Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/09/27

Cikel poetik nga Perparim Hysi

Nga cikli  me  poezi  "Kohë djalërie"
Nga Përparim   Hysi
1.  NJë mikeje
Tri sërë me urupa, varur mbi jelek
Do ta pi me kupa, syrin se m'u tek
Si e "piva" syrin, unë seç bëj me tutje
Zë edhe "pi" gjirin, se jam mbushur huqe.
Kam "huqe të rënda", o  e mira  mike!
A s'e sheh? U çmënda për ty, shpirtka ime.
"Pi" e "pi" u "deha", jam, i tëri xurxull
Dhe, mandej, u "shkreha", me ty, moj e bukur.

2.SODITJE
"Pllaja" që shoh nga prapa ( ka"lëndinën" për matan)
Për "lëndinën" më zu vapa, djersët çurg më shkojnë, moj xhan!
Në "lëndinë" dikur "kullota" dhe nuk e harroj ende
Duket se me të s'u "ngopa", e kërkoj ende sepse...
Sepse shije aq më pati, ndaj dhe goja më shkon lëng
S'e harroj atë çast mjalti, gati "çasti" po më çmënd.
Dua të ulem shesh mbi të, të"kullot" me nge, azat
Grriq-grriq një lemzë me zë, se më kot s'jam djalë në vakt.
3.Nudo
Trupin tënd lakuriq
Sa e pashë, mendja-eksiq!
Sepse iku dhe kaptoi
Pa më thuaj, ku qëndroi?!
Domosdo, qëndroi tek ti
Se nuk mbahej në burgji
Se cullak gjithë nishanet
Mua, po më zunë "alarmet"
Shfaqen supet, shfaqen gjiret
Dhe me radhë të gjitha hiret
Pupu! Se si u bëra?!
Gati të më binte cërma.
Gati- gati u xhindosa
Pas "nishanesh" krejt u sosa.
Më la mendja, shkoi e iku
Lakuriqja  keq më fshiku.
4. TI!
Ti je dhe lulja, dhe parfumi, dhe aroma
E bukur je si një Afërditë!
Unë dua që të t'i puth ato buzë të njoma
Se vetëm, kështu,  mbushet imishpirt.
Ke një dlirësi që të bën për vete
Buzëqeshjen me kripë dhe të ndruajtur
Dukesh sikur ke ardhur nga të tjerë planete
Ndaj, sa të shoh, bëhem si i "luajtur?!"
Mendja më ikën dhe merr arratinë
Liruar nga burgjitë dhe sikur bredh hergjele
Se nuk e suporton dot bukurinë
Aq më ke magjepsur dhe kam sepse...
5. "A T O?!!!"
Çdo emër si një shtrëngim zemre
Asnjërën prej tyre nuk mund të veçoj
Ah, sa e madhe është bota e një femre
Do të isha sharlatan që këtë ta harroj.
Secila prej tyre kish sharmin e vet
Dhe "erën" a aromën e veçantë kish secila
Me to qe  mbushur imja jetë
Ndaj kam të drejtë që të flas me superlativa.
Kështu po bëj, se  e meritojnë
Të dallosh dikë, bën veç mëkat
Flas për femra që dinë të dashurojnë
Se kurrë dashurinë s'e kam kërkuar si mëzat.
Diçka në zemër për to kam ndjerë
Dhe ndjenja ka qenë reciproke
Ndaj çdo njërën prej tyre e kujtoj me nder
Dhe nuk lë vend për ekuivoke.
            Tiranë, 27 shtator 2016

2016/09/26

MPJ në mbrojtje të gjeneral Kadri Kastratit dhe Liderit të LVV z.Albin Kurtit, kërkon maturi nga partitë maqedonase

MPJ kërkon sqarim nga Ambasadori maqedonas në Prishtinë për atë që e ka cilësuar si gjuhë tendencioze në fushatën parazgjedhore në raport me Kosovën dhe personalitete të saj.
Image result for albin kurti





“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sot ka kërkuar sqarim nga Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë për zhvillimet e dy ditëve të fundit në shtetin fqinj, ku për qëllime ditore të fushatës parazgjedhore atje po apostrofohen personalitete nga Kosova dhe emri i shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.

Në kërkimin e sqarimit për Ambasadorin nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së, Albert Prenkaj është shtruar nevoja që të ketë zyrtarisht një përgjigje nga shteti i Maqedonisë përkitazi me një gjuhë aspak demokratike që nuk i shërben ruajtjes dhe kultivimit të marrëdhënieve shumë të mira miqësore mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Image result for kadri kastrati
“MPJ kërkon nga partitë politike maqedonase, dhe politikanët në pushtet ta shmangin Kosovën dhe personalitetet e saj nga fjalori i përditshëm i fushatës parazgjedhore dhe që të ruajnë edhe më tej frymën e mirë të bashkëpunimit si dy shtete fqinje”, thuhet në njoftim.

Deri tek reagimi i MPJ-së vjen pas deklaratave nacionaliste të deputetëve të VMRO-DPMNE në Parlamentin e Maqedonisë dhe mediave maqedonase ku janë apostrofuar emrat e Gjeneralit Kadri Kastrati dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti

18 vjetori i Masakrës së Abrisë

masakra-780x439
Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë 1998-1999. Në këtë ditë u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajshe e deri në 94 vjeçare.
abria
Nga 25 shtatori, familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe. Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe. Me këtë rast ishin dëgjuar të shtëna armësh e britma njerëzish.
Të gjithë ishin qëlluar në kokë nga afërsia dhe ishin masakruar derisa po përpiqeshin të iknin nga sulmi. Trupat e të ekzekutuarve tregonin dëshmi të qarta të një kasaphane.
Ymer Deliu rrëfehet për gjetjën e 16 viktimave të masakrës së Abrisë së Epërme


masakra



Një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më trishtuese që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës është lufta e fundit që ka ndodhur.

Arkivi i Redaksisë Pa Rrotlla.net ju sjellë videon ,ku mund të dëgjoni rrëfimin e Ymer Deliut për tmerrin që ka parë në masakrën e Abrisë .


Klikoni : Ekskluzive Masakra e Abrisë së Epërme

https://www.youtube.com/watch?v=KL-YhO-L0g0

abri1.jpg (23773 bytes)A few months old baby was found covered with a blanket in Abri e 
Epërme Village of Drenica. The baby was one of the members of 
the Delijaj family that was killed. The serbian authorities claimed 
that only terrorists were killed. Does the above victim look like a 
terrorist?
abri5.jpg (24868 bytes)
In fact, on December 11, 1998, the international observers were 
not allowed by the serbian police to visit this village.
abri2.jpg (16500 bytes)
Another member of the Delijaj family
abri3.jpg (23537 bytes)
The third member of the same family.
abri4.jpg (18505 bytes)
No comment.
abri7.jpg (20916 bytes)
Slit throoats...
abri9.jpg (23335 bytes)
Spilled brains...
abri8.jpg (20504 bytes)
No comment...
abri6.jpg (32521 bytes)

Sot – 25 vjetori i Referendumit për Pavarësinë e Kosovës


Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Joana Qeleshi


Toka e Lalzit/ Manjani “lumë” shkarkimesh: Asnjë tolerancë!
MANJANI PARALAJMËRON ARRESTIME TË TJERA NË RADHËT E GJYQSORIT
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shkarkuar përfaqësuesin e Avokatit të Shtetit, ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Joana Qeleshi si dhe ka kërkuar shkarkimin e juristes së Bashkisë Durrës.
Para gazetarëve Manjani bëri publike rezultatet e hetimit administrativ ku rezulton: “Kemi përgjegjësi të rëndë ligjore që nis nga gjykata e Durrësit. Ajo ka gabuar shumë rëndë proceduarialisht. Kam vendosur të nis procedim disiplinor për shkarkimin e gjyqtares në KLD.  Është vendim shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit.Gjykata bëri gabim që injoroi zyrën e kthimit të kompensimit të pronave. Vendimi nuk duhej dhënë nga një gjykatës por nga trupë gjyqësore prej tre gjykatësish.
Nuk lihet pa përgjegjësi as bashkia Durrës as Avokatura e Shtetit që duhej ta kishin ankimuar.
“Nëse gjykata bëri gabim me vendimin ata nuk e ankimuan” tha Manjani
Manjani kërkon dhe shkarkimin e drejtuesit të avokaturës së shtetit në Durrës i cili ka qenë nuk ka ankimuar vendimin në gjykatë duke e bërë këtë vendim të hyjë në fuqi.
Palë në proces ishte dhe bashkia e Durrësit dhe Manjani i kërkon të marrë dhe ajo masat si bashkëpërgjegjëse për këtë
“Avokatja e shtetit të thellojë analizën në institucionin që drejton. Që nga ky moment drejtuesi i avokaturës së shtetit në Durrës është i shkarkuar. Gjithashtu dhe juristi. Asnjë lloj tolerance. I kërkoj bashkisë Durrës të analizojë dhe shkarkojë juristët që kanë lënë këtë cështje të hyjë në fuqi”

Visar Ymeri: Referendumi ra në vesh të shurdhët ndërkombëtarisht, gjë që çoi tek Lufta Çlirimtare

Në një postim me rastin e 25 vjetorit të Referendumit të Kosovës për pavarësi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thekson se ende nuk janë njerrrë mësimet e duhura nga ai zhvillim historik, i cili atëherë nuk u përfill nga bashkësia ndërkombëtare, çka çoi në luftën çlirimtare, ndërsa sot Kosovës i ndalohen referendumet.

Ja statusi i plotë:

Përkujtojmë sot 25 vjetorin e Referendumit për Republikën e Kosovës. Në atë referendum qytetarët e Kosovës morën pjesë masivisht, 87.01%, e prej pjesëmarrësve, 99.87% votuan PËR. Ajo votë ishte shpallje e vullnetit për liri të një populli të shtypur e të diskriminuar nën Jugosllavi, të një populli të rënë pre e hegjemonisë shoviniste dhe e racizmit shtetëror të Serbisë. Ajo votë në referendum ishte përpjekja demokratike për çlirim kombëtar, përpjekje e cila ra në vesh të shurdhët ndërkombëtarisht, gjë që çoi tek Lufta Çlirimtare. Mësimi është i vlefshëm ende sot, në kohën kur referendumet po i lejohen shtypësve, por nuk po i lejohen të shtypurve. Ky mësim është i tillë: Asnjë popull në botë, pra as shqiptarët, nuk durojnë të jenë të pabarabartë. Nuk durojnë të trajtohen si kusur, për shuarjen e apetiteve gjeopolitike të tjetërkujt. Çdo përpjekje për normalizim të pabarazisë, të diskriminimit, apo të heqjes së sovranitetit të një populli, në këtë rast popullit tonë, e cenon të ardhmen paqësore të regjionit. Ndaj të mos përsëritet gabimi që u bë duke mos e dëgjuar zërin e të shtypurve, në Referendumin për Republikën e Kosovës në vitin 1991.

Shpallja e pavarësisë më 2008, pa e përfshirë popullin në të as si përpjekje çlirimtare e as si aktualitet demokratik, bëhet një zë i pavarësisë paradoksalisht i shkëputur nga trupi e nga truri që kanë nevojë për atë pavarësi. Ky zë i shkëputur nga trupi e nga truri i kombit, flet fjalët e tjetërkujt. Ajo shpallje e ka futur Kosovën në një proces dialogu pa principe e të pakushtëzuar, a thua se dekadat e diskriminimit, shtypjes dhe racizmit, na qenkan shkaktuar si pasojë e mungesës së komunikimit mes palëve. Ne e dimë se ai racizëm e diskriminim rrënjët i ka në prirjen e një segmenti të rëndësishëm të politikës serbe për të hegjemonizuar Ballkanin Perëndimor, dhe pa u këputur ato rrënjë, asnjë dialog nuk mund të prodhojë normalizim, pasi do të mbetet dialog mes kasapit edhe viktimës.

Sot, qeverisja e Kosovës është bërë qeverisje kompromisesh me Serbinë. Është lëshim pe e shpesh edhe gjunjëzim para saj. Por sot populli është i gatshëm që të marrë pjesë në çështjet kryesore të Republikës, pavarësisht se e drejta për referendum po u mohohet me kushtetutë. Këtë gatishmëri po e tregon me pjesëmarrje në protesta, ku masivisht dhe vendosmërisht e ka ndalur këtë Qeveri në jetësimin e planeve të përbashkëta me Serbinë, sigurisht të dëmshme për Kosovën.

Shkaku i Kosovës, SHBA bllokojë zgjedhjen e Vuk Jeremiqit për Sekretar të OKB-së


jeremic
Vuk Jeremiç, kandidat i Serbisë për sekretar gjeneral të OKB-së, sot është renditur i dyti pas raundit të pestë të votimit, teksa në vendin e parë edhe më tej vazhdon të jetë ish kryeministrit portugez, Antonio Guteresh.
Guteresh ka marrë 12 vota pozitive, dy negative dhe një votë të papërcaktuar, ndersa Jeremiç ka pasur tetë vota pozitive, gjashtë negative dhe një të papërcaktuar.
Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak në raundin e pestë ka marrë tetë vota pozitive, tetë negative dhe asnjë të papërcaktuar.
Raundi i kaluar ishte mbajtur më 9 shtator dhe atëherë ish kryeministrit portugez sërish ishte i pari, derisa Jeremiq ka arritur rezultatin më të mirë deri me tash – ishte i treti me dy vota pozitive më shumë së më parë.
“Nga 26 shtatori shpejtohet ritmi i zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, pasi që pas raundit të pestë të votimit joformal, më 3 tetor do të mbahet votimi i fundit, ku vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit do ta kenë pasqyrën e qartë të votave”, shkruan “Danas” , transmeton lajmi.net.
Por, duket që Jeremiqit nuk i hynë fare në punë këto vota, pasi që SHBA-të do ta bllokojnë zgjedhjen e tij për shkak të Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...