Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/06

Ramiz Dërmaku: Kështu e njoha Xhemail Mustafën



Kur vdes njeriu me kurorë të artë, nga dora e popullit të thurrur, shkund edhe therrën më të vogel prej trupit.Ai ishte asht thepash , në grykë të hasmit.Ai njeri nuk rrokulliset, nuk vdesë dhe nuk harrohet në asnji kohë.

Ai u vra nga dora kriminele, por pas tij mbetën librat, veprat dhe emri i madhë PATRIOT. Profesor Xhemail Mustafa ishte pedagog, poet, gazetar, intelektual, publicist,themelues i LDK-ës, këshilltar i Dr. Ibrahim Rugovës dhe Penë e mbrehtë e çështjes shqiptare. Mendje vullkan. Në çëndresë më i fortë se shkëmbi që i ka të mbjella rrenjet në tokë e gur. I takonte gjeneratave të lindura në kohë të keqe. Në djep, e rini jetoi në robëri, por kurrë nuk heshti. Eci nepër rrugë të thepisura e të vështira i pa trembur. Ai më herët se të tjerët i thurri eshtrat me brinca,dhe qëndroi kokëlartë.Ai shumë heret filloi ta kërkojë rrugën , drejtë lirisë, tolerancës, demokracisë dhe bashkimit kombëtar. Por çdo herë ishte në krah të popullit. " Ai që mendon se është i pastër si ne ditët i lidhur për kërthizë të nënës, është shumë i rrezikshëm" , më tha i buzëqeshur "Xhema" , dy vite para se të vritej në Prishtinë. Unë nuk kam shkruar z. Ramiz ? !, koha shkroi ! ", dhe shumë shpesh gjatë bisedave dhe shkrimeve te tij e përsëriste "vëllezër historinë e shkruan populli me vepra". Ne të gjithë duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit shqiptar ! Ne kohën kur filloi të merret me seriozitetin më të madh me çështjen kombëtare dhe bashkimin kombëtare u vra nga dora kriminele. Gjurmët i gjeti tek hapat e popullit. Shkeli rëndë. E futën në mes tërmetesh. Deshën ta htypin me peshën e bjeshkëve që thyejnë edhe kodrat. Por Ai "Xhema" qëndroi i pa përkulur.E ndoqën nga puna, por ai nuk ndejti duarkryqë , punoi në formimin e LDK-ës, dikur edhe këshilltar i Dr.Ibrahim Rugovës. Ia ndaluan hyrjen në univerzitet dhe shumë vende tjera(regjimi serb), ia ndaluan librat duke menduar se do tìa thejnë majën e penës, ta mbulojnë me një shtresë që nuk do të gërryhet kurrë-ndryshket.Shumë heret ai u "kacafyt" me regjimin barbar sllavë dhe shërbëtorët e tij. "Pushtetarët.
Intelektualët e kriminelët serb " ranë në gjunjë para tij. U ndëgjua kushtrimi. Xhemail Mustafa me punën e tij i shtriu për toke bishat e çmendura dhe të zgjebosura,e ne mes tyre kishte edhe gjeneral te shumtë serbë ( të cilët kishin mbjellë farën e huaj në tokën shqiptare).Ne grusht ndrydhte eshtra e mish shkau.Ia qiti në sheshë shkaut të gjitha të palarat. Gjeneralët serb nuk dorëzoheshin.., Xhema kërkonte ndihmë nga politikanët, intelektualët, atdhetarët e populli. Disa herë u sulmua nga i ashtuqujturi komiteti krahinor nga karrieristët, komunistët,matrapazët, demagogët e së fundi edhe nga LPK-istët të kuqët -e stalinistët. Të gjithë këta që i shënuam më lartë dhe shum të tjerë bënë orvatje tìa marrin penën e fletoren. Ai ju përgjegj "Dhëmbë pë dhëmbë" . Doli fitues me shtet e sistem. Ai vepronte në" binarë paralelë "Shkruante , shkruante të vërtetën,që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe hidhte ne sipërfaqe emra të rinj: i motivoi për punë , nxënësit, studentët, punëtorët , fshatarët, pra tërë popullin e Kosovës e më gjërë. Cili është ai nxënës, student apo qytetar i Kosovës i cili nuk e njihte Xhemail Mustafën ? Ai u bë kurban i çështjes shqiptare. Ai kurrë nuk gjeti kohë të shetis me familjen e tij.Ai, në atë takim më pyeti ? Ramiz ? A e din se çka është t`merri ?. Akoma pa u përgjgjur unë ai tha: Kur me dara të zjarrta armiku shkëput mish dhe eshtra të shqiptareve.Pa i zgjedhur mjetet. Disa intelektual, karierist,të cilët dikur, i kishin shërbyer partis komuniste po më thonë: Xhemo..., shkruaj më butë se këta shkiet të mbysin.Kur tankset serbe shkilnin mbi trupat e njoma të fëmijëve tanë, Xhema kokëlart ecte rrugëve të Prishtinës, ai shkruante libra. Po unë nuk jam më shumë shqiptarë e sa fëmijët që po vrahen,po largohen nga shtëpit me dhunë, po burgosen e po vrahet populli im e unë të heshtë... Jo.., kurrën e kurrës. Ai u vra nga dora kriminele por vepra dhe kontributi i tij nuk mund të vrahen,ato do të jetojnë me shekuj deri sa të jetojë populli.Emri i tij do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombetare shqiptare

Florim Ejupi: Nish Expressi ishte një skenar

14.03.2009


Tani kur EULEX ka hapur edhe njëherë nga e parë dosjen e hetimeve për sulmin e 16 shkurtit 2001 mbi autobusin e Nish Expressit i akuzuari kryesor për vite për këtë sulm tashmë i liruar Florim Ejupi thotë se UNMIK-u deshi ta lidhte atë dhe TMK-në me një krim

Serbeze Haxhiaj

Prishtinë 13 mars - Një ditë pasi ka kaluar pragun e burgut dhe pas vetës nuk ka më barrën e dënimit prej 40 vjetësh heqje lirie personazhi i vetëm për krimin e kryer mbi autobusin e linjës Nish Express ku vdiqën 11 serbë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë Florim Ejupi, thotë se ka një ëndërr për të realizuar. Pas tetë vjetëve të kaluar në arrati dhe burg, në ditën e parë të lirisë së tij, pasi një panel gjykatësish të EULEX-it vendosi të liroj atë për mungesë provash, Florim Ejupi thotë se drejtësia në rastin e tij ka edhe disa pjesë për të plotësuar tërë mozaikun. Ai ka vendosur të padis dëshmitarin kryesor të mbrojtur në rastin e tij, të padis gjithashtu tre hetues të policisë së Kosovës emrat e të cilëve nuk dëshiron të publikoj dhe në fund të kërkoj dëmshpërblim nga gjykata për vitet e mbajtura në burg. Ejupi 30 vjeçar, që një kohë të gjatë ishte njeriu më i përfolur për të keq, i përfshirë në dy aktakuza të rënda, njëri nga emrat e mbajtur gjatë në sistemin kërkues të Interpolit, i vetmi personin që ia kishte arritur të ikte nga kampi amerikan Bondsteel në Kosovë, me pak ndrojtje dhe me shumë pezëm rrëfen për “Kohën Ditore”, gjithë historinë e lidhjes së tij me rastin e Nish Expressit.

“Gabova kur ika nga Bondsteeli”

“ Janë bërë 8 vjet afërsisht 8 vjet të dramës sime familjare që niset me atë krim të tmerrshëm. Tërë kësaj kohe UNMIK-ut u mundua të plasoj në opinion një vënie në vend të drejtësisë mbi prova të montuara. Gjithë historia ime nuk ka qenë tjetër veçse një vepër e montuar perfekt nga KFOR-i britanik, Serbia dhe UNMIK-u në emër të gjetjes së një krimi. Nish Exprresi dhe unë ishte një skenar i brërë bashkë”, thotë Ejupi.
Pjesëtarët e kontingjentit britanik të KFOR-it në atë kohë kishin qenë përgjegjës për sigurimin e rrugës së autobusëve që transportonin udhëtarët serbë, atë ditë kur një sasi eksplozivi lloji i të cilit nuk ka mund të përcaktohet nga hetuesia kishte goditur njërin nga autobusët. Ejupi thotë se nuk e di arsyen pse pikërisht pjesëtarët e këtij kontingjenti duhet të kryenin ato lloj ekspertizash që ai i quan montim. “Nuk e di cili është motivi i vërtetë i tyre, por unë mendoj se është dashur të gjendet një viktimë shqiptare për atë rast dhe atë fat e pata unë”, thotë ai.
Këtë sipas tij e shpjegon rasti i ekspertizës së provës kryesore ndaj tij, duqit të cigares. “ Ai ka qenë territor i vendlindjes sime dhe unë mund të kem qenë andej shpesh. Por ekspertizat e bëra në Gjermani të duqit të cigares dy herët e para dolën negativ, kurse herën e tretë pozitiv. Kjo tregon qartë se diçka nuk ishte në rregull”.
Ditën kur ka ndodhur sulmi mbi autobusin, ai thotë se ka qenë në shtëpi dhe ka parë se si e gjithë shpija ishte dridhur nga forca e detonimit. “ Më kujtohet kur e gjithë shtëpia ka lëvizur nga krisma dhe kam thënë çka po ndodh . Më vonë u morë vesh që është sulmuar një autobus. Nuk më kishte shkuar në mendje që gjithçka nga ai raste me vite të tëra do të lidhet me mua”.
Jo shumë pas kësaj ai ishte arrestuar derisa po priste policinë pas një aksidenti në komunikacion.” Unë i kërkova një patrulle të KFOR-it që të thërrasin policinë kurse ata ishin duke më përcjell mua. Më kapën, më vunë një maskë në kokë dhe më dërguan nuk e dijë se ku gjithnjë duke më rrahur. Më vonë më treguan se dyshohesha për një vrasje e jo për 11 të tilla “, thotë Ejupi.
Tani kur është liruar, ai thotë se shumë nga vuajtja e tij është pak edhe për fajin tij që kishte ikur nga burgu në kampin Bondsteel. “ Ne na arrestuan 45 vetë përnjëherë në mars 2001. Pas 72 orëve i liruan 41 veta unë mbeta së bashku me tre të tjerë pjesëtarë të TMK-së. Mua më dërguan në Bondsteel dhe sikur të mos kisha ikur atëherë besoj e do të isha liruar nuk do të kisha jetuar 5 vjet në burg dhe 3 të tjera në arrati”.
Arsyeja që sipas Ejupit që e kishte shty të ikte nga burgu në kampin Bonsteel, 10 ditë pasi që e kishin sjell aty lidhej me dy gjëra . “ Së pari isha 22 vjeçar dhe nuk kam menduar mirë, së dyti mendoja se ky është një kurth i UNMIK-ut. Por, po të isha sot kurrë nuk do të kisha ikur”.
Tetë vjet pas ai nuk dëshiron të shpalos shumë nga nata e mjegullt, kur ai ishte arratisur nga kampi amerikan. “ Ishte një natë me shi dhe shumë mjegull . Kisha bërë një plan të iki . E dija se ose do të mbetesha i vdekur ose do shpëtoja. Por, në fund vendosa. Me një palë dana që mi kishte dhënë një i burguar preva telat, hyra përfund kullës së njërës nga pikave të rojës dhe dola”, thotë ai.
Nuk tregon kush ishin njerëzit që e kishin ndihmuar përjashta dhe si u bë udhëtimi i tij nëpër natë deri në Tiranë. “Nuk mund të them flas kush ishte personi që mi dha danat. Si u bë plani .Ka pasur fjalë që vetë më kanë liruar por nuk është e vërtetë, unë kisha ikur dhe po kërkohesha”.
Një ditë pasi ai kishte kaluar kufirin, ish shefi i UNMIK-ut, Hans Hakerup kishte lansuar një shumë prej 100 mijë eurosh shpërblim në këmbim të informacionit që çonte në kapjen e tij.

Vrasja e policëve AKSH-ja dhe aktakuza e dytë!

Nuk dihet nëse dikush ka marrë ose jo këto para deri me 8 qershor 2004 kur ai ishte arrestuar në Tiranë. “Kisha bërë plotë 3 vjet arrati. Në Tiranë punoja nga pak , jetoja me frikë. Shpesh i thosha vetës po dorëzohem, por prapë më dukej më e ëmbël liria”.
Kjo sipas tij ka qenë arsyeja e vetme , pse ai nuk u ishte dorëzuar autoritete të drejtësisë që po e kërkonin për të dhënë përgjegjësi. “ Nuk kishte arsye tjetër që unë të mos dorëzohesha vetëm kjo ishte”.
Por, ai ishte arrestuar në Tiranë pasi në Kosovë ishte hapur edhe një tjetër proces hetimor ndaj tij në vitin 2004. Dhëndri i tij Agron Sulejmani ishte vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë më 23 mars 2004 në fshatin Shakovicë të Podujevës, ku kishin mbetur të vdekur 2 policë: një ndërkombëtar Kojo Esuman dhe polici kosovar Arsim Rrustolli.” Unë nuk e di pse unë u bëra edhe njëri nga të dyshuarit e një rasti tjetër. Kjo mbase Agroni ishte dhëndër i yni dhe ai u soll gati i vdekur në oborr”, thotë Ejupi.
Agron Sylejmani, i cili sipas aktakuzës së ngritur thuhej të ishte pjesëtar i të ashtuquajturës Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) ishte gjendur i vdekur në një veturë në oborrin e shtëpisë së Florim Ejupit pak orë pas shkëmbimit me zjarr me policinë ku kishin mbetur të dy policët. 14 persona për fshi edhe Ejupin ishin mbajtur 3 vjet në paraburgim nën dyshimin për veprën penale të terrorizmit deri në 2007, ku u dënua vetëm njëri prej tyre Shkumbin Mehmeti. “ Unë nuk kam qenë këtu familjarët më kanë thënë se ka pasur rroba të zeza veshur por nuk e di a ka qenë ajo uniformë e AKSH-së. Nuk e di çfarë kishte lidhje ai me Shkumbin Mehmetin. Nuk e dijë as pse u vra. Krejt çka dijnë familja jonë është se ai u soll nga një veturë që i ishte rrëmbyer udhëtarëve në rrugë dhe nuk dihet kush e solli”, thotë Ejupi.
Ai pohon Agron Sylejmani ka qenë duke u kërkuar nga policia e UNMIK-ut dhe i ka ikur kërkimeve të policisë, por ai nuk jep detaje se për çfarë kishte qenë duke u kërkuar.
Ejupi thotë se rasti i Nish Expressit dhe ai i sulmit mbi familjen Hajra në Drenas janë dy shembuj tipik sipas tij të rasteve të montuara nga UNMIK-u. “Çdo gjë që ka ndodhur pas lufte ka pasur një tendencë të ia veshte më tepër TMK-së dhe shqiptarëve. Unë nuk isha TMK, por tendenca ishte edhe te ata”, thotë ai.
Megjithëse thotë se pjesë së aktakuzës së tij që ai e quan “të montuar”, janë edhe disa hetues kosovarë ai nuk jap shpjegime kush janë ata dhe cili mund të ketë qenë motivi i tyre për të montuar raste si ai i tij.
Florim Ejupi, ai thotë se vitet e burgut në Kosovë, pas ekstradimit në pavijonin 1 të burgut të Dubravës kishin qenë gjithashtu të rënda. “I vetmi ngushëllim kanë qenë ish ushtaret e UÇK-së të dënuar për vepra të ndryshme që ishin në një pavijon. Ka qenë shumë e rënda dita e 6 qershorit 2008 kur gjykata shqiptoi denimin tim, por kam shpresuar se ai dënim nuk do të qëndronte megjithëse më ka kushtuar shumë ”, thotë ai.
Tani kur i ka kaluar 8 vjet të “ bashkëjetesës” siç thotë ai me një akuzë për një krim Ejupi thotë se ka mbetur edhe një copë drejtësie për t’u vënë në vend
“ Do të vijë koha dhe unë do t’i padis këta njerëz, këta hetues. Unë nuk do të bëjë hakmarrje ndaj akujt. Edhe atë dëshmitar që ka bërë dëshmi të rreme kundër meje do ta padis . Unë mendoj se drejtësia duhet të vihet deri në fund në vend“.
Prokuroria e EULEX-it e ka hapur edhe njëherë prej fillimi fajllin e hetimeve për sulmin e vitit 2001 mbi autobusin e “Nish Expressit”. Njeriu i vetëm emri i të cilit ishte lidhur për tetë vjet me atë krim Florim Ejupi thotë se beson në drejtësinë e EULEX-it dhe dëshiron të shoh kush janë autorët një pjesë të fajit të të cilëve e ka vuajtur ai vetë.

Kriminelët shëtisin lirishtë në Kosovën e lirë kurse çlirimtarët burgosen, maltretohen e në disa raste likuidohen politikisht dhe në ekstrem edhe fizikisht


Me 16 mars 2008 u bënë 4 vite të plota kur nga jeta u ndanë pa dëshirën e tyre nga jeta në lulen më të re dhe me dëshirën e dashakeqësve të tre martirëve në Çabër: Egzonit, Florentit dhe Avniut të cilët nga frika prej një qeni serb ranë në lum dhe aty u fundosën. U deshtë që kalojnë disa ditë për ti gjetur kufomat e tyre sepse leje që i mbytën por deshën që edhe gjakun edhe eshtrat e tyre ti humbin. Atëbotë patën shpërthyer pakënaqësi
spontane anë e mbanë Kosovës 17 dhe 18 Mars 2004 ku u patën vra edhe 19 persona tjerë të pafajshëm dhe drejtësia po drejton shtrembët pas disa seancash i liron personat që janë kapur pronarë të qenit i cili i detyroi fëmijët ta humbin jetën tragjikisht, çfarë ironie i lë të lirë kriminelët të cilët ndihmuan lindjen e krimit, sepse ata fizikisht nuk kishin marrë pjesë në mbytjen e fëmijëve në ujë në fshatin Çabër. Por mbetet pyetja “I kujt ishte qeni dhe a do të kishin ikur fëmijët prej tij për t'u mbytur në lumin Ibër po të mos kishin pasur frikë nga qeni apo nga njerëzit e qenit ose qeni i njerëzve dhe përfundimi asgjë prej atij gjykimi?.

Pse ndodhi 17 dhe 18 Marsi 2004

Shqiptarët nuk i djegën kishat dhe manastiret ortodokse por shpalosën varrezat masive në Deviq afër Llaushës së Skënderajt dhe në Prizren të cilat mund të jenë të luftës 1998-1999 apo edhe më largë me gjasë nga mesjeta e këndej dhe siç duket këto eshtra të shqiptarëve që përdoreshin nga serbët për tu bërë më të fortë sepse gjatë betejave të tyre me të gjithë kundërshtarët e në këtë rastë me shiptarët. Ata (lex. serbët) çirreshin, deheshin dhe drogoheshin për a me ose mbi këto eshtra për tu bërë më të fortë si ata (lex. shqiptare), dhe trima të tillë por kotë sepse nuk ato skelete (eshtra) shqiptarësh nuk hynin në brendësin e tyre.
Ata këtë traditë e kishin marrë nga fisi ilir autoriat i cili i vriste luftëtarët e rraskapitur ose të plagosur që nuk mund të vazhdonin luftën dhe këtë e bënin vetëm që të mos ziheshin rob lufte nga armiku (A. Stipçeviq “ILIRIA“ faqe 95) por serbët e kanë pirë edhe gjakun e viktimave (lex.gjahut) dhe keqinterpretime tjera vetëm e vetëm për tu bërë më të fortë dhe më trima, mirëpo as kjo nuk iu ndihmoj sepse serbët po kërkojnë të pamundurën kthim në mesjetë pra të gjitha territoret e Stefan Dushanit e këto toka dhe ato që i mbajnë serbët nuk po e durojnë zullumin dhe krimin mbi supet e tyre që po e ushtron populli serbë me ndonjë përjashtim të atyre që nuk i kanë përlyer duart me gjakë njeri 1800, sepse ne to po rrjedh gjakë njeriu e jo ujë nga shiu apo bora kurse serbët kanë dëshirë të zjarrtë që ta robërojnë popullsinë autoktone vendase shqiptare dhe greke. Këto toka kërkojnë popullin e vetë të butë e që nuk i lagë me gjakë njeriu çdo pranverë pra popujt e lashtë pellazgjikë ilirët-shqiptarët dhe grekët.

16.03.2004

Dikur fundi i marsheve protestue përfundoi me luftë kundër okupatorit serb a do ta kenë edhe këto protesta të njejtin fund?Nëse ndëgjohet ish okupatori sllav-serb dhe veprohet sipas tij edhe nëse nga 2 milion shqiptarë sa mendohet se ka Kosova mbetet vetëm një shqiptarë prej tij do të merr goditjen e njejtë që e kanë marrë okupatorët tjerë kushdo që di ti kryej veprimet e urdhërdhënësit serb.
Me 16 Mars 2004 janë thyer xhamat e hotel “ILIRIS “ pak kohë para se të fillonte një protestë nga një person me të meta fizike e i njejti me gjasë i ka thyer edhe xhamat e picerisë “Bulevard“ me rastin e shpërndarjes së protestuesëve nga protesta e 04. 03. 2004 e organizuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës, por edhe në 2001 ishin thyer xhamat e po të njejtit hote, shperthimet e kontrolluara e të pakontrolluara një javë para 16 Marsit 2004 në prishtinë përfishirë edhe në shtëpin e ish krytarit të Kosovës janë të gjitha këto si shkak i mosmbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së dhe kujt kur t'i teket bënë çka to dojnë pa u pyetur askush dhe ndez këto vatra të zjarrit.

Plagosja e gjëja e një serbi në Llapna Sellë dhe përmbytja e në ujë e tre fëmijëve shqiptarë të lartëcekur në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Të gjitha këto ngjarje patën edhe një kujdestar të vetin i cili u kujdes në mënyrë të duhur duke ndërprer rrymën tërësisht në tërë Kosovën nga ora ora 19 - 21 nuk patëm rastin t'i shohim në ekranet televizive për shkak të mungesës së rrymës, kurse në orët e vona marrim lajmin e rënd për mbytjen dhe humbjen e tre fëmijëve shqiptarë e cila të nesërmen shkakton acarime të situatës.
Se i fillon protesta e fëmijëve në Mitrovicë e cila përfundon e qetë, por gjatë përfundimit të saj një polic i SHPK-së tenton ta arrestoj njërin prej protestuesëve dhe aty fillon ekzagjerimi kthimi në rrëmuj e zgjati dy ditë me ndërprerje të kohëpaskohëshme me 17 dhe 18 Mars 2004. Protesta këto që muarën jetën e 19 shqiptarëve e serbëve. Nga këto rrjedhime një ngjarje na patë treguar vetëm tv ALSAT-i i Tiranës, gjetjen e eshtrave të njeriut në një kishë ortokdokse në dalje të Prizrenit për të cilat ka kërkuar nga UNMIK-u ekshumimin përfaquesi ndërqeveritarë shiptarë për renovimin e shtëpive të dëtuara gjatë këtyre njarjeve a se ajo të renovohej por nuk ka hasur në mirkuptim në UNMIK dhe nuk është bërë ekshumimi i tyre për tu vërtetuar me saktësi se qka është fshehur me saktësishtë në këtë kishë.Po bëhen 4 vitë kur nga ne u ndanë vëllezërit Kstriot e Bajrë Elshani dhe 17 të tjerë shqiptarë e serbë dhe nuk është ndriquar vrasja e tyre se nga kush është kryer dhe nxerrja a drejtësisë e kriminelëve pa marrë asysh prej cilit tabor poltik a etnik vijnë dhe dhënja e denimit të merituar.
Katër vite po bëhen edhe prej kur Shakovicë u vra Agron Sylejmani (ish ushtare i UÇK-së) dhe dy policë, njëri ndërkombëtarë nga Gana e tjetri vendor Arsim Rrustolli (po ashtu ish ushtar i UÇK-së), por Agroni nuk kishte pranuar të demobilizohet kurse Arsimi ishte demobilizuar si shum shokë të tjerë (këtu kërkoj ndjesë nga familja e Arsim Rrustollit që edhe ata humën djalin e vetë të tyre që po e prmendi Arsimin por ne të mirë të familjes së tij dhe zbardhjes së rastit, po ashtu kërkoj ndjes edhe për familjen e policit të vrarë nga Gana se këta nuk kanë dalë për të vrarë askend sikur që nuk kishte dalë as Agroni por ishte i drejtuar që ta mbroj kufirin me Serbinë sepse një natë më ë ishte djegur një shtëpi shiptare në Bërvenik nga njerëz me maska dhe nuk dihet se kush e kishte bërë këtë vepër dha kjo dhe familje të tjera të brezit kufitarë rrezikoheshin nga bandat qetnike kurse Agronin kjo ngjarje e kishte shtyrë që të mobilizohet dhe tiu dal në ndihmë brezit kufitarë sepse i gjithë pesoneli i UNMIK-ut ishte tërhequr thellë në brendësi të Kosovës kurse kufiri kishte mbetur pa mbrojtje ku thellësisht e kishin kuptuar i ndjeri Agroni dhe shokët e tij dhe ky konfliktë ka pas pasoja shum të pa amenduara se një ditë në një rrëmuj mund vriten edhe ish ushtarët e UÇK-së në mes veti ndjesë paqin Agroni dhe Arsimi i lehtë iu beftë dheu i Kosovës.

Në Shtatorin (23. 09. 2004) e 2004-ës në Kushevicë të Galabit (Ish-Orllanit) iu zbulue pllaka përkujtimore dëshmorit të kombit Agron Sylejmanit, për të cilën ngjarje i pata njoftuar mediat e shkruara dhe elektronike: KTV-në, RTK-në, Radio Dukagjinin, Bota sotë, Zëri ditorë, Epoka e re, Top Kosova radio dhe Expresin në emër të këshillit organizativë (20. 09. 2004) e jo në emër të LPK-së siç pati transmetuar Koha ditore me 24. 03. 2006 se gjëja Këshilli i Rrethit i Lëvizjes Popullore të Kosovës i Prishtinës qenka sponzorues i kësaj ceremonie. Thën të drejtën unë nuk kam pas rastin të nihem me dëshmorin Agron por nihem me babain e tij bacën Musa Sylejmanin Profesorin me të cilin jemi antarë të Këshillit të Rrethit të LPK-së në Prishtinë. Dy vite më vonë Këshilli i Rrethit i LPK-së në Prishtinë me 17. 03. 2006 me rastin e përvjetorëve të shumtë të dëshmorëve dhe martirëve pati marrë qëndrim që të përkujtohen të gjithë dëshmorët e kombit e në veqanti ata të marsave dhe patë kërkuar nga organet e drejtësisë që të nxiren a drjetësisë kriminelët që kanë kryer këto vepra makabre e të mos lihen të shetisin të lirë pa iu prish kush as tymin e duhanit kurse çlirimtaret të lirohen nga akuzat e pavërteta dhe të motivuara politikshtë dhe të lirohen nga burgjet të cilat më tepër po i gjasojn kazermave ushtarake të mbushura me ushtarë të UÇK-së, por të prangosur sesa vendë ku me të vërtet mbahet vuajta e denimit për kryesit e veprave të paligjshme.
Këto fjalë i thanë edhe shum të tjerë ish ushtarë të UÇK-së që mbajtën burgë në burgjet e UNMIK-ut kurse unë vetë nuk i kam provuar, por i kam provuar ato të Serbisë (07. 05-06. 07. 1999) në Leskocë të Serbisë nga kam arritur të dalë i gjallë por jo edhe i shëndosh sepse jam keqtrajtuar aq shum sa dy unaza më janë dëmtuar në masën 40% dhe kam shkallën e dytë të invalidit të UÇK-së kurse kur jam kthyer në Kosovë kam mësuar edhe për vrasjen e shokut të ngushtë ushtarit të UÇK-së që më zëvendësoi mua kur kam ra në burgë dëshmorit të kombit Agush Isufi dhe dëshmorëve të kombit vëllëzërve Driton e Sabri Krivaqa dhe dy serbëve në qendër të Dardanës me 19. 06. 1999 nga forcat serbe dhe zhdukjen e Qamil Sylës nga fshati Gërbacë i Medvegjës po atë ditë afër Dardanës i cili edhe sotë është i zhdukur. Dhe kam provuar që të ngrej padi ndaj kryerësve të dhunës mbi mua por edhe vrasjen dhe zhdukjen e shokëve por deri tash ka qenë e kotë, përveq një deklaratë ose intervju që e kam dhënë te Fondi Humanitarë i Serbisë përkatësishtë te Natasha Kandiqi a dy vitesh korikë 2006 edhe pse kam arritur ti mbledh disa prej emrave më kryesorë që kanë kryer veprën penale kundër meje.
Komunikatën që e pata lëshuar me 17. 03. 2006 nuk e patën transmetuar as botuar asnjë medium as elektronik as i shkruar : Radio Kosova, Blue Sky, Radio Dukagjini, KTV, RTK, RTV-21, Zëri Ditorë, Epoka e re dhe Koha Ditore nuk e kam ditur pse dhe edhe sotë nuk e di mosbotimin e atij shkrimi a ka qenë cenzurë e brendëshme apo ka pas ndonjë kërcnim të jashtëm dhe nuk jam interesuar ta dije dhe nuk po dua ta dij as tash arsyen por pak më pat habit vet kjo ditorja e fundit e cila pas një jave e ka keqinterpretuar komunikatën time me dashje apo pa dashje të ndonjë qëllimi të mirë apo të keq dhe nëse e ka për të mirë nga gjithë ajo tragjedi mund të nxjerrim diqka të mirë do ta ketë mbështetjen time të sinqert .Koha ditore e ka përdor deklaratën time te te publikimni me titull "Terroristë apo martir-familja kërkon vënjen e nderit në vend “ e shkruar nga gazatri Blerim Xhemajli 24. 03. 2006 faqe 01 dhe 07 shkrim në të cilin e ka interpretuar edhe komunikatën e 2004 por edhe e 2006 në mënyrë jo të drejtë. Kurse në këtë shkrim babai i Agronit kërkon me ngulm zbardhjen e rastit në tërësi. Ai edhe tash në 4 vjetorin e vrasjes së Agronit thotë jam në një moshë koxho të shtyrë dhe nuk e di edhe sa kohë duhet të presë dhe ta dij rastin se si ka qenë sepse jam vjetruar dhe nuk po mund të qëndroi deri kur dikujt ti bëhet boll dhe ta thotë verzionin përfundimtarë për vrasjen e birit tim Agronit i cili nuk ka qenë terroristë por çlirimtarë pjestarë i UÇK-së i cili nuk ka pranuar demobilizimin. Vallë deri kur më do të jetë sekret realiteti për vrasjen e Agron Sylejmanit pyet babai i tij.Këtu shtrohet pyetja jo vetëm për Agronin tim por e shum agronë e agroneve të UÇK-së shpreh mllefin e tij në UNMIK-un i cili thotë se ndoshta do të vdesë dhe nuk do ta shoh realitetin sepse unë edhe jam në moshë të shtyrë edhe me kanë dëmtuar rrahjet makbre të 16 majit 2003 që mi ka bërë SHPK-ja, por edhe dhembjet për çlirimtarë po ma shtojnë vjetërsinë time.Sotë mjetet e informimit janë të afta që brenda pak minutash ta plasojn të vërtetën në mbarë botën.
Pastaj citon Ernest Heminguejn “ për kën bjen këmbana boca e dheut ma zvogëlon sipërfaqen e tokës por edhe çdo person i humbur ma zvogëlon qerdhën e shtëpisë “ do të del në sheshë çdo krim i bërë e ne nuk kërkojm hakmarrje por drejtësi. Askush nuk pyet për fëmijët dhe gruan për prindërit dhe familjarët sepse këtë punë e kanë në duar drejtësia dhe shteti. Agroni ka qenë i martuar dhe ka lënë pas vetes tre djem:Denisin, bineqët Blerimin dhe Betimin si dhe gruan Florijen e cila me mburrje po i rritë fëmijët e luftëtarit sypatrembur të orëve të para të UÇK-së dëshmorit Agron sylejmanit.Në burgë pdrejtësishtë janë mbajtur e po mbahen luftëtarët e UÇK-së Ramush dhe Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Isak Musliu, Haredin Balaj, Rrustem Mustafa Shukri Buja dhe të tjerë emra të njohur nga lufta. Dhe e tëra kjo më shtyn të mendoj vallë po të ishin gjallë Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari a do të burgoseshin edhe ata?!.

Florim Isufi
Profesor i Historisë dhe invalid i luftës së UÇK-së.

Vrasësit me pagesë : Këta janë dy personat e dyshuar për atentatin ndaj Gani Gecit, Bekim Kastratit e Besim Dajakut

Këta janë dy personat e dyshuar për atentatin ndaj Gani Gecit, Bekim Kastratit e Besim Dajakut (Dokumente)

Këta janë dy personat e dyshuar për atentatin ndaj Gani Gecit, Bekim Kastratit e Besim Dajakut

Sipas një dokumenti të EULEX, personi i identifikuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001, është Agron Sylejmani.


EULEX ka pushuar hetimet për zbardhjen e kësaj vrasje të dyfishtë dhe plagosje.

Personi tjetër i dyshuar mendohet të jetë Ruzhdi Shaqiri!



Pesëmbëdhjetë vjet pas atentatit të 19 tetor të vitit 2001, zbulohet se kush e ka kryer këtë atentat ndaj Gani Gecit i cili u plagos dhe ndaj Bekim Kastratit gazetar i gazetës “Bota Sot” dhe dhe Besim Dajakut, pjestar i Sigurisë së Presidentit Rugova të cilët u vranë në këtë atentat. Sipas konkludimit të hetuesve të EULEX-it këtë vepër të ndyrë e ka kryer Agron Sylejmani, i ndihmuar nga Ruzhdi Shaqiri, që të dy të vrarë.

Sipas një dokumenti të EULEX-it të cilin e ka siguruar Botapress, del se dorasi i atentatit të 19 tetorit të vitit 2001 është Agron Sylejmani, por mendohet se ai këtë atentat e kreu me ndihmën e Ruzhdi Shaqirit

Agron Sylejmani së bashku me Shkumbin Mehmetin në vitin 2004 kanë vrarë edhe një policë të Kosovës dhe një policë të UNMIK-ut dhe në shkëmbim armëzjarri me policinë është vrarë nga policia me këtë rast është plagosur Shkumbin Mehmeti dhe gjendet në burg i dënuar me 30
(tridhjetë ) vjet, ndërkaq Agron Sylejmani është vrarë.


Ndërkaq edhe Ruzhdi Shaqiri u vra në gusht të vitit 2014.

Sipas prokurorisë së EULEX-it , Agron Sylejmani dhe të tjerë të panjohur kanë vrarë Bekim Kastratin, Besim Dajakun dhe kanë plagosur rëndë Gani Gecin.

Prokurori i EULEX-it Robert Kucharski i ka dërguar një shkresë zyrtare z.Hajriz Kastratit, babait të Bekim Kastratit të vrarë, me atë cilës shkresë e njofton se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimet për këtë rast duke kosntatuar se personi i identifikuar si doras, Agron Sylejmani ka vdekur.

Prokurori i EULEX-it në shkresën që e ka siguruar Botapres, i bën një përshkrim të biografisë së Agron Sulejmanit .

Ndërkaq në dokumente të tjera del se Policia ka identifikuar edhe personin me pseudonim Ilir Tahiri por që emrin i vërtetë është Ruzhdi Shaqiri. Me këtë pseudionim Ruzhdi Shaqiri ka kryer 12
 ( dymbëdhjetê ) vepra penale në mesin e këtyre veprave ishte i dyshuar kryesor dy herë edhe për vrasje në vitin 2006 dhe vitin 2008 si dhe shumë vepra të tjera penale kindapim, prostitucion, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, armëmbajtje pa leje ,pengim i drejtësisë, sulme e shumë vepra tjera penale.

Agron Sylejmani është nga fshati Kushevicë komuna e Podujevës.

Shtrohet pyetja si shkoi në fshatin Llaushë Agron Sylejmani me kë ishte, kur dihet se në automjetin e Gani Gecit kanë shtënë dy kallashnikovë dhe personi i dytë dyshohet se ishte Ruzhdi Shaqiri dhe të tjerë që e kanë njohur mirë territorin e Llaushës dhe Skënderajt. Ka disa dëshmitar që kanë thënë se kjo vrasje është bërë me pagesë?!

Ende mbetet e pa qartë kush i pagoi paratë për këtë vrasje ?



Për këtë rast ka mbetur të zbulohet vetëm kush i pagoi paratë dhe kush e dha urdhrin e fundit?

Botapress, ka siguruar dokumentin që EULEX-it ia ka dërguar familjes së Bekim Kastratit, përkatësisht babait të Bekimit, Hajriz Kastratit.



Ruzhdi Shaqiri pranë varrit të Agron Sylejmanit, që të dy të dyshuar për atentatin e 19 tetorit të vitit 2001 me ç’rast u vranë Bekim Kastrati e Besim Dajaku dhe u plagos Gani Geci.


Media gjermane: Pse Kosova, Bosnja dhe Maqedonia ndjehen të frikësuara nga fitorja e Trump?


Fitim Dika


Presidenti amerikan, Donald TrumpMattis: Kosova duhet të krijojë ushtrinë e vetëTobias Flessenkemper: “Karta ruse” ka çdoherë në dorë Serbinë.


Ata flasin për “mashtrimin Trump,” dhe janë thellësisht të zemëruar: Së fundi vendimi për ndalimin e udhëtimit drejt SHBA të një pjese të muslimanëve (vokabulari i Trump duke i paraqitur si “persona të këqij”) ka sjellë shqetësimin e amerikanëve në Bosnjë, që ka shumicë muslimane por të orientuar drejt perëndimit. Me politikat e Bill Clinton u arrit paqja dhe siguria në Bosnjë, ndërsa gjithashtu Clinton ka mbështetur edhe integritetin territorial të Bosnjës. SHBA në të gjitha vendet janë përpjekur për vlerat liberale dhe demokratike: me para, fjalë dhe projekte. Në asnjë rajon tjetër të Europës nuk ishin SHBA dhe NATO stabilisatorë aq të rëndësishëm sa në Europën juglindore. Por në Amerikën e administratës Trump ky rol duket mjaft i reduktuar. Tre shtete janë veçanërisht fragjile: Maqedonia, ku për shkak të kontestimit të emrit është bojkotuar nga Greqia; Kosova, që nuk njihet nga Serbia; Bosnja, që i është rrezikuar integriteti i saj nga sulmet e Republika Srpska, shkruan fillimisht media e njohur gjermane fr-online.de.

Deri më tani Europa me “soft power” nuk kishte ndikimin e duhur, ndërsa SHBA me fjalorin e saj të qartë dhe të përpiktë njihej për ndryshimet - me raste duke përdorur edhe kërcënime të mprehta. Kjo politikë është rrezikuar përmes Trumpit. E para, SHBA kërkon reduktimin e pjesëmarrjes së saj në zgjidhjet e problemeve globale, e dyta, sepse automatikisht kështu përforcohet Rusia, dhe e treta, sepse NATO përmes Trump mund të dobësohet. Rusia prej kur shkaktoi krizën e Ukrainës ka futur duart në Ballkan, duke kërkuar mos zgjerimin e mëtejmë të NATO. Anëtarësimi i Malit të Zi është përpara - por senati amerikan nuk ka ratifikuar anëtarësimin. Shtatorin e kaluar ambasadori rus në Sarajevë, Petr Ivantsov mbështeti referendumin kontravers të Republika Srpska. BE kërkonte nga kryeministri i Serbisë, Aleksander Vucic që ta mbajë nën kontroll presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik. Megjithatë Vucic nuk ka më autoritetin e duhur, dhe RS nuk njeh marrëveshjen e Daytonit. Përfaqësuesi i Bosnjës, Valentin Inzko, është lënë në baltë nga Komuniteti Ndërkombëtar, ndërsa vetë nuk mund të vendosë sankcione ndaj Republika Srpska.

BE bile nuk ishte e gatshme që të mbështeste aksionin e fundit të presidentit Obama në Ballkan - sankcione kundër Dodik - për shkak të politikave të tij irredentise. Ndryshimi i kufijve në Bosnjë mund të shkaktonte tensione në gjithë rajonin dhe mundësisht edhe konflikt të dhunshëm në Bosnjë.

Mattis: Kosova duhet të krijojë ushtrinë e vetë

Çfarë do ndodh viteve vijuese në Ballkan, varet edhe nga rajonet që do mbesin nën ndikimin e Trump. Lojë të rëndësishme këtu do kenë edhe lobistët. Vendimtar do jetë zv.ministri i jashtëm amerikan John Heffern, i cili njëkohësisht është i deleguar për Europën. Ka indikacione që administrata e re amerikane nuk do mbështes ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe si shembull më i mirë për këtë është deklarata e ministrit të mbrojtjes amerikane, James Mattis, i cili pak më parë mbështeti krijimin e ushtrisë në Kosovë. Gjithashtu KFOR do qëndrojë në Kosovë derisa kjo e fundit nuk do jetë e gatshme për të mbrojtur vetëveten.

Vendimtare për stabilitetin e Kosovës është edhe sjellja e shtetit fqinj të Serbisë. Eksperti ballkanik nga Qendra europiane CIFE në Nizza, Tobias Flessenkemper, mendon se “karta ruse” ka çdoherë në dorë Serbinë, ndërsa kjo mund të mbështetet edhe nga provokimet e fundit të Vucic. Ai nuk mund të shihet si “faktor stabiliteti” që shpresonin dikur europianët.

Me erën Trump do bien edhe ambiciet etiko-morale të SHBA mbi Ballkanin, pasi do financohet më pak projekte rreth demokratizimit të rajonit - ose SHBA nuk do luajë më faktorin e mbështetjes së të drejtave të grave dhe minoriteteve seksuale. Kush nuk pason me konceptin, nuk do jetë më i kërkuar. Kjo mund të shihet së fundi me Maqedoninë. Vendi i zhytur nga tensionet gjeopolitike mes Rusisë dhe BE, pësoi një krizë të thellë politike në 2015. Nga fitorja e Trumpit, ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily, është gjithmonë nën sulm. Së fundi ish republikani Christopher Smith kërkoi hetim kundër Baily pasi kishte mbështetur njëanshmërisht opozitën socialdemokrate dhe është “ngushtë” i lidhur me OJQ e financuara nga George Soros.

Në fakt Baily ka qenë shumë aktiv viteve të fundit sëbashku me përfaqësuesit e BE. Maqedonia është shembull sesi mund të arrihen ndryshime nëse bashkëpunojnë frytshëm BE dhe SHBA. Rolet ishin të ndara, siç funkciononte prej 20 vjetësh. BE ndërmjetësonte, SHBA vendoste në fund mbi tavolinë. Me Trumpin presidenti, kjo vështirë se është e uruar.

Flet djali i Haki Imerit, ja çfarë ndodhi me 3 llapjanët që ia vranë babain


Arbnore Zhushi

Ditë më parë, Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit nga Vojniku i Skenderajt, i vrarë në vitin 1999, ka deklaruar së fundmi se i ka zbuluar vrasësit e vëllait të tij.

Ai ka thënë se vrasësit të cilët u paguan për t’ia marrë jetën Hakiut, janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, të tre llapjanë.

“Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut m’i kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë. Por, kush i solli në Drenicë me na vra. Mua më intereson se kush i solli ta vrasin vëllanë tim”, është shprehur Imer Imeri për mediat, teksa ka theksuar se është shumë afër t’a marrë vesh edhe porositësin për vrasjen e vëllait të tij.

“Jemi në rrugë të mbarë, vetëm një hap na ndan me gjet atë se kush i sjelli ata me m’a vra vëllanë”, ka thënë ai.

Çështjen në fjalë e ka komentuar Kastriot Imeri, djali i të ndjerit, Hakiut.

 tTë dyshuarit për vrasjen e babait të tij, janë tre të lartpërmendurit, Kastrioti ka treguar se çfarë ka ndodhur me ta.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, ka pohuar Kastriot Imeri.

Kastriot Imeri: Drejtësia ta thotë fjalën

I pyetur se a ka informata familja e tij nëse Prokuroria i ka hetuar tre të dyshuarit për vrasjen e babait të tij, ai ka thënë se nuk beson që ka Prokuroria ka bërë një gjë të tillë.

Edhe pse xhaxhai i tij ka pohuar se ka prova që dëshmojnë se cilët janë vrasësit e vërtet, Kastriot Imeri ka thënë se familja do të pres që institucionet e drejtësisë të zbardhin rastin e babait të tij.

“Do t’i presim institucionet e drejtësisë të zbardhin rastin e babait tim dhe të gjitha vrasjet politike që janë bërë në Kosovë. Për të gjitha ato vrasje që janë bërë pas luftës, shpresojmë që së shpejti drejtësia do t’a thotë fjalën e fundit”, ka theksuar ai.

Por, a e ka hetuar Prokuroria e Shtetit këtë çështje, dhe pse autorët nuk janë sjellur para drejtësisë?!

Lidhur me këtë, ndonëse nga Prokuroria e Shtetit,  është thënë se janë duke shqyrtuar pyetjet dhe se përgjigjet do t’i kemi së shpejti, gazeta nuk ka marr përgjigje as pas tre ditëve...

Vëllai i Agron Sylejmanit iu përgjigjet akuzave për vrasjen e Haki Imerit, ka një porosi për udhëheqësit e Zonës së Drenicës


Arbnore Zhushi

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet”, ka pohuar Kastriot Imeri.Ai ka thënë se këto akuza po bëhen nga vet ata, të cilët janë të përfshirë në qarqet e inkriminuara dhe po mundohen që t’ia hedhin mbi ushtarët e UÇK-së.

Vëllai i Haki Imerit, të vrarë në vitin 1999, Imer Imeri së fundmi ka deklaruar se ai i ka zbuluar vrasësit e vëllait të tij.

Ai ka thënë se vrasësit të cilët u paguan për t’ia marrë jetën Hakiut, janë Naim Kadriu, Agron Sylejmani dhe Avni Feta, të tre llapjanë.

“Jam i bindur që këta të tre janë vrasësit. Policia e UNMIK-ut m’i kanë pru me emër e mbiemër e po ashtu edhe policia jonë. Por, kush i solli në Drenicë me na vra. Mua më intereson se kush i solli ta vrasin vëllanë tim”, është shprehur Imer Imeri për mediat, teksa ka theksuar se është shumë afër t’a marrë vesh edhe porositësin për vrasjen e vëllait të tij.

Lexo edhe këtë: Flet djali i Haki Imerit, ja çfarë ndodhi me 3 llapjanët që ia vranë babain

Në një deklaratë të  Imer Imerit, i ka konfirmuar edhe djali i të ndjerit, Hakiut, Kastriot Imerin.

Duke rikonfirmuar se të dyshuarit për vrasjen e babait të tij, janë tre të lartpërmendurit, Kastrioti ka treguar se çfarë ka ndodhur me ta.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, ka pohuar Kastriot Imeri.

Por, këtë e ka demantuar familja e Agron Sylejmanit, përkatësisht vëllai i tij Driton Sylejmani.

Në një prononcim për gazetën “Bota Sot”, Sylejmani ka mohuar se vëllai i tij të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet të dyshimtë, aq më pak në vrasjen e Haki Imerit.

Deklaratat e familjes Imeri, se djalin e tyre Hakiun e ka vrarë Agron Sylejmani, ai i ka quajtur shpifje dhe njollosje ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, i cili nuk jeton më.

Ai ka thënë se këto akuza po bëhen nga vet ata, të cilët janë të përfshirë në qarqet e inkriminuara dhe po mundohen që t’ia hedhin mbi ushtarët e UÇK-së.

“Agroni nuk ka qenë asnjëherë në bashkëveprim me ta dhe nuk është takuar asnjëherë me ata dy personat pas përfundimit të luftës. I lutem atij personi që e ka hedh gurin mbi ta, të mos i etiketojë ushtarët e UÇK-së, sepse dikur do të jetë vonë”, ka thënë Driton Sylejmani.

Tutje, ai ka theksuar se Agroni nuk ka qenë asnjëherë në Drenicë dhe nuk ka pasur nevojë të bëjë një gjë të tillë për para.

Për ish-udhëheqësit e zonës së Drenicës, Sylejmani ka dhënë edhe një porosi.

“Ju lutem sidomos udhëheqësve të zonës së Drenicës që ato gjëra që kanë ndodhur në atë regjion t’i zgjedhin vet dhe mos i hudhin në ushtarët që nuk janë më në jetë dhe mbi ushtarët që nuk janë të atij regjioni, sepse udhëheqësit e zonës së Drenicës i din se çfarë ka ndodhur atje, duke nisur nga komandanti i zonës dhe të poshtë. Por ata po mundohen të etiketojnë zyrtarë që nuk janë në jetë e nuk kanë mundësi t’i kundërshtojnë akuzat e tyre Ju lutem, mos i ofendoni ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Driton Sylejmani.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...