Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/18

MINISTRI GREK KOTZIAS LE TË MËSOJË HISTORINË...


Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
18 dhjetor 2016

Fotografia e profilit të Luftulla Peza



Letër e hapur nga Prof., Doc., RNDr. Luftulla Peza,
 CSc., DSc.

Zonjës së nderuar Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian,
 Tiranë,
Për ministrin grek dhe ministrat e jashtëm të BE

MINISTRI GREK KOTZIAS LE TË MËSOJË HISTORINË

Në gazetën“Bota Sot” dt. 14 dhjetor 2016 lexova se:


“ Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së, ka pasur edhe një kritikë drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, lidhur me qëndrimit e tij karshi Greqisë...Veprime apo deklarata, të cilat ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore, duhet të shmangen”


U habita, mirë që Kotzias nuk e njeh historinë, por edhe ministrat e jashtëm të BE u merrkan me thashetheme etij ? Kryeministri shqiptar Rama nuk tha asgjë të keqe ndaj Greqisë. 

Edi Rama vetëm se përmendi disa fakte historike, që primati i Athinës, shqiptari Gjergj Dushmani ka mbrojtur nga sulmi venecian Akropolin e Athinës dhe Athinën, duke mos fyer as kënd. Rama përmendi vetëm një fakt historik të huazuar nga një libër i njohur. Çfar ka të keqe në këtë përmendje? E keqja këtu është se ministri grek Kotzias nuk e njeh historinë dhe merret me thashetheme dhe ministrat e tjerë të BE shkojnë pas avazit të tij.

            Historia ka fakte dhe prova të mjaftueshme, që dëshmojnë se Akropoli i Athinës dhe Athina nuk janë ndërtuar nga grekët, por nga pellazgët, populli paragrek, themeluesi i qytetërimit më të lashtë europian. Grekët nuk janë populli më i vjetër i Ballkanit. Ata në histori përmenden se kanë ardhur në rajonin e Egjeut dhe nuk janë autokton, nuk dihet se nga kanë ardhur, sepse në vendin e origjinë nuk kanë lënë asnjë dokument dhe nuk sollën asnjë të tillë kur erdhën. 


Bile nuk kishin as emër. Kjo dëshmon se fise greke erdhën në rajonin we Wegjeut si barinj me kope bagtish dhepa asnjë shkallë kulture. Ata kur erdhën në Ballkan gjetën pellazgët, ilirët, maqedonët, epirotët etj. popullsi autoktone të Ballkanit me qytetërim të madh.


Koztias kujton se grekët janë populli më i vjetër në Ballkan, me historinë më të lashtë, por historia na e ka dhënë të qartë si qëndron puna dhe ai duhet ta mësojë këtë.

Se kush është populli më i vjertër në Ballkan na e japin  enciklopeditë, që  për pellazgët, populli më i vjetër dhe autokton dhe për grekët, të ardhur,  shkruan  shumë qartë:

Pelasgians are a member of any of the pre-Hellenic people (the Pelasgi) who inhabited Greece and the islands and coasts of the Aegean Sea before the arrival of the Greeks” /Pellazgët janë pjesë e popullit paragrek, që ka banuar Greqinë, ishujt dhe bregdetin e Egjeut para ardhjes së grekëve”.

Kur erdhën grekët në Pelasgji (kështu quhej Greqia e lashtë, Herodoti, Historia II,56) gjatë shekullit 5 p.e.s., aty gjetën edhe Akropolin edhe qytetin e Athinën, që banohej nga pellazgët (Herodoti I, 57), ndërtuar prej tyre dhe emërtuar sipas perëndisë pellazge Athina.

Nga ky përcaktim, vërtetuar nga shumë prova, del rrjedhimi i qartë se pellazgët janë popull autokton në atë që sot quhet Greqi, ndërsa grekët janë të ardhur. Grekët mësuan nga pellazgët gjthshka, ndërtimin e statujave, shërbimet fetare (Herodoti II,51). Muret pellazgjike në Akropol (emërtim, që vjen nga pellazgjishja dhe don të thotë: Asht krye poll, pra që pjell koka), tregojnë ndërtimin e tij nga pellazgët.

Pellazgët kanë folur gjuhë barbare, të ndryshme nga gjuha greke (Herodoti I,57). Kjo vërtetohet edhe mga mbishkrimet e shumta në gjuhën pellazge,si shkrimi Linear B (shek.16-12 p.e.s.), Stela e Lemnit (shek. 9-8 p.e.s.), mbishkrimi Dipylon i Athinës,mbishkrimi i Korinthit (shek. 8 p.e.s.), mbishkrimi i Thebës (shek. 7 p.e.s.), mbishkrimet e Kretës (shekujt 6-3 p.e.s.), qëjanë të gjitha në gjuhën pellazgedhe shkruar me shkrimin pellazg.

 Këto vepra monumentale të kulturës botëroe zbukurojnë sot muzeumin e Athinës, por janë vepra të pellazgëve dhe jo të grekëve.

Shkrimi pellazg, monument i madh i kulturë botërore, fillon të shfaqet në kulturën pellazge Vinkë-Turdas-Dispilio, mijëvjeçario i 6 p.e.s. 

Gjuha  pellazge përputhet me gjuhën e arvanitasve dhe me gjuhën e sotme shqipe. Kjo tregon se arvanitët dhe shqiptarët e kanë origjinën nga pellazgët, jetojnë në trojet e tyre, ku janë sot, qysh 8 mijë vjet më parë dhe sëbashku, përbëjnë popullin më të vjetër të kontinentit tonë.

QYTETËRIMI PELLAZG VINKË-TURDAS-DIPILIO ose  Qytetërimi i Danubit përbën themelin e qytetërimit botëror. 

Njeriu, në përshtatje me kushtet e reja e len jetën e mbledhës-gjyuetarit dhe fillon jetën e bujkut, fillon të punojë arat dhe ngriti farmat për herë të parë në histori, kështu shënohet fillimi i bujqësisë. Emërtimivjen sipas fjalëve “ara” dhe “fara” të gjuhës pellazge/shqipe. Në këtë qytetërim ndërtohen shtëpitë e para, merr zhvilllim poçeria, dredhja e fijes, endja e copës dhe qepja e veshjeve, ku spikat prodhimi i parë fustanellës pellazgo/shqiptare. Gërmimi i minierave, shfrytëzimi i mineralit të bakrit dhe shkrirjae tij shënon fillimin e veglave, armëve dhe zbukurimeve prej bakri.



Kulmi i këtij qytetërimi është shpikja dhe përdorimi i shkrimit

Figura në të majtë është një tas balte nga kultura pellazge e Vinkës, në të majtë varsja Tartaria nga kultura pellazge Turdas në Ballkanin qëndror, mijëvjeçari 6 p.e.s. Këto përbëjnë shkrimin më të vjetër në botë.

Në tasin e Vinkës është gërvishur: IIIVIJV1 = III UJIU 1, që tregon UJIN në gjuhën pellazge/shqipe  dhe numrat III dhe 1. Në varsen Tartaria shkruhet: Pdor = P dhe Dor dhe shenja të tjera, që tregon DORËN e gjuhës pellazge/shqipe. Kështu gjuha pellazge/shqipe është gjuha më e vjetër e shkruar në botë me alfabetin e saj gjithashtu më të vjetrin. Pothuajse të gjitha germat e shkrimit të sotëm janë gjetur në kulturën e Vinkës.

SHKRIMI LINEAR B (ose gjuha e Mikenës). Ky shkrim i famshëm u zhvillua gjatë shekujve 16-12 p.e.s. në Kretë, Mikenë dhe në vende të tjera në jugë të Ballkanit. Zbuluesi i qytetërimit të Knosit A.Evans e klasifikoi qytetërim dhe shkrimin Lineat B të kohës para greke. 

Ky shkrim përbëhet kryesisht nga shenja abstrakte, por midis tyre ka edhe germa të qarta si tonat. Megjithse asnjë fjalë greqisht nuk është gjetur në këtë shkrim, falsifikatorë shenjat abstrakte i ngritën në rrokje dhe me bashkimin e rrokjeve formuan fjalë, që i afruan me fjalët e greqishtes dhe kështu e deklaruan, që shkrimi Linear B është në gjuhën greke!.  Por asnjë fjalë greke nuk është gjetur në këtë shkrim.

Në pllaka e baltës të pjekura të shkrimit Linear B vitet e fundit kemi zbuluar disa fjalë të gjuhës pellazge/shqipe: “IZAIZ” ← = → ZIAZI = ZI ASHT ZI në pllakën  gjetur në Mikenë dhe shprehjen “SOT QA” në mbishkrimin e Kongsbergut (Norvegji), datuar i viteve 2000-1500 p.e.s. Kështu është vërtetuar se shkrimi Linear B është vazhdim i shkrimit nga qytetërimi pellazg Vinkë-Turdas-Dispilio, është shkrim alfabetik dhe jo rrokjor dhe i prëket gjuhës pellazge/shqipe.

Zbulimet arkeologjike janë mbështetje e madhe për interpretime shkencore për problemet e parahistorisë, që në rastin tonë vërtetojnë praninë e qytetërime  të lashta në shumë rajone të Ballkanit, Egjeut, Azisë së Vogël, Italisë etj. në vijushmëri njëri pas tjetrit. Ata na japin një pasqyrë të qartë mbi qytetërimin më të lashtë të rajonit.

ATHINA. Gjatë shekullit 18 arkeologët H. Schliman dhe A.Evans dhe të tjerë pas tyre, kanë zbuluar rrënojat e qytetërimeve të lashta të kohës së bronzit në Mikenë, Pylos, Iolko, Tyrins, Trojë, Kretë etj., të cilat janë cilësuar prej tyre si qytetërime paragreke, që ju përkasin padyshim pellazgëve.

Në Akropoline Athinës dhe në  vende të tjera në Atikë dhe pranë saj, janë kryer gërmime arkeologjike nga Shkolla Italiane e arkeologjisë dhe Shkolla Klasike Amerikane në vendbanimet e njohura neolitike të mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Nga këto gërmime janë gjetur vegla dhe poçeri mjaft të ngjashme me ato, që janë ndeshur në akropolet Sesklo dhe Dimini në Thesali. Këto të fundit dihen se i përkasin neolitit dhe njihen si venbanime pellazgjike në histori. Kjo përputhet me atë që shkruhet në literaturë  se athinasit janë pasardhës të pellazgëve, që kanë ardhur nga Thesalia (Prokopio A. & E. Smith 1964).

Prokopio për rezultatet e këtyre gërmimeve shkruan:

Some forty years ago excavation on the Athenian Acropolis and on the other sites in Attica brought to light many indications of the neolithic life-dwellings, vasses, tools, skeletons of sheeps – which confirmed the traditions recorded by Herodotus that the Athenians were descended from the Pelasgians, the neolithic inhabitants of Thessaly. Indeed the neolithic vases of Attika date  from the earliest neolithic age (5620-4900 BC) like the ceramics from the Thessalian acropolis of Sesclo, as well as from the later neolithic age (4900-3200 BC) like those from the other Thessalian  acropolis of Dimini” (Prokopio & Smith 1964:22-23). /Rreth 40 vjet më parë gërmimet në Akropolin e Athinës dhe në vende të tjera në Atikë ka nxjerrë në dritë shumë tregues të jetës së banorëve neolitikë si vazo, vegla, skelete delesh- që konfirmojnë traditën e shënuar nga Herodoti, që athinasit janë pasardhës të pellazgëve, banorëve neolitikë të Thesalisë. Në të vërtetë vazot neolitike të Atikës, qëdatojnë neolitinmë të hershëm (5620-4900 p.e.s.) ashtu si qeramikat e akropolit Sesklo të Thesalisë ashtu si dhe ato nga neoliti i vonë (4900-3200 p.e.s.) të ngjajshme me ato të akropolit Dimini të Thesalisë”/

Për praninë e një popullatë vendase pellazge në Atikë na njofton edhe Herodoti (Historia 6.137-140) dhe në Akropolin e Athinës gjatë mijëvjeçarit 2 p.e.s. bën fjalë edhe Servi (2011:12).

Këto të dhëna nga arkeologjia përputhen plotësisht edhe me faktin, që jepen nga studimi i mbishkrimit Dipylon të Athinës, i Korinthit dhe i Thebës, të cilat nga studimi ynë rezultojnë të jenë në gjuhën pellazge. 

ISHULLI I LEMNIT. Në vitin 1926 u bënë gërmime arkeologjike në ishullin e Lemnit (pranë ngushticës së Dardaneleve) nga shkolla italiane e arkeologjisë, për të hedhur dritë mbi qytetërimin etrusko-pellazg të përmendur nga Herodoti (Historia,   5, 26) në këtë ishull. Gërmimet u bënë në rrënojat e qytetit të lashtë Hephaisteia (i.e. Palaiopolis), ku përmenden banorët pellazgë nga Herodoti.

Prof. Della Seta, njofton se nekropoli  është i shekullit 9-8 p.e.s. Ai shkruan:

That it did not belong to a Greek population, but to a population which, in the eyes of the Hellenes, appeared barbarous, is shown by the weapons”. “Kjo nuk i përket popullatës grekë, por një popullata që për helenët ishte barbare, ajo duket nga armët”.

 Kjo popullatë ka ruajtur aq shumë elementë të artit të Mikenës dhe nga kjo tirheanët ose pellazgët e Lemnit mund të pranohen si mbetje të popullatës mikene “remnant of a Mycenaean population” (Heffner, 1927:123-124)

Në ishullin e Lemnit është gjetur edhe Stela e njohur e Lemnit, një mbishkrim i gjatë, që tashmë nga të gjithë studiuesit njihet si mbishkrim në gjuhën pellazge/shqipe, me vlerë të jashtëzakonshme gjuhësore dhe historike, përshkruar më parë dhe që ruhet në muzeun arkeologjik të Athinës.
  
TROJA.  Arkeologjia e Trojës është përpunuar shumë imët me të dhëna shumë të qarta përkatësie etnike, që përbën një burim të jashtëzakonshëm historik  (Schliman 1976, Dorpfeld 1902, Nick 2004, Peza & Peza 2009, 2013). Ajo ka këtë vijushmëri:

               Troja I                gjatë viteve 3000-2600 p.e.s. – Koha e hershme e bronzit,  
               Troja II                       “         2600-2450 p.e.s. -                               “
               Troja III                      “         2390-2200 p.e.s. -                              “                         
               Troja IV                      “         2200-2000 p.e.s. -                              “
               Troja V                        “        2000-1870 p.e.s. -                               “
               Troja VI                      “        1700-1250 p.e.s.  – Koha e mesme e bronzit 
               Troja VII                     “        1250-1000 p.e.s.    - Koha e vonë e bronzit  - koha hershme
 e hekurit. Në qytetin e Trojës, që përfaqëson kjo shtresë, gjatë kësaj kohe zhvillohet Lufta e Trojës, 
prandaj kjo njihet si Troja e Homerit.
            

   Pas Luftës së Trojës qyteti i Trojës braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar dhe gjatë viteve
 1000-600 p.e.s. ai ka qenë i pa banuar.   

Troja VIII               gjatë viteve  600-85 p.e.s. –

 Koha e vonë e hekurit (Koha antike), përbën Trojën në kohën helene (greke), persiane
 dhe maqedonase. 

/Troja VIII/1  “          600-480 p.e.s. Troja gjatë kohës Greke, sepse gjatë shekullit 5 p.e.s.ndeshen elementët më të vjetër kulturor grekë në Trojë,

Troja VIII/2   “          480-334 p.e.s. Troja gjatë pushtimit të Perandorisë Persiane,

Troja VIII/3   “          334-85 p.e.s. Troja gjatë Perandorisë Maqedone: gjatë kohës së
Aleksandrit të Madh dhe më pas  gjeneralëve të tij, /

Troja IX                      “       “    85 p.e.s.-500 e.s. – Troja në kohën e Perandorisë Romake

Nga kronologjia e më sipërme e Trojës rezulton, që Troja I-VII përbën zhvillimin
e qytetit gjatë viteve 3000 BC-600 BC.,  dhe përbën Trojën gjatë Qytetërimit Pellazg. 

Në këto shtresa arkeologjike të Trojës nuk janë ndeshur asnjë dokument kulturor as grek dhe as romak. 

Ndonëse arkeologët nuk e shënojnë përkatësinë etnike të kësa periudhe, ata janë treguar të rezervuar, shumë historianët e kanë theksuar këtë dhe sjellin dëshmi të shumta (Zhak 1995, Peza & Peza 2009, 2013).

Pas luftrave të vazhdueshme dhe shkatërrimeve nga tërmetet, zjarret dhe luftrat, Troja
braktiset nga njerzit si qytet i mallkuar gjatë viteve 1000 -deri 600 p.e.s.,kohë,  kur një pjesë e popullsisë nga fisi pellazg i aeolëve, fillojnë ta popullojnë serisht qytetin e lashtë, të braktisur.
Shlimani, zbuluesi i Trojës, ka shkruar (1870-1882):

Qeramika greke ishte e pikturuar, kurse ajo trojane jo. Kjo e fundit ndryshonte edhe në
formë edhe në mjeshtri edhe në ngjyra. Prania e gjurmëve greke në Trojë mund të vihet re vetëm qindra vjet pas epokës së Homerit. Në të shtatë shtresat e hershme nuk gjendet asnjë dëshmi e kulturës greke. Madje nuk gjindet as edhe një gjurmë e qeramikës helene më e vjetër se e shekullit të V p.e.s. “.

            Të gjitha këto prova tregojnë mjaft qartë se grekët nuk kanë pas ardhur në rajonin e Egjeut, kur u zhvillua Lufta e Trojës (rreth vitit 1250 p.e.s.) dhe nuk kanë marrë pjesë në te. Nga kjo del, që Akili dhe Hektori, heronjtë e tjerë të Luftës së Trojës dhe bashkë me to të gjitha perënditë e lashta i përkisnin racës pellazge/shqiptare.

            Në këtë vijushmëri “Iliada” dhe “Odisea” të Homerit, veprat e para të letërsisë europiane, që përshkruajnë Luftën e Trojës,janë gjithashtu vepra letrare në gjuhën pellazge/shqipe., që falsifikatorët shpesh ju a atribuojnë grekëve.  Në këto vepra të rëndësisë së parë historike dhe artistike, ndeshen me shumicë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe:

Ja titulli dhe rrjeshtat e parë të këngës së parë të Iliadës:

Titulli: ILIAS = ILI AS = ILI  + ASHT (Ili ose Ylli është mbreti i Trojës, një nga themeluasit e qytetit, nipi i Dardanit, që ka qenë biri i Zeusit).

Dy rrjeshtat e parë të këngës së parë të Iliadës janë:

MENIN  A JA DHE, QË THE, AKIL PELIDIT,
ULO MENIN, I MIRI AKE  QË KE E THOKE.

Këto janë në gjuhën pellazge, që kuptohen dhe shpjegohen  shumë lehtë nga gjuha shqipe(Peza 2006, Peza & Peza 2009, 2013).

Edhe „Odisea“ sërisht vërtetohet se është në gjuhën pellazge/shqipe:

. Odhise është udhës, udhëtar dhe rreshti e parë:

Andër moj nepe, jepe, tregomë.

Por poemat e Homerit janë të mbushura me fjalë të gjuhës pellazge/shqipe, por edhe mjaft fjalë të pakuptueshme, por vështirë se ka fjalë greke, sipas shumë studimeve (Krispi 1831, Thomopoulo 1912, Schneider, A. Kola, Peza & Peza 2006, 2009, 2013, Boçi 2012 etj.).

Në enciklopedinë Wikipedia shkruhet: “The word Hellenes, which would today translated as Greeks, is not used by Homer”. /Fjala helenë, që don të thotë grekë, nuk është përdorur nga Homeri/.
 Kjo sepse Homeri nuk i ka njohur grekët, sepse gjatë shekullit 8 p.e.s., kur është formuluar Iliada nga gojdhënat popullore, fiset greke ende nuk kishin ardhur në rajonin e EgjeuT. 

Një gjë të tillë e mbështet edhe Thusididi (469-395 p.e.s.), i cili në “Lufta e Peloponezit” shkruan: “...prova ime më e madhe për këtë është vetë Homeri, i cili edhe përse ishte i kohëve shumë më të vona se Lufta e Trojës, ai sërisht nuk e përmendi emrin grekë në veprën e tij”. 

Prandaj Homeri ka qenë i racës pellazge dhe mund të shkruante vetëm në gjuhën pellazge/shqipe..

Të gjitha këto prova bindëse dhe të kontrollueshme,duhet të bindin këdo, që beson në të vërtetën, që në Ballkan dhe në rajonin e Egjeut të gjitha veprat e lashta kulturore, të datuar para shekullit 5 p.e.s. janë ndërtuar nga pellazgët dhe pasardhësit e tyre dhe nuk kanë asnjë lidhje me grekët. Ato që janë më të reja janë ndërtuar nga pellazgët dhe grekët, pasi këta të fundit mësuan nga pellazgët artin e ndërtimit, faljes, shkrimin, me u vesh dhe mbath etj.

Lidhur me minoritetin ministri i jashtëm grek dhe Greqia nuk mund të na japë mësime.
Minoritarët grekë kanë ardhë gjatë shekullit 19 si bujq me mëditje tek bejlerët shqiptarë dhe nuk sollën me vete as tokë dhe as përgatitje kulturore. Gjithmonë janë trajtuar ashtu si dhe shqiptarët, kush qe i zoti bëri shkollë dhe sot minoritarët janë me nivel arsimor dhe kulturor, në saj të kujdesit të shoqërisë shqiptare. 

Ka ndër ta mjaft të mirë, por edhe bastardë si Dule, i cili përfitojë gjithshka nga shoqëria shqiptare dhe sot është në shërbim të qarqeve shoviniste greke në dëm të Shqipërisë.

Greqia le të mësojë nga shqiptarët lidhur me trajtimin e minoritetit, të zbatojë konventat ndërkombëtare dhe të njohë minoritetin shqiptar, maqedon, bullgar, çifut etj. në Greqi. Greqia të njohë komunitetin e madh arvanit, që janë popullsia e vetme autoktone në Greqi me prejardhje pellazge/hqiptare. 

Arvanitët kanë luajtur rolin dominues në rimëkëmbjen dhe përparimin e Greqisë dhe shumica e heronjëve të revolucionit për pavarësi në Greqi janë aravnitë.  Në rast të kundërt edhe ne shqiptarët do ta ndalojmë njohjen zyrtare të minoritetit grek dhe do ti trajtojmë ato vetëm si shqiptarë.

Me ligjin antidemkratik shqiptar 7501/1991 minoritarët u bënë pronar toke, por kjo tokë është tokë shqiptare dhe do ta dorëzojnë ashtu si dhe të tjerët, kur të anullohet ky ligj barbar, që ja mori me forcë tokën pronarit dhe ja dha një tjetri.

            Greqia duhet të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë, të pranojë genocidin ndaj popullsisë çame dhe ti lejojë ata të lëvizin lirshën në trojet e të parëve të tyre.

Fëmijët çamë të vrarë me bajoneta gjatë genocidit grek (foto nga A.Rakipi)

Himara është pjesë e krahinës shqiptare të Labërisë dhe nuk ka asnjë lidhje me minoritetin grek. Në Himarë ka pasur dhe ka shqiptarë që e mësonin greqishten për nrvoja tregtare, por këta nuk janë minoritarë. prandaj çdo futje hundësh në Himarë nga Greqia është ndërhyrje në punët e brendëshme dhe çon në keqësim të marëdhënieve. 

Lebërit dhe himariotët kanë bërë luftën më të ashpër kundra bandave greke, që dërgonte Athina për të aneksuar tokat shqiptare dhe ndaluar gjuhën shqipe.

 Dhjetra heronj janë ende gjallë si At Stathi Melani, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani etj. janë vrarë nga këto banda vetëm, pse përhapnin mësimin e gjuhës shqipe. Këto ne nuik i harrojmë kurrë!

Në fund desha ti kujtoj ministrit Kotzias se emri i tij, ashtu si shumë fjalë dhe emra grekë, nuk gjen shpjegim në gjuhën greke, por në gjuhën shqipe, që don të thotë: Kot Zi Asht.


Image

 Fëmijët çamë të vrarë me bajoneta gjatë genocidit grek (foto nga A.Rakipi)




Pragë,  16 dhjetor 2016



*****************

Image result for eshref ymeri

Nga Prof.Dr.Eshref Ymeri 

 Letër e Prof.dr. Eshref Ymerit,drejtuar Prof. Luftulla Peza


I dashur Profesor Luftullai,

Në faqen e internetit, lexova me shumë interes letrënqë i keni dërguar ambasadores së Bashkimit Evropian nëTiranë, me gjuhën e të vërtetave historike. Por të vërtetat historike për lashtësinë pellazgo-ilire të kombit shqiptar, nuk i ka aspak për zemër Perëndimi evropian.

 Përkundrazi,Perëndimit evropian nuk i pëlqen të flasë me gjuhën e shkencës, me gjuhën e të vërtetave historike kur është fjala për grekët dhe për Greqinë.

Prandaj edhe gënjeshtra,hipokrizia, mashtrimi, pabesia, të cilat janë në themelin ekodit moral grek, për Perëndimin evropian dalin në tregune tij politik dhe shiten si virtyte.

Kjo është edhe arsyeja sepse ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në kor meshovinistin Kotzias, sulmojnë Kryeministrin Rama përqëndrimin burrëror që mbajti në foltoren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku shovinizmit greko karagjoz,si asnjë Kryeministër shqiptar që prej vitit 1920, ianumëroi të katër të vërtetat në sy për qëndrimet shovinisteqë mban ndaj vendit tonë. Perëndimit evropian nuk i bëri zonjës Romana Vlahutin.

Në atë letër ju keni folur aspak përshtypje deklarata e eurodeputetes shoviniste qipriote Eleni Theocharous, e cila para pak ditësh, në mes të Tiranës, deklaroi se Himara dhe krejt Epiri i Veriut na qenkan territore greke që nga lashtësia.

Përfundimisht, i dashur Profesor Luftullai, Perëndimi evropian i shkel me këmbë të vërtetat historike që kanë shkruar shkencëtarët e tij për grekët dhe pë Greqinë, dhe shqiptarët dhe Shqipërinë është gati t’i bëjë kurban në çdo kohë për interesat e shovinizmit greko karagjoz.

Se nuk ishte rastësi që pikërisht ai Perëndimi evropian, nën diktatin e shovinizmit ruso madh (traditën e të cilit e ka trashëguar neocarizmi putinian në qëndrimin ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe ndaj Kosovës në veçanti), na i bëri çarçaf trojet tona etnike në vitin 1878 dhe në vitin 1913,për interesat shoviniste grekosllave dhe asnjëherë, deri sote kësaj dite, nuk u pendua kurrë për ato krime të rënda që kreu kundër kombit shqiptar.

 Sipas ligjit grek të vitit 1940, Greqia, për Republikën e Shqipërisë, ka qenë, ështëdhe do të jetë një shtet armik.

Por halli është se qysh t’ia bëjmë këtij Perëndimit evropian që na e mbron me kaq zell të paparë këtë shtet armik?

E kam përmendur edhe në një shkrim të para dokohshëm: e ftoj Kryeministrin Rama që ato katër të vërtetat që ia përplasi në fytyrë Greqisë nga foltorja e Kuvendit, t’ia përplasë në fytyrë edhe Perëndimit evropian nga foltorja e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë për kontributintuaj të madh në shërbim të Kombit Shqiptar.


Eshref Ymeri

Kolumbus, Ohajo 18 dhjetor 2016


2016/12/17

Mjekimet kundër HIV dhe lufta kundër SIDA-s

Nga Flori Bruqi 


Virusi HIV (Human Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar.


AIDS-(Acquired Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e mbartësit të virusit në fazën e sëmundjes.

Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve të tilla si puthja, shtrëngimi i duarve, prekja e ndenjëses së banjës dhe përdorimi i lugëve, pirunëve dhe thikave të njëjta me personat e infektuar. Ai nuk transmetohet nëpërmjet pickimit të insekteve.
Image result for sida hiv
Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të virusit nga një person në një tjetër.Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

Mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak. D.m.th. nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person. Zakonisht preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët bëjnë praktikimin e drogës me të njëjtën shiringë midis tyre.
Image result for sida hiv
Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv. Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.

Image result for sida hiv

Shenjat dhe simptomat e mundshme të virusit HIV janë: rreth 10 % humbje në peshë, ethe për më shumë se një muaj, lodhje dhe djersitje natën. Por këto shenja nuk janë standarte dhe janë pothuajse të pa dukshme ose ta themi më thjesht nuk i vëmë shumë rëndësi pasi janë gjëra që ndokush mund ti hasë ato në jetën e përditshme.

Image result for sida hiv

Njerëzit mund të jenë të infektuar, domethënë të jenë HIV pozitiv, për disa vjet përpara se Sistemi imunitar i tyre të bie aq shumë saqë infeksione të ndryshme të shkaktojnë kalimin e tij nga HIV pozitiv në pacient me sëmundje të AIDS-it. Zakonisht një periudhe 4 deri në 7 vjet është një kohë relativisht e shkurtër, por dhe vendimtare për një person që mund të jetë infektuar. Kjo do të thotë se nëse ka bëre një test, me kalimin e kohës padituria e infektimit me HIV mund të jetë e rrezikshme për jetën e tij. Në fakt një person i shëndetshëm ka në gjakun e tij nga 500 deri në 1200 trupa CD4-T ose rruaza të bardha. Kur një person HIV bie me poshtë se 300 CD4-T për kampion gjaku ai menjëherë duhet të filloj kurimin me ilaçe antiretroiale në mënyrë të tillë që dendësia e virusit për kapion gjaku të bie d.m.th të parandaloj shumimin e tij në gjak dhe nga ana tjetër të ndihmoj trupin të rris CD4-T për kampion gjaku.

Image result for sida hiv

Deri më sot nuk ekziston ndonjë vaksinë ose ilaç i cili shkatërron plotësisht virusin HIV. Përkundrazi ekzistojnë një sasi e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur kontrollin e shumimit të HIV si edhe parandalimin e futjes së tij në RNA për të realizuar relativisht programimin e pjesëve përkatëse në DNA të cilat i bën me gabime. Virusi HIV nuk duhet paragjykuar, dhe nuk i përket grupeve të caktuara njerëzish. Ai është thjesht një virus që transmetohet si rezultat i mos marrjeve të masave mbrojtëse gjatë raporteve seksuale. Virusi përbënë një rrezik që mund të na prekë të gjithëve, por nuk është i pashmangshëm.


Hulumtimet moderne janë duke bërë kërkime për gjetjen e ndonjë vaksine e cila mund të ndihmonte në parandalimin e HIV, megjithatë dekada hulumtime nuk kanë dhënë rezultate. Nga ana tjetër duhet të themi se ku virus mund të vihet në gjumë nga një seri e madhe ilaçesh të cilat bëjnë të mundur jo shkatërrimin e virusit por parandalimin e tij të shumohet në gjak. D.m.th të ulë vetinë e shumimit dhe të rris vetinë e trupit të prodhojë CD4+T ose rruaza të bardha të cilat bëjnë të mundur siç e dimë mjaft mirë pastrimin e gjakut nga mikrobe, infektime etj. Pra rrisin nivelin e Sistemit imunitar në standarde pothuajse normale ose me nivele të pëlqyeshme që trupi i njeriut të jetë i gatshëm të përballoj çdo lloj mikrobe. Këto ilaçe quhen ilaçe antiretriorale.

Related image


A është AIDS i rrezikshëm?


Viruse të ndryshme sulmojnë pjesë të ndryshme të trupit të njeriut – disa mund të sulmojnë lëkuren, disa të tjerë aparatin tretës e kështu me radhë. Ato kryesisht janë në formën e infeksioneve si p.sh.: mielitidha [gr] e cila nëse është pranë shtyllës kurrizore mund të shkaktojë dhe paralizimin e disa pjesëve te trupit. Nëse nuk merren masat e duhura nga mjekët si antiviruse etj., mund të shkaktojë dëme akoma më të mëdha. Ftohja, është një sëmundje e cila prek shpesh personat qe kanë kaluar nga Hiv ne Aids, dmth të sëmurët ose sistemi i tyre imunitar është kaq i dobët saqë dhe një ftohje mund ti sjell deri te vdekja. Çfarë e bënë AIDS kaq të rrezikshem? Veçanarisht, ai sulmon një tip të veçantë qelize të quajtur: qeliza e sistemit imunitar ose ndryshe CD4-T. Pa këto qeliza sistemi imunitar nuk është më në gjendje të sulmojë dhe të shkatërroj viruset e bakteret.
Related image
Ky proces nuk është i dukshëm, dhe nuk ka asnjë mënyrë për të kuptuar nëse jemi ose jo të infektuar nga HIV. Por, një test gjaku mund të gjej jo virusin por, antitrupat që Sistemi imunitar ka prodhuar për të shkatërruar këtë virus rreth tre muaj pas infektimit.

Image result for sida hiv



 Një person i infektuar me HIV mund të duket dhe të ndjehet mirë për shume vite me radhë pa e ditur se është i prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Pastaj tek ky njeri sistemi imunitar nuk do të jetë në gjendje ta mbroj trupin edhe nga sëmundja me e lehtë, qoftë kjo sëmundje e shkaktuar nga një bakter a nga një protozoar.

Related image

Nga erdhi HIV / AIDS?

Shumë ekspertë mendojnë se HIV/AIDS ishte prezent në Sh.B.A., Evropë dhe në Afrikë për disa dekada ose më shumë deri në rastin e parë i shfaqur në vitin 1959.

Related image
HIV ishte identifikuar për herë të parë më 1984 nga shkencëtarët francez dhe amerikan, por virusit që ndjellte vdekjen nuk iu dha emri deri më 1986. Mendohet që për herë të parë e ka shfaqur një majmun me ngjyrë të gjelbër prej të cilit pastaj është infektuar edhe njeriu.


Related image


Mjekimet kundër HIV dhe lufta kundër SIDA-s


Image result for hiv

Rreth 1 milion vetë gjetën vdekjen nga komplikime të shkaktuara nga SIDA vjet, krahasuar me dy herë më shumë që vdiqën një dekadë më parë. Agjencia e OKB-së për SIDA-n thotë se ky përmirësim është rezultat i mjekimeve që po marrin 18.2 milionë vetë të infektuar me HIV.


 Agjencia parashikon që të arrijë objektivin e saj për të mjekuar 30 milionë vetë me këto ilaçe brenda 2020.

Peter Ghys, drejtor i departamentit të informimit pranë Agjencisë së OKB për SIDA-n thotë për Zërin e Amerikës se epidemia mund të mposhtet nëse bëhen investimet e nevojshme për të shtuar shkallën e mjekimeve për pacientët e infektuar me HIV:

Related image


“Sipas përllogaritjeve tona, nëse sigurohen fondet brenda 2020, ne mund t’i japim fund epidemisë së SIDA-s brenda 2030. Por pa fonde ky objektiv është pothuajse i paarritshëm,” thotë zoti Ghys.

Image result for hiv
Aktualisht, agjencia ka 19 miliardë dollarë për të luftuar sëmundjen e SIDA-s dhe HIV-in.

Image result for sida hiv

Sipas përllogaritjeve të OKB-së, nevojiten 26 miliardë dollarë për shtatë vjetët e ardhshëm për ta zhdukur epideminë brenda 2030.
HIV-budding-Color.jpg
Si në vitet e kaluara, Afrika Nënsahariane mbetet rajoni me ritmet më të larta të infektimeve me HIV-SIDA. Zoti Ghys thotë se vajza të reja në moshën e pjekurisë, janë në rrezik të madh infektimi. Kjo grup-moshë, shpjegon zyrtari i OKB-së shfaq rimet më të larta të infektimit dhe në shumë raste këto vajza nuk e dinë që janë të infektuara dhe nuk kërkojnë mjekim.
Sipas raportit në botë ka aktualisht 37 milionë vetë me HIV. Vetëm në 2015 pati 2.1 infektime të reja. Një arritje e rendësishme është rënia e infektimeve ndër fëmijë në masën 50% krahasuar me 2010.

PRESIDENTI I KOSOVËS Z.HASHIM THAÇI T’I NDAL HOMAZHET TE LAPIDARËT SERBË`


Kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Kërkohet ndriçimi i fatit të personave të zhdukur gjatë luftës

Zyrtarë të Bashkimit Evropian në Kosovë bënë thirrje të mërkurën që autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit të rrisin angazhimin e tyre politik për ndriçimin e fatit të personave që edhe 17 vjet pas luftës llogariten të zhdukur. Gjatë prezantimit të një udhëzuesi për Familjet e të zhdukurve në Kosovë, ata thanë se të dyja vendet duhet të përkushtohen për të zbuluar edhe kryesit e krimeve dhe vënien e tyre para drejtësisë. Në Kosovë edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.


madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.



Shoqata e të Zhdukurve “Përkorë”, në Podujevë ka reaguar ndaj homazheve të presidentit Hashim Thaçi para lapidarëve serbë, duke vlerësuar se me homazhet para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe.


“Përkorë”: Me përkuljet para lapidarëve të serbëve nuk zgjidhet çështja e të zhdukurve



Ja komunikata e plotë e kësaj shoqate:

Kohëve të fundit Presidenti i Republikës së Kosovës, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë shtetërorë, po bëjnë homazhe dhe po përkulen para lapidarëve të serbëve të vrarë gjatë luftës së fundit në disa vendet të Kosovës.

Dhe tërë ky turne i homazheve presidenciale nëpër pllaka e lapidarë të serbë të vrarë, madje edhe në rrethana të pasqaruara siç është ai i rastit “Panada” në Pejë, me të drejtë ka zgjuar edhe reagime të qytetarëve e veçmas të familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës.

Krahas vizitave e përkuljes pranë lapidarëve të serbëve të vrarë, presidenti shfrytëzon rastin edhe të përmend pajtimin në mes serbëve dhe shqiptarëve. Dhe këtë pajtim synon ta fillojë mbi kurrizin dhe fatkeqësinë e kategorisë së qytetarët që pësuan më së shumti në luftë, e këto janë familjet e të zhdukurve.


thaci_1481555740-8785555


Pa dashur të nënçmoj edhe vuajtjet e dhimbjen e familjeve të serbëve të zhdukur, opinionit duhet t’i bëhet me dije se janë pikërisht serbët dhe aparati i tyre shtetëror i Serbisë i instaluar në veriun e shtetit, president i të cilit është Thaçi, që edhe 17 vjet pas përfundimit të luftës nuk po lejojnë hapjen e varrezave të dyshuara në Mitrovicë. Zvarritet me vite hapja e varrezave masive nëpër Serbi. Pra janë serbët ata që pengojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Presidenti duhet ta dijë se me vizita dhe përkulje para lapidarëve të serbëve të vrarë, Serbia kurrë nuk do të lejoje zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Me këtë veprim, duke u përkulur para pllakave ku UÇK-ja cilësohet si organizata terroriste, Presidenti sikur po pranon mbi supe fajësinë për viktimat serbe. Skandaloze.

Mund edhe ta kuptojmë presionin ndërkombëtar ndaj institucioneve të Kosovës, por nuk mund të kuptohet e as arsyetohen veprimet e udhëheqësve tanë shtetëror, të cilat mbyllin sytë përballë krimeve serbe.

E harruan gjenocidin mbi popullatën e tyre. Vrasjet, kidnapimet, dhunimet, të zhdukurit (ende nuk është zbardhur fati 99 fëmijëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës).

Serbia dhe zyrtarët e saj shtetëror, asnjëherë nuk i përmendën krimet e kryera nga aparati i tyre shtetëror. Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë. As nuk pranuan përgjegjësinë.

Prandaj, para se të vazhdoni karvanin përkujtimor dhe të përkuljeve tek lapidarët me mbishkrimet ku cilësohet UÇK-ja terroriste, bëjeni një pauzë. Dhe meqë ju nuk mund të bëni asgjë përveç homazheve, të paktën insistoni në presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për zbardhen e fatit të personave të zhdukur.

Bëjeni këtë udhëheqës të këtij vendi, para se familjarët e të pagjeturve një ditë të vijnë dhe të hedhin lule e të bëjnë homazh para institucioneve që ju drejtoni.

Latif Mehmeti, kryetar i Shoqatës së të Zhdukurve “Përkorë” Podujevë.


*******



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mohoi gjenocidin serb ndaj shqiptarëve dhe njollosi vlerat e UÇK -së


Hashim Thaçi, përkulet para memorialit të viktimave serbeHashim Thaçi, u përkul para memorialit të viktimave serbe, në të cilin shkruhej “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dhe ish-lideri i UÇK-së, Hashim Thaçi shkoi dje në fshatin Grackë të Lipjanit, për të nderuar viktimat serbe të vrarë në korrik të vitit 1999.

Hashim Thaçi, u përkul para memorialit për 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në të cilën është i vendosur mbishkrimi “Viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, ku shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.

Kjo vizitë e Thaçit ka bërë që qindra njerëz të shprehin pakënaqësinë presidentit, pasi a dje kërkoi fillimisht që me çdo kusht të gjinden fajtorët e këtij krimi, duke ngjallur reagime të ashpra për mijëra shqiptarë të zhdukur gjatë luftës dhe mijëra të tjerë të vrarë, për të cilët ende nuk është gjetur fajtori.

hashshsimi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve në Kosovë. Gazmend Islami, duke komentuar vizitën e Thacit, për gazetën “Bota sot”, thotë se përkulja e presidentit pranë këtij memoriali, e në të cilin shqiptarët quhen terroristë, tregon më së miri se deri ku mund të shkoj Thaçi vetëm për të arritur ambiciet e tij.

“Me këtë përkulje par pllakës përkujtimore të serbëve në Lipjan ku në të shkruan, “Terroristët Shqiptar”, tregon më së mirë de deri ku mund të shkoj ky, vetëm për të arritur ambiciet e tij politike, për ti ikur gjyqësisë ndërkombëtare dhe vendore, ky është në gjendje të shkel çdo parim njerëzor dhe shtetëror. Përulja e tij është vrasje e dyfishtë e më shumë se 15.000 mijë shqiptarëve. Ky me këtë tregon që, ky është vet Demarkacioni, është vet Ura e Ibrit, është vet asociacioni i komunave serbe dhe ky do të jetë edhe në ardhmen , krahina e shpallur serbe në Kosovë, ky po donë të jetë kumbara më i madh i krejt kësaj që po i ndodhë Kosovës”, thotë Islami.



Ai më tej thekson se më këtë hap tregon që është ishte njeriu i nëntokës edhe gjatë luftës.

“Ky me këtë hap tregon që është ishte njeriu i nëntokës edhe gjatë luftës, më këto vërteton që për të arritur në majë të UÇK-së ka qenë në gjendje të eliminoj të gjithë kundërshtarët. Për këtë me të drejt kam shtruar disa herë pyetjen... Kush vrau Behajdin Allaqin, Ilir Konushvcin, Ahmet Krasiqin”, thekson Islami.

Ndërsa analisti, Faik Krasniqi, për “Bota sot” thotë se Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se ai krim kundër kujt është bërë apo prej kujt është bërë, por vizita e Thaçit do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin e zyrtarët e lartë serbë.

“Vizita e Hashim Thaçit në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës, 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit, do të ishte e arsyeshme nëse të njëjtën gjë do ta bënin edhe zyrtarët e lartë serbë në varrezat e mijëra civilëve të vrarë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb. Por, ata as falje nuk kanë pranuar të na kërkojnë për mijëra shqiptarë të vrarë, për mijëra femra të dhunuara dhe gati dy mijë që rezultojnë akoma të zhdukur. Serbia madje me kufomat e të zhdukurve tash e 17 vite është duke luajtur lojë ping-pongu”, thekson Krasniqi.

Ai më tej shtoi se kjo vizitë e Thaçit më shumë është servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë ndërkombëtare, por sipas Krasniqit, Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës, njeri me njëqind fytyra.

“Këtë vizitë të Thaçit më shumë e shohë si servilitet karshi Serbisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, e asgjë më shumë! Që të tregoj para tyre se sa i moderuar jam! Por Hashim Thaçi ngelet njeriu që ishte edhe para edhe pasluftës. Njeri me njëqind fytyra. Flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Ai ka kohë që ka tradhtuar shokët e tij dhe luftën e UÇK-së. Sidomos kur para ca kohësh që patë deklaruar që nuk ka qenë pjesëmarrës në luftën e UÇK-së, në mënyrë që ta heq barrën nga vetja për akuzat e bëra nga Dick Marti për krime lufte”, tha ai.

Në fund Krasniqi, tha se çfarë do të ndodhtë sikur Presidenti Rugova do të bënte një vizitë të tillë siç bëri Thaçi, se çfarë akuza të rënda tradhtie do të bënte ndaj tij!

Ndërsa analisti, Rrok Berisha, thotë se veprimet e Thaçit tashmë nuk janë risi dhe nuk janë për t’u habitur.

“Ky njeri që është i akuzuar për krime e krime, madje për ta gjykuar ketë dhe bashkëveprimtarët e tij, është formuar dhe një Gjykatë Speciale ndërkombëtare, sikur është bërë "vajzë për te gjithë...!", e jo "President për të gjithë..!", ngase z. Hashim Thaci është President i zgjedhur nga "Lista Serpske" militaret e ti-qe nesër a pasnesër pritet të përballen me drejtësi. Si i tille Hashim Thaçi dhe nuk është President i te gjithëve në Kosovë e aq me pak i Shqiptareve-ky është President i Pakicave dhe një grupi qe është ra ndeshë me drejtësinë dhe janë të inkriminuar”, thotë Berisha.

Më tej sipas Berishës, ajo çfarë ka bërë dje Thaçi, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë.

“Rehabilitim i serbeve...apo ma mirë të themi i kriminelëve kolon serb, dhe linçimi i shqiptareve apo edhe është detyre eti, ngase me këtë ai shpreson se akuzat ndaj ti do te jenë më të buta apo do mund që të hiqen fare dhe ky-njeri i krimit të nëntokës e mbitokës shqiptare të mbetet i lire. Ajo çka ka bërë z. Thaçi, përkulja apo homazhet e bëra te varrezat e serbëve të vrarë, ku në pllakën përkujtimore të tyre shkruan të vrarë nga terroristet shqiptare, është naivitet i skajshëm e mos dije e tij politike, është nënçmim e përbuzje e luftës çlirimtare, nënçmim e përbuzje e gjakut të qindra mija shqiptareve të vrarë, është nënçmim e përbuzje e sakrificës dhe dhembjes te qindra mija nënave e motrave shqiptare te dhunuara nga fqinjët serb por dhe nga militarë, policë e ushtarë serbë.. Pra, ky veprim i z. Thaçi si "President" është edhe kundër vlerave njerëzore e humane, pasi qe Serbia e populli serb ende nuk kane kërkuar falje për gjenocidin e fundit që kanë bërë në Kosovë ndaj shqiptareve etnik”, tha Berisha.

Po ashtu ndaj vizitës së Thaçit ka reaguar edhe e bija e atdhetarit, Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, e cila në një postim në faqen e saj në facebook ka shkruar se Hashim Thaçi është një barbar politik, emri i tij lidhet me vrasjet politike.

“Hashim Thaçi është një barbar politik, i cili përpiqet t'iu shitet ndërkombëtarëve si personalitet i civilizuar. Emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me të zezat që e kanë kapluar Kosovën: vrasjet politike, krimin e organizuar, korrupsionin, cënimin serioz të integritetit territorial të Kosovës, si në Veri, ashtu edhe përmes demarkacionit, lëshimet skandaloze gjatë bisedimeve me Serbinë, etj. etj. etj. Lista është e gjatë”, ka shrkuar ajo.

Më tej Gervalla, thotë se të gjithë e dinë në ndërkohë se kush është Hashim Thaçi, si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Le të përkulet sa të dojë para viktimave "të agresionit të NATO-s" dhe të "shiptarski terror", por drejtësisë nuk do të mund t'i shpëtojë.

Gjendet në Rusi valixhja naziste me ‘kafka alienësh’ brenda




Dëshmitë, videot, rrjedhjet e informacionit dhe deklaratat e ish pjesëtarëve të ushtrive, agjencive hapësinore dhe shërbimeve sekrete, nuk mjaftojnë për të bindur ata që e shohin çështjen e alienëve si një fabul filmi.

Megjithatë në disa raste ka diçka konkrete që mund të analizohet.

Të gjesh një çantë të çuditshme me kafka brenda, jo me formën e njeriut, nuk është diçka që ndodh çdo ditë.

Kjo ka ndodhur në fshatin Kamennomostsky, në rajonin rus të Adygea, ka raportuar agjencia e lajmeve Interfax, edhe pse data e zbulimit duket se është në janar të vitit 2016.

Çanta brenda së cilës janë gjetur kafkat me formë të çuditshme, ka simbolet e një organizate naziste. Teoricienët konspirativë janë të bindur se ky zbulim mund të konfirmojë në fund se Hitleri ishte i lidhur me ndonjë entitet jashtëtokësor.

Për skeptikët, nuk është me vend të dilet në një përfundim të tillë pa e konfirmuar fillimisht se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë, pasi kafkat e gjetura mund t’u takojnë kafshëve, ose mund të jenë rezultat i eksperimenteve të çuditshme që për fat të keq bëheshin nga nazistët.

Simboli i gjetur në çantë i përkiste organizatës naziste të Ahnenerbe që kishte si qëllim të studionte origjinën e racës Ariane.

Por historiani Igor Ogay thotë se është e vështirë për të gjetur lidhjen e kafkave me organizatën Ahnenerbe.

Sipas arkeologëve kafkat mund të kenë ndenjur shumë gjatë në valixhe, aq sa mund të kenë ndryshuar formë. Megjithatë, kjo mbetet ende mister.

https://www.youtube.com/watch?v=uEHP3up4YyY
Russia Finds Hidden Nazi Chest With Bizarre Alien Skulls


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...