Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/14

Mbi një milion shqiptarë emigrantë në BE




Jetojnë rreth 20 milionë emigrantë në Europë, shifër e barabartë me 4% të popullsisë së 26 vendeve të BE-së

Komisioni Europian botoi raportin e tretë vjetor mbi azilin dhe emigracionin. Në të Shqipëria përmendet vetëm një herë: “Grupet me numrin më të lartë të rezidentëve në BE me kombësi nga vende të treta në 2009 ishin Turqia (rreth 2,4 milionë), Maroku (përafërsisht 1,8 milionë) dhe Shqipëria (rreth 1 milion banorë)” lexohet në raportin e Brukselit, të paraqitur ditën e premte, më 1 qershor, nga Komisionerja për Punët e Brendshme në BE Cecilia Malmström.
Një projektim ortografik i globit, ku tregon Bashkimin Europian dhe shtetet e saj anëtare (jeshile).
Sipas këtij raporti në vitin 2011, gati 10% e emigrantëve të botës, rreth 20 milionë persona, shifër e barabartë me 4% të popullsisë së 27 vendeve të BE-së, banojnë rregullisht në këto vende. Ndërsa në të gjithë botën numri i emigrantëve llogaritet të jetë 214 milionë.

Dokumenti thekson rëndësinë e fenomenit të emigracionit në zhvillimin e kontinentit të vjetër europian. “Edhe më një tregues papunësie rreth 10%, shkruhet në raport, shumë shtete anëtare kanë mangësi krahu pune në disa sektorë për arsye të ndryshme”. Nga një sondazh i Eurobarometrit, i paraqitur së bashku me raportin, 68% e europianëve mendojnë se emigrantët e rregullt duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta të qytetarëve europianë. Por vetëm 42% e të anketuarve mendon se emigracioni duhet nxitur edhe për të përballuar plakjen e popullsisë dhe mungesën e krahut të punës. Shumica e personave të pyëtur, 53% mendojnë se emigrazioni pasuron ekonomikisht dhe kulturakisht vendet pritëse.

Emigracioni ilegal gjatë vitit 2011 ka shënuar këto shifra: 343.000 personave u është mohuar mundësia e hyrjes në një vend të bashkimit Europian (-13% në krahasim më një vit më parë); 468.500 persona janë ndaluar pasi kanë arritur të hyjnë në mënyrë të paligjshme në një vend anëtar (në vitin 2010 kanë qenë 505.000).

Gjenerali shqiptar,ish presidenti shqiptar Alfred Moisiu:Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën veç çështje kohe


Kohë më parë  ish-presidentit Alfred Moisiu se ‘Kosova është thjesht krahinë e Shqipërisë’, ai është bërë një figurë interesante për mediat shqiptare. Në një intervistë dhënë për agjencinë ‘Kosovapress’, ai e ka shtyrë edhe më tej idenë e tij duke u shprehur se “bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është thjesht çështje kohe”. Po botojmë një pjesë të intervistës së tij dhënë për këtë agjenci.

Zoti Moisi ç’mendim keni për politikën e Tiranës e Prishtinës, a po u përgjigjen rrethanave të kohës?

Tani, sigurisht mes Tiranës e Prishtinës në radhë të parë ka një lidhje shpirtërore, sepse si Tirana e Prishtina janë dy kryeqendra të të njëjtit komb e të njëjtit popull, pavarësisht se si historia na ka ndarë. Megjithatë, unë mendoj që këtu ka vend për të përmirësuar punën dhe disa gjëra duhet të bashkërendohen më mirë për të zgjidhur më mirë problemet tona, sepse sido që të jetë, ka shumë gjëra që mund të bëhen ende më mirë.

Zoti Moisi, deklaratat tuaja se Kosova është krahinë e Shqipërisë kanë nxitur debat. Si i komentoni reagimet?

Kam thënë një gjë që është realitet. Nuk shpika gjë, vetëm fola për një problem që të gjithë jemi dakord dhe e dimë që kështu është, sepse në fund të fundit Kosova është një krahinë e Shqipërisë, siç janë edhe pjesët e tjera. Por flas për Kosovën, sepse Kosova e ka fituar pavarësinë e saj dhe le të kuptohet se Shqipëria është copëtuar dy herë, një herë pas Kongresit të Berlinit dhe në mënyrë të veçantë është copëtuar shumë më 1913-ën nga vendimi që mori Konferenca e Londrës. Bile është e njohur që sekretari i Shtetit të Britanisë së Madhe në atë kohë, kur shkoi të raportonte në Dhomën e Komunave pse u mor ai vendim nga Fuqitë e Mëdha, tha se ishin të detyruar të bënin padrejtësi për të kënaqur aleatët, se ndryshe nuk do të kishte zgjidhje. Në fakt unë thashë edhe në akademinë e 5 Majit se Europa me këtë rast, për rastin e Kosovës e kam fjalën, që mbështeti dhe ndihmoi luftën dhe pavarësinë e Kosovës, shleu një detyrim e gabim që ka bërë ndaj kombit shqiptar më 1913-ën.

Do të thotë se duhet bashkuar. Mund të na thoni se kur, e si?

E thash edhe në Prekaz që, si dhe kur – kjo është çështje kohe, sepse nuk mund të bëhet menjëherë. Por në fakt elementet e bashkimit kanë filluar. Ato fillojnë nga ekonomia, fillojnë nga vendimet ndërkombëtare të përbashkëta, por ende Kosova është një vend që nuk është njohur tërësisht dhe nuk është pjesë e organizatave ndërkombëtare, si OKB-së, etj. Pra kur Kosova të arrijë të bëhet pjesë e OKB-së dhe pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian, ku synojmë edhe ne të anëtarësohemi, sigurisht atëherë do të jetë më lehtë për të koordinuar veprimet dhe për të bashkëpunuar. Këto forma bashkëpunimi qojnë drejt një bashkimi, në fillim kulturor, mandej ekonomik, por në të ardhmen mund të bëhen edhe bashkime tjera, në një mënyrë të konfederatës. Këtë punë koha sigurisht se do ta mësojë, por që ne duhet të shkojmë drejt asaj, sepse është vërtetë një diçka e pakuptimtë, sepse kemi qenë dhe jemi një komb dhe zhvillimet e ndryshe historike e vendimet e gabuara të tjerëve na copëtuan. Pra ne nuk kërkojmë dhe nuk ngremë zërin për një diçka të padrejtë, por për një padrejtësi që i është bërë kombit dikur.

Politikanët thonë se bashkimi do të ndodhë në Bashkimin Europian…

Mbase ky është hapi i parë. Pra integrimi në Bashkimin Europian do të jetë hapi i parë sigurisht, pastaj vijnë veprimet e tjera.

A ka rrezik që deklaratat për bashkim të shqiptarëve të nxisin edhe idenë për ndarje të veriut të Kosovës?

Mendoj se ky rrezik nuk ekziston. Pse nuk ekziston? Për faktin se kur kam pasur kontakte ndërkombëtare në nivelet më të larta, edhe pasi jam larguar nga detyra e kryetarit të shtetit dhe u kam thënë atyre se nëse do të vijë një situatë që duhet ndarë veriu i Mitrovicës, atëherë ngrihet edhe problemi i jugut të Serbisë. Pra ajo pjesë duhet të bashkohet me Kosovën. Mirëpo ne dimë që edhe në Maqedoni ka 800 deri 900 mijë shqiptarë. Atëherë nuk e di se çdo të ndodhte me Maqedoninë, pa folur për vendet e tjera të rajonit. Unë them se nuk është në interesin e askujt që të bëhen këto copëtime. Nëse bëjmë fjalë për bashkim, ne kemi fjalën për gjërat që janë tani. Shqipëria është dhe ka kufijtë e saj edhe Kosova ka kufijtë e saj. Nuk bëjmë fjalë tani për të ndërhyrë tek të tjerët.

Në vend të përkujtimit :Adnan Abrashi


Kosova do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!

Image result for adnan abrashi

Nga Adnan Abrashi



Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtet do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!

Mjaftë kritikues të qëllimshëm tendencioz, apo (pseudo) intelektual të lajthitur “modernist”, të cilët bashkimin e dëshiruar të shqiptarëve e shohin në Evropën e Bashkuar, pas disa deklarimeve të fundit të ish presidentit të Shqipërisë, Alfred Mojsiu, se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, të gjithë ata këtë herë, në opinionet e tyre reaguese, ngarendin të thirren në tendenciozitetin ofendues të kësaj deklarate që i bëhet dinjitetit shtetëror dhe integritetit territorial të shtetit ahtisarian dhe multietnik të Kosovës. Bile-bile, disa prej tyre, shkojnë aq larg, saqë kuptimin e saj e ngjasojnë sikur me qëndrimin zyrtarë të Serbisë, se Kosova kinse është krahinë e pandashme e integritetit territorial të saj.

Fatkeqësisht, kësi biçim (b)analistësh gazetaresk, kemi pasur në çdo kohë dhe me bollëk. Sa herë që nga ndonjë autoritet me ndikim aktualizohej në opinion çështje e bashkimit të trojeve shqiptarëve, me analizat dhe reagimet e tyre verbuese, degraduese, aspak vizionare dhe tërësisht antikombëtare në këtë drejtim, prezenca kujdestare e tyre vërehej kudo, e posaçërisht në disa medie me politika te ngjashme redaktuese.

Duke u mbështetur në funksionimin e përhershëm dhe të pacenueshëm të ligjit të të kundërtave, i cili si proces vepron kudo në natyrë, këto kundërshtimet e tyre ndaj kësaj kauze, unë do t’i konsideroja vetëm si një tarafi tjetër i poleve antagoniste të këtij ligji në veprim, nga i cili fërkim, patjetër do të lirohet nxehtësia. Nxehtësia si reagim emocional i shumicës së dominuar, e cila detyrimisht në fund të këtij procesi, do ta prodhoj “produktin e ri” të shumëpritur final. Andaj, në këtë drejtim, aspak nuk kanë rëndësi çfarëdo qëndrime (pseudo)intelektuale të disa individëve patologjikisht të verbuar nga politikat ditore, e, as ato të atyre ekstremistëve të padjallëzuar nacionalist shqiptar se, qysh nesër, pas 6 muajve,1 viti, apo diçka të ngjashëm si shpejtë, do ta kemi një Shqipëri të Bashkuar Natyrale. Kryesore për ne është se fërkimi ka filluar kaherë dhe nxehtësia si efekt po lirohet. Në këtë fazë progresive si proces, shumë me rëndësi është që të arrihet DETABUIZIMI i bindjes sonë të gabuar kolektive e cila në formë të frikës së prodhuar nga dhuna e ushtruar afatgjate dhe përmes marketingut të sofistikuar politik të armiqve tanë, është rrënjosur thellë në nënvetëdijen tonë kolektive si mohim. Kohën e fundit, nga armiqtë tanë të brendshëm dhe ndërkombëtar, si “anti-dampingu” më i rrezikshëm në këtë drejtim, me sukses po na lansohet ajo ide iluzore, kinse ky bashkim i yni gjithëshqiptar, do të realizohet tek në Evropian e Bashkuar?!

Rreth deklaratës së z. Alfret Mojsiut

E, çfarë mëkati, pra, na paska bërë me këtë deklaratë z. Alfred Mojsiu,.?

Pa dashur që në detale të merrem me faktet të shumta teorike dhe praktike që edhe më tepër do ta favorizojnë këtë thënien e tij pompoze se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, unë këtu si argument të fuqishëm do ta kisha përmendur vetëm një detal të rëndësishëm dhe të pamohueshëm historik:

Që nga viti 1912, kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja deleguese përfaqësohej nga të gjitha trojet shqiptare, duk përfshirë edhe ato që ishin të pushtuara nga ushtritë e vendeve ballkanike që i dha këtij kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Më 4 dhjetorë të po këtij viti historik, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, midis 63 delegatëve të të gjitha viseve (krahinave) shqiptare, 16 ishin nga krahina e Kosovës, nga kryeqendra e saj e Shkupi dhe nga qytetet tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte asnjë postë shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitetet tjera nga Kosova dhe krahinat tjera të pushtuara shqiptare, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilësinë e kryetarit të Pleqërisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që ishte caktuar si ministër i Bujqësisë. Në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, më vonë, përpos Vehbi Agollit, nga Kosova dhe krahinat tjera shqiptare u zgjodhën edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga.

Pra, në atë kohë të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28.11.1912), të gjithë këta 63 delegatë, nuk përfaqësonin ndonjë territor administrativ-politik të veçantë, por vise dhe krahina të banuara me popullatë shqiptare të cilët në mes veti i lidh gjaku, gjuha dhe kultura e përbashkët.

Edhe pse debati rreth kësaj deklarate të z. Mojsiut ende vazhdon, nga ana tjetër, Këshilli drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, me motivacionin se është figurë e rëndësishme e integrimeve mbarëshqiptare, i dëshmuar për angazhimin konstruktiv në kohën sa ishte president dhe angazhimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ish- presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shpallur anëtar nderi të këtij Instituti.

Nuk thotë kotë populli se, “Tupani bie për ata që kanë veshë”, e kush sot i ka ato në terezi, le të tentoj së paku “të dëgjoj” sa më mirë. E, sa për “të kuptoj” sa më drejtë, mbase kjo për shumicën do të vije tek më vonë

Krejt në fund, pa marr parasysh a dëshiron dikush ta pranoj këtë realitet apo jo, rrugë e jona e realizimit të bashkimit kombëtar, veç ka nisur kaherë. Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtet do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!

Ish ambasadori britanik në Serbi, serbofili Ivor Roberts, kërkon që Kosova të ndahet!

Ish ambasadori britanik në Serbi, serbofili Ivor Roberts, thotë se për Kosovën duhet të gjendet zgjidhje e re pasi, sipas tij, më pak se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën.


Roberts tha se zgjidhja më e logjikshme do të ishte ndarja e Kosovës dhe që pjesa veriore mbi lumin Ibër t’i takojë Serbisë.

Ai bëri thirrje për një lloj të Kongresit të ri të Berlinit “në të cilin kufijtë e AVNOJ-it do të definohen sërish, për të krijuar shtete afatgjata dhe stabile”.

“Për ata që thonë se ky është regres dhe koncesion ndaj nacionalizmit, unë do të thosha se kjo është ajo që besimi në vetëvendosje ka ofruar në këtë rast. Nuk duket e arsyeshme t’i lejohet vetëvendosja Kosovës e jo pjesëve serbe në Kroaci e në Bosnje”, ka thënë Roberts për Politika të Beogradit.

Roberts ishte ambasadori britanik në Beograd nga viti 1994 deri në vitin 1997.

Skandali/Ja si mashtrojnë Eni Çobani dhe Lolita e Leskovikut!



Ndoshta e paska ne gjeneze, ndoshta e shet veten lire kur ndodhet ne situata kritike.

Nje nga tre administratoret e faqes sociale “Lolita” , perkatesisht 23 vjecarja Lorena Hida eshte perfshire ne nje tjeter skandal mediatik.

Ne dhjetor te vitit 2012, studentja konviktore e aktrimit Lorena Hida i vetëofrohet juristes Eni Çobani per nje nga rolet bajate te rradhes ne programin “Shihemi ne gjyq”.

Megjithese 19 vjece, leskoviqarja hallexhije interpreton rolin e nje gruaja te abandonuar me nje femije te vogel.

Aktorja leskoviqare harron qe eshte vetem 19 vjece dhe llogaritë nuk i dalin.

Pretendon se ish i dashuri i saj e ka lene shtatzane para 10 vitesh dhe iken ne Itali.

Nderkohe, skenari shkruar keq, na tregon nje Lorene (Lolita) qe paska pjelle kur ishte vetem 9 vjeçe.

Gjithesesi ne fund te programit, Lorena Hida u pagua me 80 mije leke dhe me me keto para beri oferten e celularit e pastaj u ul dhe hapi profilin e saj Lolita.

Per me shume ndiqni kete farse.

Ky eshte çvirgjerimi i dyte i Lolites brenda 24 oreve!





Nga: Robert Qafzezi : Enver Hoxha financoi revoltat në Francë


Jaques Jurquet është një personazh që ka luajtur një rol të veçantë në lëvizjen e ektremizmit të majtë në Francë, e cila arriti kulmin në maj 1968 në Paris. Jurquet në një moment të caktuar u bë një lloj “detonatori” i revoltës së majit 1968 në Paris i “maoizmit” nën influencën dhe ndihmën personale të Enver Hoxhes natyrisht nën “kupolën” ideologjike dhe financiare të Kinës.Ky personazh dilte nga radhët e rezistencës kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, ish-anëtar i PCF (Partisë Komuniste Franceze), krijuesi i Partisë Marksiste-Leniniste Franceze, njëra nga celulat më pikante dhe efikase franceze në historinë e të majtës franceze.

Ai mbetet akoma sot në moshën 86-vjeçare një parabolë e padevijueshme e ekstremizmit të majtë në Europë. Ai është themeluesi dhe kryeredaktori i gazetës “La Nouvelle Humanite”, e cila u nxorr jashtë ligjit pas revoltës së majit ’68 në Paris. “La Nouvelle Humanite” u financua me fondet kineze nëpërmjet Enver Hoxhës.Ai është ndër të tjera autori i librit “Le contre courant” (kundër rrymës), i cili u ndalua në Francë dhe shtëpia botuese u “plastikua” nga forcat e ekstremit të djathtë francez. Jurquet u detyrua të qëndrojë për rreth 30 vite me radhë si klandestin në Francë dhe sot akoma e ka të ndaluar të futet në territorin e Zvicrës nën akuzën e “spiunazhit me Kinën”.

Ju jeni një personazh “legjendar” i (M-L) francez, por ajo që do të më interesonte për të saktësuar më mirë në historinë e “maoizmit” të asaj kohe është roli dhe efikasiteti i Hoxhës në atë kohë. Ju e keni njohtur nga afër atë.

Por sot në moshën që kam, jam 86 vjeç dhe nuk dua të flas për të vdekurit.

Do të thoja për të “gjallet ” që ta kuptojnë më mirë aktualitetin e historisë së tyre. Siç ju kam thënë unë vij nga ajo “botë” dhe kam kaluar rininë time në Shqipëri nën regjimin e Enver Hoxhës.

Unë kam pasur dhe vazhdoj të kem një simpati të veçantë për karakterin shqiptar. Ju shqiptarët keni diçka të veçantë nga të tjerët, jeni kokëshkretë. Unë i kam shkruar historitë e mia në më shumë se 25 libra.

Le të flasim për Enver Hoxhën. Si ishte ai dhe ç’ju lidhi me të ju si francez?

Enveri ishte një burrë i gjatë i qeshur, por me hije të rëndë. Kur fliste ai duhej vetëm ta dëgjoje dhe të heshtje, nuk mund tja ndërprisje fjalën. Duhej të flisje vetëm kur ai ta jepte fjalën. E kam akoma të gjallë figurën e tij. Kam pasur rastin të njoh të gjithë të tjerët e PPSH-së si Mehmetin, Hysniun, Viton, Nexhmijen, Ramizin, bile edhe Kadarenë.

Kadarenë?!

Po, po, shkrimtarin Kadare, që jeton në Francë.

Kadarenë e keni takuar në atë kohë?

Po i kam shtrënguar dorën, ishte me ta në pritje. Ishte vitrina e Enverit. I kam lexuar librat e tij dhe më pëlqejnë shumë.

Le te kthehemi tek biseda jonë, tek “maoizmi” dhe roli i Enverit ne Francë.

Ju e dini që Enver Hoxha krijoi një “frakturë” ideologjike në kongresin e XX në Moskë. Ishte një akt i madh i guximshëm në levizjen komuniste internacionale. Një pjese e PCF-së ishte zhgënjyer nga Moska dhe kishte rënë nën influencën e “maoizmit”, por edhe kjo pjesë ishte e ndarë në dhjetra pjesëza të vogla tepër “pikante” nga pikpamja ideologjike të cilat nuk ishin dakort midis tyre. Ishte nje kostelacion celulash marksiste-leniniste. Në këtë kohë influenca “maoiste” kishte filluar në elitën e profesorëve të “Sorbonne”-s në Paris.

Me profesorin Lui Altthusser?

Po dhe shumë të tjerë.

Jean Paul Sartre?

Më vonë. Influenca ishte në “elitë”, por nuk mjaftonte vetëm “elita” duhej edhe “detonatori”. Një nga synimet e Kinës ishte Parisi.

Si vendi i revolucionit…

Udheheqësit kinezë si Çu En Lai ishin me kulturë franceze, kishin jetuar në Francë dhe ishin tepër të kultivuar. Por vënia e instalimi i një “pikete” kineze në Paris në atë kohë nuk ishte e realizueshme. Atëherë gjetën Jacque Grippa dhe i besuan të gjitha operacionet në Europën Perëndimore e sidomos Parisin.

Grippa u bë shumë mik me Hoxhën dhe shkonte shpesh në Shqiperi në atë kohë së bashku me të shoqen dhe shoqërohej nga Ramiz Alia.

Por kinezët shpejt kuptuan që Grippa bënte lojë të dyfishtë, duke punuar për Moskën. Grippa u “dogj”. Atëherë Hoxha bëhet “piketa” kryesore në Europë dhe Shqipëria mer interes tjetër strategjik për lëvizjen.

Po edhe kjo dihet tani.

Në fakt gjërat në shikim të parë duken sikur dihen, por historia e “maoizmit” në Europë është më e komplikuar dhe akoma sot më shumë të panjohura. Unë kam folur gjithmonë pa doreza dhe vazhdoj të jem, nuk kam ndërmend të ndryshoj tani në fund të jetës.

Po Marty?

Francois Marty ishte miku, shoku dhe udhëheqësi i celulës sonë. Ai si dhe unë vinim nga radhët e rezistencës së luftës. Në atë kohe PCF (Partia Komuniste Franceze) nuk përfaqësonte më interesat e vërteta të popullit e të klasës punëtore.

Pra ju ishit një pjesë e “radikales” në PCF…

Unë u përjashtova nga PCF dhe vazhdova rrugën e drejtë të vërtetë sëbashku me shokë të tjerë si Marty dhe sot më kanë lutur që të ribëhem anëtar i PCF, por u kam thënë “faleminderit”.

Di që edhe Marty ka qenë në Shqipëri tek Enveri dhe pastaj në Kinë.

Po kemi qenë bashkë te Enver Hoxha dhe pastaj në Kinë. Tek Hoxha zakonisht fliste Marty, i cili ishte më i madh në moshë dhe Enveri trajtonte biseda tepër serioze me të. Unë flisja vetëm kur ai (Enveri) më pyeste më dashamirësi: “Çfarë mendon Jurquet?”.

“Fjala” në bisedat me Enverin ishte krijimi i një partie të re (M-L) radikale në atë kohë në Francë, ëe mos gabohem?

Jo, nuk gaboni, por ne thonim që nuk ka ardhur koha akoma, ndërsa shqiptarët insistonin.

Kaq e fortë paska qenë influenca shqiptare, ose më saktë influenca e PPSH tek ju?

Asgjë nuk mund të bënim pa “garancinë” e PPSH-së, që ishte garancia e plotë e Kinës.

Në atë kohë ishte krijuar edhe një fond nga Kina në Shqipëri, fondi “sekret” i Solidaritetit Komunist Internacional.

Po dhe kjo tregon edhe njëherë besimin e plotë të Kinës ndaj Enverit që erdhi në një mënyrë graduale dhe të natyrshme. Rëndësia e tij në atë kohë ishte e padiskutueshme dhe nëpërmjet garancisë së tij mund të shkonim në një fazë të dytë më të avancuar me Kinën.

Francois Marty-in e vranë në mos gaboj në luftën që bëhej midis celulave (M-L), apo u ekzekutua nga shteti?

Për mua ishte aksident automobilistik, akoma sot them që ishte aksident, pavarësisht se ne ishim të kërcënuar nga të gjitha anët në Francë.

Thuhet se Enver Hoxha u hidhërua shumë me vdekjen e Francois Marty-it. Ka dërguar edhe një letër ngushëllimi së shoqes së Marty-it.

Enveri kishte konsideratë të veçantë për të dhe ne humbëm një mik, një shok, një udheheqës.

Ju krijuat gazetën ” L’Humanite Nouvelle” në një kohë që përkon ekzaktësisht me lëvizjen e majit ’68 në Paris dhe ju ishit edhe kryeredaktori i saj. Thuhet që fondet vinin nga Shqipëria normalisht nëpërmjet fondit “sekret” të krijuar nga Kina.

(qesh) Sot thuhen shumë gjëra…

Po si qëndron e vërteta, për hir të së vërtetës për të “gjallët”?

Kina na i blinte disa miliona kopje të tirazhit të gazetës, një pjesë simbolike na i blinte Shqipëria. Kjo ishte një nga format e financimit.

Zoti Jurquet për të qenë më të saktë se të vërtetat dalin edhe nga dokumentet.

Po edhe kemi marrë “fonde” nga Enveri, por jo ato që mund të pretendohen.

Me pak fjalë ju u bëtë “detonatori” i lëvizjes së majit ’68 dhe kjo është akoma e pabesueshme, e pathënë akoma për publikun francez.

Pastaj jeta ime u kthye në tridhjetë vite klandestinitet në vendin tim. “L’Humanite Nouvelle” u ndalua nga shteti, siç ju mund ta dini.

Po, po, ju e vazhduat luftën dhe nuk i humbët lidhjet me Shqipërinë.

Mbaja lidhjë të ngushta me Ambasadorin e Shqipërisë në Paris, Javer Malo, natyrisht në mënyrë të fshehte.

Me konkretisht.

Takimet i bënim tek “Tuneli i Tuillerisë” në Paris. Javer Malo vinte me makinë, më merrte dhe shkonim në një vend të qetë jashtë Parisit për të biseduar dhe natyrisht për të ngrënë. Ishte një njeri tepër inteligjent dhe fliste një frengjishte të përkryer.

D.m.th. Ambasada e Shqipërisë në Paris në adresën (Rue de la Pompe) ishte një qendër e spiunazhit kinez?

Nuk do shumë për t’a kuptuar.

Në atë kohë ju kishit vendosur lidhje solide me Kinën.

Po dhe vazhdoj t’i kem akoma sot.

Ju jeni nxjerrë nga territori i Zvicrës dhe pikërisht nga qyteti i Bernës me policë dhe e keni të ndaluar prej 30 vitesh të futeni në territorin zvicerian nën akuzën e “spiunazhit” me Kinën.

(qesh) Po është e vërtetë. Është një çështje që dua t’a rregulloj vetëm për “etikë” jo se më mungon Zvicra si territor.

Thuhet që jeni kapur me “valixhe”, ku ishin dollarët që vinin nga Ambasada e Kinës në Zvicër për të financuar aktivitetin tuaj në Francë dhe në këto “operacione” ka marë pjesë edhe George Freche.

George Freche vdiq para ca kohësh dhe nuk më pëlqen të flas për të vdekurit.

Duke ju dhënë të gjithë konsideratën time për hir të së vërtetës historike le të flasim, duke iu drejtuar të “gjallëve”. Ku filloi kontradikta me Hoxhën?

Në zgjedhjet e saj kohe, në programin tonë të Partisë sonë (M-L) ne vendosëm “jo” kandidatit socialist Francois Mitterand dhe “jo” kandidatit të djathtë, Charles De Gaulle. Enveri dhe PPSH-ja nuk ishin dakort me ne dhe vendosën të ndihmojnë e të mbështesin një person tjetër, Claude Beaulieu që kishte krijuar një “celulë” në rrethinat e Parisit, duke i propozuar që ai të mbështeste kandidatin e djathtë Charles De Gaulle.

Kush ishte Beaulieu?

Ishte një njeri që nuk merrte vesh nga “lidhej gomari” nga marksizëm-leninizmi dhe aq më tepër më vonë doli që ishte i policisë së fshehte të PCF. E sot është personalitet politik në Francë. Ishte një “arrivist vulgar”, nga të cilët historia ka parë me mijëra.

Shqiptaret preferuan De Gaulle-in ndoshta nga pozicioni i tij i një politike nacionaliste “anti amerikane” në atë kohë.

Ne na prishën shumë “punë”.

Po faza e dytë e kontradiktave me Enverin?

Do të thoja që Enveri “pète un câble” (u marros) kur filloi të prishej me Kinën dhe filloi megallomania më absolute që mund të imagjinohej për ne. Shumë e habitshme dhe tepër tragjike për ju shqiptarët. Më kujtohet si sot kur ishim në KQ të PPSH dhe anëtarët e delegacionit tonë me shtynin nga mbrapa që t’i flisja Enverit për ta bërë që të reflektonte e të ndryshonte mendjen në lidhje me Kinën. Ai (Enveri) “pète un cable” dhe i dukesh vetja më i madhi i botës së “vërtetë” komuniste, duke qenë i varur kokë e këmbë nga fondet e Kinës. Duhet të ketë qenë shumë e vështirë për ju që jetonit atje.

Po më kujtohet që filloi të mungonte buka nëpër dyqane. Po ushqeheshim me “sllogane”.

Tragjike, fat tepër i “veçantë” për ju shqiptarët, sepse kam një respekt të veçantë për karakterin tuaj të paepur.

Ç’mund të më thoni për ndonjë personazh tjetër të PPSH-së që keni njohur në atë kohë, p.sh. Mehmet Shehun?

Mehmet Shehu fliste mirë frëngjisht se kishte qenë në Francë mbas luftës së Spanjës. Më kujtohet një herë që ndodhesha në tribunë për festën tradicionale të 1 majit në Tiranë, më vjen nga mbrapa, më rreh shpatullat dhe më thotë miqësisht: “francez si je?” dhe pastaj zhvilluam një diskutim tepër të ngrohtë.

Po kur morët vesh për “vetëvrasjen” e tij?

Mehmet Shehu nuk ishte nga ata që vriste veten. Ndërkohë ju thashë që nuk dua të flas për të vdekurit, por ja që insistimi juaj më bëri të flas.

Po Ramiz Alia jeton…

Po dhe nuk i ka hyrë “gjemb” në këmbë akoma. Ja që po flasim për të gjallët.

Protestat e maj ’68 në Francë

“Maj 1968″ është emri që u është dhënë protestave dhe grevës së përgjithshme në Francë, që rrezikoi seriozisht rënien e qeverisë së De Gaulle. Për shumëkënd, këto protesta u konsideruan si një rast i mirë për të “shkundur” shoqërinë e vjetër në shumë aspekte: politike por edhe morale. Gjithçka nisi me grevat studentore në universitetet dhe licetë e Parisit e më pas situata u rëndua pas ndërhyrjes së policisë.

Shumë shpejt studentëve iu bashkuan edhe punëtorët që e çuan vendin në grevë të përgjithshme. Situata ishte e rëndë për disa kohë, por gjithçka u qetësua më pas. Punëtorët iu rikthyen punë dhe studentët shkollës dhe në zgjedhjet e radhës Partia Goliste, e kërcënuar keqas nga revoltat, doli më e fortë se kurrë.

Edhe pse, për sa u përket protestuesve francezë, ngjarjet e majit të vitit 1968 mund të konsiderohen si një dështim politik, jehona që patën ishte shumë e madhe. Në Francë konsiderohet si momenti që bëri zëvendësimin e moralit konservator me atë liberal, që dominon shoqërinë franceze sot.

Nga: Arben Rrozhani : Turpi ynë, ne na “mbrojnë” avionët grekë



Pas vitit 2002 do të vinte tatëpjeta e aviacionit ushtarak të Shqipërisë. Pas vendimit të ish-ministrit Zhulali në 1992 për të nxjerrë në lirim ajkën e drejtuesve të aviacionit, nisi edhe shpërbërja e kësaj arme. Vit pas viti, deri në 2005 kur doli edhe urdhëri për shkatërrimin e flotiljes së avionëve reaktivë, qeveritë do të punonin që Shqipëria të mos kishte fare aviacion luftarak.


Sot mbrojtja e atdheut është në duart er grekëve dhe italianëve, ndërsa Shqipëria është prej prillit 2009 anëtare e NATO-s, por Qirjako Dhima thotë se kjo është një gënjeshtër, sepse askush nuk do ta mbrojë vendin nëse një ditë do të ndodhë rebelim. Kjo është një tradhëti kombëtare, thotë ai, duke bërë thirrje se nuk është vonë për t’iu rikthyer armës së lavdishme të mbrojtjes së atdheut.

Si do t’i vlerësonit sot kolegët tuaj?

Kolegët ishin njerëz të sakrificës. Jeta është e gjatë, por na ka ardhur shumë keq se si u veprua p.sh. me aviacionin. Kur dëgjova për urdhërin e reformës së parë u skandalizova shumë keq. Nuk lashë njeri pa marrë në telefon. Urdhëri i ministrit Zhulali në 1992 ishte se kush ishte 47 vjeç e lart të lirohej. I bie një lapsi, sepse i njihja të gjithë dhe në pension kisha dalë në vitin 1989. Në tre rregjimente, Farka, Shkolla e Aviacionit dhe Skuadrilja e Transportit, duke hequr moshën 47 vite e lart nuk ngelej asnjë udhëheqës fluturimi, i cili është piloti më i kualifikuar.

Po kush do i drejtonte më tej këta pilotë? Të bëhesh udhëheqës fluturimi do stazh. Pasojat u ndjenë shpejt. Një herë do të bënim një stërvitje me NATO-n në Kavajë. Mirëpo ajo kishte edhe fluturime natën. U thanë në Rinas që të përgatiteshin për të fluturuar natën. Ata thanë se kishin një vit që nuk fluturonin natën. Nuk e dimë, përgatituni dhe keni 20 ditë kohë. Më marrin në telefon nga Rinasi: shoku komisar na fal po kështu, kështu e kemi punën dhe po deshe hajde. Po nga ju lindi kjo ide juve, si mund të vij unë, kur kam dalë në pension? Po na kanë dhënë urdhër.

U thashë se pranoja por tu thonin eprorëve se do të vija me kusht, që të kontrolloja pilotët nëse kanë bërë pushim, apo jo, sa kohë kanë pa fluturuar, t’i eleminojnë fluturimet pastaj të fillojnë me ne të fluturojnë 10 netë dhe pastaj të na bëjë gati. Nuk e pranuan. Atëherë i këshillova që të mos ngriheshin në ajër, ndryshe do të ngrija të gjithë në këmbë me gazeta dhe media. Kaluan gjashtë muaj dhe doli vendimi tjetër që të liroheshin oficerët e aviacionit nga mosha 42 e lart. Pra në punë u mbajtën pilotët që nuk fluturonin as në re as natën. Ku do shkonim kështu?

U hoqën edhe teknikët e mirë dhe u mbajtën krundet. Por nga kjo u vranë njerëz. P.sh. u vra jani tarifa dhe nuk është aspak e vërtetë se u vra për gabim njerëzor. Për atë avion me të cilin fluturoi ai, MIG-19 nuk kishte një specialist për të kontrolluar një aparaturë shumë të rëndësishme drejtimi, sepse ishin liruar të gjithë dhe u fut një kapter, i një profesioni tjetër që nuk merrte vesh. Nga ana tjetër piloti kishte një javë që nuk kishte qenë në repart dhe merrej me tregti në jug.

Atë natë u kthye vonë nga Saranda dhe sapo erdhi në Tiranë u ngrit në fluturim. Askush nuk e kontrolloi avionin. Ka një automat të drejtimit të cilin s’e kishte parë njeri, por ai të vret.

Pra ajo që ndodhi me nxjerrjen e avionëve për skrap ishte hapi i fundit i asaj që kishte nisur që në vitet ’90?
Normal, sepse duke hequr njerëzit është shumë e vështirë të mbash avionin në gadishmëri dhe çdo sector ka rëndësinë e vet, sepse po nuk e ndoqe të vret.

Ka ndonjë rast nëpër botë, ku është eleminuar aviacioni luftarak siç ka ndodhur te ne?

Jo, përkundrazi. Ja kemi Maqedoninë e cila nuk e kishte dhe e ka krijuar aviacionin dhe ka blerë avionë luftarakë. Sepse Serbia kur u nda ish-Jugosllavia nuk ia dha, i la ca me helikë dhe sot ajo ka blerë avionë reaktivë.

Nxorrën një teori se ishin të vjetëruar. Kujt i thua i vjetëruar? E para e punës avioni nuk është një bagëti që u vjetërua dhe duhet të theret, nuk është një pemë që kaloi 400 vjet dhe u tha. Është një teknikë që e ke ti në dorë. Ti si shtet ke krijuar bazën e riparimit që është më e mira në Ballkan. Të shkosh në Uzinën e Aviacionit në Kuçovë, që është për remont kapital, ata qe e kanë parë mbeten pa mend.

Kur arrin të bësh remontin kapital të motorrit turbo-reaktiv, është një shkallë shumë e lartë. Të arrish të bësh një banko-provë që nuk e ka Europa. Pra një aparaturë që prodhon cilësitë e të gjitha llojeve të riparimit, të avionit dhe të motorrit në vend. P.sh. ne në atë kohë, kur kryeinxhinier i aviacionit ishte Perikli Teta, ai ndenji 6 muaj për të marrë në Suedi dy banko-prova për MIG-21 dhe MIG-19 dhe e morën, pasi pagoi shteti qimet e kokës. Banko-prova e bën avionin të duket sikur është i ri, sepse aty i bëhet remonti kapital.

Madje në vitin 1999, kur në Rinas ishin amerikanët, dhe unë ndodhesha atje se kisha krijuar fototekën, më thanë të shkoja te uzina e riparimit të mesëm. Shikoj dy pilotë francezë, që pyesin pse është ky avion këtu. Kërkuan leje për t’u futur në kabinë. Piloti francez harroi që inxhinierët dinin frëngjisht dhe tha i thotë shokut se: “ky qenka më i ri se ai “Mirazhi” që kam unë atje përtej. A sa qejf do të kisha të fluturoja unë me këtë MIG-un tuaj!”.

Më pas na tha: “Kam lexuar fjalimin e ish-ministrit tuaj, e kishte fjalën për Zhulalin, që ka deklaruar se Shqipëria ka avionë të tipave të vjetër. Sa keq”.
“Po- i thamë ne-, ai nuk ishte ushtarak, por mësues matematike e futën edhe në politikë dhe s’kishte ndonjë njohuri. E kishte thënë për të ulur vlerat e qeverisë së maparshme dhe të rusëve.


Piloti francez u habit nga fuqia e zjarrit të avionit tonë, sepse ashtu ishte në të vërtetë. P.sh. rumunët e polakët këta lloj avionësh i çuan në fabrika në Izrael për tu vënë aparatura që t’i përshtasnin edhe në kuadër të NATO-s, dhe i kanë në formacion. Kurse MIG-21, në modifikimin e fundit thoshte: “Avioni më jetëgjatë i historisë. Me modifikimet e fundit është i aftë të konkurojë F-16 dhe F-18 me sukses të madh. I vetmi avion që ia kalon është SU-34 dhe SU-37.

Kurse ne i prishëm. Kishim një skuadrilje me MIG-21, që janë prishur të tërë. Ata ndoshta janë kështu, por kanë mbaruar, sepse avioni ka një mori detalesh prej gome të presuar, e cila po nuk e ke në punë dhe po nuk pati lagështirën e nevojshme, prishet. Këta avionë po ashtu kanë rezervuarë karburanti prej gome speciale, e cila, po nuk qe e lagur, del jashtë përdorimit. Atëherë që t’i vësh në funksion duhet t’i ndërrosh të tëra këto, por një riparim i mesëm i një avioni bën rreth 360 milionë lekë.

Kurse ai kapital shkon deri një 1 miliard lekë. Prandaj e shkatërruan aviacionin dhe kjo është gafa më e madhe. U bënë dhe sot ia kemi lënë grekut të na e ruajë hapësirën ajrore, ndërsa nga ana tjetër del ministri i jashtëm grek dhe të kërkon Himarën, Korçën, pra duke treguar se është strategji shtetërore. Ata deputetë që vijnë në Himarë, qoftë të PASOK-ut, apo të Demokracisë së Re, janë në një koncept, pra që po ta gjeta rastin, ta tregoj qejfin.

Por a mund të ndodhë kjo se ne jemi në NATO?

Është një gënjeshtër. Dhe populli nuk i di gjërat. Ka qenë një debat shumë i fuqishëm më Parlamentin Europian, rreth tetë vite më parë, pikërisht për këtë. Më duket se fliste Xhanfranko Fini duke thënë se bëjmë harxhime të tepërta për mbrojtjen. Dhe iu ngritën të tërë, sepse tha jemi në NATO. Zotëri e ke lexuar statusin e NATO-s? Ajo nuk përgjigjet për ruajtjen e rajonit brendapërbrenda dhe duhet ta ruash vetë.

P.sh. Italia ka forcat e NATO-s, por edhe forcat e veta. Pra NATO ndërhyn vetëm në konflikte ndërshtetërore. Pse duhet të vijë të të ndihmjë në një rebelim në një krahinë?
Ne s’kemi ushtri, kemi vetëm dy brigada dhe me to duhet të ruajmë vendin dhe këto janë gënjeshtra. Ata janë ushtarë vetëm për të ushqyer NATO-n, se ja jemi me ju.

Mos shkojmë më larg, por në vitin 1999. Akoma e vuajnë ata të kufirit, kur serbi e mbolli me mina. Ku e gjeti atë të drejtë? Që në vitin 1992 e kishte deklaruar shefi i shtabit të ushtrisë serbe se unë me klubin e gjuetarëve e marr Shqipërinë brenda 24 orëve. Sepse ai e dinte se ushtria u shkatërrua, se ushtarët kanë ikur dhe oficerët e kanë mendjen si të sigurojnë jetën dhe nuk kanë as shtëpi, as katandi.

Sot në 60 vjetor jemi shumë të vrarë shpirtërisht. Të dielën do të na çojnë në Farkë. E çfarë të shoh atje? Pse me demonstrime helikopterësh do të më çudisin mua?.

Aviatorët e rënë në krye të detyrës

Ibush Vokshi u vra në Lubjanë, Slloveni, më 1947, atë ditë që do jepte provimin përfundimtar në manovrat fluturuese.

Qemal Mërtiri, në prag të marrjes së titullit pilot reaktivi, kur po kryente figurat e pilotazhit të lartë, ra në pozicion shtopor (figura që avioni bie në një pozicion të pakomandueshëm) në periferi të Novosibirskut, Rusi, në mars 1952.

Vasil Trasha në 1958 ra në një fluturim nate të errët me shi të dendur.

Hektor Lako më 23 mars 1962, vritet në rrëzë të malit të Tomorrit, gjatë një fluturimi tepër të vështirë.

Sokrat Basha vritet në kthesën e tretë të uljes, në kodrat e Prezës.

Niko Hoxha bie aksidentalisht në një qitje-bombardim që zhvillohej për një grup akademistësh në 20 nëntor 1965.

Refit Jazo vritet së bashku me shokun e tij Muharrem Hida gjatë ngritjes nga aerodromi fushor i Lushnjes.

Bego Hoxha ra në një ditë marsi të vitit 1974.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...