Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/12/30

Mirënjohje për profesorin e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut

Subject:Re: Mirënjohje për profesorin e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut
From:Eshref Ymeri (ymerieshref@gmail.com)
To:dasaretiaurel@yahoo.com.au;
Cc:floribruqi@yahoo.com; albemigrant@gmail.com; sterkala@yahoogroups.com; fritzradovani@hotmail.com; rasimbebo@att.net; cenpushkolli@hotmail.com; info@kosova.com; albanian_orientalist@yahoo.com; fjalalire@googlemail.com; opinione@kosova-sot.info; admin@zemrashqiptare.net; jjd@aacl.com; skellici@comcast.net; kosovarimedia@live.de; vedshehu@yahoo.com; institutidiaspores@mfa.gov.al; gazetadielli@gmail.com; perparimh@gmail.com; prien@sunrise.ch; jkokaj@yahoo.com; g.i.alpion@bham.ac.uk; xhafer-leci@online.de; dajci_mimoza@hotmail.com; rexhep_shahu@yahoo.com; terziu@googlemail.com; info@albaniapress.com; haxhirajvilhelme@gmail.com; fjalalire@gmail.com; botaere@ymail.com; gazeta@tribunashqiptare.info; info@botasot.info; info@botapress.info;
Date:Friday, 30 December 2016, 16:55
Forca e unitetit

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Arti i të jetuarit është më i ngjashëm me një ndeshje mundjeje se një valle. Shqiptari duhet të jetë i përgatitur; i qëndrueshëm në këmbët e tij dhe i patundshëm si shkëmb kundër të gjitha sulmeve, edhe në qoftë se ato vijnë papritur.Kushdo që dëshiron të struket larg nga çdo luftë, nuk do të njohë kurrë ndonjë fitore.



Nga Aurel Dasareti-(USA)

***

Për të ndërtuar një të ardhme për pasardhësit tanë duhet bashkarish të ndryshojmë qasjen ndaj gjërave, ngjarjeve dhe sendeve. 

Lypset të bazohemi vetëm në forcat tona sepse bota nuk u ndihmon atyre që mohojnë vetveten. 

Shqiptarët kanë një admirim të çuditshëm për gjithçka të huaj dhe për të gjithë të huajt, duke përfshirë edhe armiqtë shekullor. 

Të mos presim asgjë pozitive nga politikanët, zyrtarët dhe pseudo-intelektualët shqipfolës brenda dhe jashtë murit të arbrit, janë ata këlyshët e grekëve, serbëve, rusëve, turqve, arabëve.

“Politikanët” shqipfolës janë shumë të interesuar për interesat personale por aspak për interesat e atyre që i përfaqësojnë. Me dekada japin vetëm premtime por jo realizime. 

Megjithatë, problemi kryesor qëndron në faktin se popullata akoma nuk e ka kuptuar se Uniteti e bën forcën.

Sa më në jug të Shqipërisë që shkon, aq më jokombëtarë është përqindja e popullatës shqiptare dhe aq më tepër (për motive fetare) janë në gjendje të vdesin për grekun dhe serbin. 

“Nuk kam asnjë ndjenjë për këngët shqipe, nuk më interesojnë fare. 

Kur dëgjojë këngë greke më ngrihen leshrat, të mrekullueshme, fantastike, folklori më i bukur dhe më i ëmbël në botë”, - më tha njëri prej tyre.

Ndërkaq, ata të Kosovës dhe FYROM-it janë pak më tepër kombëtarë. 

Por shumë prej tyre (për motive fetare) janë në gjendje të vdesin për turkun dhe arabin. 

Ata bile përloten dhe vdesin edhe gjatë shikimit të përditshëm të “sapun operave” televizive turke/arabe, sidomos kur “heroi” i filmit vritet apo vdes.  

***

“Ne shqiptarët kemi nevojë për një identitet të fortë që është i mjaftueshëm që ne të dimë se kush jemi.

Unë jam në rrugën për në përjetësi. 

Por, për sa kohë që kam fuqi, unë nuk do të lejojë shkatërrimin e Atdheut tim” - më thoshte gjyshi im, ish oficer i lartë. Dhe, unë vazhdojë në rrugën e tij.

Unë jam i lindur në Australi nga fundi i vitit 1976 dhe nuk di shumë për kohën e xhaxhit Enver, ama shqiptari tipik i sotëm është kozmopolit, nuk ka asnjë krenari kombëtare, nuk ndjen gëzim, por as hidhërim apo vuajtje.

 Për ta bota është gri, qielli nuk është asnjëherë i kaltër, nuk ka shijen se jeton dhe shpesh do të parapëlqente të ishte i vdekur. 

Këta persona nuk kanë prirje për t`u vetë-akuzuar, për t`u ndjerë fajtorë, për t`u merakosur për dështimin e tyre.

***
Mediumet tona kryesisht dominohen nga analizat e rreme të njerëzve të rremë me besueshmëri të rreme.

 Përkundër faktit se vetë-deklarohen se gjoja na qenkan kombëtare, janë joprofesionale, tradhtare, në thelb u shërbejnë armiqve tradicional dhe të paguar nga ata, nuk janë gjë tjetër vetëm plehra që janë themeluar dhe udhëhiqen nga plehrat.

 Prandaj unë personalisht bashkëpunoj dhe postoj vetëm te ato pak mediume për të cilat kam mendime të larta.

***
Njerëzit e veçantë, ata me fantazi, ekzistojnë vetëm për hapin cilësor, për të ëndërruar të paimagjinueshmen, nga ku ndoshta një ditë prej peshkut do të ketë prejardhjen një kafshë tokësore, nga majmuni një antropoid.

Të presësh nga një individ i palidhur me të tjerët të veprojë sipas një sistemi të caktuar vlerash, është kontradiktore. 

Vlerat janë çështje përzgjedhjeje sa edhe gjithçka tjetër. Përzgjedhja mund të jetë e vetëdijshme dhe rezultat i një refleksioni apo lufte shpirtërore të gjatë, më shumë gjasa ka të jetë nga një vrull i brendshëm i çastit ose i mbështetur në ndikimin e traditës familjare, këshillave, reklamës apo ndonjë ndikimi tjetër të jashtëm. 

Përzgjedhjen e vlerave individët janë të detyruar ta bëjnë nën trysni të forta të jashtme. 

Po të ishte vetëm çështje përzgjedhjeje konsumi ose kurvëria, atëherë nuk do të kishte ndonjë vështirësi të madhe. 

Kur vjen puna për të vendosur çfarë cigaresh duhet blerë ose cilin bordel duhet zgjedhur për ta vizituar mund të shërbejë ndjenja e kënaqësisë.

 Por shoqëria shqiptare nuk mund të ndërtohet vetëm mbi parimin e kënaqësisë. Jeta ka edhe dhimbje, rreziqe, të papritura, dhe në fund vdekje. 

Po të ishte vetëm kënaqësia i vetmi standard i kombeve të përparuara, siç është me rastin e shqiptarëve, atëherë  nuk do të ndërtonin shtetet e tyre të forta, kurse shumë nga organizatat apo institucionet që përbëjnë shoqërinë nuk do të mbijetonin, gjithashtu nuk mund të realizoheshin as shumë nga zbulimet dhe krijimet artistike e teknike që përbëjnë qytetërimin e civilizuar.

***
Njeriu gjithmonë ka prirjen të kalojë nga personalja tek universalja.

 Shumë njerëz vijnë te parimet e tyre duke i nxjerrë nga përvoja vetjake, unë nuk bëjë përjashtim.

Kur ulem pranë kompjuterit dhe filloj shkrimin e ndonjë artikulli për mediumet e preferuara, më duket sikur mund të hidhem si të dua në krahët e imagjinatës e të fluturoj ku të dua, por imagjinata ime është të kontribuoj në përhapjen e idesë së shoqërisë së lirë shqiptare, nxitjes së nacionalizmit pozitiv, Unitetit mes shqiptarëve kudo që gjenden, dekolonizimit dhe ribashkimit të Atdheut të gjyshërve të mi, Shqipërisë Natyrale. 

Veçse në këtë pikë ndeshem me gabueshmërinë time, një pengesë së cilës nuk i shpëtoj dot.

Për të realizuar këtë projekt, për mua nuk mjafton vetëm të kesh besim në të; këtë besim duhet ta ketë gjithë shoqëria shqiptare. 

Pikërisht në këtë gjë jam zhgënjyer keqas, sidomos kohëve të fundit, ku edhe njëherë u konfirmua se nuk kemi të përbashkëta të njëjtat vlera. 

Shoqëria shqiptare vuan nga një mangësi vlerash, prandaj intelektualëve dhe atdhetarëve të mirëfilltë u nevojitet një ide origjinale për t`i frymëzuar.

***
Duhet të shemben të gjitha kishat ortodokse financimi i të cilave është bërë nga grekët, me qëllim të tjetërsimit të shqiptarëve dhe pastaj asimilimit të tyre në grek, kolonizimit.

Të shemben të gjitha xhamitë financimi i të cilave është bërë nga turqit, arabët, iranianët, me qëllim të tjetërsimit të shqiptarëve dhe pastaj asimilimit të tyre në “mysliman” turq, arab, kolonizimit.

Në të gjitha objektet fetare të trojeve shqiptare të flitet 100% shqip dhe vetëm shqip.

Të burgosen dhe të dënohen rëndë të gjithë priftërinjtë ortodoks dhe hoxhallarët mysliman që me dekada e kanë keqpërdorur lirinë fetare duke punuar kundër Shqipërisë brenda dhe jashtë murit të arbrit. 

Të burgosen dhe dënohen rëndë të gjithë kriminelët, duke filluar nga politikanët, zyrtarët dhe intelektualët e korruptuar që përveç pisllëqeve tjera janë të zhytur në korrupsion dhe krimin e organizuar.

Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të merret me mendime të dëshiruara, por me propozimin dhe zbatimin e politikave. Probleme të mëdha bëjnë thirrje për masa të fuqishme. 

Ai duhet të jetë në gjendje për të trajtuar problemet.

***
Mos mashtrojmë më vetveten. Për të trajtuar si duhet një problem assesi nuk duhet të jemi politikisht korrekt, por domosdoshmërish ta shohim problemin ashtu siç faktikisht është e jo si dëshirojmë të ishte. 

Ne nuk mund t`i  zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtët mendime që kemi përdorur kur i krijuam problemet.

Ashtu siç është e nevojshme të kemi ligje për të mbajtur një moral të lartë, kemi nevojë për një moral të lartë për të mbajtur/ruajtur ligjin.

Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri 2017.


 Image result for eshref ymeri

 Prof.Dr.sc.Eshref Ymeri

Mirënjohje për profesorin e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Peterburgut

I nderuar Aurel,

E lexova me shumë vëmendje analizën tuaj mjaft interesante, të cilën e vlerësoj si një zile alarmi. Ju keni shumë të drejtë, ore shqiptaro-amerikam i nderuar, dhe e kuptoj shumë mirë thirrjen tuaj për prishjen e kishave greke dhe xhamive turkoarabe në krejt territorin e Shqipërisë.

Po kush t'i prish? Individët e veçantë? Kjo është e pamundur se pastaj fillon vëllavrasja. Ato duhet t'i prish shteti. Po ku ta gjejmë shtetin? Se në krye të shtetit duhet të kemi një klasë politike me dinjitet të lartë kombëtar. Një klasë të tillë politike nuk e kemi, prandaj edhe nuk kemi shtet me dinjitet kombëtar. Shikoni ortodoksët shqiptarë [me përjashtim të atyre që janë grumbulluar rreth kishës "Shën Maria" të Atë Nikolla Markut në Elbasan].

 Të gjithë i bëjnë temena Janullatosit, guvernatorit faktik të shovinizmit grek në Tiranë. Misioni i tij ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së Jugut, pra shkombëtarizimin e saj, pikësynim ky që po realizohet ço ditë, çdo muaj dhe çdo vit pak e nga pak, çka është konkretizuar me ndërtimin e kishave greke në krejt jugun e vendit dhe me ngritjen e katedrales gjigante në qendër të Tiranës, tërësisht me simbolikë greke.

Politikat varfëruese që ndjek klasa politike në pushtet është mjeti më efikas për shuarjen e vetëdijes kombëtare dhe shkombëtarizimin e popullit shqiptar.

Personalisht mendoj se duhet të ketë një marrëveshje të heshtur mes Perëndimit evropian dhe mercenarëve të politikës shqiptare për zbrazjen ca nga ca të trojeve etnike shqiptare nga popullsia rrënjëse nëpërmjet emigrimit të saj të pandalshëm.

Besoj se e keni lexuar në internet letrën e ambasadorit francez në Tiranë Bernard Fitoussi, të botuar në gazetën "Le Monde".

Sipas asaj letre, numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh sesa numri i emigrantëve sirianë apo afganë: çdo muaj, 973 emigrantë shqiptarë kërkojnë azil në Francë.

Ky është një lajm tmerrësisht tronditës. Prandaj tingëllojnë mjaft aktuale fjalët e Faik Konicës: "Shqipërinë e shpëtoi rastësia, por e vranë politikanët".

Ju uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri 2017.

Eshref Ymeri

Kolumbus, Ohajo

30 dhjetor 2016

2016/12/29

Letër nga Tirana ,shkruan : Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU

VDEKJA SI BRAKTISJE

Bujar Lakon e kam dashtë por u bë modë me thanë e kam dashtë tash pas vdekjes sepse u turren ta duan të gjithë, të shpallin dashuri të madhe për të pasi ai ka vdekë. Ku ishit ju që e paski dashtë kaq shumë, ku ishit ju kur ai ishte gjallë. Apo po vertetohet edhe kësaj here thënia e vjetër, vdis të të dua… Po mirë, ani që po e doni tash me shpëtu shpirtrat tuaj pasi ju trembi vdekja e atij dhe menduat, kur vdekja mori atë, ne nuk na përfill fare fare. Kështu?!
Tani që po flitet e po bëhet garë kush me e dashtë apo kush me shkrue më bukur për të, edhe unë po them dy fjalë deshpërimi.
Këto ditë kam pa me sy e me sytë e mendjes plot artistë e shkrimtarë nëpër Tiranë, pasi rri përditë në mjediset e tyre.
Vdiq Bujari e unë shoh vdekjen time të përditshme e të gjithkujt se si vjen, shoh vdekjen e artistëve, poeteve e prozatorëve të njohur të vendit.
Shumica enden rreth e rrotull Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. I shoh përditë. Enden të papërfillur. Sikur kanë vdekë me kohë e dalin herë pas here nga varri për ndonjë kafe ketëj nga anët tona.
Kalimtarët që i shohin nuk arrijnë të binden se këta janë ato njerëz që bëjnë libra, që shkruajnë historinë, letërsinë, që bëjnë artin, që kanë bërë dramat, filmat, falë ketyre njerzve mbërthehen të tjerët mbi libra apo para ekranit.
Kalojnë të papërfillur. Njerzve ju duken të zakonshëm, shpesh edhe leshko, humbamenë, mendjemëdhej, vetmitarë, të mjerë.
Unë e di se shumë prej artistëve, shkrimtarëve nuk ua mban me hy në çdo kafe të Tiranës se nuk kanë lekë. Mos u vijë turp, nuk kini lekë, e çoni mendjen tek 100 lekëshi i vjetër i kafes, jo 700 lekëshe jo 800 lekëshe.
Sot sa janë gjallë nuk ua fërshëllejmë, si të vdesin bëjmë sikur qajmë për to, u shkon në varrim edhe kryeministri. Piiiffff. Punë muti.
A u kujtua ndonjëherë kryeministri i vendit për shkrimtarët e artistët. Sa i konsideronin ndihmës besnikë të partisë për edukimin e brezit të ri, ok, ishte ndryshe, u jepnin edhe leje krijuese 3 - 6 apo 12 mujore, me dietë.
Po këtë çerek shekulli? Këtë çerek shekulli vetem është pritë vdekja e tyre, vdekja me radhë, graduale, si normalitet. Por ndonjë begenisje nuk është bërë për shkrimtarët e artistët, ndonjë shtëpi, jo nuk u është dhenë, ndonjë shtesë banimi, studio, ndonjë lek, çmim merite me lekë, veç atyre që don ministria e radhës, ojq-të e preferuara të qeverisë së radhës, ndonjë bonus jo e jo, ndonjë rrogë e sigurtë jo e jo.
Janë përbuzë në mënyrë të shkëlqyer shkrimtarët e artistët. Nuk e kam ditë por po e provoj. Si për inat të partisë jam një farë shkrimtari edhe vetë. Provova përbuzje, dënim me uri, me lënie pa punë, pa rrogë shteti se punë kam plot, siç kanë provuar të tjerë para meje.
Kur unë nuk kam reaguar për të tjerët, as të tjerët nuk reaguan për mua. Punë shqiptarësh e njerzish të vegjël.
Por jo vetëm qeveria a qeveritë janë arrogante, fyese, tallëse, shpërfillëse. Eshte shoqëria në tërësi që shpërfill, që nuk kujtohet për njerzit e paktë të vlerave. Kush u ndal dhe pyeti, ej shkrimtar, si je, a ke ndonjë hall, a mund të të ndihmoj.
Edhe një të drejtë njerzit e kanë se po shpallen shkrimtarë e poetë sapo po lindin bebet, po shpallen e vetshpallen të famshëm, po ndan çmime për shkrimtarë çdo katund e mahallë, po boton duke pague lekë çdo njeri që di shkrim e këndim, libra koti sa më luksozë. Përkthen me pagesë dikush një libër në gjuhën sanskritisht, po deshe ti, boton 5 kopje dhe shpall në gjithë mediat e dovletit se filan shkrimtar u përkthye psh në Kinë a Indi a Brazil a në Hënë...
Fama është bërë grishëse e papërballueshme, janë gati me shitë loptë e shpisë me botue libër, me shitë tjegullat e shtëpisë se trupi nuk ka galje, shitet kollaj.
Janë shpikë shkrimtarët e televizioneve e të gazetave. Më anonimët janë më agresivët nëpër televizione, janë frekuentues ekranesh e faqe gazetash. Fitojnë gjithë çmimet e botës shkrimtarët e televizioneve që kanë hapsirat televizive në dispozicion, shesin librat e tyre si sapuna, që të ngjisin zgjeben, nëpër panaire me urdhër partie, me dhunë televizive ndërkohë që letërsia e mirfilltë struket e struket e struket prej dhunës së parfumeve fallco.
Tani që flasim për Bujar Lakon, hë, më thoni, kush e thirri në ndonjë studio, kush e intervistoi, kush guxoi të lartësonte veten duke ftuar Bujarin. Ishte privilegj dhe është arritje kariere me realizu intervista e biseda me njerëz si Bujar Lako. Se ata janë madhështorë në madhështi, në elegancë, ata nuk flasin pa menduar, nuk marrin zjarr si pushkë jevgu, nuk bëjnë gjithologun a të gjithditurin. Ata do ta ndihmonin shumë shoqërinë por ata nuk flasin nëse nuk ndalohet lehja.
Pasi vdesin, si Bujari, ne turremi t'i duam, të flasim për to, të përgjerohemi sikur i kemi dashte shumë. Ne në fakt flasim për veten në këto raste, për padinjitetin tonë, për pandershmërinë tonë, për skuthllëkun tonë. Sa janë gjallë nuk i duam, nuk i ftojmë, nuk u flasim, nuk i begenisim, nuk i salutojme në udhë e jo më t'u japim pak me tepër vemendje, nderim, dashuri.
Të gjithë qeveritë janë treguar jo miqësore me shkrimtarë e artistë, por kjo aktualja është treguar më kriminale, më profesionale në përbuzje krim e urrejtje ndaj shkrimtarëve e artsitëve dhe më e sofistikuar se diktatura në dënim, kjo dënoi me uri, me bërje të padobishëm për familjen, për shoqërinë. Kryeministri vetë jo, është si shpirt, s'është dënues ndaj shkrimtarëve sepse ka marrë pjesë në vdekjen e dy prej tyre, të Ardian Klosit e të Bujar Lakos. Pasi të vdesin ai i do njerzit.
Po 5-6 shkrimtarë kryesorë të vendit sot janë pa punë dhe nuk kanë rrogë. Më saktë janë pa rrogë se punë kanë mjaft. Rrogë nuk u jep qeveria. Punë kanë se ata shkruajnë historinë. Historia e një vendi shkruhet nga shkimtarët.
Shkrimtarët jetojnë ne kujtesën e brezave, jetojnë në popull edhe pse janë të paemëruar nga partia e partitë. Janë pavdeksi.
Ndërsa kryeministrin do ta mbaje mend një dekadë, ja dy dekada e pastaj vetëm nëse e fut ndokush në listë në ndonjë libër për kryeministrat.

Floripress: Urimet më të mira që na kanë ardhur me SMS për Vitin e Ri 2017!


Image result for urimet me te mira per vitin e ri

Është koha për urimet e Vitit të Ri, qoftë edhe në formë elektronike, SMS. Nëse doni që një numri të madh miqsh e të njohurisht t’ua uroni Vitin e Ri me anëtë të porosisë e nuk keni insportim të krijon nga një për secilin, ja disa propozime tjetër lloj për dëshira festive në formë SMS -i.

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

Dikur kemi dërguar kartolina të zgjedhura me kujdes dhe kemi menduar për porosinë, tash së paku mendojeni një SMS më përmbajtje të bukur e origjinale!


Image result for urimet me te mira per vitin e ri

1. Lëri prapa vetes të gjitha telashet, vuajtjet, luftën e dobësitë. Fillo nga kjo sekondë të presësh më mirë. Jeta është e shkyrër, mos ju frigo askujt, bëhu trim e duaj, sepse vlejmë mu aq sa dimë se duam. Të dëshiroj nga zemra më të mirat për këtë Vit të Ri 2017!

Related image

2. Të dëshiroj një oqean shëndet, dete lumturie e dashurie, liqene suksesi, lumej parash dhe – asnjë pikë pikëllimi e dhimbjeje.Gëzuar 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

3. Nëse e sheh një njeri me të kuqe dhe don të të fusë në thes – mos u frigo. Është ai Babadimri, i cili vetëm po ma plotëson dëshirën e Vitit të Ri 2017!


Image result for urimet me te mira per vitin e ri
4. Për asnjë stazë të jetës nuk ka udhërrëfyes, secila është e pahulumtuar dhe e papërsëritshme. Prandaj në jetë aventura është rregull, e jo përjashtim. Gëzuar Viti i Ri 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

5. Të kesh shëndet e të kesh fat, të të plotësohen dëshirat të vogla e të mëdha, të rrezatosh kthjelltësi, ta hedhësh pikëllimin, ta kesh të gjatë vijën e jetës… Të të realizohen ëndërrat në zgjëndërr, Të kesh mendime të mira në kokë, të të jenë personat e dashur pjesë e ëndërrës dhe të të fillojë Viti i ri  2017 me PO! Gëzuar,pra  Viti i Ri 2017!

Related image

6. Të dëshiroj nga e mira më të mirën, nga e bukura më të bukurën, shumë shëndet, sukses e dashuri. Le të fillojë çdo ditë me buzëqeshje, të zgjasë me luturi e të përfundojë me ëndërra të bukura. Gezuar 2017-ta!


Related image

7. Bukuria… Freskia…. Ëndërrat… E vërteta, Ndjenjat… Besimi… Ky është fillimi i Vitit të Ri 2017!

Related image

8. GËZUAR VITI I RI! Për dhuratë të dërgoj DASHURI, të paqetuar në SINQERITET, me fjongo prej DËSHIRASH TË MIRA. Ke të jep ky vit LUMTURI I SIGURI tërë jetën. GËZUAR VITI I RI!
Related image

9. Tom Cruise, Angelina Jolie, Madonna, Arnold Schëarzenegger, Jennifer Lopez, George Clooney dhe unë… Të gjitha yjet e famshme të botës të dëshirojnë GËZUAR VITIN E RI 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

10. E hapim librin. Faqet e saj janë të zbrazëta. Vetë do t’i shkruajmë në të fjalët. Libri quhet Mundësia, e kapitulli i saj i parë – Mbrëmja e Vitit të Ri 2017.

Related image

11. Qofsh në luftë të përhershme me veset e tua, kurse në paqe më fqinjtë dhe do të jesh njeri më i mirë në Vitin e Ri 2017.

Related image

12. Secila ditë e vitit e ka vlerën e saj. Mëngjesi sjell SHPRESËN, pasditja BESIMIN, mbrëmja DASHURINË, kurse nata PUSHIMIN. Shpresoj që në çdo çast të kënaqesh kështu gjatë 2017-ës! GËZUAR VITI RI!

Related image

13. Me aromën e të gjithë trëndafilave, me të gjitha dritat e botës dhe të gjitha buzëqeshjet e fëmijëve Të dëshiroj të të realizohen të gjitha dëshirat… GËZUAR VITI RI  2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri
14. Të dëshiroj: bukur i në janar, dashuri në shkurt, paqe në mars, pabrenga në prill, argëtim në maj, të kënaqesh nga qershori deri në nëntor, fat në dhjetor… Shkurt, të dëshuroj vit të ri me fat e të bukur!
Image result for urimet me te mira per vitin e ri

15.Uroj vitin e ri te gjitha familjareve dhe te afermeve. Ju deshiroj nje vit sa ma te kendeshem dhe u uroj qe ne vitin 2017 te perkujdesen vetem nga te mira dhe te kene lumturi e dashuri ne jete.

Image result for urimet me te mira per vitin e ri
16.Në muzikën e natës, në terr të zi, në ora 24 ta uroj vitin e ri.

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

17.Vitet kalojn shpejt, gjërat ngelin me kujtime, me rastin e kësaj feste pranoni shumë urime.

Related image

18.Të krahasoj me yjet por vetëm me një ndryshim, ato jan të qiellit ndërsa ti je ylli im.. urime viti i ri.
Related image
19.Te uroj nje vite te mrekullueshem per ty dhe te dashurit e tu, me te mire se ai i shkuari, plot me gezim, dashuri, paqe dhe qetesi. Pse jo edhe pak fat. Urime nga zemra!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri
20.Nje vite tjeter iku duke i lene vendin 2017-tes, por asnje nuk do te zer vendin tend ne zemren time. Urime zemra ime.
Related image
21.Gezuar viti i ri 2017 ju uroj shume fat lumturi dashuri dhe plotsim te te gjitha deshiravetuaja shpresoj qe do jet nje vit i kalur shpejt dhe me shume kujtime te bukura per te gjith ne shume shume urimeeeeee shpresoj te kaloni me mire se vitin 2017…


Related image

22.Gezuar 2017, zoti te dhurofte per çdo furtun nje ylber, per çdo lot nje buzeqeshje dhe per çdo problem nje zgjidhje!
Related image
23.Te uroj qe te presesh Vitin e Ri me te gjitha enderrat e tua dhe gjerat e bukura qe te kane shoqeruar deri sot, dhe te hapesh zemren tende te gjithe atyre qe do te vijne dhe do te dine te bejne te lumtur. Urime Vitin e Ri 2017 nga zemra.


Image result for urimet me te mira per vitin e ri
24.Urime te gjithve kete fest te vitit te ri,le tju sjell ky vite gjen me te bukur te jetes dhe njekohesisht le te jete vit i realizimeve te enderrave tuaja, zoti le tju dhuroj at qe me se shumti deshironi dhe le tu ruaj at qe ju posedoni,le tju mbush zemrat me gezime dhe me plote dashuri,paqja dhe harmoija le tju perqafojn ne qdo faqe dhe hap te jetes.

Related image

25.2017urime per 365 dite, 8760 ore, 525600 minuta e 31536000 seconda, te pasura me jete, qetesi, gezim , dashuri dhe pak çmenduri :p !
Related image
26.Ja na erdhi viti ri sa jam i gezuar me kallash e hashash kam per ta festuar, bombat zbardhen tej per tej ne fusha e male viti ri do te na gjej shtrire neper spitale, te vrar sakatuar ska doktor ce na fut ne duar. GEZUAR VITIN 2017 TE GJITHE SHQIPAREVE NE CDO SKAJ TE BOTES.
Related image
27.Nje yll ne qiell sa bukur shendrit, kjo hene e bukur po na fal pak drit, qielli i kalter diqka po tregon, se ke nje shoqe qe asnjeher nuk te harron, dhe me dashuri vitin e ri ta uron. Urime 2017 shoqja ime e dashur!
Related image
28.Kete dedikim ia kushtoj personit me te dashur ne bote motres time te dua dhe te adhuroj gezuar vitin e ri 2017. fat e lumturite shkojne Per ty princeshe.
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
29.Pershendes gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen; qofte viti i mbare ne te gjitha fushat e jetes.

Related image

30.Ju uroj gjithve vitin e ri 2017 ju uroj qe ky vit tju sjell shendet dashuri dhe lumturi .

Related image

31.Nje yll ne qiell sa bukur shendrit,kjo hena e bukur na fal kete drit, ky qielli kalter diqka te tregon se ke nje MOTER dhe asnjeher ste harron….Happy New Year My Sister And I LoV YoU…
Related image
32.Një pëllumb i shkruar në dritare troket, hape mos nguro se diçka e mir të pret, në krahët e tij ka një porosi urime viti i ri 2017.
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
33.Një vit i ri oh zot sa kënaqësi, një kapitull i jetës po vazhdon, një vit i ri po na fton, një zemër troket, një telefon cingëron.”URIME VITI I RI 2017”
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
34. Gëzuar festën e vitit të ri e ju uroj çdo të mirë në jetë lumturi,dashuri dhe të gjitha të mirat në jetë.
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
35.Të uroj 12 muaj lumturi, 52 fundjava qetësi, 365 ditë dashuri, 8760 orë paqe, 525600 minuta sukses, 31536000 sekonda miqësi.URIME VITI I RI 2017!!!
Related image
36. Si flladi i leht ju ardht dashuria, si e ëndërroni paqi lumturi në jet urime viti i ri 2017 sot e 100 vjet .
Image result for urimet me te mira per vitin e ri
37.Tash ështe një terr i zi dhe mbretëron një qetësi, un kam dëshirë ta uroj vitin e ri me gjithe dashurinë që kam për ta. URIME VITI I RI 2017!

Image result for urimet me te mira per vitin e ri

TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!





TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!


DYMIJË E SHTATËMBËDHJETA QOFTË LULE DHE MJALTË!

Uroj një vit të ri të mbarë për njerëzit e mi, për miqtë e mi, për të mirët e Letrave Shqipe dhe Shqipëridashësit! 2017 - a qoftë fatbukur për fisnikë si Ju!

GËZUAR VITIN E RI 2017!

nga Albert HABAZAJ

Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë,
Ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit,
Zemra qesh e më bëhet mandolinë,
Urimi bëhet notë e pentagramit…
Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore
Romantikën e ndritshme me flatra lulebore.
Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit
I merr me vete dëshirëmirat e Vitit,
Të vesuara freskët me aromën e limonit,
I zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.
Në buzë të detit bëhem lirikë për ju
E nis me mikun e kaltër mesazh të ylbertë,
Rezonancë bën diellin urimi im kështu,
I Vitit të Ri Dymijë e shtatëmbëdhjetë.

 Vlorë, e premte, 30.12. 2016, ora 11:11’

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...