Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/09

"Haradinaj, njeriu i Rendit të Ri Botëror"


Image result for skender kodra

Akdemik Prof.Dr.Eshref Ymeri


LIRI PËR RAMUSH HARADINAJN

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, i alarmon institucionet amerikane dhe Presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald J.Tromp, për arestimin e padrejtë dhe tënëzar të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, me urdhërarest të Serbisë.

Kryetari i kësaj Akademie, Prof. Dr. Skender Kodra me bashkëpunëtorët e tij, përherë vigjilentë në mbrojtje të shqiptarëve kudo që janë.Heroi i Luftës dhe i Demokracisë,i bashkojë shqiptarët anë e kend botës!

*********


Image result for eshref ymeri


Prof.Dr.Eshref Ymeri


I dashur Flori,

Duke ju falënderuar për këtë botim, ju lutem t'ia përcillni zonjës Rajmonda mesazhin e mëposhtëm.
Me respekt e mirënjohje.

Eshrefi

E nderuara zonja Rajmonda,

Së pari, më lejoni t'ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2017: shëndet, suksese në krijimtarinë tuaj artistike dhe publicistike, si edhe mbarësi familjare.

Së dyti, ju përshëndes dhe ju shtrëngoj dorën pë botimin e librit "Haradinaj, njeriu i Rendit të Ri Botëror". Ju, si një dëshmitare e drejtpërdrejtë e ngjarjeve të zulmshme gjatë zhvillimit të betejave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër okupatorëve të urryer serbë, në këtë libër keni bërë një vlerësim të lartë për njërën nga figurat më të shquara në historinë e kombit shqiptar të fundit të shek. XX, për Ramush Haradinajn.

Rrëfimi juaj është sa prekës, aq edhe frymëzues për brezat e rinj, që duhet ta njohin mirë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të komandantëve të saj të shquar, të cilët shënuan një faqe të re në luftën shekullore të popullit shqiptar të Kosovës kundër shovinizmit serbomadh, të kësaj kolere mesjetare në gadishullin e Ballkanit.

Shpresoj dhe dëshiroj që ju, si mjeshtre e penës,ta nxirrni në spikamë krejt veprimtarinë e atyre heronjve të luftës, në formatin e një vepre të posaçme, me titullin "Enciklopedia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".
Me mirënjohje të thellë.

Eshref Ymeri
Kolumbus, Ohajo
07 janar 2017



**********
Image result for perparim hysi

Përparim Hysi,shkrimtar 

I dashur FLORI!

Të falnderoj që në një moment kaq aksidental historik, më dërgove këtë libër të ZONJËS MALEÇKA! Jam nga ata që e njoh, pak a shumë, heroizimin e HARADINAJVE, por ky shkrim isaj me vlerë, jo vetëm m'i zgjeroi dijet për ta, por më ndezi zjarrin e zemërimit kundër të gjithë atyre "regresëve" që pretendojnë se mbrojnë demokarcinë e të drejtën, dhe, nga ana tjetër, fare hapur bëjnë "krushqi" me genocidistë të tillë si SHESHEL e Co... Ramushi e ka ballin të bardhë dhe më kot orvaten të trembin një hero që ka dhënë prova jo vetëm në beteja, por dhe në "filtrin" e madh të DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE TË HAGËS. Janë orvajtje dashakeqe dhe në "surdinë" luhet "arushë" me të vërteta historike që bëjnë mu. Në gjykimin tim, or mik, Franca u zhye në pisllëkun genocidist dhe, po, në gjykimin tim, "vesa nuk ka ç'ka me i ba betonit". RAMUSHI do kthehet faqebardhë si gjithmonë dhe kjo është dhe një arsye që ta dua dhe më tepër.
Duke përfunduar, të flanderoj për dërgesën dhe, nga ana tjetër, e rifalnderoj ZONJËN MALEÇKA për atë shkrim me aq vlerë!

Gjithë të mirat, mik i nderuar!

Përparim Hysi

Tiranë, 8 janar 2017

********

Image result for vedat shehu

Prof.Dr.Vedat Shehu

Nga Libri i Raimonda Maleçkës mesova shumë për dhunën shtypëse të Serbise dhe perpjekje luftarake të Shqiptareve për të qene të lire ne vatrat e tyre stergjishore. Familja Hajredinaj, si shume familje te tjera te Kosoves, eshte bere yll ndricues nder yjet qee vezullojnee kurores se familjes se Jasharajve per sovranitetin krenar te Shqiptareve
te Kosoves qe shkelin permbi intrigat e qelbura Serbe te perkrahura nga nenshtresa e erret e Frances.
Faleminderit Zoti Flori Bruqi.


Prof.Dr.Vedat Shehu


*********

Image result for flori bruqi

Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D


Është e padrejtë masa e ndalimit në Francë ndaj Ramush Haradinajt , nga kushdo, qoftë edhe për një sekond , e aq më e padrejtë është kur kjo masë merret me porosi të Serbisë.

Është revoltuese është padrejtësia ndaj Ramushit dhe ndaj cilit do shqiptar çlirimtar për faktin se kështu dashka Serbia.


Fatkeqsisht kohëve të fundit gjithcka mund të pritet për njerzë tonë mbrenda dhe jashtë vendit. Këtë e shofim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që le per t'u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.

Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Donald Trump?!

Ne anën tjetër, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjeherë nuk kanë zë vend, dhe shifet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë

Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestime të tilla të mos ndodhin më.

Perderisa Serbia ka nenshkruar marreveshje me Institucionin më të lartë të sigurisë në Evrope, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqsisht kjo e fundit do duhet ta kete dëgjuar patjetër! duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europol'in apo Interpolin !

Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politik), me mos perfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE'në.


*********
Image result for jahja kokaj

Prof.Dr.Jahja Koka , Ph.D


Po kalojne oret, ditet e netet qe kur Ramushi, heroi I gjalle i yni eshte ne vellim te kufizuar dhe tani me mundesi te kufizuara.

Pret "vullnetin" e armikut dhe miqeve te Serbise, pret epilogun?

Ne te gjithe, miqet e tij, bashekombasit, sistemi shtetror me mekanizmat diplomatike etj, te gjithe jemi te lire.

Munde te levizim dhe mendojme per kethimin e tij sa me urgjent ne atdhe.


Ai qe eshte I gjalle dhe i lire duhet te gjeje zgjidhje nese dine dhe don , nuk ka problem pa zgjidhje.


Ju lutem , te pyesim te gjithe vetvedin se a po bejme mjaft per lirimin e liberatorit tone?

Disi, ndoshta nga situate psiqike, po me assocon me ditete dhe netet e "heshtjes" kur Adem Jashari gjindej i rrethuar para aktit te masakrave te tankave dhe artilerise kriminale serbe. Ademi shihet edhe sot ne u-tube duke thene:
"Kemi dhene besa-bese qe per liri do te vdesim pernjihere te gjithe se bashku, per nje gryke pushke".
Por ato dite dhe nete rreth krimineleve, me artilerine e tyre vrastare ishte qete….. Kete qetesi nuk mudem ta prishim…!

Edhe po te kisha qene ne Australi, pata kohe te mjaftueshme te arrij atje dhe vdesim se bashku per liri. Une "arsyetohesha" qe jam ne Amerike, mira kilometra large, ndaj nuk shkova, ngjajshem "u arsyetuan te gjithe" nuk shkoi askush, ndonese patem kohe te mjaftushem qe te mblidhemi tok me moton siqe thot poeti "per memedhene , vraponi burra…".

Te pakten 10 000 burra duhej te ngarendnim te iu biejme pas shpine krimineleve dhe ndihmojme apo te vdesim me komandanin legjendar.

Jahja Kodra

*********

Reagim publik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Aerikane në New York "për ndalimin e Ramush Haradinajn në Francë


Image result for jahja kokaj

Prof.Dr.Jahja Koka 



Te nderuar Kolege,

Shprehi respekt per Prof. Dr. Kodra dhe koleget e tjere per reagimin e mrekullueshem publik te ASHASHA. Duke pare qe Z. Hardinaj mbet akoma ne France une bera nje reagim personal ne bf tim
te cilin kam deshire ta ndaj edhe me juve. Me shum respekt
Prof. Dr. Jahaj Kokaj, drejtor I QHZHK

Pason reagimi:


TE LIROHET URGJENTISHT RAMUSHI

Po kalojne oret, ditet e netet qe kur Ramushi, heroi I gjalle i yni eshte ne vellim te kufizuar dhe tani me mundesi te kufizuara.

 Pret "vullnetin" e armikut dhe miqeve te Serbise, pret epilogun?

Ne te gjithe, miqet e tij, bashekombasit, sistemi shtetror me mekanizmat diplomatike etj, te gjithe jemi te lire.

Munde te levizim dhe mendojme per kethimin e tij sa me urgjent ne atdhe.


Ai qe eshte I gjalle dhe i lire duhet te gjeje zgjidhje nese dine dhe don , nuk ka problem pa zgjidhje.


Ju lutem , te pyesim te gjithe vetvedin se a po bejme mjaft per lirimin e liberatorit tone?

Disi, ndoshta nga situate psiqike, po me assocon me ditete dhe netet e "heshtjes" kur Adem Jashari gjindej i rrethuar para aktit te masakrave te tankave dhe artilerise kriminale serbe. Ademi shihet edhe sot ne u-tube duke thene:
"Kemi dhene besa-bese qe per liri do te vdesim pernjihere te gjithe se bashku, per nje gryke pushke".
Por ato dite dhe nete rreth krimineleve, me artilerine e tyre vrastare ishte qete….. Kete qetesi nuk mudem ta prishim…!

Edhe po te kisha qene ne Australi, pata kohe te mjaftueshme te arrij atje dhe vdesim se bashku per liri. Une "arsyetohesha" qe jam ne Amerike, mira kilometra large, ndaj nuk shkova, ngjajshem "u arsyetuan te gjithe" nuk shkoi askush, ndonese patem kohe te mjaftushem qe te mblidhemi tok me moton siqe thot poeti "per memedhene , vraponi burra…".

Te pakten 10 000 burra duhej te ngarendnim te iu biejme pas shpine krimineleve dhe ndihmojme apo te vdesim me komandanin legjendar.

Jahja Koka


*********
Nga redaksi e Agjencionit Floripress :

Kush është Jahja Koka 

Jahja Kokaj lindi në vitin 1948 në Gjakovë, është fizikan shqiptar.
Përmbajtja.

Jahja Kokaj është i biri i Osman Kokës i cili u shpërngul nga Tirana në Gjakovë, gjatë luftës së dytë botërore. Studioi fizikën në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës. Lëmitë e spektroskopisë dhe optikës lazerike i studioi në Institutin e Fizikës, në Universitetin e Zagrebit, Kroaci. Studimet e doktoraturës i vazhdoi në Zagreb dhe Moskë. Mbrojti tezën e doktoraturës në lëminë e holografisë lazerike para komisionit me përbërje: Prof. Moser, Prof. Bacevanxhiev dhe prof. Janiçijeviç në Prishtinë në vitin 1980.

Studimet e pas doktoraturës i vijoi tek Universiteti Carnegie Mellon, në Pitsburg, ShBA. Gjatë kësaj kohe ishte i kyçur në projektin e hulumtimeve optike të modelit të tuneleve të rrymimeve të furishme, që e financonte NASA. U kthye në Prishtinë dhe themeloi laboratorin e holografisë në Universitetin e Prishtinës, një nga laboratorët më të avancuara të këtij lloji në Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë laborator janë realizuar hulumtime shkencore dhe doktortaura në nivel ndërkombetar.

Joana Demakopolo, magjistër i shkencave të fizikes nga Selaniku, duke dëgjuar për këte laborator në konferenca ndërkombetare, shkoi në Prishtine për ta punuar disertacionin nën udhëheqjen e prof. Kokës. Me këtë punë u publikuan në revista ndërkombëtare 3 punime shkencore.

Pasi u përjashtua nga universiteti si shumë kuadro të tjerë shqiptare, Dr.Koka vazhdoi punën në Pittsburgh, në Universitetin Carnegie Mellon si hulumtues, e pastaj si profesor i Optikës lazerike. Në të njejtën kohë ka punuar në Projektin LITTON dhe hulumtime të inicuara nga Departamenti Shtetëror i shteteve të bashkuara, që kishin për qëllim zbulimin e metodave të reja të kompjutimit optik për identifikimin dhe njohjen e objekteve ushtarake në Tokë dhe qiell. Pas çlirimit të Kuvajtit nga Iraku, u emërua si drejtor i studimeve posdiplomike të një universiteti amerikan në Kuvajt ku akoma punon.

Prof. Kokaj ka publikuar më se 80 punime shkencore në revista eminente ndërkombtare. Është recensent i shumë revistave shkencore ndërkombëtare si Phys. Rev. Letters, Optik, Applied Optics, Optics Letters, Optics and Lasers in Engineering etj. Ka botuar librin e parë në gjuhën shqipe për lazerët, me titull “Laseret”, në Universitetin e Prishtinës dhe më vonë vazhdimin e ketij libri në nivel me të avancuar me titull "Fizika e Lasereve" e botoi në Universitetin e Tiranës.

Ky ishte libri i parë për lazerët i botuar në Shqipëri. Ka kontribuar në mënyrë materiale për universitetin e Tiranës dhe Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1993 dhe 1996 ka sjellë pajisje, lazerë e detektorë modernë për disa ushtrime nga lëmia e fizikës moderne.

Gjate kohës së qëndrimit në diasporë prof. Kokaj ka mbajtur falas ligjërata dhe seminare në Universitetin e Tiranës dhe Prishtinës. Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare, ka kontribuar në ngritjen e ekspertëve shqiptarë në nivel ndërkombetar në lëminë e tij shkencore.

Në Fakultetin Elektroteknik, në Prishtinë, ka qenë mentor gjatë punës së doktoranturës së Dr. Nebi Cakës dhe Dr. Rexhep Hasanit. I pari ka mbrojtur doktoraturën para prof. Kokës Dr. Qerim Kamberi, ka kryer punën eksperimentale të doktoraturës në laboratorin holografik nën udheheqjen e Dr.Kokës Mr. Lirije Galani ka punuar pjesën eksperimentale në këte laborator nën udhëheqjen e tij, si dhe shumë të tjerë

Familja

Duke vijuar traditën patriotike familjare, axha i tijë Col Koka, vdiq në luftë kundër serbëve në vitin 1945, babai Osman Koka vuajti shumë vite në burgjet serbo-sllave (Nish, Goli Otok etj), për çështje politike, nipi Uran Koka u plagos ne UÇK, Jahja në vitin 1999 nga Orlando, SHBA ku ishte me aktivitete shkencore, posa dëgjoi kushtrimin e Jakup Krasniqit në TV, niset me aeroplanin e parë dhe arrin ne Tiranë ku jep kushtrimin në RTSH për luftë kundër pushtuesit serb, para se ai vetë t'i dorëzohët Jakup Krasniqit dhe shtabit të luftës, të cilët i japin detyra të caktuara të cilat i kreu me sukses.

Pas luftës ka botuar afër 100 artikuj publicistik, në gazetat e përditshme në Kosovë, Shqipëri dhe Herald Tribune, si dhe në amëzat e internetit, posaçërisht në Forumin Shkencor Gjithëshqiptar Alb-Shkenca. Këto artikuj kanë të bëjnë me strategjitë politike për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vërtetë të Kosovës.

Ka marr pjesë në shkrimin e disa memorandumeve të Forumit të institutit Alb-Shkenca, për pavarsinë e Kosovës. Ka botuar librin me titull "Kosova në pragun e agimit të lirisë apo në majen e turbulencave shekullore.

Në Institutin gjithshqipëtar Alb-Shkenca i cili numëron afër 2000 doktorë shkence, nga vende të ndryshme të botës dhe trojet shqiptare, Dr. Koka është shumë aktiv. Ishte Drejtor këtij instituti për Kosovë. Aktualisht është drejtor i zyrës për koordinimin e aktivitetit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Prof. Jahja Kokaj ishte kryetar i Komitetit të Tubimit shkencor ndërkombetare i IASH i cili me 8 Konferenca shkencore u mbajt në Prishtine në gusht te vitit 2007. Tani është kryetar i konferencës së parë gjithëshqiptare që mbahet ne Prishtinë për ndotjen e ambientit dhe problemeve energjetike.
Me iniciativën dhe investimet e tij private ka nisur ndërtimin e një observatori astronomik në majen më të lartë të Çabratit.

. Do të jetë ky observatori apo muzeu i parë shkencor në Kosovë.

Mirënjohjet

Studime shkencore nga Fondi i FULTBRIGHT-it- Profesor vizitues në Universitetin Carnegie -Mellon në Pittsbungh, SHBA

Studime shkencore nga Fondi i IREX-it- Pjesëmarrës i Projektit të NASA-s, Pittsburgh
Studime Shkencore- ne MGU- Institutin Lomonosov , Moskë, BRSS

Referenca


^ Tre kandidatë të tjerë nga Gjakova: Mehdije Dushi,Burim Kamishi dhe Ardian Gojani, poashtu i ka ndihmuar apo udhëhequr në punën e tyre shkencore. Profesoreshën e mirënjohur të Gjakovës Mehdije Dushi, profesoreshë e Gjimnazit "H Dushi" dhe profesoreshë e Fakultetit Teknologjik në Mitrovice e ka udhëheq në punën e doktoraturës, Burim Kamishin, arsimtar i Fakultetit të SHN në Prishtinë e ka udhëheq në punen e tij shkencore, kurse Dr. Ardian Gojanin e ka udheheqe duke ia siguruar vendin në Senday të Japonisë dhe duke e lidhur me mentorin prof. Takajamen, ekspert me të njohur botëror për hulumtimin e valëve shock me tufë laserike. Dr. Gojani tani është ekspert botror i kësj lëmije.

^ [Gjakova me observatoriumin dhe planetariumin e parë në rajon! Me 16.09.2009 në Gjakove, me saktesisht ne kodren e Çabratit eshte vene gurthemeli per ndertimin e nje objekti shkencor ku do te vendoset observatoriumi dhe planetariumi i parë në rajon. Iniciativa eshte ndermarre nga Prof.Dr Jahja Kokaj, ligjerues shumevjeqar ne Universitetin e Prishtines dhe ne shume Universitete te tjera boterore, i cili aktualisht punon ne Kuvajt, dhe i tere objekti do te ndertohet nga buxheti i tij vetjak. Objekti do te kete nje kupole levizese dhe teleskop te fuqise tejet te madhe qe do te mundesojne studimin e trupave qiellor, gjithnje ne interes te shkences ka thene Kokaj duke shtuar se " Ky muze shkencor ne te ardhmen do te jete ne sherbim te nxenesve dhe studenteve nga Kosova dhe Shqiperia dhe nga te gjitha trojet shqiptare. Sigurisht se ate do ta shfrytezojne edhe shkencetaret nga te dy anet e kufirit dhe per kete ka filluar interesimi qe tani" ka spjeguar Profesor Kokaj.Do theksuar se ky objekt, ku jane te vendosura edhe planetariumi edhe observatoriumi, eshte i pari mes shteteve siq jane : Shqiperia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi etj

Përgatitur nga Flori Bruqi



2017/01/08

Prof.Dr. ISLAM LAUKA/Skenari rus i pasigurisë ballkanike


Në Moskë,  kohë më parë mbylli punimet Kongresi i 15-të i Partisë “Rusia e Bashkuar”, e njohur ndryshe si partia e pushtetit, apo partia presidenciale. Ideator, themelues dhe udheheqësi i saj i vërtetë është Presidenti Vladimir Putin. Kongresi miratoi platformën zgjedhore dhe listën e deputetëve të kësaj partie për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 18 shtator 2016.

Kongresi nuk do të tërhiqte vëmendjen, në qoftë se, gjatë punimeve të tij, nuk do të ishte nënshkruar një dokument i titulluar “Deklaratë mbi Bashkëpunimin”. Ky dokument është firmosur nga përfaqësuesit e partive politike nga pesë vende ballkanike, Serbi, Mal i Zi, Bosnje Hercegovinë, Maqedoni, Bullgari. Në emër të Partisë “Rusia e Bashkuar”, ai është firmosur nga Zëvendësekretari i Këshillit të Përgjithshëm të saj, Sergej Zheleznjak, i cili, njëkohësisht, është edhe Zëvendëskryetar i Dumës së Shtetit.

Pasi thekson domosdoshmërinë e kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta, jashtëbllokiste, për problemet e sigurisë ballkanike dhe europiane, Deklarata e sapo nënshkruar, e ofron vetë zgjidhjen për Ballkanin – nëpërmjet krijimit të hapësirës së shteteve të pavarura, neutrale, në këtë rajon. Zëvendëskryetari Zheleznjak, krijimin e kësaj hapësire e formuloi si “Aleanca e Shteteve Neutrale”.

Skenari i ri i Moskës për Ballkanin, duhet parë në lidhje të ngushtë me kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik në rajonin tonë e më gjerë.

Nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, Moska e ka konsideruar si një hap të drejtuar kundër saj dhe vetë popullit të rajonit tonë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zaharova, vlerëson se anëtarësimi në NATO i republikave ish-Jugosllave, nuk bëhet me vullnet të lirë, por nëpërmjet imponimit, imponim që ajo e lidh me sindromën e Stokholmit, sipas të cilës, viktimat i detyrojnë që të duan xhelatët e tyre (kupto sulmin e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, I.L.)

Duke qenë kundër Rusisë dhe kundër rajonit, në logjikën e Moskës, politika e zgjerimit të NATO-s nuk duhet të mbesë pa përgjigje dhe më mirë se në vendin e krimit, kjo përgjigje nuk ka se ku të jepet tjeter.

Këtë javë do të mblidhet samiti i NATO-s në Varshavë, ku, midis të tjerash, mendohet se do të diskutohet dhe vendoset për masat, lidhur me politikën e përmbajtjes së Rusisë, pas agresionit të saj në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, në vitin 2014. Sipas Moskës, një paralajmërim i tipit të “Aleancës së Shteteve Neutrale” në Ballkan, në prag të Samitit të Varshavës, është i domosdoshëm.

Rezultatet e referendumit të Breksitit, tashmë, dihen. Moska nuk dëshiron që t’i ikë nga duart ky çast fatlum, pa e shfrytëzuar mirë, duke thelluar përçarjet brenda BE-së dhe, sidomos, midis kësaj të fundit dhe vendeve ballkanike që synojnë integrimin euroatlantik. Pikërisht në dritën e këtyre zhvillimeve bëhet më e qartë arsyeja e daljes së Moskës me ofertën e re, për sigurinë ballkanike.

Pavarësisht mbështjelljes me të cilën paraqitet, oferta e re e Kremlinit ka si qëllim sigurimin e neutralitetit ushtarak të vendeve të Ballkanit ndaj NATO-s, natyrisht, të atyre vendeve që ende nuk i janë bashkuar kësaj aleance dhe, nga ana tjetër, angazhimin e tyre, mundësisht edhe ushtarak, ndaj Moskës. Që do të thotë përmbysje e balancave të tanishme të sigurisë, duke çuar në destabilitet dhe pasiguri rajonale

“Argumentet” e disa “idiotëve të dobishëm” që minimizojnë rëndësinë e këtij dokumenti dhe pasojat negative që mund të sillte sendërtimi i tij në jetë, nuk qëndrojnë. Sipas tyre, Deklarata është nënshkruar nga secila parti, në baza dypalëshe. Ajo ka karakter ndërpartiak, prandaj nuk kanë vend supozimet për aleancë ndërshtetërore, ose bllok.

Ky argument, mbase, mund të qëndrojë po të bëhej fjalë për parti liberale, në sisteme liberale. “Rusia e Bashkuar” nuk klasifikohet si e tillë, ajo është parti dominuese në Rusi dhe është në pushtet, që nga themelimi i saj, në vitin 2001. Ajo i afrohet më shume partisë që funksionon sipas parimit “kur themi partia nënkuptojmë Lenini, kur themi Lenini nënkuptojmë Partia”, duke zevëndësuar emrin e Leninit me atë të Putinit. Në uebsajtin zyrtar të kësaj partie shkruhet hapur se “ky projekt ka si qëllim të kthehet ne një doktrinë stategjike dhe, në të ardhmen, të përfshihet…në arkitekturën e re të sigurisë kontinentale”. Po të varej gjithçka nga “Rusia e Bashkuar”, me firmosjen e Deklaratës, do të pasonte dekreti presidencial i Vladimir Putinit për krijimin e “Aleancës së Shteteve Neutrale” në Ballkan.

Partitë nënshkruese nga pesë vendet ballkanike janë, kryesisht, në opozitë, por dy prej tyre, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, e udhëhequr nga Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, Milorad Dodik dhe Partia Progresive e Serbisë, e udhëhequr nga Kryeministri Aleksandër Vuçiç, janë në pushtet. Për këtë të fundit, “Rusia e Bashkuar”, nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar, por nënshkrimin e saj e pohon bashkëpunëtorja e Institutit të Sllavikës në Moskë, Elena Guskova, në shkrimin e saj “Lufta e Fshehtë e Rusisë dhe Serbisë”, botuar më 2 korrik 2016. Sipas Guskovës, përfaqësuesi i kësaj partie, Marko Gjuriç, pjesëmarrës në Kongres së bashku me Zëvendëskryetaren e Partisë, Maria Obradoviç, e ka justifikuar nënshkrimin e Deklaratës me “politikën e balancuar” të Kryeministrit Vuçiç.

Megjithatë, kjo politikë e balancuar nuk e ka penguar Beogradin zyrtar të pranojë ndërtimin në Nish të një baze ushtarake ruse dhe të lërë të hapur mundësinë e ndërtimit të një tjetre në Zrenjanin; të marrë pjesë si vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të Traktatit të Sigurisë Kolektive, bllok i krijuar dhe dominuar nga Moska në hapësirën ish-sovjetike; të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me trupat ruse në Serbi, në Rusi, ose në rajone të tjera të ndjeshme, nga pikëpamja e sigurisë.

Nga ana tjetër, siç deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, Serbia e ka garantuar Moskën, se nuk do të marrë pjesë në veprimtaritë e NATO-s që prekin interesat e Rusisë.

Deklarata përmban edhe elementë të tjerë, si nevojën e bashkëpunimit të vendeve ballkanike me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, si alternativë ndaj integrimit europian, si dhe bashkëpunimin për mbrojtjen e objekteve të kultit të fesë së krishterë.

Elena Guskova, në shkrimin e lartpërmendur, i shton “Aleancës së Shteteve Neutrale” edhe përmasën fetare. Ajo e cilëson atë si hapin e parë në rrugën e zgjerimit të bashkëveprimit të shumëanshëm midis Rusisë dhe vendeve ortodokse të Ballkanit në të gjitha sferat: ekonomiko-tregtare, financiare, energjetike, kulturore e shkencore.

Në bazë të njoftimit zyrtar të Partisë “Rusia e Bashkuar”, gjatë qëndrimit në Moskë të partive nga pesë vendet ballkanike, u diskutua edhe rreth teknologjisë së “portokallinjtë”, “ndryshimit të regjimeve pa dhunë” që, sipas kësaj partie, kërcënon hapësirën ish-jugosllave, duke patur si qëllim destabilizimin e situatës politiko-shoqërore në Serbi, në Republikën Serbe të Bosnjes dhe Maqedoni. Zëvendëssekretari i Këshillit të Përgjithshem të kësaj Partie, S. Zheleznjak i klasifikoi protestat e fundit në Beograd, Banja Llukë dhe Shkup si operacione që zhvillohen nga forca të huaja dhe ofroi “përvojën e suksesshme” ruse kundër ndërhyrjeve të tilla në punët e brendshme të shteteve, në mënyrë të veçantë, përvojën e vendeve të tij, pas vitit 2012, me ndalimin e shumë OJQ-ve të financuara nga jashtë, të klasifikuara nga Moska si “agjentë të ndikimit”.

Të gjitha të dhënat dëshmojnë që, kohët e fundit, politika ballkanike e Rusisë ka shënuar një shkallë të re të aktivizimit të saj. Ky fakt është pranuar, tashmë, gjerësisht, nga politologë, analistë dhe ekspertë, brenda e jashtë rajonit tonë. Në një shkrim të botuar para pak ditësh në sajtin e revistës beogradase “NIN”, me titull “Lufta e fshehtë e Rusisë në Serbi. Sulmi politik, agjenturor dhe propagandistik i Moskës”, Tania Nikoliç thekson se Rusia po fiton në betejën që ajo po zhvillon me Perëndimin, lidhur me Serbinë dhe sjell si dëshmi të kësaj teze rritjen e simpatisë së serbëve ndaj Moskës, deri në masën 70%. Në një shkrim tjetër, me titull “A po e fiton Rusia betejën për mendjet dhe zemrat e Ballkanit Perëndimor?”, Robert Lexher, pohon të njëjtën gjë – rritjen e ndikimit rus në Ballkan, duke kombinuar ”fuqinë e butë” me “fuqinë e fortë”. Një tjetër studiues, Jasmin Mujanoviç, në shkrimin me titull, “Duke humbur Ballkanin në Paris”, ngre shqetësimin e rrezikut të nënvlerësimit të ndikimit rus në Ballkan, duke theksuar se Moska nuk bën thjeshtë “spoilerin” (prishësin) në rajonin tonë, por në rivalitet të ashpër gjeopolitik me Bashkimin Europian dhe NATO-n, lufton për rikthimin e saj në Ballkan.

Dalja e Moskës me skenarin e “Aleances së Shteteve Neutrale” është pjesë e këtyre perpjekjeve për rikthimin në Ballkan dhe për minimin e pozitave të NATO-s dhe BE-së në këtë rajon.

Duke patur parasysh dinamikën e kësaj politike dhe trajektoren në rritje të ndikimit rus, gjykoj se ka ardhur koha që Brukseli të shkundet nga apatia dhe, nëse nuk dëshiron që pas Breksitit, t’i rrëshqasë nga duart, jo një vend, por një rajon i tërë, të merret më seriozisht me problematikën ballkanike.

Institucionet europiane duhet ta dinë që nuk mund të vazhdohet pafundësisht me shtampat “shumë është bërë, mbetet ende shumë për të bërë”. Gjërat duhet të thuhen me emrin e tyre të vërtetë.

E njëjta gjë vlen edhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në Samitin e Varshavës, NATO duhet ta pranojë që shpallja e “Partneritetit Strategjik” me Rusinë, në vitin 2010, në Lisbonë, ishte gabim strategjik dhe sot, pas 6 vjetësh ky prioritet nuk është gjë tjetër veç gërmadhë e iluzioneve të humbura perëndimore ndaj Rusisë. Në vend të Partneritetit Strategjik me Rusinë, doktrina e re e NATO-s, me siguri, do të ofrojë masat e kësaj organizate për të përmbajtur orekset në rritje të Rusisë, sidomos në drejtim të Balltikut, të Europës Qëndrore dhe Juglindore. Tashmë, është e qartë se, në qoftë se mund të flitet për marrëdhënie midis NATO-s dhe Rusisë, ato duhet të jenë selektive dhe situative, në fusha ku mendohet që bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe me interes të ndërsjelltë.

Sa i takon Ballkanit, duhet të vazhdojë politika e dyerve të hapura për anëtarësimin në NATO dhe, në këtë kontekst, të përfshihet edhe Kosova në Partneritetin për Paqe.

Zyrtarët e BE-së duhet ta kuptojnë se, dashje pa dashje, ata po bëhen palë me klasat e korruptuara politike në Ballkan, për zgjatjen e jetës së tyre në pushtet, duke u hedhur hi në sy popujve, me takime e samite, pafund, duke krijuar përshtypjen e rreme se Ballkani është në axhendën e integrimeve, ndërkohë që rezultatet janë minimale, ose inekzistente.

Është e pajustifikueshme që, me vite të tëra, të zvarritet proçesi i liberalizimit të vizave me Kosovën, duke kërkuar pretekste nga më bajatet, si pajisja me zyrë e këtij apo atij funksionari shtetëror, me qëllim vonimin ose bllokimin e këtij proçesi. Pa folur për mungesën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran nga 5 shtete anëtare të BE-se.

Së fundi, kur thuhet që integrimi në BE, bëhet mbi baza individuale, do ishte mirë që ky kriter të përfshijë edhe besnikërinë dhe angazhimin individual të shteteve ndaj politikës së Bashkimit Europian, lidhur me Rusinë.

HAKI BUNJAKU : Shtet pa imunitet



Arrestimi i R.Haradinajt njollë, pikë e zezë për Kosovën, e cila mjerisht nuk ka udhëheqje legale e agile.

Në këte rast është provokuar e turpëruar Qeveria e Kosovës dhe shteti,pse nuk i kanë krye detyrat e shtëpisë. Po a nuk kanë mundur me kohë,në nivel qeverie e shteti, përmes organeve të drejtësisë, të kërkojnë zyrtarisht anulimin e fletarresteve, të lëshuara nga Sërbia, vetëm me motive politike??

Kosovës ia mbajnë në kufi nga 12 e 24 orë punëtorët që vijnë për pushim në atdhe dhe poashtu kur kthehen për në vendet e punë dhe kjo as më të voglën lëvizje.Nuk ka imunitet, autoritet dhe as forcë.

Provokohet në Mitrivicën Veriore,ku sërbët kanë pushtuar edhe tokat e shqiptarëve,kanë ndaluar për ne qarkullimin mbi Urën e Ibrit dhe tash edhe po ia çesin gardhim me beton e shufra metali,siqë po quhet mur.

Provokohet qyqanëria e udhheqjes së Kosovës edhe në Kufirin me Malin e Zi, ku janë kah na dalin prej dore me 10mijëra hektarë tokë.

Sërbia po ua mat pulësin(e vdekur) pushtetarëve tanë dhe prandaj po provokon konflikte.

Para një muaji arrestoi drejtorin e policisë së Mitrovicës e tash deputetin, Ramush Haradinajn,kurse nesër nuk dihet se cilin.

Këte arrestim duhet kërkuar nga qeveria jonë e turpit.

Jam i bindur se Ramush Haradinajn nuk mund ta dënojnë,por më së shumti mund t`ia heqin hanrakun para koçeve.

Ramushi,ndoshta mund të arrestohet brenda,por të presim,ndërsa jashta Kosove nuk ka përse.

Sa të flemë gjumë e sa ta durojmë këte udhëheqje kurrë marria e gazepi nuk kanë me na u nda.

Janë disa komandantë që në Kosovë e për Kosovën duhet të japin llogari. A hyjnë këtu edhe pallatet lluksoze të Haradinajve,për të cilat nuk guxon,meazallah,të flet kush?!

Ej, me ngadalë, nuk e arrestoi Rama, Ramushin

Andi Bushati


Ndalimi i Ramush Haradinajt në aeroportin e Muluzës dhe vendimi i gjykatës së Kolmarit për ta mbajtur atë përkohësisht të burgosur, po shndërrohet në një debat, sa provincial, aq edhe të shpifur në Tiranë. Ndërsa lideri i AAK, dy herë i gjykuar në Hagë, jo se ka luftuar përkrah NATO-s kundër Serbisë, por për krime lufte gjatë kësaj periudhe, gjendet akoma pas hekurave, këtej nga ne ka nisur një fushatë fshikulluese kundër kryeministrit Shqiptar, Edi Rama.

Ai është vënë në akuzë si njeriu që më shumë se kushdo tjetër ka vizituar Beogradin; Si politikani që ka vendosur një lidhje të ngushtë më Aleksandër Vuçiçin; Si lideri që ka bërë disa herë ftesë që marëdhënia mes serbëve dhe shqiptarëve të kishte një fund të lumtur si ajo mes francezëve dhe gjermanëve; Si strategu që ka këmbëngulur në rrëzimin e mureve që kemi trashëguar nga e shkuara.

Rasti fatkeq i Haradinajt është shfrytëzuar këto ditë në mënyrë të paskrupullt, për ta paraqitur Ramën si një delirant të gënjyer keqas nga Vuçiçi, si një kukull në duart e tij, si një politikan që për shkak të show-t që do të japë ndërkombëtarisht, po i lejon serbëve eklipsimin e problemeve të Kosovës.

Këto reagime u bënë edhe më të forta pasi kryeministri serb u shpreh pro ekstradimit të Haradinajt në Serbi dhe pro kërkesave të drejtësisë së vendit të tij.

Në shtypin opozitar dhe mes kritikëve të tij, këto deklarata u u trajtuan njësoj sikur ato të ishin bërë nga miku personal i Ramës dhe jo nga shefi i ekzekutivit të një shteti me të cilin Ramush Haradinaj ka qenë në luftë.

Por, më shqetësuesja është se kjo frymë dhe ky shfrytëzim i paskrupullt i një ngjarje që arrin të emocionojë shumë shqiptarë andej dhe këtej kufirit, nuk qe fryt vetëm i analistëve sharlatanë, apo i mediave partizane. Ai ka një frymëzim edhe nga opozita zyrtare. Këtë e pohoi me gojën e tij Lulzim Basha, i cili pas bisedës që pati me bashkëshorten e Ramushit, Anitën, kërkoi publikisht që “dorëzimi i Ramës para qeverisë së Sebisë dhe Vuçiçit duhet të marrë fund”.

Dhe po të dëgjojë të gjithë këtë kor të akorduar në ç’akordimin e tij, gati- gati të krijohej përshtypja se fajtor për prangosjen e ish luftëtarit të UÇK-së, ishte Edi Rama.

Askush nuk kujtohej të thoshte se pavarësisht se kush ka qenë kryeministër në Tiranë, Serbia ka ndjekur po të njëjtën politikë kostante ndaj njerzve që kanë luftuar me armë kundër Millosheviçit dhe që akuzohen se kanë kryer krime kundër civilëve. Se e njëjta ngjarje do të përsëritej po njësoj edhe sikur Edi Rama dhe Vuçiçi të ishin armiqtë më të mëdhenj dhe të mos kishin shtrënguar asnjëherë duart mes tyre. Se ky fat mund ti takonte kujtdo që është akuzuar nga Beogradi, Karla del Ponte, apo Dick Marti edhe sikurse Rama mos të kish folur asnjëherë për ripërsëritjen e modelit franko – gjerman dhe rrëzimin e mureve të së shkuarës.

Pra, këtu problemi nuk është tek Rama.

Duke qenë personalisht një nga njerzit që mendoj se kryeministri i Shqipërisë nuk ka bërë asnjë gabim, as në marëdhënien me Vuçiçin dhe as në deklaratat për Serbinë ( me përjashtim të pjesës së ekzagjeruar të showman-it që ai e ka po aq të domosdoshme në çdo hap që hedh, njësoj si ajri që thith dhe si buka që ha), kam bindjen se kjo fushatë Edi Ramën nuk e dëmton aspak.

Por, për fat të keq, ajo është një nga ato përpjekje që diskrediton besueshmërinë e kundërshtarëve të tij.

Së pari, ajo vizaton një opozitë që shfrytëzon në mënyrë të paskrupullt gjithçka, vetëm për të mbajtur të ngritur në mënyrë artificiale tensionin politik.

Dhe mbi të gjitha, dëmi më i madh i fushatave të tilla të paprincipta është se ato zhvlerësojnë kritikat reale ndaj Ramës.

Shefi i rilindjes, në këto vite qeverisje, ka plot krime dhe mëkate për të cilat mund të vihet me të drejtë me shpatulla për muri. Jemi shumë ata që e kemi etiketuar njëzëri, si kleptokratin e koncesioneve skandaloze, si pengun e kriminelëve dhe oligarkëve, si varmihësin e demokracisë në PS, si kryeministrin që e mbushi vendin me hashash dhe burgjet me fakirë.

Prandaj, për të skicuar një portret më të errët, për të krijuar një frymë kundër tij, nuk ka asnjë nevojë ta akuzojmë edhe si fajtor për bugosjen e Ramushit.

Argumenta të tillë Edi Ramës i bëjnë nder.

Ato në vend që ta baltosin, vetëm sa relativizojnë akuzat ndaj tij. Ato në vend që ta nxijnë, vetëm humbasin besueshmërinë e kritikëve, duke i vënë në rolin e njerzve që i janë qepur me bukë në trastë edhe atëhere kur nuk ka faj.

Dhe Edi Rama ka mbi shpinë aq faje, sa nuk ka nevojë ti vihen dhe prangat e Haradinajt.

Fjalët i merr era, veprat mbesin!



Shefqet Avdimetaj nga Strellci i Deçanit 


Ramush Haradinaj, pasqyrë e shembull për të gjitha kohërat dhe për të gjitha gjeneratat shqiptare!

Vështirë të gjëjë fjalë të mjaftueshme, për të admiruar madhështinë e pabesueshme të shpirtit të Ramushit, urtësinë e burrërinë e tij të pashoqe.

Ramushi është figura më imediate e sotme dhe më e nevojshme për Kosovën

Ne shqiptarët duhet ta kemi flamur kryesor, është figura që tregon se jemi ndjerë krenar me shekuj.

Do të kishin zili shumë popuj në Ballkan që ta kishin kët figurë.

Ne që e kemi,nuk po dimë ta cmojmë.

Në fillim të viteve të 90-ta të fundshekullit të kaluar,rrethanat favorizuan shpërthimin e kryengritjeve antiserbe në Kosovë.

Invazioni i Serbisë në vitet e 90-ta ishte i sigurt,dhe dikush duhej ti bënte rrezistencë këti invazioni.Ishte Ramushi i cili i doli përballë ushtrisë serbo-sllave, pa ju trembur syri fare. E bëri luften në truallin dhe tokën e Kosovë.

Nuk luftoi nga distancan, nuk luftoi nga hoteli Rogner i Tiranës, ngase e kishte të kjartë se edhe predhat më të justifikuara nuk do të mbërrinin ti godasin caqet serbe nga atje.

Ramushi meriton respekt si simbol i bashkimit tonë!

Respektimi dhe vlerësimi i cilësive të figurës madhore të tij,përfaqëson bazën inspiruese për të realizuar shëmbëlltyrën e këti burri të spikatur shqiptarë.

Imazhet e tij i japin mundësi historianëve edhe studiuesve t`i referohen atyre për t`i zbuluar cilësitë komplekse të heroit tonë të gjallë.

Në historinë tonë kombëtare,kjo figurë jo vetëm që duhet te zëjë një vend nderi,ndër gjenerata,porse shkrimet për Ramushin,duhet të arrijnë të transmetojnë cilësitë fizike dhe ndodhitë e veprimtarive të tij.

Meditimet dhe dokumentimet,për veprimtarinë heroike të z. Ramush Haradinajt,nuk duhet të shterojnë.

Që nga shfaqja e akteve të UCK-së në Kosovë,shqiptarët duhet ta quajn Ramushin "Capitanus Generalis"

Ai ishte shembull i luftëtarit për bashkim,drejtësi,liri dhe fisnikëri.

I etur për liri,së bashku me vëllezërit e tij,i mbuluar gjithnjë me gjak,Ramushi i fillonte betejat e reja dhe prapë së bashku me ushtarë e vet konsolidonte radhët e veta,si burrë i fuqishëm me shokët e vet,duke përmbysur shumë kolona armike.

Ramushi u dëshmua si legjendë,atlet,Komandant e Gjeneral,kryetrim dhe hero.

Nuk e di nëse kam të drejtën të pyes:

Përse figura e Ramushit nuk po trajtohet nga qeveritarët tanë sa dhe si duhet?

A është Ramushi një hero dhe prijës që mbrojti interesat tokësore,politike,ekonomike,kulturore, kundër pushtimit masiv serb?

A arritën institucionet tona t`a vlerësojnë sa duhet veprimtarinë dhe figurën e tij?

Të gjitha këto pyetje, u`a shtrojë historianëve,mbase gjatë kohërave mund edhe të rrjedhojnë pergjigjëjet e historianëve tanë të fjetur.

Fatëkeqësisht, me ne shqiptarët,gjithnjë po ndodhë ndryshe.

Në periudha të vështira sic ishte Haga,rasti i Sllovenisë dhe aktualisht rasti i Francës,vetëm me fjalë vlerësohet figura e Ramushit,duke u përpjekur të gjithë t`a shfytëzojnë për interesa të veta.

Nën etiketimin heroik e të besueshëm si "luftëtar legjendarë",tek figura e Ramushit shihet fytyra e vërtetë e qeveritarëve tanë,të cilëve Ramushi u`a solli lirinë,sot vetëm e përmendi,ndërsa nuk veprojnë konkretisht me reagime të duhura sic bëri dje, Eliot Engel në Amerikë.

Verba volant,scripta manent- "Fjalët i merr era,veprat mbesin" / Drammen -Norvegji

Kur Ramush Haradinaj të lirohet, Kosova nuk do të jetë kjo që është

Ben Blushi


Edhe deputeti dhe themeluesi i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Francë me urdhër-arrest të Serbisë.

Blushi në një postim një Facebook ka thënë se është i bindur se Haradinaj do të lirohet dhe nuk do të ekstradohet për në Serbi.

Sipas tij, Haradinaj po paguan çmimin e Kosovës demokratike, që për fat të keq shumë shtetet nuk e shohin si të tillë.

Reagimi i Ben Blushit për arrestimin e Ramush Haradinajt:

CMIMI QË PO PAGUAN RAMUSH HARADINAJ

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë nuk është një vendim Gjykate por është dëshmi e Kohëve që po ndryshojnë. Ndalimi i tij i papritur nuk ështe një pagesë ndaj të shkuarës, por është një cmim mbi të ardhmen. Jam i bindur që Ramushi do të lirohet por çështja është çfarë ndodh në Kosovë dhe në rajon në vitet që vijnë. Natyrisht kjo ngjarje do ketë ndikim në politikën e brendshme në Prishtinë, në sentimentet e kosovarëve ndaj Europës të cilat po dobësohen përditë duke i lenë hapësirë ekstremeve ideologjike dhe atyre fetare.

Pavarësisht të gjithave, Kosova do mbetet e pavarur, por çështja është çfarë drejtimi do kete demokracia e saj dhe mbi të gjitha çfarë cilesie. Ne vende të vogla ndryshimi i Kohës Politike ka efekte të Mëdha. Kosova nuk bën përjashtim.Demokracia dhe Liria nuk janë një dhuratë e përjetshme.Ato duhet ti fitosh perditë. Lirinë e sjellin clirimtarët si Ramushi,por Demokracinë e mbajnë demokratët që sot në Kosovë janë pakicë.

Kur Ramushi të lirohet, Kosova nuk do jetë më ajo që është sot.Ka shumë vende të Botës që e kanë pranuar Kosovën si nje vend i pavarur, por nuk janë gati ta njohin si një shoqëri demokratike. Ky është cmimi që po paguan Ramushi. Kosova duhet ti jetë mirënjohëse!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...