2016-09-01

Ambasadori Donald Lu: “Mos blini makina te shtrenjta”

Ambasadori Donald Lu: “Mos blini makina te shtrenjta”
Duke folur para te zgjedhurve vendore ne nje konference ne Tirane, ambasadori amerikan, Donald Lu, iu drejtua zyrtareve lokale duke u kerkuar qe te perdorin fondet ne sherbim te qytetareve te tyre.

Ambasadori amerikan nuk u ka marre shume kohe te zgjedhurve vendore dhe politikaneve shqiptare qe kane mbetur jo pak te çuditur kur ju ka kerkuar ne menyre te drejtperdrejte te perdorin parate e qytetareve me mençuri.

“Te nderuar kryebashkiake, nese keni ardhur ketu me Mercedes, BMW apo Audi te zinj, duhet te mendoni nese kjo eshte menyra qe votuesit duan te perdorni parate e tyre. Nese zyra juaj eshte me e kendshme sesa dyqani i bukes apo zyra e postes ne zonen tuaj, serish duhet te mendoni nese mund te perdoreshin me mire keto para per ndertimin e shkollave”, tha ambasadori Lu.

Ne mesin e debateve per blerjen e makinave te reja shteterore, diplomati amerikan ne Tirane ka sjelle shembullin e shmangies se shpenzimeve te teperta.

“E vleresoj kryetarin e Bashkise se Tiranes qe ka qene kryetari i pare qe refuzoi Mercedesin e zi te bashkise dhe ne vend mori me qira nje Ford Fiesta te vogel ngjyre gri”, nenvizoi Lu.

Qeveria amerikane, qe ka dhene per qeverisjen vendore 12.8 milione dollare, i kerkoi qeverise se Tiranes te provoje se reforma territoriale nuk u be per te fituar zgjedhjet, por per te rritur sherbimet ndaj qytetareve.

“Tani qeveria ka mundesine te vertetoje kete”, tha kryediplomati amerikan ne Tirane.

Ambasadori amerikan i kerkoi qeverise te investoje ne menyre te drejtperdrejte tek pushteti vendor, pasi Fondi Rajonal i Zhvillimit, tha ai, le dyshimin e perdorimit te fondeve per njesite vendore te PS-se apo LSI-se.

Kabllogrami i Donald Lu. “Politikanet Shqiptare jane me dy fytyra”


I nderuar Zoti Sekretar i Shtetit.

Kam nderin t’iu bej nje permbledhje te shkurter te ngjarjeve qe jane zhvilluar ne Shqiperi kohet e fundit.

Ashtu si edhe me kishin paralajmeruar perpara se te vija ne kete vend, njerezit jane te dashur dhe miqesore, dhe kane nje lloj fetishi te pashpjegueshem ndaj te huajve. E kam fjalen per njerezit e thjeshte, pasi klasa politike, jane ca ngjala qe nuk kapen as me gjethe fiku.

Megjithese formimi im eshte diplomat karriere dhe kultura ime e origjines eshte ajo kineze, çka do te thote qe e njoh artin e perdorimit te gjuhes dykuptimshe, ketu ajo ka arritur majat e saj. Sapo futem ne takim me nje nga perfaqesuesit e forcave politike, te gjithe me pohojne se jane te gatshem, dhe kur dal, nxjerrin ndonje spurdhjak ne TV, nga ata qe nuk i pyet as roja i godines se partise se tyre, dhe me nxjerrin bishta.
Kjo ka te beje sidomos me çeshtjen qe edhe ju vete zoti Sekretar, e quani jetike, siç eshte ajo e reformes ne drejtesi, te cilen e late porosi edhe ne viziten qe bete ketu.

Meqe ra fjala per reformen, perfitoj nga rasti t’iu pyes nese e njihni nje fare Spartak Ngjela. Ai ka nje parti politike dhe del nate per nate dhe flet ne FB, sikur i merr udhezimet direkt e nga ju. Nese eshte e vertete, ju lutem ma beni me dijeni, pasi nuk dua qe te krijojme perplasje.

Per t’iu rikthyer temes, dua t’ju ve ne dijeni se e kam shume te veshtire te marr konsensusin. Ketu jane te gjithe hajdute dhe une vete nuk e kuptoj sesi mund te japin konsensus per nje pune qe do t’i fuse ne burg. Por megjithate, me kane thene nje fraze te famshme te tyre te cilen e kane per zemer shume politikanet e ketushem, qe pak a shume ne anglisht perkthehet “Ku ka ligje ka edhe shtigje”. Mesa duket kjo eshte edhe fabula e tyre. Mendojne se do t’i bejne ligjet por do te gjejne edhe menyrat t’i shmangin.

I nderuar Zoti Kerri.
Kam frike se kjo puna e ligjeve do te perfundoje si puna e dekriminalizimit. Nga ky ligj, ata qe po e hane jane ca ditezinj qe kane bere burg jashte, sepse s’kane ditur gjuhen dhe me parate e fituara andej, kane blere nganje vend pune, te cilin tani po e humbin. Deputetet dhe kryetaret e bashkive qe i kam thene edhe me emra, me ligjerojne çdo dite ekraneve.

Edhe reforma, me duket se do te perfundoje me ca gjykates te Berishes qe ikin dhe te Rames qe vijne.

Gjithsesi, une po e bej timen. Por do ju lutesha, te kini miresine te kuptonit se ne çfare vendi te veshtire punoj. Kjo quhet syrgjynosje. Keta shpesh thone qe kjo lloj kulture e tyre eshte faj i pushtimit turk, por keta turkun do ta binin verdalle 40 here. Kaq te djallezuar jane. Ndaj, kur te mbaroj periudhen e sherbimit, ose me nxirrni ne pension te parakohshem, ose me çoni ne ndonje vend qe te mund te mbledh veten.

Me respekt

Donald Lu

Ambasado

SULMET KOMUNISTE NDAJ AMBASADORIT LU DHE BINDJA SI ARMIK I TË VËRTETËS



Nga Nebil Çika

Ka dite qe media proqeveritare ( e majtë) ka nisur një sulm kundër ambasadorit Amerikan Donald Lu në lidhje me angazhimin e tij ne zhvillimet politike shqiptare dhe veçanërisht ne drejtësi . Nder ta me tërhoqi vëmendjen një shkrim i F.L kundër tij, me i qarti e me i sinqerti , qe me kujtoi një qëndrim të njohur antiamerikan te se majtës historike shqiptare qe edhe pse e sheqerosur me fjalorin e demokracisë ,nuk e fshihte dot urrejtjen ideologjike antiamerikane të majtës shqiptare ne veçanti dhe asaj botërore ne përgjithësi .

Image result for DONALD LU

AMBASADORI AMERIKAN DONALD LU 

Mu kujtua menjëherë një biseda ime ne “Rrno për me tregue” , emisioni im ne “Shijak TV” me një ish te burgosur politik të ndjerin Fejzi Aliztoi . Po me tregonte se kishte qene ne një qelli ne burg me F.L dhe vlerësoi qëndrimin dhe vuajtjen e tij. Pyetjes sime: Cili ishte ndryshimi midis ju te dyve njëri djalë e nip nacionalisti tjetri djalë blloku e komunisti ?- ai ju përgjigj kështu: Un shaja Enver Hoxhën se ishte komunat , F.L e shante se nuk ishte komunist ! Një përgjigje e saktë qe me sqaroi edhe me faktin pse shume prej ish komunistëve te dënuar ne luftën për pushtet nga Hoxha apo familjare te tyre kishin ngelur ende komunistë te majtë edhe pas një vuajtje kaq te madhe te shkaktuar pikërisht nga ai regjim nga ajo ideologji .



 Nuk jam marre e nuk do te merresha me të, por shkrimi në fjale me shume se me ambasadorin Lu , merrej me shqiptaret qe donin dhe kishin besim tek SHBA-te , një mendim e qëndrim historik ku i te majtës shqiptare. 25 vjet me pare kjo e majte priste koka për një mendim te tille por shoh qe qëndrimi nuk ka ndryshuar , vetëm është kamufluar me servilizmin e qeverise dhe te se majtës politike dhe fjalorin demokratik te medieve te sajë . Por F.L ndryshe nga ish komunistet e tjerë ne politike e qeveri ka qene dhe eshte i hapur ne qëndrimin e tij antiamerikan . Dua te kujtoj se ridenimi i tij ne burg ka te beje me një moment te tille. Dy miq te tij dhe antare te njëjtit “grup armiqesor”, Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani u dënuan me vdekje për shkak se i dërguan një letër Enver Hoxhës ku i thoshin te lidhje me Bashkimin Sovjetik ,sipas tyre, “komunizmi i vërtetë”. Ne te njëjtën kohe, ne te njëjtin burg u ridënua edhe një grup tjetër nacinalistësh nga te cilët u pushkatua Xhelal Koprencka i cili i kishte shkruar një letër tjetër Hoxhës ku i kërkonte hapjen me perëndimin dhe veçanërisht SHBA-të si dhe aplikimin e sistemit te tyre demokratik në Shqipëri . E solla këtë fakt historik për te treguar se ky qëndrim, këto qëndrime janë ideologjike , bindje qe nuk ndryshuan për te dy palët proamerikanët dhe antiamerikanët deri ne vetëmohim , dënim me vdekje.
Ne këto 25 vjet post diktatoriale disa here e kam vene ne dyshim se kush nga te dy palët kanë te drejtë ne qëndrimin e tyre. Nuk e kam kuptuar dot urrejtjen ndaj SHBA-ve të te majtës shqiptare pasi ne se ka te përkrahur prej politikes se SHBA ne Shqipëri ,janë pikërisht ata . Ne pushtet me përkrahjen e tyre , te punësuar ne Ambasadë dhe institucione te te shtett amerikan ne Shqipëri shumica ish komunistë , viza , karta jeshile emigrimi shumica ata ish kimistet, bursa e te drejta studimi serish ata. Me nje fjale gjithçka e mire amerikane u ka shkuar atyre e ata ende me mendjen tek Bashkimi Sovjetik , nuk e duan qe nuk e duan SHBA-ne ! Pike e zezë kjo !
Por me kane çuditur gjithashtu edhe te djathtët , antikomunistet e filoameriaknet e përjetshëm . Kane vuajtur shume “te zitë e ullirit” nga pushktimet e deri tek vdekjet nga uria te fëmijëve ne kampet e internimeve , për tre breza rresht nga diktatura komuniste për këtë bindje e fiksim të tyre pas SHBA-ve dhe kur erdhi koha , demokracia panë që SHBA apo përfaqësuesit e tyre këtu nuk ndanin te njëjtin mendim për ta.. Përkundrazi po shihni se te privilegjuarit ne këtë marrdhenie apo raport ishin dhe janë ata qe i persekutonin , pse ishin pro amerikane ! Pjesa me e madhe e tyre vazhdojnë te jene filoamerikanë e janë gati te vdesin parape për të edhe pse realiteti nuk u përputhet aq shume me bindjen e tyre ! Pune dreqi bindja !

Lubonja këtë pike e kishte trajtuar shume saktë. Ai i ndante proamerikanët shqiptar ose me mire ata qe besonin tek angazhimi i ambasadorit Lu ne dy grupe: “spekulante dhe infantilë”. Sipas logjikes i bie qe spekulante janë komunistet që për hatër te pushtetit i bëjnë lajka e servilizëm SHBA-ve dhe ambasadorit dhe infantilë, antikomunistet qe edhe pse nuk janë fare ne vëmendje te SHBA-ve dhe ambasadorit , vazhdojnë ti duan dhe ti besojani ata si “Mesia “
Kjo për sa i përket raportit te dy palëve te shqiptareve me SHBA-të si model e ndikim politik .

Mendoj se me ambasadorin Lu ndjenjat e te dy palëve janë trazuar disi, jane bere edhe personale . Lu beri një vizitë ne burgun e Spaçit ku deklaroi edhe nje raport te tij familjar me komunizmin : “Stërgjyshja ime vdiq ne një burg komunist ne Kine “ tha ai duke u deklaruar ne nje fare menyre dashe, ndoshta pa dashje, me “kampin” e antikomunisteve . Edhe këta antikomuniste shqiptar pro-amerikanë nga një gjysh e gjyshe apo te afërm tjetër u kane vrarë apo u kane vdekur ne burgjet komuniste. Kështu te dy palët bënë interpretimet e tyre . Antikomunistët e konsiderojnë Lu-në njërin prej tyre ndërsa komunistet si armik te klasës të deklasuar ,pushtues , spiun te imperializmit etje epitete komuniste ndaj kundërshtarëve politike. Ai është tashmë nje njeri i dyshimte dhe veprimet e tij gjithashtu . Reforma ne Drejtësi shihet nga komunistët si një nje mundësi për kapjen totale te pushtetit gjyqësor prej tyre qe ne se ndodh është ne fakt një pushtet i përjetshëm . Implikimi dhe ndikimi ia “armikut” Lu në ligjin e ri për drejtësinë eshte mundësia e vetme te prish planet e tyre . Rrëzimi i shumicës se drafit te qeverisë nga komisioni i Venecais nuk ,mund te jete bere pa mendimin apo Ok amerikan , domethënë te Lu-së. Ja arsyeja pse ai filloi te sulmohet pikërisht pas konkluzioneve te Venecias. Por jo vetëm media por edhe politika komuniste ( spekulantët proameriakane) po reagon kundër tij hapur pas kësaj . Dje media publikoi një deklarim te Kryetarit te Komisionit Parlamentar te Reformës ish hetuesit te komunizmit Fatmir Xhafa i cili ne vend te falënderonte Lu-ne për ndihmën ne realizimin e sajë falënderoi “Sorosin” sponsorin kryesor te komunizmit në Shqipëri dhe gjithë botën.
Sigurisht qe Lu është i fuqishëm, jo si person , por si përfaqësues i SHBA-ve dhe kjo e bën imun ndaj sulmeve komuniste ne Shqipëri . Si person atij i mjafton që te jete i qëndrueshëm , këmbëngulës dhe veçanërisht i pa korruptuar per te qene ne qendër te sulmeve të medieve dhe politikes komuniste e te korruptuara shqiptare.

2016-08-31

Ramush Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën

Limaj Ftojmë deputetët e Kuvendit që ti thonë jo demarkacionit



Ramush Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën
Dy krerët e partive opozitare në koalicion, Nismës për Kosovën dhe Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, ju kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës , që nesër t’i thonë jo këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur krerët më të lartë të shtetit që nesër mos të guxojnë të shesin Kosovën. Haradinaj ndër të tjera i ka quajtur Isa Mustafën e Kadri Veselin shpirtra të këqinjë.
Ai ka kërkuar nga ata, që mos të fshehën parapa votës së fshehtë dhe miqësisë ndërkombëtare. Ndërsa, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, pret që nesër deputetë e Kuvendit do të veprojnë komfor Kushtetutës dhe betimit të deputetit duke i thënë jo marrëveshjes për demarkacionin.
Të dy krerët e opozitës në një konferencë të organizuar sot për këtë çështje kanë konfirmuar edhe një herë se ata nuk do të jenë pjesë e protestave të Vetëvendosjes por ata kanë thënë se do të marrin pjesë në seancën e nesërme.
Haradinaj: Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur që mos të guxojnë ta shesin Kosovën
“Ju bëjmë thirrje shpirtrave të shitur , Hashim Thaçit, Kadri Veselit , Isa Mustafës , të shitur e të prishtë, shpirtrave që janë edhe hajna që mos të guxojnë me e shitë një pjesë të Kosovës . Mos të guxojnë me shitë Rugovën , gjysmën e Rugovës edhe mos të guxojnë me ja bërë këtë të keqe vendit . Është gabimi më i madh që mundem me e bërë . Kjo thirrje është për shkak se kemi ardhur në fund . Ne s’kemi lënë gurë pa lëviz për të shpjeguar se nuk është luftë për pushtet , se nuk është provincializëm , se s’ka të bëjë me asgjë të agjendave kush bijën e kush qohet nga qeverisja por është për tokën e shenjtë për Kosovën , për Rugovën . Nuk mund me u fsheh këta shpirtra të shitur , këta shpirte të prishtë , këta hajna që e kanë vjedhur Kosovën deri në palcë . Nuk munden me u fsheh as prapa miqësisë me Amerikën , as prapa përcaktimit pro Evropë e in tegrim euroatlantik të Kosovës. Kjo është ai kulmi i shpirtrave të tyre të shitur i shpirtrave të tyre hajna edhe i shpirtrave të tyre të prishtë”, tha Hradinaj.
Limaj ndër tjerash, ju ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të veprojnë sipas betimit të deputetit.
Limaj: Ftojmë deputetët e Kuvendit që ti thonë jo demarkacionit

“Aleanca dhe Nisma, nesër do të shkojnë në Parlamentin e Kosovës , do të votoj kundër këtij varianti të demarkacionit dhe i ftojmë , të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës , që nesër ti kalojnë shabllonet partiake , bindjet partiak dhe të jenë në nivelin e detyrës ashtu siç e kërkon , ligji, kushtetuta si dhe deputeti i Parlamentit. Ne presim që deputete do të jenë në përputhje me betimin , që ata e kanë dhënë kur janë bërë deputet dhe të mbrojnë interesin nacional . Nesër përmes votës tona ta unifikojmë Kosovën . Ta heqim një herë e mirë këtë problem nga rendi i ditës problematik të krijuar të pa nevojshëm nga ky pushtet. Dhe kjo është ftesa jonë . Ftojmë të gjithë deputete e Parlamentit të Kosovës që nesër fuqishëm të votojnë kundër këtë variant5ë të demarkacionit”, tha Limaj.
Haradinaj e Limaj kanë thënë se deri nesër ka kohë që të vetëdijesohen deputetët dhe pushteti, që t’i thonë jo këtij versioni të demarkacionit. /P.Musa/
***
Dy liderët opozitarë, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, duke u bërë thirrje deputetëve që t mos e votojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për kufirin me Malin e Zi.
Lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ritheksuar se qëndrimi i AAK dhe NISMA është i qartë dhe ata do të shkojë në kuvend që të votojnë kundër pikës për demarkacionin. Dy liderët opozitarë I kanë ftuar edhe deputetët tjerë që ta kundërshtojnë përmes votës së tyre, vijën e re kufitare me Malin e Zi.
Lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të shitur, Kadri Veselit, Hashim Thaçit e Isa Mustafës, që mos të guxojnë ta shesin asnjë pëllëmbë të Kosovës. Ata përmes votës së fshehur po provojnë ta shesin Kosovën”, ka thënë Haradinaj. Dy liderët thanë se mënyra e fshehtë e votimit është kontrabandim.
“Shpirtrat e shitur e të prishtë, Mustafa e Thaçi, këta hajna, mos të guxojnë ta shesin Kosovën e Rugovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden t’u fshihen pas ndërkombëtarëve”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se Qeveria ka kohë deri nesër ta tërheq vendimin për ta vënë në votim çështjen e demarkacionit.
“Ne nuk mundemi ta mashtrojmë askënd. Ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të punojmë me deputetë. I përkulemi deputetëve që janë tërhequr nga ai mendim i partisë. Kush voton pro, mos të harrojë se po voton me nda Rugovën për gjysmë”, deklaroi Haradinaj.
Ndërkohë ata kanë thënë edhe njëherë se nuk do të jenë pjesë e protestës së nesërme jashtë Kuvendit të Kosovës

Beogradi kerkon paqe nga shqiptaret, por nuk jep paqen per Kosoven.

Fotografia e profilit të Enver Bytyci

Dr.sci.Enver Bytyçi

Banoret e Mishtishtit ne Komunen e Suharekes ne Kosove kane kthyer sot mbrapsht dy autobuze me qytetare te etnise serbe, te cilet do te vinin ketu per here te pare pas luftes per te marre pjese ne ceremonine e rindertimit te kishes ortodokse.
Shqiptaret e Mushtiishtit jane perleshur me policine dhe nuk i kane lejuar serbet te behen pjese e kesaj ceremonie. Kjo ka ngjall debate e diskutime dhe Serbia e perfaqesuesit serbe ne qeverine e Kosoves po thone se "Kjo ndodh vetem ne Kosove ne shekullin e XXI".
E megjithate po ne shekullin e XXI Serbia ne Beograd e serbet ne Kosove ende nuk kane kerkuar ndjese per krimet e shemtuara kunder Kosoves dhe shqiptareve banore shumice te saj. Te dy palet po e bllokojne shtetesine e Kosoves dhe nuk po e njohin ate shtet te pavarur e sovran.
Pasi e vrane dhe e dogjen Kosoven, pa i dhene askujt denimin qe meriton e pa iu skuqur askujt faqja, akuzojne shqiptaret. Vetem ne fshatin e Mushtishtit me 1999 serbet vrane17 banore te saj, plagosen me dhjetra te tjere, dogjen 1061 shtepi, shkaktuan dhjetra milione euro deme materiale dhe Kosova sot ende nuk i di eshtrat e viktimave te shumta qe Serbia shkaktoi ne kete vend.
Tash, mbas ketij genocidi kerkojne paqe. Por nuk japin paqe. Ate e kerkojne vetem nga shqiptaret, ndersa per vete rrijne me arme te Ura e Ibrit e kudo neper Kosove.
Ne keto kushte banoret shqiptare te fshatit ne fjale une do t'i quaj njerez qe me guxim mbrojne vlerat e tyre si shqiptare dhe si qytetare te civilizuar. Vrasesit duhen denuar e ndeshkuar. Nese nuk e ben kete Serbia dhe bashkesia nderkombetare, me e pakta mbetet qe populli i Kosoves te mos pajtohet me padrejtesine. Prandaj dhe policia e Kosoves duhet te jete e kujdeshme. Per hater te Serbise e ne shenje servilizmi te politikes se Prishtines ndaj nderkombetareve policia nuk duhet te deshmoje dhune e te sjelle hijet e Miloshevicit ne Kosove. Arrestimet e policise ne Mishtisht jane arbirtrare. Banoret e ketij fshati nuk kane kryer asnje krim. Thjesht kane bllokuar perfaqesuesit e vrasesve e zjarrvenesve per te marre pjese ne nje ceremoni te nje kishe qe eshte deshmuar si strehe dhe ushqim shpirteror per kriminelet e Milosheviçit. Keto jane fakte qe i di gjithe bota, por ne Beograd nuk duan t'i pranojne.
Por jane fakte tronditese, te cilat as Thaçit e Isa Mustafes nuk po ju pelqen shume t'i permendin. Prandaj qytetaret e Kosoves detyrohen t'i dalin zot vetes. Nese beheshin vertet zoter te Kosoves institucionet legjitime te saj, nuk do te kishte nevoje per protesta e bllokada te tilla nga qytetaret e ketij vendi.
Por eshte ne doren e Beogradit pajtimi i shqiptareve te Kosoves me serbet e Kosoves ne radhe te pare e me pas me ata te Serbise. Beogradi ka per detyrim ta njohe shtetin e Kosoves, te kerkoje falje per krimet qe ka kryer kunder shqiptareve ne Kosove dhe bjere ne gjunje me garanci se kurre me nuk do te perseritet historia tragjike e shekullit XIX e te XX. Atehere autobuzet me serbe e kane udhen te lire ne Kosove. Por jo duke shkelur mbi varret, mbi te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves.
Ne Beograd duhet heç dore nga manovrat. Dielli me shoshe nuk mbulohet. Beogradin e Serbine nuk e shpeton askush, as diplomacia e saj e shkathet nga pergjegjesia qe ata kane per genocidin e kryer ne Kosove. Nuk i shpeton as miqesia me Edi Ramen.

__________________

"Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" me autor z. Enver Bytyqi

Enver Bytyçi na  dhuron të plotë figurën e  Ibrahim Rugovës dhe se njerëz si  akedemik Ibrahim Rugova fatkeqësisht lindin rrallë, por fatmirësisht nuk vdesin kurrë.Libri "Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës" i publicistit  Enver Bytyçi është një hulumtim i thuktë i veprës së Akademik prof.dr.Ibrahim Rugovës. Autori në veprën e tij i shërben kujtesës historike.

SDR@ SHQIPTARET SERBET DHE GREKET ENVER BYTYÇI
Autori  Bytyçi në 291 faqe, sa i ka libri, na jep një pikëpamje të filozofisë, të cilat afirmuan vlerat më sublime të popullit të Kosovës. Nga shqyrtimi i librit konstatojmë se ai paraqet interes të veçantë për opinionin.Autori  Enver Bytyçi është njeri ndër  njohësit  e shkëlqyer të historisë nacionale shqiptare. Në  librin "Filozofia polike dhe nacionale e Dr.Ibrahim Rugovës"  autori  Bytyç i konstaton se kurrë ndonjëherë më parë nuk ishte konstruktuar një vizion i qartë e me një profil aq dinamik sikur ai që kishte dizajnuar Ibrahim  Rugova për vendin e tij. Libri jep shumë përgjigje për shumë pyetje dhe jep analizë të thuktë...



Enver Bytyqi është autor  i  disa librave të tjerë: “Shqipëria peng i një diplomacie të manipuluar”,  “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, “E drejta e vetëvendosjes, rasti i Kosovës” dhe libri “Rikthimi i Marti Ahtisaarit”. Etj.

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi:Presioni i orëve të fundit nga partitë dhe ambasadat mbi deputetët, është antinjerëzor

Image result for avni arifi


Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë Avni Arifi thotë se kundërshtimi i ratifikimit të marrëveshjes së shënjimit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nuk është luftë për pushtet, por është bindje se ky version i demarkacionit është I gabuar.

Arifi e ka quajtur antidemokratik dhe antinjerëor, presionin që sipas tij po bëjnë partitë politike dhe ambasadat mbi deputetët për votimin e kësaj marrëveshje.

“Nuk është luftë për pushtet nëse ke pasiguri e edhe më shumë kur je i bindur se demarkacioni është i gabuar. Shumica e popullit të Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake, e din se ky version i demarkacionit, është i pasaktë. Presioni që po bëjnë partitë në pushtet dhe ambasadat, këto orët e fundit te deputetët, është antidemokratik dhe antinjerëzor dhe në tërësi nuk është në funksion, as të stabilitetit në rajon e as të stabilitetit të brendshëm”, ka thënë Arifi.

Arifi ka shtuar se si qytetar i thjeshtë i Kosovës, dhe si njeri që një pjesë të jetës akademike e ka kaluar në një vend demokratik dhe perëndimor, kjo çfarë po ndodh me këtë presion ndaj deputetëve s’ka të bëjë asgjë me vlera, as evropiane e as perëndimore.

Forcat serbe ushtarake, xhandarmeria dhe policia serbe janë ne gjendje gatishmërie.


Jo vetem shqiptarët në Kosovë po edhe ushtritë e vendeve fqinje po e presin 1 shtatorin, se si do të rrjedh situata. Kështu, Forcat sllave rrethojnë Kosoven. Pas malazezeve, forcat serbe zbarkojnë me shefin e armatës gjeneral Ljubisha Dikovic i cili po viziton bazat ushtarake në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë.

Image

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura serbe gjen. Lubisha sot ka vizituar pjesë të njësive të Forcave të Përbashkëta të ushtrisë dhe policisë të vendosur ne Luginën e Preshevës.

Në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Serbisë deklaron se Dikovic ka thënë se “forcat serbe ushtarake, xhandarmeria dhe policia serbe janë ne gjendje gatishmërie. Ushtria serbe me forca dhe mjete shtesë për sigurinë kufitare, nëse është e nevojshme’, ka thënë ai.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...