Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/08

Enver Bytyçi :Letër nga Tirana

Aneksimi i Veriut të Kosovës pa luftë?!
Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi
Historikisht pushtimet dhe aneksimet janë shoqëruar me konflikte e luftëra të pandërprera. Por Beogradi ka gjet një mënyrë të re aneksimi e pushtimi të Kosovës. Ndërtojnë një mur ndarës?! Kaq u mjafton atyre që “të mbrohen nga shqiptarët”!
Serbët me ndihmën e Beogradit kanë filluar prej dy ditësh të ndërtojnë një mur të madh ndërmjet veriut dhe jugut të Mitrovicës. Lumi Ibër është i përshtatshëm për ta që të ndërmarrin akte të tilla të ndarjes së territorit të Kosovës me dhunë dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Edita Tahiri thotë se ky akt bie në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, por sa kohë që Brukseli bën sehir dhe lejon një mur në kontinentin e vet, le të kuptojë se Bashkimi Europian është një utopi e skicuar në disa dokumente, të cilat askush nuk i merr seriozisht, përveç elitave të korruptuara në Ballkanin Perendimor dhe banorët e varfër të tij. I merr seriozisht edhe Edita Tahiri në Prishtinë dhe Majlinda Bregu në Tiranë.
Një mur betoni në mes të një qyteti, i cili deri në vitin 1999 banohej në shumicë dërmuese nga shqiptarët etnikë. Një mur i projektuar me ndihmën e KFOR-it francez dhe disa hajnave në drejtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas qershorit 1999, kur veriu I Mitovicës u spastrua etnikisht nga shqiptarët me dhunë, vendin e të cilëve e zunë serbët e shpërngulur nga zonat e brendshme të varfëra të Serbisë. Muri etnik ekziston te lumi Ibër prej gati 18 vitesh, atëherë kur gjeneralët dhe oficerët francezë nuk lejonin gazetarët shqiptarë as të fotografonin urën e bllokuar të këtij lumi.
Thaçi e Mustafa kanë folur aq shumë në Bruksel e vende të tjera me Daçiçin e Vuçiçin për këto çeshtje sa ia kanë mbushur mendjen vetes se këta të dy udhëheqësit e Beogradit janë “pro Kosovës së pavarur”, por që “nuk kanë mundësi të veprojnë, sepse nacionalistët ekstremistë nuk do t’i mirëkuptonin”. Udhëheqësit serbë të Beogradit u thonin liderëve shqiptarë të Prishtinës e Tiranës se “Pse mërziteni ju, Kosova është e pavarur. Këtë ne e dijmë, por çdo gjë ka kohën e vet”. Dhe këta matufët tanë kënaqeshin me mashtrimin e madhe e të përsëritur të Serbisë, derisa erdhi pun ate aneksimi me dhunë I territorit të Kosovës. Daçiç e ka luajtur lojën politike me Brukselin dhe Prishtinën më mirë sesa të luante në telat e violinës në ditëlindjen e udhëheqësit botëror, naltgjatësisë së tij, kryeministrit tonë të nderuar, Edi Rama!
Derisa erdhën te muri i betonit dhe moskokëçarja e askujt në botë për atë që po ngjet në zemër të Europës. Në fakt Beogradi dhe serbët e veriut të Kosovës e dijnë se çfarë bëjnë. Pse elita politike shqiptare e Kosovës është, pse drejtuesit e ekzekutivit shqiptar bëjnë lojën e Beogradit me shfaqjen e shtirur të ekstremizimit verbal, kjo nuk e ngarkon me përgjegjësi udhëheqjen politike në Beograd, madje as presidentin Nikoliç e as ekstremistin e shfajësuar në Hagë, Shejshel. Përgjegjësia për çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë është e institucioneve dhe liderëve të Kosovës, përfshi opozitën “nacionaliste”, e cila prej tri ditësh hesht para një akti të tillë, i cili cënon rëndë integritetin territorial të Kosovës. Përgjegjësia është gjithashtu e liderëve të shtetit shqiptar, të cilët prej gati tri vite punuan fort për ta rehabilituar lidershipin serb përballë komunitetit ndërkombëtar, duke i dhënë mundësi atij që para botës të paraqitet si elitë politike “e përgjegjshme, e gatshme për kompromise dhe për pajtim me shqiptarët”.
Nesër Edi Rama mund të bëjë një konferencë shtypi e të thotë se “kryeministri i Serbisë më preu në besë”, çka do të evidentonte risinë e kundërt në rastin e Ahmet Zogut, aq shumë të anatemuar për “tradhëti” dhe “marrëveshje” me Nikolla Pashiq nga ana e së majtës shqiptare, të cilën e udhëheq me “shpatë në dorë”, nga dështimi në dështim lideri ynë global. Së paku Pashiq plasi prej marazi nga “tradhëtia” që i bëri Ahmet Zogu, po Edi Rama do të përpiqet që të shfajësojë veten përballë “tradhëtisë” që ia bëri miku i tij i ngushtë, Aleksandër Vuçiç. Ajo që po ndodh në veri të Kosovës, aty ngjit me Urën e Ibrit, aty ku prej 18 vitesh qyteti është i ndarë, ka zbuluar mashtrimin e madh të liderëve të Kosovës, të Brukselit dhe të Tiranës zyrtare të sotme për të ashtuquajturin “Proces të pajtimit midis shqiptarëve dhe serbëve” si dhe “normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”. Ura e Ibrit është sinonimi i Urës së Drinos në Bosnjë, për të cilën ka shkruar Ivo Andriç, por ajo që shkruan Andriç nuk e shqetëson Beogradin, ndërkohë që e frymëzon liderin tonë kryeministër.
Ky mashtrim i madh nuk justifikohet me deklarata si ato të kreut të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kur thotë se “muri nuk ishte i planifikuar”. Eshtë idiotësi të presësh që Beogradi t’ia shpalosë planet e veta Agimit, Thaçit apo Mistafës. Mundet që se humta Edi Ramës e Baton Haxhiut t’ia kenë përshpërit në një farë mënyre aksionin që sot Beogradi zyrtar ka ndërmarrë në këtë territor. Por jo më shumë se kaq. Edhe në Bruksel ka mundësi që dikush të ketë pasur njohuri për planet serbe të ndërtimit të një muri të tillë si ai i Gazës dhe në Cisjordani. Njësoj si atje, në rastin e murit te Ura e Ibrit agresorët serbë, ndërtojnë urë “për t’u mbrojtur” nga viktimat e veta, shqiptarët.
Si gjithmonë, miti dhe loja e viktimizimit është burim i nxitjes së nacionalizmit serb e njëkohësisht burim i një konflikti të ri në Ballkan. Ndoshta zotit Rama i konvenon një ndërmarrje e tillë nga ana e Serbisë dhe e serbëve, sepse do të ketë një aset më shumë në dorë për ta “frikësuar’ Angjela Merkelin dhe për t’i bërë asaj presion që në takimin e pas disa ditëve të krerëve të shteteve e të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian, kur aty të shqyrtohet dosja shqiptare e integrimit dhe raporti i KE-së për hapjen e negociatave, të shprehet pozitivisht për “sukseset madhështore” të qeverisë së kryeministrit shqiptar.
Serbët prej vitesh propagandojnë se ata janë “viktimat” e shqiptarëve, njësoj si në Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Beograd të vitit 1986, kur vetëplagosjen e serbit Martinoviç e shitën si akt dhune barbarizmi të shqiptarëve kundër serbëve. Prandaj dhe në përgjigjen që do t’i japin Europës do t’i thonë asaj se “po mbrohen prej shqiptarëve”. Ndërsa shqiptarët prej 1999-ës e këtej u sollën si “fitimtarë”, duke heq dorë nga realiteti i hidhur i të qenit viktimë reale e agresionit, dhunës e terrorit serb në Kosovë. Ndërsa ndarjen faktike të Veriut të Kosovës e realitivizuan, duke krijuar një frymë euforie të pabazë, aq sa vunë në gjumë veten dhe komunitetin ndërkombëtar. E njëjta psikologji e politikë në Prishtinë e në Tiranë dhe i njëjti mentalitet hoxhist po ashtu në Shqipëri e në Kosovë. “E natyrshëm” tash Beogradi është në pozitë të favorshme përballë komunitetit ndërkombëtar. Ndryshe nuk do të kish ndërmarrë atë veprim banditesk që ndërmori para dy ditësh me fillimin e ndërtimit të murit ndarës midis shqiptarëve dhe serbëve.
Tashmë aksioni serb i pushtimit të territoreve shqiptare ka nisur. Ndërsa shqiptarët bëjnë sehir. Bëjnë sehir ata që mburren se “kanë bërë luftën”, kur u thua se “Luftën e bëri NATO”. Dhe NATO nuk ka ndërmend të ndërhyjë edhe për t’u dhënë një mësim këtyre mburracakëve tanë shqiptarë. Bëjnë sehir ata që nuk morën pjesë në luftë, edhe pse nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të dëshmuar në Perendim mosreformimin dhe mosgatishmërinë e Beogradit për vendosjen e paqes e të sigurisë në rajon. Bën sehir opozita “nacionaliste”, edhe pse është një opozitë “trimëreshë” dhe e “pamposhtu” në luftën kundër institucioneve të Kosovës. Më në fund bëjnë sehir qytetarët e Kosovës, sepse politika i ka çuar në atë terexhe, që të mos kenë më forcë për të reaguar edhe kur kërcënohet jeta dhe territori. Nga Tirana nuk ka prit ndonjëherë Kosova, që të presë tani, nëse nuk i marrim serizosht nostalgjikët hoxhistë, të cilët nuk e kanë mendjen te mbrojtja e territorit të vendit, por te mundësia për t’i thur kënge, lavde dhe ngritur monumente diktatorit Hoxha.
Ne merremi me të kaluarën, luftojmë njëri-tjetrin me biografitë e shkuara, ndërsa serbët merren me të tashmen e të ardhmen. Ne bëhemi copë-copë me njëri-tjetrin për një karrige pushteti e një grusht para, serbët bashkohen edhe me djallin që të na shkoqin e të na bëjnë copë-copë. Ne vrasim vëllain për një copë arë, ndërsa bëjmë sehir për 20 përqind të territorit të shtetit të Kosovës, të cilën po e merr me hir ose pahir Serbia. Ne “luftojmë” me Malin e Zi, e ndërkohë “flemë në një krevat” me Serbinë. Ne jemi ata që nuk duhet të jemi. Dhe më e keqja, ne kurrë nuk mbushemi me mend. Edhë ndonjë të mençëm që kemi pasur si Ibrahim Rugovën ose mund ta kemi (nuk jam i sigurt se mund të gjendet ndonjë, edhe po u gjend ai është në izolim “në çmendinë), e gjuajmë me gurë. Ne jemi shkaku kryesor i aksionit më të fundit të Serbisë për aneksimin e territorit të Kosovës dhe ne jemi fajtorët e vetëm para brezave që do të vijnë. Pastaj është Europa e At Gjergj Fishtës e më në fund mund ta çojmë zingjirin deri te ndikimi gjeopolitik i Vladimir Putin. Por ky i fundit ndersa ka rihyrë në vathën e shqiptarëve, nuk kemi pse presim të dalë nga vatha e serbëve.
Gjithë sa shkrova është një elegji vaji për atë çfarë përfaqësojmë e çfarë jemi si komb e si rracë e deformuar nga mosntra të regjimeve të shkuara dhe politikanë sharlatanë të kohëve të sotme moderne. Megjithatë asgjë në këtë botë nuk mund të shihet pa rrugëdalje e pa zgjidhje. Eshtë koha që rinia ta marrë në dorë fatin e kombit, fatin e shteteve tona shqiptare, fatin e e vetevetes. Po pati vullnet dhe bashkim gjithçka është e mundëshme. Po të bashkohemi si shqiptarë pa dallim, atëherë muri serb i Mitrovicës bie për 24 orë. Mjafton një organizim modest dhe të krijohet fryma e përgjegjësisë për t’i dalë zot atdheut! Asgjë më shumë! Diaspora ndoshta ka fuqi që edhe njëherë të bëhet zot i atdheut të vet të nëpërkëmbur shumëfish nga tanët e fqinjët tanë.

2016/12/07

Ne TV shteteror te Kanadase Kaloci Gati 101 dokumente te panjohura per Kadarene

Ne TV shteteror te Kanadase, Kaloci: Gati 101 dokumente te panjohura per Kadarene

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes përmes dokumenteve arkivore që dëshmojnë denoncimet për shkrimtarin dhe veprën e tij. Është gazetari Dashnor Kaloçi që rikthehet në një edicion të dytë të këtyre dokumenteve, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”, botimet UET Press. Për këtë ngjarje për letrat shqiptare, ditën e diel ai ka marrë vëmendjen e kanalit të parë të televizionit shtetëror të Kanadasë, OMN 1 në programin “Pasqyra shqiptare”, që zgjati 25 minuta. Ky program, është i vetmi në gjuhën shqipe në të gjitha televizionet e Kanadasë dhe ndiqet edhe në pjesën veriore të SHBA-së, ku ky program (Pasqyra shqiptare), drejtohet prej 20 vjetësh nga gazetari e producenti Ilir Lena, (me banim në Kanada) ndërsa intervista u realizua nga regjisori Esat Teliti, (korrespodenti i tyre në Shqipëri) me grupin e tij të xhirimit.

Përveç librit të parë “Kadare i denoncuar”, Kaloçi ka prezantuar edhe botimin e ri “Kadare në dokumentet e pallatit të ëndrrave”, ku tregon gjithë procesin e punës deri në botimin e të dy librave. Janë 101 dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, me analiza, kritika, propozime, dëshmi, informacione, raporte, relacione, letra, akuza, spiunime e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë…

Arshi Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” dhe e tha shumë bukur: “Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit”. Në fakt kjo është maksimë e njohur sot. “Nuk është çështja që je kundër regjimit se ke dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Dhe këtë e ka bërë Kadareja”, është cituar Spartak Ngjela. Ndërsa kritiku Ali Aliu është shprehur se: “Një djalë i ri, ish-studenti im, më solli një roman me dorëshkrim. E lexova dhe u mahnita. Trajtonte temën e goditjes më 1945, të partizaneve kosovare, në një zonë te Malit të Zi nga forcat partizane jugosllave. Për autorin ky roman do të qe i mjaftueshëm për ta çuar në burg. E pyeta për pasojat dhe u binda se ai qe i gatshëm të përballonte çdo gjë. E këshillova të hiqte dorë. Është më mirë një roman më pak i botuar, se sa një shkrimtar i vërtetë kosovar në burg”.

Pas botimit të parë me 32 dokumente, ky botim pritet të japë dëshmi të reja për veprën e Kadaresë, që ndoshta do të sjellë një debat tjetër, jo fort të ri, që lidhet drejtpërsëdrejti me hapjen e dosjeve e sidomos denoncimit të krimeve të komunizmit.

Ermonela Jaho hap sezonin e vitit 2017 te Operes ne Sidnej te Australise

Ermonela Jaho është soprano shqiptare. U lind në Tiranë, Shqipëri, në vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.

Image result for ermonela jaho biografia

Ajo filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike "Jordan Misja" në Tiranë ajo fitoi një konkurs që i mundësoi largimin e saj në Itali për të përfunduar studimet në Akademinë "Santa Cecilia" në Romë. Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Wexford më 2000.
Image result for ermonela jaho biografia
Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj.

Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë "S. Cecilia", konkurset, opera e parë "Cenerentola", nga Rossini, "L'amico Fritz" nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot "Aligheri", Ravena, "Piçolo", Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.


Ermonela Jaho hap sezonin e vitit 2017 te Operes ne Sidnej te Australise

Ermonela Jaho hap sezonin e vitit 2017 te Operes ne Sidnej te Australise
Tiranë, 1 dhjetor - Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sidnej të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nise me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës.

Image result for ermonela jaho biografia
Po ashtu, kjo shtëpi operistike ka njoftuar se  prestigjiozja “The Economist”, sopranon shqiptare Ermonela Jaho e ka quajtur si sopranon më të vlerësuar.

Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje.

Migjeni ne tri pamje

Bashkëkohësi dhe bashkëvendësi i Migjenit, Arshi Pipa, ka shkruar për Migjenin në tri periudha të ndryshme. Duke e lexuar veprën e Migjenit në raport me tekste të tjera dhe në relacion me rrethanat që e kushtëzuan, Pipa bëhet kritiku i parë që e analizon Migjenin nga një optikë totale.

Image result for migjeni
Migjeni gjithmonë ka qenë i përkëdhelur nga kritika letrare shqipe. Kjo për dy arsye, njëra letrare dhe tjetra emocionale. Së pari, ai u mirëprit nga kritika për faktin se vepra e tij e përtëriu poezinë shqipe si asnjë poet tjetër para tij. Së dyti, shkolla pozitiviste që nisej nga tri parimet bazë të saj (historicizmi, biografizmi dhe psikologjizmi), apriori kishte një simpati për poetin, i cili kishte vdekur në moshë të re pa arritur t’i shijonte famën dhe suksesin (“Vdekja e tij e trishtueshme në dhe të huej, lëshoi rreze të ngrohta simpatije mbi veprën e tij”). Rrjedhimisht, kritika për Migjenin ishte më shumë glorifikuese sesa analizuese. Kritika më e plotë dhe më realiste që i bëhet Migjenit, sado jo e çliruar nga pozitivizmi, është ajo e Arshi Pipës, i cili, duke e njohur Migjenin si njeri dhe si shkrimtar, ka dhënë portretin e plotë të “poetit të mjerimit”.

Arshi Pipa, ka shkruar për Migjenin në tri periudha të ndryshme: “Historija e dhimshme e shpirtit të ri” (revista “Kritika”, nr. 3-4, 1944), “Nderim për Migjenin” (revista “Bota e Re”, nr. 5, 1945) dhe “Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit” (në veprën “Trilogia Albanica”, 1978). Siç shihet prej titujve, dy shkrimet e para janë okazionale dhe informative, kurse i treti është një studim që e analizon Migjenin në shumë plane: politik, social, religjioz, ideologjik, psikologjik, gjuhësor, letrar dhe e lexon në relacion me poezinë botërore dhe ballkanike, si dhe me filozofinë nihiliste, sociale e marksiste. Kështu, Pipa, duke e lexuar veprën e Migjenit në raport me tekste të tjera dhe në relacion me rrethanat që e kushtëzuan, bëhet kritiku i parë që e analizon Migjenin nga një optikë totale.
Image result for migjeni
Edhe pse të tri shkrimet e Pipës kanë të njëjtin objekt (Migjenin), secili prej tyre dallohet për qasjen dhe interpretimin. Në shkrimin e parë analizohet ideja e poezisë së Migjenit për një shpirt të ri që udhëhiqet nga “furija mesianike eseniniane” me të cilën parodizohet e vjetra dhe himnizohet e reja. Në shkrimin e dytë dominon kujtesa emocionale, evokohen kujtime nga takimi i Pipës me Migjenin, zbulohet kultura e Migjenit, insistohet në mendimin se sëmundja është çelësi i poezisë së Migjenit, të cilit, gjithashtu, i bëhen edhe disa vërejtje në planin gjuhësor dhe stilistik, por i njihen meritat për sjelljen e risive të shumta në letërsinë shqipe. Në shkrimin e tretë, Pipa i qaset Migjenit nga disa pikëvështrime derisa arrin në konkludimin që Migjeni, edhe pse nuk është shqiptar, është poet i madh i letërsisë shqipe. Pra, Migjenin e vlerëson sipas veprës letrare, jo sipas përkatësisë nacionale.
Image result for migjeni
Këto tri ese tash së voni, kur Pipa po kthehet furishëm dhe bindshëm në sistemin e vlerave shqipe, janë botuar në një libër të veçantë të titulluar “Për Migjenin” (Princi, Tiranë, 2006), ku është ruajtur autenticiteti i dy shkrimeve të para, ndërsa i treti vjen si përkthim nga anglishtja. Dy esetë e para janë në shqipen kombëtare, ndërsa e treta është në shqipen zyrtare, ideologjike, të cilën Pipa jo vetëm që nuk e preferonte, por edhe e kundërshtonte me argumente shkencore.

Arshi Pipa në esenë e parë për Migjenin (1944) heton një skenar të veçantë në letërsinë shqipe, një skenar ku personazhet kryesorë janë: lavire, lypsa, pijanecë, rrugaçë, hajna etj., të cilët nuk kanë tërhequr vëmendjen e shkrimtarëve të tjerë. “Ky asht skenari qi zbulon syni i Migjenit”, thotë Pipa. “Bota sjell kryet mënjanë për mos me i pa kto qenje të mjera të neverituna...Migjeni i ban protagonista të poemave të tij”. Pra, “syni i Migjenit” shikon vetëm zi dhe parashikon bardh. E zeza lidhet me aktualitetin (mjerimin), e bardha me të ardhmen (revolucionin). Pesimizmi i Migjenit, sipas Pipës, e ka burimin te libri i Jobit. Pra, ai është një pesimizëm biblik që jep shenja për t’u transformuar në optimizëm ideologjik, të kamufluar nën maskën e Prometheut dhe Zarathustrës. Sapo bëhet me Nietzschen dhe Dostojevskin, Migjeni konfrontohet me antagonistin e tij, religjionin. Njeriut të mjerë ia tregon modelin e mbinjeriut dhe kështu synon lartësimin e tij, natyrisht duke mohuar fillimisht “idhujt pa krena”. “Vargjet e lira”, sipas Pipës, udhëhiqen nga një ton elegjiak personal me të cilin autori artikulon tragjikomedinë e vet: “Qeshu palaço ndërsa zemra të pëlset!”. Pipa gjithashtu vëren influencat dhe kongruencat e vargjeve të mjerimit: lakmohet njeriu prometean, apo niçean, sublimohet ajo që nga të tjerët poshtërohet dhe ky sublimim bëhet duke ndjekur shembullin e prozës së Dostojevskit (lavirja e Migjenit si Sonja te “Krim dhe ndëshkim”) dhe poezisë së Blohut, si dhe artikulohet një ankim leopardian me një furi eseniniane. Ndërsa, thuhet se ky adhurim ndaj femrës ka për bazë dashurinë platonike, meqë, sipas Pipës, Migjeni nuk e provoi dashurinë fizike.
Related image
Pipa flet edhe për strukturën e librit, duke konstatuar se ndarja e librit në cikle nuk ka kriter kronologjik, por logjik dhe se vetë titujt i shpjegojnë motivet e poezive. Mandej, në pjesën e fundit, flet shkurtimisht për prozën, duke e konsideruar thjesht një shtojcë komentuese të “Vargjeve të lira”, apo një “appendix”, siç thotë ai, me preokupim psikologjik. Sipas tij, “Legjenda e misrit”, “Të korrunat”, “Puthja e cubit”, “Bukuria që vret”, janë poema në prozë. Prandaj, “nuk mund të çmohet poezia e Migjenit pa u pasë para sysh edhe kto poema”.

Dhe në paragrafin e fundit sqaron se në këtë ese “deshtëm me tregue vetëm historín e jetës së tij, ashtu si na paraqitet e kalueme në lirikë” dhe paralajmëron shkrimin pasues, që do të jetë më kritik: “Ndonji herë tjetër, kur t’orvatemi me caktue vendin e Migjenit në letërsín tonë, do të kërkojmë, me sy ma kritik, me diktue dritat dhe hijet e poezisë së tij”.

Një vjet më vonë, Pipa shkroi një ese më të gjatë mbi veprën e Migjenit në të cilën i bëri një trajtim më të thellë, por edhe në këtë tekst, meqë u shkrua për t’u lexuar si përkujtim për poetin, natyrisht janë të pranishme elozhet dhe mungojnë kritikat, të cilat do të sheshohen në esenë tjetër të shkruar 33 vjet më vonë. Sidoqoftë, eseja e dytë e plotëson të parën dhe krijon një pamje më të qartë për poetin e ri, duke e shikuar atë në një kontekst më të gjerë dhe duke i caktuar një pozitë të lartë në hierarkinë e historisë së letërsisë shqipe.
Image result for migjeni
Shkrimi i dytë i Pipës për Migjenin nis me përmallim, vazhdon me analizë dhe mbaron me sugjerime e konstatime. Që në fillim shfaqet një ton dhimbjeje: “Të flasësh për Migjenin, prandej, nuk asht vetëm vështirë. Kjo të kushton, kjo të dhemb. Se kjo të kujton luftën e humbun të një idealisti që vdes i pakuptuem, të kujton lëngatën dhe vdekjen e nji poeti, në moshë njizeteshtatë vjeçare, që ndoshta sot do t’ishte gjallë po të mos kishte qenë i vorfën”. Dhe këto fjalë i thotë ai që e ka njohur për së afërmi poetin e ri: “Unë e kam njoftë Migjenin”, porse tashmë kanë kaluar afër 20 vjet nga ai takim dhe “shumë gjana më kujtohen si neper mjegull”. Ai përmend shkollimin e Migjenit në Jugosllavi, pastaj regjistrimin në Fakultetin e Letërsisë në Torino (Itali). Thotë se “poeti i mjerimit” njihte mirë letërsitë jugosllave dhe ruse, të cilat edhe ndikuan thellësisht tek ai. Pasi gjen ca shënime në margjina të romanit të Dostojevskit në shtëpinë e Migjenit, Pipa konstaton se poeti në jetë e në art identifikohej me Alioshën e romanit “Vëllezërit Karamazov”, prandaj këndoi për “lavirat si martire të njerzís”. Gjithashtu, shton se i donte shumë fëmijët dhe për këtë mjafton të shfletohen tregimet “Luli i vocërr” dhe “Zeneli”.
Image result for migjeni
Poezia “migjenike” përbëhet nga dy degë: lirika sociale dhe lirika subjektive. Në të dy rastet mjerimi është kryetemë, prandaj “Migjeni mund të quhet me të drejtë poet i mjerimit”. Ai flet për mjerim moral dhe ekonomik. Tragjikomedia e tij përbëhet nga “lavira, rrugaça, lypsa, pijanecë, të burgosun, të sëmundë të çdo fare. Dhe të gjithë njësoj t’unshëm”. Ai në shkrimet e veta ka qenë realist, pasi që motivet që i ka trajtuar kanë qenë të atilla që “nuk zgidhen, por imponohen”.

Megjithatë, Pipa mendon se proza e Migjenit është më përfaqësuese se poezia: “Jeta e qytetit, përvijosun në kalim e sipër ndër vjershat, zhvillohet këtu ma gjanë”. Pastaj tregon se Migjeni ka sugjeruar se “vorfnija pjellë korrupsion”, “mjerimi të ban zemër-gur”, “mjerimi të ban ahmarrës”, “mjerimi të ban edhe alkoolik, kusar, prostitutë”, “mjerimi të ban servil” etj. Kështu, Migjeni është antipodi i Fishtës: “Malsori i idealizuem i “Lahutës” i lëshon vendin malsorit të mjerë, të çoroditun, të ‘Legjendës së Misrit’.”

Migjeni nuk është vetëm fotografues i mjerimit, por edhe njëfarë ideologu, pasi që kërkon revolucion për “shndërrimin e të gjitha vlerave”. Duke e pasur të pamundur ta shfaqte haptazi “credon” politike, ai e ngjeshi veprën e vet me “folje symbolike”, si: “Kanga e të Burgosunit”, “Kanga që s’kuptohet”, “Mollë e Ndalueme”, “Gogoli” etj. Sipas Pipës, “poezija e Migjenit asht nji kushtrim lirije”. Edhe vetë titulli ambiguitiv e sugjeron këtë: “vargje të lira don me thanë, në vështrimin e parë, vargje të zgidhuna, të lira për kah metrika tradicionale. Por nji vështrim i dytë, ma i thellë, mshehet mbas ksaj shprehjeje: Vargjet e lira don me thanë Vargjet e Lirís”.
Image result for migjeni
Si vjershë programatike të jetës dhe të veprës së Migjenit, Pipa e shpall “Të birtë e shekullit të ri”, pasi, sipas tij, “kjo vjershë e shpjegon gjithë veprën, praktike e poetike të Migjenit”. Në të Migjeni, në vrullin revolucionar, mohon të vjetrën dhe beson në të renë. Feja e tij është “antiteza e së vjetrës”. Në fakt, duke qenë besimtar i socializmit, Migjeni vihet kundër fesë që proklamojnë kisha e xhamia, prandaj poezia e tij është blasfmike. Për këtë flasin poezi të ndryshme, por kjo më së miri artikulohet te “Kanga e Përndimit”, e cila “shënon zenithin e poezis migjenike”, pasi “mbas ksaj pike parabola fillon të zbresë”.

Çelës i poezisë së Migjenit, sipas Pipës, është sëmundja, e cila ka prodhuar melankolinë, pesimizmin dhe i ka dhënë tonalitet ankues poezisë së tij. Kjo s’do të thotë që poezia e tij dominohet nga pesimizmi, pasi që pesimizmi i së tashmes prodhon optimizmin e së ardhmes. Prandaj, Migjeni është poet që e do jetën dhe që ankohet sot që të vijë sa më shpejt e nesërmja: “e duen ma fort jetën ata që janë më afër vdekjes”. Pesimizmi i tij shfaqet në pak vargje vetëm në formë dileme (“Un - djepi i juaj, ndoshta vorri i juaj”).

Në fund, Pipa e komenton shkrimin e vet përkujtues, duke e quajtur vetëm “informativ”, për të shtuar shkurtimisht se gjuha dhe teknika e Migjenit shpesh lënë për të dëshiruar. Madje në këtë plan, proza është më e pjekur se poezia, megjithëse insiston që Migjeni të mos shihet vetëm si prozator, pasi që proza e tij është prozë poetike.
Image result for migjeni
Pipa nënvizon rëndësinë e Migjenit që lidhet ekskluzivisht me letërsinë shqipe, pasi po të ishte “në Jugosllavi fjala vjen, ku poezija shoqnore ka qenë e njoftun kaherë, poeti i “Vargjevet të Lira” nuk do t’ishte dallue fort”, por “në Shqipni Migjeni asht nji i vetëm, asht pionier”. Në këtë ese jepet edhe konstatimi: “Mos ta harrojmë se ai që ka sjellë nji fletë të re në letërsín shqipe ka qenë nji mësues katundi”.

Pa dyshim shkrimi më i thellë dhe më problematik i Arshi Pipës për Migjenin është “Miti i Oksidentit në poezinë e Migjenit” (i botuar fillimisht në anglisht), i cili ndahet në pesë pjesë: 1. Shpirti sllav që flet shqip, 2. Dështimi i Oksidentalizmit, 3. Poezia dekadente, 4. Apoteoza e Revolucionit dhe 5. Gramatika e huaj e poezisë “Kanga e Përndimit”.

Ky shkrim është më problematiku, sepse poetin aq të dashur për lexuesit shqiptarë e nxjerr me prejardhje sllave. Pipa tregon se Migjeni, pos prejardhjes, edhe edukimin e kishte sllav (maqedonisht dhe rusisht) dhe kontributin arsimor e dha për sllavët (u dha mësim nxënësve serbë në Vrakë, e pastaj nxënësve shqiptarë në Pukë). Në shtëpi fliste serbisht, pasi shqipen nuk e njihte mirë. Kështu, nënvizohet e meta gjuhësore e shfaqur aq shpesh në poezinë e Migjenit. Ai shkroi serbo-kroatisht dhe pastaj shkrimet i përktheu shqip.

Po ashtu, mesianizmi i shfaqur në poezinë e tij, sipas Pipës, është i huaj për psikologjinë shqiptare, por është familjar për mendjen sllave. Konkluza është e qartë: “stili dhe skeleti i mendjes së tij janë thelbësisht sllavë”, pasi ai është një “fenomen i hibridizimit kulturor: shpirt sllav që flet shqip”.
Related image
Edhe interesimi tematik i tij kushtëzohet nga formimi sllav: si ortodoks i Shkodrës, e cila bashkë Korçën solli klimën marksiste në Shqipëri, Migjeni tërhiqej nga marksizmi dhe i hapi portat për trajtimin e letërsisë sociale. Madje shpesh vepra e tij ka një gjuhë liturgjike me mesazhe socialiste. Po ashtu, tek ai nuk dihet ku mbaron Marksi e ku fillon Niçe. Megjithatë, “marksizmi i Migjenit është i tipit perëndimor”.

Megjithatë, Pipa e konsideron Migjenin si shkrimtarin e parë që theu traditën romantike dhe konstaton se kjo erdhi si rrjedhojë e ndikimit të tij nga: Dostojevski, Esenini, Majakovski, Gorki, Kërlezha, Djuro Sudeta, Antun B. Simiç, Kristo Smirnevski, Attila Jozsef etj.

Largimin nga tradita Pipa e gjen edhe te refuzimi që Migjeni ia bën vargut kombëtar shqiptar, tetërrokëshit, i cili nuk shfaqet kurrë në poezinë e tij. Pjesa më e madhe e vargjeve të lira nuk është në varg të lirë; metafora është forma e tij e shprehjes; përdorimi i kohës dhe i mënyrës është i gabueshëm, ashtu si përemri, nyja etj.; sintaksa e tij nuk është tamam shqip. Kështu, del që Migjeni, pos gjuhës së vet serbe, kishte mësuar edhe këto gjuhë: maqedonisht, rusisht, greqisht, latinisht, frëngjisht dhe shqip, nga të cilat shqipen e zgjodhi si gjuhë për t’u artikuluar artistikisht.

Kritika e Pipës për Migjenin është kritika më shokuese për poetin e mjerimit. Te disa lexues kjo kritikë ka provokuar kundërshtime e ofendime në kurriz të Pipës, pasi që Migjeni i dashur e i përkëdhelur nga kritika zyrtare, sepse ishte “fukara”, tash ka rrezik të anashkalohet, sepse na doli “shka”. Kështu konstatimet e Pipës mbi origjinën e poetit që avancoi poezinë shqipe, sado të vërteta të jenë, paralajmërojnë një kohë të keqe për Migjenin “e mjerë”, pasi disa kërkojnë përjashtimin e tij, kurse të tjerët mbrojnë pozitën e deritashme të tij.

Megjithatë, unë nuk do të vija pikëpyetje tek origjina e tij, por te dy mendime të Pipës që më duken të paqëndrueshme: 1. Migjeni vdiq i virgjër, 2. Migjeni vdiq sepse ishte i varfër.

Mendimi i parë për Migjenin, edhe pse nuk mund të hidhet poshtë, nuk mund as të përkrahet. Pra është mendim i diskutueshëm. Atij mund t’i vihen disa pikëpyetje: si mund të dihet nëse Migjeni vdiq i virgjër, kur kjo është çështje tepër private? A na e zbulon letërsia e tij këtë mospërvojë me femra, apo thjesht hamendësojmë? Si mundet që ai që “importoi” prostitutat në letërsinë tonë, të ketë vdekur pa i prekur ato? Pastaj, Migjeni vdiq në moshën 27 vjeçare, pra në një moshë goxha të shtyrë për të qenë i virgjër.
Related image
Mendimi i dytë, se Migjeni vdiq pasi “nuk kish pare”, është i paqëndrueshëm, pasi dihet se Migjeni vdiq nga veremi (tuberkulozi), nga i cili, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, vdisnin mbi 60 % e popullsisë në botë. Pra, Migjeni edhe po “të kishte pare”, nuk do të shërohej, sepse mjekësia ende nuk mund të bënte asgjë për të.

Pavarësisht këtyre dy mendimeve, të cilat Pipa i shkroi kur ishte ende i ri, kritika e tij për Migjenin themelon dhe mban nën hije “migjenologjinë”.


Nga Agjencioni Floripress:

Migjeni ne tri pamje

Millosh Gjergj Nikolla ─ ky është emri i tij i vërtetë, sepse Migjeni, është pseudonimi ose emri i tij i shkrimit. Ishte poet dhe prozator i shquar shqiptar i viteve 1930. Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh.

Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si "Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit.

Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë anticifligare qe i ndjeshëm ne vitet kur shkroi. Një shtysë te posacme mori përhapja e krijimtarisë se tij pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi komunist mori përsipër botimin e plotë të veprave, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.

Image result for migjeni luli i vocerrImage result for migjeni luli i vocerrImage result for migjeni luli i vocerr

Familja dhe rinia e hershme

Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani nje shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begerin.

Nikolla Dibrani ishte larguar nga krahina e lindjes në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston.

Related image

Gjergji, i ati, zotëronte një bar dhe ishte një anëtar shumë i respektuar i komunitetit. Vlen për tu përmendur zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli).

 Gjergji ishte i martuar martua me Sofia Kokoshin (e ëma Migjenit) në 1900. Më 1910 Gjergji zuri një ushqimore dhe dhjetë vjet më vonë, kur vdiq baxhanaku Ilia Trimçev, mori ëmbëltoren e tij, të cilën e mbajti gjersa vdiq, më 21 mars 1924, në moshën pesëdhjetë e dy vjeç.

Në këtë dyqan e ndihmoi fëmija i parë i shtëpisë, Nikolla, që pati lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq një mot pas t'et nga pleuriti.

E ëma vdiq që në 1916 duke lënë gjashtë fëmijë (dy djem e katër vajza). Si i shoqi, Sofia gëzonte nam të mirë në rrethet shoqërore dhe ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës, të drejtuar nga murgesha italiane.

E dërrmuar nga këto fatkeqsira që e pllakosën njëra pas tjetrës, vdiq më 1926 edhe gjyshja tetëdhjetëvjeçare. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në shkollën fillore serbe në Shkodër . Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
Image result for migjeni
Jeta e veprimtaria

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u shkollua në Tivar ku vetëm në serbisht ka notën mirë, ku e motra Lenka ishte shpërngulur martuar atje me Llazar Jovanin, familja e të cilit e kishte origjinën nga Kavaja.

Daja, Jovan Kokoshi, e lajmëroi se i pati nxjerrë bursë për në gjimnazin e Manastirit. U nis atje në vjeshtë të 1925. Pasi përfundoi semi-maturën më 1927 me rezultate të mira, për vjetin shkollor 1927-1928, kundër dëshirës së tij, e regjistruan në Seminarin ortodoks "Jan Shën Teologu" po në atë qytet. Në gjimnazin e Manastirit ka po t'atillë notë në serbisht, në histori e fizikë, dhe "mjaftueshëm" në matematikë; në zell ka notën tre.

Edhe në seminar gjatë vitit të parë Milloshi ka vetëm "mirë" në serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, porse vitin e dytë në gjithë këto gjuhë, sikundër edhe në rusisht, qëndron "shumë mirë"; vetëm në letërsinë kishtare ka "mirë" dhe "i shkëlqyer" në pedagogji, metodikë, gjimnastikë, dhe në këngë.

Në klasën e tretë zbret përsëri në "mirë" në gjuhët klasike dhe në mësimin kryesor, "Shkrimet e Shenjta".
Related image
Në latinisht as në klasën e katërt s'e ka përmirsuar notën, porse tani është i shkëlqyer në rusisht dhe shumë mirë në greqisht; notën "mirë" e ka në "Dogmatikë" (teologji), në psikologji e logjikë. Në vjetin e pestë, në të fundit, është shumë mirë në latinisht dhe pergjithësisht vetëm "mirë" në mësimet fetare të Seminarit.

I ka dhënë rëndësi gjuhëvet frëngjisht e rusisht, me të cilat lexonte drejtpërdrejt autorët më të vështirë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet "bir i Gjergjit, tregtar". Me atë "Dëftesë Pjekurie" e shpalli kandidat t'aftë për shërbim kishtar, për mësim të fesë dhe për studime intelektuale të larta në fakultetet universitare.

Me dëftesën e pjekurisë në xhep, Milloshi u nis më 22 qershor 1932 nga Manastiri për në Tivar, tek e motra, Lenka. Në pasaportën që pati marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet e titullarit: "Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyra e bardhë, shenja të veçanta s'ka".

Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat "Iliria", "Bota e re" etj.
Related image
Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin "Vargje të lira", të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë.

 Kalon një verë me rioshin Lazër Radi, gjë që do frymzonte këtë të fundit t'i kushtonte një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për tu shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
Related image
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën e tij, me të cilat filloi të brumoset që në bankat e shkollës nën ndikimin e veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Në themel të veprimtarisë së Migjenit qëndron aspirata për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen. Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij.

Në poezitë e para, si "Zgjimi", "Të birt' e shekullit të ri", "Shkëndija", "Shpirtënit shtegtarë", etj. pakënaqësia e thellë ndaj realitetit çifligaro-borgjez dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur u shpreh me figura të gjalla romantike.

Poeti u ngrit kundër amullisë shoqërore dhe forcave që mbanin vendin në errësirë ("kalbësinave që kërkojnë shejtnim").
Related image
Kritika e rreptë e gjendjes së rëndë të vendit u gërshetua në këto vepra me dëshirën e zjarrtë për "një agim të lum e të drejtë kombëtar", me grishjen për të luftuar për ditë më të bukura. Për zhvillimin e Migjenit si shkrimtar është karakteristik kalimi i tij i shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.

Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar.

Heronjtë e veprave të tij më të mira ("Bukën tonë të përditshme falna sot", "Bukuria që vret", "Mollë e ndalueme", "Legjenda e misrit", "A don qymyr zotni ?", etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në "Poemën e mjerimit", veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze.

Në një varg shkrimesh, si "Zoti të dhashtë" etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli. Shtresat e privilegjuara Migjeni i pasqyroi kryesisht në jetën e tyre vetjake, ai tregoi moralin hipokrit dhe despotizmin që karakterizonte marrëdhëniet e tyre familjare ("Të çelen arkapijat", "Studenti në shtëpi").

Në "Studenti në shtëpi" vuri në lojë inteligjencien borgjeze, si forcë e paaftë për të luftuar për ideale të larta. Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar ("Kanga skandaloze", "Programi i një reviste", "Novelë mbi krizën" etj.) Skamorët, të cilët i urrenin shtypësit, por ende nuk guxonin të ngriheshin kundër tyre, Migjeni i pasqyroi me simpati të thellë.

Image result for migjeni

Në skicat "Luli i vocërr" dhe sidomos te "Zeneli", shkrimtari vuri në dukje aftësitë intelektuale të masave dhe dëshirën e zjarrtë për ndryshime në gjendjen e tyre shoqërore. Shkrimtari tregoi edhe shfaqjet, sado të zbehta të protestës së tyre ndaj padrejtësisë shoqërore ("Mollë e ndalueme").

Rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, imtësitë, që zbulojnë thelbin e dukurisë, fryma polemike, psikologjizmi i hollë, prirja për t'i dhënë personazhet me disa viza, figurat poetike shprehëse, ironia - këto janë veçoritë kryesore të stilit të Migjenit. Shkrimet e tija lanë gjurmë të dukshme në letrarët e rinj të kohës.

Me mohimin e shoqërisë çifligaro-borgjeze dhe aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë për masat e popullit, Migjeni pati ndikim të ndjeshëm në rrethet e rinisë përparimtare ; me veprat e tij ndihmoi në formimin shpirtëror të saj.

Këtë rol ato e luajtën edhe në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, kur qarkullonin dorë më dorë.
Image result for migjeni
Pas Çlirimit trashëgimi letrar i Migjenit u bë i njohur plotësisht. ("Veprat" e plota të Migjenit janë botuar tri herë: 1954, 1957, 1961, kanë dalë edhe një varg botimesh të tipave të ndryshëm).

Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.

Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në 1956. Iu dha titulli "Mësues i Popullit" post-mortem në vitin 1957.

Në vitin 2002,u botua libri i Migjenit "Vepra"


******

Rrefen shoki intim i Migjenit 
Rrefen shoku intim i Migjenit
Në përvjetorin e lindjes së Migjenit ende nuk ka mbaruar. Është studiuesi Nasho Jorgaqi që sjell në këtë rast një libër si “buqetë kujtimesh” për Mirkon, siç e thërrisnin të afërmit, shkruar ose treguar nga bashkëkohësit e tij nëpër vite. Jeta e shkurtër e Migjenit në krahasim me gjurmët është impresioni që sjell Jorgaqi, duke i prezantuar këto kujtime me vlera të padiskutueshme për njohjen e poetit. 

Dhe pesha e këtyre kujtimeve rritet, kur bëhet fjalë për veprën letrare që krijoi, duke u dëshmuar drejtpërdrejt nga bashkëkohësit. “Migjeni në kujtimet e bashkëkohësve” mban titullin libri, botimet “Princ”, për të cilin studiuesi thotë se rrethi i autorëve të kujtimeve nuk ishte aq i gjerë sa do të dëshironin. Ata janë familjarë, shokë të Seminarit, ndonjë nga miqtë intimë, kolegë pune, nëpunës dhe nxënës, sivëllezër të penës, intelektualë të kohës së tij. Nga këto kujtime duket se Jorgaqit i është dashur të përballet me një realitet polemizues që e shoqëron poetin, qoftë për mendimet dhe gjykimet mbi të, që, siç dëshmohen në libër, vijnë në variacione të ndryshme, por që nuk prekin, sipas Jorgaqit, thelbin e personalitetit të Migjenit, natyrën dhe karakterin e tij.

Parë nga afër, kujtimet krijojnë një panoramë mbi individualitetin e Mirkos; pa bujë, i ndershëm, i sinqertë, delikat dhe fjalëpakë… me ndjeshmëri gati sizmike në raport me njerëzit, shoqërinë dhe kohën që përjetoi. Sipas kuruesit të këtyre kujtimeve, vend të veçantë në kujtime zë historia e krijimit të disa prej shkrimeve të tij, biografia e tyre, ku jepen rrethanat dhe motivet shoqërore dhe psikologjike, konteksti kohor dhe vendor; si krijonte Migjeni. Aktiv me shtypin e kohës “justifikohet” pse ky poet mori edhe një njohje të gjerë ndër lexues, kjo edhe falë lidhjeve që pati me letrarët e brezit të viteve ‘30.
Image result for migjeni
Më parathënie, ndër të tjera, fakte që tashmë dihen në lidhje me studimet dhe punën, Jorgaqi përmend se jeta sentimentale e Migjenit vazhdon të jetë enigmatike. Edhe nga kujtimet e bashkëkohësve në këtë botim, “na vjen e kursyer”! Merret vesh që Mirko ishte shumë i lidhur me familjen e tij, “fatkeqe që ia rralloi vdekja që herët dhe ia mbylli shtëpinë pa mbaruar ende shkollën”. Nga kjo vetëm dashuria për të motrat i kishte mbetur, prej të cilave nuk u nda kurrë.

Por, çfarë zbulohet dhe del ndoshta për herë të parë, është një dashuri sekrete e Migjenit, “dashuri tjetër” që ai e shprehu edhe në një vjershë përmes inicialeve Z. B. dhe që “për dekada mbeti anonime”. “Një dashuri e pastër, e bukur, e thellë, por jetëshkurtër, që u këput në mes tragjikisht”, - shkruan Jorgaqi, pa mundur të zbërthejë as ky këtë enigmë. Në fakt, në fragmentin e shkëputur më poshtë, kujtime të bashkëkohësit Hajro Ulqinaku, në titullin “Migjeni si e mbaj mend”, ku u referohet më të afërmve që kanë treguar për poetin, si: grueja e axhës, motra. Por, Ulqinaku poshtë titullit shënon edhe një fakt jo të lehtë për t’u anashkaluar, ku thotë se një nga dëshmitë, ndoshta nga më të rëndësishmet për botën e brendshme të Migjenit, është edhe “shoku i tij intim”, që del në rrëfim me emrin Zaharije Kadiqi. Madje, ky mbledhës dëshmish, pra Ulqinaku, edhe në tregimin e tij e paraqet si “shokun e tij intim”. Prej Kadiqit, janë mbledhur ndoshta kujtimet më interesante të jetës “së përjashtuar” të Migjenit, pasi janë njohur qysh në fëmijëri.

Image result for migjeni




Më poshtë botojmë këtë fragment:

MlGJENI SI E MBAJNË NË MEND

Hajro Ulqinaku

(Për poetin tregojnë: grueja e axhës, motra dhe shoku i tij intim)

Gjurmave të poetit

A e di se këtu n'Ulqin, jeton grueja e axhës së Migjenit? - ia ktheva me pyetje. U habit si unë kur...

- Para dy ditësh më tregoi për këtë Bianka (vajza e Lekosavës!). I thashë me e pyetë nanën se a mundemi me bisedue dhe ja, tash po shkoj te ajo në shtëpi.

- Po vij dhe unë! - tha ai, i lumtun që ai me kët rasë mundet me mësue diçka të re për poetin që e adhuron.

Në "maje të Pazarit" t'Ulqinit pranë tregut, gjindet shtëpia e Lekosava Kitanoviqit. Atë grue e njeh çdo Ulqinak, i madh e i vogël, me emnin - Sava. Trokitëm në derë. Na e çeli dhe na shtini në kuzhinë vajza e saj Bianka. Na dëshiroj mirëseardhjen bashkëbiseduesja jonë Lekosava Kitanoviqi, grue 56-vjeçare dhe i biri, Kostoja.

Mbas përshëndetjeve u gastuem rreth tavoline.

- Doni me fol me ju për "Mirkon"? - pyeti ajo mbas pak kohe.

- Po, Sava, me na folë për te: si e mbani nc mend dhe çka keni ndëgjue prej tjerëve për te.

Baba i Lekosaves, Kristoja ka qenë vëlla me Gjergjin, babën e Migjenit. E, Milloshi, shpesh ka ardhë te këta. Si te të vetët ma! Lekosava asht pak më e vjetër se Milloshi, prandej, s'ka dyshim, e mban në mend mirë.

Në blokun tim e kisha të përgatitun nji vistër pyetjesh.

Por, Sava "s'kishte nevojë" me e pyetë. Tregonte për poetin ashtu si e mban në mend. E, unë mendoj, se për Migjenin ka rrëfye ashtu çfarë ka qenë në të vërtetë. Ndërsa shoku im bisedonte me Savën, unë shenojsha në blok.

Ah!. - me keqardhje të sinqertë "ofshani" Sava at ditë. - Si s'keni qellue pardje. Ketu ka qenë Zarija (Zaharije) Kadiqi. Ai ka qenë shok me Milloshin e ju kishte kalbeue për te.

Në Tivar e ka dhe motrën, Lenkën. Te ajo ka ndjetë kur ka mësue në gjimnaz. Atë mundeni me e gjetë me emrin Lenka ose Llazar Jovanoviq. Shtëpinë e ka afër stacionit të vjetër të hekurudhës. Kushdo ju kalbeon.

Biseduem gati dy orë me te. Po at natë, me shokun tim i radhitëm shënimet.

***

E njihni Lenka Jovanoviqin?- e pyeta nji grue ne Tivar.

Po, - tha.

Ku e ka shtëpinë?

Ma tregoi dhe fare lehtë e gjeta. Ishte afër stacionit të vjetër hekurudhor, shtëpi dykatëshe. U ngjita përpjetë shkallëve që u ngjajshin atyne të minareve.

S'dij se si do jem dukë kur në krye të shkallëve e pashë Lenkën, motrën e Migjenit. Lenkës do t'i jem duk i çuditshëm kur e kam shikue nji copë here. Kërkojsha ngjashmëri me të vllain. Më dukej se po e shoh Migjenin!, i tregova qëllimin. Më shtini në kuzhinë, ku ishin dy vajzat e saj dhe burri Llazar Jovanoviqi, malazias, plak.

Shpresova se do lodhem tue shënue!

Nuk më kujtohet shum! Kam harrue! - më habiti motra e poetit me këto fjalë. Natyrisht s'zuna besë.

Vidoja (djali i saj) mban në mend ma mirë, ai ka me ju tregue, - tha ajo dhe nji moter shkoi me e zgjue prej gjumit. M'u du, afër 40 vjeçar. Ai, për të cilin aq shumë asht kujdesë Milloshi! Sidomos me ia mësue matematikën e panjohun këtij. Ai, të cilit, prej Torinos, i shkruen me ia gjetë romanin "Gjaku i papastër".

(Ky s'ka mujt me ia gjetë, thot. Ka qenë atëherë i vogël, 12 vjeçar, arsyetohet!).

Për çdo gja që pyetsha mundohej me më bindë se përgjegjen mund ta gjeje në vepër të poetit.

Për at kohë sa ndejta, ma shpesh pashë gishtat në buzë (shej që mos me folë) se sa mora përgjigje.

Por, prap, mundi nuk më shkoi huq. Prap, mësova diçka ma tepër për poetin: njoftova motrën e tij, pashë ku ka jetuar Migjeni, fitova do fotografi të pabotueme të tij...


***

Boll shëtita nëpër Titograd, mjaft sa me më ra shojet e këpucëve në tokë, derisa gjeta shtëpinë e shokut të ngushtë të Migjenit, derisa gjeta Zaharije Kadiqin.

S'më kujtohet shum! - më tha edhe ai. S'donte me folë shum.

Kjo e revoltoi djalin e tij rreth 20-vjeçar.

Po si s'të kujtohet, babë!? Si ke mundë me harrue kur ti ke qenë intim me te dhe je moçanik i tij?!

Po Zaharija e mban në mend fare mirë Migjenin. Si me dana, nxora dhe diçka dhe prej tij, për personalitetin e poetit...

Sava, sigurisht ka qenë këtu dhe Ju ka pyetë për Milloshin? - e pyes.

Po, - vërteton ajo

Çka ju kanë pyetë ma shpesh dhe a ju ka ngja diçka interesante me ta. - ia bana pytjen

"e fundit" të vistrës së pyetjeve të përgatituna.

Më ngjau në nji verë: isha përpara "simiçihanes" (furrës, asaj së vetës që Lekosava e ka në katin përdhesë të shtëpisë së vet!)

M'afrohet nji njeri me pantollona të shkurtra e këmishë pa mangë; të varun për qafe e të qitun në gjoks kishte nji aparat foft grafik; dukej i huej; Gjerman - mendova. Kishte qenë profesor n'Universitetin e Vjenës. Më thot:

Ti je motra e Migjenit. - më tha shqip, përpara se të më përshëndeste.

Jo! - shkurt i thom.

Po!- thotë.

Jo!

Po, de! - me bindje vërteton ai.

Fytyra po të tregon se je motra e tij; nji fytyrë keni, - thot ai me bindjen e vet.

Jo, jam grueja e axhes së tij- i tregoj.

Më kallxoni diçka- u lut ai. - Disa thonë se Migjeni asht Malazias e disa Shqiptar. Çka ka qenë në të vërtetë?

I tregova për prejardhjen e familjes, tregon Sava.

Gjeneza e familjes së Migjenit

Familja e Migjenit, në kohë të Fan Nolit quhej - Nikoliqi. - thot Sava, e në kohë të Zogut - Nikolla.

- Gjyshi, Nikolla, ka qenë i ardhun në Podgoricë (Titograd i soçëm!) prej Dibre. Ka punue atë çka atëherë kanë punue të "gjithë" dibranët. Ka punue si murator, marangoz, çdo zanat që asht i lidhun me ndërtimin e shtëpisë. Zanatet e këtilla, pse i kanë dijtë vetëm dibranët, i kanë quejtë -"dibranllëk".

***

Gjyshi im ka dijtë, ka punue këto zanate dhe ka qenë i ardhun prej Dibre, prandaj e quejnë - Nikollë Dibrani,

- më tregoi Lenka, motra e Migjenit dhe vazhdon:

- Në Podgoricë gjyshi asht njohtë me Stanka Stanishtin, malazeze, me fe ortodokse. i kanë pëlqye njani tjetrit. Janë dashurue. Atëherë koha s'i ka lejuar mc u marrë. Nikolla ka qenë shqiptar. Prandaj dhe e grabiti.

Ikin prej Podgorice dhe vendosen në Shkodër.

Nikollë Dibrani pati dy djem: Kriston (baba i bashkëbisedueses sonë, Lekosavës. (Këtë e kishin quejtë edhe Kërsto!) dhe Gjergjin (kët shkurt e kishin quejtë, Gjoko!).

- Kërstoja ka qenë ma i vjetër, prandej të gjthë fëmijt e shtëpisë e kanë quejt babë, e Gjokën, pse ka qenë më i ri -axhë - tregon Lekosava.

- Gjergji Nikolla qe martue me Jelena Kokosheviqin. Fëminë e parë e patën djalë - Nikollën. Mandej tri vajza: Lenkën, (Jelena), ajo në Tivar, Jovankën e martueme në Shkodër, dhe Çvetkën, në Tiranë.

Më 13 tetor të vjetit 1911 lindi Milloshi Pjestari i fundit i asaj familje që Ollga, qe e martueme në Tiranë, vdiq në 1958.

- Shtëpinë e kanë pasë në Mahallën e e fretënve. Gjergji ka pasë pijetore. Jelena, nana e Mirkos (Kështu e kishin quejt Migjenin të vogël!) ka punue në vek. Kanë qenë "rehat", - tregon Lekosava për kët familje.

Por, anemneza familjare e shkatrroi lumtuninë e familjes

- Nikolla.

- Më 1916 Mirkos i vdes nana, e le të vogël, pesëvjeçar, pa e ndie ngrohtësinë e prehnit të saj.

Më 1924 i vdes baba, hala i ri, 52 vjeçar. Më 1925 i vdes vllau, Nikolla, rreth 24 vjeçar. Më 1926 i vdes edhe gjyshja, 80 vjeçare. Milloshi mbetet atëherë pa punë, në shtëpi të dajës, motrës.

Të gjithë fëmijt e Gjergjit u shkolluen. Të gjithë mësimet, shkollat fillore i kryen në Shkodër, në gjuhën italishte. Përveç Mirkos e Olgës. Keta dy, po në Shkodër, e kryen filloren, por "nashke" (sërbisht).

- Gjyshaj e Mirkos ka folë "nashke" - vazhdon me tregue Lekosava- shqip ka dijtë fare pak. - "Nashke"(serbishte) mësoi Milloshi edhe në gjimnazin e ultë të Tivarit. Më 1923 vendoset në Tivar te e motra Jelena- Lenka. Aty qendron dy vjet shkollorë: ç'prej 1923 e deri më 1925.

Për çudi, qendrimin e Milloshit në Tivar, motra, s'e mban mirë në mendje.

- S'ka ndejtë shum këtu! - thot ajo.

- Pak ka ndejtë!

Pak! Veç dy vjet! Aty ka hangër, aty ka pi, aty ka fjetë!...

Daja Jovan Kokosheviqi, i nxjerr Milloshit bursën per shkollim në Manastir. Atje Milloshi kryen dy vjetët e fundit të semimaturës" me 1925-26 dhe 1926-27.

- Më 1927 Mirkoja fiton bursën nga Jugosllavija e vjetër për shkollim fetar. At vjet Mirkoja regjistrohet në Seminarin serb "Shën Gjon Teollogu", - tregon Zaharije Kadiqi.

(U regjistrue pa dëshirë. Seminarin e kreu më 1931-32).

- Si u ba puna që Milloshi të mësojë për prift, çka s'ka dashtë me qenë? - e pyes Zaharije Kadiqin, shokun e ngushtë të poetit n'at shkollë dhe Lekosavën.

- S'ka mundë me u shkollue askund tjetër. Për tjetërkund bursë s'i kanë dhanë. Vetë s'ka pas mundësi shkollimi... -me thanë që të dy bashkëbiseduesit e mij.

- Unë mendoj se me i pasë thanë Milloshit çkado gja me ba, e kishte ba!- e thot mendimin e vet Zariu. - Ai ka dashtë vetëm me u shkollue disi.

- Mirkoja ka qenë i "maruem" (i dobët nga shëndeti!)- tregon Sava. - Prandej na i thojshim:

- Po si, more Mirko, ti kaq "i vogël" e don me u ba prift. - Po a ka me të nderue ty populli kaq të ri? A kanë me të ndëgjue në meshë?

-Unë me u Shkollue tjetër kund s'mundem – po mësoj për prift – e bahem mësues! - ka thanë gjithmonë Milloshi - tregon Lekosava.

- Gjatë gjithë shkollimit ka qenë nxanës shumë i mirë, në Manastir ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm, - tregon Zaharija.

- Unë, në Manastir, atëherë kur edhe Mirkoja, kam qenë n'Akedeminë tregtare. Atje me Milloshin shpesh kemi qenë bashkë.

- Në shkollën e tij ka ekzistue shoqnija letrare. Milloshi atëherë shkruente serbisht: vjersha e tregime. Shpesh organizojshim mbramje letrare. Milloshi ka qenë kryetar i shoqnisë. Ka qenë nxansi ma i mirë dhe shkruente ma mire se të gjithe. Për çdo punim, që e lexojshim në mbramje letrare, duhet t'i lejshim nga nji kopje drejtorisë së Shkollës. Në bibliotekën e seminarit duhet me u gjindë kopjet e punimeve të Milloshit, - tregon për ato ditë, për Migjenin kur ishin bashkë në Manastir, Zaharije Kadiqi.

Migjeni u ba prift. Si i tillë, i duhej me shërbye. Me e kthye bursën. Por, ai s'donte me "shërbye Zotit". Deshironte me i shërbye njeriut. Ma së tepërmi dëshironte me studjue. Por jo teologjinë.

- Ai ka mund me e studjue teologjinë kur të kishte dashtë. Bursën ia kishte sigurue daja. - tregon Zaharija Kadiqi.

- Milloshi ka dashtë me studjue letërsinë. E për këtë s'ka pas mundësi, s'ka pasë të holla.

- Nji vjet asht sjellë Milloshi pa punë nëpër Shkodër,

- tregon Lekosava. - N'at kohë kurrkund s'ka shkue. Veç te të vetët. S'asht përzie me njerëz. Gati gjithmonë ka qenë vetëm. Me kërkënd s'ka folë. Veç ka qenë me një libër në dorë, - tregon ajo.

Tregon Lekosava nji bisedë se si Migjeni muer punë: detyrën e mësuesit në Vrrakë.

- Nje ditë në nji kafehane me emrin "Milet- bahçe" në Shkodër bisedoj me do burra. Njani e sheh Milloshin në rrugë me libër në dorë dhe e pyet atë me cilin rri:

-1 kujt asht ky djalë? Shum djalë i mirë po më duket! -thot ai për Milloshin dhe vazhdon: - Sillet pa punë, veç me nji libër në dorë e shoh.

- Djali i Gjokës, - thot tjetri. - Ka krye shkollën e asht pa punë! - Au po unë Gjokën e kam pas mik! - thot i pari dhe e thërret Migjenin me bisedue. E pyet: pse asht pa punë, pse asht i mërzitun.

Milloshi i tregon se kishte me studjue, por s'ka mundësi. Kishte me punue si mësues por s'ka vend pune.

- Si mos me qenë i mërzitur kur rri tek dajt e më mbajnë ata!

Miiloshit i dhanë detyrën si mësues ne Vrrakë. (Sava mendoj se ky mik i babës së tij ia gjet punën).

- Ka qenë njeri i njohun me pozitë, por momentalisht s'po më kujtohet emni i tij, - tregon ajo.

- Katundarija e Vrrakës ka qenë ortodokse. Fëmijt e atyhit deri atëherë kanë mësuar "neshke" (serbisht). Milloshi s'asht ba prift, por mësues, e katundarët e atyhit kanë qenë "fanatikë të mëdhenj"; pse Milloshi s'i ka mësue fëmijt "nashke", por shqip. Mirkon e kanë pas inat edhe pse ka qenë përparimtar.

- Kur ka hy Milloshi në detyrë, Ollga, motra e tij ma e vogla, ka qenë tue "studjue" në Sarajevë, e mbasi Milloshi s'u ba prift por mësues, Olgës ia ndalën bursën. Ajo mbet

pa diplomue edhe pse ka qenë gati me e krye shkollën, • vazhdon me tregue Lekosava.

- E dini se Vrraka asht afër 7 km larg Shkodre: thonë se ka qenë i detyruem me udhtue me biçikletë prej katundi në qytet nëpër shi e borë, prandej asht sëmue nga TBC - i them shokut të tij të fëminisë, Zahariut.

- Mendoj se s'asht ashtu! Më duket se Milloshi ka qenë i sëmurë që në Manastir, por udhëtimi me biçikletë me siguri ia ka keqsue gjendjen, - thot ai që e ka njohtë ma së miri.

Anmiku i dytë i Migjenit, pra, e paska sulmue që ma herët. Por tash e sulmon ma ashpër. Migjeni pati nevojë për shërim. Por me çfarë paresh! U mjekue në Greqi, vetëm - nji muej. Në Vrrakë e njeh për s'afermi hipokrizinë klerikale, ma së miri. Mëson vuejtjet e njeriut të vogël. Aty s'mundet me durue ma. Aty, atje larg, s'munden me durue ma.

Kthehet me shërbim në Shkodër dhe shërben më' 1935-36.

Prej Shkodre, prej rrethit të tij përparimtar, duhet me e transferue Migjenin, Migjenin përparimtar, Migjenin revolucionar.

E transferojnë në Puke. Ai atje shkon edhe për shëndet.

- Ne Pukë e ka marrë dhe vajzën e motrës në Shkodër, vajzen e Jovankës- Zllatën. Për mos me qenë vetëm, mos me u mërzitë. Ajo kishte mundë me tregue për te, - tregon Lekosava.

- Ollga dëshironte me i krye "studimet" që ia këputën në mbarim. Por s'kishte pare. I duheshin 200 napolona. Edhe asaj i ndihmoi ai miku, si Mirkos për punë. Ia dha 200 napolona, me kusht: nëse Ollga e merr diplomën, s'ka nevojë me ia kthye- nëse ajo nuk diplomon n'afatin e caktuem-me ia kthye huanë. Por ku, Ollga gjithmonë ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme!-thotë Sava-dhe natyrisht i jep provimet njanin mbas tjetrit.

Për herë të parë

Kur Elitis vajtonte togerin e humbur shqiptar!

Shkruar në vitin ‘46-‘50, për herë të parë nga Vatra e Tiranës së FGK.-së dhe "Miqtë e Kulturës Greke" në tre fashikuj të shpërndarë, dje, për publikun vjen vepra e parë e poetit grek, nobelist, Odisea Elitis. Bëhet fjalë për "Këngë heroike dhe vajtuese për nëntogerin e humbur të Shqipërisë" (botimet "Toena") të përkthyer në shqip (nga Llambro Ruçi) dhe një antologji të poezisë, të frymëzuar nga Odisea Elitisit, vepër e intelektualit shqiptar Arjan Ramaj. Njëqind vjet pas lindjes së tij, Greqia nderon poetin e saj kombëtar Odisea Eliti, duke i trasnferuar veprimtaritë edhe në Tiranë. Ky prezantim u bë dje në Ministrinë e kulturës, në prani të ambasadorit grek Nicolas Pazios. Ishte një takim filologjik dhe shkencor ndërmjet pedagogëve dhe studentëve të universitetit. Referimet, recitime poezish, në gjuhën greke dhe atë shqipe, ku u shfaq edhe një dokumentar nga jeta dhe vepra e poetit. Brenda një fjale adape, bashkëpamje, ambasadori grek, Pazios në fjalën e tij ndau tre momente të rëndësishme për krijimtarinë e Elitis.

Gjuha që përdor Elitis, është gjuha që ka vuajtur më shumë, - tha Pazios, duke kujtuar kontributin 80 vjeçar, si përfaqësues i pastër i viteve ‘30, që ka shënuar për kulturën greke po ashtu një kulm. Gjuhë laike, lirike dhe njëkohësisht duke përdorur fjali dhe shprehje nga ortodoksia, - konsiderohet gjuha e poetit. Elitis, - ka vijuar ambasadori, - është mbështetur në rrënjët e gjuhës greke, në traditën laike, duke treguar vazhdimësinë e periudhës më të madhe të qytetërimit grek. Ndërsa aspekti i dytë, sipas Pazios veçanti në poezi të Elitis është natyra dhe drita; metafizika e dritës së poetit, si themele mbështetëse të lexuesit ku e bukura lidhet me dritën, që vështirë të gjendet me kaq pastërti në poezinë greke. Në momentin e tretë, Pazios ka kujtuar kulmin e lulëzimit të kulturës greke, atë të viteve ‘30, duke e konsideruar Elitis si një përfaqësues i saj, duke bashkëvepruar me poetë të tjerë, ndërsa shënon pikë kthese për përfshirjen në modernizmin evropian.

Pjesë e shkëputur nga "Këngë heroike dhe e përzishme"

Për ata nata ishte një ditë më e hidhur

Shkrinin hekurin, mbllaçitnin tokën

Zoti i tyre nuhaste barut dhe lëkurë mushke.

Çdo gjëmim një vdekje shaluar nëpër erë

Çdo gjëmim një burrë duke buzëqeshur përballë

Vdekjes - dhe fati ç’të dojë le të thotë.

Befas çasti harroi dhe gjeti kurajën

Në vijën e frontit flaku copë-copë mes diellit

Dylbi, telemetra, mortaja, u ngrinë!

Lehtësisht si kambrik që u shqye era!

Lehtësisht si mëlçi që u hapën gurët!

Kafka u rrokullis nga ana e majtë...

Në tokë veç për një çast u tronditën rrënjët

Pastaj u shpërnda tymi dhe dita shkon e frikësuar

Të mashtrojë mjegullën nga ferri i nëndheshëm.

Por nata u ngrit si nepërkë e shkelur

Sapo ndaloi për pak mes dhëmbëve vdekja -

Dhe pastaj u derdh gjer te thonjtë e saj verdhanë!

Pjesë e shkëputur nga poezia “Thithe të shkëlqyeshmen”

Jetova në një vend që dilte prej një tjetri

realitet,

si ëndrra nga ngjarjet e jetës sime.



E quajta edhe atë Greqi

Dhe e gdhenda në letër ta shoh

Kaq e pakët dukej, kaq e pakapshme

Pjesë e shkëputur nga poezia “Maria Nefeli”

“Kape shkreptimën në rrugën tënde, njeri;

Jepi asaj vazhdimësi;

Fatos Lubonja: Si me arrestuan me babain e xhaxhain, dhe frika nga akuzat se donim te vrisnim Enver Hoxhen

Fatos Lubonja , lindi në Tiranë në vitin 1951, është humanist dhe shkrimtar shqiptar.

Mbaroi studimet për fizikë në vitin 1974 në Universitetin e Tiranës.U akuzua dhe arrestua për shkrimet që iu gjetën të fshehura, për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Në vitin 1979 u arrestua sërish dhe u dënua sërish edhe 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja". Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Veprat letrare:

"Në vitin e shtatëmbëdhjetë", 1994
"Ploja e mbrame", 1994
"Ridënimi", 1996
"Liri e kërcënuar"
"Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik", 1999

Etj.


Fatos Lubonja: Si me arrestuan me babain e xhaxhain, dhe frika nga akuzat se donim te vrisnim Enver Hoxhen


“Afro një vit pas Plenumit IV unë jam arrestuar, vetë i katërt, së bashku me babain, xhaxhain dhe burrin e hallës, pasi Sigurimi, nëpërmjet agjentëve të tij, arriti të marrë informacion se në shtëpinë e xhaxhait gjendeshin të fshehura disa armë të babait (trofe të Luftës).

Aty, gjatë kontrolleve, gjetën të fshehura edhe materiale të tim eti dhe shkrime të miat: një antiroman, poezi dhe ditarët e pesë viteve universitet, që i kisha fshehur pasi kishin përmbajtje kundër regjimit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë time m’u gjet edhe një letër kundër Enver Hoxhës, që ma kishte dërguar im atë nga Lezha, ku gjendej asokohe gjysmë i internuar.

U gjenda, pra, përballë këtyre fakteve që hetuesit i kishin të përforcuara dhe me dëshmi të të arrestuarve e dënuarve më parë, me dëshmitarë nga jashtë e përgjime të teknikës operative që kishin kryer.

Gjëja më e frikshme ishte kërcënimi lidhur me armët që donin të na i vishnin si përgatitje për të vrarë Enver Hoxhën, d.m.th., terror.

Janë situata, që, kush i ka provuar, e di mirë se ç’do të thonë. Hetuesia luante me ty si macja me miun, pasi ti nuk dije as se ç’thoshin të tjerët jashtë e brenda, ndërkohë që ata të kishin futur dhe spiunin e birucës në qeli. U përpoqa të mbroj veten, duke mohuar akuzën për terror dhe, kur erdhi puna për të shpjeguar se pse kisha shkruar ato gjëra, si dhe pse im atë kishte shkruar një letër aq të rëndë kundër Enver Hoxhës, u përpoqa të reduktoja gjithçka në pakënaqësitë tona personale.

Se të thosha të vërtetën që mendoja, se e keqja nuk ishim ne, por regjimi dhe Enver Hoxha, kjo ishte barazi me vetëvrasje dhe, për fat të mirë a të keq, më mungonte ky guxim.

Kur kam parasysh se edhe pa gjetur armë të fshehura e dokumente ku udhëheqësi cilësohej si “idiot”, shumë të arrestuar kanë pranuar akuza për agjenturë e komplote e terror, them se, me papërvojën që kisha, kemi shpëtuar mirë vetëm me akuzën për agjitacion e propagandë.

Merita kryesore për këtë e pati im atë, i cili mohoi se armët ishin të tijat, mohoi se letra ishte për Enver Hoxhën, por ai kishte edhe më shumë përvojë, ishte edhe më trim”, shkruan Lubonja.

Akademik Prof.Dr. Esad Mekuli, themelues i letërsisë shqipe në Kosovë




Akademik Prof.Dr. Esad Mekuli në 100-vjetorin e lindjes është cilësuar si themelues i letërsisë shqipe në Kosovë. Këtë dhe vlerësime tjera janë dhënë për Mekulin si krijues të martën në tryezën shkencore “Esad Mekuli në 100-vjetorin e lindjes”, që është organizuar dhe mbajtur të martën në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, institucion ky që për kryetar të parë kishte vetë letrarin e lindur më 1916 në Plavë të Malit të Zi.
Po në këtë ditë kryetari i AShAK-ut, Hivzi Islami, ia ka dorëzuar së bijës së Mekulit, Drita Mekuli, Dekoratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Letrarin e ka dekoruar post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave, e cila u jepet atyre që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta, si në arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri e shërbim civil.

Me këtë rast, kryetari i AShAK-ut, Hivzi Islami, e ka konsideruar poetin e shkrimtarin Mekuli si krijues të veçantë.

“Mekuli ishte në ballë të kulturës shqiptare në Kosovë për mbase 40 vjet”, ka thënë akademik Islami.

E bija e Esad Mekulit - i cili ka vdekur në Prishtinë më 1993 - ka thënë se gjatë jetës, babai i saj ka marrë shumë mirënjohje, medalje e dekorata. “Ashtu i dashur dhe i respektuar me një shpirt të mirë, humanist pa kufi, altruist, njeri i cili deri në fund të jetës ka punuar pa ndërprerë në ngritjen e nivelit kulturor të popullit të tij, ngritje e të cilit nivel ai ka qenë thellësisht i bindur se ua hapte të gjitha shtigjet tjera popullit të tij”, ka thënë Drita Mekuli. E ka konsideruar si të veçantë Medaljen Presidenciale të Meritave. “Sido që të jetë kjo medalje është e rëndësisë së veçantë për familjen e tij, se është e vetmja që jepet nga shteti i Kosovës. Shteti i Kosovës që në kohën e babës ka qenë një ëndërr e bukur, për të cilën vlen të sakrifikohet dhe të punohet vazhdimisht”, ka thënë Mekuli.

E studiuesit e veprës së këtij shkrimtari kanë paraqitur kumtesat e tyre që flasin për punën e Mekulit nga kënde të ndryshme.

Akademiku Mehmet Kraja krejt në fillim të kumtesës së tij, “Esad Mekuli dhe ‘Jeta e Re’” ka kritikuar studiuesit e letërsisë, përfshirë edhe veten, sa i përket mosshpërfaqjes së bindjeve ideologjike të shkrimtarëve. Ka thënë se ky trajtim jo i drejtë vazhdon edhe në kohën më të re, kur raportet e disa individëve-shkrimtarë me pushtetin përligjen, kurse raportet e disa të tjerëve konsiderohen të papranueshme.

“Esad Mekuli kishte qenë pjesëmarrës i Luftës Nacionalçlirimtare, ishte komunist me bindje, madje nga ata komunistët që zhgënjehen, por nuk zmbrapsen aq lehtë, siç kishte bërë miku i tij i afërt, Hivzi Sulejmani. Me revistën ‘Jeta e re’, Esad Mekuli u bë themelues i letërsisë shqipe në Kosovë”, ka thënë Kraja. Sipas tij, sa i përket kësaj letërsie, duhet të pranohet se Mekuli nuk e themeloi duke u mbështetur në parimet e realizmit socialist, siç bënë bashkëkohësit e tij në Shqipëri, as duke u mbështetur në letërsinë e traditës, por mbi parimet kërlezhiane të letërsisë jugosllave, që mund të quhet një variant jugosllav i realizimit socialist, siç ishte varianti jugosllav i socializmit. “Për të bërë një letërsi të këtillë në Kosovë, për t’ia vënë themelet një letërsie të këtillë, Esad Mekuli përballej me probleme të shumta. Mungesa e traditës letrare ishte një faktor kufizues. Prapambetja e përgjithshme, veçmas prapambetja kulturore gjithashtu”, ka thënë Kraja.

Sipas tij, Mekuli kishte kundër vetes, në njëfarë mënyre, edhe klasën politike kosovare, dogmatike dhe të paarsimuar, e cila nuk i pranonte dhe i refuzonte në mënyrë kategorike standardet jugosllave të socializmit liberal. “Për këtë klasë politike parimet krijuese që i kishte shpallur Kërlezha më 1956 ishin të largëta dhe të mjegullta dhe, po të zbatoheshin në Kosovë, në këndvështrimin e tyre ishin antiparti”, ka thënë Kraja. Sipas tij po në këto vite dhe në vitet më të vona ’60 dhe ’70, Mekuli filloi të kishte kundër vetes edhe idenë e socializmit si proces botëror. Ka thënë se së voni ai filloi të kishte kundër vetes lexuesin e Kosovës, që nisi të edukohet nga letërsia e realizmit social-romantik të Shqipërisë, madje filloi të kishte kundër edhe integralistët jugosllavë, midis tyre shkrimtarë të shquar të letërsisë të sapobërë të Kosovës, “të cilët ende flitnin serbisht në mbledhjet e partisë në ‘Rilindje’”. “Në pikëpamje të ideve dhe të praktikës letrare, Esad Mekuli mbeti i pandryshuar: një “kërlezhian” i vitit 1956”, ka thënë Kraja.


Image result for esat mekuli

Akademiku Sabri Hamiti, nëpërmjet kumtesës së tij, “Esad Mekuli: ‘Për ty” ka thënë se libri “Për ty” i Mekulit, që doli më 1955 në Prishtinë, u pa menjëherë si një ngjarje letrare, madje kulturore. Ka thënë se ishte libri i parë poetik i një autori vendës, i autorit që tashmë ishte bërë autoritet, si krijues e veprimtar kulturor. Sipas Hamitit për më tepër, libri i Mekulit, u bë libër-kult për brezin e mëpastajmë, dhe më e rëndësishmja, mbeti libri themelor i autorit.

“Libri përmbledh krijimtarinë poetike të Esad Mekulit të shkruar për dy decenie, rreth 30 poezi, dhe është i strukturuar me një ndërgjegje krijuese, kulturore e historike. Nis me poezinë programore ‘Popullit tim’, që është një eksplikim i titullit përkushtues ‘Për ty’ të librit”, ka thënë Hamiti, i cili ka analizuar disa vjersha të Mekulit.

Profesori universitar i letërsisë, Nysret Krasniqi, ka thënë se duke e parë poezinë si medium të emancipimit dhe të këndimit përparimtar, Esad Mekuli veproi fuqishëm në kulturimin e hapësirës letrare të Kosovës. Nëpërmjet kumtesës së tij “Esad Mekuli:Verbi poetik si burim socio-ideologjik”, Krasniqi ka thënë se veprimi i tij social e ideologjik i Mekulit ndikoi në jetësimin e poezisë së angazhuar të Kosovës, e cila u realizua fuqishëm nga autorët e tjerë sidomos në vitet ‘50 dhe ‘60. ”Tashmë krijuesit e rinj të asaj kohe kishin një model pajtimi apo mospajtimi, i cili ndikonte në rritën mendimtare për poezinë shqipe në Kosovë. Ata që e donin përshtatjen me vijën ideologjike nëpër udhën historike të Kosovës kishin model poezinë e Esad Mekulit, duke avancuar në poezinë e tyre vetëm në plotësime të ndjeshme motivore e stilistike”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij në nisjen vetmitare të Kosovës, Esad Mekuli ishte prijatar e zë i fuqishëm i përparimit.

Pikëpamjet e tyre për krijimtarinë e Mekulit i kanë paraqitur edhe akademik Ali Aliu, Bashkim Kuçuku, Kujtim Shala, Shaban Sinani, Ymer Çitaku, Kristaq Jorgo, Fadil Grajçevci e Nehat Sopaj. Para dhjetë ditësh familja e Mekulit ia ka dhuruar bibliotekën personale të poetit bibliotekës kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.


*******

Nga Agjencioni Floripress

Image result for esat mekuli

Esad Mekuli (1916 - 1993) poet dhe personalitet i shquar nga Kosova.

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar.

 Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936.

Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës.

Image result for esat mekuli


Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.

Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve.

 Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera.

 Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941.

Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit.

Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija.

Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Pdgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit.

Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas.

Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera.

Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore.

Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Tituj të veprave

Për ty  – Prishtinë, 1955
Dita e re – Prishtinë, 1966
Avsha Ada – 1971
Vjersha – 1973
Brigjet – 1981
Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989

Mitrovica ndahet, Ministrja për Dialog Edita e Tahiri “krihet”


Ministrja për Dialogun Edita Tahiri “krihet”

Mitrovica po barrikadohet, ndërkohë Ministrja për Dialogun Edita Tahirin, është “zhdukur”, dhe nuk reagon. Bisedimet në Bruksel, revitalizimi i urës, duket se janë thjesht një flluskë sapuni. Gënjeshtrat e Tahirit, apo dhe të zyrtarëve të tjerë të Kosovës, po dal,i në dritë, me ndarjen e Mitrovicës në atë jugore dhe veriore.
Një projektim ortografik i globit, ku tregon Bashkimin Europian dhe shtetet e saj anëtare (jeshile).
Shumë marrëveshje janë nënshkruar në Bruksel, por asnjëherë ato nuk janë bërë publike, por janë ruajtur në terr. Pak ditë më parë zyrtarisht u deklarua, se u arrit marrëveshja për drejtësinë dhe se gjykata dhe prokuroria do të fillonin fuknsionimin normal në veri, pikërisht aty ku kanë qenë institucionet përkatëse.

Por, tashmë pas ngjarjeve të fundit, duket se do të vihet në pikëpyetje zbatimi edhe i kësaj marrëveshje. Siç, kanë raportuar mediat, së fundmi, në veri të Mitrovicës, po dyshohet se po ndërtohet një mur i lartë për të ndarë fizikisht këtë pjesë të qytetit me atë jugore.


Kryetari i veriut Goran Rakiqi ka thënë për mediat se aty nuk po ndërtohet kurrfarë muri, por po punohet ashtu siç është paraparë me projektin për revitalizimin e urës për të cilin janë dakorduar në Bruksel, Prishtina e Beogradi.

Sipas tij, aty është duke u bërë nivelizimi i zonës për këmbësor nëpër të cilën nuk do të mund të kalojnë automjetet. Por, sipas kryetarit të Komunës së Mitrovovës, Agim Bahtiri muri që po ndërtohet nuk ka qenë në projektin për revitalizimin e urës dhe për këtë ndërhyrje është lajmëruar Brukseli

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...