Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/30

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, krimineli ordiner Millovan Drecun i quan “shqetësuese” deklaratat e e sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.për Kosovën e Serbinë

milovan-drecun

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, e cilësoi si “shqetësuese” deklaratën e sekretarit të ri amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Mattis ka thënë se dialogu i Kosovës dhe Serbisë u mundëson të dyja vendeve të ecin përpara kah integrimet evropiane, por ka kujtuar se tema e pranimit të sovranitetit të Kosovës nga ana e Serbisë do të aktualizohet para anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“A do të thotë kjo se administrata Trump do të heqë dorë nga qëndrimi i deritashëm i SHBA-së, që të mos bëhet presion dhe të mos i kërkohet Serbisë njohja e Kosovës? Nëse vjen deri te një zhvillim i tillë i ngjarjeve, do të ishte një trend negativ”, tha Drecun për televizionin e Serbisë.

Gjykuar nga deklaratat e zyrtarëve të rinj amerikanë, Drecun shtoi se administrata Trump do të ndjekë politikën e administratës së mëparshme sa i përket Kosovës dhe se për SHBA-në, pavarësia e Kosovës “është një gjë e kryer”.

“Këtu do të kemi vazhdimësi; do të thotë, pavarësia e ashtuquajtur e Kosovës është një gjë e kryer dhe SHBA do të vazhdojë ta trajtojë Kosovën si shtet”, tha Drecun, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.



Ndërsa kohë më parë(16.01.2017 ) Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me deklarimet e Milovan Drecun të publikuara  me (16.01.2017) në disa portale të ndryshme, ku deklaron ndër të tjera: “Njësiti i ROSU shërbehet me metoda terroriste dhe janë faktorë destabilizues, vetë kjo njësi i ka vendosur eksplozivët dhe pastaj i ka krijuar videot”, reagon fuqishëm ndaj kësaj deklarate të pavërtetë dhe sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në mandatin e saj ligjor ka për mision ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sigurinë e përgjithshme, ndër to duke përfshirë edhe kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufijve të shtetit.

Policia_Kosoves

Lidhur me rastin e paralajmërimit të qarkullimit të trenit nga Serbia për në Republikën e Kosovës (RKS) me datën 14.01.2017, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit operacional, për të garantuar rendin kushtetues, sigurinë e përgjithshme, në rastin konkret për parandalimin e qarkullimit të trenit ilegal për në territorin e Republikës së Kosovës.

Siç e kemi sqaruar edhe më parë, po e ritheksojmë dhe sqarojmë se referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit, ka pasur deklarime dhe publikime të informacioneve të ndryshme në portalet dhe mediumet serbe, se është vendosur mjet shpërthyes (është minuar hekurudha) në territorin e RKS-së, ku për këtë Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saja relevante policore, duke përfshirë edhe mjetet dhe pajisjet logjistike, ka ndërmarrë veprimet e saja, me qëllim të identifikimit dhe sqarimit të rrethanave të krijuara, mirëpo nuk ka hasur në asnjë mjet shpërthyes në dhe përgjatë hekurudhës në territorin e RKS-së.

Policia e Kosovës edhe një herë demanton fuqishëm deklaratën e Milovan Drecun dhe të gjitha deklarimet e zyrtarëve politikë serbë, të cilat kanë deklaruar dhe publikuar informacione se kinse qytetarët e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë vendosur mjet shpërthyes, me qëllim të parandalimit të futjes së trenit në Kosovë, deklarata këto të cilësuara si dezinformuese dhe të pavërteta.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve të saja ligjore dhe kushtetuese.

Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm nuk duhet dezinformuar si në rastin konkret nga z. Drecun dhe disa mediume serbe, thuhet në njoftimin për opinion të Policisë së Kosovës.

Rasti Astrit Avni Dehari: Prokuroria e merr në pyetje Avokatin Tomë Gashi

Tomë Gashi, avokati i angazhuar nga familja e Astrit Dehari, është marrë në pyetje nga Prokuroria Themelore e Prizrenit para më shumë se një jave

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Metush Biraj. Ai ka thënë se Gashi ka kohë që është marrë në pyetje nga prokuroria lidhur me deklaratat e tij për rastin “Dehari” në cilësinë e dëshmitarit.

“Avokatin e kemi dëgjuar. Avokati Tomë Gashi ka më shumë se një javë që është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Nga ajo që ne e kemi dëgjuar nuk kemi diçka që vlen të cekët”, ka thënë Biraj për medie  duke shtuar se rasti është duke u hetuar.
Image result for metush biraj

Metush Biraj


Ndërkohë që zyrtarë të prokurorisë së shtetit javë më parë patën deklaruar se në pyetje lidhur me rastin ‘Dehari’ do të merren edhe dy mjekët ligjor të angazhuar nga familja “Dehari”, për ekspertizën e Astrit Deharit.

Por të njëjtit ende nuk kanë arritur që të intervistohen nga prokurorët vendorë. Kjo me arsyen se ata nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, andaj për intervistimin e tyre kërkohet procedurë.

Prokurori Metush Biraj thotë se nuk e di datën se kur do të mund të merren në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve dy mjekët e pavarur ligjor të angazhuar nga familja Dehari.

“...Mjekët akoma nuk kemi arritur që t’i dëgjojmë. Për marrjen në pyetje të dy mjekëve të pavarur duhet kohë, sepse është një procedurë më e zgjatur pasi që njëri gjendet në Angli e tjetri në Shqipëri, ende nuk e dim se kur do të intervistohen”, ka bërë të ditur Biraj.
Ai shtoi se për intervistimin e këtyre dy dëshmitarëve do të përdoren edhe kanalet diplomatike.

Tomë Gashi

“Jemi duke e pritur njëfarë modusi se si ata t’i dëgjojmë përmes kanaleve diplomatike të Kosovës. Kjo çështje do të zgjasë bukur shumë. Ata do të dëgjohen si dëshmitarë”, ka thënë tutje Biraj.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, vdiq në dhomën e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të këtij viti.

Ai ishte njëri nga të dyshuarit për sulm me granatë dore ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në fillim të gushtit të këtij viti.


Rasti  i të ndjerit Astrit Dehari dhe mediat

Mediat ishin në anën e duhur në rastin e publikimit të xhirimeve nga qendra e paraburgimit e Prizrenit: nuk ka shkelje privatësie. Vetëvendosja ishte në anën e gabuar: të censurës dhe madje, kërcënimit. Dështimi më i madh është i organeve shtetërore: jo vetëm që të dhënat hetimore dolën jashtë, por se njeriu vdiq aty ku siguria garantohet.
Mbulimi i rastit Astrit Dehari, përtej shpërfaqjes së mosbesimit në sistemin gjyqësor, ka nxitur debat rreth besueshmërisë së mediave.
Xhirimi ku shihet Dehari ende i gjallë duke u bartur prej qelisë nga të paraburgosurit tjerë u publikua të enjten nga Klan Kosova dhe Gazeta Express. Një letër që pretendohet se është marrë nga ditari i tij në qendrën e paraburgimit u publikua të premten nga Indeksonline. Pas këtyre publikimeve, mediat sociale u vërshuan me komente kundër gazetarëve dhe etikës së tyre të raportimit saqë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u detyrua t’u dalë gazetarëve në mbrojtje.
Dehari, i cili ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!, vdiq të shtunën më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara. Prej dy muajsh po mbahej në paraburgim nën dyshimin se kishte sulmuar me armë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht. Deklaratat kundërthenëse të prokurorisë dhe policisë rreth lokacionit ku ndërroi jetë i ndjeri dhe konkludimet e hershme të autoriteteve se bëhej fjalë për vetëvrasje, nxitën dyshime ndaj këtij versioni. Rasti vë në pah mungesën e besimit në institucione publike deri në atë masë sa mjekë të pavarur janë përfshirë gjatë obduksionit dhe është kërkuar hetim i pavarur. Ai dëshmon, përtej perceptimeve, që zinxhiri i përgjegjësisë në drejtësinë penale ka mangësi.
Por mbulimi medial i këtij rasti duhet të shikohet si tërësi dhe jo të kufizohet vetëm në raportimet e orëve të fundit.
Për gjashtë ditë rresht lajmi për vdekjen e Deharit kryesoi ballinat e edicionet e shumicës së mediave kryesisht të ushqyera me informata nga Lëvizja Vetëvendosje!, dhe përfaqësuesi i saj ligjor. VV-ja dhe përfaqësuesi gëzuan hapësirë të konsiderueshme mediale përmes së cilës shprehën dyshimet e tyre dhe akuzat ndaj pushtetit, kërkuan drejtësi, interpretuan në detaje rezultatet preliminare të obduksionit dhe zbuluan prova të hetimeve. Bazuar në hashtagun #DrejtesiPerAstritDeharin, kjo temë ka mbizotëruar në mediat sociale këtyre ditëve. As lajmet për publikimin e Raportit të Progresit të Komisionit Europian, vizita e komisarit europian Johannes Hahn dhe suspendimi i anëtarësimit të Kosovës në Interpol, përkundër interesit të madh publik, nuk ia dolën t’i afrohen vëmendjes që iu kushtua rastit Dehari.
Një pjesë e madhe e gazetarëve janë treguar të kujdesshëm në raportim dhe kanë bashkëndjerë me dhimbjen e familjes. Këtë e shprehnin edhe përmes statuseve në Facebook, ndonëse janë të thirrur të mos marrin anë. Ky ‘kujdes’ u reflektua edhe në faktin se deklaratat në konferencat e shumta të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe qëndrimi i saj se Dehari nuk është vetëvrarë, nuk janë sfiduar sa duhet. Në anën tjetër dhe me të drejtë, privatësia e prindërve dhe gruas së Deharit është respektuar. Detaje private nga jeta e tij bashkëshortore, shoqërore dhe studentore nuk janë zbuluar siç ndodh rëndom në raste të tilla.
Kështu, nga e shtuna (dita kritike) e deri të enjten nuk u shpreh pakënaqësi apo mosbesim ndaj mbulimit medial. Ankesat më shumë shkonin në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje! se po përfitonte politikisht duke e shfrytëzuar rastin Dehari, pohime që janë hedhur poshtë prej saj.
Me publikimin e xhirimit dhe letrës që pretendohet të jetë marrë nga ditari, të cilat nuk kontribuan në narrativën e krijuar deri më tash për këtë rast, shpërthyen akuzat ndaj kredibilitetit të mediave.
Lëvizja Vetëvendosje! filloi të kërkojë ruajtje të privatësisë, edhe pse të hënën vetë deputeti Albin Kurti në Emisionin Interaktiv kishte kërkuar publikimin e videove nga qendra e paraburgimit. Anëtari i kësaj lëvizjeje Hysen Durmishi, përmes Facebook-ut, kërcënoi “mediat e Klanit Pronto” se “zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg….” nëse e marrin pushtetin. Ai me shpejtësi e tërhoqi këtë deklaratë kur drejtuesi i lëvizjes Visar Ymeri haptazi nuk e mbështeti. Vetë gazetarët u ndanë në dy tabore nëse publikimet ishin etike ose jo. Njëjtë vepruan edhe disa anëtarë të shoqërisë civile.
Debati në Kosovë rreth besueshmërisë së mediave po zhvillohet paralelisht me një tendencë globale për të fajësuar mediat sa herë që ndodhin ngjarje të papritura politike. Për shembull, mediat janë duke u fajësuar se kontribuuan në zgjedhjen e Donald Trump president të SHBA-së, për rezultatet e Brexit-it ose edhe për numrin e madh të refugjatëve në Gjermani, ku partitë opozitare kanë filluar kampanjë kundër mediave nën Moton “Shtypi që gënjen” (Lying press).
Në rastin Dehari, kredibiliteti i mediave u sulmua, ndër të tjera, nën arsyetimin se publikimi i xhirimit përbën shkelje të privatësisë, pa u theksuar se për privatësi të kujt bëhet fjalë - obligimit për mbrojtjen e dinjitetit të të vdekurit gjatë raportimit dhe ndikimit të mundshëm në hetime.
Në mungesë të ligjit të veçantë për mbrojtjen e privatësisë në Kosovë, në rastin më të mirë duhet të zbatohen standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut e cila në rastin Axel Springer vs Gjermanisë (2012) ka zhvilluar testin e privatësisë që mund të lexohet këtu.
Dhe a pati shkelje të privatësisë?
Rasti Dehari është me interes për publikun. Ai ka qenë i njohur si pjesëtar i partisë së tretë në vend për nga votat dhe i dyshuar për vepër penale, pra nuk ka qenë një qytetar i rëndomtë, i panjohur. Për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje! e ka ekspozuar qëllimisht dhe në detaje rastin në media duke lënë pak hapësirë për ruajtje të privatësisë.
Xhirimi zbulon rrethanat e vdekjes në një qendër paraburgimi ku pritet siguri. Aty shihet Dehari ende gjallë si dhe ofrohen detaje rreth reagimit të të burgosurve, gardianëve dhe stafit mjekësor. Për këto janë paraqitur disa versione të ndryshme si nga institucionet, ashtu edhe nga Lëvizja Vetëvendosje!, andaj xhirimi ka kontribuuar që publiku të informohet dhe të shohë reagimet e përgjegjësve në ato momente. Mediat, sidoqoftë, kanë mundur të tregojnë më shumë kujdes duke kufizuar pamjet gjatë bartjes së Deharit, duke mbuluar fytyrat e të gjithë të burgosurve që shihen në xhirim dhe duke paralajmëruar publikun që xhirimi mund t’i shqetësojë.
Në xhirim Deharit nuk i shihet fytyra nga afër, nuk shihen plagë apo gjak, nuk shihet duke u nxjerrë për shembull zvarrë, por bartet me kujdes. Ky aspekt është me rëndësi edhe nga ana etike dhe e obligimit për të trajtuar me dinjitet vdekjet.
Përderisa nuk vërtetohet e kundërta dhe meqë asnjë ekspert i pavarur nuk e ka kontestuar deri më tani xhirimin, ai duhet të merret si i vërtetë. Ndërsa, sa i përket ndikimit që publikimi mund të ketë në hetime, duke marrë parasysh që janë dhënë disa versione rreth asaj që shihet në xhirime dhe janë bërë publike shumica e detajeve, publikimi i xhirimit ka pak mundësi që të dëmtojë ato. Për më tepër, nëse hetimi rezulton në një rast gjyqësor, materiale si kjo me siguri që do të bëheshin publike gjatë seancave gjyqësore.
Kjo që u tha më lart vlen vetëm kur e drejta e privatësisë shqyrtohet në raport me media. Por e njëjta nuk mund të pretendohet kur në pyetje janë institucionet publike, sepse ato janë të obliguara të ruajnë privatësinë e qytetarëve.
Rrjedhja e këtij xhirimi është vazhdimësi e rrjedhjeve që janë bërë më herët, duke përfshirë ato në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit Salih Mekaj dhe në rastin e përgjimeve ku përfshihet deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci. Në këto raste ku publikohen të dhëna nga dosjet penale në faza të hershme edhe mund të ketë shkelje të privatësisë, por përgjegjëse janë institucionet dhe jo gazetarët.
Prandaj, Avokati i Popullit me të drejtë ka kërkuar nga institucionet që të mos zbulohen detaje të tilla. Njëjtë ka vepruar edhe familja Dehari të premten kur ngriti kallëzim penal kundër institucioneve relevante për zbulim të xhirimit, e jo kundër mediave.
Raportimi i rasteve kaq të ndjeshme kërkon objektivitet, rigorizitet në verifikimin e informatave dhe respektim të standardeve etike në mënyrë që të mos i kontribuohet uljes së besimit në media. Njëkohësisht, politikanët dhe qytetarët duhet të marrin parasysh që gazetarët kanë obligim të informojnë publikun dhe të mbajnë përgjegjëse institucionet, edhe kur ato lajme mund të shkaktojnë fyerje e shqetësime në publik, sepse e kundërta do të ishte vetëcensurë.
Pra duhet thënë qartë se mediat ishin në anën e duhur në rastin e publikimit të xhirimeve nga qendra e paraburgimit e Prizrenit. Vetëvendosja ishte ditët e fundit në anën e gabuar: të censurës dhe madje, kërcënimit. Dështimi më i madh është i organeve shtetërore: jo vetëm që të dhënat hetimore dolën jashtë, por se njeriu vdiq aty ku siguria garantohet.
Në interes pakrahasimisht më të madh për publikun është që rasti Dehari të ndriçohet. Në rrugë e sipër, ai ka për të treguar shumë më tepër për shtetin e Kosovës, VV-në dhe mediat.


Misteri i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Astrit Dehari, vazhdon të jetë objekt i spekulimeve të ndryshme. Familja e Astritit, Lëvizja Vetëvendosje!, shoqëria e Kosovës, kërkojnë një hetim të pavarur në këtë rast. Organet shtetërore u zotuan se do të inicojnë hetime të pavarura dhe transparente për rastin në fjalë. Fjalët drejtësi, hetim të pavarur dhe transparencë i kanë vërshuar portalet dhe rrjetet sociale. Mirëpo, çka nënkuptojmë me hetime të pavarura dhe transparente? Kush duhet t’i inicojë këto hetime? Si duhet të zhvillohen këto hetime?(
Flutura Kusari)


Obligimi pozitiv i shtetit dhe hetimet e vdekjes së Astrit Deharit

Qëllimi i këtij shkrimi është të shpjegojë në pika të shkurta obligimin pozitiv të shtetit për të mbrojtur të drejtën për te jetuar, obligim ky që rrjedh nga Nenin 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut .
Neni 2 ( paragrafi 1) i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut thotë:
” E drejta e çdo njeriu për jetën mbrohet me ligj. Askujt nuk mund t’i privohet qëllimisht jeta, me përjashtim të rastit, kur zbatohet një vendim me vdekje i dhënë nga një gjykatë, kur krimi ndëshkohet me këtë dënim nga ligji”.
E drejta për jetën karakterizohet si një e drejtë absolute e cila nuk lë hapësirë për kufizime. Ajo është një e drejtë e themelore që i paraprin të drejtave tjera që na i garantojnë instrumentet ndërkombëtare. Kjo e drejtë e ngarkon shtetin me dy obligime, obligimin negativ dhe pozitiv. Një obligim negativ nënkupton të mos privohet askush nga jeta në mënyrë arbitrare, ndërsa ai pozitiv e obligon shtetin tua mbrojë jetën qytetarëve të tij në çdo aspekt.

Pra shteti jo vetëm që duhet të përmbahet nga privimi i qëllimshëm dhe i paligjshëm i jetës, por duhet gjithashtu të marrë hapa të duhura për të mbrojtur jetën e të gjithëve brenda juridiksionit të vet.
Kur një i arrestuar/burgosur vdes në ambientet e burgut (stacion policor) i gjithë dyshimi bie tek autoritetet e burgut ngase konsiderohet se i burgosuri ishte nën kujdesin e shtetit dhe në këtë rast është detyrë e shtetit të inicojë një hetim të pavarur dhe efektiv për të ndriçuar rastin. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) është shprehur së Neni 2 kërkon nga organet përkatëse shtetërore një hetim të drejtë dhe adekuat për rastet që rezultojnë nga veprimet e zyrtarëve të shtetit, si nga përdorimi i forcës vdekjeprurëse, vdekjet misterioze, por edhe në situata që dalin nga neglizhenca e zyrtarëve që çon për në vdekje.

Pra, barra e provës bie mbi organet shtetërore për të inicuar një hetim efektiv dhe të pavarur për ndriçimin e rastit dhe të dalë me një shpjegim të kënaqshëm dhe bindës.
Në ketë rast, GJEDNJ-ja ka caktuar pesë standarde kryesore të cilat e bëjnë një hetim efektiv, dhe ato janë:
1. Pavarësia - nuk duhet të ketë lidhje institucionale ose hierarkike mes hetuesve dhe palës kundër së cilës është parashtruar aneksa (zhvillohen hetimet). Pra duhet të ekzistojë një pavarësi praktike;

2. Mënyra adekuate - hetimi duhet të jetë adekuat, organet që kryejnë hetimin duhet përmes provave të mbledhura të përcaktojnë veprimet e paligjshme dhe për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës;

3. Shpejtësia - hetimi duhet të kryhet menjëherë, shpejtë, në mënyrë që të ruajmë besimin në sundimin e ligjit;

4. Shqyrtimi publik – procedurat dhe vendimet duhet të janë të hapura dhe transparente për të siguruar llogaridhënien;

5. Përfshirja e familjes së viktimës – ankuesi (anëtari i familjes) duhet të përfshihet në procesin e hetimit. Këtë mund ta bëjë edhe përmes avokatit.
Aktualisht rasti i hetimit të vdekjes së Astrit Deharit është në duart e organeve shtetërore, përkatësisht, ekipit hetues të policisë dhe prokurorit. Sipas informacioneve, dy ekspertë të pavarur (të jashtëm) mjekoligjorë kanë marrë pjesë në autopsi. Po ashtu ishte prezent edhe një avokat, në cilësi të përfaqësuesit të familjes.
A mund të konsiderohen veprimet e deritanishme hetimore si garancë që do çojnë tek një hetim i pavarur dhe efektiv? Ja po i analizojmë.
Së pari themelimi i ekipit hetues nga ana e policisë nuk ofron garanci të mjaftueshme të paanshmërisë dhe pavarësisë. Standardi i pavarësisë kërkon të mos ketë lidhje institucionale ose hierarkike mes hetuesve dhe palës kundër së cilës zhvillohen hetimet. Edhe pse ekipi hetues mund ta kryejë këtë punë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur, natyra e rastit e kërkon që të garantohet dhe sigurohet një pavarësi dhe paanshmëri më e madhe, vetëm e vetëm për të krijuar një imazh të besueshmërisë i cili do të jetë garancë e sigurisë për një hetim efektiv dhe të pavarur.
Sa i përket mënyrës adekuate dhe të shpejtë të kryerjes së hetimeve, tani për tani veprimet e ndërmarra nuk e pasqyrojnë një gjë të tillë. Informatat që na i ofrojnë mediumet lënë përshtypje se nuk ekziston një unitet brenda ekipit hetues. P.sh., nuk përputhen deklaratat e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Prizrenit më atë të kryeprokurorit i cili është edhe udhëheqës i hetimeve. Për më keq, askush nga autoritetet përgjegjëse nuk doli me ndonjë sqarim për këto deklarata kontradiktore. Kështu që e gjithë kjo lë hapësirë për mosbesim dhe shton edhe një dozë më të madhe të dyshimit mbi rastin, gjë që e vë në pyetje transparencën e hetimeve, standard ky i rëndësishëm për një hetim të pavarur dhe efektiv. Pra, informimi nuk duhet të jetë parcial, sepse është detyrë e udhëheqësit të hetimeve të koordinojë veprimet dhe të mbajë opinionin të informuar për ecurinë e hetimeve. Një gjë e tillë është më se e nevojshme sepse tregon së rasti është duke u trajtuar me seriozitet.

Ndërsa kur është fjala për standardin e përfshirjes së familjes në procesin e hetimeve vërehet së përfshirja e familjes Dehari në hetime është rezultat i vetëinsistimit nga ana e familjes, e jo si një veprim i drejtpërdrejtë nga ana e autoriteteve. Janë organet shtetërore ato që duhet të ofrojnë dhe sigurojnë prezencën e familjes së viktimës në procesin e hetimeve.
Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se autoritet përkatëse nuk janë duke e trajtuar rastin me kujdes dhe seriozitet të duhur. Siç u tha më lart, në rastet siç është ky i Astrit Deharit, i gjithë dyshimi është tek autoritetet e burgut, prandaj shteti duhet ta bëjë të pamundurën që të sigurojë një procedurë efektive, të pavarur dhe transparente që përcakton faktet që rrethojnë vdekjen e të ndjerit. Sepse këtë e kërkon e drejta për të jetuar e Astrit Deharit!(Gjylbehare Murati)




Rasti Astrit Dehari, test i besueshmërisë ndaj institucioneve

I ndjeri Astrit Dehari, aktivist i VV-së, vdiq të shtunën në burgun e Prizrenit. Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte për detyrë që të kujdesej për mirëqenien dhe sigurinë e tij, përfshi këtu edhe parandalimin e vetëvrasjes përmes masave të sigurisë (nëse ky del të jetë shkaku i vdekjes nga autopsia).
Në periudhën e gazit lotsjellës, një deputeteje të Kuvendit të Kosovës nga rradhët e VV-së iu publikuan në media skanime të organeve gjenitale (ku thuhej se fshihej gazi). Ato u nxorën në publik nga spitalet publike, të cilat e kanë për detyrë që të ruajnë privatësinë e pacientëve për të cilët kujdesen.
Në të dyja rastet, kemi të bëjmë me institucione të shtetit që nuk përmbushën detyrat e tyrë ligjore, dhe kështu i shkelën të drejtat civile të qytetarëve të këtij vendi.
Mund të pajtohemi ose jo me pozicionet politike të Vetëvendosjes sa të duam.
Unë për vete si qytetar i këtij vendi nuk pajtohem as me gazin lotsjellës në Kuvend si mjet kundërshtimi, as me kauzat e paqena si decentralizimi e asociacioni, as me ideologjinë e sektit dhe përpjekjen për të ardhur në pushtet me mjete të dhunshme. Dhe as nuk dua që t’i paragjykoj organet e rendit në rastin që e kanë ngritur ndaj aktivistëve për sulmet ndaj Kuvendit (përkundër dyshimeve serioze në pavarësinë e policisë dhe gjyqësorit).
Por këto mospajtime politike nuk duhet të na verbojnë para faktit se në thelb të funksionimit tonë si shoqëri qëndrojnë disa të drejta civile, përtej atyre politike, për të cilat duhet të bëhemi bashkë sa herë që ato shkelen, pa marrë parasysh se nga kush dhe ndaj kujt.
Sepse ligjet dhe institucionet janë aty për të na mbrojtur të gjithëve nga arbitrariteti. Sepse nesër mund të jetë në pushtet pala tjetër e cila sot është viktimë e padrejtësisë, dhe do të detyrohet që ta respektojë standardin të cilin ne si shoqëri e ndërtojmë sot.
Sepse duke i mbrojtur këto të drejta civile ne vendosim se a dëshirojmë të ndërtojmë në një demokraci të vërtetë, nga ato drejt të cilave po vërsulen refugjatët prej gjithë botës (përfshi edhe bashkeqytetarët tanë), apo dëshirojmë të krijojmë autokraci sundimtarësh, ku institucionet janë në shërbim të pashallarëvet të çastit, prej atyre të nivelit kombëtar e deri te cubat e lagjeve, dhe ku të drejtat civile janë vetëm gërma në letër?
Në shkenca politike këto dy lloje demokracish ndahen në “demokraci elektorale” dhe “demokraci liberale”.
Në kategorinë e parë arrihet vetëm minimumi i demokracisë, ai i zgjedhjes së pushtetit përmes votës. Por demokracia përfundon aty, sepse pushteti i zgjedhur i përdorë të gjitha mekanizmat e shtetit për interesa të vëta dhe për ta bërë garën për vota të pabarabartë. Në këtë kategori bëjnë pjesë regjimet si ai i Putinit dhe i Erdoganit.
Në kategorinë e dytë pushteti fitohet me votë, por edhe frenohet prej institucioneve të pavarura dhe prej shoqërisë civile, ndërkohë që të drejtat dhe liritë e qytetarëve janë të pacenueshme. Në këtë kategori hyjnë demokracitë e konsoliduara perëndimore.
Ne si Kosovë jemi diku në mes të këtyre modeleve dhe të paktën në retorikë po e synojmë modelin e dytë. Prandaj edhe duhet të shqetësohemi kur shteti i keqtrajton apo nuk kujdeset për ata me të cilët nuk pajtohemi.
Sepse edhe nëse jeni cinik dhe nuk jeni i bindur me faktin se padrejtësia është moralisht e dënueshme, të paktën mund të bindeni nga interesi vetjak, dhe nga fakti se nesër vetë ju mund të jeni viktima të diskriminimit prej institucioneve arbitrare.
Nëse mendoni se mund të bëhemi pragmatik dhe moralisht relativizues me shkeljen e të drejtave civile kur ato i konvenojnë anës suaj politike, shikoni për shembull se çfarë po ndodh sot në Turqi, dhe merreni parasysh fatin ironik të Fetullah Gylenit.
Ishte pikërisht rrjeti i Fetullah Gylenit ai që përmes njerëzve të tij në sistemin e drejtësisë kishte bërë persekutime politike për hesap të Erdoganit (kur këta të dy ishin akoma aleatë politik dhe Gyleni përfitonte prej sistemit). Për shembull, në vitin 2008, rrjeti i Gylenit i kishte ndërtuar aktakuzat (kryesisht të sajuara) kundër rreth 200 ushtarakëve që akuzoheshin për përgatitje të grushtetit (rasti Ergenekon).
Tani pas prishjes me Erdoganin, vetë rrjeti i Gylenit është viktimë e persekutimit arbitrar prej sistemit të cilin ndihmuan për ta ndërtuar, bashkë me mijëra qytëtarë të tjerë që kanë mospajtime me regjimin autokratik.
Është detyrë e gjithë shoqërisë, përfshi e partive në pushtet, që sot të kërkojë përgjegjësi institcionale për vdekjen e opozitarëve në burgje dhe t’i hetojnë dyshimet serioze për diskriminim apo keqtrajtim të kundërshtarëve.
Sepse cikli i drejtësisë politike duhet thyer dhe besimi në institucione duhet rikthyer nëse dëshirojmë të ndërtojmë shtet të jetueshëm.
Në rastin Dehari, institucionet reaguan me shpejtësi për t’i krijuar kushtet për transparencë dhe për t’i sqaruar rrethanat e vdekjes së aktivistit.
Por, qoftë nga injoranca apo keqdashja, akoma nuk kanë krijuar besueshmëri.
Në rastin më të mirë këtë mosbesim e shkaktuan për shkak të menaxhimit publik të situatës, kur një drejtor i papërgjegjshëm policie e paragjykoi rastin si “vetëvrasje nga medikamentet” (që tani del që nuk është, e që krijon hapësirë për konspiracione).
Ndërsa në rastin më të keq mosbesimin do ta thellojë autopsia, nëse del se vdekja është shkaktuar nga faktori njeri.
Në çfarëdo rasti, duhet pritur me durim rezultatet e procesit institucional dhe të mjekësisë ligjore. Por nuk duhet pritur për asnjë moment me thirrjet për drejtësi.(Agon Maliqi)




Astrit Deharit

Te filmi i famshëm antifashist “Z” (1969), regjisori Costa Gavras rrëfen historinë e një aktivisti të majtë — njëherazi deputet i një subjekti opozitar, i cili, në një tubim paqësor kundër armatimit ushtarak dhe nuklear të vendit, qëllohet për vdekje nga “një shofer i dehur kamionete.”
Me fjalë të tjera, nga “një pijanec.”
Kështu, së paku, thuhej në raportin zyrtar të policisë.
Megjithatë, për të hetuar më në hollësi atë çfarë kishte ngjarë me aktivistin në fjalë; ose, thënë më mirë, për ta bërë versionin zyrtar të vdekjes së tij më të besueshme për qytetarët e vendit, qeveria vendos të emërojë formalisht edhe një gjyqtar hetues, me shpresën se ai do të vërtetojë saktësisht atë që thuhej në raportin zyrtar të policisë — që vdekja e aktivistit të majtë, njëherit deputet i një subjekti opozitar — kishte qenë thjesht një “vdekje aksidentale.”
Sidoqoftë, gjërat nuk shkojnë sipas planit të qeverisë, policisë dhe ushtrisë; meqë falë pavarësisë solide të gjyqtarit hetues, autopsisë së mjekëve ligjorë, dëshmive të guximshme të dëshmitarëve dhe provave të mbledhura nga një gazetar i zhdërvjelltë, zbulohet se deputeti opozitar nuk ishte vrarë aksidentalisht nga një drejtues kamionete, por, përkundrazi, ishte qëlluar politikisht nga militantë fashistë dhe zyrtarë të lartë policorë e ushtarakë të vendit.
Në ndërkohë, sidoqoftë — dhe këtu, besoj, është kthesa më e madhe që ndodh në film – ushtria arrin të marrë pushtetin nëpërmjet një puçi i ushtarak. Dhe, rrjedhimisht, zyrtarët e lartë policorë dhe ushtarakë lirohen nga akuzat. Kurse ata të cilët kanë ndihmuar zbardhjen e vrasjes politike të deputetit opozitar, si gjyqtari hetues, gazetari, dëshmitarët, bashkëpunëtorët e deputetit opozitar, përfundojnë si mos më keq: të burgosur, të deportuar, si dhe, disa prej tyre, të vdekur në rrethana krejtësisht “misterioze.”
Dashur pa dashur, ky film m’u kujtua teksa po lexoja deklaratat kontradiktore të Policisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës rreth vdekjes së aktivistit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit. Sipas Policisë, ta zëmë, thuhej se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Ndërkaq, sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, deklarohej se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit.
Çuditërisht, në vend që këto deklarata të interpretohen si përpjekje e institucioneve të sistemit për të fashitur vdekjen politike të aktivistit Dehari, analistët dhe gazetarët i interpretuan ato vetëm si “mungesë profesionalizmi” nga ana e këtyre dy institucioneve, thua se bëhej fjalë për ndonjë kafshë, hajdut apo kriminel ordiner, e jo për një aktivist politik, zyrtar publik dhe anëtar i një subjekti opozitar në Kosovë—Lëvizjes Vetëvendosje.
Sigurisht, disa do të thonë:
- Vdekja e Astritit nuk ishte vrasje politike; madje nuk ishte as vrasje, por vetëvrasje.
Ndonëse për shumëkënd, po besoj, ky dallim është i rëndësishëm për t’u pasur parasysh, për mua, personalisht, ka fare pak rëndësi. Sepse, me ose pa rezultatet e autopsisë; me ose pa inçizimet e burgut; i vrarë apo i vetëvrarë, një fakt është i pandryshueshëm: po qe se nuk do mbahej në burg, Astriti nuk do shuhej në burg. Andaj, pavarësisht nëse u vra apo u vetëvra, xhelatët e Astritit janë në Qeveri, Kuvend, Polici, Shërbim Korrektues, Prokurori, Gjyqësi, e kështu me radhë.
Ndonjë halabak, sigurisht, do të më pyes se si i ditkam unë vendndodhjen e xhelatëve të Astritit.
I di, do t’i përgjigjesha halabakut, sepse kishte kohë që Astriti përndiqej politikisht.
Arrestohej politikisht.
Burgosej politikisht.
Akuzohej politikisht.
Mbahej në burg politikisht.
Dhe, në analizë të fundit, i di, sepse ata e qëlluan politikisht.
Madje po të parafrazoja një shkrim të Pasolinit, do të mund të thoja se i di edhe të gjitha emrat. Ja, ua them, po deshët: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, Skender Hyseni, Shpend Maxhuni, Sokol Zogaj, Nexhmi Krasnqi, Vehbi Kashtanjeva, Metush Biraj, e plot emra të tjerë që, për shkak të hapësirës të këtij shkrimi, e kam thjesht të pamundur t’i përmend.
Këta janë pra xhelatët e Astritit.
Xhelatët e studentit shembullor të Mjekësisë.
Xhelatët e doktorit të ardhshëm.
Xhelatët e vëllaut të Arbnorit dhe Albanës.
Xhelatët e të birit të Xhemile dhe Avni Deharit.
Xhelatët e bashkëshortit të Artës.
Xhelatët e babasë së ardhshëm Astritit.
Xhelatët e shokut aktivist të Vetëvendosjes.
Xhelatët e bashkëqytetarit tonë.
Anipse, siç do të thoshte Pasolini, unë nuk i kam provat, dhe as shenjat. Por, i di, “sepse jam intelektual dhe shkrimtar.”
Disa, megjithatë, do të më thonë prapë se unë paskëm një talent të pazakontë për t’i ngatërruar gjërat; sepse Astriti nuk mbahej në burg për arsye politike, por si i dyshuar për sulm terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës.
Vërtet ka njeri të shëndoshë mendërisht që e beson një insinuatë të tillë?
Vërtet?
Po të thuhej për ndonjë anëtar të ndonjë partie tjetër, po—mbase edhe do ta besoja këtë gjë; meqë, siç e dimë të gjithë, shumë prej tyre e kanë kaluar një jetë të tërë në ilegalitet, ose, më keq akoma, duke u marrë me aktivitete kriminale të nëntokës. Por ta thuash këtë gjë për Lëvizjen Vetëvendosje, kur të gjitha aksionet e saj, radikale dhe jo radikale, kanë qenë publike, është thjesht një akuzë që s’e besojnë as ata vetë që e kanë konstruktuar atë. Për t’u bindur në këtë që po them, mjafton t’i kujtoni aksionet radikale kundër administratës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK-ut).
Rrëzimin e makinave të EULEX-it.
Bllokimin e pikave kufitare me Serbinë.
Rrëzimin e kamionëve me mallra dhe produkte serbe.
Hedhjen e domateve dhe vezëve ndaj përfaqësuesve të institucioneve.
Hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
E sa e sa aksione të tjera radikale politike—të cilat do të duhej shkrime të tëra për t’i përthekuar.
Mirëpo, në një mënyrë, mund të thuhet se Astriti edhe ishte fajtor politik. Sepse të mos qenit fajtor politik në një regjim autoritar si ky i ynë, do të thotë, në mes të tjerash, që nuk ekziston politikisht.
Astriti nuk ishte i tillë—ishte njeri politik.
Ngaqë të thuash që nuk ishte fajtor, i bie që, përveç tjerash, ta reduktosh aktivitetin e Astritit në hiqgjë.
Aktiviteti i Astritit nuk ishte i tillë—ishte kuptimplot.
Ngaqë të thuash që nuk ishte fajtor Astriti, domethënë që aktiviteti i tij politik nuk përbënte rrezik për regjimin autoritarist.
Aktiviteti i Astritit nuk ishte i tillë—ishte kërcënim për stabilitetin e këtij regjimi.
Ngaqë të thuash që nuk ishte fajtor Astriti, nënkupton që atij i interesonte vetëm interesi individual.
Astriti nuk ishte i tillë—atij i interesonte interesi publik.
Ngaqë të thuash që nuk ishte fajtor Astriti, do të thotë që ai kishte bërë paqe me regjimin.
Astriti nuk ishte i tillë—ai i kishte shpallë luftë atij.
Ngaqë të thuash që nuk ishte fajtor Astriti, do të thotë që ai ishte i gatshëm të sakrifikojë të tjerët për të mbijetuar vetë.
Astriti nuk ishte i tillë—ai e flijoi veten e tij, për popullin, për shoqërinë, për shtetin, për kombin, për republikën.
Pra, po. Astriti ishte fajtor politik. Dhe kjo gjë duhet admiruar nga të gjithë ne, pa përjashtim.
Prandaj vdekja e Astritit është e padepolitizueshme. Prandaj vdekja e Astritit është e paharrueshme.
Të përpiqesh ta bësh të kundërtën—depolitizimin e saj—do të thotë ta vrasësh Astritin politikisht. Do të thotë t’ia vrasësh idetë dhe idealet për të cilat ka luftuar ai. E kjo vdekje, në besoni apo jo, është më rëndë se ajo e burgut. Ajo e burgut ishte fizike. Kjo e depolitizimit është politike.
Së këndejmi, në vend të depolitizimit të vdekjes së Astritit do të ishte e udhës të bënim (ri)politizimin e vetes tonë. Vetëm kësisoji, besoj, do të bëhemi të aftë për ta bërë shtetin tonë një vend të jetueshëm për të gjithë. Një vend ku bashkëqytetarët tanë—jo vetëm që nuk do të vdesën nëpër burgje më —por ku nuk do të ketë fare nevojë për to.(Armend Mazreku)

Ambasadorja e SHBA në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH), Maureen Cormack:“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar qytetarët e Republikës Serbe për të bërë progres në sektorët ekonomik dhe shoqëror, dhe ky angazhim nuk do të ndryshojë”


Ambasadorja e SHBA në Bosnjë dhe Hercegovinë (BeH), Maureen Cormack, tha se vendimi i SHBA për të vendosur sanksione ndaj Presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, nuk ka qenë vendim i thjeshtë.

Ajo shtoi se procesi i vendosjes së sanksioneve ishte shumë serioz.


Millorad Dodik


“Vendimi për të vënë sanksione kundër dikujt dhe vendimet që këto sanksione të hiqen kërkon procese të gjata ligjore dhe teknike”, ka thënë Cormac në një intervistë për “Glas Srpske” të Banja Lukës, raporton agjensia Beta.

Ambasadorja amerikane ka vlerësuar se vënja e sanksioneve ndaj Dodik nuk ka çuar në krizë në BeH, duke deklaruar se sanksionet janë të përcaktuara qartë dhe se ato janë vetëm kundër Dodik.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të ndihmuar qytetarët e Republikës Serbe për të bërë progres në sektorët ekonomik dhe shoqëror, dhe ky angazhim nuk do të ndryshojë”, ka thënë Cormac.

Ambasadorja Cormac ka shpjeguar vendimin për vendosje të sanksioneve pas referendumit antikushtetues të Republikës Serbe për shënimin e ditës së krijimit të këtij entiteti.

“Gjykata Kushtetuese vendosi se referendumi nuk duhet të mbahet ndërsa një javë më vonë ai u mbajt. Kjo është vijë e kuqe që është kaluar. Kjo nuk do të thotë se ne mendojmë se vendimet e tjera nuk mund të zbatohen,” tha ajo.

Cormac tha se ajo beson që administrata e re amerikane nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj BeH.

“Shtetet e Bashkuara kanë 21 vite të angazhimit të qëndrueshme në BeH dhe përparimin e saj. Në këtë marrin pjesë edhe partia Republikane dhe Demokratike, dhe unë nuk mendoj se kjo do të ndryshojë”, tha ajo.

Duket se ky qëndrim është zhgënjimi i radhës i lidërëve serbë dhe pritjet e tyre joreale në administratën e re amerikane. Vetë Dodik kishte deklaruar se ai priste një qasje tjetër ndaj tij nga administrata e re amerikane por ky qëndrim i ambasadores Cormac duhet të jete zhgënjimi i radhës pasi që atij i ishte refuzuar viza për të marrë pjesë, siç pretendonte Dodik, në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump

Shqipëria, Qeviria Rama dhe Droga!

Ylli Manjani dhe Rilindja rumpalle alla Qosje!


Prof.Dr.Enver Bytyçi-Tirane

Dita e parë e javës u hap me një lajm përmbyllës në fund të një odeseje akuzash e kundërakuzash në kampin e Rilindjes:

Shkarkohet ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Akuza: Ka folur pa lejen e Endri Fugës, dmth të Padishahut, Sulltan Aladin Edi Rama!

Ylli Manjanin e zevendëson Petrit Vasili. Kështu një mjek do ta shërojë drejtësinë e sëmurë, sepse juristi Manjani nuk ishte “i aftë” ta bënte këtë!!!

Megjithatë u vu në krye të dikasterit të drejtësisë një kritik tjetër i spikatur i qeverisë Rama!

Dhe nuk u shkarkua ai që tronditi në themel aleancën rilindase, ministri i Mjedisit, Lefter Koka!
Ilir Meta priti në zyrë mëngjesin e sotëm kreun e ekzekutivit, zotin Rama, dhe pranoi ultimatumin e tij: “Ose shkarkohet Ylli Manjani, ose largohuni nga koalicioni”! Vënia para kësaj alternative e vështirësoi pozicionin e kreut të LSI-së, ndërkohë që ai dha sinjalet e një tërheqjeje që të shtunën, kur kërkoi të ulen tensionet retorike e të “bëhet me shumë punë”. Vetë i kishte nxitur vartësit e tij në qeveri të ngrinin tonet dhe ta telendisnin qeverisjen e zotit Rama dhe po vetë u tërhoq, përkohësisht ose jo, megjithhatë me “bisht nën shalë”. Ilir Meta në mënyrë të pazakontë u vu nën qizmen e Edi Ramës, madje për një ministër, të cilin e dërgoi aty pikërisht për kundërpeshë me aleatin e tij.

U duk se debati i nisur para dy javësh do të përfundonte me një divorc të PS-së dhe LSI-së dhe vendi do të shkonte kështu në 45 ditë në zgjedhje të reja, ndoshta me një qeveri ekspertësh ose teknike.

Në fakt epilogu i betejës kalorsiake midis dy kokave të qeverisjes përfundoi me prerjen e njërës prej tyre, “të kokës më të vogël”.

Shumë njerëz kanë shtruar sot pyetjen se kush fitoi dhe kush humbi në këtë spektakël politik unikal në llojin e vet.

Nga pikëpamja politike fitoi kryeministri Rama.

Ai provokoi dhe e vuri nën gjunjë aleatin “e fuqishëm” në koalicion. Ju deshën vetëm 45 minuta të qëndronte në ring, jo më shumë. Pas 45 minutash ngriti flamurin e fitores.

Humbi kreu i LSI-së, zoti Meta, qoftë dhe përkohësisht! Ndërsa çmimin më të madh nga të tilla lojëra politike duket se do ta paguajnë shqiptarët.

Bazuar në deklaratën e ministrit të shkarkuar, zotit Manjani, shqiptarët do të paguajnë dhomat luksoze të hotelit të Balilit, ku ministrat e Ramës bëjnë orgji me paratë e shqiptarëve!

Qytetarët e këtij vendi do të paguajnë, gjithnjë sipas zotit Manjani, korrupsionin që bëhet në tavolinën ovale të zbukuruar me flamurin kuq e zi e në sfond portretin e Ismail Qemalit të qeverisë shqiptare, ku votohen vendime korruptive, ku favorizohen bizneset e miqve të kryeministrit e kështu me radhë. Ndërsa fatura e korrupsionit nën tavolinë është shumëfish më e lartë.

Ne do të paguajmë kufizimin pa limit të demokracisë, transparencës dhe fjalës së lirë, sepse gardiani i tyre do të vazhdojë të jetë kryeministri Rama dhe shefi i tij i kabinetit, Endri Fuga, I ngarkuar gjithashtu të vëzhgojë shpërndarjen e parave për NGO-të që i bëjnë fresk qeverisë në fushatë zgjedhore!

Ne do të paguajmë në votime investimin që qeveria ka bërë dhe bën për përhapjen e kultivimit dhe trafikut të drogave!

Ne do të paguajmë kështu rilindjen e diktaturës, të diskriminimit, të dhunës, të luftës për mbijetesë, atë rilindje, të cilën Rexhep Qosja ia kumtoi zotit Rama që kur ky i fundit ishte në opozitë, me qëllim që t’i nënshtronte, përdhunonte dhe poshtëronte shqiptarët!

Po jo vetëm kaq. Zoti Manjani u tha shqiptarëve se qeveria Rama është një qeveri e kapur nga mafia dhe një qeveri mafioze është kostoja më e lartë e një kombi.

Ai u shkarkua nga detyra menjëherë pasi kërkoi arrestimin e Balilit, që do të thotë se ministrat në këtë vend i emëron dhe shkarkon eskobari, kreu i mafies ballkanike e shqiptare, jo kryeministri i vendit, që do të thotë se ekzekutivin shqiptar e drejton mafia dhe jo politika, aq më pak një elitë politike e orientuar nga interesat e vendit e të kombit!

Manjani tha se aleatët i kanë kërkuar zotit Rama shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Por kryeministri në vend të shkarkojë Tahirin, i cili akuzohet për mbrojtjen e trafikantëve të drogës dhe kriminelëve që marrin peng shtetin, shkarkon kritikët e panënshtruar nga mëkëmbësi i tij, Fuga!

Kush tjetër, veç shqiptarëve, do ta paguajë gjithashtu këtë kosto të bashkëpunimit me krimin, trafikun, padrejtësinë, antiligjin, antishtetin?!

Këto ishin mesazhet e paradites së sotme!

Shkarkimi i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë në fakt ishte simbolikë, nuk është zgjidhja. Simbolika është e dukshme në dritë të diellit.

Hashashi është aty edhe pa Ylli Manjanin.

Po ashtu ministrat e Ramës në mos fjetshin tashmë në hotelin e Klemenet Balilit, do të flenë në hotelet e Balilajve të Vlorës ose të Shullazëve të Tiranës.

Simbolika shkon edhe më tej: Pa lejen e kryeministrit nuk mund të marrin frymë jo vetëm ministrat, por askush në oborrin e tij, madje edhe ata që jetojnë në periferi të këtij oborri kryeministror!

Kush guxon, përballet me “shpatën e mprehtë” të Zeusit shqiptar të shekullit të XXI.

Në konferencën për shtyp zoti Manjani foli përsëri dhe duket se tani do të jetë “i lirë” nga Rama që t’i shprehë shumë të vërteta të hidhura të qeverisjes së Rilindjes.

Gjithnjë nëse zoti Meta do ia japë lejen dhe lirinë e shprehjes.

Por së paku Rama nuk ka në dorë ta pengojë më atë.

Ka në dorë vetëm të urdhërojë mediat, që ta ndalojnë përhapjen e fjalës së tij.

Megjithatë dhe për kaq sa ka folur zoti Manjani ka krijuar identitetin e tij të veçantë, i ka dhënë një dimension të caktuar frymës së lirisë në këtë vend.

Por nuk mjafton.

Ose duhet shkarkuar gjithashtu ministri Koka, ose duhen deklasifikuar motivet, arësyeja dhe shkaku i shkarkimit të zotit Manjani.

Sepse Lefter Koka tha ndoshta diçka më shumë sesa Ylli Manjani.

Ndërkaq duhet të shohim në javët në vazhdim nëse Petrit Vasili do të shfaqet si më parë “parimor e kritik”, apo do të struket nën tavolinën ovale të kabinetit me gojën mbyllur dhe dorën lart në miratim të aferave të reja të Rilindjes alla Qosja-Rama.

Duhet të shohim edhe eksponentët e tjerë të LSI-së, nëse do të guxojnë pas këtij presioni e diversioni që bëri kryeministri të shprehen lirshëm me kritika për qeverisjen e Rilindjes.

Shkarkimi I Ylli Manjanit ishte diversion politik e njëkohësisht test për Ilir Metën.

Në finish Rama provoi se është i aftë t’i imponohet aleatit të tij, ndoshta deri në atë masë sa t’ia diktojë kushtet për vazhdimin e koalcicionit qeveritar të Rilindjes 2 pas 18 qershorit, nëse ky koalicion do të marrë votat e shqiptarëve.

Modeli I Bashkisë së Durrësit është provuar si produktiv.

Duket që zoti Rama do ta detyrojë zotin Meta që të bëjë të njëjtën gjë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërkaq opozita duhet të jetë më e fokusuar për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare me aleatët e saj, të cilët i qëndruan asaj besnikë në këto vite shumë të vështira për të për shkak të arrogancës së shfrenuar të Rilindjes së dështuar të bëjë shtet demokratik, human, liberal dhe funksional.

Opozita duhet të vijë në pushtet jo pse koalicioni qeverisës grindet dhe pa përfituar nga konflikti në gjirin e mazhorancës.

Opozita ka mundësi, aftësi, resurse, energji, eksperiencë, dije dhe kapacitete të krijojë frymë anti-Rilindje me qëllim që t’u japë shqiptarëve shpresën për një kthesë rrënjësore në zhvillimin e vendit.

Opozita e Manjanit, Kokës, madje dhe e Ben Blushit e disa të tjerëve që shfaqen si antiRamë me porosi të Ramës nuk e kthen shpresën te shqiptarët.

Eshtë opozita reale, e dhunuar, e etiketuar deri në ekstrem me fjalët më fyese nga kreu i mazhorancës, ajo që i bashkon shqiptarët dhe bën të mundur ndryshimin.

Mjafton t’i bindë qytetarët e këtij vendi se ky ndryshim nuk do të sjellë zhgënjim.

Prof. dr. Selman Sheme"Çamëria. Vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor"


Monografia 'Çamëria' e prof. dr. Selman Shemes, historianit që shkruan si çam, por jo si antigrek

Monografia 'Çamëria' e prof. dr. Selman Shemes, historianit që shkruan si çam, por jo si antigrek

Prof. dr. Selman Sheme ka publikuar së fundi, librin e tij monografi me titull "Çamëria. Vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor", një libër që u promovua në Akademinë e Shkencave.

Në kapituj e këtij libri jepen dëshmi nga spastrimi etnik i popullsisë shqiptare në Çamëri gjatë Luftës së Parë Botërore deri tek finalizimi i spastrimit etnik nëpërmjet genocidit në vitet 1939 – 1945. Po ashtu, jepen të dhëna demografike dhe ekonomike për krimet dhe grabitjen e pasurive të popullsisë çame.

“Ia kushtoj familjes sime, që vuajti kalvarin e shpërnguljes së dhunshme” shkruan prof.dr. Selman Sheme në hyrje të librit të tij të ri me titull “"Çameria. Vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor". Monografia është një himn që i kushtohet Çamërisë martire dhe çështjes së pazgjidhur çame.

Ndërsa lexon kapitullin VII “Shqiptarët e Çamërisë në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme” autori nuk bën letërsi. Thjesht bën histori. Shkruan si shqiptar çam, por jo si antigrek. Shkurt, ruan ndershëm staturën e intelektualit të emancipuar shqiptar me frymë europiane.

I tërë libri, domethënë nga faqja 21 e deri në faqen 361, përshkohet nga dashuria e pakufishme për trojet e të parëve shqiptarë. Me sa nuk është vështirë të kuptohet, profesor Shemes i është dashur të zhytej thellë në histori, duke vjelë fakte interesante nga 152 burime të saj. Po kështu, është mbështetur në 26 dokumente nga Arkivi Qendror i Shtetit.

Kjo monografi na e jep Çamërinë filluar nga një periudhë prej 30 mijë vjetësh të shkuara, me vendbanimet shpellore në Shën Marinë, Konispol, me vendbanimet e Xarrës dhe deri më sot. Autori nuk i ka nxituar akrepat e orës së historisë të Çamërisë. Ka vazhduar të jetë i vëmendshëm. I ka hedhur dritë historie çështjes çame gjatë tërë periudhave: nga lëvizjet migruese të shqiptarëve të Çamërisë në shekujt XIV – XV, gjatë sundimit osman, gjatë shekullit XIX, gjatë krizës lindore dhe aneksimit të Çamërisë, si dhe gjatë rrjedhave të shpërnguljeve të dhunshme.

TROJET SHQIPTARE NË HARTAT ETNO-GJEOGRAFIKE TË SHEK XIX-TË

Monografia 'Çamëria' e prof. dr. Selman Shemes, historianit që shkruan si çam, por jo si antigrek


Prof. Dr . Selman Sheme



Në shekujt e mesjetës dhe në vijim në kohët moderne Gadishulli I Ballkanit ka qenë nën sundimin e perandorive shumëkombëshe, siç ishin perandoria bizantine, bullgare, serbe dhe sidomos ajo osmane. Secili prej tyre nxiti ekspansionin e etnisë së vet në dëm të etnive të tjera, nëpërmjet lëvizjeve migruese të brendshme dhe të jashtme. Për pasojë Gadishulli i Ballkanit nuk pati mundësi të kishte kufij të përcaktuar etnik: Çdo komb pati trungun e vet etnik, por në periferi të secilit trung pati përqasje etnike, pati përzierje etnike, bashkëjetesë të një apo më tepër etnive. Për pasojë disa studiues, publicistë dhe udhëpërshkues të huaj, të cilët në gjysmën e dytë të shek XIX vizituan Shqipërinë, në veprat e tyre trojet me popullsi shqiptare I përkufizojnë në hapësirën gjeografike prej Tivarit e deri në Prevezë, në vijën bregdetare, dhe prej Novi Pazarit e deri në Ohër në lindje. Studiues të tjerë shtrirjen gjeografike të popullsisë shqiptare e njësojnë me Mbretërinë e Arbërit, që kishin krijuar Anzhuinët në Shek. XIII, e që sipas tyre shtrihej brenda katërkëndëshit Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë. Trojet e tjera shqiptare ata nuk i quanin Shqipëri, por i emërtojnë me emrat e provincave romake që u kishte vënë perandori Dioklecian në shek. II. Kështu trojet shqiptare prej lumit Vjosa e deri te gjiri i Prevezës ata i quajnë Epir, krahinat lindore shqiptare prej Korçës e deri në malet Rodope i quajnë Maqedoni, kurse trojet verilindore prej gropës së Kuksit e deri në afërsi të Nishit i quajnë Dardani. Kështu Shqipëria ndahej nga Greqia në lumin Vjosa deri ku shtrihej krahina shqiptare e Labërisë, me Bullgarinë me krahinen e Maqedonisë Perëndimore, e cila edhe atëherë edhe sot është trevë etnike shqiptare, kurse krahina shqiptare që quhej Dardani e ndante Shqipërinë prej serbëve.



Në këtë mënyrë trojet shqiptare që përbëjnë një tërësi etnike ndaheshin në katër pjesë të ndryshme. Nga katër emërtimet e mësipërme vetëm emri Shqipëri kishte karakter etnik, kurse tre emrat e krahinave të tjera kishin karakter gjeografik. Megjithatë interpretimi pseudoshkencor i këtyre toponimeve gjeografike do të shërbenin si argument I copëtimit të trojeve shqiptare në forumet ndërkombëtare të kohës (Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e



Ambasadorëve në Londër (1913), Konferenca e Paqes në Paris (1919) etj).



Studiuesit, publicistët e udhëpërshkruesit e huaj e përcaktonin përbërjen etnike të këtyre krahinave në vartësi të përkatësisë së tyre fetare e bindjeve politike, apo edhe e intersave të ndryshme me të cilat mund të ishin lidhur. Për pasojë krahinën e Epirit, në të cilën shqiptarët ishin shumicë, herë e quajnë shqiptare, kur janë studiues objektivë, dhe herë greke. Maqedoninë Perëndimore, herë e quajnë Bullgari e herë Shqipëri, ndërsa Kosovën e quajnë “Staraja Serbia”. Sipas pikëpamjeve të tre studiuesve të njohur të Ballkanit, Ami Bue, E. Spenser dhe J. Hahn në të kaluarën historike e deri në shek. XIX (kohën e tyre) shqiptarët shtriheshin:

- Në Veri deri në Nish, Leskovc dhe Vranjë.

- Në Lindje deri në Kumanovë, Përlep e Manastir

- Në jug deri në Konicë-Janinë dhe Prevezë.

Këto treva, sipas studiuesit francez Ami Bue, ndahen: Në trungun etnik, ku shqiptarët ishin popullatë e vetme etnike, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët jetojnë bashkë me pjesëtarë të kombësive të tjera – me malazezë, boshnjakë, serbë, maqedonas, turq, vllehë dhe grekë. Trungu etnik shqiptar kishte rreth 58.000 km . Në trevën që përfshinte 70.000 deri 80.000 km të brezit etnik dhe të brezit anësor në kohën e Krizës Lindore jetonin 1.6 deri 1.7 milionë shqiptarë.

Sipërfaqja dhe popullsia e disa vendeve të Ballkanit pas Kongresit të Berlinit:

Nr. Vendi Sipërfaqja Popullsi

1 Trevat shqiptare 75.000 km 1.700.000 banorë

2 Serbia 54.800 km 1.600.000 banorë

3 Greqia 51.300 km 1.400.000 banorë

4 Mali i Zi 8400 km 190.000 banorë

5 Rumania 113.400 km 5.600.0 norë

Statistikat e mësipërme tregojnë se Shqipëria, qoftë nga numri i popullsisë apo madhësia e territorit, është më e madhe se popullsia dhe territori i Serbisë dhe Greqisë. Por historia do të jetë e pamëshirshme ndaj shqiptarëve. Hapësira e tyre gjeografike do të vijë duke u zvogëluar, ndërsa hapësira e fqinjëve të tyre duke u zmadhuar.

Hartat etno-gjeografike të botuara në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të.

Nga viti 1847, deri në vitin 1913, janë hartuar dhe botuar 17 harta etno-gjeografike për Ballkanin dhe shtrirjen etnike të shqiptarëve.

Ngjarjet historike që u zhvilluan në gjysmën e dytë të shekullit XIX u shoqëruan me shpalljen e pavarësisë të disa shteteve të Ballkanit dhe me përpjekjet e tyre shoviniste për të vënë në jetë programet politike, si “Naçertania” dhe “Megali-Idheja”. Në këtë periudhë personalitete të shquara shkencore në Europë përgatitën dhe publikuan një seri hartash etnogjeografike, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm si dokumente shkencore për njohjen e kancelarive perëndimore me shtrirjen etnike të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Hartat etnogjeografike, të hartuara nga studiues pak a shumë objektivë, e paraqesin Gadishullin e Ballkanit, për nga larmia e ngjyrave, të ngjashme me lëkurën e leopardit.

1.Harta etno-gjeografike e Turqisë Europiane, e studiuesit francez G. Lejean (Lezhan), botuar në vitin 1861. Në këtë hartë në përgjithësi paraqiten drejtë hapësirat etnike të shtrirjes gjeografike të shqiptarëve në Ballkan. Gjithë Dardania (Kosova), apo e ashtuquajtur “Serbia e vjetër”, deri në afërsi të Pazarit të Ri, të Leskovcit dhe Vranjës paraqitet tokë shqiptare.

• Troje shqiptare shënohen edhe rajonet e Ulqinit dhe Tivarit.

• Lugina e lumit Moraça në Verilindje të Liqenit të Shkodrës paraqiten troje shqiptare.

• E gjithë krahina e Epirit (Çamëria) deri në Prevezë paraqitet shqiptare.

Në hartën e francezit G. Lëzhan vërehen edhe disa pasaktësi apo gabime.

• Autori nuk ka paraqitur prezencën e Shqipërisë në Luginën e Pollogut, gropën e Shkupit dhe Pellagoni (Përlep, Manastir, Resnjë).

• Prezenca e serbëve ndërmjet Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Prishtinës është shumë e ekzagjeruar.

2. Harta etno-gjeografike e Turqisë Europiane, e studiuesit serb F. Mirkoviç – botuar në vitin 1867. Në këtë hartë paraqitet shtrirja etnike e shqiptarëve në pjesën qëndrore dhe jugore, deri tek gjiri i Korinthit. Por autori gabon rëndë në paraqitjen reale të etnive përkatëse, sidomos të shqiptarëve në Veri të Shqipërisë. Autori serb, një pansllavist i deklaruar, në hartën e tij bën të njohur botën sllave duke e ekzagjeruar atë.

• Ai nuk ka paraqitur shtrirjen e shqiptarëve nga Ohri në Manastir.

• Në hartën e këtij studiuesi ekzagjerohet shumë shtrirja e serbëve ndërmjet Pejës dhe Prizrenit.

3.Harta etno-gjeogrefike, e kroatit P. Bradaska – botohet në vitin 1869 dhe është pak më e saktë në krahasim me hartën e Mirkoviçit.

• Në këtë hartë shqiptarët shtrihen deri në Tivar dhe në luginën e lumit Morça.

• Në zonën ndërmjet Mitrovicës, Prishtinës, Prizrenit dhe Pejës banojnë shqiptarët dhe serbët.

• Krahina e Çamërisë deri në Prevezë paraqitet e banuar nga shqiptarë.

• Zonat e Kumanovës, Shkupit, Veleshës, Manastirit, Follorinës, Kostur,Konicës dhe Grebenesë janë të banuar me shumicë nga shqiptarët.

T'I NJOHIM TROJET SHQIPTARE




Gjatë çerekut të dytë të shek. XIX, me gjithë disfatat e shpeshta që kishte pësuar në të kaluarën, Perandoria Osmane zotëronte ende territore të gjera në Lindjen e Afërme, në Gadishullin Arabik, në Afrikën Veriore dhe në Gadishullin Ballkanik. Brenda këtyre territoreve banonin afërsisht 33 milionë banorë. Në Evropën Juglindore Perandoria Osmane kishte humbur territore të rëndësishme (Hungarinë, Kroacinë, Besarabinë etj.). Veç kësaj, pak kohë më parë Greqia kishte fituar pavarësinë kombëtare në një pjesë të territoreve të saj, ku banonin rreth 850 mijë banorë. Më 1840 në viset ballkanike, të cilat ndodheshin ende nën kontrollin e Perandorisë Osmane, banonin rreth 10,5 milionë banorë. Prej tyre, Mali i Zi, Serbia, Vllahia e Moldavia, me gjithsej 4,8 milionë frymë, kishin fituar autonominë nën suzerenitetin e sulltanit?. Viset e tjera (me gjithsej 5,8 milionë banorë), përfshirë edhe trojet shqiptare, ndodheshin nën sundimin e plotë të Perandorisë Osmane.

Si edhe më parë, popullsia e Perandorisë përbëhej nga një mori kombësish, të cilat ndryshonin nga gjuha, nga feja, nga zakonet dhe nga mënyra e jetesës. Shteti osman vijonte të mos e pranonte konceptin e kombësisë. Duke qëndruar e lidhur pas konceptit teokratik mesjetar, që e identifikonte kombësinë me fenë, Porta e Lartë vazhdoi t’i ndante shtetasit e vet, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, në “myslimanë”, në “rumë” (ku përfshinte ortodoksët), në “latinë” (ku përfshinte katolikët etj.) dhe në “jahudi” (çifutë). Ajo nuk u kishte dhënë asnjëherë rast atyre të deklaronin të paktën gjuhën e tyre amtare, as kur bëhej regjistrimi i popullsisë. Për këtë arsye qeveria turke nuk e shpalli ndonjëherë numrin e popullsisë së saj sipas përbërjes kombëtare, rrjedhimisht as numrin e banorëve të kombësisë shqiptare.

Qysh në pjesën e parë të shek. XIX, me lindjen e lëvizjeve kombëtare të popujve ballkanik, filloi interesimi i qarqeve të ndryshme evropiane për strukturën etnike të Perandorisë Osmane. Por, nga mungesa e të dhënave zyrtare të sakta, autorë të ndryshëm shpallën njoftime që binin në kundërshtim ndërmjet tyre, ndërsa qarqet politike greke, serbe e bullgare, të cilat, për të përligjur pretendimet e tyre ndaj territoreve shqiptare, filluan t’i konsideronin shqiptarët ortodoksë në jug si grekë, në veri si serbë, në lindje si bullgarë, kurse shqiptarët myslimanë të këtyre viseve herë si turq, herë si grekë, si serbë a si bullgarë të islamizuar dhe pastaj të shqiptarizuar.

Megjithatë, një shumicë studiuesish dhe udhëtarësh të huaj, të cilët gjatë shek. XIX e njohën nga afër strukturën etnike të Gadishullit të Ballkanit, vunë në dukje se, me gjithë sundimin katërshekullor osman, popullsia shqiptare e ruante gjithnjë të paprekur identitetin e kombësisë së vet. Këtë identitet nuk e kishte cenuar as kthimi i shumicës së shqiptarëve në fenë islame, as politika turke e diskriminimit fetar kundrejt shqiptarëve të krishterë, as fryma e dasisë fetare që qendrat e huaja kishtare kishin përhapur në Shqipëri. Sikurse shënonte udhëtari anglez Xh. K. Hobhauz (J. C. Hobhouse), i cili e vizitoi Shqipërinë më 1809, shqiptarët e tri besimeve nuk e quanin veten, siç ndodhte me popullsitë e tjera të Perandorisë, as “myslimanë”, as të “krishterë”, por në radhë të parë me emrin e tyre etnik “shqiptarë”.

Shqiptarët banonin në të njëjtat troje ku kishin jetuar gjatë gjithë historisë së tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në mes të shek. XIX trojet e tyre mbulonin një sipërfaqe prej rreth 75 mijë kilometra katrorë. Ato shtriheshin: në veri deri në Tivar, në Podgoricë, në Rozhajë e në Novi Pazar (Pazari i Ri), në verilindje deri në Nish, në Leskovc e në Vranjë, në lindje deri nëKumanovë, në Shkup e në Manastir, në jug deri në Konicë, në Janinë e në Prevezë. Brenda kësaj treve banonin 1 800 000-1 900 000 banorë.

Megjithatë, si pasojë e kushteve historike që njohu Gadishulli Ballkanik gjatë sundimeve shekullore romake, bizantine, bullgare, serbe dhe osmane, në disa vende të trojeve shqiptare, kryesisht në ato periferike, kishin depërtuar si kolonistë edhe pjesëtarë të kombësive të tjera. Prania e këtyre kombësive nuk ishte e njëllojtë kudo. Nga kjo pikëpamje treva shqiptare ndahej në dy zona të mëdha: në trungun etnik, ku shqiptarët përbënin shumicën absolute të popullsisë, dhe në brezin anësor, ku shqiptarët përbënin pakicën e saj, krahas popullsive të tjera. Me gjithë ngushtimin që kishte pësuar gjatë shekujve mesjetarë, trungu etnik përfshinte, në mesin e shek. XIX, viset e Gegërisë (ku bënte pjesë edhe Kosova) dhe të Toskërisë (ku përfshihej edhe Çamëria), me një sipërfaqe prej rreth 52 mijë kilometra katrorë, me rreth 1 300 000 frymë, shumica e të cilëve qenë shqiptarë?. Së bashku me banorët shqiptarë të brezit anësor, numri i popullsisë shqiptare arrinte në atë periudhë në rreth 1 500 000 banorë. Në brezin anësor, me një sipërfaqe prej 23 mijë kilometra katrorë dhe me një popullsi e cila sipas burimeve të ndryshme arrinte në rreth 500 000-600 000 banorë, përveç shqiptarëve, kishte popullsi malazeze në veriperëndim (Podgoricë, Shpuzë, Zhabjak, Moraçë), boshnjake në veri (Kolashin, Rozhaj, Novi Pazar), serbe në verilindje (Vranjë, Leskovc, Nish), maqedone në lindje (Shkup, Perlep, Manastir) dhe greke në jug (Artë, Prevezë, Janinë)??. Në kushtet e lindjes së lëvizjeve kombëtare ballkanike, kjo rrethanë u shfrytëzua nga qarqet nacionaliste të vendeve të Ballkanit dhe nga Fuqitë e Mëdha, që i përkrahnin ato për të realizuar lakmitë e tyre shoviniste. Pasojat negative të kësaj politike, e cila filloi të shfaqej qysh në vitet 40 të shek. XIX, i ndjeu në radhë të parë popullsia shqiptare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...