Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/22

Daut Haradinaj: Ky Buxhet e diskriminon Rajonin e Dukagjinit


Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se është e domosdoshme që Forca e Sigurisë së Kosovës të shndërrohet në ushtri.
Haradinaj duke folur për kundërshtimin e Listës serbe për ndryshimet kushtetuese me të cilat FSK shndërrohet në ushtri, Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës me një vendim të veçantë duhet t’ia ndryshojë mandatin dhe FSK të funksionoj si ushtri.
“Është e domosdoshme nga zhvillimet e fundit në rajon dhe nga fqinjët e Kosovës, që FSK-ja të shndërrohet urgjentisht në ushtri. Por FSK s’mund të shndërrohet në ushtri me ndarjen e kaq pak mjeteve nga buxheti i vitit 2017”, ka thënë Haradinaj.

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se opozita në tërësi, por edhe ai personalisht, s’ka si të pajtohet me këtë buxhet të propozuar nga Qeveria për shkak se është i shpërndarë në mënyrë jo proporcionale dhe u shkon për favor vetëm atyre që janë në pushtet.

“Ky buxhet shkon vetëm tek interesat e pushtetit”, ka thënë Haradinaj duke folur direkt nga Kuvendi.

“Buxheti diskriminon perëndimin e Kosovës dhe është e pafalshme se si e trajton në këtë formë diskriminuese rajonin e Dukagjinin, rreth 600 mijë e më shumë banorë”.

“Prandaj, nuk kemi se si të pajtohemi me këtë buxhet. Po ashtu, është e pamundur që të ketë ridestinim të mjeteve kur flasim për projekte serioze”.

Haradinaj ka folur edhe për pajtimin që opozita po gjen me disa nga deputetë e pozitës sa i përket buxhetit.

“Deputetët e pushtetit që e kritikuan këtë buxhet nuk bënë asgjë tjetër pos që e thanë të vërtetën”.

NGA FITIM DIKA : Media gjermane: Maqedonia drejt Rusisë, Shqipëria drejt...Kinës?





Në kohën kur shumë media në gjuhën gjermane shkruajnë se qeveria e Maqedonisë gjithmonë e më tepër orientohet drejt Moskës si Der Standard, Der Spiegel dhe Neu Zürcher Zeitung, në anën tjetër një media gjermane sheh mundësinë e orientimit të Shqipërisë drejt Kinës. Kjo edhe për faj të BE, që si pasojë e votuesve të saj ka ngrirë zgjerimin, shkruan botasot.info.

“Shqipëria zhvillohet dhe ka kryer mjaft reforma. Megjithatë për shkak se BE ka ngrirë zgjerimin, Brukseli qëndron në distancë. Tani investon Kina në vendin e shqiponjave - natyrisht, me prapavijë,” shkruan e përditshmja ekonomike gjermane handelsblatt.com.

A po e shqyrton sa duhet BE rastin e Shqipërisë? Se Shqipëria është një vend i varfër, që shumica e gjermanëve nuk e kanë idenë se ku ndodhet, pavarësisht se ka fqinj Greqinë dhe është vetëm 40 kilometra larg brigjeve të Italisë, kjo nuk përbën lajm. Por vendi ka një rritje vjetore prej 3.4 përqind dhe sipas Fondit Ndërkombëtar Monetar, vendi qëndron mirë me reformat. Gjatë largimit brutal të shqiptarëve nga Kosova në 1998, Shqipëria arriti të qëndrojë stabile dhe sot është anëtare e NATO. Në vend që bisedimet për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE të fillonin tani, ata janë shtyrë për në mars 2017. Drejtësia nuk është në nivelin e duhur, krimi i organizuar është i kudondodhur dhe Shqipëria është prodhuesja më e madhe e kanabisit ilegal në BE, thuhej në raportin e Komisionit Europian.

Brukseli është i vëmendshëm. Zgjerimi i BE shihet me pesimizëm të madh te votuesit. Shumica e gjermanëve mendojnë për shqiptarët se kanë humbur besimin - pikërisht përpara festave të fundvitit dhe përkundër që Nënë Tereza është shqiptarja më e famshme, përcjell botasot.info.

Brukseli mund të zëvendësohet nga Pekini?

Në Pekin, 7000 kilometra të mira larg, çështjet shikohen më me pragmatizëm. Vendi i vogël me tre milion banorë, me histori të lashtë dhe bregdet të jashtëzakonshëm, shikohet si vend strategjik dhe mjaft i leverdishëm. Shumë në veri, që mund të tregtohen mallrat në qendrat e veriut; por edhe shumë në jug, që me anije mund të shkosh menjëherë në Itali dhe pa harkuar mund të lundrosh deri në Tunizi. Dhe: Kush dëshiron në lundrojë në Adriatik, duhet të shkojë pranë Shqipërisë.

Andaj kinezët janë vetëofruar për të marrë aeroportin e Tiranës, bile deri në 2025. Ata premtojnë për të riparuar aeroportin dhe të ndërtojnë rrugë 200 milion euro drejt Maqedonisë ( Rruga e Arbërit -SHP, Fitim Dika). Për 450 milion euro ata kanë blerë dy impiante nafte, që më pas ua kanë dorëzuar kompanisë Shell. Fshatarët shqiptarë kanë marrë 1.3 milion euro kredit, për të blerë maqineri të reja. Dhe ndërkohë, Kina është vendi i dytë sa i takon shkëmbimeve tregtare më Shqipërinë. Po ndërtohet edhe një gazsjellës Transadriatik, që Shelli me 20 përqind është investitori më i madh.

Gjithashtu nga investitorët kinezë Shqipëria është klasifikuar nga “Standard & Poor's” me një B+. Për krahasim: BE në 27 vitet e fundit ka investuar në Shqipëri vetëm rreth një miliardë euro. Kjo është skurile. Nga përpejket për fitim dhe largpamësia gjeostrategjike, Pekini po i jep shansë Shqipërisë për ne BE./Bota sot

Vërejtje: Artikulli është shkruar nga eksperti gjerman Frank Sieren, që prej 20 vitesh jeton në Pekin.

Leter nga Tirana(Murat Gecaj)

ELTONA LAKURIQI: JO VETËM ME NJË LIBËR TË BUKUR POETIK…
Nga: Prof.Murat Gecaj
        publicist e studiues
1.
Me Eltona Lakuriqin, ka disa kohë që njihemi. Pikëtakimi ynë kanë qenë veprimtaritë letrare në kryeqytet. Kështu, kemi marrë pjesë në përurimin e librave, që janë bërë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në Ministrinë e Kulturës ose në ndonjë vend tjetër. Më kujtohet tani, se kemi qenë edhe në ekspozitën fotografike, që çeli e reja Nerina Toçi, me banim në Siçili (Itali), në AK “Art Galery”, e  cila administrohet nga çifti Vjollca e Azem Kuçana. 
Ngjarje e rëndësishme e këtij viti ishte Panairi i Librit-2016, në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Aty kemi marrë pjesë në përurimin e një libri të bashkatdhetarit tonë, me banim tash mbi 50 vjet në Suedi, mikut të përbashkët, Sadulla Zendeli, i njohur nga të gjithë, “Daja”. Me atë rast, jemi njohur e kemi takuar botues dhe autorë librash, si nga Shqipëria, por dhe nga trojet tjera amtare e ngulimet shqiptare, në Evropë dhe në Amerikë e Kanada. Sigurisht, kudo kemi ndjerë kënaqësinë, që të sjellin veprimtari të tilla, letrare, kulturore e artistike.
Sigurisht, Eltona më ka njohur edhe me librat, që ajo ka botuar dhe për veprimtarinë e saj, me filialin e Radios “Mitrovica”, në kryeqytetin tonë. Aty ajo ka ftuar e ka biseduar me mjaft krijues, poetë e shkrimtarë, studiues dhe punonjës të arsimit, kulturës e arteve.
Pa e zgjatur, dëshiroj që, përmes këtyre pak radhëve, ta njoh lexuesin, sigurisht shkurtimisht, me librat, ku Eltona është autore…
2.
Ja, ndër duar kam librin e ri me poezi, të Eltona Lakuriqit, “Në artin pa unaza”(Durrës, 2016), të cilin ajo ma ka dhuruar, me një kushtim dashamirës. Librin në fjalë  e ka redaktuar Brunilda Përvathi dhe nuk ka shumë faqe, por është botuar me teknikë të lartë dhe tërheqin vëmendjen, sidomos, ballinat e tij. Në hyrjen e librit, “Dy fjalë, në vend të parathënies”, kanë shprehur mendimet e tyre disa autorë të njohur, si: Nasho Jorgaqi, Armir Shkurti, Vllasova Musta, Fatmir Minguli, Suzana Varvarica-Kuka e Fatmir Gjata. Po, ndër ta, është dhe Agim Bajrami, i cili shkruan: “E veshur me një mantel të brishtë dhe të tejdukshëm sinqeriteti, kjo poezi të krijon menjëherë një emocion njerëzor, metaforike. Por edhe e ngërthyer me sentence filozofike, ajo tenton të jetë konkrete dhe e prekshme, njëkohësisht…”. Me nota miradie për poezinë e Eltonës janë edhe afër katër faqe, që ka shkruar arsimtari e shkrimtari i njohur, Namik Selmani.
Poezia e parë e këtij vëllimi është “Humbur, pas botës së tij”, ku autorja na thërret, me simbolikën e vargjeve të saj: “Tjetërsohetshpirti, gati në përhumbje krahësh…/përpëlitet…/trembet…/merr jetë nga fryma, që lëshon kënga e zogjve”. E  bukur është poezia vijuese, ku janë edhe këta vargje: “Më trembin ditët pa ty,/vetmia struket qosheve/të shpirtit,/lëshohet faqeve pa zë, duke më mbytur ëndrrat!?”
Për dashurinë shkruajnë e flasin, pothuajse, të gjithë poetët. Kështu dhe Eltona i shfaqë ndjenjat përmes vargjeve të saj, të frymëzuar e të lëmuar: “Nuk më lë loti të çmallem me ty,/teksa bie supeve, më lëndon shpirtin,/ të mbështetësh kokën, të puth në faqe./Ia ndiej frymën tënde…ritmin…”.
Te poezia tjetër vijuese, gjithashtu me këtë tematikë, lexojmë këta vargje, që flasin për brengat dhe zemrën e dallgëzuar të një vajze: “Ajo fluturonte nëpër ëndrra të bardha,/netëve rënkonte e trazuar për dashuri;/ajo donte të linte hapat pas,/atje ku hapat e tij i jepnin qetësi”. Për dashurinë e paarrirë, autorja shkruan: “Më mungon…/Po nisem, me hapa malli, për te ti,/dil e më prit, e imja dashuri”(Poezia “Më mungon, pafundësisht…ti”). Për peshën e fjalëve, poetja shkruan me pezmatim: “Ato më rëndojnë qepikëve të zinj;/ike…nuk e ndoqa hijen, kur zhdukej,/nëpër gjurmë lëngonte lëndimi im!?” Njeriu e do shpirtin e lirë, pa vargonj: “Heroike, pa titull, do ta quaj vetminë./Në mungesë të përjetësis,/do kujtoj kohën e shpirtit të lirë”.
Po nuk ndodhë gjithnjë kështu, se është një djalosh, i cili ia sjell vajzës, që dashuron, “bardhësinë e zemrës së tij” dhe: “Ai më ftonnë vetminë/e heshtur, pa fjalë;/mes ngricës së akullt të janarit, më jep jetë./Princeshë e borës, më quan parreshtur,/kur përqafohemi, mes flakës së zjarrit,/ngjyrë vjolë, e lehtë”.
Askush nuk e dëshiron vuajtjen, po kjo poete shkruan: “Më pëlqen të vuaj…/Mbase, kështu më duket se/më fort të dashuroj./Me valët e detit luaj, yjet që humba i vizatoj”.Domethënës janë vargjet e poezisë, nga e cila e ka marrë titullin ky libër:”Dy gota me fron,/dorë që pikturon,/dorë që shkruan./Në heshtje:dy gojë,/dy sy…/ Dy të dehur, në artin pa unaza,/betohen përjetë!...”.
Siç është e kuptueshme, në një recension si ky, nuk mund të bëhet analiza e detajuar e të gjitha poezive të një vëllimi poetik. Mendoj se e rëndësishme është që të themi se edhe poezitë vijuese të këtij libri janë shkruar me ndjenjë e frymëzim. Ato pasqyrojnë shpirtin e pasur poetik të autores Eltona Lakuriqi. Ndërsa dëshiroj të përmendi vetëm titujt e disa krijimeve tjera, pa u bërë komente përmbajtjes së tyre. Të tilla janë poezitë: “Mijëra mesazhe dashurie”(të cilët fluturonin mbi krahët e zogjve), “E, ku do ta gjej më, si kjo jetë?”(kur “dhuroi emrin më të bukur, Nënë”), “Jeto”(“Thuaj botës se jeta është e imja,/jo pranga zinxhiri!”), “Do fle”(“…kur të kem shkruar disa vargje për ty…”), “Pranvera erdhi”( e ”Bora u shndërrua në qilimin e shpresës…”), “Parfum”( që “të  dehesha nga aroma e puthjeve”), “Përgjithnjë” (“Kur nata na zë rrugëve,/ mbështetem si fëmijë supit tënd,/ndez zemrën, në vend të yjeve,/frika largohet drithëruar, në tjetër vend”), “Mosha e dashurisë”(kur “Dashuria i shpërfill dimrat,/shpërfill acaret”), “Idhulli im”( dhe  “të buzëqesh, jam pjesë e jotja,/t’i shoh ngjyrat, më pas marr penelin të pikturoj”). Ndërsa më tej: “Të besova sekretet e mia”ose “Flake ndrojten!”
3.
Natyrshëm, ndonjë lexues bën pyetjen: Cilët janë librat tjerë, që ka shkruar poetja Eltona Lakuriqi? Po të hapësh profilin e saj, në Facebook, lexon një njoftim që do të botohej libri “Maskat”(Durrës, 2015). Ai përmban gjihësej 54 poezi, ndër të cilat është ajo, nga e ka marrë titullin tërë vëllimi poetik, por dhe: “Stinët e jetës”, “E nesrmja do trokasë”, “Rojtare agimesh”, “Ti, o djalë, o djalë i ëmbël!”, “Për herë të parë, baba”, “Dashuria ime e përjetshme”, “Për sytë e tu, jam flutur”, “Merre frymëzimin tim”,”Me forcën e një përqafimi”, “Dashuri pa faj” etj. Pra, edhe në këtë vëllim poetik të mëparshëm, në tematikën e autores ravijëzohet qartë ndjenja gjithëkohore e gjithëbotërore, ajo e dashurisë.
Ndërsa po ndalem pak, vetëm te poezia e dhjetë e këtij libri, “Je ti…”. Po, vallë, çfarë magjie ka ai njeri, i cili po e ndryshon jetën e një vajze? Autorja na përgjigjet me vargje, që jetës së saj: “Po i jep ngjyra,/ende më të bukura se të ylberit./Po zbukuron ditët e mia,/ me lulet më të bukura,/që ekzistojnë../Po çelë kafazet e zogjve/ dhe po i bën të shtegtojnë…”. Dhe, në mbyllje të kësaj poezie, autorja shpërthen me vargjet:“Je ti,/që dua të më dashurosh,/gjithnjë kështu./Unë përherë do të të njoh,/si të tillë,/je ti muza ime poetike”.
Në një takim tonin të këtyre ditëve, para se t’i shkruaja këto radhë modeste, Eltona me tregoi se libri i tretë i saj poetik e ka titullin “Gotat blu” dhe është botuar në vitin 2015. Gjithashtu, përmbajtja e poezive të tij është, afërsisht, e ngjashme me dy të tjerëve. Pra, shprehen ndjenja e mendime rinore për dashurinë, me të bukurat e dritëhijet e saj.
…Sigurisht, kjo autore nuk e ka mbaruar me kaq misonin e saj letrar. Pra, ajo përsëri shkruan dhe, ndoshta, së shpejti do të kemi prej saj një libër të ri, gjithnjë e më të arrirë, në poezitë e saj. E urojmë për këtë gjë dhe e përgëzojmë miken krijuese Eltona Lakuriqi, për botimet e deritanishme, të cilët janë mirëpritur nga lexuesit tanë!
Tiranë, dhjetor 2016




Leter nga Murat Gecaj


Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta:
ADRIATIK KALLULLI; NDËRIM E KUJTIM I NJË KOLEGU DHE MIKU TË MIRË…
Nga: Prof. Murat Gecaj
        publicist e studiues
Dje, më 20 dhjetor 2016, në mjesdiset e Universitetit të Arteve, në kryeqytet, u organizua një veprimtari përkujtimore, kushtuar prof.Adriatik Kallulit, pedagog, kritik dhe studiues i njohur, si brenda e jashtë vendit, me librat e shkrimet e tij të çmuara. Kishin ardhur familjarë, pedagogë e ish-studentë, punonjës të arsimit, kulturës e artit, studiues e shkencëtarë etj.
Me këtë rast, për të pranishmit u shfaq një dokumentar i pasur, ku flitet për jetën dhe veprimtarinë e gjithanshme dhe gjurmëlënëse të tij. Ndër personat e intervistuar ishin: Prof.Alfred Uçi-Akademik, rektori i Universitetit te Arteve Petrit Malaj, Zana Shuteriqi, Josif Papagjoni, Raimonda Bulku e të tjerë. Dokumntari, i cili shoqërohej me zërin e bukur të Tefta Radit, u ndoq me internes të veçantë dhe u duartrokit nxehtësisht.
Këtu më poshtë është një shkrim, që u publikua n shtyp e në Internet,  me rastin e ndarjes prgjithnjë nga jeta, të kolegut e mikut tonë të mirë, Adriatik Kallulli. (Lindur në Bari të Italisë, më 28 gusht 1938 dhe nadarë nga jeta, në Vjenë të Austrisë, më 24 dhjetor 2011).
                                         x     x   x
E kishim ndër bashkëstudentët më të mirë dhe më të dashur të kursit tonë, në Fakultetin Histori-Filologji, në fillimet e Universitetit të Tiranës, në vitet ’60-të të shekullit të kaluar. Kishte ardhur nga një fakultet tjetër, me dëshirën e zjarrtë për të studiuar për gjuhë e letërsi shqipe. Menjëherë, ai na hyri në zemër për dashëmirësinë e zemërgjerësinë, zgjuarësinë, sinqeritetin dhe humorin e tij të këndshëm. Si pa u ndjerë, ikën ato vite tona të paharruara të jetës studentore, të mbushura plot gaz e kujtime të bukura dhe të gjithë ne hymë në udhët e gjata të jetës. Por, asnjëherë, nuk u ndamë as nuk u shkëputëm nga njëri-tjetri, si fizikisht, por dhe duke kujtuar shoku-shokun, në çdo sferë a vend, ku na çoi detyra e ritmi i jetës. Kujtoj këtu takimet e paharruara, që kemi bërë pothuajse në çdo përvjetor të përfundimit të studimeve të larta, që nga viti 1962 e në vazhdimësi. Ne mesin tonë ishte gjithnjë pikërisht Adriatik Kallulli, por dhe Luan Kokona, Remzi Sadiraj e Rinush Idrizi, që nuk jetojnë më dhe që na sillnin aq kënaqësi, gaz e hare në mjedisin tonë shoqëror.
Ishte krenari, por dhe nder për të gjithë ne bashkëstudentët, që Adriatiku zuri një vend të merituar në  jetë, pedagog e kritik letrar i përmasave kombëtare. Do të duheshin faqe të tëra për të treguar e dëshmuar veprimtarinë e tij të gjerë, në këto fusha. Por po mjaftohem këtu, duke folur shkurt vetëm për librin e tij të fundit, “Pema e jetës-kritika dhe esse” (Tiranë, 2002). Në  një kopje, që ai më dhuroi me dashamirësi, ka shkruar këto radhë zemre e domethënëse: “I dashur Murat, vazhdimisht i kujtoj vitet tona në Fakultet dhe pastërtinë tënde, në të gjitha marrëdhëniet me shokët; letrat e sinqerta, kur më pas shkove në Leningrad për të vijuar studimet dhe dashamirësinë tënde. Me respekt: Adriatiku, Tiranë, 17 janar 2004”.
 E shfletoj me mallëngjim tani këtë libër, me  afër 350 faqe, ku ai ka dëshmuar aftësitë e tij, studiues e kritik letrar. Kështu, pas hyrjes, ndër temat e punimeve të Prof. A.Kallullit, serioze e mjaft profesionale, aty janë dhe shënimet për librin e Prof. Jup Kastratit, “Historia e Albanologjisë”. Duke e vlerësuar atë në gjithanshmëri, Adriatiku ka shkruar: “Ky libër bibliografik-enciklopedik nuk është vetëm renditje kronologjike-sistematike e ndihmesave të të gjithë gjuhëtarëve  tanë e të huaj për studimin e gjuhës sonë, ndonëse, edhe po të ishte vetëm kaq, do të përbënte një vlerë shumë të madhe. Por ai është shumë-shumë më tepër se kaq. Është një libër i librave, për të gjithë gjuhësinë dhe që ka të bëjë me albanologjinë. Është memuari gjuhësor për gjithë ç’është bërë dhe orientimi për shumë çka mund të bëhet”. Për këtë analizë të thelluar të tij, ai mori edhe një letër falënderimi e vlerësimi, nga vetë Prof. J.Kastrati.
Në studimet e Prof. A.Kallullit kanë zenë vend edhe ato me karakter historik. Pikërisht për këtë gjë dëshmon dhe punimi i tij, “I vdekuri i pavdekshëm”, shkruar e publikuar me rastin e 500-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Atdhetarizmin e vet e ka shprehur qartë edhe te analiza, që i ka bërë poemës shumë të njohur të Naim Frashërit, “Bagëti e bujqësi”, ku shquhet për origjinalitetin e mendimeve të tij. Gjithashtu, me interes janë punimet e tij, po për këtë autor, poema “Qerbelaja” dhe “Filozofi”. Poetin tonë kombëtar N.Frashëri e ka vlerësuar lart Prof. Kallulli edhe kur ka shkruar për elegjinë e Çajupit, kushtuar pikërisht atij.  Nderimin e respektin e madh për penat e shquara të letërsisë shqipe e ka treguar Prof. Kallulli edhe kur ka shkruar mbresat e tij, nga vizita  në shtëpinë e arbëreshit dhe poetit të madh, J. De Rada dhe në vlerësim të krijtimtarisë së këtij të fundit.
Pastaj vijnë varg e varg punimet e thelluara të tij për poetët dhe shkrimtarët e shquar: Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Fan S.Noli, Luigj Gurakuqi e Petro Marko. “Traktati, që përshkoi shekullin”, e ka quajtur me të drejtë librin e Sami Frashërit, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është  e ç’ do të bëhet”. Por nuk ka harruar as të shkruajë dhe analizojë krijimtarinë e Faik Konicës, Lasgush Poradecit e Lame Kodrës. “Ngadhnjim ndërgjegjeje dhe mendimi të lirë”, është shprehur në artikullin e botuar, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së Migjenit, që e pëlqente shumë dhe e vlerësonte aq lart. Megjithëse Prof. A.Kallulli ishte kritik i letërsisë, ka bërë vlerësime interesante dhe për “përjetësinë e veprave” të “Skulptorit të Popullit” Odhise Paskali, por dhe të Abdurrahim Buzës.
Në kujtim të pedagogëve tanë të paharruar është shkrimi kushtuar “trimit të paparsëritshëm”, Skender Luarasi dhe “mësuesit dhe studiuesit të paharruar”, Mark Gurakuqi. Kur përmend këtu këta pedagogë tanë, për të cilët ka shkruar me aq nderim e respekt Prof. Kallulli, sjell ndërmend recensionin profesional të tij për librin tim, “Filologë që nuk harrohen” (Tiranë, 2002). Ndër të tjera, aty ai është shprehur: “Të kesh një mësues  shumë të mirë, nuk është një rastësi.  Ndërsa të kesh  një bashkësi mësuesish e pedagogësh, që janë më të shquarit e vendit në profesionin e tyre, kjo nuk përbën më rastësi e shans, por një fat shumë të madh, një pasuri shumë-shumë të vyer, sidomos  të viteve studenteske. Këtë fat të madh e pata edhe unë, edhe Murati dhe  sigurisht edhe qindra  studentë e studente, që ndiqnin Fakultetin  Histori-Filologji”.
Duke iu drejtuar krijimtarisë së pashterrshme popullore, të cilën Prof. A.Kallulli e quante “poezia e qendresës së shekujve”, e ka berë të vetin mendimin e  J.Lunqvist Geijer, se: “Asnjë atdhe nuk mund të ekzistojë pa poezinë e popullit. Poezia nuk është asgjë më tepër se kristali, në të cilin mund ta pasqyrojë veten një kombësi; ajo është burimi, që nxjerr në sipërfaqe origjinalitetin e vërtetë, në shpirtin e popullit”.
Ndonëse është e pabesueshme dhe e parakohshme ndarja përgjithnjë e Prof. Adriatik Kallullit, nga familja e të afërmit, nga bashkëstudentë e kolegë pedagogë të Universitetit të Arteve në Tiranë, ku dha leksione vite të tëra; nga miq, të njohur e dashamirë të shumtë, përsëri ne ndjehemi krenarë që patëm miqësi e shoqëri me të, sepse ishte njeri, pedagog e studiues shumë i mirë, që e meritonte nderimin dhe respektin e të gjithëve. Prandaj jemi të bindur se ai do të mbetet i paharruar dhe do të kujtohet gjatë prej tyre.
(Ripublikim, shkrim në Internet e shtyp,  në dhjetor 2011).
Tiranë, 21 dhjetor 2016


Leter nga Tirana-Perparim Hysi

" E shpejta si era"  *
     Kushtuar "Mjeshtres së parë  Sportit, për femra", SOFIE MEÇOS
Nga  Përparim Hysi
Së pari, ky shkrim i  shkruar nga unë enkas për "Mjeshtren e parë  të Sportit, për femra", SOFIE MEÇON, do ishte krejt i mangët, pa ndihmën e gazetarit veteran, Besnik Dizdari, i cili, ekspres, iu përgjigj telefonatës sime dhe më dërgoi, rekordet që ka thyer, SOFIE MEÇO, në atletikë, kryesisht, në korsinë e vrapimeve. Pa dyshim, e falnderoj këtë gazetar kaq me vlerë dhe e ndjej veten disi si "borxhëli".
                                                  *    *   *  
Kam arsye të shkruaj për SOFIE MEÇON dhe, nëse në këtë shkrim nuk do arrij që ta japë të plotë portretin e saj, kjo të merret si pazotësia ime  dhe aq.
Unë e di mirë që shumë nga lexuesit e këtij shkrimi as që e njohin SOFIE MEÇON. Dhe nuk kanë faj. Ne i harrojmë vlerat dhe ata apo ato që i kanë dhënë lavdi këtij vendi ( sigurisht, në fushat ku  kanë dhënë kontribut), humbasin mjegullave të harresës, siç dhe ka ndodhur me të  lavdishmen e "harruar", SOFIE MEÇO! Po të vini re, në gjithë rastet që e nominoj emrin e saj, unë gjithmonë e shkruaj me gërmë të madhe. Këtë e bëj me ndërgjegje, se kam bindjen time të paluajtshme: SOFIE MEÇO është nga ato gra që meriton t' i shkruhet jo vetëm emri me gërmë të madhe, por për të duhet shkruar një libër i tërë.
                                                 *   *  *
Për të çarë, paksa, mjegullën që ka hedhur koha mbi SOFIE MEÇON, po jap, paksa, si në vija të trasha, një  CV të saj apo një shkrim ku portreti i saj sportiv të bëhet pak më i afërt për lexuesin.
SOFIE MEÇO ka lindur në vitin 1933 në fshatin MUJALLI të FIERIT. Natyrshëm, që shumë prej lexuesëve as e kanë idenë se ku ndodhet ky fshat dhe ca më shumë, se si është e mundur që nga një fshat i "humbur" i Myzeqesë, të dalë një rekordmene në vrapime dhe ca më shumë: e  para "MJESHJTRE SPORTI për FEMRA! Mujallia, fshati i SOFIE MEÇOS, është mbi 12 km larg Fierit. Kuriozët, nëse duan të dinë më sakt se ku ndodhet Mujallia, u them:- Nisuni nga ish-Turizmi i Fierit, kthehuni me  ballë nga Veriu dhe ndiqni xhadenë drejt, pa asnjë kthesë. Kur mbaron xhadeja (fatmirësisht, tashmë, është asfaltuar, por jo e mirëmbajtur mirë), është fshati i fundit. Më tej është lumi. Mujallia, pa dyshim që krenohet, me bijën e saj, por, veç tjerash ( nuk e di a e dinë hstorianët?!!!), këtu, në Mujalli, i  kanë prerë kokën Kozma Atolit ( të dërguarit nga Patriarkana),  dhe e hodhën në lumë. Lumi, mandej, e nxori me gjithë trup dy km më larg dhe u varros në Kolkondas- fshat që e ndan lumi me Mujallinë. Është fjala për atë  Shën Kozman që lakohet si shenjt. Kisha e Mujallisë  mban emrin e këtij "shenjti" dhe quhet Shën Kozmai i "vogël". Ja, pra,  këtu në Muajlli lindi SOFIE MEÇO dhe këtu mbaroi dhe shkollën fillore. Shkollë unike(7-v jeçare) as që bëhej fjalë, por i ati, Xoxi, qe arismdashës dhe nuk mund ta linte "cucën" pa shkollë. E dërgoi në Tiranë dhe aty mbaroi dhe të mesmen.
Në të ritë të saj, SOFIE MEÇO, ka qenë zjarr e shpuzë. Kjo ra në sytë e mësuesëve të saj dhe nuk kishte se si mos  binte në sy. Si sportiste, ajo ka qenë rekormene për vite me radhë në 400m, 800 m, 1000m dhe 1500 m.  Ka bërë pjesë në Klubin Sportiv "Partizani" qysh nga viti 1946. Nga Zoti Besnik Dizdari më janë dërguar jo vetëm rekordet e SOFIE MEÇOS, por dhe koha me të cilën është shpallur kampione. E them   këtë, për t'u thënë lexuesëve se shkrimi im  nuk është subjektiv dhe  i bërë nga një emocion imi miqësor, por nisur nga të vërteta që nuk  ke si mos e duash këtë sportiste "të shpejtë si era". Pse ka thyer  këtro rekorde, SOFIE MEÇO, në vitin 1952 ka fituar titullin "MJESHTRE SPORTI". Ky titull, me të vërtetë, është pak sinjifikativ: e para MJESHTRE SPORTI  për femra në Republikë, kur, në atë kohë, këtë titul e mbanin vetëm 46 meshkuj!!! Ndaj dhe unë e kam quajtur: E SHPEJTA SI ERA! Dhe, ngaqë jam një nga ata që e dua këtë "MJESHTRE" të harruar nga koha,qysh në vitin 2000, kam shkruar një poezi, kushtuar SOFIE MEÇOS dhe e kam futur në kolanën "Njerëz që dua" tek libri "Regëtima dashurie". Është në faqen 167 të librit tim dhe përfitoj nga rasti, ta vendos në këtë shkrim modest timin.
SOFIE  MEÇOS
    MJESHTRES SË PARË TË SPORTIT PËR FEMRA
Eh, SOFIE MEÇO! E shpejta si  era
Qe mjeshtre e shquar; e para ndër femra!
Sa herë qe kampione; sa herë e para dole
Asnjëherë s'i re gjoksit; kurrë për vete s'fole.
E bukur si dritë! Buzëqeshja në buzë
NJë fshat që duket, nuk do kallaus
Tërë jetës punove dhe mbete "ushtare"
Sado  për meritat, ishe "gjenerale"
Sportit seç i dhe, të gjithë tëden jetë
Të madh kontributin, asgjë në kuletë
Për ne që të njohim, e shtrenjtë je përhera
Ti, SOFIE MEÇO! E shpejta  si era.
                                             *    *   *
Veç rekordeve në këto vrapime, ajo ka marrë pjesë në gara sportive jashtë vendit: si në Rumani apo delegacione sportive në Kinë. Është dekoruar me medalje të ndryshme deri me"Urdhër Olimpik për "Lëvizjen Olimpike të SHqipërise". Ka qenë anëtare e Komitetit të Fiskulturës nga 1975-1980.
NJë kapitull më vete në jetën e SOFIE MEÇOS, është puna e saj e çmuar si mësuees e Edukimit Fizik në shkolla të ndryshme: që nga "Vojo Kushi" në Tiranë dhe, mandej, në shkollën  8 -vjeçare "Andon Xoxa" në Fier. Pjesën më të madhe si mësuese e ka ushtruar në Gjimnazin "Janaq Kilica " në Fier,deri sa doli në pension. Të gjithë ata që e kanë njohur nga afërr ( unë jam një nga ata), janë çuditur vetëm me një fakt shumë domethënës: jo vetëm në rininë e saj, por deri sa doli në pension, ishte plot sharm e nur dhe, megjithatë, nuk krijoi familje. "Mëntonjësve" të shumtë ua kthente: jam e "martuar" me sportin!!! Ajo është "Nderi i Fierit" dhe po"Nderi i ish-komunës Qendër" ku përfshihej dhe Mujallia e saj.
Sot, siç shihet, ajo është 83-vjeçe dhe, nëse ka ndonjë peng, është jo " se u martua me sportin", por ka"pengje" që unë  dhe  ndaj po e bëj këtë shkrim.

                                 *     *    *  
Sado që banoj në Tiranë (kam gati 5-vjet këtu), brenda  pak muajëve të këtij viti e kam takuar  dy herë SOFIE MEÇON. E kam takuar  në shtëpinë e të vëllait, të ndjerit SOTIR MEÇOS, ish-mësuesit tim të paharruar. Fill pas ndarjes nga jeta të mësuesit tim, vdiq dhe bashkëshortja, DhOKSI MEÇO, mësuesja ime e klasës së parë. Në të dyja rastet, më priti SOFIE MEÇO. Në bisedë e sipër, më tregoi "pengjet" e saj. Unë, tek i bëj të ditur të dy"pengjet", po i sjell si në ligjëratë të drejtë:
"... më thirrën kur u bë jubileu i 70-vjetorit të klubit "Partizani". Shkova me gjithë Petritin ( i nipi, mësues fizkulture në shkollën "Jakov Xoxa" në Fier). Filluan dekorimet. Thuheshin emrat dhe ja dhe emri im, u çova... dekorata ime nuk gjendesh. U krijua pak situatë e "nderë". Po ç'u bë? Mos e piu dheu?!!!
Oh,- ndërhyri dikush (më duket makaznieri),- oh, po për ata që "kanë vdekur", janë atje në depo!!!  Tek më pohonte këtë "peng" kaq të vrazhd, nuk kisha se si mos mbushesha me mornica dhimbjeje dhe, njëkohësisht, urrjetjeje për këtë mosmirënjohje kaq absurde.
"Pengu" i dytë. Vërtet më kanë vlerësur si "Nderi I Fierit" por si nuk mendoj njeri që dhe mua të më jepej një dhomë e kuzhinë dhe jo të mbesja këtu, në shtëpinë e tim vëllai? A nuk meritoja kaq unë?
Tek dëgjoja këtë ligjërim kaq të dhimbshëm, u largova me një premtim: do bëja një shrkim për të dhe, tek e mbyll, përsëri mirënjohja ime shkon për fisnikun, Besnik Dizdari, që iu përgjigj flakë për flakë kërkesës sime. E di që do thonë lexuesit: po e tepron. Aspak fare. U futa në "google", shkrova emrin SOFIE MEÇO! Asnjë e dhënë. Shkrova "Mjshtre Sporti-femra". Përsëri: asgjë. Vallë, kush merret me Wipekidinë e këtyre emrave të nderuar apo ndonjëri që i"vdes për sëgjalli?!!!".
SOFIE MEÇO ti e ke  ballin të bardhë e të bukur! Je e bukur si drita dhe të gjithë ata që të njohin, të duan.
Dëshira ime është: Të rrosh një shekull!
                                Tiranë, 21 dhjetor 2016






2016/12/20

UDB’a E PRANON SE I KA VRA: JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËN



Në procesin gjyqësor kundër kryekriminelit Millosheviç në Hagë, ka dëshmuar edhe një shqiptar (ish’udbash) i mbrojtur me Kodin K-6. Në seancën gjyqësore të datës 10 qershor 2002 dëshmitari K-6 ka pranuar se vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla i ka vrarë Sigurimi Sekret serb. Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi dokumenteve zyrtare nga procesi gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviçit.

* * *

Dëshmitari i mbrojtur K-6 i prokurorisë në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin e Hagës

I AKUZUARI I KA DITUR TË GJITHA RRETH UÇK-së

Hag, 10 qershor 2002 / FoNet:

Dëshmitari i mbrojtur K-6, një punëtor i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (Služba državne bezbednosti - SDB), i cili ka punuar në fund të viteve nëntëdhjetë në Kosovë, në gjykimin kundër Millosheviçit në Gjyqin e Hagës, deklaroi se "i akuzuari ka qenë i informuar deri në detaje më të hollësishme mbi terrorizmin në Kosovë."



”Çdo informatë e lidhur me Kosovën apo rreth Kosovës i ka shkuar Shefit të Shërbimit të Sigurimit shtetëror Jovica Stanishiçit, dhe mund të ju bindi se i akuzuari (S.Millosheviç) ka qenë i njoftuar mbi të gjitha, edhe për detajet më të hollësishme, dhe atë përmes Stanishiçit" ka thënë ky dëshmitar. Stanishiçi, tregon më tej dëshmitari K-6, i ka marrë informatat nga njeriu i parë i Shërbimit për Kosovën David Gajiq dhe kryesuesi i Sigurimit Shtetëror për Prishtinën Milan Lakoviq Mishko, këshilltar i të cilit ka qenë Lutfi Ajazi.

Dëshmitari K-6 flet shqip, nën masën mbrojtëse distorzion (kamuflim) të figurës. Seanca disa herë është mbyllur për publikun, kur janë shqyrtuar çështje, që kishin të bënin me identitetin e tij. Gjykatësi Richard Mej ka tërhequr vërejtjen në fillim të seancës, se përmendja në çfarëdo mënyre e emrit të dëshmitarit do të trajtohet si mosrespektim i gjykatës.

* * *

Fragment i shkëputur nga transkripti/ 10. 06. 2002 – Millosheviçi dhe Haga

PROKURORI NAJS: Sektori në të cilët është ndarë Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, a janë këta sektor nën numrin tetë apo vetë Shërbimi i ka tetë sektore, nuk jam i sigurt. Në cilin numër keni qenë ju? Në cilin sektor keni punuar ju?

DËSHMITARI K-6: Në të tetin.

* * *
I AKUZUARI MILOSHEVIÇ: Kur jeni duke folur për bazat e forta në botën e jashtme, a është e vërtetë se UÇK’ja ka pasur baza të forta në Gjermani, Zvicër dhe Belgjikë? A është e vërtetë kjo apo jo?

DËSHMITARI K-6: Ashtu është.

I AKUZUARI MILOSHEVIÇ: Sipas njohurive tuaja, themeluesit e UÇK’së qysh në vitin e largët 1975, në mes tjerësh kanë qenë vëllezërit Gërvalla, a është kjo e vërtetë?
DËSHMITARI K-6: Kjo nuk është e vërtetë.

I AKUZUARI MILOSHEVIÇ: Nuk është e vërtetë a?

DËSHMITARI K-6: Jo.

I AKUZUARI MILOSHEVIÇ: Mirë. Ju thoni, vetëm një moment, shumë e gjatë është kjo deklaratë, ja në faqen 19: "Themeluesit kanë qenë vëllezërit Gërvalla, Jusuf e Bardhosh, të cilët e kanë themeluar në Gjermani. Ata kanë jetuar në Ludwigsburg." Dhe a është e vërtetë kjo që thoni se njerëzit të cilët i kanë vra këta të dy kanë qenë Lutfi Ajazi (përmendje në vazhdim), Selim Broshi dhe Jusuf Karakushi, gjithashtu të gjithë shqiptarë. A është e vërtetë kjo? E vërtetë apo e pavërtetë?
DËSHMITARI K-6: Është e vërtetë se ata njerëz i ka vra policija, sigurimi sekret.

I AKUZUARI MILOSHEVIÇ: Ju thoni në deklaratën tuaj se këtë e kanë bërë Lutfi Ajazi, Selim Broshi e Jusuf Karakushi, a është e vërtetë kjo apo nuk është?
DËSHMITARI K-6: Është e vërtetë. Ata kanë qenë të punësuar në sigurim.
* * *

( ... )


Lexoni pyetjet për këtë lëndë - faqe 6635-6636

Tribunali Penal Ndërkombëtar për Ish’Jugosllavinë


* * *
FAQJA ZYRTRARE E TPNJ’së


„Der Spiegel“ - për vrasjen e Jusuf Gërvallës e Bardhosh Gërvallësdhe të Kadri Zekës

E TËRA DUKEJ SI PAS NJË EKZEKUTIMI


Der Spiegel, 25 janar 1982

Vrasës të panjohur i vranë në afërsi të Heilbronnit tre jugosllavë. Për autoritetet shtetërore gjermane kjo masakër është kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllavë dhe kundershtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës.
“BMW”-ja e gjelbërt 316 dilte nga garazha. Shoferi nuk donte ta kthente veturën në borë dhe vazhdon të vozisë deri te udhëkryqi duke vozitur së prapthi diku rreth 40 metra. Kur ndalet vetura del një njeri nga një vend ndërtimi në anën e djathtë të veturës dhe gjuan nga një distancë 3m. në veturë. Një njeri i dytë gjuan gjithashtu dhe shikon pastaj në veturë për t`u bindur se a ia kanë arritur qëllimit. Fqinj të frikësuar nga krismat i shohin dy burra duke ikur.


Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit.
-------------------
Ishte shqetsuese ajo që kanë parë banuesit e komunës së "Untergruppenbach"-ut te Heilbronni: Vetura vazhdonte të uturinte sepse shoferi e kishte këmbën ende në pedalen e gasit. Pastaj ai e lëshon si duket freksionin dhe vdes. Kështu që vetura vazhdon të ecën deri sa i mëshon një garazhe përballë. Vetura ndalet, motori fiket dhe mjedisi qetësohet.

Policia ka gjetur në veturë: Shoferin Bardhosh Gërvalla, 31 vjeq, jugosllav, i goditur nga 6 plumba, qëndronte i vdekur pas timonit, Bashkudhëtarin e tij, Kadri Zekën, 28 vjeç, i vrarë nga 2 goditje me plumba në trup, dhe Vëllain e shoferit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga 2 goditje me plumba.

Tri viktimat u identifikuan shpejt dhe gjithashtu shpejt u dit edhe drejtimi i tyre politik: jugoslavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisë së Beogradit. Edhe për autorët e vrasjes pati shënime.

Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë: "Ka qenë UDB-ja"- policia sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti). Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoleta të kalibrit 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën.
Një polic në vendin e ngjarjes thotë: "E tëra dukej si pas një ekzekutimi". Është metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thotë snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgarti Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjepruese". Edhe kjo flet për UDB-në."

Qe shumë vjet grinden shërbimi sekret jugosllav dhe kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme. Në shumë raste, jugosllavët në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë së tyre. Beogradi reagonte në krim dhe terror gjithmonë me të njëjtën mënyrë. Skenë e Shoot-out-it ballkanik ka qenë kohë pas kohe Republika Federale e Gjermanisë dhe policia ka qenë deri më tash e pafuqishme për t`i dhënë fund kësaj veprimtarie. Ndërsa përgjegjësit janë dal në shesh. Beogradi ua ka frikën grupeve në ekzil, të cilat janë vatër trazirash në shtetin shumënacional - dhe i lufton ato. Sidomos kroatëve që janë jashtë ua kanë drejtuar pistoletat vrasësit e shërbimit sekret. Në shumë raste krimesh kundër kroatëve në ekzil është dëshmuar pjesëmarrja e Beogradit. Për shembull: Kur shkëputet kroati Franjo Goreta nga shërbimi sekret jugosllav me detyrë për vrasje në Republikën Federale Gjermane dhe e vranë një oficer udhëheqës, Beogradi e nis një komando menjëherë për ta likuiduar atë. Ende se kishte kryer dënimin Goreta , kur njerëz të UDB-së ndërmorën një atentat, në të cilin Goreta shpëtoi për pak.

Në procesin e këtij akti gjyqtari dërgoi një apel deri më tash të kotë drejt Bon-it. "Nuk mund të lejohet që në vendin tonë të kryhen vrasje të shteteve të huaja për t`i zgjidhur problemet e tyre të brendshme". Krahas kroatëve tashmë në shënjestër të shtetit jugosllav janë edhe shqiptarët. Që nga pranvera e fundit kur shqiptarët rezistuan në provincën jugosllave në Kosovë, ku u bënë trazira të përgjakshme, Beogradi i ka zbuluar shkaktarët jashtë vendit: Prej shtetit shqiptar fqinj dhe prej shërbimeve besnike komuniste dirigjohet konflikti, mirëpo edhe nga Republika Federale Gjermane, siç thonë politikanët e Beogradit.

Faksimili i artikullit të botuar më 25.01.1982 në "Der Spiegel"

Në fakt vetëm në Baden-Württemberg jetojnë diku 2000 shqiptarë, shumica prej tyre me strehim politik. Lidhur me aktivitetet e tyre shpeshherë u ankua konsullata e përgjithshme në Stuttgart.
Për shembull, në pranverën e 1981-shit demonstruan shqiptarët në një demonstratë jo të rëndësishme, në të cilën ata kërkuan ndarjen e Kosovës nga Jugosllavia. Ndërkohë demonstruasit e diktuan se dikush nga një shkollë jugosllave po i fotografonte, hynë disa brenda dhe pos fotografistit ata e takuan edhe konsullin e përgjithshëm jugosllav Branko Dimitrijevic. Ata au morën filmin, të cilin më vonë u detyruan ta dorëzojnë në polici.

Kjo mund ta ketë lidhur një zingjir vdekjeprues, se njëri prej të cilëve kishte hyrë në atë shkollë dhe të cilin me siguri e kanë fotografuar, ishte Bardhosh Gërvalla, ngarësi i veturës, i vrarë te Heolbronni. Gërvallajt kanë qenë të njohur në skenën e jashtme. Vëllai Jusufi i cili para pak kohe i kishte dhënë një intervistë një gazete ditore, në të cilën thoshte se ishte për luftën e armatosur kundër shtetit jugosllav, ka qenë sipas njoftimeve të policisë edhe redaktor i gazetës "Zëri i Kosovës" në ekzil. Bardhosh Gërvalla kshte ardhur në Gjermani më 1974. Ai punonte si këshilltar për punëmarrësit jugosllavë, në Solitudestraße 44, në Ludwigsburg. Bardhoshi i martuar, dy fëmijë ka qenë aktiv sidomos në legjislacionin e punës për bashkëkombësit e tij.

Koka politike e vëllezërve ka qenë si duket Jusuf Gërvalla. Sidomos ai fajsohej nga konsullata e përgjithshme jugosllave të jetë antar udhëheqës i "Fronti të kuq" që luftonte kundër qeverisë jugosllave. Kjo organizatë ishte aktive, deri më tash, vetëm në Jugosllavi dhe po aq pak, si grupe të tjera kosovare u shfaqte në raportin vjetor të ministrisë federale për mbrojtjen e kushtetutës.
Jusufi, i martuar, tre fëmijë, duhet të ishte bashkëbotues i gazetës së ndaluar në Jugosllavi "Zëri i Kosovës", për të cilën ai punonte nga vendbanimi i tij. Kadriu, gjithashtu gazetar, ishte bashkëpuntor kompetent i të njëjtës revistë.
Në murin e jashtëm të shtëpisë së vëllezërve në "Auf der Habichtshöhe 40" e kishin varur, në shenj pikëllimi, një flamur në gjysmështizë të kuq me një shqiponjë dykrenare dhe një yll - ngjyrat e Kosovës dhe njëherit flamuri kombëtar i Shqipërisë.

DËSHMOHET INVOLVIMI I SHËRBIMIT SEKRET JUGOSLLAV

Çfarë rëndësie kanë aktivitetet e shqiptarëve në ekzil për Beogradin nuk e dëshmon vetëm masakra në Heilbronn. I ngjashëm ishte edhe një aksion i madh i shërbimit sekret serb në fillim të vitit, kur bashkëkombësi, Rasim Zenelaj u mor në shënjestër. Zenelaj ka qenë një antar udhëheqës i "Besëlidhjes Kombëtare Shqipëtare".

Me gjuajtjet nga pistoleta në kundërshtarin e qeverisë Zenelaj, i cili e mbijetoi edhe pse i lënduar rëndë i shpëtoi atentatit, u dëshmua për herë të parë drejtimi i ri i shërbimit sekret jugosllav.

Rasim Zenelaj

Për ta mënjanuar Zenelajn Beogradi kishte kurdisur plane të kushtueshme. Kishte nisur disa agjentë, madje kanë rrezikuar edhe dikë nga zyrtarë të konsullatës dhe kanë eksponur ndihmësit e heshtur. Megjithatë plani dështoi dhe pjesëmarrësit u zbuluan: Në procesin e nisur atë kohë kundër përgjegjësve të atentatit qartësohet edhe më shumë implikimi i zyrtarëve jugosllavë në ndjekjen e emigrantëve me metoda drastike.
Kah fundi i 70-tave ishte ngritur një agjent i mëhershëm në gradë të konsullit. Me emrin Salih Salihi ai u shfaq më vonë me shërbim diplomatik për vendin e tij në Republikën Federale Gjermane, së pari në konsullatën e përgjithshme në Hamburg dhe pastaj në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt. Atje u vendos i pajisur me një dokument identifikimi si zyrtar me nr. 6750 në cilësinë e rojes. Në Frankfurt vepronte edhe një kolegë tjetër i shërbimit sekret, si zyrtar i lartë i konzullatës me dokument identifikimi nr. 6322, i firmuar me emrin Svetozar Mirjaqiç, i quajtur "Tozo". Një besnik me rang të lartë i këtyre dy shërbyesve ishte Rade Surla, një partizan i hershëm, që kohët e fundit punonte në një ndërmarrje ndërtimi në Frankfurt.

Agjentët jugosllavë: Surla, Salihu dhe Mijaçiq

Surla i vizitonte shokët e konzullatës dhe i informonte ata për veprimtaritë e njerëzve në ekzil. Njëherë, siç i kujtohet shoferit të tij, e vizitoi dikush vetë Surlan. Mysafiri kërcënues (Surla shoferit: "Duhet me ju ruejt këtij njeriu") ishte gjenerali i shërbimit sekret Milan Shashiç.
Në mars të vitit 1981, menjëherë pas shpërthimit të trazirave në Kosovë, filloi të veprojë treshi në Frankfurt. Salihi gjurmonte shprehitë e jetës së Zenelajve dhe i dërgonte Tozos informacione. Edhe Surla filloi të veprojë, kur u përfundua plani konkret i vrasjes. Disa gjurmë dhe dëshmitarë dokumentojnë se me sa përkushtim kanë vepruar agjentët.

Agjenti i parë të cilin e caktuan për Zenelajn ishte një kroat në ekzil, por ai demaskoj urdhërdhënësit nëpërmes deklaratave të tij në procesin gjygjësor. As agjenti i dytë nuk e mbajti fshehtësinë. Ante Kujundzic ishte rekrutuar nga Tozo si vrasës, kur iu hap shokëve të tij kroatë në ekzil. Së shpejti policia gjermane i dinte hollësitë e përgatitjeve për atentat.
Organet gjermane nuk kishin vepruar në mënyrë të kujdesshme. Kroatit Ante Kujundzic i kishte folur një bashkëkombas i panjohur në prill të vitit 1981, në stacionin e trenit në Frankfurt. I kishte thënë me e thirrë një "person me rëndësi" dhe t'i paraqitet me emrin "Studenti i muzikës". Pastaj i kishte dhënë një numër të telefonit - 21 77 01 - dhe e kishte udhëzuar që kur të thirrte secilën shifër ta mbledhte me numrin dy.

Në lidhjen telefonike 43 99 23 ishte lajmëruar konsullata e përgjithshme jugosllave. Kështu ishte vendosur kontakti me Tozo-n. Kujundzic-in e kishin urdhëruar për ta gjurmuar shqiptarin Zenelaj. Si shpërblim atij Tozo i ofronte para, dokumente të reja dhe përkrahje për ta fituar azilin politik në Republikën Federale Gjermane.

Në një takim tjetër Tozo ia dha një pasaport, për çdo rast, nëse duhej ta lëshonte vendin shpejt. Kujundzic: "E pata të kjartë se me siguri duhej ta vrisja dikë". Agjenti hoqi dorë nga ky plan dhe i informoi autoritetet gjermane. Si rrjedhim, policia e mori në mbrojtje të rrezikuarin Zenelaj.
Për t`ua treguar komplotistëve këtë, policët gjermanë e dërguan Zenelajn demonstrativisht për të shëtitur para konsullatës jugosllave. Një herë tjetër duke shëtitur në një kopsht zoologjik, Zenelajn me përcjellësit e tij e vëzhgonin agjentët jugosllavë dhe kështu ata u vërejtën edhe njëherë nga gjermanët. Zenelaj ra në rrezik me mendjelehtësinë e vet: Ai kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte i mbrojtur dyfish, d.m.th. edhe me një jelek antiplumb. Njëri që e kishte dëgjuar këtë ishte nën shërbimin e Surla-s. Kështu jugosllavët e planifikuan një plan, që kundërshtarin e tyre ta manovronin në një situatë, që ai të detyrohet ta zdesh jelekun e tij antiplumb. Një grua duhej ta kryente këtë punë dhe pastaj ta godiste me pistoletë.

Zorica Aleksiç

Si ndihmëse u gjet shpejt bjondina serbe Zorica Aleksic. Ajo jetonte pa të ardhura dhe pa punë në afërsi të Darmstadt-it. Nëpërmjet kërcënimeve si dhe nëpërmjet premtimit se do t`ia japin 2000 DM e bindën atë. Ishte aranzhuar një takim me gruan dhe viktimën e saj. Rasim Zenelaj e kishte marrë agjenten në apartamentin e tij. Kur doli gruaja me pistoletë nga banja, Zenelaj e kishte zdeshur jelekun antiplumb. Prej pesë goditjeve në afërsi të zemrës, Zenelaj falimentoi. Autorja kishte ikur dhe në hyrjen e shtëpisë e kishin pritur Surla me shoferin e tij. Zorica Aleksic ua kishte kthyer armën dhe i kishte marrë paratë bashkë me një tiketë për Beograd. Me një Volvo ishin nisur menjëherë për në aeroportin e Frankfurt-it. Mirëpo serbja nuk mundi ta lëshonte vendin. Fqinjtë, e alarmuar nga krismat, i kishin lajmëruar policinë menjëherë. Rastësisht e kishin dëgjuar këtë lajm në radiolidhje edhe policët të cilët ishin të ngarkuar me mbrojtjen e Zenelajt. Një gjurmim i shpejtë në rrethin shoqëror të viktimës i çoi policët te Zorica, e cila pak më vonë u arrestua në aeroport.
Zyrtarët e konsullatës Tozo dhe Salihi janë urdhëruar të kthehen në Jugosllavi. Surla mundi të ikte që në ditën e atentatit. Surla u paralajmërua me anë të telefonit dhe ishte përgjigjur: "në rregull". Pastaj shoferi, i cili ishte dëshmitar i kësaj telefonate, e kishte dërguar me ngut përtej kufirit, në Strasburg në hotelin Holiday Inn. Aty humbën gjurmët e tij.
Dështimi, si duket, nuk e ka dëshpëruar UDB-në. Një vërtetim është 10. tetori 1981në Bruksel: Atje ishte vrarë një shqiptar me emrin Vehbi Ibrahimi në rrugë para banesës së tij, me një pistoletë të kalibrit 7.65.
Gruaja e tij e cila ishte me të ishte lënduar rëndë nga goditjet. Ibrahimi ka qenë nënkryetar i "Besëlidhjes shqiptare". Organet shtetërore gjermane tash, pas atentateve në Zenelajn dhe Ibrahimin duhej ta mbronin kryetarin, Emin Fazlija. Ai banonte te Göppingen-i dhe ka qenë i njohur te fqinjtë si "një burrë i vjetër dhe i rrespektuar". Policët kompetentë ishin të brengosur se "mos do ta vrasin edhe atë". Që prej atëherë, Fazlija është nën mbrojtje dhe nuk lajmërohet më në lidhjen telefonike të mëparshme. Policët nuk gjejnë gati fare përkrahje politike në luftën kundër kësaj lufte ilegale. Në të vërtetë ekziston një marrëveshje në mes të Bonn-it dhe Beograd-it për të përkrahur njëri-tjetrin në rast atentati. Herëpasherë ndërrohen informata për ardhjen e lëndëve shpërthyese ose të ndonjë arme. Mirëpo sa pak rëndësi ka kooperimi në mes dy shteteve për palën serbe e vërtetojnë atentatet. Zyra federale kundër krimit ka regjistruar se kur janë bërë atentate në kroatët në ekzil, në shumicën e rasteve UDB-ja ka përdorur pistoleta të cilat gjuajnë me rrotullim djathtor rreth boshtit, edhe pse shumica e pistoletave të këtij lloji gjuajnë me rrotullim majtor rreth boshtit. Organizatorët e atentateve as që e kanë pa të arsyeshme ta maskojnë këtë dallim.
Kur ranë në rrjetin e policisë jugosllave katër anëtar të RAF-it gjerman, jugosllavët prezentuan një listë me kroatë që lypeshin urgjentisht për t`i ndërruar ata. Zyrtarët gjermanë e refuzuan këtë dhe Beogradi i lëshoi anëtarët e RAF-it. Nëse mund të flitet për bashkëpunim në mes të policisë gjermane dhe asaj jugosllave, ana gjermane ankohet. Në vend që t`i përciellin shkakëtarët, jugosllavët japin vetëm këshilla në kërkesën e motiveve: "grindje për çështje nderi", "grindje për femra", "hakmarrje përreth stacionit të trenit" ose "tregti armësh" janë konfliktet e vërteta.
Politikanët jugosllavë e mohojnë katgorikisht implikimin e policisë sekrete jugosllave në këto raste. Lidhje me këtë ka bisedime të rregullta në mes të ministrisë së brendshme gjermane dhe kolegëve beogradas. Ministri i punëve të brendshme Franjo Herljevic, një gjeneral i vjetër partizan dhe bshkudhëtar i Titos, i demanton gjithmonë dhe deklaron se policia sekrete jugosllave nuk është duke vepruar në Republikën Federale Gjermane.
Kur kishte pyetur deputeti i CSU-së Fritz Wittmann në vjeshtë të vitit 1981, se cilat janë reagimet e Bonn-it lidhur me sjelljet e Beogradit, e mori një përgjigje të shmangshme. Bonn-i shprehet lidhur me këtë, thoshte ministrja Hildegard Hamm-Brücher, vetëm atje ku është e arsyeshme dhe e dobishme. Krahas proceseve gjyqësore ka aty-këtu edhe vetëdëshmi për veprime të UDB-së. Në ambasadën jugosllave ka qenë një diplomat bashkëbisedues i policisë gjermane, Tomo Renac, i cili pyetjet vetëm i përcillte për Beograd dhe kurr nuk përgjigjej. Në shumicën e rasteve vetëm i rrudhte krahët. Arsyen për këtë stil të mbajtun gjermanët e nuhatën, kur ra në duar të tyre një letër që Renac e kishte dërguar në Beograd.
Aty Renac, si një agjent i ofenduar ankohej se: "Po mundohen me masa propagandistike dhe penale për t`i bërë të pamundura aktivitetet e sigurimit të shtetit jugosllav në RF të Gjermanisë. Në një pritje shefi i policisë së Bonn-it ka tërhequr vëmendjen se kishte fakte se diplomacia jogosllave është tepër aktive në RFGJ. Kjo na detyron të vimë në përfundim se puna në RF të Gjermanisë është bërë shumë e komplikuar".
Hetuesit gjermanë nuk prisnin shpërblim nga shërbimet jugosllave. Kur para pak kohe një prokuror i Frankfurtit paralojmëroi se në rastin e shqiptarit Zenelaj së shpejti do të fillojë me marrë "hetime në Jugosllavi", nuk deshi askush t`i jepte zemër. Një mbrojtës i shtetit në Bonn tha: "Lidhur me këtë ne vetëm kemi qeshur".

Donald Trump, zyrtarisht president






Miliarderi Donald Trump u zgjodh të hënën zyrtarisht president i i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pas konfirmimit nga Kolegji Elektoral. Ai do të bëjë betimin më 20 janar.Në SHBA, zgjedhjet presidenciale nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga rezultatet në votimin në secilin prej të 50 shteteve si dhe në kryeqytetin Uashington.

Fituesi i votës popullore në çdo shtet normalisht merr të gjitha votat e Kolegjit Elektoral të atij shteti, të cilat janë të ndara në proporcion me popullsinë e shtetit. Anëtarët e kolegjit elektoral hodhën votat e tyre të hënën në kryeqytetet e shteteve përkatëse.
Kandidatja demokrate, ish-sekretare amerikane e shtetit Hillary Clinton, mundi zotin Trump me rreth 2.9 milion vota më shumë në votën popullore. Por republikani Donald Trump fitoi në ato gara që kanë më shumë rëndësi duke marë 302 vota të Kolegjit Elektoral kundrej 232 votave që mori zonja Klinton.
Hillari Klinton fitoi shumicën e votave në Kaliforni dhe Nju Jork që i dhanë asaj një avantazh në votën popullore në shkallë vendi, ndërsa Donald Trump fitoi shtetet e mjaftueshme për të siguruar avantazh në Kolegjin Elektoral dhe një mandat katër-vjeçar si president i vendit. Kjo është hera e pestë në historinë e SHBA-së, dhe e dyta në 16 vitet e fundit, që fituesi i votës popullore nuk fiton votën e Kolegjit Elektoral.
Në shumicën e rasteve, votimi në Kolegjin Elektoral është një formalitet. Por ndryshe ishte këtë vit. Për shkak të garës tepër të kontestuar dhe kundërshtimit të vazhdueshëm të fitores së zotit Trump nga shumë përkrahës të zonjës Klinton, mijëra amerikanë u kërkuan 306 elektorëve republikanë të Kolegjit që ta refuzonin zotin Trump, qoftë duke votuar për zonjën Klinton apo për një tjetër republikan më të pranueshëm.Nëse votimi do të përfundonte në barazim 269 – 269, atëherë çështja do të kalonte në Dhomën e Përfaqësuesve e cila do të zgjidhte presidentin.Shumica e anëtarëve të Kolegjit Elektoral janë të detyruar me ligj të votojnë për kandidatin që fitoi votat e shtetit. Rastet që vota t’i jepet dikujt tjetër nuk janë të padëgjuara në politikën amerikane, por janë të rralla, që kur Kolegji Elektoral filloi të përdorej për herë të parë në vitin 1789.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...