Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/21

Të dy pinë kafe në Tiranë. A konsiderohet kjo një mbyllje e debatit Kosovë-Shqipëri?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në një emision televiziv, ai e ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Rama, e ka publikuar në rrjetin social Twitter një foto me Thaçin.


“Pas një kafeje në Tiranë”, ka shkruar Rama sipër fotos dhe ka vendosur flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.

Fatos Lubonja: Edi Rama nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd

Analisti Fatos Lubonja me anë të një shkrimi në gazetën ‘Panorama’ ka theksuar se vizita e kryeministrit Rama në Serbi ka hapur një sherr mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, të paprovuar deri më sot në historinë dypalëshe.

Lubonja shkruan se reagimi i parë është ai i politikanëve dhe i intelektualëve kosovarë se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd, sikurse ka vepruar Rama.

Ndërsa nga ana tjetër, shkruan ai, në Shqipëri në vend të një analize nëse është e vërtetë se ka ndodhur kështu dhe a duhet të ndodhte kështu, u hodhën sulme ndaj kosovarëve ku dominoi akuza se këta duan një kosovë më vete, jo të bashkuar me Shqipërinë.

“Të dyja palët hodhën benzinë pa ngurrim në një zjarr të kryqëzuar dhe shumë kontradiktor. Cilat janë shkaqet më të thella të këtij sherri? Thënia e Oscar Ëilde-it se e vërteta nuk është kurrë e pastër dhe asnjëherë e thjeshtë i shkon shumë të vërtetës së shkakut të kësaj situate. Po përpiqem megjithatë të jap një këndvështrim”.

Më tej, Lubonja shkruan se në thelbin e sherrit mendoj se qëndron fakti se ne vazhdojmë të vuajmë kontradiktën midis kulturës së trashëguar totalitare të partisë-shtet dhe sistemit demokratik që kemi instaluar, që i ka ndarë shoqëritë tona në shumë parti.

“Vetë koncepti “parti” në demokraci nënkupton një pjesë, kurse, sipas kulturës totalitare të trashëguar, partia/pjesa, paradoksalisht, përfaqëson të tërën. Sherri, pra, erdhi si pasojë e rrekjes së Ramës për të përfaqësuar në Beograd të tërën, ndërkohë që është një pjesë, që, për shkak të mendësisë totalitare, nuk e ka vetëdijen se është pjesë. Por edhe për shkakun se pjesët që e kundërsulmuan përdorën të njëjtën gjuhë. Por s’mund të mohohet se ai është kryeprotagonisti i sherrit”.

Sipas Lubonjës, në fakt nuk ka politikan që harron se është pjesë dhe pretendon se është e tëra, që qëndrimin që i duhet për momentin e paraqit me arrogancë madje, si qëndrim i së tërës, ky është Edi Rama. Ndërkaq, ai thekson se në këtë aspekt ia kalon edhe Berishës i cili, p.sh, ka qenë gjithnjë i kujdesshëm që liderëve kosovarë t’u linte hisen e tyre të pushtetit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi: Debati Shqipëri-Kosovë, artificial dhe i pakuptimtë

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd dhe shkrimet e analistëve të njohur të Kosovës dhe Shqipërise gjatë ditëve të fundit që kanë trajtuar me tone të forta këtë realitet të krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Hashim Thaçi i ka cilësuar këto shkrime dhe këtë diskutim “konfliktual”, si një debat artificial që është krejt pa kuptim.

Sipas tij, raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyra dhe se dy shtetet nuk janë në garë por plotësuese të njëra tjetrës.
“Ky debat është aq artificial, aq i kotë, edhe i demshëm mund të jetë dhe pa ndikim. Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera në nivel institucional dhe privat.Këto opinione janë paraqitur për të paraqtur cështje që nuk ekzisotjnë, janë në kuadrin e një fryme të panevojshme”-tha Thaçi

Klikoni  më poshtë videon e TV Klan-Tirana :

THACI - KETO OPINIONE JANE ARTIFICIALE

https://www.youtube.com/watch?v=LMTLhHh_X7k

2016/10/20

Unë jam me demin

Marin Soresku (Rumani)

Unë jam me demin

Asnjë s’do të mundesh
Ta qëllosh me brirë, miku im dem!
Brenda njëzet minutave ti do vdesësh.
Rreth minutës së 17-të dhe të 20-të.
Lufta jote me brirë do të tradhtohet
Dhe nxitimi yt do të keqtrajtohet.


Si një luan hyre në arenë
Duke ngritur lart rërën e verdhë me thundra
Qysh tani bie erë gjak nga gjaku yt,
Qielli rëndon dhe nxin si re e zezë.
Arena të ngjan si një retinë syri që zgjerohet nga tmerri,
Je i bukur dhe i fuqishëm gjithë bota të duket jotja,
bota bashkëfajtore që të shikon.


Ja, po i drejtohesh kalit me sy të lidhur,
me koracë mbrojtëse në bark,
Mundohesh ta ngresh lart, me brirë,
por kalorësi i armatosur ta nguli shtizën,
ta ngjeshi  fort, e nxori nga mishi dhe ta nguli përsëri
ndërsa ti, si fëmijë i padjallëzuar
po rrekesh ta mposhtësh atë qenie të çuditshme
veshur  në çelik.

Tani gjaku të gufon, hidhet lart me furi
nga nxehtësia dhe vrulli  ti s’ndjen ende asgjë
Shih si të dridhet mjekra, por ti s’ndjen fare dhimbje.
Përpara toreadorit shtatlartë ,  ngjan si mumje,me njolla gjaku mbi shpinë.
Mendohesh, dhe vrapon nëpër arenë si era
Mes reve dielli të sheh sytë e kthjellët,  ende
Ndjehesh plot force dhe gjallëri
Ç’kërkon të bësh? T’u hidhesh parmakëve?
Toreadorët të vërtiten gjithandej të tmerruar.
Mos, mos, në këtë kurth ujqërish mos bjerë.
Kjo s’mund të quhet një luftë e ndershme
Armët e tua  janë vetëm dy brirë
dhe ata sigurisht do të të mashtrojnë
duke të gjuajtur vazhdimisht me shtiza
Tani lëvizjet kanë nisur  të të lodhin
gulçon i tëri, mezi merr frymë,
Ndjen therje të tmerrshme nga këmbët dhe kërcimet
po prapë nuk jepesh, mbledh forcat për luftë,
Vrapon si në ëndërr mes britmash eksitonjëse
Përballë të dalin të tjerë kundërshtarë
Me shtiza të reja, edhe më të përgjakshme.
Të parën me mjeshtëri ta ngulën në shpinë,
Por ti ende mbahesh, mbledh forcat,
pandeh se  pësove një gërvishtje të lehtë,
vrapon në arenë, ngre rërën me thundra.


Eh! S’mund të vraposh aq shpejt sa më pare
Kryqëzohen  përsëri  vështrimet tona
Më dukesh i habitur dhe i turbulluar,
“Ç’dreq loje qenka kjo?!”
Të qëllojnë përsëri me shigjeta në shpinë
shndrisin dhe vetëtijnë nën diell si flatra,
Dhe mua befas më kujtohet demi asirian me flatra.
Bën një përpjekje tjetër të arrish
ndonjërin prej tyre…Kurse tjetrin…
Duke kërcyer ngre rërën përpjetë.
Gulçon , merr frymë me  zor.
të varet jashtë buzëve gjuha.
Ç’po ndodh kështu? Ç’po ndodh kështu me ty?!
Ndoshta të shtyp, të merr frymën  gjithë kjo turmë,
të rëndon  arena me spektatorë,
të duket  e vogël? Përse shpërthyen duartrokitjet?
Me shpatën e zhveshur nën cohën e kuqe
po të afrohet vjedhurazi matadori.
Shiheni sy në sy
Ki kujdes! Mos e humb fillin,
ai është i zoti të të hipnotizojë!

            Plagët e rënda të therin, të djegin egërsisht
gjithnjë e më fort. Ç’pamje komike!
Ai të ndjell sërish. “Oleee!
Cohën e kuqe  të tund  para hundëve,
ti i vërsulesh më me tërbim, si një i verbër e si leshko
por ai kthehet me shpejtësi nga ana tjetër,
të sulet si rrufe, të godet fort, majtas, djathtas,
të vjen për të qeshur.
Tani ai ka merr e një perëndie.
ti dukesh i lodhur, por mblidhe mendjen,
Mos gabo më, bëji sytë katër!
Me shpatë fshehur pas cohës së kuqe
po të pret matadori.
Të shan, të fyen, kërkon të ta mashtrojë.
Qëlloje  me brirë!
Tani askush s’bën lëvizje të sakta
Dukeni të dy të lodhur për vdekje
Nëse vrisni njeri tjetrin gabimisht
merr fund korrida…
Kjo lojë barbare  mbaron  me turp.
Por ti s’duhet të gabosh më. Jeni të ndershëm ju demat.
Veproni sipas ligjeve të paracaktuara,
ashtu si ne me iluzionet.
Tani matadorit i sjellin një shpat  më të mprehtë
ti zbythesh paksa, ai të shan të fyen,
të sulmon egërsisht, ti bën një hap, ndalon,
rrëmon rërën me këmbët e para
ai ngre shpatën, të shënon mbi shpinë
ti vjen rrotull,vrapon, godet plot mëri mbi çelikun e  mprehtë,
doreza e thikës ka mbetur jashtë.
Tani ngjan si një hu i kullotave të Andaluzisë
Duartrokitje të stuhishme, pafund.



Dikush ulërin pranë meje
“Mbyte! Ngordhe fare!”Ah! Gjunjët t’u thyen
Tani  ngjan si një lutje e pafund demash,
si një fund tragjik e i pashmangshëm.
Ç’po bën kështu? Kërkon të ngihesh përsëri?
Mbledh forcat ,kërcen shkathtësish e krenar,
me kurm të shpuar tejpërtej nga shtiza
po kundërshtari yt qenka mjeshtëri  zoti
të ngjan sikur sheh ngado arna të gjakosura
më kot u sulesh me tërbim
kundërshtari yt ta shkuli shtizën e përgjakur,
I gëzuar dhe ngadhnjimtar,
Lëkundesh, rrëzohesh, gjuhëjashtë,
i hedh  një fluturimthi thikës së shndritshme.
Stadiumi gumëzhin, brohori, britma, tribuna u çmend fare…
Duartrokitje frenetike…A i dëgjon?
Përplasin këmbët, fishkëllijnë.
Vetëm unë poeti jam me ty,
qaj në heshtje nga dhimbja.




S’e kishe menduar vdekjen se je thjesht një dem.
Çfarë krenari e rrallë? Je kafshë  pa iluzione.
Tani tre kuaj po vijnë të të tërheqin zvarrë
Nën trompeta dhe britma entuziazmi të marra.
E ndjeva, qysh në çastin e pare,
se si kundërshtari yt u tall me sulmin tënd krenar,
tani si i pa shpirt po të tërheq zvarrë.
E përshëndesin të gjithë
dhe ai i falënderon me një përkulje të lehtë.
Si një stuhi ishte jeta jote, e beftë dhe e shkurtër,
tani të gjithë të harruan, duartrokisnin vrasësin tënd.

Vetëm unë poeti mbaj anën tënde,
Më vjen kaq keq, më vjen kaq keq…
Si mbaj dot lotët e shpirtit që më dhëmb.

                                           Madrit, gusht 1982

E dashura ime

Nazim Hikmet (Turqi)


E dashura ime

E dashura ime më përcolli gjer në Brest
pastaj zbriti nga treni dhe mbeti në stacion,
pastaj u zvogëlua, u zvogëlua, u zvogëlua…
mbeti sa një kokërr gruri në kaltërsinë e pafund.


Pastaj vetëm shina treni më mbetën në sy.
Pastaj m'u duk sikur ajo më thërriste nga Polonia:
E unë s'mundesha t'i përgjigjesha dot.
Treni ikte sikur kurrë s'do të ndalej.
Mua m'u zu fryma nga mërzia.


Pastaj mbi tokën ranore ranë fluturza bore ,
Pastaj unë befas e kuptova, ajo më vështronte,
ajo më pyeste:-"Më harrove mua?
Më harrove vallë mua""
Pranvera shkonte nëpër qiell me këmbët e saj
të zbathura dhe të përbaltura.
Pastaj yjet u ulën kaq poshtë,
yjet u varën nëpër telat e telefonit,
errësira fishkëllente mbi tren si rrebesh.
E dashura ime nën një shtyllë telefoni priste.
Zëmra e saj rrihte tak! tak!
Sikur artë çast e mbaja në krahët e mi.



Shtyllat e telefonit iknin dhe vinin
Ajo qëndronte në vend.
Treni ikte sikur kurrë s'do të ndalej
Mua m'u zihej fryma nga malli.




Por befas e kuptova, Eh! Kur unë e kuptova:
Që unë udhëtoja në një tren vitesh…
në një tren vitesh
të ardhshme,
me një këngë gazmore në buzë,
duke u ndarë gjithnjë e më tepër
nga qytetet dhe gratë e dashura ,
e duke mbartur dashurinë time në trup
si plagë shekullore.


Ikim...
Për ku vallë?
Përse vallë?

Vendi ynë

Janis Ricos (Greqi)

Vendi ynë


U ngjitëm në kodër për të parë vendin tonë-
toka të varfra, gurë, ullishta.
Vreshta që zbresin përgjatë detit.
Pranë parmendës tymon një zjarr i vogël.
Me rrobat e gjyshit kemi bërë një dorodolec
për të trembur galat.
Ditët tona enden rrugës së tyre për pak bukë e shumë dritë.


Nën plepa vezullon një kapelë kashte.
Zogu mbi gardh. Lopa në të verdhë.

Si kemi mundur vallë, që me një dorë të gurtë,
t’i ngremë shtëpitë dhe jetën?
Mbi pragun e shtëpive tona,
tymon akoma tymi i qirinjve të Pashkëve-
Kryqe fare të vegjël, të nxirë, të gdhendur vit pas viti
nga të vdekurit e ringjallur.

E duam shumë këtë vend, me durim dhe krenari.
Natë për natë , nga pusi i tharë dalin statujat,
dhe u ngjiten pemëve.

Vdekja (sipas një kënge popullore epirote)

Nikola Tommaseu (Itali)



Përse të vdekurit janë të zinj
Dhe aq të mjeruar rrinë?
A mos vallë shiu i tremb
dhe era egër vërshëllin?


As era si rreh e as shiu s’i tremb.
por kalon Karonti, rëndë-rëndë,
Të rinjtë nxjerr përpara dhe vogëlushët,
përmbi kuaj në radhë i ka vënë.

Luten pleqtë e i përgjërohen fëmijtë:
“I dashur Karont,-i thonë me përulje,
-Na ndal diku, pranë një burimi,
të freskohemi pak dhe të pimë ujë,
të çlodhen pleqtë e fëmijët të mbledhin lule... “

“-Në asnjë vend s’do të ndalem
dhe në asnjë burim s’do të pini,
se vijnë gratë për të mbushur ujë
njohim bijtë e tyre , njohin burrat e tyre,
e pastaj, s’ më ndahen më kurrë.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...