Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/19

Rrëfehet KRYEMINISTRI eDVIN kRISTAQ Rama: Si reagoi aLEKSANDëR Vuçiç kur i fola për Kosovën

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Serbi, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Tanjung”, e përshtatur në shqip nga lexo.al.

Rama në këtë intervistë tregon se çfarë i ka thënë Vuçiçit në nisje të forumit. “I thashë personalisht, Aleksandar dëgjo: Është diçka shumë e mirë ajo që ne bëjmë sot, por duhet të sigurohemi që gjithçka që është e shkruar në letër, të realizohet. Ndryshe, në fund të fundit, rëndësi nuk kanë vetëm marrëveshjet por si realizohen gjërat”, thotë Rama.

Më tej, ai pyetet nëse vërtetë është i angazhuar për të bahskëpunuar me Serbinë dhe Vuçiç dhe Rama thotë se po, pasi të dy ata nuk janë politikanë tradicionalë, por reformatorë të cilët duan të modernizojnë shtetet e tyre. Në këtë përpjekje, sipas Ramës, armiku i zhvillimit nuk është njëri shtet kundër tjetrit, por, administrata publike. Rama vazhdon më tej duke thonë se detyra e çdo qeverie është të përmbush pritëshmëritë e qytetarëve të saj dhe zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është një mjet në këtë drejtim. “Shikoni sa njerëz u mblodhën sot, ata shohin interesa në marrëdhëniet tona për të investuar…në fund të ditës mund të flasim për çfarë të duam, por, duhet të përmbushim pritëshmëritë e njerëzve për një jetë më të mirë”, vijon ai. Rama pyetet edhe për rolet e politikanëve në këtë proces si dhe atë të homologut Vuçiç.

Sipas Ramës “politikanët mund të shkaktojnë mjaft dëme por ama edhe të bëjnë mire. Pyetja qëndron në se çfarë vendosin të bëjnë. Vuçiç është duke u përpjekur të zhvendosë fokusin nga e shkuara në të ardhmen, duke u angazhuar në procesin e integrimit evropian”.

Më tej, Rama pyetet për një krahasim midis takimit të parë (pas dronit të famshëm) dhe këtij takimi. “Kur isha në Beograd herën e parë konferenca ishte mjaft dinamike dhe Vuçiç u vu në siklet në lidhje me Kosovën, por, i thashë: Dëgjo nëse dëshiron të ndërtojmë një miqësi midis vendeve, nuk mund të bazohet në hipokrizi dhe kushte, unë duhet të jem i lirë të të them çfarë mendoj dhe anasjelltas, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo, ndërsa ai qeshi….Këtë herë edhe pse përsëri nuk i pëlqeu që përmenda Kosovën, gjërat janë ndryshe”, thotë Rama. Rama gjithashtu u pyet dhe lidhjen me Kosovën në këtë marrëdhënie të re midis Shqipërisë dhe Serbisë. “Nëse shikojmë të dhënat statistikore, shohim një nivel të madh shkëmbimi tregtar midis Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk mund të zgjedhim cilin shtet do të kemi fqinjë prandaj është në dorën tonë të ndërtojmë mure apo ura bashkëpunimi, por, besoj se Kosova është pengesa e fundit e Serbisë për të hequr mbi supet e saj të shkuarën e saj, si dhe njohja e saj nga Serbia, herët a vonë do të pranohet dhe nga qytetarët”, thotë ai. Në fund të intervistës, vend kishte për artin dhe sportin.

Rama u përgjigj gazetarëve që edhe pse personalisht nuk ka njohje shumë të thella në këtë fushë,kur ai dorëzoi çelësat e qytetit të Tiranës, Goran Bregovic, gati sa nuk u sulmua fizikisht. Gjithashtu, meqenëse Vuçiç përmendi si vlerën më të madhe që respekton tek shqiptarët, besën e tyre, kur u pyet Rama se çfarë vlerëson tek Serbët, ai u përgjigj, durimin. “Shembulli më i fundit është ekipi serb i volejbollit. Keni ekipe shumë të mira në të gjitha sportet. Ndeshja kundër Shteteve të Bashkuara ishte epike, dhe ajo ishte një shenje durimi të madh. Këtë element e respektoj shumë”, përfundoi Rama.

PATJETËR EDHE NË EMRIN TIM, E KENI DETYRIM Z.EDVIN KRISTAQ RAMA!




Nga Jusuf Thaçi

Gjithë çfarë na mbetet ne shqiptarëve që jetojmë jashtë shtetit të cunguar shqiptar, është porosia e qartë për kryeministrin e Shqipërisë që mos t’i shkojë në mendje që të merr për bazë ata pak zëra të hiçave që thonë “jo në emrin tim z. Rama”! Patjetër edhe në emrin tim z. Rama! Patjetër edhe në emër të çdo shqiptari në Ballkan! Dhe për këtë nuk do t’ju duartrokasim, sepse e keni detyrim historik, moral, kombëtar e kushtetues.

Kur dëgjon reagimet e disave në Kosovë ndaj qëndrimeve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Serbi, të mbushet mendja se Edi Rama është kryeministër i ndonjë shteti armiqësor ndaj Kosovës. Është vërtet e çuditshme se si të gjithë ata që fare nuk i pengon agresioni i përditshëm e i shumëllojshëm i Serbisë ndaj Kosovës, po i pengon shumë roli prindëror i Shqipërisë ndaj Kosovës, apo siç thonë ata me gjuhën e tyre profesionale e latino-intelektuale, roli paternalist i Shqipërisë. Pikërisht ata që bëhen si lepuj të zgjebosur në raport me Serbinë duan të na tregohen luanë krenarë me Shqipërinë. Të tillët në Kosovë, kushdo qofshin – qytetarë, analistë, gazetarë, profesorë, deputetë, ministra, etj., kanë nevojë urgjente për shërim nga kompleksi i inferioritetit dhe nga nevoja patologjike për bajraktarizëm krahinor.

Shqipëria e sotme, apo siç e quajmë Shqipëria Londineze, megjithëse përfshin vetëm rreth gjysmën e territoreve dhe popullsisë shqiptare, është produkt i punës, angazhimit dhe sakrificës së gjithë shqiptarëve, pra edhe i shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, edhe i shqiptarëve në Maqedoni, edhe i shqiptarëve në Serbi, edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, edhe i shqiptarëve të Kosovës e edhe i shqiptarëve të Shqipërisë së sotme. Rrjedhimisht, shqiptarët që kanë rastisur të mbesin brenda kufijve të shtetit të Shqipërisë (që e kanë tkurrur të tjerët), janë shqiptarët më me fat dhe më të privilegjuar nga gjithë shqiptarët (megjithëse edhe ata kanë vuajtur për arsye të tjera – kryesisht të brendshme).

Me privilegjet shkojnë edhe detyrimet dhe përgjegjësitë! Por, fatkeqësisht, për një shekull të plotë, Shqipëria nuk i ka kryer as për së afërmi mjaftueshëm detyrimet dhe përgjegjësitë e veta ndaj shqiptarëve që kanë mbetur jashtë territorit të shtetit të cunguar shqiptar (shkaqet e arsyet i dimë të gjithë – sa është e justifikueshme kjo, është debat tjetër). Këtë duhet ta themi dhe ta pranojmë të gjithë shqiptarët, kudo që jemi. Por, për këtë duhet mbajtur përgjegjës elitat politike e intelektuale që kanë udhëhequr me Shqipërinë gjatë këtyre 100 viteve të kaluara, e jo shqiptarët e atjeshëm dhe Shqipërinë si shtet. Në këtë pikë nuk janë pa përgjegjësi as elitat politike e intelektuale që kanë udhëhequr me shqiptarët jashtë Shqipërisë, veçanërisht me shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Tani që Shqipëria, për herë të parë që prej se ekziston si shtet, ka filluar të faktorizohet dhe të ketë rol të rëndësishëm në rajon, duke adresuar edhe institucionalisht edhe publikisht çështjet e hapura të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, kjo po i pengon bajraktarët provincialë shqiptarë, sidomos ata në Kosovë. Madje, po i pengon deri në atë masë sa po të kishin mundësi do t’ia ndalonin kryeministrit të Shqipërisë përmendjen e emrit Kosovë. Harruakan të tillët që Kosova nuk është vetëm çështje e institucioneve dhe e shtetit të Kosovës, por është edhe çështje shqiptare, pra edhe çështje e Shqipërisë. Edhe po të donte kryeministri i Shqipërisë ta injoronte fare Kosovën në raportet me të tjerët, ne do duhej t’i kërkonim që ai të merrej edhe me Kosovën.

Fundja, kryeministri i Shqipërisë e ka edhe detyrim kushtetues që të merret me çështjen shqiptare në përgjithësi dhe me të gjithë shqiptarët që janë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky detyrim i kryeministrit të Shqipërisë përcaktohet qartë në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku përmendet “aspirata shekullore e popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”, si dhe në nenin 8 të kësaj kushtetute, ku përmendet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Çdo ikje e kryeministrit të Shqipërisë nga përgjegjësia për t’u kujdesur për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga ana e kryeministrit dhe ikje nga përgjegjësia historike, morale e kombëtare nga ana e tij.

Nëse klasa politike në Shqipëri duhet kritikuar për diçka, ajo duhet kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, e assesi nuk mund të kritikohet se “po u përzieka” në punët e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Këtë e ka detyrim! Dhe mos të më thotë kush që nëse dua të jem i përfaqësuar nga kryeministri i Shqipërisë, atëherë le të shpërngulem në Shqipëri. Jo, unë jam shqiptar, jam në tokën time – shqiptare, ndaj s’kam pse shpërngulem asgjëkund!

Gjithë çfarë na mbetet ne shqiptarëve që jetojmë jashtë shtetit të cunguar shqiptar, është porosia e qartë për kryeministrin e Shqipërisë që mos t’i shkojë në mendje që të merr për bazë ata pak zëra të hiçave që thonë “jo në emrin tim z. Rama”! Patjetër edhe në emrin tim z. Rama! Patjetër edhe në emër të çdo shqiptari në Ballkan! Dhe për këtë nuk do t’ju duartrokasim, sepse e keni detyrim historik, moral, kombëtar e kushtetues.

SHTERRON SHPEJT “PATRIOTIZMI” I EDVIN KRISTAQ RAMËS: S’DO TI KTHEJME KURRIZIN SERBISË, NUK NA DUHEN MË LUFTËRAT


Image result for EDI RAMA VUCIC

Pas vizitës në Serbi, kryeministri Rama u kthye në vathën kozmopolite të Tiranës në rolin e zakonshëm të kryeshërbëtorit të të huajve. Kjo sjellje hipokrite, luan të fortin në Beograd dhe bëhet pulë e lagur sapo kthehet në Tiranë, u jep të drejtë kritikave dhe dyshimeve që erdhën nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare për qëllimet dhe përfundimet e vizitës së tij të radhës në Serbi. Me sa duket, analistët profesionalë të Kosovës e kishin parë me vëmendjen e duhur vizitën dhe kishin arsye për të mos pranuar patronazhin sharlatan të Ramës.

Image result for EDI RAMA

Rama theksoi në daljen e tij të përjavshme se qeveria shqiptare është e bindur për të ndjekur një rrugë të re në marrëdhëniet me Serbinë, siç tha ai, duke qëndruar me fytyrë përballë njëri-tjetrit, e duke kapërcyer kufijtë e së shkuarës. Po si mund të kapërcehen kufijtë e të shkuarës kur Serbia e njeh Kosovën si pjesë të vet, kur ende nuk tregon varret e të zhdukurve, kur mban me rroga veriun e Mitrovicës dhe ankimon Trepcën? Cfarë vlere ka retorika e Ramës përballë veprimeve konsekuente të Beogradit në kundërshtim të plotë me agjendën shqiptare?

Image result for EDI RAMA VUCIC

Në komunikimin e tij përmes rrjeteve sociale, kryeministri Rama nënvizoi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të rrijë më në vend numëro, (duke luajtur luftash me fqinjët), por duhet të çlirohet nga e shkuara. Me një fjalë, sido që të sillet Serbia, edhe nëse cënon rëndë interesat shqiptare në Kosovë e më gjerë, ne nuk jemi të gatshëm të “luajmë luftash” sepse agjenda e Ramës është e drejtuar nga Brukseli dhe jo nga Prishtina. Kjo përkthehet se ne do vazhdojmë në rrugën tonë sepse Kosova ka qeverinë e vet dhe interesa të ndryshme nga tonat. Pra nuk kushtëzon marrëdhënien me Serbinë me sjelljen e serbëve ndaj Kosovës. Ky është një pozicionim i skajshëm kozmopolit i cili në rastin më të mirë është naiv, dhe në më të keqin është tradhti kombëtare.

ALEKSANDËR VUÇIÇ: DIKUSH I NDIHMOI SHQIPTARËT E KOSOVËS PËR TREPÇËN, ME SIGURI JO EDI RAMA. SA TË DREJTË KISHTE HOXHAJ?


Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se shteti i tij gjendet në një situatë tejet të vështirë dhe se Serbia është duke kërkuar kompromise në rrugën e saj drejt BE-së.

Ai ka përsëritur se ende nuk e kupton pse Prishtina miratoi Ligjin për Trepçën.


“Unë nuk e kuptoj pse ata papritmas filluan me Trepçën. Cili është qëllimi? Nëse dikush dëshiron të destabilizojë. Unë nuk besoj se shqiptarët (e Kosovës) kanë mundur t’a bëjnë këtë pa ndihmën e dikujt, dhe kjo nuk është aspak e këndshme”, ka deklaruar Vuçiç në një intervistë për Vecernje Novosti, transmeton lajmi.net

“I gjithë komuniteti ndërkombëtar është i heshtur”, është shprehur ai.

Kryeministri serb ka folur edhe për bisedimet në Bruksel, pas bojkotit të Listës Serbe ndaj institucioneve të Kosovës.

Ai ka thënë se janë duke shikuar nëse do të vazhdojnë bisedimet.

Vuçic ka deklaruar se marrëveshja për telekomin është e mirë, por duhet të ndryshojë numri i antenave të operatorit serb.

SHQIPËRIA DHE KOSOVA JANË NJË


Avni Klinaku

Kohëve të fundit, disa njerëz mediokër, të papërgjegjshëm dhe që nuk përfaqësojnë askënd, njerëz nga Kosova dhe Shqipëria, gjoja analistë të pavarur, po përpiqen me çdo kusht që të ngjallin një debat me tone të theksuara armiqësie kundër Shqipërisë, respektivisht Kosovës! Qëllimi i tyre është me të vërtetë meskin dhe për keqardhje! Si ai djali i keq, që për të dalë në sipërfaqe është në gjendje t’i bie shuplakë edhe nënës së vet!
Pavarësisht këtyre zërave të humbur në kohë e hapësirë, shqiptarët, andej e këndej kufirit, tanimë e kanë të qartë se Kosova ashtu si edhe Shqipëria janë vende me mbi 90% shqiptarë dhe rrjedhimisht janë nga “i njëjti brumë”. Që të dyja kanë mjaftueshëm sfida reale dhe nuk bien në grackën e krijimit të një sfide të re imagjinare. Që të dyja tanimë e dinë se edhe sfidat i kalojmë më lehtë kur jemi me forca të bashkuar. Jemi një dhe duhet të ecim bashkë, pavarësisht konjukturave të sotme politike e madje duhet të jemi një edhe kur njëri gabon ndaj tjetrit!
Për ta ilustruar këtë po e marr shembull futbollin, ku, në dukje, gjërat kanë shkuar më së largu: Pas pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA u duk se kjo do të keqpërdoret nga armiqtë e shqiptarëve për t’i përçarë ata në mes veti! Dhe në lojërat e para kualifikues deri diku edhe patën sukses! Dikush i gëzohej humbjeve të Kosovës e dikush humbjeve të Shqipërisë! Filluan “lojërat” me tradhtarë e patriotë! Andej e këndej kufirit! Por kjo nuk na shpie askund! Të gjithë shqiptarët kudo që janë duhet ta mbështesin përfaqësuesen e Kosovës pa asnjë rezervë edhe nëse nuk pajtohen me zgjidhjen e sotme politike të statusit të saj, apo me simbolet e himnin e saj! Ato janë zgjidhjet konjukturale, ndërsa dashuria për Kosovën dhe Shqipërinë kanë qenë dhe mbesin të përhershme!
Prandaj, të gjithë dashakëqijve dhe ekstremistëve të të dyja palëve ju themi, PUSHONI! E keni kot: NE JEMI NJË!

BE-JA KËRKON TË SHMANGEN NDËRHYRJET POLITIKE NË “RASTIN THAÇI”, EULEX-I NUK DEKLAROHET FARE

Zyra e Bashkimit Evropian ka konfirmuar se është duke përcjellë nga afër procesin gjyqësor rreth rastit të drejtorit të Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi.

Por ata nuk kanë treguar se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë dhe nëse u është kërkuar të ndikojnë tek autoritetet serbe për ta sjellë Thaçin në Kosovë.

Autoriteti i vetëm në Kosovë që ka bashkëpunim në vija zyrtare me institucionet e Serbisë është misioni i EULEX-it. Por zyrtarë të këtij misioni nuk kanë komentuar fare në lidhje me rastin.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se institucionet e Kosovës janë angazhuar politikisht e diplomatikisht për lirimin e Thaçit.


Image result for NEHAT THAçI


Për Bashkimin Evropian, arrestimi i Nehat Thaçit thekson domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Serbisë në komponentin e drejtësisë. Por kanë refuzuar të tregojnë për veprimet që ata kanë ndërmarrë për llogari të institucioneve të Kosovës, në rastin e arrestimit të drejtorit të policisë nga Mitrovica.

ANALISTI SERB DUSHAN PROKOROV: EDI RAMA PËR NE SI AZEM VLLASI DHE RRAHMAN MORINA

Në një analizë të botuar në shtypin serb, analisti Dushan Prokorov, i njohur mirë edhe në qarqe mediatike, shprehet se “Rama është bërë për ne si i shtëpisë në Beograd, po aq sa Azem Vllasi dhe Rahman Morina”. Duhet theksuar se serbët i konsideronin Vllasin dhe Morinën si marioneta të cilat thirreshin në Beograd sa herë u duhej autoriteteve.


Po ashtu, analisti serb thotë se vizitat e shpeshta të Ramës dhe miqësia e tij me Vuqiqin nuk garanton stabilitetin në rajon sepse “Serbia duhet t’a peshojë mirë pranimin e projektit amerikan në Ballkan sipas interesave të saj”. .

Më tej, Prokorov krahason sjelljen e autoriteteve shtetërore serbe kundrejt Ramës me ato të ish presidentit Tadiq i cili krijoi marrëveshjen Serbi-Bosnjë-Turqi. Mirëpo sic dihet, kjo marrëveshje ka cuar në tensionimin e situatës dhe në ndarjen faktike të Bosnjës.

A ka shkuar zoti Rama për të ndarë Kosovën në Beograd apo nuk po e kupton lojën?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...