Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/06

Kriminelët shëtisin lirishtë në Kosovën e lirë kurse çlirimtarët burgosen, maltretohen e në disa raste likuidohen politikisht dhe në ekstrem edhe fizikisht


Me 16 mars 2008 u bënë 4 vite të plota kur nga jeta u ndanë pa dëshirën e tyre nga jeta në lulen më të re dhe me dëshirën e dashakeqësve të tre martirëve në Çabër: Egzonit, Florentit dhe Avniut të cilët nga frika prej një qeni serb ranë në lum dhe aty u fundosën. U deshtë që kalojnë disa ditë për ti gjetur kufomat e tyre sepse leje që i mbytën por deshën që edhe gjakun edhe eshtrat e tyre ti humbin. Atëbotë patën shpërthyer pakënaqësi
spontane anë e mbanë Kosovës 17 dhe 18 Mars 2004 ku u patën vra edhe 19 persona tjerë të pafajshëm dhe drejtësia po drejton shtrembët pas disa seancash i liron personat që janë kapur pronarë të qenit i cili i detyroi fëmijët ta humbin jetën tragjikisht, çfarë ironie i lë të lirë kriminelët të cilët ndihmuan lindjen e krimit, sepse ata fizikisht nuk kishin marrë pjesë në mbytjen e fëmijëve në ujë në fshatin Çabër. Por mbetet pyetja “I kujt ishte qeni dhe a do të kishin ikur fëmijët prej tij për t'u mbytur në lumin Ibër po të mos kishin pasur frikë nga qeni apo nga njerëzit e qenit ose qeni i njerëzve dhe përfundimi asgjë prej atij gjykimi?.

Pse ndodhi 17 dhe 18 Marsi 2004

Shqiptarët nuk i djegën kishat dhe manastiret ortodokse por shpalosën varrezat masive në Deviq afër Llaushës së Skënderajt dhe në Prizren të cilat mund të jenë të luftës 1998-1999 apo edhe më largë me gjasë nga mesjeta e këndej dhe siç duket këto eshtra të shqiptarëve që përdoreshin nga serbët për tu bërë më të fortë sepse gjatë betejave të tyre me të gjithë kundërshtarët e në këtë rastë me shiptarët. Ata (lex. serbët) çirreshin, deheshin dhe drogoheshin për a me ose mbi këto eshtra për tu bërë më të fortë si ata (lex. shqiptare), dhe trima të tillë por kotë sepse nuk ato skelete (eshtra) shqiptarësh nuk hynin në brendësin e tyre.
Ata këtë traditë e kishin marrë nga fisi ilir autoriat i cili i vriste luftëtarët e rraskapitur ose të plagosur që nuk mund të vazhdonin luftën dhe këtë e bënin vetëm që të mos ziheshin rob lufte nga armiku (A. Stipçeviq “ILIRIA“ faqe 95) por serbët e kanë pirë edhe gjakun e viktimave (lex.gjahut) dhe keqinterpretime tjera vetëm e vetëm për tu bërë më të fortë dhe më trima, mirëpo as kjo nuk iu ndihmoj sepse serbët po kërkojnë të pamundurën kthim në mesjetë pra të gjitha territoret e Stefan Dushanit e këto toka dhe ato që i mbajnë serbët nuk po e durojnë zullumin dhe krimin mbi supet e tyre që po e ushtron populli serbë me ndonjë përjashtim të atyre që nuk i kanë përlyer duart me gjakë njeri 1800, sepse ne to po rrjedh gjakë njeriu e jo ujë nga shiu apo bora kurse serbët kanë dëshirë të zjarrtë që ta robërojnë popullsinë autoktone vendase shqiptare dhe greke. Këto toka kërkojnë popullin e vetë të butë e që nuk i lagë me gjakë njeriu çdo pranverë pra popujt e lashtë pellazgjikë ilirët-shqiptarët dhe grekët.

16.03.2004

Dikur fundi i marsheve protestue përfundoi me luftë kundër okupatorit serb a do ta kenë edhe këto protesta të njejtin fund?Nëse ndëgjohet ish okupatori sllav-serb dhe veprohet sipas tij edhe nëse nga 2 milion shqiptarë sa mendohet se ka Kosova mbetet vetëm një shqiptarë prej tij do të merr goditjen e njejtë që e kanë marrë okupatorët tjerë kushdo që di ti kryej veprimet e urdhërdhënësit serb.
Me 16 Mars 2004 janë thyer xhamat e hotel “ILIRIS “ pak kohë para se të fillonte një protestë nga një person me të meta fizike e i njejti me gjasë i ka thyer edhe xhamat e picerisë “Bulevard“ me rastin e shpërndarjes së protestuesëve nga protesta e 04. 03. 2004 e organizuar nga Lëvizja Popullore e Kosovës, por edhe në 2001 ishin thyer xhamat e po të njejtit hote, shperthimet e kontrolluara e të pakontrolluara një javë para 16 Marsit 2004 në prishtinë përfishirë edhe në shtëpin e ish krytarit të Kosovës janë të gjitha këto si shkak i mosmbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së dhe kujt kur t'i teket bënë çka to dojnë pa u pyetur askush dhe ndez këto vatra të zjarrit.

Plagosja e gjëja e një serbi në Llapna Sellë dhe përmbytja e në ujë e tre fëmijëve shqiptarë të lartëcekur në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Të gjitha këto ngjarje patën edhe një kujdestar të vetin i cili u kujdes në mënyrë të duhur duke ndërprer rrymën tërësisht në tërë Kosovën nga ora ora 19 - 21 nuk patëm rastin t'i shohim në ekranet televizive për shkak të mungesës së rrymës, kurse në orët e vona marrim lajmin e rënd për mbytjen dhe humbjen e tre fëmijëve shqiptarë e cila të nesërmen shkakton acarime të situatës.
Se i fillon protesta e fëmijëve në Mitrovicë e cila përfundon e qetë, por gjatë përfundimit të saj një polic i SHPK-së tenton ta arrestoj njërin prej protestuesëve dhe aty fillon ekzagjerimi kthimi në rrëmuj e zgjati dy ditë me ndërprerje të kohëpaskohëshme me 17 dhe 18 Mars 2004. Protesta këto që muarën jetën e 19 shqiptarëve e serbëve. Nga këto rrjedhime një ngjarje na patë treguar vetëm tv ALSAT-i i Tiranës, gjetjen e eshtrave të njeriut në një kishë ortokdokse në dalje të Prizrenit për të cilat ka kërkuar nga UNMIK-u ekshumimin përfaquesi ndërqeveritarë shiptarë për renovimin e shtëpive të dëtuara gjatë këtyre njarjeve a se ajo të renovohej por nuk ka hasur në mirkuptim në UNMIK dhe nuk është bërë ekshumimi i tyre për tu vërtetuar me saktësi se qka është fshehur me saktësishtë në këtë kishë.Po bëhen 4 vitë kur nga ne u ndanë vëllezërit Kstriot e Bajrë Elshani dhe 17 të tjerë shqiptarë e serbë dhe nuk është ndriquar vrasja e tyre se nga kush është kryer dhe nxerrja a drejtësisë e kriminelëve pa marrë asysh prej cilit tabor poltik a etnik vijnë dhe dhënja e denimit të merituar.
Katër vite po bëhen edhe prej kur Shakovicë u vra Agron Sylejmani (ish ushtare i UÇK-së) dhe dy policë, njëri ndërkombëtarë nga Gana e tjetri vendor Arsim Rrustolli (po ashtu ish ushtar i UÇK-së), por Agroni nuk kishte pranuar të demobilizohet kurse Arsimi ishte demobilizuar si shum shokë të tjerë (këtu kërkoj ndjesë nga familja e Arsim Rrustollit që edhe ata humën djalin e vetë të tyre që po e prmendi Arsimin por ne të mirë të familjes së tij dhe zbardhjes së rastit, po ashtu kërkoj ndjes edhe për familjen e policit të vrarë nga Gana se këta nuk kanë dalë për të vrarë askend sikur që nuk kishte dalë as Agroni por ishte i drejtuar që ta mbroj kufirin me Serbinë sepse një natë më ë ishte djegur një shtëpi shiptare në Bërvenik nga njerëz me maska dhe nuk dihet se kush e kishte bërë këtë vepër dha kjo dhe familje të tjera të brezit kufitarë rrezikoheshin nga bandat qetnike kurse Agronin kjo ngjarje e kishte shtyrë që të mobilizohet dhe tiu dal në ndihmë brezit kufitarë sepse i gjithë pesoneli i UNMIK-ut ishte tërhequr thellë në brendësi të Kosovës kurse kufiri kishte mbetur pa mbrojtje ku thellësisht e kishin kuptuar i ndjeri Agroni dhe shokët e tij dhe ky konfliktë ka pas pasoja shum të pa amenduara se një ditë në një rrëmuj mund vriten edhe ish ushtarët e UÇK-së në mes veti ndjesë paqin Agroni dhe Arsimi i lehtë iu beftë dheu i Kosovës.

Në Shtatorin (23. 09. 2004) e 2004-ës në Kushevicë të Galabit (Ish-Orllanit) iu zbulue pllaka përkujtimore dëshmorit të kombit Agron Sylejmanit, për të cilën ngjarje i pata njoftuar mediat e shkruara dhe elektronike: KTV-në, RTK-në, Radio Dukagjinin, Bota sotë, Zëri ditorë, Epoka e re, Top Kosova radio dhe Expresin në emër të këshillit organizativë (20. 09. 2004) e jo në emër të LPK-së siç pati transmetuar Koha ditore me 24. 03. 2006 se gjëja Këshilli i Rrethit i Lëvizjes Popullore të Kosovës i Prishtinës qenka sponzorues i kësaj ceremonie. Thën të drejtën unë nuk kam pas rastin të nihem me dëshmorin Agron por nihem me babain e tij bacën Musa Sylejmanin Profesorin me të cilin jemi antarë të Këshillit të Rrethit të LPK-së në Prishtinë. Dy vite më vonë Këshilli i Rrethit i LPK-së në Prishtinë me 17. 03. 2006 me rastin e përvjetorëve të shumtë të dëshmorëve dhe martirëve pati marrë qëndrim që të përkujtohen të gjithë dëshmorët e kombit e në veqanti ata të marsave dhe patë kërkuar nga organet e drejtësisë që të nxiren a drjetësisë kriminelët që kanë kryer këto vepra makabre e të mos lihen të shetisin të lirë pa iu prish kush as tymin e duhanit kurse çlirimtaret të lirohen nga akuzat e pavërteta dhe të motivuara politikshtë dhe të lirohen nga burgjet të cilat më tepër po i gjasojn kazermave ushtarake të mbushura me ushtarë të UÇK-së, por të prangosur sesa vendë ku me të vërtet mbahet vuajta e denimit për kryesit e veprave të paligjshme.
Këto fjalë i thanë edhe shum të tjerë ish ushtarë të UÇK-së që mbajtën burgë në burgjet e UNMIK-ut kurse unë vetë nuk i kam provuar, por i kam provuar ato të Serbisë (07. 05-06. 07. 1999) në Leskocë të Serbisë nga kam arritur të dalë i gjallë por jo edhe i shëndosh sepse jam keqtrajtuar aq shum sa dy unaza më janë dëmtuar në masën 40% dhe kam shkallën e dytë të invalidit të UÇK-së kurse kur jam kthyer në Kosovë kam mësuar edhe për vrasjen e shokut të ngushtë ushtarit të UÇK-së që më zëvendësoi mua kur kam ra në burgë dëshmorit të kombit Agush Isufi dhe dëshmorëve të kombit vëllëzërve Driton e Sabri Krivaqa dhe dy serbëve në qendër të Dardanës me 19. 06. 1999 nga forcat serbe dhe zhdukjen e Qamil Sylës nga fshati Gërbacë i Medvegjës po atë ditë afër Dardanës i cili edhe sotë është i zhdukur. Dhe kam provuar që të ngrej padi ndaj kryerësve të dhunës mbi mua por edhe vrasjen dhe zhdukjen e shokëve por deri tash ka qenë e kotë, përveq një deklaratë ose intervju që e kam dhënë te Fondi Humanitarë i Serbisë përkatësishtë te Natasha Kandiqi a dy vitesh korikë 2006 edhe pse kam arritur ti mbledh disa prej emrave më kryesorë që kanë kryer veprën penale kundër meje.
Komunikatën që e pata lëshuar me 17. 03. 2006 nuk e patën transmetuar as botuar asnjë medium as elektronik as i shkruar : Radio Kosova, Blue Sky, Radio Dukagjini, KTV, RTK, RTV-21, Zëri Ditorë, Epoka e re dhe Koha Ditore nuk e kam ditur pse dhe edhe sotë nuk e di mosbotimin e atij shkrimi a ka qenë cenzurë e brendëshme apo ka pas ndonjë kërcnim të jashtëm dhe nuk jam interesuar ta dije dhe nuk po dua ta dij as tash arsyen por pak më pat habit vet kjo ditorja e fundit e cila pas një jave e ka keqinterpretuar komunikatën time me dashje apo pa dashje të ndonjë qëllimi të mirë apo të keq dhe nëse e ka për të mirë nga gjithë ajo tragjedi mund të nxjerrim diqka të mirë do ta ketë mbështetjen time të sinqert .Koha ditore e ka përdor deklaratën time te te publikimni me titull "Terroristë apo martir-familja kërkon vënjen e nderit në vend “ e shkruar nga gazatri Blerim Xhemajli 24. 03. 2006 faqe 01 dhe 07 shkrim në të cilin e ka interpretuar edhe komunikatën e 2004 por edhe e 2006 në mënyrë jo të drejtë. Kurse në këtë shkrim babai i Agronit kërkon me ngulm zbardhjen e rastit në tërësi. Ai edhe tash në 4 vjetorin e vrasjes së Agronit thotë jam në një moshë koxho të shtyrë dhe nuk e di edhe sa kohë duhet të presë dhe ta dij rastin se si ka qenë sepse jam vjetruar dhe nuk po mund të qëndroi deri kur dikujt ti bëhet boll dhe ta thotë verzionin përfundimtarë për vrasjen e birit tim Agronit i cili nuk ka qenë terroristë por çlirimtarë pjestarë i UÇK-së i cili nuk ka pranuar demobilizimin. Vallë deri kur më do të jetë sekret realiteti për vrasjen e Agron Sylejmanit pyet babai i tij.Këtu shtrohet pyetja jo vetëm për Agronin tim por e shum agronë e agroneve të UÇK-së shpreh mllefin e tij në UNMIK-un i cili thotë se ndoshta do të vdesë dhe nuk do ta shoh realitetin sepse unë edhe jam në moshë të shtyrë edhe me kanë dëmtuar rrahjet makbre të 16 majit 2003 që mi ka bërë SHPK-ja, por edhe dhembjet për çlirimtarë po ma shtojnë vjetërsinë time.Sotë mjetet e informimit janë të afta që brenda pak minutash ta plasojn të vërtetën në mbarë botën.
Pastaj citon Ernest Heminguejn “ për kën bjen këmbana boca e dheut ma zvogëlon sipërfaqen e tokës por edhe çdo person i humbur ma zvogëlon qerdhën e shtëpisë “ do të del në sheshë çdo krim i bërë e ne nuk kërkojm hakmarrje por drejtësi. Askush nuk pyet për fëmijët dhe gruan për prindërit dhe familjarët sepse këtë punë e kanë në duar drejtësia dhe shteti. Agroni ka qenë i martuar dhe ka lënë pas vetes tre djem:Denisin, bineqët Blerimin dhe Betimin si dhe gruan Florijen e cila me mburrje po i rritë fëmijët e luftëtarit sypatrembur të orëve të para të UÇK-së dëshmorit Agron sylejmanit.Në burgë pdrejtësishtë janë mbajtur e po mbahen luftëtarët e UÇK-së Ramush dhe Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Isak Musliu, Haredin Balaj, Rrustem Mustafa Shukri Buja dhe të tjerë emra të njohur nga lufta. Dhe e tëra kjo më shtyn të mendoj vallë po të ishin gjallë Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari a do të burgoseshin edhe ata?!.

Florim Isufi
Profesor i Historisë dhe invalid i luftës së UÇK-së.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...