Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/23

Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha: Loja me afatet e masterit, po i çon studentët drejt privatit!


Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook, shqetësimin e një studenti për datën e regjistrimit në programin master, pasi afati për këtë është lënë një ditë para mbrojtjes së diplomës.

STATUSI I BERISHES:

Studenti dixhital denoncon:

Korrupsionin e ministres se arsimit, “miss Korrupsionit” dhe bosit te saj Rama me masterat dhe doktoratat. Ai tregon mekanizmin se si i detyrojne te shkojne te intersuarit drejte universiteteve te klienteles.

Keshtu, ministria per universitetet publike cakon nje afat 4 ditor per t’u regjistruar per master ne universitetet publike nderkohe qe per pirvatet nuk ka afat kohor.

Por jo vetem kaq, por miss Korrupsioni i arsimit e cakton si dite te fundit te afatit te regjistrimit nje dite para mbrojtjes se diplomes çka e ben rregjistrimin te pamundur pasi per t’u regjistruar kerkohet mbrojtja e diplomes.

Keshtu qe ata qe nuk arrijne te regjstrohen ne afatin 4 ditor, dhe siç shihet nuk rregjistrohet dot asnjeri se nuk ka dhene provimin e diplomes, kane si alternative te vetme Unversitin Kristaq Rama apo ndonje tjeter si ai kundrejt nje takse prej te pakten 6000 euro per çdo master qe ndahet se bashku me Ramen! sb

“Pershendetje, doja te beja nje denoncim ne lidhje me aplikimin per masterin shkencor ne UPT-FTI .

MInistria e arsimit ka nxjerr nje lajmerim ne dt:07.10.2016 http://www.arsimi.gov.al/…/…/Udhezimi_nr_24_dt_7_10_2016.pdf ku lajmeron se nga dt:07 tetor deri ne dt 12 tetor behet aplikimi per master, por sekretaria mesimore nuk ka marre mundimin ta publikoj ne site e shkolles : fti.edu.al Krahas kesaj mbrojtja e diblomes tek fakulteti i teknologjise se informacionit behet ne daten 13 tetor, pra mbas afatit te aplikimit. si mund te regjistrohem un kur akoma skam mbyllur diplomen? Eshte neglizhenc e ministris apo shkolles? (jam student i rregullt i vitit shkollor 2013-2016 qe i mbylla provimet ne vjeshte)”

“Trepça”, Serbia nuk e con në arbitrazh sepse ndryshe do t’i njihte shtetësinë Kosovës

tre_1476704179-2512133

Fondi për Zhvillim, të cilin Beogradi e quan pronar me hisen më të madhe në “Trepçë”, 55 për qind të saj, të premten e ka njoftuar AKP-në dhe zyrtarët në Kosovë se pajtohet me ofertën e njëanshme për arbitrazh e që parashihet në Ligjin e Kosovës për Investime të Huaja, transmeton “Koha.net”.

Ky arbitrazh, nëse ndodh, siç transmeton “Veçernje Novosti”, me status do të ishte neutral sepse ai do të udhëhiqej nga persona juridikë nga Prishtina e jo ndërmjet dy shteteve. Kështu është bërë edhe vjet me rastin, siç thotë kjo gazetë, e plaçkitjes së Qendrës për skijim Brezovica, kur “Ineks Intereksport” dhe “Skijališta Srbije” e njoftuan Prishtinën se ekzistonin mundësi që mbrojtja e të drejtës të kërkohet në Odën Tregtare ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.

Fondi për Zhvillim i ka thënë Kosovës se me Ligjin për “Trepçën” përshkruhet aksioni shpronësues, veprimet dhe asetet e operacioneve të kompanisë që është në zotërim të tyre dhe jep pëlqimin që kontesti të zgjidhet me arbitrazh.

Topi tani është në fushën e autoriteteve kosovare të cilat vetë e kanë shkruar se kontestet me investitorët mund të zgjidhen kështu në tri adresa – me ndërmjetësim të KB-së, Bankës Botërore ose me Odën e përmendur.

Tek arbitrazhi me siguri nuk do të shkohet nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës Ligjin për “Trepçën” e shpall jokushtetues, ashtu si ka kërkuar Lista Serbe, thuhet në Beograd.

Përgjigja mund të pritet gjatë 60 ditëve të ardhshme, përkatësisht në mesin e dhjetorit.

Ambasadori britanik Duncan Norman flet i pari: Kanabisi shqiptar po na shqetëson

s300_photo

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, i sapo mbërritur në Tiranë është përballur që në intervistat e para me një çështje të pazakontë për të, kultivimi i kanabisit në Shqipëri. Mes çështjeve të tjera që janë tradicionalisht problematike si korrupsioni, ambasadori është pyetur nga gazeta “Mapo” edhe për situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë. Ndryshe nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, diplomati i rëndësishëm thotë se është i informuar për atë që po ndodh dhe vendi i tij është duke e ndjekur me shqetësim këtë fenomen.

“Ne kemi punuar me qeverinë shqiptare për shumë vite, në luftën kundër krimit të organizuar e cila përfshin edhe narkotikët. Ne e dimë se fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë përfshirë në krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Dhe kjo përfshin, edhe trafikimin e drogave serioze si kokaina dhe heroina. Ajo që po vëmë re së fundmi me kultivimin e kanabisit në Shqipëri është diçka që na shqetëson dhe ne mendojmë, se duke vazhduar vendosjen e lidhjeve midis agjencive ligjzbatuese ne mund të vazhdojmë të ndihmojmë në lidhje me një prioritet si ky”, – tha ambasadori në intervistën e botuar sot në gazetën Mapo. Ai bën thirrje për më shumë bashkëveprim të organeve ligjzbatuese për të luftuar këtë problem serioz të Shqipërisë.

: Do u heqim pushtetin bandave

Image result for lulzim basha


Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se mbulimi i Shqipërisë me drogë nuk është rastësi, por siç tha ai është pakti i Edi Ramës me krimin, për blerje votash.

Duke folur ditën e sotme në konventën e Partisë Agrare Ambientaliste, ai deklaroi se banditët në politikë i kthejnë partitë në banda.

Për kreun e demokratëve, është pakti i Edi Ramës me krimin në mënyrë që ditën e zgjedhjeve me para, kërcënime, presione dhe shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve.

“Do luftojmë që t’u heqim pushtetin bandave. Ne jemi e do jemi shpresa e ndryshimit. Edi Rama e ka shkelur kontratën me shqiptarët duke mos mbajtur asnjë premtim. Aleanca jonë është e hapur dhe jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera. Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje mbi formacionet tona politike. Është një thirrje e shoqërisë, e Shqipërisë që kemi për detyrë t’i përgjigjemi”, u shpreh Basha.

SHBA dhe pluralizmi në Shqipëri

12832334_1039613402778772_5831770901322333323_n


Më 1987, Presidenti Reagan vizitoi Murin e Berlinit që për një kohë të gjatë kishte qenë simbol i komunizmit dhe i dominimit të perendorisë sovjetike. “I drejtohem sekretarit të përgjithshëm Gorbachov. Nëse ju kërkoni paqen, nëse kërkoni begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe për Evropën Lindore, nëse kërkoni liberalizimin: ejani këtu tek kjo portë. Zoti Gorbachev, prisheni këtë mur.” Një vit pasi Reagan u largua nga Shtëpia e Bardhë, Muri i Berlinit ra, si një shenjë e sigurtë se Lufta e Ftohtë po merrte fund.
Në fillim të mandatit të tij si President i SHBA, Ronald Reagan shpalli se « do të forconte arsenalin e armëve bërthamore, me premtimin se do të zprapste komunizmin kudo në botë. » Menjëherë pas kësaj, ai e pati cilësuar Bashkimin Sovjetik si një perandori të së keqes. Kur Mihail Gorbacov erdhi në fuqi në vitin 1985, ekonomia e Bashkimit Sovjetik ishte në gjendje të vështirë ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdonin të shtonin arsenalin e armatimeve. Hendeku ushtarak midis Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik po thellohej. Presidenti Regan e shfrytëzoi këtë rast dhe në vitin 1986 u takua me zotin Gorbachov.Dy udhëheqësit më në fund nënshkruan traktate që ndalonin raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi dhe kufizonin armët strategjike. Sic thotë Alan Lichtman, historian pranë Universitetit Amerikan në Uashington “presidenti Reagan do të mbahet mend si presidenti që fitoi luftën e ftohtë.”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol themelor për dorëzimin e regjimit komunist, lindjen e pluralizmit politik në dhjetor 1990, por edhe të fitores së demokracisë me 22 mars 1992 edhe në Shqipëri.Edhe pse kudo në ish-lindjen komuniste, diktatura e proletariatit ishte zevendësuar me regjime të dala pas zgjedhjesh të liria dhe demokratike, Shqipëria afronte të tjera shanse të veshtira për pluralizimin politik.
Qeveria komuniste deklaronte se nuk kishte ndërmend të përkahte reforma që do të preknin në thelb sistemin njëpartiak, nga ana tjetër në Europë kishte zëra se e përfyryronin edhe më tutje vendin e shqiponjave si një Kubë të Adriatikut.
Izolimi rreth 50 vjecar i vendit kishte shkeputur cdo lidhje me kontinetin aq sa përvec keqardhjes nuk mund të pritej ndonjë gjë tjetër. Megjithatë në Shqipëri një farë nënkulture disidente po zgjohej bashkë me ankthin për ta parë të përmbysur regjimin e dikaturës së proletariatit. Deri atëherë kishte qënë si të thuash e pamundur për të bërë qëndresë. Disidenca ishte shypur brenda perdes së hekurt me një egërsi të rrallë. Në vitin 1990 Stalini ishte rrëzuar në shetitoren kryesore të Tiranës, duke lënë përballë tij Lenin dhe një regjim të inkriminuar nga fantazma e tij në cdo zyrë shteti.
Diktatori bolshevik ishte shndërruar për dekada me radhë në simbol të rrënimit të jetës shqiptare dhe të zhgenjimit të saj. Me këtë gjest dukej se qeverija komuniste kishte bërë një lëshim, megjithatë gjërat në Shqipëri do të ishin pak më të ndërlikuara. Në vendin tonë nuk ekzistonte kurrcfarë lirie shprehje, kurrcfarë tradite të institucioneve kombëtare. Shqipëria kishte kaluar nga një rend gjysëm feudal në socializëm, e prapambetur dhe e dobët. Pas 45 vjetëve socializëm Shqipëria pavarësisht ndryshimeve kishte mbetur e fundit në rajon duke thelluar edhe më tej raportin më fqinjët e saj. Viti 1990 po vinte i përzishëm dhe i zbehtë. Inisjativa intelektuale ishte e dobët. Ata nuk kishin gjetur një komunitetet të përgatitur për të rezistuar haptas, por as komuniteti nuk kishte dalluar akoma njerëz që të dilnin nga rreshti. Regjimi i izoluar i PPSH-së, i kishte varur shpresat tek organet e diktaturës dhe demonstrimi i forcës së shtetit.
Në një vend të mbyllur sic ishte Shqipëria e vitit 1990 përdorimi i forcës ishte gjëja me lehtë për sistemin e dhunës në fuqi. Megjithatë në SHBA doktrina e luftës kundër perndorisë të së keqes nuk kishte përfunduar. Në këtë periudhë Shqipëria llogaritej në Uashington si dominoja e fundit e regjimeve komuniste në Europë.
2.
Përkundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve për të parë ndryshimin e shpejtë të regjimit totalitar, presidenti komunist Ramiz Alia nguroi të merrte reforma thelbësore. Ndërkohë që vendi kishte nevojë për ndryshime ekonomike rrenjësore, Alia u mjaftua me disa retushime ekonomike si dhe përpjekjeve për të përshtatur mekanizmin e ri ekonimik të aplikuar disa dekada me parë në ish-Jugosllavi, Hungari dhe vitet e fundit nga Grobacovi në BS. Ky mekanizëm rezultonte me një fare lirie më të madhe ekonomike në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat bujqësore, me shpresë se do ndolonte renjën drastike ekonomike të vendit i cili thuajse gjendej në buzë të germinës. Shqipërinë e kishin sfilitur mungesat e panumerta ekonomike, përfshiërë edhe mallrat e konsumit të përditshëm, etj. Ramiz Alia bëri në atë kohë bëri disa leshime sipërfaqësore nëpërmjet të ashtuquajturave tufëzave dhe arëzave të cilat nuk ndikuan në përmirsimin e gjendjes. Në vitet 1985-1989 Alia bëri disa ndryshime të druajtura në sistemin ekonomik tepër të centralizuar, si lirimin e kontrollit të partisë në sketorin e kulturës, por ishte e qartë se ai synonte të përmirësonte funksionimin e sistemit komunist dhe jo ta ndryshonte atë.(Elez Biberaj « Shqipëria në tranzicion », f.55).
Ndërsa era e hapjes dhe ndryshimit po frynte kudo në Lindje në Plenumin e 8-të, të KQ të PPSH Alia kishte bërë thirrje për ngritjen e vigjelencës kundër rrezikut të revizionizmit dhe rivendosjes së kapitalizmit në Shqipëri. ”Kurrë nuk do të heqim dorë e nuk do të lejojmë dobësimin e rolit udhëheqës të partisë tonë marksiste- leliniste për hir të së shtuquajturit pluralizëm që na servir borgjezia.Dhe rivendosjes së kapitalizmit në Shqipëri”, deklaroi ai.(« ZP » 29 shtator 1989. Menjëherë pas tij Foto Cami e akuzoi Gorbacovin se po punonte kundër socializmit. Drejtues të lartë të PPSH deklaruan se në takimin e Maltës Bush-Gorbacov « të dy udhëheqësit ishin marrë vesh për detstabilizimin e Shqipërisë. » Ramiz Alia vetëm pak ditë para rënjës së Causheskut « ngjarjet që po ndhin në Europën Lindore nuk kanë të bëjnë fare me Shqipërinë. »( « ZP » 12 dhjetor 1989). Megjithatë koka e prerë e Causheskut ishte një torturë e pafund për komunistët e Tiranës, një presion politik.
SHBA dhe perendimi kishte shtuar presionet ndaj qeverisë staliniste të Tiranës, megjithatë Alia deklaronte me 1 janar 1990 se « nuk kemi lejuar dhe as nuk do të lejojmë askënd që të na diktojë ligjet e veta dhe normat e veta.”(ZP 3 janar 1990). Më 14 janar 1990 protestues antikomunistë në qytetin e Shkodrës rrezuan dhe poshtëruan statujën e Stalinit në qëndër të këtij qyteti. Me 20 prill 1990 u mbajt gjygji komunist kundër pjesëmërrëve në demonstratën e 14 janarit. U denuan Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monjaka, Kolec Ulbina, Kolec Daka, Aldo Ferizi, Flamur Elbasani, Nikolin Malgjini, Zef Kasneci, Franko Kasneci.Këta të burgosur dhe të internuar u ridenuan përsëri me 26 shtator 1990 nën akuzën për agjitacion dhe propgandë, në një kohë që regjimi e kishte shfuqizuar këtë nen prej disa mujash.
Veglat regjimit u mobilizuan përseri për të sulmuar mediat e huaja përfshirë “Zerin e Amerikës” se “po detsabilizonin situatën në Shqipëri.”
3.
Shtetet e Bashkuara po ndiqnin dredhat politike të regjimit të Tiranës duke rritur presionet për pranimin e pluralimit politik. Një organizatë amerikane e të drejtave të njeriut, Komiteti Ndërkombëtar i të drejtave të njeriut i Juristëve të Minisotës, botoi një raport që dokumentonte shkeljet e mëdha të të drejtave të njeriut nga regjimi komunist në Shqipëri. Në parathënjen e këtij raporti shumë të permednur, Ëalter F. Mondale, i quante Shqipërinë « kështjellë të represionit ndërkombëtar dhe të izolimit të vetëkërkuar » Duke theksuar qëllimin e organizatës së të drejtave të njeriut për të përqednruar vëmendjen e botës mbi Shqipërinë Modale shkruante se edhe populli shqiptar meriton të gëzojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore që garantohen nga e drejta nderkombëtare. » (E.Biberi « Shqipëria në tranzicion » f.65).
Në plenumi e 9-të të KQ të PPSH mbajtur 30 janar 1990 udhëheqësi komunist Alia vlerësoi se në Lindje kishte ardhur në fuqi borgjezia ndërkomëbatrë dhe reaksionarët. Ai publikoi postulatin e njohur se “Shqiëpri nuk është as lindje dhe as perendim”, etj. Sipas Alisë « thirrjet që bëhen nga jashtë shtetit për ndryshime në vendin tonë për t’u larguar nga rruga që kemi ndjekur deri tani, nuk gjejnë mbeshtetje në vendin tonë “. Plenumi i prillit të vitit 1990 vendosi që shqiptarëve u njihej e drejta për udhëtime jashtë shtetit, u shfuqizua ndalimi i propagandës fetare, u hoq denimi me vdekje për të arratisurit, u vendos Ministria e drejtësisë. Udhëheqësi komunist Alia siguroi se do të miratoheshin ligje që do të lejonin qeverinë të pranonte investime të huaja. Në këtë kohë Shqipëria kërkoi që të pranohej në KSBE (Konferencën e sigurimit dhe bashkëunimit Europian), si të rivendoste maredhënjet diplomatike me dy supërfuqitë.
Ramiz Alija po ndiqte një politikë me dy standarte. Ndërsa fliste për liberlazim të levizjes dhe regjimit të kufirit në të vertetë masat shternguese nuk ishin hequr, biles as vrasjet në kufij. Sipas të dhënave të qeverisë » deri me 25 maj 1990 kanë ndodhur dhjetë vrasje në kufi, tre në Shkodër, tre në Ersekë dhe nga një në Sarandë, Korcë, Librazhd dhe Peshkopi për të gjitha vrasjet nuk janë njoftuar asnjë nga familjarët e viktimave .» (Letra e Qemal Lames drejtuar Simon Stefanit, 28 maj 1990. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme). Rast tipik i terrorit shtetor mbi qytetarët e tij të pafjashëm ishte edhe ai i vrasjes së 17 vjecarit Koplikas Pëllumb Pëllumbi. “Vrasja e tij u bë me 16 qershor 1990 nga kombandati I postës kufitare. Pas vrasjes makabre të riun Pëllumbi e lidhën me tela me gjëmba dhe e tërhoqën zvarrë pas makinës ushtarake nëpër të gjitha rrugët e qytetit verior”( “Albania” 19 prill 1998, redaksional). Gjatë kësaj kohe mendohet të jenë varë rreth 200 të pafajshëm. Më 10 gusht 1990 Ramiz Alija dekretoi heqjen e nenit 55 për agjitacion dhe propagandë. Me 10 gusht 1988 ishte ekzekutuar me varje në litar disidenti politik dhe poeti kuksianë Havzi Nelaj.
Perendimi dhe SHBA-të ishin të vendosur që të mos linin shqiptarët pa mbeshtetjen e duhur për të hequr qafe regjimin Stalinist të Enver Hoxhës.
Sekretari i Përgjtishëm i Kombeve tëbashkuara Javer Perez de Cuellar vizitoi Tiranën. Më 16 maj 1990 regjimi dha pelqimin për nxjerrjen jashtë shtetit të famijes Popaj e cila ishte futur aty qysh prej 12 dhjetorit 1985, duke bërë kështu një lëshim në prag të vizitës së Javer Perez de Cuellar. Këtë vizitë regjimi u përpoq ta paraqiste si mbeshtetje nderkombetare dhe vetë Alinë si një parnter të besueshem të perendimit.
Javer Perez de Cuellar kërkoi thellim të reformave, dhe pluraizmin politik, njohjen e të drejtave të njeriut, lirimin e të burgosuirve politik, pranimin e parimeve të Helsinkit.
Më 21 maj 1990 kemi një shkembim letrash mes R. Alisë dhe shkrimtarit të shquar Ismalil Kadare. Alia shkruan për shkrimatrin me famë botërore se ”sot reaksioni nga perendimi e Lindja po përpiqet të diktojë rrugët e veta, bile t’i shtrojë këto si kushte të domosdoshme për t’u pranuar në komunitetin ndërkombëtar, tregun e lirë dhe pluralizmin partiak, pra krijimin e partive antisocialiste që do të conin në ndarjen e kombit. (I.Kadare “Nga njëri dhjetor në tjetrin.”Alia shpreh bindjen se Shqpëria nuk do të kthehet kurrë në Rumani, Poloni, Hungari etj.
Disa intektualë të besuar të regjimit në unison me Alinë thanë për gazetarët e huaj se « Shqiëpria nuk ishte gati për pluralizmin, se nuk do të nodhte si në vendet Lindore etj. Ata përjashtonin mundësinë e lejimit të pronës private dhe të ekonmisë së tregut.(E.Biberaj “Shqipëria në Tranzicion).
Në pranverë të vitit 1990 qeveria komuniste vendosi të lejonte lidhjet telefonike ndërkombëtare përfshirë edhe SHBA-të. Në maj 1990 mjeku dhe inteletuali i njohur Sali Berisha dha një intervistë tek gazeta “Drita” Brisha bërëi thirrje që « autoritet të lejonin shprehjen e mendimeve ndryshe. (Gazeta « Drita » 20 maj 1990).
Me gjithë premtimin për të lejuar levizjen e lirë dhe për të dhënë pasaporta nderkombëtare shumë njerëz po vazhdonin të vritetshin në kufij. SHBA shtoi presioinet ndaj regjimit të Tiranës.
4.
Në pranverë të vitit 1990 dukej se SHBA dhe perendimi po ndiqnin ndaj Shqipërisë politikën e kërbacit, por edhe të kulacit. Si një farë nxitjeje për Shqiëprinë, në mbldhjen e Kopenhagenit(qershor 1990) vendit tonë ju dha statusi i vezhguesit në KSBE. Të drejtat e njeriut dhe pluralizmi politik u vunë si kushte të forta për t’u bërë anëtar më të drejta të plota.
Udhëheqëi komunist kërkoi ndihmën e SHBA për të avancuar statusin e Shqipërisë në KSBE duke deklaruar deshiren e shtetit të tij për të rivendsur maredhënjet diplomatike me Uashingtonin. “SHBA-të, ju përgjigjen ofertave të Alisë duke shprehur gatishmerinë për të hapur dialogun, por theksuan se vazhdonin ta shikon Shqipërinë si regjim shtypës. »
Duke deshmuar para komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit, Sekretari i Shtetit James Baker tha se SHBA do të kushtëzojnë vendosjen e maredhënjeve me pranimin e pluralizmit politik nga Shqipëria dhe me levizjen e saj drejt ekonomisë së tregut. Komisioni i SHBA mbi Sigurimin dhe bashkëpunimin në Europë që njihet edhe si Komisoni i Helsinkit paraqiti kushtet që Shqipëria duhej të plotëonte për t’u pranuar në bashkësinë e kombeëve. Në një deklaratë të bërë nga senatori Dennis De Concini dhe përfaqësuesi Steny H.Hoyer, përkatëisht kryetar dhe bashkryetar i Komisionit të Helsinkit të SHBA-ve, thanë: « Si pjesëmarrëse në procesin e Helsinkit, Shqipëria duhet të angazhohet të respektojë të drejtat e qytetarëve të vet për lirinë e shprehjes, të mbledhjes dhe të bashkimit në shoqata si dhe për lirinë e levizjes. Ajo duhet të marë angazhime të vecanta lidhur me mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave entnike kombëtare si dhe lidhur me liritë e fesë, të ndergjegjës ose të besimit. Ajo duhet të pranojë dhe të lehtësoje kontaktet midis njerëzve, përfshirë ribashkimin e familjeve të ndara, si dhe të inkurajojë qarkullimin e lirë të informacionit. Ajo duhet të pranojë konceptet e pluralizmit politik dhe të shtetit ligjor dhe për këtë qëllim të shkojë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndërmarrë reformat ligjore të domosdoshme.” ( U.S Comission on Security and Cooperation in Europe, CSCE Neës Relase , Ëashington D.C, 10 maj 1990).
Në Maj 1990 Ramiz Alia takon kongresmenin Tom Lantosh. Në intervsitën që Lantosh i dha “Zerit të Amerikës » theksoi se ne “ presim që Shqipëria të zbatojë po ato reforma që kanë zbatuar edhe vendet e tjera të Europës Lindore dhe të lejojë zhvillimin e opozitës politike. Nuk të beson kush po të thuash, sic bëjnë funksionarët shqiptarë, se nuk ka opozitë politike në vendin e tyre. Përkundrazi opozitë ka, por ka frikë të dalë hapur. Në Shqiëpri duhet të krijohet një sistem shumëpartiak, shtypi duhet të jetë i lirë dhe shqiptarët duhet të gëzojnë lirinë e fjalës, të fesë dhe të mbledhjes si edhe lirnë për të udhëtuar jashtë shtetit. Këto janë ndryshime të domsosdoshme në qoftë se Shqipëria do të përfshihet në procesin e Helsinikit.”(Buletini i gjuhëve të huaja në gjuhën shqipe nr.204, datë 16 qershor 1990, f.16, cituar EB në « Shqiëpri në tranzicion).
Reformat e Alisë të filluara me vrull në fillim të vitit në maj ato ishin bllokuar. Në qershor të vitit 1990 qeveria lëshoi urdhërin që “të gjithë qytetarët të të merrnin pashaporta për jashtë shtetit”, ndërsa në kufij i priste vdekja. Njerëzit shkuan nëpër rajonet e policisë për të bërë kerkesat për pashaporta, por nuk ju dha asnjëherë përgjigje pozitive. Njerëzit u zhgenjyen edhe nga ky premtim i Alisë dhe zgjodhën një rrugë tjetër. Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë u dynden drejt ambasadave perendimore në Tiranë. Më 2 qershor 1990, 12 ambasdorët e Tregut të Përbashkët Europian (TPE), lëshuan një deklartë publike, kundër shkeljes të të drejtave të njeriut dhe dhunën zyrtare mbi trupin diplomatik.” (Radio “Europa e Lirë”, 3 qershor 1990).Me 9 korrik nëpërmjet linjes ajrore me një aeroplan sic thuhet të personal të presidnetit cek Havel u larguan nga Shqipëria për në Cekosllavki 51qyetarë, me 13 korrik 816 refugjatë u nisën për në Itali me 5 tragete, 3199 për në Gjermani, 549 për në Francë dhe pak për në Greqi.
Në plenumin e KQ të PPSH mbajtur më 6 korrik 1990 udhëheqësi komunist Alia i quajti refugjatë « huliganë ». Ai bëri thirrje për luftë të re klasore kundër forcave reaksionare. Ai u shpreh për reforma graduale.Me 12 korrik PPSH dhe qeveria mbajtën një tubim në sheshin « Skenderbej » në Tiranë ku u denuan ashpër refugjatët. Me 17 korrik 1990 pas një sulmi policor forcat e sigurimit qelluan mbi protestuesit paqësor duke lënë të vdekur Josif Budën në Kavajë. Në gusht të vitit 1990 udhëheqësi komunist Alia organizoi një takim me intelektualët. Që në fillim të takimit ai përjashton mundësinë e pluralizmit politik. Alia denoncoi edhe sulmin e perendimit ndaj Shqipërisë socialiste, duke sulmuar hapur zerin e Amerikës të drjetuar nga Elez Biberaj. Në këtë takim Alia i kundërshtoi kërkesat për reforma të Dr. Sali Berishës.
5.
Ndërsa pakënaqësia ndaj regjimit po shtohej, perendmi i drejtuar nga SHBA-të, po rriste presionet ndaj qeverisë komuniste për të pranuar pluralizmin politik. Më 19-21 gusht 1990 një delegacion zyrtar i Kongresit Amerikan i kryesuar nga Denis De Concini , Kryetar i Komisionit të Helsinkit, bëri një vizitë treditore në Shqipëri. Në një deklaratë të bërë pas vizitës sipas Zerit të Amerikës « Komiisoni shprehu shqetësim për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, numrin e madh të të burgosurve politikë, kufizimet e rrepta në ushtrimin e fesë, kontrollin e plotë komunist të mediave dhe mos pranimin e partisë në fuqi për të lejuar organizimin e organizatave të pavarura. Duke ju përgjigjur kërkseës së Tiranës për anëtarësi të plotë në KSBE Komisioni i Helsinkit theksonte se duke marrë parasysh atë që kishte bërë Tirana në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pluralizmit politik, po të bëhej anëtare e KSBE me të drejta të plota “ do të dukej qartë se Shqipëria nuk do të ndiqte dot procesin e demokratizimit të pluralizmit politik, të shtetit ligjor dhe të ekonomsë së tregut të lirë që po zhvillohet me ritëm të shpejtë në të gjithë Europën.” (E.Byberi « Shqipëria në Tranzicion », f.98).
Në fund të shtatorit 1990 Ramiz Alija merr pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në fjalën e tij ai iu kundërvu « përpjekjeve të jashtme për ta detyruar vendin të ndryshonte sistemin.” Më 17 shtator 1990 nteltuali Sali Berisha boton një shkrim në gazetën “Bashkimi”. Berisha kundështoi tezën e Alisë se “pluralizmi përcante vendin.” Me 25 tetor ditën e mbylljes së Konfrencës Ballkanike, shkrimtari Ismail Kadare njoftoi se i kishte kërkuar strehim politik shtetit francez. Ai paralajmëronte se po të mos merreshin masa rrënjësore Shqipëria do të përballej me një përplasje dhe më tragjike se sa ajo e Rumanisë kur rrezoi Cusheskun. (« Le monde », 26 tetor 1990). Plenumi 12-të, i KQ i PPSH mbajtur më 6-7 nëntor 1990 shpalli se nuk do të lejonte pluraizmin politik, ndërsa organizatat e masave do të shpalleshin të pavaruara dhe do të kishin të drejtë të paraqisnin kandidatët e vet në zgjedhjet e Kuvendit Popullor. Ky ishte koncepti i regjimit komunist për pluralizmin politik në Shqipëri.
Me 8 dhjetor 1990 rreth orës 20.00-21.00 në qytetin Studenti filluan protestat studentore të udhëhqeura nga studenti Azem Hajdari të cilat do të conin në lejimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Me 11 dhjetor të këtij viti do të themelohej Partia Demokratike. Sali Berisha ishte i pari nga intelektualët shqiptarë që u bashkua me protestat e studentëve. Në të njëjtën kohë në Universitetin e Shkodrës (atëherë Instituti i Lartë Pedagogjik) zhvillohen protesta të fuqishme studentore të udhëhequra nga studenti i historisë Flamur Buçpapaj.
SHBA përshendesin lindjen e pluaralizmit politik në Shqipëri duke shprehur shpresën se vendi do të kryente reformat e duhura për t’iu bashkuar familjes së popujve në liri.
6.
Fundi i dhjetorit 1990 fillimi i janarit 1991 u shoqërua me një ngritje të pasigurisë dhe kaosit në vend. Me 11 janar mbahet i pari antimiting, gjatë një tubimi të PD në Tropojë. Grupe enveristësh kërkonin të përbysnin situatën në favor të tyre.
Me 8 janar filluan protestat e parë publike në shkollën e Bashkuar të oficerëve “Enver Hoxha“, ku më vonë do të përgattej edhe puçi i deshtuar ushtarak i 22 shkurtit. Me 30 janar Ramiz Alia nxjerr dekretin për mbrojten e monumeneteve.
Me 5 shkurt një grup i gjërë studenetësh të pakënaqur nga gjendja e mjerë ekonomike filluan protestat. Aty rreth mesnatës vendosin të krijojnë një komsion me në krye studentin Osman Stafa, etj. Ditën e tretë të protestës jep dorëheqje rektori i ILB Haxhi Aliko.
Me 6 shkurt në mesditë në sheshin Demokracia u organizia një miting më pak pjesëmarrje. Studentët e Tiranës.Që nga kjo datë deri me 18 shkurt në sheshin demokracia do të zhvillohej gjygji i parë publik ndaj Enver Hoxhës. Me 7 shkurt në tubimin e orës dhjetë, drejtuesit e studentëve parqesin një peticion të tyre.Në pikën katër të peticionit thuhej « në bazë të peticionit të hartuar nga studentët, pedagogët dhe punojësit e shkollave të larta të hiqet emri i diktatorit komunist Enver Hoxha nga UT dhe ai të quhet thjeshtë Universiteti i Tiranës. » Pika 8 e peticionit të studentëve të Tiranës shkruhej « të shfuqizohet dekreti i fundit për mbrojtjen e figurave historike.“
R.Alia i detyruar nga presionet e opozitës dhe të SHBA pranoi shtyrjen e zgjdhjeve parlamentare deri me 31 mars 1991. Në këtë kohë në Tiranë flitej për një grusht shteti që po përgadisnin ushtarakët. Në një intervistë dhënë Zerit të Amerikës Sali Berisha deklaronte se „kishte pëherë dhe me shumë shenja se Ministri i Mbrjtjes Kiço Mustaqi po përgatiste grusht shteit.“
17 shkurt u miratua komisoni i grevës së urisë të përbërë nga Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkëpia, Ilir Disadari, Ndue Lugja, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Arben Lika. Me 18 shkurt fillon greva e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës. Me 20 shkurt 1991 mbi 100 mijë vetë u mblodhën në sheshin „Skendërbej“ dhe rrezuan statujën e dikatatorit Enver Hoxha. Po atë ditë një dekret i leshuar nga A.Cracani thoshte : « meqë do të riorganizohet, Univeristeti i Tiranës nuk do të ketë më emrin e Enver Hoxhës. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. » Konservatorët stalinistë miratuan krijimin e një organizate të qujatur « Bashkim i i vullnetarve të të Enverit. », e cila u themelua me 12 shkurt e drejtuar nga Hysni Miloshi. Anëtarët e organizatës kërcënuan se „do rivendosnin monumnetin e dikatorit dhe se do të shpallnnin Vlorën kryeqytet të ri të Shqipërisë. »Pas 20 shkrutit autoblindat e ushtrisë dhe forcat speciale rrethuan Tiranën. Me 21 shkurt ndalohen disa turma njerëzish të cilët po vershonin drejt bllokut. R.Alia njoftoi krijimin e një qeverie të re, duke zevendësuar A.Carcanin me Fatos Nanon.Ai shpalli krijimin e një këshilli presidencial. Me 22 shkurt shpallet « Komisioni nismëtar për levizjen për mbrojtjen e institucionevevtë Popullit dhe atdheut »nga oficërë të pakënaqur të akademisë ushtarake në Tiranë. Krijohet ajo që quhet grushit i shtetit i shkollës së bashkuar ku mbetën të vrarë disa qytetarë të Tiranës.
7.
Vendi ishte përfshirëe në një kaos. Në ditët e para të marsit 1991 mbi 70 mijë shqiptarë zbarkuan në Itali
Në zgjedhjet e 31 Marsit 1991, Partia Demokratike u paraqit si një forcë kërcënuese për sistemin e vjetër. Fakti që për kandidatët e saj votuan zgjedhësit në qytetet kryesore të vendit, e sillte atë në mendjet e njerëzve si një forcë politike të së ardhmes.
PD nuk kishte ndonjë potencial ekonomik, as mjete të nevojshme për të përballuar makinerinë shtetërore të PPSH. Ajo ishte e paorganizuar mirë si dhe përballë manipulimve të hapura të PPSH. Partia në pushtet kontrollonte RTSH, dhe 90% të shtypit, ajo kishte në anën e saj policinë dhe sigurimin famëkeq. Partia Demokratike mbeshtetej vetëm nga Zëri i Amerikës të drejtuar nga Elez Biberaj. SHBA vazhdoi tëmbeshteste opoziten e re te drejtuar nga Partia Demokratike. Me 15 mars 1991 me ftesë të Departamentit të SHBA Berisha dhe Pashko vizitojnë Uashnigtonin për të marrë pjesë në në ceremoninë e nënshkrimit me rastin e rivendosjes së maredhënjeve diplomatike shqipatro-amerikane.
Ndërkohë në Shqipëri forcat e terrorit shtetëror nga dhjetori 1990 deri ditën e zgjedhjeve kishin vrarë mbi 20 veprimtarë dhe aktivistë të Partisë Demokratike, kishin burgosur dhe rrahur me qindra të tjerë. Megjithë këto fakte vëzhguesit ndërkombëtarë nuk përfillën shumë vërejtjet e opozitës për parregullësi. Vetëm SHBA-të shprehën shqetësimin e tyre se «mos zgjedhjet nuk kishin qenë krejt të liria dhe të ndershme.“ Janush Bugajski «Christian Science Monitor » (25.prill 1991).
Populli shprehu pakënaqësinë e tij për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve të 31 marsit. Me 2 prill në Shkodër sigurimi i shtetit për të frikësuar demokratët vret Arben Brocin, Nazmi Kryeziun, Bujar Bishanakun, Besnik Cekën, si dhe plagos rreth 70 pjesëmarrës të tjerë në një demonstratë paqësore në qender të qytetit të Shkodrës.
Parlamenti pluralist zgjedh Ramiz Alinë president të ri të vendit me 172 vota, ndërsa rivali i tij socialist kryeredaktori i ZP-së, Namik Dokle merr vetëm 2 vota. Alia ngarkoi Fatos Nanon që të krijonte qeverinë “Nano dy.”
Askush në Shqipëri dhe aq më pak në Perëndim nuk mendonte se PPSH dhe qeveria e saj e deshtuar do të mund të çonte vendin përpara. Shqipëria ndodhej në prag të rrënimit të plotë. Reformat e paraqitura nga Nano mbetën në letër. Me 29 prill 1991 parlamenti miratoi paketën Kushtetuese, pasi kishte hedhur poshtë një variant, siç thoshte Abdi Baleta «komunisto-ushtarak» të propozuar nga PPSH në dhjetor 1990.
Me 15 maj 1991 Sindikatat e Pavarura me mbështetjen e PD-së, shpallën grevë të përgjithshme. Në fund të majit të vitit 1991 Sali Berisha kryen një vizitë në SHBA. Ai duke folur para Komisionit të Kongresit Amerikan për bashkëpunimimin dhe sigurinë me Europën mes të tjerash kërkoi «ndihmë humanitare të menjëhershme për Shqipërinë». Berisha bëri thirrje për pjesëmarrjen më të gjërë të SHBA për ripërtëritjen e ekonomisë shqiptare». Ai tha para autoriteteve të Kongresit amerikan se « populli shqiptar ushqen ndjenja të vjetra miqësie për popullin amerikan, prandaj në këto kohë të vështira kërkon ndihmën dhe mbështetjen e tij». («RD» 29 Maj 1991).
Në fillim të qershorit 1991 Fatos Nano detyrohet të deklarojë se «qeveria ka falimentuar dhe nuk i përmbush dot kërkesat e punëtorëve grevistë».
Më 4 qershor, partitë politike arritën marrëveshje për krijimin e një qeverie të re nën drejtimin e socialistit Ylli Bufi. Ajo qe konsideruar si një qeverisje e përkohëshme koalicioni mes komunistëve dhe demokratëve. Koalicioni shpresonte të siguronte mbështetje dhe ndihma të domosdoshme nga jashtë si dhe të ulte tensionin e lartë politik në vend. Partia Demokratike mori pjesë në këtë qeveri duke marrë shtatë portofole. Nënkryetari i PD-së, Gramoz Pashko, u zgjodh zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Genc Ruli, ministër i Financave, Perikli Teta, ministër i Mbrojtjes, Preç Zogaj, ministër i Kulturës.
Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhejms Bejker, më 22 Qershor 1992 vjen në Tiranë me fetsë së kryetarit të PD-së dhe opozitës Berisha. Pritja që populli shqiptar i bëri ministrit të Jashtëm të Xhorxh Bushit ishte e jashtëzakonshme. Një javë më parë, studentët dhe populli i kryeqytetit për nder të vizitës së tij kishte hequr bustin e Leninit para Hotel “Dajtit”. Bejker, duke folur para disa qindra mijëra shqiptarëve në Sheshin “Skënderbej” tha se „ndihma amerikane do të ishte e kushtëzuar nga hapat konkretë që do të bënte Shqipëria drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut”.Në fjalën që mbajti para Kuvendit të Shqipërisë, Bejker tha se vizitën e tij në Tiranë e kishte bërë me ftesën e Berishës. Bejker akordoi 6 milion dollarë ndihma për Shqipërinë, shumë të cilën do ta ironizonin qysh të nesërmen socialistët nëpërmjet gazetës së tyre “ZP”. Gjatë viteve në vazhdim, SHBA do të ishin mbështetësit kryesorë të shqiptarëve dhe reformave të ekonomisë së tregut të lirë në vend.
8.
PPSH-së po i shkiste toka nën këmbë. Ajo i kishte humbur të gjitha betejat si brenda, ashtu edhe jashtë. Në këto rrethana, Ramiz Alia vendos ndërrimin e emrit të partisë së vjetër, me shpresë se do t’u përshtatet zhvillimeve të reja si dhe do t‘u ikte përgjegjësive të PPSH-së dhe Enver Hoxhës për rreth 50 vjet diktaturë dhe krime në Shqipëri. Më 10 Qershor 1991, mblidhet Kongresi i 10-të i PPSH-së. Kongresi mori dy vendime. Së pari, ndërrimin e emrit nga PPSH në PS dhe së dyti, zgjedhjen e Fatos Nanos kryetar i PS. Nano sapo kishte dhënë dorëheqje nga kryeministër i vendit, i detyruar nga greva e përgjithshme e punëtorëve shqiptarë. Më 12 qershor, kryeministri i Qeverisë së Stabilitetit, Ylli Bufi, paraqiti në Kuvend programin e tij. PD dhe Berisha akuzojnë sigurimin që qëndronte pas këtyre shkatërrimeve dhe plaçkitjeve barbare në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativvat bujqësore. Qeveria Bufi ishte e paaftë jo vetëm të rindërtonte besimin dhe shpresën, por as të shpërndante ndihmat ndërkombëtare. Në Shtator 1991, qeveria shqiptare arriti në një marrëveshje me qeverinë italiane «për të mbikqyrur dhe shpërndarë ndihmat humanitare». Rreth 1000 ushtarë italianë erdhën në Shqipëri. Socialistët e shihin Italinë si aleatin e tyre strategjik ndërsa për demokratët aleati strategjik i shqiptarëve ishin SHBA-të.
Qeveria e Stabilitetit dukej qartë se kishte dështuar. PD dhe Berisha vendosin që të rifillojnë protestat. Më 14 shtator, rreth 70 mijë vetë protestojnë në sheshin “Skënderbej». Të tre partitë opozitare (PD, PR dhe PSD), nën drejtimin e PD-së, organizojnë protestën. PD kritikon bllokimin e reformave dhe në mënyrë të veçantë abuzimet me privatizimet e para në vend. Në fakt, PS po shfrytëzonte qenien e PD në qeveri për të fajësuar atë edhe për varfërinë, kaosin, mjerimin dhe zinë, që kishte pllakosur vendin.
Më 26 Shtator 1991, do të mbahej Kuvendi i parë i PDSH. Berisha që ishte figura më e padiskutueshme në PD, i mbështetur nga delegatët, studentët dhe ish-të dënuarit politikë, u zgjodh kryetar i PDSH me 499 vota pro, ndërsa rivalët e tij për këtë post Nertian Ceka dhe Azem Hajdari morën nga 77 dhe 7 vota. Në ILP Shkodër, sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”, studentët të drejtuar nga Flamur Bucpapaj paraqesin kërkesat e tyre ku mes të cilave kërkohej dalja e PD-së nga Qeveria e Stabilitetit si edhe largimi i Presidentit komunist Ramiz Alia.
Në Nëntor 1991, kryeministri Ylli Bufi kthehet duarbosh nga një vizitë në SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit nuk denjoi ta priste Bufin, qeveria e të cilit pas një muaji do të rrëzohej.
Më 26 nëntor, në Tiranë mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së me pjesëmarrjen edhe të grupit të deputetëve të kësaj partie. Nga mbledhja u publikua një ultimatum drejtuar Ramiz Alisë, në të cilën kërcënohej se PD do të tërhiqej nga qeveria në qoftë se nuk do të realizoheshin kërkesat e saj deri më 3 dhjetor. Më 4 Dhjetor 1991, PD vendos të dalë nga qeveria.
Më 6 dhjetor mblidhet në Tiranë Kuvendi i Parë Kombëtar i Studentëve të universiteteve të vendit. Një rezulotë e këtij Kuvendi i jepte mbështetje PD dhe Berishës për daljen nga qeveria e koalicionit me komunistët dhe vazhdimin e përpjekjeve për imponimin e zgjedhjeve të reja dhe largimin e tyre nga pushteti. Më 4 dhjetor, e veja e diktatorit ishte arrestuar. Komunistëve po u mbarohej çdo shans. Ramiz Alia detyrohet të shpallë zgjedhjet e reja më 22 Mars 1992 si dhe krijimin e një qeverie teknike nën drejtimin e Vilson Ahmetit, ish-ministër i Ushqimit. Qeverisë teknike iu ngarkua për të zgjidhur dy detyra. Së pari, rivendosjen e rendit dhe të sigurisë në vend si dhe përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
9
PD dukej e vendosur për fitore. Nën drejtimin e Berishës, ajo ishte forcuar dhe shtrirë në të gjithë territorin e vendit ku kishte siguruar një përkrahje të madhe. Pas shumë diskutimesh mes PD dhe PS-së, sistemi zgjedhor u vendos të ishte mazhoritar me përqinje proporcionali. Ligji i mëparshëm parashikonte 250 vende në parlament, ndërsa ligji i ri parashikonte 100 zona zgjedhore me konkurim të drejtpërdrejtë. Rreth 40 vende do të ndaheshin nga proporcionali.
Në prag të zgjedhjeve të 22 marsit vendi dukej pa rrugëdalje. Komunistët po largoheshin nga pushteti, duke u lënë pas demokratëve një tokë të djegur. Papunësia ishte e plotë, ndërsa inflacioni mbi 400%. Në treg mungonin edhe ushqimet më të domosdoshme si buka, vaji dhe sheqeri.
PD shihej si e vetmja shpresë për të nxjerrë vendin nga kriza dhe ecur përpara jo vetëm nga populli shqiptar, por edhe nga ndërkombëtarët. Ambasada amerikane në Tiranë e drejtuar nga ambasadori Uilliam Ryerson dhe zëvendësambasadori Cristofer Hill mbështetën fuqimisht proçesin e demokratizimit dhe të reformave në vend. «Ata bënë presione të forta diplomatike mbi komunistët», (E.Biberaj “Shqipëria në tranzicion”, faq.2004). Instituti Kombëtar Demokrat (NDI) dhe Instituti Ndërkombëtar Amerikan (IRI), u dhanë partive politike ndihmë. Ata bënë disa kualifikime parazgjedhore si dhe ndihmë të natyrës teknike, pasi në vend kishte shumë pak përvojë në përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
PD doli në zgjedhje me një program të plotë reformash, të cilat synonin ndërtimin e shtetit ligjor si dhe dhënien fund të ekonomisë së centralizuar, rivendosjen e rendit dhe të qetësisë si dhe integrimin euroatlantik të vendit.
PD e udhëhequr nga Berisha bëri një fushatë të paparë jo vetëm në Shqipëri, por askund tjetër në Europën ish-komuniste. Lideri demokrat diti të vendoste unitetin dhe të ruante balancat brenda grupeve në parti, sado që në radhët e veta kishte njerëz me interesa të ndryshme, por që i bashkonte urrejtja ndaj komunizmit. Fronti antikomunist ishte forcuar. PD dhe opozita ishin superiorë dhe me një përkrahje të padiskutueshme perëndimore. Brenda një viti Berisha kishte vizituar dy herë SHBA-të, ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Bejker, me ftesë të tij kishte ardhur në Tiranë më 22 Qershor 1991.
Nga ana e tyre, socialistët u përpoqën të propagandonin si mbështetje ndërkombëtare marrjen e teserës së PSSH nga kryeministri italian Betino Kraksi. Zgjedhjet u vëzhguan nga disa qindra vëzhgues të huaj. Ata u konsideruan si të lira dhe të ndershme sado që u shoqëruan me presione, vrasje dhe terror ndaj veprimtarëve të PD-së. Në fund të zgjedhjeve PD kishte fituar 92 vende ose 65.7%, PS 38 vende ose 27%, PSD 7 vende ose 5%, PBDNJ 2 vende ose 1.4%. PR nuk fitoi asnjë vend. Lideri demokrat Sali Berisha, në konferencën e parë për shtyp, foli për vizionin e PD-së, për një Shqipëri të re të integruar në Europë. Më 3 prill 1992, Presidenti komunist Ramiz Alia njoftoi dorëheqjen, siç tha ai‚ “për të mirën e Atdheut”. Më 9 prill 1992, me 96 vota pro dhe 35 kundër, Sali Berisha u zgjodh President i ri i vendit. Më 10 prill, Berisha dekretoi Aleksandër Meksin të krijonte qeverinë e parë demokratike. Ndërkohë që në postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë ishte zgjedhur Pjetër Arbnori. Më 16 Prill 1992, Konferenca Kombëtare e PD zgjedh në postin e kryetarit të partisë si pasardhës të Berishës, Eduard Selamin, deri atëherë sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie. Selami mori 411 vota nga 485 gjithsej, ndërsa Azem Hajdari dhe Arben Imami, të dy kandidatë për kryetarë, u zgjodhën nënkryetarë të Partisë.
Shqipëria tashmë kishte një klasë të re politikanësh në udhëheqje, si dhe institucione shtetërore të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Shqipëria me mbeshtetjen e fuqishme të SHBA dhe BE do të linte pas të kalurën e izolimit dhe varfërisë duke shnëuar hapa domethënës në reformat e ekonimsë së tregut.

Artur Zheji: Nga Henri Çili mora 120 mijë euro rrogë, ja pse u largova nga ai


Artur Zheji: Nga Henri Çili mora 120 mijë euro rrogë, ja pse u largova nga ai

KATUNDI I HELMUAR SHQIPTAR DHE CA TE VERTETA
Nga Artur Zheji
Presioni është i madh. Zagarëria e paguar e mbrojtjes së kryeministrit ka dalë nga ferra dhe kërkon të demoralizojë, qëndrimet publike të miat dhe të të tjerëve, kundër Plehrave dhe kundër shumë marrëzive të tjera të keqqeverisjes.
Që të qetësohen ata që më duan dhe më rezulton që kam fatin e mirë, që janë shumë, shumë më shumë se delenxhinjtë, që sot janë pa kauzë dhe kanë vetëm gëlbazë në vend të trurit, mua, nga zhgaravinat e tyre, nuk më ndodh asnjë turbolencë, më rri ora rrumbullak, 12.00!
Sepse, ata që mund të më prekin dhe mund të më lëndojnë, janë vetëm ata që mund të dua dhe mund të kem respekt dhe miqësi, por për zagaravitësit, që mbushin kopenë e gjahut të kryeministrit, nuk kam asnjë ndjeshmëri. Madje, shkrimet e tyre, sidoqë të ujdisen dhe të rrjedhin qelb dhe gëlbazë, specialitet tematik ky mjaft i njohur në vite, jo vetëm që nuk më cekin, porse sjellin ndoshta në fund të fundit, vetëm mbarësi.
Për këtë, është madje dëshmitar dhe udhërrëfenjës vetë kryeministri ynë, që marrtë edhe nga ditët tona. I masakruar edhe ay, nga zagarëria, për koinçidencë shpesh po e njëjta, më keq se askush dhe me rekorde të paarrira nga të tjerë. Me lakuriqësira, bythënxjerrje dhe bythëzbulime në grup, pabesira dhe ndohtësira nga më të ndryshmet, por ja, morri hov dhe ja ku është djali, kryeministër! Madje, duke u dhënë dhe duke u shpërndarë sot, ay, i kafshuari i djeshëm, kocka pikërisht atyre që dikur e kafshuan dhe e shqyen gazetave e portaleve, por pa dobi.
Tani një sqarim për jo zagarërinë, që ndoshta do të sqarohet.
E para, në lidhje me botuesin Çili, që e bënë enkas kaq të madhe, për një shënim redaksie, dhe padyshim që kjo më miklon, madje është frymëzuese, nuk kam punuar asnjëherë për 7 vite rresht si drejtor i mediave Mapo. Por kanë qenë në drejtim, vetëm 2 seanca kontraktuale. E para në vitin 2012, që zgjati vetëm 8 muaj. Dhe e dyta, në fillim vitin 2014, deri në fund të vitit 2016.
Kështuqë nuk kanë qenë asnjëherë kaq shumë vite, sa thotë halabaku.
E dyta, për sa i përket, rrogës sime, për aq kohë sa kam qenë drejtor, duhet të trishtoj ata që s’më duan, por rroga ime, ka qenë mjaft më e madhe se 8 milion lekë të vjetra në muaj. Porse hiç më pak se rreth 120,000 euro bonuse në vit, plus shpenzimet, disa pak milionë lekë të vjetra në muaj, me sa më kujtohet. E tillë ishte oferta dhe nuk e refuzova.
E treta, nga mediat Mapo, nuk jam larguar për çështje page apo kontrate, në terma financiarë. Por për arsye krejt të natyrshme, bindjesh të ndryshme me ato, tepër liberale të botuesit Çili. Dhe ky nuk është asnjë turp dhe asnjë kompleks për palët. Bën pjesë në normalitetin, e marrëdhënieve botues-drejtor, në një shoqëri të civilizuar, gjë të cilën, me Çilin, ndryshe nga mjaft botues nursëzë, ishte fare e mundshme të kishe marrëdhënie civile, madje edhe mjaft shoqërore dhe gazmore.
Është krejt tjetër gjë, qëndrimi si një marrëdhënie njerëzish të lirë të medias, mbas mbarimit pothuajse prej një viti të marrëdhënieve tona kontraktuale. Atë qëndrim gjykues, që unë kam shprehur në lidhje me shkrimin e Çilit dhe jo për Çilin si individ, që dikush apo disa e kanë mbiquajtur si një hakmarrje, është thjesht vazhdim i lirisë për të shprehur pa fyerje dhe gëlbaza, një mendim ndryshe, në lidhje me një mendim tjetër, që është botuar, pikërisht për tu gjykuar.
Por lepuri fle gjetkë!
Sot Rama kërkon njëkohësisht, edhe mbështetës, edhe sharës publikë, që të turbullojnë ujërat e qelbura të pushtetit të tij që ka marrë erë.
I kërkon ata me çdo kusht dhe me çdo çmim, sepse është në kuotën më të ulët të pëlqyeshmërisë si kryeministër, përpara opinionit publik.
Merobazëria, që është aq inteligjente, sa të mos afishohet në mburrje të hapur të Ramës, aq më tepër në derexhenë e sotme, merr përsipër atë zanat që di më mirë. Sharjen, gëlbazën, gënjeshtrën, dhe kafshimin ndaj atyre që shqetësojnë sot, bossin e tyre bujar.
Ironia është se xhungla shqiptare është plot me kriminelë aktivë dhe me pushtet dhe që bëjnë dëme reale në shoqërinë tonë, por merobazëria, as nuk i sheh dhe as ka ndërmend ti shohë e të shkruajë për ta.
Janë plot e përplot ata, që grabisin çdo ditë xhepat e shqiptarëve, mirëpo merobazëria, ka marrë urdhër e porosi, të merret me një koleg e gazetar, që krimin e vet më të madh, ka të shkruarit!
Mirëpo ja që zbulohet me këtë rast, që shkrimet dhe opinionet, e shqetësojnë bossin Rama! Dhe nuk turren mbi kriminelët, zhvatësit dhe grabitqarët e sotëm, që duan të sjellin Plehra në Shqipëri, apo që u vdesin nëna e foshnja njëherësh nëpër spitale, po turren mbi opinionistin Zheji! Sepse kështu do bossi!
Dhe ky është problem i problemeve. Ky dhe është kulmi i molepsjes! Turren ndaj një shkrimtari dhe ndaj një gazetari dhe nga ana tjetër, sillen pa dinjitet dhe si jo kërbishtorë, përpara të dërguarve të pushtetshëm të kryeministrit, që u sjellin zarfet përkatëse.
Mirëpo edhe zarfesjellësit flasin, aq më tepër kur janë biznesmenë të shquar të ndërtimit, të ilaçeve, të spitaleve, të universiteteve private dhe të fushave të tjera më pak të fisme. Për rastësi, disa prej tyre, miq të përbashkët, të disa miqve të tjerë të përbashkët.
Por çështja nuk janë këto kategori kalemxhinjsh dhe gëlbaza e tyre. Që në fund të fundit, e dimë të gjithë, që në thelb, kanë një jetë plot halle dhe që, megjithëse kanë njëfarë talenti nën lëkurë, janë në jetën e tyre personale, krijesa të trishtuara.
Çështja nuk janë ata, të cilët, pasi të lexojnë këto rradhë, do të turren duke ndyrë gojën dhe penën e tyre, ndaj meje. Sifoqoftë pa i lëvizur dot akrepat e orës sime nga pozicioni 12.00.
Çështja është se kryeministri që kemi, përtej pritshmërive të kohëve të para, po e zhyt Shqipërinë në kaosin e problemeve të mëdha, të cilat po përshkallëzohen në mënyrë dramatike.
Dhe prandaj është ndoshta hera e fundit që merrem me këta të trishtuar, që as ata vetë nuk e dinë, se sa të trishtuar ata janë.

Raporti sekret për kanabisin, Tahiri sulmon Zhejin: Lajmi fsheh interesa politike dhe kriminale

Ministria e Brendshme ka reaguar pas lajmit të publikuar në portalin “360 gradë” që drejtohet nga Artur Zheji për ekzistencën e një raporti i cili sipas portalit, është përpiluar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHBÇA) dhe që vë në dukje problemin që ka vendi ynë në prodhimin e kanabisit.
Ministria e Brendshme hedh poshtë ekzistencën e këtij raporti, duke theksuar “se qëllimi i fabrikimit të këtij lajmi, fsheh interesa personale, politike, por që në thelb mbeten interesa të paligjshme e kriminale”.
Ndërkohë që Artur Zheji me qëndrimet e tij editoriale është mjaft pranë LSI-së.

Raporti sekret për kanabisin, Tahiri sulmon Zhejin: Lajmi fsheh interesa politike dhe kriminale
Deklarata e plotë e Ministrisë së Punëve të Brendshme
Lidhur me lajmin e publikuar në median online “360grade.al” e më pas rimarrë edhe nga portale të tjera, mbi ekzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Ai që është cilësuar si raport sekret, është vetëm vazhdim i “dokumentave” të fabrikuara e të sajuara qëllimisht‎ për të shpifur e hedhur baltë mbi punën e Policisë.
Raporte të tilla të ngjashme të fabrikuara më herët edhe nga redaksi të tjera lajmesh, dalin përtej misionit të medias për informim të publikut, pasi tentojnë të kthehen në “armë” me synim goditjen e policisë dhe punën e saj.
MPB deklaron me përgjegjësi edhe njëherë se një raport i tillë, botuar në median online, nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston.
Ministria e Punëve të Brendshme beson se qëllimi i fabrikimit të këtij lajmi, fsheh interesa personale, politike, por që në thelb mbeten interesa të paligjshme e kriminale.
MPB përsërit se rezultatet kundër drogës janë prova e vërtetë e vullnetit dhe punës së Policisë së Shtetit. Një tjetër provë e kësaj dëshmie, është besimi i palëkundur i partnerëve ndërkombëtarë.
Duke mbetur në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar që nevojitet për të përmbushur çdo standard për transparencë, MPB-ja i bën thirrje medias të verifikojë zyrtarisht informacionet përpara publikimit të tyre.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...