2016-11-15

Këta bastardë edhe vjedhin, edhe tallin bythen!



Nga Mentor Kikia

Alaudin Malaj është kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ai është paditur nga ILDKP se ka ndërtuar një skemë kompanishë në emër të familjarëve, për të mbuluar burimin e vërtetë të parave. Sipas ILDKP, në 11 vjet ai ka shtuar të ardhurat me 1.7 milion euro. Kolegët e BIRN i bëjnë një skaner të gjitha fakteve që ka përmbledhur në dosje ILDKP. Gjykatësi duhet të jetë nervozuar, jo më shumë nga padia, sesa nga fyerja që ILDKP i ka bërë duke thënë se ka shtuar vetëm 1.7 milion Euro. Para një viti ai u përfshi në një debat të fortë publik me gjykatësin Gjin Gjoni, që akuzonin njëri-tjetrin se kush merr më shumë para. “Gallat딝 e madhe ishte, por asnjërit nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë.

Së fundi Malaj ishte ftuar ne nje program, televiziv, të jepte mendimet e tij për reformën në drejtësi dhe e bëri “cop딝 komisionin e reformës, që nuk di ta reformojnë drejtësinë si duhet. Sa për korrupsionin, ai tha se është absurd ti akuzosh gjykatësit për luks sepse kanë një makinë edhe kur bën 65 mijë Euro dhe që është prodhim i vitit 2010. Sa për orët e ekstravagancës që kushtojnë po ashtu sa edhe makinat, ai tha se mund të jenë edhe imitime kineze. Dmth që ne i mbajmë për tu bërë karshillëk njëri-tjetrit.

Publikimi i kësaj përmbledhjeje nga BIRN shoqërohej me një mori komentesh plot mllef të qytetarëve, të cilëve u ka ardhur në majë të hundës ky refren bastardësh. Shumë njerëz nga Vlora, ku Malaj ka qenë gjykatës, tregonin se ai është pronar edhe i këtij e atij pallati, kësaj e asaj qendre tregtare, që prindërit e tij që rezultojnë se i kanë dhuruar atij apartamente nga 200 mijë euro, janë njësoj si të gjithë, e skanë zënë biznes me dorë në jetën e tyre. Që ka bërë batërdinë me pronat e të tjerëve, me troje në bregdet etj etj. Me pak fjalë, një gjykatës rezulton te jetë i barabartë me një kompani gjigande biznesi, nga ato për të cilët pronari ka punuar një jetë, duke marrë kredi e duke punësuar mbi 500 njerëz dhe qe luftojnë me qeverine cdo vit per taksat.

Pyetja është: Ku e gjejnë kurajën këta njerëz që edhe të vjedhin, edhe të shkelin ligjin me këmbë, edhe të shesin më para drejtësinë, edhe të vrasin të drejtën për qytetarët e thjEshtë, edhe të shkatërrojnë shpresën e shqiptarëve për të jetuar në vendin e tyre, edhe të tallin b… publikisht? Ku e gjejnë guxinin pra tu sjellë si perandorë bastardë me shtetin, vendin dhe shoqërinë?
Derisa ka një denoncim për korrupsion dhe shkelje të ligjit, përse hesht prokuroria e KLD-ja? Apo janë pjesë e korporatës së hajdutërisë? Duhet të pritet patjetër reforma që këta njerëz të lënë zyrat e shtetit? Dhe e fundit, a mjafton që këta të lënë zyrat dhe të shijojnë paratë që kanë vjedhur?

Donald J. Trump kunder Edi Rama – Roundi 2




Nga Denion Mejdani

Jo pak qesharake, por dhe për të ardhur keq, është shfaqja teatrale e radhës e kryeministrit të vendit tim, që deri para pak muajsh me pompozitet deklaronte në emër të shqiptarëve se Donald Trump, përveç etiketimeve denigruese të shumta “alla-rama”, ishte dhe kërcënim për marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Madje, nëse ai do të fitonte atëherë “Marrdhëniet mes dy vëndeve kërcënoheshin dhe se Shqipëria do të rishikonte marrëdhëniet me SHBA”! Ndërsa, sot, në turravrap, ai ishte i pari që po uronte Presidentin e ri, duke garantuar që marrëdhëniet mes dy vendeve tona vetëm do të forcoheshin…

Arsyet e një deklarate të sforcuar, arrogante dhe të panevojshme të kryeministrit shqiptar mbi Donald Trump në Kosovë ose Amerikë, që në vetvete është dhe një incident diplomatik, janë akoma një mister. Madje, spekulimet kanë qenë të shumta; përfshirë dhe publikimin e disa informacioneve në media, kohët e fundit, se ka pasur transferta parash nga Fondacioni Clinton drejt Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ndoshta, ky është thjesht një spekulim, por sidoqoftë më shumë dritë do të hidhet si në këtë çështje, po ashtu dhe në çështje të tjera, përfshirë dhe atë të taksistit Bilali dhe aferës së tij me kryeministrin tonë në mbështetjen e huaj të fushatës së Presidentit Obama. Pak është e sigurt por asnjë lider tjetër sado i fuqishëm, egoist e arrogant nuk guxoi të bënte një gabim të tillë, qoftë dhe për arsye etike, dhe të ndërhynte në një çështje kaq delikate siç janë zgjedhjet e një vendi tjetër, ku vendimmarrja i takon popullit-votues. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ShBA, një vend që është pishtari i botës së lirë e demokracisë. Aq më pak kur ShBA nuk kane ndërhyrë kurrë në një formë e arrogancë të tillë në zgjedhjet shqiptare.

Imagjinoni pak për një moment çfarë do të ndodhte nëse Presidenti Trump, pak para zgjedhjeve tona të përgjithshme në qershor, të deklaronte se zgjedhja e Ramës do të ishte një kërcënim për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona. Partia Socialiste, që tashmë është në tkurrje, do të merrte një goditje fatale e katastrofike elektorale. Ajo që është e sigurt është opinioni që kampi i Presidentit Trump ka për Ramën dhe grupin e tij parlamentar. Ai opinion u shpalos në TV Fox, ku u bë dhe një deklaratë e qartë nga ish zëdhënësi i Pentagonit J. Gordon, pjesë e fushatës Trump. Ajo deklaratë përmbante mjaft akuza konkrete, deri për korrupsion personal e parlamentar.

Sigurisht, siç kemi parë dhe herë të tjera, edhe në këtë rast Rama ka dalë jashtë kufijve dhe tagrit, që i jep pozicioni përfaqësues si kryeministër, deri duke mbajtur qëndrime radikale, ku më i fundit ishte dhe ai në Dibër. Aty, ai deklaroi që nëse nuk fitonte kandidati rilindas nuk do të kishte më fonde për atë zonë për sa kohë ai do të ishte kryeministër. Pra, duhet bërë e qartë, nga e gjithë politika mbarë-shqiptare, se Rama pavarësisht se pretendoi se po fliste e po shprehte një qëndrim si kryeministër i shqiptarëve, në fakt, mbajti një qëndrim personal, konfliktual, egoist, arrogant e tepër të dyshimtë në motivim, që nuk përfaqësonte aspak mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e pro- amerikane të kombit tonë, pavarësisht qeverisjeve konkrete.

Shpresojmë që Uashingtoni zyrtar do të vazhdojë sjelljen korrekte, diplomatike dhe mbështetjen e gjithanshme ndaj shqiptarëve. Aq më tepër do të na fali sjelljen radikale, autoritare e arrogante të kryeministrit tonë, deri duke na ndihmuar e caktuar një ambasador amerikan që të çojë në një nivel të ri marrëdhëniet dypalëshe. Sidomos një ambasador që do të mbajë një qëndrim të paanshëm duke punuar dhe pasur për zemër interesin e Shqipërisë e shqiptarëve, duke u angazhuar me të njëjtin kujdes, dashuri e intensitet si për vendin dhe popullin e tij. Mbi të gjitha, që të kërkojë me këmbëngulje të njëjtat standarde shtet-formuese e demokratike, duke dënuar qartë, me forcë e vendosmëri kriminalizimi e shtetit, kanabizimin e vendit dhe korrupsionin politik e administrativ…

Unë besoj tërësisht se Presidenti Trump, do ta ndihmojë Shqipërinë dhe popullin shqiptar në përpjekjet e saj për t’u çliruar nga një sistem i kalbur politik, nga një qeverisje e korruptuar, që po vret shpresën e popullit, që po atrofizon jo vetëm ekonominë, por dhe ndërgjegjen qytetare, kapacitetin për ndryshim dhe reagim ndaj padrejtësisë.

Tmerr nga Edi Rama: Studentët e dhjetorit dolën në rrugë pasi kishin pirë

Nju York,nëntor 2016.-


Piktori i mizave Edi Rama 


Kryeministri Rama ka hapur një ekspozitë personale me letra muri të stampuara me skicat e tij dhe me punime qeramike në galerinë e famshme Marian Goodman në Nju Jork.

Në mjediset e galerisë ai zhvilloi gjithashtu një bisedë me promovuesin kryesor të tij në qarqet ndërkombëtare artistike prej gati 20 vjetësh, Hans Ulricht Obrist.

Sikurse në bisedat e mëparshme Rama-Obrist, qëllimi dhe përmbajtja e bisedës në Nju Jork ishte portretizimi i Ramës si një artist dhe politikan rebel dhe transformues, i cili fillimisht sfidoi komunizmin dhe artin e socializmit realist dhe pastaj përdori artin për të ndryshuar shoqërinë dhe politikën, fillimisht si kryebashkiak dhe më pas si kryeministër.

Duke folur për aktivitetin e tij antikomformist si pedagog në ish Akademinë e Arteve, Kryeministri Rama u shpreh se aktiviteti i tij filloi si lëvizje për të sjellë në akademi artin e ndaluar dhe pastaj u kthye në lëvizje ndaj regjimit.

Ai pohoi se protestat e studentëve të dhjetorit filluan të frymëzuara nga një takim për të përkujtuar vdekje e Xhon Lenonit ku ndër të tjera u luajt kënga e tij Power to the People (Pushteti popullit).

Por në mënyrë të çuditshme, ai pohoi se studentët kishin pirë përpara se të dilnin në rrugë dhe kështu të fillonin protestat e dhjetorit (nga minuta 44 këtu):

[L]ëvizja filloi më 8 dhjetor 1990 dhe ishte një festë [në Akademi] për të përkujtuar 10 vjetorin e vrasjes së Xhon Lenonit…

Dhe pastaj njerëzit u entuziasmuan nga kënga Pushteti popullit dhe pasi kishin pirë disa gota dolën rrugëve dhe kjo ishte një kombinim i pabesueshëm me disa studentë të tjerë nga ana tjetër e qytetit që dolën dhe ata në rrugë dhe kështu shpërtheu.

Në fakt kryeministri Rama nuk ndodhej në Shqipëri, por në Korfuz të Greqisë më 8 dhjetor 1990 (fakt që dëshmon se më shumë se kundërshtar i regjimit ai ishte i privilegjuar i regjimit që lejohej të dilte jashtë shtetit). Edhe pse në Nju Jork ai la të nënkuptohet se ishte ai organizatori i përkujtimit të Xhon Lenonit, në të vërtetë ai nuk ishte.

Por e pavërteta më e madhe e rrëfimit të tij është fakti se protestat studentore nuk filluan nga njerëzit që dolën nga Akademia e Arteve, por nga studentët e inxhinierisë së godinës 15 në Qytetin Studenti. Në orët e vona të mbrëmjes së 8 dhjetorit, pas disa orësh qëndrimi para godinës për shkak të mungesës së dritave, pasi kënduan këngë patriotike dhe hodhën parulla kundër qeverisë, këta studentë filluan të lëviznin drejt daljes së Qytetit Studenti duke tërhequr qindra studentë të tjerë që pastaj vërshuan së bashku në rrugicën që lidhte Qytetin Studenti me pjesën tjetër të Tiranës.

Vazhdimi është histori—por jo historia në variantin e manipuluar që mundohet të shesë Kryeministri Edi Rama./exit.al

Unë e dashura sekrete e Helmut Kohl




Ka heshtur për gati 20 vjet, por tani, shumë pranë të 60-ave, kur nuk ka asgjë çfarë të humbasë, Beatrice Egervári-Herbold ka vendosur që të thyej heshtjen dhe t’i thotë botës:

“Unë kam qenë dashuria e fshehtë e Helmut Kohl”.


Ka zgjedhur ta bëjë në revistën rozë me tirazhin më të madh në Gjermani, “Bunte”, e cila këtë javë ka dalë në kioska me kopertinën kushtuar një afere që zgjati katër vjet, nga viti 1995 deri më 1999 dhe është mbajtur sekret pasi filloi kur të dy ishin të martuar dhe ish kancelari Kohl drejtonte Republikës Federale të Gjermanisë në një kohë vendimtare për ndërtimin europian dhe rënien e Murit të Berlinit.

Beatrice, e cila ilustron historinë e saj me fotot e çiftit, tregon se u takuan në vitin 1990 në saunën e Hotel St. Georg, në qytetin austriak të Bad Holfgastein kur ajo shkoi me burrin e saj dhe Kohl, gjithmonë me probleme mbipeshe, shkonte shpesh me shoferin e tij besnik dhe të matur Ecki Seeber. “Helmut Kohl më liroi vend në stolin e saunas, më ftoi të ulesha përkrah tij. Ishte një takim i natyrshëm, pa komplikime”, tregon Beatrice, e cila atëherë ishte 31 vjeç dhe përveç bukurisë, spontaniteti i natyrshëm joshi kancelarin. Kontaktet mes tyre u përsëritën gjatë darkave, në bar apo në shëtitje, takime të parëndësishme që përfunduan me shkëmbimin e adresave.

Flirtuan dhe në vitin 1995, Beatrice u kthye në St. Georg për një kurë stresi, këtë herë pa burrin e saj. Kohl bëri të njëjtën gjë dhe këtë herë i dhuroi diçka shumë të veçantë, mollën e kristaltë që i kishte dhuruar Presidenti francez Zhak Shirak në takimin që kishin pasur disa ditë më parë në Strasburg, selinë e Parlamentit Evropian. “Ishte e mrekullueshme. U deshëm shumë”, kujton Beatrice, e cila ende e ka mollën, me dedikimin përkatës.

Takimet u intensifikuan në mes 1996 dhe 1998-ës, periudhë në të cilën Helmut Kohl, sipas Beatrice, aktualisht agjente imobilare, e vizitonte çdo tetë ditë. Telefonatat ishin të përditshme. Në atë kohë, ajo ishte ndarë nga burri i saj, sepse “situata u bë e vështirë dhe Kohl e ndihmoi për t’i kapërcyer këto vështirësi. Më shumë se njëqind herë vizitoi ish kancelari të dashurën e tij në shtëpinë e saj në Ëiesbaden.”Ishim dy gjysma, dy shpirtra binjakë”, thotë Beatrice, një nga të paktët njerëz që mund të telefononte direkt shefen e kabinetit të Kohl, Juliane Weber, për të cilën gjithmonë është thënë se ka pasur një marrëdhënie përtej profesionales me kancelarin dhe të gjithë e konsideronin si zonja e re e Kohl, kur ky pas shtatë viteve i ve, shpalli martesën në vitin 2008.

Megjithatë fatlumja ishte Maike Richter, 31 vjet më e re se ai. Beatrice kujton se shumë pak ishin në dijeni të historisë së saj me Kohl, një rreth shumë i ngushtë dhe mes tyre, shoferi i kancelarit dhe Weber, e cila pa bërë pyetje i kalonte menjëherë telefonatat.

Pavarësisht njerëzve besnikë që Kohl, njeriu më i pushtetshëm i Europës kishte ndërtuar rreth tij, Beatrice gjithmonë është çuditur që gruaja e dashnorit të saj, Hannelore nuk dyshonte për tradhtitë e tij: “Mos u shqetëso për këtë, gjithçka e kam rregulluar”, thotë ajo se i është përgjigjur Kohl.

Marrëdhënia përfundoi në vitin 1999, disa muaj pasi Kohl humbi zgjedhjet dhe i dorëzoi kancelarinë Social Demokratit Gerhard Schröder, një frakturë e dyfishtë që sipas Beatrice “e çoi në trishtim të thellë”. U panë për herë të fundit në vitin 2000. Kanë kaluar thuajse dy dekada, vite në të cilat biografia e Helmut Kohl është e mbushur me hije. Kohl tashmë 86 vjeç po përballet me parregullsi financiare në partinë e tij , me fëmijët që pati me Hannelore, gruan e tij në mes të 1960 dhe 2001, kur kjo, e sëmurë, depresive dhe vetëm vendosi t’i japë fund jetës në 2001.

Në kujtimet që Beatrice ka për Kohl, shihen vetëm yje dhe një dëshirë e madhe që ajo ka për ta takuar sërish. “Do të më pëlqente ta takoja sërish dhe besoj se kujtime që ai ruan nga ajo dashuri janë shumë të bukura”, thotë Beatrice. Zyra e Kohl nuk ka reaguar ndaj zbulesës së bukuroshes Beatrice.

Baba i dashur, kur te rritem do me quajnë “kurve” dhe fajtor do jesh ti!



Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në tre femra përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre ne bote! Për të nënvizuar rëndësinë e kësaj situate alarmante, një kompani norvegjeze e quajtur “Care Norway” publikoi një video me titull “#DearDaddy” (I dashur babi).

Klipi i shkurtër ka marrë miliona klikime dhe është cilësuar si një nga videot më të fuqishme që kanë parë ndonjëherë. Materiali filmik prej 5 minutash përshkruan marrëdhënien e femrave me meshkujt, duke filluar që nga faza embrionale.

Vajza i drejtohet të atit të saj dhe i flet për dhunën e pashmangshme që do të përjetojë. Babai nuk e di ende, por ai është një nga shkaktarët e këtij cikli abuziv.

Më poshtë letra e plotë drejtuar babait:

“I dashur babi, unë dua të të falenderoj që je kujdesur kaq shumë për mua edhe pse unë nuk kam lindur akoma. Unë dua të të kërkoj një nder…bëhet fjalë për djemtë. Unë do të lind vajzë, që do të thotë se në moshën 14-vjeçare djemtë e klasës do të më quajnë k*rvë dhe shumë gjëra të tjera si këto. Është vetëm për shaka, diçka që djemtë e bëjnë shpesh. Ti nuk do të shqetësohesh dhe unë do ta kuptoj këtë.

Ndoshta dhe ti ke bërë të njëjtën gjë kur ke qenë i ri duke u përpjekur t’u bësh përshtypje djemve të tjerë. Jam e sigurt që ti nuk e kishe me të vërtetë. Në moshën 16-vjeçare një djalë do të më fusë duart brenda në pantallona, ndërkohë që jam e pirë edhe nëse unë i them ”˜jo’ ai vetëm do të qeshë dhe do të jem nën presion për të kryer marrëdhënie me të.

Ndërsa në moshën 21-vjeçare mund të përdhunohem nga një djalë, babai i të cilit, gjithmonë ka fyer femrat me shakatë e tij, por që sigurisht ishin vetëm shaka dhe ti ke qeshur me to sepse nuk e dije që djali i tij mund të më përdhunonte. Si mund ta dije kur ai ishte thjesht një djalë që bënte shaka të çuditshme. Ty t’u duk diçka e këndshme dhe nuk kishte të bënte me ty, por më vonë kjo kishte të bënte me mua.

Më pas unë do të takoj djalin perfekt, dhe ti do të jesh shumë i lumtur për mua babi sepse ai do të më adhurojë, do të jetë i zgjuar, me një punë të mirë, por një ditë ai do të reshtë së qeni zoti perfekt. Një gjë që unë e di me siguri është se nuk do të mbaj rolin e viktimës. Do të rritem që të jem një grua e pavarur dhe e fortë. Ai do të më quajë mua një k*rvë ashtu siç ti quajte një femër në shkollë të mesme dhe një ditë tjetër ai do të më rrahë… unë do ta dua dhe urrej njëkohësisht.

Nuk jam e sigurt në kam bërë diçka të gabuar. Babi ky ishte nderi që doja të të kërkoja sepse gjërat lidhen me njëra-tjetrën, kështu që ndaloje këtë përpara se të kesh mundësinë të fillojë përsëri. Mos e lejo vëllain tim t’i quaj vajzat e tjera k*rva sepse ato nuk janë. Dhe ndonjë ditë ndonjë djalë i vogël do të mendojë se kjo është e vërtetë. Mos prano të dëgjosh këto shaka të çuditshme pasi pas çdo shakaje ka diçka të vërtetë.

I dashur Babi, unë e di që ti do të më mbrosh nga luanët, tigrat, armët, makinat dhe madje edhe sushi, edhe pa menduar për rrezikun e jetës tënde. Por i dashur babi, unë do të lind vajzë. Të lutem bëj çdo gjë që unë të mos jem pjesë e këtij rreziku të madh.”

Kryeprokurorja rumune Codruta Kovesi, gruaja e hekurt që futi në burg 80 ministra e zyrtarë



Codruta Kovesi


Njihet si gruaja e hekurt e Rumanisë. Fjala është për kryeprokuroren e Rumanisë Laura Codruța Kövesi. Codruta Kovesi mban postin e kreut të akuzës në vendin e saj që nga viti 2013, duke u kthyer në një simbol të luftes kundër korrupsionit zyrtar.

Ajo ka tashmë një listë të gjatë “viktimash” të nivelit të lartë në CV e saj. Vetëm në vitin 2015, 42 vjeçarja e famshme ka ngritur 1250 akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Deri më sot numërohen mbi 80 ministra, zv/ministra, drejtorë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë, që kanë përfunduar në burg për krime institucionale dhe korrupsion, nga akuza të inicuara prej saj.

Vitin e shkuar Codruta Kovesi ngriti akuzë edhe kundër ish-kryeministrit Adrian Nastase, por edhe kryeministrit në detyrë Victor Ponta, duke kërkuar ngrirjen e pasurisë së tij. Kështu që kur dëgjoni kryeprokurorin e Shqipërisë që premton arrestime të bujshme prej tre vjetësh, më mirë shihni Rumaninë, se aty fjalët ja lenë vendin veprave

Donald Trump fitoi kundër të gjithëve, ja çfarë do ndryshojë




Nga Blendi Fevziu

Ndodhi ajo që e besohej më së pakti. Donald Tramp është Presidenti i zgjedhur i SHBA dhe në Janar ai pritet të betohet si Kreu i 45 – të i Shtëpisë së Bardhë. Triumfues i një fushatë të lodhshme, të ndryshme nga gjithë të tjerat dhe tejet polarizuese, Tramp ka tronditur jo vetëm një pjesë të elitave amerikane, por edhe më gjerë. Zgjedhja dhe triumfi i tij, kanë sjellë në vemëndje disa probleme thelbësore dhe kanë ngritur disa pikëpyetje.

E para, fitorja e Tramp është sinjali më domethënës i krizës që ka mbërthyer kastat politike dhe vetë politikanët në botë. Vota pro tij, ishte më shumë një votë kundër stato kuosë politike amerikane, kundër dominimit të saj për një kohë të gjatë nga filozofia e Klintonve, kundër paaftësisë për të nxjerrë figura të reja dhe jashtë dominimit të një kaste politike. Vota pro Tramp konfirmoi krizën në të cilën kanë rënë politikanët në Europë e tashmë edhe në SHBA. Mosbesimin ndaj tyre dhe apelin për një formë të re dhe të ndryshme të administrimit të pushtetit. Në SHBA, ndodhi ajo që kishte ndodhur më parë në Itali me Berluskonin, në Greqi me Ciprasin, në Britani me Brexit.

Ajo që rrezikon të ndodhë në Spanjë me Podemosin, në Francë me Frontin Nacional dhe në vende të tjera me formacione ekstremiste. Ndodhi konfirmimi i një krize që refuzojmë ta pranojmë prej më shumë se një dekade. E dyta, fitorja e Tramp ishte dështimi i elitave dhe mediave amerikane.

Pjesa më e madhe e nobelistëve, figurave intelektuale, ikonave mediatike, artistëve, sportistëve dhe biznesmënëve të njohur u rreshtuan publikisht kundër tij. Popullariteti i tyre nuk luajti asnjë rol në votën e amerikanëve, duke venë në pikëpyetje rolin që ata luajnë sot. Mediat më të mëdha amerikane po ashtu u rreshtuan qartë. Shumë prej tyre shkelën traditën shekullore të neutralitetit, duke ju bërë thirrje qytetarëve të votojnë kundër Tramp. Ky dështim, reflekton edhe një sistem të ri infomimi dhe opinioni, ku rrjetet sociale dhe mediat on line, po fitojnë gjithnjë e më shumë ndikim.

Së treti, fitorja e Tramp ishte një goditje për Bashkimin Europian dhe vetë Europën tradicionale politike. Klasa politike europiane edhe pse e matur ishte hapur kundër Tramp. Tani fitorja e Tramp, më shumë se Amerikën, do të verë në pikëpyetje raportet gjeopolitike botërore. Që në fjalimin e parë si president i zgjedhur, Tramp siguroi se amerika do jetë sërish e unifikuar dhe një vend i vlerave të mëdha. Automekanizmi që korrigjon çdo President në momentin që zgjidhet do funksionojë edhe këtë rradhë. Ajo që nuk dihet është raporti që Tramp do të vendosë me Rusinë, Kinën dhe Indinë.

Nuk dihet se cili do mbetet roli i NATO -s dhe se si do jenë raportet e mëtejshme amerikane me Europën. Raporte të vështira në kohën e Bush, por që ishin modifikuar në momentin e ardhjes në pushtet të Obamës. Pavarësisht kësaj, Tramp do mbahet mend si një kandidat që fitoi i vetëm thuajse kundër të gjithëve. Kundër partisë së tij, kundër ish presidentëve republikanë që u deklaruan kundër tij, kundër Presidentit në fuqi që u bë pjesë aktive e fushatës, kundër liderëve botërorë, kundër mediave, kundër elitave.

Ai diti të lexojë pritshmëritë e elektoratit dhe i dha atij atë që donte të dëgjonte. Për këtë, ai shfrytëzoi leksionin e parë të demokracisë në botë dhe asaj amerikane në veçanti: Vota është e gjithsecilit dhe vota është e barabartë.

Ai i dha vlerë votës së çdi qytetari, që sot, pati të njëjtën vlerë sa ajo e një nobelisti, një ikone mediatike, një miliarderi apo një artisti të famshëm. Amerikanët zgjodhën dhe në fund të fundit kjo është zgjedhja e tyre. Por një zgjedhje nga e cila duhet të reflektojnë të gjithë.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...