Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

TAKIMI LETRAR "ESAD MEKULI"




LSHK: Takimi letrar "Esad Mekuli", në Institutin Albanologjik të Prishtinës,
më 17.12.2016, në orën 12.00

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Në konkursin e LSHK-së për takimin letrar “Esad Mekuli”, më 17 dhjetor 2016, janë paraqitur 65 krijime letrare, katër kumtesa dhe katër recensione letrare.






Komisioni letrar ka përzgjedhur me shifra: 40 krijime letrare, 3 kumtesa dhe 3 recensione letrare.
Autorët e përzgjedhur janë njoftuar për konfirmim deri më 12 dhjetor 2016. Tekstet e punimeve janë të printuara dhe merren në takimin letrar.

Në këtë takim letrar jepen çmimet “Bardi I, II, III” për krijime letrare dhe çmimi letrar “Esad Mekuli” për krijimtarinë e përgjithshme të shkrimtarit.
Takimi letrar “Esad Mekuli” mbahet më 17 dhjetor 2016, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, duke filluar në orën 12.00



Programi:

12.00 Hapja

12.15 Sesioni letrar (bashkë me Institutin Albanologjik të Prishtinës) :
“Njëqindvjetori i lindjes së poetit Esad Mekuli”

13.30 Përurime veprash

17.00 Akademi letrare

Takimi letrar është i hapur për të gjithë krijuesit letrarë dhe dashamirët e artit.


Foto:Nga takimet e LSHK-së 


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës



Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës




Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës



Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Universitetin e Beogradit, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.


Image result for Esat Mekuli

 Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija.
Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë.

Image result for Esat Mekuli

 Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Pdgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.



Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Tituj të veprave

Për ty – Prishtinë, 1955

Dita e re – Prishtinë, 1966

Avsha Ada – 1971

Vjersha – 1973

Brigjet – 1981

Rini e kuqe – Prishtinë, 1984

Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986

Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989


Flori Bruqi

2016/12/16

Kush ishim ne para 400 vjetësh? SANXHAKU I SHKODRËS




– Mariana Bolice Kotoranina, per vizitat ne Sanxhakun e Shkodres ne vitin 1614 – (… 22 fshatra, të gjithë të banuar nga shqipëtarë të besimit katolik)

Fisnikja e Kotorrit, Mariana Bolice Kotoranina, ne vitin 1614 vizitoj Sanxhakun e Shkodres dhe ne relacionet e ditarin e saj pasqyron te gjitha qytetet, krahinat, fshatrat, numerin e shtepive dhe banoret, ritet, zakonet, pasurite dhe armatimin e popullates te ketij sanxhaku, qe ajo me krenari e quan shpesh Dukati i Shkodres.

Kete kronike te gjere, fisnikia Mariana Kotoranina i a dedikon Shume te ndriturit Zotit dhe padronit, Maffio Michiele, te cilit i shkruan:

“ Shume i shkelqyeri Zoteri,

e nxitur nga shume rrethana dhe nga keshillat e miqeve dhe fisnikeve, realizova disa udhetime, vizitova dhe u prita nga shume personazhe te rendesishem turq, qe me lejuan te kaloje neper pjesen me te madhe te Shqiperise, ne gjithe Malin e Zi, pra ne te gjithe Dukatin – Sanxhakun e Shkodres. Mendoj se te gjithe kete kohe e shpenzova me dobi, madje kam shfrytezuar dhe minutat duke vrojtuar jetesen e banoreve e te prijesave te ketyre popujve. Gjate kesaj kohe, mesova, se relacionet e çuditeshme dhe pavlere, te derguara nga persona te pakujdesshem dhe te nxitur nga shpirti xheloz, nuk e kane treguar te verteten.

Çdo vit, kam konstatuar se pertej kufijve te Kotorrit – atdheut tim, dynden ushtar te shumte turq, per te sulmuar malesoret shqiptare, te cilet jane rrebeluar kunder zonjes Turqi. Shkova dhe i vizito-va keto vise, pashe ngjyrat e qyteteve kryesore te Dukatit te Shkodres, krahinat, fshatrat dhe shtepite e banoreve, kam treguar emerat e atyre qe komandojne, sa njerez mund te mobilizojne per te luftuar, çfare armesh kane, kam pershkruar ritet dhe ne veçanti zakonet.

Po ju shtoj dhe konsideratat e mia, per postieret e letrave publike, qe dergohen nga Venecia ne Konstandinopoli nga Shume i ndrituri dhe i shkelqyeri zoti Bailo (i pari i Venedikut), te adresuara atyre ne Mal te Zi dhe ne Konstantinopol, si dhe kthimin e tyre deri ne Kotorr; kam pershkruar rrugen e gjate dhe pushimet, qe ata bejne per dite, per shpemzimet e parave publike dhe njekohe-sisht te kohes se harxhuar.

Te gjitha keto te bera me shume reverence, i a dedikoj Zoterise Tuaj shume te ndritur, duke ju lutur t’i pranoni miresisht, nga sherbetorja e juaj e devoteshme, si shenje e vullnetit tim te mire, dhe me detyrime te shumta ndaj jush, me deshire te perkujdesem e t’ju sherbej ashtu si duhet.

Ne emer te Madhit Zot, ju uroj jete te gjate dhe lumturi, me te cilat jeton ne atdheun tone nga Ati yne i dashur, me te gjitha shembujt dhe me integritetin e zakoneve dhe menyrat e qeverisjes tuaj, me shkelqimin dhe fisnikerine, miresjelljen dhe dashamiresine qe ju bejne te admirueshem

dhe se fundi ju puth doren perulesisht

Me lutje ne menyre reverente.
Venecia 25 maj 1614. P”

Kroniste e kujdeseshme e realitetit dhe hartusese e relacioneve per Sanxhakun, ose me sakte per Dukatin e Shkodres, qe tani komandohet nga turko – shqiptari Mehmed bey Ballichienovich”.

Ne kronikat e Mariana Kotoranina perfshihen: struktura administrative e Dukatit (Sanxhakut te Shkodres), sa dhe cilat jane qytetet, vendndodhja e tyre, sa fshatra perfshihen ne keto territore, me cilet kufizohen, numeri i banoreve, cilet jane prijesat (komandantet) e fiseve , sa njerez mblidhen per te luftuar kunder turqeve.

Nje vend te veçante kjo fisnike i ka kushtuar mesazhereve (postieret), qe udhetojne per te derguar korespondencen publike ne Konstandinopol, pershkruan rrugen e vjeter dhe rrugen e re; analizon cilet jane rruget me te mira, cila eshte me e pershtateshme dhe me e shpejte per t’u ndjekur, sa eshte diferenca nga njera tjetra e nga nje dite ne tjetren, si ne udhetimet neper territoret shqiptare gjate veres dhe ne periudhen e dimrit. Ajo preçizon emerat e viseve dhe vendet e pushimit, qe frekuentojne postieret gjate udhetimit nga Kotorri ne Konstandinopol.

Pershkruhen me imtesi portet, lumenjt dhe anijet e barkat nga Tivari deri ne Vlore, emerat e veçante te fshatrave, viseve, fshatrave, zonave detare, sa eshte thellesia e lumenjeve ne grykderdhjen ne det; pershkruan Lezhen, Durresin dhe Krujen.
Fisnikja Mariana tregon per kryengritesit shqiptar ne malet mbi Podgorice, e cila eshte nen pushtetin turk, tregon per ekspeditat masive turke te drejtuara kunder malesoreve, tregon per viset ku jetojne malesoret rrebela dhe egersine e ushtrise turke per t’i nenshtruar.

Ne pjesen e fundit pershkruan udhetimin ne sanxhakun e Hercegovines, ne veçanti qytetet Castelnovo dhe Risano, me rrethinat, qe ndodhen ne shpatet e maleve prane gjirit te Kotorrit.

Dukati (Sanxhaku) i Shkodres ndahej ne gjashte pjese kryesore: Mali i Zi, Tivari (Antivari), Ulqini, Shkodra, Podgorica, Plava.

Ne pjesen e pare pershkruan Malin e Zi, i kufizuar ne veri me Kotorrin, me dukatin (Sanxhakun) e Hercegovines, ne lindje me liqenin e Shkodres, ne jug i ndare nga Podgorica nga lumi Moraça. Territori i Mali te Zi qeveriset nga i shkelqyeri zoti Giovani Cernoviçi, qe e ka seline ne fortesen e Zhabiakut, e ndertuaar ne majen e nje koder, e cila nga nje ane pershkohet nga lumi Moraça dhe nga ana tjeter nga liqeni i Shkodres. Kodra me fortesen qarkohen nga disa qendra te banuara, me 250 shtepi. Shumica e banoreve te Zhabiakut jane kristian – ortodoks dhe merren me peshkim. Ne keshtjelle qendron Dizdari (roja i keshtjelles) dhe komandanti turk, i cili qeveris ne emer te sultanit. Ne keshtjelle kane mbetur vetem 15 shtepi, te tjerat jane shkaterruar, ndersa kishen e Shen Zorzit e kane shnderruar në xhami.

Kjo pjese e Malit te Zi ka 90 fshatra, me 3524 shtepi dhe mund te organizojë 8027 luftetarë, nder te cilet 1000 harketar, te tjeret jane te armatosur me shpata, targa e heshta.

Pjesa e dyte e Dukatit te Shkodres eshte Tivari (Antivari) me rrethinat, ku perfshihen:
Spica, me 60 shtepi me 150 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.
Sozina, me 40 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Dumo Liçi (shqipetar).
Suissa, me 40 shtepi, me 87 luftetar, me prijes Pero Vitiç.
Zubar, me 20 shtepi, me 45 luftetar, me prijes Niko Perov.
Spica, me 60 shtepi me 150 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.
Togemedi, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Vuko Strepiev.
Mikuliçi, me 25 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Luka Matuscov.
Gradoeviç, me 50 sshtepi, mee 130 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.
Podi, me 30 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Peri Vuka (shqipetar).

Qyteti i bukur i Tivarit (Antivari), se bashku me rrethinat ka 500 shtepi. Ne vitin 1572, Antivari u pushtua nga turqit dhe e humbi lirine. Ky qytet eshte i vendosur ne krye te nje rrafshine te gjere e teper pjellore, e shtrire deri ne lartesine e nje kordrine, qe zbulon perpara nje fushe te gjere.

Qyteti Antivar ka rreth 400 shtepi, ndersa ne ne rrethinat jane mbi 100 shtepi, me kopshte dhe mjedise te kendeshme, te preferuar si vende banimi nga adminsitratoret dhe komandantet turq.

Ne rrethinat e Antivarit shtrihen:

Dobrovoda, me 40 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Rado Xhiurozi.
Rau, me 25 shtepi me 54 luftetar, me prijes Xhiuro Strepiev.
Cuminji, me 20 shtepi me 46 luftetar, me prijes Skuki Xhiurov.
Markoeviç, me 260 shtepi me 1000 luftetar, me prijes Maro Nikov. Parija e ketij fshati dikur kane
qene ne nje nivel me Petroviçet, te perkrahur dhe te privilegjuar nga Republika Veneto-Albaneze
Gorana, me 20 shtepi me 45 luftetar, te komanduar nga Dumo Luçi (shqiptar).
Xhionkloviçi, me 30 shtepi me 70 luftetar, te komanduar nga Andrea Druksi (shqiptar).
Krute, me 30 shtepi me 75 luftetar, te komanduar nga Gjuro Seka (shqiptar).
Saliçi, me 15 shtepi me 40 luftetar, te komanduar nga Pepa Meksili (shqiptar).
Pargas, me 60 shtepi me 130 luftetar, te komanduar nga Pepa Xhiuroviç (shqiptar).

Ne territorin e Antivarit, ndodhet manastiri i vjeter i Shen Maria e Rotazzo, i ndertuar nga mbreteresha Helena dhe i biri i saj Stefano Uroshi, krajli i Serbise.

Pjesa e trete kryesore e Dukatit eshte qyteti i Ulqinit.

Qyteti i Ulqinit, eshte i shtrire ne bregun e detit, ne nje territor te gjere pjellor dhe me ullishta te shumta, me kopshte pemesh frutore te shumta. Pas lufttimesh te ashpra, ne vitin 1573, qyteti ra ne duaart e pushtuesve turq, qe kane krijuar nje adminsitrate me 300 nepunes.

Ulqini se bashku me rrethinat ka 300 shtepi dhe organizon 800 luftetar.

Nga Ulqini nisen anije te vogla te komanduara nga turqit, qe sulmojne anijet tregetare, qe shkojne ne portet e Shqiperise, per t’u furnizuar me drithra, qe kthehen dhe shkarkohen ne Budva dhe ne Kotorr. Ne rrethinat e Ulqinit shtrrihen fshatra te shumta te banuara nga shqiptaret:

Gerana, me 70 shtepi, me 180 luftetar, me prijes Marko Kruta.
Bratica, me 50 shtepi, me 127 luftetar, me prijes Gjon Saleki.
Porubi, me 50 shtepi, me 130 luftetar, me prijes nga Luka Mida.
Skoimiri, me 20 shtepi, me 42 luftetar, me prijes Andrea Poruba.
Kullumsi, me 70 shtepi, me 170 luftetar, me prijes Piene Bitti.
Pistule, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Kola Kastrati.
Zogonji, me 100 shtepi, me 237 luftetar, me prijes Paulo Soimira.
Medi, me 20 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Masa Poruba.
Nikolla i Bunes, me 25 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Marin Preka.
Reci, me 20 shtepi me 50 luftetar, me prijes Pepa Jubani.
Shen Zorzi, me 20 shtepi me 45 luftetar, me prijes Marin Kola.
Bellanji, me 28 shtepi me 65 luftetar, me prijes Gec Tuzi.
Gorica, me 30 shtepi me 70 luftetar, me prijes Kola Andrea.
Samaris, me 27 shtepi, me 65 luftetar, me prijes Gjon Geci.
Moriçi, me 35 sshtepi, me 80 luftetar, me prijes Vuk Messi.
Mattani, me 20 shtepi, me 45 luftetar, me prijes Ded Skafi.
Buzigatani, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Vuk Sula.
Sakulli, me 26 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Marin Kola.
Doksani, me 36 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Markun Kola.
Barbarus, me 45 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Dre Leka.
Xhinani, me 40 shtepi, me 90 luftetar, me prijes Pev Kola.
Suaaz, me 50 shtepi, me 120 luftetar, me prijes Pep Mida.
Selita, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Gjon Kola.
Bratica, me 22 shtepi, me 47 luftetar, me prijes Lek Gjura.
Suma, me 19 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Pal Niki.
Kadorka, me 50 shtepi me 120 luftetar, me prijes Dumo Luçi.
Rasti, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Prev Bitti.
Midde, me 20 shtepi, me 43 luftetar, me prijes Lek Parubba.
Baokonjiç, me 40 shtepi, me 90 luftetar, me prijes Gjon Gjuroniçi.
Kravar, me 15 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Mark Hika.
Oblik, me 45 shtepi, me 110 luftetar, me prijes Pal Miki.
Robott, Bratica, me 40 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Peri Vuka.

Në jug vazhdon rradha e fshatrave nga Ura e Shkodrës, për gjatë shpateve të malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarnicë, 22 fshatra, të gjitha të banuar nga shqipetarë të besimit katolik- riti roman.

Kazina, me 23 shtëpi, me 60 luftetarë, me prijës Lek Gjura.
Çezani me 20 shtëpi, me 50 luftëtarë, me prijës Andro Voinov.
Shiroka, me 50 shtepi, me 110 luftetare, me prijes Pier Kola.
Mesili, me 40 shtepi, me 90 luftetare, me prijes Gjorg Moviç.
Veliart, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Markin Kola.
Zogaj, me 25 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Andrea Alla.
Schanv, me 20 shtepi, me 45 luftetare, me prijes Petko Nilki.
Arbanassi, me 38 shtepi, me 80 luftetare, me prijes Marin Dreka.
Ossterossi, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Gjon Kola.
Marteki, me 45 shtepi, me 100 luftetare, me prijes Peppa Buiari
Ruçi, me 27 shtepi, me 57 luftetare, me prijes Gjon Kola.
Bobovista, me 35 shtepi, me 80 luftetare, me prijes Luka Mida.
Kostanja, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Lal Dreka.
Steliçi, me 22 shtepi, me 47 luftetare, me prijes Gjure Nika.
Brizol, me 23 shtepi, me 40 luftetare, me prijes Kol Mengha.
Limane, me 23 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Gjure Luka.
Pinkuli, me 20 shtepi, me 45 luftetare, me prijes Giovan Luka.
Sextan (Shestan), me 100 shtepi, me 260 luftetare, me prijes Peri Vuka.
Morich (Murriqan), me 20 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Gjon Morich.
Krinji, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Ded Suka.
Seoza , me 80 shtepi, me 180 luftetarë, me prijës Gioan Kruta.



-Kronika e Mariana Bolice Kotoranina, për vizitat në Sanxhakun e Shkodrës në vitin 1614-

Në jug të Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës shtrihen 22 fashatra, duke filluar nga Ura e Shkodrës, e në rradhë per gjatë shpateve të malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarnicë.

Këto 22 fshatra banohen nga shqipetarë të besimit katolik, të ritit roman.

– Casina (Kazina), ka 23 shtepi, me 60 burra, me prijes Lek Gjura (Giuri Lecha)
– Cesagni (Çezani), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Andro Dvoinov.
– Sirochi (Shiroka), ka 50 shtepi, me 110 burra, me prijes Pier Kola (Pieri Colla).
– Mesigli (Mesili), ka 40 shtepi, me 90 burra, me prijes Gjorg Moviç (Giori Movich).
– Velliart, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Markin Kola (Marchin Colla).
– Zogagni (Zogaj), ka 25 shtepi, me burra, me prijes Andrea Alla.
– Schanv, ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Nilki Petko (Nilchi Petcho).
– Arbanassi, ka 38 shtepi, me 80 burra, me prijes Marin Dreka (Drecha Marin).
– Gian Vuchi, ka 40 shtepi, me 90 burra, me prijes Pev Kola (Pev Colla).
– Osterossi, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Gjon Kola (Colla Gion).
– Martechi (Marteki), ka 45 shtepi, me 100 burra, me prijes Peppa Buiari
– Ruchi (Ruçi), ka 27 shtepi, me 57 burra, me prijes Gjon Kola (Gion Colla).
– Bobovista, ka 35 shtepi, me 80 burra, me prijes Luka Mida (Lucha Mida).
– Costagna (Kostanja), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Lal Dreka (Lale Drecha).
– Stelichi (Steliçi), ka 22 shtepi, me 47 burra, me prijes Gjure Nika (Giure Nicha).
– Brizol, ka 23 shtepi, me 40 burra, me prijes Kol Mengha (Colla Mengha).
– Limane, ka 23 shtepi, me 50 burra, me prijes Gjure Luka (Giuri Lucha).
– Pinculi (Pinkuli), ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Jovan Luka (Giovan Lucha).
– Sextan (Shestan), ka 100 shtepi, me 260 burra, me prijes Peri Vuka (Peri Vucha).
– Morich (Murriqan), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Gjon Morich (Gion Morich).
– Crigni (Krinji), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Ded Suka (Deda Sucha).
– Seoza, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Gioan Kruta (Gioan Cruta).

Nga gryka e derdhjes te lumit Buna e ne drejtim te Shkodres, si dhe duke filluar nga fusha e Zadrimes e siper shtrihen:

– Mertezi: ka 15 shtepi, ka 40 burra dhe prijes Pali Griez
– Deragliot: ka 20 shtepi, ka 46 burra, me prijes Gjon Gjevi (Gion Gievi).
– Shen Serxhi (Shirgji): ka 20 shtepi, me 47 burra, ka prijes Gjon Suka (Gion Succha)
– Bussanti: ka 30 shtepi, nxjerre 70 burra dhe prijes Punk Leka (Punch Leccha).
– Serezi: ka 40 shtepi, nxjerr 60 burra, me prijes Gjon Skurza (Gion Scurza)
– Daizi (Dajçi): ka 60 shtepi, 130 burra, me prijes Dedo Suka (Dedo Sucha).
– Samaris i Madh: ka 35 shtepi, 90 burra, me prijes Gjon Vuka (Giov Vuccha).
– Samaris i Vogel: ka 20 shtepi, 43 burra e me prijes Kola Gievi (Colla Gievi)
– Fraschalli, ka 15 shtepi, 35 burra me prijes Andrea Gievi (Andrea Gievi).
– Revi ka 60 shtepi, 150 burra, me prijes Mark Gjura (March Giura).
– Belagni (Belanji), ka 40 shtepi, 90 burra, me prijes Mar Gjevi (Mar Gievi).
– Carezzi (Karezi), ka 15 shtepi, 33 burra, me prijes Drea Leka (Dre Lecha).
– Bulugni (Bulunji) ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Gjon Kola (Gion Colla).
– Tre Vilat e Tunisi, ka 90 shtepi, 270 burra, nje pjese kane prijes Andrea Druic Pev Colla
(Kola) dhe pjesa tjeter Leka Dre (Leccha Dre).
– Baxdiza (Berdica), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Pal Niki (Palle Nichi).
– Graquola (Grakuola), ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Marin Dre.
– Cosmaz (Kozmaç), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Vuk Sula (Vucha Sulla).
– Chuzi (Kuçi), ka 25 shtepi, 60 burra, me prijes Xhiori Mida (Giori Midda).
– Lubian, ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Peppa Suma.
– Giosola, ka 26 shtepi, 60 burra, me prijes Gjev Kola (Colla Gievi).
– Gucresi (Gurreza), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Luka Gjura (Giuri Lucha).
– Molussa, ka 30 shtepi, 60 burra, me prijes Prenk Mida (Prenc Midda).
– Selaz, ka 25 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Kola (Colla Gion).
– Musselin, ka 40 sshtepi, 100 banore, me prijes Andrea Kola (Andrea Colla).
– Irma, ka 30 shtepi, 80 burra, me prijes Pep Marin Koli (Pep Marin Colli).
– Dobranz (Dobraç), ka 50 shtepi, 120 burra, me prijes Pre Leka (Pre Leccha).
– Chopilich (Kopliku), ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Vuk Vuka (Vuch Vucha).
– Griese (Grizha), ka 25 shtepi, 60 burra, me prijes Gjon Miksigji (Gion Mixighi).
– Vatan, ka 15 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Salluci (Gion Saluzi).
– Busigatan, ka 40 shtepi, 110 burra, me prijes Gjon Luka (Lucha Gion).
– Sachalli, ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Gjiuri Luka (Giuri Lucha).
– Doxon (Doksan), ka 27 shtepi, 50 burra, me prijes Gjon Kika (Gion Chicha).
– Barbaluxa (Barbullush), ka 30 sshtepi,70 burra, me prijes Prenk Biti (Prenc Bitti).
– Renesi (Rrenesi) , ka 50 shtepi, 150 burra, me prijes Gjion Saliki (Gion Salichi).
– Cacharichi (Kakarriqi), ka 150 shtepi, 400 burra, me prijes Gjon Saliki (Gion Salichi).
– Balladrin (Balldreni), ka 60 shtepi, 150 burra, me prijes Pep Skura (Pepa Scura).
– Rastici (Rastiçi), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Pep Soimira (Pepa Soimira).

– Qyteti i Drishtit (Drivasto), eshte i vendosur ne shpatet e nje mali dhe i rrethuar nga male Shkembore te thepisura, ne majen e nje prej ketyre maleve eshte keshtjella e Drishtit, me pak shtepi te, banuara, ndersa lagjet per rreth jane shtepi te shumta fshataresh, qe punojne e mbledhin prodhimet e kesaj toke shume pjellore.
Drishti eshte 12 milje larg nga Shkodra.
Rreth Drishtit jane dy fshatra jo shume te medhenj.
Drishti, ka qene qytet shume i rendesishem i Albania, ku e kishte seline nje mbikqyres i Republikes Marinare te Venedikut (Serenissima Signoria di Venetia), i cili analizonte sentencat e dhena ne Kotorr (Cattaro) dhe ne zonat e tjera te Dukatit, pra prezantoheshin per apel ne Drisht, ku dikur funksiononte nje tip Gjykata e Apelit per Dukatin e Shkodres.

– Gornelichi (Gorneliqi), ka 26 shtepi, 60 burra, me prijes Pal Gjoni (Pal Gion).
– Rivoli, ka 60 shtepi, 140 burra, me prijes Dre Midda.
– Villessa (Vileza), ka 17 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Gjevi (Gion Gievi).



Pjesa e IV.

Kete pjese te Sanxhakut, fisnikja Mariana Kotorranina e ka emertuar pjesa kryesore e Dukatit te Shkodres, krahasuar me pjeset e tjera.
Pershkrimin e fillon me keshtjellen e Rozafes, ku ishte vendosur gaarnizoni turk, ndersa qyteti i Shkodres shtrihej ne faqen jugore te kodres, nen muret e keshtjelles, me shtepite e ndertuara njera mbi tjetren dhe vazhdonin, deri ne buze te lumit Drin dhe bregut te Bunes, si rezulton nga nje gravure e vitit 1602, e cila gjendet ne Biblioteken e Nju Jorkut – USA). Pra ne shekullin e XVII, shkodranet respektonin token pjellore te fushes dhe nuk kishin bere ndertime ne pjesen ku ndodhet qyteti aktualisht.
Keshtjella e bukur dhe madheshtore e Shkodres, eshte e venndosur ne majen e nje kodre, qe ngrihet buze liqenit dhe lumit Buna.
Qyteti, me gjithe rrethinat ka 400 shtepi dhe 1000 burra te armatosur.
Lumi i Buna, ka shume uje dhe eshte i pasur me te gjitha llojet e peshqeve, qe peshkohen ne çdo stine te vitit. Per gjate rrjedhes se vrulleshme te Bunes, jane ndertuar mullinj te shumte.
Dy brigjet e Bunes bashkohen me nje ure druri te bukur, te gjate dhe te larte.
Liqeni i Shkodres, derdhet ne lumin Buna, ku jane ndertuar dhe qendra te shumta peshkimi.
Buna derdhet ne det. Largesia nga grykderdhja deri ne qytetin e Shkodres eshte 24 milie dhe pikerisht 18 deri ne San Serghio (San Serxhio – Shirgji), ku ndodhet nje kishe e vjeter e ndertuar ne argjinaturen e lumit. Kjo kishe e shenjteruar, eshte rindertuar nga mbreteresha Helena (me origjine franceze), qe i a dedikoj Shen Serxhios dhe Bakut.
Fisnikja e Kotorranina, nuk harron te theksoj se kjo kishe katolike, u rindertua me 1306 nga mbreteresha Helena, e shoqia e Car Uroshit, i cili ne ato vite, detyronte me force konvertimin e katolikeve ne ortodokse- Popullata shqiptare i rezistoj per kohe te gjate kesaj dhune, por persekutimet e vazhdueshme e te egra ndaj shqipetareve i detyruan nje pjese e banoreve te zonave malore, te migroje ne jug dhe ne Venecia.
Thellesia e Bunes ne grykederdhje eshte 6 kembe (1 kembe = 29, 64 cm, pra 6 kembe perkon me thellesine 177, 84 cm), madje mund ta arrije deri 8 kembe, ne rastet me prurje te madhe te Bunes.
Per gjate brigjeve pjellore te lumit te Bunes shtrihen 12 fshatra te bukura, nga te cilat 7 jane nen jurdiksionin nga pjesa lindore dhe te tjeret nga ana per te shkuar ne Podgorice, te cilet kufizohen me faqet e maleve, ku jetojne rrebelat shqiptare kunder turqeve.
Ne lumin e Bunes, ne pjesen prane ures dhe ne fqinjesi me qytetin (ku vendosej ne ate kohe), peshkataret shqiptare peshkojne lloje te ndryshem peshqish e si thame me siper, ne çdo stine te vitit:
(megjithe perkekjen per t’i perkthyer ne shqip, ne asnje fjalor nuk munda te gjej emerat e peshqeve, prandaj i lashe ne italisht, ashtu si i ka shkruar Mariana Kotoranina):
– Janar: sarake (sarache).
– Shkurt: skorance (scoranze) dhe ngjala.
– Mars: passari, rombi, ngjala, raine etj.
– Prille: peshkohen kiepe (chiepe) dhe gavoni me shumice; kiepet e shijeshme arrijne deri 5 libre
(1 libre = 327, 45 g, pra nje peshk 5 libre peshon 1, 657 kg).
– Maj: lizze ed ame te medha.
– Qershor: raine te medha dhe peshq te tjere.
– Korrik: rombi, sfogli etj;
– Gusht: qefulli (cievali), qefuj te medhenj me botarga te medha;
– Shtator: çievoli (cievoli), mezani dhe ngjala
– Tetor, ngjala dhe peshq te tjere
– Nentor: maurachi;
– Dhjetor: korbeti (corbetti) dhe varoli;

Ne vazhdim te bregut lindor te liqenit, fisnikja Kotorranina ka vizituar fshatrat:

– Dobianci, ka 50 shtepi, 120 burra, me prijes Pep Sukoli (Pepa Sucholi).
– Ruse (Rusi), ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Mengo Skura (Mengho Scura).
– Vuracha (Vraka), ka 20 shtepi, me 40 burra, me prijes Vuk Sulla (Vucha Sulla).
– Grillo (Grilla), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Gjon Leka (Gion Lecha).
– Cupionich (Kupioniçi), ka 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Peka Kampersa (Pecha Campersa).
– Cadarum (Kadarum), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Drea Marin.
– Gradisca (Gradiska), ka 40 shtepi, me 95 burra, me prijes Gjon Zubani (Gion Zuban).
– Flacha (Flaka), ka 18 shtepi, me 40 burra, me prijes Vuk Mesi (Mesi Vucha).
– Rassa (Rrasa), ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Gjon Saliko (Gion Salico).
– Pieraffama, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Leka Buiari (Lecha Buiari).
– Luga, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gjek Soimiri (Giec Soimiri).
. Scarglieli (Skarlieli), ka 20 shtepi, me 43 burra, me prijes Gjon Poruba (Gion Poruba).

Nje vend te ve çante i ka kushtuar liqenit te Shkodres, duke pershkruar dhe evidencuar pasurite natyrale dhe menyrat e peshkimit, qe mendova t’i prezantoj ne vazhdim.

Liqeni e furnizohet nga lumenj te shumte, si Moraça, Zeta, Cijevna, Ribnica, dhe Sitnicë, Cemi. Moraça e merr zanafillen ne Zhabiak, ka sjellje te madhe uji, pasi fryhet dhe nga lumenj te tjere, ne rrjedhen e te cileve zoti Zuane Cernovicchio (Cernoviçi), ka ndertuar mullinj.

Ne te dy anet e brigjeve te lumit jane ngritur nje varg shtepishe. Banoret e kesaj zone duke shfrytezuar pjerresine e lumit, kane ndertuar prita te shumta per kapjen e peshkut.

Liqeni i Shkodres eshte mjedis shume i pershtateshme per peshkim, si gjate veres dhe gjate dimerit, sepse era e forte, qe fryn neper liqen, i favorizon barkat dhe fregatat me vela.

Keto barka dhe fregata, jane te tipave si ato, qe perdorin piratet ulqinake, per te grabitur ne Persatrini, ne Kotorr dhe ne Shqiperi.
Liqeni eshte i pasur me shume lloje peshqish, i rrethuar ne pjesen e pellgut te Shkodres me peme te shumta, me plepa te larte, me shelgje dhe me shkurre te ndryshme, qe rriten ne uje.

Ky mjedis, ne periudhen e dimrit, qe fillon ne tetor, mbushet me pulebardha dhe me zogj te shume smerghi, qe ne menyre vulgare, ne gjuhen turke quhen Karabullak. Keta zogj jane aq te shumte sa vetem ata qe i kane pare, mund te thone dendesine e tyre ne liqenin e Shkodres.

Karabullaket, perdoren nga peshkataret per te kapur peshkun skoranca ne thellesi te liqenit dhe te lumit Buna.
Ne brendesi te liqenit, ne drejtim te malit Baragur, natyra ka “ndertuar” nje amfiteater ne ujin e liqenit”, qe e eshte i rrethuar me peme te larta. Ky gji, me siperfaqe rreth 1 milje katror, rrethohet nga shpatet e malit qe zbresin pjerrtas dhe me gure te medhenj, me madhesi sa nje fuçi 10 barrilesh veneciane, qe formojne guvat nen uje dhe shkallet mbi uje. Keto guva jane rrethuar me prita, per kapjen e peshkut, te vendosura ne forme te ashtuquajturave barka. Seicili nga peshkataret ka vendin e vet te peshkimit te formuar nga dy, tre de deri ne dhjete prita, sipas mundesise qe kane per t’i ndertuar. Me peshkimin fitohet 40 – 50 talleri ne vit Talleri ishte monete standarte ne Europe, psh qeraja e nje shtepie dhe ushqimi ne nje vit per nje familje arrinte 100 talleri).

Peshqit skoranca pasi largohen nga lluca dhe uji i ftohte i liqenit, gjejne strehim ne ujrat e ngrohta te ketyre guvave shkembore, ku uji i paster arrine nga burimet qe ndodhen ne fundin e liqenit.

Pritat dhe vendet e peshkimit jane te kontrolluara nga rojat, qe nuk i lejojne zogjte dhe Karabullaket te “grabisin” peshkun.

Neper liqen kalojne 400 – 500 barka, te ndertuara nga gdhendja ne forme govate e trungut te rovere, vozisin ne menyre te rregullt buze malit. Kjo flotilje barkash shoqerohet nga ushtaret turq, qe jane shume te interesuar per peshkimin, madje mes tyre, ne nje barke ne qender te kesaj “flotilje” eshte i pranishem dhe hoxha, i cili pasi ben nje lutje ne gjuhen turke, me pas, kur ai e vlereson momentin e pershtatshem, leshon nje kushtrim dhe te gjithe ne kor fillojne te bertasi duke imituar klithmat e zogjeve qe ndodhen ne pemet per rreth, e pasi tremben, fluturojne e kridhen ne uje, ne vendin e peshkimit, ku fillojne te kapin peshk.

Duke u kredhur ne uje, keta zogj grabitqar, notojne ne thellesi dhe kapin peshqit, ndersa pjesa tjeter e peshqeve te trembur nga ky sulm masiv, kerkojne te largohen nga guvat, por bien ne kurthin e pritave rrethuese. Ushtaret turq, qe kontrollojne nga siper keto prita, i kapin te gjalle me dore e pasi ngazellehen nga peshkimi, i leshojne perseri ne uje, ku kapen nga zogjte e shumte, qe fluturojne mbi uje e me pas zhyten i kapin perseri.

Dua te them dhe diçka tjeter. Ishin aq shume zogj dhe ne se turqit te armatosur me arkebuxhio (pushke qe mbushej me barut dhe me saçme nga gryka), kur qellonin mbi keta zogj fluturues, ose mbi ato qe rrinin ne majat e pemeve te larta, aq plumba qe do te perdornin, aq zogj do te kishin vrare. Disa here ka ndodhur, qe me arkabuxhio, te vriten dhjete zogj me nje te shtime.

Zakonisht keta zogj fluturojne me shumice dhe ne tufa te dedura, aq sa duken si nje re e zeze.

Gjuetia ndaj ketyre zogjeve eshte e ndaluar, madje kush kapet duke gjuajtur dhe vret keta zogj, gjobitet me 300 aspra (qe jane 4 dukate floriri) per çdo zog te vrare dhe i sekuestrohet arma.

Ky ligj eshte shume i arsyeshem, pasi po u vrane zogjt, nuk do te kishte peshkim te scoranze.

Banoret i mbrojne keta zogj, pasi thone se sa me shume te jene, aq me e mire eshte sasia dhe cilesia e peshkimit.

Pronaret e pritave, kujdesen dhe punojne per t’i bere te frutshme, prandaj shkojne e i kontro-llojne nje here në çdo dy ditë. Në keto prita jane kapur peshk tenka qe peshon deri 6 libre dhe ngjala te medha, qe jane te shijeshme e delikate, si krap me peshe deri 100 libre.

Ky liqe eshte i pasur dhe me zogj te tjere, madje dhe te paimagjinueshem, rosa me shumice, grue, cesani, pata, lejleke, galinazze, fazana, si dhe me shpende grabitqare si skifteret e shkathet, qe turqit i kapin me rrjeta. Ne kete gjueti arrihet te kapen 20 deri 30 rosa.


Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.

Thëniet më të bukura të Faik Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët
100 thëniet më të bukura të Faik Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

1. E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe - ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor - është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).

2. Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin. (Albania 8, 1897).

3. Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

4. Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).

5. Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).

6. Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).

7. Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t'i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

8. Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).

 9. Ata që do donin t'i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

10. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë - jo t'i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

Konica për lidhjet fetare

11. Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Albania10, 28 shkurt 1898).

12. Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Albania 15-30 janar 1899 C).

13. Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj. (Albania 15-30 janar 1899 C).

 14. Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).

15. Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t'i lërë vendin drejtë- sisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes. (Albania 12, 1909).

16. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).

17. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).

18. Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus - Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior - Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus - Shqiptari për shqiptarin është fare ujk [ujk e shkuar ujkut]. (Albania, qershor 1902, nr.5).

19. Letërsia jonë popullore është ruajtur dhe përcjellë vetëm nga gratë e fëmijët dhe nuk mund të mos merrte veçse formën naive të gjuhës së tyre. (Albania 1, 1905).

Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë


20. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (Albania 4, 1906).

21. Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ [të të njëjtit brum]. Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121, nr 12, 1909).

22. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

23. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t'u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

24. Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

25. Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli "Mbi Shqipërinë", Libre Parole).

 26. Njeriu është më i lig se egërsirat, po kur vështronj shqiptarët e Stambollit, më vjen të thom që është më i lig se gjarpri dhe miu. (Letër N. Nacos, 20 mars 1896).

 27. Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t'i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin]. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë (F. Konica, Vepra 1, f. 155).

28. Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. (Vepra 1, f. 187).

 29. Kush nuk kupton përparimin, e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës. (Vepra 1, f.198).

30. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

31. Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271- 272).

32. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34).

 33. Shkodra është pothuaj vendi më interesant i Shqipërisë së sotme, argjendarët dhe punëtorët e tjerë të saj janë të famshëm në gjithë Europën e Jugës dhe të Lindjes… Shqiptarët janë të njohur për individualitet dhe në kostumin e tyre kombëtar ka varietete dhe ngjyra. Pothuaj çdo krahinë ka kostumet e saj të veçanta. (Shqipëria, 1930).

34. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213).

35. Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s'qaj dot. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 214).

36. Gratë e Tiranës janë shakaxhesha të mëdha. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 317).

 37. Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s'duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: "Unë jam!" Historia e Shqipërisë s'është përveçse vërtetimi i kësaj që themi. (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).

38. Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t'i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t'ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë. (Vepra 3, f. 169).

 39. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s'i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s'i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s'e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).

40. Dua të marr shpatën e t'u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç'është liria?… Më mirë të shesë pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët… ç'është liria: Liria është të mundet njeriu:

1. të besojë ç'i do zemra;

2. të thotë ç'i do zemra;

 3. të shkruaj ç'i do zemra;

4. të bëjë ç'i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër… sundon në shpirtrat e tyre feja… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s'do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMË që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë. (Albania 2, 25 prill 1897)
......

‘Është kaq e trishtuar’, Donald Trump reagon për Alepon

‘Është kaq e trishtuar’, Trump reagon për Alepon

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë “zona të sigurta” në Siri, reagimi i tij i parë në një situatë lufte, pas zgjedhjes si lideri i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë .

“Ajo që po ndodh në Siri, është kaq e trishtuar – tha ai gjatë një tubimi – “Është kaq e trishtuar dhe ne do t’i ndihmojmë njerëzit atje. Ne do të ndërtojmë dhe do ndihmojmë në projektimin e zonave të sigurta në Siri, në mënyrë njerëzit do të kenë një shans për të jetuar. ”

Trump kishte folur edhe gjatë fushatës në lidhje me ndërtimin e zonave të sigurta por kjo është hera e parë që e përsërit këtë propozim pas zgjedhjes si president. Disa analistë dhe komandantë ushtarakë kanë paralajmëruar se kjo do të ishte një nismë e rëndësishme dhe potencialisht e rrezikshme në një fushëbetejë komplekse mbi të cilën aeroplanët rusë janë pothuajse gjithmonë të pranishëm.

Deklarata e tij erdhi para se të ndërpritej evakuimi në Alepo nga qeveria siriane e Bashar al-Assad.

Bashkëpunim korrekt dhe i dobishëm i dy bibliotekave në qytetin e librit


NGA: MSC. ALBERT HABAZAJ 

Ndihem dy herë i vlerësuar që marr pjesë në këtë festë kaq të bukur letrare - kulturore të Vlorës sonë, edhe si njeri i letrave, edhe si specialist biblioteke dhe i punës me librin.

Sot kemi gëzim të veçantë, se festojmë ditëlindjen e Bibliotekës së qytetit, festojmë 80 vjetorin e shtëpisë së Librit në Vlorë, cilësuar në rang republike si qyteti i Librit. Në emër të Bibliotekës së Universitetit “Ismail Qemali” përshëndes Bashkinë e Vlorës dhe kryetarin e saj dr. Dritan Leli, që është sot me ne, Qendrën e Kulturës dhe Artit të Vlorës dhe drejtorin e saj të përkushtuar Dhimitër Furrxhi, si dhe uroj nga zemra Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj”: Gëzuar ditëlindjen! Paç jetë të gjatë, o shtëpia e shpirtit dhe e fjalës së shkrimtarëve dhe artistëve të qytetit! Dritërofsh dituri, qytetërim, kulturë e progres gjer në pafundësi!

Në mënyrë lakonike po tregoj pak mikrohistorik: me një vështrim të shpejtë retrospektiv, këtu në Vlorë, kthehemi 22 vite më parë. Qe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që, me propozim të Ministrisë së Arsimit, më 28. 02.1994, me vendimin nr. 105 vendosi të krijohet Universiteti Tekonologjik “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës. Godina e ish - Komitetit të Partisë dhe ajo e ish - Shkollës Mjekësore u përshtatën në funksion të Universitetit të ri, që hapi dyert më 10 tetor 1994 për 162 studentët e parë të shpërndarë në tre fakultete, të cilët janë simbolika e dallëndysheve të para universitare në Vlorën e historisë, kulturës dhe librit. Me çeljen e Universitetit, filluan përpjekjet për krijimin e bibliotekës dhe në mes të nëntorit 1994 mori formë edhe Biblioteka shkencore universitare në Vlorë.

Më 28 nëntor 2005, Biblioteka e Universitetit mori emrin “Nermin Vlora Falaschi” për të nderuar kulturologen dritërore Nermin Vlora, mbesë e Ismail Qemal Vlorës. Rritet universtieti, rritet dhe biblioteka e tij. Kemi mbushur 22 vjeç e kaluar, jemi pjekur profesionalisht dhe qytetarisht, duke krijuar profilin tonë në krahë të bibliotekave si motra të Universiteteve shqiptare, atyre në rajon e më gjerë, pa tjetër dhe me bibliotekave publike më të përparuara, sidomos me bibliotekën publike të Vlorës. Është një udhëtim simbolik, profesional, qytetarisht i duhur dhe me mesazhe, i bukur, harmonik e dashamirës, ku mbesa 22 vjeçare respekton dhe nderon gjyshen 80 vjeçare. Stafeta ruhet duke e kaluar nga njëri brez tek tjetri. Ne jemi sot. Çimi këtu dhe unë në Skëlë. Se, sa e kemi për nder e krenari qytetare, aq e ndjejmë si përgjegjësi profesionale dhe detyrim moral. Ngaqë (si kudo) bibliotekat ngelen, se ne jemi të ikshëm. Nesër vijnë të tjerë...

Biblioteka e Universitetit të Vlorës ka patur një bashkëpunim profesionalisht korrekt dhe qytetarisht të dobishëm me bibliotekën e qytetit, ku, për një kohë 35 vjeçare (1974 - 2009) ka punuar dhe për gati 20 vjet (1991 -2009) ka drejtuar me kulturë dhe dashamirësi zonja Liliana Lako Gjika, sa që i dha kësaj zonje të rëndë e fisnike 80 vjeçare, bibliotekës së nderuar të qytetit tonë fytyrën e saj me dritë, imazhin e saj me dashuri për librin dhe ëmbëlsi për njeriun, duke u shndërruar në ikonë të bibliotekave tona, si drejtoresha historike e bibliotekës së Vlorës. E përkushtuara Lilianë e bukur na dhuroi ne dhe brezave 3 njësi bibliografike që do të kujtohen me nderim: 1- “Guidën për Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj’, në 17 faqe, (Tiranë, 2006); 2- “Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj” në 70 vjetorin e themelimit të saj”, Tiranë, 2006, në 117 faqe dhe 3 - Kartolina “Biblioteka Publike “Shevqet Musaraj”, Vlorë, Albania, që s’ bëhet dy herë. Pas daljes në pension të “klloçkës së zogjve” të shkrimit të botuar, bashkëpunimi ynë ka marrë një formë tre planëshe me shkrimtarin Çlirim Hoxha, si përgjegjës i këtij institucioni të dashur kulturor.

Plani i parë është në rrafshin profesional, midis dy kolegësh; plani i dytë është në aspektin krijues, midis dy shkrimtarësh, që ka nëndarjet e saj në publicistikë dhe gazetari dhe vija e tretë, ajo që sot kumbon e duhet të kumbojë fortë, qartë, kthjellët është studimtaria shkencore, ku Çimi feks me punimet e studimet e pavarura për të parët e të parëve tanë pellazgët, që verbojnë ligësinë dhe të verbërit e botës njerëzore që jetojmë. Çimi sapo ka botuar dhe romanin historik “Kodi i baltës së pjekur”, i pari në llojin e vet si specie e veçantë e prozës së gjatë. Por kaq vlen sa për t’u përmendur, se nuk mund të diskutohet më tepër sot, ngaqë kemi ditëlindjen e Gjyshes.

Ne si Bibliotekë e Universitetit me Bibliotekën e qytetit kemi realizuar këmbim përvoje, në furnizimin dhe ndërrimin e librave, për huazimin ndërbibliotekar si dhe në përhapjen e librit, gjithçka në funksion të detyrës sonë qytetarin e sotëm, për studentin bashkëkohor, i cili në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë të përvetësojë njohuritë e duhura me ndihmën e fjalës së shkruar dhe me teknikat e format e sotme të popullarizimit dhe përhapjes së librit. Biblioteka e universitetit në bashkëpunim me Bibliotekën e qytetit ka bërë përurime librash dhe diskutime krijuese të autorëve studentë, pedagogë apo shkrimtarë të njohur të Vlorës, si dhe përkthimeve që kanë bërë jehonë, të cilat janë pasqyruar dhe nga mediat on line e manuale, të shkruara e vizive, ndërkombëtare, kombëtare e lokale, (ndoshta falë dhe aftësive e mundësive shkrimore të dy drejtuesve) si dhe i kemi të pasqyruara në stendat e veprimtarive të bibliotekave tona.

Janë bërë dhe konkurse të fjalës artistike, si dhe inkurajime të talenteve të reja, duke ndihmuar edhe në botime poetike të studetëve me talent e të pasionuar në thurjen e vargjeve. Pa u futur në statistikat e vijueshme e korrekte, do të përmendja faktin, që studentja jonë e dalluar e masterit shkencor për Gjuhë Shqipe - Letërsi në Universitetin “Ismail Qemali”, Xhiliola Lamaj, pas përurimit të librit të parë poetik “Filozofia e shpirtit” para dy vitesh (2014), duke patur si logjistikë promovimi dy bibliotekat tona, po përgatitet për të na gëzuar me librin e saj të dytë me poezi e me prozë, më e pjekur, më e arrirë artistikisht, dinjitoze krahasimtarisht me të tjerët dhe me identitet origjinal. Ja kështu, thjeshtë, pa u dukur, bukur e dobishëm bashkëpunon biblioteka e universitetit me bibliotekën e qytetit. Gëzuar ditëlindjen e bardhë o shtëpia jonë e dashur e librit, biblioteka që mban emrin e shkrimtarit Shevqet Musaraj, shkrimtarit emblemë, idealist, revolucional, interesant dhe i dalluar i progresit për kohën që jetoi dhe në vijim!

Kumtuesi është edhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë.

Kosova pa Liberalizim Vizash - Turp i Bashkimit Europian...!




Prof.Dr.Gazmend Pula

Me disa reflektime shtesë për demarkacionin me Malin e Zi


Këto fjalë, për së mbari kësaj rradhe, dhe në këtë temë shumë të ndieshme dhe të dhembshme për Kosovën, u tha troc ambasadorëve europian dhe atij amerikan, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama! Fjalë që do të duhej tu thoshte po aq qartë dhe po aq me vendosmëri edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pavarësisht se ai mund të ketë pezme dhe preokupime tjera! Ndërkaq që pezmi dhe revolta primare shtytëse dhe shkaku i vertetë që do ta shtyrë Edi Ramën për këso adresimi frontal, të ashpër dhe në fakt edhe përkatës të kësaj cështje të mos-liberalizimit arrogant të vizave Kosovës, do të ketë qenë refuzimi i djeshëm Bashkimit Europian për të hapur procesin e negociimit me Shqipërine këto ditë!

Që besohet se pritej nga Edi Rama dhe pushtetarët qeveritarë shqiptarë me ankth dhe pothuaj si litar shpëtimi për zgjedhjet e ardhme parlamentare të Shqipërisë! Dhe për cka ai nuk mund ti lejonte vetes qe ta kritikonte aq hapur, aq direkt dhe aq ashpër BE-në, sepse do ta dinte mirë se, siq i tha edhe kancerlarja Merkel si zëdhënëse ekzekutive evropiane para ca ditëësh në Berlin, Shqipëria paraprakisht do te duhej së pari ta dekriminalizonte parlamentin shqiptar dhe ti nxirrte jashtë paralmentit të tij shqiptar kriminelët e gjykuar dhe ata të kërkuar nga drejtësia ndërkombtare, pastaj ta ndalte epideminë endemike prodhuese dhe trafikuese të drogës që ka vërshuar Shqipërinë dhe vendet fqinje, të ndalonte korrupsionin rampant dhe, dhe, dhe…!

Madje të gjitha ato 7 /shtatë/ kushtet që ja numëroi edhe deputeti i kancelares Merkel në mes të Tiranës para nja 2-3 javësh, e që Rama i mohoi dhe i hodhi poshtë kategorisht dhe relativisht paturpësisht si qëndrime personale! të deputetit dhe të kryetarit të Komisionit të Parlamentit Gjerman (Bundestag-ut) për Cështje Evropiane Gunther Krichbaum …! Madje I akuzoi madje edhe si të akorduara me opozitën e PD-së së Bashës, që në jetën parlamentare dhe publiko-politike gjermane as nuk mund të imagjinohet, e pale pastaj të bëhët…?!!!

Pavarësisht nga kjo, Rama, me të drejtë, pa kompleks, dhe me gjasë edhe nga shtytjet e pësimit të kësaj goditje serioze personale politike, iu tha ambasadorëve evropian dhe atij amerikan, troc, ne sy, dhe pa kurrfare kompleksi dhe servilizmi që është karakteristik për shumicën e politikanëve shqiptarë ndaj të fuqishmeve të kësaj bote të tanishme, ndaj “shefave te shefave” të botës se : “Nuk mund të mos e ndaj me ju turpin qe ndiej për be-në në raport me kete te vertete kaq të hidhur që ështe e vërteta e njerzve të atij vendi të ndaluar /që quhet Kosovë/ dhe e atyre njerëzve /të ndaluar që quhen shqiptarë/ që të jenë si të gjithë njerzit të tjerë /të Evropës/, së paku në të drejtën për të lëvizur lirisht /nëpër Europë/” .

Vështirë është të dihet se sa të turpëruar dhe të skuqur mund ta kenë ndier veten ambasadorët evropian dhe ai amerikan për këto fjalë goditëse dhe të vërteta që vertetë do të duhej të ishin edeh turpëruese për ta! Por, e vërtetë e pamohueshme do të duhej të ishte sëpaku një vërshim i lehtë turpi të paturpshëm te ta, nga ky veprim disavjecar kompromitues i Bashkimit Evropian e për shkak të refuzimit të liberalizimit të vizave ndaj Kosovës edhe kësaj here edhe këtë vit. Madje, nje qëndrim refuzues dhe diskriminues ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, pa kurrfarë parime, pa kurrfarë dinjiteti, me kritere të dyfishta dhe as edhe pa u skuqur fare ...!

Bile-bile, edhe me qëndrim shtrengueso-shantazhues se Kosova do të duhej të ndryshonte kufinjtë e vetë natyral shtetërorë duke ja dorëzuar, si të ishte e kapitulluar, një pjesë jo të vogël të territorit te vet të definuar qartë - një fqinji, tanimë miqësor, por që dikur ishte armik historik i Kosovës! Dhe që më parë në të kaluarën i kishte pushtuar dhe marrë edhe shumë më shumë se kaq Kosovës – nga shkrepat e Bjeshkëve Shqiptare e gjer thellë poshtë në Rrafshin e Dukagjinit, deri në vetë zemrën e Kosovës. Përfshire aty edhe Pejën dhe Gjakovën që patën rënë atëherë nën sundimin malazez. Siq do të mund të kishte rënë, dhe kishte rënë në fakt, edhe Shkodra nën sundimin e njëëhershëm malazez nga dorëzimi i trathtuar dhe kapitullimi i Shkodrës nga trathtarët si Esat Pashë Toptani ! Ai Esat Pashë Toptani të cilit edhe sot i “këndohet”, si edhe nw Paris, si krye-trathtarit famëkeq të shqiptarëve dhe të Shkodrës! Këso farë trathtie, duhet thënë, se nuk e patë bërë as edhe komandanti i atëhershëm turk i Garnizonit Mbrojtës të Shkodrës Hasan Riza Pasha që e mbrojti Shkodrwn deri në fund si hero kombtar shqiptar.

Ruajtja e kufirit aktual mes-shtetërore kosovaro-malazez, pavarësisht nga miqësia e tashme me me mini-shtetin malazez, nesër rrethanat politiko-ushtarake edhe ne rajon do të mund të reprizoheshin në ndonjë variacion të ngjajshëm të atëhershëm historik të të rënit të Malit të Zi nën ndikim prevalent rus, siq ka qenë ajo gjithe historinë e vet, si pjestarë shumë të afërt të familjes së fuqishme sllave, përvec kohës së tanishme të pushtetit të gjithëpushtetshëm, pothuaj cerek-shekullor, të kryeministrit aktual Milo Djukanoviq.

Prandaj, ti kërkosh sot, apo kurdo Kosovës 2 milionëshe dhe shqiptarëve ta pranojnë dorëzimin e kufinjëve dhe territoreve të veta më delikate dhe ndryshimin e kufinjëve të vet nga kufijtë e saj natyrorë që shkojnë shkrepave të Bjeshkëve Shqiptare në kufinjë artificial dhe të imponuar, dhe të lejojnë që një shtet tjeter si Mali i Zi të zbret dhe të pozicionohet poshtë në Rrafshin e Kosovës, dhe ti hyn Kosovës ashtu në praktikisht dhe realisht në “barkun e saj të butë/soft underbelly”, e në vend se te jenë aty ku e kanë kufirin natyrore jashta organizmit shqiptar, është edhe arrogancë, edhe paftyrësi, edhe paturpësi – dhe gadi-gadi edhe gjysëm-sabotim i shqiptarëvë…! Thënë sinqerisht, pa u ditur akoma shkaqet dhe prapavijat e vërteta që duken mjaft të dyshimtatë këtij insistim ndërkombtar ndak Kosovës, me këso kërkesa që duken pothuaj kapitulluese dhe tërësisht të paarsyeshme dhe të palogjikshme për shqiptarëve dhe për Kosovën! Dhe pa ditur se ku qëndron prapavija dhe interesi ndërkombtar i vertetë i insistimeve të tilla kaq të fuqishme deri edhe shantazuese për zmbrapsjen dhe rrudhjen e kufirit natyral të Kosovës, që gjithnje ka qenë në majen e Cakorrit dhe Kullën e Zhlepit …! Dhe kjo mbrapavije dhe kulisë e mjegullnajë e insistimit kaq insistues dhe gadi-gadi edhe shantazhues ndërkombtarë, amerikano-evropian, duket te jetë e fshehur dhe e kamufluar rëndë dhe rigorozisht – pa kurrfarë sqarime të besueshme, reale dhe kredibile …! Akoma jo sëpaku…! Se po tu thuhej shqiptarëve, ju lutem ja falni, ja dhuroni këtë copë toke Malit të Zi për hir tonin që ju kemi cliruar, shqiptarët ndoshta edhe do ta mendonin këtë punë më seriozisht sipas kodit malësor dhe kalorës shqiptar…! Ndoshta…!

Por, kështu siq bëhët, është jo vetëm fyese dhe nëncmuese, por madje madje edhe poshtëruese dhe gjysëm sabotuese…! Dhe pastaj më këso kërkesa e shantazhime turpi të kushtëzohet dhënia e liberalizimit të vizave për Kosovën, kusht ky që është i padëgjuar ndaj cilit do shtet evropian! Madje edhe ndaj atyre që kanë konteste, kontekste dhe armiqësira lufte për kufinjët, dhe që nuk kontrollojnë fare kufinjët e vet, siq janë bie fjala Ukraina dhe Gruzia, të cilëve edhe ju akordua liberalizimi i vizave mu në këtë pako me të cilën u Kosova u refuzua brutalisht si e papërkulur ndaj shantazheve kërkuese-kërcenuese, dhe u ri-kushtëzua dhe ri-shantazhua sërish, madje serish fare qartë dhe paturpësisht! Ndonëse konteste kufinjësh ndërkombtarë kanë, madje vetëm në fqinjësinë tonë të afërt, edhe Sllovenia me Kroacinë, apo Mali i Zi me Kroacinë, apo Bosna me vetëvehten e saj, apo edhe shume të tjera raste! Dhe kjo është jo vetëm e pakuptueshme, por thjesht madje edhe rrezikshëm destabilizuese…!

Prandaj, kufiri jonatyror që po tentohet t’i imponohet Kosovës në të ashtuquajtiruin demarkacion me Malin e Zi, e përmes trysnisë pothuaj ultimative pushtetare vendore dhe ndërkombëtare, nuk është i drejtë dhe nuk duhet të aprovohet! Qoftë edhe nën presionin e kushtezimeve apo shantazheve ndërkombëtare. Mes tjerash edhe nga se kjo trysni shantazhuese ka renduar seriozisht klimën politike në vend, duke na përkujtuar ngapak edhe atë trysninë e dhunshme famëkeqe serbe të suspendimit të autonomisë së Kosovës në vitin e zi 1989. Sepse ky kufi i padrejtë qe po tentohet t’i imponohet dhe ti detyrohet Kosovës duke i marrë gati 10.000 hektarë tokë, madje edhe me shantazhe të sheqerosura ndërkombtare politike të cilët pushtetarët tonë nën presion mund të detyrohen ti gëlltisin edhe te pasheqerosura fare, nuk është kufi natyror gjeografik. Sepse kufijtë natyrorë, pothuaj në çdo shtet normal të botës tentohet dhe të kalojnë nëpër majat e shkrepave të larta, nëpër luginat me të ulëta apo nëpër brigje të lumenjve, liqeneve apo deteve e oqeaneve. Përpos kur shtetet okupohen dhe pushtuesit ju imponojnë kufinjë artificial arbitrarisht! Përktësisht me dhunë!

Si Shqipërisë së sotme londineze! Sepse ky kufi i padrejtë qe po tentohet t’i imponohet Kosovës duke i marrë gati 10.000 hektarë tokë nuk është kufi natyror gjeografik. Nuk është kufi natyrorë, është i padrejtë dhe cenon kështu kompaktësinë natyrore teritoriale të trupit tokësor të Kosovës që edhe ashtu, edhe më parë, është shpërthyer si , kur e kusht ka dashtë nga shumësia epushtuesëve historic të Kosovës fatkeqe.

Megjithatë, Bashkimi Europian, edhe kësaj rradhe u mohoi vizat për qarkullim të lirë 2-milion qytetarëve të Kosovës, që në numër janë jo më shumë se ndonjë lagje më e madhe e ndonjë qyteti më të madh evropian. Duke u kërkuar atyre që ta dorëzojnë tokën e vet dhe kufirin e vet natyrorë ish-armiqëve të dikurshëm historik!, pavarësisht se tani miqësorë, ndërsa Ukrainës dhe Gruzisë me 50 /pesëdhjetë/ milionë banorë, që as nuk dihet se ku i kanë dhe as nuk i kontrollojnë dot kufinjët e vet të shpërthyer fare dhe të bërë shoshë, ju akordon liberalizimin e vizave...! Pa kushte, pa kritere, pa parime…! Duke i porositur sërish, relativisht paturpësisht nga Komisioni Evropian, se dorëzimi i kufinjëve të vetë natyrorë Malit të Zi kësaj rradhe dhe ‘ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi” është vënë përfundimisht si kusht absolut për liberalizmin e vizave për Kosovën’.

Vetëm dhe thjeshtë për motive të dyfishta përfituese politike dhe pa kurrfarë konsistence apo parimësie etike politike... ! Ndoshta edhe për shkak të kontradiktave dhe rivaliteteve të tyre të brendshme edhe me pesë shtetet evropiane që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën shtet…! Kjo Evropë plakë inkonsistente, shumeftyreshe e putanizuar dhe e vazalizuar, që në fakt, së bashku me Amerikën, e kanë nën kontroll të plotë protektivo-adminstrues tërë Kosovën! Fatmirësisht ndoshta duhet shtuar…! Përfshirë me atë të dokumenteve të udhëtimit/pasaportave dhe vizave…! Madje deri në atë masë, si të ishte Kosova entitet evropian i mirefillët! Dhe ate që nga politikat e sigurisë, përfshirë lëshim-kontrollimin e dokumentacioneve personale, me polici, me sherbime inteligjente dhe ushtri, me kontroll gjygjësorë përmes të Misionit tanimë pothuaj gjysëm-të-dështuar të EULEX-it, gjykatave speciale, këshilltarëvë të specializuar në pothuajse të gjitha ministritë dhe institucionet e rëndësishme shtetërore, me kontroll të politikës së gjithmbarshme deri ndoshta edhe te politikat kulturore…!

Dhe vazhdon ti refuzojë kësaj Kosovës tonë të vogël as 2-milionëshe qarkullimin e lirë në Evropë, madje pa fije turpi dhe pa asnjë dozë vetë-kritike! Madje asaj Kosove pothuaj jetime në këtë aspekt, si të vetmit shtet në Evropë, shtet pothuaj miniaturial sa një gjysëm qytet vetëm paksa më të madh, te cilën ajo vet e administron, e kontrollon dhe e menaxhon indirekt! E pjesërisht ndoshta edhe direkt përmes EULEX-it dhe eulexave të saj të tjerë …! Sikur shqiptarët të ishin të goditur e të infektuar nga kolera, e jo populli më i dëshmuar pro-evropian dhe pro-amerikan…!

C po ndodhe kështu me këtë botën tonë…?!! Në ndërkohë që vetëm brenda një viti kjo Evropë “importon” dhe akomodon përhershëm gadi 2 million refugjatë fatkeq arab e musliman, nga zonat e infektuara me radikalizëm, xhihadizëm dhe terrorizëm të rrezikshëm! Ndonësë duhet thënë, se këta refugjatë fatkeq janë të vetë-krijuar nga vetë politikat agresive e shkatrrimtare ushtarako-intervencioniste të Përendimit të udhëhequr nga neo-konservativët, kvazi “neo-liberalët” globalistë dhe neo-kolonialistët e ri-sejnuar bashkohorë të komplekseve ushtarako-industriale perendimore dhe institucioneve të tyre gjigande spekulativo-bankiere të mega-banksterëve ultra grabitcarë global… !

Kur do të korigjohen këto crregullime dhe padrejtësi të rënda, këto arroganca dhe diskriminime e paturpësira politike globale, e përfshirë edhe me cështjen e mundësisë së lirisë së qarkullimit të shqiptarëve në(për) Evropë…?!! Që Kosova e kishte dhe e gëzonte që dekada më pare, madje edhe në kohë të sistemit të atëhershëm komunist titist, që në ndërkohë iu mohua nga “rendi i ri evropian” e duke e future Kosovën ë stër-munduar edhe njëherë padrejtësisht në karrantinë bashkohore evropiane…!

Autori ishte ambasadori i parë i Kosovës në Shqipëri.

Ah,kjo zona Shengen?

Por, kush e përbën zonën Shengen? Në cilat shtete do të mund të lëvizin lirshëm kosovarët pas heqjes së vizave?

viza

Zona Shengen tani mbulon 26 vende evropiane, 22 nga të cilat janë anëtare të BE-së dhe 4 jo-anëtarë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk kanë dashur të pranojnë heqjen e plotë të kontrolleve kufitare në hyrje të vendeve të tyre, dhe kështu kanë hequr dorë përfundimisht nga zbatimi i marrëveshjes. Katër anëtaret e reja – Bullgaria, Rumania, Qipro dhe Kroacia – janë detyruar ti bashkohen zonës së Shengenit.

Kjo do të thotë se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në këto shtete: Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Francë, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Por, mbetet e paqartë nëse kosovarët do të mund të udhëtojnë në vendet si Spanja, që jo vetëm nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por as nuk e kanë pranuar pasaportën e Kosovës.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...