Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/19

BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI



FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOËSVE









BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT 
NJE KEMBANE ZGJIMI

Image result for zef pergega

ZEF PERGEGA

“I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e bashkekohesve” nje drite qe mblodhi se bashku disa nga miqte me te afert te krijimtarise tende ne vijushmeri, larmi dhe gjithnje ne ngjitje drejt lartesise ku shkelqen letersia shqipe. Dhe Ju si nje alpinist i fort dhe si nje krijues i talentuar, cilesi qe te kane dhene vullnet e force per te mos u ndalur drejt grumbullimit te prurjeve ne lumin e madh te visareve te kombit. Edhe njehere suksese ju dhe familjes ne perpjekje te reja te pandalshme derisa ne krijuesit me njerezit e kultures ta ndezim turbinen e bashkimit tone kombetare!”

“…Agjensioni “Floart Press” ka rreth 200 bashkëpunëtorë anë e kënd globit, ku me shkrimet e tyre kontribuan që të ketë sa më shumë lexues. Këtë e vërtetojnë rreth 1.200’000 klikime …!”

Libri i fundit qe nuk ka fund i Flori Bruqit ne shenimet e bashkekohesve ka mbledhur bashke jo ne nje takim letrar, por ne fletet e mendimit ylberik te zhanrreve te ketij krijuesi plot 36 autor librash poetik, romancier, gazetare e historian disa me grada shkencore dhe dis ate tjere qe nuk u kane dhene rendesi atyre, po aq sa jane veprat e vlerta te shqiptarit dhe mikut tone Flori qe me hapin e tij dhe dalten e mprehte qe edhe gurin e ben fytyre njeriu, te ndertoje uren me te madhe te qytetit kulturor, larg dhunes, larg krimit , larg prostitucionit dhe fitimit marramendes , vese keto qe po e terheqin popullin tone pas karroces si nje qen i ngordhur dhe perseri nuk reagon. Flori Bruqi jo vetem i prek plaget apo i numeron varrat ne zemrat e njerezve, po ai me dije e guxim mundohet ti sheroje ato. Te gjithe keta autore qe jane sinjale te ndezura ne te kater anet e globit, e ndoqen Flori Bruqin qe ne hapat e para kur nisi botimin, se krijimein e kishte nisur qe kur iu ngjiz zeri me qiellin, jo per ti dhene doren te ecte se ai eci vete, jo per ta meshiruar dhe ikurajuar, por per ta vlersuar dhe per ta bere me te vemendshem ne bregun e lumit qe po na e turbullojne ujin dhe kohen me bisht te gjarperit, qe visaret e kombit te mos shkojne ne detin e humbjes…Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë.Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë e autori thotë se nuk paten një gur ku të qajnë!
Te gjitheve ne , Florin a ben nje nder: na quan bashkekohas dhe kjo eshte nje vlere e shpirtit te tij, i cli nuk shpreh megallomani dhe kreni me goten e qelqte perpara syve, por eshte i thjesht, modest dhe mbi te gjithe ka vlersuar gjere ne rrenje pa paragjykime punen e secilit,i gjalle apo o vdekur, per ti mbledhur ato gure te shperdare dhe per ta shtruar piacen antike dhe autoktone te mendimit letrar shqip.

Flori Bruqi eshte si lumi qe kur e krijon shtatin e vet rrjedh here i qete e here me shkulma, drejt qetesise se detit, ku paqtohen te gjithe e mandej per te ua kthyer perseri banoreve dhe gurrave nga ku nisen shperthimin…Ai e meson brezin e ri se shtigjet e jetes dhe te dijes nuk jane rruget e qejfit, defrimit dhe shfrytezimit te njeri-tjetrit e sidomos prinderve, se fytyra e njeriut qe ia krijoi Zoti, per te pare, degjuar, shijuar e komunikuar me fijet e zemres dhe te shpirtit jane hyjnore dhe te tilla do te mbesin edhe pse njerezit i mberthejne syte tek tundja e vitheve dhe globi i gjinjeve…ky shkim ta shterr jeten dhe ta verbon perspekyiven. Agje me shume, koha kalon dhe kurrizi i skalverise lakohet deri ne buzet e dheut!


Per ta patur me te lehte lexuesi po japim disa vlersime te autoreve te ndryshem te permbledhur ne kete liber.

Image result for Eshref Ymeri

Prof Dr. Eshref  Ymeri

Prof Dr. Eshref  Ymeri ne Amerike: “Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.Libri më i fundit, me titull “Triumfi shqiptar”, i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Buqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale tëFlori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësvekrijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare.Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori – dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus – 1913-1960) thotë: ”Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”. Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga“vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”
Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësveështë mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore…!”
Image result for Fatmir terziu

Prof.Dr.FATMIR TERZIU

“Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati.Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të “dehurit” historik apo më së shumti atij të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit “mik” duhet “Guximi Shqiptar”.Ai ka armën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën,astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.Që në titull duket kapërcimi i modestisë.Vetë modestia që “buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave.

Një modesti që shënon plot 30 libra.Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk para-prezantohet. Një modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon.Ja se si shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resan-timani, ose ndjenja e dinjitetit të nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë,mëria për tjetrin si pasojë e përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.” Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle,edhe pse fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa ka librat makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhe detajojnë të sotmen, të shkuarën me të sotmennë alteracion dhe presupozojnë të ardhmen.Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues…!”


Image result for ABDULLAH KONUSHEVCI
PROF.ABDULLAH KONUSHEVCI

Libri “Guxim Shqiptar” i Flori Bruqit është një përzgjedhje, një seleksionim i punimeve më të mira elektronike, botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të përmbledhura në një vëllim më vete.Me një fjalë, libri është bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike, të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë.Pra, kemi një kalim nga forma elektronike te forma e shtypur.

Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit “Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë”, sado që janë me interes edhe disa ide të hedhura përorigjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon Bonaparta.Një peshë jo të vogël ka kapitulli “Për Ramushin”, në të cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull “’Dora e Zezë’ e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës”, artikulli i autorit “Hero në luftë - hero në paqe: Ramush Haradinaj”, si dhe artikulli “Ramushi, viktimë e situatës (neo) koloniale”.Megjithatë, pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të vërtetë veprës “Raca shqiptare” të Jakov Milajt, ku edhe autori, pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme….!”


Image result for NAMIK SHEHU

AKADEMIK DR. NAMIK M. SHEHU

Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“, e intelektualit, studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi, konceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencor me vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një game e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme të njihen, të mësohen dhe tëpërvetësohen nga gjithësecili,për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.

Titulli i librit “Guxim shqiptar” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai: kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-Iliro-shqiptar, legjendat e kahershme martire edhe të Mujës dhe Halilit, traditat zakonore, besën shqiptare, trimëritë heroike, të koduara në kanune dhe të trashëguara brez pas brezi si të shenjta dhe të paprekshme, duke u bërë simbol i vëllazërimit ballkanik, si është treguar gjatë historisë shekullore dhe të propoganduar nga të huajt.

Konsiderata më e veçantë e librit duhet të jetë përfundimi që do të nxjerrë lexuesi nga leximi i librit, i cili mendoj dhe konkludoj se do të përmblidhet në qëllimin që i ka përkushtuar vetes autori: në kontributin, mbështetjen dhe dashurinë që manifeston ai për Mëmëdheun, duke Ju përkushtuar në gjithçka dhe për çdo gjë, që qartazi shprehet dhe duket gati në çdo artikull që lexohet në libër, ku ndihet dhe konceptohet patriotizmi, ndjenja atdhetare, emri ilir, epirotas, arbëresh, shqiptar, që kudo e ndesh. Shkurt, nënkuptohet boshti ideor atdhetar, i pushtuar me brezin e kuq shqiptar mbarëkombëtar.
Ndërsa, vlera e vetë autorit Flori Bruqi duhet çmuar dhe admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi vëllimor, me tematikë të shumëllojshme, të profileve të ndryshme dhe me materiale të bollshme dhe me vështirësi interpretuese; të cilat janë paraqitur me mjeshtëri, me një mori njohjesh teknike, profesionale dhe artistike, të cilat i kanë dashur autorit kohë, mund, sakrifica dhe mjaft durim për t’i përballuar dhe për të arritur suksesin e merituar. Ato duhet ta gjejnë shpjegimin e vet të vlerësimit në përgatitjen e tij të lart profesionale, në njohjen mjaft të mirë të gjuhës shqipe, të pastërtisë dhe rrjedhshmërisë së saj, si dhe të shumë gjuhëve të huaja, të profesionit të vet; të vullnetit dhe durimit të një intelektuali të aftë, mjaft aktive dhe konsekuent për t’ia arritur qëllimit. Bindje për këtë mund të formosh nëse u referohesh punimeve dhe veprimtarisë letrare, artistike dhe shkencore që ka realizuar dhe kryer autori, në një kohë të shkurtër, ku brenda 11 vjetëve ka shkruar 24 vepra madhore të gjinive të ndryshme si dhe mjaft shkrime shkencore, që e kanë detyruar të bëjë “haram“ edhe gjumin.

Zbërthimi analitik që mund dhe duhet t’i bëhet librit “Guxim shqiptar”është shpërblimi më adekuat, më i pranueshëm dhe më i zakonshëm që kërkon dhe që duhet t’i jepet me të drejtë autorit, siç e meriton, me gjithë vështirësitë objective dhesubjektive që hasen…!”

Image result for RASIM BEBO

PROF.RASIM BEBO

Flori Bruqi, mori rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit gurgullues të letërsisë shqipe. Këtu ulur, filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, nga ata që ta reflektojnë spektrin e diellit në fytyrë dhe të verbojnë aty për aty. I radhiti një nga një në një mozaik, të ngjashëm me atë të stërgjyshit tonë pellazg, që ndërtoi të parin mozaik në botë, këtu e mbi 4000 vjet më parë në Nekropolin e Athinës, të zbukuruar më gurë të vegjël të lumit në dyshemetë dhe muret. Prej këndej në të gjithë perandorin pellazge, që shtrihej në tre kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut, duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri për gjatë rrjedhjes së lumit Danub me kufi. E gjejmë kudo këtë mozaik dhe sidomos te Tempulli i famshëm i Dodonës, në Butrint, nëDurrës, në Apolloni, në Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, (si na vë në dijeni Prof. Dr. Agim shehu) dhe në shumë vende të tjera. Kur i shikojmë këta mozaikë të bukurisë së përkryer, që pasqyrojnë artin e mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që toka nënë – Demetra – i ruan për mijëra vjet.Syri ynë i përmbledh me një të parë.

Mirëpo mozaiku i të nderuarit Bruqi, është bërë në Kosove dhe në vend të gurëve të zgjedhur të lumit, ai radhit shkronjat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63 gjuhëve dhe nga pema, qe pasqyron prof. Mr. Flori e 47 gjuhëve, që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara. Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”, që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi. Mozaikun libër, të Prof. Dr. Florit, nuk mund ta përmbledhim me një të parë, qoftë edhe me dy, sepse duhet kohë për ta lexuar dhe studiuar me vëmendje të përqendruar. Ky grumbullim materiali, i përgatitur nga autori, zëvendëson atë të Akademisë së Shkencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Sot ato institucione janë në shërbim të kursit sllavo-rus-greke.Ndërsa Shqipëria është nën drejtimin e Këshilltarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalisë (sigurimit) grek, Janullatos. Elitat e kulturës së këtyre vendeve, janë të heshtur, të korruptuar, të politizuar, të frikësuar dhe bëjnë:Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve
“Gjumin më të rëndë dhe më të gjatë, si murgjit e pergamenave, që janë mësuar me dhomat e errëta”.(Zef. Pergega)…!”

Autori Flori Bruqi, poet shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, prezantohet në mjedisin letrar me librin e 39 “Shkëndijëza” stisur nga frymëzimi i shkëndijëzave, duke qëndruar anës së lumit, jo për të mbledhur gurë të shndritshëm, por për ndjellur mendimet, ashtu si afroheshin valët e qeta të lumit deri te këmbët e tij që e freskonin. I vinin ndërmend autore të ndryshëm të gjinive letrare, prej kohës së antikitetit, nga të cilët përmend Homerin, shqiptarin e madh të letërsisë botërore Fishtën, dhe vjen te Pashaidha dhe te Karl Reiholdi, të cilët dinakëria greke i fshehu shekuj më parë dhe u zbuluan pas vitit 1990. Nobert Jokli në enciklopedin e Madhe Gjermane, e ka quajtur “Lahutën e MALCISË: “Kënga e këngës së Ballkanit dhe me rastin 60 vjetorit të ditëlindjes, i dërgonFlori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësvetelegram urimi. Në vitin 1932, shkruan te “Ylli i Dritës”, ajo është një poemë epike historike me 15.613 vargje, në këto vargje shtrihen ngjarjet e historisë së Shqipërisë së Veriut nga viti 1858 deri në vitin 1913. Lahuta është një nga Krijimet më mahnitëse, në mbarë historinë e letërsisëshqiptare”. (“Artikuj II, f. 54.)

“Fishta është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar” e ka cilësuar Lasgush Poradeci.
Si Fishta edhe Flori Bruqi, ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegëtimin e veprës letrare nga autori tek lezuesi.Flori vazhdon të ndikojë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesit.Rrjedhja kohore ecën me ritmet e saj, duke rruajtur në memorjen e nderit njerëz dhe personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është intelektuali, shkrimtari Flori Bruqi…!’

Image result for MEHMET KAJTAZI

PROF.MEHMET KAJTAZI

Poezitë e Flori Bruqit (disa prej të cilave ishin më parë të botuara edhe në revista dhe në gazeta tona) i lexova me një frymë.Një cilësim i tillë i leximit të poezive bëhet atëherë kur të përvetëson si vargu i parë, ashtu edhe i fundit.Temat që ngërthehen në këto vargje nuk burojnë nga inspirimet që i marrin disa poetë nga librat që i lexojnë, por Flori Bruqi inspirimet i merr nga jeta. Ato nuk mbesin vetëm inspirime, por dalin nga kornizat e një gjurme të thellë dhe si valëzat e detit të shqetësuara afrohen drejt brigjeve, por edhe kthehen në suprinën e largët të detit me emrin nënë, me emrin martizim, me emrin LIRI. Meqë poetit i mungon kjo e fundit, siç i mungon tërë Kosovës, është plotësisht enatyrshme që në shumë vargje të ketë shqetësime.Këto shqetësime ta përkujtojnë shkrimtarin Viktor Franklin, i cili edhe pse është i rrethuar me tela në një kamp fashist në vitet e dyzeta, ai gjen shpresën që ta tejkalojë mynxyrën. Ajo shpresë është te vetë harmonia në mes Tokës dhe Qiellit, e kur kjo shtrihet edhe te njerëzit, atëherë vetë Zoti është në mes tyre dhe u ndhihmon për t’u çliruar. Flori Bruqit nuk i mungon, shpresa, por nuk i mungon as harmonia.E kur harmonia prek edhe brigjet e Lumit të Bardhë të vendlindjes së tij, atëherë edhe më shumë shpaloset riti i ritmit të ujit.Uji e ka ritmin e vet, që është në përputhshmëri me hapërimin e njerëzve drejt “Zjarrit të Diellit”.


Image result for ZEJNULLAH HALILI


PROF.ZEJNULLAH HALILI

Flori Bruqi po hyn nëpër një shteg të ndritshëm në poezinë shqipe. Figura e tij në fillim të kësaj poeme na sjell shqetësime të shumta që lidhen me Tokën, me Nënën, me Gjakun, me Vallen e Shkrepave, me Baladën e Yjve, me Lotin që ka Ogur, me Zërin me Frushullimën e Krahëve, me Akuarelin e Diellit, me Lumin e Bardhë. Secili varg vendoset në patosin e Kësaj Luleje.Secila poezi ka gjethin e Vet, Dritën, shqetësimin dhe besimin, andejza, matanë errësirës pra ai këto frymëzime i zë nga jeta, sepse e nxit Bardhësia e katër vargjeve, figura e saj, shpirti shqetësues, Fjala.E fton të hyjë nëpër thellësitë e viteve, deri te kjo Kohë, deri te krahërorët masivë,deri te Deti Tekanjoz nganjëherë. Ai sfidon Amësinë Njomëzake të Teutës, fashaton plagët me fjalët figura dhe rend andej nga Përrenjtë e Ëndrrave për të shtypur lehtë e me ndjeshmëri Butonët e Dritës, për të fituar Bardhësitë e për të kërkuar shëmbëllimin me Hermesin, por atje janë qentë, jo larg, e a do ta shqyejnë si Akteonin e Penteun e a do ta martirizojnë si Ismetin, Agimin, Mujën e Salihun. Me tutje jep Figurë për kohën që me nxitje të Eridës, perëndeshës së Grindjes, u bë një luftë e gjatë në muret e Trojës Drapri i Sinagogës është edhe këtu në baladën e Floriut, që është e yjve, e shkrepave, e bulëzave, e syrit të mprehtë, e zërit të ëmbël, të cilit Hiçi i vjen përballë mu para viteve të liga. Por, poeti në këtë hije të çastit vëren Dritën, një xixëllonjë që lufton me errësirrën, së cilës do t’ia shohë sytë, sepse aty është puthja, aty pasioni i erës, simbol i bukur i një përqafimi jetësor aty pasioni mëtues për Fjalën, që është njëra nga vjershat më të realizuara artistikisht. Në ishullzën më të madhe të detit figurative të Floriut është edhe Nëna si Baladë, si Qëndresë e si Ëndërr Ilire, Lumi i Bardhë e ndonjë poezi tjetër, janë kthim imagjinativ i poetit nga njomësia e Euridikës, pra, Vendlindjes.


Image result for MEHMET KAJTAZI

PROF.RUSHIT RAMABAJA

Romani “Ndërgjegja” i Flori Bruqit, para së gjithash është një kronikë e sublimuar me gjuhë specifike të viteve të hidhura të së ashtuquajturës kohë e autonomisë, kur shkelësi shtypte Kosovën me ndihmën e shqipfolësve të barbarizuar, të cilët emrin dhe identitetin e vet e bartnin vetëm sa për t’i ndihmuar Beogradit që në sy të botës ta fshihte okupimin e këtij krahu të dhimbshëm të Shqipërisë. Pothuaj, në çdo faqe të tij ndihet pesha e mallit të autorit (rrëfimtarit) për t’u kthyer në vendlindje dhe lufta e pandërprerë e të barbarizuarve që me anë të shpifjeve, shantazheve e kërcënimeve t’ia mbyllnin udhën përgjithmonë për në shtëpinë e vetë. Këtë dhimbje, që gjithnjë pikon helm e dashuri njëkohësisht, F. Bruqi ia del mbanë me sukse që ta fisnikërojë me shkrimet mjaft tësukseshme për fytyrat më eminente të mjekësisë botërore, por vet-veten e identifikon më së shumti me arkitektët shqiptarë që krijuan vepra madhështore larg atdheut dhe që jo rrallë bukuria mahnitëse e artit të tyre u bë kob për ta. Ne fejtonet për mjekësinë, për njerëzit e mëdhenj të botës dhe për arkitektët tanë, unë kam parë, veç të tjerash, përpjekjen e tërthortë të autorit që ndjekësve të vet t’ua kthejë urrejtjen në dashuri, mërinë në dhimbje dhe harresën e nëmur në rinjohje. Kjo dëshmon shkallën më të lartë të ndërgjegjes dhe vetëdijen skajshmërisht të sublimuar kombëtare e qytetare për pajtim edhe me të pandërgjegjshmit dhe për bashkim edhe me plangprishësit. Duke pasur parasysh këto që thamë si dhe vlerat e tjera të këtij libri, mendoj se “Ndërgjegja”e Flori Bruqit do të ketë lexues të shumtë të të gjitha shtresave sot dhe nesër, ngaqë në të gjithnjë shquhet zëri që thërret që të mos përsëritet kurrë më e keqja e së kaluarës.

PROF.DR.NIKOLLË FRANGAJ

…çdo gjë që krijohet pa dëshirën e një individi apo kolektiviteti është e huaj.Kritika e hapët kundër kukudhëve dhe autorëve të regjimit komunsit ka shtyrë autorin e romanit t’iu kundërvihet dhe t’i zhveshë gjer në palcë. Autori për më tepër shenjon aktet absurde të tyre, del përballë dhe sfidon. Duke u bërë njeri i anatemuar nga ata vetëm nga frika se do t’ua përziejnë duart, e censurojnë, dhe më në fund e dënojnë. Por, ai nuk mposhtet.Heroi i romanit “Gjarpërinjtë e pallatit” ka sfiduar në emër të shkrimtarëve dhe gazetarëve demokratë dhe gati mbetet i vetmuar nga breshëria e fyerjeve dhe diskriminimeve që i bëjnë njerëzit e regjimit dhe prijësit e gazetave që përkrahin një regjim të tillë. Autori pret finalen tragjike të kukudhëve dhe rrëzimin e këtyre gjarpërinjëve, sepse në anën tjetër qëndron forca e pathyeshme e drejtësisë morale.

PROF.DR.ARIAN BLUSHI

…Ligji i fortë, anathema dhe censura që u bëhet shkrimtarëve dhe njerëzve të penës e të dijes nga regjimi komunist është tema e romanit
“Gjarpërinjtë e pallatit”, të Flori Bruqit.Heori i këtij romani, Uran Dukagjini, del para këtyre autorëve të regjimit dhe bën sfidë, duke shpalosur shpirtin falso dhe metodat çnjerëzore të tyre. Vepra është shkruar me mllef, dhe tërë kjo revoltë e tij është shprehur nëpërmjet unit të shkrimtarit, i cili, pikërisht në këtë rreth ka parë pjesën më të shëmtuar të shoqërisë komuniste…

Image result for RIFAT KUKAJ

RIFAT KUKAJ

…Në këtë prozë të Flori Bruqit mpleksen fatet e hidhura të njerëzve tanë si dje, ashtu edhe sot, duke i rrahur pa mëshirë e me fishkullimë rrëqethëse shtrëngata e kohës, por që nuk ia del t’ua zbehë shpresat dhe t’ua zhdavarisë ëndrrat për një të nesërme më të mirë e më të sinqertë. Oguri i zi ngulmon, por nuk ia arrin tërësisht t’ua fshijë gjurmët e lashta, edhe pse i fërfëllon dhe i rrah si me bisht gjarpri edhe larg truallit të tyre. Mbase mu kjo golgotë (që, për fat të keq, na përsëritet), sikur ua shton edhe më shumë dashurinë për vendlindjen e shtrenjtë. Këta njerëz të zakonshëm, me të cilët jeta tallet, përballojnë në mënyrë dinjitoze mynxyrat që u vijnë nga urrejtja e lashtë e të huajve, por dhe nga përmbushja e mjerushëve tanë shpirtshitur e të katandisur, zhveshur nga gjithçka që është njerëzore…
Image result for ILJAZ PROKSHI
PROF.ILJAZ PROKSHI

….“Ringjalljen” e karakterizon një kompozicion i thjeshtë, ku rëfimi rrjedh i qetë dhe natyrshëm. Përmes idesë themelore që transmetohet këtu, dalin në spikamë edhe një varg problemesh etiko-shoqërore të cilat i shkakton një pushtues jo njerëzor. Flori Bruqi, ka përcaktuar fatin e një populli të lnë jashtë kufijve të atdheut, i cili pareshtur i nënshtrohet torturave, ndjekjeve,dënimeve dhe mynxyrave të tjera makabre. Për t’i shpëtuar kësaj dhune me shumë veta detyrohen të lëshojnë vendlindjen dhe të ikën në ekzil, siç ndodh me ikjen e çlirimit për në Shqipëri, familjet e Ligan Shpatullgjanit, Demë Ali Pozharit, Mërgim Bardhit e shumë të tjerëve në shkretëtirën e Anadollit…
“Ringjallja” e Flori Bruqit është një ekuivalent i kohës: me braktisje, vetmi, trishtim, që shqetësojnë jetën e njeriut edhe në çastet më të gëzuara të tij. Një formë herë e çlirët e rrëfimit e herë-herë me një organizim të dialogut krijon bagazhin e mundshëm të ambientit nën pushtim. Asociacionet që zgjojnë dialogjet, toni që u jep ngjyrë proceseve jetësore nëpër situata të veçanta dhe rrethanat e krijuara e zgjojnë kërshërinë e lexuesit. Pa dyshim se tema është provokuese dhe jep mundësi konstruktimi artistik i situatave që e bëjnë për vete lexuesin….”

PROF.DR.ARIAN BLUSHI

Romani “Tokë e djegur” bën fjalë për luftën në Kosovë, që bëjnë njerëzit e përvuajtur, njerëzit e robëruar, të etshëm për liri.Autori sjell atmosferën e kësaj lufte dhe të luftëtarëve të lirisë, të cilët nuk kursejnë as jetën për liri. Duhet të kihet parasysh se kjo prozë e Flori Bruqit e mban lexuesin të interesuar gjer në fund, meqë krijohet një atmosferë e lehtë, për një çast harron ankthin dhe pret se ç’po ndodh si në zonat e luftës, ashtu edhe në takimet në mes të Albanit dhe Doruntinës, në njërën anë, dhe Kapedan Malësorit dhe të Drenushës në anën tjetër. Së fundi duhet thënë se ky është një roman që do të lexohet, kap emocione të luftëtarëve, të njerëzve të tjeshtë, të cilët qëndrojnë vigjilentë në luftën e pakompromis për gjënë më të shtrenjtë-Lirinë.

PROZË E REALITETIT ARTISTIK

Duke lexuar prozën e Flori Bruqit, të duket se sheh njerëzit në betejë, tanë trima të lirisë, që nuk frikësohen nga vdekja. Kapedan Malësori, në frontin e luftës, bën një romancë me Drenushën, por çdo gjë është e matur, njerëzore. Linjën tjetër e përbën, për çfarë i jep mish dhe gjak romanit dashuria e Albanit dhe e Doruntinës, që aq janë të mishëruar mes vete, me luftën, sa që s’ka kush që i ndanë. Autori është i qartë, konkret, bën përshkrimin e ngjarjeve, individëve dhe jep tablo të gjalla nga lufta. Është një prozë e realizuar për këto momente mjaft të vështira për shqiptarët e Kosovës…

PROF.DR.ARLINDA MEKSI

PROF.DR.VALDET HOXHA

Romani “Pallati i Akeronit”, i shkrimtarit Flori Bruqi, është një zë i guximshëm mbi një periudhë të dhembshme, të mbrapshtë, por edhe të stërkequr, që e krijoi regjimi dhe kukudhët e tij.Ky shkrimtar ka prekur disa nga pikat më të qenësishme te veprimit të disa gazetarëve dhe të atyre politikanëve apo njerëzve të UDB-së. Por në këtë libër që ka edhe elemnte të një romani kriminalistik ku kapet një periudhë e rëndë e shqiptarëve, sidomos, të atyre që punonin për çështjen shqiptare që ishte shumë tragjike. Romani është i ndarë në kapituj, një ndarje kjo formale, por në epiqendër është narratori i gjithëdijshëm Uran Dugagjini, që përqendrohet kryesisht rreth veprimit të disagazetarëve të pandërgjegjshëm, spiun të nëntoks së Beogardit, të zier me regjimin, duke përgjuar njerëzit që nuk i shkonin për shtati atij apo diçka ngjashëm me “kundërrevolucionarët”, të cilët ndiqeshin, largoheshin nga puna, dënoheshin gjer në likuidim fizik, siç ndodhi me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Enver Hadrin e shumë të tjerë. Në roman shihet se ky shrimtar prek edhe çështje të tjera si ato të luftës , heroizmin e disa luftëtarëve e shumë çështje të tjera që për lexuesin do të jenë mjaft interesante. Alergjia e shkrimtarit është e ndjeshme, sepse atij i ndalohet botimi i shkrimeve, si i shumë kolegëve të tij, ndiqet si dhe nuk i lë vend në asnjë shtresë nga veprimi i kukudhëve. Është pra, Uran Dugagjini që njësohet me shkrimtarin, i cili perjeton gjarje të hidhura para dhe gjatë luftës dhe, ende e ndjen veten të “lënë në harresë”, ngase kukudhët janë vendosur në poste të ndryshme, sidomos në mjete të informimit dhe vazhdojnë t’u teket, por tani kuptohet, kinse në emër të “demokracisë”, të cilën deri dje e shkelën apo nuk guxonin ta përmendin. ..”

Image result for AJSHE QORRAJ
MR.SC.PROF.AJSHE QORRAJ

Autori i tetë veprave letrare dhe i dy veprave shkencore, Flori Bruqi, nga Isniqi i Deçanit, këto ditë, doli para lexuesve me librin më të ri shkencor me titull: “Vademecum ddd”. Siç thotë autori në parathënien e librit “Vademecum ddd”, në dekadën e fundit në Kosovë janë regjistruar afro 200 epidemi lokale dhe masive, si dhe rreth 250.000 të sëmurë, nga të cilët më së 1400 kanë vdekur. Problem në vete në Kosovë, sipas këtij autori, paraqesin sëmundje ngjitëse transmisive, të cilat barten nëpërmjet artropodeve dhe ato që përhapen nëpërmjet brejëseve. Zhvilimi në lëmine e preparative DDD (dezinfekruese, deratizuese dhe dezinsektuese) është veçanërisht dinamike në 10vjeçarin e fundit dhe përcjellja e risive në drejtimin e DDD-së është imperative i kohës, ngase pothuaj kemi një situatë alarmante epidemiologjike, sëmundjët ngjitëse në Kosovë dhe më gjerë në rajon këta 3 vjetëve te fundit. Sëmundjet ngjitëse të traktit digjestiv, sipas këtij autori, janë zbuluar më kohë në Kosovë, ngase afro 40 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësit rajonalë, ndërsa 60 për qind e popullatës së vendit tonë pi ujë jo aq të sigurt. Doracaku udhëzues i F. Bruqit “Vademecum DDD”, mbërthen 61 preparate më të njohurat në botë, që përdoren sot në rruzullin tokësor, duke i prekur deri në detaje nohuritë e autorit në punën e tij afro 20 vjet, për ta përpiluar një libër të tillë të patjetërsueshëm - profilaktik dhe kundërepidemik, që u dedikohet mjekëve, stomatologëve, veterinarëve, teknologëve të industrisë ushqimore, agronomeve, hotelierëve, si dhe profesioneve te tjera, ku përdoren me të madhe këto preparate të DDD-së, që shërbejnë si ndihmë në procesin parandalues të shumë sëmundjeve ngjitëse, për mbrotjen e higjenës personale asaj kolektive, higjenës së objekteve (spitaleve, shkollave, foshnjoreve, hoteleve, kazermave ushtarako - policore etj.) për zhdukjen, shkatërrimin permanent të viruseve, bakterieve, parazitëve, brejtësve e qenieve të tjera të gjalla, të cilat e dëmtojnë mjedisin në mënyrë tëdrejtpërdrejtë ose tërthorazi. Siç thonë edhe shkencëtarët botërorë të kësaj lëmie, si dr. Gert Schonberger-redaktor konsultat i këtij libri, si dhe ing. Rozha Ladislav, recensent- kordinator, “Vademecum DDD”, i Flori Bruqit, nga Prishtina, është i shkruar në mënyrë profesionale, më një gjuhë të rrjedhshme (versioni anglisht dhe shqip) dhe i kuptueshëm jo vetëm për ekspertët e këtij lëmi, por edhe për zbatuesit e këtyre masave”…

Image result for BEDRI HALIMI

BEDRI HALIMI

Sa herë që vjen janari më vete sjell edhe 17 janarin e vitit 1468, ditën e vdekjes fizike të Skënderbeut. Por ky janar, që sapo shkoi, si në koincidencë solli edhe 17 janarin e vitit 1982, ditën e vrasjes së tre martirëve të Kosoves: Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Dhe jo vetëm kaq! Janari pra është përplot kujtesa e data të hidhura. Janari është përplot flakë! Prandaj, çdo janar, kudo në Kosovë, sjell me vet FLAKËN E JANARIT, ku pothuaj nuk ka vend që ndonjë forum, institucion e asosiacion që nuk organizon diçka rreth përkujtimit të shembëlltyrave të historisë sonë më të re. Janari është akuzë, është mesazh për “zgjimin e ndërgjegjes së ndryshkur”- si do të thotë shkrimtari i shekullit tonë Ismail Kadare. Kësisoi më 15 janar të këtij viti, Forumi i krijuesve të artit, organizoi nëPrishtinë, promovimin e romanit më të ri të Flori Bruqit “VRASËSIT E LIRIDONËVE”. Po të mos ishte shkruar për “Vrasësit e Liridonëve”, Zjarri i diellit do ta vriste Ndërgjegjen, kështu e hapi aktin promovues të këtij libri, folësi dhe gazetari i BBC-së, Besim Abazi, duke bërë shetitje sintetizmi nëpër titujt e tri veprave të Flori Bruqit. Në këtë promovim merrnin pjesë shkrimtarë, artistë të teatrit, këngëtarë, por edhe veprimtarë, miq e të afërm të shkrimtarit, si dhe shokë e bashkëluftëtarë të kryepersonazhit të romanit- Jusuf Gërvallës.“Kush dëgjon vetëm, një këmbanë, dëgjon vetëm një zë”. - Kështu e nisi fjalën e tij, redaktori i këtij romani, shkrimtari Mehmet Kajtazi, duke iu referuar kësaj thënie të Frang Bardhit e thënë këtu e para 300 vjetësh…”


Image result for NAIM KELMENDI

PROF.NAIM KELMENDI

“Do të përmendnim këtu, sidomos vështrimet si Beteja e Kosovës (1389) dhe kontributi i shqiptarëve; Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët; Hero në luftë - hero në paqe, Ramush Haradinaj; Ramushi - viktimë e situatës (neo) koloniale; Jakov Milaj dhe raca shqiptare; Arvanitasit, Camëria, Epiri i Veriut dhe gjendja sot; Kush janë agjentët me influencë në Kosovë, dhe mjaft artikuj tjerë interesimesh e lëmenjsh të ndryshëm. Derisa recensenti, Akademik Prof. Dr. Namik Shehu, për librin “Guxim shqiptar”, do të shprehet: ” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjëatdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai:kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-iliriko-shqiptar.” Siç veçon redaktori i librit, poeti ynë i mirënjohur Nehat S. Hoxha, se: ”Poeti i frymëzimeve të “Zjarrit të diellit”, 1995, me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari. ”Flori Bruqi me librin “Guxim shqiptar” spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe “të pasurohet” me leximin e saj. Flori Bruqi me veprën “Guxim shqiptar” spikat të na ofrojë një vepër interesante me një gamë të gjerë interesimesh të tija, e cila e bën kureshtar secilin lexues që do ta ketë në duar, ta lexojë deri në fund me një frymë dhe “të pasurohet” me leximin e saj. Publicisti, shkrimtari, poeti Flori Bruqi na sjell në botën e librit shqip, për lexuesin tonë, veprën më të re nga pena e tij, “Guxim shqiptar”, botim i 2008 në Prishtinë…!”

DR.IZET S. ÇULI

Isha me fat kur mora pjesë për herë të parë në Mitingun e përvitshëm mbarëshqiptar të Poezisë (i dyzetëekatërti) që zhvillohet në Gjakovë. Aty u njoha nga afër me shumë figura të letërsisë e të krijimtarisë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.Shkëmbyem me dhjetra libra me njëri-tjetrin.Kur i kalova të gjitha në “sitë”, zgjodha për të filluar leximin e tyre me veprën frymëgjatë “GUXIM SHQIPTAR” (2008) të Flor Bruqit. U ngusha me autorin kryekreje tek MURI I DHEMBJES, ku ne homazhonim; si edhe në darkën përshëndetëse, kur grupit tonë nga Shqipëria, iu dha rasti të ishte në një tavolinë me Z. Kadrush Radogoshi, Abdullah Konushevski, Flori Bruqi, Kristaq Shabani, Agron Shele, Bora Balaj etj. Mbasi e përpiva librin e Bruqit, iu ktheva përsëri dhe mendova nëse mund të arrija të hidhja në letër diçka për të, ngase jo tëgjithëve mund t‘ju bjerë në dorë libri i tij. Po kush është vetë autori i këtij botimi me 400 faqe, i cili studimet e larta i ka kryer në Prishtinë. Shoh biografinë artistike: me plot 25 vepra të volumshme si: romane, poezi, studime, hulumtime shkencore, historike etj. Një befasim i madh për mua, një zbulesë do të thosha dhe me mjaft punime të virgjërta. Ky libër për mua rangohet nga më të mirët në fushën e vet. Interesat e Flori Bruqit janë të gjera e të shumanshme dhe me një kohështrirje të madhe nëpër shekuj dhe jo rrallë me këndvështrime origjinale duke na kthjellur më tej disa nga njohuritë tona…!’

Image result for RRUSTEM GECI

PROF.RRUSTEM GECI

Libri “Guxim shqiptar“ i shkrimtarit dhe studiusit Flori Bruqi është një libër i arrirë, një libër që lexuesin e tërheq ta lexoj. Temat, motivet, trajtimi, rrjedhshmëria, mesazhi e të tjera kudo janë brenda librit.Gjithë natën era mbrëmë theu qelqe, porta, pullaze,..e nata s´kishte të sosur. Në këtë art poetik të poetit Bruqi, libri shpalon shtresat e errësirës, urrejtjen e “bujtësve” këtej, veprimet e tyre prej armiku.Nuk ishte dëshirë e këtij populli që Kosova të ngjyj fjalën në qypin e gjakut. Asnjë betejë në Kosovë nuk ishte pa një pike gjaku, pa një të rënë në rrënjë të fjalës. Alfabeti i lirisë është ai i moçmi, me pushkë, me dije, me guxim.Pa pushkën majekrahu të trimave shprehet Bruqi, liria jonë do të ishte vetëm një dëshirë dhe asgjë më shumë. Libri “Guxim shqiptar” është një dëshmi esesh dhe polemikash se gjakderdhja e madhe, ikja e madhe, dhe kthimi i madh, detyruan bashkësinë ndërkombëtare ta njohin vullnetin e popullit të Kosovës.Në këtë libër të arrirë autori Bruqi, ka shtruar me kujdes rreth 73 ese dhe polemika e vështrime kritike nga gjuhësia, historia, antropologjia, politika, spiunazhi, psikoanaliza, astrologjia dhe letersia…!”

Image result for FAIK XHANI

FAIK XHANI

Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar.

Rrjedha kohore ecën me ritmin e saj, duke ruajtur në memorien e nderit njerëz e personalitete të nderuar.Në epokën e sotme një nga këta është edhe intelektuali, publicisti dhe shkrimtari Flori Bruqi.Ai, prej kohësh, krahas aftësive profesionale si studiues ka shpalosur talent e mjeshtëri artistike edhe në lëmin e botimeve. Krijimtaria e tij është e larmishme , në prozë dhe poezi, por veçanërisht ka spikatur në prozë, duke botuar 8 romane, 11 libra shkencor, 21 fejtone publicistiko-shkencorë, shumë ueb, faqe interneti me punime socio-psiko-kineoziologjik, të fshehtat e të vërtetat e virusit avian etj.Flori Bruqi me impenjimin e tij shumëvjeçar, me punën e tij prej intelektuali, me obligim atdhetar, me përgjegjësinë e një studiuesi dhe hulumtuesi serioz, me peshore farmaceutike, ka ditur të zgjedh e të përmbush pjesën lëndore të “Olimpit” Shqiptar.Flori Bruqi, shkrimtari që shtroi “shinat” e “Olimpit” Shqiptar…,!”

Image result for GEZIM AJGERAJ


GËZIM AJGERAJ

POEMA E DRITËS

Kësaj here do të ndalemi brenda një cikli poetik të poetit Flori Bruqi, duke depërtuar në brendinë e metaforës së vargut të tij, për ta zbërthyer atë nga brendia e përceptimeve tona. Vargun e poetit Flori Bruqi, në këto dhjetë vitet e fundit, e kemi lexuar me kënaqësi, duke e përjetuar po me aqë laryshi temat që na i sjellë ai, brenda vargjeve. Nga një përceptim i hollë, brenda këtij cikli e gjejmë portretin e nënës. Është simbolika më e mirë e dashurisë, brenda të cilës poeti i tërheq dy paralele të pandashme nga njëra-tjetra. Mëmëdheu dhe nëna, janë dy simbolikat e pandashme të dashurisë, të cilat më së miri fshihen brenda metaforave të vargut, nga të cilat ndërtohet edhe bërthama e këtij cikli me poezi. …Nga t’ia fillonim?! Nga plagët etrupit, të zemrës, apo të mëmëdheut ? Nëpër deje na rridhte Revolucioni dhe qumështi i nënave Dhe ne-e dinim: Pa nëna dëshmorësh, Pa gra e nuse të veja S’do të ketë kurrë paqë e liri…!”

Image result for RAJMONDA MALEÇKA

RAJMONDA MALEÇKA

Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare.Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes…!”
Image result for RESHAT SAHITAJ


RESHAT SAHITAJ

Janë dy autorë për të cilët kam hezituar të shkruaj: Flori Bruqi dhe Prend Buzhala. I pari sqaron teorinë e kritikës letrare, gjykon për disa kritikë letrar duke i ngritur në piedestal si Rexhep Qosjen që i pari kishte thyer kritikën realizmit socialist në trevat shqiptare duke e themeluar “kritikën shqiptare” e deri të Ibrahim Rugova si themelues i Hermeneutikës e strukturalizmit, pastaj merret me vlerësimin e autorëve të njohur botëror dhe atyre shqiptarë, ndërsa i dyti i ka botuar recenzionet e tij, parathëniet për librat të autorëve vendorë më vlerësime për veprat e zgjedhura. Flori Bruqi nuk ngurron aspak t’i kritikon ashpër disa vepra dhe disa autorë, ndërsa Prend Buzhala në shkrimet e tij ka vetëm vlerësime pozitive për autorët dhe veprat të cilat i ka trajtuar. Andaj duke i krahasuar këta dy autorë dhe shumë autorë të tjerë shqiptarë dhe disa specialistë botëror në fushës së kritikës, përseri mund t’i kthehemi qendrimit nihilist të TekiDervishit, por që unë do ta formuloja më lehtë dukethënë se nuk ekziston kritikë krejtësisht objektive. Bazuar në studiues të njohur të kritikës letrare e njëri prej tyre Jean Starobinsku thotë: “ … kritika është kulmi që zhvillohet si një njohuri, e specializuar dhe e denjë: të figurojë në rangun e disciplinave shkencore: e vepra kritike do shndërrohet në diskurs shkencor mbi atë objekt të veçantë që quhet literaturë”.

Temat e romaneve të Flori Bruqit janë të vjela nga jeta kosovare: dje dhe sot, e këtyre ditëve. Ç’farë është kjo jetë, e dimë s’ka më mirë, meqë, peshën e rëndë të saj po e ndiejmë, barrë në shpinëe në shpirt, secili kosovar, aq më shumë e më rëndë liridonët.
“Dorëzeza” është roman për dhunën e cila ushtrohet në Kosovë këtë decenie të fundit, mirëpo, autori nuk e trajton jetën tragjedinë kosovare.Në roman gërshetohet edhe ngjarja e Otrantos, si një dhembje kolektive shqiptare, meqë jemi të një trungu, të një trupi të (pa) ndarë.Kështu, duke lexuar romanin “Dorëzeza”, lexuesi e ndien fatin e rëndë shqiptar, fat të cilin e imponon dhuna e një dore të zezë të padukshme, tinëzare dhe dinake, e cila, megjithatë, nuk mbetet e paidentifikuar, ajo është e njohur dhe e ditur për veprimet kriminale që më herët në historinë e afërme.Në vend të prologut, romani nis me një përshkrim trishtues, i cili e parapergatit lexuesin për të përballuar përshkrimet e një dhune të tmerrshme mbi fëmijtë dhe rininë.

“Është derdhur jeta nëpër rrugë, si helmi në klasë, si vdekja në det e refugjatëve shqiptarë. Është bërë e frikshme kjo jetë, o Zot!

Një dorë e zezë e hedh fatin e skajeve të botës, hedh helm, bën luftë me shpirërat e pafajshëm... Të gjithë fëmijët e humbur dridhen, ndjejnë kokëdhembje, janë të uritur, qajnë…Lot, lule dhe klithma buzë detit”…Në qendër të subjektit të romanit, pra është helmimi i pamëshirshëm i Dorëzezës.Mirëpo brenda fabulës së kësaj proze zënë vend edhe ngjarjet e tjera: trazirat në Kosovë, pajtimet e gjaqeve, ndarja e nxënësve nëpër shkolla, uzurpimi i godinave shkollore, vendosja e refugjatëve serbo-malazezë në ato objekte, kurbeti, kthimi nga azili, apo, edhe dashuria e të rinjve, sepse, është fare e natyrshme, edhe e drejtë e të rinjve, të duhen dhe të bashkohen...
Të gjitha këto subjekte, ndonëse, në shikim të pare, të shumta, në këtë roman jovoluminoz (është i formatit të librit të xhepit, me 122 faqe), e bëjnë këtë prozë interesante dhe, falë narracionit të shlirshëm, pa sforcime dramatike dhe psikologjike të tepruara, e bëjnë (romanin) të lexueshëm më një frymë…

Image result for ZEF PERGEGA


ZEF PËRGEGA

NJË SYTH SHPIRTI

Nanat janë krijesa e krijesave njerëzore. Asnjë hije muzgu me fluturim korbash nuk zë vend në shpirtin e tyre. Stoicizmi human dhe krenar është sfida e natës.Ata linden prej dhimbjës dhe dhimbjës së rritjës i kënduan gjithë jetën.Me këngë e thurin djepin e dashurisë dhe me shallin e ylberit i shërojnë ethet e forta. Asnjë art nuk mund ta shëmbë tempullin e shënjtë të tyre. Nanat janë bota e qiellit dhe e tokës dhe krah u japin foshnjave të bëhen ëngjëjt e jetës.

Sa herë ngjitësha shkallëve të drunjta të kullës së vjetër, nana ime që thurte bukur çorape me luledele apo me degë ulliri, pa më parë me therriste me emër. Me njihte nga hapat e ngjitjës…Ndërkohë që arti i sotëm e ka shpërfillur fytyrën dhe visarët e shpirtit të nanës dhe është mbërthyer si rriqën ne kërthizën e vibrimeve nudo, ngrihet një bir kosovari i lindur në vatren e lisit të tamlit dhe lisit të zjarrit, një flori-florë poetike mbi kurorë të gurrës së parë me emrin njerëzor Flori që me pathosin e tij të vlugut e ngre simbolikën e nanës mbi rrezët e dritës asaj drite që ajo i përket.
Rastësisht e me saktë në mënyrë periodike e lëxoi krijimtarinë e këtij poeti dhe si anija që e hedh spirancen në molon e ankorimit ma mbajti vështrimin një cikel poetik e këtij fisniku të fjalës së lirë. Duke lëxuar poezinë “Rreze drite” njeriu dhe në mënyrë të veçantë emigranti s’ka sesi të mos ngrohet nga këto rreze dhe të na kujtojë që sado që jemi larg shpinë kthyer, nana kurrë s’e harron birin apo bijen e saj. Që ajo të mos rrijë duke pritur mbas dere nga këto mbrapështi, Flori Bruqi si një thurës vargjesh me mbjellje zambaku e tredofilesh në ballkonin dhe kopështit të mevehtësisë së Kosovës, shkëput nga trungu i shpirtit një petale meraku prej vazos së kujdesit të nanës drejt adresës tonë, si pëllumbi që këkon bregun…

“…Natën e mirë bir

Flori Bruqi në Shënimet e Bashkëkohësve

Çelësin mos ia vë derës
Se do të vijë nana
Gjumin e paprishur
Me hapat e pranverës
Mos je shpluar
Kur ike…!”

Poeti Flori Bruqi e ka thënë me një ndjenjë të thellë atë që shumëkush e ka harruar madje e ka mbraktisur nga shpirti këtë kumt njerëzor. Këtë thesar që rrjedh në lumin e turbulluar të jetës, Flori e nxjerr nga fundi si varken e mbytur. Shumë i kanë kënduar nanës që ngjajnë me tinguj nostalgjie, por motivi i autorit në fjalë ka atë rreze drite që nuk shterr në shpirtin e nanës pavarësisht se koha po i josh brezat me harresën dhe përzierjen e gjakut. Bash kur hollohet e ndryshohet gjaku aty nana loton me sytë nga qielli për pak shpresë dhe respekt për prinderit.

Lajmotivi i poetit Flori Bruqi ka eren e tehut të parmëndës dhe e lëron vargun në ngohtësinë e qiellit pa patur nevojë të marrë miell hua, por gruri i arës së tij piqet me afsh trualli.Shpirti poetik me të cilin ka rrethuar tokën e mushtit të vargjeve bashkë me fantazinë dhe dhuntinë rri në dritaret e një kalaje, si zogu që sjell lajmin e begatisë, lidhur guret me metafora dhe ushqyer me qumështin e zanave të kthyera përseri pas shumë motësh ikjesh ndër valë.Poeti kosovar u këndon atyre qënënçmohet, atyre që shkelen me të padrejtë, atyre që u flet puna dhe dikush ua mohon me guna, I këndon urtisë, mençurisë së popullit të tij, bekimit të ballit dhe nderit të nëpërkëmbur. Ai i thërret nanat, vashat të vijnë në këngë se me këngë janë rritur djepat e trimërisë se pa ata djepa Kosova do të ishte përseri e shtypur ndaj dhe poezia e tij “Lajtmotiv e sinqerte” është një zgjim dhe një kurajo, nje hov dhe një tingull i ri në piskamë se prej tyre ne morëm këmbë…

“…Ejani në këngë
Nana dhe motra
Ne lindëm nga këngët tuaja
Nga zëri juaj
Morëm këmbë…!”

Para vargut të Flori Bruqit të ndizet një qerpik ngadhnjimi.Ai të fton qetësiht pa tamburante në vargun e rrëzeve të perëndimit për ta përjetuar poezinë nga vitrina e pastër e dritës që ndizet në pishtar. Edhe pse politikisht ka ardhur liria ne Kosovë, shpirti i vashës e përjeton atë me trishtim. Të lehurat e natës nëpër zgavrra përgojimesh të paragjykuara me kurtha e gracka dashurie dhe poeti i vemëndshëm e shkoqit këtë ndjesi, mbasi ai nuk i duron njollat e zeza në bluzën e bardhë të transparences së virtytit njerëzor dhe pyet në poezinë “Liri fjale”

“…Mos vallë në qytetin tënd ilirik
të ndjekin qentë e tërbuar
Ndonjë hije nate…?!”

Flori Bruqi, si në jetë dhe në krijimtari nuk thyhet nga pushteti i prangave të pritjës dhe as nuk e kapin ethet e padurimit edhe kur e ndjen vetvlimin në damarë. Me krah dallendyshe ngjit muret e heshtura, ku jeta merr serume të hidhura e ai ulet në karriken e sallonit të pallatit të ëndërrave rinore pasi shiu e ka bërë qull fletoren e vargjeve pa e ndjerë shterrjen kur shkruan poezinë “Qyteti ku tëprita”

“…Unë jam aty ku me ke lënë
Vallëzoi me hijet
E nuk di cilën të përkedhel
Pres dashurinë tënde
Mbi buzët e tua të zë një ëndërr…!”

Një poezi e veçantë me një gurrë me metafora dhe me një kopësht me krahasime është ajo me titullin “Akuareli i diellit”Ajo iku në moshë të njomë, pa pasaportë e pa adresë.Ndoshta pa mësuar mirë emrat e malit, lendinës, lumit e bregorës që jetës i japin blegerime. Nxori në rrugë në atë shteg të ngushtë nga gjoksi i paprekur fletoren me vjersha dhe shkroi për mëngjesin e Prishtinës, të vetmin kujtim mori më vete nga majat e ikjës dhe ai ngushtim shpirti e tokë i kujtoi nanen. Në xhamat e retinës vizatoi portretine baces plak dhe pastaj e fshiu me dorë dhe dorën e puthi me bekimin e vetvetës. Eshtë gjaku që ndjen gjakun, e kush me bukur se Flori Bruqi e përcjellë këtë penelatë, si visari me i çmuar i shqiptarit e i kosovarit. Dikur ajo vashë u kthye ne vendlindje.Autori nuk u bën thirrje dallendysheve të kthehen, por ai nga një kënd i syrit të tij vëzhgon fluturimin e tyre nga qielli që u laguan dhe e stolis tablonë kur vasha e ngjeu penelin në akuarelin e hënës në mbrëmjen e majit dhe pikturoi rrugen.Kishte çelur pranvera e kthimit.Ky motiv është thënë nga Flori Bruqi në mënyren me mjeshtrore. Në fshat vasha që kishte ikur, por atdheu i ishte mbledhur galuc si një gur në zemër e në shpirt, me të cilin ajo kuvendoi gjithë kohën e largimit duke gjetur në ato themele hijet e vetmisë dhe të heshtjës dhe me tej melodinë e draperit në duat e fahtarëve të tokës së saj. Flori është i dashuruar pas së bukurës, ai e ushqen atë që të mos vyshkët dhe të mos shkilet. Madje ai është një triumf rrënjësh që larton trungun e inditetit njerëzor. S’ka gjë më të bukur kur femra e ruan feminitetin e saj sa edhe pemet kërkojnë ti ngjajnë.

“…Shpirti i saj
Një lëndinë qërshori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë…!”

Ndesha një krahasim që e vellon se tepërmi stofen e vargun dhe e llamburit mesazhin tek poesia “Mendim e kredhur” Nuk e di nëse ky poet me një fizionomi të konturuar në brumin e farës kombëtare ta këtë provuar mërgimin. Ai me nota trishtimi e vizaton portretin e shekullit që ndau familjen duke u çirrur nëpër tribuna e konferenca për liri e lëvizje të lirë.Sa nana e motra mbetën pa burra, pa fëmijë e autori thotë se nuk paten një gur ku të qajnë!Vejusha pa fat me prehera të thatë. Djepa që nuk lidhën dhe as nuk zgjidhen. Kënga Nina-nana e ngrirë në mure të akullta dhe siç thotë Flori, në shpresat e djegura vret e qan trishtimi.Tonelata vujtjesh që mbytën mbi dallgët e mërgimt mekatar dhe poeti i dhimbshur thotë:

“…Shikimi i nënëmadhës si shqiponjë/ Pas e ndjek/ Klithma djemsh/ Mbetur ikona nëpër pragje…!”Në akuarelin e dritës së shpirtit të tij që rri në pëllëmbë të vargjeve, një ditë në Amerikë dallova ylberizimin e figurave letrare dhe artistike të këtij poeti që e shikoj si kurore magjike mbi ballë të tokës kosovare për t’ia zbukuruar fytyren lirisë dhe gjithçka që është shqiptare.!

Detroit, 12 shtator 2016





Fotografia e profilit tënd

FLORI BRUQI


Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).


Nga korriku i vitit 2017 është pranuar Akademik,në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në New York(AAAS-ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCE)


Veprat e botuara :

Deri më tash ka botuar këta libra :

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.

17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.

23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.

27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.

29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.

30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012.

31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012.

32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.

33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.

34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.

35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.

36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.

37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.

38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.

39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016.

40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.


15-të poezi nga Flori Bruqi


Fotografia e profilit tënd



Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.

Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).

Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.

Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.

Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.

Nga viti 2005 është Editor si dhe Kryeredaktor përgjegjës i web faqës elektronike “ Agjencioni Floripress” .Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2016).

Nga korriku i vitit 2017 është pranuar Akademik,në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në New York(AAAS-ALBANIAN AMERICAN ACADEMY OF SCIENCE)


Veprat e botuara :

Deri më tash ka botuar këta libra :

1. Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.

2. Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.

3. Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.

4. Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

5. Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.

6. Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.

7. Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.

8. Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.

9. Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.

10. Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.

11. Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.

12. Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.

13. Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.

14. Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.

15. Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).

16. Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.

17. Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.

18. Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.

19. Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.

20. Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.

21. Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.

22. Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.

23. THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.

24. DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.

25. Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.

26. 26.Olimpi shqiptar,Rugova-Art,Prishtinë, 2009.

27.Triumfi shqiptar, Rugova-Art,Prishtinë ,2009.

28.Polemika shqip, Rugova-Art,Prishtinë 2009.

29.“Antika greke”-Homeri,Eskili,Sofokliu,Aristofani dhe Aristoteli,Albemigrant,2009.

30.Nëse kam ditur të guxojë, Rugova-Art,Prishtinë ,2012.

31.Delikuenca e të miturve në Kosovë në periudhën 2003-2004,Prishtinë,2012.

32.Vademecum për dezinfektues të “Borer chemie AG”,Prishtinë,2013.

33.Vademecum për dezinfektues të “Schülke-Mayr”,Prishtinë 2013.

34.Diademë letrare, Rugova-Art,Prishtinë 2013.

35.Diademë letrare II,Tiranë, 2014.

36.Atdheu im s’më vret,poezi,Tiranë,2015.

37.Diademë letrare III,Tiranë,2015.

38.Vademecun për dezinfektues 1,Prishtinë,2016.

39.Vademecum për dezinfektues 2,Prishtinë,2016.

40.Moderniteti në letrat shqipe,Tiranë,2016.




Cikël poetik nga Flori Bruqi 

1.Porteti i  nënës 

"Nënë për ta shpëtuar jetën Ty,dhashë lëkurën e do ta jepja edhe shpirtin"
(Prof.dr.sci.Mirlin Bruqi)

Nga qytetet e fshatrat e largëta vijnë
Banorë(të përkohshëm)në Prishtinë
Pleq
Plaka
Të reja
Të rinj
Me shporta të vogla në duar
Vijnë çdo të diel
Vijnë(ndoshta)çdo ditë
Te dera e Spitalit
Në orën 14
Gumëzhijnë korridoret
Nga hapat e tyre
Zhurmojnë pavijonet
Korridoreve…
Zvarritët rrëqanthi vdekja
Në dhoma hyn shqetësimi
Secili me de(r)t
Për të afërmin e vet
Kështu çdo të diel
Kështu çdo ditë
Në orën 14
Burbuqja kurajon Nënën
Mirlindi jep lëkurën e vet
Për ri(ngjalljen)e Saj
Të afërmit shërim i dëshirojnë
Të tjerët shpresojnë…
Ja dhoma…
Ora mbi radio
Trëndafilat e freskët
Mbi tavolinë
Tok(gati) e gjithë familja
Babai qëndron e mejton
Ndoshta…
Kujton profiling e dhëndrrit
Ja rrudhat e nënës sime
(Kujtoj zënkën e prindërve për mua)
Tik-taku i orës
Dikur pushon
Në orën 4 të mëngjesit
Një qetësi…
Unë
Kam parasysh
Profilin e fëmijëve të mi
Shoh në sy
Profilin e Granitit e Diamantit
Mullarët e sanës
Në oborrin e braktisur
Ja(gati) e gjithë familja
Mungon(vetëm fizikisht)Ajo
Mungon Nëna ime
Në dhoma hyn:
Ajri
Drita
Dashuria
Jeta
Shokët
Shoqet
Babai
Të dashurit….

****
Dhe një hije
Më ndjek pas
Shëndijë kohe
Profil i Nënës
Zjarr i Diellit!


2.Rreze drite 

Për Ty nga zemra
këtë poezi po e rris
asnjë hije muzgu
nuk i fus brenda
Ti kërkon dritë
se ishe dritë
siç janë dritë
të gjitha nënat
Vije Ti
çdo mbrëmje
duke më pëshpëritur:
-Natën e mire bir
çelësin mos ia vë derës
do të vijë nëna
(Gjumin pa ta prishur)
me hapa të pranverës
Biro
të të shoh mos je shpluar
kur ike
Unë të putha
a thua më ke ndjerë
ndoshta vetëm koha
si rreze drite
në mua t’paska mbetur
Këtë poezi Nënë
nga zemra e shkrova
dhe hije azhuri
s’i futa Brenda
Ti kërkon dritë
se ishe Dritë
siç janë Drita
të gjitha Nënat


3.Lajtmotiv i sinqertë 

U këndoj të thjeshtave
të urtave
fjalës së dashur
dritës së qartë
të gjitha ëndrrave
më ljtmotiv të sinqertë
të gjitha këngëve
përherë me krryerresht
Femrave
Ejani në këngë
Nëna dhe motra
të dashura gra
hyni në këngë
në lindëm nga këngët Tuaja
nga zëri Juaj
morëm këmbë


4.Liri fjale 

Në ditën e takimit me fole
më zë tjetër
dhe unë çuditërisht prapë erdha
nga zemra të të shoh e të puthi
si Diellin kopshtin me lule
përse qe aq e ashpër
Mos vallë në qytetin tend ilirik të ndjekin
qentë e tërbuar
ndonjë hije nate
apo do të mbetesh
e mbyllur sal për vete
Arti nuk të do të vetmuar
as muzikë s’mund të ndjesh
një buzëqeshje do të kërkoj prore
dhe karafila do të dhuroj
e puthje të ngrohta
Mos hesht as mos ik lulebore
sigurisht ti do të qesh një ditë
dhe lufta mes unit tend e urrejtjes
do të çmend ty të tërën
vetëm jam dhe pres të vish…

5.Qyteti ku të prita 

U ndala ballë Spitalit të Prishtinës
hipa si Orfeu në altar
dy vargje të t'i them
më zërin e shterur nga shqetësimi
Dhe unë e pashë qytetin tend
më një dallendyshe fola më beso
dhe ikem të dytë e më tepër ike ti
Unë prapë jam aty ku më ke lenë
në Sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë
vallëzoj më hijet
nuk e di cilën ta përkdhel
Ti nuk je
retë mbi qytet me nevrikosin
dhe shiu më lag bashkë me vargjet
Një ditë në një orë dilë e takohemi
kiamet nuk bëhet
nuk bëhet as qyteti det
I mërzitur rri i fyer jam
pres dashurinë tënde
e të fle mbi gjinjtë e tu
Mbi buzët e tua të zë një ëndërr
të kërkoj t’i ha aat sy me vargje
Po vargjet nuk kanë faj
që ti nuk i ndjen asnjë grime
mos ik mos u fsheh e as zërin mos e ndërro!…


6.Akuareli i Diellit 

Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare
E bukur S…
Si hëna pesëmbëdhjetë
Në fletore shkroi vjershën
Për Mëngjesin në Prishtinë
I pëlqyen soliterët e lartë
Dhe shtëpitë plot blozë
Tjegullat e çative të ulta
Me myshqe të venitura
Shtegu i fushës kujtonte nënën
Më këmbë t’amputuar
Dhe Agimin e madh pas shiut
Që lëkundin pemët në zgavra
Në Prishtinë..
Ajo me gishtin tregues vizatoi
Në xhamat e ateles
Profilin e babait plak-Metë
Pastaj e fshiu me dorë
Dhe dorën e puthi
Kur u kthye në vendlindje
Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë
Në kalldrëm…
Dhe vizatoi dridhshëm
një rrugicë fshati në muzg
Në agimin e azhurtë
Hapi dritaren
Rrotulloi çuditshëm
Lindjen e Diellit
Hijet në vetminë e rrugës
Dallëndyshet
Një pikë vesë
Në mbremjën e majit
Ngriti penelin
Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës
Pikturoi rrugën
Me baltë të Strellcit
Durakun plak
Kopshtet me dardhë
Fshatarët e vyer
Me drapërinj në duar
Shtëpi me dyer të rënda
Strehë me borë
Hapësira bojë gushëpëllumbi
Nga fshatrat malorë…


7.Mendim i kredhur 

Shpirti i Saj
Një lëndinë Qershori
Selvitë ndanë rrugës
Trupin e saj imitojnë
E dua atë
Era viteve
Buzët do t’ia vyshkë
Reliefin e kuq të mollëzave
Vizat e rudhave do t’ia prishin
Por
Megjithatë e dua
Sot
Kur me të jam i dritëzuar
Në shpirtin e përjetshëm
Jam i rrethuar edhe më njomësi
Edhe me rrudha
Nga pranvera e syve
Margaritarë të Saj




8.Balada e Yjve 

(Të rënëve :IsmetQorraj,Agim Kukleci,Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj)

A qan sot Deçani

A dënes Kosova

A përloten fëmijët

A zhgrehen në vaj

Ato Bjeshkët e Nemuna

Për vdekjen e tyre

Si ta zotëroj vetn

Kosovë

Tike rrënjet te Sumerët

Ti ke këngën

Në trollin gjakndezur

Se ky Dhe

Në çdo thërrime

Ka gjakun e dëshmorëve

Udhëtarë

Që sot a nesër

Kaloni

Pranë Lapidarëve të dëshmorëve

Një përshëndetje ju lutem

Në kalim

Se këtu…

Katër dëshmorë i zuri gjumi

Nga draper i Sinagogës


(Flori Bruqi,”Zjarri i diellit’’,Prishtinë,1995,Bibloteka “Lumi i Bardhë”, Katalog:891.983(497.1)-1. )


9.Rekuem i përligjur 

Prej gjakut e zemrës s’mund të dalë
siç u dogjën të tjerët s’dua të digjem
ç’donin ziliqarët në kopshtin e Edenit
mollën e Eridës në dorë që më lanë
ditë pas dite prej zemërimit të përligjur
nga trishtimi
Zeusi s'e fal Prometeun
pa ia treguar fshehurisht intrigën
dashuritë digjen e përvëlohen
sa fort
brenda çdo ëndrre vuan zemra vetë
udhë u deshën që djajtë të risjellin
poshtërimin e zbritur nga Olimpi i lartë
të lënë shtrëgatën... e të vrasë njerëzinët
edhe lotët kur djegin shpirtin së brendshmi
më ngjan se më hiqet i rëndi mallëngjim
një këngë ilirishte përftohet fshehtësire
e vjen një kohë letargjie me gjëmimë


10.Shpresa të djegura 

Me çantë mbi shpinë të mbushur plot mall
rrëzë supi rripat e saj fort të shtrënguar
të rrezikuar frikshëm endeni nëpër vargmale
nëpër dhëmbë fatziun fajtor duke mallkuar
Shikimi i nënëmadhes si shqiponjë pas e ndjek
klithma djemsh mbetur ikona nëpër pragje
një dashuri e braktisur shpirtin tuaj e djeg
lot që mundin burrërinë e shkasin mbi faqe
Gra zemërngrira presin në ankth zhytur
veten mallkojnë që nëna s’i bëri dot djalë
motra kërthinj prej trishtimit të mbytur
dhimbje e pamatur që gjunjëzon dhe djajtë
Mërgim mëkatar, mijëra varre bosh ke lënë ti
nënat kobzeza, që s’kanë një gur ku të qajnë
vejusha të pafat ngado mbjellë si tulipanë të zinj
fëmijë që prindërit në prehër dot s’i mbajnë
Emigrant, fjalë mizore që s’di të falësh kurrë
dete lotësh mbush e mallin kudo ti e mbjell
zemra nënash me gozhdë mbërthyer në mur kujtimi
përcaktor njerëzish që tonelata dhimbjesh sjell...!
në shpresat e djegura vret dhe qan trishtimi...



11.Në këtë botë gjithçka gjykohet

Edhe ky qiell i huaj sonte…
më trishton me sy vetmie,
prandaj dua brenda një gote
të shuaj trishtime largësie…

Mbi duar shikoj si në magji
si rrëshqet pikëza e lotit,
ajo ikën në fund të gotës,
rrokulliset si era e motit…

Dua gota ime të përmbyset,
të thyhet përtokë e zbrazët…
Dëgjoj zemrën që më dridhet,
ngre kryet nga yjet e largët…

Mbi trupin tim gjithçka ndahet
dëgjoj, tingulli nuk bie si dikur,
një dorë e ndarë diku zgjatet,
një këmbë më ecën e këputur…

Shpirti thërret fatin e shtrembër,
dua të më shikosh drejt, po ktheu!
Mos vallë jam në ndonjë ëndërr
ndoshta, kupa e mallit më dehu…

Në këtë botë gjithçka gjykohet,
edhe një i lot i derdhur kot fare!…
Më shumë se kurrë kuptohet,
kjo klithma jonë shumëvjeçare…

Mjerimi sërish shpalos flamujt,
mbi varfërimin e shpirtin njerëzor,
thërret gjithkund shtatoret e bruzta,
jetimët barktharë të shekullit të vonë.

Nuk është risi, po kthim i pamjes së rëndë
në kohën e perënduar që kemi zgjedhur,
u kthye prapë për t’i trandë hipokrizitë…
me premtimet nëpër plehra hedhur.

Shpresa më thotë se po shpresoj kot,
e mali ngërdheshet nga larg me zili….
duart kullojnë gjak të përzier me lot
nga prangat e kohës vrastare pa drejtësi.

Lutjet kafshohen dhe shiten në altar,
zotni, sa do, sa të bën haku i vështirë?
Më prit ore, të bëjmë një herë pazar!
Dhe vrava për të fundit herë vargun e lirë….




12.Meditim pas një udhëtimi

Kush jam unë për të pritur gjithnjë
Një copë liri po aq të vrarë
Unë që tash e dy mijë vjet udhëtoj
Me sagën e pikëlluar
I përbuzur dhe i humbur nëpër botë

Te Shatërvani

Vetmitar i përbotshëm lagur në shi
Kur rri pranë këtij shatërvani
Më ikin pasionet ngadalë
Këtu në qytetin historik
Mistika rri sall maraz

Përse s’jam përherë pranë tij
Për t’i përqeshur lavdëruesit e marrë
E Lumëbardhi ecën
Pret t’ia them një romance
Të dashurës t’i dhuroj trëndafila
Majë Kalasë me kantatë lirie
Të mos humbas si Sizifi

Nganjëherë të afrohesha
Për të ikur përgjithmonë nga shqetësimet



13.Gjiri i Artës

Iliria po tkurret
E dashura ime më ngjitet krahëve

Përgjërimi më djeg për gjithnjë
Sesi m’i përbuzin të parët e mi
Të shpërngulur verë e dimër

Kopshtet lënë bosh
si hëna pa yje në qiell
Joni mjerisht sonte përzihet me dallgë
Gjarpri m’i kafshon plagët

Mbi Gjirin e Artës
Digjen ëndrrat e kobshme
Të Bubulinës

Gji i egër dhe grua e bukur
Asgjë s’doli nga mallkimi i atdheut

Kënga e liqenit të Pogradecit

Nositë të butë të egër me zëra ritmikë
S’lenin në heshtje as Lasgushin
Dhe unë për çdo ditë lundroj
në mendime si Erosi
Të zhbëj intrigat e botës melankolike
Në këtë rrugë hënore
Duke shkelur bregut spërkatur nga valët
Më ringjallen kujtime të së shkuarës
pa helm të bëj një puthje reale
jo si në përrallat e 1001-ve
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe
Kufiri zhduket nga dashnorët e arratisur
Besojnë se zgjohen me pasion
Për të përmbysur trishtimin e ëndrrës
Me lot të shkrirë qesha si i çmendur

14.Engjëlli ikën një çast

Vetëm ëndrra për të dashur mungon
Mbretëresha ime
Ashtu siç më erdhe ditën e parë
Mbase do vish sërish
me aurorën magjike
Për të mos u ndarë kurrë më

As isha unë që bëra diç për të larguar
Shqetësimin e beftë
Moj zonjë e humbur dherave të huaj
Engjëllin e ngushëlloj

E ti dikur më thoshe
më duaj
Unë të thosha mos më duaj
Dhe mos ik nga unë

15.Ujë dua të pi sin ë Epir

Asgjë s’është harruar
kanë ikur korbat para syve të mi.
As koha e mjegullt nuk ëahtë më
As besojnë se Trimi është kthyer
Me një ferman si Skënderbeu
T’ia jap Adem Jasharit
Para kullës të ndodhë betimi.

Udhëkryqet përshpërisin
Shtëpitë akoma digjen
Kohë më kohë diçka ikën.
Ujë dua të pi sin ë Epir
Krojeve të Qyqavicës.

Ndryshimi absurd mund vdekjen
Tek mbesin vetëm iluzionet
Atdheu im s’më vret
Dhe martirët janë të shenjtë

Leter nga Isuf.B.Bajrami

Çështja çame,nuk është çështje e Shqipërisë por e standardeve të BE-së
Isuf B.Bajrami

Udhëheqësit e BE-së, si pasues të iluminizmit për të drejtat universale të njeriut, duhet ta këshillojnë mirë Greqinë për përparësitë që duhet t`i japë institucionalizimit dhe konsolidimit të proceseve dhe qëndrimeve demokratike, në mënyrë që një kuadër politik i stabilizuar të mund të eliminojë krizat. BE-ja duhet të artikulojë qartë,për sa kohë në këtë vend do të funksionojë një strukturë ligjore dhe një qeverisje që respekton të drejtat e njeriut, drejt qëllimeve të demokracisë. Parë në këtë këndvështrim, toleranca e BE-së pa kushte për këtë vend anëtar të saj nuk të çon asgjëkund. Politika e të drejtave të njeriut, e cila po merr shtrirje globale, duhet të mbështetet në një bindje të fortë racionale, nëse duan që demokracia të mbijetojnë edhe në Greqi. 
Në Greqi, kombësia dhe shtetësia vlerësohen në bazë të përkatësisë religjioze dhe jo nga karakteristikat kryesore të kombësisë, si gjuha dhe kultura. 
Greqia edhe sot nuk njeh minoritete në territorin e saj dhe injoron në mënyrë absurde dhe të pandërprerë të drejtat legjitime të popullsisë autoktone çame. Mbi 300 mijë çamë të besimit ortodoksë jetojnë në rajonin e Thesprotisë, flasin shqip brenda shtëpive dhe ruajnë identitetin e tyre shqiptar, por askush nuk i njeh si grup etnik, nuk gëzojnë asnjë mbrojtje, nuk kanë asnjë status, asnjë shkollë në gjuhën shqipe. 
Çështja çame është e njohur qysh me traktatet e vitit 1913, por grekët, me gjenocide dhe spastrime etnike, dëbuan çamët, duke kujtuar kështu se e mbyllën përfundimisht problemin me shqiptar. 

Rreth 500 mijë çamë, nënshtetas grekë jetojnë në Shqipëri
z.Rama,Ju tregoni mohim për një pjesë të qytetarëve tuaj me origjinë çame, duke mos u dhënë atyre minimumin e respektit si persona të pavarur për të gëzuar të drejtat dhe pasuritë e tyre, i cili do të ishte një kusht qytetarie në një shoqëri me një minimum dinjiteti. 
Çamët të cilët jetojnë në Shqipëri,janë nënshtetas grekë, pasi kështu figurojnë në regjistrat e gjendjes civile në Thesproti (Çamëri). Dekreti për heqjen e nënshtetësisë nga Qeveria shqiptare në vitin 1953 është në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare dhe konsiderohet si një veprim i paprecedent.
Trajtimi mohues dhe i vazhdueshëm, në të njëjtën linjë me qeveritë greke, trajtimi jodemokratik i kërkesave legjitime të kësaj popullsie është jo vetëm një politikë e keqe, por tregon edhe një mungesë themelore respekti për institucionet evropiane dhe institucionet ndërkombëtare të së drejtës.
Greqia duhet të zbatojë standardet e BE-së për çështjen çame dhe për çështjet e tjera të minoriteteve dhe t`i referojë ligjet e saj në përputhje me këto standarde. 

A ka gjë më të natyrshme se kërkesat e çamëve?
Çamët janë qytetarë të civilizuar dhe komunikues, që e vlerësojnë të shprehurit e vetvetes, të formimit të opinioneve dhe të planeve për jetën nëpërmjet dialogut racional. 
Çamët kërkojnë që në sistemin e rendit të lirisë edhe çamët të fitojnë statusin e të drejtave themelore, domethënë t`u akordohet një mbrojtje, siç është parashikuar në konventat më të njohura ndërkombëtare, që Greqia i ka firmosur me servilizëm. 
Të shkelën të drejtat natyrore të një personi ose të një popullsie të tërë si në rastin çamë,do të thotë ta degradosh atë person dhe atë grup në një mënyrë mizore. 
Greqia po vazhdon edhe sot logjikën e mbrapshtë diskriminuese, gjersa nuk pranon në asnjë rrethanë të negociohet për problemin çam, duke deklaruar me nervozizëm se ky problem nuk ekziston! Qeveria greke, ka një besnikëri (monstruoze) morale ndaj së kaluarës aspak të lavdishme të dhunës e spastrimit etnik, përderisa krenohet në sheshet publike të kryeqytetit me përmendore të kriminelëve si Napoleon Zervas. 
Çdo grup etnik apo krahinor ka të drejtën e ruajtjes jo vetëm të trashëgimisë kulturore, të identitetit historik dhe të krenarisë racore, por edhe të drejtën për të poseduar pronat e tij të trashëguara. Madje duhet të zotëron edhe të drejtën dhe detyrimin për të gjeneruar nga këto prona të ardhura e të mira materiale për vete. 
Popullsia çame, duke u rikthyer në territoret e saj, synon brenda një etniteti politik jo vetëm të drejtën e posedimit të pronave, por edhe të vendimit për gjithçka që ka të bëjë me identitetin e tij (arsimin, artin, kultin e së kaluarës) gjithnjë duke mbetur besnik ndaj Atdheut të tyreautokton. Rajoni i Çamërisë, mjaft pjellor e i begatë, nga keq-qeverisja greke është vënë në gjendje “inkubacioni” disavjeçar, duke mbetur pothuajse i pazhvilluar, në varësi të politikave të ndjekura, që përkthehen në përbuzje shtetërore dhe nënvleftësim i territorit, edhe pse është një parajsë e vërtetë jo vetëm turistike, por edhe ekonomike. Ato do të sjellin vetëm përfitime në favor të së mirës së përgjithshme. 
Çamët kërkojnë dhe janë të bindur se me hir apo me pahir, por gjithmonë në rrugë demokratike, do të kthehen në trojet e tyre autoktone shumë shpejt, pasi asnjëherë shteti grek nuk do të jetë i justifikuar duke vepruar në kundërshtim me të drejtën çame.

Vend i Lekës,18.10.2016




Shkruan Enver Bytyçi: Leter nga Tirana

Kosova nuk ka nevojë për “nënë e babë”!

Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi

Një nga krerët e Lëvizjes “Vetëvendosja” të Kosovës, i dërguari dhe përfaqësuesi i kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, pra Bojken Abazi, ka shkruar se:
“Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist”
Nuk dua të zgjatem në teorizime të shumta rreth kësaj teye, e cila duket se është kauzë e Bojkenit, Vetëvendosjes dhe kryeministrit tonë, zotit Rama. Por do të ndalem të dy momente, të cilat do të duhet që lexuesi t’i dijë, t’i njohë, natyrisht pa qenë i detyruar t’i pranojë.
Eshtë e vërtetë se Serbia i ka parë shqiptarët e Kosovës si “trup i huaj” në truallin e Kosovës. Prandaj ajo shkroi dhe aplikoi programe të shumta asgjësimi dhe shfarosjeje të tyre.  I shihte si të tillë shqiptarët në Kosovë, me qëllim që ata ta forconin gjithnjë e më shumë idenë e Nënës Shqipëri, t’i mbanin sytë te Shqipëria Londineze dhe në rastin e spastrimeve etnike të ishte po Shqipëria destinacion i shqiptarëve të shpërngulur. Të tilla programe kanë hartuar dhe zbatuar shumë akademikë, përfshirë dhe “nobelistin”, të cilin e admirojnë Rama dhe Blushi, pra Ivo Andriç. Dhe nuk po them aspak ndonjë zbulim: Nëse nuk do të ndërhynte NATO, shqiptarët e Kosovës do të kishin marrë rrugët e botës përmes Shqipërisë më 1999.
Me këto programe asgjësimi ata ia arritën qëllimit që shqiptarët në Kosovë t’i mbanin sytë nga Shqipëria, madje të duartrokisnin me entusiazëm edhe politikat izolacioniste të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe vetë diktatorin e egër shqiptar. Ndërsa ata dëshmuan në kushtet e autonomisë së viteve 1970, se kanë energji të jashtëzakonshme për ta zhvilluar dhe prosperuar vendin e tyre. Shumë prej atyre që e njihnin regjimin komunist izolacionist të Shqipërisë aso kohe ishin të qartë se çfarë përfaqësonte për ta Shqipëria. Pra, sa ishte në gjendje një vend ekzotik I izoluar si vendi ynë të bënte diçka për Kosovën. Megjithatë fjalimet e diktatorit, mbushur me nota nacionalizmi sidomos pas prishjes me Kinën, krijuan një brez mbështetësish për diktatorin Hoxha dhe Shqipërinë komuniste.
Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij dhanë shembullin e parë sesi do të duhej të sillej lidershipi i Kosovës ndaj atij të Tiranës. Rugova ishte i pari udhëheqës politik që në kushtet e lirisë së mendimit diti të kundërshtonte presionet e Berishës ndaj tij dhe të refuzonte politikat e Nanos e të Mejdanit ndaj Kosovës. Fromula e tij për një “Kosovë të pavarur, të hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë” ishte gjetja ideale për ardhmërinë e shqiptarëve në Kosovë. Kjo formulë mbetet postulat  dhe larg folklorizmit nacionalist, ishte dhe mbetet vision, tek i cili duket se sot janë rikthyer udhëheqësit aktualë të Prishtinës.
Të larguarit dhe baraslarguarit e Prishtinës nga Tirana dhe Beogradi nuk duhet gjykuar nga ngjarjet e së kaluarës. Edhe pse Tirana ka patur qasje të një sjellje miqësore e të marrëdhënieve të ngushta me Prishtinën, ky nuk është argument se Kosova dhe Shqipëria do të duhej të bashkoheshin menjëherë dhe kështu të zhbëheshin institucionet e pavarësia e Kosovës. Edhe pse Serbia ka ushtruar dhunë, terror, masakra, asgjësime të pafund, ky nuk është argument se shqiptarët e Kosovës do të duhet të sakrifikojnë territorin e tyre më të pasur të nëntokës e mbitokës dhe të bashkoheshin me Shqipërinë me çmimin e ndarjes së saj. Në fund të fundit ata Shqipëria i ka ndihëmuar, por nuk i ka mbrojtur ndonjëherë nga terrori i Serbisë. Ka edhe raste kur i ka ndihëmuar atij terrori në forma të ndryshme. Shembujt dihen e nuk besoj se duhen përsëritur. Ndërkohë edhe kryeministrit tonë i pëlqen që të “lëmë të kaluarën” e “të kthehemi nga e ardhmja”, ndaj poi a plotësojmë këtë dëshirë.
Largimi ose baraslargimi nga Tirana e legjitimon më shumë politikën e largimit dhe shkëputjes nga Beogradi, I heq Beogradit “argumentin” absurd të presionit mbi bashkësinë ndërkombëtare se “Shqiptarët duan të krijojnë një Shqipëri të Madhe”. Ndërkohë që teoria e Bojken Abazit dhe Vetëvendosjes i jep Beogradit një armë të tillë të mbushur me barutin e një “argument” të munguar.
Kurse qëndrimi e qëllimi i vërtetë i Serbisë nuk është njohja, konsolidimi dhe funksionimi I shtetit të Kosovës, përkundrazi, shkërmoqja e tyre, qoftë dhe me koston e “bashkimit të saj me Shqipërinë”, në kushte paqësore, pra me dialog me Serbinë. Minsitri i Jashtëm i qeverisë serbe, Daccicc, të cilin Rama e thërret me dashuri Ivo dhe e fton në ditëlindje t’i këndojë serenata, siç u shpreh vetë ai në një intervistë në Beograd, me dhjetra herë është shprehur qartë dhe saktë. Po citoj: “Ne nuk na duhet në sa shtete jetojnë shqiptarët, ne duam që serbët të bashkohen në një shtet”.Ndërkaq ai kohët e fundit i ka mëshuar tezës, të cilën e pëlqejnë idhtarët e bashkimit me forcë e të menjëhershëm, se “Shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë të Shqipërisë”, duke lënë të kuptohet se “Serbia nuk është kundër bashkimit të tyre me Shqipërinë”. Por ama me kushtin që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë.
Duket shumë qartë se në Serbi tashmë kanë hequr dorë nga plani i asgjësimit fizik të shqiptarëve dhe i janë kthyer një programi tjetër, bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Madje për këtë teori qeveria dhe politika e Serbisë po harxhon aq shumë energji, sa kurrë ndonjëherë tjetër. Të njëjtën gjë kërkon dhe Vetëvendosja dhe të njëjtën gjë nxisin “idhtarët e bashkimit” në stanin e Edi Ramës. Po pse serbët e duan një bashkim të menjëhershëm të shqiptarëve të Kosovës (jot ë Kosovës), me Shqipërisë”?
Në Beograd ka ngutje për këtë, me qëllim që ta heqin nga axhenda e tyre nyjen penguese të anëtarësimit të Serbisë në BE, pra Kosovën. Po si? Duke e bashkuar pjesën e banuar me shqiptarë me Shqipërinë dhe me këtë rast duke përfituar territoret e banuara me serbë, sidomos në veriun e Kosovës. Një bashkim i tillë do të bëhej me dialog dhe bisedime, jo me luftë. Në këtë dialog Serbia do të vinte në pazar territoret e Kosovës, madje pasuritë e Kosovës, Trepçën dhe rajone tjera të pasura të saj. Dhe në këtë pazar ajo do të dilte e fituar, sikur gjysmën e këtij territori ta përfshinte brenda kufijve shtetërorë serbë. Kështu politika dhe qeveria e Beogradit do të kishte dy përfitime: Përfitime në territor dhe përfitime nga heqja qafe e një një pengese, asaj për njohjen e shtetit të Kosovës. Kjo do të thotë se Serbia ka nevojë që të mos ekzistojë shteti i Kosovës që të shuhet aqë është arritur deri më sot në Kosovë me shpalljen e pavarësisë, miratimin e kushtetutës dhe ligjeve të saj si dhe ndërtimin e funksionimin e institucioneve shtetërore të saj. Serbia ka nevojë që Vetëvendosja e Boikenët të luftojnë për ndarjen e Kosovës. Asaj nuk I bëhet vonë pse shqiptarët në emër të nacionalizmit djegin e shkatërrojnë pasuritë e vendit të tyre, shkërmoqin dhe shkatërrojnë institucionet e Kosovës. Edhe nëse nuk do të arrinte ndarjen, me asgjësimin me anën e shqiptarëve të institucioneve të Kosovës do ta shtynte pafund njohjen e shtetit më të ri në Europë e kështu do ta realizonte një ditë ëndërrën e saj. Shqiptarët në vend të bashkohen për shtetin e Kosovës, bashkohen për të realizuar me parulla nacionaliste qëllimet e Serbisë.
Me taktikën e saj të “pajtimit shqiptaro-serb” dhe të parullave e lëvizjeve për bashkim, Serbia do të nxiste shqiptarët e Maqedonisë që edhe ata të kërkojnë shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë. Asgjësimi i këtij shteti është strategji e përhershme e Beogradit, ndërkohë që nga kjo humbja do të ishte në anën e shqiptarëve.
Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë herë shprehet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, herë thotë të kundërtën. Kur shkon në ekranin e Batoon Haxhiut, thotë se dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kur del në ekranet e TV në Beograd shprehet se “Kurrë nuk ka qenë përbashkimin e shqiptarëve në një shtet”. Shqiptarët detyrohen të jetojnë në amullinë e mjergullën që krijojnë deklarata të tilla dhe kjo vjen, sepse deri më tash shqiptarët në Kosovë ende nuk kanë vendosur çfarë do të bëjnë me vetveten: Do të forcojnë shtetin që kanë krijuar, apo do ta shkatërrojnë atë shtet dhe institucionet e tij me parullat nacionaliste shkatërruese të bashkimit. Edi Rama shfaqet një elklektik dhe fjalën e përdor sipas interesit vetjak në funksion të pushtetit. Por një gjë ishte e qartë: Zoti Rama për këto qëllime iu fut punës për “zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb” përmes bisedimeve Tiranë-Beograd. Sa kohë që Prishtina heshti, ai vazhdoi misionin e tij pa u ndalur në harmoni të plotë me dëshirat e qeverisë së Serbisë. Edhe kjo taktikë do të çonte në vënien në diskutim të institucioneve, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Kur zullumi u trash reaguan disi ashpër përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ata nuk mund të pranonin zhvleftësimin e gjithë atij investimi kombëtar e ndërkombëtar që është bërë për shtetin e shtetësinë e Kosovës, nuk mund të pranonin që si viktimë e Serbisë të ishin spektatorë e të injoruar në zgjidhjen e këtij konflikti.
Por Serbisë i intereson zgjidhja përmes bashkëpunimit me qeverinë e Tiranës. Ndoshta edhe bashkësisë ndërkombëtare, përveç SHBA-ve, të lodhur nga konflikti shqiptaro-serb. Nëse zoti Rama do t’i shkonte deri në fund “misionit” të tij të admiruar prej zotit Vuçiç, për bisedime të drejtpërdrejta për zgjidhjen e konfliktit të tillë, atëherë do të vihen përsëri në diskutim sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës. Paralelisht do të gjallëroheshin Boiken-ët me parullat e nacionalizmit shkatërrues dhe do të vinte puna deri te opsioni që kam përmendur më lart, ndarja e Kosovës në emër të bashkimit të saj me Shqipërinë.
Ne shqiptarët kemi humbur sa herë jemi thirrur kësisoj si tani në emër të nacionalizmit për të shpëtuar pushtetin e hajdutëve, diktatorëve dhe kriminelëve. Kësaj here në Prishtinë dikush tërhoqi vëmendjen dhe ju shpjegoi liderëve të Kosovës se sa e rrezikshme është loja e “pajtimit shqiptaro – serb” nga Tirana e Beogradi, duke anashkaluar viktimën e Serbisë, Kosovën. Dikush tërhoqi gjithashtu vëmendjen edhe për prapaskenat e lojës së destabilizimit të shtetit të Kosovës nga ana e liderëve të Vetëvendosjes.
Prandaj dhe institucionet e Kosovës reaguan në mënyrë të pazakontë, duke kundërshtuar hapur dhe me tone të prera atë që ata e quajnë “ndërhyrje të Shqipërisë në punët e Kosovës”. Ne nuk ishim mësuar me këtë lloj kryengritje të Prishtinës ndaj Tiranës. Në Tiranë ishte bërë zakon të luhej roli I “babait”, duke e paraqitur Shqipërinë si “nëna” e shqiptarëve të Kosovës. Tani Abazi thotë se nëse “Nëna Shqipëri”, bëhet “Nëna Kosovë”, dilka se shqiptarët në Kosovë paskan “babë” Serbinë. Duhet të jesh delirant t’i shpjegosh fenomenet e sotme kësisoj. Kosova nuk ka nevojë të ketë “nënë e babë”. Prej 17 shkurtit 2008 ajo është vetë edhe nënë, edhe babe, pra zot në territorin e saj. Dhe këtë e arriti në sajë të sakrificave të saj, si dhe të mbështetjes së SHBA-së dhe NATO-s. Shqipëria luajti një rol ndihmës të rëndësishëm, por për këtë nuk ka pse kërkon haraç.
Në fakt ndodhi diçka e pazakontë. Ishim mësuar që Prishtina të pajtohej me politikat dhe tutelën e Tiranës. Madje liderët e Kosovës gëlltitën injorimet e njëpasnjëshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gëlltitën dhe flirtimet e tij me Vuçiç e me Albin Kurtin, derisa nuk duruan dhe i thanë atij: STOP!
Reagimi i kalemxhinjve të romantizmit të rilindjes socialiste u shfaq pa maska. Ata u tërbuan për dy arësye: Së pari u befasuan nga reagimi i institucioneve të Prishtinës, së dyti, se projekti i përbashkët serbo-ramo-vetëvendosje mbeti në tentativë pa u realizuar. Kur them serbo-ramo-vetëvendosje, nuk mendoj se ka një rekordim zyrtar, mafioz e diskret midis tyre, çka do të ishte tradhëti. Por besoj se të dyja segmentet shqiptare kanë rënë viktimë e planit serb të ndarjes së Kosovës nëpërmjet “pajtimit” përmes bisedimeve me Tiranën.

2016/10/18

NGA: ARBEN KONDI : Trimëri greke…



Image result for arben kondi

ARBEN KONDI

Ditët e fundit, gjatë dhe pas vizitës së z. Ilir Meta në Athinë, kur për shkak të ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të çështjes çame, fqinji ynë jugor i kërciti fort dhëmbët dhe i tregoi muskujt Shqipërisë, tok me gruan e me një grup miqsh rastisi që nëpërmjet një udhëtimi turistik të rrugëtonim për drejt Stambollit, Sofies e Shkupit pikërisht përmes Greqisë. Duke qenë se Athina shmangej në juglindje, do të vizitonim Selanikun. Shumë shpejt, në pikën kufitare të Kapshticës patëm trisht në sy.

Kjo jo thjesht pse doganierët grekë,mes një kapadajllëku tipik ballkanas silleshin harbutçe me shqiptarët, por edhe sepse në hapësirën mes fshatrave të Follollorinës e Kosturit nuk shquhej më qoftë edhe një shenjë e vetme shqiptare. Madje edhe vetë Negovani i Papa Kristos së paharruar ishte përhumbur. Kur pimë një ekspres buzë liqenit të Kosturit nuk dëgjuam të flitej as edhe një fjalë shqip. U përpoqa të llafos edhe me disa të moshuar, por për fat të keq as ata nuk reaguan, nuk më dhanë përgjigje. Ndërkohë historia thotë se po thuajse 100 vjet më parë, pas traktatit greko-turk të Lozanës (Zvicër 1923), pa zënë në gojë Çamërinë, Athina zyrtare përzuri nga kjo zonë me dhunë për në Turqi plot 35000 mijë shqiptarë.

Orët, koha bënë të tyren. Herë mes fushave e plantacioneve të paana, herë mes maleve tër pyje, e herë mes kaltërsisë së detit, trishti sikur na u zbeh nga sytë. Duhet thënë e pranuar se Greqia është jo vetëm një vend i bukur turistik, por në të njëjtën kohë është vendi më i zhvilluar i Ballkanit. Selaniku qe befasues. Për të pasur një kujtim prej tij bëmë fotografi përpara monumentit të Aleksandrit të Madh që pavarësisht se grekët e konsiderojnë të tyrin, nëna e tij mbetet epirote, pra ilire, shqiptare.

Ndërkohë lajme të shumta na vinin përmes internetit, celularëve. Bëhej me dije se grekët vazhdonte t’i tregonin muskujt herkulianë atdheut tonë. Madje ministri i tyre i jashtëm, zoti Kocias kishte arritur deri atje sa t’i kërcënonte hapazi shqiptarët se nëse ata do të vazhdonin ta ngrinin çështjen çame, atëhere Shqipëria rrezikonte që më 9 nëntor të mos fitonte të drejtën e hapjes së negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Grekët si edhe në rastin e emrit të Maqedonisë do të përdornin ndaj nesh veton. Kurse vreri propagandistik kundër popullsisë së pafajshme çame po njihte pikun e tij.

Ai vërshonte në mediat e gazetat e tyre me fuqinë e atyre lumejve malorë që veç llumit sillnin me vete edhe gurë edhe kërcunj të rëndë. Si rëndom, çamët akuzoheshin për bashkëpunim me pushtuesit, kur dihet se vetëm në regjimentin e XV të ushtrisë partizane greke që mbante emrin e Ali Demit kanë luftuar mbi pesëqind djem çamë, pa përmendur pastaj këtu pjesmarrjen e gjerë të rinisë çame në radhët partizane shqiptare. Ndërsa PDIU-ja, partia çame, pjesmarrëse edhe në koalicionin qeveritar shqiptar është vënë në thep të pushkës së tyre, në mirinë të gjuetisë së tyre shtrigane.

Ndërkohë që pas Selanikut pushimin e parë e bëjmë në Kavalla, një qytet i bukur ky që të sjell pranë imazhin e Sarandës. Kalaja e ndërtuar prej Ibrahim pashës (Pargaliut) është vërtet madhështore. Ajo lartohej kurorë mbi qytet dhe e qarkon atë anë e mbanë. Tek lëmë pas qytetin e Verias dhe tok me të edhe Maqedoninë antike lindore, në të majtën tonë, sërish pas plantacioneve frutore ravijëzohen konturet e larta të maleve Rodope.

Rrëzë tij shtrihet qyteti i Xankthit që për shkak të largësisë e për fatin tonë të keq nuk arrijmë ta shquajmë si duhet. Në autostradën e re pothuajse me tri korsi, një tabelë na njofton se po ecnin drejt qytetit të Komitinit. Gjëndemi kështu në hapësirën perendimore të Thrakës së vjetër. Pikërisht këtu, në krahun tonë të majtë fillon edhe befasia më e madhe. Sikur të mos udhëtonin në Greqi, por në Turqi shfaqen radhë radhë një tërësi fshtrash ku në qëndër të tyre lartohen sa e sa minare të larta xhamish. Pas një dremitje të lehtë, duke më vështruar disi me habi ime shoqe pyet:

- Jemi në Turqi?! Kaluam kufirin kështu?!
- Jo, jo. Gjendemi ende në Greqi. - i përgjigjem unë.
- Po ç’ne xhamira në Greqi?!
- Me sa duket jemi në zonë kufitare. - përgjigjem duke u përqëndruar edhe më në atë pejsazh.

- E ë ë, - bëri Mirela. - Si fuqi e madhe nga Turqia Greqia ka frikë. Kurse nga ne… Në Çamëri ajo i ka rrafshuar të gjitha xhamitë.
Nuk reagova më. E ç’mund të thoja më? Urtësia popullore thotë se fshati që duket s’do kallauz. Më ishte prishur, më ishte trazuar përsëri qetësia. Më humbi përqëndrimi tek natyra, tek udhëtimi. Solla ndër mend vizitën tonë të fundit në Çamëri të bërë para pak muajsh. Në asnjë fshat apo qytet, ne nuk na kishte zënë syri ndonjë xhami. Ndërsa minare të këputura si dhe rrënoja të shumta të tyre kishim parë kudo si në Koskë, Filat, Margëlliç e gjetiu. M’u kujtua edhe një libër i studjueses së mirënjohur britanike Miranda Vikers që thotë se shtetit grek i takon t’i ruajë e t’i mirëmbajë monumentet kulturore të Çamërisë siç bënka me monumentet shpirtërore të minoritetit turk këtu në Thrakën e largët në kufi me Turqinë. Ndërkohë që për çamët ortodoksë nuk bëhet fjalë fare. Politika greke ata i konsideron si shtresë e padukshme, paçka se në vatrat e tyre flasin vetëm shqip. Lëre më pastaj të mendosh që hirësia e tij Anastas Janollatos të vejë atje e të kryej ndonjë meshë në gjuhën amtare.

Arritëm në pikën kufitre greke. Për të shmangur pritjen e gjatë e torturonjëse të doganierëve grekë u përqëndrova sërish në celularin tim. Kurioziteti për të rejat më të fundit nuk po më linin të qetë. Por çuditërisht këtu sjellja greke që ndryshe, ishte shumë më korrekte se në pikën kufitare të Kapshticës. Këtu nuk na vonuan fare. Madje kur zbritëm dhe hymë në dyqanin“Duty free” ku mallrat shiteshin pa komision, shitëset greke na pritën dhe na buzëqeshnin miqësisht.

- Po çuditem me sjelljen e tyre, - u shpreh ime shoqe. - Me siguri këto na marrin për turq.
Hamolloqesha hidhur dhe dola jashtë. E dija se ime shoqe do vonohej në atë dyqan.Kështu që ju ktheva celularit për të mësuar të rejat lidhur me acarimin më të fundit të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Po çfarë të lexoja?! M‘u prish sërish humori. Grekët patën marrë revan të ri. Kërcënimet e tyre qënë bërë më të fuqishme. Bile ata kishin lënë si mënjanë edhe vetë deklaratën e komisionerit Han për trajtim të përbashkët të çështjes çame. Kocias, ministri i tyre i jashtëm, duke harruar se të dy vendet fqinje janë anëtarë të NATO-s po i tregonte dhëmbët Shqipërisë. Ai kujtonte se Greqia është dhjetë herë më e fuqishme ushtarakisht se Shqipëria. Tani nuk po përfoleshin më çamët, por theksohej se Shqipëria keqtrajtonte rëndë minoritetin grek. Ndërkohë që presidenti grek duke kërkuar varreza të reja në Vorio-Epir, me siguri e konsideron jugun e Shqipërisë si tokë greke.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...