Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/20

Ministri i Punëve të Jashtme Prof.dr.Enver Hoxhaj në Francë flet me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault për zt.Ramush Haradinajn dhe bashkëpunimin ekonomik



 Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Paris ku është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, me të cilin kanë disutuar për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale sidomos në planin ekonomik.

Po ashtu, në takimin mes dy ministrave është diskutuar edhe për rastin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe mbështetjen e Francës për lobim për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Hoxhaj ka thënë se së shpejti do të organizohet një forum i përbashkët ekonomik mes dy vendeve ndërsa është shprehur optimist për lirimin e tij të shpejtë.

“Pata një takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, me të cilin biseduam si të lëvizim prej një bashkëpunimi të shkëlqyer politik në atë ekonomik. U pajtuam për një forum ekonomik të përbashkët që do të mbahet së shpejti. Franca do ta mbështesë Kosovën në shumë fusha, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që biseduam edhe për rastin e ndalimit të ish-kryeministrit Haradinaj. Jam optimist se ai do të lirohet së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Ministri Enver  Hoxhaj me homologun francez: Franca, partnere strategjike e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sot homologun e tij francez Jean-Marc Ayrault.

“Sot kam pasur një bisedë të shkëlqyer me minsitrin e Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault. Kemi diskutuar për raportet bilaterale. Franca është një partnere strategjike e Kosovës”, ka shkruar ministri Hoxhaj.

Familja Trump ka arritur në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga familja Obama

Ditën e Premte në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti në lënie të detyrës Barack Obama ka pritur Presidentin e sapo zgjedhur Donald Trump në hyrje të shtëpisë.

Nga aty Obama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Michel, pritën ciftin Trump i cili shkonte drejt tyre për të përshëndetur të zotët që ishin duke lënë shtëpinë.

Nga pamjet e takimit të tyre u vunë re disa detaje që shpëtuan për një cast. Detaji i parë ishte kur Presidenti i sapo përuruar Donald Trump u afrua për të takuar Barack-un,duke i lënë të kuptohej me një shenjë xhentilese që më parë duhet të takonte zonjën e tij Michel pastaj atë. Obama i buzqeshur i hap krahun Trump dhe e lejon të përshëndes bashkëshorten e tij të parën.

Detaji i dytë ishte dhurata në duart e Melanie Trump që shkon për zonjën Michel. Momenti kur fotografët i ftuan të bënin foton e hyrjes e gjeti në siklet zonjën Obama, pasi nuk dinte kur të vendoste dhuratën që mbante në duar. Bashkëshorti i saj pa sikletin e zonjës dhe menjëherë ia ka marrë nga duart dhe është shkëputur për disa caste nga fotografët duke e cuar dhuratën brenda.

Gjesti i Obamës edhe pse nuk u vu re, ishte një gjest i vogël që shprehte madhështine xhentilesës së njeriut më të pushtetshëm, që sot është duke shkuar drejtë rrugëtimit të njeriut të zakonshëm, por pa dyshim prapë i madh.



Lexo të radhës
Mustafa uron Trump: Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë KosovënHoxhaj në Francë flet me homologun e tij për Haradinajn dhe bashkëpunimin ekonomikThaçi uron Presidentin e SHBA-ve Donald TrumpFJALË KYÇETRUMPOBAMASHTËPINE

Presidenti Hashim Thaçi dhe premieri Akademik Prof.Dr.Isa Mustafa urojnë Presidentin e SHBA-ve Donald Trump


Image result for hashim thaçi isa mustafa


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pak minuta pasi ai u betua.

“Urime Presidenti Trump. Bashkëpunimi strategjik ndërmjet Kosovës e SHBA-ve duhet të qëndrojë i fuqishëm si gjithmonë, katër vitet e ardhshme,” ka shkruar Presidenit Thaçi.

Kryministri i Republiës, Isa Mustafa ka përgëzuar Donald Trump-in, pasi ky i fundit edhe zyrtarisht mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mustafa u shpreh i bindur se administrata e re do të vazhdojë ta përkrah Kosovën.

“Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë” , ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e përgëzoj Presidentin e posa inauguruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, duke i uruar gjithë të mirat dhe suksese.

Roli i presidentëve amerikanë ka qenë vital për Kosovën dhe qytetarët e saj, gjatë tri dekadave të fundit.

Presidenti George H. W. Bush, në vitet '90, i vuri Vijën e Kuqe regjimit kriminal të Millosheviqit për Kosovën.

Gjatë presidencës së Presidentit Bill Clinton, Kosova u çlirua.

Presidenti George W. Bush dha kontribut esencial për pavarësimin e Kosovës.

Administrata e Presidentit Obama, nën kujdesin e veçantë të zëvendëspresidentit Biden, e kishte në vëmendje të politikës së jashtme Kosovën.

Jam plotësisht i bindur se Presidenti Trump me lidershipin e tij, do përkrahë Kosovën në anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe rrumbullakimin e të gjitha elementeve të shtetësisë.

Qeveria dhe populli i Kosovës janë jetësisht të përkushtuar për partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e bartur me krenari epitetin e "popullit më proamerikan në glob”.

Congratulations Mr. President Donald J. Trump!

Unë besoj në ju z.president Donald Trump !


Presidenti Barack Obama teksa doli nga zyra ovale e presidentit për herë të fundit, la një letër për Donald Trump mbi tryezën e tij dhe u nis për të shkuar drejt Rezidencës.

Ai ishte optimist, duke qeshur dhe pa asnjë frikë në lidhje me njeriun që do të takonte dhe shoqëronte në kryeqytetin e SHBA-ve.

“A po ndjeheni nostalgjik”, e pyeti një gazetar.

“Natyrisht”, tha Presidenti.

“Ndonjë fjalë të fundit për njerëzit e Amerikës?”, pyeti një tjetër.

“Faleminderit”, tha ai.

*****

Presidenti Barack Obama bëri një thirrje emocionale tek amerikanët dhe publikoi faqen e tij Obama.org në publikimet e tij të fundit në Twitter nga llogaria e tij zyrtare si president.

Në një seri mesazhesh ai shkroi për qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë:

“Ka qenë nderi i jetës sime t’iu shërbej juve. Ju më keni bërë prijës dhe njeri më të mirë”.

“Nuk do të ndalem: Do të jem bashkë me ju si një qytetar, i frymëzuar nga zërat tuaj të së vërtetës dhe drejtësisë, humorit të mirë dhe dashurisë”.

“Teksa vazhdojmë përpara, dua që hapat tonë të parë të reflektojnë atë që ka më shumë rëndësi për ju. Ndani mendimet tuaja me mua në Obama.org”.

“Po u kërkoj ende që të besoni – jo në aftësinë time që të sjell ndryshimin, por në aftësinë tuaj. Besoj në ndryshime sepse besoj në ju”.

Image


Presidenti amerikan Donald Trump : “Dita e sotme do të mbahet mend si dita kur njerëzit u bën sërish udhëheqësit e shtetit tonë”




Në këto çaste ka përfunduar ceremonia zyrtare e betimit të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili pasi dha betimin, në një fjalim prej 15 minutave premtoi zhvillim të Amerikës dhe hapje të vendeve të punës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pas dhënies së betimit, në fjalën si Presidenti i SHBA-ve tha se do të jemi shembull për të gjithë dhe bota do të marrë shembull nga SHBA-të dhe premtoi vende të reja pune dhe ndërtim të Amerikës.

“Ceremonia e sotme ka shumë kuptim, jo vetëm transferimin paqësor të pushtetit. Ne sot jemi duke transferuar fuqinë nga Uashington DC tek njerëzit”, tha Trump dhe shtoi se data 20 janar, do të mbahet mend, si dita kur amerikanët u bën sërish udhëheqës të shtetit të tyre.

“Sot gjithçka ndërron, sepse ky moment ju takon ju. Kjo është dita juaj dhe SHBA është shteti juaj. Qeveria jonë kontrollohet nga njerëzit”.

Ai premtoi se do të krijojnë aleanca të reja dhe do të luftojnë kundër terrorizmit dhe premtoi se i ashtuquajturi Shteti Islamik do të marrë fund.





Pavarësisht se ishte parashikuar që në ceremoninë e betimit si president i SHBA-ve të Donald Trump do të merrte pjesë edhe ushtria, kjo e fundit ka dalë kundër.

“The Independent” shkruan se stafi i Trump kishte planifikuar që në ceremoni të kishte dhe një paradë ushtarake me tanke dhe raketa, por ushtria amerikane refuzoi të merrte pjesë.

Kjo pasi sipas “The Independent” këshilltari i Trump kërkonte një paradë të ngjashme me ato që mbahen në Korenë e Veriut apo Rusi.



Para Presidentit Trump, betimin e ka dhënë zëvendëspresidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.

“Unë Mike Pence, betohem solemnisht se do ta mbështes dhe do ta ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara nga armiqtë, të huajt dhe të brendshmit, do te mbajë besimin e vërtetë. E marr këtë obligim i lirë, pa asnjë rezervë mendore ose qellim të invazionit dhe se unë me besnikëri do të kryejë detyrat e zyrës në të cilën unë jam gati të hyjë. Zot me ndihmo”, ishin fjalët e zëvendëspresidentit Pence.


Në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Trump nuk mungojnë as ish-presidentët dhe zonjat e para të Amerikës(Bill Clinton, Hillary Clinton, George W. Bush  )

Aty nuk mungoi as kandidatja për president Hillary Clinton.

Reuters sjell përmes fotove Jimmy Carter, Rosalynn Carter, Bill Clinton, Hillary Clinton, George W. Bush dhe Laura Bush që janë në inaugurimin e presidentet të 45 amerikan në Washington.



****


Korrenspondenti i televizionit rus "RT.com" në SHBA, Alexander Rubinstein është arrestuar në Uashington gjatë raportimit për protestat kundër Presidentit të ri amerikan Donald Trump.

Ai ishte në mesin e protestuesve duke raportuar, në momentin kur policia rrethoi turmën e protestuesve dhe arrestoi disa prej tyre.

Alexander Rubinstein ishte në mesin e 12 personave që u arrestuan.

Gazetari i RT në Amerikë ndodhet në paraburgim edhe pse i ka treguar autoriteteve kartën e tij të gazetarit.


******

Kanë shpërthyer çrregullime në Uashington mes sigurisë së madhe në prag të inaugurimit të Donald Trump. Një grup i protestuesve të maskuar, disa mbanin flamuj me simbolin anarkiste, u filmuan duke thyer dritare, vraponin nëpër rrugë dhe përlesheshin me policinë, shkruan The Independent.
Tensionet tashmë kanë filluar në Washington, pasi protestuesit kanë thyer xhamat e disa ndërtesave të Washingtonit
Protestuesit kanë dalë kundër presidentit Donald  Trump, i cili së shpejti pritet të bëjë betimin e tij presidencial, shkruan BBC.

Një njeri i veshur me të zeza theu dritaren e një McDonald-i me një çekiç, ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara të grabitjes.



Tensionet tashmë kanë filluar në Washington, pasi protestuesit kanë thyer xhamat e disa ndërtesave të Washingtonit
Protestuesit kanë dalë kundër presidentit Trump, i cili së shpejti pritet të bëjë betimin e tij presidencial, shkruan BBC.


Ata po thërrasin: “F**ck Donald Trump”, të maskuar me maska të zeza.



Image


Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët janë larguar menjëherë nga radhët e oficerëve.



Disa grupe ishin zotuar të prishin ceremoninë e inaugurimit, duke u përpjekur për të bllokuar mbajtësit e biletave të hyrjeve.

Përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës kanë uruar popullin amerikan dhe presidentin e zgjedhur Donald Trump.

Donald Trump

Donald Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republikani 70 vjeçar do të hyjë  sot më 20 janar 2017 në Shtëpinë e Bardhë pas një jete të tërë në biznes.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar fitoren Donald Trumpit në zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për katër vitet e ardhshme.

Thaçi ka thënë se miqësia e përhershme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së është bazamenti mbi të cilin do të vazhdojë thellimi i bashkëpunimit dypalësh.


Me anë të një komunikate për media nga presidenca thuhet se presidenti Thaçi, "në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës, i ka uruar presidentit të zgjedhur amerikan edhe mandat të suksesshëm në realizimin e prioriteteve të popullit amerikan".

Thaçi ka falënderuar edhe ish-sekretaren Hillary Clinton.

“Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka përfunduar presidenti Thaçi.

Urime popullit amerikan dhe presidentit Trump i janë adresuar edhe nga tabori opozitar.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin amerikan për zgjedhje të mira dhe për zgjedhjen e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump.

“Njëkohësisht urimet më të mira për presidentin e ri Donald Trump, me bindjen e thellë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e tij, do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i Kosovës dhe i Ballkanit, në rrugëtimin drejt demokracisë perëndimore”, thuhet në urimin e Haradinajt.

Kosova e vogël do të vazhdojë të jetë një aleate dhe një mike e Amerikës së madhe, ka nënvizuar Haradinaj.

Po ashtu, edhe Haradinaj i ka shprehur mirënjohje të thellë Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, një mike e madhe e Kosovës, për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën.

Edhe kryetari i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, duke uruar presidenti e SHBA-së, Trump, ka thënë se SHBA-të do vazhdojnë ta mbështesin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës, ashtu siç kanë qenë gjithmonë.


​"Historikisht, për ne Amerika është vendi dhe populli që vetëm pozitivitet ka ditur të na sjelli në çdo kohë. Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës. Familja Clinton do jetë çdo moment e dashur dhe e respektuar nga populli ynë, për gjithë kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës", ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.

Përderisa shprehet simpati dhe adhurim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa qytetarë shqiptarë në Prishtinë, edhe pas zgjedhjes së Donald Trumpit në postin e presidentit të SHBA-ve, nuk e fshehin dëshirën që kanë pasur që Hillary Clinton të zgjidhej presidente.

Fadil Ahmeti thotë se i ka përcjellur hap pas hapi rezultatet e votimit të qytetarëve për president të ShBA-ve.

"Edhe ne, si çdo shqiptar, të gjithë e kemi pritur që Hillary Clinton do të ngadhënjente, do të fitonte. Megjithatë, tash Trump ka fituar. Të zhgënjyer jemi të gjithë, kemi pasur dëshirë që Hillary të fitojë. Jemi të zhgënjyer se kemi pasur dëshirë, do të thotë, që Hillary të fitojë. Trump ka qenë një biznesmen dhe me politikë nuk është marrë kurrë. Hillary është marrë me politikë çdo herë. Megjithatë, ai ka fituar", tha Ahmeti.

Po ashtu, edhe qytetari tjetër, Ylber Durmishi kishte pritur që ish-sekretarja amerikane, Hillary Clinton, të bëhej presidente.

"Nuk e di kush është zgjedhur. Trumpi?? Jo, nuk kam pritur, edhe kam pasur dëshirë që Clinton të zgjidhjet, por fatkeqësisht nuk qenka zgjedhur. Neve na duhet përkrahja, sidomos e Amerikës...se të Evropës po shihet çfarë përkrahje e kemi", tha Durmishi.

Kurse, Sabri Syla, student në Fakultetin Juridik, tha për Radion Evropa e Lirë se shumica e popullit të Kosovës nuk e kanë pritur që Trump të fitojë.

"Shumica e kosovarëve kanë pasur dëshirë që Hillary Clinton të zgjidhej, por nga rezultatet u kuptua se Trump ka fituar", tha Syla.

Në anën tjetër, qytetarë serbë nga pjesa veriore e Mitrovicës e kanë pritur këtë rezultat dhe shpresojnë që të qetësohen marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Nenad Jevtiq, nga Mitrovica e veriut, mendon se me zgjedhjen e Trumpit për president të SHBA-së nuk do të ketë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme të këtij vendi. Por, ai beson që në nivelin global do të zgjidhen qetësisht disa çështje.

“Mendoj se kjo do të ndodhë. Mendoj që tensionet ndërmjet Rusisë dhe Amerikës, si dhe Amerikës dhe Kinës, do të veniten”, tha Jevtiq.

Ngjashëm shpreh mendimin edhe Bojana Gjorgjeviq.

“Shpresoj që edhe në botë do të qetësohet situata...ndërmjet Rusisë dhe Amerikës”, ka thënë Gjorgjeviq.

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara zgjojnë interesim të madh në Kosovë, ku popullata shumicë dhe përfaqësuesit politik e shohin qeverinë dhe popullin amerikan si partner të përhershëm.

Po ashtu, zhvillimet politike në SHBA zgjojnë interesim në Kosovë edhe për faktin se ky vend dhe presidentët e dekadave të fundit kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në çlirimin e Kosovës dhe përfundimin e luftës, duke qenë në rolin prijës të angazhimeve ndërkombëtare kundër politikës që ish-diktatori Sllobodan Millosheviq, që po udhëhiqte në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.


******


Si lindi “vëllazëria” më e fuqishme në botë



Ishte një nga ato momentet, kur brenda një ose dy sekondash, ndryshoi historinë e Amerikës, më 30 janar 1953, në inaugurimin e Presidentit Dwight Eisenhower, Harry Truman përshëndeti Herbert Hoover.

“Mendoj se duhet të organizojmë një klub Presidentësh”, sugjeroi Hoover.

“Kjo është një ide e mirë”, ia ktheu Truman. “Ti bëhu presidenti i klubit kurse unë do të jem sekretari”.

Deri në atë moment, Klubi i Presidentëve ishte më shumë një ide se sa një institucion. Disa nga presidentët u konsultuan me paraardhësit e tyre, por përtej ndarjen së historive të luftës me njëri-tjetrin, ekzistonin limite për ato çka ish-presidentët mund të bënin, vetëm nëse ai aplikonte për një punë të re.

Por, me ardhjen e kohëve moderne, të pasluftës, Klubi i Presidentëve u shndërrua në një “vëllazëri” të vërtetë, një aleancë e qëndrueshme e përbërë nga presidentë aktualë dhe ish-presidentë. Kjo vëllazëri lindi nga eksperiencat që ato ndanin, gabimet që shmangin dhe mundësitë që kapnin. Presidentët funksionojnë më mirë kur janë të bashkuar se sa kur janë të ndarë, dhe ata e dinë mirë këtë gjë, kështu që bashkojnë forcat për t’u konsultuar, ankuar e mbrojtur. Hoover dhe Truman, bënë më shumë.



Kjo ishte një nga aleancat më të vështira në historinë e Amerikës. Truman kishte pak javë që kishte hyrë në zyrë në pranverën e vitit 1945 kur gazetat filluan të paralajmëronin për fatkeqësinë e rradhës: “një nga problemet e ushqyerjes më të mëdha në histori” siç New York Times e përshkruante përballjen me urinë të 100 milionë qytetarëve europianë që vuajtën për vite me rradhë në kohë lufte. Në dijeni për kundërshtimin e pjesës më të madhe në Shtëpinë e Bardhë, Truman i dërgoi fshehurazi një letër Hoover-it që deri në atë kohë ishte akoma i përçmuar, duke e ftuar atë të kthehej në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë që nga inaugurimi i Franklin Rusvelt-it 12 vjet më parë.

Hoover dhe Truman u takuan më 28 maj, 1945; Hoover, një inxhinier i trajnuar i cili ishte i nderuar për punën e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, iu bashkua Truman-it në nismën për të marrë ushqim nga vendet që kishin, dhe t’i shpërndanin ato në vendet që kishin nevojë, një sfidë e madhe mbi të cilën varej jeta e miliona njerëzve. Republikani Hoover e la takimin pak skeptik, pasi demokrati Truman mund të bënte diçka kundra në këtë mision të përbashkët.Bush, Reagan, Carter, Ford dhe Nixon në 1991Por ai u gabua.

Në vitin që pasoi, Truman aprovoi të gjitha rekomandimet e Hoover-it njëri pas tjetrit, dhe dërgoi ish-Presidentin 71-vjeçar në një mision 50 mijë miljesh rreth e qark botës. Me kurajon e Trumanit, Hoover, njeriun të cilin shumica e demokratëve e shanin, u takua me 7 mbretër, 36 kryeministra dhe Papën. Ai dha 42 konferenca për shtyp. Kur ai ishte në Kairo në prill të 1946-s, së bashku me Truman-in bënë një transmetim në radio duke i bërë thirrje amerikanëve të ruanin ushqimin: “Shpëtimi i jetës së këtyre njerëzve është më shumë se sa një nevojë ekonoike për rimëkëmbjen e botës”, tha Hoover. “Është pjesë e rindërtimit shpirtëror dhe moral të botës”.

Plani funksionoi. Në fund të verës së atij viti, Truman mundi të deklaronte se Amerika kishte dërguar 5,5 milion ton me grurë në rajonet e Europës, duke mbajtur kështu një premtim kombëtar dhe parandaluan një katastrofë humanitare. Pas kësaj Hoover tha “se ishte tepër i lodhur në këtë moment dhe donte vetëm të ikte diku larg për të pushuar”.Truman i shkroi privatisht Hoover-it që kjo e tija ishte një shërbim i vërtetë humanitar. Gjatë kësaj kohe, të dy ata kishin lidhur një lloj miqësie duke u përballur me armiqtë e përbashkët. “Unë e di që mund të mbështetem tek ti nëse puna na e kërkon ashtu”, i shkruajti Truman.

Dhe ai ashtu bëri. Truman kishte zbuluar tek Hoover një aleat të vërtetë, përkushtimi i të cilit për t’i shërbyer dhe fuqizuar vendin dhe presidencën ishte tepër i madh. Hooper ndihmoi Truman-in për të shitur idenë e ndihmave europiane tek Kongresi Republikan.

Truman dhe Hoover prodhuan transformimin më të madh të presidencës në histori, një përqendrim pushteti që arriti të ndryshonte CIA-n, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, Këshillin Ekonomik, Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme, Departamentin e Mbrojtjes dhe shumë më shumë.

Ky partneritet i papritur kishte prodhuar një lloj të ri pushteti. Ishte një marrëveshje që i favorizoi të dy ata. Në vitin 1951 Truman dhe Hoover u renditën përkatësisht i treti dhe i pesti në listën e Njerëzve më të Admiruar. Ata e vlerësuan aleancën punëtore midis ish-presidentëve dhe presidentëve aktualë.Por jo të gjithë Presidentët që pasuan, treguan dëshirën e tyre për të bashkëpunuar, por ishte e qartë se Klubi i Presidentëve mund të përdorej si instrument i pushtetit presidencial. Kur Klubi ishte në funksionin e tij më të mirë, ai mund t’i shërbente Presidentit, të zgjidhte problemet e tij dhe problemet kombëtare, madje edhe të shpëtonte jetën e tyre.

Sekretet e Klubit të Presidentëve: Si mësoi Bill Klinton të përshëndeste?

Çdo president i ri merr këshilla nga presidentët që ata ndjekin. Ike (Dwight David Eisenhower) i tregoi John F. Kennedy-t (JFK) si të bënte një largim të shpejtë me helikopter. Lyndon B. Johnson (LBJ) i tregoi Richard Nixon se ku i mbante kasetat regjistruese sekrete. Jerry Ford i tha Jimmy Carter-it të lëvizte e të takonte sa më shumë njerëz në Washington. Nikson i tha Ronald Reagan-it kë të mbante dhe kë të largonte nga Kabineti i tij presidencial.



Por asnjë këshillë në historinë e presidentëve nuk ka qenë më e thjeshtë (dhe që ka mbetur sekret për një kohë të gjatë), se ajo që Ronald Reagan i dha Bill Clinton-it.Reagan i mësoi Clintonit formën e përshëndetjes

Kur Clintoni u bë president kishte në dispozicion 5 presidentë të tjerë nga të cilët mund të merrte këshilla – Nixon, Ford, Reagan, Carter dhe Bush – klubi më i madh i presidentëve që nga koha kur Lincolni e themeloi në 1861-shin. Çdo anëtar ofroi ndihmën e tij karshi Clinton-it që javë më përpara se ky i fundit të bënte betimin.

Por Clinton-i në fakt nuk priste të mësonte diçka të tillë disa javë pasi ai mundi në zgjedhje Bushin. Bill Clinton pati një telefonatë me një Mjeshtër Komunikimi, i cili ishte 81 vjeç. Ata ishin takuar edhe më parë, në fillim të viteve 1980 kur Clinton dhe gruaja e tij, Hillary, morën pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë të ftuar nga Reagan-i.Gjatë kësaj kohe, ata u ulën në zyrën e Reagan-it duke folur pjesën më të madhe për ekonominë, për nevojën për të limituar shpenzimet. Kur Clinton kërkonte këshilla në përgjithësi, Raegani i rekomandoi fuqitë kurative të Kampit David (vend për trajtime).
Por më pas Reagan-i u kujtua se kishte parë mënyrën se si Clinton kishte përshëndetur gjatë fushatës së tij. Metoda e tij ushtarake e të përshëndeturit nuk preferohej shumë. Kështu Reagani e këshilloi atë se duhet të kishte qëndrim më të fortë dhe imponues.Por si duhet të përshëndeste Clintoni ekzaktësisht? Oficeri i Kalorësisë Ushtarake i shpjegoi se dora duhet të ngrihej ngadalë dhe pastaj të ulej poshtë. Clinton qëndroi në dhomën e Reagan-it deri sa e praktikoi formën e përshëndetjes.E gjithë seanca zgjati 70 minuta. Reagan-i i dhuroi Clinton-it një kavanoz me fasule kur seanca mbaroi (kavanoz të cilin Clinton-i e mbajti për 8 vitet e ardhshme në tavolinën ovale të zyrës së tij).

Pak vite më vonë Reagan pranoi se kishte sëmundjen Alzhajmer. Kontaktet e tij me Clinton-in u rralluan pas vitit 1993. Por edhe pas gjeneratash të tëra, pavarësisht dallimeve politike, ndihma gjithmonë do t’i jepet atyre që e kërkojnë në Klubin e Presidentëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...