Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/30

KU SHTRIHET ÇAMËRIA DHE HISTORIA E SAJ



Nga Bilal Xhaferi

Çamëria shtrihet në pjesen veriperëndimore të Greqisë me një sipërfaqe prej 10. 000 km2.Pellasgo-Ilirët ishin banorët e hershem të Çamërisë, kurse mbret i parë ishte Therporti me prejardhje Pellazge. Fiset ILIRE ishin Molosët,Dodonët, Kasopianet, Efyrianet etj. Çameria ishte pjesë e Mbretrisë ILIRE. Heroi Pirro ishte heroi i shquar i Çamërisë,sukseset në luftëra e derguan atë dhe ushtrine e tij deri ne Itali. Besohet që Pirro të jetë i afërm i Aleksanderit. Gjatë pushtimitBizantin, fise te reja erdhen në Çamëri, siq ishin Gothet,Ostret,Sarakenet dhe Norset. Me 1449 Çameria u pushtua nga perandoria Osmane. Ne shekujt 16 dhe 17,Cameria u kthye ne arene te revoltave te ashpra kunder sundimit osman. Populli
Çamë luftoj kundër ushtrisë Osmane në vitet 1611 dhe 1803, ku në betejen e fundit u shqua regjioni i Sulit (qendra e Sulit ishte Paramithia, më Shqiponjën dy krershe). Me 1750 regjioni i Sulit perbëhej prej 60 fshatrave dhe kishte 25000 banor. Gjatë pushtimit Osman, Çameria ishte pjesë e Janinës, njëra nga katër vilajetet Shqiptare.

Shqiptaret e njohur si luftëtar, mësues, dhe patriot ishin: Luli Çapari, Marko BoÇari, HasanTasini, Osman Taka, Çelo Mezani dhe të tjerë. Në shekullin 18 fillon procesi i islamizimit me force-pjese e popullsise se Sulit dhe Parges largohen per ne ishujt greke per ti shpetuar shnderrimit. Gjate viteve 1820- 1850, krahina merr pjese perseri ne kryengritjet kunder Perandorise Osmane. Ne vitet 1854 dhe 1877, popullsia i reziston me sukses sulmeve te Andarteve Greke. Gjate luftrave Ballkanike,trupat greke hyjne ne Cameri. Per te ndihmuar popullin came qeveria e (perkohshme) e Vlores dergoi trupa ushtarake atje,por vendimi i Konferences se Ambasadoreve i dha Camerine Greqise. Mbas Luftes se Dyte Boterore, qeveria greke deboi me force mijera shqiptare myslimane ne Turqi me preteksin qe ato ishin per shkak te fese se tyre. Me fundin e Luftes se Dyte Boterore, terrori i ushtruar ndaj popullsise vendase, detyroi 25.000 Came te besimit mysliman te lene atdheun e tyre dhe tekerkojne strehim te perkohshem ne Shqiperi.

PREJ NGA RRJEDH FJALA ÇAMERI?

Fjala çam eshte nje evoluim i termit “t’chiam” dhe perkon me emrin e nje lumi te vjeter qe kalonte permes krahines se Çamerise. Fjala “T’chamis” haset ne shume harta te vjetra romake dhe helene, duke na treguar se emri “Chameria”eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga popullsia shqiptare nder shekuj. Ajo qe eshte me e rendesishme te

thuhet ketu eshte se, popullsia çame ka nje etnitet, tradite dhezakone te mirefillta shqiptare.

KU SHTRIHET EPIRI?

Meqë në afishimin e mësipërm u përmend Epiri, ne vijim po ju sjelli nje historik te shkurter lidhur me kete fis ilir. Epiri eshte krahinë dhe një nga shtetet e Ilirisë së Jugut, që shtrihej nga malet e Vetëtimës (Akrokeraunet antike) dhe rrjedhja e mesme e Vjosës në Veri, deri në gjirin e Ambrakisë në Jug, dhe nga malet e Pindit në Lindje, deri në brigjet e detit Jon në Perëndim. Emërimi Epir për këtë krahinë (në greqishte do të thotë stere, tokë), ka qenë përdorur në fillim nga autorët grekësi një emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të saj përballë Greqisë ishullore. vetëm nga fundi i shek. VI p.e. r. ai mori edhe kuptimin të përcaktuar politik.

Epiri banohej nga shumë fise, ndër të cilët më kryesorë ishin tesprotët, kaonët dhe molosët. Me gjith disa veçori të jetës kulturore e politike, këto fise ishin etnikisht të një trungu me ilirët, me të cilët i lidhte gjatë gjithë periudhave të historisë së tyre, një fond i gjerë i përbashkët traditash, që ndryshonin nga ato të Greqisë antike. Në të tretën e fundit të shek. V p.

e.r.fiset epirote kishin arritur të organizoheshin në bashkime federative të njohura me emrin koine (bashkësi) të cilat kishin

sisteme të ndryshme politike. Koinoni i molosëve sundohej nga mbretër të dinastisë së Aikidëve, ndërsa kaonët dhe tesprotët qeveriseshin nga dy magistart të lartë (prostatë), të cilët zgjidheshin çdo vit nga rrethe aristokratike. Këto bashkësi dolën në skenën e historisë si forma politike më vete në kohën e luftës së Peloponezit (432-404 p.e.r.),kur ushtritë e kaonëve, të tesprotëve dhe molosëve, me sundimtarët e tyre në krye, morën pjesë më 429 p.e.r.në ekspeditën kundër qytetit Strato të

Akranonisë, në anën e Spartës.

Që nga ajo kohë molosët të sunduar nga Tarypa e pasardhësit e tij filluan të fitojnë epërsi mbi fiset e tjera dhe e vunë Epirin në rrugën e bashkimit të tij ushtarak e politik. U krijua një organizim shtetërorë më i gjerë, i njohur me emrin Lidhja e Molosëve, që përfshinte popullsi tjera epirote, nën hegjemoninë e fisit që i jepte emrin bashkësisë. Kjo përbënë etapën e parë në procesin e krijimit të shtetit federativ të Epirit. Pas mesit të shek. IV. p.e.r. Lidhja e Molosëve hyri në sferën e

ndikimit maqedon, megjithatë sundimatarët e saj e vazhduan politikën e bashkimit të vendit. Zgjerimi i mëtejshëm i lidhjes,sidomos pas përfshirjes në gjirin e saj të koinonit të rëndësishëm të tesprotëve, që u krye në kohën e sundimit Aleksandrit Molos (342-331 p. e. r. ), çoi në krijimin e një forme të re shtetërore me karakter gjithnjë federativ,por me përmbajtje të re kushtetuese, e quajtur Aleanca e Epirotëve, në të cilën gjithë pjesmarrësit kishin të drejta të barabarta. Ajo përbënte etapën e dytë në procesin e bashkimit politik të Epirit. Etapa e tretë u realizua në kohën e sundimit të mbretit të dëgjuar epirot, Pirros (307-272 p.e.r.). Pirroja arriti të sundonte për një kohë jo vetëm mbi Epirin, por edhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë dhe të T në Lindje, si dhe mbi krahinat greke të Ambakrisë, Amfilokisë dhe Akarna-nisë në Jug etj. Gjat sundimit të Pirros, shteti i Epirit u bë një nga fuqitë e rëndësishme ushtarako-politike të kohës , që luajti rol të shënuar në zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, Greqi e Itali.

Pas Pirros shteti monarkik epirot filloi të humbasë fuqinë e mëparshme derisa në kohën e përfaqsueses së fundit të dinastisë së Aikidëve, Deidamesë, në vitet 30 të shek. III p.e.r. U kthye në një bashkim shtetërorë republikan me emrin Lidhja Epirote. Gjat kësaj kohe (232-168 p.e.r.) Epiri kaloi sistuata të vështira, të shkaktuara nga pleksja e interesave të mëdha të kohës: shtetit ilir, atij maqedon dhe Romës. E gjetur në vorbullin e kontradiktave dhe lufërave midis këtyre fuqive Lidhja Epirote nuk qe në gjendje të luaj një rol të dukshëm. Në vitin 167 p. e. r. ajo ra nën sundimin romak dhe pas vitit 148 p. e.

r. Epiri u bë pjesë e provincës maqedone, kurse kurse në fund tüe shek. II p.e.r. formonte një provincë më vete. Me reformën administrative të Dioklecianit në fund të shek. III emërtimi Epir ushtri edhe në trevat në Veri të Vjosës, të cilat formuan provincën Epirit i ri; për t’u u dalluar nga kjo, trevat tradicionale të Epirit u quajtën provinca e Epirit të vjetër.

Këto emërtime vazhduan të përdoren gjat mesjetës nga autorët eurodit, sipas traditës klasike, ndërsa administrata

shtetërore bizantine njihte vetëm themat e Nikopojës dhe të Durrësit. Në trevën e Epirit të Vjetër u shtri nga fillimi i shek. XIII një formacion i ri shtetërorë feudal, i cili për këtë shkak u quajt nga shkenca Despotat i Epirit. Nën ndikimin e autorëve të vjetër dhe të paqartësisë së caqeve teritoriale gjeografike, sidomos autorët humanist të shek. XV-XVI, midis të cilëve edheMarin Barleti, e përdorën termin Epir, pa e dalluar në të Vjetër e në të Ri, për mbarë trevat shqiptare, që në të vertetë përputheshin vetëm pjesërisht me shtrirjen e Epirit. Që nga shekulli XI,lidhur me afirmimin e shqiptarëve si faktor politik,u afirmua dhe u përtgjithësua emri etnik i vjetër Albanon e Arbanon, i trashëguar nga antikiteti ilir. Ishte ky emër që pasqyronte relitetin etnik, i cili u përgjithësua duke përfshirë në shek. XIV një pjesë të trevave të banuara nga një popullsi homogjene etnike, arbëreshët. kliko me poshte per te pare se ku shtrihet Epiri.

PSE BOTA NA QUAN ALBANIA DHE ORIGJINA E EMRIT SHQIPËRI



Emrat nacionalë të shqiptarëve. Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Evropës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.

Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.

Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme evropiane të mesjetës.

Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.

Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.

Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.

Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.

Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.

Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Evropës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.

Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.

Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.

Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.

Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.

Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët. (Botuar në revistën “Shqipëria e re”, 1972 / Përgatiti: “Tirana Observer”)

Autor: Eqrem Çabej

Nga Flori Bruqi : Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias: Mos luani me nacionalizmin nëse doni BE-në

Nikos Kotzias 2013 cropped.jpg
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias(Νικόλαος Κοτζιάς) , në një intervistë përballë tre gazetarëve në studion e televizionit shtetëror, është pyetur midis të tjerash edhe për problemet me Shqipërinë.

Kotzias ka deklaruar se Greqia, si shteti më i fuqishëm ekonomikisht në Ballkan, pavarësisht krizës ka edhe potencialet e veta të fuqishme diplomatike për të përballuar nacionalitetin në rritje të disa prej shteteve të rajonit, të cilat sipas tij janë riformuar si shtete kombe në dy dekadat e fundit.

“Ky nacionalizëm përballohet me mjetet e pushtetit diplomatik që kemi si vend, mjete të një fuqie të butë. Domethënë se, kur Shqipëria besonte se mund të bënte një shëtitje integrimi në BE, sepse i dhamë si Greqi statusin e vendit kandidat pa asnjë shkëmbim, besoi se do të merrte edhe hapjen e negociatave për anëtarësim pa ndonjë kusht. Por nuk duhet të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme joserioze. Dhe ne ia rikujtuam këtë fakt”, ka deklaruar Kotzias.

I pyetur për djegien e flamurit grek në Dropull, Kotzias ka theksuar se Greqia i dënon këto incidente të veçuara, por nuk duhet të kthejë çdo ngjarje të tillë në një objekt të rëndësishëm të politikës së jashtme.

“Thelbi i problemit në Shqipëri është se duhet të kërkohet nga ajo shteti i së drejtës, të luftohet trafiku i drogës dhe krimi i organizuar. Duhet të ekzistojë njohja e të drejtave të popullsisë vendase të minoritetit grek në të gjithë Shqipërinë dhe të ndalohen lojërat me pronat e tyre. Dhe këto angazhime i kërkon vetë Europa”, ka thënë Kotzias.

Kotzias ka ripërsëritur se Greqia është një vend që kërkon të zgjidhë problemet që ka me fqinjët, por në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe europiane.



Çështja Çame dhe  Nikos Kotzias 
(në prag të dorëheqjes)


Deklarata e Komisionerit Johannes Hahn rreth problemeve të pazgjidhura që ekzistojnë mes Greqisë e Shqipërisë si kufiri detar dhe Çështja Çame është kthyer në ankth serioz për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe ministrit të saj Nikos Kotzias.

Ka disa ditë që Kotzias me kabinetin e tij nuk po gjejnë qetësi dhe fjalët e duhura për të justifikuar diskutimet prej kaq kohësh që janë çelur me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin rreth kufirit detar dhe Çështjes Çame, e cila për herë të parë ka hyrë zyrtarisht në agjendën e qeverisë së Shqipërisë, Greqisë dhe Bashkimit Europian.

Brenda një jave Ministria e Jashtme greke dhe ministri i saj Nikos Kotzias kanë dhënë katër deklarata të ndryshme rreth raportit të Komisionerit Hahn për problemet e pazgjidhura që ekzistojnë mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pa dyshim që patatja e nxehtë është Çështja Çame.

Me deklaratat e një pas njëshme Nikos Kotzias është munduar të mohojë bisedimet prej disa muajsh rreth kufirit detar dhe Çështjes Çame Ai, tashmë gjendet në presion të fortë nga opinioni në Greqi, pasi u zbulua qëndrimi zyrtar i BE-së, i cili i mëshon faktit që dy vendet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhen e problemeve që ekzistojnë mes tyre.

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke dhe Kotzias, dhënë më 5 Tetor, ishte marria e fundit, në të cilën del qartë dhe zbuluar se deklarata e Johanes Hahn për Çështjen Çame është shumë serioze.

I gjendur në një pozicion të vështirë Nikos Kotzias po mundohet të mohojë bisedimet rreth Çështjes Çame si problem i vërtetë midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Brenda kabinetit qeveritar të kryeministrit Aleksis Tsipras ka zëra që i kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të jashtëm Nikos Kotzias. Kjo kërkesë ka ardhur nga partia aleate “Grekët e Pavarur”, ANEL që drejtohet nga Panos Kamenos, i cili i përket ekstremit të djathtë. Kryetari i ANEL, Kamenos që mban postin e ministrit të Mbrojtjes i ka kërkuar kryeministrit Aleksis Tsipras të largojë nga detyra Nikos Kotzias ose ta detyrojë këtë të fundit të japë dorëheqjen pas disa dështimeve të mëdha që provokon hapja e Çështjes Çame.(Arben Llalla)

*********


Çamëria është një krahinë në Epir. Ky emërtim është i lidhur me çamët, popullsia autoktone dhe që përbënte shumicën e popullsisë së Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës. Në periudhën moderne, Çamëria i referohet shpesh të gjithë zonës etnike shqiptare në Greqi, konkretisht rajonit të Epirit dhe një pjese të Maqedonisë Perëndimore.
Çamëria ishte pjesë e Epirit dhe si e tillë ishte deri pas riorganizimit administrativ të territoreve të pushtuara në Ballkan nga romakët. Sipas këtij riorganizimi provinca e Epirit, ndahet në dy njësi administrative, atë jugore dhe veriore. Pjesa veriore e njohur nga vendasit si Çamëria pas kësaj ndarje fillon të hyjë në literaturën romake si Epiri veriorë.

Mirëpo kjo ndarje administrative për të folmen popullore nuk ka lënë gjurmë, kështu që edhe në ditët tona në gjuhët dhe literaturën ballkanike përdoren termat autoktone për popullsinë (edhe në greqisht) dhe për njësinë administrative.


Sipas disa studiuesve, emërtimi Çamëri vjen nga lumi që gjarpëron në këtë krahinë, lumë i cili është shënuar që më parë në literaturën e grekëve të lashtë dhe të romakëve.
Gjatë kohës së dyndjeve sllave, Çamëria ishte ndër anët më të pa prekura nga elementi sllav dhe kjo anë më vonë, gjatë ndarjes së popujve të Bizantit në popuj sipas traditës fetare (grekë), sipas traditës së gjakut (shqiptar) dhe ardhacakëve sllavo-turk (bullgarë), dallohej për traditën fisnore.


Gjatë kësaj kohe zhvillohen luftëra të ashpra në mes të prirësve të këtyre tre popujve për marrjen e kështjellave në këto anë.

 Fundamentalistët fetarë që kishin zënë pozita në perandorinë e bizantin, bënë masakrimin e popullsisë vendase. Në këto rrethana, popullit, që anonte nga vija e gjakut, i erdhën në ndihmë familje nga pjesa perëndimore e Ballkanit. Kështu që më vonë, Skënderbeu, nga të krishterët pranohet si princ i Albanisë dhe Epirit.


Pas luftërave në Ballkanin lindor kundër bizantinëve dhe sllavëve të krishterë, Çamëria, më 1449, bie nën sundimin e osmanëve. Nën sundimin osman formohet njësia administrative me qendër në Janinë, e njohur në histori si një ndër katër vilajetet shqiptare.


 Gjatë kësaj kohe në pushtet vjen Ali Pashë Tepelena, që në histori është i njohur për tentimin e tij të organizimit të popullit të kësaj ane në një shtet shqiptar.



Ben Blushi: Ylli Manjani u shkarkua sepse tha të vertetën, Edvin Kristaq Rama është i frikësuar

Blushi: Manjani u shkarkua sepse tha të vertetën, Rama është i frikësuar

Deputeti Ben Blushi ka dalë publikisht në mbështetje kundër shkarkimit të Ylli Manjanit si minister i Drejtësisë. Themeluesi i partisë LIBRA ka reaguar pas shkarkimit të Ylli Manjanit duke deklaruar se ai tha të vërtetën ndaj u shkarkua.

Por zt.Ben Blushi thotë se Edvin Kristaq Rama është më i frikësuar.

“Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi në Facebook.

Ylli Manjani u shkarkua sot nga kryeministri Edvin Kristaq  Rama.


******



Lulzim Basha: Manjani theu kodin e heshtjes, ndaj dhe u shkarkuaTiranë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pasditen e së hënës ka komentuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në deklaratën e tij, Basha ka theksuar se, kryeministri duhet të kishte dhënë shpjegime se cili është motivimi për shkarkimin e ministrit, edhe pse sipas tij shqiptarët e dinë fare mirë. “Shqiptarët e dinë, Manjani u shkarkuar sepse foli hapur për krimin që ka marrë peng qeverinë, për drogën, për Balilin, për urdhërimin me telefon të gjyqtarëve nga Rama, për korrupsionin me tenderat. Manjani theu kodin e heshtjes, theu omerta-n”, ka thënë Basha. Ai është shprehur se, deklarata e Manjanit është një tjetër konfirmim i të vërtetave që sipas tij PD ka denoncuar prej vitesh. “Por qeveria nuk i mbulon dot më. Aferat e saj i denoncoi edhe kumbari i 1 prillit, Lefter Koka”, ka thënë Basha. Ai ka shtuar se lëvizjet e fundit në qeveri tregojnë se përmes lidhjeve me krimin, kryeministri ka përforcuar pushtetin e tij, duke gjunjëzuar edhe aleatët. “Sot Rama nuk ka nevojë për asnjë aleat politik, as për Ilir Metën. Rama ka ngritur dhe fuqizuar një aleancë interesash private dhe kriminale dhe pushtetin e tij e mban në këmbë me anë të krimit dhe drogës. Shkarkimi i Manjanit dhe nënshtrimi i Metës është tregues i kësaj aleance. Me shkarkimin e Manjanit u kuptua se Rama është peng i krimit dhe Meta peng i Ramës. Zgjidhja është largimi i tij”, ka shtuar Basha.

“Haber Turk” : Bashar al-Assad është në spital për shkak të infarktit cerebral.


Bashar al-Assad in Russia (2015-10-21) 08.jpg

“Haber Turk” shkruan se gazeta libaneze “Al-Mustaqbal” ka bërë me dije se presidenti i Sirisë Bashar al-Assad është në spital për shkak të infarktit cerebral.

Edhe një gazetë tjetër libaneze “Al-Diyar” e cila është pro regjimit të Bashar al-Assad ka konfirmuar lajmin, shkruajnë mediat turke.

Gazetari i njohur i “Al Jazeera” Faisal al-Qassem gjithashtu ka njoftuar në ‘Twitter’ për 4.5 milion ndjekësit e tij se Assad është në gjendje kome.

*******

Vendndodhja - Siria

Ylli Manjani : Ministrat e Qeverisë shqiptare të Ramës flinin me dashnoret në Santa Quaranta

Qeveria shqiptare ka publikuar dokumentin e shkarkimit te ministrit te drejtesise Ylli Manjani.





Kryeministri Edvin Kristaq Rama dorezon ne presidence propozimin per shkarkimin e ministrit Ylli Manjani.

Pas takimit me presidentin e Kuvendit shqiptar zt. Ilir Meta,kryeministri shqiptar Edvin Kristaq Rama ka propozuar qe minister i drejtesise te jete Petrit Vasili nga LSI.

Ndryshimet ne qeveri pritet te dekretohen nga presidenti shqiptar Bujar Nishani per te marre formen ligjore.










Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cilesoi deklaratat e Ylli Manjanit në konferencën për shtyp, si shkakun qe treguan se shkarkimi tij ishte i drejtë.
“Të gjitha ndryshimet janë për mirë dhe besoj që mund ta them, te konferenca e zotit Manjani u treguan vetë arsyet”.
Deklaratat, Peleshi i bëri pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.




Sekretari i përgjithshëm i LSI, zt.  Luan Rama ka dalë para medias nga kryesia e Kuvendit dhe ka folur në lidhje me shkarkimin e ministrit Ylli Manjani.

“Kishte dy rrugë, shkarkimii kryeministrit ose shkarkimi i ministrit Manjani”, tha Luan Rama.
Ai theksoi se ka pasur një konflikt mes kryeministrit Rama dhe ministrit Manjani, konflikt që u agravua deri tek shkarkimi.

Luan Rama theksoi se është me rëndësi vazhdimësia e qeverisjes, pavarësisht gjërave që kanë ndodhur.

Ai theksoi se LSI do te vazhdoje te kontrobuoje per te normalizuar raportet dhe ambientin qeverises mes PS dhe LSI.


Dje n ë reagimin e tij  Ministri i Drejtësisë Shgqiptare Ylli Manjani tha se  nuk ka dhënë dorëheqje, e as nuk është shkarkuar nga posti i Ministrit të Drejtësisë.

Statusi i plotë i ministrit  Ylli Manjani:

“Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.

Dëshiroj tu informoj se:

1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!
2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!

3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!

E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!

Natën e mirë!”

Ylli Manjani.


**********


Ylli Manjani pas shkarkimit  të sotëm nga kryeministri  shqiptar Edvin Kristaq Rama ka bërë një sërë akuzash, për të cilat nuk ka marrë aasnjë përgjigje. Duket se akuzat nuk janë aspak problem për  Edvin Kristaq Ramën dhe ministrin e Policisë Saimir  Tahirin, duke mos komentuar. 
Këtë “detyrë” duket se e ka marrë numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, i cili, komentoi se: “Shpërthimi i tij në konferencë tregoi pse nuk mund të ishte më në qeveri”.
Peleshi ka thënë se ishin pikërisht deklaratat e zotit  Ylli Manjani dhe të gjitha ato shpërthime të tij, arsyeja pse nuk mund të ishte më pjesë e koalicionit qeverisës.

******

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë para medias pas shkarkimit me urdhër të kryeministrit Edvin Kristaq Rama.

“Shkarkimin e mora vesh nga media, nuk kam pasur asnjë komunikim zyrtar, por kështu u katandis kjo qeveri tani”, tha  Ylli Manjani.

“Që prej verës së kaluar, kryeministri ka harxhuar kohë nga puna e tij, për të bërë presion ndaj kryetarit të parlamentit që të më shkarkonte.

Ai thotë se unë flas pa leje në media, pa lejen e Fugës. Ministri ka status ligjor e politik, dhe kërkohet ti mbyllet goja”, tha Manjani.

Ai shtoi se mesazhi i kryeministrit është po fole pa leje, shkarkohesh. “Manjani theksoi se është përplasur me kryeministrin Edi Rama prej gjashtë muajsh.

Në ndërgjegjen timesi jurist kundërshtova koncensionin e ndëricimit të rrugëve dhe e kaluan në qeveri një ditë që nuk isha unë.

Presioni për largimin tim u shtua ditën që bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytetar i shqetësuar sepse është fakt që fenomeni është përhapur. Kryeministri u nervozua, shtyiu dy ministra të reagojnë kundër meje”, tha Manjani.

Sipas tij, pas asaj situate u shtua presioni ndaj kreut të Kuvendit për shkarkimin e Manjanit.
Kanë dashur të më lidhin me me Klement Balilin, po në këtë kohë, ministra të qeverisë flinin me dashnoret në Santa Quaranta, theksoi me tej Manjani.

“Këto nuk i them unë, janë të dokumentuara nga shërbimet partnere që më kanë përgëzuar për denoncimet dhe qëndrimet që ka mbajtur”, theksoi më tej ministri i drejtësisë tashmë i shkarkuar nga detyra.

“Kryeministrit i kanë kërkuar partnerët që të shkarkojë ministrin e brendshëm dhe nuk ka pranuar. Ia kanë kërkuar partnerët dhe nuk e ka bërë, tani tenton të shpërndajë vëmendjen”, tha më tej Manjani.


Erisa Xhixho nga LSI, ka thënë ditën e sotme në një deklaratë, se shkarkimi i Ylli Manjanit nga qeveria ka qenë iniciativë e kryeministrit Edi Rama.
“Ditën e sotme, kryetari i LSI Ilir Meta, njëherësh kryetar i Kuvendit, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama ku u njoh me vullnetin e këtij të fundit për shkarkimin e Ylli Manjanit nga ministria e Drejtësisë”, tha përfaqësuesja e LSI.

Xhixho theksoi se Meta më pas u takua me kryesinë ekzekutive të LSI, ku u propozua që Petrit Vasili të jetë ministri i ri i drejtësisë bazuar edhe në kontributin që ka dhënë si anëtar i komisionit të reformës në drrjtësi.

LSI ka vendosur që kryetar i grupit parlamentar të PS, tashmë të jetë Luan Rama.

Deklarata e LSI:

Erisa Xhixho: “Kordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisjes”
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Lëvizjen Socialiste për Integrim, znj. Erisa Xhixho, tha se Kryeministri z. Edi Rama njohu Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani. Kryetari, zoti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryesinë Ekzekutive të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të informuar lidhur me iniciativën e Kryeministrit Rama.

“Në takim u konkludua që Lëvizja Socialiste për Integrim të propozojë, z. Petrit Vasili si Ministër iDrejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi, duke shpresuar në këtë mënyrë për një koordinim më të mirë të punës dhe bashkëpunimit politik brenda qeverisjes,” theksoi zonja Xhixho.

Kryesia Ekzekutive vendosi gjithashtu që të propozojë z. Luan Rama si Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

*******



Kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi “krizën” që po kalon koalicioni qeverisës PS-LSI.

Basha nga Elbasani tha se kryeministri Rama po sulmon ministrat brenda qeverisë, që po denoncojnë krimin e veshur me pushtet.

Deklarata:
Kapardiset Kryeministri mbi varfërinë, mjerimin dhe krizën së solli për një popull të tërë. Kapardiset nëpër ekspozita dhe qejfe dhe udhëtime luksoze me lekët e popullit. I izoluar në botën e tij të luksit sulmon opozitën, sulmon mediat, sulmon gazetarët. Fyen dhe shan me arrogancë hajduti çdo qytetar që e ballafaqon me të vërtetat. Tani që ka vajtur aty ku s’mban më, i quan qenër edhe ministrat që guxojnë më në fund të pohojnë atë që opozita dhe qytetarët kanë 3 vjet që denoncojnë me zë të lartë: Krimin e veshur me pushtet. Pushtetin e veshur me krim.
Ky proces do të sigurojë që drejtuesit dhe të zgjedhurit e PD-së të jenë përfaqësues të denjë të anëtarëve të PD, dhe qytetarëve dhe të punojnë për interesin publik dhe jo atë privat. Kjo qasje e re do të zbatohet fillimisht me përzgjedhjen e listës së kandidatëve demokratë për deputetë.

Prof. dr. Bardhosh Gaçe: Leximi i poezisë së poetit, Rrustem Geci

Prof. dr. Bardhosh Gaçe: Leximi i poezisë së poetit, Rrustem Geci

Prof. dr. Bardhosh Gaçe

Në gati 50 vite jetë shkrimore për letërsinë artistike, folklorin, letërsinë historike dhe llojet e tjera të saj, kurrë nuk më ka ndodhur që një opinion apo qëndrim kritiko-studimor ta nis me nevojën komentuese të një poezie, si në rastin me librin antologjik të poetit Rrustem Geci të titulluar “Poezia, një shok udhe” I cili merr një rol të rëndësishëm, gati si të jetë e gjithë “etnologjia” e një antologjie të rëndësishme. Ndoshta libri i fundit i autorit është më i kompletuari në përzgjedhjen që një autor i bën poezisë së tij që. Libri, “Poezia, një shok udhe”, është një libër që kërkon të përmbushë gjithë ato gjëra në një shtrirje kohore të gjatë, si një mision që nuk përmbushet kurrë. Në këto kushte, poeti Rustem Geci duket se ka bërë një “bilanc” të çuditshëm, por të qëmtuar mirë në formë dhe në përmbajtje.

Jam fije bari i bimur n´këto troje

jam gjuha shqipe e dheut amtar

në zemër kam të dashurën Kosovë

në shpirt e kam të lashtën Çamëri…

Poezia e parë që bie në syrin e lexuesit është një poezi emblematike, e cila tungëllon me një fuqi të çuditshme në një antologji të kësaj natyre, e cila përbën një udhëtim jo vetëm në jetën e poetit, por dhe të kombit përmes këndvështrimit dhe motiveve të poetit. Është një poezi që të motivon dhe që ka një thelb të thellë poetik, pavarësisht një lloj marrëdhënie komunikuese në strukturën e saj të rrëfimit.“Kam pakënaqësi në kraharor/ do duhej të isha më i lumtur/ të mos aventuroja aq shumë/ në kreshtat e përpjeta të artit… / kam një mërzitje në kraharor / më mungon zhurma e atdheut / dhe gjuha e nënës nëpër rrugë… ( shprehet tek poezia Dardani” ).

Poeti është një kalë i çmendur

që i jep gjak frymës së lodhur

sa herë lufta e kërcënon paqen

dhe stuhia i shkundullon fletët…

Siç shihet, është tekst i “mbjellë” me nyjëtime të fjalorit psikologjik historik, artistik, shpirtëror dhe estetik që nga kraharor, pakënaqësi, aventuroj, mërzitje, heshtja, fryma tragjike, gjuha e nënës, kreshtat, e përpjeta e artit etj. Natyrisht perceptimi real i poezisë do të niset pikërisht nga këto qendra kuptimore dhe stilistikore. Bie në sy një përdorim në dy tre raste i një afër- refreni “kam pakënaqësi në kraharor” dhe fjala “kraharor” merr funksione të rëndësishme në poezinë me katër strofa, si në masën më të madhe të librit “Poezia, një shok udhe”.

Poezia siç dhe kuptohet në një lexim të drejtpërdrejtë është ngritur mbi një lloj dialogu të nënshtresuar dhe një monologu të dukshëm. Ky përkëmbim i jep një lloj ritmi marrëdhënieve që ndërton poeti me veten dhe me kohën. Po ashtu në një lexim më të thelle artistikisht mes rrëfimit dhe përshkrimit simbolik, të një numri të konsideruar sintagmash, ato kanë fituar vlerësimin simboloik në pjesën më të madhe të lexuesit të poezisë shqiptare. Në pamje të parë, duket se kemi të bëjmë me një rrëfim për veten, por kontekstualisht dhe gati metonimikisht është një rrëfim dhe për të tjerët. Duket se kemi të bëjmë me një lloj pakënaqësie të poetit, një pakënaqësi që ka të bëjë me çështje bazike jo vetëm të unit të tij, por në një simbolikë historike të subjektit lirik për Dardaninë.

Poezia është një udhëtim i largët i meditimit dhe përftesës poetike të poetit. Pakënaqësia është një prelud i një lloj vuajtje të njohur, e cila çlirohet përmes një dhimbje të thellë dhe të qëndrueshme. Kraharori, si zona më e konsiderueshme e dhimbjes, gëzimit, vuajtjes, triumfit, burrërimit dhe paburrërimit zë një perceptim të rëndësishëm në rrugëtimin e leximit të poezisë së titulluar emblematikisht “Dardania” të poetit Rustem Geci.

Sintagma “gjuha e nënës” përveçse është një leksemë e mrekullueshme, e përdorur shumë në letërsinë shqiptare, por në poezinë “Dardania” ka një peshë të madhe, ndërkohë është dhe një element historik identifikues dhe një dalje nga uni poetik (vetja) për të komunikuar me të tjerët dhe me kohën. Marrëdhëniet që ndërton “gjuha e nënës” me objektin titullor të poezisë Dardaninë, nuk ka nevojë për të interpretuar shtrirjen në kohë të poezisë dhe qëllimin e poetit, i cili vjen përmes një uni të dukshëm të tij.

Një element tjetër që bie në sy në këtë poezi është një lloj kundërvënie emocionale rrëfimtare me kënaqësinë dhe pakënaqësinë, që lëvrijnë brenda shpirtit dhe ndjesisë së poetit, një realitet i brendshëm, i cili nuk është vetëm i tij, por dhe i të tjerëve, por që në frymën e poezisë ka të bëjë gjithashtu dhe me një gjendje ekzistenciale të raportit real të autorit me artin. Ky lloj komunkimi, i realizuar pikërisht përmes artit, duket se e mbush dhe e justifikon sakrificën e poetit po përmes artit të poezisë, si një “arkiv” i rëndësishem në jetën e tij dhe të popullit, për shkakun e thjeshtë se dhe arti rrugën e njeriut ka bërë, të cilën e nëntekston në dy raste dhe poeti Rustem Geci kur thotë në strofën hyrëse “në kreshtat e përpjeta të artit” dhe në strofën mbyllëse “e pafolur; fryma tragjike e artit”, ku kuptohet më së shumti dhe detyra e tij.

Siç kam shënuar në fillim të këtyre shënimeve mbi poezitë e Rustem Gecit, poezia “Dardania” është dhe preludi i librit, duke ndërtuar dhe metaforën e tij, pavarësisht vendit që zënë poezitë e kësaj natyre, por i gjithë perceptimi i poetit në një hapësirë të konsiderueshme poetike është e një Dardani, siç është dhe Rustem Geci.Ndryshe traditës së librave të kësaj natyre, ku ka një kujdes të veçantë për të gjithë elementët e jashtëm librorë, ato të paraqitjes së tij, Rustem Geci e ka kërkuar vetë këtë lloj kujdesi, përkundrazi ai ka shfaqur dhe një lloj “refuzimi” kohe, që zakonisht përbën një tregues të rëndësishëm në librat antologjik të kësaj natyre. Është një element domethënës, në librin “Poezia, një shok udhe”, mungesa e datave në fund të çdo poezie apo krijimi të përfshirë në këtë libër “të jetës”, me ç’rast, siç kuptohet, poeti Geci nuk ka dashur ta fragmentizojë komunikimin e poezisë së tij me elementin kohorë me kohën e krijimit.

Qasje të tilla që bien në sy janë të rralla jo vetëm në përvojën e poezisë shqiptare, por dhe në atë botërore. Dëshira për të komunikuar posaçërisht me poezinë dhe atë që ajo realizon në një komunikim elitar të kësaj natyre, duket një marrëdhënie e rëndësishme për autorin e antologjisë “Poezia, një shok udhe”. Ne duhet ta respektojmë vullnetin e tij, por gjithësesi, kjo qasje kërkon një lloj interpretimi, pasi përbën një element të rëndësishëm të kësaj poezie për rrethanat, për profilin e poetit dhe për raportin që kjo poezi ndërton me leximin e saj, interpretimin e saj dhe qasjen estetike që realizon përmes këtij “truku” interesant.

Parë në aspektin e parë të nevojës dhe qëllimit pse një poezi del nga shpirti i poetit e shndërrohet në vargje, duke u memorizuar dhe bërë “objekt” social, nevoja dhe arsyeja për të komunikuar me njerëzit, kohën, fenomenet sociale, zhvillimet sociale, gjendjet emocionale dhe aktorë të tjerë të ndjeshëm, poeti Rustem Geci, i propozon poezisë një qëndrim të ndërtuar mbi domethëniet që ajo ka në vetvete. Natyrisht kjo është një ndërmarrje e vështirë, që ta mbështesësh poezinë në elementët e vet të brendshëm dhe kohën ta “fshehësh” brenda saj, me arsyen fondamentale të leximit dhe të perceptimit të leximit klasik të saj. Pa mëdyshjen më të vogël, libri i Gecit i propozon lexuesit një lexim klasik të poezisë, të pakushtëzuar nga kufinjtë kohorë, që zakonisht e krijon koha e krijimit të saj.

Poeti Rustem Geci e beson poezinë si një shenjt, duke i dhënë asaj një efekt të përjetshëm (natyrisht jo natyrën e plotë të demiurgut) dhe të gjithkohshëm. Ndoshta një mënyrë e tillë me të cilën poeti e ka propozuar për lexuesin kryelibrin e tij, në të ardhmen do të përbëjë ndonjë fenomen letrar, për shkakun e thjeshtë të misionit dhe fuqisë që letërsia artistike ka në vetevete, aq më tepër poezia, si një “parcelë” e vogël e mbjellë me bimë të çuditshme, e cila mbin vazhdimisht në mënyrë të pavdekshme.

Për arsye të njohura që nga “Iliada” dhe “Odiseja”, në të gjithë prerjet kohore poezia dhe letërsia janë interpretuar bashkë me rrethanat kohore, historike dhe drejtimet letrare, por në këtë sitë kohore ka mbetur një fundament i rëndësishëm i letërsisë dhe poezisë, i cili e ka kapërcyer kufizimin e kohës, ideologjisë së kohës dhe raporteve që krijohen në rrethana të caktuara të zhvillimit. Pavarësisht se shumë poetë dhe vepra të mrekullueshme të tyre, përkatësisht çertefikatës si “kryevepra”, kanë bashkëngjitur dhe kohën historike, në të vërtetë ata e kanë kapërcyer kohën e tyre të lindjes, duke siguruar udhëtimin e tyre përmes një lloj metafore universale mbi të cilën janë ngritur.

A është kjo një domethënie që bie në sy në antologjinë e gjerësishme të Rustem Gecit? Për shkakun e një numri të konsiderueshëm të poezive, të cilat poeti Rustem Geci i ka përfshirë në librin e tij antologjik, një studim ezaurues është i vështirë, mekanizmi për të depërtuar në fondamentin e poezisë së tij në përgjithësi ka të bëjë me një raport të fortë dhe rezistent me vendin e tij në të gjithë hapësirat kohore, të cilat arrijnë të biskojnë dhe të marrin diell dhe në krijime të natyrës lirike dhe të një tematike krejtësisht sociale. Rustem Geci i beson shumë misionit të poezisë, ai e konsideron atë një “armë” që gjithmonë është në front, gjithmonë është në betejë në të gjithë kuptimet, jo vetëm atë të luftës në llogore.

Një njohje të jashtëzakonshme që ai ka për dardanët dhe Dardaninë, një tingëllim i mrekullueshëm në kontekstet kohore që shpalon libri dhe shqisa poetike e Gecit, është mishëruar mrekullueshëm në çdo mundësi që atij i është krijuar. Kam shënuar dhe më lart, libri antologjik, pavarësisht hapësirës, larmisë, “ujëmbledhjes” për t’u bërë lumë dhe det pastaj, duket se është njësuar si një libër më vete. Kjo mundësi nuk ia fshin autorit të kaluarën, përkundrazi e kaluara e ka sjellë në këtë pod të dukshëm dhe të rëndësishëm. Në këtë lloj marrëdhënie që libri krijon me lexuesin, unë kam konsideruar si të rëndësishëm komunikimin tekstor përmes poezive që përbëjnë një fondament të rëndësishëm mbi të cilin ngrihet gjithe struktura rrëfimtare dhe komunkuese e librit antologjik të Rustem Gecit. Interpretimet tekstore të poezive të natyrës si “Shqiponja”, “Flamuri shqiptar”, “Babai”,”Fjala e Adem Jasharit’, “Hijet e ajrit” dhe ndonjë tjetër, përbëjnë një shqisë të gjithë kontekstit të librit në fjalë.

Në poezinë “Shqiponja”, Rrustem Geci i shmanget deklarativizmit simbolik, që zakonisht ka shqiponja në poezinë tradicionale shqiptare. Poeti e ka ndërtuar marrëdhënien e tij me të në një formë krejtësisht të veçantë. Si një zhvillim i veçantë.Poezia nis me motivin e fluturimit, një imitim i shpendit të lartësive “Mblodha veten të fluturoj” thotë poeti. Duket se kemi preludin e një dite pranvere, me qiell të pastër , si një element i dëshiruar për qiellin shqiptar dhe vetë shpendin e kaltërsive. Vetë poezia, në harmoni me kumtin që përçon vetë metafora e shqiponjës, ka të bëjë me një sentiment guximi, dëshira që mali, lartësitë ku zakonisht jeton, lind të vegjelit dhe zotëron ç’i sheh syri, kërkon të shohë fushën, si një përgjithësim i rëndësishëm i poezisë në fjalë. Poeti përdor një grim të vogël, një thyerje të vogël, kur thotë se “dielli qesh”, në një ditë pranvere, motive të ripërtritjes dhe të mundësisë për të fluturuar shpendi i lartësive, simboli i popullit të lashtë ilirik e të sotëm të poetit.

Pothuajse në çdo poezi të librit, Rustem Geci ka një shkakësi për të “debatuar” mbi emblematikën e popullit të tij të lashtë. Ai nuk mjaftohet me preludin e shqiponjës në qiellin e vendit të vet, në male dhe fusha, por nuk mund të lërë pa kujtuar korbin, një simbol i njohur dhe ky në mitologjinë dhe estetikën e poetikën shqiptare. Një kumt i keq dhe i hidhur. Është e vetmja pikë që e lidh këtë poezi me tokën. Korbi në shkëmbinj, atje ku zakonisht e ka shtëpinë shpendi i lartësive. Në pranverë, pikërisht në kohën kur në folenë e shqiponjës o kanë lindur të vegjelit e saj, apo ajo ka lëshura vezët për t’u shumuar. Nuk ka moment më të lig, kur korbi përgjon fluturimin e shqiponjës, për t’i shkretuar folenë dhe të ardhmen. Një ironi e mrekullueshme, të cilën poeti arrin ta shfrytëzojë me një thjeshtësi të mrekullueshme.

Shkëmbinjët janë element i rëndësishëm i pranisë së shqiponjës, ndërsa korbi simbolika e të keqes dhe përgjimit të së keqes. E ashtu, siç ndodh gjithmonë, korbi kurrë nuk e ka zotëruar asnjë moment qoftë dhe dobësinë e shqiponjës, që lidhet me fluturimin e saj në ditët me diell dhe kaltërsi. Poeti ndërton një “kundërvënie” të bukur në strofën që pason, si një gjendje tjetër në një ditë të kaltër, kur thotë se “era fryente në frymë- mjalti”, nënkupton natyrën me lulet dhe “një shi i bukur, shi i verës”, një natyrë në përtëritje, si një vazhdimësi, kur ylberi njofton se qielli pin ujë në burimet e tokës dhe të natyrës, një lidhje e fortë mes tyre.

Siç kuptohet në vetë kapërcimet e natyrshme, që mundësojnë simbolikat e poezisë, kemi të bëjmë me një “supozim” të natyrshëm. Poeti ka një natyrë të guximshme kur thotë “mblodha veten të fluturoj”, që përbën dhe preludin e mishërimit të shpendit të lirisë në shpirtin e tij, i cili është njëri nga viset e shqiponjës, ku ajo ka folenë, fluturon dhe vigjëlon përmes instinktit të saj të përjetshëm. Poezia duket se ka një simbiozë të pranueshme për shkakun e shndërrimit të simbolit të shpendit në një tipar të kohëve dhe të njerëzve, gati deri në njëjtësim. Rustem Geci nuk harron kurrë gjithësinë shqiptare, që i quan vise të tija. Vargu “përmbi qiejt e vendit tim” e realizon mirë këtë komunikim poetik që mëton poezia “Shqiponja”.

“Babai”: “Asnjë kohë se patëm të lehtë/ udhës patëm shumë luftë/ luftë bëmë me dy perandori/ udhës shumë u zvogëluam / o mbesa e vogël e pellazgëve/ kalimet ishin me luftëra/ e para, e dyta… E dyzeta…Është një poezi e thjeshtë në dukje, por me një nëntekst të thellë për shkakun e natyrës inversive mbi të cilën është ndërtuar rrëfimi dhe komunikimi. Gati në çdo fillim strofe kemi një refren të thjeshtë dëftorë “asnjë kohë s’e patëm të lehtë”, me ç’rast kemi të bëjmë me natyrën rrëfimtare jo të poetit por të një luftëtari. Kush është ky luftëtar? Poeti apo babai i tij, i cili tregon nga vijmë dhe se nuk e kemi pasur të lehtë, se jemi zvogëluar, se kemi pasur gjuhë gjaku etj.

Në poezi shquhen qendërsi kuptimore të thjeshta në dukje, nga fjalori përditsor, por që krijojnë jehona dhe polivalenca kuptimesh në mjediset kuptimore dhe kohore, në të cilat i ka vendosur poeti Rustem Geci. Kështu fjalët “kohë, të lehtë, mbesa e vogël, kalimet kohore, e para, e dyta,… E dyzeta, të lirë, gjuhën, gjakun, të folmen, Shqipëri, shumë luftë, mynxyrë, etj” e bëjnë të konturuar hapësirën komunikuese të babait me poetin dhe të poetit me këshillimin dhe rrëfimin e babait.

Në këtë poezi, poeti Geci, ka një informim të lashtë, kuptimisht e thënë përmes sintagmës “shumë luftë”, “u zvogluam” që kthehen në konvencione historike të historisë shqiptare, pastaj një shtrirje e konsiderueshme përmes kontekstit që qerthullon thirrja atërore “o mbesa e vogël”, që siç duket ka të bëjë me Shqipërinë apo Kosovën, si mbesa e pellazgëve, që është zvogëluar aq shumë nga trysnitë kohore, pasi “asnjë kohë se patëm të lehtë” siç është dhe gati- refreni i fillimit të bisedës baba- biri i tij.

“Asnjë kohë” thuhet në tre raste, por në çdo strofë e varg, kjo “asnjë kohë” mbushet me ngjarje të vazhdueshme, pasi kalimet nga njëra epokë tek tjetra “ishin me luftëra”, të folmen e kishim me gjuhë gjaku (porosi luftëtarësh që binin në beteja), e përveçse flitet për dy perandori, poeti porosit se kemi bërë mbi dyzet luftëra, që nënkuptojnë epoka historike, shekuj apo kundërshtarë. Poezia është një zgjatim i historisë dhe brezave, i mishëruar tek babai, si lidhja më e afërt e edukimit dhe “detyrimit” të fëmijës. Dialogu me babain është një përgjithësim i marrëdhënies së realitetit të poetit me kohën dhe epokën e vendit të tij.

Në poezinë, “Fjala e Adem Jasharit”:“Toka, as qielli s’kanë gjumë/ unë sot i shpalla luftë Serbisë/ të mbjellat kudo na thërrasin/ që t’i dalim vet zot këtij vendi (I) Lirinë s’mund ta lëmë në fund/ Adem, më pagëzuan prindërit/ jam lindë në ditën e flamurit/ Kosovë e Shqipëri i kam atdhe/ (II) Trimat kanë duar të bukura/ duart e tyre i thyejnë prangat/ Kosovë, bjeri pushtuesit tënd/ Kosovë, qëllo nga vjen plumbi (III) Fol Kosova ime e përgjakur/ përrenjtë shtyhen të bëhen lumë/ shqiptarët sot kanë një detyrë/ tokën e tyre ta bëjnë të lirë (IV)”

Është një poezi emblematike, e cila nyjëton ndoshta gjithë metaforën e librit poetik të poetit Rustem Geci. Poeti merr përgjegjësinë të flasë me ligjëratën e Adem Jasharit, heroit më të njohur dhe më të rëndësishëm të epokës moderne, që ndërtoi dhe bëri efektiv modelin e lirisë së popullit të vet po përmes luftës, si një vazhdim historik të mbijetesës së shqiptarëve përmes luftës dhe në kushtet kur Redi i Ri Botërorë mëton të mos ketë luftëra.

Është një poezi e ndërtuar përmes përjetimit dhe mbingritjes së luftëtarit përmes motivit të luftës. Luftëtari thotë “unë sot i shpalla luftë Serbisë” një armiku të identifikuar. Qendërsitë kuptimore dhe orientuese të leximit të poezisë janë të konsiderueshme që nga “Toka as qielli, shpalla luftë, të mbjellat na thërrasin, lirinë s’mund ta lëmë në fund, lindë ditën e flamurit, trimat kanë duar të bukura, duart e tyre i thyejnë prangat, Fol Kosova ime e përgjakur, përrojet shtyhen të bëhen lumë” etj, që kërkojnë të “evidentojnë” preludin e një luftëtari të njohur.

Poeti ka zgjedhur një ligjërim të shtruar, që i afrohet komunikimit, për t’i bërë më tokësor dhe më afër njerëzve heronjtë, pasi pa ata “përrenjtë” nuk mund të bëhen “lumi”. Përrrenjtë dhe lumi, kuptohet, janë “matricat” e forcës dhe fuqisë njerëzore për të bërë lirinë. Zakonisht poezitë e kësaj natyre kanë një temp kushtrimtar, por Rustem Geci ka zgjedhur një qasje racionale të komunikimit rrafsh, përveç një figuracioni të veçantë, siç është fillimi i poezisë përmes një metafore të qartë “Toka as qielli s’kanë gjumë”.

Unifikimi i tokës me qiellin përbëjnë një kumt të rëndësishëm, një marrëdhënie funksionale, dhe e pashmangëshme, a thua e din dhe qielli që toka nuk mundet me duruar më. Heroi i Kosovës Adem Jashari ka një argument të fortë për t’iu drejtuar njerëzve dhe Kosovës, së pari ai ka pranuar martirizimin e tij për ta shpallur këtë luftë kundër një armiku të njohur “sot i shpalla luftë Serbisë”, por që e ndjek një logjikë historike dhe bindëse, kur thotë se “të mbjellat kudo na thërrasin”. Metafora në këtë rast është e një natyre të çuditshme dhe gjithëpërfshirëse, që mban fuksione kohore historike dhe aktuale, që siç thuhet ndryshe në gjuhësi, është sinkronike dhe diakronike apo vertikale dhe horizontale. Vullneti dhe motivi i fitores së lirisë përmes luftës është një produkt i njohur historik, por në kushtet e thirrjes së heroit, ky motiv ka përfshirë çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës.

Poeti ndjek përshkallëzimin e logjikës së heroit, për të përmbushur motivet e thirrjes burrërore të tij. Ka një “koincidencë” thuajse hyjnore në jetën e Adem Jasharit dhe këtë poeti e përmend si një gjetje fuksionale. Unifikimi i luftëtarit me flamurin, simbolin e qenësisë dhe motivit për të luftuar arrin rol të rëndësishëm në poezinë “Fjala e Adem Jasharit”, pasi shqiptaret kanë një atdhe, një komb dhe një simbol, rreth të cilit mblidhen dhe duan njëri- tjetrin, siç është flamuri.

Ndoshta pjesa më e bukur në poezi, që rrallë është thënë në poezinë shqiptare, por jo në këtë mënyrë, siç është ajo që këndohet për Jakup Ferrin “hije m’ka maja e lisit”, është vargu emblematik që qendërzon dhe e kthen tragjizmin e liftës në bukuri njerëzore siç është vargu “Trimat kanë duar të bukura/ duart e tyre i thyejnë prangat”, që përthyhet mrekullisht në raportin e lirisë së atdheut me bukurinë e luftëtarit, përmes simbolit të thyerjes së prangave, që nënkupton robërinë. Pavarësisht nëntekstimit që ka poezia, ka një motiv që vijon arsyetimin artistik dhe motivor të poezisë, përmes një të vërtete historike dhe njerëzore; luftëtari e ndjen lirinë, ai është i sigurtë se ajo po vjen, duke mohuar veten bën thirrjen e hapur “Kosovë, bjeri pushtuesit tënd!”

Poezia ka një shtresë të hollë psikologjike, e cila ka të bëjë me motivet e brendshme të heroit, si një lloj ndërgjegje e nevojshme në krijime të kësaj natyre. Ai e kupton mirë psikologjinë e luftëtarit, kur ai thotë “përrenjtë shtyhen të bëhen lumë”, pasi ajo është një luftë që e kanë ruajtur në kujtesën e saj historia. Heronjtë dhe luftëtarët kanë intuitën dhe aftësinë për ta diktuar dhe kuptuar psikologjinë e luftëtarëve dhe popujve të tyre. Prej kësa natyre buron arsyetimi i rëndësishëm se lufta është bërë detyrë, liria ka një çmim të rëndë, ka gjak dhe të rënë. Luftëtari e din këtë dhe poeti e thotë bukur në poezinë, “Fjala e Adem Jasharit”. Poeti Rustem Geci është një poet brilant që i flet kohës dhe njerëzve me frymëzim të thellë poetik.

******


Rrustem Geci 

Rrustem Geci është një poet shqiptar ng Kosova, i lindur në fshatin Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron.

Deri më tash ka shkruar dhe botuar disa vepra:

“Demonstratat e luleve”,
“Antolologjia personale"
“Jeta në Letër”,
”Mielli dhe uji”,
“Lirikë”,
“Dridhjet e barit”,
“Atdheu”,
”Erdhëna”,
“Arbëreshët”,
“Shqipëria”,
“Trojet e mia” ,
“Rogana”,
“Heroika”,
“Gacat e prushit”,
“Atdhetarët”,
“Pasha këtë tokë”,
“Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje.

Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në 10 Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.(Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...