Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/17

Prof.Dr. Bujar Bukoshi, këshilltar i Prof.Dr. Enver Hoxhajt

Ish-Kryeministri në Ekzil, prof.Dr. Bujar Bukoshi do të jetë Këshilltar i Zëvendëskryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm. Vetëm ka konfirmuar se Bukoshi do të jetë Këshilltar i Lartë i tij në Ministrinë e Jashtme.


Bujar-BukoshiImage result for enver hoxhaj

Prof.Dr. Bujar Bukoshi, këshilltar i Prof.Dr.  Enver Hoxhajt


Pasi dështuan ta emërojnë në diplomaci, PDK është kujdesur t’i bëjë vend Bujar Bukoshit në Qeveri. Kanë vendosur ta dërgojnë në pozitën e Këshilltarit të Lartë të Zëvendëskryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për lajmi.net se Bukoshin e ka emëruar këshilltar të Lartë.

“Po, këshilltar i lartë është Bujar Bukoshi tek unë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, edhe Hashim Thaçi sa ishte Ministër i Jashtëm kishte nisur procedurat për ta rehatuar Bukoshin në diplomaci. E pati propozuar për Ambsador të Rangut të Lartë “Ambasador at large”.

Bujar Bukoshi ka qenë Kryeministër i Kosovës në Ekzil derisa ka qenë udhëheqës i Fondit të 3 Përqindëshit. Pas luftës i kishte prishur raportet me Ibrahim Rugovën dhe pati themeluar Partinë e Re të Kosovës, me të cilën pati dështuar.

Pastaj, në vitin 2009 bashkë me djalin e Rugovës pati themeluar Listën “Dr. Ibrahim Rugova”, me të cilën patën arritur koalicion me PDK’në. Në këtë koalicion Bukoshi ka shërbyer si zëvendëskryeministër i Hashim Thaçit.

Marrëveshja "gojore" Edi Rama – Aleksander Vuçiq për Librat shkel Kosovën

Kjo marrëveshje “gojore”, e arritur tri ditë më parë në Nish i lejon Tiranës zyrtare që t’i furnizojë me tekste mësimore nxënësit në Luginën e Preshevës. Në Luginë kjo marrëveshje shihet si shpresëdhënëse, ndërsa në Prishtinë si anashkalim i shtetit të Kosovës. Sipas analistëve kosovarë, Rama është dashur ta konkretizojë Marrëveshjen Prishtinë – Beograd për Librat dhe jo të bëjë marrëveshje të re.


auto-rama-vuqiq1476684307-735x400

Marrëveshja në “parim” e arritur në Nish, ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë, nuk konsiderohet si zgjidhje substanciale e problemit me nxënësit shqiptar në Serbi, por vetëm si zgjidhje alternative që do të krijojë probleme në të ardhmen.

Kjo marrëveshje, edhe pse jo e shkruar i lejon Tiranës zyrtare t’i furnizojë nxënësit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medevgjë me tekste mësimore në gjuhën shqipe, kryesisht të shkencave ekzakte, por jo të shkencave shoqërore.

E sipas analistëve politikë, problemi substancial nuk është zgjidhur sepse kontesti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qëndron tek historia, gjeografia dhe gjuha e letërsia shqipe. Pikërisht për këto lëndë, autoritet serbe kanë bllokuar me muaj të tërë në kufirin Kosovë-Serbi mbi 100 mijë libra, donacion nga Ministra e Arsimit e Kosovës për nxënësit në Luginë të Preshevës.

Greqia e paralajmëroi Shqipërinë:Të jeni më të kujdesshëm me çështjen e çamëve

Athina ka paralajmëruar Tiranën të tregohet “më e kujdesshme” lidhur me çështjen çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Koxias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.
Greqia e paralajmëroi Shqipërinë:Të jeni më të kujdesshëm me çështjen e çamëve
Nikos Koxias

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e BPV-­së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitencave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Koxias.

Koxias,është ndalur dhe te qeverisja e Partisë Socialiste me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

“Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së agjendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke. ‘Çështja çame’ i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që s’kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”, deklaron më tej ministri i Jashtëm grek.

Kryediplomati grek ka pohuar gjithashtu se, në Shqipëri ka zëra realë që duan të imponojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, por sërish, duke kujtuar forcën e Greqisë në rajon, Koxias ka theksuar se ata janë përgjegjësit më të mëdhenj për të zgjidhur problemet, pa praninë e palëve të treta.

Edhe në këtë rast, kreu i diplomacisë greke paralajmëron Shqipërinë.

“T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre”, ka thënë Koxias.

Nikos Koxias është ndalur dhe te deklarata e komisarit Han, duke e akuzuar atë se ka publikuar pa asnjë autorizim katalogun e negocimeve, si dhe ka kërkuar të negociohet një çështje, që sipas Greqisë nuk ekziston.

Sa është i rrezikshëm ekstremizmi ballkanik për Perëndimin?

ekstremizmiii-655x356


Ekstremizmi i dhunshëm është një ndër sfidat e reja që janë shfaqur në Ballkan gjatë viteve të fundit. Për frymë popullate, në Ballkan gjenden disa nga vendet me numrin më të madh të rekrutëve në Evropë.

Qendra për Marrëdhënie Transatlantike zhvilloi një diskutim mbi temën e rrezikut që përbën ekstremizmi ballkanik. Pjesëmarrësit në diskutim vënë në dukje se ky ekstremizëm, më parë një problem që eksportohej jashtë kufijve të Ballkanit, tani është një kërcënim për sigurinë e vetë rajonit.

“Sipas përllogaritjeve, rreth 800-1000 individë nga Ballkani janë angazhuar në konfliktet në Siri dhe Irak gjatë viteve të fundit. Rreth 40% prej tyre mendohet se janë kthyer, duke prezantuar një kërcënim të ri për Ballkanin dhe më gjerë për Evropën”, thotë analisti Spencer Boyer.

Ai e ndjek me vëmendje situatën në Ballkan si specialist në Këshillin Kombëtar të Zbulimit, një strukturë konsulente brenda Qeverisë amerikane.

“Luftëtarët që kthehen shërbejnë si rekrutë për ISIS dhe ushqejnë destabilitet. Këta individë të radikalizuar edhe më tej në fushë të betejës, të stërvitur në ndërtimin e mjeteve eksplozive, në përdorimin e armëve përbëjnë një kërcënim akut për sigurinë”, thotë analisti Boyer.

Problemi i ekstremizmit islamik, një fenomen që vërehet edhe në disa vatra të Evropës Perëndimore, është veçanërisht shqetësues në Ballkan thekson Edward Joseph i Institutit për Problemet Aktuale Botërore.

“Duhet të kemi parasysh faktin që Ballkani ruan përçarje brenda vetes që e bëjnë situatën edhe më të brishtë, por edhe më të prekshëm nga influenca të tilla. Dëshmi e karakterit të trazuar të Ballkanit janë ringjalljet e simboleve dhe figurave që ushqejnë armiqësitë etnike, rehabilitimi i disa prej figurave më të diskredituara në histori, për shembull në vende si Serbia dhe Kroacia, që nuk kanë asnjë lidhje me islamin”, tha Joseph.

Për këtë arsye, pjesëmarrësit e shohin radikalizmin islamik në Ballkan si një fenomen me përmasa dhe potencial rreziku që e kapërcen numrin e rekrutëve xhihadistë.

Analistët sjellin perspektiva të ndryshme në diskutimin e shkaqeve që ushqejnë radikalizmin në Ballkan, por konsensusi i përgjithshëm është se ky dekada pas rrëzimit të komunizmit dhe pas luftërave të viteve ’90, hija e konfliktit nuk i është ndarë rajonit.

“Shumë vende të Ballkanit ende nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen”, thotë analisti Adrian Shtuni, i firmës konsulente“Shtuni Consulting LLC”.

“Shoqëri si Maqedonia, ose Bosnja në Ballkan kanë një problematikë pak më të lartë sepse mungon koezioni social. Në momentin që koezioni social nuk është aty ku duhet, elementët ekstremistë gjejnë një vatër dhe e shfrytëzojnë. Prandaj, nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët për asgjë tjetër, në përballjen me ekstremizmin e dhunshëm duhet gjetur gjuha e përbashkët sepse ky fenomen e prek gjithë shoqërinë, sepse nuk nuancon midis një etnie apo një etnie tjetër”, tha Shtuni.

Shtuni thekson se problemi vërehet edhe në një vend homogjen nga pikëpamja etnike dhe fetare, siç është Kosova.

“Ke fenomenin e luftës, është ajo hija e luftës që akoma mbetet, është fakti që shoqëria nuk po e gjen një vektor, nuk po e gjen një rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë dhe kam përshtypjen që çështjet e identitetit sidomos në Kosovë duhet të shihen më në thelb”, tha ai.

Ekzistenca e ekstremizmit të dhunshëm vë në rrezik proceset integruese për vendet ballkanike që duan të aderojnë në BE apo NATO, në një kohë që ambiciet euro-atlantike janë garancia më e fortë për t’i mbajtur këto shoqëri të fokusuara drejt Perëndimit.

Shtuni sjell shembullin e Kosovës.

“Nëse nuk mund të bashkohesh me Bashkimin Evropian dhe nuk është një vizion i qartë se çfarë do bëhet; nëse nuk mund të bashkohesh me shqiptarët e tjerë në Ballkan atëherë duhet të ketë një platformë se çfarë do të bëhet sepse nuk mund të mbahet Kosova në purgator për një kohë shumë të gjatë”, thotë Shtuni.

Kur është fjala tek përgjigja ndaj problemit, rekomandimet nuk ofrojnë një zgjidhje të qartë, apo të momentit.

“Duhet të mbyllen çështjet e hapura të Ballkanit. Duhet t’u bëhet sfidë individëve që po ushqejnë thellimin e përçarjeve në Ballkan si Milorad Dodik, me referendumin e tij provokativ në Bosnje. Duhet të marrë fund kundërshtimi grek ndaj emrit të Maqedonisë që e mban këtë vend peng në përpjekjet e tij për antarësim në NATO, apo BE. Duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet që e mbajnë Kosovën peng dhe bllokojnë njohjen e saj nga pesë vende të tjera të BE. Në këtë mënyrë ky rajon bëhet më i stabilizuar dhe më i paprekshëm nga radikalizmi”, thotë analisti Edward Joseph.

Për analistin Shtuni, zgjidhja duhet gjetur nga vetë shoqëritë që po ballafaqohen me këtë kërcënim:

“Jo gjithmonë ke nevojë për të pasur një organizatë për t’u marrë me këtë problematikë, jo gjithmonë ke nevojë për fonde nga jashtë, sepse kam përshtypjen se është krijuar një vartësi shumë e madhe, për mendimin tim jo e arsyeshme kur vjen puna tek fondet. Mendoj që nëse shoqëria e shikon këtë si problematikë, duhet të gjejë mënyrat dhe mjetet e veta për t’iu qasur problemit”, tha ai.

Pavarësisht nga perspektivat e ndryshme në diskutimin e shkaqeve dhe përgjigjes ndaj problemit, analistët janë të një mendjeje se ndikimi i ekstremizmit ballkanik i kapërcen kufijtë e Ballkanit.

“Përhapja e xhihadizmit në Ballkan i vë në rrezik interesat amerikane, veçanërisht në një kohë kur partneri kryesor i Shteteve të Bashkuara – Bashkimi Evropian, po ballafaqohet me përçarje të brendshme. Zgjerimi i ekstremizmit islamik dhe destabilizimi i mëtejshëm i rajonit nënkupton se vendet ballkanike që nuk janë përfshirë ende në BE do ta kenë më të vështirë të bindin Bashkimin për t’i pranuar. Integrimi euro-atlantik i Ballkanit është në interesin e drejtpërdrejtë amerikan”, thotë analisti i shërbimeve amerikane të zbulimit Spencer Boyer.

“Një Ballkan i izoluar dhe i radikalizuar më tej do të jetë kokëçarje e vazhdueshme për Perëndimin”, thotë Shtuni.

“Ballkani nuk është vetëm i ballkanasve, Ballkani është urë kalimi që po shfrytëzohet dhe ka grupe të caktuara, dhe qeveri dhe vende të caktuara që janë të interesuara që të kenë më tepër influencë në atë rajon”, tha ai.

Një Ballkan i destabilizuar, ose i përjashtuar nga BE-ja nuk është thjesht një terren tërheqës për radikalizmin islamik, apo nacionalizmin e rrezikshëm, por edhe për Rusinë që është e interesuar të dobësojë influencën amerikane dhe evropiane në botë. Ky potencial rreziku, thonë pjesëmarrësit, duhet të vazhdojë të udhëheqë politikat evropiane dhe amerikane ndaj Ballkanit.

Në mesin e të arrestuarve në Mal të Zi, edhe 6 serbë nga Mitrovica


Emri i Bratisllav Dikiqit i arrestuar sot në Podgoricë, si i dyshuar për sulme terroriste nuk është i panjohur në Kosovë.

Ish-shefi i xhandarmërisë serbe kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe që po mbaheshin në Kosovë më 4 nëntor të vitit 2013. Ai në atë kohë, që mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë serbe ishte akuzuar nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.

Këto akuza i kishte mohuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë duke thënë se të gjithë ata që kanë shkaktuar dhunë do të ndiqen penalisht.

Bratisllav Dikiq është arrestuar mbrëmë në Podgoricë së bashku me 19 persona tjerë të gjithë shtetas të Serbisë me akuzën për sulme terroriste ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Prokuroria e Malit të Zi ka thënë sot se Dikiq së bashku me grupin e armatosur kriminal kishin për qëllim që të sulmonin qytetarët, ta marrin Qeverinë me dhunë si dhe të kidnaponin kryeministrin aktual Millo Gjukanoviq.


Në mesin e të arrestuarve në Mal të Zi, edhe 6 serbë nga Mitrovica

Në mesin e 20 personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podgoricë, të dyshuar për sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, gjenden edhe 6 persona nga veriu i Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata janë Velimiroviq Stefan (1991), Kovaçeviq Bojan (1976), Bozhoviq Vlladimir (1995), Kovaçeviq Goran (1999) , Gjorgjeviq Lluka (1998), të gjithë këta nga Mitrovica, si dhe Gjorgjeviq Nikolla (1995) nga Zubin Potoku.

Ata të shtunën kanë hyrë nga Kosova në territorin e Malit të Zi, ku kishin planifikuar sulme terroriste.

“Ky grup i armatosur dhe i udhëhequr nga ish shefi i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiq, kanë planifikuar sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë, duke përfshirë këtu edhe kidnapimin e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se një pjesë e këtij grupi, besnik të politikës së Serbisë në drejtim të Kosovës, kanë gjetur strehë në veri të vendit, të mbështetura edhe nga elemente radikale e pro-ruse, janë stërvitur gjatë muajit shtator dhe tetor intensivisht për akte terroriste.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, për të marrë një prononcim nëse personat e arrestuar nga Mitrovica janë të njohur për policinë për shkak të së kaluarës së tyre, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, Bratisllav Dikiq, ish shefi i xhandarmërisë serbe, kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe në Kosovë, të mbajtura në nëntor të vitit 2013. Ai në atë kohë, ishte akuzuar nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.

Çka shkruajnë mediat serbe për Nehat Thaçin?

Gazeta serbe “Kurir” ia ka dedikuar një shkrim sjelljes së Drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në kufi me Serbinë.

kuririr-640x380

Në artikull thuhet se ai nuk është izoluar dhe nuk ka trajtim të veçantë.

“Ai po sillet normalisht, nuk ka kërkesa të veçanta e as Gjykata e Nishit nuk ka kërkuar që për të ketë trajtim të veçantë apo izolim, thonë burimet tona në këtë Gjykatë”.

Kreu i policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi u arrestua nga autoritetet serbe në bazë të një urdhërarresti të vitit 2010 Gjykatës së Nishit dhe po akuzohet për dëbim të serbëve nga Lipjani në vitin 1999.

Skandalet që po tronditin policinë e Kosovës

Image result for FADIL KAJTAZI

Shkruan  : Fadil Kajtazi


Edhe pse shumica e anketave, Policinë e Kosovës për ka besueshmëria, e klasifikojnë lart në rangun e institucioneve shtetërore, skandalet e vazhdueshme që e përcjellin këtë institucion, flasin për një institucioni i cili le shumë për të dëshiruar. Besimi i popullatës në Policinë e Kosovës është refleksion i idealizmit për të pasur Kosova polici të vetën, dhe për faktin, se pjesa e policisë e cila është në kontakt të përditshëm me popullatën (Policia e Komunikacionit) reflekton mirë dhe krijon perceptim si institucion i besueshëm.

Mirëpo, Policia e Komunikacionit është njëri nga segmentet e këtij institucioni të rëndësishëm për një shtet, kurse gama e fushëveprimtarisë së policisë është më e gjerë dhe, sipas kushtetutës (Neni 128) dhe ligjit (Nr. 04/L-076), ajo mbulon një pjesë thelbësore të zhvillimit të aktiviteteve tona të përditshme prej te cilave varët funksionimi i rendit kushtetues, apo me një fjalë, funksionimi i shtetit të Republikës së Kosovës.

Por a është e denjët kjo organizatë të përmbushë këto obligime kushtetuese dhe ligjore?

Skandalet që e përcjellin në vazhdimësi Policinë e Kosovës, ku spikat rasti i fundit i kolonelit Nehat Thaqi, tregojnë për brishtësinë e kësaj strukture. Raporti i progresit i hartuar nga Komisioni Evropian, në pjesë e cila i referohet Policisë së Kosovës, në vazhdimësi, nga viti 2008, evidenton të arriturat dhe faktin se ky institucion vazhdon të jetë i besueshëm për popullatën e Kosovës, por gjithashtu evidenton edhe mangësi. Ndonëse gjuha e adresimit të këtyre mangësive është e butë, për vrojtuesin e kujdesshëm ato janë ndër më thelbësore. Vërejtjet e modifikuara në nuanca nga viti në vit nga ky institucion kredibil se; “policimi i udhëhequr nga inteligjenca mbetet i dobët” ose “ndërhyrje të pavend nga politika në emërimet të larta të policisë dhe në kryerjen e operacioneve të ndjeshme të policisë”, paraqet një nga vërejtjet më serioze dhe sfidë për përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të policisë të cilën Ministria e Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë së Kosovës është dashtë ta marrin në konsideratë.

Por cilat janë arsyet që ekspertët e Komisionit Evropian, gjatë hartimit të raporteve te progresit, këto vërejtje esenciale i thonë në mënyrë “të butë”, gjë e cila bën që përmirësimet e këtyre dy vërejtjeve t’i përkasin karakterit terciar e që në fakt duhet të ishin primare.

Arsyet janë të shumta, por po i veçojmë disa; së pari shkak se “policimi i udhëhequr nga inteligjenca mbetet i dobët” është “ndërhyrje të pavend nga politika në emërimet të larta të policisë...” gjë e cila është e instaluar në kohën e UNMIK-ut. Kjo ndërhyrje është masive, nga shumë drejtime. Mënyra se si është rekrutuar Shërbimi Policor i Kosovës ka krijuar heterogjenitet, apo qarje të madhe. Në regrutimin e pjesëtarëve të SHPK kanë marrë pjesë oficer policie nga e gjithë bota, përfshirë vendet që nuk na njohin neve si shtet, vendet të cilat janë burim i ekstremizmit fetar dhe vende me kulturë shtetërore më të ulët se ne. Këta rekrutues përpos tjerash janë ndikuar nga stafi vendor, kryesisht asistent teknik dhe përkthyes të cilët kanë imponuar kërkesat e tyre. Për ata që ju kujtohet, hilja fillonte nga mbushja e testit me laps të thjesht të cilin kontrolluesit e testit e rregullonin pastaj sipas preferencës.

Cilat ishin preferencat?

Zakonisht ato imponoheshin nga nivelet e ndryshme politike, të cilët përmes stafit të përkthyesve influenconin te ndërkombëtarët, ku stafi i asistentëve teknik dhe përkthyesit, në këtë kohë ndikoheshin nga “krahu i luftës” dhe një pjesë e madhe e kuadrit u zgjodh nga kjo kategori pa marrë parasysh se a i plotësonin kushtet apo jo. Kishte aplikant që nuk kishin të mbaruar as shkollën e mesme dhe vetëm se ishin e preferuara e kësaj kategorie u pranuan në polici.

Preferenca tjetër, ishte e stafit ndërkombëtarë të cilët, nga vendet ku vinin, kishin edhe obligime zyrtare. Një nga këto ishte krijimi i agjenturës së këtyre vendeve. Dhe po të shikohet gjeografia e policëve ndërkombëtarë që kanë marrë pjesë në regrutimin e Policisë së Kosovës dhe të krahasohet me gjeografinë e vendeve që nuk na njohin subjektivitetin tonë ndërkombëtar, na shfaqet një tablo e zymtë. Një pjesë e madhe e këtyre policëve vinë nga shtetet që kanë predispozita subversive në drejtim të Kosovës; policët rusë, për shkak të ridefinimit të gjeopolitikës ballkanike të Rusisë e në raport me SHBA dhe perëndimin; policët e vendeve arabe për shkak të përhapjes së doktrinave të tyre fetare; Turqia, për shkak tendencave në rritje të të ndikimit në hapësirat ballkanike. Nëse një policit nga këto hapësira i ka takuar të rekrutonte dhjetë polic, ai një e ka rekrutuar për veprimtari spiunazhi për shtetin e vet, dhe me kënaqësi e ka përmbushur kërkesat e asistentëve dhe përkthyesve, për ndikimet nga krahu i luftës, për familjarët e tyre, për biznesin e këtij stafi i cili aplikantëve të rëndomtë ju kërkonte edhe tallin. Kjo mundë të duket hipotetike, por është realiteti i hidhur i krijimit të këtij institucioni që është njëra nga bazat mbi të cilat qëndron shtetësia e Kosovës. Dhe realiteti i brishtësisë së kësaj shtetësie është pikërisht mosfunksionimi si duhet i këtij segmenti.

Preferenca tjetër e të rekrutuarve ishin të përzgjedhurit e shërbimeve serbe të cilat për shkak të infrastrukturës së tyre në Kosovë arritën shpejt të konsolidohen edhe në Policinë e Kosovës. Preferencën e kësaj strukture e dëshmon dezertimi (2004 ose 2005) dhe kërkimi i azilit politik në Britani të Madhe të oficerit Shërbimit Policor të Kosovës Osmon Musa. Ai kërkimin e azilit në Britani e kishte arsyetuar se ishte agjent i shërbimit sekret serb. Kur kihet parasysh fakti i pozitës që ky person ushtronte në kohën sa ishte polic, për një institucion normal kjo do të paraqiste skandal të madh dhe do të duhej të bëhej një analizë nga ekipe të specializuara për dëmin e shkaktuar nga ky person. Dhe dëmi është, apo duhet të ishte i përmasave të mëdha nga se personi në fjali kishte punuar në sektorin e Standardeve, sektor ky i cili merrej me pastërtinë e figurës së oficerit policor. Ky sektor kishte ndikimin kyç në gradimin e oficerëve policor. Nëse ky person nuk ka arritur ta konstruktoj “rrjetën e merimangës” të shërbimit serb brenda Policisë së Kosovës, domosdo se ka ndikuar që të mënjanohen dhe mos të gradohen ata që e meritonin, dhe kategoria pa merituar, të gradohet e të cilët, në vazhdimësi ndikojnë që “policimi i udhëhequr nga inteligjenca mbetet i dobët” dhe të bëhen vegla të ndërhyrjeve politike.

Dezertimi i kolonel Nehat Thaqit

Si ta kuptoj një qytetar i rëndomtë i Republikës së Kosovës, hyrjen në territorin e një shteti armik të një koloneli të Policisë së Kosovës. Për mendjen e shëndosh kjo nuk ka së si kuptohet ndryshe pos si një dezertim. Por rrethanat e cekura më lart mbi mënyrën e regrutimit të policisë këtë akt e zhvendosin në një plan tjetër. Ky është një kombinim klasik agjenturor; komandantë të shumtë hyn e dalin në Serbi dhe kush nuk e merr vesh, por shërbimeve sekrete serbe përshtypje ju ka bërë drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, dhe nga prokurorët për krime lufte, ai merret në pyetje formalisht, ose sa për t’u frikësuar. Pyetjet e vërteta atij janë duke ja bërë specialistët e BIA-së nga sektori për regrutim të agjentëve. Pozita e drejtorit dhe e kaluara do të jenë sfida të kolonel Nehat Thaqit gjatë seancave me specialistët e BIA. Sa do t’i rezistoi koloneli presionit vështirë të dihet, por një gjë është e sigurt se ai nuk do të ishte ndalur nëse BIA nuk do të kishte për të diçka më shumë se “krimet e luftës”. Ky skandal, së bashku me dezertimin e Osman Musës dhe me vjedhjen e dhomës së dëshmive, tronditin thellë themelet e Policisë së Kosovës. Deri sa këto nuk ndriçohen plotësisht, në këtë institucion do të ketë probleme serioze.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...