Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/10/29

ELIDA BUÇPAPAJ : SHENIDE BILALLI - PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLIT




Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët

ELIDA BUÇPAPAJ: Megjithëse gjithë reflektorët e botës u fokusuan tek minatorët grevisë dhe ishte ngjarja më e madhe, sot e kësaj dite mbulohet me heshtje, si është e mundur?
SHENIDE BILALLI: Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët.

Nuk jam pajtuar me këtë realitet. Dhe në vitin 2000, me ekipin e TV Kroacisë, xhirova reportazhin për minatorët - „Ku janë heronjtë e Kosovës“. Ishte dhjetor, dimri shume i ftohtë, akull, ekipi ynë nëpër borë mezi ka mbërri në fshatin Kolonija Angleze. U takova me minatorët dhe familjet tyre që jetonin në kushte shumë të vështira. Larg civilizimit, në mal dhe në varfëri. Por minatorët u gëzuan shumë kur më kanë pa, dhe nuk më kishin harruar... Për mua ka qenë një gezim i veçantë.
Reportazhi ka zgjuar shumë interesim të madh në Zagreb dhe tek gjithë populli Kroat. Pa vonuar organizuam një aksion humanitar nga Kroacia për ndihmën ndaj fëmijëve të minatorëve. Por aq sa simpati kam zgjuar, aq edhe i kam hidhëruar disa. Në reportazh e kam cekë se fati i minatorëve dhe i Kosovës është fatkeq, për shkak të pasurisë të madhe që e ka Kosova. Minatorët u harruan, Ibrahim Rugovën filluan ta shajnë, të gjitha vlerat e vërteta të kombit u muarën nëpër këmbë. Posaçërisht në tekstin e reportazhit kam theksuar se më të merituarit për lirinë e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe minatorët, ata që hapën të parët rrugën për lirinë e Kosovës, nuk po nderohen. Mbas atij reportazhi ka filluar kalvari im në Zagreb, nga një grup i shqiptarëve, të cilët kanë ndikuar mjaft në opinion për shkatërrimin e autoritetit tim dhe mohimin e punës sime në Kroaci, po edhe në Kosovë.

Minatorët jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët
ELIDA BUÇPAPAJ: Grevistët e Stan Tërgut e rrezikuan jetën e tyre në të mirë të drejtës për liri të popullit të Kosovës - ku janë këta njerëz sot, për të cilët duket se nuk kujtohet kush?
SHENIDE BILALLI: Minatorët në jetën time kanë status të posaçëm dhe mendoj se ngjarja minatorve nuk ka përfunduar. Përsëri kam marrë iniciativën dhe kam shkuar direkt në Trepçë, në Stan Tërg më 2009, kam shkuar në vendin e ngjarjes mbas 14 viteve. Në produksion TV Kroacinë kam xhiruar filmin dokumentar me titull „Horizonti i nëntë i Kosovës“. Jam takuar përsëri me minatorët. Zoti ka dashtë që atë ditë minatorët kanë qenë në grevë dhe kanë pasur takimin me përfaqësues evropianë. Përfaqësuesit e huaj nuk më lejuan të xhiroj në sallën ku ishte takimi. Por, me dëshirën dhe këmbënguljen e minatorëve isha në mesin e tyre përsëri. Përsëri zbrita 900 metra nën tokë në horizontin 11. Ishte shumë i rëndë momenti i hyrjes në zgafellë. Kur më lajmëroi drejtori që lejohem të hyj në zgafellë, jam gëzuar aq tepër, por para hyrjes, mjekët ma maten tensionin: ishte 200. Nuk preferonin të zbres, po unë nuk i ndigjova, shkova në zgafellë. Shok të madh kam përjetuar para hyrjes në garderobën e minatorëve, e cila gjindet para zgafellës. Ishte e zbraztë, por veç disa tesha të vjetëruara të minatorëve që kujdesen për mirëmbajtje Trepcës… Skenat ishin e trishtuese. Veç zinxhirë, numra dhe zbraztësi. Në dhomën tjetër na priti një skenë shokuese - afër 1000 kapela të bardha të minatorëve të gjuajtur nëpër tokë, të përzieme me ujë... Dukeshin si kokat e minatorve. Por mblodha forcën dhe xhirova kapela te bardha. Ato skena janë më të fortat në film.

Kur zbritëm në horizontin e 11 kam ndier një zbrazëti të jashtëzakonshme: skenat në zgafellë ishin krejt të tjera. Korridoret të zbrazëta. Veç ekipi i tv dhe i mjekëve që ishin me ne. Në zgafellë nuk ishin ata që më jepnin forcë më 1989. Uka... Xhemali… Nexhmedini dhe shumë të tjerë. Unë kërkoja fytyrat e minatorëve.

Trepça është plaçkitë tërësisht, të gjitha makineritë për punë në zgafellë i ka marrë Serbia. Minatorët tregonin se, në kohën kur kishin punuar, përditë i nxirrnin nga 15 kilogram ar, dhe kalonin tortura speciale nga rojet se mos po e marrin ndonjë gram ar me vete. Para se të shkonin në shtëpi i zhveshnin lakuriq dhe ua matnin peshën, ndërsa arin e çonin në Beograd. Ndërkohë minatorët sot e kësaj dite janë pa punë dhe në kushte shumë të vështira, të harruar nga të gjithë. Ata jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët.

Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës

ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e Stan Tërgut do t’i printe UÇK, por me një ndryshim thelbësor, formacioni ushtarak do të reflektonte përçarjet e thella politike, minatorët e Stan Tërgut fituan besimin e gjithë popullit të Kosovës, çfarë do të shtonit?
SHENIDE BILALLI: Sa i perket UÇK, per mu ajo ka qenë një fenomen i panjohur. Jam marrë me çështjen e Kosoves me vite, dhe kur kam dëgjuar së pari per UÇK,kam menduar se është një provokim i madh për Kosovën nga ana e serbëve, duke menduar sa njerëzit ishin larguar në mërgim dhe në Kosovë kanë mbetur veç pleq dhe gra. Parashtroja pyetje: Kush e mbron Kosovën? Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës. Kisha një përvojë të madhe e të hidhur nga lufta e Kroacisë dhe e Bosnjes. Kisha xhiruar shumë filma nga Vukovari deri te Srebrenica. Prej frikës se mos po përhapet lufta në Kosovë, çmos kam bërë nëpërmjet tryezave të rrumbullakta dhe projeksioneve të filmave të jepja mesazhin „Ndalni Luftërat „. Politikanë, gazetarë dhe shoqatat humanitare kroate më të njohura në atë shtet së bashku me mua kanë ngritur zërin për Kosovën. Politikanët Stipe Mesiq, Ivica Račan, Slaven Letica … Gazetari Goran Miliq, drejtor televizionit Miko Galić dhe shumë të tjerë.

UÇK-së duhet t'ia japim vlerat e vërteta, duhet t'ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithve

ELIDA BUÇPAPAJ: Ju, Shenide, nuk jeni mjaftuar të kërkoni në Kroaci ndihmë për Kosovën dhe të tregoni vërtetën, por keni shkuar edhe në qytete të Europës?
SHENIDE BILALLI: Kam qenë e lidhur me shumë shoqata botërore të grave dhe kam pas premieren e filmit tim autobiografik „Ndalni luftërat“ në Vjenë, Paris, Bernë, Bruksel, Pragë dhe shumë shtete të tjera europiane ku e kam ngritur zërin për Kosovën dhe kam gjetur mbështetje. Në atë kohë kam pasur përkrahje të madhe nga gratë e Ambasadorëve të SHBA (Mongomeri), Anglisë (Monro),Gjermanisë dhe shteteve më të forta të botës. Mbrëmjen kur ndërhyri NATO në Kosovë, në qytetin bregdetar Rovinje ambasadat kanë oganizuar promovimin e filmit tim KOSOVA 1.2. Të gjithë gëzoheshin e unë qaja si fëmijë duke mos e ditë se ku i kam më të afërmit.

Por e kur kam kuptuar që UÇK me të vertetë ekziston atëherë i kam mbështetur me filmin Kosova, ku e kam përkrahur UÇK-në, dhe e kam paraqitur si një forcë të madhe të Kosovës. Pas filmit, në Zagreb nuk kam mundë me kalue prej njerëzve që donin të më takonin. Dhe shumë djem janë nisur për t'u rreshtuar në UÇK.

Mendoj se duhet me e respektue ushtrinë tonë të parë të Kosovës dhe viktimat aq të shumta që i patëm… Aty ka shkuar rinia jonë, forca jonë. Shumë nëna kanë mbetur pa femijë, shumë gra kanë mbetur pa burra, shumë fëmijë kanë mbetur pa etërit e tyre.
UÇK-së duhet t'ia japim vlerat e vërteta, duhet t'ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithve. Për hatër të viktimave të panumërta që kemi pasur, duhet ta ruajmë tokën tonë si sytë e ballit. Mërgimtarët e dinë çka është vuajtja e vërtetë, e dinë kur je dhe ndihesh i huaj.

Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës


ELIDA BUÇPAPAJ: Çfarë ndikimi pari greva e minatorëve në jetën tënde si profesioniste dhe njeri ?
SHENIDE BILALLI: Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës. E kanë ndryshuar qëndrimin e fuqive më të mëdha botërore ndaj shqiptarëve. Por ata kanë pasur ndikim të madh edhe në jeten time personale dhe në qëndrimin tim jetësor. Deri në atë kohë isha e prirur ndaj modës dhe ndaj botës së femrës, të cilat i mendoja se ato ishin thelbi i jetës. Por kur e pashë qëndrimin burrëror të minatorëve 900 metra nën tokë duke sakrifikuar familjen për çështjen e të mirës së tërë popullit dhe atdheut atherë e kam kuptuar çka është jeta. Familja, atdheu dhe populli. Unë e kam vazhduar rrugën e tyre.

Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve


ELIDA BUÇPAPAJ:Juve, e dashur Shenida, si figurë publike ju ka pagëzuar greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut. A ka mbetur diçka pa rrëfyer prej atyre ditëve që duhet të mbeten të fiksuara edhe në memorien kombëtare?
SHENIDE BILALLI: Shumë gjëra ndodhnin mbas kamerës …. Drama e minatorëve në çdo moment ndryshonte, kushtet e minatorëve nuk plotësoheshin. Vinin delegacione të ndryshme, asgjë nuk u plotësohej. Dëshpërimi më i madh i grevistëve ishte kur erdhi presidenti i Jugosllavisë Stipe Shuvar, i cili tha disa fjalë dhe shkoi. Minatorët e kuptuan të vërtetën që është Milosheviçi kryesori. Skenat mbrenda zgafellës kanë qenë shumë të rënda. Prisnim çka po ndodh. Minatorët filluan të verbohen. Mbas një kohe gjatë që rrinin në këmbë, çizmet e gomës iu shkaktonin plagë të gjalla. Disave iu binte të fikët, një minator afër nesh vdiq nga zemra. Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve. Kanë pasë një ngrohtësi të posaçme dhe kujdes ndaj meje. Mërziteshin për mua e jo për veten. Shumë kam qajtë deri sa kam qenë në zgafellë. Më ka mbytë mirësia e tyre. Më besuan shumë dhe më zgjodhën të përcaktoja kush mundet me hy në zgafellë e kush jo nga gazetarët. Vinin edhe provokues. Televizionit të Kroacisë i dhamë përparësi… Edhe ditën e sodit, kur ndigjoj zërin e rrotave dhe zinxhirëve të liftit, më trishtojnë... Por në zgafellë asnjë moment nuk jam frikësuar. Kam qenë gjithë kohën e zhytur në mendime… Unë isha aty disa ditë, ndërsa ata tërë jetën e kalojnë në këtë mënyrë. Kur kam dalë nga zgafella kam qajtë shumë dhe e kam kuptuar çka do të bëhet me minatorët. Shoferi më tha: Po si po qan ti gazetare je dhe regjisore, aq shumë lotë…. Mbas asaj kam pritë që do të më thërrasë policia dhe do të më marrë në pyetje. Gjatë gjithë kohës më vonë policët civilë më kanë shoqëruar në çdo hap dhe jeta ime private ndryshoi totalisht… Një ditë kuptohet… pse...

Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda
ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut do të shënonte kulm në jetën tuaj dhe në karrierën tuaj profesionale, por do të shënonte edhe një kthesë përfundimtare për ju?
SHENIDE BILALLI: Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda. Në Podujevë kanë filluar rastet e para të helmimeve. Fëmijët e helmuar dukeshin pa vedije dhe me levizje të duarve pa kontroll. Lart fluturonin pa pushim helikopterët e Serbisë... Atëherë e kam parë sa forcë të madhe ka populli shqiptar, sa askush në botë... Të helmuarit kanë qenë një masë e madhe, nja 1000. Ishte moment i rrezikshëm edhe për mua. Disa do të mendonin se mos isha gazetare serbe. Isha e veshur në mënyrë të veçantë, se po dilja në terren për xhirim.

Isha para televizionit kur kalonin vetura duke iu rënë sirenave, ishin plot me fëmijë pa vetëdije. Sa e kam parë çka po ndodhte e kam marrë kamerën pa pyetë dhe drejt e në Podujevë. Por i ndieri xhiruesi Fatos Kastrati më shpëtoi mua, duke iu thënë njerëzve: Hej, është shqiptare... Kasetën me materiale e solla në TV Prishtina dhe, me këngëtaren Violeta Rexhepagiq, lajmin e përhapëm në botë. Pastaj kasetën e kam dorëzuar në LDK, në dorë të Bujar Bukoshit... Por, për çudi, kurrë askund nuk më ka përmendë. E unë, pra, e kisha rrezikuar jetën.

ELIDA BUÇPAPAJ : INTERVISTA E PLOTË ME SHENIDE BILALLIN – GAZETARJA HEROINË QË KONKUROI NË KANË - DËSHMITARJA E GREVËS SË URISË TË MINATORËVE TË STAN TËRGUT TREGON

Shenide Bilalli, gazetare e luftës të ish-Jugosllavisë që më 1991 me dokumentarët e saj kundërshton regjimin e Milosheviçit
Shenide Bilalli, gazetarja nga Prishtina ka plot 24 vjet që jeton në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Ajo është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, por edhe si gazetare e programit informativ me tema aktuale të Kroacisë.


Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Kosova që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, më 1983. Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, dramat Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe Monologu i Teutes.
Publikun në Kosovë e bëri për vete me tema të guximshme sociale, por shpejt e zotëroi edhe tregun e ish Jugosllavisë me filmin „ Krahu i thatë“, i cili flet për gjendjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku intelektualët, për shkak të papunësisë shitnin krahun e punës si hamallë. Me mjeshtri dhe stil të veçantë autorja hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin në festivalin televiziv në ish Jugosllavi. NEUM 1990.

Aty mori ftesën nga TV Zagrebi, për të punuar për programin Dokumentar dhe emisionin e femijëve. Në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë “Çka ?Kush? Ku ?” me motive nga Bibla, ne 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë.
Gjatë xhirimit në Kroaci, prindërit e porosisin të mos kthehet në Kosovë, se është në listën e zezë. Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb, ku dhe filluan të jetojnë.

Në vitet 1990 mediumet dhe televizioni kroat ishin plot lëvdata dhe shumë vlerësues për talentin e shqiptares 30 vjeçare, por Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe më 1991 xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova „Kur e humbi vendlindjen“.

Në filmin plot skena të trenave kundërshton regjimin e Milosheviçit dhe paraqet gjendjen reale në Kosovë, dëbimin e rinisë dhe forcës mashkullore që largohen nga Kosova për shkak gjendjes së keqe, emigrojnë dhe bëhen njerëz pa status në botë.
Ky film ishte jashtëzakonisht guximtar, por ndërkohë ia hap autores dyert e mëdha. Programi Dokumentar TVK e caktoi regjisore dhe gazetare në emisionin informativ „Për Liri „ ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të dalluar të Kroacisë për ta mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.
Me stil të veçantë dhe me një sensibilitet tepër të hollë, Shenide Bilalli iu bashkohet nënave Kroate „Bedem Lubavi“ –“Muri i Dashurisë” të shpëtojnë djemtë nga ARJ, dhe kështu fiton simpatinë e teleshikuesve kroatë.

Nuk ndalet asnjë çast. Vazhdon të xhirojë temën e luftës në vijën e parë, ku personazhë të saj janë luftëtarë refugjatë, të lënduar, fëmijë, femra të dhunuara, sensibilizon botën për gjendjen në Kroaci dhe i ndihmon familjet për t'i gjetur të zhdukurit.

Filmi „Muri i dhimbjes“, 1997, Shenide Bilallin e ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Kanë. Me këtë film tërhoqi vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit dhe pa vonuar, u hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.

Filmi „Muri i dhimbjes“ theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Kanës dhe në Kroaci . Autorja ua dhuroi prindërve të të zhdukurve të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit të saj, “Muri i dhimbjes". “Muri i dhimbjes” hyri në antologjinë e filmit Kroat.
Por Shenide Bilalli në Kosovë mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë.

QËNDRIMI I MINATORËVE TË STAN TËRGUT ISHTE GUROR, SHUMË I VENDOSUR, KUNDËR MILOSHEVIÇIT

Shpejt m'u thyen ëndrrat e gruas së re, me ngjarje të përditshme: demonstrata, dënime, burgosje, procese të montuara, arkivole të blinduara me djem të rinj që vinin nga ushtria jugosllave…

ELIDA BUÇPAPAJ: E dashur Shenide, tash në shkurt, u mbushën 24 vjet nga greva e minatorëve të Stan Tërgut, si i kujton ato ditë dhe ku ishit?
SHENIDE BILALLI: Pyetja e minatorëve dhe Kosovës është më komplekse se ç'duket. Kemi një histori të gjatë të vuajtjeve të popullit shqiptar nga pushtimi serb që sundonte në Kosovë nga viti 1912. Por këto vuajtje u kulmuan në vitet 1950 me shpërngulje të mëdha të shqiptarëve deri në vitet 1980 ku mbërrin caku tjetër dhe ndryshon fati i shqiptarëve mbas vdekjes së Titos.
Minatorët janë thjesht një zë i kundërshtimeve të popullit shqiptar ndaj dhunës në Kosovë. Muaji nëntor dhe shkurt tek unë zgjojnë kujtime të thella për Kosove e viteve 1983-90.



Posaçërisht më mbeten në kujtim sorra të zeza mbi qiellin e Prishtinës. Në atë kohë isha grua e re, nënë e djalit të tretë, forca e re e Kosovës. Kam punuar në rubrikën Dokumentar si regjisore dhe skenariste në emisionin për gra „Ato „ me tendencë të ndihmojmë emancipimin gruas shqiptare.

Në atë kohë bota ime ishin lulet, rregullimi i banesës, moda dhe edukata e fëmijëve.

Po shpejt m'u thyen ëndrrat e gruas së re, me ngjarje të përditshme: demonstrata, dënime, burgosje, procese të montuara, arkivole të blinduara me djem të rinj që vinin nga ushtria jugosllave, fëmijët që mbyteshin nga frika, në çdo hap veç vuajtje dhe varfëri e pafund.

Jetonim me orë policore. Në heshtje zhdukeshin njerëz, sidomos studentët dhe intelektualët. Ajri ishte tepër i dendur, nuk mujshim frymë me marrë nga presioni dhe tortura psikike e fizike, që e ushtronin përditë mbi popullin shqiptar... Si sot më kujtohet kur gazetarët tanë në programin e TV Prishtinës fillonin çdo emision Ditar ose Lajme me 'irredentista', 'separatista shqiptarë', 'represion', 'iredencë'… 'separatizëm'... Na shpëlanin trurin. Por kur dilja nga ndërtesa e TV, sorrat e zeza mbulonin qiellin e Prishtinës. U sillshin në një rreth pa fund. Si me pasë parandjenja, ose si me paralajmërue që do të ndodhë më e keqja mbi popullatën e Kosovës.
Në Has e mora edhe përgjigjen pse të gjithë meshkujt e fshatit ishin furrtarë

ELIDA BUÇPAPAJ: Në atë kohë keni xhiruar edhe filma dokumentarë me tema sociale?
SHENIDE BILALLI: Interesante është se më 1983 kam diplomuar me një dokumentar me tematiken sociale për nënën vetushqyese. Gjithmonë më ka interesuar bota e femrës, por jeta gjatë studimeve në Zagreb ka pasë ndikim të madh te unë, për shkak të imazhit që na shoqëronte në botë.

Më mundonte fakti se të gjithë shqiptarët përfytyrohen si furrtarë ose si punëtor fizikë. Unë rjedh nga një familje e vjetër intelektuale qytetare prishtinase. Kur jam kthyer nga studimet më 1983 kam filluar të punoj në montazhin e filmit, por prirja ime ndaj skenarit dhe ngjarjeve të përditshme si dhe puna ime e suksesshme, më ndikuan që unë të emërohem në ekipin e programit Dokumentar 1984. Fillova të punoj si regjisore dhe skenariste dhe jam marrë me hulumtimin se ku jetojnë furrtarët dhe me çfarë jetese kanë gratë e tyre. Xhirova filmin „ Hasi i Thatë“ simbas skenarit të Agim Mehmetit, me asociacion nga kënga e Sinan Vlaslijut „Niset trimi ne gurbet“. Kur kam mbërri në fshatin e Hasit afër Shqipërisë, gjeta plot gra pa burra, ishin vetëm me fëmijë. Jetonin në kushte të papërfytyrueshme, pa ujë, pa rrugë, pa mjek. Edhe ata meshkuj që kishin mbetur në fshat ishin të gjithë furrtarë. Gratë, edhe pse ishin të veshura vetëm me veshje kombëtare të Hasit, dukej se ishin shumë të bukura. Po e mora edhe përgjigjen pse të gjithë meshkujt e fshatit ishin furrtarë. Tregimet e grave dhe e të rinjve nga Hasi më qartësuan se shqiptarët e atyre anëve nuk kanë pasë mundësi të shkollohen, se ishte politika sistemit jugosllav ashtu. Me mijëra njerëz përditë janë larguar nga Kosova, kjo ishte e vetmja mundësi për ta ushqyer familjen, por ishte edhe shkatërrim i familjes. E kam shkruar shpejt e shpejt skenarin e filmit për gratë e Hasit, të cilat gjithë jetën e kalonin në vetmi. Por për fat të keq filmi ka mbetë në arkivin e Kosova filmit dhe kolegë të dashur e kanë coptuar skenarin e famshëm pjesë-pjesë dhe me to kanë krijuar spote. Sot filmi do të kish pasë një vlerë shumë të madhe, sepse ky fshat është shfarosur. Pas atij filmi kam xhiruar tema të tjera të ndryshme sociale dhe në fund e bëra filmin për Grevën e minatorëve të Trepçes.

Nga 1980-1989 Kosova vlonte, ishte flakë e gjallë sepse jeta e shqiptarit nuk kishte kurrfarë vlere


ELIDA BUÇPAPAJ: Çka ka ndikuar tek ju të përfshiheni në dramën e grevistëve të Stan Tërgut 900 metra nën tokë?
SHENIDE BILALLI: Në ato vite, nga 1980 e sidomos nga 1989, Kosova vlonte, ishte flakë e gjallë. Jeta e shqiptarit s'kishte kurrfarë vlere. Më dhimbseshin nënat që i humbnin djemtë para syve, në demonstrata, në rrugë, në prag të shpisë, të varfër, as kafshatën e bukës nuk kanë pasë mundësi t'ua jepnin. Fëmijët dhe rinia e Kosovës vdisnin nga uria. Përditë forcat policore të Serbisë ushtronin forcën mbi popullin shqiptar. Populli duronte provokime të jashtëzakonshme. Gazetarët dhe krijuesit nuk kanë pasë shumë mundësi të bëjnë diçka! Por në shpirt unë jam dokumentariste. Dhe argumentet e fuqishme më shtyjnë dhe më motivojnë të reagoj. Kjo ndodhi përkisht në shkurt. Ndjenjat e mia ishin akumuluar për shkak të padrejtësisë së pafund. Dhe, në ato rrethana, kam përfunduar 900 metra nën tokë, ku jam bërë pjesë e ngjarjes epokale, në grevën e minatorëve të Stan Tërgut.

Minatorët - një forcë e pasfidueshme, ata ishin një grusht njerëzish kundër njësive speciale të policisë e cila i bllokoi rrugët krejtësisht
ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e minatorëve ishte mishërim i zemërimit të njerëzve të Kosovës ndaj padrejtësive të pushtimit serb.
SHENIDE BILALLI: Muaji shkurt bënte ftohtë… Ishte natë e vonë, mbas orës 2:00. E kisha djalin e tretë në gji. Banonim në qendër të Prishtinës në një apartament në katin e 8. Djali ishte pa qejf, por heshtjen e mesnatës me mjegull e thyen zërat e minatorëve. Ecnin përgjatë rrugës, me kapelat dhe me uniformat e punës, në duar mbanin portretet e Titos. Dëgjoheshin jehonat e zërave të tyre: Tito… Jugosllavi…Kurrë nuk e harroj atë skenë. Ishin aq pak, një grusht i vogël, kundër njësive speciale të policisë, e cila i bllokoi rrugët krejtësisht. Policët ishin në çdo ndërtesë, në çdo çati, në çdo rrugë. Atë natë minatorët kanë zgjuar tek unë një forcë të pasfidueshme. Kam filluar me qajtë me një zë shumë të çuditshëm… Me të dyja duart e mbyllja gojën që të mos ndihet piskama ime. I thashë tim shoqi:„Duhet bërë diçka. E çfarë intelektualësh jemi nëse nuk reagojmë dhe nuk iu bashkangjitemi minatorëve. Nëse minatorët marrin parasysh me e rrezikue atë rrogë të vogël, me të cilën i ushqejnë fëmijët, edhe ne duhet me e kundërshtue këtë terror.“ Im shoq më tha: „Shiko punën tënde“. Aty ndjenjat e mia janë thyer. Në mëngjes kam marrë kamerën dhe me lejen e Smajl Smakës, kryeredaktorit të programit të informimit, kam shkuar në Stan Tërg.

Qëndrimi i minatorëve ishte guror, shumë i vendosur, së pari, kundër regjmit të Milosheviçit që ishte instaluar të shkatërronte autonominë e Kosovës
ELIDA BUÇPAPAJ:Minatorët e Stan Tërgut ishin luftëtarët e parë të lirisë në Kosove më 1989. Cilat ishin kërkesat që bënë grevistët e Stan Tërgut?
SHENIDE BILALLI: Ajo skenë e minatorëve ishte historike dhe madhështore, 900 metra nën tokë, në horizontin 11... ku mbizotëronte vetëm terri dhe zëri i minatorëve, i cili kërkonte të drejtat e njeriut në emër të 1300 grevistëve dhe në emër të popullit të Kosovës.

Grevistët kërkonin të plotësohen kushtet politike: të kthehet kushtetuta e Autonomisë së Kosovës e vitit 1974. Kërkonin dorëheqjen e parevokueshme të politikanëve Ali Shukria, Rahman Morina e tjerë dhe të ndalet agresioni ndaj popullit. Skena 900 metra nën tokë nuk harrohet. Shiheshin vetëm hije të kapelave të bardha të minatorëve, të cilët qëndronin të ulur nëpër korridore të ngushta, të pandriçuara, veç me drita të vogla të kapelave.

Janë skena dhe ndjenja që nuk harrohen. Mbizotnonte heshtja, heshtja dhe vetem heshtja. 1300 minatorë duke pritur çdo moment se çka do të bëhet. Minutat bëheshin orë e orët bëheshin vite. Fytyrat e tyre tregonin mërzinë për familjet. Lotët iu rridhnin nëpër fytyrat e tyre pa i pyet, ata asnjë zë nuk e leshonin… Dhimbjen dhe mërzinë për më të afërmit, sidomos fëmijët, e mshefshin në emër të grevës. Ua parashtronin kushtet gazetarëve dhe politikanëve që vinin në vizitë.

Qëndrimi i minatorëve ishte guror, shumë i vendosur, së pari, kundër regjmit të Milosheviçit që ishte instaluar të shkatërronte autonominë e Kosovës . Konstant parshtronin 9 kushte cilat përsëriteshin: „Nuk dalim nga zgafella deri sa agresioni i Milosheviçit nuk ndalet ndaj popullit shqiptar, dhe të ndalohet çdo orvatje e mëtejshme për shuarjen e Autonomisë së Kosovës. Nëse nuk e ndalni këtë zjarr, ai do të përhapet në tërë Jugosllavinë. Këto ishin fjalët e grevistëve. Isha e habitur çfarë disipline dhe rregulli ka pasur në mesin e tyre, pa kurrfarë skenari, gjithçka funksiononte për mrekulli.

Me minatorët isha tri ditë dhe tri net. Por ata kuptuan që janë të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, poashtu edhe nga armata e Jugosllavisë, e cila ishte përgatitur për intevenime më të rënda. Stan Tërgu ishte bombë e cila pritke çdo moment të shpërthente. Minatorët, qëllimisht, më larguan nga zgafella me këto porosi: “Të lutem shko dhe shiko sa kemi perkrahje nga studentët dhe populli.“

Dola me mendimin se do të kthehem shpejt. Por isha e habitur pse të gjithë minatorët, para se të largohem, më afroheshin e përshëndeteshin me mua. Disa më përqafonin me fjalë dhe lotë: Rruga e mbarë të qoftë, motra jonë, ishalla Zoti të ruan! Dhe shpejt largoheshin. Atëherë nuk kuptoja se po përshëndeten me mua dhe unë nuk do t'i shihja më. Minatorët më shpëtuan, duke sakrifikuar jetën e vetë. Këtë e kuptova kur dola zgafella. Çdo hap ishte plot e përplot me polici.

Shfrytëzoj rastin të lëvdoj Skënder Buçpapaj për komentin „Populli e di kë ka cub kë hero“, që risjell në kujtesë vargjet e poezisë të pavdekëshme të poetit Qerim Ujkani… „Populli i di të gjitha“…

ELIDA BUÇPAPAJ: Minatorët e Stan Tërgut fituan solidaritetin e gjithë Kosovës, a mund të na sjellësh detaje, si regjisore që e përcolle këtë grevë drejtpërdrejtë!
SHENIDE BILALLI: Kosovën e kam lënë në ato skena dhe me ato vdes. Më kujtohet solidarizmi një për të gjithë dhe të gjithë për një, ende e përjetoj ashtu Kosovën. Skenat në zgafellë kanë qenë shumë të rënda. Më kujtohet vetëm hyrja në zgafellë dhe e shfrytëzoj rastin të lëvdoj Skënder Buçpapaj për komentin „Populli e di kë ka cub kë hero“, që risjell në kujtesë vargjet e poezisë të pavdekëshme të poetit Qerim Ujkani… „Populli i di të gjitha“…

Atë e kam përjetuar dhe vërtetuar disa herë, prandaj i besoj popullit. Kam hi në zgafellë dhe, pa ndihmën e minatorëve të cilët më njihin në bazë të punës së mëparshme, asgjë nuk kisha mundë të bëja. Populli shumë mirë e di kush punon me shpirt e kush shet patriotizëm. Por desha të cek hyrjen në oborr të Stan Tergut. Pakëz është komike. Po vërtet është. Së pari, duke iu falënderuar dukjes time shumë moderne, kam hyrë në oborr të zgafellës. Në atë kohë nuk ka pasë shumë femra shqiptare bjonde. Të gjithë mendonin se jam gazetare e huaj. Policia serbe ka menduar se jam gazetare e huaj, ndoshta ka menduar se jam gazetare serbe. Nuk kanë kërkuar letërnjoftim, çka ka qenë e detyrueshme, me siguri për shkak të qëndrimit tim shumë të vetësigurt. Me vetëdije e pa vetëdije e kam bër këtë, për shkak të vendimit që kisha marrë. Isha me një xhaketë prej lëkurë antilope dhe ecja si mankene, a thua se nuk më intereson asgjë tjetër… vetem moda dhe bukuria. E në të vërtetë isha e frikësuar, e vetmja femër në 1000 e sa meshkuj….

U krijua LDK më në krye Ibrahim Rugovën - ka qenë një lëvizje e hatashme madhështore që kurrë nuk përsëritet, ku intelektualët më të mëdhenj të Kosovës kanë qenë unikë të vendosur si kurrë më parë, së bashku me popullin Kosovar

Nuk kemi të drejtë dhe as guxim të harrojmë meritat dhe emrin e dr Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të LDK, si dhe të gjithë atyre që u përkushtuan dhe u flijuan për lirinë. Ata janë themeli i pavarësisë dhe demokratizimit të Kosovës


ELIDA BUÇPAPAJ:Greva e minatorëve të Stan Tërgut tregoi pjekurinë e popullit të Kosovës, që do t’i paraprinte pluralizmit politik që do të shpallej në Kosovë në fund të atij viti me krijimin e LDK-së, si mendoni ju?
SHENIDE BILALLI: Atëherë u formua LDK më në krye Ibrahim Rugovën - ka qenë një lëvizje e hatashme madhështore që kurrë nuk përsëritet. Intelektualët më të mëdhenj të Kosovës kanë qenë unikë të vendosur si kurrë më parë, së bashku me popullin Kosovar, i cili ishte guximtar. Në kushte krejtësisht të pabarabarta e kundërshtonin me politikë paqësore makinerinë e egër pushtuese. Ajo është diçka aq e madhe! Ishim të rrethuar nga njësitë speciale serbe, pastaj jugosllave, të armatosura deri në dhëmbë, kudo, në çdo hap, në tokë, në ajër. Por populli vazhdonte të jetonte jetën e përditshme me idealin… e pavarësisë. Ajo lëvizje kurrë nuk përsëritet kurrkund në botë. Ibrahim Rugova dhe LDK me popullin shqiptar i treguan botës se Kosovarët nuk janë agresorë, por popull që don paqe...

Ajo lëvizje demokratike kërkonte sakrificë të madhe nga populli shqiptar. Më në fund u shpërblye, por çmimi i lirisë ishte shumë i shtrenjtë. Një milion shqiptarë nga Kosova u shpërngulen, me mijëra të vrarë dhe shumë të zhdukur. Shumë fëmijë të Kosovës sot janë jetima… Por luftën dhe imazhin për shqiptarë në botë fituam. Meritat e LDK dhe të Ibrahim Rugovës, këtij mendimtari të rrallë në botë, janë të mëdha. Prandaj nuk kemi të drejtë dhe as guxim të harrojmë meritat dhe emrin e dr Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të LDK, si dhe të gjithë atyre që u përkushtuan dhe u flijuan për lirinë. Ata janë themeli i pavarësisë dhe demokratizimit të Kosovës.

SHENIDE BILALLI - PËR HATËR TË VIKTIMAVE TË PANUMËRTA QË KEMI PASUR, DUHET TA RUAJMË TOKËN TONË SI SYTË E BALLIT

Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët

ELIDA BUÇPAPAJ: Megjithëse gjithë reflektorët e botës u fokusuan tek minatorët grevisë dhe ishte ngjarja më e madhe, sot e kësaj dite mbulohet me heshtje, si është e mundur?
SHENIDE BILALLI: Jam befasuar si ndodhi të harrohen minatorët. Gjeja arsyetim se ishte kohë lufte, por mbas luftës askush nuk u kujtua për minatorët.

Nuk jam pajtuar me këtë realitet. Dhe në vitin 2000, me ekipin e TV Kroacisë, xhirova reportazhin për minatorët - „Ku janë heronjtë e Kosovës“. Ishte dhjetor, dimri shume i ftohtë, akull, ekipi ynë nëpër borë mezi ka mbërri në fshatin Kolonija Angleze. U takova me minatorët dhe familjet tyre që jetonin në kushte shumë të vështira. Larg civilizimit, në mal dhe në varfëri. Por minatorët u gëzuan shumë kur më kanë pa, dhe nuk më kishin harruar... Për mua ka qenë një gezim i veçantë.

Reportazhi ka zgjuar shumë interesim të madh në Zagreb dhe tek gjithë populli Kroat. Pa vonuar organizuam një aksion humanitar nga Kroacia për ndihmën ndaj fëmijëve të minatorëve. Por aq sa simpati kam zgjuar, aq edhe i kam hidhëruar disa. Në reportazh e kam cekë se fati i minatorëve dhe i Kosovës është fatkeq, për shkak të pasurisë të madhe që e ka Kosova. Minatorët u harruan, Ibrahim Rugovën filluan ta shajnë, të gjitha vlerat e vërteta të kombit u muarën nëpër këmbë. Posaçërisht në tekstin e reportazhit kam theksuar se më të merituarit për lirinë e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe minatorët, ata që hapën të parët rrugën për lirinë e Kosovës, nuk po nderohen. Mbas atij reportazhi ka filluar kalvari im në Zagreb, nga një grup i shqiptarëve, të cilët kanë ndikuar mjaft në opinion për shkatërrimin e autoritetit tim dhe mohimin e punës sime në Kroaci, po edhe në Kosovë.

Minatorët jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët

ELIDA BUÇPAPAJ: Grevistët e Stan Tërgut e rrezikuan jetën e tyre në të mirë të drejtës për liri të popullit të Kosovës - ku janë këta njerëz sot, për të cilët duket se nuk kujtohet kush?
SHENIDE BILALLI: Minatorët në jetën time kanë status të posaçëm dhe mendoj se ngjarja minatorve nuk ka përfunduar. Përsëri kam marrë iniciativën dhe kam shkuar direkt në Trepçë, në Stan Tërg më 2009, kam shkuar në vendin e ngjarjes mbas 14 viteve. Në produksion TV Kroacinë kam xhiruar filmin dokumentar me titull „Horizonti i nëntë i Kosovës“. Jam takuar përsëri me minatorët. Zoti ka dashtë që atë ditë minatorët kanë qenë në grevë dhe kanë pasur takimin me përfaqësues evropianë. Përfaqësuesit e huaj nuk më lejuan të xhiroj në sallën ku ishte takimi. Por, me dëshirën dhe këmbënguljen e minatorëve isha në mesin e tyre përsëri. Përsëri zbrita 900 metra nën tokë në horizontin 11. Ishte shumë i rëndë momenti i hyrjes në zgafellë. Kur më lajmëroi drejtori që lejohem të hyj në zgafellë, jam gëzuar aq tepër, por para hyrjes, mjekët ma maten tensionin: ishte 200. Nuk preferonin të zbres, po unë nuk i ndigjova, shkova në zgafellë. Shok të madh kam përjetuar para hyrjes në garderobën e minatorëve, e cila gjindet para zgafellës. Ishte e zbraztë, por veç disa tesha të vjetëruara të minatorëve që kujdesen për mirëmbajtje Trepcës… Skenat ishin e trishtuese. Veç zinxhirë, numra dhe zbraztësi. Në dhomën tjetër na priti një skenë shokuese -afër 1000 kapela të bardha të minatorëve të gjuajtur nëpër tokë, të përzieme me ujë... Dukeshin si kokat e minatorve. Por mblodha forcën dhe xhirova kapela te bardha. Ato skena janë më të fortat në film.

Kur zbritëm në horizontin e 11 kam ndier një zbrazëti të jashtëzakonshme: skenat në zgafellë ishin krejt të tjera. Korridoret të zbrazëta. Veç ekipi i tv dhe i mjekëve që ishin me ne. Në zgafellë nuk ishin ata që më jepnin forcë më 1989. Uka... Xhemali… Nexhmedini dhe shumë të tjerë. Unë kërkoja fytyrat e minatorëve.

Trepça është plaçkitë tërësisht, të gjitha makineritë për punë në zgafellë i ka marrë Serbia. Minatorët tregonin se, në kohën kur kishin punuar, përditë i nxirrnin nga 15 kilogram ar, dhe kalonin tortura speciale nga rojet se mos po e marrin ndonjë gram ar me vete. Para se të shkonin në shtëpi i zhveshnin lakuriq dhe ua matnin peshën, ndërsa arin e çonin në Beograd. Ndërkohë minatorët sot e kësaj dite janë pa punë dhe në kushte shumë të vështira, të harruar nga të gjithë. Ata jetojnë në Koloninë e Anglezëve, emër që tregon se Trepçen e kanë shfrytëzuar të gjitha perandoritë: Roma, Bizanti, Otomanët, Anglia, Serbia, por jo shqiptarët.

Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës


ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e Stan Tërgut do t’i printe UÇK, por me një ndryshim thelbësor, formacioni ushtarak do të reflektonte përçarjet e thella politike, minatorët e Stan Tërgut fituan besimin e gjithë popullit të Kosovës, çfarë do të shtonit?
SHENIDE BILALLI: Sa i perket UÇK, per mu ajo ka qenë një fenomen i panjohur. Jam marrë me çështjen e Kosoves me vite, dhe kur kam dëgjuar së pari per UÇK,kam menduar se është një provokim i madh për Kosovën nga ana e serbëve, duke menduar sa njerëzit ishin larguar në mërgim dhe në Kosovë kanë mbetur veç pleq dhe gra. Parashtroja pyetje: Kush e mbron Kosovën? Me vite kisha jetuar me frikë shumë të madhe se do të vijë dita dhe do ta sulmojnë Kosovën mbas Kroacisë dhe Bosnjës. Kisha një përvojë të madhe e të hidhur nga lufta e Kroacisë dhe e Bosnjes. Kisha xhiruar shumë filma nga Vukovari deri te Srebrenica. Prej frikës se mos po përhapet lufta në Kosovë, çmos kam bërë nëpërmjet tryezave të rrumbullakta dhe projeksioneve të filmave të jepja mesazhin „Ndalni Luftërat „. Politikanë, gazetarë dhe shoqatat humanitare kroate më të njohura në atë shtet së bashku me mua kanë ngritur zërin për Kosovën. Politikanët Stipe Mesiq, Ivica Račan, Slaven Letica …Gazetari Goran Miliq, drejtor televizionit Miko Galić dhe shumë të tjerë.

UÇK-së duhet t'ia japim vlerat e vërteta, duhet t'ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithëve
ELIDA BUÇPAPAJ: Ju, Shenide, nuk jeni mjaftuar të kërkoni në Kroaci ndihmë për Kosovën dhe të tregoni vërtetën, por keni shkuar edhe në qytete të Europës?
SHENIDE BILALLI: Kam qenë e lidhur me shumë shoqata botërore të grave dhe kam pas premieren e filmit tim autobiografik „Ndalni luftërat“ në Vjenë, Paris, Bernë, Bruksel, Pragë dhe shumë shtete të tjera europiane ku e kam ngritur zërin për Kosovën dhe kam gjetur mbështetje. Në atë kohë kam pasur përkrahje të madhe nga gratë e Ambasadorëve të SHBA (Mongomeri), Anglisë (Monro),Gjermanisë dhe shteteve më të forta të botës. Mbrëmjen kur ndërhyri NATO në Kosovë, në qytetin bregdetar Rovinje ambasadat kanë oganizuar promovimin e filmit tim KOSOVA 1.2. Të gjithë gëzoheshin e unë qaja si fëmijë duke mos e ditë se ku i kam më të afërmit.

Por e kur kam kuptuar që UÇK me të vertetë ekziston atëherë i kam mbështetur me filmin Kosova, ku e kam përkrahur UÇK-në, dhe e kam paraqitur si një forcë të madhe të Kosovës. Pas filmit, në Zagreb nuk kam mundë me kalue prej njerëzve që donin të më takonin. Dhe shumë djem janë nisur për t'u rreshtuar në UÇK.

Mendoj se duhet me e respektue ushtrinë tonë të parë të Kosovës dhe viktimat aq të shumta që i patëm… Aty ka shkuar rinia jonë, forca jonë. Shumë nëna kanë mbetur pa femijë, shumë gra kanë mbetur pa burra, shumë fëmijë kanë mbetur pa etërit e tyre.
UÇK-së duhet t'ia japim vlerat e vërteta, duhet t'ia japim vlerat e vërteta çdo heroi të kombit pa marrë parasysh nga i cili vend është. Kryesore është të jetë shqiptar, dhe në atë mënyrë jemi popull madh, i cili i i di dhe i njeh meritat e të gjithve. Për hatër të viktimave të panumërta që kemi pasur, duhet ta ruajmë tokën tonë si sytë e ballit. Mërgimtarët e dinë çka është vuajtja e vërtetë, e dinë kur je dhe ndihesh i huaj.

Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës

ELIDA BUÇPAPAJ: Çfarë ndikimi pari greva e minatorëve në jetën tënde si profesioniste dhe njeri ?
SHENIDE BILALLI: Minatorët e kanë ndryshuar jetën e Kosovës, sistemin e Jugosllavisë, Ballkanit, Europës, dhe Botës. E kanë ndryshuar qëndrimin e fuqive më të mëdha botërore ndaj shqiptarëve. Por ata kanë pasur ndikim të madh edhe në jeten time personale dhe në qëndrimin tim jetësor. Deri në atë kohë isha e prirur ndaj modës dhe ndaj botës së femrës, të cilat i mendoja se ato ishin thelbi i jetës. Por kur e pashë qëndrimin burrëror të minatorëve 900 metra nën tokë duke sakrifikuar familjen për çështjen e të mirës së tërë popullit dhe atdheut atherë e kam kuptuar çka është jeta. Familja, atdheu dhe populli. Unë e kam vazhduar rrugën e tyre.

Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve

ELIDA BUÇPAPAJ:Juve, e dashur Shenida, si figurë publike ju ka pagëzuar greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut. A ka mbetur diçka pa rrëfyer prej atyre ditëve që duhet të mbeten të fiksuara edhe në memorien kombëtare?
SHENIDE BILALLI: Shumë gjëra ndodhnin mbas kamerës …. Drama e minatorëve në çdo moment ndryshonte, kushtet e minatorëve nuk plotësoheshin. Vinin delegacione të ndryshme, asgjë nuk u plotësohej. Dëshpërimi më i madh i grevistëve ishte kur erdhi presidenti i Jugosllavisë Stipe Shuvar, i cili tha disa fjalë dhe shkoi. Minatorët e kuptuan të vërtetën që është Milosheviçi kryesori. Skenat mbrenda zgafellës kanë qenë shumë të rënda. Prisnim çka po ndodh. Minatorët filluan të verbohen. Mbas një kohe gjatë që rrinin në këmbë, çizmet e gomës iu shkaktonin plagë të gjalla. Disave iu binte të fikët, një minator afër nesh vdiq nga zemra. Të gjitha këto ndodhën në Horizontin Njëmbëdhjetë. 900 metra nën tokë, të rrethuar me qindra njësi speciale dhe policë nga tërë Jugosllavia. Ajo është trimëri e minatorëve. Kanë pasë një ngrohtësi të posaçme dhe kujdes ndaj meje. Mërziteshin për mua e jo për veten. Shumë kam qajtë deri sa kam qenë në zgafellë. Më ka mbytë mirësia e tyre. Më besuan shumë dhe më zgjodhën të përcaktoja kush mundet me hy në zgafellë e kush jo nga gazetarët. Vinin edhe provokues. Televizionit të Kroacisë i dhamë përparësi… Edhe ditën e sodit, kur ndigjoj zërin e rrotave dhe zinxhirëve të liftit, më trishtojnë... Por në zgafellë asnjë moment nuk jam frikësuar. Kam qenë gjithë kohën e zhytur në mendime… Unë isha aty disa ditë, ndërsa ata tërë jetën e kalojnë në këtë mënyrë. Kur kam dalë nga zgafella kam qajtë shumë dhe e kam kuptuar çka do të bëhet me minatorët. Shoferi më tha: Po si po qan ti gazetare je dhe regjisore, aq shumë lotë…. Mbas asaj kam pritë që do të më thërrasë policia dhe do të më marrë në pyetje. Gjatë gjithë kohës më vonë policët civilë më kanë shoqëruar në çdo hap dhe jeta ime private ndryshoi totalisht… Një ditë kuptohet… pse...

Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda

ELIDA BUÇPAPAJ: Greva e urisë e minatorëve të Stan Tërgut do të shënonte kulm në jetën tuaj dhe në karrierën tuaj profesionale, por do të shënonte edhe një kthesë përfundimtare për ju?
SHENIDE BILALLI: Pas grevës së minatorëve ndodhi helmimi masiv i fëmijëve, diçka edhe më e rrezikshme, edhe më provokuese për shqiptarët. Helmoheshin fëmijët në çerdhe e shkolla. Në fillim nuk besoja, por shpejt u binda. Në Podujevë kanë filluar rastet e para të helmimeve. Fëmijët e helmuar dukeshin pa vedije dhe me levizje të duarve pa kontroll. Lart fluturonin pa pushim helikopterët e Serbisë... Atëherë e kam parë sa forcë të madhe ka populli shqiptar, sa askush në botë... Të helmuarit kanë qenë një masë e madhe, nja 1000. Ishte moment i rrezikshëm edhe për mua. Disa do të mendonin se mos isha gazetare serbe. Isha e veshur në mënyrë të veçantë, se po dilja në terren për xhirim.

Isha para televizionit kur kalonin vetura duke iu rënë sirenave, ishin plot me fëmijë pa vetëdije. Sa e kam parë çka po ndodhte e kam marrë kamerën pa pyetë dhe drejt e në Podujevë. Por i ndieri xhiruesi Fatos Kastrati më shpëtoi mua, duke iu thënë njerëzve: Hej, është shqiptare... Kasetën me materiale e solla në TV Prishtina dhe, me këngëtaren Violeta Rexhepagiq, lajmin e përhapëm në botë. Pastaj kasetën e kam dorëzuar në LDK, në dorë të Bujar Bukoshit... Por, për çudi, kurrë askund nuk më ka përmendë. E unë, pra, e kisha rrezikuar jetën.

Shenide Bilalli : Histori Suksesi



Shenide Bilalli


Shqiptarja Artiste e merituar në Kroaci - Shenide Bilalli, - anëtare e PEN- it, gazetarëve të Kroacisë, regjisore skenariste e talentuar e më tepër se 300 filmave dokumentarë, në disa shtete, kontribuese e paqes!

Shenide Bilalli, regjisore dhe gazetare në Kosove është simbol i guximit dhe mirësisë, e para dhe vetmja femër që zbriti 900 metra në tokë në zgafellën e Trepces 1989 me minator në Stari Trg . Po ashtu lançoj inçizime te fëmijve të helmuar nga gazi, në bote. Gjatë luftës në Kroaci, Bosnjë, Kosovë më 1990-1999 me dokumentarët e saj kundërshton agresionin e Milosheviçit dhe ndihmoj shumë popujt e vuajtur.

Është artiste e merituar e Kroacisë, dhe anëtare e PEN- it shoqatave filmike, gazetarëve të Kroacis, dhe UE, Femrave intelektuale të Kroacise, anëtare e shumë shoqatave te Kroacisë, EU dhe të Botës.

Shenide Bilalli ka bashkëpunuar me shumë televizione botërore LIFE- SHBA, ORFFE, Austri, Tv Bruksel, dhe të Francës…

Shenide Bilalli është shqiptarja e parë nga Prishtina e Kosovës që ka kryer Akademinë për Teatër, Film dhe Tevizion në Zagreb, në 1983 ku diplompoj me filmin lujtuno-dokumentar për një nënë vetushqyese me tituj “Momentet e lumturisë“.

Ajo ka realizuar më tepër se 300 filma dokumentarë, në disa shtete, posçërish në Kroaci, ku fitoj famën me filma lujtuno-dokumentar seri, drama: ''Gjenerali i ushtrisë së vdekur, ''Monologu i Teutës''. Bën koreografi dhe një punë mjaft performuese cilësore në Revistën “Mbretëresha Teuta“ në Zagreb.

Ajo është edhe kryeredaktore e revistës dy gjuhësore “ILIRIA“e cila botohet në Zagreb plotë 10 vjet . Posaçërisht është e njohur për bashkimin e familjeve, njerzve të humbur.

Eshtë e njohur si organizatore e shumë ngjarjeve aktuale në Koraci, tryeza të rumbullakta reth çështjes shqiptare, të Shqipërisë, Kosovës posaçërisht gjatë agresionit në Kosovë, me politikanët dhe fytyra publike më të njohura nga religjioni.

Po ashtu është Idea kryesore e manifestimeve ndërkombëtare kulturo - artistike “Ditët e mbretëreshës Teuta“ ku prezentohet kultura shqiptare mes veprave të botuara teatrit, filmit, dhe muzikës projektin të cilin e përkrahin 6 amabasada, dhe ku ndahet çmimi “Mbretëresha Teuta“, femrave shqiptare më të sukseshme për integrimin e shoqërisë shqiptare në botë. Ngjarja regjionale ështe në patronazhin e kryetares së republikës se Kroacis si dhe kryetarit të Qytetit te Zagrebit.

.Regjisorja filmave dokumentar Shenide Bilalli, plot 27 vjet jeton në Kroaci, Zagreb me tre djem Kujtimin, Korabin dhe Batonin.

Është e njohur si skenariste e regjisore televizive në programin Dokumentar, për Fëmijë por edhe si gazetare e programit Informativ me tema më aktuale të Kroacisë të emisoneve më të shikuara

Publikun në Kosovë e përfitoj menjëherë mbas mbarimit të studimeve në Zagreb 1983 me tema të guximshme sociale. Me mjeshtri dhe stil të vëçantë autorja tërhiqte vëmëndjen e opinionit të Jugoslavisë. Në festivalin televiziv në ish Jugosllavi Ne 1990 prezantoj Tv Prishtinën dhe hyn në konkurrencën më të ngushtë për shpërblimin..

Filmi Krahu i thatë“, flet për gjëndjen e rëndë të Kosovës në vitin 1989, ku populata shqiptare posaçërisht, intelektualët, vuanin nga recesioni i politikave të Milloshvicit. Po ashtu në Vitin 1990 mori ftesën nga TV Zagrebi, nga programi dokumentar i fëmijëve dhe në 1991 sipas skenarit dhe regjisë së saj, xhiron serinë “Çka ?Kush? Ku ?” me motive nga Bibla, në 10 episode me aktorët më të njohur të Kroacisë.

Ndërkohë bashkëshorti dhe 3 fëmijët i bashkohen në Zagreb. Por nga bashkëshorti nuk ka pas kurrë përkrahje ata mundohen ta bindin të mos kthehet më në Kosovë, ishte në listën e zezë. Ajo ishte e vetmja ushqyese familjes pesë - anëtarëshe. Nga mesi 1991kur filloj lufta në Kroaci jeta në bashkësi ishtë e pa mundur vendosi te mbetet vetem me 3 femijë në Zagreb . Ashtu zonja Shenide Bilalli rriti femijët vetëm - Batonin 3.5. vjeqar Korabin 6. dhe Kujtimi 9 vjecar në botën e huaj, pa rrogë të sigurt dhe banesë. Sot ata djelmosha janë të gjithë me fakultet janë gazetarë dhe sportistë të dalluar dhe të njohur në Kroaci.

Edhe pse ka përjetuar një dramë shumë të rëndë në famijën e vet në atë kohë mediumet dhe televizioni Kroat 1991 ishin plot vlerësime dhe opinione pozitive për Shenidën, për talentin e shqiptares së re. Shenide Bilalli, nuk e harroi kurrë vendlindjen e saj dhe xhiron filmin dokumentar për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova1991. Kur e humbi vendlindjen“.

Filmi i kundërshtoj Millosheviçit, i hap autores dyert në Programin Dokumentar TV-të Kroacisë, ku e caktuan në program informativ . Për Liri ku ishin angazhuar gazetarët dhe regjisorët më të zgjedhur të Kroacisë për të mbrojtur shtetin nga agresioni i Milosheviçit.

Me stil të veçantë në filma, Shenide Bilalli përfiton nga traditat Kroate dhe iu bashkohet nënave Kroate. Bedem Lubavi“ –“Muri i Dashurisë”ku shpëtojnë djemtë shqiptar, Kroat dhe të tjerë nga Armata Jugoslave.

Në këtë aksion përfitoj një emër konsiderushëm si regjisore skenariste dhe gazetare në Kroaci po aq të mirë sa ishte si njeri..

Por Shenide Bilalli në Kosovë mbeti si heroina-dëshmitare e grevës së minatorëve të Stari Tërgut që zbriti 900 metra nën tokë dhe ekskluzivishte flet për jetën e saj dhe karijerën e saj-
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------Ndiqni Bashkebisedimin

***

Pyetje: E dashur Shenide.Cilat janë kujtimet tuaja nga fëmijrija, familja juaj, sa e lirë ka qënë, dhe sa kanë investuar prindërit, në edukimin tuaj?


Kam lindur në një qytet të bukur të Kosovës ne Prishtinë në fund te vitit 50-te. Jam një vajzë prishtinase nga qendra Prishtinës. Rrjedh nga një familja intelektuale e cila na mundësoi nje fëmijëri shumë të gëzueshme me kujdes dhe dashuri në ç’do aspekt të jetës.

Kam pas një fëmijëri shumë të bukur, plot të mira në familje edhe në shoqërine ku jam riturr. Më kujtohen ato rrugica të Prishtinës të bukura kalldrëmet, gjelbërimi flakëri-pajtonet me kuaj, dyqane të vogla, fura me buke te nxehta...po dalloje rugën ku luajtshim.

Si afronte nata dhe dukej ne muzg dhe degjohej ne erresirrë nga xhamia-minarja iknim në shtëpi. Por nuk do ta harroj qëndrën e pioniërve ku kaloja kohën - ishin ”Kombet e Bashkuara dhe ne si ambasador të vegjël prezantuam një shtet te religjionit....ishte një botë e vogël...në Prishtinë...



Rinija ishte një përjetim i posaçëm e cila u përbënte nga Korzoja në mbrëmje në qëndër të Prishtinës ku të rinjtë shëtisnin. Gjithë ditën u prëgatitem të dukeshim bukur,,. Korzo ishte si pistë e modes ku ka pas shikues të shumtë të mbështetur ne drunj – e femra u silleshin rreth shëtitjes. Rjedh nga nje familja vjetër qytetare Prishtinase, ku ka pas shumë dashuri. Babi im Shahin Bilalli ka qënë meteorologu i parë në Kosovë cili ka kryer studime në Hungari, e mami punonte si ekonomiste, në Spitalin e përgjithshëm në Prishtinë. Por fati i babait ndryshoj Në vitin 1959. kur i kërkohej të bënte raportin në gjuhën shqipe, me pas i ndodhi një aksident komunikacion i rëndë ku humbi vetëdijën. Me ndihmën e mamit dhe mjekim kthen vedijën, përsëri kryen shkollat dhe bëhet Vllau kryesor në spitalin e Neoropsikiatris në Prishtinë ku ka punuar plotë 40 vite.

Ne ishim tre femi, dy vajza dhe një vëlla. Prindërit na mundësuan të gjitha, na arsimuan , dhe na mundësuan te zhvillojmë talentin që posedojmë. Kanë investuar shumë në edukimin tonë dhe na afronin mënyra të ndryshme të zhvilloj talentin në muzikë, film libra dhe sport. Gjithnjë kemi pas gëzimin në shtëpi ku shfaqëm teatër ..vallëzim pushime verore , skijim dhe shkollim jashtë Kosovës. Kam pas nje femëri shumë të pasur, por gjithmonë më kujtohen biseda të prindërve të mshefta, plot me frikë dhe vuajtje për intelektualë dhe student shqiptar të burgosur, por kur nuk fliteshin haptas para nesh....

***

Znj Shenide . Ju keni jetuar kohë të vështira në Kosovë dhe refleksioni yt ka qënë në vetvete i madh , dhe vendosët të bëheshit gazetare, për të gjëmuar e vërteta, e fjalës , lirisë dhe sovranitetit?

***

..Ishin kohë të bukura po sheshi kryesor i Prishtinës Korzo më vonë u shndërua në epiqëndrën e trazirave, ne arenën e përgjakur nga demostrat shqiptare dhe kërkimin e të drejtave të tyre elementare. Sheshi ku studentët shqiptar kërkonin të jëtë Kosova Rëpublikë në 68, 87,89...sheshi ku është mbrojtur statusi i autonomisë në Kosovë dhe ku 1999 është fituar panvarsia e Kosovës.

Mbas kthimit nga studimet, nga Prishtina viti 1983 pas vdekjes së Titos nuk ka qënë më e njëjtë...

Rugët e Prishtinës filluan te mbushen me tanke polic te armatosur deri ne dhëmbë, dhe vdekja ishte shumë afër....

Gjithonë kam pytur vëtën pse shqiptarët punojnë punë të rënda e profesora i mbyllnin ....nepër burgje....dhe aq afër e kanë vdekjen dhe ajo më detyroj të bëhem gazetare.



Jam diplomuar në vitin 1983 në Zagreb në Akademin për Teatër Film dhe Tv dhe pastaj jam punësuar në TV Prishtin 1983. në montazh filmi, në programin Dokumentar, bashkëpunova me gazetarin Agim Mehmetin po ashtu në programin për Fëmijë si skenariste dhe regjisore. Kam punuar tema sociale por u bëra e njohur si regjisore emisionit kushtuar afirmimit të femrave “ATO” ne TV- Prishtina kam punuar 7 vite....


Pyetje: Znj Shenide. Kur jeni larguar nga Kosova, sigurisht me dhimbje të madhe drejt Zagrepit, cilët kanë qënë bashkëpunëtorët më të mirë , që ju kujtoni, sa guxim dhe sa besim në vetvete u është dashur të bëni këtë lëvizje?


Te parën herë jam largua ga Prishtina në studime 1978 ne Zagreb, ishin ato vite të arta. Por provimin pranues kur nuk do ta harroj. Ishte i rënde me shumë komisioni ....tani më duket që ishte një guxim madh të shkoje me studime në Zagreb ku studiojnë vetëm fëmijët e më të pasurve dhe elitës Kroate .

Provimin e kam kaluar me shumë sukses . Po interesant ishte në komisionin e fundit ku treguam njohuritë e e muzikës të një vepre të rëndësishme. Kalova me lehtësi pyetjet , po dështova në pjesën sa kam ndjenja për ritëm. Kisha ngrirë nga emocionet, as nuk flisja as nuk lëvizja.

Profesorët më ndihmuan te lirohem, pas heshtjes time të gjate më thanë, nuk kaloj edhe pse kam rezultate te shkëlqyeshme nga njohja e filmit, shkrimit skenarit, kulturës përgjithshme por pa rritëm nuk do jem e pranishme në Akademinë për teatër dhe film...

Kosovën e lashë me dhimbje dhe mendim jo te mirë për ata kolegë, që nuk janë të realizuar në profesion as për komb, Humba sigurinë vendlindjen , shtypin , prindërit..miq Une u largova në botën e huaj ku u takova me vet veten, talentin dhe profesionalizmin më të lartë në nivelin Europian. Ne një botë ku keni dituri dhe aftësi fitoni ..nëse jo humbni...E unë bëra shumë filma..! Mendoj se fitova.

Jam nisur për të dalë, ne një moment jam drejtuar profesorit Gagiq : Ju lutem a mundeni ju ti bini pianos e unë te vallëzoj. Ai ka mbetur i befasuar....që një shqiptare kërkonte te vallëzonte..?.Kam filluar të vallëzoj...

Komisioni ka mbet pa fjalë, heshtje dhe befas plot duartrokitje.

Prof. Milenko Prohaska kompozitori i mirënjohur në Kroaci me regjisorin Babaja thanë: Bravo, bravo nga ju bëhet diçka, ju do të bëheni e njohur..! Jashtëzakonisht bukur vallëzoni , po jeni dhe guximtare ... Ashtu kam kaluar provimin pranues ku frika u shndrua në guxim...



Po largimi i dytë nga Kosova ishte i dhunshëm ne vitin 1990... . më ndroj fatin e jetës. Në pergjithësi fati i Kosovës ndikoj ne fatin tim familjar. U shpërngulëm ne Zagreb, me ftesën e TV Zagrebit të xhiroj nje seri te luajtur, por qëndrimi im në Prishinë ishte jo i sigurtë, i rrizikeshëm mbas ngjarjeve në Trepce dhe dhe lançimin e lajmit për fëmijët e helmuar . Në çdo hap më përcilleshin lot ne grykë...Nuk ishte ndjenjë e mirë..! Sidomos para fëmijve. Nuk dëshiroj të kujtohem....






Pyetje: Zonja Shenide. Ju jeni humaniste, e motivuar për të mbrojtur të drejtat e popullit kosovar, që ju e doni shumë, dhe në këtë mënyrë reagoni përmes profesionalizmit tuaj të lartë në gjuhën e filmave jepni ndihmën tuaj. Është një forcë kjo që del mbi Shenidën dhe profesionin e regjizores skenaristes dhe koreografes ?



***

Po Liliana është një forcë të cilën nuk mundem me e zotëru përpara çështjes së madhe të lirisë e panvarësisë.

Unë kam punuar shumë si si regjisore gazetare skenariste dhe koreografe . Sot pyes vehten si kam mundur ti përballoj? Sepse mbi të gjitha jam nëna e tre fëmijve shumë të suksesshëm , isha vetëm ne Zagreb pa as kënd. Po më filma kam fituar shumë njerëz, miq dhe ata më ndihmuan dhe kujdeseshin për mua.

Fati im është ngushtë lidhur me demonstrata, të drejta e njeriut... luftën .Shpesh, nuk kam dashur të pranoj se jam shumë emotive, dhe pa masë e dua popullin tim . Unë në mënyrë humane reagoj nëpërmjet filmave i ndihmoj dhe jap mesazhe pozitive.

Por ato ndjenja i kam shprehur edhe te popuj të tjerë... me kroatë, boshnjake....kam qënë e afërt me ta kur kanë pas nevojë ..


E dashur Shenida. Përmendni disa tituj filmash të krijuar nga ju, temat të cilat keni trajtuar me talent dhe një punë gjigante të palodhur, dhe po ti numëroje sa janë të gjithë këta, dhe cilët me te dhimbshmit, mbreslënësit?
***

Temat shkrimeve dhe filmave të mi nuk kanë qënë të lehta apo të këndshme.

Aktor ishin njerëz te vuajtur të perzanun, persekutuar lënduar dhunuar..



Tituj filmavë të mij flasin shumë, por janë plotë dashuri, dhe një stil të posaçëm artistik , Kritika ka pasur ....:“Krahu i thatë” Kur humbi vendlindjen” Britmaja, Muri dhimbjes, Perëndi ndihmo, Paltoja kuqë, Mami mos më lë vetëm..! Ndalni Luftat .....dhe filmi Kosova i cila zgjoj 29 shtete europiane të ndihmonte Kosovën 1998/9. Edhe ashtu, xhirova mbi 300 filma të cilët patën suksese në disa shtete të Evropës dhe SHBA.



Filmi për femrat e dhunuara Britmja është dalluar dhe kam fituar kritika të jashtë zakonshme të larta në Europë dhe SHBA për senzibilitetin e bëra temën e rëndë duke ruajtur identitetin dhe krenarinë e grave të dhunuara. Filmi ka zgjuar opinionin botëror.... gjykatën në Haag ....artist....E mos te flasim për filma për të zhdukurit, por vëndin e posaçëm e ka filmi për Kosovën.



Filmi ‘’Muri i dhimbjes“, 1997, më ngjiti në skenën botërore ku përfaqësoi Kroacinë në Cannë. Me këtë film tërhoqa vëmendjen jo vetëm të kritikës por edhe të politikës botërore, ku shpejt doli në dritë e vërteta për të zhdukurit 2708 , persona ku hapën gropat e të vdekurve në Vukovar dhe u gjet shumica e të zhdukurve.

Filmi Muri i dhimbjes“ theu të gjitha rekordet e shitjes së filmit në festivalin e Canës dhe në Kroaci . Prindërve të zhdukurve i fala të drejtat e autoriale për të ngritur lapidarin të cilit ia dhanë emrin simbas filmit tim, “Muri i dhimbjes" i cili hyri në antologjinë e filmit Kroat.



Pyetje:Zonja Shenide. Ju jeni një grua simpatike, në profesion Gazetare, skenariste, e guximshme, e formuar me ide dhe pozitivitet, e palodhur dhe punoni me një seriozitet e përkushtim të madh, përballoni sfida, mendoni se këto janë dhe çelsat tuaj tuaj të suksesit, si e keni menaxhuar këtë rrugë të gjatë?



Nuk më kanë munguar keto cilësi znj. Liliana. Tani jam kryeredaktore e revistës Iliria në dy gjuhë te cilën e udhëq prej 10 vjet dhe informoj, njoftoj dhe prezantoj opinionin per kulturën tonë të pasur, personalitete historike dhe trashegiminë që posedojmë. Po ashtu udhëheq grupin vallëzues “Iliria” dhe bëj koreografin me vallzimin modern dhe baletin klasik në performancën e Mbretëreshës Teuta. Filma me rallë xhiroj, është një krizë...në Kroaci..Po gjithmon jam ë interesuar për skenar, dhe xhiroj...



Me duket kam pas fatin nga fëmirija të dallohem në mesin e moshatarve. Të gjitha vajza ishin me flokët të zeza une me nje ftyrë shumë të bardhë sytë të kaltërt dhë flokët e bardha, bionde bisha ne sy. Ne momënt është mirë por gjatë jetës nuk është e lehtë të jesh në qendër vëmendjes. Shumë herë dukja ime si grua bionde më ka penguar në punë, por qëndrimi im serioz profesional dhe guximshëm më ka ndihmuar të përballoj të gjitha sfidat . Kam pas fat që nga fillimi është vërejt profesionalizmi talenti im dhe njohja e zanatit.. dhe gjuhës. Me një investim të lartë arsimimi..fitoni sukesin . Perëndimi nuk ta fal improvizimin...e sidomos kur je shqiptar... femër.. Mendoj se, kam luftuar shumë kundër paragjykimeve. Vetë thirja regjisore shqiptare, diskutoja shumë i kam befasuar. Po unë në punën time kam punuar me devotshmëri, këmbëngulje , objektivitet, ndihmuar shume nga edukata e mirë e prinderve të mij. Gjithmonë i falenderoj edhe pse nuk janë në mesin tonë . Më mungojnë





Pyetje:Zonja Shenide Cilat janë Vlerësimet për punën tuaj dinjitoze të papërtuar?Sa ndiheni e realizuar?



Statusi im në Kroaci është si artiste e merituar, shumë mirënjohje dhe vlerësime

Shum kam bërë ....kam nevojë për pushim dhe përkushtim në familje

Në TV Prishtina kam ponuar 7 vite dhe ne tv Kroaci 25 vite dhe isha bashkëpuntore e disa televizioneve evropiane dhe SHBA.

Kam bashkëpunuar me shumë televizione botërorë shoqata ndërkombëtare dhe emra eminent nga politika Kroacisë Shqiperisë dhe të Kosovës



***

Pyetje: Zonja Shenide Sa u intereson dhe sa u kushtoni vëmëndje zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare ?

***

Shumë, sidomos në Kosovë po edhe në Shqipëri jam kyç si gazetare në procesin e integrimit Shqipërisë dhe Kosovës në UE dhe NATO. Po më duket duhet të punojme më shumë si popull dhe të tejkalojmë shumë gjera si Kroatët, që tejkaluan privatizimin pronën shoqërore dhe të pranojmë institucione, para te cilave te jemi te gjithë barabartë. ...Po Shqipëria ka përparësi është shtet i pa varur më tepër se 100 vjet, po me një histori të rëndë 50 vjeçare si shumë shtete të socializmit.

Ndërsa Kosova me hapa të vogla, shumë viktima dhë pëngësa po ec ngadalë më sakrifica të mëdha. Po falëndëroj zotin që këmi Shqipërinë, jemi një popull, por këmi edhe miq të fortë SHBA, UE.. që ndihmojnë popujt për të ecur përpara dhe progres.

Besoj që mbas 10 vitesh ndryshimet do të jenë më të mëdha. Populli shqiptar është kreativ....vetëm i duhet disiplina dhe respekti për njëri për tjetrin dhe jemi afër suksësit..

***

Pyetje: Zonja Shenide –Sa disfraksion ndieni për arritjet, dhe nëse do të dëshironit dicka tjetër keni forca dhe vullnet për ta arritur? Cilat janë projktet tuaja në vazhdim?

***

Më duket mjaft kam mbri as nuk dëshiroj më tepër kam kuptuar që ne të gjithë kemi ëndra po Perëndija i realizon si dëshiron ajo. Fakti është fati im i regjisores, karijerën nuk e kam përfituar në tepihate kuq me glamur po me mirëkuptimin për vuajtjen e njerzve....Kur nuk dihet edhe pse të gjithë kanë menduar që jam shumë moderne dhe nuk lodhem as për popullin as për patriotizmin as për gjë. Nga glamuri dhe pasuria që kam pas ika drejt te minator 900 metra nën tokë për shkak humanizmit e patëriotizmit. Vërtet shumë kam humbur, po kam fituar famën e mirësisë. Sot asgjë nuk dëshiroj vetëm një pleqëri sigurt dhe të qetë.

Të bëj filmin për Teutën të cilin e kam nisur në tv Kroaci dhe për shkak të politikës dhe ndërimit të kuadrit u ndërpre. Po ashtu kisha pas dëshirë që këtë eksperiencë filmike t’i përcjell rinisë në Kosovë dhe në Shqipëri. Dhe të mësoj se filmi nuk bëhet në banka po në teren. Tërë jetën kam kaluar në xhirim nëpër shtete të ndryshme edhe kam parë fate te çuditshme , dhe kam mësuar shumë. T’i gëzohem jetës! Veshtiresite na bejnë më të forta .

***

Pyetje:Zonja Shenide. Cfarë detaje dhe impresione mund të na jepni rreth profesionit tuaj, rreth ngjarjeve të dhimbshme të luftës, ndihmën që ju keni dhënë, vështirësite.. ç’mund të kujtoni ?

***

Kam një eksperiencë të hatashme....plot njoftime me fatin e njerzve, karaktere te ndryshme psikologji dhe këshilla. Nëpër mes fatit të njerzve kuptova jetën, as gjë nuk ka garanci.

Njerëz pasanikë brënda nate mbesin pa pasurin për shkak të luftës ,njerëz pa anëtar familje, shtëpi....Sa njerëz të mirë kam njoftur nëpër mes dhimbjes së tyre..Zot....më e gëzueshme isha kur kam ndihmuar familen Fejzullah dhe Nexhmije Ademi nga Kosova Që Jetojnin në Shivenik -Kroaci të gjejnë djalin mbas 15 viteve në Turqi. Punoja atëhere në HRT1 për mua ky është suksesi më i madh qe egziston... si bashkimi nënës dhe vajzës pas 29 vite të ndara....etj

Jo nuk kam pas vështirësi nga profesioni, e kam pranuar me plot dashuri dhe siguri, besim në vetvete dhe ato që kam menduar i kam realizuar...dhe kam fituar simpatinë e publikut shpejt. Kam aftësi të përcjell emocione në film.....aty ishte suksesi im.... Dhe çdo sfidë në rrugën time kapërcehej sespse shpërfillja xhelozinë, po me ide të reja..

- Nga fillimi karijerës kam bashkëpunuar me emra me famë si në film si në gazetari ..punën e parë që kam ponuar në Kroaci kanë qënë Lojat e Dubrovnikut, të cilat kan shkuar drejt për së drejti me artiste me të njohur, përmënd këtu 10 episode ku ishin angazhuar artistët më të njohur të Kroacisë. Jam studente Zagrebit të gjithë më njofin kjo gjë më ka ndihmuar shumë..Edhe profesorat e Akademisë më kanë ndihmuar shumë...kanë besuar në talentin tim.. krenoheshin me mua...Ajo ishte shumë domethënëse për mua.

***

Pyetje. Zonja Shenide. Tregoni ju lutem një emocion të ndonjë ndjesie të thjeshtë që e përjetoni ju me shumë dashuri, ndonjë sensibilititet ...që ju ju ka ngelur në mëndje... cilat kanë qënë impresionet nga personalitetet ?

***

Tërë jeta më kaloj në Kroaci dhe kam mbritur në kulmin në karijerës Kam përjëtuar shumë caste të bukura, vlerësime

E në Shqipëri kur kam bërë intervistën me kryetarin i Sqiperisë dhe të tjerë ndigjojsha fjalë .E JONA ËSHTE LËRE ..! Zot sa bukur ndihesha me veten...!

Kam intervista me të gjithë kryetarët e shtetit dhe personalite të fushave të ndryshme të Kroacisë, Shqipëris, Kosovës dhe të Europës .

Jam përpjekur të tregoj një edukatë dhe mirësjellje të lartë, me natyrën e gëzuar që kam Gjithmonë ndaj bashkëpuntorve kam treguar respekt dhe besim. Puna jonë është ekipore Te jesh regjisore e mirë pa e pasur xhirusin e mirë, mjeshtrin e dritave... skenografin artistin cili shënon tekstin tim në bukuri të të folurit....suksesi është i përbashkt.

Po rastin që nuk haroj është filmi Kosova cilin e kam punuar për HRT, nga unë kërkohej që të bëj një rrëfim refugjatve shqiptar nga Kosova 1998, po unë prita atë moment me vite, të tregoj botës që shpërngulja popullit shqiptar nuk fillon nga vite 1990 po shpërnguljet janë permanente nëpër shekuj duke filuar nga Ilirët e larguar nga trojet e tyre nga sundus të ndryshëm e sidomos me ardhjen e sllavëve në shekullin XI.

Mblidhja ekipin elitar të profesorëve ma të njohur te Kroacisë, për çëshjën e Kosovës të flisnin për : mardhënje ndërkombëtare, historinë dhe ekonominë, të tregojnë dhe të sqarojnë botës se jemi popull i pasur, prejardhjen tonë ILIRE si popull më i vjetër dhe vuajtjet e tij.

Kam qënë shumë krenare me filmin, mbas emetimit në televizione botërore të cilët e kanë transmetuar.

Kam mbledh shumë ndihmë në Europe për Kosovën. Ky film ka mbritur deri Bill Klinton para intervenimit NATO-s në Kosovë. Kushneri dhe shumë politikan të tjerë botërorë. Redaktori i programit ka qënë i befasuar dhe pas filmit më tha:

Më bëre tradhti po mirë...të fali populli yt është në pyetje.. Por na ke borxh, ke punuar shumë për popullin Kroat ...të falenderoj! E une prita që të më ndalojnë të punoj në televizion .

-Së fundmi një mesazh për botën e gruas shqiptare:

Besoni në forcën që posedoni, edukohuni arsimohuni, besoni në vehten tuaj.

***

Falenderim Shenida.
Faleminderit Zonja Liliana që më kushtuat vëmëndje, kohë , punë , me plot interesim, shkruani dhe percillni jetën dhe karrierën time. Eshte nje pune me vlerë , për vlerat e Kombit që po bëni me një sens mjaft dashamirës, profesional, mesazhdhenës. Një punë e pakrahasushme me gratë shqiptare në të gjithë botën dhe të gjitha profesionet, jam e impresionuar nga vullneti juaj, dhe dëshiroj ta vazhdoni këtë punë po me kaq pasion , dhe besoj së bashku do të bëjmë shumë projekte të suksesshme



Ju përqafoj me mall, dhe besoj që GSHB-Albania Woman in the World do të bashkëpunojë me Mbretëreshën Teuta nga Zagrebi e posaçërisht ju zonja Liliana për të cilën kam shumë respekt.... Falemiderit



Falenderim Liliana.

Ju falenderoj shumë e dashur Shenida impresionuar nga arritjet tuaja si gazetare dhe në botën e televizionit. Kontributi juaj për shoqërinë është sinjikativ dhe i madh. Ju hidhni drite mbi historine e dhimbshme te Kosoves. Tregoni me gjuhën e filmit dhe te gazetarisë se sa e rëndësishme është PAQJA! Kjo intervistë besoj se është një mesazh kurajoje historije, edukativ, humanizmi, force, profesionalizmi, guximi, dhe dashurije për kombin. Je nje model i shkëlqyer suksesi, inspirim për gratë në fushën e gazetarisë, botës së televizionit dhe shoqërisë. Ju faleminderit. Ju uroj suksese nga zemra.



Dr.Liliana Pere

”Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

PROF.DR.MEHDI HYSENI : Jo midis Bregoviqit dhe Andriqit, por mes Sami Frashërit dhe Vaso Pashë Shkodranit




Kësaj aksiome vlerësuese të Sonja Biserkos, veprimtare për të drejtat dhe liritë e njeriut në Këshillin e Helsinkit në Beograd, duhet t’i përmbahet katërcipërisht si politika, diplomacia, ashtu edhe shkenca shqiptare në Ballkan. Ndryshe ,do të vetëviktimizohen sikur këtu e 100 vjet më parë, nëse edhe më tej, pa mbulesë (vetëm mbi bazën ekonomiko-tregtare) “puthen” me Serbinë, e cila prerazi ka deklaruar, se “kurrë nuk do ta njohë shtetin e pavarur dhe Sovran” të Kosovës. Në këtë kontekst të marrëdhënieve ndërshtetërore të Tiranës dhe Beogradit, duhet dalluar VLERA nga interesi.

Prandaj, politikat shqiptare, nuk duhet të ushqehen me iluzione të shkreta sipas simpatisë dhe interesave partike dhe të luftës për pushtet (por mbi të gjitha me interesin e përgjithshëm të Shqipërisë së ribashkuar etnike të Sami Frashërit dhe të Vaso Pashë Shkodranit), se gjoja Edi Rama me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, do të jenë “shpëtimtarë” të paqes në Ballkan.

Kjo fatbardhësi për Ballkanin dhe për Shqipërinë Etnike, fatkeqësisht nuk do të ndodhë dot, DERISA kryeministri Vuçiq dhe presidenti i tij Tomislav Nikoliq (kumara, bashkëveprimtari, bashkiedologu, bashkëluftëtari dhe kryetari i tij partiak, Vojislav Sheshel) kërkojnë kthimnin e Kosovës nën sovranitetin territorial dhe shtetëror colonial të Serbisë (1912-1999).

Prandaj, duhet të jemi realistë ( jo të hipnotizuar dhe të shastisur pas “tagjisë” së drekave dhe të darkave të kryeministrit të “moderuar” serb, Aleksandar Vuçiq, se gjoja ky në takimet private me Ramën, iI ka premtuar për ta “njohur Kosovën”.Kjo është një rrenë e stilit të Dobrica Qosiqit), të pajtohemi me të vërtetën dhe përvojën e hidhur të derisotme historike, politike, kombëtare dhe shtetërore, se as kryeministri Edi Rama sikure shumë kryeministra dhe presientë të derisotëm të Shqipërisë, nuk do të arrijë, që t’I pajtojë shqiptarët me Serbët, sepse serbët racion ditor e kanë gënjeshtrën disashekullore të Kishës Ortodokse Serbe, se “Kosova dhe Anamorava shqiptare janë territore serbe”, të cilat shkenca, kisha dhe shteti serb i quajnë “stara juzhna Srbija”, e që në të vërtetë, historikisht është territor indigjen i Shqipërisë Lindore, por që nga viti 1878 është kolonizuar dhe aneksuar në saje të kryerjes së gjenocidit të Serbisë.

Ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për historinë dhe për politikën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe ( sidomos gjatë shekujve XIX-XX), s’kanë zgjidhje tjetër, përpos të citojnë armiqtë më të egër serbomëdhenj siç janë: Vuk Karaxhiq, Jovan Cvijiq, Stojan Protiq (Balkanikus), Vladan Gjorgjeviq, Radoje Domanoviq, Branislav Nushiq, Nikola Pashiq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq…, e shumë të tjerë, që së bashku me Kishën Ortodokse Serbe e kanë falsifikuar, jo vetëm historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, por edhe historinë e gjithë Ballkanit.

Këtë të vërtetë e ka konfirmuar edhe Prof.Dr.Sonja Biserko (kryetare e Këshillit të Helsinkit për Serbinë dhe njëra nga oponentët më vehementë të nacionalizmit shovinist serbomadh dhe të regjimit çetniko-fashist policor, paramilitar dhe militar vrastar dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit, duke vlerësuar me plot të drejtë se “ E TËRË HISTORIA E SERBISË ËSHTË NJË GËNJESHTÊR E MADHE’ (http://www.matica.hr/vijenac/558%20-%20560/Bez%20istine%20nema%20pomirenja/

Absolutisht ka të drejtë Sonja Biserko, se “ e tërë historia serbe është një rrenë e madhe”, që ka ndryshuar hartën etnike dhe gjeopolitike të Ballkanit (1878-2016)

Pikërisht, duke u shërbyer me shekuj me këtë gënjeshtër skandaloze nacionalsitët serbomëdhenj dhe institutcionet e tyre shtetërore dhe shoqërore ( qeveritë e ndryshme, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe, Kisha Ortodokse Serbe, qarqet ushtarake e policore, shkenca, politika, propaganda, publicistika dhe mjetet e ndryshme të informacionit), në themel e kanë falsifikuar jo vetëm historinë e tyre, por edhe historinë e kombit kroat, historinë e kombit shqiptar dhe historinë e popullit boshnjak mysliman.

Si rrjedhim i “një gënjeshtre të madhe të historisë serbe”, siç ka vlerësuar me të drejtë Zonja e nderuar Sonja Biserko, demokrate dhe luftëtare konsekuente për liritë dhe të drejtat e njeriut në krye të Këshillit të Helsinikit të Serbisë, regjimet e ndryshme të Serbisë ( fashiste, mbretërore, monarkiste, socialiste dhe komuniste), të prira dhe të ndihmuara nga politika edhe nga propaganda e Kishës Ortodokse Srebe (si industria më e fuqishme e falsifikmit të historisë së Ballkanit), ia kanë arritur që me shekuj, ta indoktrinojnë, ta mashtrojnë dhe ta gënjejnë popullin serb se “armiq të tij të përbetuar janë kroatët, boshnjakët myslimanë dhe shqiptarët “ardhacakë”, të ngulitur në tokat serbe”!?

Kjo është teza e ndërruar fatale me të cilën KOS-i, politika, diplomacia, publicisitika, propaganda dhe shkenca serbomadhe ka infektuar të gjitha gjeneratat e djeshme dhe të sotme, se gjoja serbët “janë element autkton”, kurse shqiptarët, kroatët dhe muslimanët boshnjakë “janë ardhacakë” dhe “pushtues” të territoreve të Serbisë!?

Vërtet, kjo është gënjeshtra më e madhe dhe më fatale e gjithë historisë serbe, sepse historia e vërtetë dhe objektive flet ndryshe: Ardhacakët barbarë janë serbët, të cilët në shekullin VII, për herë të parë vërshuan në Gadishullin Ilirik, duke ua grabitur tokat shqiptarëve dhe kroatëve autoktonë ilirë.

Mirëpo, këtë të vërtetë historike, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me shtetin dhe me shkencën serbomadhe e kanë fshehur dhe falsifikuar me shekuj vetëm për vetëm për t’i jusitifikuar barbaritë, luftërat, agresionet dhe gjenocidet e tyre, të zhvilluara për grabitjen dhe për pushtimin e territoreve indigjene të kroatëve dhe të shqiptarëve. Mbi këtë “bazë” serbomëdhnjtë kanë falsifikuar historinë e tyre, si dhe historinë e popullit kroat dhe të popullit shqiptar në Ballkan.

Ky recidiv i së kaluarës serbomadhe, është një nga helmet më shkatërrimtare, edhe për marrëdhëniet e sotme mes Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës. Fatkeqësisht këtë e provuan, edhe tri gjenocidet serbe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1991-1999) për kryejen e të cilave Serbia ende nuk ka dhënë llogari juridike ndërkobëtare, ashtu sikurse dikur Gjermania naziste e Hitlerit, e cila me të drejtë dhe në afat tejet të shkurtër u ndëshkua nga bashkësia ndërkombëtare.

Tirana sa më afër Kosovës dhe Anamoravës shqiptare, jo Beogradit, JO!

Prandaj, të gjithë ata që merren me çështje historike dhe politike të Ballkanit, duhet ta mbajnë parasysh këtë të vërtetë aksiomatike të Prof. Dr. Sonja Biserko, ndryshe, do të digjen në zjarrin dhe në flakën e falsifikimeve dhe të mitomanisë nacionalromantike të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), të nobelistit Ivo Andriq, të akademikut Vasa Qubriloviq, të Akademikut Dobrica Qosiq, të Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të “bishtave” të tyre, që sot me ndihmën e Europës, janë instaluar në pushtet(Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiqi).

Të gjithë këta serbomëdhenj së bashku me Kishën Ortodokse Serbe dhe me Akademinës e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë mbajnë përgjegjësi historike, politike, ligjore dhe morale për kryerjen e tri gjenocideve ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999).

Prandaj, si Europa, ashtu edhe Kombet e Bashkuara, moralisht dhe ligjërisht (duke u mbështetur në të drejtën humanitare, publike dhe penale ndërkombëtare, janë të obliguara, që Serbinë ta sanksionojnë për tri luftërajte saj pushtuese gjenocidale , të zhvilluara gjatë viteve 1989-1999 kundër popullit kroat, mysliman boshnjak dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Për një “Kurban” të përkthyer serbisht nga Beogradi, të mos sakrifikohen interest vitale të Kosovës dhe të shqiptarëve

Politika e pareformuar sebomadhe e Beogradit e di, pse aq shumë llogarit dhe aq tepër është "dashuruar" në "Kurbanin" e përkthyer edhe në gjuhën serbe të kryeministrit Edi Rama. Këtë , më së miri e dëshmoi edhe Protokolli i Brunilda Paskalit për shfrytëzimn e territorit të Kosovës (pa e pyetur dhe pa e konsultuar Kosovën) për ndërtimin e autostradave dhe të hekurudhave për lidhjen e Serbisë me Shqipërinë (13 tetor 2016).

Mirëpo, politika dhe diplomacia e Tiranës zyrtare nuk duhet të “dashurohet” aq shumë , duke ushqyer iluzione se do të gjejë gjuhë të përbashkët me Beogradin, sepse , ende në Serbi nuk janë spastruar elementet recidivistë të regjimit çetniko-fashist të ish-presidentit të saj Slobodan Milosheviq, si dhe të “ushtarëve” dhe të bashkëpunëtorëve të tij, siç janë sot në krye të shtetit të Serbisë: Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (nënministër dhe minister i Jashtëm).

Nuk ka asnjë dyshim se, me këtë garniturë udhëheqëse të Serbisë( me përmbajtje të politikës strategjike të Serbisë së Madhe), e cila nuk njeh Kosovën e pavarur e as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, nuk do të zgjidhet asnjë nga problemet ekzistuese, që rëndojnë marrëdhëniet ndërshtetërore të saj me shtetet fqinje siç janë Kosova, Kroacia dhe Bosnia e Hercegovina.

-Natyrisht, është e drejtë sovrane dhe e ligjshme e Tiranës bashkëpunimi ndërshtetëror me cilindo nga shtetet fqinje, evropiane dhe botërore, por pa u përzier në çështje të brendshme të Kosovës.

Mirëpo, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën, si dhe të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë (gjëqë njohja e kësaj së drejteje, do të ishte në favorin e së drejtës historike të shqiptarëve mbi territorin e tyre etnik, si dhe ribashkimin me Kosovën), nuk ka kurrfarë kuptimi intensifikimi i bashkëpunimit politik, diplomatik, ekonomiko-tregtar dhe kulturor i Tiranës me Beogradin.

Rron, ore rron, vepra e Dushanit dhe e Miladinit


Image result for eshref ymeri

Prof.dr. Eshref Ymeri


Dekreti i Presidentit Nishani për dekorimin e 67 pjesëtarëve të Ballit Kombëtar, të vrarë 73 vjet më parë, viktima të krimit komunist, të kryer me urdhër të Mehmet Shehut, paçka se ata ishin zënë robër, ka turbulluar keq mjedisin e përçarë shqiptar. Disa organe shtypi që i bëjnë fresk përherë majtizmit, madje kanë shkruar e komentuar se Presidenti Nishani, dekorimin e tyre me medaljen “Martir i demokracisë”, na e paska bërë “fshehurazi”, në Divjakë. Unë mendoj se Presidenti Nishani ka vepruar shumë drejt që dekretin e vet për dekorimin e atyre viktimave të pafajshme, e ka shpallur në një mënyrë simbolike, pikërisht në një zonë jo të fshehtë të Lushnjës, atje ku qe kryer ai krim i rëndë, në Divjakë, e cila është pjesë e territorit të Republikës së Shqipërisë. Sepse Presidenti dekorimet nuk i bën vetëm në selinë e Presidencës dhe në Pallatin e Brigadave. Por nuk është këtu problemi. Problemi është gjetkë dhe të bën të përsiatësh thellë.

Si është e mundur që përfaqësuesit e majtizmit shqiptar, me në krye Kryeministrin Rama, të reagojnë me një kuturi të tillë kundër Presidentit të Republikës për dekorimin e viktimave të luftës civile, të cilën komunistët shqiptarë e shpërthyen me aq egërsi të paparë fill pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes?

Vallë a nuk qe e mjaftueshme koha prej më shumë se një çerek shekulli që ka kaluar pas ndërrimit të sistemit në fillim të viteve ’90, që majtizmi shqiptar të bënte një “dush të mirë politik” për rivlerësimin e periudhës gati gjysmëshekullore të sundimit të diktaturës enveriste, më të egrës në mbarë kontinentin tonë, një diktaturë që u shkaktoi një tragjedi mjaft të rëndë atyre që mendonin ndryshe dhe zhyti në një varfëri proverbiale mbarë popullin shqiptar?

Reagimi i majtizmit shqiptar kundër dekretit të Presidentit, dëshmon fare qartë se ky majtizëm nuk ka lëvizur as edhe një milimetër nga themelet e përçarjes ndërshqiptare që hodhi Dushani dhe Miladini më 08 nëntor 1941, përçarje kjo, të cilën Enver Hoxha e seliti me një kujdes të jashtëzakonshëm në vitet e luftës dhe që pas luftës e konkretizoi me vepra kriminale gjatë zhvillimit të luftës së klasave.

Majtizmi shqiptar, që ka në krye tani Kryeministrin Rama, i cili sot përfaqëson simbolin e përçarjes ndërshqiptare, fill pas vitit 1990, duhej ta kishte hedhur vështrimin prapa dhe të kishte gjykuar me shumë gjakftohtësi: menjëherë pas përfundimit të luftës, Shqipëria numëronte një popullsi prej 917 mijë banorësh. Si duhej vepruar me këtë popullsi të paktë në numër, në radhët e së cilës gjatë luftës viheshin re tre formacione politike - Legaliteti, Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste? A nuk ishte e udhës t’i bëhej thirrje asaj popullsie që të mbylleshin plagët e luftës, të shpallej një pajtim i përgjithshëm dhe t’i hyhej punës për rimëkëmbjen e vendit, pavarësisht nga ngjyrimet politike, duke respektuar pronën e gjithsecilit? A nuk do të ishte kjo rruga më e goditur për shëndoshjen e mjedisit ndërshqiptar, duke respektuar thellë kujtimin e të rënëve në luftë, pavarësisht nga përkatësitë politike?

Po të kishte vepruar kështu Enver Hoxha, me siguri që punët do të kishin shkuar mbroth në Shqipëri dhe në radhët e mbarë popullit do të kishte mbizotëruar harmonia, mirëkuptimi, paqja dhe vëllazërimi, çka do të ndikonte drejtpërsëdrejti edhe në rritjen e nivelit të jetesës së tij.

Por Enver Hoxha nuk veproi kështu. Ai, si një argat i bindur i shovinizmit serbomadh, në vend që të mbante një qëndrim prej burrë shteti kur Miladin Popoviçi ia përplasi në fytyrë me neveri dokumentin e Marrëveshjes së Mukjes, u soll si një qen i rrahur para tij. Domosdo, Enver Hoxha nuk mund të sillej ndryshe, se ai ishte përzgjedhur me kujdes nga Beogradi, se në figurën e tij shovinizmi serbomadh kishte zbuluar njeriun pa shtyllë kurrizore, një burrë-plastelinë që nuk kishte besim në forcat krijuese të popullit shqiptar dhe Shqipërinë donte ta kthente në një republikë të shtatë të Jugosllavisë. Prandaj, në përputhje me orientimet e Beogradit, Enver Hoxha i hodhi shqiptarët kundër shqiptarëve, duke shfarosur lulen e inteligjencies dhe të nacionalizmit shqiptar.

Ja një shembull tragjik, me të cilin dëshmohet se si shqiptari vriste shqiptarin, me urdhër të Enver Hoxhës, në përputhje me orientimet e agait të tij beogradas, shovinizmit serbomadh.

Atë Daniel Gjeçaj ka shkruar:

“Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!”. Simbas rrëfimit të grues, ambasadori, diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet, - vazhdoi ai, - si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e themel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!

Këto fjalë i kishin rá në vesh Pater Gjonit shi prej të shoqit të zojës përkthyese. Megjithatë ai vazhdonte të çonte meshë, të punonte në shkollë e të pritëte martirizmin…” (Atë Daniel Gjeçaj. “At Gjon Shllaku, Martir i Fesë dhe i Atdheut”. Citohet sipas librit të tetë autorëve, me titull: “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 - 1990”. Shtypshkronja “Atë Gjergj Fishta”. Tiranë 1993, f. 36).

Këtë fragment ma pati dërguar para do kohësh nga Australia publicisti i njohur Fritz Radovani, për çka i jam shumë mirënjohës.

Për pushkatimin e Patër Anton Harapit, Enver Hoxha i mburrej diplomatit jugosllav, përfaqësuesit të shovinizmit serbomadh, armikut tonë shekullor, prej të cilit merrte porosi edhe për pushkatimin e Atë Gjon Shllakut. Medet! Ja deri në ç’derexhe e kishte katandisur veten Enver Hoxha para titizmit jugosllav! Vrau Patër Anton Harapin, njërin nga përfaqësuesit e shquar të klerit katolik dhe të nacionalizmit shqiptar, i cili kishte shoqëruar si përkthyes Ismail Qemalin gjatë bisedimeve të tij në Vjenë në prag të shpalljes së Pavarësisë.

Me pasojat e atyre orientimeve që vinin nga Beogradi, majtistët shqiptarë le të njihen në internet në esenë e ish-të burgosurit politik që në moshën 15-vjeçare, zotërisë Reshat Kripa, me titull “Gjenocidi komunist në Shqipëri”.

Luftën e egër të klasave, Enver Hoxha e shoqëroi me tjetërsimin e pronës private. Ai, vetë i pari, dha shembullin personal se si duhet t’i grabitet shqiptarit prona që ka vënë me djersën e ballit: ende pa hyrë qeveria e përkohshme në Tiranë në ditët e fundit të nëntorit të vitit 1944, kur ndodhej përkohësisht në Berat, Enver Hoxha urdhëroi një togë partizanësh që të shkonin në Tiranë dhe t’i dëbonin me dhunë pronarët e ligjshëm të vilave, ku do të strehohej udhëheqja kryesore e partisë komuniste, e ashtuquajtura më pas Byro Politike, e cila u mbyll në Bllokun famëkeq, e rrethuar nga bajonetat e Gardës së Republikës, deri në ndërrimin e sistemit. Kjo e vërtetë tragjike del në pah fare mirë në dokumentarin e gazetarit të mirënjohur Ferdinand Dervishi, të cilin e pati transmetuar para do kohësh kanali televiziv “abc news”.

Lufta e egër e klasave, e shoqëruar me zhdukjen tërësore të pronës private, deri në fshatin më të thellë, i dha pasojat e veta të lemerishme që la pas Enver Hoxha në vitet ’80, vite këto, të cilat Ramiz Alia, si besnik i vendosur i veprës së tij, i përmbylli me varjen në Kukës të poetit Havzi Nela dhe me vrasjet në kufi në vitin 1990, kur disa dhjetra të rinj donin të shpëtonin një sahat e më parë nga ferri komunist.

Ja, ky ishte rezultati i farës së përçarjes ndërshqiptare që mbollën Dushani dhe Miladini më 08 nëntor 1941 dhe që Enver Hoxha u përkujdes me një zell të jashtëzakonshëm për rritjen dhe lulëzimin e saj. Edhe sot e kësaj dite, ajo farë e mallkuar vazhdon të jetë edhe shumë më e rrezikshme sesa grami (krisja) për kulturat bujqësore. Prandaj majtizmi shqiptar, nëse është i shqetësuar sadopak për fatet e popullit shqiptar në veçanti dhe të mbarë kombit shqiptar në tërësi, le të mundohet të gjejë forca brenda vetes dhe ta çrrënjosë nga trualli ynë farën e mallkuar të përçarjës, veprën e Dushanit dhe të Miladinit, që shovinizmi serbomadh i pati dërguar në Tiranë për arritjen e tre objektivave themelore, të cilat dr. Kastriot Dervishi i ka analizuar fare bukur në esenë me titull “Flagranca e marrëdhënieve shqiptaro?jugosllave në vitet 1944-1948” (Gazeta “55”. 27 shkurt 2003).

Majtizmi shqiptar le ta ndërmarrë një hap të tillë, se uniteti është jetik për fatet e mbarë kombit shqiptar. Se ballistët, legalistët, ish-komunistët, majtistët dhe demokratët, janë të gjithë vëllezër shqiptarë, bij të një kombi. Se përçarja është varrmihëse për të ardhmen tonë, e cila, po nuk u ndal, ka rrezik të çojë në shuarjen tonë të shkallëshkallshme me kalimin e shekujve.

Cilat ishin ato objektiva të shovinizmit serbomadh, për të cilat bën fjalë dr. Kastriot Dervishi?

a. themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, si agjenturë e shovinizmit serbomadh;

b. futja e vendit tonë në luftë civile, me pasoja të rënda luftën e klasave pas nëntorit të vitit 1944;

a. largimi nga pushteti i elementit nacionalist dhe shfarosja e tij pas luftës.

Në faqen e internetit “Agjenci e lajmeve Zhurnal” të datës 27 tetor 2016, lexova reagimin e Presidentit të Republikës ndaj akuzave të majtizmit shqiptar për dekorimin e atyre 67 viktimave.

Presidenti Nishani u ka dhënë një përgjigje mjaft bindëse të gjithë atyre që e kanë sulmuar në një mënyrë të pahijshme. Përgjigjja e tij është mjaft e argumentuar dhe mbështetet mbi fakte të pakundërshtueshme. Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, që gjatë viteve të luftës, kishin një tjetër këndvështrim për zhvillimin e vendit, me orientim nga demokracitë perëndimore. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi në praktikë se kauza komuniste ishte e dështuar që në zanafillë të saj, ashtu siç edhe dështoi faktikisht në fillim të viteve ’90 në mbarë Evropën Lindore. Pra, edhe Shqipëria u kthye te kauza e nacionalistëve shqiptarë, te kauza e ballistëve dhe e legalistëve, të cilët ishin kundër ideologjisë bolshevike, për zhvillimin demokratik të vendit, ku të respektoheshin të drejtat e indivitit, liria e shtypit, fjala e lirë, prona private dhe vota e gjithsecilit.

Majtizmi shqiptar le të mundohet të gjejë forca brenda vetes për t’u emancipuar politikisht, për t’i trajtuar legalistët dhe ballistët si vëllezër shqiptarë, për t’i nderuar të rënët e tyre gjatë luftës dhe të pushkatuarit pas luftës. Sepse kauza e tyre, siç e vërtetoi koha, ishte një kauzë e drejtë, ndërsa kauza e komunistëve shqiptarë ishte e dështuar. Në të kundërt, nëse do të vazhdojë të mbajë ndaj legalistëve dhe ballistëve po atë qëndrim armiqësor që mbajti Enver Hoxha ndaj tyre gjatë dhe pas luftës, atëherë duhet pranuar me plot gojën se majtizmi shqiptar thjesht maskohet me një mbulojë socialiste, por që, në të vërtetë, përfaqëson në vetvete një neokomunizëm të kulluar në kushtet e ekonomisë së tregut.

Indiana, Indianapolis

28 tetor 2016

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën,Prof.Dr. Jakup Krasniqi : : Nga cilat fjalë fyese u pastruan librat e historisë?

1.


Nga cilat fjalë fyese u pastruan librat e historisë?





Lidhur me lajmin e publikuar dje se librat e historisë janë pastruar nga terma urrejtës, Jakup Krasniqi ka pyetur se nga cilat fjalë fyese janë pastruar ato

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas lajmit të publikuar se librat e historisë janë pastruar nga termat fyes apo urrejtjës.

Krasniqi ka ngritur një serë pikëpyetjesh në lidhje me këtë çështje duke thënë se cilat janë ato fjalë fyese që janë përdorur në librat e deritanishëm të historisë.

Ai në reagimin e tij, pyet se kush e ka marrë këtë vendim, me cilat fjalë janë zëvendësuar ato të mëparshmet, kur dhe ku është mbajtur ai forum, si dhe pyetje të tjera për të cilat ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Arsmit.

Ndër të tjera, Krasniqi shprehet se historia e Kosovës, nuk ka filluar pas qershorit të vitit 1999.

”Dje mediat tona e dhanë një lajm sipas të cilit “librat e historisë janë pastruar nga termat fyes apo urrejtës.” Pas kësaj që u tha do të duhej të saktësohej se cilat paskan qenë fjalet fyese që janë përdorur në shkencën e historisë e të cilat më pas janë bartur edhe në tekstet mësimore të historisë për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme. Madje a vlen ky pastrim për të gjitha tekstet që merren me shkrimin e historisë si shkencë, apo vetëm me tekstet mësimore të historisë për nxënës deri në moshë 14-15-vjeçare.

Nëse është kështu si u tha, kush e mori atë vendim? Cili forum shkencor e mori vendimin për atë fshisë pastrimi? Për cilat fjalë fyese bëhet fjalë? Me cilat fjalë të buta e skofiare u zëvendësuan fjalët fyese? Për kë ishin fyese? Cili forum shkencor e bëri vlerësimin? Kur dhe ku është mbajtur ai forum? Palën e Kosovës kush e përfaqësoi dhe kush e autorizoi atë nivel përfaqësimi? Gjithashtu nuk u tregua as kundër kujt ishin drejtuar ato fjalë “fyese”? Ndaj cilit pushtues kishte më shumë fjalë “fyese”? Më shumë fjalë të tilla kishte ndaj pushtimit Osman apo pushtimit të egër serbo-jugosllav? Madje, mos është pastruar edhe fjala pushtues dhe i egër? Për asnjë nga këto pyetje që u thanë, Ministria e Arsimit nuk jep përgjigje.

Këta të Ministrisë së Arsimit thanë diçka shumë interesante: “Ne duhet ta shkruajmë historinë tonë te re”! Thua se historia jonë është e fillon pas qershorit të vitit 1999?! Pra, historia fillon me ne! Kjo do të thoshte të jesh pa histori! Fazat tjera ose t’i pastrojmë si të na thonë ose t’i harrojmë. Mbase dhe t’i hijeshojmë e himnizojmë. Vetëm periudhat pas pavarësisë së Shqipërisë (pas Luftës së Dytë Botërore) e te Kosovës (pas lirisë 1999 e pavarësisë së 17 shkurtit 2008), le t’i nxijmë më fjalët më denigruese e fyese. Pasi për fyerjet që ia bëjmë njëri-tjetrit askush nga jashtë nuk na kërkon llogari, as që na kërkohet që t’i heqim nga fjalori ato fjalë.

Një pyetje tjetër është më se e domosdoshme: A është marrë vendimi njëanshmërisht nga Kosova, apo kjo ka ardhur nga ndonjë forum i historianëve të Evropës Juglindore apo i vendeve të Ilirikut (Ballkanit)? Pasi edhe në tekstet e historisë të popujve të tjerë të Ilirikut (Ballkanit), ka jo pak fjalë fyese për shqiptarët! Apo mos edhe kjo çështje shkencore e arsimore u vendos në Bisedimet e Brukselit?

Konsideroj që opinioni ynë shkencor dhe arsimor duhet të njoftohet në detale se cilat fjalë u eliminuan dhe me cilat fjalë të reja u “pasurua” shkenca jonë!

Për këto çështje që u thanë është e domosdoshme të kemi një reagim profesional nga Institutet shkencore (Albanologjik dhe ai i Historisë) dhe Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës, por edhe profesorët e Universitetit të Prishtinës, sidomos ata të departamentit të historisë. Historia duhet të mësohet ashti si është, pa ritushime politike”, ka reaguar Krasniqi.






2.
GJUHA E KOMUNIKIMIT E SHQIPTARËVE TË PARTIZUAR


Ka kohë që përpiqem të vështroj gjuhën e komunikimit, në mënyrë të veçantë, gjuhën parlamentare të zgjedhurve të popullit, të atyre që e përfaqësojnë pozitën si dhe të atyre që përfaqësojnë opozitën. Në shikim të parë, kur njeriu dëgjon debatet në mes të pozitës dhe të opozitës shqiptare, e krijon përshtypjen se është duke dëgjuar përfaqësues të dy kombeve, të armiqësuar ndër dekada dhe që nuk synojnë ta gjejnë as edhe një fije interesi që i bashkon! Vërtet, një armiqësim i tillë, jo vetëm që nuk i duhet kombit brenda tij, një kombi që synon progresin, zhvillimin, mirëqenien kombëtare e shtetndërtimin për sigurinë kombëtare, por kjo gjuhë është shumë e dëmshme edhe po qe se përdoret edhe në mes kombeve fqinje, që edhe mund të kenë pasur mes tyre shekuj armiqësie. Gjuha, në rend të parë është mjet komunikimi e mirëkuptimi në mes të njerëzve që flasin të njëjtën gjuhë, por që gjithherë, në të gjitha kohërat historike ka qenë nevoja, që nga krijimi i gjuhëve që njerëzit (përfaqësuesit e popujve të ndryshëm), të gjejnë gjuhën e përbashkët të komunikimit, të marrëveshjeve e të mirëbesimit. Deri sot, cilitdo popull a komb që i është dashur progresi shoqëror e ekonomik, asnjëherë nuk iu ka mjaftuar vetvetja e më se paku në kohën e globalizmit.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është që të merrem me historinë e komunikimit në mes kombeve të ndryshme të botës, por të shkruaj për kulturën e komunikimit të folësve të gjuhës shqipe në institucionet e shteteve shqiptare, përfshirë dhe institucionin më të lartë përfaqësues, siç janë Kuvendi i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, si dhe komunikimi jashtë parlamenteve tona, në mes të përfaqësuesve të pozitës e të opozitës, kudo ku ajo shfaqet. Kjo formë e komunikimit që e dëgjojmë dhe e shohim përditë në medie të ndryshme të shkruara (shtypura) e elektronike, ekrane televizive, etj. nuk prodhon as kulturë e as progres, prodhon armiqësi e shkatërrim, prapambetje e mjerim!

Si shkas për t’u marrë me ketë çështje, është deklarata e një përfaqësueseje të pozitës për një parti opozitare. Deputetja i thoshte një partie opozitare se ishin “fundërrina”! Term tepër i përgjithësuar! Nëse një parti opozitare mund të cilësohej si “fundërrinë”, cili ishte dallimi i partisë së saj nga “fundërrinat” e një gjuhe e të një gjaku, të një kulture e të një vendi? Shikuar realisht, kjo nuk është ndonjë risi në komunikimin tonë të përditshëm, madje jo vetëm në mes pozitës e opozitës! Pa asnjë dyshim, kjo nuk është as gjuha më e ashpër që kemi dëgjuar e dëgjojmë, por është e ashpër në kontekstin që është thënë. Kjo gjuhë komunikimi, që dëgjohet shpesh në kuvendet shqiptare, behet e papranueshme dhe e padurueshme për faktin se nuk i ndihmon daljes së duhur nga gjendja që po rrezikojmë të futemi. Populli e ka një urti, e cila thotë: “Sipas vendit kuvendi”. Tek ne, jo vetëm tani, por sidomos tani, nuk është as koha, as

vendi e as kuvendi, për komunikime që nuk i ndihmojnë zgjidhjes që e kërkon interesi i kombit dhe i vendeve tona, vende që kanë shumë probleme serioze me ligjin, progresin e zhvillimin.

Me këtë që thashë, nuk kam ndërmend që t’i mbys idetë e kundërta e as dialektikën e të kundërtave, se pa ide të kundërta e kundërshti, bota nuk do të ishte zhvilluar në këtë nivel, por edhe idetë e kundërta me kundërshtitë e tjera dialektike, mund të thuhen dhe duhet të thuhen me kulturë, edukatë e fjalë të zgjedhura, që thonë shumë e nuk shkaktojnë lëndime tek ata që u adresohen e as tek ata që i dëgjojnë. Secila gjuhë në fjalorin e saj ka fjalët e ashpra, por i ka edhe fjalët që e zëvendësojnë edhe ashpërsinë dhe e intelektualizojnë gjuhën e përdoruesit. Gjuha e ashpër, që thuhet në rrugë në gjendje afekti, prodhon grushte e ne përditë po dëgjojmë se po shkrepen dhe plumba, po humbasin jetë të shtrenjta të të rinjve tanë. Secili nga ne, që i dëgjon lajmet e përditshme, dëgjon jo pak lajme nga kronikat e zeza dhe ato kronika e kanë një bazë, gjuhën jonormale të komunikimit ose shprehjet e pakontrolluara të thëna në afekt. Prandaj, është më se e domosdoshme që politika e jonë të ndahet njëherë e mirë nga gjuha e rrugës. Zakonisht gjuha e rrugës hynë në institucione kur njerëzit humbasin arsyen, apo iu mungojnë argumentet. Forca kurrë nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë argument. Në politikë, aty ku do të ishin të urtit e popullit, argumenti është forcë!

Duke përfunduar, dua të them se gjuha e “të urtëve” të kombit, e përdorur në Tempujt e Demokracisë që 25 vjet në Shqipëri e Maqedoni dhe 15 vjet në Kosovë, nuk arritën t’i konsolidojnë shtetet, sistemet e drejtësisë e të sigurisë, zhvillimin ekonomik e perspektivën për punë e jetë të dinjitetshme, arsimin në përgjithësi dhe arsimin e lartë në veçanti si dhe shëndetësinë publike, ambientin dhe planifikimin hapësinor, mediet profesionale dhe komunikimin publik. Përkundrazi, degjeneruan gjithçka: gjuhën shqipe e komunikimin masiv, kulturën e traditat e bukura kombëtare, mirësjelljen e mirëkuptimin ndërnjerëzor. Mikpritjen dhe besën shqiptare i kthyen në armiqësi e pabesi, çdo interes kombëtar e kthyen në babëzi personale! Përderisa kombit shqiptar perspektivë të vetme ia lanë ikjen nga Atdheu! E çka t’iu themi të gjitha këtyre gjërave të bëra kaq mbrapsht?

Kjo gjeneratë politikanësh që kombin e solli në ketë gjendje të pa perspektivë e me shpresa të thyera, nuk mundet dot ta kalojë vetveten! Duhet një gjeneratë e re politikanësh, që idealet e përmbysura të kombit t’i kthejë për së mbari! Ky ndryshim mund të bëhet vetëm përmes një mobilizimi të jashtëzakonshëm të potencialit të madh intelektual dhe profesional që ka Kosova e që fatkeqësisht kanë mbetur të margjinalizuar nga bartësit mediokër të institucioneve shtetërore dhe partiake.

Kam shpresa të mëdha se demokracia do të ngadhënjej mbi të gjitha format e diktatit dhe nënshtrimit. Rruga e lirisë së plotë nuk ndalet!

3.

Shqipëria duhet ta lërë të lirë Kosovën


Shkruan Ben Blushi

Kosova ka pasur dhe ka dy pengesa për të qenë plotësisht e pavarur: njëra është politike dhe tjetra kulturore.

E para është më e thjeshtë, si një betejë diplomatike dhe juridike. Ka te bëjë me raportin e Kosovës me Serbinë.

Me ndihmën e ndërkombëtarëve, Kosova e ka fituar pavarësinë nga Serbia dhe rruga për t’u kthyer atje është më e pamundur se rruga për të shkuar në Mars. Ajo pjesë e rrugës që mbetet, është më e shkurtër se ajo që ka kaluar.

Rruga e dytë është më e vështirë. Në këtë rrugë, Kosova nuk po fiton, por po triumfon, për kënaqësinë e vet dhe për dobinë tonë.

Kjo është pavarësia kulturore nga Shqipëria,shkruan lapsi.al.

Për arsye historike, Kosova ka qënë një koloni artistike e Shqipërisë. Arti që bëhej në Shqipëri, konsumohej në Kosovë. Por sot e kundërta po provohet e vërtetë. Sot Shqipëria duket si një koloni artistike e Kosovës dhe me sa duket ky është vetëm fillimi.

Kosova po na dominon artistikisht dhe ky është një fat që duhet pranuar si i tillë.

Vitet e fundit, varësia nga mediat, televizionet, spektaklet, çmimet, tekstet dhe arenat e Shqipërisë, ka përbërë një joshje të madhe për kosovarët. Ata u dyndën duke performuar dhe duke formuar një modë.

Marrëdhënia e artit të Kosovës me artin e Shqipërisë është si marrëdhënia e lëngut me enën. Ata janë lëngu, ne jemi ena. Dhe me sa duket kështu do të jemi edhe për shumë kohë.

Në çdo kuptim ata na dhanë më shumë se ç’iu dhamë. Ata kanë zërin, ne kemi audion. Ata kanë figurën, ne kemi ekranin. Ata kanë golat, ne kemi fushat. Ata ndikuan në krijimin e një mënyre të re arti që nuk e kishim njohur. Kosovarët krijuan shije, rrymë dhe stil. Pa frikë sot mund të them se ata na futën artistikisht në shekullin që jetojmë. Para zbarkimit të tyre arstistik, muzika dhe sporti shqiptar ishte tërësisht ballkanik. Me ndihmën e tyre është shumë më evropian.

Sot kosovarishtja është gjuha e muzikës shqiptare. Nuk ka këngëtar shqiptar që të mos këndojë kosovarisht. Je nga Shkodra knon. Je nga Tirana e bon. Je nga Korça, nuk do, por don.

Nëse e bën je. Nëse nuk e bën nuk je. Nëse e bën shijohesh, nëse nuk e bën nuk shikohesh.

Tregu shqiptar i muzikës dhe showbizit është i gjithi kosovar. Prej aty lind ritmi, lirika, vlimi, frymëzimi, hedhja dhe përdredhja.

Kosovarët kanë humor, kanë refren, kanë pasion dhe harmoni. Pa dyshim kanë edhe diçka që nuk e besoja që e kishin: disiplinën. Arti dhe sporti kërkon përkushtim dhe kosovarët dinë ta bëjnë si yje edhe pse janë të vegjël.

Ne u kemi dhënë stilit të tyre një treg, ata i kanë dhënë artit tonë një shteg.

Ajo që kanë bërë me futbollin tonë, është një marrëzi që lind nga një popull me fantazi.

Edhe pa futbollistët e Kosovës, Shqipëria do kishte futboll. Por pa shkëlqim, pa qëllim dhe pa sedër. Ata na dhanë atë që kishim humbur për disa dekada. Forcën për t’u ndjerë të barabartë me të tjerët. Na çuan në Evropian duke i dhënë kombëtares së Shqipërisë një ritëm që raca jonë nuk e kishte njohur.

Kosovarët janë një popull që di të përdorë muskujt.

Kur shoh sot Majlinda Këlmendin që mori një medalje të artë në Olimpiadën e Rios, kur shoh Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Era Istrefin, Krenare Rugovën, Luan Krasniqin, Granit Xhakën, Milot Rashicën, Adnan Januzajn, Etrit Berishën, Lorik Canën apo dhjetëra stililistë, arkitektë, aktorë, kineastë, informaticienë dhe hakera të përsosur kosovarë, kam vetëm një pyetje.

Pse kanë kosovarët kaq shumë talent? Dhe pse nuk ka Shqipëria po kaq talent?

Ka disa vite që nuk kam përgjigjen e duhur për këtë pyetje. Në fakt kam më shumë pyetje. Gjuha është njëlloj. Vuatjet janë të ngjashme. Genet janë të afërta. Atëherë çfarë ndryshon?

Kanë investuar më shumë në art, në sport dhe në muzikë? Nuk e them dot. Kosova shpenzon për artin dhe sportin ndoshta më pak se ç’bën Shqipëria, por çështja nuk është kjo.

Çështja nuk janë paratë. Çështja është besimi.

Disa herë kam mënduar se Kosova është duke përjetuar një fazë lirie të harbuar. Pavarësia i ka dhënë arsye dhe frymëzim popullit për të eksperimentuar.

Gjatë kohës kur jetonin në Jugosllavi, kosovarët nuk kishin kaq shumë talente. Muzika, letërsia, sportet, piktura dhe futbolli i tyre ishte i prapambetur në krahasim me popujt e tjerë jugosllavë. Nuk kishin fituar asnjë medalje të artë, nuk kishin pothuajse asnjë futbollist të madh, nuk kishin muzikantë, piktorë apo shkrimtarë të shquar. Kuotat më të larta, mendimi i tyre kritik, i arriti duke shkruar esse për poetët dhe artin e Rilindjes Shqiptare.

Por sot gjërat kanë ndryshuar. Ata bëjnë art, ne e kritikojmë. Ata luajnë, ne duartrokasim. Ata këndojnë, ne kërcejmë. Ata prodhojnë, ne blejmë. Deri dje nuk kishin Rilindjen e tyre, që duket se tani po e shpikin. Pa ndihmën tonë. Rilindja e tyre nuk është jugosllave, nuk është as shqiptare, është thjesht kosovare.

Çfarë ka ndodhur pra në dhjetë vjet?

Sipas meje ka funksionuar raporti me lirinë. Kosovarët po e shijojnë lirinë e tyre. Ata kanë hyrë në një epokë lirie që prodhon art, sa herë kombinojnë tingujt me gjuhën, trupin me ritmin dhe muskujt me mendimin. Liria që kanë fituar po i shpërblen. Ata po e shijojnë duke krijuar, duke kënduar dhe duke vrapuar. Kosovarët kanë fituar artin për të kënaqur veten me art. Dhe për shkak të gjuhës po na kënaqin edhe ne, megjithëse ky nuk është qëllimi i tyre i parë.

Ata po shkojnë në drejtimin e tyre dhe shija që po krijojnë sot është vetëm fillimi i një rruge në të cilën, me sa duket, do na duhet t’i ndjekim.

Kosova është një kënaqësi që shijohet duke menduar se mund të mos e kesh.

Dhe vërtet. Imagjinoni sikur të mos e kishim.

Do ishim shumë më të varfër dhe shumë më të mërzitur.

Por që ta shijojmë duhet të paguajmë një çmim: duhet t’i lëmë të lirë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...