Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/18

Avioni Spiun Amerikan U-2

Image result for agim bacelli


Pergatiti Agim Bacelli


Ne vitin 1962 spiunazhi u be tema me e madhe e lajmeve te dites me incidentin e avionit amerikan spiun U-2 te ndodhur para dy vjeteve dhe qe pushtoi lajmet kryesore te botes.
Piloti Gary Powers u qellua nga ruset dhe u rrezua ne toke gjate nje fluturimi te keq te tij mbi Moske duke pershkendijuare keshtu nje nga krizat me te medha midis dy superfuqive te kohes se Luftes se Ftohte. Amerikanet kerkuane menjehere pilotin por ruset e refuzuane kategorikisht kete kerkese. Ne, thane ruset, duhet te mesojme qellimin e ketij piloti spiun dhe te shohim mire se cfar ai ka bere mbi teritorin tone.
Kjo ngjaje ka ndodhur pikerisht ne daten 1 Maji 1960, dhe Powers u mbajt per dy vjet ne burgun sovjetik derisa ai u shkembye me nje spiun tjeter ne sherbim te sovjetikeve qe mbahej nga amerikanet ne Gjermani, emri i te cilit eshte Kol. Rudolf Abel dhe qe cilesohej si nje nga spiunet me dramatik Lindje-Perendim qe jepte informata nga te dy krahet gjate Luftes se Ftohte.
Me ne fund shkembimi u be. Amerikani Powers qendronte ne anen lindore te ures Glienicke ne Berlin mbi lumin Havel, ishte data 10 Shkurt 1962. Nga ana tjeter e ures qendronte Koloneli Rudolf Abel, nje nga mjeshtarat me te medhenj ne sherbim te sovjetikeve i rekrutuare shume vite me pare kur ai vendosi nje rjet spiunazhi ne qender te New York-ut ne vitin 1950.
Me dhenien e sinjalit, te dy spiunet u leshuane nga te dy anet e ures. Ata me hapa te lehte ecen perballe njeri tjetrit nderkohe syte e shume te pranishmeve ishin mberthyere mbi ta. Per disa caste u nderpre c'do lloj zhurme, bisede, levizje bile dukej se edhe fryma ishte ndalur. Gjithesecili mundohej te kapte cdo levizje te dy kryespiuneve qe do kalonin prane njeri tjetrit. Powers ecte drejt Perendimit dhe Abel drejt Lindjes. Kur ata arriten ne mes te ures, ne te dy anet e ures u mbajt vertete fryma. U pa se ata kaluane prane njeri tjetrit ne heshtje dhe u verene vetem pershendetjet e tyre duke tundur shume lehte kokat. Thone se Abel i tha me ze te ulet "faleminderit" Powers-it dhe se ky i fundit ja ktheu "s'ka perse."
Nga kjo dite, kjo ure do te behej ura e shkembimit te burgosureve lindje-perendim dhe do ta kryente kete pune edhe per 27 vjet te tjere. Sot Ura Glienicke thirret "Ura e Psheritimave" pasi aty psheretinin te lehtesuare shume te burgosur te rendesishem qe zgjidhnin perfundimisht barren e burgut.
Mirpo per Powers nuk perfundoj aq mire puna e tij. Ai sapo mbriti ne Amerike u kritikua shume ashper dhe ju tha se duhet qe ta kishte shkateruare plotesisht avionin qe te mos binin ne doren e ruseve materialet sekrete, po ashtu duhet te kishte vrare vehten me helm dhe te mos binte ne doren e tyre i gjalle. Keto jane ligje te njohura ne boten e spiunazhit. Si perfundim u perjashtua nga Central Intelligence Agency (CIA) per te cilen punonte dhe u kthye ne nje pilot civil qe punonte per nje televizion. Ai vdiq ne vitin 1977 ne nje katastrofe ajrore me elikopterin e televizionit qe punonte ne qytetin e Los Angeles-it.

Francis Gary Powers, i ulur ne sallen e senatoreve si deshmitar per rrezimin e avionit spiun U-2. Ne dore ai mban nje maket te avionit U-2 per te cilin u flet senatoreve ne nje nga mbledhjet e "Senate Armed Services Committee" ne vitin 1962.
Ne 1 Maj 2000, zyrtare te SHBA organizuane nje takim me familjen e te ndjerit ku ata i dorzuane djalit te tij tre medalje; "Prisoner-of-War Medal", "Distinguished Flying Cross" dhe "National Defense." Sherbimi i kesaj cermonie zgjati gjithesej 30 minuta dhe u mbajt ne Bazen Ajrore "Beale Air Force Base" qe ndodhet ne veri te Sakramentos dhe qe eshte quajtur edhe shtepia e Forcave Ajrore U2 te SHBA. Keshtu u mbyll kjo cermoni qe ishte 40 vjetori i perkujtimit te rrezimit te avionit spiun amerikan U-2 ne BS.
"Mendja jone akoma druhet te thote ate se cfar ne i kerkuame ketij xhentellmeni dhe ekipit te tij ne ato vite per fluturimin mbi qendren e Moskes i vetem, pa armatim dhe pa frike!" Thote Gjen. Brig. Kevin Chilton, Komandant i Regjimentit Zbulues te Bazes Ajrore Nr. 9 ne Beale perpara 350 njerzve te mbledhur ne 40 vjetorin e perkujtimit te Francis Gary Powers.
CIA dhe Forcat Ajrore si shperblim per Francis Gary Powers i dhane te birit te tij Francis Gary Powers, Jr. bursen qe te behet pilot si i jati dhe te vazhdoje karieren e tij. Ai sot eshte pilot ne moshen 34 vjecare dhe fluturon me Avion U-2. Me kete rast i biri qe sapo mbriti ne Bazen Ajrore te Beale pas nje fluturimi stervitor prej tre oresh me avionin spiun U-2, pasi i falenderoi u tha te pranishmeve, " Ne duame te bejme te qarte se babai im i meritonte keto medalje si i burgosur lufte se, Lufta e Ftohte ishte vertete nje lufte dhe babai im nuk kishte frike nga lufta kur mendonte se po i sherbente vendit te vet. Kjo gje duhet te pasqyrohet sa me mire ne Muzeumin e Washingtonit per edukimin publik dhe une do te jap ndimesen time."
Cermonia u mbyll me nje fluturim te vetem me avion U-2.

Shkruan: Avdi Ibrahimi Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve

Shqipëria është Atmmëmëdheu i mbarëshqiptarëve


Nga : Avdi Ibrahimi



S’ka pse tregohesh i mençur që të konstatosh se pozita e popujve në Gadishullin Ilirik, si dhe ajoe popujve të Europës nuk mundet assesi të krahasohet as për së afërmi me pozitën e popullitshqiptar, të cilët gjysma e tryre jetojnë në atmëmëdheun e tyre në Shqipëri, pjesa tjetër jetojnë tëndarë nga trungu amë në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, dhe Greqi. Nëse jemi sadopak tëndershëm duhet të themi të vërtetën ashti si është, pra kemi të bëjmë me një problem thelbësor ipazgjidhur i popullit shqiptar përgjithësisht në Gadishullin e Ilirikut… Në këtë rast definimi iHapsirës kufitare me këto shtete fqinje të jetë atje ku jetojnë shqiptarët në shumicë, ndërsamiliona shqiptarëve që jetojnë në Turqi dhe në shtetet tjera të Botës t’u ipet e drejta e përbashkëte arsimimit në gjuhën e tyre amtare dhe e drejta e përbashkët kulturore shqiptare, kjo mund tëndihmojë që Gadishulli Ilirik të mos jetë më një vrimë e zezë e Europës së bashkuar, prashqiptarët si komb i bashkuar me një shtet të bashkohen me Europën në të ardhmën.Që të arrihet kjo zgjidhje politike që është i vetmi rast i padrejtë i një populli të ndarë në 5 shtetee që shteti Shqiptar është i vetmi vend në Kontinentin e Europës ku kufizohet edhe sot mepopullin e vetë, zgjidhja është që së pari gjith shqiptarët të jenë të bashkuar që ta përfaqësojnëinteresin e përbashkët kombëtarë për Ribashkim të Shqipërisë. Shqiptarët që janë të ndarëpadrejtësisht në 5 shtete, si dhe miliona shqiptar që jetojnë në Turqi e diasporë, përfundimisht tëdeklarohen haptas pa u frikësuar nga askush, se e ndjejnë SHQIPËRINË, si atmëmëdhe të vetin,nga ana tjetër assesi nuk duhet lejuar arsyetimi i një grupi të vockël “shqipfolësish” se gjojaQeveria në Shqipëri është fajtore për pozitën jo të mire të shqiptarëve jashtë kufijëve të shtetitshqiptar.Nocioni i kufijëve shtetërorë në Europë tashmë e ka humbur kuptimin që kishte më pare. Gjithçka flet e duket ditën për diell se vetëm Gadishulli Ilirik ka mbetur edhe sot e kësaj dite njënga territoret e fundit gjeopolitike ku koha e ndryshimeve të reja politike demokratike s’kanëdëpërtuar në ndryshimin e mentalitetit të ri.Për dekada në ish-Jugosllavi kemi dëgjuar rrena patetike se kufijtë jugosllavë ishin më të hapuritnë Europë dhe pakicat kombëtare edhe pse ne shqiptarët ishim shumicë autoktone në Trojet TonaShqiptare, megjithkete politika jugosllave titisto-rankoviqiste e millosheviqjane trumbetonin sepakicat kombëtare ishin ura lidhëse të afrimit mes popujve. Fraza të tilla plot gënjeshtra utreguan ndaj popullit shqiptar që për gjysmë shekulli nuk guxuan të takohen me vëllezërit emotrat të shtetit shqiptar.Që të mos na ndodh më fati i keq i ndarjeve të vëllaut me vëllanë, në mbarë hapsirat shqiptare tëkemi një program të përbashkët politiko-kombëtar që të jet si qëllim dhe kusht i demokracisë qëshqiptarët të jetojnë në një shtet të bashkuar Shqiptar.

https://web.facebook.com/flori.bruqi.18

*******
Image result for eshref ymeri

Nga : Prof.Dr.Eshref Ymeri 

I dashur Flori,
Përmes jush, e falënderoj zotërinë e nderuar Avdi Ibrahimi, për analizën me titull "Shqipëria Atmëmëdheu i mbarë shqiptarëve". E përshëndes për formimin e tij nacionalist, për thirrjen që bën pë ribashkimin e trojeve tona etnike. Nënkuptohet që gjendja e tanishme, siç e thekson ai me shumë të drejtë, kur Shqipëria, gjithandej, rrethohet me troje etnike shqiptare, është me të vërtetë absurde, skandaloze. Në këtë mes, një rol shumë të madh për ribashkimin e trojeve tona etnike duhej ta luante atdheu amë - Republika e Shqipërisë - e cila, pas shembjes së Murit të Berlinit, duhej të kërkonte me këmbëngulje thirrjen e Konferencës Londra 2, për të zhbërë krimin e rëndë që kreu kundër kombit shqiptar Konferenca e Londrës në vitin 1913, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, armikut të betuar të kombit tonë. Republika e Shqipërisë ka heshtur pas shembjes së Murit të Berlinit, paçka se që asokohe, në Evropë kanë ndryshuar shumë kufij dhe janë krijuar 18 shtete të reja. Madje jo vetëm ka heshtur, por edhe është shprehur për ruajtjen e kësaj gjendjeje të trojeve etnike shqiptare. Ministri i jashtëm grek Kotzias, në një intervistë që ka dhënë për kanalin televiziv grek Mega Channel, ka deklaruar:
"Gjatë vizitës time në Shqipëri (javën e kaluar), 4 herë ministri i jashtëm shqiptar përsëriti se Shqipëria i qëndron besnike marrëveshjes së Helsinkit, pranon kufijtë që përshkruhen në atë marrëveshje dhe se kërkesat për Çamërinë janë të paligjshme" (Citohet sipas: "Tema Online". 14 qershor 2016).
Pra, megjithëse ka kaluar më shumë se një çerek shekulli që kur Akti i Helsinkit i vitit 1975 ka përfunduar në rojtinat (arkivat) e historisë, ministri Bushati nuk e paska marrë vesh ende.
Pra, Atdheu Amë, Republika e Shqipërisë, i nderuar zoti Flori, është kundër idesë për ribashkimin e Trojeve Tona Etnike, sepse politika e saj ka qenë dhe mbetet në shërbim të shovinizmit grekosllav. Aq më tepër kur Republika e Shqipërisë qeveriset faktikisht nga guvernatori grek me emrin Janullatos.
Eshrefi

Kolumbus, Ohajo

18 shtator 2016

https://web.facebook.com/flori.bruqi.18/posts/540295272828066

********




On Sunday, September 18, 2016, 9:19 PM:

On Sunday, September 18, 2016, 9:19 PM, Agideba <agideba@aol.com> wrote:Përshëndetje!

Image result for agim bacelli

Më vjen mirë që shqiptarët po ndërgjegjësohen për fatin e tyre të keq për disa qindra vjet. Por s'më vjen mirë që shqiptarët e mënçur thonë vetëm, "DUHET"! Unë pres nga këta shqiptarë që të shtrojnë PLATFORMËN MBARËKOMBËTARE e cila do të jetë gur themeli i Lëvizjes Kombëtare drejt një zgjidhje të mundëshme.
Me aq sa ma do mendja, kjo PLATFORMË nuk bëhet vetëm me fjalë por edhe me vepra të cilat do duken edhe të dhimbëshme për disa shqiptarë që s'kuptojnë mjaftueshëm apo që janë të lidhur pas "qerreve" të ish pushtuesëve...

Cila do që baza e kësaj platforme? Shkurt. Mendoj se ajo ka treg GURË THEMELI:
Ndërgjegjësimin, Ndryshimin dhe Përbetimin e deritashëm shqipëtar.

Ndërgjegjësimi është që, shqiptarët ta dinë mirë se janë të përçarë nga pushtuesit. Se janë shpërbërë në ndjenjën kombëtare, kulturore dhe fetare duke u vënë njëri kundërtjetrit.

Ndryshimi është se shqiptarët, për hir së përgjithshmes, KOMBËTARES, duhet të kuptojnë se duhet të largohen njëherë e përgjithmonë nga ajo Shpërbërje Kombëtare duke braktisur stilin "kombëtar" të deritanishëm të imponuar nga pushtuesit, Kulturën e imponuar nga të huajt dhe fenë e sjellë po nga pushtuesit!

Pasi të bëhet Pastrimi Kombëtar, atëhere po, ne duhet të Përbetohemi se për hir të kombit dhe pasardhësve tanë duhet të risjellim Kohën e Gjergj Kastriotit, (Skënderbeut), Kulturën dhe Fenë e tij e t'i bëjmë tonat.
Faleminderit kush më lexoi.

Agim Bacelli


© Agideba

2016/09/17

NJË LETËR NGA KRUSHA E MADHE NË MBROJTJE TË UKSHIN HOTIT! (MARS 1990)

Nga Sheradin Berisha

img_7080.jpg


Duke hulumtuar një material nga dy regjistratorë të “arkivit” ish-Këshillit Ekzekutiv të ish-Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, që kohë më parë m’i dha ish-normalisti i vyeshëm, Ismail Muharremi, ndër të tjera, gjeta një shkrim që më tërhoqi vëmendjen, dhe besoj se është me interes ta bëj publik për lexuesit e nderuar. Ai shkrim është titulluar: “Letër e hapur protestuese e intelektualëve dhe studentëve të Bashkësisë Lokale Krusha e Madhe, për të drejtat elementare njerëzore të Mr.Ukshin Hotit”. Letra mban datën 6 mars 1990, është nënshkruar nga 111 veta, dhe është dërguar me postë në të gjitha adresat e organeve më të larta shtetërore në nivel të RSFJ, të Republikës së Serbisë dhe të Kosovës, pastaj Forumit Jugosllav për të Drejtat e Njeriut, Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, si dhe të gjitha mjeteve të informimit në Kosovë, dhe gazetave kryesore në ish-Jugosllavi: “Rilindja”, “Jedinstvo”, “NIN”, “Borba”, “Delo”, “Danas”, “Oslobodjenje”, “Pobeda”, “Dnevnik”, “Nova Makedonija”. Kopja të cilën e ka marrë Këshillit Ekzekutiv i KSAK, është vulosur me vulën e pranimit dhe është regjistruar me numër: 01-07-590/96, datë 13.03.1990. Në vazhdim po e japim përmbajtjen e letrës (pa asnjë ndryshim): “Të motivuar nga obligimi moral dhe njerëzor, ne intelektualët e studentët e BL Krusha e Madhe (ku bëjnë pjesë edhe fshatrat Nagafc, Celinë), i bëjmë me dije opinionit të gjerë demokratik, kosovar e jugosllav se tash e 9 vite, i injoruar në shekullin e triumfit të plotë të të drejtave të njeriut, në baltën e perzhinës, në periferinë e fshatit qëndron i burgosur Mr.Ukshin Hoti, për fajet që koha i vorrosi. U lind po në këtë fshat më 1943. Në moshën 12 vjeçare qe i detyruar të largohej për hirë të shkollimit (8 vite shkolla fillore, 5 vite shkolla e normales në Prizren e Prishtinë, 4 vite Fakulteti i Shkencave Politike në Zagreb, 2 vite studimet posdiplomike në Beograd – drejtimi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Politike dhe Ekonomike dhe specializoi në Universitetin e Çikagos, të Harvardit në Kembrixh – Boston dhe në Uashinkton D.C.,1 vit), në të cilën pas plot 31 vjetësh, në moshën 42 vjeçare i detyruar të kthehet po aty. T’i ndalosh njeriut të jetojë, mbi të gjitha, si qenie njerëzore e kreative, pas tërë këtij shkollimi sistematik 20 vjeçar dhe punës intelektuale e shoqërore (ku, kudo dhe kurdo që qe – ishte ndër më të mirët), vetëm për shkak se në një çast të caktuar të jetës së tij u përcaktua për atë që atij iu dukë si opcion i vetëm i mundshëm i rregullimit të tërësishëm shoqëror të Jugosllavisë dhe i statusit të KSA të Kosovës brenda saj, ndonëse kjo u ndesh me vlerësimin e politikës zyrtare; as atëherë e drejta për të shprehur mendimin e lirë, në kohë të duhur, në vend të duhur dhe në mënyrë demokratike nuk ishte e ndaluar me ligjet pozitive, me të cilat mburrej shoqëria e jonë. Kjo edhe atëherë si edhe sot do të thoshte: jo vetëm brutalisht ta injorosh, me dhunë ta jetësosh, por trajtimi i tillë doemos e denigronte, jo vetëm personalitetin e tij, por edhe të rrethit, sikurse do të duhej ta denigronte edhe shoqërinë në tërësi; lindjes të së cilës i kontribuoi babai i tij me gjeneratën e vet (baballarët tanë), ndërtimit dhe zhvillimit të së cilës në kuptimin më të mirë të shprehjes ia kushtoi vitet më të bukura të jetës dhe fuqitë më të mëdha kreative të qenies së tij. Mbi keqtrajtimet e tilla kush vallë mund të qëndrojë mospërfillës dhe indolent??? Njeriu që ka gjak, kockë e mish kurrë!!! Pasimi i procesit të montuar politik, ndaj Mr. Ukshin Hotit, e përjashton çdo logjikë të komentimit. Një gjë e tillë së paku gjer më tani në Kosovë është bërë e zakonshme, njëlloj, si ushqimi ditor. Diskutimi i lirë (mbledhja e OB të LK të Fakultetit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji të 19 nëntorit 1981), mbi proceset aktuale të kohës së atëhershme, polli arestimin e tij, një ditë më vonë, më 21 nëntor 1981 dhe pastaj nenin 114 të LPJ dhe dënimin prej 9 vitesh burgim për kontrarevolucion. Duke qenë e “meshirshme” Gjykata Supreme pa se gjygjtari Ismet Emra, i sjellshmi dhe i paanshmi e kishte stërtepëruar, dënimi u zbrit në 3 vjet e gjysmë, i cili u mbajt në tërësi, nëpër burgjet hetuese të Jugosllavisë, në mbështetje të nenit 133, pika 1 e LPJ. A thua vallë, ish-ligjeruesi i vitit të III-IV të Fakultetit Juridik, drejtimi Juridiko-Diplomatik; të vitit të III të Fakutletit Filozofik, dega Filozofi-Sociologji; të shkollës politike Qendrës Krahinore për Arsimimin Marksist “Edvard Kardel”, isht-sekretari i Sekretariatit për Marrëdhënie me botën e jashtme të KE dhe Kuvendit të KSA të Kosovës; ish-anëtar pothuaj i të gjitha forumeve që merreshin me politikën ndërkombëtare dhe pjesëmarrës me rëndësi në formulimin, krijimin dhe zbatimin e kësaj politike të vendit në tërësi, bëri sakrilegj aq të rëndë për këtë shoqëri. Po qëse besojmë në atë se është pikërisht vepra, ajo që, mund ta vlerësojë njeriun, atëherë tek Mr.Ukshin Hoti kjo çështje demanton fuqishëm pozitën dhe trajtimin e tij, si në burg ashtu edhe jashtë tij. Ç’ndodhi pastaj? Mr. Ukshin Hoti më nuk ishte i privuar nga liria. Ai tanimë u privua edhe nga e drejta për të jetuar si qenie shoqërore. Pasoi izolimi i plotë, shkëputja e çdo komunikimi me rrethin intelektual e madje edhe me atë fshatar sepse edhe kontakti thjesht njerëzor i bënte ata fajtor ndaj shtetit me pasoja shpesh here të paparashikueshme – diferencimi famoz vepronte. E detyruan që të mbyllej në një kasollë përdhese, larg syve të njerëzve në mënyrë që e vërteta tmerruese mbi gjendjen e tij të mos mbërrinte gjer tek ata. I mbetur pa as më të voglin burim të ardhurash materiale, si baba e bashkëshort, iu bë barrë gazetëshitësit 70 vjeçar – babait të tij, i cili ato pak para që i merrte duhej t’i ndante edhe me të birin. Kjo barrë peshonte shumë më rëndë mbi shpirtin e plakut sesa vitet e pleqërisë mbi shpinën e krrysur. Ia mbyllën rrugën e ekzistencës për ta lënë në varësi të plotë e të pamëshirshme materiale, ashtu siç ia mbyllën edhe të gjitha rrugët për të mos i dhënë përgjigje kurrë. Ne, intelektualët dhe studentët e kësaj BL ndihemi thellë të indinjuar për shkelje të këtillë të papresedan të të drejtave të njeriut. Përse e gjithë kjo? Duke mos dashur që partinë dhe shtetin ta identifikojmë me grupe të caktuara, tek të cilët në momente të caktuara ishte i koncentruar pushteti, besoi se më në fund do ta kuptonin se politika e ostracizmit intelektual që ushtrohej ndaj tij ishte tejkaluar për kohën dhe nuk i bënte aspak nder shoqërisë jugosllave, në emrin e të cilës edhe qe i dënuar dhe për të cilat pasoja s’pushon të jetë përgjegjës. Për gjendje të tillë të konzervuar, ku i mohoheshin edhe të drejtat më elementare njerëzore e qytetare, disa here iu drejtua organeve shtetërore e partiake. 1. Më 24 shtator 1986, iu drejtua: KK të KSA të Kosovës, kopje e kësaj kërkese iu është dërguar edhe KQ të LKJ, KQ të RSS, si dhe Kyesisë së RSFJ, Kryesisë së RSS dhe Kryesisë së KSAK. Pa përgjigje. 2. Më 25 qershor 1987 – KQ të LKJ (Komisionit për Punë Ideologjike-Teorike të LKJ), Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare të LKJ, Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme – Drejtoratit Politik. Pa përgjigje. 3. Më 18 gusht 1988 – KQ të LKJ (Komisionit për lutje dhe ankesa), ku ky komision e ka autorizuar KK të LKR, ku pohohet se Komisioni për lutje dhe ankesa i këtij Komiti ka konkluduar se komisioni në fjalë s’ka mundësi ta zgjidh problemin e punësimit tuaj të sërishëm. 4. Më 31 dhjetor, 1 janar 990 – KK të KKR Përgjigje nuk mori kurrë. Përse ky qëndrim vallë? Të kesh pranë një jetë të tillë, objektivisht të izoluar, si në karantinë, brenda katër mureve, ne intelektualët dhe studentët e BL s’mund të mos e ngrejmë zërin, s’mund të mos protestojmë. Apo ndoshta, mos vallë ky denim i paparë qëndron me mbështetje të bazuar ligjore e kushtetuese të shoqërisë sonë? Po që se është ashtu atëherë njësoj kërkojmë shpjegim nga kompetentët që të na rrëfejnë mbi “mëkatet e pashpaguara” të Mr.Ukshin Hotit, i cili do të duaka të jetë pranë jetës i pajetë. Demokracia që rrëzoi edhe murin e Berlinit dhe që po jetësohet çdo ditë e më tepër kudo e edhe në Jugosllavinë tonë; si duket është bërë nuse e mekur para dyerve të Kosovës, duke pritur kurorizimin e saj të gjatëpritur me dialog, barazi dhe me vullnet të të gjithëve që jetojnë e veprojnë në të. Dhe, ne s’mund të lejojmë më që mu pranë jetës sonë të shkelen të drejtat më elementare njerëzore. Kjo letër e hapur protestuese ësht aprovuar unanimisht në tubimin e intelektualëve dhe të studentëve të BL Kusha e Madhe, mbajtur më 06.03.1990.



Në vazhdim të kësaj letre jepen edhe nënshkrimet”. Pasojnë nënshkrimet: Emine Shala (arsimtare), Nasibe Nalli-Ahmetaj (punëtore), Fiqrije Zeqiri (e papunë), Ganimete Sejfullahu (mëssuese), Remzije Gashi (motër medicinale), Jusuf Duraku (arsimtar), Naim Hoti (i papunë), Musli Veseli (mësues), Xheladin Nalli (mësues), Ilmi Gashi (mësues), Reshat Gashi (tekn.medicinal), Abaz Ibrahimi (inxh.dipl.), Lufti Gashi (arsimtar), Adem Shala (arsimtar), Eqrem Hoti (arsimtar), Sejfulla Krasniqi (shitës), Ramadan Duraku (arsimtar), Avdyl Duraku (arsimtar), Dalip Duraku (student), Xhavit Duraku (student), Binak Nalli (elektricist), Shaban Nalli (elektricist), Jemin Dana (arsimtar), Avni Ibrahimi (student), Ismajl Ibrrahimi (student), Xhelal Hoti (student), Mehmet Morina (student), Rrustem Ibrahimi (student), Hazer Behra (mësues), Maksut Meti (mësues), Xhelil Dina (arsimtar), Manush Ibrahimi (arsimtar), Xhemajli Duraku (arsimtar), Irfan Gashi (student), Ilvi Gashi (student), Hamëz Krasniqi (student), Isuf Duraku (student), Idriz Hoti (student), Bajram Gashi (student), Sali Dellova (student), Osman Sejfullahu (profesor), Qerim Rexhepi (profesor), Gani Nalli (arsimtar), Beqir Reshiti (prof.), Fejzullah Mustafa (arsimtar), Haxhi Dellova (arsimtar), Selajdin Gashi (jurist), Ruzhdi Duraku (student), Ismail Berisha (arsimtar), Kapllan Dana (student), Kapllan Malësori (inxh.dipl.), Feim Reshiti (student), Avni Dellova (student), Gëzim Reshiti (inxh.dipl.), Ismet Nuredini (profesor), Shaban Danaj (prof.), Shaip Duraku (ekspert b.), Lulzim Sejfullahu (student), Fadil Reshiti (ekspert pyjor), Shkelzen Zeqiri (student), Ejup Hoti (student), Emine Hoti (studente), Sylejman Hoti (student) Besnik Nuredini (student), Shaban Bajrami (student), Hamëz Bellanica (student), Nasim Mamza (student), Fadil Dellova (profesor), Ali Hoti (student), Fahrije Hoti (studente), Nazim Reshiti (mjek), Jahja Hoti (student), Afrim Reshiti (student), Shaban Hoti (student), Rexhep Hoti (prof.dipl.), Gafur Hoti (student), Avdi Gashi (ekonomist), Avni Hoti (arsimtar), Imer Hoti (biolog), Ahmet Reshiti (student), Milaim Krasniqi (ekonomist), Osman Ramadani (arsimtar), Xhevdet Sadiku (arsimtar), Muhamet Malsori (profesor), Xhemajl … (mjek neurolog), Nasip Gashi (mësimdhënës), Halim …(nëpunës), Feim Malsori (prof.i kimisë), Xhevdet Duraku (ek.dipl.), Hilmi Krasniqi (arsimtar), Hasan Duraku (arsimar), Fatmir Sejfullahu (student), Adem Sadri Reshiti (arsimtar), Rasim Fazliu (mësues), Afrim Zeqiri (student), Shyqeri Gashi (student), Falorim Gashi (student), Vahid Halit (student), Bajram Duraku (student), Hazim Duraku (student), Hyzri Gashi (student), Ibrahim Bellanica (student), Muharrem Fazliu (student), Musli Fazliu (student), Sali Fazliu (student) dhe Flamur Hoti (student).



Shënimi im (Sheradin Berisha): Emrat dhe mbiemrat e personave të përmendur në listën e nënshkrimeve, janë të shkruar me dorë, prandaj ka qenë vështirë të lexohen, dhe iu kërkoj falje nëse ndonjë emër e mbiemër nuk e kam shkruar drejt. Ndërkaq, përmbajtjen e letrës e kam transponuar me pikë e me presa, ashtu siç ishte e shkruar, dhe natyrisht se aty kam vërejtë shumë gabime, drejtëshkrimore, gramatikore e sintaksore, por nuk kam bërë kurrëfar korrigjimi. Qellimi im për publikimin e kësaj letre ishte që të njihet opnioni i gjerë me përkrahjen publike që intelektualët e asaj ane i kishin dhënë profesorit Ukshin Hoti, në një kohë kur, pa të drejtë, atë e kishin braktisur pothuaj se i gjithë.

OBJEKTI I KISHËS SERBE,NË KOMPLEKSIN UNIVERZITARË !

Shkruan:Zijadin Brahimi 


Në kohen e Pushtuesit Jugosllavo-serb të udhëhequr nga Kryekrimineli dhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, përveq torturave,vrasjeve,burgosjeve,largimin nga puna, zhdukjeve të shqipëtarve,mbyelljen e çdo Instuticioni për Shqipëtarë,largimin nga Shkollat dhe objektet shkollore, nga spitalet dhe instucionet shëndetsore. Pushtuesi sërb filloi që ta ndryshojë edhe edhe fizionomin e dukjës së Kosovës,duke ndërtuar Kisha nëpër të gjithë Kosovën,edhe aty ku jetonte një familje e vetme serbe.
img_7097.jpg

Edhe objekti i Kishës serbe në Kompleksin Univerzitarë të Univerzitetit të Prishtinës,ishte në vazhden e mohimit të çdo gjëje Shqipëtare dhe Serbizimin edhe të Kompleksit të Dijes,ate të Hapsirave të Univerzitetit të Prishtinës. Edhe ky objekt,sikurse edhe vendimet tjera anti Shqipëtare. të marrura nga Pushtuesi serb,sikur janë shpallurë Jo Legale dhe Jo Legjitimesi e tillë duhet të Jetë:Objekt Jo Legal dhe Jo Legjitim,sepse titullarë i asaj prone ku është ndertuarë, kjo kishë serbe,është UNIVERZITETI I PRISHTINËS .

 Andaj,ky objektë si i tillë që është,duhet të rrënohet dhe ti lejohen hapsirat e veta Univerzitetit ”Hasan Prishtina”.

 Nëse nuk arrihet të rrënohet ky objekt,si shkak i Rexhimit të shitur që e kemi,atëhere ky objektë të Shendrrohet në: MUZEUN E KRIMEVE DHE GJENOCIDIT SERB, TË BËRË,MBI NJË SHEKULL NDAJ SHQIPËTARVE !


Bajram Gecaj paralajmëron përjashtimin e Bulliqit nga LDK-ja

img_7082.jpg


 Bajram Gecaj ka paralajmëruar kolegun partiak Dr. Shpejtim Bulliqi se tashmë është pjesë e një LDK-je imagjinare por jo në LDK-në rugoviane. “Unë kam qenë dhe jam LDK”, paska deklaruar Shpejtim Bulliqi. Ky kështu mund të vazhdoj të jetë në një LDK imagjinare të sajuar në kokën e vet, por jo në LDK-në rugoviane që angazhohet, nuk dorëzohet dhe sfidohet pandalshëm.” shkruan Bajram Gecaj. Gecaj ka paralajmëruar Bulliqin se “ Në LDK janë dhe do të mbesin ata të cilët punojnë me konsekuence dhe përkushtim për partinë dhe për realizimin e objektivave dhe qëndrimeve partiake, jo ata të cilët punën më të madhe dhe kryesoren e kanë zhvilluar mu në drejtim të kundërt. Ata të cilët, edhe pse u ishte dhënë privilegji të futeshin në listën e partisë dhe të zgjedhur nga elektorati i LDK-së, asnjëherë dhe me asnjë veprim nuk i dolën zot partisë së tyre. Gecaj vazhdon më ashpër me akuza ndaj Bulliqit duke shprehur “Po i njëjti Bulliq sipërfaqësor dhe me prirje për të gjetur vetëkënaqësi në qasjen individualiste, pavarësisht dëmeve që shkakton – akuzon liderin e LDK-së (sepse nuk po ma zë goja t’i them liderin e vet) se takimet e fundit po i bëka “për konsum të brendshëm”. Ky me spekulim shkon edhe më tutje, por jo më thellë se është dimension që nuk mund ta arrin, duke deklaruar se ofrimi i fakteve “nuk ka qenë detyrë e Kryeministrit por e Komisionit Shtetërorë”. Po nëse këto kanë qenë punë të Komisionit Shtetërorë, pse atëherë e futi hundën në këtë mes njeriu të cilin profesori i tij, Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, i nderuari Akademik Hivzi Islami, e akuzon për plagjiaturë dhe të papërgatitur, ndërsa komuna e Podujevës e akuzon per uzurpim të pronës shtetërore. Po të ishte profesionist sikurse pretendon, Bulliqi do ta përfundonte punën me prezantimin e fakteve, megjithatë ai vazhdon tutje me deklarime, akuza, sajesa dhe aktivitete kryekëput politike.” Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë lideri i LDK-së mbështet fuqishëm këtë marrëveshje.

Marko Gjuriqi paralajmëron luftë të rrufeshme për veriun e Kosovës

img_7098.jpg
Çështja merr përmasa tragjike për ne, meqë aktualisht kemi një qeveri kukull, që de fakto të kontrollueshme nga Beogradi dhe kjo e bën situatën tejet alarmante. Shih për këtë, deklaratat e Gëjuriqit duhet trajtuar si kambana alarmi.

Nga Sadri Ramabaja 



 Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën që vepron në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, atshti ka marrë fuqi prë të shpërndarë gjithandej deklarata të kësaj natyre, meqë Qeveria jonë dhe Kuvendi i Kosovës miratuan krijimin e kësaj Gjykate politike, që ka për qëllim të sjell para drejtësisë jo vetëm individët përgjejgës të mundsëm për ndonjë krim individual, por de fakto vetë UÇK si institucioni më i lartë i Lirisë që ka prodhuar Kosova, ky krah i Shqipërisë, në historinë e vetë. Në fakt, në pjesën e dytë të deklaratës, Gjuriqi vetëm e ka përsëritë deklaratën që nën dhëmbë e jashtë syrit të opinionit, e thonë edhe personalitete të alrta të partnerit qeverisës në qeverinë aktuale, prej kryemarionatës Isa Mustafa, e deri tek zyrtarët lokal të kësaj force politike. Se kush ka kryer krime në Kosovë, tashmë opinioni i gjerë e ka të qartë. Çështja është se, përmes njollosjes së UÇK-së, ndjekjes së luftëtarëve të lirisë, Gjuriqi dhe mbështetësit e tij gjithandej, përveç dëmtimit të historisë, po pretendojnë të krijojnë alibin për humbjen e Kosovës para opinionit të vet, respektivisht për një lufte blic të mundshme për veriun e Kosovës. Këto deklarata duhet ndërlidhur edhe me zhvillimet e pritshme në Republikën Serbska në Bosnjë, ku po pregatitet terreni për veprime me karakter gjeopolitik, të ngjashme me atë të Rusisë në Krime. Shih prë këtë Gjuriqi në deklaratën e tij zë në gojë shifrën irreale prej gjoja 247.000 serbëve, që gjoja na qenkan shpërngulur nga Kosova. natyrisht si Gjuriqi edhe shefat e tij, e kanë të qartë se në Kosovë , kurrë në historinë e saj, nuk kanë qenë 247.000 serbë. Kjo shifër nuk është arritur edhe pas valëve më të sukseshme të kolonizimeve të Serbisë në Kosovë , në vitet mes dy luftërave botërore. Natyrisht, këto ët dhëna ata i dinë, meqë vetë i kanë bërë të gjitha regjistrimet gjaët gjithë shekullit të kaluar, prej atij të parit – 1921 e deri tek ai i fundit, ku shqiptarët ishin të përfshirë në regjistrim – 1981. Por, në realitet kjo shifër nuk është shenuar madje as edhe në regjistrimin formal të fundit që ka kryer Serbia në Kosovë, në vitin 1991. Gjuriqi dhe shefi i tij, si pinjoll jo vetëm biologjik, por edhe ideologjik, të Milosheviqit, tek sillen tashti kaq paqësor (sic!), bëjnë sikur lufta e fundit për Kosovën të kishte ndodhur në Mesjetë, e jo në vitin 1998/1999! Janë të freskëta në memorien e opinionit publik masakrat serbe gjithandej në Kosovë, edhe ajo e kryer në Makoc, në prag të përfundimit të luftës, e në të cilën ishin pjesëmarrës shumë nga njësitet elitare, të rregullta të ushtrisë serbe, që jo pa qëllim ata i cilësonin si paramilitarë për të shpërndarë përgjejgësinë e zingjirint komandues deri tek S.Milosheviqi. Natyrisht, meqë shumica absolute e serbëve që ishin vendosur në periudha të ndryshme në Prishitnë, që nga viti 1913 e deri tek ata të fundit që ishin sjellë nga Knini në Kodrën e Diellit, disi ngjashëm me këta që po pretendojnë t’ i sjellin në Luginën e diellit në Mitrovicë, ishin kolon të vendosur në Prishtinë në periudha të ndrysheme dhe kishin marrë pjesë aktive në krime ndaj fqinjëve të tyre. Nëse shikohet koha e vendosjes së këtyre kolonëve dhe rrethimi që i ishte bërë Prishitnës nga jashtë fillimisht, për të vazhduar pastaj me lagjet brenda qytetit, lehtë është e venerueshme tendenca për të mbytur elementin shqiptar dhe për ta detyruar atë të marrë rrugët e mërgimit. Kjo kategori kolonësh, si pjeësmarrës aktiv në krimet e ushtruara gjaët luftës në vitet 1998/99, pas detyrimit të ushtrisë serbe për ta lëshuar Prishitnën dhe Kosovënm në qershor 1999, nuk ksihin si rrinin në vendin e krimit. Deklarata luftënxitëse e Gjuriqit, si kjo e fundit, edhe ato pararendëset, kanë prapavijën e vetë politike. Strategjia serbe tashmë është e lexueshme. Çështja merr përmasa tragjike për ne, meqë aktualisht kemi një qeveri kukull, që de fakto kontrollohet nga Beogradi dhe kjo e bën situatën tejet alarmante. Natyrisht ky është një fakt shtesë përse opinioni publik do të duhej të bënte presion për rënjen e kësaj qeverie, ndërkaq Kombi të reagoj si një trup i vetëm për mbrojtjen e interesave jetike, nëse e lyp nevoja. Shih për këtë, deklaratat e Gëjuriqit duhet trajtuar si kambana alarmi.

“Tërmet” në skenën politike, këtë muaj do të ngriten aktakuza për “peshqit e mëdhej”


img_6969-1.jpg

Fillimi i kompletimit të Task Forcës hetuese të BE-së për Kosovën.Gjykaten Speciale dhe emërimi i kreut të kësaj Task Force javën e kaluar, ka sjellë edhe paralajmërimin për mundësinë e ngritjes së aktakuzave të para për të dyshuarit potencialë gjatë këtij viti. Njohësit e fushës së sundimit të ligjit, ekspertët e drejtësisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, krijimin e kësaj situate të re e shohin edhe si një rrezik për tronditje serioze të skenës politike, për faktin se ka paralajmërime që nga aktakuzat e Gjykatës Speciale, kësaj radhe nuk do të shpëtojnë “peshqit e mëdhenj” të politikës. Kapja e “peshqve të mëdhenj” po shihet si argumenti më i fuqishëm, i cili krijon terren edhe për hapje të rrugës për integrime evropiane për Kosovën. Ndryshe, pa u futur në burg njerëzit e fortë të politikës dhe të biznesit oligarkik, të cilët po e mbajnë këtë vend peng, dera drejt Evropës mbetet e mbyllur. Ky kusht tepër i rëndësishëm iu bë i qartë të enjten edhe Shqipërisë nga BE-ja, prandaj e njëjta gjë vlen edhe për Kosovën. Ata që iu fshehën drejtësisë, nuk mund ta shpëtojnë lëkurën Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adlum Ramadani thotë se emërimi i kreut të Task Forcës Speciale Hetuese të BE-së në kryeprokuror të Gjykatës Speciale tashmë i ka hapur shtigjet e fillimit të procesit për ngritjen e aktakuzave të para ndaj ish- të dyshuarve nga radhët e UÇK-së. Pohimin nga ana e tij, se aktakuzat e para do të vijnë më së largu deri në fund të vitit e konsideron si tendencë për t’ua bërë të qartë personave në fjalë se drejtësia është në prag të derës dhe se është çasti fundit i tyre për t’u distancuar nga raportet dhe pozitat politike që ata ushtrojnë në institucionet publike. “Vizita e tij në rajon do të ketë mesazh të qartë për ata të cilët për vite me radhë u fshehën nga drejtësia me pozita shtetërore, duke shfrytëzuar imunitetin politik karshi ndjekjes penale nga ana e organeve të drejtësisë. Pohimet se Gjykata në fjalë do të ballafaqohet me probleme të shumta janë thjesht tentativë për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga ngjarjet aktuale politike, pasi e njëjta tashmë ka të ndarë buxhetin e saj, selinë dhe prokurorët/gjykatësit ndërkombëtarë që do të mundësojnë kushte të favorshme për gjykim të drejtë dhe të pandikuar nga aktorë politikë vendorë”, spikati Ramadani.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...