Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/03

Shqipëria e zgjidhi biologjikisht përballjen me diktaturën


Lindita Arapi


Ishte dhjetori i vitit 1990, ditë demonstratash të studentëve, ditë të lindjes së pluralizmit politik, ajri vibronte nga thirrjet e shpresës të një populli të rraskapitur nga diktatura asfiksuese. Unë, studente e vitit të parë, e vonuar për shkak të refuzimit të së drejtës të studimit për probleme biografie duhej të brohorisja, të mirëprisja kohët e reja, barrierat e biografisë po rrëzoheshin. Por veҫ ca shkëndijave gëzimi që ndizeshin e shuheshin ditë për ditë, asnjë brohorimë nuk më dilte.

Përpiqesha të rrokja më thellë kuptimin e fjalëve të reja që brohoriteshin pa pushim: “Liri, Demokraci!" Deri më atëherë ua dinim kuptimin, vetëm sipas fjalorit të gjuhës shqipe, ku fjala demokraci p.sh. shpjegohej si: “Demokraci socialiste, tipi më i lartë i demokracisë, formë e diktaturës së proletariatit, ku pushtetin e ka në dorë populli punonjës me klasën punëtore në krye dhe udhëheq partia e saj, (me që ra fjala ende në vitin 2016 fjalori i gjuhës shqipe - online ka këtë shpjegim për demokracinë).

Kthesa

Pyesja veten, nëse ishte kaq shpejt e uzurpueshme demokracia, nëse u shndërroke në demokrat brenda natës, mjafton të ngrije dy gishtat lart e të brohorisje „liri", „demokraci", siҫ bënin ata që vetëm pak javë më parë i kishin shërbyer me besnikëri diktaturës, nëse me mantelin e demokracisë e mbuloke të vërtetën e së shkuarës tënde, - atëherë ose unë jam një nihiliste e padurueshme me këto dyshimet e mia, ose në gjithë këtë transformim kolosal të vendit tim diҫka nuk shkon…

Vite më vonë e kuptova pse nuk më entuziazmoi dot aq sa e kisha shpresuar viti i kthesës, 1990. Që kjo kthesë duhej të merrej, ishte kuptuar nga nomenklatura komuniste, nuk mbetej rrugë tjetër, por ajo me sa dukej duhej të bëhej pa dëmtuar ose shkatërruar privilegjet e atyre lart. Pavarësisht nëse ka ekzistuar apo jo fjalimi i shumë përfolur në media i Ramiz Alisë për strategjinë e Katovicës, e ndryshimin e pushtetit me “njerëz të zgjedhur nga ne", në realitet ndërrimi i sistemit në Shqipëri u bë nga elitat e vjetra komuniste, të rinjtë me energji e koncept të ri kishin vetëm rol episodik.

Shqipëria nuk pati ndërrim elitash, por vetëm ndërrim të pllakës së elitave në politikë, në gjyqësor, në administratë, në jetën shkencore, të cilat amnistuan vetveten, me justifikimin, se në diktaturë „kishin bërë vetëm detyrën.

Drejtësia dhe shteti i së drejtës

Fjalia lapidare e aktivistes gjermano-lindore për të drejtat e njeriut, Bärbel Bohley se "Ne kërkonim drejtësi, por morëm shtetin e së drejtës", është mjaft domethënëse në kontekstin shqiptar: Vërtet drejtësia duhej të vihej në vend brenda shtetit të së drejtës, ajo nuk duhej të ishte një drejtësi hakmarrëse. Por kur mijëra të burgosur politikë në proceset gjyqësore nuk e thërritën dot për ndihmë shtetin e së drejtës, e për ata u përdor "shpata e diktaturës së proletariatit që qëndronte gjithmonë e mprehur", gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, kur u arrestua, kërkoi me arrogancë menjëherë në dhomën e hetimit avokatin mbrojtës. Shtetin e së drejtës e moshkeljen e të drejtave të personalitetit e zbuluan shpejt dhe e përdorën si mburojë elitat e diktaturës. Viktimat e diktaturës jo.

Kush fliste për të shkuarën komuniste, ishte një i djeshëm i pandreqshëm, sepse fryma e kohës nuk ishte katarsisi, por fshehja. Një imperativ tjetër i preokuponte elitat e dikurshme: ruajtja e favoreve të pushtetit, të stërviturut dinin të nuhasnin burimin nga rridhnin favoret e një pushteti të ri. Në diskursin shkencor për studimin e diktaturës në ish-vendet komuniste ka një koncept që njihet si „avantazhi i startimit". Ata që ishin brenda korridoreve të pushtetit e kishin avantazhin jo vetëm për t'i bërë vend vetes në epokën e re, e nuk ishte fjala për të gjetur për fëmijët e tyre bursa jashtë shtetit, por për të qenë dora drejtuese që do të formësonte ndërrimin e sistemit në Shqipëri. Ishin ato që bënë edhe disa ligje lustracioni, me gjysmëzemre, të lëna në mes të rrugës në dy dekada, më shumë për t'u renditur në “detyrat e kryera të shtëpisë" që kërkonte Europa, por hapi final – hapja e dosjeve gjithmonë shtyhej.

Loja politike

26 vjet rresht ishte më e lehtë të hidheshin rregullisht shashka tymuese për hapjen e tyre, derisa opinioni të lodhej, në rast nevoje mund të akuzoje kundërshtarët politikë për dështimin e mos-hapjes së tyre, se sa të mbaje përgjegjësi. Pasoja: Teatri absurd i parlamentit shqiptar, ku deputetët thërrisnin njëri-tjetrin me nofkën e spiunit dhe një lojë e pashembullt politike, e pakrahasueshme me asnjë nga vendet ish-komuniste të Lindjes.

Shqipëria nuk pati aktivistë të pjekur të lëvizjes qytetare si në RDGJ, të cilët bllokuan zyrat e Stasit në janar 1990, e qëndruan aty, derisa u mor një vendim i posaҫëm. Shqipëria e viteve 90-të të këpuste shpirtin nga varfëria, ajo ishte në ethe për të blerë një makinë, për të blerë televizor me ngjyra, për të ndërtuar një shtëpi, për të pasur rroba të jashtme, për të paguar një vizë jashtë shtetit. Shqipëria që thërriste për hapjen e dosjeve, që kërkonte drejtësi për ata qindra mijëra viktima të diktaturës kishte zë të dobët, të papërfaqësuar me ndershmëri nga politika.

Në fillimet e demokracisë presidenti i atëhershëm, Sali Berisha, i thotë revistës gjermane “Der Spiegel" se hapja e dosjeve do të thoshte prishje e familjeve shqiptare, sepse ka pasur raste që gruaja ka spiunuar burrin, vëllai vëllanë. U qanin hallin divorceve pushtetarët e rinj apo divorcit me veten? Ndërsa vite më vonë politikanë apo ish-drejtues të institucioneve të ndryshme e zhvlerësonin hapjen e tyre duke deklaruar, se shumica e dosjeve janë shkatërruar, ato ose gjenden të mykura nëpër thasë të arkivave, ose mund të jenë manipuluar. Konkluzioni: Epo mirë, meqënëse qenkan prishur, ta lëmë, nuk ia vlen t'i hapim, tani duhet të shohim përpara.

“Mos gërmo në të shkuarën se do të humbasësh një sy, harroje të shkuarën e do t'i humbasësh të dy sytë", shkroi Alexander Solzenizyn në “Arkipelagun Gulag".

Politika shqiptare i humbi 26 vjet rresht, me dëshirë të dy sytë për këtë ҫështje, vetëm për të shpëtuar nga përballja me të vërtetën. Dosjet janë dështimi më i hidhur i tranzicionit shqiptar, këtë e ka regjistruar që sot historia.

26 vite pas diktaturës më në fund ka një autoritet për hapjen e dosjeve, edhe emrat e anëtarëve u miratuan nga parlamenti. I bëri kujt përshtypje ky lajm? Unë vetë, njësoj si në vitin 1990 nuk ndjeva ndonjë gëzim, as edhe një buzëqeshje të hidhur nuk ta nxjerr dot një lajm i tillë. Krijimi i autoritetit sigurisht nuk do të thotë se ato do të hapen shpejt, loja politike vazhdon. Me shpresën e disave, se deri sa të hapen ato, kanë ndërruar jetë shumë nga ata “të bezdisurit" që duan të dinë patjetër të vërtetën. Llogaria e elitave të vjetra për ta zgjidhur biologjikisht përballjen e Shqipërisë me të shkuarën komuniste ka dalë. Mos duan t'i urojmë tani edhe për suksesin?

Pushtimi dhe Çlirimi i Shqipërisë (7 prill 1939 – 29 nëntor 1944)


Lufta, triumfi i maskarenjve, manipulatorët dhe sehirxhinjtë e të ashtuquajturës botë akademike*



Shpëtim Çuçka/Përkthyes, ish-Ambasador



Në këta njëzet e pesë vjet tema e Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare (më poshtë: LANÇ dhe Lufta) është prekur dhe është trajtuar në mënyrë të përsëritur. Mund të thuhet, madje, që ajo ka qenë periudha e historisë sonë më e pranishme në faqet e shtypit të shkruar. Vetëkuptohet që për shkak të ndryshimeve rrënjësore, që pësoi shoqëria në fillim të viteve ’90, ndryshoi rrënjësisht – në shumicën dërrmuese të trajtesave – edhe këndi i vështrimit të kësaj periudhe. Nga periudhë e lavdishme LANÇ-i u trajtua si periudhë vëllavrasjeje, etjeje për pushtet, tradhtie të interesave kombëtare, shkak i varfërisë, padijes dhe dhunës për 45 vjetët e ardhshëm. Nga ana tjetër edhe te një pjesë e trajtesave, që nuk u pajtuan me këtë përmbysje rrënjësore të vlerësimit të Luftës, është vënë re një “rrumbullakim” i gjykimeve, një përshtatje me të ashtuquajturin demokratizim të shoqërisë, me të ashtuquajturat vlera perëndimore.
Tabloja e këtyre dy modeleve të qëndrimit ndaj Luftës mund të përgjithësohet kështu: numri i goditjeve ndaj saj asnjëherë nuk është rralluar dhe forca e tyre asnjëherë nuk është zbehur, ndërsa “rrumbullakësimi” i vlerësimeve përgjithësisht pozitive, masa e oportunizmave, ka ardhur duke u shtuar.
Sigurisht ka pasur edhe qëndrime krejtësisht të kundërta me dy të mësipërmet, qëndrime që e mbrojnë me parimësi vështrimesh dhe argumentesh LANÇ-in. Veçse në mënyrë të vetëkuptueshme ato kanë qenë të pakta: koha e sotme, klima e sotme, është hapur kundër tyre.
Në prag të 72-vjetorit të ditës së Çlirimit të vendit tonë nga pushtimi nazi-fashist dhe nga bashkëpunëtorët e tij shqiptarë, në këto ditë kur goditjet ndaj LANÇ-it kanë rifilluar të shfaqen në shtyp e në programe televizive, e drejta historike, rrjedhimisht, vetë nevoja e ecurisë së shoqërisë sonë sot e në të ardhmen, e bëjnë të domosdoshme shpalosjen me këmbëngulje të vlerësimit realist të kësaj ngjarjeje, ndaj së cilës shoqëria e sotme sa vjen e bëhet më fajtore.
***
Le të parashtrojmë disa nga çështjet kryesore që lidhen me vlerësimin e LANÇ-it dhe me goditjet kryesore që i janë bërë atij në këtë periudhë.
Në materialet publicistike dhe propagandistike të këtyre 25 viteve – qofshin ato tërësisht a pjesërisht negative (domethënë “të rrumbullakuara”) – periudha e Luftës në veçanti, e ngjarjeve të historisë sonë nga pushtimi i vendit më 7 prill 1939 deri në çlirimin e tij më 29 nëntor 1944 në tërësi, shihet e copëzuar dhe pa asnjë lidhje kohore dhe rrethanore me zhvillimet brenda e jashtë Shqipërisë. Ky këndvështrim është kundërshkencor dhe buron nga një qëndrim i qartë: ai synon të përligjë pushtimin e vendit dhe rrjedhimisht të hedhë poshtë çlirimin e Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Si i tillë ai nuk i përgjigjet të vërtetës së madhe historike. Ai në thelb është kundër kësaj të vërtete.
Pushtimi i Shqipërisë më 7 prill 1939 ishte pasojë jo vetëm e politikës së shtetit fashist italian, por edhe e politikës kundërshqiptare të asaj klase që qeverisi Shqipërinë duke filluar nga 24 dhjetori 1924. Rrjedhimisht LANÇ-i ishte pasojë e drejtpërdrejtë e pushtimit të Shqipërisë më 7 prill 1939, ishte reagim i popullit shqiptar ndaj këtij pushtimi. lanç-i ishte gjithashtu reagim ndaj politikës kundërshqiptare dhe kundërpopullore, praktikisht tradhtare, të klasës që qeverisi Shqipërinë duke nisur nga 24 dhjetori 1924.
LANÇ-i ishte reagim i popullit shqiptar edhe ndaj politikës jo vetëm kundërshqiptare e kundërpopullore, por edhe haptazi tradhtare, të klasës që qeverisi vendin pas pushtimit dhe që praktikisht e ka qeverisur vendin edhe përpara vitit 1912 (në shërbim të pushtuesit dhe sunduesit të huaj), edhe pas vitit 1912 (gjithnjë e gatshme për “integrim” me forcat e huaja, të cilat pavarësinë e Shqipërisë nuk e kanë dashur as më 1914-ën, as më 1916-ën, as më 1925-ën, as më 1939-ën, as pas 1944-ës). Për këtë klasë pavarësia e Shqipërisë nuk ka qenë asnjëherë përparësi, ndërsa interesat e popullit shqiptar, mirëqenia e tij, vetë fjala “popull”, për të nuk kanë ekzistuar. E vetmja përparësi për këtë klasë ka qenë mirëqenia vetjake. Dhe për hir të kësaj mirëqenieje ajo ka shitur vendin në shekuj. LANÇ-i ishte përgjigjja e popullit shqiptar ndaj klasës sunduese, ishte shpagimi për shpërfilljen dhe shtypjen shumëshekullore.
LANÇ-i ishte i pamundur pa udhëheqjen e një faktori politik. Ky faktor politik, në vijim të asaj që kishte ndodhur në Evropë e më gjerë duke nisur nga gjysma e dytë e shek.XIX dhe nën ndikim të asaj që po ndodhte në një varg vendesh evropiane në atë kohë, ishte një forcë politike që udhëhiqej nga interesat e popullit punonjës dhe të vendit në tërësi, ishte parti komuniste. Është fakt që ky faktor politik lindi në një kohë që ushtria e Gjermanisë hitleriane ndodhej në pikën më të afërt nga kryeqyteti i Bashkimit Sovjetik, pra, lindi jo atëherë kur shpresat e fitores së frontit antifashist ndërkombëtar ishin më të mëdha e më të dukshme, por, përkundrazi, atëherë kur suksesi i aleancës nazi-fashiste dukej më i mundshëm.
LANÇ-i ishte luftë nacional-çlirimtare. Por klasa sunduese e ktheu gjithçka në luftë për pushtet me politikën që ndoqi duke u vënë në shërbim të pushtuesit dhe duke iu kundërvënë me armë luftës nacional-çlirimtare. Dhe klasa sunduese iu kundërvu çlirimit të vendit, pasi për të u bë e qartë që nuk do të mund ta mbante pushtetin në një Shqipëri të çliruar: duke u bashkuar (siç kishte bërë në shekuj) me pushtuesit kundër interesave të popullit ajo nuk mund ta mbante më pushtetin politik pa ushtritë e pushtuesve dhe nuk kishte më (nëse kishte pasur ndonjëherë) asnjë pushtet moral për të qeverisur. Kongresi i Përmetit ishte fundi i logjikshëm i sundimit të një klase pa skrupuj e të shitur.
Periudha pas mbarimit të Luftës II botërore dëshmoi se kundërshtarët e LANÇ-it e vazhduan veprimtarinë e tyre kundër Luftës dhe praktikisht kundër shtetit shqiptar, ashtu sikurse kjo periudhë dëshmoi qëndrimin e vërtetë të një pjese të koalicionit kundërfashist ndaj Shqipërisë së pavarur. Një ndër provat më të forta të kësaj lufte pothuaj të hapur ndaj vendit tonë (si edhe ndaj vendeve të tjera) ishte kundërshtimi që iu bë Shqipërisë për mbi 10 vjet nga ish-aleatë të mëdhenj të koalicionit kundërfashist për të mos e lejuar të anëtarësohej në OKB, bllokim ky i shoqëruar me veprimtarinë e organizatës “Shqipëria e lirë” dhe veprimtarinë diversioniste e terroriste kundër Shqipërisë popullore.
Parimet dhe mësimet e LANÇ-it ishin një gur prove edhe për vetë veprimtarinë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Shmangiet nga këto parime dhe mësime nuk munguan gjatë gjithë periudhës 1944-1990, derisa u arrit që një pjesë e konsiderueshme e popullit, veçanërisht një pjesë jo e vogël e inteligjencies, e humbi lidhjen me mesazhet e mëdha të epokës së LANÇ-it dhe mbështeti ose lejoi kthesën politike, e cila i përmbysi jo vetëm parimet dhe mësimet e LANÇ-it, por edhe rezultatet më të mira, që ishin arritur duke ndjekur vijën e kësaj Lufte të madhe.
Gjendja e vendit sot, gjendja e shoqërisë sonë, në këtë mes edhe gjendja e shkencës së historisë, është një dëshmi e trishtuar, shumë e hidhur, se çfarë solli heqja dorë nga vepra, mësimet, vetë fryma e Luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Nuk ka një fushë të jetës së shoqërisë – duke nisur nga politika e deri te kultura – ku të mos jenë shkelur e nëpërkëmbur interesat e popullit. Nuk ka ditë që mes qytetarësh të mos përhapen lajme për njerëz të dëshpëruar që duan të largohen nga atdheu dhe ku të mos dëgjohet shprehja e pikëlluar “Ky vend nuk bëhet”. Këtu nuk është fjala për ata biznesmenë “të suksesshëm”, dhe as për ata politikanë dhe pjesëtarë të “shoqërisë civile”, që janë “integruar” me kohë me “botën e qytetëruar”. Fati i popullit dhe fati i tyre kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë të ndarë. E mira e popullit është e keqja e tyre dhe fati i tyre është fatkeqësi e popullit.
Në të tilla rrethana nuk janë aspak të habitshme sulmet e paargumentuara dhe thellësisht kundërshkencore ndaj LANÇ-it. Madje nuk arrin të ngjallë keqardhje as gjendja e shkencës historike, e cila mbetet në hije dhe në bisht të spekulantëve dhe manipuluesve të historisë, të të gjithë atyre që me gojë a me shkrim, me bujë a në mënyrë tinëzare, përpiqen të hedhin poshtë faktet madhore të historisë së vendit duke rendur pas copërinave të letrave, të cilat i quajnë me emrin mashtrues “dokumente” dhe të cilat përdoren vetëm për të fshehur të Vërtetën e madhe. Vetë historia është kokëfortë: ajo shpërfill çdo shkelje të së vërtetës, sado fitimprurëse materialisht e financiarisht të jenë këto shkelje për ata që i bëjnë. Dhe do të dënojë me harresë jo vetëm maskarenjtë e manipulimeve por edhe sehirxhinjtë e të ashtuquajturës botë akademike.
Në përvjetorin e 72-të të Çlirimit të vendit shqiptarët e ndershëm, ata që e duan atdheun të lirë dhe të pavarur dhe popullin zot të vendit, ata që e kanë të qartë se pushteti i popullit, pavarësia e sovraniteti i atdheut dhe “demokracia”, “liria” e “liria e fjalës” janë në praktikë gjëra krejtësisht të ndryshme, ata që e dinë se sot për fat të keq kanë mbetur aktuale vargjet e Pashko Vasës
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
ndër njëqind çeta jeni shpërnda,
……………………………………………..
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
për me ju damun, me ju vorfnue,
………………………………………………
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
me ju turpnue me grue e me motër
……………………………………………
Baheni rob të nierit t’huej,
qi nuk ka gjuhën as gjakun tuej,
ata që nuk e kanë harruar veprën e madhe të heronjve dhe dëshmorëve të LANÇ-it, të Q. Stafës, V. Shantos, P. Rexhepit, V. Kushit, Z. Çurres dhe qindra e mijëra bijve e bijave të tjera të popullit, ata që nuk e kanë harruar punën madhështore të një populli të tërë për shpëtimin nga gjendja e mjeruar dhe ngritjen e një shoqërie të drejtë, domethënë të begatë për të gjithë e jo për një grusht të vogël njerëzish jo më njerëz, e presin 29 nëntorin pa atë gëzim që kjo datë meriton dhe pa atë krenari, që do t’u sillte një gjendje shoqërore e drejtë. I tillë është fati sot i njerëzve që besuan te Lufta antifashiste nacional-çlirimtare dhe te ndërtimi i një Shqipërie të re, një Shqipërie për popullin. Sot nuk është dita e tyre, nuk është koha e tyre. Sot është koha për t’u menduar e për t’u penduar që i lamë punët të arrinin deri këtu, deri në triumfin e maskarenjve.

Marin Mema niset drejt Himarës. Largohen me shpejtësi drejt Greqisë personat që ngritën flamurin grek në Kala


Flamuri Grek i ngritur sot në Himarë 

Mema është person kyc në raportet greko - shqiptare. I përmendur disa herë së fundmi nga kryeministri, bëhet e ditur se pala greke po kërkon të shkëmbejë heqjen e statusit "non grata" për gazetarin Mema me dhënien e nënshtetësisë për kryepeshkopin Janullatos.
Po kështu, Unioni i Gazetarëve ka vendosur krijimin e cmimi "Mema" për gazetarinë kuqezi.

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous: Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri burojnë nga Protokolli i Korfuzit


Një takim i thirrur nga Partia Për Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për çështjen e pronave në Himarë solli në Tiranë, 2 deputetë grekë dhe eurodeputeten Qipriote, Eleni Theocharous, të cilët dënuan vendimin e qeverisë shqiptare për të prishur 19 objekte në qendër të Himarës në kuadër të rikualifikimit urban.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani. Përtej lobimit që po bën Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe kreu i saj Vangjel Dule për të mbajtur në krye të axhendës politike çështjen e prishjes së objekteve në Himarë, të cilat u përkasin banorëve me shtetësi greke, takimi rrëshqiti disi nga objekti duke marrë një karakter edhe më nacionalist, kryesisht nga fjala e dy deputetëve grekë dhe në veçanti e eurodeputetes qipriote, Eleni Theocharous.

Kjo e fundit, foli për një tokë të shenjtë siç e quajti ajo Vorio Epirin duke theksuar se të drejtat e minoritetit grek në Shqipërinë burojnë nga Protokolli i Korfuzit i vitit 1914. Theocharous tha se ajo ishte pjesë e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian dhe së fundmi e ngarkuar për çështjet e Shqipërisë, çka sipas saj do të përbëjë një filtër të fortë për proceset integruese të Tiranë drejt Bashkimit Evropian. Nuk është e qartë sesi përdoret Protokolli i Korfuzit si referencë dhe mbi çbazë juridike kërkohet respektimi i të drejtave të minoritetit nisur nga ky protokoll.

Protokolli i Korfuzit (1914) ishte akt që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit nënshkroi me qeverinë greke, në emër të qeverisë së V.Vidit ku vendosej një pozitë e veçantë e krahinave të Jugut duke u njohur atyre një lloj autonomie që përfshinte si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale që do të vepronte vetëm në krahinat jugore. Njihej greqishtja si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhën shqipe.

Eurodeputetja qipriote shpalli luftën e re në Ballkan

Image result for enkel demi

Nga Enkel Demi


Na qëllon këto kohë të mësojmë emra të rinj politikanësh, të kërkojmë për ta jo për të shuar kërshërinë, por për të kuptuar nga cilat qoshe të edukimit të urrejtjes ndëretnike vijnë. Dje, u njohëm me Eleni Theocharous, eurodeputete e Qipros, e cila paska ardhur në Tiranë në një konferencë me temë “Jo grabitjes së pronave, pro integrimit në Europë”. Kjo konferencë është organizuar nga PBDNJ, Omonia, Aleanca për Mbrojtjen e Pronave të Bregdetit dhe Bashkimi Himarjot i Amerikës.
Eleni Theocharous nuk është e specializuar për çështjen e pronave, as për të drejtën që merret me këto punë, madje në karrierën e saj politike deri diku mediokre nuk është dalluar në zgjidhje të çështjeve të pronave. Fjala vjen nuk gjendet emri i saj askund në problemin e pronave të qipriotëve grekë në Qipron turke. Raste të zgjidhjes së këtyre pronave mund të merren si precentë për pronat e çamëve, kuptohet nëse Ligji i Luftës do të vdesë ndonjëherë. Ajo është një mjeke pediatre, e cila ka marrë pjesë në disa misione mjeksore në vendet e përfshira në konflikt, madje ka qenë e pranishme në Kosovë pas lufte.
Megjithatë, në mënyrë të magjishme e pasuruar me dije të reja, Eleni Theocharous vjen në Tiranë dhe për të mbrojtur një çështje pronash në Himarë, ka vendosur të grabisë jo thjesht prona në Tiranë, por të gjithë kryeqytetin shqiptar. Ajo ka kapërcyer edhe hartuesit e ndjekësit më të marrë të MagalloIdesë. Zonja thotë pa ju dridhur qerpiku se kur është në Tiranë gjendet në Vorio Epir, ndërsa pretendon që greqizimi i Vorio Epirit është penguar nga irredentistët myslimanë. Është një zonjë që e ka çuar më tej nacionalizmën e sëmurë greke, e merr kufirin e Vorio Epirit, të cilët na e kishin lënë të paktën nën lumin Shkumbin dhe na e çon deri në në Tiranë. Në Ballkan duhet të bësh mund të madh t’i gjesh zonjës eurodeputete ndonjë të lojtur të kësaj përmase, sepse ka vdekur Sllobodan Millosheviçi. Madje, Panos Kamenos që u vesh nga tebdil në ushtarak nuk kishte kaq pretendime territoriale. Kjo zonjë kaloi çdo cak që kishin caktuar dhe kokat e nxehta të Greqisë së shekullit XIX, shpalli një platformë të re pushtimi.
Eleni Theocharous ka shkelur me të dyja këmbët parimet qipriote, greke, shqiptare, europiane për respektimin e tërësisë territoriale të një vendi. Ka ardhur dhe ka shpalosur doktrinën i fillimit të një lufte të re në Ballkan. Këtë e ka bërë në sy të ligjvënësve shqiptarë, sipërmarrësve dhe aktivistëve politikë që jetojnë në skenën politike falë ligjeve shqiptare.
Shteti shqiptar kësaj here nuk mund të mjaftohet me heshtje, shpotitë e kripura apo ndonjë deklaratë shtypi. Dje, një anëtar i Parlamentit Europian ka kërkuar zyrtarisht të ndryshojë thelbin e mëvetësisë së Shqipërisë, të vendosë në dyshim tërësinë territoriale të saj. Ndaj, zonja duhet paditur seriozisht pranë Parlamentit Europian, grupit të konservatorëve ku merr pjesë, qeverisë së Qipros dhe Athinës. Po kështu, duhet të nisin hetimet serioze për organizatorët e këtij takimi luftënxitës, të cilët dëshirojnë të shpallin konflikt ndëretnik në mes të Tiranës, sepse po i prishet barraka Nikollaqit. Vangjel Dule, drejtuesit e Omonias dhe shoqatave tashmë separatiste të Himarës nuk mund ta kalojnë gjithë këtë veprimtari kundër integritetit territorial të Shqipërisë me qëndrime emocionale dhe me llogaritë se kush i përfshin në koalicion. Më e pakta PBDNJ, Omonia dhe organizatat e tjera duhen të shpallen jashtë ligjit. Ata tashmë duhet të përgjigjen para ligjit shqiptar si luftënxitës për prishjen e paqes në Ballkan.
Mjaft të mendojmë që po të kishte ngjarë shumë më pak se kaq në Athinë, do kishim parë se sa seriozë është shteti grek për kësi gjërash.

Stani i tradhtisë kombëtare këtë bulmet ka

Image result for eshref ymeri


Prof.Dr.Eshref Ymeri

Ndoqa në internet deklaratat shoviniste të eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous, e cila kishteardhur në Tiranë posaçërisht për t’i futur frikën në palcë Tiranës zyrtare dhe mbarë klasës politike shqiptare.

 Ajo,pa iu dridhur qerpiku, deklaroi haptas se Himara ështëtokë greke dhe krejt Vorioepiri është tokë greke që ngalashtësia e kryehershme. Shovinistja Eleni Theocharous vërtet ështëeurodeputete qipriote, por në Tiranë ajo erdhi meautorizimin e Athinës, për të shprehur botërishtpretendimet shoviniste të Athinës zyrtare ndaj Epirit tëVeriut dhe për të nënvizuar edhe një herë deklaratat e ish-presidentëve Stefanopulos dhe Papulias se Himara ështëtokë greke.

Prandaj jo rastësisht ishte bërë kombinimi iduhur: deklaratat shoviniste të eurodeputetes qiprioteEleni Theocharous, të shoqëroheshin me ngritjen eflamurit grek në kalanë e Himarës dhe me parullën“Vorioepiri është grek”, e cila qe shkruar dhe vendosurpranë rrugës Gjirokastër-Tepelenë.

S’mund të ndodhë ndryshe, sepse stani i tradhtisëkombëtare që përfaqëson Tirana zyrtare, këtë bulmet do tëketë.

 Tradhtia e interesave kombëtare ka pushtuar çdoqelizë të klasës politike shqiptare, e cila s’përfaqëson gjëtjetër, veçse një qen të rrahur nga Athina zyrtare gjatë njëçerek shekulli. Shqipëria është vend pa zot gjatë këtij çerek shekulli,prandaj edhe stërnipërit dhe stërmbesat e evgjitëve të Nilitdhe të Sinait, me emrin grekë, sillen si zot shtëpie në mestë Tiranës.

Se sikur Shqipëri të kishte zot, ajo shovinistjaEleni Theocharous, një sahat e më parë, duhej të përcillejme teneqe për në Rinas ose për në Kakavi.

Por Shqipëriaështë vend pa zot, sepse ka vdekur burrëria shqiptare, kavdekur inteligjencia shqiptare, ka vdekur riniauniversitare me profesoratin e vet, është shuar vetëdijakombëtare.

Prandaj edhe shovinizmi grekokaragjoz, meJanullatosin në krye, kërcen valle në mes të Tiranës, si nënjë varrezë të gjallësh, çka dëshmon se Shqipëria ështënjë e vdekur dhe e pakallur.

Indianapolis, Indiana,3 dhjetor 2016.

Nga Flori Bruqi : Rreziku nga mbërritja e virusit të Gripit të Shpendëve(Influenca Aviare)


Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin e shpendëve të gjalla


Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla nga vendet e prekura nga gripi i shpendëve, ndërsa u ka bërë thirrje fermerëve të lajmërojnë shërbimin veterinar në rast të konstatimit të shpendë të ngordhur. Vendimi u mor pasi virusi H5N8 që shkakton gripin e shpendëve është shfaqur sërish në Europë. Në muajin tetor, autoritetet e vendeve si Austria, Kroacia Danimarka, Gjermania, Hungaria, Polonia, Rusia, Zvicra dhe Holanda kanë raportuar raste të ngordhjes të zogjve të egër për shkak të këtij virusi. Për arsye se Shqipëria është pjesë e shtegtimit të shpendëve të egër drejt lagunave, ajo është e rrezikuar të preket nga ky virus. 

gripi i shpendeve
Rreziku nga mbërritja e virusit të Gripit të Shpendëve në vendin tonë dhe masat paraprake që duhen ndërmarrë, ka detyruar sot zëvendësministrin e Bujqësisë, Roni Telegrafi dhe Drejtuesit e Shërbimit Veterinar dhe Sigurisë Ushqimore, që të mbledhin përfaqësuesit e stabilimenteve të rritjes së shpendëve.
Image result for Roni Telegrafi

Zëvendësministri  i Bujqësisë , Roni Telegrafi

Zëvendësministri  i Bujqësisë , Roni Telegrafi bëri një rezyme të shkurtër së situatës së përhapjes së këtij virusi në Evropë dhe që nuk është shumë larg vendit tonë.

“Të gjithë e dimë, ne dhe ju, që jemi të rrezikuar. Interesi është maksimal, i joni dhe juaj, për të marrë masa, me qëllim që, nëse ky virus vjen edhe në vendin tonë, dëmet të jenë sa më të pakta në industrinë tuaj, por që njerëzit të mos preken në asnjë mënyrë”, tha Telegrafi.

Flamur Laze
Flamur Laze

Nga ana e tyre, Flamur Laze, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Bujqësore dhe Edi Fero, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Veterinar theksuan se, rreziku është serioz, për shkak të përhapjes së këtij vitusi nga shpendët shtegtar. “Për shkak të stinës, jemi vend potencial i ardhjes së virusit nga vendet e prekura, sepse siç e dimë, kjo është periudhë e migrimit të shpendëve të egër drejt lagunave tona”, iu tha Fero Shoqatës së Pularive, sipas të cilit, “ju të gjithë e dini se sa shumë dëme shkakton ky virus”.

Edi Fero
Edi Fero
“Ajo çfarë është pozitive, është fakti që, ky virus nuk është i panjohur për ju, por është hera e dytë që vjen, ndryshe nga sëmundja e gjedhit (LSD) e cila u shfaq për herë të parë. Pra, ju të gjithë i dini masat që duhet të merrni, por në këtë situatë, duhet të dhjetëfishoni gatishmërinë e punën tuaj për parandalimin e saj dhe të përhapjes, pasi e godet fort sektorin tuaj. Kjo na godet edhe ne si ministri, por konsumatori shqiptar, me punën e të gjithë ne, nuk duhet të preket në asnjë mënyrë. Ndaj duhen shumëfishuar, në mënyrë urgjente, masat për biosigurinë”, theksoi Fero.


Më pas, ai iu kërkoi industrialistëve të shpendëve, që çdo drejtues teknik i kompanive të tyre duhet të jetë në gatishmëri dhe çdo makinë transporti, duhet të jenë të gjëndje të mirë, të kontrollohet kur hyn e del dhe të gjitha rregullat e transportit duhet të zbatojnë rregullat.

Nga ana e tyre, sipërmarrësit, duke garantuar angazhimin maksimal, kërkuan që në këtë situatë të monitorohen edhe shpendët e gjalla që vijnë nga importi, me qëllim parandalimin e ardhjes së virusit.

********


Nga Floripress:

Ç’eshte Gripi i Shpendeve


1236463_hens_3.jpg



Gripi i shpendëve eshte sëmundje ngjitëse, e shkaktuar nga virusi u tipit A (H5N1).Gripi i shpendëve dallon nga gripi i zakonshëm vetëm për nga intensiteti më i madh i simptomave.
-Periudha e inkubacionit: Eshte 1-4 dite, zakonisht 3-7 dite.

Image result for gripi i shpezeve

-Burimi i semundjes: Shpendet pulat, patat, bibat, thellenzat, lejleket, derrat.
-A eshte i lehte per tu perhapur ky lloj virusi: Deri më tani janë regjistruar më shumë se 100 raste te njerëzit.Ky është numër i vogël në krahasim me numrin e madh të zogjëve të prekur.
-Si bartet gripi i shpendeve tek njerezit: Gripi i shpendeve perhapet prej shpendeve te semura, tek njeriu , permes kontaktit direkt apo indirekt. Ju mund te semureni nese keni kontakt me shpendet e semura (manipulimi me duar, rjepja, puna ne ferme,etj). Nese struktura gjenetike e virusit nderron (peson mutacion gjenetik) atehere perhapja e gripit behet permes ajrit prej nje personi ne tjetrin me nje shpejtesi te madhe.

Image result for gripi i shpezeve

-Shenjat klinike: Personi i semure nga gripi i shpendeve ka keto shenja dhe simptoma: Temperature te lartë, ethe, dhimjekoke, kollë, dhembje në muskuj,lodhje,lotim, dhe tharje te fytit, por mund te shfaqet edhe me te vjellja, dhe diarre. Semundja mund të përfundoj edhe me vdekje në rast të komplikimeve.
Image result for gripi i shpezeve
-Cfare mund te bej une ne qoftese dalloj disa simptoma ne organizmin tim : Te shumë njerëz shfaqen infeksione te rrugeve te frymemarrjes, përditë dhe besueshmëria që simptomat tuaja te jene te gripit shpendeve eshte shume e vogel.Por nese keni ndonje nga simptomat e lartepermendura,duhet te kerkoni keshillat e mjekut menjeher.Por mbani mend se simptomat tuaja ka shume pak gjasa qe te jene te shkaktuara nga gripi i shpendeve.

Image result for gripi i shpezeve

-Kush eshte grupi me i rrezikuar: Te gjithe ata qe jane te kontakt me shpendet e infektuara, por me se shumti femijet, per shkak te kontaktit te mundshem me shpendet dhe jashteqitjet e tyre.
-Diagnostikimi i semundjes: Ne rastet e para te dyshimta te semundejes duhet te behen testet laboratorike per identifikimin e virusit te gripit te shpendeve H5N1.Ne rast te epidemise/pandemise mjeket mund te diagnostikojne semundejn baze te shenjave dhe simptomave klinike.

Image result for gripi i shpezeve

-Parandalimi i semundjes : Aktualisht nuk eshte prodhuar akoma vaksina kunder gripit te shpendeve. Hulumtimet intensive jane duke u bere ne shume laboratore te botes.Por,rekomandohet vaksinimi kunder gripit te zakonshem per t’u mbrojtur ne cdo sezone dimri.Vaksina u jepet personave te moshuar mbi 65 vjet si dhe personave me semundje kronike (te zemres,mushkrive apo veshkave ),personave me diabet,personave me sistem imunologjik jofunksional, formave te renda te anemive,shtatzenave pas muajit të tretë te shtatzanisë.

Image result for gripi i shpezeve

-Si duhet te mbrohemi: Ti shmangemi kontaktit direkt me shpendet shtegtare; *shmangemi prekjes direkte te shpendeve te ngordhura,te semura,ose siperfaqeve te kontaminuara pa mjete mbrojtese. *nese shihni ndonje shpende te ngordhur mos e prekni me dore *pas kontaktit me shpendet duhet ti lani duart me sapun *virusi eshte i ndjeshem ne detergjente dhe ne dezinfektues,lehte inaktivizohet me nxemje dhe tharje *shtepia e kontaminuar mund te jete komplet e paster nese dezinfektohet
A jemi te sigurt ne qoftese konsumojme mishin dhe vezet: Po. por të gjitha ushqimet nga shpendët shtepiake duke i llogaritur edhe vezët duhet të zihen mire në temperaturë mbi 70 C.KJo temperaturë e shkaterron virusin.

Image result for gripi i shpezeve

A mund ta marrim virusin nepermjet ajrit te kondicionuar: Aktualisht nuk ka dëshmi se gripi i shpendeve perhapet përmes sistemit te ajrit të kondicionuar.

Image result for gripi i shpezeve


Disa keshilla se si duhet ta pergatisim ushqimin: Ndajeni mishin e pazier prej ushimit te zier apo te gatshem per ngrenie per te shmangur kontaminimin: Te mos perdoret thika e njejte. Mos i perdor te dy llojet e mishit, atij te gjalle, dhe atij të zier, pa pastruar duart ndermjet perdorimit te tyre dhe mos e hidh mishin e zier ne enen apo siperfaqen ne te cilen ka qene para zierjes.

Image result for gripi i shpezeve

Mos përdor vezët e gjalla apo gjysmë të ziera ne pergaditjen e ushqimit,i cili nuk do të piqet apo zihet. Pas manipulimit me shpendet e semura dhe produkteve te tyre,lani duart me sapun, siperfaqet dhe enët që kanë qenë në kontakt me mishin e gjallë. Zjeni mirë mishin e shpendëve në temperaturë mbi 70*C.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...