Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/04

Tregim nga Perparim Hysi

"Ladenaku" në Elbasan   *
   
             Kujtimit të NJERIUT INSTITUCION:  VASIL  KAMANIT!
                              Tregim
Nga  Përparim  Hysi
Është muaj dhjetor dhe, gati tërë muajin, rroj me mbresat e shkollës NORMALE të Elbasanit që është hapur më 1 dhjetor 1909. Unë kam  qenë nxënës  i asaj shkolle dhe maturën e kam marrë në qershor të vitit 1959. Viti 1959, ishte viti i 50-vjetorit dhe shkolla, pikërisht atë vit, u kthye në një kantier me të vërtetë pune. Aq mobilizim pati atë vit, sa në shkollë u hoq përshëndetja: mirëmëngjes që shkëmbenin reciprokisht në raportin mësues- nxënës dhe kjo përshëndetje u shkëmbye me:- Nder punës! Nëse shkolla u kthye në "kantier" apo ziente si koshere bletësh, mos kujtoni  se prishej gjë rregulli  apo cënohej qoftë dhe një thërrime procesi mësimor- edukativ. As edhe pak. Personeli aq model (të gjithë qenë arsimuar jashtë shtetit), punonte si një  sahat "OMEGA" dhe, në krye të të gjithë punëve, drejtori ( më jetëgjati në krye të kësaj shkolle),VASIL KAMANI. Të gjithë profesorët tanë, prinin me sjelljen e tyre, me kërkesat aq rigoroze dhe me vlerësimet aq të sakta. Pse ishin të tillë, ata (profesorët tanë) kanë mbetur në kujtesë si njerëz modelë  që duhet t'i ndjekësh: në punë e në sjellje. Unë i kam dashur që të gjithë dhe, pse i kujtoj me mall, një për një, në 90-vjetorin e shkollës, për ta shkrova një poezi që po jua bëj të njohur dhe juve.
                                PROFESORË!
                                          Profesorëve të mi, të NORMALES  së Elbasanit
                 Nuk di kë të përmend nga ju më parë?
                 Se ju ishit të gjithë të mrekullueshëm
                 Nuk e mohoj: për të gjithë ju kam mall
                 Dhe bëhem krejt i parezistueshëm.
                 Dua të vij dhe t'jua puth ato duar të rreshkura
                 Se ju  qetë si shenjtorë që rrezatonit urtësi
                 Për mua ato duar,edhe sot, janë të shtrenjta
                 Ndaj vij dhe jua puth nji e nga nji.
                 Po ç'them kështu? Shumica prej jush kanë ikur
                 Por unë, ama, ju kujtoj  me përmallim
                 Tek shkruaj për ju, tak në zemër ndjej një të krisur
                 Dhe fare nuk e ndjej lotin që më shkimë.
                           
                               1 dhjetor  1999
                                    
                                           *    *   *  
Ladenaku që unë kam futur në thonjëza,  është perosnazhi i Hygoit nga romani i tij: "Viti '93". Kushdo që  e ka lexuar, nuk ka se si mos e mbaj mend. Në"vija të trasha", ju kujtoj se Ladenaku që ishte kundër republikës dhe pro monarkisë, tek udhëtonte ikonjito mbi një anije luftarake, vërejti që një top luftarak, lëvizi nga "pjacolla" ku qe vendosur dhe, nga lëvizjet kaotike të tij, qe rrezik të mbyste  anijen me gjithë ekuipazh. Topçiu "fajtor" gati u përlesh "trup me trup" me topin për ta kthyer në pozicionin e vet. Ladenaku e vërejti këtë "betejë" kaq luftarake dhe, mbasi topi u vendos në "pjacollën" e vet, urdhëroi që i gjithë ekuipazhi të rreshtohej. Me një ceremoni gati zyrtare, i vari mbi xhaketë topçiut një dekoratë. Ndërsa topçiu u mbush me emocione gëzimi, se e vlerësuan për guximin dhe të njëjta ishin dhe emcionet e ekuipazhit, Ladenaku gjëmoi:- ... dhe tani ky njeri të p u s h k a t o h e t!!! Natyrisht, gjesti duket si një thagmë, por Ladenaku foli:- Dekoratën për guximin, pushkatimin se nuk e ka kryer detyrën si ushtar . NJë pakujdesi e tillë, desh mbyti ekuipazhin dhe jo vetëm kaq: do dështonte misioni  që kemi mbi vete.
                                                *    *   *  
Dhe unë them se "Ladenakun" (por jo atë të Hygoit), jo vetëm e kam parë në Elbasan, por e kam njohur,besoj si unë,asnjë. Po. E kam parë dhe ai është ish-drejtori im, i shkollës, NJERIU INSTITUCION: VASIL KAMANI. Ishte në krye të punës si askush. Të paktën, në katër vjet të shkollës sime, shkolla jo vetëm qe nga më me emër në shkallë vendi, por ai, pothuaj, e kish kthyer në shtëpinë e vetë. Ngrysej e gdhihej në shkollë. Në shkollë e në konvikt. I rreptë si një spartan. I ditur  dhe i drejtë si një SOKRAT! Asnjë lëshim, por sa njerëzor dhe i bukur bëhej, kur shpjegonte. Të linte me gojëhapur dhe kurrë nuk mbaj mend që mos  u referohej shembujve, për ta rrënjosur në kokë,atë për të cilën fliste. Kur të ngrinte në mësim, bëhej sy e veshë dhe, nëse gaboje, tak dhe pyetja ndihmëse. Kurrë nuk sugjestionohej për shkaqe suvjektive dhe, kur të vinte notën, s'kishe pse hallakateshe dhe të hamendësoje: më dha a nuk më dha hakën?
                                                       *    *   * 
Unë që po shkruaj për të, e kam prekur, pothuaj, me të dy duarët: rreptësinë, por dhe drejtësinë dhe ndershmërinë.
Për tri vjet me radhë, kam qenë i ndëshkuar me notë  në sjellje, por kurrë,  në asnjë çast, nuk kam menduar se ka qenë i padrejtë. Përkundrazi. Në fund të fundit, ai, nëse mua, rebelit, ma uli hundën përdhe për sjellje, mbi të gjitha, më vlerësoi  për përparimin në  mësime.
Drejtori, sado qe i ngarkuar me punë, qe aq racional, sa gjente kohë për të ndjekur praktikën tonë pedagogjike. Në ato pak orë që vëzhgoi, siç duket, i kish pëlqyer puna ime. Këtë gjë e mora vesh, kur një ditë (fillim shkurti 1959) më thirri në drejtori dhe më kumtoi:- Hys ( gjithmonë më drejtohej me mbiemër), për muajin shkurt nuk do vesh në mësim, por do zëvendësosh mësuese Manushaqen, se është me raport një muajor.  Natyrisht, u bëra me "pendë palloi", se nuk i thoshin shaka: mësues për një muaj! Vetëm rroga më mungonte. Isha gati t'i hidhesha në kokë e ta pushtoja nga gëzimi. Fillova (  krejt rastësisht, klasa e katër qe ngjitur me zyrën e drejtorit) dhe"kush më mbante mua?!". Mirëpo, që të  nesërmen, gëzimi më doli nga hundët. U zura me kujdestarin e konviktit për orarin e veprimeve në konvikt. Pse si të tjerët isha unë që të ngrihesha në ora katër të mëngjesit? Dhe ku? Në atë të ftohtë që vinte nga Krasta që të rripte veshët? Shkurt:  jo vetëm u zura, por nuk iu binda. Kujdestari (qe mësues) më raportoi tek drejtori. Ky  ( oh, mos thoni që nuk ishte Ladenaku?!!!), jo vetëm më thirri dhe më bëri për ujë të ftohtë, por rreshtoi tërë nxënësit konviktorë(qenë mbi treqindë) dhe, kur doli, komunikoi:- Tani, këshilli pedagogjik ( asnjëherë nuk tha unë) vendosi:- Përparim Hysit t'i zbritet një notë në sjellje. Epo thoni se qe ngjallur Ladenaku dhe qe bërë drejtor!!!
Ma theu notën dhe, tek po  matesha të shkoja në klasë me shokët, më tha:- Ku  po shkon?
- Në klasë, se tani nuk jam më mësues. Jam me notën katër në sjellje.
- Jo, jo,- më tha,- pa e prishur gjakun, do vazhdosh mësues, por, nëse nuk zbaton rregullat në konvikt, mund që të përjashtojmë fare!!!
                                               *    *   *   
Po ku vihesha unë në fre. Gjithmonë do ta bëja ndonjë proçkë. Qe prill dhe ishte e dielë. Ne bënim studim në një nga klasat e shkollës. Mua më hanin  duarët për "sherr". Mësimet nuk i kisha fare problem dhe, tek e ndieva veten të sigurt për të tëra mësimet e ditës së nesërme, tak rrëmbeva një  shok dhe fillova të kërceja. Kujdestari (qe shoku ynë i klasës) bëri një syqorr e një vesh shurdh. Unë po kërceja, por "hija e Ladenakut" sikur më fanepsej pas derës. Se drejtori nuk njihte as të dielë dhe as festa, pa ardhur në shkollë. M'u bë se qe pas derës dhe... hamendësia ime nuk paskësh qenë e kotë. Dha ballë brenda dhe, së pari, mua më preu e zeza. Hyri, ashtu hijerëndë  siç ishte, dhe urdhëroi:- Përjashta dhe tërë konvikti të rreshtohet!
E dija seç më priste dhe ashtu si ai që tha: po ta dija se, kur do vdisja, varrin do të shkoja e ta hapja vet, dhe unë u nisa drejt këtij "varri". Qeshë me notë katër, tani nga katër do më bëhej tresh. Me tresh, duhet të mbathje opingat.
Vrapova në katin e tretë (atje qe dhoma ku flinim), hapa dollapin dhe mora valixhen time prej druri. Dola në koridor dhe me veshët bigë, po dëgjoja atë komunikim që aq mirë e njihja.
- Tani,- filloi komunikimin drejtori,- këshilli pedagogjik vendosi:
- Hiqmet Deliallisit ( kujdestari i shkretë) i zbritet një notë në sjellje!
-Demir Ajdinit ( partneri im që e mora në qafë. Ndjemë, or mik i mirë! Kam marrë vesh që ka ndërruar jetë), i zbritet një notë në sjellje!
- Përparim  Hysit ( në këtë moment, e shtrëngova valixhen edhe më)... një vërejtje!!! Sa "Ladenak" i mirë, herë e parë që i lëshoi zemra. E dinte mirë që shkaktari qeshë unë dhe, po kaq mirë, që, po të më zbriste dhe një notë, unë duhet të përcillesha me shkollën. Tek dëgjova këtë shpirtmadhësi të tij, qeshë gati të fluturoja dhe ta puthja, si një Baba të rreptë, por aq zemërmadh.
                                                               *    *   *
Do isha pak i njëanshëm, nëse nuk do të flisja për ish-drejtorin tim. Po vinte fundi  i mësimeve dhe po përgatiteshim të hynim në provimet e maturës. Ora e fundit që do bënim mësim me drejtorin. Kujdestari i klasës sonë, sado që ishte nxënës i mirë, në pedagogji (këtë lëndë jepte drejtori), sa herë që ngrihej merrte dysh ( sistemi i vlerësimit nga  1 deri në pesë: me njësh e dysh nuk kaloje). Ora e fundit dhe, për çudi, këtij, kujdestarit, pa ardhur ora, i filluan ethet e frikës. Se shaka e vogël nuk qe. Mbesje në një lëndë dhe duhet të vije në vjeshtë. Mua që më hanin brirët për sherr, i them:
- Do të kaloj unë!
- Po si mund të më kalosh? Ti e di që drejtori as që bën lëshim.
-Prit, - i them, - se e kam gjetur marifetin.
Do blemë një tufë me lule dhe, meqë është ora e fundit, do t'i them drejtorit që  të na japë kujtimet. Mbasi të mbarojë kujtimet, ti, në emër të klasës, do t'i japësh buqetën me lule. Kaq dhe, sipas "skenarit",  shfaqja do dalë me sukses.
Hyri drejtori. Na përshëndeti:- Nder punës dhe, mbasi ia kthyem përshëndetjen, u ul në katedër dhe hodhi sytë mbi regjistër. Hodha sytë nga kujdestari  dhe qe bërë limon i verdhë.
Unë pa marrë leje, fola:- Drejtor! Sot është ora e fundit. Duam kujtimet!
Pashë që, sikur e kish pritur, dhe filloi:
Kujtimet... Dhe ja tek pohoi: si gjithmonë, na la me gojëhapur! Ku u shkri si kripa në ujë gjithë ajo rreptësi?! Ndërkaq, kujdestari doli dhe ia dhuroi atë buqetën me lule. Qenë ballë për ballë. Ndërsa me një dorë mori buqetën me lule, me tjetrën e tërhoqi shokun tonë nga vetja dhe, tek e puthi në të dy faqet, pamë që i rrëshkitën dy lotë. Qaka drejtori!!! Gati u përlotëm të tërë. Mandej,  sa shoku ynë zuri vend, drejtori u ul në katedër dhe urdhëroi:- Çou në mësim!
Bobo!-bëra. Ndoshta, jo vetëm unë. U çua si ai viktima që shkon para "xhekatit". As që e hapi dot gojën. Ulu në vend.Do vish në vjeshtë,- tha.
Tani më thoni:- Ka qenë apo nuk ka qenë Ladenaku në Elbasan?
                                          Tiranë, 4 dhjetor 2016


Leter nga Eshref Ymeri

I dashur Aurel,
Ju falënderoj nga zemra për letrën tuaj aq të ngrohtë, një letër e përshkuar tej e ndanë nga një atdhetarizëm i kulluar, që ua dërgoni miqve të kësaj faqeje interneti. Jam shumë i entuziazmuar që ju, megjithëse i lindur dhe i rritur larg Shqipërisë, ruani thellë në shpirt dashurinë për tokën amë. Kjo do të thotë se ju rridhni nga një famije me taban mjaft të shëndoshë kombëtar, e cila ju ka kalitur me frymën e admirueshme të nacionalizmit shqiptar. Diaspora shqiptare duhet të çohet më këmbë dhe të zgjuajë mbarë popullin tonë, i cili, për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, nxjerr nga gjiri i vet dhe voton për politikanë tradhtarë, argatë të regjur të grekosllavizmit.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi familjare.
Miqësisht,
Eshrefi
Indianapolis, Indiana
03 dhjetor 2016

2016-12-03 18:16 GMT-08:00 Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au>:
I nderuar z Eshref Ymeri- autor i letrës, të nderuar bashkëkombës, përshëndetje!
Unë shpesh vizitoj Shqipërinë bashkë me familjen më të afërt, sidomos verës, veçanërisht Sarandën. Dhe deri para 2 vitesh përherë kur kishim nevojë të vizitojmë disa orë ndonjë vend tjetër afër Sarandës, merrnim të njëjtin taksist (shqiptar mysliman me prejardhje çame) i cili na u dukeshe si një patriot. Një ditë, para dy vitesh, unë bashkë me gruan dhe vëllai me gruan e vet donim të vizitojmë një pikë shumë piktoreske “Syri i Kaltër”, afër Gjirokastrës, ku nga burimi i kaltër del një ujë i kristaltë, fantastik. Prindërit mbetën për disa orë të ruajnë fëmijët në Sarandë, kurse unë i telefonova taksistit “tonë” dhe nisëm rrugën. Pasi unë jam pak më llafazan se vëllai im, si zakonisht u ula përpara në mënyrë që të komunikojë më mirë me shoferin i cili gjithashtu është llafazanë, bile edhe e tepron duke përsëritur me mijëra herë se si grekët ia kanë masakruar familjen (edhe prindërit) vetëm për shkakun se janë shqiptarë çamë. Mirë kjo, përherë mendoja se me përsëritjen e historisë së njëjtë, dëshiron të “zgjojë” te ne ndjenjat atdhetare. Ama atë ditë e tregoi fytyrën e vet origjinale. Sa hymë në taksi filloi të shpjegon gjatë e gjerë se janë grekët ata që na e paskan themeluar Sarandën e cila sipas tij historikisht na paska qenë greke, më vonë e okupuar nga shqiptarët dhe se nuk është vetëm ai që e thotë këtë por edhe shumica e shqiptarëve vendës të Sarandës etj. Ne heshtëm përkundër faktit se na befasoi “patriotizmi” i tij. Pastaj e lëshoi muzikën greke. Disa këngë rresht. Ne prapë heshtëm. Kur kaluan afër 20 minuta vetëm me këngë greke e asnjë këngë shqipe e pyeta:
“Pse dëgjon këngë greke, pse jo shqip?”
Përgjigja e tij ishte:
“Nuk kam asnjë ndjenjë për këngët shqipe, nuk më interesojnë fare. Kur dëgjojë këngë greke më ngrihen leshrat, të mrekullueshme, fantastike, folklori më i bukur dhe më i ëmbël në botë.”
Vazhduam rrugën, mbërritëm te Syri i Kaltër. Bashkë me shoferin u ulëm te një restorant aty. Porositëm si rëndom edhe për te. Pasi hëngri dhe piu i them:
“Shiko, ti vdesësh pas muzikës së armiqve të kombit tënd, atyre nazistëve/fashistëve grekëve-ortodoks që t`a kanë masakruar familjen vetëm për shkak se ti je shqiptar mysliman nga Çamëria. Përherë të kemi pas vetëm ty për taksist dhe përherë të kam paguar katërfishin e çmimit për shërbimet tua. Prej tani nuk dua më të kem punë me ty, merri këto euro për dy rrugë dhe shko menjëherë. Për rrugën kthyese do të marrë taksi tjetër.”
Të nderuar, këtë që e them është një reflektim. Pasi jemi vëllezër gjaku dhe gjuhe dhe pasi unë nuk kam asnjë konflikt interesi në atdheun e gjyshërve të mi, si  dhe pasi unë nuk jam politikisht korrekt, e them haptas, pa doreza, duke mos gjeneralizuar sendet:
Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbrit , janë ata këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve. Problemi kryesor qëndron në faktin se: Sa më në jug të Shqipërisë që shkon, aq më jokombëtarë është përqindja e popullatës shqiptare dhe aq  më tepër janë në gjendje të vdesin për grekun dhe serbin.
Unë jam i lindur në fund të vitit 1976 dhe nuk di shumë për kohën e xhaxhit  Enver, ama shqiptari tipik i sotëm është kozmopolit, nuk ka asnjë krenari kombëtare, nuk ndjen gëzim, por as hidhërim apo vuajtje. Për ta bota është gri, qielli nuk është asnjëherë i kaltër, nuk ka shijen se jeton dhe shpesh do të parapëlqente të ishte i vdekur. Këta persona nuk kanë prirje për t`u vetë-akuzuar, për t`u ndjerë fajtorë, për t`u merakosur për dështimin e tyre.
Na nevojiten mediumet atdhetare, të pavarura (mjerisht kemi vetëm 15-20 prej tyre) të cilat do të kontribuojnë në informimin e drejtë të kombit, nxitjen e nacionalizmit (pozitiv) te shqiptarët. Mediumet tona (99% e tyre) përkundër faktit se vetë-deklarohen se gjoja na qenkan kombëtare, janë joprofesionale, jo-atdhetare, në thelb u shërbejnë armiqve tradicional dhe të paguar nga ata, nuk janë gjë tjetër vetëm plehra që janë themeluar dhe udhëhiqen nga plehrat. Prandaj unë personalisht bashkëpunoj dhe postoj vetëm te mediumet për të cilat kam mendime të larta...
Të mos ju lodhi më tepër, ditën natën e mirë dhe respekt për ju,
Aurel Dasareti 

On Saturday, 3 December 2016, 13:29, Eshref Ymeri <ymerieshref@gmail.com> wrote:




Leter publike nga Aurel Desareti

Leter publike nga Aurel Desareti

On Sunday, December 4, 2016, 3:16 AM, Aurel Dasareti <dasaretiaurel@yahoo.com.au> wrote:

I nderuar z Eshref Ymeri- autor i letrës, të nderuar bashkëkombës, përshëndetje!

Unë shpesh vizitoj Shqipërinë bashkë me familjen më të afërt, sidomos verës, veçanërisht Sarandën. Dhe deri para 2 vitesh përherë kur kishim nevojë të vizitojmë disa orë ndonjë vend tjetër afër Sarandës, merrnim të njëjtin taksist (shqiptar mysliman me prejardhje çame) i cili na u dukeshe si një patriot. Një ditë, para dy vitesh, unë bashkë me gruan dhe vëllai me gruan e vet donim të vizitojmë një pikë shumë piktoreske “Syri i Kaltër”, afër Gjirokastrës, ku nga burimi i kaltër del një ujë i kristaltë, fantastik. Prindërit mbetën për disa orë të ruajnë fëmijët në Sarandë, kurse unë i telefonova taksistit “tonë” dhe nisëm rrugën. Pasi unë jam pak më llafazan se vëllai im, si zakonisht u ula përpara në mënyrë që të komunikojë më mirë me shoferin i cili gjithashtu është llafazanë, bile edhe e tepron duke përsëritur me mijëra herë se si grekët ia kanë masakruar familjen (edhe prindërit) vetëm për shkakun se janë shqiptarë çamë. Mirë kjo, përherë mendoja se me përsëritjen e historisë së njëjtë, dëshiron të “zgjojë” te ne ndjenjat atdhetare. Ama atë ditë e tregoi fytyrën e vet origjinale. Sa hymë në taksi filloi të shpjegon gjatë e gjerë se janë grekët ata që na e paskan themeluar Sarandën e cila sipas tij historikisht na paska qenë greke, më vonë e okupuar nga shqiptarët dhe se nuk është vetëm ai që e thotë këtë por edhe shumica e shqiptarëve vendës të Sarandës etj. Ne heshtëm përkundër faktit se na befasoi “patriotizmi” i tij. Pastaj e lëshoi muzikën greke. Disa këngë rresht. Ne prapë heshtëm. Kur kaluan afër 20 minuta vetëm me këngë greke e asnjë këngë shqipe e pyeta:
“Pse dëgjon këngë greke, pse jo shqip?”
Përgjigja e tij ishte:
“Nuk kam asnjë ndjenjë për këngët shqipe, nuk më interesojnë fare. Kur dëgjojë këngë greke më ngrihen leshrat, të mrekullueshme, fantastike, folklori më i bukur dhe më i ëmbël në botë.”
Vazhduam rrugën, mbërritëm te Syri i Kaltër. Bashkë me shoferin u ulëm te një restorant aty. Porositëm si rëndom edhe për te. Pasi hëngri dhe piu i them:
“Shiko, ti vdesësh pas muzikës së armiqve të kombit tënd, atyre nazistëve/fashistëve grekëve-ortodoks që t`a kanë masakruar familjen vetëm për shkak se ti je shqiptar mysliman nga Çamëria. Përherë të kemi pas vetëm ty për taksist dhe përherë të kam paguar katërfishin e çmimit për shërbimet tua. Prej tani nuk dua më të kem punë me ty, merri këto euro për dy rrugë dhe shko menjëherë. Për rrugën kthyese do të marrë taksi tjetër.”
Të nderuar, këtë që e them është një reflektim. Pasi jemi vëllezër gjaku dhe gjuhe dhe pasi unë nuk kam asnjë konflikt interesi në atdheun e gjyshërve të mi, si  dhe pasi unë nuk jam politikisht korrekt, e them haptas, pa doreza, duke mos gjeneralizuar sendet:
Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbrit , janë ata këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve. Problemi kryesor qëndron në faktin se: Sa më në jug të Shqipërisë që shkon, aq më jokombëtarë është përqindja e popullatës shqiptare dhe aq  më tepër janë në gjendje të vdesin për grekun dhe serbin.
Unë jam i lindur në fund të vitit 1976 dhe nuk di shumë për kohën e xhaxhit  Enver, ama shqiptari tipik i sotëm është kozmopolit, nuk ka asnjë krenari kombëtare, nuk ndjen gëzim, por as hidhërim apo vuajtje. Për ta bota është gri, qielli nuk është asnjëherë i kaltër, nuk ka shijen se jeton dhe shpesh do të parapëlqente të ishte i vdekur. Këta persona nuk kanë prirje për t`u vetë-akuzuar, për t`u ndjerë fajtorë, për t`u merakosur për dështimin e tyre.
Na nevojiten mediumet atdhetare, të pavarura (mjerisht kemi vetëm 15-20 prej tyre) të cilat do të kontribuojnë në informimin e drejtë të kombit, nxitjen e nacionalizmit (pozitiv) te shqiptarët. Mediumet tona (99% e tyre) përkundër faktit se vetë-deklarohen se gjoja na qenkan kombëtare, janë joprofesionale, jo-atdhetare, në thelb u shërbejnë armiqve tradicional dhe të paguar nga ata, nuk janë gjë tjetër vetëm plehra që janë themeluar dhe udhëhiqen nga plehrat. Prandaj unë personalisht bashkëpunoj dhe postoj vetëm te mediumet për të cilat kam mendime të larta...
Të mos ju lodhi më tepër, ditën natën e mirë dhe respekt për ju,

Aurel Dasareti

2016/12/03

‘Ibrahim Rugova, një ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar’


ImageImage

“Për Ibrahim Rugovën kanë folur e shkruar shqiptarë e të huaj. Mua më pëlqen, sot, të veçoj, vlerësimet e Át Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë”, ka shkruar shkrimtari shqiptar Ndue Ukaj, duke ndarë dy vlerësime për figurën e Rugovës, poashtu nga dy figura të mëdha shqiptare, atë të At Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë.

At Zef Pllumi mes të tjerash, figurën e Ibrahim Rugovës e ka qujatur si një ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar, ndoshta më i rralli ndër shekujt e fundit, kurse shkrimtari i famshëm Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën ka thënë se Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, botës shqiptare.

‘Ibrahim Rugova, një ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar’

Shkrimtari shqiptar Ndue Ukaj, në 72 vjetorin e lindjes së ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, sikurse e ka qujatur ai, Ati i Pavarësisë së Kosovës ka specifikuar se për figurën e tij kanë folur e shkruar shqiptarë e të huaj. Mirëpo, Ukaj ka ndarë dy vlerësime për figurën e Rugovës, poashtu nga dy figura të mëdha shqiptare, atë të At Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë. “Për të kanë folur e shkruar shqiptarë e të huaj. Mua më pëlqen, sot, të veçoj, vlerësimet e Át Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë”, ka shkruar Ukaj.

Më poshtë po ju sjellim vlerësimet e At Zef Pllumit dhe Ismail Kadaresë, mbi figurën e Ibrahim Rugovës.



“Nji ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar. Ndoshta ma i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilsohemi, simbas tjerve, popull hakmarrës, i pamëshirshëm e shkatrrimtar. Ai u përpoq me spjegue shkrimtarin e madh kosovar Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpirtin e Ibrahim Rugovës. I përpoq mendimi i tyne i perbashktë: liria e popullit kosovar. Caktoi me ndjekë rrugën e tij si ma të drejtën për nji Kosovë të lirë e të pamëvarun prej gjithkujt. Ai pati vizionin e themeluesve të Europës së bashkueme. Atje mendonte me shti edhe vendin e vet Kosovën, por pa i shkaktue vuejtje as gjak kurrkuj, prandej edhe kje thirrë “Gandi kosovar”. U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan. Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijtuni, e ma i urti i të gjithve. Vazhdimisht pat kritika në shtypin Kosovar për dy fotografi që mbante në zyrën e tij: atë të Nanë Terezës, si dhe atë të Gjon Palit të dytë ose Woitil-ës Papë. Mbas të gjitha kritikave, ai vazhdoi t’i mbante deri ditën e fundit të jetës, jo vetëm se i kishte zgjedhë si model të jetës s’vet sepse Gjon Pali i dytë kje luftari ma paqsor mbi tokë, i cili ia duel me shkatrrue dy ideologjitë ma kriminale të shekujve, nazizmin e komunizmin internacional, ndërsa Nana Terezë shqiptarja qi mori çmimin “Nobel për paqen”, e propozueme nga nji komb i largët për të mirat që i kish dhanë njerëzimit, nji kohë kur në vendin e vet nuk lejohej me ardhë as sa me nderue vorrin e nanës së vet.”



“Ibrahim Rugova, kolosi i brishtë i Kosovës” (frele), siç është quajtur shpesh, është një president “sui generis”. President të tillë, pa armë, pa zyre, pa ushtri, mund të tallen e të keqtrajtohen nga ta që i kanë të gjitha këto, ashtu siç e tallën dhe i vunë kurorën me gjemba Krishtit. E në të vërtet serbëve u pëlqen të tallen ashtu. E megjithatë, ky president pritet ndërkaq prej shefave të shteteve, çka jep shpresë se bota dika ka mësuar, së paku nga historia e Krishtit…

Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, botës shqiptare. Kjo botë ka nevojë sot të mbrohet.” Ibrahim Rugova ka lindur më 2 dhjetor, në vitin 1944, kurse ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Tekstet e romëve dhe egjiptianëve, falas pa faturë tatimore


Nga Shpresa Mezini


tekste shkollore

tekste shkolloreTekstet shkollore të fëmijëve romë dhe egjiptianë, që prej vitit 2009, rimbursohen nga buxheti i shtetit. Por, vit pas viti, janë krijuar problematika të ndryshme, për sa u takon parave, që duhet të përfitonin prindërit e fëmijëve të këtyre komuniteteve. Praktika e deritanishme ka treguar se ishin fillimisht prindërit ata që paguanin për një paketë të caktuar shkollore, ndërsa pas kësaj, nëpërmjet shoqatave që mbrojnë të drejtat e tyre, rimbursoheshin në masën 100% nga buxheti i shtetit, por në një numër të konsiderueshëm rastesh paratë nuk u janë dorëzuar personave përgjegjës. Kanë mjaftuar fakte si këto, që sivjet për herë të parë, Ministria e Arsimit të urdhërojë pajisjen me libra falas të fëmijëve, që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian, duke eliminuar kategorikisht procesin e rimbursimit, pas abuzive të kryera deri më tani. Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, sqaron për gazetën “Shqip”, se sivjet, për herë të parë, shtëpitë botuese janë porositur nga Ministria e Arsimit që të përgatisin libra shkollorë, sipas klasave, falas, për të gjithë fëmijët romë dhe egjiptianë, pa qenë e nevojshme të paguajnë për t’u rimbursuar më pas nga shteti. “Një nga prioritetet e Ministrisë së Arsimit, është pajisja e çdo nxënësi që i përket komunitetit rom ose egjiptian, me libra falas. Rimbursimi i teksteve të tyre ka ekzistuar edhe më parë, por janë regjistruar abuzime, sepse deri më tani, menaxhimi i librave të tyre është bërë nga shoqatat. Për këtë arsye, ne kemi vendosur që këtë vit të ri shkollor, menaxhimi të bëhet nga institucionet shkollore, të cilat do t’ua dorëzojnë nxënësve falas librat. Për herë të parë, këtë vit, është nxjerrë numri i plotë i romëve dhe egjiptianëve”, shpjegon zëvendësministrja e Arsimit.

Referuar përvojave të mëparshme, librat shkollorë janë tregtuar edhe pa faturë tatimore, që do të thotë se nuk është bërë ndonjëherë e ditur nëse prindërit kanë përfituar ose jo rimbursim për tekstet e blera. Këto para kanë shkuar në duart e gabuara, pikërisht për shkak të mospajisjes së personave të këtyre komuniteteve me faturë tatimore, fakt që ka krijuar mundësi për abuzime të mëdha.

Faktet pohohen edhe prej palëve, madje, si nga prindërit romë ashtu edhe nga shitësit e librave.

Klara, e cila i përket komunitetit rom, referuar udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, duhet të përfitojë 100% rimbursim falas për tekstet, tregon se vjet i ka blerë librat e shkollës së vajzës në klasën e katërt pa kupon tatimor, madje as që e ka ditur që duhet ta merrte, sepse, sipas saj, informacioni për këto komunitete ka qenë gjithmonë i mangët. Ajo tregon se paketa e librave shkollorë, që bleu vitin e kaluar, kushtoi rreth 5.700 lekë të reja dhe se shitësit nuk i kishin thënë se për librat e blerë duhet të pajisej me faturë tatimore për të përfituar subvencion nga shteti. Për këtë arsye, paratë nuk i mori asnjëherë mbrapsht. Të njëjtin fakt pohuan edhe shitësit, të cilët, në më të shumtën e rasteve, nuk u kanë dhënë asnjë faturë tatimore prindërve romë për shitjet e librave shkollorë.

Referuar një raporti vlerësimi të kryer nga UNICEF për vitet 2009-2013, rezulton se një arsye madhore e braktisjes shkollore në radhët e fëmijëve romë dhe egjiptianë është varfëria, një faktor që pengon të drejtën për arsimimin e tyre në shkollat 9-vjeçare, për shkak të pamundësisë së familjeve për të blerë tekstet shkollore.

PËRSËRITEN GABIMET NË TEKSTET SHKOLLORE

Edhe botimet e reja të teksteve shkollore në gjuhën shqipe vijnë me gabime drejtshkrimore dhe gjuhësore. I tillë është rasti edhe me librin e gjeografisë së klasës së shtatë të autorëve Asllan Selmani dhe Nikolla Panov, ku gabimet drejtshkrimore vërehen që në titullin e këtij libri, shkruan SHENJA.

gjeografia

Në brendinë e këtij libri i cili është ribotim i vitit 2016-të dhe i cili ka kaluar në duart e komisionit recensues për vlerësim profesional të dorëshkrimit, të formuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, ka edhe shumë gabime të tjera. Fjalët: “Formuar Qafë Thane, drejti, çajëve, mollëve, Gistivar “ janë vetëm disa gabime që hasëm gjatë shfletimit të këtij libri.

Albanogët vlerësojnë se gabimet e tilla janë normale por, ekspertët e asaj lëmie duhet të japin më shumë rëndësi dhe vlerë kritereve që i ka gjuha dhe të mënjanohen gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore që bëhen nëpër tekstet shkollore. Albanologia, Florie Shaini, thotë se përpos gabimeve në brendi të tekskteve shkollore, ndër gabimet më të mëdha janë ato që bëhen në kopertinën e teksteve shkollore.

“Është e arsyeshme që gjuhëtarët sidomos të japin kontributin e tyre ose tekstet shkollore para se të dalin nga botimi do doja që njëherë të filtrohen pak më shumë dhe të mënjanohen ato gabime më të shpeshta që ne mund t’i hasim gjatë leximit, sepse varësisht besoj që edhe nxënësit do ta kenë më të vështirë kur të marrin të lexojnë një libër me ca gabime brenda dhe duke mos i vlerësuar si gabime ato do t’i vlerësojnë si të drejta dhe në të ardhmen mund që edhe pasardhësit të shfrytëzojnë dhe të mësojnë diçka të gabuar dhe jo të saktë”, thotë albanologia Florije Shaini.
Ndërkohë, numri një i Arsimit, Pishtar Lutfiu, thotë se këto probleme ai si ministër i ka trashëguar dhe se po punon në zgjidhjen e tyre.

“Me ardhjen e mandatit tim kemi disa problem që kanë qenë edhe të trashëguara. Si ministër i Arsimit kam ndërmarrë masa dhe menjëherë kam reaguar duke formuar një grup ekpertësh të cilët do të merren me analizën dhe përpjekjen që këto tekste shkollore të kemi në fund pas analizës së tyre një model të cilin këto gabime nuk do të përsëriten në të ardhmen”, thotë ministri i arsimit, Pishtar Lutfiu.

Gabimet e tilla në tekstet shkollore shqipe janë një problem disavjeçar, për të cilin opinioni është alarmuar edhe në të kaluarën.

Teuta Buçi

Librat që japin mësim “mbrapsht”




Dafina Kabashi 


Diskriminimet gjinore, racore e fetare, janë të shpeshta në librat shkollorë dhe universitarë, të cilat përdoren nga nxënësit dhe studentët kosovarë. Në këto librat, ka tekste të atilla që lexuesve të tyre u mësojnë referenca të gabuara, siç është rasti me “Wikipedia”-n si burim shkencor e shkarkimin e filmave në mënyrë piraterike. Sipas librit “Patologjia e përgjithshme”, tatuazhi bëhet nga njerëz që dëshmojnë për një të kaluar të largët, kur ishte kryer një lloj marrëzie rinore e papërgjegjshme. Të tilla shkrime edhe në shumë tekste të tjera.
Related image
Në rrjetin social “Facebook”, tashmë është faqja “Arsimimi i Mbrapshtë i Kosovës - AMK” e cila bën publike shkrime keqinformuese, që janë në tekstet shkollore dhe universitare, e që po ashtu përmbajnë fyerje racore, fetare gjinore e të tjera të ngjashme. Ideja për një faqe të tillë sipas administratorit, ka ardhur pas skandalit me librin “Kriminalistika” të profesor Vesel Latifi.

“Pas këtij rasti, ka ndodhur shpesh që të shoh gabime dhe absurditete të tilla në libra jo vetëm universitarë, por edhe ato që përdoren në nivel fillor apo të mesëm. Për këtë arsye, kam vendosur të publikoj të gjitha rastet e gabimeve apo fyerjeve gjinore, fetare, racore, e të tjera të ngjashme, që mund t’i gjej në tekstet shkollore”, ka thënë menaxhuesi i faqes “Facebook”. Sipas tij gabimet, nëse mund të quhen të tilla thotë administratori i faqes, më të shpeshta janë ato gjinore që mund të gjinden shumë shpesh në librat e të gjitha nivele shkollore, derisa thotë se nëse një libër i leximit i mëson fëmijët për inferioritetin e vajzave që nga mosha 10-vjeçare (Libri i leximit klasa 4), ky mentalitet seksist normalisht do të vazhdojë edhe më vonë, derisa përmend librat si “Kriminalistika”, “Hyrje në Sociologjinë Juridike” që kanë përmbajtje të tillë. “Kjo më vonë paraqitet në nivel shoqëror, politik dhe ekonomik, ku gratë cilësohen si jo të denja, të paafta dhe inferiore për pjesëmarrje në të gjitha fushat e jetës”, ka thënë administratori, dhe se është një fatkeqësi e madhe që këto gabime janë aq të shpeshta. Derisa thotë se është zhgënjyes fakti që nuk ka një institucion të mirëfilltë që bën kontrollimin e teksteve shkollore.

Dukagjin Pupovci, drejtor ekzekutiv i Qendra për Arsim të Kosovës, thotë se tekstet për arsimin parauniversitar duhet t’i plotësojnë standardet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit, me të cilat nuk lejohet asnjë lloj diskriminimi gjinor, fetar ose etnik. “Sipas këtyre standardeve tekstet mësimore duhet ta promovojnë barazinë gjinore, si dhe tolerancën fetare dhe ndëretnike. Për shembull, kjo nënkupton që në një libër të leximit të ketë tregime për pjesëtarët e të gjitha grupeve fetare, por edhe në librin e matematikës të ketë detyra me mera të djemve dhe të vajzave”, ka thënë Pupovci, duke shtuar se nëse ndonjë libër nuk i plotëson këto standarde, atëherë duhet të bëhen përmirësimet e domosdoshme me rastin e ribotimit, ose, libri hiqet nga përdorimi dhe zëvendësohet me një tjetër. “Sidomos, kjo vlen për moshat e vogla, ku, fëmijët, pa përvojë të duhur jetësore, mund të ndërtojnë koncepte krejtësisht të gabuara”, është shprehur Dukagjin Pupovci. Sa u takon librave universitarë, Pupovci thotë se kemi një treg diç më të lirë, sepse studentët mund të shfrytëzojnë edhe libra që nuk janë publikuar nga Universiteti. “Këtu i mbetet autorëve dhe recensentëve të jenë më të kujdesshëm, si dhe studentëve ta ngrenë zërin nëse gjejnë diçka të papranueshme në to”, ka thënë Dukagjin Pupovci.
Related image

Nora Ahmetaj, drejtoreshë ekzekutive në “Centre for Research, Documentation and Publication” (CRDP), thotë se jo vetëm që Ministria e Arsimit duhet të ketë kujdes dhe departamentin e posaçëm me recensentët profesionistë që do të korrigjonin dhe të analizonin shkrimin dhe interpretimin e teksteve shkollore, por duhet të sanksionojë të gjithë ata që guxojnë të shprehen në forma fyese qoftë në baza etnike, racore apo gjinore. “Kjo ndodh te ne, ngase është zinxhir i lidhur ngushtë e ku asnjë hallkë nuk funksionon si duhet: Arsimi i dobët, mungesa e meritokracisë dhe konkurrencës në punësim, qasja jo profesionale, injoranca si dhe mungesa e arsimimit adekuat në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave civile/politike, ekonomike e sociale, bën që të bëhen çdo ditë, ndërsa nxënësi indoktrinohet me informata joadekuate”, ka thënë Ahmetaj.

Related image

Sociologu Artan Muhaxhiri, thotë për gazetën se problemi kryesor me prezencën e paragjykimeve dhe stereotipave në tekstet shkollore është se ato kësisoj marrin legjitimitet të plotë institucional. “Pasi tekstet shkollore duhet të kalojnë shumë filtra të recensimeve profesionale, atëherë nënkuptohet se të gjitha instancat janë pajtuar me këto paragjykime dhe stereotipa, gjë që është indikator tejet negativ për gjendjen e përgjithshme të sistemit arsimor”, ka thënë Muhaxhiri.

Related image

Sipas tij, ndikimi më i madh i teksteve të këtilla është në sistemin e vlerave të nxënësve, sepse ata janë në një moshë kur ende nuk i kanë të qartësuara krejtësisht idetë dhe orientimet identitare, prandaj gabimet e kësaj natyre kontribuojnë në konfuzitetin e tyre vleror.
Image result for librat

 “Ministria e Arsimit duhet të ndërmarrë masa të shpejta dhe të ashpra ndaj të gjitha çrregullimeve në tekstet mësimore sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zvogëlohet vazhdimësia e dëmeve masive që do t’i bëjnë këto tekste nëse nuk korrigjohen”, ka thënë sociologu.

Gazeta ka provuar të marrë dhe një qëndrim nga Ministria e Arsimit për këtë temë, nuk ka marrë përgjigje.

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...