Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/15

Bob Dylan refuzon Nobelin?

Kanë kaluar disa orë nga caktimi i çmimit Nobel për Letërsinë, por Akademia suedeze e Nobelit nuk ka arritur të komunikojë me Bob Dylan.

Kancelari i Akademisë ka bërë me dije se ka arritur të lidhet me organizatorin e turneve të këngëtarit, por ende jo me fituesin e çmimit më të popullarizuar për letërsinë në botë.

bob_dylan

Bob Dylan këndoi mbrëmë në Las Vegas, por edhe në skenë ai vetëm ka kënduar dhe luajti muzikë, pa cekur asnjë çast çmimin Nobel.

Një burim pranë këngëtarit ka thënë për Ëashington Post se “Dylan nuk është shprehur fare për çmimin për gjatë gjithë ditës”.

Sipas Bob Neuwirth, mik i Dylan, “ka gjasa që edhe të mos falenderojë kurrë”.

Nuk dihet nëse në 10 dhjetor, ditën e ceremonisë së dhënies së çmimit Nobel, Dylan do të jetë prezent.

Lulzim Basha: Shqipëria më mirë pa Edi Ramën

“Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”. Kështu shkruan në FB e tij, kreu i opozitës Lulzim Basha, teksa poston letrën e një qytetari dërguar në adresë të tij. Arsimi i lartë tarifat dhe problematika e tij, janë në qendër të shqetësimit të këtij qytetari, i cili pret që fëmijët e tij të nisin studimet e larta në këtë vit akademik.


basha

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Nje hall familjar dhe kombetar qe i nxjerr bojen te gjitha llogjeve alla Rama.

Partia Demokratike do te financoje arsimin e larte per te gjithe femijet e shqiptareve dhe me lehtesira te posacme per kategorite ne shtrengese ekonomike. Projekt Ligji i ri i Arsimit te Larte eshte ne perfundim dhe do te jete nder te paret qe do te miratohen nga mazhoranca e re. ‪#‎Shqiperia‬ me mire pa Edi Ramen.

“Per dijeni zotit Lulzim Basha,kryetar i PD te Shqiperise,

Jam nje qytetar i shqetesuar qe ju shkruaj per nje problem i cili duhet te merret parasysh pasi eshte nje problem i mprehte i shume familjeve shqiptare.

Ne kete vit shkollor akademik,te dy femijet e mi behen studente dhe ne baze te notave te marra njeri nga ata e ka mesataren 9.92 kurse tjetri nje mesatare mbi 9 dhe shpresoj qe ne baze te kesaj mesatareje duhet tu dalin dege te mira ne fakultet. Por shqetesimi im qendron diku tjeter. Ne baze te ligjit per arsimin e larte te dy femijet e mi duhet te paguajne nje tarife shkollimi qe shkon afersisht nga 500-1 miljon leke te vjetra. Por une jam nje familje me ndihme ekonomike, e papune, e cila perkohesisht gjendet ne nje pozicion te veshtire ekonomik, dhe e kam pothuajse te pamundur qe femijet e mi te paguajne qofte edhe tarifen e shkollimit e cila i kalon mundesite e mia ekonomike.
Ju lutem a mund te planifikoni ose te sugjeroni ndonje ligj apo VKM i cili te na lehtesoje sadopak kete barre te pamundur ekonomike?

Gjithsejt nga ndihma ekonomike mujore, une si qytetar i ketij vendi, marr 45mije leke te vjetra,shume e cila po te mblidhet dhe per gjithe vitin nuk e superon, bile nuk e arrin as shumen e rregjistrimit te njerit prej femijeve.

Ju lutem vereni doren ne zemer. Edhe ne jemi qytetar te ketij vendi dhe shpresojme qe me politikat e qeverise suaj per punesimin, kjo gjendje e veshtire te marre fund sa me shpejt,por gjer atehere kerkojme dhe shpresojme ndihmen e qeverise suaj dhe tones njekohesisht.

Me respekt nje qytetar nga Shkodra,prind i dy femijeve qe presin te shkojne ne universitet.”

Grida Duma: erion Veliaj mbylli emisionin që denonconte aferën e tij në Sharrë



Partia Demokratike ka reaguar për mbylljen e një emisioni investigativ në “Vizion Plus”. Ishin autorët e programit “Publicus” që përmes një statusi në facebook thanë se drejtuesit e televizionit kishin vendosur në mënyrë arbitrate mbylljen e emisionin. Mbrëmjen e djeshme pritej që në “Publicus” të transmetohej “Kodrina e Vdekjes” , një material investigativ për kompaninë që menaxhon plehrat në Sharrë.

Grida Duma ka dalë sot në selinë e PD dhe deklaron se ka qenë pikërisht Erion Veliaj ai që ka mbyllur emisionin në Vizion Plus.

“Erion Veliaj, si kopje e keqe e Edi Ramës, si mëkëmbësi i tij për të gjitha aferat në Bashkinë e Tiranës mbylli një emision investigativ në Vizion Plus”, u shpreh Duma.

publicus
Sipas saj, ky emision po hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

“Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin”, vijoi Duma.

Deklarata e plotë

“Kjo është hera e dytë që Erion Veliaj ndërhyn dhe mbyll programe që guxojnë të hetojnë mbi aferën e tij. Në rastin e parë, Veliaj shkarkoi nga puna drejtoreshën e informacionit që tentoi të hidhte dritë mbi Sharrën, kësaj radhe Veliaj zhduku emisionin investigativ.

Kjo është një ngjarje e rëndë për median, për lirinë e shprehjes, për një prej themeleve të demokracisë. Një ngjarje e paprecedent që ndodh në një vend që kërkon të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Image result for grida duma

Grida Duma.


Erjon Veliaj si kopja e keqe e Edi Ramës po shfaqet si një xhelat i medias dhe fjalës së lirë.

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë ngjarje dhe nxit organizatat e medias në vend që të reagojnë, të ngrenë zërin, të mos pajtohen me këtë ndërhyrje brutale e të papranueshme të Erion Veliajt.

Partia Demokratike beson se partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët e vendeve mike, do ta mbajnë shënim rastin dhe do të mbajnë qëndrimin e duhur.

Ne i inkurajojmë autorët e programit ta bëjnë publik investigimin e tyre.

Prokuroria e Tiranës është nën detyrim ligjor të mos mbajë të mbyllura dosjet e Erjon Veliajt, por të zbatojë kushtetutën e të cojë para hetimin për aferën korruptive e kriminale të landfillit të Sharrës.

Nuk mund të pranohet më që Erjon Veliaj, ky armik i ligjit, i medias dhe shprehjes së lirë të bëjë ctë dojë me Bashkinë e Tiranës, me taksat e qytetarëve, e të sundojë televizionet e gazetat në vend në emër të interesave të tij financiare e kriminale”, deklaron Grida Duma.

Grida Duma.

Mbesa e Federica Mogherinit e përfshirë në trafikun e kokainës që drejtohej nga një shqiptar me emrin Rigers Durici dhe djali i mafiozit Manuel Zumpano

Një i afërm i Federica Mogherinit, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Politikën dhe Sigurinë, është mes 15 personave të arrestuar mëngjesin e djeshëm nga policia e Romës.


federicaaa

Policia e kryeqyteti italian ka goditur një organizatë që trafikonte kokainë jashtë një diskoteke, në disa restorante dhe disa lagje VIP të Romës.

E afërmja e shefes së diplomacisë së BE-së, është Gaia Mogherini, për të cilën gjykata ka dhënë masën e sigurisë së arrestit shtëpiak.

26-vjeçarja Gaia është vajza e vëllait më të madh nga një prind e shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini. Siç raportojnë mediat italiane, thuhet se Federica i ka ndërprerë prej vitesh raportet me të vëllain.

E reja akuzohet nga prokuroria se ka marrë në 28 shkurt të vitit 2015 “një sasi të papërcaktuar lënde narkotike të tipit kokainë, me qëllim që sigurojë tregtimin e saj” nga Manuel Zumpano, djali i një anëtari të botës së krimit në Romë, në vitet 80.

Manuel Zumpano, sipas hetuesve, së bashku me shqiptarin Rigers Durici, ishin kokat e organizatës kriminale.

Zumpano e Durici, sipas hetuesve, ishin në gjendje të gjenin dhe të bënin gati për shitje çdo sasi dhe lloj substance narkotike, duke pasur kontakte direke dhe kanale furnizimi në Spanjë dhe Shqiëpri.

Urime Lideri i kombit Sali Berisha ,ditëlindjen!

berisha

E gëzofsh - Ditën e sotme, z.Sali Berisha !

Lajmin e ka bërë me dije personalisht ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook.

Ai shkruan se është një fitore dhe bekim të bëhesh 72 vjeç dhe të të duket vjeshta si pranverë.

“Mirënjohje të pakufishme Zotit, Lilit e të gjithë familjarëve, miqve, të afërmve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi, që me dashuri, përkushtim të madh më kanë shoqëruar dhe aq shumë më kanë ndihmuar, mbështetur, frymëzuar përgjatë këtij rrugëtimi. Zoti i bekoftë”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri Sali Berisha.

Shënimi i plotë:

Sot 72 vjeç!

Miq, eshte fitore dhe bekim te behesh 72 vjeç dhe te te duket vjeshta si pranvere! Mirenjohje te pakufishme Zotit, Lilit e te gjithe familjareve, miqve, te afermve, bashkpuntoreve, mbeshtetesve te mi, qe me dashuri, perkushtim te madh me kane shoqeruar dhe aq shume me kane ndihmuar, mbeshtetur, frymezuar pergjate ketij rrugetimi. Zoti i bekofte!! sb

Dy ‘bishat’ shqiptare po çmendin arabët në Dubai?

Mikeshat e reja mes vajzave të showbizz-it, këngëtarja Zaimina Vasjari dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, janë arratisur së bashku drejt destinacionit më të përfolur për udhëtimet e vajzave VIP, Dubain.
3


Ato kanë planifikuar një udhëtim të shtrenjtë larg Shqipërisë, pikërisht në këtë periudhë vjeshte, për të provuar dhe njëherë plazhin dhe temperaturat e larta, duke shijuar pushime luksoze. Nuk dihet nëse kanë shkuar vetëm apo me të dashurit respektivë, pasi deri tani kanë postuar foto vetëm, duke u mjaftuar me ekspozimin e linjave të tyre superseksi.
21
Edhe pse kanë profesione krejt të ndryshme, ato u miqësuan pasi Zaimina hapi dyqanin e saj të fustaneve për evente, për ekspozimin e të cilave ftoi Françeskën si modele. Duket se bashkëpunimi u pëlqeu vajzave, të cilat e thelluan shoqërinë me udhëtime luksoze e shpenzime marramendëse jashtë një bashkëpunimi formal.

Françeska nuk është e vetmja vajzë VIP që reklamoi asetet e saj për biznesin e Zaiminës. Pjesë e grupit VIP në mbështetje të 29-vjeçares, u bënë edhe Rezarta Shkurta, Anjeza Branka, Kristin Prengaj etj. Le të shohim se si do t’i ecë biznesi kësaj here Zaiminës, pas dy tentativave të mëparshme, një dyqani me fustane nusërie dhe një tjetri të shitjeve të produkteve me shërbim taksi. Flitet se ajo është tërhequr nga muzika, duke iu dedikuar totalisht biznesit të ri.

BBC: Ja çfarë mund të mësojmë nga besa e shqiptarit…



Nga Quinn Hargitai-

“Atje ka patur kampe refugjatësh të ngritura për Kosovarët, në të gjithë vendin. Familjet shqiptare shkonin në një kamp, gjenin një familje dhe pastaj i merrnin ata në shtëpinë e tyre. Këta nuk ishin të afërmit apo miqtë e tyre, ishin të huaj, por shqiptarët do ti fusnin brenda, do ti ushqenin, vishnin, trajtonin si të ishin pjesë e familjes”.

EX7MBD Pavlin Polia's guest house in Theth, Albania at sunrise.

Duke shijuar një makiato në një kafene të vogël në Berat, qytetin e famshëm të 1001 dritareve në Shqipëri, dëgjoja se si Nevila Nika kujtonte efektet e Luftës së Kosovës në vendin e saj. Në mënyrë që ti shpëtonin vdekjes dhe shkatërrimit të sjellë nga forcat ushtarake serbe në vitet 1990, më shumë se 500.000 refugjatë u larguan nga Kosova për të kërkuar strehim në Shqipëri gjatë dy viteve. Shumë shpejt mësova se Muka nuk e kishte vërejtur eksodin masiv nga distanca.

DJAWR9 Three Kosovar girls escaping from Kosovo into Albania near Kukes.

 Tre vajza duke lënë Kosovën, afër Kukësit.

“Gjysha ime në fakt, mori një familje. Isha e re, kështu që mbaj mend teksa luaja shumë me fëmijët e tyre. Mbaj mend që ishin furrtarë të mirë, ata bënin bukën më të mirë që kam shijuar ndonjëherë.”-tha ajo.

“Nuk u bë e vështirë ndonjëherë?”-e pyeta.

“Me të vërtetë jo, për ne, ne ishim në rregull. Por për shumë familje ishte stërmundim, shumë prej tyre nuk kishin para për të mbështetur kosovarët. Shumë njerëz hynë në borxhe për ta bërë këtë, por ata kurrsesi nuk do të kthenin ndonjërin mbrapsht”-u përgjigj.

Kur e pyeta atë Pse, ajo ngriti supet: Është mënyra shqiptare. Është besa.

E kisha dëgjuar fjalën besa më përpara, dhe e dija se nënkuptonte diçka të ngjashme me besimin por nuk e kisha dëgjuar në këtë kontekst më parë.

Muka shpjegoi se ajo është si një kod për shqiptarët, që dikton mikpritjen e tyre shqiptare. Nëse dikush vjen tek ju duke kërkuar ndihmë, ju i jepni një vend për të qëndruar. Është kaq e thjeshtë.

Pas diskutimit tonë, unë u mahnita nga koncepti i besës dhe kërkova për të mësuar më shumë. Ndaj kontaktova Orgest Beqirin, një student shqiptar i dhënë pas historisë që e kisha takuar gjatë qëndrimit tim në vend. Edija se nëse dikush dinte më shumë detaje për besën, do të ishte ai.

Kur u takuam, ai shpjegoi se tradita ishte trashëguar për shekuj me rradhë si pjesë e Kanunit të Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore të krijuara në shekullin e 15-të për të qeverisur fiset e Shqipërisë së Veriut. Megjithëse Kanuni është konsideruar të jetë burimi origjinal i besës, shumë persona thonë se tradita është në fakt edhe më e vjetër dhe se kanuni thjesht i vendos fjalët në traditat fisnore që kanë ekzistuar shumë më parë.

“Ka një proverb të vjetër, të shkruar në Kanun”-tha ai.

“Shpija para se me qënë e shqiptarit asht e Zotit dhe e mikut.”

Kjo është një traditë e fortë dhe në kohët e vjetra nëse ju ishit udhëtarë ose duke kërkuar strehim, mund të trokisnit në derën e shtëpisë së parë që gjenit dhe të pyesnit: “O izoti i shtëpisë, a prisni të ftuar?” dhe i zoti do të duhet t’ju merrte brenda. Kanuni thotë se i zoti i shtëpisë duhet të ketë gjithmonë një shtrat rezervë, të gatshëm në çdo kohë të ditës apo të natës, në rast se një mysafi vjen papritur”.

DFEAT0 Homestay bedroom in Thethi, Albania. Image shot 2012. Exact date unknown.

“Pra kjo ishte një detyrë atëhere?”-e pyeta. “Edhe nëse ju nuk dëshirnonit të prisnit dikë, ju ishit të detyruar nga besa që ta prisnit?”

“Jo tamam. Po, është jë detyrë, por ndershmërisht, shumica e shqiptarëve, me të vërtetë i gëzohen mikpritjes së mysafirëve. Është një tregues krenarie për ta. Në fakt, ka një histori të vjetër rreth një qyteti diku në veri, që u rebelua kur një hotel do të ndërtohej aty. Të gjithë njerëzit shkuan nëshesh të qytetit dhe u ankuan, duke thënë se njerëzit që kishin nevojë për një vend qëndrimi, thjesht mund të vinin dhe trokisnin në dyert e tyre.”

Edhe pse disa nga spektet më të ashpra të besës e kanë humbur ndikimin e tyre me kalimine kohës, ky sens i përgjithshëm i mikpritjes ka rezistuar te populli shqiptar.

Edhe pse Lufta e Kosovës ishte sigurisht kriza më e madhe me të cilën vendi duhej të ndeshej, nuk ishte as e para, as e fundit.

Pak e njohur për shumicën, Shqipëria ishte i vetmi vend europian që doli me një popullsi më të madhe hebrenjsh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore se sa në fillim, duke shpëtuar të gjithë hebrenjtë e saj ndërsa i ofroi strehim më shumë se 2000 të tjerëve nga vendet përreth. Pavarësisht presionit nga fashistët italianë, shqiptarët refuzuan të dorëzonin mysafirët e tyre, sepse duke bërë këtë, jo vetëm do të rezultonte një turp i madh për ta, por do ta detyronte të zotin e shtëpisë që të “pastronte gjakun”, që nëkupton për të marrë hak.

Kohët e fundit, Shqipëria e gjeti sërish veten duke ofruar besën, këtë herë për ata që udhëtojnë nga Lindja e Mesme. Qindra refugjatë iranianë po jetojnë aktualisht brenda vendit, duke qënë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre të shkatërruara prej luftës. Refugjatëve sirianë u është ofruar gjithashtu strehë.

Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë se 500.000 refugjatë kosovarë të strehuar nga Shqipëria janë dëshmia se tërësia e BE-së mundet sigurisht që të bëjë më shumë për të mbajtur barrën.

Pavarësisht të gjitha këtyre rasteve heroike, Shqipëria mbetet e panjohur për shërbimet e mëdha të saj ndaj masave të grumbullta të botës.

E vërteta mbetet se ky vend ballkanik është i vogël dhe i varfër, dhe si i tillë zor se merr vëmendjen ndërkombëtare për aktet e saj heroike. Megjithatë, në një kohë kur refugjatët janë duke u kthyer drejt kufijve të gjithë botës, duket se ka shumë për të mësuar nga dëshira e Shqipërisë për mikpritjen.

Më vonë e ndava këtë ndjesi me Mukën, kohë pas diskutimit tonë të parë rreth Kosovarëve që familja e saj strehoi.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...