbajtën dy ditë. Ditën e tretë, në mbrëmje, në këmbë, të lidhur me shoka të të arrestuarve, dorë për dore, dy nga dy dhe me forca të mëdha sigurie, i nisin për në Gjilan. Kështu i gënjenin të burgosurit, sikur në Gjilan do t’i nxirrnin para gjygjit të “drejtësisë”. Kurse në anën tjetër ata e kishin përgatitur humnerën ku do t’i masakronin. Fshatit ia vunë zjarrin. U dogjën të gjitha shtëpitë, plevicat, gardhiqet, me përjashtim të dy shtëpive, të cilat i përballuan zjarrit ose u lanë me qëllim (shtëpia e Rexhep Çaushit dhe ajo e Hetem Hasanit).

Në plevica, ku ishin fshehur, u dogjën Zenel Rexhepi, 40-vjeçar, Qazim Shabani, 20-vjeçar, Rrustem e Shaban Sallahu, njëri 19 e tjetri 17-vjeçar në praninë e nënës së tyre, e cila u kacafyt me xhandarët për t’i shpëtuar djemtë, Ibish Jakupi, 48-vjeçar u vra në fshat, Agush Ahmeti, 30-vjeçar po ashtu u vra në dalje të fshatit. Murat Salih Abdylin, 50-vjeçar, të sëmurë, veshur në këmishë e done (brekë), e vret shërbëtori i dikurshëm i tij, pasi e lirojnë si të sëmurë. I vrari u varros në vendin e ngjarjes, 250-300 metra larg Kullës, skaj rrugës në hyrje të fshatit Kabash, 30 m. afër mullirit të Miftijajve. Fshati u plaçkit. Të gjitha gjërat e vlefshme u grabitën: pajën e nuseve e të vajzave, bulmetin, fasulen, dimërishtat e rezervuara, misrin, grurin... Dyert e oborreve, hambarët, qerret deri vonë janë vërejtur në shtëpitë e plaçkitësve në Viti, në Binçë, në Vërbovcë e në Kllokot. Jahi Selmani (1896-1968), person i cili i shpëtoi pushkatimit, pas shumë vitesh, në rrojtoren e Misin Kabashit, në Gjilan, Gata Veleshanit nga Velekinca, xhelat në plojën e madhe të kabashëve, ia ka parë në dorë kutinë e argjendtë për duhan dhe qelibarin e Aziz Abdylit (hoxhë i fshatit, i pushkatuar). Çfarë mjerimi, të vrarët janë plaçkitur! Plaçkitësit i morën me vete të gjitha, duke lënë pas vetëm vajin e nënave për djemtë, vajin e nuseve për burrat, vajin e fëmijëve për prindërit dhe mallkimin e grave drejtuar vrasësve, barbarëve. Fshatit i vinte era shkrumb me javë të tëra. Gjëma e të vrarëve u dëgjua me ditë të tëra. U vranë, u therën me thika dhe u groposën aty 54 veta, disa për së gjalli, në një humnerë të përgatitur më parë te Zabeli i Sahit Agës, në afërsi të Kllokotit (tash pronë e Banjës së Kllokotit). Sipas Jahi Selmanit, i cili e pa me sy ngjarjen, aty ku u masakruan bashkëvendësit e tij thoshte se u krijua një tollovi e paparë. Xhandarët e ndihmuar nga ushtarët dhe civilët vendës serbë shtinin pa ia nda duke përdorur edhe bajonetat. Aty pati të vrarë edhe serbë. Siç duket, ata vranë njëri-tjetrin pas rebelimit të të arrestuarve. Në mesin e të vrarëve pati edhe mysafirë që u gjetën atë natë të kobshme në odën e Sylë Jasharit. Ata ishin tre veta, njëri prej tyre dhëndër i xha Sylës nga Ballanca, fshat në komunën e Vitisë. Në këtë plojë u vra edhe një mysafir tjetër nga Mogilla, Misin Luzha.

Fshati mbeti në duar të grave dhe fëmijëve. Shumica e nënave i rritën fëmijët në gjini, për t’u kthyer pas tre vjetësh, e për të filluar jetën në fshatin e djegur. Me mund të madh arritën t’i shërojnë plagët sadopak dhe t’u dalin zot trojeve që ua lanë amanet të parët. Ata nuk i harruan fjalët, mesazhin e Bajram Currit, Isa Boletinit, Mustafë Kabashit, në vitin 1909 para se të çlirohej Shkupi, ku qëndruan dy net në Kabash për ta mobilizuar popullin në luftë kundër turqve. Që atëherë u kishin thënë të tubuarve në oborrin e xhamisë së fshatit: “Ky truall është i yni. Ta ruajmë e ta mbrojmë si sytë e ballit” (sipas Saqip Misin Salihut 1882-1961).

Peripecitë nuk kanë të sosur. Duhej të ndërtoheshin shtëpitë dhe gjithçka tjetër që u nevojitej për jetë. Disa familje u shuan, disa të tjera u shpërngulën në Turqi. Pastaj filloi kolonizimi i fshatit me serbë të ardhur nga Vllasina. Toka u merret, po dëshira për të jetuar në trojet e të parëve nuk u shua kurrë.

Pas një hulumtimi kemi gjetur emrat e 44* kabashasve të vrarë dhe tre mysafirëve, kurse të tjerët janë të familjeve të shuara, të shpërngulura ose numri i të vrarëve ka qenë më i vogël se sa flitej. Është për të ardhur keq që vendi ku janë groposur të masakruarit e kanë mbuluar ferrat dhe nuk është i shënuar me asgjë. Kjo papërgjegjësi ndaj së kaluarës, të të vrarëve nuk falet, kjo papërgjegjësi është e porositur nga vrasësit, është e dëmshme, kundër vetvetes, kundër interesave tona kombëtare, kundër të së ardhmes. Asnjë nga varrezat masive (mbi 350 viktima) të vitit 1912/1913 në komunën e Vitisë nuk është e shënuar. Turp i madh! Njerëzit e përgjegjshëm, të mirë, duhet të ndërhyjnë një orë e më parë. Të shënohen këto vende të plojës, se gjaku i derdhur edhe pa dëshirën e të masakruarve na ndëshkon. Të shkruhet historia e të të pushkatuarve, t’i tregojmë vetes, gjeneratave, botës se masakrat, plojat mbi shqiptarët janë të hershme që nga periudha e ngritjes së shtetit serb.

*Emrat e të ekzekutuarve: 1. Misin Salih Cenaj, 52-vjeçar, 2. Murat Salih Cenaj (50), 3. Avdyl Salih Cenaj (34), 4. Hysen Jakup Cenaj (35), 5. Ibish Jakup Cenaj (52), 6. Isak Jakup Cenaj (31), 7. Agush Ahmet Cenaj (30), 8. Hamëz Nezir Cenaj (18), 9. Qerim Ali Cenaj (50), 10. Alush Ali Cenaj (26), 11. Hafiz Qerim Cenaj (22), 12. Halit Qerim Cenaj (20), 13. Azem Kamer Cenaj (48), 14. Sefedin Azem Cenaj (16), 15. Aziz Elez Cenaj (47), 16. Rexhep Çaush Veselaj (63), 17. Smajl Bajram Veselaj (60), 18. Bajram Smajl Veselaj (39), 19. Hamit Selaman Veselaj (50), 20. Jashar Islam Muçaj (60), 21. Islam Jashar Muçaj (30), 22. Murtez Brahim Muçaj (52), 23 Hamdi Murtez Muçaj (17), 24. Kadri Brahim Muçaj (37), 25. Isuf Brahim Muçaj (22), 26. Qamil Osaman Muçaj (18), 27. Zenel Rexhep Muçaj (40), 28. Hazir Shaban Muçaj (45), 29. Qazim Hazir Muçaj (20), 30. Shabi Sadik Muçaj (37), 31. Ramadan Ramadan Kuklubeci (30), 32. Rrahim Sallah Trakalaçi (53), 33. Ali Sallah Trakalaqi (50), 34. Hebib Ali Trakalaçi (25), 35. Aziz Avdyl Trakalaçi (47), 36. Faik Aziz Trakalaçi (19), 37. Abaz Sallah Trakalaçi (65), 38. Veli Abaz Trakalaçi (45), 39. Rrustem Veli Trakalaçi (19), 40. Shaban Veli Trakalaçi (17), 41. Hysen Abaz Trakalaçi (18), 42 Misin Luzha (mysafir, fshati Mogillë), 43. Shefki Qerimi (mysafir, fshati Ballancë), 44. Tahir Musliu (mysafir, fshati Ballancë).
Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956




Kohe me pare ka dalë në librari libri “Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë 1919-1956” i autorëve Fahri S.Buçinca dhe Ferid B.Dibrani. Ky është një libër voluminoz me 397 faqe dhe pos prezencës dhe presioneve të përhershme ndaj shqiptarëve vendorë dhe të pafajshëm, autorët kanë veçuar tri periudha më të vështira të mizorive serbe 1918-1941 pastaj 1944-1966 dhe 1981-1999.

Sipas këtij libri vetëm gjatë periudhës janar-shkurt 1919 në Kosovë janë vrarë 12.373 shqiptarë dhe mbi 8.000 shqiptarë të shpërngulur në Turqi janë asimiluar.

Gjatë tërë kohës së shtypjes dhe represalieve, patriotët shqiptarë kanë rezistuar në organizata të ndryshme politike e programe ndaj këtyre mizorive e veçmas dallohet në këtë aspekt patrioti Hasan Prishtina.

Autorët më angazhim permanent dhe një kohë të gjatë përmes hulumtimeve të literaturës,bisedave e deklaratave të personaliteteve të shumta, kanë arritur me sukses t’i ofrojnë lexuesit shumë të dhëna për mizoritë e shkaktuara ndaj shqiptarëve në Vushtrri dhe rrethinë.

Kush është Demo Berisha, shqiptari që nuk e njeh Republikën e Kosovës?

Kush është Demo Berisha, shqiptari që nuk e njeh Republikën e Kosovës? (Video/Foto)
Edhe 17 vjet pas çlirimit, duket se ka ende shqiptarë që jetojnë në Serbi dhe po vazhdojnë që mos ta njohin realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Disa nga ata si duket iu janë bashkangjitur politikës serbe me përpjekjen që ta rikthejnë pushtuesin serb. Një nga ta është edhe Demo Berisha (mund ta ketë ndërruar emrin nga Demë në Demo sepse në Kosovë nuk ka emër Demo).

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.

Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad.

Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.
KosovaPress ka berë përmbledhjen e disa deklaratave të tijë dhënë për televizione, të cilat mund t’i shikoni më poshtë.



Për Berishën, atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë. Ai mund të jetë edhe pjesmarrës në krime në Kosovë, meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në Kosovë. Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.

Ai mendon se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, dhe ka themeluar më 2014-ën, në Serbi, organizatën joqeveritare “Ama e Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij ka 4600 antarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë, që sipas Berishës ka në Vojvodinë, ndërsa në tërë tërritorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë. Deklaron se shoqata merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

Madje, emri zyrtar i OJQ-së është serbisht. Ai në numrin 3 të kësaj reviste, ballinën ia ka kushtuar 100 vjetorit të kalimit të ushtrisë serbe përgjatë Shqipërisë duke i kushtuar disa faqe në brendi (kliko në linkun: http://maticaalbanaca.org.rs/p… ), ku i thur lavde Esat Pashë Toptanit ( i vrarë nga Avni Rrustemi në Paris për tentimin e shitjes së Shqipërisë) për përkrahjen që iu ka bërë serbëve, për një rrugë që e ka emrin Esat Pasha.


Varri i Esat Pashë Toptanit mes ushtarëve serb në Paris, ku ministri serb ka vënë kurorë me lule

Gjuha shqipe në këtë revistë është shumë e dobët dhe tekstet si duket janë të përkthyera nga serbo-kroatishtja në shqip, në disa tekste mungojnë edhe shumë shkronja shqipe si Ë dhe Ç. Berisha shkon edhe më tutje duke deklaruar se planifikon nga shoqata të kalojë në lëvizje dhe pastaj në parti politike.

Ai thotë se është në kërkim të bashkëpunëtorëve të tjerë, ndërsa synon që t’ua marrë elektoratin partive shqiptare në Preshevë e Bujanocë. Ai thotë se ka kontaktuar me disa nga figurat e këtyre partive, por vazhdimisht është në kontakt edhe me figura të tjera shqiptare, të cilët nuk i njohin mirë qëndrimet e tij. Në mesin e këtyre kontakteve është edhe Ambasada Shqiptare në Beograd.

Gjatë promovimit të revistës “MAS”, përveç politikanëve dhe ushtarakëve serbë, prezent ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Ilir Bocka.

Ja disa foto gjatë promovimit të revistës “MAS”.

Qëndrimi antishqiptar i Berishës nuk është duke e penguar Ambasadën shqiptare ne Tiranë dhe disa përfaqësues shqiptarë ta vizitojnë dhe ti bejnë pritje.


Berisha dhe Myftiu i Preshevës, Nexhmedin Saqipi.


Jonuz Musliu dhe Demo Berisha





Në fund të muajit korrik, të këtij viti, ai është pritur edhe në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, ku sipas komunikatës së publikuar në Facebook nga Berisha, ai ka biseduar edhe rreth bashkëpunimit të ndërsjellët me ambasadën dhe organizimin e forumeve të ndryshme.








Ambasadori Bocka dhe Demo Berisha në Ambasadën e Shqipërisë në Serbi

demo me ambasadorin

Me gjithë përpjekjet e tij, Berisha si duket ka mosbesim dhe frikë edhe te vetë serbët në Serbi.

Një shikuesi që si duket e njeh dhe kanë punuar së bashku në ushtrinë serbe, e pyet gjatë debatit në TV (Shiqo videon) se pse një kohë është deklaruar që është Goran dhe çka ka ndodhë tani me jetën e tij. Një shikuese serbe nga Kosova, e cila e pyet se pasi të krijon parti, a mendon se do të kërkojë edhe Republikë në Vojvodinë.

Thotë së në shoqatë ka edhe një shqiptare (Rudina Pero) nga Shqipëria, që sipas tij ka ardhur nga Shqipëria dhe është e asimiluar më 1935.

Gjatë intervistës ai pajtohet me ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajloviq se nuk mund të jetojë në një Kosovë të pavarur. Një shikues pyet se sikur të kthehen të gjithë serbet në Kosovë, a do të pranonin të kthehen në Kosovën Republikë dhe të pavarur, Zvonko Mihajlloviq dhe Demo Berisha deklarojnë se kjo është e pamundur dhe nuk do të pranojnë të kthehen.

Berisha në të gjitha intervistat deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë, është kundër bombardimeve të NATO-së…etj.


Demo Berisha në zyrën e shoqatës MAS, figuron vetëm flamuri i Serbisë

Disa qindra shqiptarë, ish-bashkëpunëtorë , përkrahës të Serbisë dhe politikës së Millosheviqit, janë larguar nga Kosova pas luftës çlirimtare më 1999-të dhe jetojnë në Serbi. Në bazë të disa statistikave që janë bërë publike pas lufte, gjatë kohës së pushtimit jugosllavë, që ndarja e trojeve shqipatare me dhunë nga Shqipëria më 1913-të (lexo në: https://sq.wikipedia.org/wiki/… ), ish shërbimi jugosllav ka pas të angazhuar si bashkëpunëtorë rreth 50.000 spiunë në mesin e shqiptarëve (përfshirë shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën lindore (Preshevë, Mendvegjë dhe Bujanoc).

Nagi Husaj : Shtëpia e Shqiptarit, është për Zotin dhe mikun.


Por si u përdor kjo traditë e këtij kombi vital nga miqtë dhe zoti?…Kjo kërkon një analizë të mirfilltë e shkencore.
Në të dya rastet, sipas asaj çka ka përjetuar ky komb lë shumë për të dëshiruar… Trajtimi në këtë shkrim nuk do përqëndrohet tek Zoti por tek ‘Miku’ i cili duke shfrytëzuar këtë traditë realizoi qëllimet e tijë dashakeqe dhe mizore!!
Që të hyjmë konkretisht në atë çka duam të trajtojmë në këtë cikël shkrimesh ,bëhet fjale për ‘miqtë’ Sllav të cilët u trajtuan si të tillë reth viteve 680 duke u lejuar të hynin në tokat Arbërore në bregun jug- lindor të lumit Danub.Dhe kronologjia e zhvillimit të mëtejshem të ngjarjeve vërtetoi se kjo traditë fisnikërore e Kombit Shqiptar ishte shum e gabuar duke i kushtuar masakra dhe perçarje deri në ditët e sotme….Pra eksperienca tashme ka vërtetuar se miku duhet respektuar si mik ,por jo ti lihet vendi kryesor në krye të odës së mikëpritsit. Dh. Rrera
Krimet Serbe ndaj popullatës Shqiptare .. Përgatiti për botim Nagi Husaj,
Në brigjet lindore të Adriatikut, jetojnë një popull autokton që për shekuj me radhë i është dashur të luftojë për lirinë dhe pavarësinë e vetë, kundër armiqve dhe shtypësve të të gjitha llojeve. Ky komb ka qëndruar i palëkundur në rrënjët e tij përmes luftërave të panumërta dhe të pabesisë së historisë. As migrimet e mëdha dhe as luftërat me romakët, turqit dhe pushtuesit e tjerë nuk i kanë penguar shqiptarët të ruajtur kombësinë e tyre, gjuhën e tyre dhe pastërtinë e origjinalitetin e zakoneve të tyre.
Historia e këtij kombi është një zinxhir i pathyer i betejave të përgjakshme kundër shtypësve të dhunshme, por edhe më keq i mizorive që janë krzer mbi të që të asgjësohej si kombë.
Rikthehemi konkretishtë tek ‘miqtë’ tanë sllav Ja seç thonë dokumentat e tyre dhe të vendeve të tjera mbi miqësinë sllave ndaj Shqiptarëve….
Gjenocidi harta
Shqipëtaret u debuar dhe azgjesuar nga Beogradi ,nga tetor 1912 deri në mars 1914
Tëvdekur: 120.000 – 270.000
255.878 shqiptarë dëbuar.
Pa u shtuar këtu numri i fëmijëve nën moshën 6 vjeç.
Në Gushtin te po këtij viti (1914) numri i të dëbuarve ariti në 281.747
Ishte koha e shpërbërjes së perandoorisë Turke dhe shpërthimit të luftërave ballkanike të 1912, shumica e Kosovës ishte marrë nga Perandoria Osmane nga Mbretëria e Serbisë, ndërsa rajoni i Metohisë (e njohur si Lugina e Dukagjinit ndaj shqiptarëve etnik) është marrë nga Mbretëria e Malit të Zi.Shqiptarët po dëboheshin nga tokat e tyre prej forcave serbe në 1912.
Plani Ambasadorëve ‘në Londër propozoi krijimin e kufijve të Shqipërisë, sipas statistikave etnike dhe fetare që do të mblidhen në teren nga një komision. Serbët duke mësuar një lajm të tillë nxituan për të ndryshuar sa më shpejtë të ishte e mundur raportet e popullsisë vendase me atë sllave ..Etja serbe për pushtimin tani kishë gjetur një mjet për të shkatërruar ëndrrën e drejtë të këtij populli të guximshëm dhe liridashës para se ajo të mund të realizohej. Trupat serbe pushtuan trojet Shqipëtare me zjarr dhe shpatë. Dhe me moton se : Në qoftë se Shqiptarët nuk mund të mposhten, atëherë të paktën populli shqiptar mund të asgjësohej. Kjo ishte ygjedhja për ta .
Shtëpi dhe fshatra të tëra u shëndruan në hi, popullsia e paarmatosur dhe e pafajshme u masakrua në masë, akte të pabesueshme të dhunës, plaçkitjes dhe brutalitetit të çdo lloji – të tilla ishin mjetet që janë përdorur.. me objektivin e tjetërsimit te karakterit etnik të rajoneve të banuara ekskluzivisht nga shqiptarët.Pasë pushtimit të trojeve Shqipëtare deri në brigjet veriore të lumit Shkumbin, serbo -malazezeë kërkuan nga qarqet diplomatike të fuqive të asaj kohe që ata tashme kishin vëndosur në vend të drejtën historike të mohuar që në vitin 1389 me betejën e Kosovës kundër myslimanëve pushtues ..
Teori kjo që kishte vite që përpilohej nga nacionalizmi serb për të bërë sa më të besueshëm dhe pranueshëm në opinionin ndërkombëtar të pushtimit dhe tjetërsimit të tokave dhe popullësisë Shqiptare.
Në fakt, “Kosova” term ky i përdorur në atë kohë për her të parë ka qënëdhe është tokë historikisht shqiptare, që i përkiste ilirëve që nga 1200 para Krishtit. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe janë banorët autoktonë të Kosovës.Gjuha shqipe, e cila i përket grupit indo-evropian, ka fjalor të veçantë, morfologjinë dhe rregullat fonetike që kanë të angazhuar vëmendjen e shumë gjuhëtarë, nga të cilët disa kanë pohuar me besim, prejardhjen e saj nga ilirishtja e lashtë. Kosova është një rajon shqiptare, dhe në atë kohë kishte vetëm 10% – 15% popullatë serbe që u vendos aty gjat viteve të mëparshme, rreth shekullit të gjashtë pas Krishtit (Kujtojm këtu parathenien e këtij shkrimi)
Foto Shqiptarët e dëbuar nga tokat e tyre nga forcat serbe në 1912.Gjenocidi Serb
Serbët brënda pak viteve , bënë atë ndaj kombit Shqiptar që Turqia nuk ariti ta bente gjat kater shekujve !!
Shtypi i kohes kishte nisur të shkruante ne midhje me genocidin serb ndaj Shqiptarve .
Frankfurter Zeitung shkruan:Për ekzekutimin e 300 Shqiptarëve të paarmatosur “Në rastin në fjalë, duket se ka qenë trupat e rregullta serbe që kanë kryer masakrën. Por nuk ka asnjë dyshim çfarëdo qoftë që edhe masakrat monstruoze të kryera nga parregullta janë kryer me miratimin e heshtur dhe në përputhje të plotë me vullnetin e autoriteteve serbe. ”
Në fillim të luftës Leo Freundlich i është thënë mjaft e hapur nga një zyrtar serb: “. Ne do të fshijë shqiptarët”
Qarqet diplomatike :
“Pavarësisht protestave evropiane, kjo politikë sistematike e shfarosjes po vazhdon papenguar. Si rezultat, ne e konsiderojmë atë si detyrën tonë për të ekspozojë qëllimet e sundimtarëve serbë. Zotërinjtë në Beograd atëherë do zemërim të mohojë çdo gjë, duke e ditur fare mirë se drejtësinë gazetaresk na pengon nga emra të përmendet. ”
Është e qartë se ne nuk do të bëjë një raport të tillë nëse ne nuk ishin të bindur plotësisht të vërtetën e saj. Në rastin në fjalë, faktet flasin më shumë se çdo rrëfim i plotë mund të bëjë. Një masakër pas një tjetër ka qenë i angazhuar që nga trupat serbe kaloi kufirin vjeshtën e kaluar dhe pushtuan tokën e banuar nga shqiptarët.
Viktimat e para të imperializmit serb ishin Maqedonia dhe Kosova. Megjithatë, imperialistët pan-serb, të detyruar nga imperialistët më të fuqishme për të nxjerrë përsëri nga bregdeti shqiptar, kanë mbajtur tokën më të mirë dhe më të begatshme të Shqipërisë: Kosovën. Ndërsa Fuqitë e Mëdha e njohën Shqipërinë si shtet sovran më 29 korrik 1913 Kosova, Dibra, Ohri dhe Manastiri mbetën nën sundimin ushtarak serb dhe më 7 shtator 1913, Mbreti Peter I i Serbisë deklaroi aneksimin e territoreve të pushtuara.
Gjatë pushtimit, ushtria serbe ka kryer krime të shumta kundër popullsisë shqiptare “, me synimin për të realizuar ndryshimin e karakterit etnik të këtyre rajoneve.” Krimet e përfshirë masakrat, spastrimin etnik, përdhunimin sistematik dhe gjenocid.
Krimet janë kryer zakonisht jashtë bazave etnike dhe fetare dhe ishin të drejtuara kryesisht kundër civilëve. Qëllimi i këtyre krimeve ishte për të krijuar një shtet të pastër etnik serb, ose “Serbinë së Madhe”, që përfshin Serbinë, si dhe zonat e populluara nga serbët në Ballkan. Qeveria serbe zyrtarisht mohoi njohjen e krimeve të luftës. …… Vijon në botimin e ardhëshëm .
Gjenoc serbo
Në qytetin shqiptar të Luma masakrat ishin cjerzore. Gjenerali Janković i ushtrisë së Mbretërisë së Serbisë pa se shqiptarët nuk do ti lejojnë forcat serbe për të avancuar, ushtria serbe masakroi një popullatë të tërë te burrave, grave dhe fëmijëve, nuk ua lënë gjallë askënd, dhe dogjën 27 fshatra në zonën e Lumës.
Raportet foli për mizoritë nga ushtria serbe, përfshirë djegien e grave dhe fëmijëve që lidhen me rafte e sanë, brenda prani të etërve. Më pas, rreth 400 burra nga Luma iu dorëzua autoriteteve serbe, por u dërguan në Prizren, ku ata u vranë.
Daily Telegraph shkruan se “të gjitha tmerret e historisë kanë qenë të mbetur pas nga sjelljen mizore të trupave të Përgjithshme Jankoviç”.
Gazeta e përditshme italiane Corriere delle Puglie shkroi në dhjetor 1913 rreth raportit zyrtar që u dërgua për të Fuqive të Mëdha me detajet e therjes së shqiptarëve në Lumës dhe Dibrës, ekzekutuar pas shpalljes së amnistisë nga ana e autoriteteve serbe

Olivera Milosavleviq (1951-2015) : Mjaft më me gënjeshtra, shqiptarët janë autoktonë

Historianja serbe: Mjaft më me gënjeshtra, shqiptarët janë autoktonë

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve, shkruan historianja serbe Olivera Milosavleviq.
Lexojeni të plotë tesktin e historanes serbe Olivera Milosavleviq, që është nxjerrë nga një punim i gjatë mbi raportet serbo-shqiptare:
“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]
Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]
Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.
Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.
Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).
Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).
Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).
Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).
Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: “ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143). /DialogPlus/
(Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare)

Lexoni: 

http://www.radiandradi.com/argumentet-dhe-metodat-e-politikes-ekspansioniste-serbe-per-ta-sunduar-kosoven-nga-akademik-mark-krasniqi/testata-kryesore/gazeta/

Serbet edhe Skënderbeun e bëjnë serb!

Historiania serbe që tregoi se si serbët gënjejnë për shqiptarët: Edhe Skënderbeun e bënë serb!
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.
Olivera Milosavleviq
“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]
Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]
Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.
Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.
Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).
Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).
Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).
Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët <vëllezërit tanë>: ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).
Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: <serbët janë të ndarë nga turqit (nga turqit e vërtetë) sa ajo lëkura e qepës, e nga arnautët sa lëkura e buallit>“ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143). /DialogPlus/
Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare.

Historianja serbe trondit Dubravka Stojanoviç: Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844, 1912 …

DUBRAVKA STOJANOVIÇ

Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar.

Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit «shiptari», që kanë konotacione negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim.

Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljević dhe të tjerët.

Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, të cilat banoheshin nga shqiptarët. 

Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë në vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat shqiptare dhe pjesë të qyteteve. Edhe pse shumë personalitete serbe atëherë e kanë kundërshtuar dëbimin e popullsisë shqiptare, kryeministri serb Milan Piroćanac me këtë rast kishte deklaruar për këtë: “Nëse do t’i lejonim të qëndërojnë këtu, do të na krijojnë probleme.”

Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në Nacertanije, në Kosovë, Maqedoninë perëndimore dhe veri të Shqipërisë, të cilat janë të banuara nga popullsia muslimane shqiptare.

Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.

Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës dhe Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...