2016-11-06

Nga Gani Qarri : Binak Alia


Malësia, kjo amë e trimërive, ngjarjeve historike, kalitjes së heronjve dhe nxjerrjes së pleqnarëve më me nam që njohin trojet tona, ishte dhe mbeti një trevë e veçantë e mbrujtur përjetësisht me histori dhe legjenda të pashembullta, për pleqërim, dije dhe qëndresa të mëdha.

Krasniqja e madhe dhe Malësia me Binak Alinë, u përjetësua edhe si kampion i dijes popullore dhe peshore precize e ndarjes së drejtësisë me tapi autoktone, në gjithë shqiptarinë.


Binak Alia u lind në Bujan në vitin 1805, në njërën nga familjet më të njohura në veri dhe verilindje të Shqipërisë etnike, e cila nderohej që nga Tivari, Ulqini, Plava e Gucia, deri në Dukagjin dhe Kosovën anë e mbanë.


Ai vdiq më 1895, po atje në Malësinë e tij heroike, pasi dha çdo gjë që mundi dhe diti, për lirinë ,paqen e brendshme, çlirimin e atdheut dhe mirëqenien e popullit shqiptarë kudo.
 

Ky burrë i madh i takonte një krahine e cila tash e sa kohë çmohet lartë si vendlindje burrash dhe heronjsh legjendar, ndër më të mëdhenjtë që njohin shqiptarët e këtyre trojeve gjatë 210 viteve të fundit.

Binak Alia erdhi në jetë si vëllai i katërt dhe më i vogëli nga të katër djemtë sa kishin prindërit e tij, i cili qysh në rinin e hershme u dallua për aftësitë gjykuese, prirjet për drejtësi popullore, dinjitetin burrëror dhe vendosmërinë njerëzore e kombëtare prej malësori.
 

Biri i Krasniqes ishte çdo herë atje ku fjala dhe vepra e tij më së tepërmi kërkohej, në të gjitha trevat ku atëbotë me shkronja të arta do të shkruhej historia më sublime kombëtare dhe bëhej luftë e pa kompromis e përpjekjeje mbinjerëzore për çlirimin e atdheut dhe lirinë e popullit shqiptar.

Në kohën kur ai ishte ende i ri, në Malësi, trevat e Shqipërisë së epërme dhe të Kosovës në përgjithësi, sipas traditës vendore, djemtë e ri vetëm pas moshës 16 vjeçare kishin të drejtë pjesëmarrjeje në kuvende burrash, por në rastin e Binak Alisë do të veprohej ndryshe.
 

Familja e tij, më 1820, kur ai ishte vetëm 15 vjeçar, sapo kishte përfunduar ndërtimin e kullës së famshme të Krasniqes, ndaj duke njohur zgjuarsinë e veçantë e cila ishte e rrallë për djemtë e asaj moshe, bashkëfamiljarët do të insistonin që Binak Alia të pranohej një vit më herët në kuvend, dhe burrëria e tij bashkë me Kullën e re të përuroheshin njëherazi solemnisht, edhe pse ai ishe ende i ri.

Pas shumë përpjekjesh, paria e Malësisë, me vështirësi kishte pranuar ta thyente "sullin" e kuvendeve dhe vetëm nën kushtin që Binak Alia ta kalonte testin e "pjekurisë“, duke u përgjigjur në tri pyetje të cilat do t`ia parashtronte "komisioni i burrave të zgjedhur", me ç `rast duhej të epte edhe arsyetimin për secilën përgjigje, në mënyrë që ato të pranoheshin si të sakta.


Pyetjet që do ti shtroheshin ati dhe përgjigjet e Binak Alisë, ishin këto:


1. Dru është e dru nuk është- cili dhe pse?!

"Kaqa", do të përgjigjej Binak Alia! Dru është- dhe dru nuk është, sepse për dru nuk mund të shitet.

2. Mish është e mish nuk është-cili dhe pse?!
Shpretka, ishte përgjigja e radhës! Mish është e mish nuk është, sepse për mish nuk mund të shitet.


3. Burrë është e burrë nuk është-kush dhe pse?!
Burri që nuk mbanë fjalën! Burrë është dhe burrë nuk është, sepse thotë "po" por nuk rri në "Po" , thotë "jo" por nuk rri në "Jo"! Ndaj, burrit të tillë i mungon burrëria dhe nuk pranohet për "Burrë" në kuvende.


Kështu, Binak Alia edhe pse i ri në moshë, do të përgjigjej aq saktë dhe bindshëm sa që do të habiste komisionin me arsyetimet e përgjigjeve të tij, duke mos lënë asnjë shteg për hamendje, ndaj njëzëri do të pranohej, para kohe në Kuvend Burrash.


Paria e befasuar nga përgjigjet e djaloshit 15 vjeçar, pasi që të pranuarit në kuvend kishin të drejtë edhe të pleqëronin raste të cilat atyre mund tu besoheshin, do ta ftonte solemnisht Binak Alinë, të betohej para burrave në Besën dhe Traditën Shqiptare për mbajtjen e fjalës së dhënë dhe trajtimin me drejtësi e dinjitet të cilës do ngjarje që atij mund ti binte ta pleqëronte.


Qysh nga ajo kohë, kulla e tij do të bëhej një nga selitë kryesore ku do mbaheshin qindra kuvende dhe merreshin po aq vendime me rëndësi, sa që ajo të kthehej në mit kuvendesh, kurse Binak Alia në legjendë të drejtësisë dhe pleqësisë popullore.


Dija e trimëria dhe virtytet e tij njerëzore, bënë që ai dhe Ali Ibra, jo vetëm të ndërmjetësonin me sukses në sa e sa raste, kudo që ata u ftuan, por edhe të dërgoheshin si përfaqësuesit kryesor të Malësisë në Kuvendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku do të zgjidheshin që të dy anëtar të këshillit të lart të kësaj Lidhjeje Kombëtare që nga themelimi i saj.


Si ai vet, edhe të katër djemtë e Binak Alisë, nipërit e bashkëfamiljarët, vëllazëria dhe bashkëpunëtorët e tij, do ti qëndronin përherë besnik të pa lëkundur kombit, nga kushdo që ai mund të rrezikohej, disa prej të cilëve u flijuan trimërisht duke dhënë edhe jetën për atdhe. 


Familje me traditë qindravjeçare luftërash
 

Binak Alia pati 4 djem; Halilin , Aliun, Qerimin e Shabanin dhe që të gjithë shkuan rrugës kombëtare të babait. Në Kullën e Binak Alisë u lind dhe rrit edhe nipi i tij i njohur Zeqir Halili, djali i djalit të madh të Binakut , i cili si prijës i Krasniqes për 30 vjet me radhë nuk do ta lëshonte pushkën nga dora duke luftuar fort dhe trimërisht kundër forcave turke dhe atyre serbomalazeze, për lirinë e shqiptarëve dhe mbrojtjen e tokave të tyre stërgjyshore.
 

Si patriot i dëshmuar dhe orator i lindur, edhe pse në moshë të shtyrë, Binak Alia ishte ndër të parët në të gjitha tubimet e kohës me karakter kombëtar, ku do tu fliste me arsye e njohuri, si dhe gjuhën e argumenteve bashkëkombësve të tij kudo, qoftë në kuvende kushtrimesh për qëndresë kombëtare apo edhe ato për pajtimin e gjaqeve si në Kuvendin e Junikut më 1877, të cilin ai edhe do ta kryesonte. (“BINAK ALIA DHE ELITA E TIJ HISTORIKE”.. - YouTube),

Burri i Krasniqes, do tu fliste me zjarr shqiptarëve në të gjitha tubimet e organizuara të Lidhjes së Prizrenit, për mbrojtjen e tokave të rrezikuara nga pushtimet malazeze; Ulqinin, Plavën, Gucinë, Hotin ,Grudën etj, si dhe për çlirimin e atdheut në tërësi nga Turqia.
 

Binak Alia ishte jo vetëm trim e atdhetar i madh, por edhe një pleqnar i rrallë dhe mendjehollë i pa shoq në të 12 fiset që njihnin shqiptarët. Ky Burrë i Malësisë u dallua edhe si ndërmjetësues i zoti dhe pajtues i denjë i shumë gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave ndërshqiptare, i cili për emrin e mirë që kishte bërë me veprat e tij, do të shndërrohej në legjendë të drejtësisë dhe kryepleqnar i Malësisë dhe Kosovës.


Masakrimi i shqiptarëve

Binak Alia, atëbotë ishte vetëm 17 vjeçar, mirëpo kishte kohë që flitej e përflitej gjithandej se edhe në Malësinë e tij, kërkoheshin mercenar nga Perandoria turke dhe njerëzit e Kara Mahmut Bushatliut, për të luftuar kundër një Pashai tjetër të madh Shqiptar në jug të trojeve tona etnike.

Mjerisht, gjaku i shqiptarëve, derdhej ndër vite pa reshtur në të gjitha anët, madje jo vetëm në kohën e rënies së Ali Pashës dhe pashallëkut të tij, kur shqiptarët luftonin kundër shqiptarëve ,për rrëzimin nga froni pas 30 vjet sundimi të këtij Luani në Janinë, për të cilin do të dëgjonte me dhimbje mbi tradhtitë me të cilat më 24 janar të vitit 1822,ishte mundur ai dhe disa vite më vonë, për makinacionet otomane përmes të cilave do të eliminoheshin edhe qindra prijës të tjerë shqiptar, nga forcat pushtuese turke.


Fatkeqësia më e madhe, ishte se Luani i Janinës nuk u tradhtua vetëm nga organizata greke “shoqëria e miqve” që luftonte për çlirimin e Greqisë nga Turqia, të cilës në kohët më të vështira Ali Pasha i kishte ofruar mundësi veprimi në pashallëkun e tij, ndihmuar në përgatitjet për çlirim dhe krijimin e shtetit grek, me të cilën që në vitin 1818,kishte lidh edhe një marrëveshje bashkëpunimi, por ai do të tradhtohej edhe nga shqiptarët, djemtë e tij, miqtë dhe shokët më të ngushtë, me përjashtim të pak vetave që do të pranonin të vdisnin me të duke luftuar.


Madje, Jani Koletin,(Joanis Koletis;1774-1847) kryeministrin e ardhshëm grek, Pashai i Janinës, për disa vite me radhë e kishte punësuar si shef të financave të pashallëkut të tij, por pas ardhjes në pushtet, më 1844,vet Koleti do të shpallte “Megali idenë”-greke dhe kërkonte aneksimin e tokave të Shqipërisë.


Në Pashallëkun e Janinës, do të stërvitej edhe Marko Boçari (1789-1823) luftëtari i njohur arvanitas i Sulit të Çamërisë i cili fatkeqësisht do të vritej edhe ai duke luftuar për interesat greke, kundër shqiptarëve.


Për aq më keq, sikur mos të mjaftonte që sulmeve turke kundër Pashait të Janinës, me urdhër të Sulltan Mamutit II- (1808-1839),iu bashkuan ushtarët e Mahmut Bushatliut, pashait të Shkodrës, në ditët më të vështira, Ali Pashë Janina do të tradhtohej edhe nga kryekomandanti i forcave ushtarake, Omer bej Vrioni, bashkë me 15000 trupat elite të pashallëkut të tij.


Por, para mësymjeve turke quan duart edhe dy djemtë e Aliut, Veliu dhe Myftari të cilët megjithëse u dorëzuan ndër të parët, do të vriteshin nga sulltan Mahmuti II, me tradhti.
Pashain e lodhur, e tradhtuan edhe shokët më të ngushtë të tij, si; Ago Vasjari, Tahir Abazi, Zylyftar Poda, etj.


Ndaj, përkundër rezistencës së pashpresë, para gjithë atyre tradhtive që iu bënë, nën rrethimin e forcave të Hurshid Pashës, megjithëse në moshë të shtyrë, duke hetuar fermanin e falsifikuar nga sejmenët turq, kinse sulltani i falte jetën atij, Ali Pashës nuk i kishte mbetur tjetër përveçse edhe në pleqërinë e thellë, para kapjes me tradhti brenda manastirit të Shën-Pandelejmonit në ishullin e liqenit të Janinës, më 24 janar të vitit 1822,të luftonte i vetmuar si luan, duke vdekur si burrat.


Koka e prerë e Ali Pashë Janinës-pas mundjes së tij, një muaj më vonë, më 23 shkurt të vitit 1822 do ti dërgohej Sulltanit në Stamboll, ku pas ekspozimit publik disaditësh, prej dhembjes koka e Pashait, do të blihej me para nga një dervish shqiptar për tu varrosur pas 30 vjet qeverisje të pavarur mbi gjysmën e trojeve të jugut të Shqipërisë etnike, pran bijve të tij të vrarë poashtu me tradhti nga turqit, në Stamboll.


Megjithatë, shqiptarët kishin ngelë në kohë dhe feudalë e bejlerë, nuk morën mend as nga katrahura e ndodhur ndaj Ali Pashë Janinës, kështu që ata vazhdonin avazin e vjetër të luftimit të njëri tjetrit edhe atëherë kur popujt fqinj dhe ata më të largët, bashkoheshin në luftë për çlirimin e vendeve të tyre nga pushtimi turk.


Por me gjithë kaosin ndërshqiptar që mbretëronte pas vdekjes së Ali Pashë Janinës në jug të vendit, siç do të dëshmohej disa vite më vonë, Perandoria osmane ende nuk kishte mbaruar punë me prijësit shqiptar, ajo vetëm sa kishte lënë pak kohë që të ftoheshin gjakrat e nxehura nga vrasja makabre e Pashait, për të mënjanuar eskalacionin e ndonjë kryengritje të mundshme në jug të Shqipërisë.


Ndaj, me të përfunduar lufta ruso-turke e vitit 1829,gjeneralë e vezir turq, kishin nxjerr mbi tavolinë planet e reja, për veprime sipas traditës së tyre të vjetër, për përgjakjen e mëtejme të shqiptarëve me tradhti, siç dinin ata.


Kështu që nga mesi i gushtit të vitit 1830, veziri i madh, Mehmet Reshit Pasha (1780-1839), sipas shënimeve në wikipedia, i lindur në Gjeorgjinë kaukaziane si djalë i një prifti grek, konvertuar dhe shkolluar në akademitë ushtarake osmane, do të arrinte deri në titullin vezir, për të vdekur në vitin 1839,në luftimet e organizuara kundër kurdëve në Sivas të Anadollit, i cili njihej për masakra dhe ashpërsi, me qëllim eliminimi, ai do ti ftonte qindra feudalë dhe bejlerëve shqiptar nga viset jugore të vendit, të veshur me uniforma solemne, të paraqiteshin në qytetin e Manastirit ku u kishte premtuar pritje me nderime ushtarake, ngritje gradash dhe pagimin e rrogave të vonuara , kinse nga telashet e luftës që Perandoria otomane kishte deri rreth një viti më parë me Rusinë.


Dhe, më 26 gusht të vitit 1830, derisa ata përcillnin paradën ushtarake turke, e cila zhvillohej kinse sipas sistemit evropian, pjesëtarët e gardës, sipas porosisë së Mehmet Reshit Pashës, do të ktheheshin nga tribunat dhe qëllonin në befasi, për të vrarë me këtë rast, mbi 500 feudalë dhe bejlerë të pranishëm shqiptarë.


Brenda pak minutave u shfarosën kështu me tradhti më tepër se 500 feudalë e derebej, kokat e të cilëve u dërguan në Stamboll. „Masakra e Manastirit" Wikipedia.


Për këto krime, në librin e saj “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, do të shkruante edhe Edit Durham e cila shprehet se si më 26 gusht të vitit 1830,Mehmet Reshit Pasha, në masakrën e Manastirit, vrau në mënyrë të pabesë 500 krerë shqiptarë.


Megjithëse Binak Alia dhe Malësia mbarë, nga tragjeditë e shkaktuara otomane me tradhti të dëgjuara gjithandej trojeve tona, kishin marrë shumë mësime të hidhura dhe përpiqeshin ditë natë për bashkimin e sa më shumë trevave shqiptare për ta luftua pushtimin osman, kontinuiteti i eliminimit të prijësve shqiptar me metoda të tilla nga organet pushtuese turke, nuk do të pushonte deri në ditët e fundit të tyre në Ballkan.


Një tragjedi e ngjashme me tradhti,80 vite pas Masakrës së trisht të Manastirit, do ti ndodhte edhe djalit të Binak Alisë, trimit dhe luftëtarit të pa epur kombëtar- Shaban Binakut, i cili bashkë me Avdullah Hoxhën e Gashit të Gurit, nga fundi i vitit 2010 do të ftoheshin kinse për konsultime me organet e pushtetit të atëhershëm otoman në Gjakovë, mbi të drejtat e shqiptarëve të cilët nuk i pushonin kryengritjet, dhe në kohën kur Perandorisë pushtuese turke nuk i kishin mbet më as dy vite të plota, para se ajo të dëbohej përgjithmonë nga trojet tona, ata do të tradhtoheshin nga pushtetarët osman dhe vareshin që të dy, në mes të pazarit të Gjakovës. 


Binak Alia, prijës luftërash.

Gjendja për shqiptarët në të gjitha trojet e tyre, sa vinte e keqësohej, dhe tani ata nuk kishin më vetëm perandorinë pushtuese turke si armik që priste e korrte pamëshirshëm, por edhe shtetet hegjemoniste fqinjë që sapo kishin fituar pavarësinë nga kjo perandori, duke filluar nga principata e vogël e Malit të Zi, Serbia dhe Greqia, të cilat suleshin rrezikshëm për zgjerimin e kufijve të tyre në kurriz të tokave shqiptare.


Në anën tjetër, ende pa u terur mirë gjakrat shqiptare që vazhdonin të derdheshin ndër vite në trojet e tyre, pas presionit të fuqive të mëdha Perandoria turke do të organizonte të ashtuquajturat reforma të qeverisjes, apo Tanzimatin, promovimin e të cilit do të bënte me shumë pompozitet në vitin 1839,para se të vdiste në luftë me kryengritësit kurd- Veziri i madh Mustafa Reshit Pasha, në oborrin e pallatit të sulltanit të njohur si "Gjylhane"-apo shtëpia e trëndafilave, pranë bregdetit të Marmarasë.
Meqenëse u lexua këtu, u quajt ferman i Gjylhanese. (Hatt-i sherif-i Gjylhanesë). http://sq.wikipedia.org


Por, Tanzimati, në Kosovë dhe Shqipërinë e mesme e veriore, do të "arrinte" më 1843,i cili nuk parashihte asgjë të mirë as për këto troje, përveç rritjes së taksave, heqjen e armëve dhe rekrutimin e të rinjve shqiptar për shërbime shumëvjeçare ushtarake në vende të huaja dhe të largëta arabe të perandorisë së pafund pushtuese otomane, prej nga shumë djem të ri nuk do të ktheheshin më kurrë.


Ndaj, shpallja e Tanzimatit nxiti njërën ndër kryengritjet më të fuqishme në Kosovë dhe trevat lindore të Shqipërisë etnike, me ç`rast Dervish Cara me 10 mijë trimat e tij, në periudhën nga 21 korriku i vitit 1843, deri në shkurt të vitit 1844, do ta çlironte Shkupin, dhe afro gjysmën e trojeve shqiptare. “Kryengritja e Dervish Carës,1843-1844". Qëndresa kundërosmane në Shqipërinë e Veriut” Shqipëria .com


Për fat të keq, as kjo kryengritje nuk arriti të shtrihej në të gjitha trojet tona dhe pas një qëndrese heroike, më 1844, do të shtypej me gjak si shumë kryengritje tjera të më hershme. Ndaj Burrit të Malësisë, të rënduar nga shumë fatkeqësi që binin pa ndërpre mbi atdheun, i shtoheshin obligimet dhe vështirësitë e gjetjes së mënyrave adekuate për shpëtimin e vendit kudo që mundej dhe arrinte.


Në vitin, 1844,Serbia nën përgatitjen e ministrit, atëbotë të brendshëm të saj, Ilia Garashanin(1812-1874) do të shpallte programin e “Serbisë së madhe” të njohur me emrin “Nacertanie” e cila rritjen e shtetit serb e parashihte përmes zaptimit të tokave tona me shpërnguljen dhe asgjësimin e popullit autokton shqiptar, siç do të vepronte gati njëkohësisht edhe Greqia me paraqitjen e të ashtuquajturës "Megali ide" para mbretit Oto Friedrich Ludwig, nga kryeministri grek dhe ish ministri i financave të Ali Pashës, Jani Koleti, (Joanis Koletis),program analog me “Nacertanien”-serbe, të cilat nuk do të vonin shumë dhe do tu krijonin shumë tragjedi shqiptarëve në të gjitha anët.


Oto Friedrich Ludwig 1815-1867, ishte princ gjerman i lindur në Salzburg si djali i dytë i familjes mbretërore të Bajernit, i cili do të emërohej Mbret i Greqisë dhe sundonte atje nga 27 maji i vitit 1832 deri më 23 tetor të vitit 1862.


Por ti kthehemi edhe një herë figurës së çmuar të Binak Alisë, të cilit në këto vite të turbullta kombëtare do ti duhej të merrej me shumë detyra dhe të gjendej me kohë në të gjitha vendet dhe drejtimet duke vepruar me krejt mundësitë që kishte, ku mundej dhe arrinte sipas rasteve që kërkonin angazhimin e tij, qoftë në kuvende burrash, pajtim gjaqesh apo edhe udhëheqje luftërash, sa herë që tokat tona u mësynë nga armiqtë e shumtë të cilët sa vinin e shtoheshin.


Tanzimati shkaktoi dy kryengritje të mëdha, edhe në Malësi e rrethinë, me ç `rast nën udhëheqjen e Binak Alisë së Krasniqes u bashkuan Gashi, Bytyqi ,Hasi dhe Reka, të cilat në muajin Maj të vitit 1845,me rreth 8000 kryengritës malësor, do ta përzinin garnizonin turk dhe çlironin përkohësisht Gjakovën.


Por, pasi që Valiu i Rumelisë, nuk arriti ta mbronte atë qendër me ushtrinë e vet, ai rekrutoi mijëra mercenar shqiptar nga vise të ndryshme të vendit, për rimarrjen nën kontroll të këtij vendbanimi të dominuar nga malësorët. ( “Kryengritja e Dervish Carës (1843-1844). Qëndresa kundërosmane në Shqipërinë e Veriut” Shqipëria .com)


Pasojat e Tanzimatit ndiheshin kudo në trojet shqiptare, ndaj duke mos arrit të liroheshin në asnjë mënyrë nga taksat e rënda dhe marrja nizam e të rinjve, një grup intelektualësh shkodran të udhëhequr nga Pashko Vasa, Zef Jubani dhe abati atdhetarë i Mirditës Gaspër Krasniqi, do të përpilonin një plan sipas të cilit në pranverën e vitit 1862,kryengritja kombëtare shqiptare e radhës, do të duhej të shpërthente në Mirditë, prej nga mendohej të përhapej edhe në malësitë përreth.


Madje, ishte paraparë që kapedani i Mirditës Bibë Doda, të ngrinte flamurin e kryengritjes dhe shpallte një principate autonome ose të pavarur shqiptare, në mënyrë që ti bashkoheshin edhe pjesët tjera të vendit.


Por pasi që Bibë Doda, ishte pasha i Perandorisë turke dhe merrte rrogë nga Porta e lartë, jo vetëm se u tërhoq nga plani i kryengritjes, por për të përmbushur urdhrat e sulltanit, ai u mundua të rekrutonte edhe disa grupe vullnetaresh në Mirditë për plotësimin e reparteve ushtarake osmane.


Ndaj nën udhëheqjen e abatit patriot, Gaspër Krasniqi, atje shpërtheu një konflikt i ashpër dhe shumica e popullsisë së Mirditës u rreshtua kundër kapedanit, i cili akuzohej nga banorët për përvetësimin e rrogave të vullnetarëve dhe dërgimin e tyre në vdekje, kështu që Bibë Doda u detyrua të ikte nga Mirdita dhe kërkonte shpëtim tek valiu turk në Shkodër, i cili arrestoi abatin atdhetar të Mirditës për çka mirditasit e mllefosur u vunë zjarrin shtëpive dhe pronave të Bibë Dodës në Kallmet.


...... arrestimi i abatit Gaspër Krasniqi i cili ishte bërë udhëheqës i lëvizjes në Mirditë, nuk e qetësoi, përkundrazi, e acaroi edhe me shume gjendjen. Patriotet shkodranë nuk ngurruan të akuzonin Bibë Dodë pashën si “vrasës të popullit të tij” e qeverinë e sulltanit si “shtypëse të pamëshirshme te kombit shqiptar” ...... Histori: LeVIZJA KOMBeTARE SHQIPTARE Ne VITET 30-70 Te SHEK. XIX. KREU III “Lëvizja e vitit 1862 ne Mirdite”


Pas dështimit të kryengritjes në Mirditë dhe viset përreth, duke parë se Malësia tanimë kishte mbet edhe një herë e vetmuar në qëndresën e saj të përhershme, Perandoria Turke në vitin 1862, do të dërgonte Maxhar Pashën me një ushtri të madhe të armatosur me topa dhe artileri, për pushtimin e Bujanit dhe Krasniqes së Madhe si dhe nënshtrimin e gjithë Malësisë, vjeljen e taksave dhe rekrutimin e të rinjve me forcë edhe në atë zonë.
Edhe pse të pa përgatitur për luftë, me mungesë të madhe armësh dhe municioni, vendosmëria e malësorëve për të luftuar deri ne vdekje për mbrojtjen e tokave te tyre, jo vetëm se tregoi një qëndresë të pamposhtur por nën udhëheqjen e Binak Alisë, ata edhe thyen keq osmanët duke vrarë dhe mbytur në lumin e Valbonës mbi 1500 zapti osman, kurse pjesa tjetër do të merrte ikën, nga ndjekjet hap pas hapi të malësorëve trima.
Në këto luftime, Binak Alia u dallua si udhëheqës i madh, emri i të cilit u bë i njohur në Malësi, Gash, Krasniqe ,Bytyç dhe Kosovën anë e mbanë, ndërsa Mic Sokoli, nipi i Binak Alisë, edhe pse ishte i ri, tregoi një trimëri të paparë deri atëherë. (Pjesë nga shkrimi “Histori e patriotit të njohur të Malësisë së Gjakovës, Binak Ali Mulosmani”) www.gazeta55.al 20 nëntor 2012.55


Kështu Malësia dëshmoi edhe një herë fort dhe bindshëm se ajo kurrë nuk vendosi asgjë para kombit dhe lirisë së atdheut, por në çdo kohë- jetoi dhe u sakrifikua me shpirt e zemër për tërësinë e Shqipërisë Etnike.



Mençuria e Binak Alisë
 

Binak Alia, do të bënte emër të madh edhe si pleqnar i rrallë dhe promovues i denjë i drejtësisë tradicionale shqiptare i cili me dijen dhe njohurit e tij, disa herë do të kalonte edhe caqet e kufijve kanunor, duke zbatuar ide dhe zgjidhje personale, të domosdoshme për pajtimin e zënkave dhe vendosjen e paqes në mes njerëzve kudo, e ndonjë herë edhe brenda së njëjtës familje.

Për këtë arsye, me të drejtë për Binak Alinë u tha gjithnjë se ai nuk la rast pa zgjidhur, i cili kudo që u ftua për pleqërimin e çfarëdo rasti u kthye në çelës të shuarjes së çdo zënke dhe ngatërrese.



Përvetësimi i fëmijës

Edhe sot në shumë ndeja e tubime, citohet shpesh një rast i veçantë brenda një familje e cila kishte dy djem të martuar në të njëjtin kohë, dhe që të dyve pas një viti, do tu lindte nga një djalë. Por njëri nga djemtë e posa lindur ishte më shëndetlig, ndaj nëna e tij xheloze, derisa të dytë fëmijët ishin ende të vegjël, kishte vendosur që në njërën nga netët e errëta t`ia vidhte djalin kunatës, duke e ndërruar atë me djalin e saj.

Por, me të dalë drita, kunata do ta kuptonte edhe më mirë se fëmija që mbante në duar nuk ishte i veti, megjithatë për shumë kohë, askush nuk do ti besonte fjalët e saj, ndaj sa më shumë që rriteshin djemtë ,rritej edhe ngjashmëria me prindërit, kështu që gjendja në familje do të përkeqësohej deri aty sa që do të fillonin të ziheshin gjithnjë e më shpesh edhe vëllezërit me njëri tjetrin.


Askush nuk e dinte më me saktësi se sa herë ishin bërë be rrëfe ,nga të dy gratë, se djali i takonte secilës nga to, dhe problemi assesi të sqarohej me gjithë përpjekjet e shumë pleqve të njohur, ndaj nuk kishte mbet rrugëdalje tjetër përveç se të thirrej edhe Binak Alia për gjetjen e një zgjidhje.


Binak Alia duke parë se ishin shterë të gjitha mundësit kanunore për zgjidhjen e këtij rasti dhe të dy vëllezërit, pas 8-9 vitesh konflikti të pareshtur, kishin vendosur që të mbyteshin me njëri tjetrin për djalin e kontestuar, ai u tha se djali duhej vendosur në mes të dy nuseve pretenduese dhe të vritej sepse “zgjidhje tjetër” nuk shihte. Sado që me shumë dhembje dhe vështirësi ata u pajtuan. Binak Alia, vendosi djalin në mes të dy nuseve dhe u tha t`ia epnin dorën atij secila në anën e saj.


Thuhet se ai ngriti pushkën dhe në vend se të merrte në shenj fëmijën u bërtiti nuseve; mbajeni fort djalin, se kam vendosur ta vras! Në atë moment, ajo që e kishte vjedhur si fëmijë djalin i cili, në momentin kur po ndahej drejtësia thuhet të ketë qenë ,8-9 vjeçar, jo vetëm se nuk e mbajti por ia lëshoi dorën fare dhe iku në anën tjetër, kurse nëna e vërtetë e tij, doli përpara mbuloi djalin me trupin e saj dhe me lot në sy, do ti thoshte Binak Alisë - më vrit mu të lutem, por jo djalin!
 

Binaku i lehtësuar në shpirt, duke kuptuar se ajo ishte nëna e vërtetë e vogëlushit, uroi nusen; ia pash hairin fisnike, se ky vërtetë qenka djali yt.
 

Qëndrimet burrërore dhe vendimet e nxjerra nëpër oda nga Binak Aliu, për shumë kohë ishin dhe mbetën themel i ndarjes së drejtësisë autoktone vendore, në të gjitha trojet tona, ku nuk gjenin vend ligjet pushtuese të perandorisë otomane. Vendimet e tij edhe sot janë shembull për pajtime, shuarjes së ngatërresave dhe pushimit të hasmërive me drejtësi dhe mirëkuptim në mes të shqiptarëve kudo. 

Martesa e "detyruar" e Binak Alisë

Puna e gjatë dhe angazhimet e mëdha, sado që ndihmuan shumë këndë në ditët e vështira të tyre, nuk ishin të lehta dhe pa sakrifica personale edhe për Binak Alinë, mandej nganjëherë ato kishin edhe konsekuenca jo të lehta në familjen e ngushtë të tij.
Ndaj, si pleqnar i njohur që ishte, jo rrallë do ti binte që me ditë e net të tëra të mbetej larg bashkë-familjarëve, për çka do të shkaktonte pakënaqësi edhe te gratë që kishte, thuhet se deri atëherë pati tri, të cilat me një rast, pas një vonese disa ditëshe, kishin vendosur që as të mos i flisnin kur ai të vinte në shtëpi.


Dhe, në një rast, pasi që kishte zgjidhur një problem bukur të rëndë i cili kishte kërkuar disa ditë kohë, ai do të kthehej i lumtur në shtëpi, por asnjëra nga gratë nuk shkoi ti fliste. I lodhur nga rruga e pagjumësia, atë natë ai do të flinte në dhomën e pritjes së mysafirëve, kurse të nesërmen herët në mëngjes, pa e prishur shumë terezinë nga ajo sa i kishte ndodhur mbrëmë, do ti hipte kalit dhe ngjitej në Gash për të kërkuar një nuse tjetër.
 

Para se të arrinte në fshatin ku ai ishte nisur, në bjeshkët e Gashit do të takonte njeriun tek i cili ishte nisur, dhe pasi që do të ndërronin nga një cigare kutie me të, Binaku do t’ia shpaloste qëllimin e shkuarjes dhe kërkonte bijën e Gashjanit për nuse.

Gashjani i habitur, duke mos u besuar veshëve për ato sa kishte dëgjuar, do të pyeste edhe një herë Binakun i cili atëkohë thuhet se ishte 60 vjeçar, me shpresë se mund të kishte ngatërruar fjalët dhe vajzën e tij e kërkonte për djalë, e jo për vete.


Por Binaku përsëriti edhe një herë se vajzën e tij e kërkonte për vete, ndaj Gashjani i ngushtuar sa s`ka, ngase atëbotë nuk ishte e lehtë ta ktheje Binak Alinë, i tha se së pari donte ta bisedonte me Vajzën këtë punë.


Edhe Binaku ishte pajtuar me propozimin e mikut të ardhshëm, por për çudinë e Gashjanit, vajza të cilën e kishin kërkuar shumë djem të rinj e të njohur, dhe ajo nuk kishte pranuar asnjërin nga ta, u përgjigj se pranonte të martohej me Binak Alinë.
 

Prindi i ngushtuar sa s`ka, të cilit me gjithë respektin për Binakun, i dhimbsej shumë e bija, që ta martonte me një njeri në moshë aq të shtyrë, do t`ia përsëriste edhe disa herë të bijës se Binaku kishte mëse 60 vjet dhe ishte i vjetër për te.

Megjithatë e bija nguli këmbë se përkundër moshës së shtyrë të tij dhe grave tjera që ai kishte në shtëpi, ajo kishte vendosur të martohej me Binak Alinë.


Ndaj, i `ati i shokuar ,do ta pyeste të bijën për herë të fundit me kureshtje se si do ta qonte jetën me një plak si Binak Alia, kurse ajo do ti përgjigjej;
Baba, sa herë të më shoh mua Binaku, ai do përtërihet, e sa herë ta shohë unë Binakun do të plakem dhe kështu do të mbarojmë të dytë përnjëherë. Ndaj, ajo edhe do të bëhej nusja e 4-tërt e tij.


Malësia ishte dhe mbeti një trevë e veçantë e mbrujtur përjetësisht me histori dhe legjenda, tregime mbi trimëritë e shumta dhe qëndresa të mëdha, e cila me Binak Alinë, u përjetësua edhe si kampion i dijes popullore dhe "matës" preciz i ndarjes së drejtësisë me tapi autoktone.


Sinqeriteti dhe paanësia balancuese e Binak Alisë, si ndonjë peshore e magjishme precize, për pak vite ishin bërë aq të njohura sa që nuk do të kalonte shumë kohë dhe ai do të shndërrohej në figurë mitologjike të ndarjes së drejtësisë autoktone dhe tradicionale shqiptare. 


Dardhat e buta

Falë besimit që njerëzia shprehnin ndaj Binak Alisë, thuhet se ishte i betuar që para cilit do ndërmjetësim, të mos hante as pinte, në mënyrë që çdo herë dhe në çfarëdo rast dyshimi nga cilado palë, ti kishte duart e lira për tu “larë me be” se puna e tij ishte e pastër dhe nuk kishte pranuar ryshfet apo çfarëdo formë pagese a shtytje, për t`ia mbajtur krahun cilësdo anë në mënyrë të pa drejtë.


Por me kalimin e kohës ,mosha dhe largësia do ta bënin të veten dhe Binak Alia nuk mund të arrinte çdo kund, kështu që aty këtu, sidomos te njerëzit e tij, ndonjë herë ishte detyruar që ti dërgonte edhe të bijtë për ndërmjetësim apo pleqërimin e ndonjë ngjarje.
 

Një familjeje e njohur nga malësia, e vendosur në Rrafsh të Dukagjinit, kishte një vajzë të mençur e punëtore, por jo të pashme e të bukur sa duhet, ndaj kishin vendosur që ta martonin dikund larg (thuhet) në Rahovec, ku nuk i njihnin rrethi dhe miqësia.
 

Por, pas pak kohësh, djali i pakënaqur, do ta detyronte të atin që t`ia kthente Malësorit të bijën.

Mirëpo, në ato kohë, sipas traditës dhe kanunit, lirimi i një nuse mund të bëhej vetëm për shkaqe të forta, si p.sh. mos-puna, hajnia, pandershmëria etj, por jo edhe për dukjen e sajë, e për aq më tepër një mashkull që nuk mbante një grua të dobët, ai nuk konsiderohej burrë.
Ndaj malësori kishte ftuar Binak Alinë për ta pleqnu këtë problem, i cili nuk ndjehej mirë dhe dërgoi njërin nga bijtë e tij.


I zoti shtëpisë duke ditur se djali i Binak Alisë ishte merak në dardha, por edhe për ta forcuar punën, ngase për te, ky nuk ishte problem çfarëdo, kishte mbledhur dardhat më të mira nga kishte mundur dhe ia lëshoi përpara pleqnarit të “ri” i cili derisa erdh miku nga Rahoveci, do ti hante pa të keq, një pjesë prej tyre.


Dhe pas ardhjes së rahovecianit djali i Binak Alisë do ta pyeste se për cilën nga arsyet e pranuara me kanun, djali i tij kishte vendosur ta lëshonte të bijën e malësorit.
Rahoveciani i zënë ngushtë ngase nuk ishte asnjëra prej tyre, nuk diti se ç`të thoshte tjetër, përveçse të sajonte një arsyetim se si nusja e paska koritur atë si vjehërr- sepse derisa vinin rrugës, ajo kinse nuk paska mundur ta mbante ujin e hollë dhe ishte lagur mbi kali në të cilin ishte hipur.


Djali i sprovuar me shumë shtjellime pleqnish nga i ati, pyeti në cilin vend dhe në çfarë rrethanash kishte ndodhur aj rast?!...


Rahoveciani duke dashur ta bënte sa më bindës arsyetimin e tij, u tha se kjo kishte ndodhur derisa kalonin Urën e Shenjtë.


I biri i Binak Alisë, i lehtësuar nga përgjigja, do t`ia kthente; dëgjo mik, ajo qenka e fortë dhe vetëm qenka lagur, se po të ishim ti apo unë mbi lartësinë e Urës së Shenjtë dhe hipur mbi kali, ne jo vetëm se do lageshim, por ndoshta do fëlliqeshim krejt edhe pse jemi burra.
Pra-mik, na paske koritë neve dhe veten, pasi që në momentin kur ke ardhë te ura, nuk e ke zbrit rejën nga kali, ndaj merre nusen e ik se fajet i paske ti e jo gruaja.
 

Sado që pleqnia ishte përfunduar me sukses, thuhet se një ditë Rahoveciani kishte dëgjuar për dardhat dhe i mllefosur që nuk kishte mundur t`ia kthente të bijën malësorit, do ti qonte fjalë Binak Alisë e ti thoshte; Pleqninë e ndave, por i hëngre dardhat e buta!
 

Me të dëgjuar Binak Alia, që nga ai moment e deri sa ishte gjallë, do t’ia ndalonte të birit ndarjen e pleqnisë, i bindur se aty ku më parë hahen dardhat, nuk mund të ndahet si duhet drejtësia.

Ndaj me të drejtë “ligjet” e Plakut të pa korruptuar të Krasniqes së Madhe, janë ruajtur origjinale siç ishin dhe në mënyrë të merituar, duke u praktikuar me vlerësimin më të denjë edhe pas luftës së dytë botërore, sidomos në trojet e pushtuara shqiptare të mbetura pa dëshirën e tyre nën okupimin sllav.


Gjykimet e Binak Alisë nga Malësia edhe sot pas gati 2010 vitesh të vdekjes së tij, gjejnë përdorim dhe çmohen lartë, në shumë vise shqiptare si të drejta dhe të pa kontestueshme kudo që ato ende praktikohen.



Autoriteti i Binak Alisë

Veprat e mira që la pas vetes, bën që autoriteti i këtij gjyqtari popullor, jo vetëm të bëhej i pa kalueshëm për kohën, por të mbetej i pa lëkundshëm edhe pas vdekjes së tij dhe të ruhej si relikt origjinal e i pa zëvendësueshëm në të gjitha vendimet shqiptare, si shembulli më i mirë i ndarjes së drejtësisë autoktone, e cila u përcoll me xhelozi nga gjenerata në gjeneratë për shekuj me radhë deri në ditët tona ndër shqiptarët kudo.


Rrokullisja e Vorbës nga bjeshka

( Enë-apo vegësh i vogël-nga dheu i pjekur, për zierje ushqimi.)

Me gjithë diturinë e madhe që kishte Binak Alia dhe aftësitë e tij të pafund për pleqërime nga më të vështirat, më ka rënë disa herë të dëgjoj gjatë vizitave në familjet e Qarrit të Hasit, të cilat edhe para viteve të veprimtarisë së Bajram Currit, ku ai do të vendosej dhe kalonte disa kohë, mbanin lidhje të ngushta me Krasniqen e Madhe të Malësisë dhe vizitoheshin herë pas here edhe nga Zeqir Halili, nipi i Binak Alisë, pasi që përveç ndihmës së anasjelltë, dy palët i takojnë të njëjtit fis, se si pati të paktën një rast kur edhe vet heroi i pleqërimit, do zihej “ngushtë” me ndonjë pyetje, të cilës nuk e kishte të lehtë ti epte përgjigje adekuate.


Pasi që ai ishte martuar me nusen më të re nga Gashi i Gurit, thuhet se kishte rastisë që atij ti shkonin disa miq të cilëve ajo u bënte kafet me xhezve në prush të oxhakut, dhe njëri nga mysafirët duke e menduar për vajzën e Binakut apo njëra nga mbesat e tij, për tu siguruar se e kujt ishte dhe a ishte e fejuar, të cilën mendonte ta kërkonte për djalë, do ta pyeste në mënyrë të tërthortë dhe metaforike Binak Alinë;


        - O Binak Alia, a është kjo vorbë e shtëpisë dhe a ke gjet “kapak” për të?!


Binaku e mori vesh mirë se për çka e pyeste miku, por u vonua të përgjigjej duke u menduar ta gjente një mënyrë të përshtatshme që t`ia bënte me dije se ajo ishte gruaja e tij, ndaj malësorja e kuptoi gjendjen e të shoqit dhe pa Binakun në sy, të cilës ai i bëri me shenj që ajo të fliste.


Bija e Gashit, jo vetëm se ishte shumë e ndershme por edhe e mençur, kështu që u kthye me respekt nga mysafiri dhe i tha:


        - Po, mik i nderuar, vorba që po sheh ti, ka rënë (është rrokullisur) nga malet e Gashit në Bujan të Krasniqes dhe ka gjetur kapakun në Kullë të Binak Alisë.


Binakut i kishte pëlqyer aq shumë përgjigja e saj, sa që nuk do ta largonte më asnjëherë malësoren nga Kulla, pa marrë parasysh se kush do ti vinte mysafir, me të cilën thuhet se kishte edhe djalin e vogël dhe më trim të tij - Shaban Binakun e famshëm, i cili pas një lufte disa vjeçare kundër turqve, do të varej nga otomanët bashkë me Avdullah Hoxhën, më 2010 në Pazar të Gjakovës.


Binak Alia, në çdo rast pajtimi punoi në Emër të Zotit, bazuar në traditën dhe ligjet autoktone shqiptare, i betuar me dorën e sinqeritetit në zemër, për paanësi dhe drejtësi të barabartë për të gjithë, për të varfër dhe të pasur-pa dallim, ndaj ishte e kuptueshme se pajtimet që ai realizonte “zinin vend” dhe “flinin paqësisht përgjithmonë” gjithkund dhe në çdo kohë , duke mos lënë dyshime dhe ngatërresa pas tyre asnjëherë.



Familje me tradita lufte kundër armikut 
dhe misionare e paqes ndërmjet shqiptarëve

Sipas një dokumentari në Youtube, edhe mbajtjen e njërit nga kuvendet më të mëdha në Junik më 1877, një vit para formimit të Lidhjes së Prizrenit, për pajtimin e gjaqeve në mes të shqiptarëve, do ta udhëhiqte me shumë sukses, Pleqnari më i njohur i kohës dhe Pajtimtari më i madh që mbajnë mend shqiptarët, Burri i Krasniqes së Madhe të Malësisë-Binak Alia. (www.youtube.com/watch?v=qriAwWXDP44)

Po ashtu, si në Prillin e vitit 1880,kur në betejat që zhvilloi Lidhja e Prizrenit në Slivovë e Shtime kundër forcave turke, ku përveç Mic Sokolit do të luftonin trimërisht edhe katër djemtë e Binak Alisë, njëjtë nipërit dhe stërnipërit e tij, luftë pas lufte e betejë pas beteje, nuk do të pushonin asnjëherë përpjekjet, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë nga Perandoria turke, si dhe mbrojtjen e trojeve etnike nga vërsuljet serbomalazeze deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.


Qëndresa e tyre u shoqërua shpesh herë edhe me vrasjen e kreshnikëve më me nam të këtij gjaku dhe kësaj familjeje atdhetare nga Malësia, duke filluar me Mic Sokolin, Shaban Binakun e Zeqir Halilin, shembujt sublim të të cilëve do të mbeten për herë të pa harruar kudo në trojet tona kombëtare.



Binak Alia në Lidhjen e Prizrenit

Megjithëse atëkohë ai ishte në moshë të shtyrë dhe mëse 72 vjeçar, emri që kishte bërë me veprat e tij në luftë kundër armiqve dhe sukseset për pajtimin e shqiptarëve kudo, Binak Alinë e bënë të pazëvendësueshëm edhe për Këshillin Kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila do ta caktonte në kryesinë e këshillit të saj drejtues që sapo krijohej.
Kjo Lidhje Kombëtare, pati nderin që jo vetëm atë, por edhe Mic Sokolin, si dhe djemtë e Binak Alisë ti kishte nga komandantët më trima të luftës kundër forcave pushtuese turke dhe atyre serbo malazeze, qysh nga kushtrimi i dhënë për daljen zot Plavës e Gucisë në vitin 1879 si dhe betejat e lavdishme të vitit 1880,për mbrojtjen e tyre në shesh të mejdanit, nga forcat malazeze, me ç`rast në krye të qindra luftëtarëve nga Malësia qëndronte djali i tretë i Binak Alisë, Qerimi, krahas të cilit luftonin vëllezër dhe kushërinj të tij, në mesin e të cilëve shkëlqente edhe legjendari Mic Sokoli.


Edhe pas mbledhjes së mbajtur nga krerët e Plavës dhe të Gucisë, kur do të epej kushtrimit për mbrojtjen e tyre, dera e parë ku delegacioni i kryesuar nga Jakup Ferri, do të trokisnin për ndihmë, ishte ajo e Kullës së Binak Alisë së Krasniqes, i cili në krye të 600 luftëtarëve nga malësia do të vendosej i pari në Plavë e Guci për mbrojtjen e tyre nga malazezët, pas të cilit do të mbërrinte edhe Kadri Bajri me 300 rugovas. ("PLAVA E GUCIA NE VITET E LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT“ Portali „Malësia e Madhe“)



Kur të mëdhenjtë shkruajnë për emrin e nderuar të Binak Alisë

Figura e tij, jo vetëm se do gdhendej me shije dhe në mënyrë të stërholluar nga shkrimtari më i madh që nxori kombi shqiptar me renome ndërkombëtare, i famshmi Kadare në romanin e Prilli i Thyer, të realizuar dy herë edhe në filma artistik, por për veprën dhe burrërinë karakteristike të Binak Alisë, do të mbanin shënime interesante edhe diplomat, historian e misionar të huaj, që do ta njihnin personalisht këtë burrë të Malësisë, gjatë udhëtimeve të tyre për studime shkencore në tokat e Shqipërisë.

Edhe botuesi famoz i romanit të Ismail Kadaresë, “Prilli i Thyer”, francezi Erik Faye do të shkruante me admirim për bëmat e Binak Alisë, për të cilin, si njëri nga figurat më të shquara të rilindjes së Shqipërisë në shekullin XIX, do të deklaronte se personazhi tij nuk ishte mit, por një emër i vërtetë i huazuar nga realiteti i kohës, mu atëherë kur shkruhej historia e ringjalljes kombëtare të shqiptarëve.


Për kontributin e tij të pazëvendësueshëm në ndërtimin e një ligji të pa shkruar, por të drejtë dhe të pranuar nga të gjithë si themel i pa lëkundshëm për paqësimin e shumë konflikteve, vrasjeve dhe zënkave, Binak Alia do të nderohej aq shumë dhe kujtohej me aq devotshmëri, sa që sipas historianit Jusuf Bajraktari, edhe ngushëllimet pas vdekjes së tij do të zgjasnin hiq më pak se tri vjet, si për asnjë figurë tjetër shqiptare.


Siç kemi dëgjuar e mësuar disa herë nga historia, edhe ne mund të konkludojmë me krenari se në familjen atdhetare të Binak Alisë nuk lindën vetëm ideator për pajtime gjaqesh dhe zgjidhje të ngatërresave njerëzore ndërshqiptare, por edhe heronj e dëshmorë të disa luftërave kombëtare për liri e pavarësi të atdheut.


Madje, bijtë e saj, përveç kundërvënies së pushtuesve të huaj, me gjithë rrezikimin e jetës së tyre, ata nuk hezituan ti kundërvihen edhe vet regjimit shqiptaro-komunist, i cili la nën pushtimin sllav, trojet më kombëtare të popullit shqiptar dhe pjesën më patriotike të bashkëkombësve nga Dardania e vjetër të cilët bashkë me heronjtë e Krasniqes, Gashit, Bytyqit dhe gjithë Malësisë, u ngritën kurdoherë të parët për lirinë e vendit, dhe ruajtjen e tërësisë së atdheut, ashtu siç e kishte krijuar Zoti për shqiptarët.


1.historia.shqiperia.com/rilindja/kreu_3.php


2. „Masakra e Manastirit" Wikipedia


3. Edit Durham “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”


4. “BINAK ALIA DHE ELITA E TIJ HISTORIKE”.. - YouTube


5 .“Qëndresa kundërosmane në Shqipërinë e Veriut” Shqipëria.com.


6. ”Lëvizja Kombëtare Shqiptare në vitet 30-70 të shek.XIX. Kreu III.


7. "PLAVA E GUCIA NE VITET E LIDHJES SHQIPTARE TE PRIZRENIT“ Portali „Malësia e Madhe“


8. “Kryengritja e Dervish Carës (1843-1844). Qëndresa kundërosmane në Shqipërinë e Veriut” Shqipëria .com


9. “Letra/Historia e patriotit të njohur të Malësisë së Gjakovës, Binak Ali Mulosmani” 20 nëntor 2012. www.gazeta55.al


10. Histori: LeVIZJA KOMBeTARE SHQIPTARE Ne VITET 30-70 Te SHEK. XIX. KREU III “Lëvizja e vitit 1862 ne Mirdite”

OSO KUKA - TRIMËRIA QË SFIDOI LEGJENDAT



Nga Kolec TRABOINI

Shprehja "Je mbyllur si Oso Kuka" përdoret në zhargonin e bisedave të përditshme kur komunikon me një njeri, që ke kohë që nuk e ke parë, a që rri brenda në shtëpi për të studiuar dhe del disi rrallë në shoqëri. Në fakt shprehja nuk është krejt e saktë, sepse kujtdo që i thuhet nuk është as në kushtet, as në qëllimin e "mbylljes" si Oso Kuka.



Për ta kuptuar se jo çdo mbyllje në shtëpi, në zyrë, konvikt a sallë studimi, është e ngjashme me mbylljen në Kullë të Vraninës të Oso Kukës me djemtë e tjerë shkodranë, le t'ju sjellim në kujtesë ngjarjen: Ishte koha e perandorisë otomane e shtrire ne tre kontinente. Malazezët që kishin shtetin dhe mbretërinë e tyre të dalë pas traktatit të Shën Stefanit në mbarim të luftës ruso-turke, kërkonin pushtimin e territoreve nën Perandorinë Otomane, të cilat në të vërtetë ishin toka shqiptare. Siç thonë kronikat e kohës, në maj të vitit 1862, forcat malazeze nisën sulmet në Malësi të Shkodrës por u thyen nga malësorët e Hotit dhe të Grudës. Një muaj më vonë, forca të shumta ushtarake të Malit te Zi, sulmuan ishullin e Vraninës. Për të mbrojtur pikën kufitare të Vraninës, që është në anën veriore të Liqenit të Shkodrës, dolën vullnetarë nga rinia shkodrane. Ndër këto ishte dhe i riu nga qyteti i Shkodrës Oso Kuka. Detyra e grupit të tij prej 24 vetash ishte të mbronin Kullën e Vraninës, që ishte dhe postë kufitare, që ndante shtetin malazez me perandorinë otomane. U zhvilluan luftime të shumta, në mes grupit të djelmoshave shkodranë të komanduar nga Oso Kuka dhe ushtarëve të shumtë malazezë.


Oso Kuka me shokët e vet rezistoi gjatë, mirëpo sulmuesit malazezë ishin të shumtë, dhe vendosën ta marrin me çdo kusht Vraninën. Oso Kukës po i vriteshin bashkëluftëtarët e vet një e nga një dhe ndihma nga qyteti i Shkodrës po vononin të vinin. Në momentet e fundit, kur malazezët mendonin se kulla do të dorëzohej, sepse ishin vrarë pothuaj të gjithë mbrojtësit, Oso Kuka me dy-tre shokët e mbetur gjallë ne mes te cileve edhe një djalë i ri shkodran i quajtur Salë Behri, megjithëse me trupin plagë, vendosin të mos dorëzohen të gjallë në duart e armikut. Mbledhin të gjitha fuçitë e barotit në një vend të kullës dhe ndenjën në pritje të sulmit vendimtar të armiqve. Kur ushtaret malazezë menduan se shqiptaret ishin vrarë të gjithë dhe i u afruan kullës me dëshirën kush më parë të hynte brenda për të vendosur flamurin malazez në majë të kullës, Oso Kuka i gatshëm me pishtar në dorë, i vuri flakën fuçive të barotit. Bëri atë që nuk e bëri dot Ali Pasha në Janinë ku mbeti kryeprerë. U dëgjua një shpërthim i tmerrshëm. Kulla e Vraninës u hodh në erë bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit. Jehona e kësaj ngjarjeje shumë shpejt u përcoll në Shkodër e në Cetinë - kryeqyteti i Malit te Zi. Ishin vrarë të 24 djelmoshat shkodranë në kohën më të bukur të jetës së tyre, por e kishin shpaguar veten, duke vrarë me qindra armiq që u dogjën e u përvëluan në ekstazën e fitores, cfarë u kthye në një tragjedi aq pikëlluese e humbëse, sa edhe sot e kësaj dite kujtohet me hidhërim në Mal të Zi nëpër këngët popullore elegjiake. Nenat shkodrane e rapsodët e Malësisë së Shkodrës, trimërinë e Oso Kukës e kënduan në këngë trimërie, që edhe sot e kësaj dite dëgjohen me admirim nga i gjithë populli shqiptar. Oso Kuka shumë shpejt u kthye në simbol trimërie e vetëmohimi për mbrojtjen e trojeve shqiptare, që mizorisht u pushtuan nga fqinjët tanë ballkanikë, dhe shëmbëllesa e tij ishte e gjallë e frymëzuese edhe në zjarrin e luftës për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe me pas. Ai u kthye në simbol mbarëkombëtar. Ndër shkrimtarët që është frymëzuar më shumë nga akti vetëmohues i Oso Kukës është Atë Gjergj Fishta, i cili në kryeveprën e tij "Lahuta e Malcis" i kushtoi katër prej tridhjetë këngëve të librit: Oso Kuka, Preja, Vranina, dhe Deka.

Today Deal $50 Off : https://goo.gl/efW8Ef

Kush ishte Oso Kuka?

Oso Kuka

Oso Kuka është heroi më popullor, më i dëgjuar, më i njohur, është kulmi i çdo heroizmi. Trimëria e tij ka marrë dhenë e përmasa që rrallë mund t‘i ketë një hero tjetër. Edhe koha që është aq e pamëshirshme nuk ka mundur ta fshijë namin e trimërinë, aq sa edhe sot çdo trimëri e akt i madh krahasohet me Oso Kukën.
Image result for Kush ishte Oso Kuka?
Oso Kuka u dogj i gjallë për të mos lënë këmbë serbi të shkelë në tokën amtare, e për t...ë mos iu dorëzuar barbarëve armiq të përjetshëm të popullit e kombit tonë. Kuptohet qëllimi i lënies në errësirë të heroit, se lartësimi i tij binte ndesh me politikën e miqësisë me millosheviçët e vjetër e të rinj. Përpos kësaj, gjatë viteve të egra nuk u lejua asnjë krijim a vepër artistike të shkruhej a këndohej. Kuka mbeti gjallë me një këngë, që këndohet tash e 100 e sa vjet. Vetëm një pikturë është inventari që përjetëson Oso Kukën dhe pas vdekjes së diktatorit, një roman me qëllime të dyshimta vihet në botim, ku lexuesi nuk priti atë ç‘ka pritej për heroin e heroizmin e Oso Kukës. Ishte poeti kombëtar, at Gjergj Fishta që përjetësoi aktin e heroit tonë në "Lahuta e Malcis‘.

Image result for Kush ishte Oso Kuka?



Kush ishte Oso Kuka?

Familja e Kukajve ishte një familje e vjetër, me tradita patriotike. Këtë mbiemër e gjejmë - thotë studiuesi dr. Mikel Prenushi - në literaturën historike humaniste të shek. 16 si mbiemër të disa luftëtarëve të Skënderbeut. Prejardhjen e tyre të largët Kukajt e kishin nga rrethet e Pejës.
Oso Kuka jetoi në vitet kur lëvizjet kundër turqve nuk kishin të sosur, e pushtonin në forma e madhësi të ndryshme. Në kryengritjen shqiptare të vitit 1831 u bashkërenduan veprimet e luftëtarëve të Zylyftar Podes me të Mustafa Pashë Bushatliut. U shtyp kjo kryengritje, por shqiptarin nuk e zuri gjumi së kërkuari lirinë. Përsëri, më 1831-‘35 plasën kryengritjet kundër reformave në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe më e rëndësishmja ishte ajo e Shkodrës, më 1835-ën. Kryeministri turk, Ali Pasha, emëroi Namik Ali Pashën në krye të sanxhaqeve të Shkodrës, Ohrit, Elbasanit. Kur ky sundimtar turk kërkoi pëlqimin e Portës së Lartë për zhdukjen e elementeve opozitare, Sulltani nuk ia aprovoi, madje i shkroi se "shqiptarët kanë një karakter të çuditshëm. Në Shkodër kanë ndodhur kaq shumë turbullira ...ka mundësi që të lindin revolta...."

Image result for Kush ishte Oso Kuka?
Masat administrative, tentativat për zbatimin e reformave ushtarake e për kufizimin e qeverisjes së zonave malore, taksat, grabitja e dhuna i shtuan pakënaqësitë e Sanxhakut të Shkodrës, që u bë më i privilegjuari.
Në Shqipërinë veriore, në Shkodër, Kosovë, Dibër etj., ashtu si në jug, politika e re e të ashtuquajturave reforma ndeshi në një qëndresë të ashpër, për këtë arsye qeveria otomane dërgoi ekspedita ndëshkimore. Dështimet e saj Porta e Lartë ia vishte paaftësisë së Valinjve. Brenda 40 vjetëve (1831-1871) në Shkodër u ndërruan 52 të tillë. Knjazi i Malit të Zi kërkonte ta shfrytëzonte për të zgjeruar tokat e tij, duke sulmuar herë pas here në pikat kufitare më kyçe.
Në Shkodër, në fillim të vitit 1862, ishte krijuar një situatë kryengritëse, populli i armatosur i detyroi trupat otomane të largohen nga qyteti, preu lidhjet telegrafike, e deklaroi Valiun të rrëzuar, siguroi lidhjet me malësorë trima dhe krijoi çeta me luftëtarë-vullnetarë në mbrojtje të kufijve. Oso Kuka ishte në krye të një çete prej 24 vetash.
Image result for Kush ishte Oso Kuka?
Duke jetuar në këtë periudhë, e me këto ngjarje, në prag të Lidhjes së Prizrenit, Oso Kuka që në fëmijëri u ushqye me dashurinë për atdheun, për trojet e veta, për kombin e vet, urrejtjen ndaj atyre që mbanin të pushtuar tokën shqiptare.
Osman Bejtullah Kuka lindi në qytetin e Shkodrës. Gjë e saktë për vitin e lindjes nuk dihet, por sipas përpjekjeve tona, më e pranueshme është viti 1820, në një familje qytetare, e cila banonte në qendër të Shkodrës (në vendin ku sot është gjimnazi "28 Nëntori"). Fëmijërinë e kaloi në shtëpinë e ardhur (të re) ndërtuar te Çinari Hoxhë - Dheut (sot rruga "Oso Kuka", nr. 12). Sipas gojëdhënave e ndonjë shkrimi të gjetur, që në të ri linte të kuptonte se do bëhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytë. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem në Shqipëri që t‘ia dalin zot trojeve të veta, ai përgjigjet dhunshëm.

Se për din e për Iman
T‘baj që t‘kaj e zeza nanë!

Më tej Oso Kuka shton:

Pse në Shqypni ka djelm si Zana.
Qi për mbret e troje të veta
Nuk i dhimet gjaja jeta.

Një i moshuar që ruan kujtime, nga ata që ka dëgjuar shton: "Osoja të bante për vete për urtësi e gojën e amël".

Në këtë kohë të huajt për Shkodrën nuk treguan as më të voglin kujdes për ta mbrojtur nga qeveritë fqinje, të cilat mundoheshin t‘i shqyenin vendit të shqipeve kafshata të majme, ndërsa për përparim, kulturë nuk bëhej fjalë. Shkodra, me pozitën e saj gjeografike, strategjike ishte në qendër të lakmive edhe të rusmëdhenjve, të cilëve u duhej dalja në detin Adriatik. Ata nxitnin Malin e Zi e Serbinë ta merrnin Shkodrën, me çdo kusht. Nga ana e vet, Mali i Zi nxiste trazira në kufi. Nga një material që na ka rënë në dorë tani së fundi për këtë problem, shkëputëm edhe këto: "Që prej vjetësh nuk i lënë të qetë (malazezët) shqiptarët në arat e kullotat e ata janë duke bërë sulme të njëpasnjëshme, plaçkitin e djegin shtëpitë e (shqiptarëve) tyre..."
Duke u krijuar kjo gjendje e për t‘i dalë zot tokës shqiptare në kufijtë me Malin e Zi, vendoseshin çeta luftëtarësh në kullat kufitare, të cilat udhëhiqeshin nga luftëtarët më të aftë e më trima atdhetarë në zë për luftë, urtësi e trimëri.

Kënga thotë:

"Në Vraninë unë jam tue dalë,
Cubat Knjazit me t‘ia ndalë....

Kur Çerkez Abdi Pasha, Vali e komandant i Vilajetit të Shkodrës, shfaq fije dyshimi nëse çeta e Oso Kukës do të përballonte ushtrinë malazeze, Oso Kuka me shikim të rreptë e rëndë i thotë: "Pasha! Në qoftë se malazezët guxojnë me përkitë, ka me e ndie e besa ke me e pa, se kush asht Oso Kuka..." Pashai Osman me pushtetin e tij voli mundin e djersën e popullit, grabiti e shteroi burimet jetësore e nuk ishte në gjendje as ta mbrojë, as të luftojë lakmimet e cenimet e të tjerëve ndaj Shqipërisë, madje pengonte shqiptarët t‘i bënin mbrojtje vendit të tyre, trojeve të veta, se Turqia plotësonte dëshirat e qëllimet e tyre mbi kurrizin e vendit tonë, duke nxitur edhe ai vetë gjakderdhje e vjedhje në kthinat kufitare e shpesh qeveritarët nuk i linin shqiptarët t‘u përgjigjeshin kërcënimeve malazeze e serbe.
Ngjarja, ku lindi heroizmi i Oso Kukës, ishte në vijë kufitare me Malin e Zi, ishte kalaja e Vraninës, e cila në qershorin e vitit 1861 u sulmua nga ushtria malazeze. Ajo numëronte një kontingjent prej 8000 vetësh. Në fillim ata zaptuan Lisedrën (një ishull i vogël në liqen të Shkodrës,nga ku me lundërza komandanti armik hodhi forca në Vraninë, për të marrë së pari kullën, se kjo e bënte më të lehtë ecjen para të ushtrisë malazeze. Kulla (Kalaja) kishte përpara një të ashtuquajtur Maksud-kullë (rezervë), ku Osoja kishte lënë pjesë të shokëve të vet. Pabarazia në numër e luftëtarëve shihej qartë, luftonte një ushtri 8000 trupash me një çetë të vogël shkodranësh.

Image result for Kush ishte Oso Kuka?


Djemtë e Osoja mbanin pushkën ngrehur gati. Kënga te "Lahuta" vazhdon:

Djersë e gja xu me kullue,
Po s‘nxu asnjeri me u ligështue.

Me zjarrin e njësitit të Osos ushtarët malazezë nuk bënin asnjë hap para. Kjo e bindi komandantin armik, se me forcën e armëve kalanë e Oso Kukës nuk mund ta merrte, prandaj vuri në shërbim dredhinë. I dërgoi me besë një njeri, i cili kërkoi dorëzimin, duke i premtuar nderime të mëdha dhe grada.

Trimi ynë i kthen një përgjigje, ashtu si e këndon kënga:

Me xhevap po shkon te shkina
Po dëgjo more Nikollë
Pa u djegë e gjithë Vranina
Oso Kuka nuk të bjen në dorë... e shton:

"Nuk jena mësue me ra në duar të huaja për së gjalli, e nuk kena nevojë për ndere të tjerëve, kena boll të tonat", i është përgjigjur edhe njëherë Osoja.



Me vete ai kishte një djalë të ri të quajtur Salë Behri, nga Shkodra. Me të kishte lidhje familjare. Djali tregoi trimëri të pashoqe gjatë luftës së egër e të pabarabartë me forcat serbe e malazeze që kishin rrethuar Vraninën. Duke e parë veten të rrethuar dhe të pamundur për të çarë rrethimin e mijërave forcave armike, Oso Kuka ka folur: "Kush don me ndejt me mua të rri, por unë gjallë nuk dorëzohem, por do të digjem brenda, këtu në kullë", lajmi i kësaj beteje të pabarabartë u mor vesh edhe në Maksudkull, ku kishin mbërritur forca ndihme nga Shkodra, të cilat kanë vënë përpara malazezët. Ata nga unë nuk kishin nga t‘ia mbanin, iu afruan kullës, filluan të kacavirreshin në muret e saj, të hipnin mbi çati. Oso Kuka, mbasi kishte marrë edhe mendimin e shokëve të çetës, për të mos u dorëzuar i jep urdhrin njërit prej tyre që shërbente si kuzhinier: "Afroi fuçitë e barutit midis kullës, se dora e varrueme nuk më len me i afrue"? Dhe kur mbi pullaz (çati) kishin kërcyer qindra malazezë, qindra të tjerë kishin thyer muret, trimi ynë thërret edhe një herë:

"Ah kadale", Nikollë të vraftë Zoti,
Se këtu i thonë Oso Baroti,
Se djeg veten edhe ty...

"Dhe u dha zjarr fuçive me dorën tjetër që kishte shëndosh. Me qindra armiq u hodhën në erë. E fortë ishte tronditja e shpërthimit të fuçive me barut, sa malet e Krajës u zbardhuan", tregonte plaku i motnuem, nga ata që kishte dëgjuar prej prindërve. "Në Shkodër ka ardhë era e mishrave të luftëtarëve të djegur", tregonte i ndjeri plak Qamil Kuka. "Kur kanë arritur forcat e ndihmës nga Shkodra, midis të cilëve edhe vëllai i Osos (Cufja) në kullën e djegur nuk mund të hyje nga yndyra e mishrave të djegur. Asgjë nuk kishte mbetur, u gjet vetëm një krah, i cili u njoh se i kujt ishte, se mbante në të një shkrim. Ai ishte i Salë Behrit", fliste plaku i urtë.
Me këtë ngjarje, trimëria e Oso Kukës ngriti monument Vraninën, në gërmadhat e së cilës është heroizmi i shqiptarit, aq sa një gjeneral turk, i detyruar nga fakti i trimërisë së rrallë, shkroi: "Janë nga popujt ma trima e ma luftëtarë, e s‘druajnë vdekjen, sidomos kur është puna për mbrojtjen e vendit të tyre, atëherë ata tregojnë se janë ushtarë të shkallës së lartë. Kjo i pranohet nga të gjithë", përfundon gjenerali i njohur turk. Bilbili i letrave shqipe, at Gjergj Fishta, shkruan në "Lahutën e Malcis‘": Njisi gjaku qi Oso Kuka

Sot ka derdhun ke ato suka
Si për mbret, si për dhe të parëve
Vlon sa vlon ndër dej të shqyptarëve.

Vdekja heroike e Oso Kukës mori dhenë, e dëgjoi i madh e i vogël. Oso Kuka - tregonte plaku i moçëm nga ata që kishte dëgjuar - u vajtua për një javë në familje. Erdhën ngushëllime jo vetëm nga mbarë qyteti i Shkodrës, por edhe nga Shala e Shoshi, Gruda, nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit. Avdi Pasha u njoftua, por nuk reagoi. Kjo e zemëroi e ia ngriti më lart urrejtjen ndaj turqve-osmanë. Zemërimi i popullit u shpreh edhe disa muaj pas, sa për një shkak të vogël shpërtheu në Shkodër një kryengritje, e cila mbërtheu në kalanë Rozafat për 25 ditë forcat turke. Kjo revoltë ishte prelud i ngjarjeve që përgatitën e çuan në krijimin e Lidhjes së Prizrenit. Kjo tokë përherë ka gjëmuar nga pushka e topi, nga trimëria e heroizmi që nuk njeh kufi, se heronjtë nuk njohin kohë, kufi, ata lindin kur i kërkon atdheu e detyra e mbrojtjes së tij.

Akti i Oso Kukës e bën krenar çdo shqiptar.

Fishta i madh e skaliti në veprën e tij, në këngët që u bënë popullore e që këndohen në dasma e gëzime. Heroi doli nga populli e populli i këndoi me vargjet e poetit të madh. Nga fundi i shekullit të kaluar, revista e arbëreshëve të Italisë e Anselmo Lorekios, që dilte në Katanzaro, botonte një artikull për Oso Kukën - (Nr. 5, viti 1898). Ajo shkruante: "Shkodra është vendi fatlum, ku ka lindur Oso Kuka dhe duke komentuar heroizmin e tij theksonte: "Përgjigjja që dha Oso Kuka ishte tamam përgjigje shqiptare". Po aty botohej edhe një poezi popullore, që revista kishte marrë nga Shkodra atë ditë.

Ja disa vargje nga përgjigjja e Oso Kukës dhënë të dërguarit të Knjazit.

"Unë jam djalë i Shqipnisë".

Edhe revista "Albania", që botohej jashtë atdheut, i kushtoi një shkrim me interes, në fillim të shekullit tonë, figurës heroike të Oso Kukës. Për krijimtarinë popullore, kushtuar këtij trimi legjendar, kanë shkruar Gustav Majer në Studime Shqiptare (1897), revista "Dituria" Tiranë, 1927, Kasem Taipi në përmbledhjen e tij "Zana popullore" më 1933-shin dhe botimet folklorike.

Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë "Bashkimi". Në fillim të viteve ‘20, mësuesi patriot Zef Harapi i kushtoi një dramë heroit të Vraninës, Oso Kuka.
Edhe për Oso Kukën, si e thamë dhe në fillim të shkrimit tonë, paranojaku Enver Hoxha kishte mërira, e zinte në gojë "sa për të larë gojën", si thoshte Shkodra. E përsërisim se vetëm një këngë, një pikturë e disa artikuj në gazeta u shkruan për këtë simbol të trimërisë e vetëmohimit. Lartësimi dhe vënia aty ku e meritonte trimin Oso Kuka i prishte terezinë me miqtë e tij sllavë e cenonte interesat e tyre dhe të tijat, andaj diktatori pranonte fashitjen e heroizmit të kombit të vet, përpara interesave me serbët e kallëpeve të ndryshme, aq sa pas vitit 1944, edhe ndonjë shkollë a rrugë që populli ia kishte vënë emrin e heroit të vet, regjimi komunist ia fshiu. Me vdekjen e diktatorit sikur u gjallërua e u rrit përkujdesi e nderimi për këtë figurë popullore, sa u shpejtua t‘i vihet emri i një rruge, një shkolle, u botua ndoshta me porosi një roman, u mendua për një muze, por edhe kjo përpjekje nuk ishte e gjatë. Erdhën vitet e demokracisë e heroizmi i Oso Kukës evokoi heroizma të rinj. Nga populli shqiptar lindën heronj e pishtarë të demokracisë. Po emri i Oso Kukës është sintezë e tërë heroizmit shqiptar e kërkon të gjejë vendin e vet, nderimin që i takon. Edhe tani, i lënë në harresë. Nuk u kujtua kush ta lexonte, të paktën në netët përkujtimore të një emisioni televiziv, ose t‘i shkonte mendja për të. Një Oso Kukë që nuk vjen më, po që në gjakun e shqiptarit ka plot molekula me gjene të tipit Oso Kukë, andaj edhe ai gjak kërkon nderim, se jemi shqiptarë.

Vehbi Kikaj (1942 - 1986)



Vehbi Kikaj lindi më 1942 në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues, pastaj punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse prej viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Prej vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”. Është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman.

Image result for vehbi kikajImage result for vehbi kikaj


Vepra e Vehbi Kikajt është plot me realitet, kolorit jetësor, situata inventive që i duan fëmijët, energji pozitive dhe fluturime imagjinare.


Image result for vehbi kikaj

Kikaj ishte njeri prej atyre që bëri kthesën më të madhe kah moderniteti.

Beli dvori - Vehbi KikajImage result for vehbi kikaj
Disa nga veprat:

Gurrat
Zogu i argjentë
Shtëpia ime ka sy
Ecjen e mësoi prej lumit
Dukati e fjala
Havakushi
Drandafili im
Tri gëzime
Djaloshi i gurtë
Princi i mjerë
Në lundrën "Teuta"
Sarajet e bardha
Lokja
Pyetje pa kuptim
Sa gëzim ka lumi
Ti, dëborë, ke mbuluar shtigjet
Me xhaketën kuqezi


Poezi nga Vehbi Kikaj

PEMËT NË VERË

Mollës së hollës
iu ka tharë fyti,
për një gotë ujë
Dielli e mbyti.

Dardhës -së bardhës
iu ka tharë dora
nga vapë e verës
lëngon e gjora.

Kumbulla -sumbulla
s’mund t’i thotë kuj:
si t’shkojë të lumi
të pi pakëz ujë.

I pari -kopshtari
zgjohet që më natë,
pemëve të etura
u jep limonatë…



E NISEM NJE SHTATOR

Erdh shtatori me ere molle,
Shtatori mbi qerre me rrush!
N ‘agim degjoj zile shkolle,
E rruges vrapon nje vogelush.

Romaket sulmojne me shpata,
Ilireve iu prin Teuta…
Si nderrohen dita e nata?
Duhet t’flasesh pa u nguta.

Po s’dite ligjin e Arkimedit,
Merr librat e fle mbi to!
Kimisti t’pyet sipas rendit
Me formula t’veta – H2O…

Nje shtator, e nisem nje shtator,
Ure te gjate na duhet kaluar.
E kjo ure e ka fundin n’qershor,
Kur t’kalojme, pershendetemi: Gezuar!



DY SHITESE TE LULEVE

Zbresin n’qytet ne mengjes
Te shesin lule me vese.

Dhe syte i kane si lulet
Dhe fjalet si puhia kur ulet
Te loze me gjethe ne ere,
Te shperndaje parfum-pranvere.

Para fontanes shesin lila:
“Xhaxha a don trendafila?
Agulicet kushtojne lire
ja vjollcat ne doni me mire.”

Dy shitese te fontana presin,
Pranveren n’qytet na e shesin.



NE QERSHOR

Pritnim te na ndaje librezat
mesuesi me kravate te blere
qershor ka qene – me qershia
e lule te bukura me ere…

Nje çast n harroi ne klase,
shikonte n’dritare te vet
po ç’dritare? Ai shihte kohen
dhe dinte ne jete ç’na pret.

Njeri e bart neper tela
fuqine e lumit nen pyll,
tjetri ben shifra dhe mat
largesine nga toka ne yll.

Ky ben projektin e ures
a t’uzines sipas deshire,
ai n’ledhe t’qytetit te zhdukur
lexon mbishkrimet ilire.

Nje mjeke me ilaçe t’reja
jeten i zgjat nje femise,
nje trim i prin batalionit
ne roje t’atdheut e lirise…

Kush e di me tutje ç’deshironte
mesuesi n’dritare te vet,
po rruga qe ai me tregonte
sa bukur, sa bukur – me pret.

Nga Flori Bruqi :Kush është shkrimtari Avni Dehari?


 

Aktivisti i Vetëvendosjes dhe studenti i Mjekësisë Astrit Avni Dehari , ndërroi jetë dje në Burgun e Prizrenit në rrethana të dyshimta.

Para pak kohësh, familja e Astritit përjetoi edhe një dhimbje tjetër të madhe, humbjen e djalit të tyre, Arbënorit.

Në profilin e z. Dehari në Facebook, gjatë orëve të fundit kanë shkuar qindra mijëra mesazhe ngushëllimi.
Kush është babai i Astritit dhe Arbënorit, Avni Dehari?

Avni Dehari lindi më 3.05.1947, në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë - gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.
Deri më tash i ka botuar këta libra: poemën për fëmijë “Dielli”, me pseudonimin Agim Vardari, monografinë “Arif Seferi – në shërbim të popullit”, në bashkautorësi me Destan Hajdinin, përmbledhjen poetike për të rritur “Pas rrezes së diellit”, librin për fëmijë në prozë “Saja fluturuese”, përmbledhjen me poezi për fëmijë “Hëna në dritare”, “Kënga e Drerit Fjalëpak”, “Flokëhapareshuri” dhe “Gjergji i Arberisë”. “Nxin e qesh natyra” është libri i tij i nëntë.
Avni Dehari që nga viti 2001 jeton në Prishtinë.
Poezi nga Avni Dehari

Mall përvëlues
Nëntëmbëdhjetë vjet
Në dhe të huaj
Në mallin tënd u poqa,
U përcëllova,
Gati u treta,
Vendi im, oqean malli!
Nëntëmbëdhjetë vjet
Ballin nuk ma përkëdheli

Rrezja e diellit
Në agimet e tua të trëndafilta,
Vendi im liqen lotësh!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa gurgullimën e krojeve të tua, 
Shekuj m’u bënë,
Vendi im,
Ujëvarë bjeshke! 
Nëntëmbëdhjetë vjet
Butësinë e ograjave,
Në dhe të huaj
Më kot ta kërkova,
Vendi im,
Ëndërr fëmijërie!
Nëntëmbëdhjetë vjet
Mezi i plaka
Pa urimin “Tungjatjeta!”
Rit i fisit tim,
Vendi im,
Gurrë jete!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa cicërimën e ëmbël
Të zogjve pranverorë,
Vendi im,
Vetull ylberi! 
Nëntëmbëdhjetë vjet
Pa mugullimin e marsit,
Dehje për kthim,
Etje për lirinë e shumëpritur!
Vendi im prehërngrohtë,
Vendi im krahëhapur,
Shekujt nuk po më dalkan,
Ta shuaj mallin
Në kraharorin tënd magjepsës!

Përgjërimi
(Frymëzuar nga protesta e organizuar 
në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, 
më 30 gusht 2010 në Prishtinë)

Në zemër të Prishtinës
Mbi pllaka mermeri,
Si mbi rrasa të ftohta varresh,
1837 palë këpucë, 
Të vogla, 
Të mesme, Të mëdha.
Këpucë fëmijësh,
Nxënësish,
Studentësh,
Punëtorësh; 
Këpucë malësorësh,
Këpucë të grisura udhëtarësh, 
Këpucë nusesh me vel, 
Këpucë dhëndurësh, 
Festash e dasmash,
Vëllezërish, 
Motrash, 
Nënash, 
Etërish;
Këpucë që mbi pllaka mermeri,
Si një det i thellë dhembjeje,
Si një oqean i pafund malli,
Me nga një pikëpyetje,
Kordele në qafë,
Me nga një fjali:
“Ku janë?”,
Pyesin: 
Ku është njomëzaku im,
Ku është babai im bujar,
Nëna ime diell dashurie,
Gjyshi im përrallëtar i rrallë,
Gjyshja ime zemërbardhë,
Vëllai im me yll në ballë,
Motra ime sypërlotur?...
Pyesin:
Pse na shikoni si të huaj?
Nuk na njihni!?
Nuk na keni parë!?
Fotografitë tona në kangjella 
Para Kuvendit të Kosovës,
Që dhjetë vjet,
Si gjethe pemësh,
I tund era në pranverë,
Në verë, në vjeshtë, në dimër. 
Që dhjetë vjet
Fotografitë tona,
Me sy – liqene pikëllimi,
Buzëplasur përgjërohen:
Na ktheni në vendin tonë!
Që dhjetë vjet 
Fotografitë tona zverdhen
Por nuk bien,
Si gjethe vjeshte nuk pikojnë.
Që dhjetë vjet
Zbehen fotografitë tona
Nga dielli, shiu,
Acari, veriu, koha, 
Por malli nuk zbehet,
Çdo ditë më shumë shtohet,
Bëhet vullkan, 
Zemra nënash përvëlon,
Zemra fëmijësh sëmbon,
Zemra motrash shkrumbon,
Zemra të dashurish 
Me afsh i përcëllon.
Zbehen fotografitë, 
Por jo shpresa për kthim 
Shtatë pashë në zemër palosur.
Nuk zbehet malli i nënave, 
Det i thellë, oqean i pafund. 
Nuk zbehet 
Dashuri e brishtë, 
Malli i fëmijëve njomëzakë,
Që çdo ditë 
Me rrezen e parë të diellit
Mirëmëngjesi 
Dhe në të ngrysur 
Natën e mirë na thonë;
Na njomin me lot, 
Me doçka na ledhatojnë.
Që dhjet vjet
Në fotografitë tona 
Sytë thellohen,
Buzët përgjërohen, 
Vendlindjen mëtojnë.
Zbehen fotografitë,
E humbin shkëlqimin, 
Bashkë me eshtrat tona,
Që në dhe të huaj mërdhijnë,
Nuk gjejnë qetësi,
Nuk pushojnë.
Njerëz,
Mos na harroni,
Kërkoni kthimin tonë!
Pushtetarë,
Bëni urëvarë,
Me eshtrat tona
Që nëpër të,
Si në legjendë,
T’ia mësyjmë vendit tonë.
Bashkohuni me nënat,
Syburim pashterur,
Me etërit, 
Që gulçimin nyjë 
Në fyt shtrëngojnë,
Me fëmijët, 
Që shpresën,
Bashkë me lotin,
Në qerpik mbajnë,
Me motrat,
Që qëndismat me lot i lajnë!
Bashkohuni me mallin tonë,
Që nuk tretet
Për një copë tokë vendlindjeje,
Sa për një varr,
Shtrat për eshtrat tona,
Për diell Kosove,
Për një grusht dhe të shkriftë
Mbi trupin tonë,
Për një vizitë,
Për një lulenuse,
Për një lutje shqip
Mbi varrin tonë!
Bashkohuni me lutjen tonë 
Për kthim
Pranë nënave,
Fëmijëve,
Motrave,
Vëllezërve,
Pranë nuseve tona,
Pranë të dashurve tanë.
Njerëz,
Mos na harroni!

Barletit
Hap fletët e kronikave 
si derën e përrallave magjike
Barleti ngeshëm më flet:
për krahun, 
për shpatën,
për mburojën,
përkrenaren,
e kalin e Gjergjit.
A do ta njihnim
krahun e trimit 
pa ty Barlet?
Shpatën,
ndryshku
dhe dhëmbët e kohës
ndoshta do ta brenin 
deri në harrim.
Mburojën ,
gjoks për Arbërinë,
kot do ta kërkonim
në muzetë e botës
e përkrenares 
edhe ditën me diell
cubat 
do t’ia vidhnin 
krenarinë.
Kalin
nuk do ta gjenim 
shesheve të qyteteve
me Gjergjin kalëruar
e shpatëzhveshur 
për Shqipërinë.

Hap fletët e kronikave 
si derën e përrallave magjike,
kronikani ngeshëm më flet
për Nëntorin e Parë,
për Motin e Madh
e unë me lapsin në dorë 
përgëzoj Barletin.

Dielli lot në Vlorë
Para llucë e shi,
Prapa ngricë e borë,
Fërfëllizë e llucë,
Isa për në Vlorë.

Llucë e shi përpara,
Prapa ngricë e borë,
Nëpër zhgan ujqish 
Rrugës për në Vlorë.

Vit bëhej dita,
Shekull një natë,
Llucë, acar e shi,
Breshër e shtrëngatë.

Shqipëria në Vlorë
Shkrifej në Diell të ri,
Prapa ngricë e borë,
Para llucë e shi.

Isën nuk e çeli
Ditë e parë në Vlorë,
Çante rrugën trimi,
Si ortek me borë.

Ditën e dytë Dielli
Ndiqte retë në Vlorë,
Bubullimë prapa,
Fërfëllizë e borë.

Plaku i Pavarësisë
Me Flamur në dorë,
Biri i Kosovës
Plisin Sharr me borë.

Shkrihen në përqafim
Si vëllezër të vërtetë,
Zjarr e afsh në gji,
Zhdavaritin retë.

Afshin e Kosovës
Isa derdh në Flamur,
Shteg mali ballin,
Gjoksin sikur furrë.

Afshin e Shqipërisë 
Ai e derdh në Vlorë,
Edhe njëqind vjet
Prapa ngricë e borë.

Njëqind vjet dimër,
Njëqind vjet verë,
Diell Vlore andej,
Këndej zi e terr.

Afshi i Shqipërisë,
Dielli lot në Vlorë,
Shkrinin në Kosovë
Akull shekullor.

Faqe ndërroi moti,
Fryu një erë tjetër,
Acar, llucë e shi,
Një kujtim i vjetër.

Rruga për në Vlorë
Pa llucë e pa shi,
Shend e verë përpara,
Prapa Diell i ri.

Letra e reve
Me rrufe dërguan,
Retë letër për ne, 
Ashpër kërcënuan:
Njerëz, vini re!

Përditë ndotet ajri,
Dheu bëhet trokë,
Thahet pema, bari,

Rënkon qiell e tokë.
Dëmtohet fusha,
S’do të kemi grurë,
As dimri, as vera,
Nuk janë si dikur.

Tym e gazra plot
Ndotet atmosfera,
Gjithnjë e më fort,
Po tërbohet era.

Çdo anë blozëri,
Qiellin e mbulon,
Dielli në gjithësi,
Më pak ndriçon.

Po zymtohen yjet,
Ujërat bëhen pis,
Po zhbëhen pyjet,
Po ndotet çdo vis.

Na zihet fryma,
Zemra na gulçon,
Na buçet koka,
Ndotja përparon.

Po vazhdoi ndotja,
Na humb durimi,
Dysh ndahet zemra,
Na kap tërbimi.

Me breshër e stuhi,
Ne ju sulmojmë,
Nuk bëjmë mahi,
Botën e trazojmë.

Akullnajat në veri,
Shkrijnë, vërshojnë,
Vullkanet me furi,
Djegin, përvëlojnë.

Nëse ndalet ndotja,
Nuk mbajmë mëri,
Na zbutet zemra,
Ju falim kënaqësi.

E zbutim motin,
Diellit i ndrit fytyra,
Shiu njom mjedisin,
Ëmbël qesh natyra.

Amaneti i shokëve
(Dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka)
Të dashuruar pas rrezes së diellit,
Në udhën e rrahur ndër shekuj,
Ranë shokët tanë, 
Vdekjen me vdekje e mundën,
Ditë e natë pranë nesh qëndrojnë 
Si yj që nuk shuhen kurrë.Nderim e lavdi 
Ata paçin përjetë,
Se amanet na i lanë:
Gjakun, 
Kurrë të mos na ndalet hovi rinor,
Gjuhën,
Zemrat të na i zbutë e të na i forcojë,
Sytë,
Horizonteve ta hedhim vështrimin,
Këmbët,
Hapin ta kemi të gatshëm për marshim,
Grushtin,
Shtrigat t’i shkallmojmë,
Krahët,
Agimet e kuqërremta t’i përqafojmë,
Zemrat, oh zemrat,
Kambanë për ditën e madhe.
Heu, kush shkel mbi gjakun e tyre,
Dritë e diellit e verboftë,
Mallkimi i tokës nënë e zëntë!

Lumi
Është gjëegjëzë,
Nuk bëj mahi.
Lumë është,
Lumë nuk është!
Le ta gjejë,
Kush e di.
Pi qumësht,
Ha nga pak,

Dysheku i butë, 
E pret në krevat!
Shihni, shihni,
Sa çudi,
Vu andej, vu këndej,
Hipur në rreth,
Si në makinë,
Ta bën Lumi,
Rrëmujë shtëpinë!
S’rrjedh në shtrat, 
Por zhargitet,
Në prehër të nënës 
Lumi rritet!
Del në shëtitje
Me kënaqësi,
Ikën brenda 
Kur bie shi!
Kthjellet moti,
Prapë gjallërohet,
Po nga dielli s’avullohet!
Çupa-çupa mu si patë,
Lahet Lumi në govatë!
Luan me lodra, 
Me qumësht ngihet,
Po kur lodhet,
Në gjumë shkrihet!
Nuk përmbyt,
Nuk vërshon,
Me doçka të buta
Lehtë të lëmon,
Hopa hidhet,
Të përqafon!
Kur qesh Lumi: glu-glu,
Krua mali, gurgullimë,
Hapet qielli më besoni,
Plot me gëzim
E mbush shtëpinë!
I bërtite, 
Fort hidhërohet,
S’e afrove, 
Nuk pajtohet! 
Me ata sy rrush të zi,
Kur qan Lumi gurron shi!
Qesh Lumi, qesh natyra,
Hënë e diell i ndrit fytyra!
Sytë e tij 
Plot shkëlqim
Shporrin terrin,
Derdhin gëzim!
Një ninullë
Në qerpik i ngjitet,
Sa më shpejt
E uron të rritet:
Lum, o Lum, 
Qafëllokum,
Rritu, rritu, 
Pak më shumë!
Gjëegjëza 
Tash u zgjidh
Krejt e dini 
Sikur unë: 
Kush pi qumësht 
Dhe bën gjumë,
Nuk është lumë, 
Shtrat-ujëshumë, 
Është fëmijë

(Nipi i gjyshit)
Me emrin Lum!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...