Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/17

Mjekimet kundër HIV dhe lufta kundër SIDA-s

Nga Flori Bruqi 


Virusi HIV (Human Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar.


AIDS-(Acquired Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e mbartësit të virusit në fazën e sëmundjes.

Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve.
Image result for sida hiv
Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak. D.m.th. nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person. Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e drogës me të njëjtën shiringë midis tyre.
Image result for sida hiv
Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.

Image result for sida hiv

Shenjat dhe simptomat e mundshme të virusit HIV janë: rreth 10 % humbje në peshë, ethe për më shumë se një muaj, lodhje dhe djersitje natën. Por këto shenja nuk janë standarte dhe janë pothuajse të pa dukshme ose ta themi më thjesht nuk i vëmë shumë rëndësi pasi janë gjëra që ndokush mund ti hasë ato në jetën e përditshme.

Image result for sida hiv

Njerëzit mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për disa vjet përpara se Sistemi imunitar i tyre të bie aq shumë saqë infeksione të ndryshme të shkaktojnë kalimin e tij nga HIV pozitiv në pacient me sëmundje të AIDS-it. Zakonisht një periudhe 4 deri në 7 vjet është një kohë relativisht e shkurtër, por dhe vendimtare për një person që mund të jetë infektuar. Kjo do të thotë se nëse ka bëre një test, me kalimin e kohës padituria e infektimit me HIV mund të jetë e rrezikshme për jetën e tij. Në fakt një person i shëndetshëm ka në gjakun e tij nga 500 deri në 1200 trupa CD4-T ose rruaza të bardha. Kur një person HIV bie me poshtë se 300 CD4-T për kampion gjaku ai menjëherë duhet të filloj kurimin me ilaçe antiretroiale në mënyrë të tillë që dendësia e virusit për kapion gjaku të bie d.m.th të parandaloj shumimin e tij në gjak dhe nga ana tjetër të ndihmoj trupin të rris CD4-T për kampion gjaku.

Image result for sida hiv

Deri më sot nuk ekziston ndonjë vaksinë ose ilaç i cili shkatërron plotësisht virusin HIV. Përkundrazi ekzistojnë një sasi e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur kontrollin e shumimit të HIV si edhe parandalimin e futjes së tij në RNA për të realizuar relativisht programimin e pjesëve përkatëse në DNA të cilat i bën me gabime. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i përket grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht një virus që transmetohet si rezultat i mos marrjeve të masave mbrojtëse gjatë raporteve seksuale. Virusi përbënë një rrezik që mund të na prekë të gjithëve, por nuk është i pashmangshëm.


Hulumtimet moderne janë duke bërë kërkime për gjetjen e ndonjë vaksine e cila mund të ndihmonte në parandalimin e HIV, megjithatë dekada hulumtime nuk kanë dhënë rezultate. Nga ana tjetër duhet të themi se ku virus mund të vihet në gjumë nga një seri e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur jo shkatërrimin e virusit por parandalimin e tij të shumohet në gjak. D.m.th të ulë vetinë e shumimit dhe të rris vetinë e trupit të prodhojë CD4+T ose rruaza të bardha të cilat bëjnë të mundur siç e dimë mjaft mirë pastrimin e gjakut nga mikrobe, infektime etj. Pra rrisin nivelin e Sistemit imunitar në standarde pothuajse normale ose me nivele të pëlqyeshme që trupi i njeriut të jetë i gatshëm të përballoj çdo lloj mikrobe. Këto ilaçe quhen ilaçe antiretriorale.

Related image


A është AIDS i rrezikshëm?


Viruse të ndryshme sulmojnë pjesë të ndryshme të trupit të njeriut – disa mund të sulmojnë lëkuren, disa të tjerë aparatin tretës e kështu me radhë. Ato kryesisht janë në formën e infeksioneve si p.sh.: mielitidha [gr] e cila nëse është pranë shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhe paralizimin e disa pjesëve te trupit. Nëse nuk merren masat e duhura nga mjekët si antiviruse etj., mund të shkaktojë dëme akoma më të mëdha. Ftohja, është një sëmundje e cila prek shpesh personat qe kanë kaluar nga Hiv ne Aids, dmth të sëmurët ose sistemi i tyre imunitar është kaq i dobët saqë dhe një ftohje mund ti sjell deri te vdekja. Çfarë e bënë AIDS kaq të rrezikshem? Veçanarisht, ai sulmon një tip të veçantë qelize të quajtur: qeliza e sistemit imunitar ose ndryshe CD4-T. Pa këto qeliza sistemi imunitar nuk është më në gjendje të sulmojë dhe të shkatërroj viruset e bakteret.
Related image
Ky proces nuk është i dukshëm, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar nëse jemi ose jo të infektuar nga HIV. Por, një test gjaku mund të gjej jo virusin por, antitrupat që Sistemi imunitar ka prodhuar për të shkatërruar këtë virus rreth tre muaj pas infektimit.

Image result for sida hiv



 Një person i infektuar me HIV mund të duket dhe të ndjehet mirë për shume vite me radhë pa e ditur se është i prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Pastaj tek ky njeri sistemi imunitar nuk do të jetë në gjendje ta mbroj trupin edhe nga sëmundja me e lehtë, qoftë kjo sëmundje e shkaktuar nga një bakter a nga një protozoar.

Related image

Nga erdhi HIV / AIDS?

Shumë ekspertë mendojnë se HIV/AIDS ishte prezent në Sh.B.A., Evropë dhe në Afrikë për disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në vitin 1959.

Related image
HIV ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez dhe amerikan, por virusit që ndjellte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986. Mendohet që për herë të parë e ka shfaqur një majmun me ngjyrë të gjelbër prej të cilit pastaj është infektuar edhe njeriu.


Related image


Mjekimet kundër HIV dhe lufta kundër SIDA-s


Image result for hiv

Rreth 1 milion vetë gjetën vdekjen nga komplikime të shkaktuara nga SIDA vjet, krahasuar me dy herë më shumë që vdiqën një dekadë më parë. Agjencia e OKB-së për SIDA-n thotë se ky përmirësim është rezultat i mjekimeve që po marrin 18.2 milionë vetë të infektuar me HIV.


 Agjencia parashikon që të arrijë objektivin e saj për të mjekuar 30 milionë vetë me këto ilaçe brenda 2020.

Peter Ghys, drejtor i departamentit të informimit pranë Agjencisë së OKB për SIDA-n thotë për Zërin e Amerikës se epidemia mund të mposhtet nëse bëhen investimet e nevojshme për të shtuar shkallën e mjekimeve për pacientët e infektuar me HIV:

Related image


“Sipas përllogaritjeve tona, nëse sigurohen fondet brenda 2020, ne mund t’i japim fund epidemisë së SIDA-s brenda 2030. Por pa fonde ky objektiv është pothuajse i paarritshëm,” thotë zoti Ghys.

Image result for hiv
Aktualisht, agjencia ka 19 miliardë dollarë për të luftuar sëmundjen e SIDA-s dhe HIV-in.

Image result for sida hiv

Sipas përllogaritjeve të OKB-së, nevojiten 26 miliardë dollarë për shtatë vjetët e ardhshëm për ta zhdukur epideminë brenda 2030.
HIV-budding-Color.jpg
Si në vitet e kaluara, Afrika Nënsahariane mbetet rajoni me ritmet më të larta të infektimeve me HIV-SIDA. Zoti Ghys thotë se vajza të reja në moshën e pjekurisë, janë në rrezik të madh infektimi. Kjo grup-moshë, shpjegon zyrtari i OKB-së shfaq rimet më të larta të infektimit dhe në shumë raste këto vajza nuk e dinë që janë të infektuara dhe nuk kërkojnë mjekim.
Sipas raportit në botë ka aktualisht 37 milionë vetë me HIV. Vetëm në 2015 pati 2.1 infektime të reja. Një arritje e rendësishme është rënia e infektimeve ndër fëmijë në masën 50% krahasuar me 2010.

PRESIDENTI I KOSOVËS Z.HASHIM THAÇI T’I NDAL HOMAZHET TE LAPIDARËT SERBË`


Kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë bënë thirrje të mërkurën që autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit të rrisin angazhimin e tyre politik për ndriçimin e fatit të personave që edhe 17 vjet pas luftës llogariten të zhdukur. Gjatë prezantimit të një udhëzuesi për Familjet e të zhdukurve në Kosovë, ata thanë se të dyja vendet duhet të përkushtohen për të zbuluar edhe kryesit e krimeve dhe vënien e tyre para drejtësisë. Në Kosovë edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.


madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.



Shoqata e të Zhdukurve “Përkorë”, në Podujevë ka reaguar ndaj homazheve të presidentit Hashim Thaçi para lapidarëve serbë, duke vlerësuar se me homazhet para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe.


“Përkorë”: Me përkuljet para lapidarëve të serbëve nuk zgjidhet çështja e të zhdukurve



Ja komunikata e plotë e kësaj shoqate:

Kohëve të fundit Presidenti i Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë shtetërorë, po bëjnë homazhe dhe po përkulen para lapidarëve të serbëve të vrarë gjatë luftës së fundit në disa vendet të Kosovës.

Dhe tërë ky turne i homazheve presidenciale nëpër pllaka e lapidarë të serbë të vrarë, madje edhe në rrethana të pasqaruara siç është ai i rastit “Panada” në Pejë, me të drejtë ka zgjuar edhe reagime të qytetarëve e veçmas të familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës.

Krahas vizitave e përkuljes pranë lapidarëve të serbëve të vrarë, presidenti shfrytëzon rastin edhe të përmend pajtimin në mes serbëve dhe shqiptarëve. Dhe këtë pajtim synon ta fillojë mbi kurrizin dhe fatkeqësinë e kategorisë së qytetarët që pësuan më së shumti në luftë, e këto janë familjet e të zhdukurve.


thaci_1481555740-8785555


Pa dashur të nënçmoj edhe vuajtjet e dhimbjen e familjeve të serbëve të zhdukur, opinionit duhet t’i bëhet me dije se janë pikërisht serbët dhe aparati i tyre shtetëror i Serbisë i instaluar në veriun e shtetit, president i të cilit është Thaçi, që edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës nuk po lejojnë hapjen e varrezave të dyshuara në Mitrovicë. Zvarritet me vite hapja e varrezave masive nëpër Serbi. Pra janë serbët ata që pengojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Presidenti duhet ta dijë se me vizita dhe përkulje para lapidarëve të serbëve të vrarë, Serbia kurrë nuk do të lejoje zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Me këtë veprim, duke u përkulur para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, Presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe. Skandaloze.

Mund edhe ta kuptojmë presionin ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës, por nuk mund të kuptohet e as arsyetohen veprimet e udhëheqësve tanë shtetëror, të cilat mbyllin sytë përballë krimeve serbe.

E harruan gjenocidin mbi popullatën e tyre. Vrasjet, kidnapimet, dhunimet, të zhdukurit (ende nuk është zbardhur fati 99 fëmijëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës).

Serbia dhe zyrtarët e saj shtetëror, asnjëherë nuk i përmendën krimet e kryera nga aparati i tyre shtetëror. Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë. As nuk pranuan përgjegjësinë.

Prandaj, para se të vazhdoni karvanin përkujtimor dhe të përkuljeve tek lapidarët me mbishkrimet ku cilësohet UÇK-ja terroriste, bëjeni një pauzë. Dhe meqë ju nuk mund të bëni asgjë përveç homazheve, të paktën insistoni në presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për zbardhen e fatit të personave të zhdukur.

Bëjeni këtë udhëheqës të këtij vendi, para se familjarët e të pagjeturve një ditë të vijnë dhe të hedhin lule e të bëjnë homazh para institucioneve që ju drejtoni.

Latif Mehmeti, kryetar i Shoqatës së të Zhdukurve “Përkorë” Podujevë.


*******



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së


Hashim Thaçi, përkulet para memorialit të viktimave serbeHashim Thaçi, u përkul para memorialit të viktimave serbe, në të cilin shkruhej “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe ish-lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi shkoi dje në fshatin Grackë të Lipjanit, për të nderuar viktimat serbe të vrarë në korrik të vitit 1999.

Hashim Thaçi, u përkul para memorialit për 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.

Kjo vizitë e Thaçit ka bërë që qindra njerëz të shprehin pakënaqësinë presidentit, pasi a dje kërkoi fillimisht që me çdo kusht të gjinden fajtorët e këtij krimi, duke ngjallur reagime të ashpra për mijëra shqiptarë të zhdukur gjatë luftës dhe mijëra të tjerë të vrarë, për të cilët ende nuk është gjetur fajtori.

hashshsimi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Kosovë. Gazmend Islami, duke komentuar vizitën e Thacit, për gazetën “Bota sot”, thotë se përkulja e presidentit pranë këtij memoriali, e në të cilin shqiptarët quhen terroristë, tregon më së miri se deri ku mund të shkoj Thaçi vetëm për të arritur ambiciet e tij.

“Me këtë përkulje par pllakës përkujtimore të serbëve në Lipjan ku në të shkruan, “Terroristët Shqiptar”, tregon më së mirë de deri ku mund të shkoj ky, vetëm për të arritur ambiciet e tij politike, për ti ikur gjyqësisë ndërkombëtare dhe vendore, ky është në gjendje të shkel çdo parim njerëzor dhe shtetëror. Përulja e tij është vrasje e dyfishtë e më shumë se 15.000 mijë shqiptarëve. Ky me këtë tregon që, ky është vet Demarkacioni, është vet Ura e Ibrit, është vet asociacioni i komunave serbe dhe ky do të jetë edhe në ardhmen , krahina e shpallur serbe në Kosovë, ky po donë të jetë kumbara më i madh i krejt kësaj që po i ndodhë Kosovës”, thotë Islami.



Ai më tej thekson se më këtë hap tregon që është ishte njeriu i nëntokës edhe gjatë luftës.

“Ky me këtë hap tregon që është ishte njeriu i nëntokës edhe gjatë luftës, më këto vërteton që për të arritur në majë të UÇK-së ka qenë në gjendje të eliminoj të gjithë kundërshtarët. Për këtë me të drejt kam shtruar disa herë pyetjen... Kush vrau Behajdin Allaqin, Ilir Konushvcin, Ahmet Krasiqin”, thekson Islami.

Ndërsa analisti, Faik Krasniqi, për “Bota sot” thotë se Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se ai krim kundër kujt është bërë apo prej kujt është bërë, por vizita e Thaçit do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin e zyrtarët e lartë serbë.

“Vizita e Hashim Thaçit në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin edhe zyrtarët e lartë serbë në varrezat e mijëra civilëve të vrarë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb. Por, ata as falje nuk kanë pranuar të na kërkojnë për mijëra shqiptarë të vrarë, për mijëra femra të dhunuara dhe gati dy mijë që rezultojnë akoma të zhdukur. Serbia madje me kufomat e të zhdukurve tash e 17 vite është duke luajtur lojë ping-pongu”, thekson Krasniqi.

Ai më tej shtoi se kjo vizitë e Thaçit më shumë është servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë ndërkombëtare, por sipas Krasniqit, Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës, njeri me njëqind fytyra.

“Këtë vizitë të Thaçit më shumë e shohë si servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, e asgjë më shumë! Që të tregoj para tyre se sa i moderuar jam! Por Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës. Njeri me njëqind fytyra. Flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Ai ka kohë që ka tradhtuar shokët e tij dhe luftën e UÇK-së. Sidomos kur para ca kohësh që patë deklaruar që nuk ka qenë pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, në mënyrë që ta heq barrën nga vetja për akuzat e bëra nga Dick Marti për krime lufte”, tha ai.

Në fund Krasniqi, tha se çfarë do të ndodhtë sikur Presidenti Rugova do të bënte një vizitë të tillë siç bëri Thaçi, se çfarë akuza të rënda tradhtie do të bënte ndaj tij!

Ndërsa analisti, Rrok Berisha, thotë se veprimet e Thaçit tashmë nuk janë risi dhe nuk janë për t’u habitur.

“Ky njeri që është i akuzuar për krime e krime, madje për ta gjykuar ketë dhe bashkëveprimtarët e tij, është formuar dhe një Gjykatë Speciale ndërkombëtare, sikur është bërë "vajzë për te gjithë...!", e jo "President për të gjithë..!", ngase z. Hashim Thaci është President i zgjedhur nga "Lista Serpske" militaret e ti-qe nesër a pasnesër pritet të përballen me drejtësi. Si i tille Hashim Thaçi dhe nuk është President i te gjithëve në Kosovë e aq me pak i Shqiptareve-ky është President i Pakicave dhe një grupi qe është ra ndeshë me drejtësinë dhe janë të inkriminuar”, thotë Berisha.

Më tej sipas Berishës, ajo çfarë ka bërë dje Thaçi, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë.

“Rehabilitim i serbeve...apo ma mirë të themi i kriminelëve kolon serb, dhe linçimi i shqiptareve apo edhe është detyre eti, ngase me këtë ai shpreson se akuzat ndaj ti do te jenë më të buta apo do mund që të hiqen fare dhe ky-njeri i krimit të nëntokës e mbitokës shqiptare të mbetet i lire. Ajo çka ka bërë z. Thaçi, përkulja apo homazhet e bëra te varrezat e serbëve të vrarë, ku në pllakën përkujtimore të tyre shkruan të vrarë nga terroristet shqiptare, është naivitet i skajshëm e mos dije e tij politike, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë, është nënçmim e përbuzje e sakrificës dhe dhembjes te qindra mija nënave e motrave shqiptare te dhunuara nga fqinjët serb por dhe nga militarë, policë e ushtarë serbë.. Pra, ky veprim i z. Thaçi si "President" është edhe kundër vlerave njerëzore e humane, pasi qe Serbia e populli serb ende nuk kane kërkuar falje për gjenocidin e fundit që kanë bërë në Kosovë ndaj shqiptareve etnik”, tha Berisha.

Po ashtu ndaj vizitës së Thaçit ka reaguar edhe e bija e atdhetarit, Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, e cila në një postim në faqen e saj në facebook ka shkruar se Hashim Thaçi është një barbar politik, emri i tij lidhet me vrasjet politike.

“Hashim Thaçi është një barbar politik, i cili përpiqet t'iu shitet ndërkombëtarëve si personalitet i civilizuar. Emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me të zezat që e kanë kapluar Kosovën: vrasjet politike, krimin e organizuar, korrupsionin, cënimin serioz të integritetit territorial të Kosovës, si në Veri, ashtu edhe përmes demarkacionit, lëshimet skandaloze gjatë bisedimeve me Serbinë, etj. etj. etj. Lista është e gjatë”, ka shrkuar ajo.

Më tej Gervalla, thotë se të gjithë e dinë në ndërkohë se kush është Hashim Thaçi, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Le të përkulet sa të dojë para viktimave "të agresionit të NATO-s" dhe të "shiptarski terror", por drejtësisë nuk do të mund t'i shpëtojë.

Gjendet në Rusi valixhja naziste me ‘kafka alienësh’ brenda




Dëshmitë, videot, rrjedhjet e informacionit dhe deklaratat e ish pjesëtarëve të ushtrive, agjencive hapësinore dhe shërbimeve sekrete, nuk mjaftojnë për të bindur ata që e shohin çështjen e alienëve si një fabul filmi.

Megjithatë në disa raste ka diçka konkrete që mund të analizohet.

Të gjesh një çantë të çuditshme me kafka brenda, jo me formën e njeriut, nuk është diçka që ndodh çdo ditë.

Kjo ka ndodhur në fshatin Kamennomostsky, në rajonin rus të Adygea, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax, edhe pse data e zbulimit duket se është në janar të vitit 2016.

Çanta brenda së cilës janë gjetur kafkat me formë të çuditshme, ka simbolet e një organizate naziste. Teoricienët konspirativë janë të bindur se ky zbulim mund të konfirmojë në fund se Hitleri ishte i lidhur me ndonjë entitet jashtëtokësor.

Për skeptikët, nuk është me vend të dilet në një përfundim të tillë pa e konfirmuar fillimisht se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë, pasi kafkat e gjetura mund t’u takojnë kafshëve, ose mund të jenë rezultat i eksperimenteve të çuditshme që për fat të keq bëheshin nga nazistët.

Simboli i gjetur në çantë i përkiste organizatës naziste të Ahnenerbe që kishte si qëllim të studionte origjinën e racës Ariane.

Por historiani Igor Ogay thotë se është e vështirë për të gjetur lidhjen e kafkave me organizatën Ahnenerbe.

Sipas arkeologëve kafkat mund të kenë ndenjur shumë gjatë në valixhe, aq sa mund të kenë ndryshuar formë. Megjithatë, kjo mbetet ende mister.

https://www.youtube.com/watch?v=uEHP3up4YyY
Russia Finds Hidden Nazi Chest With Bizarre Alien Skulls


DIZAJNERI SHQIPTAR, AGI HAXHIMURATI SHPËRBLEHET ME ÇMIM NË PARIS


Çmimi është dhënë në kategorinë e ‘Product or packaging design’ dhe ky çmim padyshim që është mirëpritur nga dizajneri Agi Haxhimurati i cili u shpreh i lumtur për këtë vlerësim ndërkombëtarë.

Agi Haxhimurati, dizajneri shqiptar ka fituar çmimin ndërkombëtar DESIGN AND DESIGN në Paris dhe puna e tij do të botohet edhe në ‘Librin e vitit 2016’.


Design and Design, International Design Awards në Paris është themeluar nga dizajneri i mirënjohur Marc Praquin në vitin 2008.

Është një çmim që jepet për dizajnerët më të mirë gjatë vitit. Të gjithë dizajnerët nga mbarë bota mund të aplikojnë dhe pastaj përzgjidhen si DESIGN OF THE DAY me pas dizajnet e tyre botohet edhe në librin vjetor BOOK OF THE YEAR, VOLUME NINE - libër ky i cili përmbledh dizajnet më të mira në botë gjatë një viti të caktuar, si në këtë rast që do jetë për vitin 2016, shkruan KultPlus.


Çmimi është dhënë në kategorinë e ‘Product or packaging design’ dhe ky çmim padyshim që është mirëpritur nga dizajneri Agi Haxhimurati i cili u shpreh i lumtur për këtë vlerësim ndërkombëtarë.

“Po pas publikimeve të punëve të mia në këto dy vitet e fundit në disa shtete të botës si Irlandë (Dublinë), Izrael, Berlin, Turqi, Itali e disa vende të tjera, ishte i mirëseardhur edhe një çmim ndërkombëtar që është një vlerë shtesë për mua në karrierë në vitet që jam”, ka thënë Agi Haxhimurati për KultPlus.



Puna për të cilën është vlerësuan dizajneri është bërë për Aroma Therapy, një kompani në Tiranë për krem/vajra bio, ku dizajneri e ka branduar komplet si kompani dhe është përkujdesur edhe për dizajnimet e paketimeve të tyre ku kjo u shpërblye me këtë çmim. Krejt për fund dizajneri Agi Haxhimurati ka treguar që në muajin janar do të vijë edhe libri i printuar ku është edhe çmimi.

RIFAT BLAKU DO T’I PADIS AKADEMIKËT HIVZI ISLAMIN DHE ANTON BERISHËN

Image result for rifat blaku

Profesori i ekonomisë dhe demografisë, Dr.Rifat Blaku e cilësoi organizimin e tryezës së djeshme shkencore si një absurditet, mashtrim, ‘sorogat’ të zbehtë dhe organizim të fshehtë për opinionin publik.

Blaku edhe dje ngriti zënrin në konferencën për migrim. Ndërsa, për KosovaPress thotë se do të ngreh padi për akademikun, Hivzi Islami dhe anëtarin e ASHAK-ut, Anton Berishaj për sjelljen monstruoze dhe për skandalin të paturpshëm, pasi që nuk e kanë ftuar në tryezën shkencore, si një njeri kompetent për fushën e migracionit.

“Kjo konferencë ishte një mashtrim, ishte një dështim, ishte një ‘sorogat’ i zbehtë... Vetëm përtypje, gëlltitje e gjërave që njohësit e realitet migrator në shkallë të Kosovës, Shqipërisë, Evropës Juglindore, të situatës dhe perspektives evropiane, kishin me u tmerru, kishin me vjell çka bën këta sot. Por sa është e shëmtueshme, sa është e mjerë nga titulli shumë domethënës, në kuptimin negativ, aq është sjellja primitive, sjellja kompleksive e dy drejtuesve, moderatorit z.Anton Berisha dhe një dinaku, një dhelparaku, prepotenti gjoja si një kampion i demografisë në Kosovë që manipulon tash e mbi 20 vjet. Vetëm ia ndërron titullin, i arrnon disa statistika, i boton me kopertina të reja dhe mjerë kjo akademi ku i derdhë mjetet. Librat e tij botohen me kualitetin e letrës më të shtrenjta, më të shtrenjta janë letrat e tij sesa veprat e marshall Titos”, tha Blaku.

Blaku tha se në vend që të diskutohet për migracionin, për numrin e lartë të azilkërkuesve, për liberalizimin e vizave dhe në organizim të jenë të ftuar përfaqësues institucional e ndërkombëtarë. Sipas tij, në të u diskutuan vetëm përralla.

“Mjerisht ne kemi në migracion norma shumë të larta të punëtorëve emigrantë, kemi 3-4 breza të tyre, kemi norma shumë të larta të azil-kërkuesve me status rreth 50 mijë, me status të padiskutueshëm dhe të pazgjidhur dhe në vend që të flitet tash kur po bëhen përpjekje për shtet-ndërtim, për liberalizim të vizave për shqiptarët që janë mbet të ngujuar. Dëgjojmë nga akademikët, nga prepotentët, nga arrogantët përralla se çka është migrimi, çka është ‘Pull’ dhe ‘Push’ faktor, tregojnë rrëfime vikitmilogjike me do anketa... por mentorët e tyre, drejtuesit e tyre duhet të përgjigjen që i keqpërdorin mjetet dhe taksat e këtij populli të shumë vuajtur dhe ta pafat. Që e mashtrojnë opinionin se ka konferencë, pa pas pjesëmarrës nga ministria e Diasporës, pa pas nga Agjensioni i Statistikave, pa pas nga IOM, pa pas nga departamenti për Migracion”, tha Blaku.

Duke i përfillur normat intelektuale dhe ligjore, profesori universitar i ekonomisë, Rifat Blaku tha se do t’i padis Hivzi Sylejmanin dhe Anton Berishaj për skandalin e paturpshëm që kanë bërë ndaj tij.

“Unë duke përfillur normat intelektuale, ligjore, statutare, akademike. Do të ngris padi për sjellje monstruoze, për skandalin të paturpshëm të dy shqiptarëve, të akademisë ndaj një njeriut që me dashamirësinë më të madhe, kam shkuar me iu thanë kemi mbërri këtu. Kemi materiale edhe paraluftës se kam qenë prej 1992 deri në luftë, kryetar i Komisionit për Emigracion dhe Refugjatë të Kosovës, kam qenë edhe ministër në qeverinë e luftës. Dimensioni i materializuar, i kapitalizëm i krizës së refugjatëve ka shërbyer si instrument i pranueshëm për qendrat vendimmarrës të SHBA, BE, NATO, për të hedhur bomba mbi kriminelët e Beligradit”, tha Blaku.

I pyetur se pse akademikët e shtetit të Serbisë janë më të përparuar se akademikët e Kosovës, ai tha se serbët e kanë një traditë shumëvjeçare. Kurse, në Kosovë nga vitit 1975, është krijuar kjo akademi e cila ka pas njerëz shumë punëtorë, shumë të zot, shumë intelektual, por herë pas here ka pas edhe spërkatje politike.

Dy poezi nga Flori Bruqi



Flori Bruqi

Vështroj  diellin me sy

Horizonti sot është hidhëruar
Në njollën  e kuqe të Diellit,
Në shikimin  tim  lakmitar
Syjtë  vezullojnë  shlirshëm,
diku përtej Thepave
Shoh me Shekuj  një  Pikë të madhe - të Zezë! 



Pareshtur mes meje, Diellit e Hyjit,
atje përtej Thepave të Zinj
Vezullon Kuçedra  futë,
E di, ajo është  kob, kobi ynë!
E unë si i marrë sodis Diellin,
Mendoj Luftën e Lavdinë-
E trimave ndër mote!



 Për tim bir dëshmor

(Të gjitha nënat vuajnë kështu si unë).

Mollëzat  i kishte të zbehta…
Fytyrën  e kishte të përhumbur 
Nga frushullimat e plumbave ...

Nga larg dëgjohej cicërima  e zogjëve  të malit 
Ata kërkonin një kokërr  grurë  
Sepse ata  ishin të uritur...

***

Nëna në ëndrra  shpesh të   puth
duart  tua të  njoma 
shpesh  bisedon  me ty çdo natë
Qeshët me qeleshën  tënde  të  bardhë 
me duçat e duhanit  që i ruan në gji…

Verat   shpejtë  po shkojnë, bir
u bënë hiq më pak se  17 –të!

-Me thoshe:
Nënë,shpejt do të vjen Pranvera ...
Tok me Lirinë !!!

Dhe dimri tash erdhi,
Koha është të shtrihem në  shtratin tend bir !
Vetëm jam –e mbi gjoksin tend,
Bijë, shpeshëherë  i dashuri Bir.


Dëgjojë  oshëtimen e Tokës -
Në  dhoma  hynë heshtja …

Vallë athue ku je?
-Ku është zëri yt,bir    ?!



Pune te mbare profesor Shefqeti!



REXHEP SHAHU
 
PUNË TË MBARË PROFESOR SHEFQETI
 
56 vjet më parë, më 1960, vit kur unë jam lindë, prof. Shefqet Hoxha ka botuar shkrimin e parë shkencor me titullin “Fejesa e martesa në Lumë” në “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore, nr. 4. 
Në 56 vite prof. Shefqet Hoxha ka botuar mbi 60 libra dhe na i ka lënë si pasuri të papërsëritshme, me disa mijëra faqe, disa qindra shkrime, ka të pabotuara rreth 40 libra të tjera që presin vemendje, kujdes e mirësi si në rastin e këtyre dy botimeve, ka krijuar bibliotekë dhe njerzit që krijojnë bibliotekë janë të rrallë. 
Këtë fund viti të 2016 ai sjell për lexuesit dy botime të veçanta, Proza popullore (Lumë, Has, Malzi, Fan) dhe Balada popullore (Lumë, Has, Malzi, Fan), libra këto me vlera të pallogaritshme për kujtesën dhe kulturën tonë kombëtare.
E bëj këtë shënim për ta falenderuar profesor Shefqetin për punën që ka bërë, për mbledhjen e Prozës, Baladave, Lirikës, Epikës, për mbledhjen e Kanunit të Lumës, për përgatitjen e tyre për botim; që e ka shpëtuar prej humbjes e zhdukjes këtë pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore të kombit tonë; për besimin e deshirën që pati e m’i dha mua që t’i botoj përmes shtëpisë time botuese “Klubi i Poezisë”, botim që realizohet me mbështetjen financiare të z. Flamur L. Hoxha, të cilin e falenderoj se zevendësoi shtetin dhe financoi me kënaqësi këto botime të rralla me vlera të veçanta për historinë dhe kulturën kombëtare. Jam i bindur se këtij falenderimi do t’i bashkangjiten me përkulje brezat e ardhshëm, studiuesit e ardhshëm sepse shpirti ynë nuk do të shuhet.
Materialet që ka mbledhë, përgatitë dhe po boton prof. Shefqet Hoxha në këto dy libra të parë të kësaj natyre, Proza popullore dhe Balada popullore, (do të botohen vitin tjetër edhe Lirika dhe Epika, falë shpirtbardhësisë së Flamurit), nuk mund të gjenden më e as të mblidhen më. Sepse nuk ka më mbartës të tyre, nuk janë gjallë mbartësit e tyre dhe mungojnë për momentin, patriotët, pasionantët, të palodhurit e skrupulozët si prof. Shefqet Hoxha që ua ka kushtuar gjithë jetën e tij këtyre vlerave e pasurive shpirtërore. 
Në një Shqipëri europiane, këto libra, këto vlera shpirtërore që na sjell prof. Shefqet Hoxha janë ato pasuri, prova e dëshmi kulturore e historike të dorës së parë që na veçojnë, që tregojnë fytyrën e shpirtin tonë shqiptar, që pohojnë identitetin tonë kombëtar.
Gjithë puna shkencore, krijimtaria e gjërë dhe e larmishme e prof. Shefqet Hoxhës është e dobishme dhe e domosdoshme, por këto katër volume, Proza, Balada, Lirika dhe Epika unë i kam veçuar si punë të papërsëritshme dhe të pabëshme kurrë më, ndaj dhe jam angazhuar në botimin e tyre.
Prof. Shefqeti, Faleminderit që i shpëtove këto pasuri dhe tani këto do të jenë të gjalla e të pavdekshme në bibliotekat tona dhe kujtesën kombëtare. 
Ju i vetëm keni punuar si një Akademi Shkencash dhe unë shpreh mirënjohje e falenderim në emër të lexuesit të sotëm dhe sidomos atij të nesërm për këtë kontribut tuajin në shkencën shqiptare.
56 vjet pa pushim punë kërkimore-shkencore me përkushtim e skrupulozitet, pa heqë dorë kurrë, duke u bërë kështu modeli e shembulli më i përkryer për ne që të njohëm dhe për gjithë njerzit e letrave sot e përgjithmonë. 
Punë të mbarë profesor.
 
Dhjetor, 2016

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...