Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/26

Rriten shqetësimet në prag të nisjes së punës së Gjykatës Speciale



Përfaqësuesit politik nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk i fshehin rezervat që kanë në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e luftës.Shqetësimi më i madh i tyre ka të bëjë me, siç thuhet, “rrezikun nga ndikimi politik i vendimeve që mund të merren në këtë Gjykatë” e cila kryesisht pritet t’i trajtojë rastet e krimeve të dyshuara të luftës, ku protagonistë kryesor do të jenë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës ishin pajtuar për themelimin e kësaj Gjykate, shqetësimet janë në rritje, sidomos tani, kur disa ish-komandantëve dhe figurave të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu konfirmua dënimi nga organet vendore të drejtësisë, çka e shtyu Kuvendin e Kosovës të thërras një seancë të jashtëzakonshme për të enjten, në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së.

Infrastruktura juridike e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë tashmë është ndërtuar, përfshirë këtu aprovimin nga Kuvendi i Kosovës të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Holandës për rivendosjen e kësaj gjykate në Holandë.

Mirëpo ende nuk dihet saktë se kur do të nisin punën dhomat e specializuara në Kosovë. Disa nga Deputetët e Kuvendit të Kosovës konsiderojnë se fillimi i punës së kësaj gjykate mund të paraqes problem për sistemin e drejtësisë.

Deputetja Albulena Haxhiu, Kryetare e Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës vlerëson se roli i kësaj gjykate do të jetë më tepër politik, andaj si i tillë, sipas saj, mund të sjell probleme të ndryshme.

“Do të jetë goxha problematike roli i Gjykatës Speciale duke marrë parasysh tendencën për të njollosur luftën e UÇK-së. Do të ketë probleme edhe për sistemin e drejtësisë edhe për faktin që parasheh një sistem paralel të sistemit të drejtësisë dhe kjo ka qenë e pa drejtë qysh atëherë kur është bërë. Ne kemi nevojë për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe dënim të gjenocidit që e ka bërë Serbia në Kosovë", thotë Haxhiu.

Ndërkaq, deputetja Selvije Halimi, nënkryetare e komisionit për legjislacion nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në rast se puna dhe vendimet e gjykatës do të jenë politike, problemet do të jenë evidente.

Halimi mendon se gjykata duhet të punojë në bazë të fakteve reale të cilat mund të dëshmohen dhe vërtetohen.

“Vendimet, qofshin në gjykatat vendore sot qofshin nesër ato në speciale, duhet të jenë mbi bazën e fakteve dhe provave të dëshmuara dhe të vërtetuara [kështu] nuk do të ketë kurrfarë shqetësimi".

"Por, nëse vendimet janë pa prova, pa dëshmi relevante, dhe vendime që të lënë të kuptosh se janë kryekëput politike, atëherë normalisht se do të ketë shqetësime", tha Halimi.

Kurse, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se ministria pas miratimit të ligjeve nuk ka asnjë detyrim apo obligim në raport me Gjykatën Speciale.

Por, ajo tha se do të kërkoj transparencë për proceset që do t;i zhvillojë ky mekanizëm.

"Do të kërkojmë, do të jemi insistues, që të kemi transparencë në lidhje me hapat, procesin i cili po na vjen. Por, nuk mund të ndikojmë. Ajo është gjykatë, ka pavarësinë e vet dhe vetëm në kuadër të një bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar ne mund t'i ndihmojmë", tha Hoxha.

Dhomat e specializuara do të trajtojnë çështjet që dalin nga raporti i Dick Martit, që u shndërrua në raport të Këshillit të Evropës, e që “fajëson ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime lufte përfshirë edhe trafikim të organeve njerëzore”.

Zbardhja e krimeve gjatë periudhës së luftës pritet të jetë një nga qëllimet kryesore edhe të Gjykatës Speciale apo Dhomës së Veçantë, që është krijuar për hetimin e krimeve të supozuara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serb.

Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Speciale, David Schwendiman, kohë më parë në një konferencë me gazetarë në Hagë ka thënë se do të zhvillojë hetimet e tij “pa frikë dhe pa asnjë favor”.

Schwendiman ka theksuar se “është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj çfarë po bën, por në punën e tij do të udhëhiqet vetëm nga faktet dhe nga ligji.

Gjykata Speciale do të merret me akuzat për krime gjatë viteve 1999-2000. Ajo do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe vepron në përputhje me ligjet e Kosovës, ndonëse prokurorët dhe gjykatësit do të jenë ndërkombëtar.

Edi Rama: Nuk jam as tradhtar as hero, në Beograd nuk kam thënë diçka që nuk shkon


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës që zhvilloi në Beograd javë më parë u kritikua shumë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Madje kritikë të ashpër i dha edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se Shqipëria nuk duhet të ketë ndonjë rol në raportin mes Kosovës dhe Serbisë, sepse normalizimi i marrëdhënieve mes këtyre vendeve i takon Prishtinës dhe Beogradit.
“Për sa i takon normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, vetëm Kosova është aktor politik dhe Shqipëria besoj historikisht e ka të qartë këtë proces dhe besoj që edhe në të ardhmen do ta kenë të qartë”, kishte deklaruar Hoxhaj.

E sa i përket këtyre kritikave, kryeministri Edi Rama, i cili dje qëndroi në Prishtinë në një vizitë të pa paralajmëruar ku u takua me presidentin Hashim Thaçi, ka folur në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova lidhur me kritikat që iu adresuan atij.

Rama ka thënë se nuk ka thënë diçka që nuk shkon në Beograd.

“Nuk jam as tradhtar as hero, dhe nuk besoj që kam thënë diçka që nuk shkon . Më e bukura si gjithmonë është se nuk merren me çfarë u tha por merren me kush e tha”, ka thënë Rama, transmeton Telegrafi.

Rama ka parashtruar edhe një pyetje se çfarë do të kishte ndodhur se ai do të shkonte në Beograd dhe të mos fliste fare për Kosovën.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se një gjë duhet ta dimë se Serbia e ka humbur luftën dhe se fitimtarët jemi ne shqiptarët.

Nga Fehmi Ajvazi : Komplet veprash për fëmijë me vlera brilante

Image result for xheme karadaku
Xhemë Karadaku 

Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës.Është shkrimtar shqiptar. Xhemë Karadaku shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin e Makinerisë në Prishtinë. Ka ndjekur studimet pasuniversitare në drejtimin Administrim Biznesi, në Universitetin “Dardania” në Prishtinë.

Bashkëpunon me revista të shumta në gjuhën shqipe. Bashkëpunoi kohë të gjatë edhe me Revistën për Enigmatikë “Horizonti” e një kohë ishte edhe anëtar i redaksisë. Është autor i qindra enigmave, sidomos i enigmave të rimuara. Në vitin 1994 botoi tufën me enigma “Gjej e qesh”, ndërsa në vitin 1998 kishte përgatitur për botim librin e dytë me enigma “Zgjidh e Zgjidh”, i cili për shkak të rrethanave të kohës mbeti i pabotuar.

Është prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë, të përpiluar nga shkrimtari i njohur Odhise Grillo. Në konkurse të ndryshme letrare, në Kosovë e më gjerë, është fitues i mbi 30 shpërblimeve për poezi, tregime dhe humoreska. Është editor i [[Shtëpisë Botuese “URA”]], Prishtinë.

 Është redaktor i botimeve të letërsisë për fëmijë në www.librariaelektronike.com. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Veprat


Legjendë e re, 1992
Natë mbi mua, 1994
Gjej e qesh, 1994 (libër me enigma)
Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995
Zvarranikët, 1995
Trimi më i madh në botë, 1999
Kalikuse, kalikuse a ma gjen një nuse, 2000
Ëndërr me ëndrra, 2000
Feniksi nuk është ndryshe, 2000
Lavjerrësi i kohës, 2002
Histori për një dashuri, 2003
Lojë në Trojë, 2003
Nipi i Don Kishotit, 2005
Fuqia Hyjnore, 2009, 2010
Flakadani i lirisë - Monografi për dëshmorin Xhavit Kozhani, 2010
Bozanska moc, 2011
Lojë me fjalë, 2011
Lojë me fjalë, 2013 botim i plotësuar (Shkup)
JAM I MADH, 2014 (libri me i mire ne Kosove per vitin 2014)

Floripress/Flori Bruqi 




                                                               ******************


Nga Fehmi Ajvazi 


Shkrimtari i njohur Xhemë Karadaku, autor i disa librave zhanresh të ndryshme për të rritur, viteve të fundit është i pranishëm intensivisht me krijimtarinë për fëmijë. Në këtë fushë, ky autor ka punuar me përkushtim të veçantë duke botuar shumë libra motivesh të ndryshme, e që lidhen me botën e fëmijëve, me kureshtjet dhe interesimet e tyre etj.
Karadaku, ka arritur të depërtojë thellë në psikologjinë dhe vizionet e fëmijëve dhe si rrjedhojë, t’u sjellë atyre vepra brilante që nxisin jo vetëm interesim, por edhe kualitet artistik-letrar.

Xhemë Karadaku, në punën e tij letrare për fëmijë, ka arritur që në një konkurrencë me autorët më të dalluar shqiptar për të vegjël, të fitojë edhe një sërë çmimesh në konkurse të ndryshme letrare. Autori Xhemë Karadaku, këto ditë, pas një pune voluminoze përgatitore botoi kompletin e librave për të vegjël, me gjithsej, tetë tituj. Botuar nga Sh.B

“URA” (Prishtinë), kompleti i autorit Karadaku, përfshinë këta tituj:
* Legjendë e re, vjersha për fëmijë,
* Pse iu kall mjekra gjyshit, vjersha për fëmijë,
* Trimi më i madh në botë, vjersha dhe tregime për fëmijë,
* Kalikuse, oj kalikuse, vjersha për fëmijë më ilustrime,
* Histori për një dashuri, vjersha për fëmijë,
* Nipi i Don Kishotit, vjersha për fëmijë,
* Lojë me fjalë, vjersha për fëmijë,
* Jam i madh, vjersha për fëmijë.

Për vlerat ideoartistike të krijimtarisë për fëmijë të shkrimtarit Xhemë Karadaku, flasin vlerësimet e penave të njohura nacionale për fëmijë: Zejnullah Halili, Jonuz e Fetahaj dhe Agim Deva: Ja, vlerësimet e tyre:

Zejnullah Halili ELMAZ I NDRITSHËM (Recension për veprën “Legjendë e re”)

Mendova gjatë si ta pagëzoj këtë tufë të re vjershash të autorit Xhemë Karadaku. Para syve të mendjes më erdhën dhjetëra tituj tjerë, por duke e parë kështu si diçka të re e të ndritshme, thashë, ky libër është një elmaz i ndritshëm. Poeti këtu ia ndien jetës pulsin, ngjitet lartë te kroi i artit dhe mbush ujë për njerëzit, edhe pse re të hirta kumbuese e të trishta i rrinë mbi kokë.

Ai hedh hapin vrullshëm përpara, i bulëzon gjaku dhe si një përrua i pastër valëshumë, i shpejtë e ngjyrë kaltër, vargu i tij ecën nëpër Legjendën e Re, nëpër jetë, kapërcen ëndrrën, hap sytë, gëzon e njëkohësisht përjeton dhembjet. Pas botimit të shumë vjershave nëpër revista dhe gazeta, pas përpjekjeve për të gjetur figurë të re, poeti ia del të na fal një përmbledhje vjershash me të cilën zbulohen të papriturat intriguese, që e tërheqin lexuesin, sepse vargjet janë të shkruara me një gjuhë të gjallë e të figurshme, e në përshtatje me botën e psikologjinë e fëmijëve.

Libri u dedikohet fëmijëve, por mendoj se do të ketë edhe lexues të rritur, sepse të gjithë do ta lexojnë me kureshtje dhe secilit do t’i ngjallë interes. ( Prishtinë, 1992)

Prof. dr. Agim Deva

NJË PENË E VERIFIKUAR- EDHE KËTË HERË JEP VLERA TË QËNDRUESHME POETIKE (Recension për veprën “Nipi i Don Kishotit”)

Takimi im më i ri me Xhemë Karadakun në kabinetin tim të punës m’i solli dy gëzime: e para, se Xhemën nuk e kisha takuar kaherë dhe, si mik të dashur që e kam, më kishte pas marrë mallë të shihem me të, dhe e dyta - më gëzoi edhe një dorëshkrim, të cilin ai me shumë modesti e nxori nga çanta, duke kërkuar nga unë që t’ia hedh një sy dhe, eventualisht t’ia jap ndonjë sugjerim të vogël apo edhe të ndërhyj diku më seriozisht, nëse për këtë do të ketë nevojë...

Po unë, poezinë e Xhemë Karadakut e kam përcjellë me vite, e kam lexuar me qejf, dhe pothuaj, në çdo hapërim të tij poetik gjeja diçka të re, të freskët, të thënë ndryshe nga ç’e kishin thënë të tjerët. Thënë shkurt: Xhemë Karadaku shkruante vazhdimisht vetëm si - Xhemë Karadaku.

Prandaj, kur nxori nga çanta librin e tij më të ri “Nipi i Don Kishotit” m’u duk se letërsisë sonë për fëmijë i lindi edhe një foshnjë e re, e cila duke kaluar nga dora në dorë, do të rritet shumë shpejt për ta shpejtuar e begatuar edhe rritën e brezave që vijnë. Dy gëzime të papritura. Dy befasi, dhe vetëm pasi që e lexova këtë dorëshkrim të tij me vjersha për fëmijë, e kuptova se takimi me këtë libër është dashur të më gëzojë shumë më tepër se takimi me vetë autorin e tij - mikun tim Xhemë Karadakun.

Ishte ky një libër i mrekullueshëm. E them troç, sado që në vesh vazhdimisht më kumbonte kërkesa e Xhemës që në një recension të vogël që do të vëhej në fund të librit, të mos e lavdëroj shumë dhe mos t’ia jap asnjë kompliment të pamerituar. Megjithatë, vetë strukturimi tematik i këtij libri me vetëm 23 vjersha për më të vegjëlit, dëshmon kriterin e fortë selektiv të vetë autorit si edhe respektin që ka ai për fëmijët e të gjitha grupmoshave, pa dallim. Sensi i tij krijues e ka hetuar se fëmijët e adhurojnë pa masë botën faunale, dhe për ta - kjo është diçka sa imagjinative aq edhe reale, sa e përditshme aq edhe përrallore, sa e prekshme aq edhe magjike, sa e afërt aq edhe e largët.

Prandaj, me ndërgjegje artistikisht të sendërtuar, Xhemë Karadaku vë relacione emocionale midis fëmijëve dhe botës së gjallesave, të cilat të shumtën e herave marrin veçori personi-fikuese, e herë-herë edhe alegorike dhe aludacionale. Në këtë spektër të begatshëm të mjeteve komunikuese, autori insiston posaçërisht në energjinë humoristike të atmosferës krijuese brenda këngës. Prandaj, vjersha për fëmijë e Xhemë Karadakut është relaksuese, është e ngrohtë dhe - si strukturë shprehëse disponon me elemente që e sigurojnë dhe e mbajnë gjallë një fushë magnetike në klimën e përjetimit midis poezisë së tij dhe lexuesit të vogël.

Edhe në aspektin versifikativ hetohet se Xhemë Karadaku, ka një kriter mjaft të fortë ndaj sajimeve të veta. Vargu i tij është latuar bukur, me shumë elasticitet sintaksor, me rima që sikur puthiten pahetueshëm njëra më tjetrën, me një melodikë e ritmikë të atillë të këngëtimit që sidomos ata më të vegjëlit e parapëlqejnë shumë, si dhe me vargje kryesisht të shkurtëra, adapte për aftësitë e kufizuara frymëmarrëse të fëmijëve moshash më të ulëta.

Vepra “Nipi i Don Kishotit” më duket si një person i edukuar mirë, që disponon me vlera të pamohueshme të karakterit të vet, prej të cilit pritet shumëçka e mirë dhe dinjitoze, prandaj i meriton të gjitha këto fjalë afirmative që i thashë shkurtazi. ( Prishtinë, 2005 )

Jonuz FETAHAJ

NJË BOTË PLOT IMAGJINATË

(Duke lexuar vëllimin poetik për fëmijë “Lojë me fjalë”) Që në fillim të këtij shkrimi pasthënies për vëllimin me poezi për të vegjlit “Lojë me fjalë” të Xhemë Karadakut duhet dhënë profilin e monedhës së tij, mjafton të thuhet: poezia e këtij poeti është e veçantë, që sjell një risi në vargënimin e poezisë për të vegjlit, e cila, pa dyshim se sjell risi dhe porosi për ata që e lexojnë, pra, jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit, sepse, ajo është e lehtë, e kapshme, e kuptueshme, ka mesazhin në të, është nxjerrë si ekstrakt nga jeta dhe përvoja krijuese e Xhemë Karadakut, i cili duke dashur të jetë i “veçantë” mundohet të jetë sa më i përpiktë dhe më i afërt, në mënyrë që lexuesi ta lakmojë çdo varg, çdo tingull dhe çdo rimë, e cila sajohet dhe krijohet si një piramidë që po nise të ngjitesh lartësive të saja, jo që do të lodhesh, por do të harrosh të pushosh derisa ke përpara atë lartësi të sajën e cila të bën që alpinizmi për ta pushtuar rimën dhe ritmin e këngës, jo që të lodhë, të djersitë, por përkundrazi, të bën të mendosh se si autori në gjitha këto poezi në radhë të parë ka lundruar në detin e gjerë të imagjinatës së fëmijëve, por edhe në përvojën e të moshuarve, të cilët e përcjellin mesazhin ndër breza e gjenerata, në mënyrë që të krijohet urëkalimi nëpër hapësirë dhe kohë, por gjithnjë duke lënë të kuptohet dhe interpretohet koha dhe gjithë ajo që quhet volum kuptimi që është një gjetje e mirë që shumë pak vend i lë fantazisë, sepse ky shekull që e kemi nisur ka sjellë aq risi, aq ngjarje dhe inovacione sa që nuk i ka lënë vend më përrallës, legjendës dhe fantazisë, por duke u përpëlitur me sfidat dhe të vërtetat ka bërë që edhe fëmija të ballafaqohet me sfidat dhe risitë, apo edhe siç thotë autori në një poezi me Rendin e Ri, por për ta mësuar këtë rend të ri dhe gjithë këtë bagazh, pa dyshim se duhet lexuar me një frymë këtë përmbledhje që me këtë titull aq përmbajtësor, të kapshëm “Lojë me fjalë” të bën për vete... (Prishtinë, 2013).

Krijuesi duhet parë me dioptrinë e realitetit

Image result for jonuz fetahaj


Jonuz Fetahaj


“Gropë e thellësi grope
Dy mijë vjet pash në tokë
Aromë dheu
Dardani e Kosovë”

(Vezë e qyqes)





Nga Isa Vatovci 

“Preokupimi im si krijues, në radhë të parë, është që të pasqyroj fatin e njeriut tonë në kohë dhe hapësirë. Krijuesi duhet parë me dioptrinë e realitetit gjithë atë që e ka kapërcyer nëpër etapa të ndryshme kohore. Shkrimtari i përket kohës dhe ai duhet ta pasqyrojë atë në mënyrë sa më objektive”, thotë Jonuz Fetahaj


Jonuz Fetahaj është shkrimtar që i përket brezit të mesëm të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Tok me një plejadë krijuesish ata bënë emër në krijimtarinë letrare. Që në dekadën e gashtë të shekullit XX, kur nisi të botojë në periodikun tonë letrar dhe në të përditshmet “Rilindja”, “Flaka e vëllazërimit”. 




Ushtroi profesionin e gazetarit në revistat “Shkëndija”, dhe “Bujku”, madje ishte edhe kryeredaktor i “Shkëndisë”, “Bujkut” dhe “Pionierit”. 

Ushtroi edhe detyrën e drejtorit të ndërmarrjes së revistave “Rilindja”.“Kosova Sot”: 

I përkisni një brezi të krijuesve që ishte produkt i një brezi paraprak të shkrimtarëve që me përkushtim punonin në entet dhe institucionet kulturore e letrare të asaj kohe. Çfarë mund të na thoni për atë kohë?

Jonuz Fetahaj: Është i saktë konstatimi se patëm fatin që bashkëjetuam dhe vepruam në një periudhë kur gërshetoheshin mendimet e dy brezave, i pari që ishte pikënisja e dalë nga Lufta e Dytë Botërore, e që bartte mbi vete një barrë të rëndë që nga zhdukja e analfabetizmit, krijimit të institucioneve, hartimit të teksteve dhe botimit të veprave të para, duke filluar nga Esad Mekuli, Anton Çetta, Enver Gjerqeku, Din Mehmeti, për të vazhduar pastaj me Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn, Fahredin Gungën pastaj me brezin tim si Beqir Musliu, Teki Dervishi, Ymer Shkreli, Hasan Hasani, Agim Deva, Vehbi Kikaj.

Ishte kohë kur bëmë hapat e parë nëpër faqet e revistave letrare, edhe pse të pakta për nga numri, por përmbajtësisht ishin në nivel, sepse kishte njëfarë rregulli dhe redakturë të mirëfilltë profesionale.
Image result for jonuz fetahaj
Isa VATOVCI: Ju kujtohet poezia e parë dhe vëllimi i parë?

Jonuz Fetahaj: Poezia e parë u botua në revistën letrare “Pionieri”, më 1963, ndërsa vëllimi i parë me poezi “Shtegtime” më 1970, në botim të “Rilindjes”


Isa VATOVCI: Sa ju ka ndihmuar apo penguar profesioni i gazetarit në punën krijuese?

Jonuz Fetahaj: Nganjëherë profesioni i gazetarit e pengon mjaft punën krijuese, por nganjëherë e ushqejnë njëra-tjetrën, sepse e mban kondicionin e shkrimit në nivelin çfarë i duhet një krijuesi.

Shpeshherë temat, frymëzimet dhe gjetjet e tjera i gjen nëpër mjedise ku as që e pret, por që i japin shtytje që krijuesi të thellohet në botën e njeriut të rëndomtë, i cili e bartë gjithë bagazhin e dhembjes, përvuajtjes, por herë-herë edhe të krenarisë dhe të mburrjes.

Andaj, krijuesi gjithherë duhet të angazhohet që të shënjojë gjithë atë frymëmarrje që e hasë në mjedisin që e rrethon.

Po nuk e preke temën dhe problemin deri në masën e duhur, pa dyshim se as krijimtaria qoftë ajo në prozë, poezi apo edhe në beletristikë nuk do ta marrë ngjyrimin artistikë dhe peshën e mirëfilltë letrare.

Isa VATOVCI: Si udhëheqës i revistave “Rilindja” keni qenë i burgosur për “padëgjueshmërinë” ndaj sistemit që ishte shtrirë përdhunshëm në gjitha sferat e jetës, e edhe në ndërmarrjen botuese gazetare “Rilindja”.

Jonuz Fetahaj: Ishte viti i “turbullirave” dhe i masave të dhunshme në tërë Kosovën. Nuk mbeti e paprekur edhe “Rilindja”. 

Pas ndalesës së saj aktiviteti vazhdoi në gjysmëilegalitet, por duke e parë se një dritare informimi duhej të ishte e hapur për lexuesin, nisi të dalë si e përditshme revista “Bujku”, e cila ishte pasuese e “Rilindjes”.

Këtë gjë e vërejti pushteti i dhunshëm serb dhe në tetor më privoi nga liria bashkë me gazetarin Gani Bajrami, ndërsa ditë më parë ishte burgosur Xhemajl Rexhepi. 

Dënimin prej 60 ditësh e vuajta në burgjet e Prishtinës dhe Mitrovicës. Kjo ndodhi në fundvitin e vitit 1991.Kundër ndarjes së krijimtarisë për të rritur dhe për fëmijë

Isa VATOVCI: T’i kthehemi sërish temës: shkruani për fëmijë dhe të rritur. Keni botuar shumë vëllime në poezi dhe prozë. Ku e ndjeni veten më komod, në krijimtarinë për fëmijë apo për të rritur?

Jonuz Fetahaj: Hapat e parë i kam bërë në letërsinë për fëmijë. Por, vëllimin e parë e botova me poezi për të rritur. Mendoj se nuk duhet pasur ndarje të krijimtarisë për të rritur dhe për fëmijë.

Mendoj se kemi krijimtari e cila i dedikohet një moshe dhe varet prej shijes së lexuesit.

Unë e kam lëvruar poezinë, poemën, tregimin dhe novelën për të rritur dhe për më të vegjlit. Kujtoj se ato kanë lënë gjurmë në artin e shkrimit ndër ne.

Isa VATOVCI: Sa vëllime keni botuar deri më sot?

Jonuz Fetahaj: Mbi njëzet vëllime.

Po veçoj disa: “Përtej ëndrrës”, “Lulja e hirit”, “Vezët e qyqes”, “Kohës i ranë dhëmbët”, “Sofikada”, “Gjyshi frajer”, “Zogiliri”, “I biri i Rozafës”,“Nuk është jeta cimilil, “Lumi i pa gjumi”, etj.

Isa VATOVCI:Viti i kaluar ishte vit i suksesit tuaj. Keni botuar një numër të konsideruar vëllimesh?


Jonuz Fetahaj: Aktiviteti im letrar është në vazhdimësi. Por viti që e lamë pas, pa dyshim se shënon një produktivitet të mirëfilltë letrar, sepse botova vëllimet “Nuk është jeta cimilim” (për fëmijë), poemën “Mall i zbardhur” një poemë për të rritur kushtuar Preshevës, që për mua është një “Çamëri” e dytë, mandej “Vetmi e bukur” një përmbledhje me proza poetike,”Gjurmë në ferk”, një përmbledhje me tregime për të rritur si dhe dy kurora sonetike “Drita në shkamb” dhe “Udhëtimi i parë”.

Isa VATOVCI: Pse dy kurorat sonetike, “Drita në shkamb” dhe “Udhëtimi i parë”, i keni shkruar në gegërishte?

Jonuz Fetahaj: Kam dashur t’ua ruaj aktualitetin kohor të tyre, sepse janë shkruar plot dyzet vjet më herët. Pra, atëherë kur ende nuk ishte aprovuar norma letrare. Ndërsa shkrimet e tjera janë gjitha në gjuhë të njësuar.

Preokupimi krijues, pasqyrimi i fatit të njeriut tonë

Isa VATOVCI: Çfarë pasqyron arti juaj i shkrimit?

Jonuz Fetahaj: Kujtoj se gjithë preokupimi im si krijues, në radhë të parë, është që të pasqyroj fatin e njeriut tonë në kohë dhe hapësirë.

Të lë gjurmë e të gjurmoj për gjithë atë që ka ikur e rrjedhur ndër kohë, por që ka mbetur gjithmonë si një ngjarje dhe vazhdimësi për t’u rikthyer si një kujtesë e thinjur për të na bërë esull se çdo njeri, e edhe krijuesi, duhet parë me dioptrinë e realitetit gjithë atë që ka kapërcye nëpër etapa të ndryshme kohore.

 Sepse: shkrimtari i përket kohës dhe ai duhet ta pasqyrojë atë në mënyrë sa më objektive.

Isa VATOVCI: Sa lexohet sot?

Jonuz Fetahaj: Pak. Fare pak. Për të mos thënë aspak. Sepse në kohën e informatikës ”shija” për lexim, së paku kur bëjmë fjalë për mjedisin tonë, kujtoj se është në nivelin më të ulët.

Dikur lexohej mjaft. Kishte interesim nga nxënësit, studentët, punëtorët e arsimit dhe shtresat e tjera. Sot, në këtë apati, askush nuk lexon.

Kulturës dhe letërsisë i janë mbyllur të gjitha shtigjet.

Nuk ka hapësirë as nëpër biblioteka shkollore, as në ato të qytetit.

Me një fjalë institucionet tona shtetërore shumë pak i japin kujdes përhapjes së librit.

Po drojë se ndoshta kjo në të ardhmen jo fort të largët do të na kthehet si bumerang.

Se aty ku nuk depërton libri, shumë lehtë mund të hyjë droga, prostitucioni dhe gjithfarë ”marifetesh” të tjera që, dorën në zemër, gjithë shoqërisë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë.

Por atëherë është vonë. Preventiva duhet të jetë sot e jo nesër.

Isa VATOVCI: Çfarë mund të presim këtë vit?

Jonuz Fetahaj: Këtë vit në fazën finale është përmbledhja me tregime për fëmijë, një vëllim me prozën poetike ”Sizifit nuk ia di varrin”, përmbledhjet me poezi ”Shpalimi i dhembjes” dhe ”Gjeografia e lotit” si dhe një monografi për piktorin dhe krijuesin letrar Demir Behluli.

 ( Intervistoi: Isa VATOVCI)

Nga Isa Vatovci : Grup autorësh “Flori Bruqi në shënimet e bashkëkohësve”

  Image result for isa vatovci

Nga Isa Vatovci 


Libri “Flori Bruqi në shënimet e bashkëkohësve” është përmbledhje shkrimesh të autorëve të ndryshëm mbi shkrimet publicistike,analizat e ndryshme letrare,e në fusha të tjera që janë bërë nga Bruqi.
Fotografia e profilit tënd

Flori Bruqi 

Në këtë përmbledhje interesante jepet opusi i krijuesit Bruqi,pikëpamjet e tij,mbi problem të ndryshme të shoqërisë shqiptare,publicistike dhe para së gjithash edhe në fushën e letërsisë,sidomos në prozë ku Flori Bruqi shquhet edhe si romancier që sjellë ngjarjet dhe tematikat e luftës së fundit.
Publicistika dhe krijimtaria e Bruqit është mjaft e rëndësishme,duke qenë se sjellë një konglomerattemash me interest ë gjithanshëm.





E pasur del edhe CV-ja e Flori Bruqit e cila numëron mbi dyzetë vepra të gjinive të ndryshme.

(Botuar në gazetën “Kosova sot”,Nr.6182 datë 22 tetor 2016,faqe 14)

FLORI BRUQI NË SHËNIMET E BASHKËKOËSVE



Letër nga Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU

PSE U BOTUA LIBRI I HERMANN FRANKUT: LUFTA E ÇETAVE NË SHQIPËRI

Në shtëpinë ku jam lindë, kullë dy katëshe me gurë të mëdhej, me mur të trashë një metër, mes dy dritareve të vogla, është një rrasë e madhe guri e goditme me predhë mortaje, “sa kanë knue gjelat, te dalë drita me 5 shtator 1944”.

“Shtëpia nuk u dridh as u lëkund por zhurma e krisma na tuti se ke hala natë e na në gjumë”, më tregonte baba.

“Brenda ditës u muar vesh se shpia jonë është gjujtë pahiri prej gjermanëve se nuk ka asgjë askush as me ne as me katundin”.

Predha e mortajes a e topit, që s’e dinin atëhere se çfarë predhe ishte, kishte ardhë “nga Hani i Laçit, poshtë Polinit, nër Bajatin tonë, kah Rrasa e Samarit”, më rrëfente qindra herë baba.

Atë ditë, si ka dalë mirë drita, tre gra të hijshme dhe disa gjermanë e partizanë, na fëmijët e të rijtë nuk e dinim kush janë gjermanë a partizanë se s’kishim pa kurrë, tregonte baba, kanë ardhë nga Hani i Laçit, nëpër Polina, te vorrzet e Shaheve e Ademve, janë ndalë te kroi i Shaheve dhe kanë ecë përpjetë për Amlen.

Në fund të Arës së Rustës, sa kalon Furzën, djathtas, kanë vra me pistoletë një gjerman të plagosën se nuk mundi me ecë, tregonte baba im, xhaxhai e plot të tjerë që i kishin parë me sytë e tyre dhe i kishin shoqërue robërit apo pengjet gjermane.

Gjermanët e partizanët e parë që u panë në fshatin tim, u ndoqën prej fëmijëve e të rijve të fshatit deri në Kodër të Amlenit, përmbi Shahe.

Vonë e morën vesh se ato gjermanë kishin qenë rob apo pengje.

Baba tregonte se pas tre ditëve, jo ma shpejt, kanë shkue mileti te Hani i Laçit për me gjetë llamarina për koftorra prej makinave të djegme apo gomerdare makinash për llastike.

Për herë të parë kam shkue me shkollën te Hani i Laçit, te lapidari kushtuar kësaj beteje, në shtator 1967, në klasën e parë dhe na kanë folë për këtë beteje veteranë që s’kanë luftuar aty në atë betejë.

Gjithmonë i ngatërronin dy betejat, atë të Hanit të Laçit të 5 shtatorit 1944, që e bënë partizanët vendas, dhe atë të 16 shtatorit 1944 poshtë Kroit të Kusarëve kundër gjermanëve të sëmurë që po iknin në Gjermani, që e bënë partizanët e brigadës së pestë, të cilët e zhveshën gjyshin tim plak te Kroi i Shaheve, ia hoqën pallton dhe çallmën e hoxhës dhe e lanë në këmishë e në done të bardha, për arsye se ai nuk pranoi që komunistët të flinin në shtëpinë e tij edhe pse u dha bukë, ushqim e çorape të leshta.

 Kaq shumë është folë në fshatin tim për këto dy beteja, sa rrenat e të vërtetat kanë krijue shtresa të trasha.

Portreti i tri grave gjermane, por veçmas i njërës, që në sytë e njerzve kishte mbetë shumë e bukur, që i kishin marrë peng te Hani i Laçit, ka marrë mijëra forma në sytë e mi të mendjes.
Vonë mësova se ato tri gra që u morën peng prej partizanëve e komunistëve te Hani i Laçit në fshatin tim, në natën e 4-5 shtatorit 1944, u kalbën në burgjet komuniste e në kampe internimi në Shqipëri deri në vitin 1956, kur kanë ikë për në Gjermani.

Vonë, para dy viteve kam mësuar se beteja e zhvilluar te Hani i Laçit është e shkruar nga komandanti gjerman Hermann Frank dhe fshehtas e hapur ky libër është cituar.

Male harrimi e fallsifikimi janë hedhë e hidhen por ja që historia nuk rri dot në varr pa folë, pa u rrëfye, pa i shërbye të vërtetës.

E ndjeva për detyrë që ta botoja këtë libër.

Historitë e mëdha të luftës e qëndresës shqiptare kundër pushtuesve, duket se kanë qenë të “dënuara” të ndodhnin në Lumë e në fshatin tim Bardhoc.

Askush sot në fshatin tim nuk di asgjë për këto beteja, për këtë luftë.

Duket se urrjetja është e destinuar të ketë jetë të shkurtë, të myket nëpër arkiva e libra historie e dashuria mes njerzve e popujve të fitojë e të jetë jetëgjatë.

Sot ka në Gjermani shumë më shumë shqiptarë se sa ka patur gjermanë në Shqipëri.

2016/10/25

“Qarqet pro-greke më dogjën muzeun me ikona”




nga: Leonard Veizi

Është nisur nga Korça me një thesar, 50 punime ikonografike të rralla. Ka mbërritur në Tiranë për të hapur një ekspozitë me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Trafikut të Trashëgimisë Kulturore. Ndërsa do të niset sërish në Korçe, me një makinë të zakonshme furgon, ku do të sistemojë me kujdes fondin e artë të trashëgimisë së shqiptarëve. Në pamje të parë duket si paradoks. As policë shtetërorë dhe as privatë në ruajtjen e këtyre vlerave. Vetëm ai, Gjergji Thimo dhe familja e tij.
Përse ju vajti në mendje të ndërmerrni hapjen e një Muzeu Ikonografik?
Shtimi i fondeve të mia ikonografike bëri që këto të mbroheshin ligjërisht. Për këtë shteti shqiptar më aprovoi një liçencë dhe me një vendim gjykate më jepej e drejta të grumbulloja objekte të ndryshme të artit dhe kulturës shqiptare, sidomos në fushën e ikonografisë. Kjo më bëri që, përveç atyre objekteve që kisha të trashëguara nga familja, të shtoja dhe konsolidoja punën, idetë dhe dëshirat që unë kisha.
Aktualisht, vepra të kujt përmban ky Muze Ikonografik?
Këto ikona janë vepra të ikonografëve shqiptarë, që quhet “Ikonografia e Shkollës së Korçës”. Megjithatë ka dhe objekte të tjera të kulturës mesjetare të piktorëve apo ikonografëve, siç janë Nikolla Onufri. Kryesorja është që shumica janë ikona të Shkollës së Korçës. Quhet Shkolla e Korçës, sepse nga shekulli XVII, XVIII e deri në fund të shekullit XIX Korça krijoi një plejadë të shkëlqyer ikonografësh, të cilët i dhanë një impuls jo vetëm ikonografisë në Shqipëri, por në të gjithë Evropën Juglindore.
Cilët janë përfaqësuesit më të denjë të Shkollës Ikonografike?
Shkolla Ikonografike e Korçës në këtë kohë përfaqësohej me mësues Kostandinin të shekullit XVII, ikonat e tij tashmë njihen pasi janë të botuara dhe në katalogët e Francës, madje janë ekspozuar edhe në Luvër para disa viteve, vazhdohet me Davit Selenicasin në shekullin XVII, pastaj vjen Kostandin Shpataraku, vëllezërit Kostandin e Athanas Zografi, vazhdohet me Çetjerët me bijtë e Kostandin e Athanas Zografit, me Tërpo Zografi dhe Thimi Zografi. Në fundin e shekullit XIX vazhdohet me piktorët, që natyrisht është shkollë më vete, si Dardharët, ku mund të përmendim Vangjel Papajani Zengon, fëmijët e tij, Androniqi dhe Sofija Zengo etj. Një pjesë e koleksionit të këtyre që përmenda më lart, kanë zënë vend të koleksionin tim dhe them se janë punime nga më të mira.
Të gjitha objektet janë të çertefikuara?
Bashkëpunimi më i mirë me krijimin e Muzeut nga nga ligjore që në vitin 1996, është se pjesa më e madhe e objekteve ka çertefikatë. Aktualisht, jam në një bashkëpunim të sukseshëm me Qendrën e Inventarizimit të Pasurive Kombëtare, ku dua të falenderoj drejtorin e kësaj Qendre, Koço Gjipali. Por edhe këtu ka probleme. Sepse duhen të paktën 400 euro vetëm për kartelizimin dhe fotografitë e objekteve. Megjithatë unë kam një dokumentacion shumë të fortë. Kam dokumenta që nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, ku vërtetohet që këto objekte nuk kanë qenë pjesë e fondeve shtetërore apo të kishës, nga Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar, dhe në fund Qendrën e Inventarizimit të Pasurive, ku vërteton sipas ekspertizës së institucioneve se këto objekte nuk kanë qenë pjesë e kishës apo e shtetit. Them se ky dokumentacion duhet ndjekur dhe nga vetë shteti. Sepse mendoj që ka tendenca që dokumentacioni dhe inventarizimi i veprave të artit në shumë muze të Shqipërisë, duke shfrytëzuar dhe anomalitë, janë lënë me qëllim për t’u grabitur.

TRAFIKU
Muzeu, i zbuluar ndaj grabitësve
Por sa i kërcënuar është Muzeu nga trafiku i trashëgimisë kulturore? Gjergji Thimo thotë: “Muzeu im është fare i zbuluar. Muzeu im shpesh herë është sulmuar. Në vitin 1997 ka qenë ndërhyrja e forcave të policisë që këto vepra të mos i kalonin kufijtë. Më pas, qarqe të caktuara në Korçë, që janë pro greke (nuk them se janë politikat greke) shtëpisë sime i kanë vënë zjarrin, në prag të çeljes së parë të ekspozitës ikonografike në vitin 1999. Dëmtime dhe vjedhje të ndryshme ka patur, megjithatë fondi është ruajtur i gjithi. Por as shteti dhe as kjo vlerë e pashembullt e trashëgimisë sonë nuk nderohen, nëse ato ruhen në shtëpinë time, e cila është vetëm një dhomë e një kuzhinë. Janë të paktën 100 ikona dhe rreth 800 objekte arkeologjike. Kështu që kërkoj ndihmën e shtetit. Sepse po të ishte për veten time unë kisha sakrifikuar 2-3 objekte dhe e kisha ngritur godinën. Unë dëshiroj që këto vepra të mbeten dhe shteti të më ndihmojë. Mbrojtjen e punës sime e ka bërë Ismail Kadare gjatë një vizite që ai pati në Korçë me intelektualët, ku bëri apel qytetarëve dhe institucioneve, që problemet e punës time të kenë vëmendjen e merituar. Po këtu ka një dallim. Me çeljen e kësaj ekspozite, që përkon me Konferencën e Luftës Kundër Trafikut të Trashëgimisë Kulturore, iu dha mundësia që ekspertëve të UNESCO-s apo të Shërbimit Informativ Shtetëror të shihnin një gjë krejt të kundërt, që ne shqiptarët nuk jemi vetëm shkatërrues, por ne dimë t’i mbrojmë këto vlera. Këtu vlerësoj edhe ministrin e Kulturës, Bujar Leskaj, i cili më kërkoi një projekt të mirëfilltë për t’ia paraqitur qeverisë”.

GODINA MUZEALE
Pyetjes, në ka godinën e duhur për të patur një muze të standardeve, Gjergji Thimo i përgjigjet: “Në këtë pikë ka disa absurditete. Nese unë kam një muze me vlera të konsiderueshme, gjithmonë sipas mendimit të specialistëve, edhe pse kanë kaluar 10 vjet që nga marrja e liçencës, nuk kam patur mundësi për të patur një godinë. Tani, së fundi, shteti më ka aprovuar një vend në Korçë, për të ngritur një muze privat. Por kur kam kërkuar donacione apo ndonjë tolerim, kam vënë re se zyrtarë të shtetit më shumë sponsorizojnë për ekspozita fare pa vlerë se sa për një muze që ekspozon traditën. Për këtë nuk më vjen mirë. Ka patur njerëz që bashkëpunimin e kanë filluar me kërkesën: “Më jep një ikonë të të japim atë që kemi ne në dorë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...