Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/20

Historia e inagurimeve dhe sfidat e presidentit amerikan Donald Trumpit


Donald Trump do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara sot më 20 janar 2017  pas betimit në shkallët e Kapitolit, përballë miliona njerëzve që do ta ndjekin në mbarë botën. Historikisht, inagurimet e presidentëve kanë simbolizuar një transferim paqësor të pushtetit dhe shpesh kanë reflektuar ndryshime politike.


Është një ritual i demokracisë amerikane, po aq i vjetër sa vetë republika. Inagurimi i një presidenti të ri, shënon fundin e një periudhe dhe fillimin e një tjetre, në kohë të mira e të këqija.

Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh:

“Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika”.

Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t’i shërbyer vendit:

“Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin”.

20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël.

“Në këtë krizë, qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është problemi”.

Pas fitores së tij në nëntor, presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilloi një tur falenderimesh për ata që e votuan dhe u zotua se do të mbajë premtimet e fushatës:

“Ky është një moment emocionues për t’u jetuar; skenari ende nuk është shkruar. Nuk e dimë ende cilën faqe do të lexojmë nesër. Por për herë të parë pas një kohe të gjatë ajo që dimë është se faqet do të shkruhen nga secili prej jush. Kjo është një lëvizje”, - tha Trump.

Pas fitores së zotit Trump vendi mbetet i ndarë dhe një nga sfidat kryesore të presidentit të ri është bashkimi i vendit, thotë analisti John Fortier:

“Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t’i folur me të vërtetë vendit, për t’i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar”.

Historikisht inagurimet e presidentëve janë shdërruar në momente ku tensioni i fushatës zgjedhore është lënë mënjanë, në funksion të një fryme që mbështet vazhdimësinë dhe demokracinë, thotë John Hudak:

“Presidenti Obama do të jetë në një makinë me presidentin e zgjedhur Trump, prej Shtëpisë së Bardhë në Kapitol, do të dorëzojë pushtetin në paqe dhe do të shohë pasuesin tij, ndoshta jo atë që donte, por megjithatë pasuesin e tij, të betohet. Kjo nuk ndodh gjithkund në botë dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë vend”.

Zoti Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por çfarë do të ndodhë me fjalimin e inagurimit? Nuk mund të parashikohet, thotë analisti Norm Ornstein:

“ Fjalimi i inagurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët lexojnë gjatë ceremonisë. A do të shkëputet Donald Trumpi nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin? Kjo nuk dihet!”

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë.

Lista e Presidentëve Amerikan 


#PresidentiMarrë adminstratënLënë adminstratënPartiaZëvendës Presidenti/ët
1George WashingtonPortrait of George Washington-transparent.png30 Prill 17893 Mars 1797AsnjëJohn Adams
2John AdamsJohnadamsvp.flipped.jpg4 Mars 17973 Mars 1801FederalistThomas Jefferson
3Thomas JeffersonThomas Jefferson rev.jpg4 Mars 18013 Mars 1809Demokrat-RepublikanAaron Burr
George Clinton
4James MadisonJm4.gif4 Mars 18093 Mars 1817Demokrat-RepublikanGeorge Clinton[D]

Bosh
Elbridge Gerry[D]
Bosh
5James MonroeJames Monroe 02.jpg4 Mars 18173 Mars 1825Demokrat-RepublikanDaniel Tompkins
6John Q. AdamsJohn Quincy Adams.jpg4 Mars 18253 Mars 1829Demokrat-RepublikanJohn Calhoun
7Andrew JacksonAndrew jackson head.jpg4 Mars 18293 Mars 1837DemokratJohn Calhoun[R]
8Martin Van BurenMartin Van Buren.jpg4 Mars 18373 Mars 1841DemokratRichard Johnson
9William HarrisonWilliam Henry Harrison by James Reid Lambdin, 1835.jpg4 Mars 18414 Prill 1841[D]WhigJohn Tyler
10John TylerJohn Tyler.jpg4 Prill 18413 Mars 1845Whig[W]Bosh
11James PolkPolkpolk.jpg4 Mars 18453 Mars 1849DemokratGeorge Dallas
12Zachary TaylorZachary Taylor.jpeg4 Mars 18499 Korrik 1850[D]WhigMillard Fillmore
13Millard FillmoreMillard Fillmore.jpg9 Korrik 18503 Mars 1853WhigVacant
14Franklin PierceFranklin Pierce.jpg4 Mars 18533 Mars 1857DemokratWilliam King[D]

Bosh
15James BuchananJames Buchanan.jpg4 Mars 18573 Mars 1861DemokratJohn Breckinridge
16Abraham LincolnAbraham Lincoln.jpg4 Mars 186115 Prill 1865[A]RepublikanHannibal Hamlin
Andrew Johnson[U]
17Andrew JohnsonAndrew Johnson.jpg15 Prill 18653 Mars 1869Demokrat[U]Bosh
18Ulysses GrantUlysses S. Grant 1870-1880.jpg4 Mars 18693 Mars 1877RepublikanSchuyler Colfax
Henry Wilson[D]

Bosh
19Rutherford HayesPresident Rutherford Hayes 1870 - 1880.jpg4 Mars 18773 Mars 1881RepublikanWilliam Wheeler
20James GarfieldJames a garfield illustration.3.jpg4 Mars 188119 Shtator 1881[A]RepublikanChester Arthur
21Chester ArthurChester a arthur illustration.3.jpg19 Shtator 18813 Mars 1885RepublikanBosh
22Grover ClevelandGrover Cleveland portrait.jpg4 Mars 18853 Mars 1889DemokratThomas Hendricks[D]

Bosh
23Benjamin HarrisonBenjamin harrison.jpg4 Mars 18893 Mars 1893RepublikanLevi Morton
24Grover ClevelandGrover Cleveland portrait.jpg4 Mars 18933 Mars 1897DemokratAdlai E. Stevenson
25William McKinleyMckinley.jpg4 Mars 189714 Shtator 1901[A]RepublikanGarret Hobart[D]
26Theodore RooseveltT Roosevelt.jpg14 Shtator 19013 Mars 1909RepublikanBosh
Charles Fairbanks
27William TaftWilliam Howard Taft.jpg4 Mars 19093 Mars 1913RepublikanJames Sherman[D]

Bosh
28Woodrow WilsonWoodrow Wilson (1912).jpg4 Mars 19133 Mars 1921DemokratThomas Marshall
29Warren HardingWarren G Harding portrait as senator June 1920.jpg4 Mars 19212 Gusht 1923[D]RepublikanCalvin Coolidge
30Calvin CoolidgeCalvin Coolidge photo portrait head and shoulders.jpg2 Gusht 19233 Mars 1929RepublikanBosh
Charles Dawes
31Herbert HooverHerbertHoover.jpg4 Mars 19293 Mars 1933DemokratCharles Curtis
32Franklin RooseveltFDR in 1933.jpg4 Mars 193312 Prill 1945[D]DemokratJohn Garner
Henry Wallace
Harry Truman
33Harry TrumanHarry S. Truman.jpg12 Prill 194520 Janar 1953DemokratBosh
Alben Barkley
34Dwight EisenhowerEisenhower official.jpg20 Janar 195320 Janar 1961RepublikanRichard Nixon
35John KennedyJohn F Kennedy.jpg20 Janar 196122 Nëntor 1963[A]DemokratLyndon Johnson
36Lyndon JohnsonLbj2.jpg22 Nëntor 196320 Janar 1969DemokratBosh
Hubert Humphrey
37Richard NixonNixon 30-0316a.jpg20 Janar 19699 Gusht 1974[R]RepublikanSpiro Agnew[R]
38Gerald FordGerald R. Ford, Official White House photograph 1974 (2).jpg9 Gusht 197420 Janar 1977RepublikanBosh
Nelson Rockefeller
39Jimmy CarterJimmy Carter.jpg20 Janar 197720 Janar 1981DemokratWalter Mondale
40Ronald ReaganOfficial Portrait of President Reagan 1981.jpg20 Janar 198120 Janar 1989RepublikanGeorge H. W. Bush
41George H. W. BushGeorge H. W. Bush, President of the United States, 1989 official portrait.jpg20 Janar 198920 Janar 1993RepublikanDan Quayle
42Bill ClintonBill Clinton.jpg20 Janar 199320 Janar 2001DemokratAl Gore
43George W. BushGeorge-W-Bush.jpeg20 Janar 200120 Janar 2009RepublikanRichard Cheney
44Barack ObamaBarack Obama.jpg20 Janar 2009President aktualisht në pushtetDemokratJoe Biden

Sot bëhët transformimi i pushtetit amerika


Sot Uashingtoni është një qytet në tranzicion ndërsa presidenti Barack Obama përgatitet t’i lëshojë vendin presidentit të zgjedhur Donald Trump. Siç na njeh materiali në vazhdim, mbështetësit e zotit Trump po vijnë në kryeqytetin amerikan për të festuar inaugurimin e presidentit të 45 amerikan.

Pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i parë afrikano-amerikan Barack Obama po përgatitet të lërë detyrën. Ai u tregua optimist në fjalimin e lamtumirës.

“Për ne që patëm fatin të jemi pjesë e kësaj pune dhe ta shohim nga afër, ju them që gjetëm energji dhe frymëzim. Dhe në të shumtën e rasteve konfirmon besimin që ke ndaj Amerikës dhe amerikanëve.”

Ndërkohë Uashingtoni vazhdon ritualin e përgatitjes së inaugurimit të presidentit Trump, me provat e paradës dhe të betimit të presidentit. Gjatë konferencës së shtypit javën e kaluar, Trump premtoi se ceremonia e inaugurimit do të jetë mbresëlënëse.

“20 janari do të jetë një ditë speciale dhe e bukur. Mendoj se do të ketë shumë të pranishëm sepse është një lëvizje. Është një lëvizje që bota nuk e ka parë asnjëherë.”

Inaugurimi i zotit Trump ka ngjallur protesta mes atyre që kundërshtojnë planet e tij për emigracionin dhe ndryshimin e ligjit për kujdesin shëndetësor që mban vulën e zotit Obama. Më shumë se 30 ligjvënës demokratë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë. Ndërsa përgatitet për të marrë pushtetin, zoti Trump përballet me një sfidë të madhe në përpjekjet për të bashkuar vendin, thotë analisti Michael Barone.

“Donald Trump përballet me një sfidë të madhe, për aq sa dëshiron të bëjë, sesa tre presidentët pararendës. Sejcili prej tyre u përball me një sfidë të rëndësishme në këtë drejtim.

Ndërkohë, zoti Trump ka sinjalizuar një qasje agresive ndaj medias ndërsa vazhdon të përfshihet në polemika përmes Twitter-it. Tom DeFrank është hulumtues me kompaninë “National Journal”

“Ky është stili i tij. Atij i pëlqen të jetë në qendër të vorbullës. E do kaosin sepse e di që në fund është ai që do marrë vendimin dhe kaq.”

Eksperti John Frontier thotë se ka shumë kontrast me zotit Trump dhe presidentit Obama.

“Është ndryshimi që sjell Donald Trump me stilin e tij. Trump është shumë më ndryshe nga çdo president tjetër kur flitet për komunikimin, ai hidhet pa frikë në polemika. Presidenca e tij nuk do të jetë e merzitshme.”

Ndërsa i vjen fundi presidencës së zotit Obama, epoka e zotit Trump pritet të fillojë me të gjitha pritshmëritë dhe pasigurinë e saj.

Fillojnë ceremonitë e përurimit të Presidentit të zgjedhur Trump 20 janar, 2017

Fireworks light the sky at a pre-Inaugural "Make America Great Again! Welcome Celebration" at the Lincoln Memorial in Washington, Jan. 19, 2017.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se, vendi do të shohë "diçka vërtetë të mahnitshme" të premten, kur ai të betohet si presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara.

Pas një koncerti të enjten në mbrëmje në shkallët e Monumentit të Linkolnit, zoti Trump tha se ka pak rëndësi në se moti do të jetë i bukur apo me shira të dendur, duke shtuar se gjithë bota po ndjek atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara.

President-elect Donald Trump delivers remarks at a "Make America Great Again" welcome concert in Washington, Jan. 19, 2017.

Për ditën e inaugurimit parashikohet shi i lehtë me temperatura relativisht të buta për janarin.


Disa minuta para nje shfaqje me fishekzjarrë në qiellin e Uashingtonit, zoti Trump premtoi të punojë intensivisht për të bashkuar vendin dhe "për ta bërë Amerikën të madhe për të gjithë".

Sean Spicer, i cili do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t'i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. "fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën", tha ai.

Zoti Trump synon të theksojë "sfidat me të cilat ndeshemi", shtoi zoti Spencer. Ai e cilësoi fjalimin një deklaratë filozofike, se ku presidenti synon ta çojë qeverinë amerikane dhe jo si një agjendë legjislative.
President-elect Donald Trump, accompanied by Vice President-elect Mike Pence places a wreath at the Tomb of the Unknowns, Jan. 19, 2017, at Arlington National Cemetery in Arlington, Virginia.
Duke filluar të premten pasdite dhe në ditët në vijim, tha zëdhënësi, zoti Trump do të nënshkruajë urdhëra ekzekutivë "për një agjendë ndryshimesh reale". Presidenti ende po punon se në cilat fusha do të fillojë dhe në çfarë radhe, tha ai.

Zoti Trump mund të shfuqizojë menjëherë, përmes urdhërave ekzekutivë, disa vendime të presidentit Obama.

Nën presidenti i zgjedhur Pence tha se ata do të jenë "gati t'i shërbejnë Amerikës që ditën e parë".

Ai po ashtu falenderoi presidentin Obama dhe nën presidentin Biden për bashkëpunimin gjatë periudhës së tranzicionit.


Pas emërimit të ish guvernatorit të Xhorxhias, Sonny Perdue, në postin e Sekretarit të Bujqësisë, zoti Trump i plotësoi të 21 postet e kabinetit të tij. Zëdhënësi Spicer tha se 536 zyrtarë janë me agjencitë federale në Uashington për të përfunduar tranzicionin, kur qeveria të rifillojë punën të hënën.

Zoti Spicer tha se 50 zyrtarë të administratës së presidentit Obama, që kanë punuar për tranzicionin, kanë rënë dakort të qëndrojnë në detyrë edhe me administratën e re.

Nën presidenti i zgjedhur tha se zoti Trump i ka planet gati për ditën e parë, për 100 ditët e para dhe për 200 ditët e para, për politikat e reja që administrata e re synon të zbatojë. Interesimi për të punuar për administratën e re është shtuar nga dita në ditë, tha zoti Pence, me 86 mijë persona që kanë aplikuar për vende pune.
People watch video monitor showing President-elect Donald Trump laying a wreath at the Tomb of the Unknowns at Arlington National Cemetery before the start of a pre-Inaugural "Make America Great Again! Welcome Celebration" at the Lincoln Memorial in Washington, Jan. 19, 2017.

Trump dhe Pence, fituesit e një prej garave më të forta të zgjedhjeve presidenciale, morrën pjesë në disa aktivitete në kryeqytet të enjten.

Zoti Trump falenderoi disa prej anëtarëve të kabinetit gjatë një dreke në Hotelin Ndërkombëtar "Trump", jo larg Shtëpisë së Bardhë. Ai përmendi kalimthi se do të emërojë pronarin miliarder të ekipit të futbollit të Nju Jorkut "Jets", si ambasador në Britani.

Më pas, i shoqërur nga zoti Pence, presidenti i zgjedhur vendosi një kurorë në Varezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen mbi 400 mijë veteranë të forcave të armatosura dhe familjarë të tyre.

Në mbrëmje, Trump dhe Pence, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së re, ishin për darkë me dhurues fondesh gjatë fushatës elektorale në qendrën e trenave "Union Station" në Uashington.
President-elect Donald Trump, accompanied by his wife Melania, waves as they arrive at Andrews Air Force Base, Maryland, Jan. 19, 2017.
Zoti Trump do të qëndrojë në ditën e fundit si qytetar privat në shtëpinë qeveritare "Blair House", ku qëndrojnë udhëheqës të huaj të ftuar zyrtarisht, përballë Shtëpisë së Bardhë, në bulevardin Pensilvania.

Edhe ndërsa zyrtarët po i jepnin dorën përfundimtare përgatitjeve për inaugurimin, me gjithë shkëlqimin dhe solemnitetin e kësaj dite, që shënon transferimin e pushtetit pas 8 vjetësh në detyrë të presidentit Obama, dy prej anëtarëve të kabinetit të ri, ishin ende në senaca dëshmish në Senat.

Ish guvernatori i Teksasit Rick Perry, i emëruar si Sekretar i Energjisë, tha se e tërheq komentin që kishte bërë në vitin 2012, si kandidat i atëhershëm për president, kur ishte shprehur se do ta mbyllte Departamentin e Energjisë, të cilin tani është caktuar ta drejtojë.


Kandidati i emëruar për Sekretar të Thesarit, Steve Mnuchin u ndesh me pyetje të vështira rreth rolit të tij në një bankë që mblidhte kreditë e papaguara të shtëpive, që u shoqërua me humbjen e shtëpive për shumë familje, gjatë recesionit të vitit 2009.

Zëdhënësi Spicer kritikoi senatorin Chuck Schumer, udhëheqësin e demokratëve në Senat për vonesat në miratimin e anëtarëve të kabinetit.

Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, rikrijon në Tweeter operacionin që çoi në vrasjen e Bin Ladenit.


Image result

Njoftimet u pritën me mijëra reagime në median sociale, që nga mbështetja e deri tek kritikat tejet të ashpra. Operacioni mori miratimin e presidentit Obama në majin e vitit 2011.

Related image


Në të u përfshin forcat speciale që u ulën me helikopterë në një kompleks në Abbottabad në Pakistan dhe më pas trupi i bin Ladenit u hodh në oqean..

Related image
Media sociale Twitter egziston që nga viti 2006, por CIA është relativisht e re në këtë medium me rreth dy vite.


1600 postimet e deritanishme të agjencisë sekrete në Twetter, zakonisht kanë përmbajtje historike, profile agjetësh të vrarë në krye të detyrës apo komete publike nga zyrtarët aktualë.

Related image
Por, në pesë vjetorin e aksionit kundër bin Ladenit, CIA njoftoi se do të rikrijonte aksionin, duke dhënë në kohë reale në Tweeter, detaje ashtu siç kishte ndodhur para 5 vjetësh, për 1.3 milion pasuesit e saj.

Related image
Brenda gjashtë orësh, postimet në Tweeter shpalosën ngjarjet që përfundimisht i dhanë fund kërkimeve thuajse 10 vjeçare për njeriun më të kërkuar, organizata e të cilit vrau rreth 3 mijë njerëz me 11 shtator të vitit 2011.
Image result for bin laden

Postimet në Tweeter flisnin për nisjen e helikopterëve nga një bazë në Afganistan, një foto të presidentit Obama me këshilltarët e tij që vëzhgonin situatën, bin Ladeni duke u vrarë, forcat speciale që largoheshin nga kompleksi dhe presidenti që merrte konfirmim për "mundësi të mëdha" se njeriu i vrarë ishte bin Laden.
Image result for bin laden

Por, mes atyre që reaguan ndaj publikimit në Tweeter, kishte edhe kritikë të zëshëm. "Kjo është brutale. Ju lutem ndaloni këtë", shkruante përdoruesi @AlexBoardGames.

Image result for bin laden
 "Është një gjë të vrasësh një armik sepse beson se është e nevojshme. Por të argëtohesh me të është diçka krejt tjetër."
Pamela Dayton (@pameladayton) e quajti përpjekjen e CIA-s "ngjitëse dhe nxitëse". "A nuk keni një punë të vërtetë për të bërë ? Apo po përpiqeni të nxisni ndonjë veprim të vogël anti-amerikan?", thoshte ajo.

Rasti Haradinaj, ose rrënimi i diplomacisë


Prof.dr.Islam Lauka


Arrestimi i Ramush Haradinajt, më 4 janar 2017, nga autoritetet franceze, mbi bazën e një kërkese të Serbisë të vitit 2004, të shpërndarë nga Interpol-i, u bë shkas i një aktivizimi të paparë të qeveritarëve tanë, për lirimin e tij. Nëpërmjet statuseve në facebook, konferencave të shtypit, intervitave, deklaratave publike, apo edhe shkrimeve të posaçme në media, ata u vunë në garë me njëri-tjetrin se kush gjen “argumente” shtesë për t’i bërë publike, në favor të lirimit të Ramush Haradinajt.

Ndër më aktivët, për hir të së vërtetës, duhet thënë se vetëm në rrjetet sociale, ishin Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Bushati, të cilët, me të drejtë, e dënuan arrestimin e tij dhe bënë thirrje për ta liruar. Pati edhe nga ata qeveritarë që ndërmorën hapa më konkretë. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i drejtoi një letër homologut të tij francez, ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shkroi Sekretarit të Përgjithshëm të Interpol-it, Jurgen Stock, duke u përpjekur, që të dy, në thelb, të argumentojnë pavlefshmërinë e urdhë-rarrestit serb për Haradinajn.

Duke qenë se kërkesa serbe për arrestimin dhe ekstradimin e Ramush Haradinajt është e paligjshme dhe, si e tillë, ka prapavijë të qartë politike, rasti i tij ka nevojë për mbështetje të gjerë dhe reagim të fortë politik. Është e qartë se mbështetja dhe reagimi politik nuk munguan. Megjithatë, Haradinaj po mbush një javë në paraburgim, në Francë.

Në gjykimin tim, një zhvillim i tillë negativ është pasojë, veç të tjerash, edhe e zgjedhjes së gabuar të intrumenteve që ne kemi në dispozicion për arritjen e qëllimit. Diplomacia publike, natyrisht, ka rolin e vet, por në raste si ky i Haradinajt, sidomos për vendet e vogla, si Shqipëria, më e dobishme do të ishte që t’i jepej përparësi asaj që njihet si diplomacia klasike.

Në rast se do të përdorej ky instrument, Rama dhe Bushati, para publikimit të qëndrimit të tyre në facebook, do të duhej që, menjëherë, pas marrjes së njoftimit, për arrestimin e Haradinajt, të kontaktonin me homologët e tyre francezë dhe të udhëzonin që të njëjtën gjë të bënin edhe vartësit e tyre në Tiranë, Bruksel, Paris dhe Washington. Po kështu, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, para se t’i drejtohej publikisht me letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpol-it, Jurgen Stock, me 9 janar, pra, 6 ditë pas arrestimit të Haradinajt, do të duhej që të kontaktonte me të, ose stafin e tij, që me 4 janar, në rrugë diplomatike dhe ta trajtonte këtë çështje, konfidencialisht.

Diplomacia klasike kërkon që mesazhet, bisedat telefonike, apo ato sy ndër sy, të mos bëhen publike deri në momentin e zgjidhjes së problemit. Ruajtja e konfidencialitetit është ndër kërkesat themelore të saj. Në rast se do të përdorej diplomacia klasike, Rama dhe Bushati, do t’ua linin institucioneve të tyre që të dilnin me njoftime shtypi a deklarata të përgatitura me kujdes nga ekspertët e fushës, të cilat nuk do t’u jepnin shkas të tjerëve të kapeshin pas “kleçkave” të tyre, ndërsa vetë do të angazhoheshin, pas dyerve të mbyllura, deri në lirimin e Haradinajt. Angazhimi i tyre në publicistikë politike “me predha fjalësh që shpërthejnë me zhurmë” dhe që nuk dallojnë shumë nga gjuha e protestuesve në rrugë, bën që edhe bashkëbiseduesit e tyre, partnerë apo kundërshtarë, për reciprocitet, të dalin me qëndrimet e tyre publike, të cilat, mund të ishin shmangur, nëse nuk do të nxiteshin nga metodat e gabuara të përdorura nga qeveritarët tanë. Këto janë pasojat e një diplomacie diletante, jo profesioniste, virtuale, e cila, shpesh, për të fshehur thelbin e saj të vërtetë, të bjerrë, paraqitet me eufemizmin “diplomaci publike”. Në të vërtetë ajo përbën rrënimin e diplomacisë si art.

Si do t’i përgjigjen tani Rama e Bushati Deklaratës publike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës se çështja Haradinaj është në dorë të autoriteteve të drejtësisë, të cilat po veprojnë në pavarësi të plotë? Do të përshkallzojnë retorikën e tyre kundër Francës? Apo do t’i kërkojnë asaj që, mbeshtetur në përvojën e tyre në Shqipëri, të ndërhyjë në drejtësi?

Natyrisht, deklaratat e tyre publike, në qoftë se do të ndërmerrej një proçes negocimi diplomatik, që do të kurorëzohej me lirimin e Haradinajt, do të fitonin peshë tjetër politike dhe morale. Por, në mënyrën se si janë bërë deri tani, ndikimi i tyre politik është shumë i diskutueshëm, ndërsa në aspektin moral, ka rrezik të kenë çuar në efekte të kundërta. Sepse gjithë ky vërshim deklaratash, gjoja në mbrojtje të Haradinajt, krijon përshtypjen se qeveritarët tanë po luftojnë për protagonizëm politik brenda vendit, se halli nuk është tek lirimi i Haradinajt, por,me emrin e tij, kush të fitojë më shumë kapital politik si “patriot”, në dëm të kundërshtarit. Në këtë kuptim, edhe e ashtuquajtura diplomaci publike e pushtetarëve tanë, rezulton të jetë e drejtuar jo jashtë, aty ku duhet, në Paris, Bruksel, e Washington, por në Tiranë, a Prishtinë, për qëllime të politikës ditore.

Zhvendojset e fundit gjeopolitike kërkojnë që Tirana dhe Prishtina të vetëdijësohen për kërcënimet ekzistenciale që i kanosen çështjes sonë kombëtare, të bashkojnë forcat dhe, në përshtatje me mundësitë tona reale, të zgjedhin instrumentet e duhura për mbrojtjën e interesave tona kombëtare e shtetërore. Ato duhet të vetëdijësohen që është në dëm të interesave tona jetike që, si asnjë popull tjetër në botë, shqiptarët të gjykohen nga katër gjykata ndërkombëtare dhe, sikur të mos mjaftonin këto, t’u dorëzohen edhe prokurorëve e gjykatësve të vendit që ka ushtruar dhunë të strukturuar shterërore mbi ta, deri në spastrim etnik. Është në dëm të interesave tona jetike, por edhe të paqes e stabilitetit rajonal, mbetja në fuqi e urdhërarresteve të lëshuara nga Beogradi, para dymbëdhjetë vjetësh, për luftëtarët e UÇK-së. Është në dëm të interesave tona jetike, por edhe të sigurisë në Ballkan e më gjerë, mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe Europol. Është në dëm të interesave tona jetike, por edhe të strukturave rajonale të mbrojtjes, si NATO-ja, zvarritja e problemit të krijimit të ushtrisë së Kosovës. Këto dhe sfida të tjera, në qoftë se nuk përballen e zgjidhen sot, nesër do të jetë tepër vonë. Zgjidhja e tyre nuk bëhet me publicistikë politike as me diplomaci virtuale, por me vizion të qartë politiko-strategjik, me diplomaci të mençur, të guximshme e të përkushtuar ndaj interesave tona kombëtare dhe shtetërore.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...