Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/17

Intervistë me major Nazif Ramabajën


Intervistë me major Nazif Ramabajën kryeshef i Shtabit oparativ të Rrafshit të Dukagjinit dhe komandant i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit



17 janar 2004

Për ndihmesë të Junikut ishte planifikuar edhe njësiti operativ brigada “Skënderbeu” e udhëhequr nga eprori Fuad Ramiqi, e cila disa herë kishte bërë përpjekje për të hyrë, por ishte penguar nga persona të papërgjegjshëm me orientim dhe motive armiqësore. Pamundësimi i hyrjes së kësaj brigade, mosdhënia e ndihmës së Salih Çekajt nga ana e shtetit shqiptar dhe mosarritja e armatimit të premtuar për njësitet operative të Brigadave 131, 134 dhe 133 përshpejtoi edhe rënien e Junikut. – thotë major Nazif Ramabaja.

pizap.com14078402095311

Në një shkrim tuajin, në gashtëmujorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, keni përshkruar Betejën e Loxhës. Pas kësaj beteje të njohur ndër shqiptarët e Kosovës, çka ndodhi në arenat tjera të luftës?

Major Nazif Ramabaja: Ndodhi ofenziva e Rahovecit të cilën e përgjonim nëpërmes sistemit të ngritur për përgjim në brigadë. Pas Betejës së Loxhës, ku kishim marrë si trofe lufte shumë armë, municion dhe një motorolë 16 kanalëshe nga inspektori Sergjan Peroviç, në frekuencën e kanalit të fundit (Muja-2 ) kishim përgjuar zënien rob të një fshatari (Selim Bytyçi) në Rahovec.

Fjala tjetër ishte: „Vepro në mënyrë sa ma të shkurtër“ (në gjuhën serbe), pastaj dëgjohej: „Është vepruar“. Kështu kishte ndodhur me shumë fshatarë të cilët i kishin masakruar dhe likuiduar pa mëshirë gjatë zënies rob të tyre. Përveç Rahovecit ishte ndërmarrë edhe sulmi mbi Junikun sipas planit të qeverisë serbe për pastrimin e pesë kilometërshit të zonës kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke e parë këtë gjendje, cilët ishin hapat që ju ndërmoret për përgatitje sa më të mira për betejat e ardhshme?

https://www.youtube.com/watch?v=XvEbpW_9bkk

Major Nazif Ramabaja: Kishim kontakt të përditshëm me dy oficerët e Brigadës 13, nëpërmes komandantit Tahir Zemaj, i cili kontaktonte me Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin të mbetur në Junik, në pritje të një lloj armatimi i cili duhej të arrinte, por në fakt nuk erdhi kurrë për shkak të pengesave të ditura.

Bëhej fjalë për një lloj armatimi superior i cili duhej të arrinte nga një shtet i fortë të cilin armatin as Serbia nuk e kishte në arsenalin ushtarak dhe se planifikonim që me ardhjen e këtij armatimi dhe organizimi i luftës çlirimtare në Kosovë do të bëhej në mënyrë më të organizuar.

Me hyrjen e forcave shtesë të armatosura me oficerë që kishin profesion përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur, me detyrë që këtë organizim ta mbështesin edhe të gjithë oficerët tjerë kështu që lufta çlirimtare, e potencoj lufta çlirimtare, do të merrte karakter të përgjithshëm mbarëpopullor e udhëhequr nga kuadri profesional ushtarak.

Duke parë se në çfarë situate gjendej Juniku dhe fshatrat e Rekës së Keqe, me pëlqimin e komandantit të njësiteve operative të Rafshit të Dukagjinit, Tahir Zemajt, dhe me urdhërin e tij, Salih Çekaj tërhiqet për në Shqipëri ku bën përpjekje titanike për të siguruar një pjesë të armatimit për t´i ardhur në ndihmë Junikut.

Ai edhe pse kontakton me Ali Aliun, mikun e tij, dhe disa ministra në qeverinë shqiptare nuk arrinë të sigurojë armatimin e duhur përveç një sasie simbolike e cila ishte e pamjaftueshme për luftëtarët e Junikut.
Image result for RRUSTEM BRUQI

HERO I  POPULLIT TAHIR ZEMAJ 


Në këtë kohë, në Junik ishte një gjendje e vështirë. Përse aq lehtë ra Juniku në duart e armikut?

Major Nazif Ramabaja: Për ndihmesë të Junikut ishte planifikuar edhe njësiti operativ brigada “Skënderbeu” e udhëhequr nga eprori Fuad Ramiqi, e cila disa herë kishte bërë përpjekje për të hyrë, por ishte penguar nga persona të papërgjegjshëm me orientim dhe motive armiqësore. Formacioni i kësaj brigade ishte duke bartur mjete ushtarake antitankse që i dedikoheshin Junikut e të cilat u duheshin më shumë se buka dhe uji. Pamundësimi i hyrjesë së kësaj brigade, mosdhënia e ndihmës së Salih Çekajt nga ana e shtetit shqiptar dhe mosarritja e armatimit të premtuar për njësitet operative të Brigadave 131, 134 dhe 133 përshpejtoi edhe rënien e Junikut.

 Çka e karakterizon rezistencën për mbrojtjen e Junikut?

Major Nazif Ramabaja: Gjatë rezistencës së mbrojtjes së Junikut kontribut të jashtëzakonshëm dha oficeri Agim Ramadani, i cili u bë i njohur me këtë luftë e sidomos për shpërthimin e rrethimit dhe kurthat që ua përgatiti forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe në minimin e rajoneve në Junik, Gjocaj dhe Jasiq dhe tërheqjen e të plagosurve dhe popullatës civile për në Shqipëri.

Për këtë Juniku, Gjocaj dhe Jasiqi duhet të mburren për luftën që e bëri Agim Ramadani i cili u bë sinonim i një strategu dhe profesionisti se si duhet luftuar. Ndihmesë të madhe në këtë i dha edhe Rrustem Berisha me ushtarin Astrit Ademajn.

Image result for RRUSTEM BRUQI



Ne si oficerë profesionistë nuk kemi mundur të hyjmë nën komandën e një shtabi të UÇK-së, në të cilin nuk dihej se kush ishte komandant

 Në këtë kohë flitej se mungonte bashkëpunimi në mes të forcave shqiptare të armatosura që verponin në Kosovë. A janë bërë përpjekje për një bashkëpunim më të mirë?

Major Nazif Ramabaja: Një mbrëmje udhëtova për në Irzniq me shoferin Zymer Sefajn, njëherit pjesëtar i sigurimit personal dhe dy pjesëtarë të sigurisë personal: Sinan Shalën dhe Burim Gashin ku u zhvillua një takim pune. Në atë takim morën pjesë Ramush Haradinaj, “Smajli”, Salih Veseli “Vetima”, Rrustem Tetaj, Nazmi Ibrahimi i Jabllanicës (Shqiponja së Dushkajës), Fadil Nimani “Tigri”, Tahir Zemaj dhe unë (Nazif Ramabaja).

Image result for RRUSTEM BRUQI


Kjo ishte edhe një shenjë dhe përgjegje për të gjithë ata të cilët pyesin se përse nuk ka pasur bashkëpunim në mes të forcave të cilat vepronin në terren dhe forcave të armatosura, njësiteve operative të cilat hynë në Kosovë. Bashkëpunimi ekzistonte, por rrjeti i atyre të cilët ishin kundër këtij bashkëpunimi dhe e pengonin ate në çdo mënyrë ishte tejet i madh si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, e në këtë rrjet ishin të përfshirë shumë emisarë të cilët ishin “turistë” të kësaj lufte dhe gjenin përfitimin e tyre nëpërmes fjalëve të mëdha, shpifjeve dhe intrigave të këtyre emisarëve. Ne si oficerë profesionistë nuk kemi mundur të hyjmë nën komandën e një shtabi të UÇK-së, në të cilin nuk dihej se kush ishte komandant.


Image result for RRUSTEM BRUQI

RRUSTEM BRUQI,hERO I POPULLIT


 Çka u bisedua atë natë dhe a është arritur pajtimi?

Major Nazif Ramabaja: Sa i perket gatishmërisë ushtarake sipas elementeve të renditjes ushtarake, ishte në nivel të duhur. Për kriteret e zgjedhjes së policisë ushtarake u tha:

Të jenë ata që i propozojnë shtabet dhe puna e tyre do të ishte më e lehtë për të vepruar, konsideronte Ramushi. Në Lug të Baranit ka shkuar puna në dy drejtime: një në kuadër të brigadës dhe e dyta ata të cilët e kanë kryer këtë detyrë para ardhjes së brigadës. Me tutje duhet punuar në shkrirjen mesvete dhe të bëhet bashkimi në një, apo brigada të ketë për punë të veta policinë në kuadër të saj.

Sa i përket kësaj pike të renditjes ushtarake, kishte informata se shiteshin pushkët në Malishevë, pata thënë unë dhe për këtë vendosem një punkt kontrolli në Këpuz, ku të gjithë ata të cilët shkojnë me armë për në Malishevë të ndalohen që të shënohet numri i armës në mënyrë që të vërtetohet pas kthimit se a e ka të njëjten armë. Nëse udhëtohet në grup të lejohet vetëm një armë për çeshtje sigurie, ndërsa të tjerat të ndalen dhe pas kthimit të personave t`u kthehen prapë të njëjtat. Këto ishin vendimet e këtij takimi pune. Pas këtij takimi pune Ramush Haradinaj m´u drejtue duke më thënë :”Çka kisha për të bërë vet po të mos ishit ju oficirët”.



“Kur njerëzit luftojnë vazhdimisht kundër bashkatdhetarëve të tyre, zakonisht vihet re se ata bëhen më të egër në mënyrë të panatyrshme dhe mbushen me tërbim më tepër se kur janë kundër një armiku tjetër”.

Cilat ishin vështirësitë me të cilat u ballafaquat ju oficerët profesionistë dhe nga vinte rreziku për një dobësim të radhëve tuaja?

Major Nazif Ramabaja: Kuadri profesional ushtarak duke ditur mirë për pasojat e luftërave të “Trandafilit” të shekullit 15-të në Angli ku sipas Çarls Dikensit: “Kur njerëzit luftojnë vazhdimisht kundër bashkatdhetarëve të tyre, zakonisht vihet re se ata bëhen më të egër në mënyrë të panatyrshme dhe mbushen me tërbim më tepër se kur janë kundër një armiku tjetër”.

Kjo na shtyri të bëjmë atë që është dashur për të bërë, vetëm e vetëm për të mos arritur deri të nji tërbim i tillë, për arsye se ne nuk njihnim parollën se: “Armiku është në mesin tonë”, por gjithmonë duke përsëritur dhe vepruar sipas rrethanave luftarake dhe mënyrës së zhvillimit të operacioneve duke u gjendur në ballë të luftës e duke e pasur armikun (okupatorin) gjithmonë përballë, menjanuam luftën vëlla-vrasëse dhe pamundësuam realizimin e planeve të forcave okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ukrainase të zbatojnë planin e spastrimit etnik nëpërmes taktikës së „Tokës së djegur“ dhe planit të çetnikëve të Vojsllav Sheshelit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të përpiluar më heret, por të bërë publike në tetorin e vitit 1995, e që na kishte rënë në dorë nëpërmes oficerit për vëzhgim e përgjim, Asim Lokajt të cilin e kishte marr nga Salih Cacaj, aktivist i LDK-së në Pejë.
Image result for RRUSTEM BRUQI
Çka e karakterizon aktivitetin tuaj në fund të korrikuit të vtit 1998?

Major Nazif Ramabaja: Plani i ditës së 27.07.98 duhej të zbatohej me përpikëri. Njësiti marshon prej komandës së brigadës, repartit ushtarak në Baran nëpër Vranoc deri ne Bistricë dhe anasjelltas. U informuam se në Çeskovë, ka qenë Salih Veseli “Vetima” dhe iu ka thënë se ata duhet të lidhen me Jabllanicën e Dushkajes. Për këtë raportoi Enver Berisha, komandant i shtabit të Çeskovës.

Idriz Atashi nga fshati Jabllanicë e Leshanit, i ka dërguar në Shqipëri gjashtë vetë për t´u bërë organizimi në këtë rajon: Jabllanicë e Leshanit, Rosujë, Kliçinë, Poterq dhe Kostovc. Iu dhash udhëzime, që së pari duhet formuar shtabin në mënyrë që të kemi me kënd të komunikojmë në mënyrë legjitime e pastaj të punohet sipas udhëzimeve dhe urdhëresave të cilat lëshohen prej komandës së kësaj brigade.

Në qendrën e ndërlidhjeve të Brigadës 131 përgjoheshin aksionet e armikut. Çka arritët të mësoni gjatë atyre përgjimeve?

Major Nazif Ramabaja: Në këtë qendër është bërë përgjimi i të gjitha ofenzivave të rëndësishme të cilat i ndërmori armiku nëpërmes motorolës e cila kishte ra në duart tona në Betejën e Loxhës, nëpërmes së cilës bëhej zbulimi i frekuencave, kanaleve dhe shifrave të komandimit të anës kundërshtare. Në frekuencen 15 9.900 bëheshin bisedat telefonike të shifruara, mirëpo pas një kohe bëmë deshifrimin dhe lokacionin e njësiteve të cilat merrnin pjesë në ofenzivë. Frekuenca 16 3.050 kishte të bënte me sulmin në: Rahovec – Llapushnik – Kijevë – Landovicë – Caralevë.

Ndodhi sulmi në Rahovec dhe vrasja e Agim Qelës, siç kishim marrë informata nga luftëtari Alush Gjocaj, i cili edhe vet ishte plagosur, menjëherë pas renies së Rahovecit në duart të soldateskës, policisë dhe paramilitarëve serbë. Në këtë ofanzivë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë-belorusë dhe ukrainas (sipas përgjimeve tona, të cilët kanë bërë masakra së bashku me paramilitarët e Arkanit dhe çetnikët e Sheshelit) ekzistojnë incizimet e përgjimeve në audio-kasetë të cilat i posedoj.

Ishte fillimi i ofenzivës serbe për marrjen nën kontroll të rrugës kryesore, apo magjistralës Prishtinë-Pejë. Luftime të ashpra janë bërë në Grykën e Llapushnikut, granatimet e Gllarevës dhe magjistrales Prishtinë-Prizren të Caraleva, fshatrat e Shtimes si dhe rrethina e Therandës. Në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin intensitet ishin sulmuar dhe granatuar fshatrat e brezit kufitar me Shqipërinë, Reka e keqe: Smolica, Dobroshi e Juniku.

Sipas të gjitha gjasave (informatave me të cilat dispononim, që i kishim marrë nëpërmes përgjimeve) dhe deklaratave të fundit se Malisheva është zonë e lirë dhe se së shpejti do të lëshohen letërnjoftimet dhe pasaportat e mbrenda dhjetë ditëve edhe Prishtina do te jetë në duart tona, të lansuara nga zëdhëndësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, supozohet se radhën e masakrimeve dhe dëbimeve do ta ketë Malisheva me rrethinë, sepse është duke iu ngushtuar rrethi nga te gjitha anët: nga Rahoveci, nga Suhareka dhe nga Llapushniku.

Që me datën 26 dhe 27 korrik janë mbyllur shitoret në Malishevë dhe kanë “ikur” pronarët dhe nuk kanë mbetur dhjetë vetë, gjendja është kaotike, sidomos pas ardhjes se 20.000 të ikurve civilë nga Rahoveci, njoftonte Naim Hysenaj nga fshati Kodradiq.

 Si bëhej dëshifrirmi i kodeve të armikut nga ana juaj dhe si u sulmua Malisheva?

Major Nazif Ramabaja: Dëgjoheshin shifrat: Kosa, Jastreb, Rubin, Bistrica, (Gvozdeni ishte shifër për mjetet e blinduara, tanke sepse kërkojnë 20 litra vaj të cilin e ka hudhur jashtë), Ibar, Limun etj. Degjëhej: “Kosa 501, Kosa 1, 5/1 Limun e ka kryer detyrën”, pastaj: “733 mirru vesh me të dhe vepro si të thotë ai, Kosa 121”, “Unë jam në k.761 300 m në përendim, 858 dal në O. Svetac lajmërohu, Kosa 5 lajmërohu” (Përkthimet në shqip nga unë).

Gjatë sulmeve, dëgjimit dhe përgjimeve nëpërmes qëndres së komandës së brigadës, armiku sulmoi Malishevën nga të katër anët: Nga ana e Rahovecit nga ana e Kijevës, nga ana e Llapushnikut dhe nga ana e Caralevës dhe sipas planit të tyre pra më 28.07.1998 kanë planifikuar të mirret Malisheva dhe në orët e mbrëmjes pas tërheqjes së UÇK-së Malisheva ka rënë në duart e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Në ndërkohë është sulmuar edhe Dobroshi, Juniku, Jasiqi, Gjocaj në Rekën e keqe.

Më së tepërmi ka rezistuar Juniku. …Kishte shumë të plagosur nga granatimet, ndërsa luftëtarëve tanë iu nevojitej armatimi antitank më shumë se buka dhe uji

Sa ishin në gjendje që këto fshatra të sulmuara t´i rrezistojnë ofenzivava të armikut?

Major Nazif Ramabaja: Më së tepërmi ka rezistuar Juniku, i cili është bërë bllokadë rrethimi ku kolegët tanë Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha qëndruan dhe rezistuan së bashku me luftëtarët tjerë. Kishte shumë të plagosur nga granatimet, ndërsa luftëtarëve tanë iu nevojitej armatimi antitank më shumë se buka dhe uji.

I informuar për pamundësinë e hyrjes së njësitit operativ të Brigadës “Skënderbeu” në ndihmë të kësaj zone dhe i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën gjindeshin luftëtarët e Junikut me rrethinë, shpejtova deri ne Prapaçan te komandanti Tahir Zemaj, analizuam situatën dhe u lidhem me kolegët, në këtë rast pasi bisedova me Rrustem Berishën, por jo edhe me Agim Ramadanin, sepse gjindej në vijen e parë të frontit, shpreha gatishmërinë që me një pjesë të brigadës 131-të t`u shkoj në ndihmë dhe të mundohemi që ta shpërthejmë rrethimin, e më vonë të bashkohemi me njësitin operativ ku ishin të caktuar me formacion Rrustemi si komandant i brigadës, ndërsa Agimi komandant i batalionit të parë, të lidhemi me njësitet dhe t´i vazhdojmë betejat se bashku, komplet dhe kompakt me të gjitha strukturat dhe kuadrin luftarak.

Për gatishmërinë time u falënderua Rrustemi dhe potencoi se e dinte mirë se me të vërtetë do t´i shkoja në ndihmë, por do të tentojnë të qëndrojnë deri sa t`u harxhohet municioni e pastaj të terhiqen për në Papaj dhe pas konsolidimit do të tentojnë të bashkohen me brigadën dhe për këtë më janë mirënjohës që të dy, pra Agimi dhe Rrustemi.

 Ju si epror me përvojë, pos organizimit të luftës në atë kohë përgatitet edhe një doracak që u mungonte edhe zonave të tjera?

Major Nazif Ramabaja: Po, me datën 29.07.1998 përpilova doracakun për komandantë të skuadrave, togjeve dhe kompanive, i cili ishte më se i nevojshëm për zhvillimin e aksioneve ushtarake duke përdorur strategji të lloj-llojshme siç ishte ajo e Çun Xu-së dhe të strategëve të tjerë të shquar.

Dy kopje ia dhashë oficerit Shaban Dragës për t´i dërguar në Drenicë dhe për t´u shërbyer me ta në këtë fazë fillestare deri sa të mos përpilohet një strategji e përbashkët në fazën tjetër e cila kishte për qëllim kalimin nga defenziva (mbrojtja e pragut të shtëpisë) në ofenzivë (me ndërmarrjen e aksioneve taktike, operative dhe strategjike që kishte për qëllim clirimin e çdo pëllëmbe të okupuar), pasi që ishin të formuara grupet si:1.Grupi artilerik, 2.Grupi i mitrolozave 7.9mm-tokësor dhe 12.7 mm – kundërajror, 3.Grupi antiblind, zola, murtaja e krahut dhe ambrusi dhe 4.Grupi i shënjtarëve, snajperë 7.9 mm dhe pushkë automatike.

 Pos ushtrimit të këtyre grupeve, ato ditë u takuat edhe me ushtarë që më herët kishin qenë ushtarë tuaj në ish-APJ?

Major Nazif Ramabaja: Ushtrimin e këtyre grupeve e bëmë në menyrë që të jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe sulm eventual të forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe dhe mercenare ruso-ukrainase. Në komandë të brigadës papritmas u duken ish ushtarët të cilët kishin shërbyer në Ajdovshqinë të Sllovenisë dhe unë (Nazif Ramabaja) isha komandant i tyre e këta ishin: Agim Krasniqi nga Vranoci i cili më solli kompjuterin dhe ia dhuroi brigadës dhe Rifat Morina nga Loxha, i cili kishte dëgjuar se unë kisha udhëhequr dhe komanduar me ushtarët në atë luftë. Pasi bëri montimin e kompjuterit me vendimin tim u transferua nga Loxha në Baran në shtab të Brigadës 131.

Të nesërmen erdhi “Çergashi” (Agim Zeneli) së bashku me Mujë Berishën, njëri komandant i frontit e tjetri komandant i shtabit të fshatit Këpuz të Klinës për të kërkuar ndihmë për mbrojtjen e zonë sonë dhe përveç spjegimeve që u dhashë në lidhje me taktiken e përdorimit të minahedhësave 82 mm, konfiguracionit dhe riorganizimit të vijës së zjarrit, iu dhashë edhe pesë predha të topit pazbrapsje 75mm të cilin e kishin në përdorim, por i tërhoqa vërejtjen “Çergashit” (Agim Zenelit) që në asnjëi mënyrë mos të dali jashtë zonës përgjegjëse të brigadës pa e informuar komandën e kësaj brigade.

Po ashtu erdhi një ushtar vullnetar nga Gjakova, Arben Kovani në njësitin tonë. Punën e vazhduam në katër grupe të organizuara dhe me grupin special intervenues të cilët duhej t´i njohin jo vetëm armët që kishin, por të gjitha llojet e armëve të tjera që ka njësiti në formacionet e veta ushtarake Ushtrimet u bënë në fshatin Vranoc dhe Baran. Ushtarët ishin të shkëlqyeshëm në përqafimin e njohurive të reja të cilat kishin të bëjnë me këtë njësit special intervenues.

Pastaj në komandë të brigadës u lajmëruan Rexhep Fetahu me kamionin TAM 75 T-5 dhe Ragip Kastrati me autobusin Mercedes, të cilët vullnetarisht do të bëjnë bartjen e ushtarëve në rast intervenimi në zonën e brigades. Për t`u bërë të ditur edhe me tutje loxhjanëve se brigada në zonën e saj do të intervenojë dhe ndihmojë në çdo kohë dhe situate.

Bëmë përgatitjen e njësitit intervenues me ushtarë të rryeshëm dhe luftëtarë të mirë të cilët kishin marrë pjesë në luftime apo në raste të njëjta intervenimi dhe klasifkimin e armatimit të nevojshëm, bëmë intervenimin në Loxhë sipas pozicionit për ta kthyer armikun nga sulmi i planifikuar. Në këto ushtrime taktiko-teknike komandant i njësitit u caktua Isuf Krasniqi “Cufa”.

 Pas kthimit të grupit intervenues nga Loxha, cilat ishin planet e mëtejshme?

Major Nazif Ramabaja: Muaji gusht ishte muaj i ri sa i përket aktiviteteve ushtarake dhe dita e parë e këtij muaji u karakterizua me kthimin e grupit intervenues nga Loxha. Përgatitja e grupit të ri intervenues që të dërgohet në vijën e parë të frontit në Raushiq në mënyrë që të forcohet vija e frontit në këtë fshat e pastaj forcimin e kësaj vije në mes të Raushiqit dhe Lubeniqit. Komandant i njësitit intervenues ishte eprori Esat Ademaj. Pas mesdite intervenimi të bëhet me vozitësin Ragip Kastratin, të mobilizuar së bashku me automjetin teknik të tipit Mercedes për interesa të brigadës.

U bë planifikimi i çeljes së strehimoreve masive për njësitin në objektin”fabrikë” të cilin projekt do ta bente Naim Hysenaj, i cili na dorëzoi një sasi të municionit nga shtabi i fshatit Kodradiq, për nevoja të brigadës pasi që të gjitha aktivitetet ushtarake kalonin përmes kësaj brigade, sepse popullata e cila përfshihej në zonën përgjegjëse të brigadës kishte një besim të plotë në njisitë operative të UÇK-së të cilat me një profesionalizëm të lartë, organizim luftarak dhe njohuri të larta taktiko-teknike dhe përdorim të njeteve dhe teknikës ushtarake u bënë simbol i qëndresës duke përkrahur dhe ndihmuar me të gjitha mjetet të cilat i kishin


Çka u bë më të lënduarit në Betejën e Loxhës?

Major Nazif Ramabaja: Pranimi i të plagosurve nga qendresa e Junikut, Naim Malokut dhe Gani Shehut në spitalin e Irzniqit (gjegjesisht në vend të panjohur për Naimin) në një shtëpi e pastaj transferimi në spitalin dhe strehimoren e Prapaqanit ku shtriheshin Faruk Xhemajli, Skënder Çeku, të dy të plagosur në Betejen e Loxhës e pastaj me organizimin dhe urdhërin e komandantit Tahir Zemajt u transferuan në një vend më të sigurtë në luginën e Pagarushës. Transportimin e bën Rexhë Osaj, Ismet Çeku, Idriz Osdautaj etj.

Kishte ardhur shkresa nga shtabi i Drenicës se kanë nevojë për eprorë me të cilën kërkesë u pajtuam dhe komandanti i njësiteve operative në Rrafshin e Dukagjinit, Tahir Zemaj, me lejimin e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, të dy eprorët mbeten për të vepruar në territorin e Drenicës, siç kishim planifikuar me parë me brigadën 133 pas formimit të bërthamës dhe zgjërimit të saj të kalojnë në Drenicë


Me vendimin e komandantit Tahir Zemaj e në bazë të lejës së ministrit Ahmet Krasniqi disa oficerë nga komanda juaj shkuan në zona tjera?

Major Nazif Ramabaja: Ardhja e Shaban Dragës nga territori i Drenicës të cilin e kishim liruar, për shkak se kishte qenë në vizitë te familja dhe se shtabi i Drenicës kishte kërkuar ndihmë me eprorë ushtarakë. Po të njëjten gjë e kishim bërë edhe me eprorin Kemajl Shaqirin.

Pas vizitës familjare na kishte ardhur shkresa nga shtabi i Drenicës se kanë nevojë për eprorë me të cilën kërkesë u pajtuam dhe komandanti i njësiteve operative në Rrafshin e Dukagjinit, Tahir Zemaj, me lejimin e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, të dy eprorët mbeten për të vepruar në territorin e Drenicës, siç kishim planifikuar me parë me brigadën 133 pas formimit të bërthamës dhe zgjërimit të saj të kalojnë në Drenicë.

Eprori Shaban Draga me informoi me detajisht për shkallën e zhvillimit të aktiviteteve luftarake në territorin e Drenicës, mangësinë e eprorëve dhe organizimin e bërë në nivel të ulët, pa komanda dhe komandime, ndermarrjen e masave joadekuate sa i përket punëve gjenerike në rend të parë fortifikimi, nuk ka njësi të caktuara dhe kuader profesional ushtarak. Për këtë dy oficerët Kemajl Shaqiri dhe Shaban Draga kërkuan qe t`u bashkangjitet edhe Shemsedin Fetahu i cili i takonte gjinisë artilerike.

Shabanit i dhashë një kampanjollë për ndihmë, si mjet teknik dhe u pajtuam që të bëjë përcjelljen e ushtarëve të cilët arrinin prej Shqiperisë me armatim përgjatë zonës përgjegjëse të Brigades 131, prej Raushiqit deri ne Drinin e bardhë, nëpërmes këtij kanali, i cili finksiononte si një arterie, në mënyrë të organizuar dhe me përcjellje të kalojnë të sigurt dhe të vazhdojnë rrugën për në territorin e Drenicës.


Në kuadër të Brigadës 131 cilët sektorë kishit formuar?

Major Nazif Ramabaja: Në brigadën 131-të e cila kishte qendrën në Baran, kishim formuar edhe sektorët e informimit, atë të logjistikës, kartografisë, sigurimit, dhe koordinimin e punëve në mes të subjekteve politike dhe njësiteve operative, ku në këtë merrnin pjesë:

Rrok Berisha, shef i informimit, Rrustem Shala, shef i logjistikës, Asim Lokaj, shef i kartografisë dhe përgjegjës për vëzhgim, Sadri Selca, shef për zbulim dhe kundërzbulim, Nikë Krasniqi, kordinator në mes subjekteve politike dhe njësiteve operative dhe Hasan Gashi, shef i policisë ushtarake. (Pas largimit të tij për kërkimin e familjes, shef i policisë ushtarake emrohet Besim Gashi.


Me 2 gusht 1998 forcat e armikut filluan një sulm ndaj disa fshatrave të komunës së Klinës dhe komunës së Pejës që i përkasin Lugut të Baranit?

Major Nazif Ramabaja: Sipas të gjitha informatave të cilat i posedonim nëpërmes vëzhgimeve dhe përgjimeve të organizuara në komandën e brigadës, pritej që të sulmohen fshatrat e Lugut të Baranit në orët e hershme të mëngjesit, pra me dy gusht, ku më vonë gjatë analizës së kësaj ofenzive u tregua se posedonim me të dhëna të sakta për arsye se fshatarët e Çeskovës dhe shtabi i këtij fshati kishin dëgjuar ndezjen e tanksave dhe zhurmë të madhe në orët e hershme të mëngjesit (4:00) të dy gushtit 1998, të cilat vinin nga Dollova. Pas fillimit të granatimeve mbi Çeskovën, bëmë kompletimin e njësitit intervenues.

Të katër grupeve që kishin ushtruar më parë, u mbajta pesë minuta bisedë morale siç e kishim praktikuar para çdo intervenimi luftarak dhe potencova ndërmarrjen e veprimeve luftarake sipas planit të paraparë: “Njësiti në sulm”, me detyrë që të bllokohet trekëndëshi i udhëkryqit rrugor Nepole – Çeskovë dhe Nepole – Këpuz, ndaljen e forcave okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaromercenare serbe (në detyrën e afërt), kurse në detyrën tjetër ishte qëllimi që të formohen kushtet për të kaluar në ofenzivë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me forcat tona në krahun e djathtë, angazhimin e disa luftëtarëve nga fshati Buçan si dhe ardhja në ndihmë e njësitit operativ nga Bardhaniqi me eprorin Musa Gjakovën.

Sipas informimit të komandantit të shtabit lokal, Gani Morinës, në ora 9:00 kanë filluar sulmet nga Grabanica nëpërmes Bokshiqit në drejtim të Çeskovës dhjetë tanke dhe mjete tjera mekanike, ndërsa nga drejtimi i Dollovës kanë sulmuar njëzet tanke dhe pas dy orë e gjysmë të gjitha janë bashkuar në një vend. Fshatarët e kanë lëshuar fshatin dhe vetëm pesë ushtarë janë në pozicione. Gjendja është e vështirë dhe në fshat ka mbetur i sëmurë një plak rreth njëqindvjeçar dhe nuk dihet për fatin e tij.


Cilat ishin veprimet që ju i ndërmorët për të ndaluar ofenzivën e armikut në atë kohë?

Major Nazif Ramabaja: Nga “Bistrica” siç e quante okupatori Pejën në bisedat e koduara, ishte nisur për t´u ardhur në ndihmë ekspedita shkatërruese në nji kolonë të gjatë në të cilën gjindeshin të gjitha mjetet luftarake me qëllim të bashkangjitjes së forcave të mëparme të cilat kishin filluar sulmin në trevën Çeskvë-Bokshiq-Gllogjan-Nepole. Ne bllokuam udhëkryqin Nepole-Çeskovë-Këpuz me njësitin operativ për intervenime të shpejta dhe armiku u detyrua ta ndërrojë drejtimin e sulmit dhe të orientohet në drejtim të “Kotës 490”.

Angazhimi i skuadrës artilerike me minahedhës 82 mm me komandant Ramadan Gashin, ku në kishim vetëm dhjetë predha dhe pas hudhjes së predhave të para goditet një tanksë të cilës i shkatërrohen zingjirët dhe se një ushtar okupator lëndohet rëndë në këmbë. Informatën e morëm përmes përgjimeve në sistemin e ndërlidhjeve të organizuar në brigadë. Armiku kërkoi ndihmë për ta tërhequr tankun sepse gjëja kishte ra në një gropë.

Pra “Gropa” ishte kodi i tyre i cili tregon se bëhej fjalë për prishje-shkatërrim. Kjo ishte hera e parë ku ishin përdorur minahedhësat dhe ishte qëlluar caku. Armiku ishte hutuar dhe nuk u dëgjua më se një orë dhe nuk bëri kurrëfarë lëvizjesh taktike në luftë. Ai kuptoi se lansimi i predhave nga minahedhësat 82 mm ishte bër në mënyrë shkollore dhe profesionale nga kuadri ushtarak.

Një pjesë e njësitit operativ iu kishte dalur në ndihmë Raushiqit si mbështetje dhe ngritje të moralit luftarak, por pasi se nga “Bistrica” (Peja) ishte nisur ekspedita shkatërruese, kërkova që sa më parë njësiti të kthehet dhe të kyqet në luftë. Me ardhjen e njësitit me të cilin komandonte eprori Esat Ademaj menjëherë e njoftova me detyrën luftarake dhe qëllimin e saj, por ndodhi çka ndodhi, ajo të cilën nuk e pritnim dhe më së paku na nevojitej në atë moment – fatkeqësia.


Për çfarë fatkeqësie ishte fjala dhe sa pati ndikim në zhvillimin e mëtejmë të planit të paraparë luftarak?

Major Nazif Ramabaja: Fatkeqësia në komunikacion që na ndodhi me kombin e Zymer Sefës të cilin e drejtonte Arianit Krasniqi në të cilën fatkeqësi u lënduan nëntë ushtarë të njësitit elit operativ e këta ishin: Arianit Krasniqi, Elmi Krasniqi, Shpend Krasniqi, Arsim Hysenaj, Mujë Dervishaj, Tahir Malushaj, Gazmend Gjoci, Xhelil Krasniqi dhe Ahmet Thaçi të cilët u rrokullisën para hyrjes në Kosuriq dhe kjo fatkeqësi pamundësoi bllokimin e rrugës e cila shpiente nga Bokshiqi për në Gllogjan dhe në orët e pasdites disa tanke hynë në këtë fshat.

Njësiti artilerik në mungesë të predhave u detyrua të tërhiqet në fshatin Buçan, kështu që pas marrjes së krahut të majtë nga ana e armikut dhe hyrjes së disa tankseve në Gllogjan në një mënyrë na u rrezikua prapavija dhe u detyruam që të bëjmë tërheqje taktike nëpërmes lumit Bistrica dhe të bllokohet rruga që shpiente në drejtim Gllogjan e Llugagji dhe ura e cila kalonte mbi lumin Bistricë dhe vazhdonte në drejtim të Jabllanicës (Shqiponjës), e cila ishte objekt i rëndësishëm dhe duhej të mbrohej me të gjitha mjetet që kishim.

Në krahun e majtë të sulmit të armikut bëmë bllokimin e rrugës kryesore Gllogjan-Kosuriq, para shkollës tek ura dhe morëm pozicionet në anën e majtë në pjesën veri-perëndimore në pritje të forcave okupatore serbe nga drejtimi i Bokshiqit. Të gjitha këto operacione taktike luftarake u zhvilluan me njësitin operativ për intervenime të shpejta nën komandën e eprorit Esat Ademaj.



Udhëheqja e operacioneve dhe marrja e raporteve nga vija e parë e frontit u bë nëpërmes komandës së brigadës me organet përkatëse siq ishin: Sistemi i përgjimit, ndërrlidhjes e vëzhgimit të operacioneve


Si bëhej në atë kohë dhënia e urdhërave dhe dërgimi i informatave që është një segment i rëndësishëm në zhvillimin e operacioneve luftarake?

Major Nazif ramabaja: Udhëheqja e operacioneve dhe marrja e raporteve nga vija e parë e frontit u bë nëpërmes komandës së brigadës me organet përkatëse siq ishin: Sistemi i përgjimit, ndërrlidhjes e vëzhgimit të operacioneve nga ana e grupit vëzhgues dhe dërgimi i informatave nëpërmes korierëve të cilët luajtën një rol të rëndësishëm.

Në dhënien e urdhërave të cilat lëshoheshin nga ana e shtabit të brigadës, dërgimi i tyre deri te njësitet operative intervenuese dhe anasjelltas në mungesë të mjeteve të ndërlidhjeve (të gjitha këto informata shenoheshin në harta topografike) ndihmesë të jashtëzakonshme jepte Asim Lokaj dhe sipas situatës në terren merreshin vendimet luftarake.

Të gjitha këto i përcolli komandanti i vetëshpallur në Lugun e Baranit me profesion mjek ortoped, Dinë Krasniqi, të cilin e kisha vendosur pranë vetëm e vetëm për të parë ai vet dhe për të fituar bindjen se si duhet komanduar dhe vepruar në rrethana të jashtëzakonshme dhe mënyrën e zhvillimit të operacioneve luftarake drejtpërdrejt në terren, pas epërsisë së armikut në armatim dhe teknikë luftarake.


Në Lugun e Baranit zhvillohej luftë e rreptë. A kishit nevojë për ndihmë dhe kush u erdhi në ndihmë që të detyrohet armiku të tërhiqet?

Major Nazif Ramabaja: Gjatë luftimeve njësitet tona operative nuk patën humbje në njerëz dhe teknikë, por patëm vetëm tre të plagosur nga granatimet të cilat ishin të pandërprera dhe herë-herë me intensitet të lartë nga të gjitha kalibrat e armatimit të rëndë artilerik, tankist dhe kundërajror. Në mbrëmje na erdhën në ndihmë njëzetëeshtatë luftëtarë nga shtabi i Isniqit dhe pesë nga Broliqi të cilët shprehën dëshirën që të kyqen në vijën e parë të frontit të eprori Esat Ademaj.

Ne i kyqëm në luftë sipas gjendjes në teren, nevojës dhe vullnetit të tyre sepse kishin dëgjuar se luftë e madhe është duke u bërë në regjionin e Lugut të Baranit ku kishin shpreh vullnetin e tyre të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në një anë e në anën tjetër oficerëve të kësaj brigade iu kishte rritë fama pas zhvillimit të Betejës së Loxhës dhe fitimit të saj.

Në orët e vonshme të natës diku pak para mesnate erdhi Esati dhe më raportoi se e ka vështirë të rezistojë në vijën e parë të frontit nëse nuk i dalim në ndihmë. Pas këtij raporti bëra riorganizimin e vijës së parë duke angazhuar forcat shtesë (rezervën) dhe disa luftëtarë të fshatit Kosuriq. Ndihmesë të konsiderueshme dha komandanti i shtabit lokal, Selim Kelmendi posaçërisht në ushqim.


Nga rrezistenca e ushtarëve tuaj armiku ndërroi planin e sulmit, duke marrë drejtimin e Nepolës?

Major Nazif Ramabaja: Sulme të pandërprera vazhduan forcat e armatosura të krahut të djathtë afër Llugagjisë dhe detyrimi i njësiteve operative për qëndresë dhe mbajtjen e objekteve të rëndësishme të cilat kishin rol kyq në strategjinë e mëtejme dhe ishin qelësi i rezistencës për mbajtjen nën kontroll të forcave të armatosura këtë drejtim, i cili ishte damari kryesor në Rrafshin e Dukagjinit, si në pikëpamje ushtarake ashtu edhe në atë civile sepse kishte dyndje të madhe të popullatës në këtë rajon ku sipas disa vlerësimeve 10% e popullatës së Kosovës ishte zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

Për shkak të pamundësisë së depërtimit të armikut në drejtimin Gllogjan-Llugagji, ai bëri zëvendësimin e sulmit kryesor me atë rezervë duke shfrytëzuar drejtimin nëpërmes Nepoles, por në pamundësi që ta kalojë lumin Bistricë, për shkak të rezistencës së forcave tona të armatosura të ura mbi lumin Bistricë u detyrua të sulmojë anës së majtë të lumit (i cili më tutje bashkohej me Drinin e bardhë) në mbështetje të zjarrit artilerik dhe mjeteve tjera: Tankseve, autoblindave, pragave dhe shumëtytshave të tipit “Orkan” të cilat dogjën dhe shkrumbuan pozicionet mbrojtëse të në kodrën e Jabllanicës.

Gllogjani ra në duart e armikut. Çka ndodhi pas kësaj?

Major Nazif Ramabaja: Pas marrjes së fshatit Gllogjan nga forcat okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ukrahinase në fshat janë stacionuar më se 38 tankse dhe nji pjesë e popullatës është terhequr në drejtim të Llugagjisë, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në kishën e fshatit.

Ka filluar kontrollimi i shtëpive dhe ku është gjetur armatim, kanë djegur shtëpitë: Pesë në familjen e Pal Koci por jo edhe shtëpia e tij, ndërsa më së keqi e kishte pësuar shtëpia e Mëhill dhe Rrok Berishës në të cilën forcat okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro mercenare serbe ishin strehuar përkohësisht dhe për shkak se kjo shtëpi kishte qenë mikëpritëse e forcave të armatosura, njësiteve operative dhe ishte mbajtur një tubim me shtabin dhe popullatën e fshatit në të cilin kishin marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj si përfaqësues i UÇK-së në cilësinë e komandantit të Rrafshit të Dukagjinit dhe unë (Nazif Ramabaja), përfaqësues i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në cilësinë e komandantit të Brigadës 131 të njësive operative në Lugun e Baranit.

Rrok Berisha ishte zgjedhur deputet i parlamentit të Kosovës nga Lugu i Baranit i cili u angazhua në mënyrë të veçantë në ndihmesën e njësiteve oparative, pritjen e eprorëve profesionistë, veçanërisht u dallua për angazhim si shef për informim në Brigadën 131 si dhe dha kontribut të çmueshëm në Isniq në ndihmesën dhe shpëtimin e popullatës civile gjatë ofenzivës së armikut në gusht-shtator 1998.

Në Nepole ato ditë u bë rezistencë e madhe. Armikut i shkaktuat humbje dhe ai pastaj filloi të hakmirret?

Major Nazif Ramabaja: Në fshatin fqinj, në Nepole falë syqeltësisë dhe organizimit të mirë të shtabit lokal dhe angazhimit të parezervë të Nikë Krasniqit, kordinatorit në mes subjekteve politike dhe njësiteve operative, u bë rezistencë e madhe me të gjitha forcat që kishin, duke i shkaktuar armikut humbje në njerëz: dy policë të vrarë e një i plagosur, me të cilat humbje okupatori nuk pajtohej sepse rritej numri i humbjeve si në njerz ashtu edhe në teknikë luftarake.

Ishin dy tankse të shkatërruara, një autoblindë, tre të plagosur dhe dy të vrarë, ndërsa në anën tonë kishim vetëm katër të plagosur. Si hakmarrje për këto humbje forcat e armikut bën shkrumb e hi fshatin Nepole duke ndezur më se 38 shtëpi. Okupatori këtu përdori planin e spastrimit etnik të kësaj treve duke zbatuar taktikën e “tokës së djegur”.

Pas tërheqjes së popullatës civile jo të plotë nga Jabllanica hynë forcat okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me ndihmën e çetnikëve vendas siq ishte Jagoshi, dhe atyre të ardhur nga Serbia. Zhelko Martinoviçi kapiten i ushtrisë serbe bën masakrimin e këtyre civilëve: Arif Adem Kosumaj 72 vjeç, Hane Ibrahimi 80 vjeç dhe Zize Zekaj duke i prerë në fyt, ndërsa ushtarit të cilit kishte shërbyer në fshat dhe nuk ia mësuam emrin u vra dhe iu kishte hequr kapaku i kokës.

Për dislokimin nga Jasiqi në Prapaqan me urdhërin e të madhit kol. Tahir Zemajt janë kujdesur një ndër heronjt dhe heroinat e Kosovës, Salih Çekaj dhe Sabahate Tolaj

Në atë kohë kishte disa çrregullime rreth përgatitjes së ushqimit, pasi disa kuzhinierë kishin shkuar të tërheqnin familjet e tyre. Kush u doli në ndihmë?

Major Nazif Ramabaja: Në ditën e tretë të sulmit të forcave okupuese serbe, së bashku me Asim Lokajn, i cili kryente detyrën e oficerit përgjues, shkuam në vijën e parë të frontit në pozicionet e njësitit operativ para shkollës së Gllogjanit, bëmë freskimin e luftëtarëve duke u sjellë ushqim (bukë e djath) sepse në një mënyrë ishte bërë çrregullimi i kuzhinës për shkak të shkuarjes së kuzhinierëve për t´i tërhequr familjet e tyre të cilët ishin nga Nepolja. Edhe pas këtyre çrregullimeve në momente të caktuara dhe kyqe për njësitet operative aktivizohej me të gjithë potencialin dhe autoritetin që kishte në këtë rrethinë Rrustem Shala, shef i logjistikës në brigadë.

Sa i përket logjistikës dhe organizimit të prapavijës në momentet më kritike me një vetiniciativë kur nuk lejonin rrethanat luftarake, në bashkëpunim dhe bashkëveprim me shtabin e komandës dhe shtabet lokale grumbullonte, organizonte, depononte dhe shpërndante ushqimin jo vetëm për njësitet operative, por edhe për popullatën e strehuar në Lugun e Baranit. Për këtë ishte ngritur një furrë në Baran për pjekjen e bukëve. Të gjitha ishin bërë nën organizimin e Rrustem Shalës i cili simbolizonte direkun e shtëpisë në Brigadën 131.

I jam mirënjohës edhe babait të Ramadan Gashit (që momentalisht nuk po kujtohet emri), i cili punoi në këtë furrë pa ndërprerë dhe kryente nji punë të madhe dhe shumë të rëndësishme që ushtria të ketë gjithmonë bukë. Në momentin kur dolëm në vijën e parë të vëzhgimit u aktivizuan snajperistat serbë të cilët ishin pozicionuar në shtëpitë e para, mbi shkollë të Gllogjanit dhe kishin hapur dritaret e vogla në përfundim të katit të parë në mënyrë që të veprojnë më lehtë dhe filluan të shtënat në drejtimin tonë

Gjatë atyre viteve të luftës u ka rënë të keni kontakte edhe me komandanten Sabahate Tolaj e komandantin Isuf Haklaj, që ditë më parë u vranë nga dora kriminele. Cila ishte shëmbelltyre e tyre luftarake?

Major Nazif Ramabaja: Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj komandant i policisë ushtarake në brigadën 134-të, të njësive operative të UÇK-së të komanduara nga kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës detyrat i kryenin me shumë përkushtim. Më kujtohet momenti i hyrjes së njësive operative të UÇK-së nga Shqipëria në Kosovë dhe ndalimi i përkohshëm në Jasiq, për shkak të mosmarëveshjeve, të cilat për opinion janë të njohura nga intervista e korrikut të vitit 2002.

Për dislokimin nga Jasiqi në Prapaqan me urdhërin e të madhit kol. Tahir Zemajt janë kujdesur një ndër heronjt dhe heroinat e Kosovës, Salih Çekaj dhe Sabahate Tolaj. Nga shpirti i kësaj luftëtareje dilte dhe shpërthente jashtë një vrull, elan, entuziazëm, ndërsa nga fytyra e saj rrezatonte një vendosshmëri, qëndrueshmëri dhe dëshirë e flakët për të luftuar deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës me çka u shqua edhe si organizatore dhe kishte kujdesje të veçantë për furnizimin e ushtarëve dhe eprorëve që nga ushqimi deri tek teknika ushtarake. Ishte kujdesur për eprorët të cilët kishin hyrë në luftë në Koshare pa pistoleta personale.

Një ndër ta ishte edhe oficeri Fadil Hadergjonaj, i cili pas rënies në fushën e nderit të komandantit Salih Çekaj, kishte marë detyrën e komandantit të Brigadës 134. Sebahatja kryente detyrën e komandantes së logjistikës në këtë brigadë dhe duke dërguar material luftarak nga Ministria e Mbrojtjes, gjegjësisht depoja në Laprakë për në Koshare, ndalon në Qendrën stërvitore në Kolsh, ku isha duke i stërvitur ushtarët për hyrje në Koshare dhe thyerje të kufirit. I dhashë skuadrën policore e cila ishte njësi speciale e komanduar nga Izet Beqiraj dhe pastaj ra dëshmor në Koshare dhe një pistoletë që t´ia dërgojë special oficerit Fadil Hadergjonaj, çka dhe e kreu me sukses.

Në fund edhe pse i kam dërguar telegram edhe njëherë i ngushëlloj familjet e Sabahate Tolaj dhe të Isuf Haklajt i cili është shquar si komandant i policisë ushtarake me një profesionalizëm të lartë, energji dhe vendosmëri për kryerjen e të gjitha urdhërave dhe detyrave luftarake, bashkëluftëtar dhe kolegë i Sabahates, i cili pas një gjendje komme ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës, ndërsa pjesëtarit të SHPK-së Hysen Lataj i dëshiroj shërim sa ma të shpejtë dhe kthim në vendin e punës.

Armiku përdori taktikën e marrjes së informatave duke lansuar individë si “satelitë” në territorin të cilin e kishin nën kontroll njësitet operative si p.sh në Lugagji, por këtë e zbuluam nëpërmes të sistemit të përgjimit në brigadë dhe persona e tillë ndaloheshin…


Pasi që fronti me armikun zgjati një kohë më të gjatë, ndihej nevoja e zëvendësimit të komandës, kurse armiku lansonte edhe “satelitët “ e tij për marrjen e infomatave të cilat nuk i shkonin?


Major Nazif Ramabaja: Kisha planifikuar që ta bëj zëvendësimin dhe freskimin me forca rezervë të cilat i mbaja në sigurimin e repartit ushtarak dhe stërvitjeve të brendshme, por morali për të qëndruar në pozicione ishte aq i fortë sa që edhe pas dyzetë e dy orësh pa marrje të ushqimit të ngrohtë, duke e hargjuar edhe rezervën e kompletit luftarak dhe duke u mbështetur në prapavijën e shtabit lokal të Kosuriqit dhe logjistikës së brigadës, këto forca me dëshirën e tyre dhe moralin e lartë vazhduan që ta mbajnë frontin.

Por për shkak të lodhjes së madhe të eprorit Esat Ademaj, bëra zëvendësimin e tij me eprorin Musa Dragën dhe këtij të fundit në mënyrë vullnetare iu bashkangjit Naim Krasniqi nga Vranoci i cili ishte një luftëtar i shqëlqyeshem dhe i papërtueshëm në dhënien e ndihmës aty ku u kërkonte nevoja për mobilizimin e të gjitha forcave dhe kryerjen e detyrave luftarake.

Armiku përdori taktikën e marrjes së informatave duke lansuar individë si “satelitë” në territorin të cilin e kishin nën kontroll njësitet operative si p.sh në Lugagji, por këtë e zbuluam nëpërmes të sistemit të përgjimit në brigadë dhe persona e tillë ndaloheshin, izoloheshin dhe shfrytëzoheshin për marrjen e informatave të cilat ishin më se të rëndësishme për njësitet operative.

Duke e vërejtur armiku se nuk po iu arrijnë informatat e duhura filloi të shprehë nervozizëm nëpermes zhvillimit të manovrave të paplanifikuara dhe kontrolluar mirë. Provokimeve të tilla iu përgjigjeshim me mbylljen e shtegjeve, drejtimeve sulmuese nëpërmes vëzhgimit të zonës përgjegjëse të brigadës me qëllim që të përforcojmë sistemin e zjarrit, rrethimin e zonës dhe daljen në vijën frontit Gllogjan-Bokshiq-Çeskovë-Këpuz si dhe lidhja në bashkëveprim me luftëtarët e Jabllanicës të cilët i takonin zonës së Dushkajës, t´i përforcojmë pozicionet dhe të kalojmë në kundërofenzivë.


Cila do të ishte analiza e shkurtër e operacioneve triditore luftarake në Lugun e Baranit?

Major Nazif Ramabaja: Analiza e operacioneve luftarake në Lugun e Baranit prej 2 deri 4 gusht 1998 u bë me komandantët e shtabeve lokale të fshatrave: Kodradiq, Vranoc, Rashiq, Turjakë, Baran, Çallopek, Kosuriq, Lugagji, Gllogjan, Nepole, Këpuz, Çeskovë, Raushiq, Loxhë, Lugmir, Lozhan, Graboc, Baran i Epërm dhe Rosujë. Kjo analizë u bë në mënyrë profesionale, duke shfrytëzuar hartat topografike dhe planet e hartuara gjatë dhe pas ofenzivës me të gjitha elementet e renditjes luftarake me theks të posaçem në lëshimet eventuale, gjërat pozitive dhe veprimet në të ardhmen duke i avancuar dhe bërë më efikase.


Cilave qëllime dhe detyra u kushtonit rëndësi më të madhe?

Major Nazif Ramabaja: Me rëndësi ishin: Informimi i gjithanshëm dhe efikas, me shfrytëzimin e sistemit të hierarkisë ushtarake nga lartë-poshtë dhe anasjelltas me aktivitetet luftarake të zhvilluara në zonën përgjegjëse të brigadës në koordinim dhe bashkëpunim me forcat lokale, domosdoshmëria e qëndrimit dhe rezistencës dhe moslargimi nga fronti pa urdhër për tërheqje, evakuimi i popullatës civile sipas planit të hartuar më parë dhe në koordinim të ngushtë me shtabin e brigadës, përgatitja e të gjitha shtabeve në zonën përgjegjëse të brigadës e posaqërisht shtabit të Loxhës, Raushiqit, Grabocit, Lugmirit dhe Llozhanit për nji sulm të mundshëm të forcave okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ukrahinaso-beloruse, me qëllim të zhbllokimit të rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë dhe Pejë-Deçan-Gjakovë. Përveç kësaj të gjithë të pranishmëve iu dhanë edhe detyra konkrete siç ishin:

1. Mospërzierja në kompetenca të tjetërkujt dhe përfshirja në to,

2. Ndërtimi i strehimoreve në çdo fshat,

3. Dëgjimi, vëzhgimi dhe qëndrimi në pozicionin e zjarrit,

4. Dalja në vijat e para të frontit, rrethimi dhe sigurimi i zonës përgjegjese të brigadës me ushtarë të njësive operative,

5. Dërgimi i ushtarëve me armatim të rëndë nga të gjitha shtabet lokale në shtabin e brigadës në mënyrë që të stërviten: Të hyjnë në repart, stërviten e pastaj të kthehen në shtabet lokale të përgatitur dhe të pajisur me njohuri të reja luftarake.


Ju keni vendsour që si komandant, disa bashkëveprimtarë, individë dhe të tjerë që kontribuan me ndihma të ndryshme t´i falënderoni?

Major Nazif Ramabaja: Ashtu është. Të gjithë atyre me të cilët kam pasur në këtë apo atë mënyrë kontakt dhe bashkëpunim ju jam mirënjohës dhe shprehu falenderimin tim. Një pjesë me të cilët kam pasur kontakte gati të përditshme kam vendosur që t´i nxjerri nga arkiva dhe t´u shpërndaj mirënjohje me shkrim, për çka kam angazhuar përfaqësuesin tim Z. Mëhill Berishën, i cili ka barrën më të rëndë si fizike ashtu edhe materiale, sepse të gjitha shpenzimet e shtypjes, postale, ardhje-vajtje i ka mbuluar vetë, për këtë i jam dyfish mirënjohës dhe zoti e shpërbleftë. Në mesin e atyre që merituan mirënjohje është edhe gazeta jonë kombëtare “Bota sot” e cila sikurse para luftës, gjatë luftës dhe tashti është duke e luajtur një rol të rëndësishëm në infomimin objektiv të lexuave të saj.(M. DRAGIDELLA)

E FSHEHTA PUBLIKE E EMËRIMIT TË MINISTRIT BICAJ

FullSizeRender

Nga Idriz Zeqiraj



Kryespiuni Fatos Klosi, në kundërshtinë e akuzës të pinjollit të anëtarit të familjes të Presidentit Rugova, Naser Rugova, i cili e akuzon për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit dhe të veprimtarëve e kudrove ushtarakë institucionalë, hiqej si i pa informuar për shumë njerëz dhe ngjarje të kohës së luftës. Pra, ai luajti rolin e debilit, por edhe të denigruesit dhe të shpifësit, madje pa doganë fare! Por, në fakt, ai i di të gjitha, madje edhe vrasjet, të paktën, brenda territorit të Shqipërisë londineze, përfshi këtu edhe zhdukjen pa gjurmë të bashkëfshatarit tim, oficerit Sadri Ramqaj, nga Studenica e Istogut.




Dy Fatosat dhe krerët e LPK-së ishin kundër unifikimit të faktorit ushtarak, edhepse, ata, që sot duan të indentifikohen me “UÇK-në”, emërtesë kjo fiktive, që nuk arriti kurrë të formësohet si e tillë, kanë qenë minorë, fare të pakët, në luftë, por të bollshëm në rrugë e bulevarde të Tiranës dhe të Evropës. Për habi, hezitimin, mëdyshjen e disa kuadrove të FARK-ut, për të mos hyrë në Kosovë, rastet individuale, veç kundërshtarëve politikë, edhe ndonjë gazetar, i përgjithëson. Në fakt, FARK-u i kishte grupet e armatosura kudo nëpër Kosovë, luftën e të cilëve e përvehtësonte Radio-Televizioni Shqiptar, përkattësisht, Redaksia për Kosovën, e pushtuar, dhunshëm, nga banda e LPK-së, sikur këtë luftë e bënin njerëzit a tyre, pra të LPK-së.



Fatosat, me vartësit e tyre dhe hafijet e LPK-së, ishin kontigjenti besnik i pushtuesit dhe, duke sabotuar luftën, janë të denjë për veteranë të Serbisë, por assesi të Kosovës.



Të akuzuarin, me dyshimin e bazuar, Klosi, e pason kuadri i LPK-së Ibrahim Kelmendi. Ai i është gëzuar aq shumë pushkatimit të Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, sa që deklaron botërisht se – po ta di personin që e vrau Ahmet Krasniqin, do t`ia dhuroja hisen e tokës, që ma ka lënë baba-!

Zotëri Kelmendi, qëllimshëm, e mistifikon si konspiracion, sekret të madh, emërimin nga LPK-ja të ministrit Halil Bicaj, edhepse ky emërim është një e fshehtë publike, pra, që e dinin oficerët e FARK-ut, edhepse ata preferonin zëvendës-ministrin Agim Mehmeti.



Isha në Malësinë e Gjakovës, kur mësova, nga një telefonatë, se kryeministri Bujar Bukoshi ka lakuar emrin e Halil Bicaj për ministër, pas ekzekutimit zyrtar të Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit, në qendër të metropolit shqiptar – Tiranë. Prapa këtij akti makabër e kundrakombëtar qëndrojnë Klosi me shokë dhe krerët e LPK-së. Menjëherë i telefoniva kryeministrit Bukoshi, duke i thënë se ushtaraku Halil Bicaj nuk është i familjes të zëshme Tahir Ali Bicaj, i cili, si organizator i rezistencës nacionaliste, për mbrojtjen e Rozhajës dhe të Veriut të Kosovës, ka vuajtur burgun në ishullin kroat Golji Otok, së bashku më vëllanë Smajl Ali Bicaj.



Oficeri i karrierës, dikur nxënës i yni në shkollën e Vrellës të Istogut, nuk më dukej zgjedhje e duhur, sepse ishin kohë të vështira dhe dyshoja se ai nuk mund ta përballojë presionin, deri në terror, të Tiranës zyrtare dhe të LPK-së staliniste. Fatosat me shokë dhe hafijet brenda LPK-së, kishin filluar të godisnin në pusira dhe errësirë, qysh një vit më parë, me vrasjen e Ali Ukaj, më 1997 në Tiranë.



Kryeministri Bukoshi m`u përgjigj se kuadri ushtarak Halil Bicaj është shquar në artin luftarak të Këmbësorisë në luftën e Bosnjës. Arsyetimi i Bukoshit nuk më bindi, jo pse dyshoja në aftësitë ushtarake të oficërit Bicaj, por, për rrethanat e Kosovës, infiltrimi i Serbisë në kupolën shtetërore të Shqipërisë dhe në LPK-e, kërkonte një ministër trim dhe mospërfillës ndaj sabotatorëve të luftës. Për të mësuar të vërtetën e këtij emërimi, që pritej të bëhej, bëra disa telefonata në Zvicër. Përgjigja ishte e menjëhershme dhe krejt e saktë: “Vëllai i Halil Bicaj flirton me LPK-në dhe kjo përzgjedhje është e Lëvizjes”.



Sali Çekaj dhe oficerë të lartë ishin në dijeni të “puçit” në FARK



Kontaktova me Sali Çekaj dhe e informova për rastin dhe disa penetrime, depërtime që pritën të bëhen në mesin tonë, në Viçidoll dhe Papaj të Tropojës. Saliu ndjehej i shqetësuar, sepse shtohej droja dhe nevoja për ta ruajtur shpinën. Me Sali Çekaj kishim bashkëpunuar, gjatë kohë, duke qenë të dy anëtarë të Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani. Ne bisedonim me atë dhe shokët tjerë, për pengesat dhe sabotimin që i bënin aktivistët e LPK-së aksionit fillestar, më 1991: “Ta ndihmojmë Kosovën për vetëmbrojtje”, ku isha në komisionin prej 5 (pesë) vetesh për Gjermani. Pastaj, për një kohë, punova në Gjenevë, Zvicër, në Ministrinë e Informacionit, të cilën e udhëhiqte, me kompetencë e profesionalizëm, ish i burgosuri politik Xhafer Shatri. Edhe atje banda e LPK-së sabotonte kudo dhe nuk paguante asnjë qindarkë për Kosovën. Pra, për Sali Çekaj dhe FARK-istët tjerë, lëvizakët sabotatorë, ishin “karta të djegura”. Po të ecej me mendësinë e krerëve hafije të LPK-së, Kosova ishte dorëzuar pa e pritur fare luftën.



Zotëri Ibrahim Kelmendi me kot ngatërron emra, madje me dashje, për logjistikën e luftës. FARK-u ka pasur shefe të logjistikës ushtarakën trime, tek e cila ishte gërshetuar harmonishëm trimëria, bukuria dhe zgjuarësia – Sabahate Tolaj, e cila, duke qenë hetuese pranë Policisë të UNMIK-ut, u ekzekutua nga banda politike e Dukagjinit, se bashku me kolegun Isuf Haklaj, sepse dinin shumë për krerët e kësaj bande dhe sekretet duhet t`i mirrnin në varr. Përgjatë gjithë luftës, jam angazhuar në Emergjencën e kësaj lufte, me katër kamionë të tonazhit të madh, së bashku me 18 punëtorë, përfshi këtu edhe nipërit, në kuadrin e Firmës “Etniku”, Fabrikë e Miellit, me qendër në Mamurras, Kurbin, duke bartur bazën materiale dhe armatimin, me destinim Malësinë e Gjakovës dhe të Prizrenit. Bilanci i borxhit tim, në mbarim të luftës, kap shifrën e 200 mijë markave gjermane, borxh ky që vazhdoj ra shlyej edhe tani pas 16 viteve të Kosovës së lirë.



Shef i Logjistikës nga LPK-ja ka qenë Ilir Konushevci, i cili ishte për bashkimin e faktorit ushtarak. Përkundër urdhërit të “shtabistëve” të kuq, me seli në Bllokun e zi të Tiranës, ai, simbolikisht, po dërgonte një kamionë me armë për Tropojë. Kamioni shoqërohej nga dy oficerë të SHIK-ut të Klosit, ndërsa në veturë ishin Ilir Konushevci dhe mjeku tropojan Hazir Mala. Në rrugën ndërmjet Qafë Malit dhe Fierzës, u ndaluan, nga persona të maskuar, i nxorën nga makina për ekzekutim. Dr. Mala u lut ta vrisnin atë, por jo edhe Ilirin dhe e mbuloi trupin e tij. Kallashi e bëri shoshë trupin e doktorit, ndërsa trupin e Ilir Konushevcit e kishin përshkuar vetëm 16 plumba. Disa mijëra marka u gjetën në xhepin e Ilirit, të cilat vrasësit nuk ia morën. Gjithçka ndodhi në prezencën e oficërve të SHIK-ut, të cilët kishin për detyrë të siguronin udhëtimin për Tropojë. Ata nuk provuan të bënin asnjë rezistencë ndaj personave të pritës dhe u kthyen, qetas, në Tiranë, së bashku me kamionin me armë!



Zotëri Ibrahim Kelmendi thotë se “FARK-u ka qenë servis i UÇK-së”! Ky është një trillim absurd dhe mjegullnajë e qëllimshme, në përçapje për ta falsifikuasr historinë më të re të Kosovës. E vërteta është se FARK-u dhe “UÇK-ja” e LPK-së, nuk kanë asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët. Shpjegimin do ta bëjmë një herë tjetër. Por, qëllimi ishte i kundërt. FARK-u luftonte për çlirim dhe shtet, ndërsa “UÇK-ja” e LPK-së luftonte, kundër FARK-ut, për pushtet.



Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK), kanë qenë numerike, në masën 95 deri në 98 % të luftëtarëve pjesëmarrës në luftën e Kosovës. Ndërsa “UÇK-ja” e SHIK-ut ka pasur disa grupe të vogla, me numrin e përgjithshëm të angazhimit në “luftë”, nga 2 deri deri në 5 % dhe, këta jo në luftë kundër pushtuesit, por në hapjen e burgjeve, dihet, me porosi të Serbisë, për të torturuar e vrarë, fillimisht, vetëm veprimtarët dhe ushtarët e Ibrahim Rugovës, më vonë edhe kuadrot e LPK-së, në mes tyre edhe Ismet Jashari – Kumanova, Behaudin Hallaçi dhe të tjerë.



Pa lejen, aprovimin, miratimin e Serbisë, nuk mund të qëndronte, qoftë edhe një ditë, asnjë burg në Kosovë. Është gënjeshtër, rrenë e kulluar, të flitet për zona të lira gjatë luftës në Kosovë. Me çka do t`i mbronte Kosova zonat e lira?! A kishte avion, a kishte kundraajror? Jo. Atëherë, si? Këtë e dëshmon Malisheva në pritje të pashaportave të Kosovës nga Jakupi! Përgjakja e Malishevës dhe e Rahovecit, është përgjegjësi direkte e krerëve hafije të LPK-së.



Rrjedhojë e këtyre burgjeve dhe vrasjeve, të projektuara dhe të rekomanduara nga Serbia, sot, po formohet Gjykata Speciale. Nga ky kontigjent, pra, prej 2 deri në 5 %, aq sa kishte “ushtarë” Lëvizja, individë dhe mini-grupe, u shkëputën nga organizimi i “shtabistëve” dhe luftuan me guxim kundër forcave policore të pushtuesit. Ata, në disa raste, u dënoncuan dhe ranë në pritë të armikut, u vranë. Shembull: Fehmi Lladrovci akuzoi kolegët e Lëvizjes, pse mrizojnë nën hijet e mimozave dhe të pishave të Bllokut në Tiranë, kërkojnë poste komandimi me telefon dhe nuk vijnë për të luftuar në Kosovë. Dëshmi e vetmisë së Fehmiut ishte se kur po vritej, ai ishte vetëm me nusen e tij, Xhevën dhe një femër tjetër, ndoshta e rastësishme, në ikje e sipër, për të shpëtuar, andaj edhe nuk është përmendur kurrë emri i saj.



Listat e vrasjeve në xhepat e Zyrapit



Listaxhiu Bislim Zyrapi, për LPK-në Drejtor i Drejtorisë Operative të Shtabit të “UÇK-së”, për LDK-në dhe FARK-un, gjatë luftës përfaqësonte njeriun e krimit, që barte në xhepa listat e vdekjes. Ai u zbulua me listat e emërore të krerëve dhe të veprimtarëve të LDK-së, për likuidim fizik, duke filluar nga kryetari Ibrahim Rugova, profesor Fehmi Agani, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Tahir Zemaj, Sabri Hamiti dhe të tjerë. Pjerërisht, kjo listë u realizua gjatë dhe sidomos pas luftës. Rikujtoni shifrat e agjentit të SHIK-ut të penduar Nazim Bllaca: 456 kuadro dhe aktivistë të LDK-së të vrarë në muajt e parë të Qeverisë të Përkohshme të Hashim Thaçit dhe 600 të tjerë të ekzekutuar në muajt pasues. Gjykatat dhe Kanuni do të kenë shumë punë, për ta vënë në vend nderin dhe drejtësinë, për 1.800 viktimat e pafajshme shqiptare, të ekzekutuar, në bashkëpunim dhe koordinim nga SHIK-u shqiptar, ekspertët e të cilit, pas luftës, u vendosen në Hotel “Grand” dhe Hotel “Theranda”, për t`i përgaditur kriminelët e Kadri Veselit me shokë, për ta marrë pushtetin.



I zgjyrosuri Ali Ahmeti, i cili mburret se ai me ty, zotëri Ibrahim Kelmendi, emëruat ministër të mbrojtjes ushtarakun Halil Bicaj, duhet t`i përgjigjet pyetjeve, shokuese dhe shumë domëthënëse, të Murat Jasharit, i cili e akuzon për një seri vrasjesh të kuadrove të luftës në Iliridë. Hyrje – daljet e shpeshta, gjatë luftës, në Kosovë, si në “bahçe të babës” të Ali “skitalicës”, shtojnë dyshimin për akuzat e bëra nga kuadrot partiakë në Iliridë dhe publikimet që kanë rrjedhur nga UDB-ja.



I famshmi “puç” i juaj, brenda FARK-ut institucionalë, ka qenë një e fshehtë publike. Të paktën, unë, Sali Çekaj dhe disa oficerë të lartë të FARK-ut, jemi vënë në dijeni të “puç-it” tuaj, ende pa hyrë në Shtabin e FARK-ut ministri Halil Bicaj. Ministri në fjalë, është njeri i mirë,”babaxhan”, siç thotë populli, për tipa të tillë, dhe ka pasur sjellje, relativisht, korrekte, sepse e dinte nga ka ardhur, kush e solli “pëshqesh” për FARK-un. Dhe, dua të besoj se nuk ka munguar vullneti i mirë i tij. Me gjithë presionin e ushtruar nga banda e LPK-së dhe SHIK-u i Klosit, ai ka manevruar, për t`u mos u përzier shumë në drejtimin e luftës nga oficerët e karrierës, me një përgaditje solide e supreme, të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK).



Për ministrin Bicaj ka qenë një fat i madh, që ka pasur gjithnjë pranë bashkëfshatarin e tij Ramë Maraj. Ai ka jetuar, afër një dekadë, në Tiranë, i ikur në fillim-vitet `90-a, kur Dr. Rugova bëri provën e parë për ta krijuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ të Kosovës. Ai i njihte njerëzit e Klosit dhe të Kadri Veselit, lëpëkeistët me bagazhin e madh të pisllëqeve të tyre në Mërgatë dhe në Shqipëri. Jam i bindur se ai ka devalvuar shantazhet dhe nxitjen, që kuadrot e Klosit dhe të LPK-së, kanë bërë ndaj Ministrit Halil Bicaj, për të ndërhyrë më shumë në punët e Farkut. Kuadro i FARK-ut në Koshare ishte edhe vëllai i madh i Ramës, Milazim Maraj. Ai ka qenë njeri i zanatit përkatës, me aftësi komunikuese e kompromisi, në ato rrethana supërspecifike, kur jeta e njeriut kushtonte vetëm 33 qindarka, një plumb!



Përjashto 60 ushtarët që na solli Lëvizja, të kapluar nga morrat, të lodhur dhe të rraskapitur nga uria, të provokuar nga horrat e Lëvizjes, të trajtuar si mos më keq, ne i pranuam dhe i trajtuam si bijtë, si vëllezërit tanë, duke i veshur, ushqyer, ushtruar dhe përgaditur për luftë, ashtu siç dinte i papërsëritshmi Sali Çekaj. Të tjerët, disa kokërra “oficerësh”, njëri prej tyre, u kap “me pelë për dore”, anëtar i një bande kriminale të Tropojës, kur, pas grabitjes të dy kamionave me armë, provuan edhe kamionin e tretë. Por, Hasan Rexhaj, nga Cërca e Istogut, absolvent i Universitetit të Tiranës, pastaj ushtar i Kosharës, duke qenë i vetëm në timon, drejtim të kamionit, çau pritën, me të shtëna kallashi, duke preferuar më parë vdekjen, se sa dorëzimin, poshtërimin. Këta “oficerë”, dhuratë e LPK-së, që nuk kishin mbaruar as shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në ish-Jugosllavi, tani “gjeneralë” të Kosovës, janë parë me dyshim. Andaj edhe vrasjet e dy heronjve: Sali Çekaj, Agim Ramadani, por edhe ushtarë të tjerë, ende janë enigmatike dhe të pa qarta se nga kush janë goditur?!



Lufta e Kosovës, më sakt, masakra e Kosovës, meqë bilanci i viktimave është tmerrësisht i shpërputhshëm: 13.500 shqiptarë të vrarë dhe vetëm pak qindra serbë, që kurrë nuk arrijnë shifrën 1.000 (një mijë), nuk ka pse të mistifikohet dhe as të falsifikohet. Hafijet e LPK-së, në sabotimin e luftës, së bashku me SHIK-un e Klosit, në shërbim të Serbisë, me qëllim të krijimit të boshtit sllavo-orthodokso-komunist: Moskë-Athinë-Beograd-Tiranë, i kemi njohur “si paren e kuqe” dhe të gjitha “konspiracionet” e “puçet”, nuk kanë qenë më shumë se sa një e fshehtë publike, “kanë rënë në ujë”.



“Rolin” e pa luajtur, luftën e pa bërë dje, banda e LPK-së, e pushtetuar në partinë-bandë PDK-e, sot, varrëmihëse e Kosovës, po mundohet ta kompensojë me falsifikim e historisë. Mjafton të lexohet se si trajtohet, në dokumentacionin e “SHP të UÇK-së”, organizimi i thyerjes së kufirit. Krejt pacipërisht, i gjithë aksioni i dedikohet këtij biçim “shtabi”, edhepse dihet, mirëfilli, se nuk ka pasur asnjë qasje dhe asnjë meritë nuk i takon atij. Përkundrazi, janë përpjekur ta sabotojnë. Kufiri është thyer, ekskluzivisht, me forcat vetanake të oficerëve institucionalë dhe të ushtarëve luftarakë të tyre. Andaj, kujdes, mos falsifikoni historinë, si babai i juaj Enveri!

Artan Hoxha : Kush e vrau Azem Hajdarin e Ilir Konushevcin

Emisioni “Xhungël” i News 24 solli dje në mbrëmje fakte dhe detaje që publikohen për herë të parë, të cilat hedhin sadopak dritë mbi “Dosjen Tropoja” dhe një prej protagonistëve të saj, familjen Haklaj. Vetëm kjo familje ka pësuar deri tani 14 të vrarë. Si nisi dhe pse ende nuk duket në horizont fundi i kësaj tragjedie, numri i viktimave të së cilës nuk dihet kur do të ndalojë? Cilat ishin shkaqet dhe shkaktarët? Pse u përfshinë në këtë tragjedi pesë vëllezërit Haklaj dhe shumë nga djemtë më të mirë të Tropojës? Pse sot pas dhjetë vitesh drejtësia dhe shteti shqiptar, qeveritë e majta apo të djathta, jo vetëm që nuk i kanë zbardhur ato që kanë ndodhur, por as e kanë marrë guximin të shfletojnë dosjet e përgjakura të kësaj fatkeqësie tragjike që ka mbajtur peng rrethin më të varfër të vendit? Kush fshihet pas atentateve të sofistikuara që do të konkuronin denjësisht dhe organizatat mafioze më prestigjioze të botës? Kush përfitoi prej përgjakjes së familjeve më të njohura të Tropojës dhe vazhdon ta shfrytëzojë këtë tragjedi për përfitime politike? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të marrin një përgjigje nga “Xhungël”, që nuk synon të marrë tagrin e prokurorit apo gjykatësit, por nëpërmjet pamjeve, dëshmive dhe fakteve që paraqet do të kërkojë nga strukturat ligjzbatuese të përmbushin misionin e tyre, zbatimin e ligjit. Hetimin dhe dënimin e përgjegjësve të këtyre ngjarjeve tragjike. Jo vetëm për të qetësuar shpirtërat e të vdekurve, por për të parandaluar pasojat e këtij seriali të pafund krimesh në mënyrë që qindra të mbijetuar, fëmijë dhe të afërm të viktimave të jetojnë të qetë të ardhmen e tyre.

HAKLAJT

Deri në fillimin e viteve ’90 familja Haklaj ishte një nga mijëra familjet e thjeshta të Tropojës. I pari i saj, Isuf Groshi, ishte një nga personat e njohur dhe të respektuar në Malësinë e Gjakovës, aq sa dhe sot bëmat dhe shprehjet e tij vazhdojnë të kujtohen, për urtësinë dhe zgjuarsinë e tyre. I biri, Muharrem Haklaj do të kishte shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza. Pothuaj të gjithë fëmijët do të arsimoheshin në shkolla profesionale. Pak muaj pas ardhjes në pushtet të kualicionit të djathtë, në verën e vitit 1992, Hamdi Haklaj dhe i vëllai Halili do të arrestoheshin me akuzën e vrasjes me mjete të forta të një ekonomisti në Bajram Curri. Dy djemtë më të mëdhej të familjes do të qëndronin në burg për gjashtë muaj rresht. Do të liroheshin për mungesë provash, por pas këtij momenti besimi i tyre ndaj të sapoardhurve në pushtet ishte thyer.

Ngjarja që do ti ekspozonte Haklajt dhe do të niste përballjen e tyre me policinë ishte ajo e 7 gushtit 1993. Vëllezërit Haklaj kishin shkuar për peligrinazh si shumë familje të Tropojës në vendin e shenjtë në malin e Shkëlzenit, i njohur ndryshe dhe si “varri i mirë”. Por për arsye ende të pasqaruara Shkëlqim Haklaj është konfliktuar me dy vëllezërit Besim e Guxim Demaj nga fshati Shipshan i Tropojës. Policia e ka rihapur dosjen pas afro 13 vjetësh dhe pretendon se në ndihmë të Shkëlqimit ka shkuar vëllai i tij i madh, Hamdiu. Në çastin kur konflikti i ka kaluar caqet, Hamdi Haklaj ka qëlluar me pistoletë në drejtim të dy vëllezërve Demaj të cilët kanë mbetur të vrarë. Pas rihapjes së hetimeve ekspertët mjeko-ligjorë kanë rizhvarrosur kufomat e viktimave për të siguruar prova të reja mbi autorësinë e krimit. Menjëherë pas ngjarjes policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Haklaj. Qysh nga ajo kohë silueta e Hamdi Haklajt do të shihej shumë rrallë në Tropojë, madje edhe pas kthimit të tij në Shqipëri në janar të vitit 1998. Fatmir Haklaj edhe pse nuk kishte probleme me drejtësinë dhe nuk ishte person i shpallur në kërkim, u është bashkuar vëllezërve për ti ndihmuar të mos kapeshin nga policia.

Nga gushti i vitit 1993 deri në fundin e vitit 1996 policia e rrethit verior dhe forcat speciale organizuan disa aksione për ti arrestuar vëllezërit Haklaj, të cilët dyshoheshin se herë pas here ktheheshin nga jashtë vendit në banesën e tyre.

AKSIONI

Aksioni më i madh i policisë së Tropojës dhe forcave speciale të ardhura nga Tirana është organizuar më 5 tetor 1995. Kulla e Haklajve u rrethua nga qindra trupa të policisë që kishin marrë informacion në rrugë operative se dy vëllezërit e kërkuar Hamdi e Shkëlqim Haklaj ishin kthyer në banesë. Për të mbështetur këtë operacion janë angazhuar deri dhe helikopterë nga ajri, por vëllezërit Haklaj nuk u kapën. Gjatë veprimeve të forcave të Rendit mbeti i vrarë një polic i komisariatit të Tropojës. Rrethanat e vrasjes së tij janë ende dhe sot të pazbuluara nga autoritetet shtetërore. Nuk dihet kush dhe si u qëllua polici që ndodhej në rrethim së bashku me kolegët e tij. Pavarsisht faktit se kanë kaluar 14 vjet nga ngjarja e Shkëlzenit, Hamdi Haklaj nuk është gjykuar asnjëherë për të, pasi nuk ka patur prova të mjaftueshme për ta argumentuar fajësinë e tij.

PRITA

Pas këtij operacioni të dështuar të policisë, Haklajt do të dilnin në skenë menjëherë pas trazirave të marsit 1997. I pari shfaqet emri u Fatmir Haklajt. Ai do të ishte protagonist në një përballje me mbështetësit e ish-presidentit Berisha. Haklaj kundërshton tu bashkohet vullnetarëve që po shkonin nga Tropoja në Tiranë për t`iu bashkuar trupave të policisë për shuarjen e revoltave në jug të vendit. Ai nuk u mjaftua me kaq, por kundërshtoi dhe pengoi forcërisht oficerët e Gardës që kishin shkuar në Tropojë për të siguruar forca rezerviste. Për këtë akt ai do të vlerësohej nga mbështetësit e së majtës në Tropojë dhe do të vendosej kryetar i Komitetit të Shpëtimit Publik. Më 22 qershor 1997, Fatmir Haklaj i shpëton një prite të organizuar në afërsi të Milotit. Ai kishte udhëtuar së bashku me djalin e xhaxhait, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në Skrapar dhe një mikun e tyre nga Tropoja, Agron Gjyriçi, për një rast urgjent në Tiranë. Gjatë kësaj prite mbeti i vrarë Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemi, efektiv i forcave speciale. Rustemi për disa kohe kishte qëndruar pranë grupit të shoqërimit të deputetit demokrat Azem Hajdari. Ibrahim Rustemi kishte planifikuar të udhëtonte në drejtim të Tropojës gjatë po asaj nate, së bashku me trupat e Gardës dhe forcat speciale. Misioni i tyre ishte të siguronin vizitën e ish-presidentit Berisha dhe mitingun elektoral që do të zhvillonte ai të nesërmen në Tropojë, ku do të shpallej dhe kandidatura e PD-së për deputet, Azem Hajdari. Rustemi lë njoftim në banesën e vet se nëse e kërkonin nga reparti, tu thoshin se ai ishte nisur përpara me Sokol e Fatmir Haklajn për shkak të një fatkeqësie që i kishte ndodhur. Fatmir Haklaj arriti të vriste një nga autorët e pritës në momentin që ai iu afrua autoveturës për tu dhënë goditjen e fundit viktimave. Fatmir Haklaj dyshon se pas kësaj prite fshihen persona të rëndësishëm. Disa ditë pas pritës Haklaj identifikon autorët e saj dhe lidhjet e tyre në Tiranë. Hakmarrja për këtë atentat është e pamëshirshme. Tre nga katër autorët e mbijetuar të atentatit të Milotit ekzekutohen njëri pas tjetrit në rrethana ende të pazbardhura. Familjeve të dy prej tyre u digjen kullat në fshatrat e Mirditës. Ndërsa i mbijetuari i fundit prej atentatorëve, një emër i njohur i botës së krimit në zonën e Mirditës, u ekzekutua gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale në vitin 1999 në Mamurras.

KONFLIKTI

Kufomat e pritës së Milotit nuk ishin kthyer ende në Tropojë, kur zhvillohej mitingu elektoral në sheshin qëndror të Bajram Currit. Gjatë këtij mitingu ndodh një tjetër konflikt, këtë radhë është Shkëlqim Haklaj, i cili reagon ashpër në momentin që ishte duke folur ish-presidenti Berisha. Irritimit të Haklajt i është bashkuar dhe Feriz Kërnaja, i sapo dalë nga burgu. Kërnaja ishte bërë i njohur për shkak se kishte qëndruar për disa kohë në të njëjtin burg me kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano. Madje një foto e përbashkët e Kërnajës, Fatos Nanos dhe Nehat Kullës, një nga kapot e njohur në kryeqytet u botua në shtypin e kohës. Gjatë zgjedhjeve të 29 qershorit Haklajt mbështetën kandidatin e PS-së për Tropojën dhe dalën haptazi kundër kandidatit të PD-së Azem Hajdari. Vëllezërit Haklaj ndihmuan gjatë fushatës elektorale për referendumin dhe pretendentin për fronin mbretëror Leka Zogu gjatë një vizite të tij në rrethin e Tropojës. Kundërshtarët e monarkisë tentuan të pengonin vizitën e Zogut, por në krah të tij, përkrah shumë djemve të Tropojës u rreshtuan dhe vëllezërit, Fatmir, Shkëlqim dhe Ylli Haklaj. Pas zgjedhjeve parlamentare Hajdari u shpall deputeti i ri i Tropojës, por situata ndryshoi në disfavor të së djathtës, për shkak se e majta fitoi zgjedhjet në gjithë vendin dhe Fatmir Haklaj me propozim të degës lokale e PS-së dhe me firmën e ish-ministrit të Rendit Neritan Ceka mori detyrën e shefit të komisariatit.

PROTESTA

Më 17 shtator 1997 deputeti demokrat Azem Hajdari u plagos në parlament nga deputeti socialist i rrethit të Hasit, Gafurr Mazrreku. Një ditë më pas, më 18 shtator 1997, dega lokale e PD-së në Bajram Curri organizoi një protestë për të denoncuar plagosjen e deputetit të Tropojës. Organizatorët e protestës paraqiten në polici dhe i kërkojnë leje shefit të komisariatit Fatmir Haklaj. Ai u jep leje për zhvillimin e mitingut por kërkon që të mbahet në kompleksin e lojërave me dorë në qendër të qytetit. Mbështetësit e shumtë të PD-së fillimisht grumbullohen në kompleksin e lojërave me dorë. Por më pas protesta vazhdoi nëpër rrugët e qytetit. Fatmir Haklaj i njoftuar për rrjedhën që mori protesta vendos të përballet personalisht me drejtuesit e saj. Ai u del përballë protestuesve në shëtitoren e Bajram Currit. Haklaj debaton ashpër me disa nga organizatorët, madje qëllon me grusht njërin prej tyre. Nga ky moment protesta shpërndahet, por Fatmir Haklajt nuk do t`ia falnin kurrë atë që bëri. Ai do të qëndronte dhe për katër muaj të tjerë në detyrën e shefit të komisariatit. Gjatë kësaj kohe vendosi rregull dhe rend në Tropojë, diku me fjalë e diku me forcë. Bandat e grabitësve që kishin pushtuar rrugët dhe bënin kërdinë, preferonin më mirë të mos përballeshin me të, sepse më shumë se sa arrestimit dhe burgut, i druheshin ndëshkimit hakmarrës të tij. Nga një person në arrati për të ndihmuar vëllezërit që kërkoheshin nga policia, Fatmir Haklaj u kthye brenda disa muajsh në një sherif alla far-west, që më tepër se zbatimin e ligjit të brishtë, parapëlqente ndëshkimin tradicional të malësisë ku ishte rritur. Për pesë muaj me radhë në Tropojë, nuk ndodhi asnjë vrasje edhe pse ishte viti 1997 dhe armët ishin në duart e gjithkujt. Personat problematikë preferonin më mirë të largoheshin ose të rrinin urtë, sesa të përballeshin me dorën e hekurt të Fatmir Haklajt, që i veshur dhe me uniformën e shtetit ishte bërë njeriu më i pushtetshëm në veri të vendit.

“DOSJA TROPOJA”, DESHMITARI KYC 9 VJET JASHTE VENDIT

Një polic i komisariatit të Bajram Currit që i shpëtoi atentatit të 5 janarit 1998 ku mbetën të vrarë Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demirit, është dëshmitari kyç që mund të zbardh si nisi tragjedia që përgjaku për vitet në vazhdim Tropojën. Avdi Buçpapa nuk është marrë kurrë në pyetje nga organet ligjzbatuese në lidhje me këtë ngjarje. Ai u largua menjëherë pas krimit nga Shqipëria për ti shpëtuar rrezikut serioz që i kanosej. Në pjesën e dytë të shkëputur nga emisioni i TV News “Xhungël”, jepet zanafilla e përgjakjes së Tropojës. Si nisi konflikti që shkaktoi mbi 150 të vrarë? Pse Fatmir Haklaj vendosi të hakmerrej ndaj autorëve të vrasjes së vëllait dhe kunatit? Por mënyra sesi shefi i komisariatit të Tropojës, Fatmir Haklaj zgjodhi për të vënë në vend drejtësinë sipas kokës së tij, shkaktoi një reaksion të madh, deri dhe nisjen e protestave nga opozita e djathtë në rrugët e kryeqytetit. I tërbuar nga vrasja e dy njerëzve të tij më të afërt, Fatmir Haklajt, i errësohet gjykimi. Ai nuk bën më selektim të viktimave të tij, duke qëlluar këdo që i dilte përpara, mjafton që të ishte i afërt me autorët e pritës së Qafë Luzhës apo i njohur i tyre. Për Haklajn nuk kishte shumë rëndësi fakti nëse viktimat e tij ishin imnplikuar apo jo në ngjarje. Mjaftonte vetëm lidhja dhe njohja e tyre me autorët e pritës së 5 janarit 1998. Më poshtë “GSH” vijon me fakte dhe dëshmi në lidhje me vrasjet e njëpasnjëshme të fillimjanarit ’98.

PRITA

“Asaj që Fatmir Haklaj i trëmbej, ndodhi pikërisht në momentin kur ai mendonte se kishte vënë gjithçka në vijë. Tre ditë pas vitit të ri 1998, vëllai i tij Shkëlqimi u emërua polic në doganën e Qafë Prushit në rrethin e Hasit. Pasditen e 5 janarit, Shkëlqim Haklaj dhe kunati i Fatmirit, Artur Demiri ktheheshin nga Hasi me një fuoristradë Nissan Terrano ngjyrë blu. Sapo ata mbërritën në Qafën e Luzhës u qëlluan me breshëri armësh automatike. Autorët e pritës, përbënin një komando të paisur mirë më armë automatike dhe mitrolozë të rëndë. Të informuar për lëvizjen e Shkëlqim Haklajt, ata ishin pozicionuar në pritë duke mbajtur nën vëzhgim për orë të tëra rrugën që të ngjit nga fshati Pac drejt Qafë Luzhës. Zjarri i tyre gati rezultoi njëqind përqind i saktë sikur Shkëlqim Haklaj të mos u kishte mbijetuar breshërive të para dhe të shkëmbente zjarr me një pistoletë që kishte me vete, duke i dhënë kohë një personi të tretë që ndodhej në makinë të shpëtonte i gjallë. Avdi Buçpapa u largua drejt një pylli që të nxjerr në fshatin Vlad. I mbijetuar, pa asnjë gërvishtje nga prita, një polic i komisariatit të Bajram Currit, do të shpejtonte sa i hanin këmbët për të mbërritur i gjallë në fshatin më të afërt ku kërkoi ndihmë. Polici i tmerruar kërkoi të sajonin një vig për të transportuar të vdekurit drejt Tropojës. Trupat e dy të vdekurve u transportuan drejt morgut të qytetit me autobuzin e linjës Krumë-Bajram Curri, i vetmi mjet që kaloi pas atentatit në atë aks rrugor.



Fatmir Haklaj kur mësoi se viktimat e pritës ishin vëllai dhe kunati i tij, u betua se hakmarrja për vrasjen e tyre do të ishte e padëgjuar ndonjëherë. Ai kontaktoi po atë natë me dëshmitarin e vetëm të mbijetuar nga atentati dhe mësoi prej tij se kush kishte qenë pjesë e komandos që organizoi pritën. Ky dëshmitar okular, duke qenë banor i Tropojës identifikoi pjesën më të madhe të autorëve të pritës, një pjesë e mirë e të cilëve kishin qenë të veshur me uniforma kamoflazhi, por pa maska në fytyrë. I tmerruar nga ajo që pa dhe i trembur për rrezikun serioz që i kanosej atij vet, e familjes së tij, polici Avdi Buçpapa u largua menjëherë jashtë vendit. Ky dëshmitar që i mbijetoi atentatit, sot përbën çelësin e zbërthimit të asaj që quhet “Dosja Tropoja”. Ai as që është marrë ndonjëherë në pyetje nga prokuroria apo policia shqiptare për të dëshmuar çfarë pa atë pasdite të ftohtë dimri në Qafën e Luzhës. Ky dëshmitar vazhdon të jetojë larg Shqipërisë, ndoshta për të mos u kthyer kurrë në Tropojë, atje ku pa vdekjen ti shkelte syrin. Për fat të keq dëshminë e tij e mori Fatmir Haklaj, shefi i komisariatit të Tropojës, që në vend të zbatimit të ligjit vendosi ti zgjidhte gjërat ashtu siç dinte ai, alla far ëest, me grykën e pushkës.

HAKMARRJA

Për autorëinë e vrasjes së vëllait dhe kunatit të tij, Fatmir Haklaj do ta drejtonte gishtin pikërisht tek ata persona me të cilët ishte konfliktuar dhe publikisht. Në një intervistë që do të jepte pas ngjarjes për një stacion televiziv austriak, Fatmir Haklaj do të deklaronte se për këtë vrasje do të ekzekutonte 30 veta. Njeriu më i fuqishëm i Tropojës jo vetëm ishte prekur thellë në krenarinë e tij, por ishte goditur në pikën më të dobët. Pa mbushur ende 24 orë nga vrasja e të vëllait, Fatmir Haklajt akuzohet nga opozita se u hakmorr duke vrarë tre persona që udhëtonin nga fshati Luzhë në drejtim të Bajram Currit më datë 6 janar 1998. Viktimat ishin Avdyl Matoshi, ish-nëndrejtor i doganave gjatë qeverisjes së PD-së, Gjin Kolbuçaj ish-oficer i SHIK-ut dhe mësuesin Naim Dizdari. Për njërin prej tyre Haklaj ishte informuar se mbrëmjen e atentatit ishte afruar pranë spitalit të qytetit për të pyetur nëse viktimat kishin vdekur apo jo. Ky person kishte qenë i veshur me uniformë kamoflazhi në trup dhe i baltosur në disa vende. Partia Demokratike reagon ashpër menjëherë pas ngjarjes duke akuzuar struktura shtetërore në Tropojë si të implikuara në këtë krim. Arkivoli me trupin e Avdyl Matoshit do të bëhet simbol i protestës së mbështetësve të PD-së. Ata do të marshojnë me arkivolin e Matoshit në duar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, do të ndalen përpara kryeministrisë duke akuzuar kryeministrin Nano dhe njerëzit e tij si vrasës dhe më pas do të kthehen serish në sheshin Skënderbej. Ish-presidenti Berisha, tani shef i opozitës, dhe deputeti i Tropojës Azem Hajdari, marrin pjesë jo vetëm në protestë por dhe në varrimin e viktimës, duke shprehur indinjatën e tyre të thellë për këtë krim dhe autorët e tij. Kjo vrasje e trefishtë vazhdon të jetë edhe sot pas 9 vjetësh e pazbuluar dhe pa autorë.

KOMISARIATI

Pavarsisht asaj që ndodhte në Tiranë dhe atyre çfarë thuheshin në media, Fatmir Haklaj qëndroi në detyrë deri më datë 9 janar 1998, kur qëlloi në ambjentet e komisariatit të Bajram Currit, vartësin e vet, Shaqir Hoxha, shef i policisë së kufirit. Sipas Haklajt, të afërm të Hoxhës kishin marrë pjesë në vrasjen e të vëllait dhe kunatit të tij në Qafën e Luzhës. Në pamundësi për të goditur menjëherë autorët e vërtetë, Haklaj merr hak ndaj të afërmit të tyre edhe pse ky nuk kishte qenë fare në pritë. Haklaj e kishte ndeshur disa herë gjatë asaj dite viktimën e tij në qytet, por kishte hezituar ta qëllonte pasi ai shoqërohej nga gruaja dhe fëmija. Ai ka pritur çastin kur Hoxha ka shkuar në komisariat, duke e qëlluar atë në sheshpushimin e shkallëve mes katit të parë dhe katit të dytë. Pas këtij akti të pashëmbullt, Haklaj dorëzon detyrën e shefit të komisariatit të Tropojës dhe tërhiqet në kullën e tij, i vendosur për të çuar në fund premtimin mbi varrin e të vëllait. Askush në policinë apo prokurorinë e Tropojës nuk do të merrte guximin të tentonte arrestimin e Haklajt, nëse vepronte ndryshe, padyshim që kishte firmosur fundin e vet”.

AISHJA: SHKELQIMI U GODIT ME NJE PLUMB NE KOKE

Shkëlqimi, pasi ishte qëlluar me 7 plumba në trup, kishtë marrë dhe një plumb tejshpues në kokë, i cili kishte kaluar nga njëra anë e ballit në anën tjetër. Pikërisht ky fakt e irritoi pamasë Fatmirin, aq sa ai humbi gjykimin dhe ndodhen ato që ndodhen”, tregon motra e madhe e Haklajve, Aishja për vrasjen e Shkëlqimit më 5 janar 1998. Aishe Basha, ish-drejtoreshë e shkollës së Bujanit, kujton ende trupin e të vëllait pas ngjarjes së Qafë Luzhës. Ajo rrëfen për “Gazetën Shqiptare”, si ndodhi ngjarja e 5 janarit 1998? Si shpëtoi polici Avdi Buçpapa, dëshmitari i vetëm okular i kësaj prite nga plumbat e vrasësve, dhe çfarë i tha ai Fatmir Haklajt pas ngjarjes?

Si ndodhi ngjarja e 5 janarit 1998 në Qafën e Luzhës?

AISHE HAKLAJ-BASHA: Vëllai im Shkëlqimi sapo ishte emëruar polic në doganën e Qafë Prushit në Has. Pasditen e 5 janarit, rreth orës 16.20 ai po kthehej në shtëpi me një fuoristradë Nissan Terrano. Bashkë me të ishte dhe kunati i Fatmirit, Artur Demiri dhe polici i komisariatit të Tropojës, Avdi Buçpapa. Sapo makina i është afruar lapidarit në Qafë Luzhë është qëlluar pa paralajmërim me breshëri automatikësh dhe mitrolozësh. Autorët e pritës ishin të pozicionuar në një transhe mbi rrugë dhe kanë hapur zjarr nga një distancë shumë e afërt.

Cfarë ndodhi më pas?

AISHE HAKLAJ-BASHA: Arturi mbeti i vdekur në vend. Ndërsa Shkëlqimi edhe pse kishte marrë shtatë plumba në trup, arriti të dilte nga makina dhe të hapte zjarr me një pistoletë që kishte me vete. Ky veprim i dha mundësi policit Avdi Buçpapa të përfitonte dhe të futej në pyll duke vrapuar drejt fshatit Vlad. Sipas dëshmisë së Avdiut, ai dëgjoi Shkëlqimin të shkëmbente fjalë me autorët e pritës. Avdiu kërkoi ndihmë në Vlad për të transportuar drejt Bajram Currit, trupat e Shkëlqimit dhe Arturit. Pistoleta e Shkëlqimit u gjet me dy fishekë në karikator, ndërsa 5 të tjerë ai i kishte qëlluar drejt autorëve të pritës. Kufomat e tyre i sollën në spitalin e Bajram Currit në mbrëmje me autobuzin e linjës Has-Tropojë.

A kontaktuat ju me të mbijetuarin e pritës dhe çfarë u tha si?

AISHE HAKLAJ-BASHA: Me sa di unë, me Avdiun kontaktoi po atë mbrëmje, Fatmiri. Se çfarë i ka thënë për autorët, këto i ka marrë me vete Fatmiri. Por Avdiu duke qenë tropojan i ka identifikuar pjesën më të madhe të autorëve të pritës, pasi ata nuk kishin maska. Veprimi që e irritoi pamasë Fatmirin, ishte fakti që Shkëlqimi ishte qëlluar me një plumb tejshpues në kokë, nga njëra anë e ballit në anën tjetër, nga një distancë shumë e afërt. Autorët e kësaj ngjarje nuk janë zbuluar kurrë edhe pse ka një dëshmitar okular (Avdi Buçpapa) dhe ne si familje kemi dorëzuar në prokurori provat dhe dyshimet tona.

HALIL HAKLAJ, GJYKATA SERBE NE PEJE E DENOI ME TETE VJET BURG

Duke parë aftësitë që gëzonte Halil Haklaj ishte një nga personat që u infiltrua nga ish-Sigurimi i Shtetit në territorin e ish-Jugosllavisë, për të krijuar një organizatë guerrilase të quajtur Fronti i Rezistencës kreu i së cilës ishte shqiptari nga Kosova, Mentor Kaçi. Misioni i saj ishte krijimi i kushteve për një kryengritje mbarëpopullore nga shqiptarët e Kosovës dhe më pas shpallja e pavarsisë nga ish-Jugosllavia. Në fundin e viteve ’80, Halil Haklaj organizoi disa kalime të kufirit të krerëve të lëvizjes guerrile në Kosovë drejt territorit shqiptar. Madje ishte personi që çoi kreun e Frontit të Rezistencës në Kosovë, Mentor Kaçi në një takim me ish-sekretarin e parë të Partisë së Punës së asaj kohe, Ramiz Alia. Për aktivitetin e tij në mbështetje të lëvizjes guerrile në Kosovë, Halil Haklaj u dënua nga Gjykata e Sërbe në Pejë, në vitin 1988, me 8 vjetë burg, për veprimtari subversive ndaj Jugosllavisë, furnizim me armë të organizatave guerrile dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

HAMDI HAKLAJ, I MBIJETUARI QE U SHPETOI ATENTATEVE

Pas ngjarjeve tragjike në vitet 1998-2000, Hamdi Haklaj u etiketua nga media me nofkën “Padrino”. Kjo jo vetëm për shkak se ishte djali i madh i familjes, fakt ky që i jepte atributet e liderit mbi të tjerët, por sepse u shpëtoi të gjitha atentateve, duke përfshirë këtu deri dhe ato me mina të telekomanduara apo me snajperë në distancë. Hamdi Haklaj, më i madhi nga pesë djemtë e familjes Haklaj lindi në vitin 1950 në Kërnajë. Është baba i gjashtë fëmijëve, tre djem e tre vajza. Hamdiu kreu studimet e larta në fakultetin e Veterinarisë në Kamëz. Pas përfundimit të shkollës, ai u kthye në Tropojë dhe fillimisht punoi si veteriner. Më pas për më shumë se një dekadë Hamdiu ishte kryetari i kooperativës së Margegajt detyrë në të cilën qëndroi deri në vitin 1990. Ai sëbashku me të vëllain Shkëlqimin ishin ndër mbështetësit e parë të PD-së në Tropojë. Por besimi i tij ndaj të sapoardhurve në pushtet u thyhe në vitin 1992, kur sëbashku me të vëllain Halilin, qëndruan për 6 muaj në burg me akuzën e një vrasjeje me mjete të forta në Tropojë. Hamdiu u lirua nga burgu për mungesë provash duke rezultuar i pafajshëm për krimin e vrasjes. Për herë të fundit Hamdi Haklaj u pa të shëtiste lirisht në Tropojë në fillimgushtin e vitit 1993. Prej këtij momenti, Hamdiu qëndroi në ilegalitet, për më shumë se një dekadë e gjysëm duke u shfaqur shumë rrallë në vendlindjen e tij. Ai emigroi në Gjermani ku qëndroi për pesë vjetë me radhë, deri në 5 janarin e 1998, kur vëllai i tij Shkëlqimi u ekzekutua pas një prite në Qafën e Luzhës.

HAJDARI U PARALAJMERUA TE MOS SHKONTE NE TROPOJE

Përpara se të vritej më 12 shtator 1998, Azem Hajdari i shpëtoi një tjetër atentati të organizuar nga Haklajt më 4 qershor të po atij viti. Fatmir Haklaj dyshonte se Hajdari dhe njerëzit e tij ishin implikuar në vrasjen e vëllait dhe kunatit në Qafën e Luzhës. Paralajmërimet e bëra nga ish-ministri i Rendit Publik Perikli Teta dhe nga ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi, nuk ia ndryshuan mëndjen Azem Hajdarit për të mos shkuar në vendlindjen e tij pavarsisht rrezikut që i kanosej. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë vazhdimin e historisë tragjike të “Dosjes Tropoja”, të transmetuar në pjesën e dytë të emisionit investigativ “Xhungël” në NEWS 24. Si u grabitën 480 milionë lekë të vjetra nga Dega e Bankës së Kursimeve në Tropojë? Pse Fatmir Haklaj vendosi të qëllonte me top alpin banesën e personave të dyshuar se i kishin vrarë vëllain më 5 janar 1998? Si u katapultua 21 vjeçari Jaho Mulosmani në krye të policisë së Tropojës?

BANKA

Pa u shuar ende jehona e 6 vrasjeve të njëpasnjëshme që ndodhën në ditët e para të janarit 1998, një tjetër ngjarje e tronditi Tropojën. Mesnatën e 12 janarit duke u zbardhur data 13 janar, një grup personash të armatosur arritën të merrnin peng drejtorin e Bankës së Kursimeve në Bajram Curri dhe dy policët e shërbimit të rojës, duke grabitur një shumë prej 480 milionë lekësh të vjetra. Paratë nuk kishin mbushur ende 24 orë nga momentin që u transportuan në Bajram Curri. Policia e Tropojës nuk arriti të bënte as reagimin më të vogël edhe pse grabitja ndodhi jo më larg se 200-300 metra në vijë ajrore nga godina e komisariatit. Fatmir Haklaj ishte larguar nga detyra e shefit të policisë së Tropojës vetëm 4 ditë më parë, dhe policia lokale ende nuk e kishte marrë veten nga ngjarjet e fundit. Grabitja e Degës së Bankës së Kursimeve në Bajram Curri u shoqërua me zhurmë të madhe nga media. Opozita në Tiranë reagoi dhe një herë tjetër duke akuzuar për këtë ngjarje të njëjtin grup personash, që sipas saj drejtohej nga Haklaj. Kjo ngjarje vazhdon të jetë ende e pazbardhur, edhe pse ka patur një proces gjyqësor, në të cilin u dënuan ata që duhet ta ruanin dhe jo ata që e grabitën.

HAKMARRJA

Vrasja e Shkëlqim Haklajt ktheu pranë familjes pas shumë vitesh të gjithë djemtë e saj. Hamdi Haklaj u kthye nga Gjermania, ku kishte emigruar qysh pas ngjarjes në Malin e Shkëlzenit, ndërsa Halil Haklaj nga Belgjika. Fatmir Haklajn nuk e zinte vëndi pa u hakmarrë për vrasjen e të vëllait. Pa humbur kohë ai përzgjodhi personat ndaj të cilëve dyshonte se ishin implikuar në pritën e Qafë Luzhës. Për tiu afruar Haklaj e kishte shumë të vështirë, pasi ata qëndronin të bashkuar e mund të pësonte dhe vet dëme në njerëz. Në këto kushte, për të asgjesuar kundërshtarët dhe minimizuar në maksimum dëmet e veta, ai vendosi të ndërmerrte një aksion të padëgjuar deri në atë kohë. Sipas të dhënave të siguruara nga policia e Tropojës në kohën kur ajo drejtohej nga “Dëshmori i Atdheut” Kolonel Gani Malushi, Fatmir Haklaj në pamundësi për tiu afruar një baze ku ai mendonte se qëndronin të grumbulluar personat që morën pjesë në vrasjen e vëllait dhe kunatit, vendosi ti godasë ata me artileri. Ai përdori topa të lëvizshëm që transportoheshin lehtë, të tipit alpin. Banesa ku qëndronin kundërshtarët e tij u godit disa herë me predha topi, por për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz. Sulmi rezultoi i pasuksesshëm, pasi qitësit nuk guxuan ti afroheshin shumë objektivit, për shkak se mund të goditeshin me breshëri mitrolozësh gjatë tërheqjes. Kjo ngjarje është e skeduar dhe ende e pa zbuluar në arshivën e policisë së Tropojës.

Nga e majta, Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, ku drejtonin
komisariatin e Bajram Currit

MULOSMANI

Fkti që ishte person në kërkim për vrasjen e Shaqir Hoxhës nuk e shqetësonte shumë Fatmir Haklajn. Ai ishte i bindur se prokuroria e Mirditës, e ngarkuar për të hetuar këtë çështje, nuk do të guxonte ti hapte telashe. Ndërsa dëshmitarët okularë të ngjarjes, preferonin më mirë ta qepnin gojën, se të luanin me zjarrin që mund tu kushtonte jetën. Pavarsisht se Fatmir Haklaj mbetej njeriu më i fuqishëm në veri të vendit, ai kishte nevojë për njerëzit e tij në polici. Ai donte jo vetëm të ishte informuar për lëvizjet e shtetit, por kërkonte të kontrollonte dhe veprimet e policisë në territorin e tij. Me mbështetjen e padiskutueshme të Haklajt dhe të disa personave të rëndësishëm që përfaqësonin administratën shtetërore në Tropojë (mes tyre dhe i dërguari i qeverisë Taulant Dedja), 21-vjeçari Jaho Mulosmani u vendos në detyrën e shefit të rendit në komisariatin e Bajram Currit. Emërimi i tij bëri bujë, jo vetëm për moshën mjaft të re, por dhe për faktin se Jaho Mulosmani shumë shpejt u kthye në një personazh protagonist në atë që sot quhet “Dosja Tropoja”. Pavarsisht se nuk plotësonte asnjë kriter për të mbajtur një detyrë kaq të rëndësishme, për më tepër në prag të krizës së Kosovës, Jaho rridhte nga një familje shumë e njohur në Malësinë e Gjakovës. Mulosmanët kanë qenë vazhdimisht Bajraktarët e Krasniqes, bajrakut më të madh ndër katër bajraqet që përfshihen në rrethin e Tropojës. Në kullën e gurtë të Mulosmanëve, u zhvillua konferenca e famshme e Bujanit nga data 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944. Mulosmanët kishin qenë flamurtarët e Krasniqes në çdo qëndresë të armatosur ndaj invazioneve turke apo sërbosllave në veri të vendit. Vetëm gjatë luftës së dytë botërore katër komandant batalionesh të forcave partizane ishin prej Mulosmanëve. Shefi i ri i policisë së rendit në Tropojë, Jaho Mulosmani mbante emrin e njërit prej tyre, Jaho Salih Mulosmanit, i vrarë në fundin e shkurtit 1944, gjatë një beteje me trupat naziste gjermane.

PARALAJMERIMI

Për të përkrahur dhe ndihmuar sadopak materialisht refugjatët e parë të ardhur nga Kosova, më 4 qershor 1998, drejt Tropojës u nis një grup deputetësh dhe përfaqësuesish të lartë të Partisë Demokratike. Mes tyre ishin dhe Azem Hajdari, Pjetër Arbnori dhe Jozefina Topalli. Përpara se grupi i deputetëve të PD-së të nisej drejt Tropojës, shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar Fatos Klosi dhe ministri i brendshëm, i ndjeri Perikli Teta, do ta paralajmëëronin Azem Hajdarin, që ai të mos udhëtonte drejt vendlindjes së tij. Nëpërmjet informatorëve në terren, SHIK-u ishte informuar për rrezikun serioz që i kanosej deputetit demokrat Hajdari, nëse udhëtonte drejt Tropojës. Të njëjtin informacion kishte dhe Ministria e Brendëshme. Ish-ministri Teta e njoftoi Hajdarin se policia nuk kishte mundësi ti garantonte jetën nëse shkonte në Bajram Curri. Në këto kushte Teta i kërkoi Hajdarit që të mos e kryente një udhëtim të tillë. Por deputeti i PD-së, lideri i dhjetorit ’90, Azem Hajdari, e refuzoi në mënyrë kategorike paralajmërimin e ministrit të brendshëm, Teta. “Askush nuk mund të më ndalojë të shkojë në vendlindjen time”, ishte përgjigja e Hajdarit. Fatmir Haklaj kishte dyshime për implikimin e Hajdarit në dy ngjarje. E para ishte vrasja e djalit të xhaxhait, ndihmësgjyqtarit Sokol Haklaj, dhe ish-truprojës së Azemit, Ibrahim Rustemi në urën e Milotit. Ndërsa ngjarja e dytë ishte vrasja e të vëllait Shkëlqimit dhe kunatit, Artur Demiri në Qafën e Luzhës. Për këtë shkak Haklaj e kishte fiksuar në objektivin e tij deputetin e PD-së.

Nga e majta në të djathtë, Fatmir Haklaj, Hamdi Haklaj dhe Feriz Kërnaja

ATENTATI

Ajo që ishte paralajmëruar, në të vërtetë ndodhi në mbrëmjen e 4 qershorit. Pasi kishin kryer vizitat dhe takimet e rastit në qëndrat e strehimit të refugjatëve, deputetët e PD-së po shpërndaheshin në bazat ku do të kalonin natën në Bajram Curri. Përveç truprojave që i kishin shoqëruar deputetët e PD-së nga Tirana, për sigurinë e tyre duhej të kujdesej në mënyrë të veçantë dhe policia e rendit në Tropojë, shef i së cilës ishte Jaho Mulosmani. Ai e përmbushi detyrën në shoqërimin e Arbnorit dhe Topallit, por për Hajdarin nuk mori përsipër asgjë. Përkundrazi e la atë të ekspozuar ndaj çdo rreziku që mund ti kanosej. Në momentin që Azem Hajdari dhe shoqëruesit e tij, po shkonin në një banesë ku do të kalonin natën, u ndodhën nën breshëritë e armëve. Si rezultat i zjarrit të hapur nga disa persona, u godit fuoristrada ku udhëtonte deputeti Hajdari, por për fat të mirë ky i fundit shpëtoi pa dëmtime. I vetmi i plagosur nga ky incident ishte gazetari i Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo. Duke ndjerë rrezikun që i kanosej, Hajdari e kaloi natën në banesën e një mbështetësi të PD-së në Tropojë, që njëkohësisht kishte dhe lidhje farefisnie me Haklajt. Pikërisht me këtë fakt e justifikoi më pas Fatmir Haklaj, pamundësinë për të mësyrë në banesën ku u strehua Hajdari. Deputeti i PD-së i kishte mbijetuar pritës, por mesazhi për të ishte mjaft i qartë, sepse plumbat e kallashnikovëve kishin depërtuar brenda fuoristradës së tij. Menjëherë sapo u kthye në Tiranë Hajdari, akuzoi për autorësinë e kësaj ngjarje përfaqësuesit e shtetit në Tropojë dhe në veçanti vëllezërit Haklaj. Ministria e Brendëshme dhe SHIK-u deklaruan se e kishin njoftuar deputetin demokrat për atë që mund ti ndodhte, por ai s’ua kishte vënë veshin. Pavarsisht asaj që ndodhi dhe zhurmës së madhe të bërë në Tiranë, Fatmir Haklajt nuk i hyri gjemb në këmbë. Ai vazhdoi qetësisht aktivitetin e tij i sigurt se askush nuk do të guxonte ta drejtonte gishtin drejt tij.

HAKLAJT FURNIZUAN ME ARME UCK-NE

Me fillimin e pranverës të vitit 1998 nisi kriza e Kosovës. UÇK kishte nevojë për armatime dhe logjistikë në mënyrë që ti bënte ballë Ushtrisë Sërbe. Uria për armë matanë kufirit duhej shuar me furnizime nga territori i Shqipërisë, ku armët nuk ishte e vështirë ti gjeje. Furnizimi me armë i UÇK-së u kthye jo vetëm në një detyrë patriotike por dhe në një biznes mjaft fitimprurës. Jashtë kësaj loje nuk mund të qëndronin Haklajt, dhe njerëzit e tyre. Lidhjet matanë kufirit për ta ishin shumë më të herëshme, qysh para viteve ’90, kur Halil Haklaj ishte infiltruar nga Sigurimi për furnizimin me armë të grupeve guerile. Këto lidhje i ndihmuan Haklajt të riaktivizoheshin serish, madje këtë radhë shumë më fuqishëm se më parë. Nëpërmjet tyre kalonte një pjesë e mirë e arsenalit luftarak të destinuar për njësitë e UÇK-së që ishin në formim e sipër.

VRASJA MISTER E SHEFIT TE LOGJISTIKES SE UCK-SE

Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

PRITA

Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UCK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës. Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.


Nga e majta: Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Arjan Mala-djali i Dr Hazir Malajt i vërarë së bashku me Ilir Konushefcin

NDESHKIMI

Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe më pas i mbuluan me gurë. Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala. Kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë(Agim Demiri), atëherë Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës. Përpjekjet e familjes së viktimës për të justifikuar vdekjen e të afërmit të saj qenë të kota. Për Fatmir Haklajn nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmorr aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar nga organet e drejtësisë. Kush ishte vënë në dijeni për lëvizjen e kamionit me armë drejt Tropojës atë natë? Kë kishte takuar “Mërgimi” në kryeqytet përpara se të nisej drejt Bajram Currit?

Die Grafik "http://frasher.beepworld.de/files/permendorrjailiri.bmp" kann nicht angezeigt werden, weil sie Fehler enthält.

Dyshimet ishin për një pritë të paguar nga shërbimi serb UDB, ose nga vrasës të grupeve rivale që merreshin me trafikun e armëve drejt Kosovës?! Edhe pas 9 vitesh ngjarja e Miliskajës mbetet e mbuluar me mistër, ndërsa fotoja e Konushevcit u bashkua me fotot e të vrarëve në muret e kullës së Haklajve.

FATMIRI: AZEMIN E VRAVA PER TE MARRE HAKUN E VELLAIT

Deputeti demokrat Azem Hajdari ish te përplasur disa herë brenda harkut kohor të një viti me vëllezërit Haklaj. Përballja e parë kishte ndodhur qysh në momentin që ai ishte prezantuar si kandidat PD-së për deputet në Tropojë në qershor 1997-ës. Fatmir Haklaj e kishte futur Azemin në listën e personave të cilët dyshonte se qëndronin pas vrasësve të Qafë Luzhës. Deklarimet publike të Azem Hajdarit dhe disa fjalime të ashpra tij në parlament ku akuzonte direkt me emër Fatmir Haklajn, çuan në ngjarjen e 4 qershorit në Bajram Curri. I paralajmëruar dhe nga strukturat shtetërore për rrezikun që i kanosej nga Fatmir Haklaj, Azem Hajdari vendosi ti paraprijë të keqes. I bindur tashmë se Fatmir Haklaj ishte një kërcënim që nuk duhej nënvlerësuar, Hajdari preferoi të takonte plakun e Haklajve për të sqaruar pozicionin e tij.


TAKIMI

Paraditen e 2 shtatorit 1998, Muharrem Haklaj kishte ardhur në Tiranë për punët e veta. Azem Hajdari ndodhej në zyrë, kur u njoftua nga një bashkëpunëtor i tij, se Muharrem Haklajn e kishin parë pranë godinës së PD-së. Ai vendosi të shfrytëzonte këtë rast për ta takuar plakun e Haklajve. Një i njohur i Azemit, ish-shefi i SHIK-ut në Tropojë gjatë qeverisjes së PD-së, u dërgua prej tij për ta ftuar plakun e Haklajve ta takonte në godinën e Partisë Demokratike. Muharrem Haklaj nuk e refuzoi ftesën, përkundrazi u ngjit në zyrën e Azemit, në katin e dytë të godinës së PD-së. Takimi u zhvillua kokë për kokë pa prezencën e askujt tjetër. Por, ngjitja e plakut të Haklajve në zyrat e PD-së, nga ku djemtë e tij ishin akuzuar për shumë ngjarje të rënda krijoi padyshim një habi dhe kureshtje të madhe. Biseda mbeti e panjohur deri në vitin 2000, kur Muharrem Haklaj e bëri publike për median. Sipas plakut të Haklajve, Azemi e kishte sqaruar në lidhje me vrasjen e djalit, Shkëlqimit në Qafën e Luzhës. “Unë nuk kam gisht në vrasjen e djalit tënd. Ai është vrarë prej këtu”, i ka thënë deputeti Hajdari, Muharrem Haklajt. Në një intervistë të mëvonshme në media, Haklaj tha se, i kishte dhënë Azemit 10 ditë kohë për të biseduar me djemtë dhe më pas do ti kthente një përgjigje. Në të vërtetë 10 ditë pas këtij takimi, më 12 shtator, Fatmir Haklaj zbarkoi në Tiranë për ti kthyer përgjigje Azem Hajdarit.
HAKLAJ

Sipas hetimeve të kryera nga një grup special prokurorësh disa vite më pas, rezultoi se Haklaj kishte zbritur nga Tropoja duke zbardhur 11 shtatori, nëpërmjet aksit rrugor të Qafë Malit. Për t`iu shmangur goditjes nga kundërshtarët ai preferonte të udhëtonte në orët e vona, i shoqëruar nga disa makina dhe një numër i madh personash të armatosur. Fakti që ishte person në kërkim nuk e kishte penguar që për udhëtimin e fundit të merrte me vete disa mjete dhe drejtues të komisariatit të Bajram Currit, duke filluar qysh nga shefi i rendit Jaho Mulosmani, shefi i qarkullimit Ismet Haxhia, disa efektivë të policisë dhe furgonin tip Iveko të grupeve të gatëshme. Para së të hynte në Tiranë, Fatmir Haklaj është ndalur në Nikël për të marrë në eskortën e vet dhe një tjetër personazh, Naim Çangun. Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Haklaj u takua dhe me truprojën e ish-presidentit Berisha, Izet Haxhia. Nuk dihet çfarë ka biseduar, por sipas hetimit të prokurorisë, ai shfrytëzoi pikërisht këtë njohje për të nxjerrë nga godina e PD-së Azem Hajdarin.

HAJDARI

Më 12 shtator, Azem Hajdari ndodhej në një takim të PD-së në qytetin e Fierit. Por atë e kërkuan me insistim në kryeqytet. Dëshmitarë okularë pohojnë se atë ditë Hajdari pati disa telefonata në celularin e tij me persona të rëndësishëm të opozitës, të cilët i kërkonin të kthehej me urgjencë në kryeqytet. Në mesditë, ai zhvilloi një takim në Lushnje dhe pas një ndalese në Shijak, mbrëmja e zuri në Tiranë. Fatmir Haklaj ka pritur mbrëmjen për t`iu afruar pa probleme selisë së PD-së. Në vendimin përfundimtar të gjykatës për ngjarjen që njihet si “Vrasja e Shekullit”, thuhet se Haklaj kishte përgatitur një atentat me pjesmarrjen e shumë personave dhe një numri të madh mjetesh. Në të vërtetë Haklaj iu afrua godinës së PD-së vetëm me një autoveturë tip Benz Mercedes, me ngjyrë blu të errët dhe targa VL 06 76. Mjeti për t`iu shmangur kontrolleve të befasishëm të policisë në kryeqytet mbante sipër një fenelinë identike me ato të mjeteve të Ministrisë së Brendëshme. Bashkë me Haklajn ndodheshin shefi i rendi i Tropojës Jaho Mulosmani dhe 29 vjeçari nga Nikla, Naim Çangu. Pavarsisht dëshmive të shumta apo deklarimeve të ndryshme askush tjetër nuk ka qenë me Haklajn në atë mbrëmje.

Azem Hajdari dhe Izet Haxhia gjatë një proteste të sindikatave në vitin 1996

ATENTATI

Rreth orës 21.13 Azem Hajdari doli nga selia e PD-së krejt papritur dhe me një shqetësim që e shfaqte haptazi në fytyrë. Dy truprojat e tij, Zenel Neza dhe Besim Cera ishin të ulur në një lokal para godinës së PD-së dhe sapo e kanë parë të dalë i janë bashkuar nga pas pa e ditur se ku po shkonte. Në momentin që ai ka mbërritur aty ku sot ndodhet memoriali përkujtimor, ka shkëmbyer disa fjalë me Fatmir Haklajn, i cili si zakonisht ishte i veshur me uniformë kamoflazhi dhe në duar mbante një Kallashnikov. Përpara se të dëgjoheshin të shtënat e para mes Hajdarit dhe Haklajt ka patur një konfrontim fizik. Jaho Mulosmani është futur mes tyre, por ka qenë tepër vonë. Fatmir Haklaj tashmë e kishte marrë vendimin për të tërhequr këmbëzën e Kallashnikovit. Nga breshëria e Haklajt mbeti i vrarë Azem Hajdari dhe truproja i tij Besim Cera. Truproja tjetër, Zenel Neza, për fat të mirë vetëm u plagos. Në momentin që Haklaj hapi zjarr mbi Azemin, në rrezen e të shtënave të tij ishte dhe Naim Çangu. 29-vjeçari nga Nikla mbylli sytë vetëm pas disa orësh në urgjencën e Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Pas breshërisë së parë Haklaj nuk humbi kohë, por tërhoqi zvarrë deri në autoveturën e tij Naim Çangun dhe u largua me shpejtësi. Fillimisht Benz-i i tij u nis drejt bulevardit dhe më pas mori drejtimin e Rrugës së Dibrës.

ALIBIA

Një shi rrebesh që nisi menjëherëë pas ngjarjes i krijoi një tjetër avantazh Fatmir Haklajt, duke i dhënë mundësi të largohet qetësisht nga kryeqyteti. Në vendngjarje u gjet dhe një pistoletë me silenciator, e cila nuk kishte kryer qitje. Në vendimin përfundimtar të procesit “Hajdari” deklarohet se në vendngjarje ka patur qitje nga dy armë, një Kallashnikov, me të cilin ka qëlluar Fatmir Haklaj dhe një pistoletë e kalibrit 9 milimetërsh, tip Bereta, me të cilën ka qëlluar Jaho Mulosmani. Haklaj, disa muaj pas ngjarjes, deklaroi se vetëm ai kishte qëlluar mbi Azemin. Askush tjetër nga njerëzit që ndodheshin me të nuk kishte hapur zjarr ndaj deputetit të PD-së. Ai tha se nuk kishte shkuar për ta vrarë Hajdarin, por donte të bisedonte me të për ti dëgjuar me veshët e tij fjalët që deputeti demokrat ia kishte dhënë plakut të Haklajve më 2 shtator. Por në momentin që Haklaj kishte parë Azem Hajdarin të dilte me një pistoletë me silenciator në dorë, ndërroi mëndje dhe vendosi ta qëllonte. Ndërsa vrasjen e Naim Çangut, Haklaj e justifikoi me faktin se krutani i kishte dalë në rrezen e zjarrit. Madje ky fakt sipas Haklajt tregonte që ai dhe njerëzit e tij nuk ishin pozicionuar për ta vrarë Azem Hajdarin, vendim të cilin e kishin marrë aty për aty. Versioni përfundimtar i procesit “Hajdari” ishte i ndryshëm nga ai i Haklajt. Sipas gjykatës edhe Jaho Mulosmani ka qëlluar në drejtim të Azemit dhe truprojave të tij. Por, gjykata nuk sqaroi se e kujt ishte pistoleta me silenciator e gjetur në vendngjarje pas atentatit, duke mos provuar nëse ajo ishte e vrasësve apo e vet deputetit të PD-së, i cili e kishte nuhatur rrezikun që i kanosej.
DESHMITARET

Procesi maratonë i çështjes Hajdari u mbyll pa deklarimet e tre dëshmitarëve shumë të rëndësishëm për zbardhjen e së vërtetës, kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ish-truprojës së tij, Izet Haxhia dhe Jaho Mulosmanit. Rrjedha e procesit mund të kishte qenë krejt ndryshe nëse këta tre dëshmitarë do të rrëfeheshin para trupit gjykues. Në vendimin përfundimtar gjykata shpalli si motiv të vrasjes së deputetit Hajdari, hakmarrjen. Sipas saj, Haklaj e kishte vrarë Hajdarin pasi dyshonte se ai ishte implikuar në vrasjen e të vëllait më 5 janar 1998 në Qafën e Luzhës. Ky motiv vazhdon të mbetet i pandryshuar pavarsisht deklaratave të shumta të opozitës dhe liderit të saj Berisha, për një rigjykim të atentatit të 12 shtatorit, që tashmë ka hyrë në histori si “Vrasja e Shekullit”. Jaho Mulosmani u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Izet Haxhia u dënua me 25 vjet burg në mungesë, si bashkëpunëtor në krim. I vetmi i ndëshkuar shumë më rëndë nga përgjegjësia e vërtetë që kishte në këtë ngjarje është Ismet Haxhia, fajësia e të cilit është vetëm fakti që shoqëroi nga Tropoja në Tiranë dhe pastaj gjatë kthimit, eskortën e Fatmir Haklajt.

BERISHA

Pas ngjarjes Fatmir Haklaj dhe eskorta e tij e përbërë nga disa mjete të policisë nuk e kishte të vështirë të largohej drejt veriut pa i ndaluar asnjë postblloku në rrugën nacionale. Shefi i opozitës Sali Berisha doli në një konferencë shtypi vetëm pak minuta pas atentatit. Ai akuzoi për autorësinë e krimit struktura shtetërore të qeverisë Nano, dhe direkt me emër shefin e rendit të Tropojës Jaho Salihi. Nuk dihet se për çfarë arsye Berisha vendosi të etiketonte Jahon me mbiemrin Salihi dhe jo me mbiemrin e tij, Mulosmani. Berisha nuk e përmendi fare vrasësin e vërtetë, Fatmir Haklaj dhe nuk do ta bënte një gjë të tillë publikisht asnjëherë deri në momentin që ai u vra një vit më vonë. Pas deklaratës së Berishës, ish-ministri Teta i kërkoi shefit të krimeve në Tropojë, Kastriot Gjongecit që të verifikonte nëse Jaho Mulosmani ndodhej në banesën e tij në Bujan. Një furgon i grupit të gatshëm të policisë së Tropojës shkoi në banesën e Jahos për të kontaktuar me të disa orë pas atentatit. Drejt kullës së Mulosmanëve u nis polici Çel Pozllumi. Në vend të Jahos atij i doli përpara babai i tij, Sali Mulosmani që punonte si shofer në degën e SHIK-ut në Bajram Curri. Ai u tha Pozllumit se Jaho ndodhej në banesë i sëmurë dhe nuk mund të ngrihej nga shtrati, por të nesërmen ai do të ishte në komisariat. Këtë përgjigje Pozllumi ia raportoi shefit të krimeve Gjongecaj, ndërsa ky i fundit e përcolli te ministri Teta. Në orën 7.00 të mëngjesit të 13 shtatorit Jaho u paraqit në detyrë dhe nëpërmjet telefonit të zyrës së OSBE-së u lidh me ministrin Teta. Ndërsa Haklaj, pasi kishte kryer “Vrasjen e Shekullit” ishte kthyer në kullën e tij në Kërnajë, për të ndjekur nga ekrani i televizionit atë që ndodhi në orët në vazhdim.

TAKIMI SEKRET I FERIZ KERNAJES ME GJINUSHIN


Në mesin e korrikut 1998, ndodh një tjetër ngjarje që i nxjerrë serish në skenë Haklajt. Policia e Gramshit arreston në një postbllok në hyrje të qytetit, Halil Haklajn dhe Isamedin Haxhinë. Në automjetin që ata udhëtonin u kap dhe një sasi armësh që sapo e kishin blerë për ta çuar në Kosovë. Ortakëria e tyre krijoi kuriozitet të madh, pasi Halil Haklaj ndodhej sëbashku me vëllain e Izet Haxhisë, truprojës së ish-presidentit Berisha. Në pamje të parë dukej e habitshme një kombinim Haklaj-Haxhia pasi ishin të qarta pozicionimet politike të tyre, pro dhe kundër Berishës. Por, Halil Haklaj kishte punuar për një kohë të gjatë me Ismet Haxhinë në minierën e Kamit dhe banesat e tyre në Kërnajë e Babinë nuk ndodheshin më larg se 30 minuta nga njëra-tjetra. Fatmir Haklaj u alarmua për arrestimin e të vëllait dhe kërkoi lirimin e tij nga gjykata. Dështimi për ta liruar dhe në Gjykatën e Apelit e acaroi sëtepërmi. Në këto kushte vendosi të reagojë duke demonstruar forcën. Haklaj kërcënoi të gjithë përfaqësuesit e lartë të administratës shtetërore në Tropojë, madje policia deklaroi se ai mori peng dhe të dërguarin e qeverisë në veri të vendit Taulant Dedja. Nëse nuk lirohej i vëllai nga burgu, ai do të ndërmerrte veprime më të ashpra.

TAKIMI

Si rezultat i kësaj situate të acaruar, në fundgushtin e vitit 1998 në Tropojë, të vetmit zyrtarë të lartë, ishin i plotëfuqishmi i qeverisë(që më tepër qëndronte si peng sesa si përfaqësues i qeverisë) dhe përfaqësuesi i OSBE-së për Bajram Currin, Billi Vogst(një ish-kolonel i forcave speciale britanike SAS). Për të negocuar me Haklajn autoritetet shtetërore shfrytëzuan një vizitë të një grupi deputetësh në Tropojë. Mesditën e 22 gushtit 1998 në Bajram Curri mbërritën Kryetari i Kuvendit Skënder Gjinushi, zv/kryeministri Kastriot Islami, Nënkryetari i Kuvendit Namik Dokle, kryetari i komisionit të jashtëm të Kuvendit, Sabri Godo, si dhe deputetët socialistë Ismail Togu e Bardhyl Agasi. Në orët e pasdites, përfaqësuesit më të lartë të shtetit, të cilëve u mungonte vetëm presidenti Meidani dhe Kryeministri Nano patën një takim në hotel-turizmin e qytetit me një përfaqësus të Fatmir Haklajt. Takimi u zhvillua në zyrën e OSBE-së, në katin e dytë të hotelit. Në të nuk ishte i pranishëm deputeti Godo, që preferoi të priste në hollin e hotelit.

MESAZHI

Fatmir Haklaj nuk pranoi të shkonte vet në takim pasi ndihej i fyer, jo vetëm se ia kishin arrestuar të vëllain që po u çonte armë ushtarëve të UÇK-së, por sepse nuk po e lironin nga burgu edhe pse kishte kaluar më shumë se një muaj. Ai dërgoi në takim Feriz Kërnajën, që kishte qëndruar për një kohë të gjatë në burg me liderin socialist Fatos Nano, i cili në atë kohë ishte në detyrën e kryeministrit të vendit. Kërnaja kishte vetëm 20 ditë që kishte marrë pafajësi nga Gjykata e Tropojës për vrasjen e Isuf Halucës në tragetin e linjës Fierzë-Koman në vitin 1993. Ferizi ua bëri të qartë mesazhin e Fatmir Haklajt përfaqësuesve të lartë të shtetit. Nëse Halil Haklaj nuk lirohej nga burgu, pasojat mund të ishin të mëdha. Se çfarë premtimi i bën përfaqësuesit e shtetit Kërnajës, kjo nuk është bërë publike, por është fakt se dy javë më pas, Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia u lanë të lirë me “ndërhyrje nga lart” pasi, kishin qëndruar për 50 ditë në burgun e Gramshit.

BERISHA 10 VJET PA SHKELUR NE TROPOJE PAS SHERRIT ME HAKLAJT

Drejtuesit e lartë të shtetit u informuan në rrugë operative se “Vrasjen e Shekullit” e kishte kryer Fatmir Haklaj, por ata nuk ndërmorën asnjë hap për ta arrestuar. Për ta, ai ndodhej shumë larg Tiranës, atje në kullën e tij të fortifikuar rrëzë Shkëlzenit. Të dërgoje policinë për ta arrestuar në Tropojë, pikërisht aty ku ai ishte njeriu më i fuqishëm dukej një aventurë që askush nuk guxonte ta merrte përsipër. Për momentin Fatmir Haklaj dukej më i fortë se shteti, që qeverisej nga e majta. Në fund të fundit ai e kishte kthyer Tropojën në një tokë të djegur për kundërshtarin e tyre kryesorë, liderin e opozitës Sali Berisha, që kishte më shumë se një vit e gjysëm që nuk shkelte më në vendlindjen e tij për arsye sigurie. Madje qysh nga ajo kohë ai nuk e ka vizituar më Tropojën, edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vjetë nga incidenti me Haklajt më 22 qershor 1997. Pas çdo ngjarje rëndë në Tropojë lideri i opozitës fajësonte Haklajt dhe njerëzit e tyre. Ndërsa për Haklajt, pas çdo familjari apo të afërmi të vrarë, qëndronin njerëzit e Berishës. Më guximtari, deputeti i Tropojës Azem Hajdari, në të vetmen tentativë që bëri për të shkuar në Bajram Curri pas qershorit 1997, i shpëtoi për fat vdekjes. Por ky fat e braktisi tre muaj më vonë, kur u vra para selisë së PD-së. Përjashtim nuk bënin as politikanët apo shtetarët e lartë të së majtës, që përpara se të shkelnin në Tropojë, merrnin garanci nga Haklaj, se nuk do tu ndodhte asgjë. Por, kjo situatë nuk zgjati shumë. Shefat socialistë në Tiranë do tia punonin më keq se kundërshtarët e tij, që e akuzonin përditë nga mëngjesi deri në mbrëmje për atë që po bënte në Tropojë.

14 SHTATORI

Jo më pak i informuar për vrasësit e vërtetë të Hajdarit, ishte dhe shefi i opozitës, Berisha. Por, ai e shfrytëzoi politikisht ngjarjen për të asgjesuar kundërshtarët e tij socialistë. Funerali i Hajdarit ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra vetë nga e gjithë Shqipëria, u kthye në një revoltë popullore, pas së cilës një mëndje e etur për pushtet, kishte ideuar një grusht shteti të armatosur. Arkivoli i Hajdarit u çua përpara kryeministrisë, dhe më të në duar turma e irrituar pushtoi dhe dogji brenda pak minutash të gjitha institucionet më të rëndësishme të shtetit. Qeveria socialiste ishte krejtësisht jashtë funksionit. Ndërsa kryeministri Nano, për të shpëtuar kokën e kaloi kufirin shtetëror drejt Maqedonisë, përpara se arkivolin e Azemit tia sillnin te zyra e tij. Tanket e Gardës së Republikës që u nxorrën për të trembur militantët e armatosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u morën pa as më të voglën rezistencë, sikur të ishin pajtona me kuaj. E paisur dhe me tanket e Gardës, komando e armatosur që sulmoi kryeministrinë, tashmë ishte kthyer në zot të kryeqytetit. Ministri i Brendshëm Teta, i vetmi funksionar i lartë pas presidentit Meidani që nuk u largua nga vendi i punës, e kishte humbur kontrollin mbi policinë dhe vetëm vështronte nga dritarja e zyrës së tij ç’po ndodhte në bulevardin kryesor të Tiranës.

GRUSHTI

Marrja e godinës së Radio-Televizionit Shtetëror nga njerëz të armatosur dhe shfaqja në ekranin e tij e disa eksponentëve të opozitës që deklaronin se qeveria Nano ishte përmbysur, e kompletoi kuadrin e një grushti shteti. Kamerat e disa televizioneve private që e transmetonin drejtpërdrejt atë që po ndodhte, fiksuan në objektivin e tyre kush ishin organizatorët që orientonin personat e armatosur të qëllonin mbi kryeministrinë dhe Kuvendin. Pjesa më e madhe e tyre ishin eksponentë të njohur për publikun, si ish-truproja apo mbështetës të flaktë të liderit të opozitës. Një tjetër detaj jo i parëndësishëm, ishte fakti se mes turmës u panë dhe persona me uniforma të UÇK-së. Pas ngjarjes u identifikuan se ishin rekrutë të njësive ushtarake të FARK-ut, (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) që financoheshin nga kryeministri i qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, një aleat i deklaruar i Berishës. Pavarsisht asaj që ndodhi në rrugë, asgjë nuk e justifikon shkërmoqjen në atë farë feje të institucioneve më të rëndësishme të shtetit që u zbythën për të shpëtuar kokën sapo dëgjuan krismat e para të armëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

KTHESA

Në momentet që militantët e opozitës po festonin përmbysjen e qeverisë Nano, u desh ndërhyrja diplomatike e pothuaj të gjitha shteteve perëndimore që kishin ambasada në Tiranë, për të rikthyer normalitetin. Mjaftoi një urdhër verbal që militantët e armatosur të opozitës të lëshonin institucionet e pushtuara dhe të largoheshin si me sustë nga rrugët e Tiranës. Cuditërisht në krye të njerëzve të armatosur që sulmuan kryeministrinë dhe parlamentin më 14 shtator, qëndronte truproja i ish-presidentit Berisha, Izet Haxhia. Pikërisht ky fakt shtoi më shumë dyshimet se ai mund të ishte implikuar në vrasjen e deputetit Hajdari. Por pavarsisht faktit se ka marrë një dënim të rëndë nga Gjykata, Izet Haxhia nuk ka dëshmuar kurrë për të vërtetën që e di vetëm ai. Pas gjithë asaj që ndodhi Fatmir Haklaj i kishte kaluar të gjitha caqet. Tashmë ai nuk ishte thjeshtë një rrezik vetëm për rendin dhe sigurinë, diku atje larg në alpet e Shqipërisë. Fatmir Haklaj dhe njerëzit e tij, shiheshin si një kërcënim serioz për sigurinë e gjithë vendit. Qysh nga ky çast nisi rënia e pashmangshme e njeriut më të fuqishëm në Tropojë. Kundër tij nuk ishin vetëm familjet e viktimave në Bajram Curri apo lideri i opozitës në Tiranë. Kupa ishte mbushur dhe tani kundër Haklajt u kthyen dhe përfaqësuesit e lartë të së majtës, sëbashku me strukturat shtetërore që drejtoheshin prej tyre. Fatmir Haklaj ishte bërë një barrë e rëndë që askush nuk donte ta mbante mbi shpinë. Për këtë shkak u pa e udhës që më mirë ta hiqnin qafe, qoftë dhe me duart e të tjerëve, sesa ta nxirrnin përpara drejtësisë ku nuk dihej sesi mund të shkonte hesapi.

QEVERIA

Vrasja e Azem Hajdarit dhe ngjarjet e 13-14 shtatorit e detyruan kryeministrin Nano që pak ditë më vonë të jepte dorëheqjen. Ndërsa në anën tjetër të llogores, lideri i opozitës Berisha e kishte kthyer Azem Hajdarin në kalin e betejës për të ngritur në këmbë dhe grumbulluar rreth vetes gjithë mbështetësit e tij. Tentativa për ta përmbysur qeverinë e kualicionit të majtë me dhunë, dështoi. Jo për zotësi të institucioneve shtetërore, që u shkërrmoqën si kala mbi rërë brenda 30 minutash, por sepse perëndimi nuk e përkrahu këtë lloj rrotacioni politik, përkundrazi e dënoi ashpërsisht. Ndërsa të majtët po ndanin serish mes tyre tortën e pushtetit të mbetur pas largimit të Nanos, në Veri të vendit, Fatmir Haklaj, nuk kishte kohë për të humbur. Pas vrasjes së Azemit Hajdarit, figurës më popullore të opozitës, mu në zemër të kryeqytetit, Haklaj nuk i trëmbej më askujt. Mjafton të drejtonte gishtin mbi dikë që mendonte se punonte për kundërshtarët e tij, dhe objektivi ishte nisur për në botën tjetër.

BANKA

Pa u mbushur ende dy muaj nga “Vrasja e Shekullit” një tjetër ngjarje tronditi Tropojën dhe la pa mend Tiranën. Mesnatën e 29 tetorit 1998, një grup i madh personash të armatosur, grabitën për herë të dytë brenda 10 muajëve, Bankën e Kursimeve në Tropojë. Por këtë radhë grabitja ishte më spektakolare dhe shuma e përfituar më e majme. Pas grabitjes së janarit, Banka e Kursimeve kishte ndërtuar një ambjent të ri, këtë radhë më të betonuar dhe shumë më të sigurtë se herën e parë. Sëpaku kasaforta e re e Bankës së Kursimeve në Bajram Curri ishte nga më të sigurtat në vend. Por, grabitësit që rezultojnë të jenë e njëjta dorë si në rastin e parë, e kishin marrë parasysh këtë fakt. Nëse përdornin eksploziv për të hapur kasafortën, duhej një sasi aq e madhe sa rrezikonte të rrafshonte përtokë jo vetëm godinën katërkatëshe ku ishte vendosur banka, por dhe pallatet pesëkatëshe rreth saj. Për ti bërë derman sigurisë së kasafortës, grabitësit kishin mendur një plan origjinal. Ata morën në mes të natës me forcën e armëve, drejtuesin e një vinçi të tonazhit të rëndë, i vetmi i atij lloji që ndodhej në rrethin e Tropojës.

SHPËRBLIMI

Vinçieri e shpërtheu murin anësor të bankës dhe më pas e shkuli nga vendi kasafortën e blinduar duke e ngarkuar në karrocerinë e një kamioni. Nga ky moment superkasaforta e Bankës së Kursimeve nuk ishte më e blinduar. Ajo ishte thjeshtë një arkë metalike me plotë 620 milionë lekë brenda saj. Kasaforta u transportua në një vend larg qytetit, ku një mjeshtër saldator punoi i pashqetësuar për ta nxjerrë jashtë funksionit. Komisariati i Bajram Currit, që këtë radhë e kishte godinën e Bankës dhe nja 50 metra më afër, se herën e patë, as që e mori mundimin ti hynte telasheve me grabitësit. Një ditë më pas lideri i opozitës Sali Berisha, e akuzoi drejtpërdrejt qeverinë socialiste, se jo vetëm ishte e implikuar në këtë ngjarje të turpshme, por në këtë formë kishte shpërblyer me një shumë të majme vrasësit e Azem Hajdarit. Në objektivin e akuzave të shefit të PD-së, ishte i njëjti personazh, Fatmir Haklaj dhe njerëzit e tij. Edhe pse kanë kaluar 9 vjet nga kjo ngjarje e rëndë që diskreditoi shtetin shqiptar, autorët e grabitjes nuk u vunë kurrë para drejtësisë.

MARREVESHJA

Në fundin e dhjetorit 1998, tre ditë përpara ndërrimit të viteve, Fatmir Haklaj bën një tjetër veprim të papritur. Banorët e Tropojës kishin afro tre muaj që nuk kishin marrë rrogat dhe pensionet qysh nga momenti kur u grabit për herë të dytë Banka e Kursimeve në Bajram Curri. Për të transportuar ngarkesën e radhës drejt Tropojës u caktuan forcat speciale të RENEA-s. Pavarsisht se ishin njësia më e mirë e policisë shqiptare, as specialët e RENEA-s s’kishin garanci se nuk goditeshin gjatë udhëtimit me një vlerë parash prej më shumë se 800 milionë lekësh të vjetra. Për ti paraprirë çdo të papriture, trupat speciale dërguan në Tropojë dy ditë përpara se të çonin paratë, dy pjestarë të repartit që ishin nga e njëjta zonë. Ata biseduan me Haklajn dhe njerëzit e tij dhe kërkuan të mos kishin telashe. Specialët nga ana e tyre i garantuan njerëzit e Fatmirit, se nuk kishin punë me ta, pavarsisht faktit se mund të ishin ose jo persona në kërkim. Si shkëmbim kërkonin të mos hasnin asnjë pengesë gjatë përmbushjes së misionit të tyre. Duke qenë se rrugët tokësore ishin të pasigurta, u zgjodh që transporti i parave të bëhej me helikopter.

PARATE

Më 28 dhjetor 1998 një helikopter i forcave speciale u nis drejt Tropojës. Moti i keq dhe era e fortë e detyroi helikopterin të ulej në një zonë të vështirë. Të bllokuar në borë, forcave speciale u erdhi në ndihmë Fatmir Haklaj dhe disa persona që qëndronin me të. Pas disa orësh thasët me 800 milionë lekë u depozituan në objektin e rikonstruktuar të Bankës së Kursimeve në Bajram Curri. Këtë radhë askush nuk guxoi të prekte rrogat dhe pensionet e tropojanëve, ndërkohë që ngjarja u publikua në media duke bërë jehonë të madhe. Disa javë më vonë në prag të luftës së Kosovës, gazetari italian i Korriere dela Sera, Xhuzepe D’Avanzo raportonte nga Bajram Curri se “Fatmir Haklaj ishte Robin Hud dhe në të njëjtën kohë Sherifi i Shervudit. Ai si Sherifi i Shervudit gjatë ditës, sillte në Tropojë rrogat e shtetit, dhe në darkë, i shndërruar në Robin Hud, grabiste bankën”. Pavarsisht akuzave të shumta nga opozita apo përshkrimeve prej gangësteri që i bënin gazetarët e huaj, organet e drejtësisë nuk e akuzuan asnjëherë zyrtarisht, e ca më pak të provonin se Fatmir Haklaj ishte implikuar në dy grabitjet e Bankës së Kursimeve, që në total kapnin një vlerë prej 1 miliardë e 100 milionë lekësh të vjetra.

TRUPROJA I NANOS, I DYSHUAR PER MINAT KUNDER FATMIRIT


Mëngjesin e 6 majit 1999, Fatmir Haklaj u nis nga kulla e tij në Kërnajë për të shkuar në komisariatin e Bajram Currit. Ai udhëtonte me një fuoristradë Land Rover me ngjyrë të bardhë, identike si ajo që Jaho Mulosmani ia kishte marrë forcërisht në mes të Bajram Currit, Drejtorit të policisë së Kukësit, Jonuz Hyka. Bashkë me Haklajn udhëtonin dhe Sami Kërnaja, Shpëtim Gjyriçi, Eduart Haklaj, dhe një grua, të cilën e morën në rrugë, në vendin e quajtur Sopot. Land Roveri ishte pronë e një polici nga Bajram Curri, i cili ia kishte blerë babait të shefit të krimeve në komisariatin e Tropojës në atë kohë, Arlind Ismailukaj.

MINAT

Një ditë para ngjarjes, Shpëtim Gjyriçi ia kishte marrë makinën kushëririt të tij, për të shkuar në Kërnajë sëbashku me Sami Kërnajën. Në momentin që ndodhi atentati, në timonin e Land Roverit ndodhej Shpëtim Gjyriçi. Sapo fuoristrada ka mbërritur në vendin e quajtur Varret e Shalës, shpërthyen dy mina të telekomanduara në distancë. Minat ishin të vendosura në një mur mbajtës anës rrugës dhe shpërthimi i tyre është bërë nëpërmjet valëve të radios së policisë. Si rezultat i shpërthimit, automjeti u dëmtua rëndë, ndërsa nipi i Haklajve, Eduart Haklaj mbeti i vrarë. Për fat të mirë katër udhëtarët e tjerë, Fatmir Haklaj, Sami Kërnaja, Shpëtim Gjyriçi dhe gruaja që udhëtonte me ta mbetën të plagosur. Nuk kishte dyshim se objektivi i atentatit ishte Fatmir Haklaj. Autorët mendonin se me Land Roverin, udhëtonte dhe Jaho Mulosmani. Haklaj edhe pse nuk kishte marrë pjesë në rrëmbimin me forcë të Land Roverit të policisë nga Jaho, akuzohej nga atentatorët se ai ishte protektori i Mulosmanit.





Ne prite e vran Ilir Konushevcin tropojanet



HAKLAJT FURNIZUAN ME ARME UCK-NE

Me fillimin e pranverës të vitit 1998 nisi kriza e Kosovës. UÇK kishte nevojë për armatime dhe logjistikë në mënyrë që ti bënte ballë Ushtrisë Sërbe. Uria për armë matanë kufirit duhej shuar me furnizime nga territori i Shqipërisë, ku armët nuk ishte e vështirë ti gjeje. Furnizimi me armë i UÇK-së u kthye jo vetëm në një detyrë patriotike por dhe në një biznes mjaft fitimprurës. Jashtë kësaj loje nuk mund të qëndronin Haklajt, dhe njerëzit e tyre. Lidhjet matanë kufirit për ta ishin shumë më të herëshme, qysh para viteve ’90, kur Halil Haklaj ishte infiltruar nga Sigurimi për furnizimin me armë të grupeve guerile. Këto lidhje i ndihmuan Haklajt të riaktivizoheshin serish, madje këtë radhë shumë më fuqishëm se më parë. Nëpërmjet tyre kalonte një pjesë e mirë e arsenalit luftarak të destinuar për njësitë e UÇK-së që ishin në formim e sipër.

VRASJA MISTER E SHEFIT TE LOGJISTIKES SE UCK-SE

Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskajë, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.

PRITA

Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UCK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Rreth orës 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskajë. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë pritës. Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpinë, deri sa ka ndeshur serish në autorët e pritës. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprurës dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.

NDESHKIMI

Vrasësit janë munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-së poshtë një ure, dhe më pas i mbuluan me gurë. Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala. Kur merr vesh se në Bajram Curri po atë natë ka patur një tjetër të vrarë(Agim Demiri), atëherë Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe pritës së Miliskajës. Përpjekjet e familjes së viktimës për të justifikuar vdekjen e të afërmit të saj qenë të kota. Për Fatmir Haklajn nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i pritës së Miliskajës, dhe për këtë shkak u hakmorr aty për aty, duke i vrarë dhe të vëllain, Bislim Demirin shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve të UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar nga organet e drejtësisë. Kush ishte vënë në dijeni për lëvizjen e kamionit me armë drejt Tropojës atë natë? Kë kishte takuar “Mërgimi” në kryeqytet përpara se të nisej drejt Bajram Currit?
Die Grafik "http://frasher.beepworld.de/files/permendorrjailiri.bmp" kann nicht angezeigt werden, weil sie Fehler enthält.
Dyshimet ishin për një pritë të paguar nga shërbimi serb UDB, ose nga vrasës të grupeve rivale që merreshin me trafikun e armëve drejt Kosovës?! Edhe pas 9 vitesh ngjarja e Miliskajës mbetet e mbuluar me mistër, ndërsa fotoja e Konushevcit u bashkua me fotot e të vrarëve në muret e kullës së Haklajve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...