Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/28

Blendi Fevziu: Unë paguhem shumë

blendi-fevziu

Prej dy dekadash qëndron në ekran me debate e intervista ekskluzive për çështjet më të rëndësishme të ditës, çka e bën atë figurën më të njohur për publikun.

Shumë vite punë si gazetar, duke drejtuar pyetje mbi problematikat që ndeshim çdo ditë, autor i disa librave, dhe plot pasione për udhëtimet, Blendi Fevziu këtë herë ka provuar si është të jesh në rolin e të intervistuarit në këndin e ekselencës në Vila 24 në News 24.

Njëra prej pyetjeve kishte të bëjë edhe me rrogën e tij, për të cilën publiku gjithmonë është interesuar.

“Rroga është një kontratë personale. Lidhet me rrethanat. Unë kam qenë ndër gazetarët e parë në Shqipëri që nuk kam qenë dakord me një kontratë standarde, por në varësi të reklamave që sjell”.
“Pra, nuk paguhem njësoj në çdo vit. Jam ndër gazetarët që rri në çdo moment në vëmendje të matjes së audiencës. Unë e kam raportin drejtpërdrejt më shikuesin. Unë paguhem shumë”.

“Standardi im i jetesës nuk vjen vetëm nga rroga, por nga një lloj trashëgimie nga familja ime. Edhe nga librat e mi kanë ardhur fitime. Librin nuk e kontrollon dot sa shiti, si u shit. Por unë kam pasur një kontratë fillimisht me blerësin”, citohet të ketë thënë Fevziu.

Ikonat e muzikës që humbëm në 2016-ën

geroge-michael
2016-a ishte viti i humbjes së ikonave të muzikës, e legjendave që u larguan shpejt.
Ndër ta: Prince, David Bowie, Leonard Cohen
kelvi.jpg
Ne gjithashtu humbëm një tjetër ikonë të muzikës. Këngëtar, autor këngësh, producent dhe gjysma e pjesës së bandës së famshme “WHAM”. George  Michael vdiq qetësisht në shtëpuinë e tij në moshën 53 vjeçare.
rs-11015-gm-624-1368807361.jpg
Rebecca Wilson, një nga gazetaret me profilin më të lartë në Australi, një bashkëshorte dhe nënë e dy djemve të rinj, e cila humbi betejën e saj me kancerin e gjirit. Një betejë me të cilën, shumë prej nesh nuk e dinim që ajo po luftonte.
rebeka.jpg
Doris Roberts, figura televizive shumë e dashur për mamatë tona, ka vdekur gjithashtu këtë vit. Ajo ka luajtur në rolet e Marie në  “Everybody Loves Raymond”  dhe të Florence Henderson”  e cila njihej si Carol Brady, në shfaqjen televizive “The Brady Bunch “.
doris.jpg
Ka qenë një vit i vështirë për shumë arsye. Le të marrim një moment dhe të kujtojmë personat e famshëm të humbur në vitin 2016 dhe të reflektojmë mbi jetën e pabesueshme që ata kanë udhëhequr.
Me artin e tyre e kanë bërë botën një vend më të ndritshëm, me më shumë të qeshura dhe vallëzime. 
geroge-michael

Për të qarkulluar në Rrugën e Kombit që e ndertoi Qeveria e Sali Berishës ,do të paguani nga 2.5 deri në 23 euro


rruga-e-kombit_1481741201-1370086


Tarifat për të qarkulluar në Rrugën e Kombit do të fillojnë nga 2.5 euro për motoçikletat deri në 23 euro për kamionët e rëndë.

Ndërkohë që taksa bazë do të jetë 5 euro. Pas miratimit të kontratës koncensionare nga Qeveria e Shqipërisë në mesin e muajit dhjetor, i hapet rruga vendosjes së pagesës për drejtuesit e automjeteve që do të qarkullojnë në rrugën Milot-Morin , 6-7 muaj pas miratimit.

Kështu në korrik të vitit të ardhshëm, sipas vendimit për koncesionin e Rrugës së Kombit, taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH.

Deri kur : Shqipëria shet më shumë mallra serbe sesa kosovare


kamiona
Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës dhe Serbisë kanë pësuar ndryshime të ndjeshme gjatë 11-mujorit të këtij viti në favor të Serbisë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Shqipërisë, vërehet se shitjet e mallrave shqiptare në Serbi kanë shënuar një rritje me 34%, krahasuar me një vit më parë, shkruan sot Koha Ditore. Nga 21.5 milionë euro që ishte vlera e eksporteve në janar-nëntor 2015, në të njëjtën periudhë të 2016-s ato kaluan në 29.8 milionë Euro.

Ndërkohë që ka rënë në rreth 19 milionë euro vlera e importeve nga Serbia, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Megjithatë, Shqipëria vazhdon të ketë një bilanc tregtar negativ me Serbinë me një vlerë prej 95 milionë eurosh.

Ndërkohë që ekspansioni i shitjeve në Kosovë nga bizneset në Shqipëri ka pësuar rënie nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

E vërteta e ndarjes së Mitrovicës



milazimi

Shkruar nga:  Prof.Dr.sci. Milazim KRASNIQI


Përderi sa ngritja e një muri ndanë Urës së Ibrit është vetëm provokim simbolik në serinë e diversioneve ndaj shtetit të Kosovës nga Serbia e Rusia, debatet që po bëhen në mesin e shqiptarëve, duke përfshirë edhe një pjes ëtë diskutimeve në Kuvendin e Kosovës, janë thjesht dhe vetëm episode të mjerimit të mendimit imoral politik.
Prandaj, suksesi i Serbisë në këtë rast nuk është vetëm se e imponon agjenden që dëshiron, por edhe se arrin t’i nxisë shqiptarët që ta akuzojnë e fyejnë vetveten edhe për komplotet që ua bën Serbia. Kjo është gropa septike e mjerimit ku është katandisur mendimi logjik nga një pjesë e kësaj elite të çoroditur dhe disa medieve poashtu të çoroditura.

Ta akuzosh veten, për dëmin që ta bën ashiqare tjetri, kjo shkon përtej mazohizmit. Arrin te doktrina morbide e Menen Agripes, i cili i pati bindur të varfërit në Romë, se faji për mjerimin e tyre nuk ishte i të pasurve, po i stomakut të tyre që nuk po ngopej kurrë.

Si rezultat i këtij shpjegimi të Agripës, nga ana e të varfërve filloi çmenduria kolektive e shqyerjes së barqeve të veta! Ata i shponin dhe i shqyenin me thika barqet e veta, duke i akuzuar se ishin fajtorë për mjerimin e tyre! Edhe në rastin e debateve për murin, këtë doktrinë është duke e përhapur veçmas LVV, po edhe një pjesë e medieve në vendin tonë. Pra, këta po na thonë që ne shqiptarët kemi faj që është ndarë Mitrovica, që është ndarë veriu, që është ngritur muri. Ne kemi faj, jo Serbia, jo Rusia.

Dhe meqë ne qenkemi fajtorët, atëherë mbetet që të marrim edhe dënimin që meritojmë, të vetëndëshkohemi, t’ia nxjerrim sytë vetes e njëri- tjetrit! Më tmerron fakti që në këtë derexhe kemi rënë saktësisht. Këtë derexhe e vërteton edhe një anketim që po e zhvillon një portal, me pyetjen: kush është fajtor për ngritjen e murit? Përgjigjet janë tmerruese: 50% mendojnë se përgjegjës është Hashim Thaçi, ndërsa vetëm 14% e shohin përgjegjëse Serbinë.

Në një frymë të theksuar agripiane, ka diskutuar mbrëmë në Kuvend edhe pjesa më e madhe e opozitës, lidhur me po këtë temë. Pati akuza bizare se gjoja Kadri Veseli e ka ndarë Mitrovicën! (Nuk ia vlen të përshkruhet niveli mizerabël i atij debati, vërtet!)

Ndërsa, pyetja se kush e ka ndarë veriun e Kosovës dhe Mitrovicën dhe rrjedhimisht kush e ka ngritur murin, ka marrë përgjigje para shumë vitesh nga njeriu që e njeh më së miri gjithë problemin, nga Marti Ahtisari. Në librin e tij, “Detyra në Beograd” (të cilin studentët e mi e lexojnë si libër obligativ në vitin e parë të studimeve, ndërsa jam i bindur se shumica e deputetëve nuk e kanë lexuar) Ahtisari zbulon se si është përgatitur komploti ruso-serb për ndarjen e Kosovës, gjatë kohës sa zgjasnin tratativat e treshes Tallbot-Cernomirdin-Ahtisari, për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.

Ai zbulon se ministria ruse e mbrojtjes, mbase edhe ajo e brendshmja, kishin hartuar një projekt të fshehtë, (prapa shpinës së Ministrisë së së jashtme dhe çernomirdinit) për ndarjen e Kosovës dhe marrjen e veriut të Kosovës nën kontrollin e rusëve. Plani ishte akorduar me Millosheviqin. Ahtisari pohon se arsyeja pse Millosheviqi e kishte pranuar marrëveshjen, ishte pikërisht ai plan i fshehtë për ndarjen e Kosovës.

Ahtisari thotë: “ Ekzistimi i një plani të tillë e shpjegon pranimin, çuditërisht të lehtë të ofertës për paqe, nga ana e Millosheviqit dhe e udhëheqjes jugosllave, të cilën e kisha sjellë në Beorad.” Sipas Ahtisarit, Rusia kishte përgatitur të paktën 10.000 ushtarë të përgatitur për zbarkim në Kosovë!Ahtisari pohon se plani dështoi vetëm falë faktit që Bullgaria, Hungaria, Rumania e mbyllën hapësirën ajrore për fluturimet ruse dhe ashtu penguan zbarkimin rus në Kosovë. Në atë mënyrë, forcat ruse që erdhën në Kosovë nga Bosnja dhe e pushtuan aeroportin (aeroporti u duhej për zbarkimin e forcave të tjera nga Rusia) mbeten të izoluara dhe nuk arritën ta ndryshonin rrjedhën e ngjarjeve. Sado që plani i marrjes së sektorit të veriut nga Rusia ka dështuar thjesht dhe vetëm për këtë arsye, është naiv kushdo që mendon se Rusia e Serbia kanë hequr dorë nga plani.

Ai plan është modifikuar prej tyre, me ngritjen e strukurave paramilitare, me dëbimin e shqiptarëve nga veriu, me funksionalizimin e administratës shtetërore serbe në ato hapësira. KFOR-i dhe UNMIK-u kurrë nuk kanë arritur të ndryshojnë gjendjen në terren. Për atë arsye, Bashkimi Evropian ka planifikuar riintegrimin me anën e negociatave. Por, edhe Bashkimi Evropian, në dijeni të ekzistimit të planit ruso-serb, kurrë nuk ka guxuar ta prekë në nerv statusin e veriut.

Është munduar ta zbutë, ta modifikojë, ta përshtatë, por pa pasur guxim ta sfidojë. Ura e Ibrit është shndërruar në simbol të dështimit edhe të BE-së në Kosovë. Pra, për t’i dhënë fund unë këtij monologu, ekziston plani ruso-serb për ndarjen e Kosovës, i cili ka filluar në qershor 1999 dhe i cili është duke u zbatuar.

Personalisht, pres që do të intensifikohet realizimi i tij edhe me brutalisht. Si fillim, mund të sponsorizohen që të vijnë në nivele të ndryshme të vendimmmarrjes për Mitrovicën e për veriun edhe më shumë njerëz si Agim Bahtiri dhe partia e tij, e njohur për lidhjet me Rusinë.

Kjo mund të ndodhë nëse shteti i Kosovës rrëshqet edhe më shumë drejt dështimit si shtet. Në atë rast hapet mundësia e ndarjes “së përkohshme”, ose “preventive” nga shteti dështuar. Pak a shumë ashtu siç është ndarë Kosova nga shteti i dështuar jugosllav. Në këtë kontekst, dështimit të Kosovës si shtet i ndihmon shumë kjo qasja e vetakuzimit, e vetëfajësimit për ndarjen e Mitrovicës e të veriut.

Pse? Paj, siç bënte qejf Menen Agripa, kur i shihte varfanjakët duke e çarë stomakun e tyre me thika, ashtu po kënaqen Rusia e Serbia, kur po shohin se sa egërisht po akuzojmë veten si fajtorë për ndarjen. (24 dhjetor 2016)

Kush po ia luan lojën Familjes Dehari, sipas Adratik Kelmendit?

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka folur për rastin e vdekjes së dyshimtë të aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qelinë e tij në Prizren.
Kelmendi ka thënë se intervista me prindërit e Deharit ishte njëra ndër intervistat e tij më të vështira gjatë gjithë karrierës së tij.
kelmendi-ccedil-ka-po-i-duhet-tha-ccedil-it-posti-i-presidentit_hd
Autori i emisionit “Rubikon” ka treguar se këtë intervistë të vështirë për të e ka bërë rrëfimi i dy prindërve, të cilëve u kishin vdekur dy djem në rrethana që akoma nuk i kanë të qarta.

Kelmendi në “Komiteti” ka shtuar se familjes Dehari po ia luajnë lojën një pjesë e madhe e njerëzve me ndikim në skenën politike.


Ja fajtorët e kontratës kriminale mes PTK-së dhe Z-Mobile


ptk

Njëri prej ekspertëve të rallë që punoi për dhjetra vjet si përfaqësues i Jugosllavisë në ITU, gjithashtu dhe një njohës i shkëlqyer i sektorit të telekomunikacionit dhe teknologjive, Ismet Hamiti, i ka vendosur gishtin personave që kanë inicuar dhe nënshkruar kontratën mes PTK-së dhe Z-Mobile, të cilën ai e ka quajtur një kontratë kriminale dhe në shërbim të krimit të organizuar.
Ai personalisht, i ka dërguar një letër të hapur Prokurorit të Shtetit, letër të cilën ai ka vendosur ta quaj Letër pa Zarf. Sipas tij, kontrata kriminale u inicua nga Etrur Rrustemaj dhe Ilir Salihu ndërsa u përfundua nga Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj, të cilët sipas tij qëllimisht e humbën arbitrazhin dhe 30 milionë eurot e kompanisë publike.

Lexojeni letrën e Ismet Hamitit, pa asnjë ndërhyrje

Letër pa zarf Prokurorit të Shteti.t28 Dhjetor 2016 – 20:05 – Ismet Hamiti Kontrata e PTK-së me “Z-Mobile” është shembull shkollor i krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës.I nderuar Prokuror i Shtetit,

Ju shkruaj për të paraqitur një krim kundër pasurisë dhe interesit publik. Përmes kontratës së PTK me “ZMobile” është krijuar një mekanizëm “legal” për plaçkitjen e pasurisë publike me përmasa të mëdha, ideatorë të së cilit janë individë në nivelet më të larta të pushtetit, zbatues janë veglat e tyre në PTK dhe në institucionet e shtetit. Zbatimin e nisën Etrur Rrustemaj dhe Ilir Salihu me anëtarët e tjerë të Bordit, e licencoi Anton Berisha, e miratoi me shumë zell Rexhë Gjonbalaj me anëtarët e tjerë të Bordit, e nënshkroi Shyqyri Haxha, e mbrojti Ahmet Shala, heshti për të Agim Çeku dhe nuk vepruan shumë zyrtarë të tjerë që kishin dijeni për të, përfshirë edhe individë në sistemin e ndjekjes dhe atë të drejtësisë.

Dëmi që i është shkaktuar interesit publik me këtë kontratë është baras me të gjitha të hyrat e “Z-Mobile” që nga ekzistenca e kësaj kontrate deri sot dhe rritet për çdo ditë që kalon.Po të mos ekzistonte kjo kontratë të gjitha këto të hyra do të ishin të PTK-së. Sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj inskenuan “humbjen” e arbitrazhit, me të cilën synojnë të plaçkitin edhe 30 milionë të tjera të pasurisë publike. Krejt kjo paraqet shembull shkollor të krimit të organizuar, që për nga përmasat e dëmit të shkaktuar dhe numrit të individëve të përfshirë është ndër më të mëdhenjtë në gjithë kohën e pasluftës.

Nismëtarë të zbatimit të krimit ishin drejtori i PTK-së i asaj kohe Etrur Rrustemaj dhe Bordi i PTK-së i përbërë nga: Ilir Salihu, kryetar dhe anëtarët Jasper Dick, Enver Xharra, Patrick Robin van der Lean, Edmond Hajrizi dhe Isak Krasniqi. Këta individë janë përgjegjës për shpalljen e publikuar më 30 mars 2007, të titulluar “Mundësi atraktive për operatorët mobilë virtualë (ORMV)” me të cilën shprehej interesi i PTK-së për “ndërmarrje të përbashkët” me “operatorët e mundshëm të rrjeteve mobile virtuale”.Me këtë shpallje ata kërkonin “operator virtual” që, duke shfrytëzuar infrastrukturën e PTK-së, do të ofronin të njëjtat shërbime të cilat i ofronte vetë PTKja.

Me një fjalë, këta individë shpallën tender për t’i krijuar konkurrent kompanisë që drejtonin ata vetë dhe madje me pasurinë e vetë kompanisë, rast ky i pashembullt në universin biznesor në botë. Mund të dëshmohet lehtë se ky veprim ishte në dëm të PTKsë dhe të interesit publik, prandaj përbën një krim të rëndë. Nëse kësaj i shtohet fakti se këtë veprim ata e kanë kryer me porosi dhe për interes të individëve të paracaktuar, i bën ata pjesëtarë të një grupi më të gjerë kriminal. Anton Berisha, kryetari i atëhershëm i Autoritetit rregullator të telekomunikacionit (ART), është po ashtu pjesë e krimit sepse, jo vetëm që nuk i pengoi veprimet skajshmërisht të dëmshme për interesin publik e që e kishte detyrë themelore, por shkeli çdo gjë që mund të shkelej dhe licencoi “operatorin virtual” të zgjedhur nga Bordi dhe menaxhmenti i PTK-së (!!!) në bazë të shpalljes së datës 30 mars 2007.

Prandaj, si nënshkrues i licencës ai është përgjegjës për plaçkitjen e pasurisë publike përmes “Z-Mobile”, që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Rexhë Gjonbalaj me anëtarët e tjerë të Bordit të përmendur më sipër janë përgjegjës për miratimin e kontratës, kurse Shyqyri Haxha, ish-drejtor i PTK-së, është përgjegjës për miratimin në Bord dhe nënshkrimin e kontratës me “ZMobile”. Dëmi që i është shkaktuar interesit publik me këtë kontratë është baras me të gjitha të hyrat e “Z-Mobile” që nga ekzistenca e kësaj kontrate deri sot, që mund të dihet lehtë dhe rritet për çdo ditë që kalon. Po të mos ekzistonte kjo kontratë të gjitha këto të hyra do të ishin të PTK-së.

Prandaj këta individë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate kanë kryer krim të rëndë kundër pasurisë dhe interesit publik. Ky krim kishte mbrojtës të zellshëm në pozita të larta zyrtare. Në mbledhjen e Parlamentit të datës 26 shkurt 2009, duke iu përgjigjur pyetjeve të përsëritura të disa deputetëve, ministri i atëhershëm i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, jo vetëm që mashtroi Parlamentin, që është në vetvete veprim i dënueshëm, por ai edhe mbrojti me këmbëngulje kontratën me “Dardafonin” (me vonë të transformuar në “Z-Mobile”), duke e kualifikuar atë si marrëveshje legjitime dhe të dobishme afariste. Ky individ duhet patjetër të shpjegojë se pse e bëri këtë në kohën kur nuk kishte njeri në këtë vend që nuk e kuptonte se kontrata e PTK-së me “Dardafonin” ishte e kurdisur për individë të caktuar dhe skajshmërisht e dëmshme për interesin publik. Ky zyrtar jo vetëm që nuk e pengoi, gjë që e kishte për detyrë, por ai edhe e arsyetoi krimin në autoritetin më të lartë të vendit, në Parlament.

Prandaj Ahmet Shala ka kryer krim për mospengimin dhe arsyetimin e këtij krimi dhe për këtë duhet të nxirret para drejtësisë. Por për përgatitjen e këtij krimi ishin të njoftuar, me letrën time të datës 27 maj 2007, edhe OKB-ja në Neë York, zyrtarët kryesorë të UNMIK-ut në Prishtinë dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Agim Çeku. Nuk jam në dijeni të asnjë veprimi nga ana e tyre për të penguar këtë krim. Do të ishte më se normale që prokuroria të interesohej se pse Agim Çeku nuk e bëri atë për të cilin ishte paguar. Pse nuk e pengoi krimin për të cilin kishte dijeni dhe pse kishte mbrojtur krimin duke heshtur për të? Me mosveprimin e tij ai ka ndihmuar kryerjen e këtij krimi dhe duhet të konsiderohet pjesë e këtij grupi kriminal dhe të japë llogari para drejtësisë.

Edhe “humbja” në “arbitrazh” është skemë e ideuar nga nivelet më të larta të pushtetit, ndërsa zbatuesit janë Ejup Qerimi dhe Rexhë Gjonbalaj. Në të vërtetë kjo skemë nuk është aspak origjinale, sepse zbatohet për plaçkitjen e pronës publike gjithandej në vendet ku sundojnë krimi e korrupsioni. Në këtë rast, me këtë skemë synohet të plaçkiten edhe mbi 30 milionë euro të pasurisë publike dhe ata individë që e kurdisën krejt këtë janë pjesë e të njëjtit grup kriminal. Nuk ka asnjë dyshim se të gjithë këta individë dhe të tjerët që do t’i zbulojnë hetimet, sidomos ndër ata që ishin në bordet e PTK-së që nga viti 2007 e që nuk u përmenden këtu, me veprimet dhe mosveprimet e veta kanë bërë krim, por po ashtu nuk ka asnjë dyshim se të gjithë këta janë vegla të individëve në nivelet më të larta të pushtetit, që janë kupola e këtij grupi kriminal. Prandaj, ju drejtohem me respekt, të ndërmerrni krejt çka është e nevojshme që të ndërpritet plaçkitja e pasurisë publike e përmasave të mëdha dhe që grupi kriminal që ideoi dhe zbatoi kontratën me “ZMobile” të sillet para drejtësisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...