Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/23

Greqia shtet i shqiptarëve

Origjinat e shtetit helen. Kur Janina e populluar me shqiptarë rivalizonte Stambollin. Suliotët e pamposhtur në tokë dhe arvanitasit të pamposhtur në det

luli-2

Sot ka shumë njerëz që besojnë se periudha e sundimit osman ishte vetëm një parantezë në historinë greke dhe që në thelb asgjë nuk kishte ndryshuar për 400 vjet, por në realitet në këtë periudhë ka pasur ndryshime të mëdha në nivele të ndryshme në shoqëri, ekonomi, demografi. Zhvillime që kanë ndikuar jo vetëm tek revolucioni kombëtar, çlirimtar grek i vitit 1821, por edhe në Greqi sot.

Ka pasur ndryshime të mëdha në historinë e shtetit grek duke nisur qysh në vitin 1821, pas katër shekujsh në skllavëri populli u zgjua kundër pushtuesit. Në të vërtetë origjina e ndryshimit është më herët. Në vitin 1570, defteri grek tregon se fshatra grekë si ai Panajasë, kishin kaluar mbi 100 vende, ndërsa shqiptarët kishin themeluar fshatra të reja. Shumë vite më vonë, Janina e vitit 1800 e populluar me shqiptarë rivalizonte me Stambollin dhe ishte e populluar me shqiptarë. Për të arritur në këtë përfundim janë kryer studime të hollësishme në varrezat greke nga arkeologët dhe janë studiuar edhe rregjistrat e kohës osmane.

Një dokumentar jep detaje historike të rëndësishme që flasin për drejtimin e shtetit grek nga shqiptarët. Ndiqni më poshtë të plotë këtë film dokumentar i përshtatur edhe në gjuhën shqipe.



Marin Mema: Tani që njohu Çështjen Çame, do ta shpallin grekët Non Grata BE-në?!

Reagon gazetari shqiptar që është shpallur person i padëshirueshëm në Greqi: 
E verteta historike vonon, por nuk harron!

marin-mema

“Po tani që edhe BE-ja e njohu Çështjen Çame do t’i shpallni edhe ata të padëshirueshëm (Non Grata)?”, është ironia e gazetarit Marin Mema, i shpallur si person i padëshirueshëm në Greqi për shkak se ka realizuar dokumentarë me temë të lidhur me Çështjen Çame. Përmes një mesazhi në facebook, Marin Mema thekson ndër të tjera: “E vërteta historike vonon, por nuk harron! #ÇameriaKerkonDrejtesi. Ja pra që e vërteta historike nuk është nacionalizëm qorr, siç kërkuan shpesh ta shisnin!! Historia është boshti që lidh të shkuarën me të ardhmen. Po tani çdo të thonë? Ahhh po harrova edhe BE-ja, ashtu si unë dikur, është e “sëmurë” nga mendimet revanshiste dhe jo të mbështetura në fakte.”

Letër nga Amerika:Shkruan Profesor.Dr.Eshref Ymeri

Bashkëbisedim me moderatorin e ,,Agjencionit Floripress "Zt.Flori Bruqi


Image result for eshref ymeri


Shkruan Prof.dr. Eshref Ymeri

I dashur Flori,

Në faqen e internetit "VOAL" të moderatorëve me emër në publicistikën atdhetare kombëtare, Skënder dhe Elida Buçpapaj, lexova artikullin e gazetarit të talentuar Marin Mema, me titull "Hesht Enverushkë! Unë jam shqiptar Kosove", të botuar më 17 tetor 2016.


Image result for marin mema


Përmes Portalit tuaj, dëshiroj t'i drejtohem zotërisë Marin Mema me letrën e mëposhtme:

I dashur Marin,

Artikullin tuaj e lexova me një frymë dhe u emocionova tej mase.

Një artikull me një frymëzim të jashtëzakonshëm.

Ju përshëndes dhe ju shpreh përgëzimet e mia më të mira për formimin tuaj të shkëlqyer nacionalist.

Ju jeni një intelektual i ri që keni një brumosje shembullore për të gjithë brezin e ri të kombit shqiptar.

Dikur kam lexuar në internet për qëndrimin shovinist që kanë mbajtur ndaj jush autoritetet greke, kur ju, si gazetar i kanalit televiziv "Top Channel", donit të pasqyronit realitete nga hapësirat e Çamërisë.

Politika greke, i dashur Marin, ka qenë, është dhe do të vazhdojë të mbetet armike e betuar e kombit shqiptar, deri atëherë kur trojet tona etnike, që nga Tivari deri në Prevezë, të ribashkohen në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur.

Ju jeni biri i Kolonjës, i asaj vatre të ndezur shqiptarie, ku lindën dhe u rritën figura të shquara të nacionalizmit shqiptar.

Prandaj edhe e ndieni veten bir të çdo treve shqiptare që ju e përmendni në artikullin tuaj.

Enverushkat që ju u çirrni maskat në artikullin tuaj, janë shërbëtorë besnikë të grekosllavizmit, para të cilit kanë shtruar kurrizin që më 08 nëntor 1941.

Prandaj edhe e braktisën Çështjen Çame, sollën në Tiranë guvernatorin grek Janullatos dhe Shqipërinë e Jugut na e ndotën me varreza dhe me memoriale për ushtarët agresorë grekë.

Madje, siç doli edhe nga fjala e Ilir Metës pas vizitës në Athinë, i shoqëruar tërësisht nga deputetë të minoritetit grek, pa asnjë deputet të komunitetit çam në përbërje të delegacionit, pritet që Shqipëria e Jugut të ndotet përsëri edhe me varreza të tjera ushtarësh agresorë grekë.

Ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën për atdhetarizmin tuaj të kulluar.

Eshref Ymeri

Kolumbus, Ohajo

23 tetor 2016


Hesht Enverushkë! Unë jam shqiptar Kosove 



marin-mema-780x439

Nga Marin Mema 


Une jam shqiptar Kosove sepse stergjysherit e mi kane dhene shpirtin per kete vend . Une jam shqiptar kosove sepse stergjysherit e mij nuk shihnin kufij mes Shqiperise. Une jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element te masakrave te tmerrshme te bera mbi vellezerit e motrat e mija kosovare ! Une jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zeken, Hasan Prishtinen, Isen e madh, Azem e Shote Galicen, Sulejman Vokshin, Idriiz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Deline, Shaqir Smaken e shume te tjere. Ata jane heronj per mua !! Ata kane nje gjak me mua !!! Une jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shume te tjere, luftuan per te njejtin flamur, sepse ne shpirtin e tyre ishte i njejti vrull si burrat e qemoti !!!

Une jam shqiptar Kosove sepse kurre nuk do te pranoj qe historine te ma beje ndonje burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjeter. Une jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk behet uje, sepse gjakun edhe pse une jam nga Kolonja e kam te njejte me çdo shqiptar kosove !! E kete nuk e ndalon askush !!

Nuk prishet e perçudnohet historia sepse disa tuafer ( me qellim) duan te ngrene pengesa e biles edhe”arme” moderne duke ndezur armiqesi mes te njejtit komb.!! Nuk dua te di nese ne pushtet eshte Edi apo Lulzimi (sepse per çeshtjen kombetare nuk ka te majte e te djathte, nuk ka as flamuj politike), por ate qe s’mundet ta ndaloje askush nga keta BURAT me nje R eshte te qenit shqiptar, te menduarit bashke, te ecurit bashke, drejt nje historie qe do apo s’do Enverushi eshte e perbashket !!

Historia nuk eshte loder, nuk eshte telekomande ku çdo kush mund te shtype stacionin qe deshiron, por eshte identitet, pasion, ndjenje, eshte gjak, eshte e mbetet HISTORI !! Ndaj shpesh eshte me mire te heshtesh se te broçkullisesh !! Hesht Enverushke eshte me burrerore se te hollosh zerin e te besh si burre ! Ti nuk behesh kurre burre duke mohuar historine !!

Une e kuptoj se te jesh pushtetar si keta, nuk te intereson identiteti kombetar, por kjo s’do te thote se ne, njerezit e thjeshte duhet te hapim rruge, e te lejojme keta pseudoshqiptare te hapin goje e te nxjerrin te vjella antikombetare !! Historine e bejne burrat e jo gjysme burrat !! Une jam shqiptar kosove dhe i tille do te mbetem !!! Ndaj Enverusherit dhe gjithe çeta pas tij duhet te kafshojne gjuhen nese nuk u pelqen, duhet ta bejne me zorr, sepse fatin e shqiptareve te Kosoves nuk e vendos askush tjeter perveç historise qe ka dritheruar çdo shtepi ne ate toke !! I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsite , i ndjeni ??? E pra ato jane shpirtera, shkuan per te qene te lire, e jo per tu drejtuar nga askush qe per interesa personale shpik, mohon, hedh poshte, shkel identitetin, siç po bejne ca nga pushtetaret xhepa plote e shpirt te boshatisur !!! Une jam shqiptar kosove e kete s’ma ndalon askush !! Historia eshte per burrat e jo per dallaveraxhinjte !!

PS : Kush u merzit le te kerkoje yjesine ne qiellin blu per hir te pushtetit te disave… Ne te tjeret nuk kemi ndasi , perkundrazi jemi shqiptare Kosove, Çamerie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice , Shkupi e keshtu me rradhe !! Jemi shqiptare!!!




Sondazhi i Artur Zhejit/ PD fiton 75 përqind të votave

zheji_4

Gazetari Artur Zheji, ka publikuar sot në faqen e tij online rezultatet e një sondazhi 7 ditor, i cili ka dhënë shifra befasuese.

Sipas sondazhit të Zhejit, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, për Partinë Demokratike do të votonin 75 përqind e pjesmarrësve në sondazh. Ndërsa PS renditet e dyta, me 14 përqind, vetëm 2 përqind më shumë se LSI, e cila vjen e treta.

Mesa duket lexuesit e Artur Zhejit janë në sinkron me opozitarizmin e shfaqur së fundi nga vetë Zheji dhe faqja e tij online.

Më poshtë sondazhi i paraqitur grafikisht:


sondazhi-zheji

Berisha vlerëson Nanon dhe i kujton Ramës protestat e “Mjaft”

berisha-nano
I pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, ish-kryeministri Sali Berisha tha se i njihte atij disa merita.
“Fatos Nanos i njoh meritën e padiskutueshme të një reforme të Partisë Socialiste. PS deri në atë kohë ishte parti leniniste Ai nga anëtar i thjeshte u bë kryetar dhe me të PS u bë një parti tjetër.
Së dyti ai bëri rotacionin e pushtetit. Ai dha dorëheqjen. Pranoi humbjen dhe u largua. Nuk e kam bërë asnjëherë gjahun e tij. Nuk e kisha qëllim pasi erdha në pushtet” – tha Berisha.
Berisha pranoi edhe një fakt se në vitet 2004-2005 ka bashkëpunuar me Edi Ramën përmes organizatës “Mjaft” për të rrëzuar nga pushteti Kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano.

Irani paralajmëron Shqipërinë: Mos u shqetësoni për plehrat, por për terroristët që importoni

muxhahedin-640x360

Irani akuzon Shqipërinë për shkelje të rëndë lidhur me çështjen e pranimit të muxhahedinëve, të cilët i cilëson si grupim terrorist. Sipas Radio Iranit, Tirana bashkë me plehrat po importon edhe terroriste.
“Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?
Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?
Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?
Çfarë është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?
Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfëra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?
Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!
Duke lënë anash çështjen se qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.
Me fjalë të tjera, pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!”, thekson në shkrimin redaksional Radio Irani.

Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha: Loja me afatet e masterit, po i çon studentët drejt privatit!


Ish-kryeministri Prof.Dr.Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook, shqetësimin e një studenti për datën e regjistrimit në programin master, pasi afati për këtë është lënë një ditë para mbrojtjes së diplomës.

STATUSI I BERISHES:

Studenti dixhital denoncon:

Korrupsionin e ministres se arsimit, “miss Korrupsionit” dhe bosit te saj Rama me masterat dhe doktoratat. Ai tregon mekanizmin se si i detyrojne te shkojne te intersuarit drejte universiteteve te klienteles.

Keshtu, ministria per universitetet publike cakon nje afat 4 ditor per t’u regjistruar per master ne universitetet publike nderkohe qe per pirvatet nuk ka afat kohor.

Por jo vetem kaq, por miss Korrupsioni i arsimit e cakton si dite te fundit te afatit te regjistrimit nje dite para mbrojtjes se diplomes çka e ben rregjistrimin te pamundur pasi per t’u regjistruar kerkohet mbrojtja e diplomes.

Keshtu qe ata qe nuk arrijne te regjstrohen ne afatin 4 ditor, dhe siç shihet nuk rregjistrohet dot asnjeri se nuk ka dhene provimin e diplomes, kane si alternative te vetme Unversitin Kristaq Rama apo ndonje tjeter si ai kundrejt nje takse prej te pakten 6000 euro per çdo master qe ndahet se bashku me Ramen! sb

“Pershendetje, doja te beja nje denoncim ne lidhje me aplikimin per masterin shkencor ne UPT-FTI .

MInistria e arsimit ka nxjerr nje lajmerim ne dt:07.10.2016 http://www.arsimi.gov.al/…/…/Udhezimi_nr_24_dt_7_10_2016.pdf ku lajmeron se nga dt:07 tetor deri ne dt 12 tetor behet aplikimi per master, por sekretaria mesimore nuk ka marre mundimin ta publikoj ne site e shkolles : fti.edu.al Krahas kesaj mbrojtja e diblomes tek fakulteti i teknologjise se informacionit behet ne daten 13 tetor, pra mbas afatit te aplikimit. si mund te regjistrohem un kur akoma skam mbyllur diplomen? Eshte neglizhenc e ministris apo shkolles? (jam student i rregullt i vitit shkollor 2013-2016 qe i mbylla provimet ne vjeshte)”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...