Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/09

Mithat Havari : Vjedhjet shqiptare

Kur une kam qene drejtor i policis ne Berat ne vitin 1997 ishte koha kur bandat kriminale kishin  situaten nen kontroll , kishin shperthyer banken e shtetit e vjedhur kasaforten me lek , vidhnin ne menyre te vazhdueshme leket e pensioneve neper fshatra .

Detyra e pare imja ishte te isha une mbret i ligjit dhe jo bandat , dhe kete e realizova brenda 15 diteve .
 E dyta dhash urdher bankes qe kur te shperndanin pensionet neper fshatra  duhej te me njoftonin mua zyrtarisht , dhe une urdheroja shefin e rendit te shoqeronte me furgon policie me 5 polic te armatosur .

 Kaq u desh dhe historia e vjedhjes se pensioneve mori fund , banditat e kuptuan se kish zot vendi .
 Kur isha drejtor i policis se kryeqytetit ne vitin e trazirave 1999 2000 nuk pata asnje rast grabitje bankash , filjalesh apo lek ne transport .

 Po te isha une drejtor i policis se kryqytetit sot , pas grabitjes se pare ne Kashar do merrja keto masa :
 Do i kerkoja drejtorit te bankes te prishte kontraten me policin private qe siguronin leket qe transferoheshin drejt Rinasit dhe ta zvendesonte me nje kompani serioze qofte dhe te huaj po ta lejonte ligji.

 E dyta , do i kerkoja drejtorit te bankes te me njoftonte top sekret  se ne ç'date e ore do leviznin leket .
 Une do urdheroja dy furgone policie me police te armatosur , te cilet do fusnin ne mes makinen e blinduar me valute brenda dhe ta çonin ne destinacion dhe te qendronin aty deri sa avioni te ngrihej ne qiell.

 Kete veprim do ta beja gjithmon , qofte dhe pa shperblim nga banka .
 Ketu do mbyllej historia e vjedhjes se lekeve nga banda kriminale kjo eshte e sigurt .

  Me acarojne opinionistet neper televizione me sofizmat e tyre , pa le kur pash tek nje tv privat kishin thirrurr dhe nje ish drejtues i larte i policis se shtetit  i cili eshte denuar per korrupsion dhe shperdorim detyre dhe kur jep ai moral per policin apo opinionin e gjere , duhet tja futesh vrapit .

 Por dhe opinionistet jane te ndare therresin sherbetore dhe servila te pushtetit te radhes qe te mos prekin plagen , por ta pudrosin ate .
Turp i madh , nuk e di por gjendja eshte e rende , kaq mund te them .

Stadiumi i Shkodrës ”Loro Boriçi” – Kali i Trojës(Beogradit)

Imazh
Kushton 5 milion Dollarë rregullimi i stadiumit

Shenim;
Veni re me kujdes se si Edvin Rama deklaron shumën e kontributit për stadiumin jo në Euro që ulërin si i kafshuem nga qenjtë mazonë, por në dollarë. Si i lejohet kryeministrit të përdori dollarë n'Shqipni,.....? Pra janë 5 milion dollarë të Xhorxh Soros-it(Shvarz), që ja dhuron nëpërmjet FMN-ës, që asht në thonjtë e Mazonve Çifutë!

Pjesa e II-të e skenarit sllavë


,,Kujdesi,, i Edvin Ramës për Stadiumin ”Loro Boriçi”

Nuk kisha ndermend të shkrueja pak për ”Kanibalizmin serbë kundër sportisve të kombtares shqiptarë në Beogradë të 14 tetorit 2014” sepse kanë reague masivisht shqiptarët me tanë arsenalin mediatik që disponojnë në tanë hartën etnike si dhe jashtë saj. Politika 22 vjeçare e mbi 100 partive refraktare, mizore, e ndytë në moral, antipopullore dhe antikombtare heshtën para diversionit politik serbë kundër kercenimit të jetës të shqiptarve sportisë si dhe kundër simboleve shqiptare si përherë. Politika zyrtare socialiste me në krye Edvin Ramën reagoi me za formale gati për me ba avokatinë e çmendurisë serbe se kishin të drejtë dhe ishin fajtorë pala shqiptare. Ishte i vetmi presidenti Bujar Nishani që i thirri në presidencë dhe i pershëndeti ekipin e futbollit shqiptar për qendrimin korrekt ndaj reagimit vandal të huliganve serbë dhe ndaj simboleve shqiptare në ndeshjen me Serbinë më 14.X.2014. Kryeministri Edvin Rama as që i priti aspak ekipin e futbollit shqiptar sepse ishin viktima e prapaskenave të tij.

Nji shoqë publikon në facebok kët shprehje: ” Kujdes Shkodra se po ju vjen Ivani i "Tmerrshëm"!
Megjithëse ashtë humor, por le të vijnë ivanët se prej liderve politikë komunistë kanë ardhë sa ka danë dashtë vetë në Shkodër më 22 prill 2013. Ivanin e tmerrshëm e kena në krye të qeverisë.
Fill rrëmbeva tastierat e kompjutrit duke i thanë vedit; Të pregatitet Shkodra për të pritë ivanat, vllaznitë e shpirtit të Edvin Ramës!

Me ,,kadalë,, po shkogloj disa rreshta direktë e n’ballë të deklaratës politike të kryeministrit Edvin Rama të publikuem në ekran të RTVSH më 24.X.2014 për vendimin e Rregullimit të Stadiumit ”Loro Boriçi” të Shkodrës, duke u shpreh ndër tjera: ”Në mbyllje dua të shtoj se sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s natyrisht: 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi.” Deklarata për shtyp e Kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri 24.X.2014. (Pot ë veni re se kryeministri Rama, nipë Shkodre nga nanëbabja-mbesa e Kolë Idromenos e ka tmerr të permendi emnin e shquem të Loro Boriçit të Stadiumit të Shkodrës, ku prej ktu zbulohet ,,kujdesi,, i tij shpirtnor për stadiumin. Eh sikur të kishte emnin e babës tij Kristaq Rama sikurse ja ka vue nji shkollet në Tiranë kur ishte kryetar bashkije për 10 vjetë? A do ta harronte pa e permendë? Jooooo!).

Nji vendim në dukje shumë pozitive. Përemri por, nuk venë n’gjumë njeriun që e njehë mirë sepse duke e ditë shkodranët karakterin e tij të formuem për të keq, menjiherë u shkon mendja se çdo mirësi e tij ashtë me hile, me ligësi e me intriga antishqiptare se investimi i shtetit me urdhnin e Edvin Ramës ashtë me sfond prapavije ekstrem djallzor. Duhetkujtue se Edvini e ka pasion gjenetike gjakderdhjet, ngatrresat, arkivolat, bombat që janë fjalor i tij në fjalimet e përçartuna n’parlamentë e kudo. Askush s’beson mazonit Edvin Ramës, se nuk përfaqson kombin dhe asnji parti shqiptare(por e vetmja llogore ku mund të rrenoji nji kombë ashtë partitë e majta).

Pak nga ngjarja e 14 tetorit 2014 n’Beograd

Imazh


Qendrimi patriotik i shqiptarve në mbrojtje të simboleve shqiptare.

Djemtë e kombtares shqiptare ishin në Beograd me luejtë me skuadrën kombtare të Serbisë. Ligsia shekullore u rishfaqën me të gjitha tiparet e saja nga ma barbare:
- Sapo zbritën prej avionit duke dalë prej sallës së aviacionit u pritën prej policisë speciale të armatosun gjer në dhambë e me drejtim automatiku bash n’zemrat e djemve 20 e ca vjeçarë sportista të futbollit me çanta n’shpinë me veshjet sportive. U befasuen dhe i ban pyetje vedit: ”A priten n’ket mnyrë skuadra shqiptare sportive apo arixhinjë fondamentalista antiserbë. Kjo pamje e e errët dëshmoi se për shqiptarët do të kalonin momentet e ferrit me përfundim kthim n’Shqipni ndoshta edhe me arkivola.

- Nuk u lejue asnji kambë shqiptarit tifoz nga Kosova e Shqipnia nga UEFA me kërkesën e Serbisë të mos ishin në stadium.

- Ushtria dhe policia ishin në fushë me arsenale armatimesh. Nuk dihej se kë do të ruanin nga gjakderdhja, pasi aty nuk kishte asnji tifozë shqiptarë? Futbollistat shqiptarë s’kishin armë, përveç topit dhe objektivin – Golë te porta serbe.

- Ishte hartue nji strategji terrori psikologjik me synim, që të vetëdorzoheshin futbollistat e kombtares shqiptare vullnetarët para fushës së lojës për të mos me kenë të aftë të bajnë asnji golë. Kjo strategji ferrit psikologjik ishte ngritë nga Shërbimi Sekretë Serbë, ku pjesë – pjesë po shfpalosej me paturpsinë ma makabre të saj.

- Dalja për stervitje në fushë e lojtarve shqiptarë shkaktoi stuhi sharjesh, thirrje ”Vrisni, Prejin, Varini kryetin Shqiptarve! Kosova ashtë e Serbisë! Shqiptarët janë vllaznit e Kroacisë(Faktikishtë vertetë na don Kroacia, por liderët me bandat partiake të Shqipnisë e Kosovës ende e urren Kroacinë sikurse Serbia tash 22 vjeçare e n’vazhdim – piktakime me shijet serbe)” etj banalitete, që vetëm në Institucionet dhe sherbimet sekrete-policore-shtetnore Beogradë frymëzohen e gjendet ky soj fjalori kanibalësh.

- Hymni shqiptar u fye nga britmat egërsuese e korit të tifozave haluçinantë prej 30 mijësh serbë sikur të ishte nji kasaphanë, që do therreshin prej egërsina kanibalësh.
- Britmat e 30 mijve serbë huliganë nuk u ndalën derisa u larguen nga fusha shqiptarët.
- Në minutën e 17–të nisën hedhje fishekzjarresh të rrezikshme në portën shqiptare kundër lojtarve shqiptarë. Arbitri anglezë nuk shqetsohej aspak ndaj sjelljeve antiligjore duke lejue dhunën fizike të lojtarve serbë mbi shqiptarët deri n’gjakosje duke mos i ndëshkue sëpaku me vrejtje disiplinore dhe hedhje fishekzjarre.
- Ndalimi i papritun i ndeshjes prej arbitrit pasi e ndjeu edhe vedin të kërcënuem fizikisht në minutën e 42-të nga hedhja e njeni pas tjetrit të fishekzjarreve në kambët e futbollistit shqiptar duke gjuejtë topin ngjalli ilaritet nga futbollistat serbë.
- Pika e vlimit të xhindosjes të 30 mijë huliganve serbë eksplodoi në momentin e ndalimit të ndeshjes të nji ,,fluturake,, me simbole shqiptare mbi korin e skizofrenve serbë!!!!

Simbolet Shqiptare ishin Apokalipti i Serbisë

Imazh

Imagjinojeni lexues çastin kur në dilemën e kundërshtimit nga futbollistët serbë të pezullimit të ndeshjes me arbitrin anglezë, shfaqet në qiellin e Beogradit nji fluturake elektronike me simbolet shqiptare me sfond blu, midis harta etnike shqiptare dhe në anësore kishte dy protrete: I.Qemalin dhe I.Boletinin tuj u valëvitë mbi krenat e skizofrenave serbë.
Çka të shihej e të ndigjoje!; Nji termetë 10 ballësh! Shgulja prej vendit të 30 mijë serbve të shkatrruem përmbi 42 minuta prej britmash e jargësh, prej gjaknxehtsisë e mikrobit të tërbimit në sulmë për t’i shqyer me dhambët e tyne, të 11 lojtarë shqiptarë drejt fushës për t’i vrarë shqiptarët. Llava e vullkanit shpërtheu mbi fushën e blertë. A thue se u ça toka prej hidhnimit për vdekje të krejt kombit serbë. Pse gjithë kjo stuhi zemërate? Pse kjo papërmbajtje? Serbia e madhe mbeti pushtues dhe e inkriminum me gjenocid mbi shqiptarët, kroatët, boshnjakët, hungarezët etj.
Simbolet shqiptare ishin ,,fantazma, hijet e vdekjes,,! Një apokalipti e vertetë!
Xhungla serbe si dikur parardhsit e tyne që lshuen shpellat e Uraleve të dëbuem nga carët e Rusisë shkatrruen stolat e stadiumit e ju vërsulën si bisha mbi simbolet shqiptare dhe kundra shqiptarve për ti shqyer me dhambë e mbytun me stola e n’fund, t’i varrosnin me nji fuçi baroti sikurse u pa në stadiumin serbë.
Lojtarët serbë harruen rregullat e lojës duke sulmue simbolet dhe lojtarët shqiptare. Në këtë situatë shteti serbë lejoi vetgjyqsinë nga serbët, por menjiherë morën situatën nën kontroll lojtarët shqiptarë duke mbrojtë simbolet shqiptare duke jua marrë nga duartë kolegve serbë. Si bisha që lshohet mbi gjahun shpërthyen muri rrethues duke shqyer stolat e fill ju hodhën n’krye lojtarve shqiptarë. Pezullimi i ndeshjes nuk u zbatue për të shkue në dhomat e tyne, por e shndrruen në arenë beteje për vdekje kur njena palë serbe luftonte ta shqyente simbolet shqiptare e pala shqiptare ta mbronte atë me burrni në vetmbrojtje. Britmat e xhindeve serbe të kujtonin britmat e barbarve osmanë kur sulmonin muret e kalave të pamposhtuna të Shqipnisë para 536 vjetve.
Nji pikë ndeshje midis dy historive. Nji krahasim perfekt, ku historia antishqiptare riciklohej m’u në fushën serbe bash në shekullin e XXI-të. Qendrimi patriotik vetmohues deri në vdekje i futbollistave shqiptarë në mbrojtje të Simbolit Shqiptar në fushën serbe të Beogradit ishte e paparanueshme prej çetnikve serbë të Beogradit..

Intriga sllave vazhdon në serinë e dytë – në Shkodër


Vllaznit Edvin dhe Olsi Rama ishin zbatues të skenarit të Xhorxh Soros(Shvarz) 
në 14.X.2014 në Serbi


Regjizori i zbatimit të skenarit të stadiumit të Beogradit, Olsi Kristaq Rama për të realizue projektin sllavë të pregatitun diku jashtë kontinentit europian zgjodhi Shkodrën për ta perfundue skenarin me prapavija antishkodrane e antishqiptare. Ndërsa kryeministri i Shqipnisë, Edvin Rama sikurse e ka praktikë kur del jashtë Shqipnisë realizohen spektakle krimesh e kaosit në Shqipni të iedeuara prej tij, ku edhe ksaj radhe pa asnji program politik zgjodhi të stacionohej bash në SHBA, që dihet ashtë anmike e betueme e Serbisë. Zgjodhi Amerikën që t’i krijonte idenë serbve se ashtë Amerika ajo që e ka kurdisë dhe e mbështetë intrigat e E. Ramës. Faktë ashtë se me ndeshje sporti realizon shumë spektakle politike me pasoja të turpshme e të rrezikshme. A ka ma bukur se sa të hedhësh pak para për të shfaq teatër politik? Njeriu që hedhë gurin, pra shkakton gjakderdhje e fshehet ashtë Edvin Rama, ku zgjodhi:
- Shkodrën që urren tmerrsisht nga xhelozia e inkandeshencës shqiptare
- Zgjedhjet lokale – Nguljen e thonjve të zinjë të tij mbi pronat dhe krenarinë shkodrane
- Shporrjen nga Shkodra e dominimit të Partisë të Ilir Metës
- Të shkruaji historinë ma të shemtuem të Shkodrës
- Nji provokim dhe intrigë me pasoja të gjata morale-politike me njollosjen nga çetnikët, vllaznit e Edvin Ramës.
Qershori i 2015 ashtë nji betejë elektorale lokale e madhe personale e Edvin Ramës sidomos për të shqyer bashkinë e Shkodrës si bastion i djathtë. Për ta rrëmbyer Bashkinë e Shkodrës në thonjtë e tij i ofron popullit të Shkodrës në këmbim të nji intrigë sllave, me anë të Rregullimit të stadiumit ”Loro Boriçit” me nji ndeshje Shqipni – Serbi në 15 tetor të 2015.
I. A e vlen ky investim në Stadiumin ”Loro Boriçi” nga kryeministri socialistë E.Rama në pragë të Zgjedhjeve Lokale, ku bashkinë e Shkodrës e kanë 22 vjetë jo socialistët edhe pse janë shërbtorët e tyne, ku i sherben direkt fushatës të marrjes të bashkisë nga socialistët dhe jo nga LSI (pasi Shkodra asht nën mbikqyerjen e ,,perandorisë,, të LSI-is të I.Metës sot për sot)?
Faktikishtë nisi siparin qysh me dt. 24 tetor 2014 nga kryeministri E.Rama, fushata e zgjedhjeve lokale për bashkinë Shkodrës jo me PD-ën e rrenuem nga Lulzim Basha, por me rivalitetin e egër e të pashpirt midis Ilir Metës dhe Edvin Ramës. Si ju duket ky peshqesh? A thue e ka emnin Kali i Trojës? Jo! Kali i Beogradit? Pjesa e II-të e Teatrit me ideim, skenarë dhe regjizorë Edvin Ramën do të realizohet pas asaj Beogradit, të 14.X.2014, por tashmë në Shkodrën e brishtë e të rrenuem nga diktatura prindërve të tij për 70 vjet(prej 1944-2014) duke futë në duel Serbët me Shkodrën me shpirt atdhetar shqiptarit.


Njollosja e Shkodrës nga çetnikët e Beogradit

Imazh

Stadiumet i ka shndrrue Edvin Rama në beteja politike

Edvini nuk e ka idenë e politikës edhe pse ashtë në krye të saj, por vetëm ashtë rreshter i gatshëm të shkaktoji vetëm gjenocid për hesap të genit të shprishun të tij dhe të guzhinës ku ushqehet, prandaj për të realizue spektakle përdor edhe fushat e stadiumit për të arritë qellimet e tija kriminale në krye të shtetit. Ksaj heret e ka rradhën mjerisht Shkodra.
A duhet me i thirrë pak ndjenjës kombtare? Përse nuk e dergon skuadrën serbe në Himarë, Sarandë, Gjinokastër, Tiranë, që njihen me nji shumicë si pro serbe meqë ka dhe nji pakicë greke?
Ti e kupton edhe në pikpamje jo vetëm kombtare, por edhe antropologjike se çdo të thotë të baji politikë kryeministri Edvin Rama me Serbinë ashtë e rrezikshme, bash m'u në Shkodrën e damtuem historikisht edhe nga kontributi i diplomatve serbë në vendosjen e komunizmit sidomos në Projektin e likujdimit të Meshtarve Patriot, Martirë, Dijetar të mëdhenjë, Luftëtarë për Liri e Indipendencë, për Demokraci e të drejtën e fjalës e të besimit fetar! Shkodra gjithsesi nuk asht antiserbe, e mirëpret mikun dhe anmikun, por jo njishtu. Edvini duhej të pyeste Shkodrën për ket kal të zi Trojet, që desh t'i shqyenin edhe trupin heronjve të kombtares shqiptare, që ende nuk i ka thirrë për t’i inkurajue për qendresën e tyne, përposë presidenti i Shqipnisë, z. Bujar Nishani.
Larg duert e politikës nga Shkodra, se ferri i flakës do të përvëloji ty me sojin dhe kodoshat e tu!

Hija e Dushan Mugoshës dhe e Miladin Popoviçëve në Paktin Edvin Rama - Meta
U firmosën Skenare Sllave në Teatrin e Shkodrës -22.IV.2013

Firmosja e Aktit antishqiptarë nën kodoshllëkun e sllavëve në Shkodër , 22.IV.2013

Invazioni politik i Edvin Ramës më 22 prill 2013

Duke pa se kryeministri i vendit E.Rama nuk i thirri në kryeministri ekipin hero të kombtares shqiptare për t’i inkurajue për qendresën e tyne simboleve shqiptare duke sakrifikue jetën para hordhive serbe, na duhet ta gjejmë rranjët e ksaj mos kontaktimit me djemtë që rrezikuan të vinin në arkivola.

Takimi Rama- Dule – ora 11

Gazeta ”Shekulli online” publikoi më 22.04.2013 të orës 10:15 se, ”…sot rreth orës 11:00 në selinë e Partisë Socialiste ishin të pranishëm përfaqësues të PBDNJ-së. Në takimin e zhvilluar mes dy palëve PBDNJ firmosi për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ishte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ai që njoftoi i pari zyrtarizmin e marrëveshjes. Rama tha se PBDNJ do të jetë pjesë e koalicionit opozitar dhe vlerësoi së tepërmi këtë forcë politike. Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. “Unë jam sot shumë i kënaqur që me mikun tim, me kolegun Vangjel Dule, me kryetarin e PBDNJ, kemi rënë dakord që të hyjmë së bashku në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”,” tha Rama.

- Intrigat e E.Ramës kundër I.Metës në 2011 bani që të ngriheshin kufijtë e konfliktit antagonisë midis tyne me video – përgjimin kur ishte I. Meta zev-kryeministër. Në rrethanën e anmiqsisë për vdekje Ilir Meta bani koalicion me Partinë Demokratike. Duke kenë E.Rama i shkallmuem për pushtetë kërkoi të pajtohej nëpërmjet kodoshave të tij, por I.Meta i refuzoi kategorikisht sepse E.Rama ashtë i pandreqshëm, i pabesë, i pa nderë,….. Mbas lutjeve të shumta nga E.Rama dhe me ndërhymjen e personaliteteve komunista-socialistë të kryesishtë të sllavëve të Ballkanit pranoi pajtimin I.Meta me kushtë të Garancive Ndërkombëtare Politike. Guzhina antishqiptare e E.Ramës zgjodhi bash Shkodrën për të realizue projektin e pajtimit dhe të bashkëkoalicionit për zgjedhjet elektorale parlamentare të qershorit 2013 dhe ato lokale 2015.
Në Teatrin e Shkodrës nën prezencën nga pala shqiptare e deputetëve të Grupit Parlamentar socialist, ata të LSI(Lëvizja)-së dhe anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe LSI-is dhe nga pala e huej me shumicë sllave të Ballkanit si Boris Ljubomir Tadiç - ish presidentë i Serbisë, Milo Gjokanoviç, Kryeministri i Malit të Zi, DPS, Ranko Krivokapiç, President i Malit të Zi, Ivan Branjoviç, zv.president, ministër i Transporteve, Mali i Zi, DPS, Sanja Vlahoviç, Ministër i Shkencës në Malin e Zi, DPS, Drajan Djilas, lideri i DS, Serbi, Sergei Stanishev – ish kryeministër, lider i socialistve të Bullgarisë dhe presidenti i Partive Socialiste Europiane(PSE) etj. Aty u nënshkrue pakti i mossulmimit midis tyne në 15 pika që u publikuen, por kontrata midis tyne ashtë sekrete, që e dijnë vetëm sllavët e Ballkanit dhe dy liderët palë e kontratës.

U zgjodhë Shkodra për t’u djegë Flamuri Shqiptar


Kush djalli i solli për herë të dytë sllavët n’Shkodër?

Mbi njatë Flamur Perendija
Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
“Per Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
M’ kambë, Sokola të Shqypnis!
Flamri ynë, qé, n’ ajr po shtiellet
Si pol veshet t’ Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.
At Gjergj Fishta


Na u kujtue themelimi i partisë komuniste dhe i shtetit komunist shqiptar prej bandave terroriste sllave Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi në 1941. Hija e mugoshave dhe popoviçve u rishfaqën në teatrin e Shkodrës më 22 prill 2013. Nji heshtje patologjike e Shkodrës! Përse nuk zgjodhi Edvin Rama si vend – pajtimi nën garancinë e kodoshave sllavë Tiranën, Gjinokastrën, Himarën…, por zgjodhi Shkodrën? Qellimi i tij dhe stafit tij antishqiptar ishte të vazhdonin pas diktaturës komuniste të njollosnin historinë e saj. Shkodra pas prillit 2013 do të ketë fatin mjeran kur të vërsulen bandat çetnike në etiketën; tifoza serbë nga tribuna e teatrit të Shkodrës më 22.IV.2014, tashmë në fushën e blertë shkodrane me arsenalin e fyemjeve dhe huliganzmit fizik ndaj shqiptarve.

Imazh


Kujdes mos të bini në kurthin e pabesë e tinzare të provokimit! Kujdesni se ashtë koha për t’ju testue ndjenjat e atdhedashnisë, ndjenjat e mikpritjes të mikut dhe të anmikut dhe ndjenjat e solidaritetit etj.! Kujdesni të mos fëlliqni faqet e Historisë të Shkodrës nga bastardhët e Tiranës dhe Beogradit! Kujdesni se jeni në provimin e historisë mizore para hasmit!

Imazh

Jo, po: a s’ desht djalli Shqypni?
Jo, po: a s’ desht hasmi Shqyptarë?
…………………………………………….
E kur bjen në luftë Shqyptari
Lidhë me besë ai ndermjet veti,
E din hasmi se aty pari
Shungllon toka e gjimon deti:
……………………………………………………………
1. Shqyptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndyt,
Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,
( Se cillës dreqi ia plasi të dy syt
E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)
E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit
Shkjevet t’ Balkanit urë t’u rrijn mbas sotit.
2. Po; per Shqyptarë pleqnue e ka Evropa,
Qi shi njatyne urë t’u rrijn per dhé,
Të cillët Kishat rrënue ua kanë me topa
E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:
Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni
E rrugash bamë i kanë me dekun ûni.
At Gjergj Fishta



''Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”:Martiri Polak, Frati Jerzy Popiełuszko. E pregatiti në shqipë prej polonishtes Bep Martin Pjetri
"Të vdekun kanë lindë ata, që Sot Heshtin!"Fritz Radovani
Ubi spiritus Domini ibi libertasKu ashtë shpirti i Zotit, aty ashtë liria. At Gjergj Fishta
“Ai që e di dhe thotë një gënjeshtër asht nji kriminel”Bertold Brehtin.






Imazh

Kryeministri i Serbisë Vuçiç realizon skenarin e Vllaznëve Edvin dhe Olsi Kristaq Rama

Imazh



Vandalët e magjypve sllavë-serbë të Uraleve sulmojnë me stola,....kundër sportistave shqiptar në stadiumin e Beogradit më 14.X.2014

Kjo ditë ka me kenë për Shkodrën pas diktaturës një Ditë e Dytë Fatkeqe në historinë e saj mijvjeçare pas asaj të 22 prillit 2013 ku u projektue edhe Ndeshja e Futbollit Shqipni – Serbi në Shkodër më 15.X.2014.
I baj thirrje Shkodrës; Ngrije kryetin nalt! Mjaftë nëpër tymnja kafenesh e thashethemesh! Dili me nder e trimni çetnikve serbë, të fshehun pas topit të futbollit që t’i solli Edvin Rama!
Imazh
Pashiçët nuk vdesin - Takim në 10 nandorin 2014 - Dita e Serbisë Madhe - Velika Srbije
Takimi i çetnikut Edvin Rama në Serbi pas Fyemjes të Flamurit Shqiptar dhe asaj kundra jetës të futbolliistave shqiptarë n'Beograd më 14.X.2014

Kujdes me Shkodrën se do ta pësosh si kryetradhtari Esat Toptani! Nuk ta fal Historia dhe as Zoti intrigat mbi Fatin e Shqipnisë! Nuk ka soros në botë që të mbroji nga Gjyqi i Atdhetarve!

KUR NJERIU ASHT VETEM SHIFER..?!

Image result for fritz radovani


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e II.

KUR  NJERIU  ASHT  VETEM  SHIFER..?!

KY  ISHTE  FUNDI  I  ATYNE  QË  KERKONIN  VETEM  LIRI !

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”
Image result for fritz radovani


■“UJË  TUE  SHTERRË, NA TUE  U  MBYTË...”, thonte Populli ynë rrezikzi.
Prej ditës së parë që gjarpni i komunizmit lëshoi vezen e vet në Token Shqiptare, kurrma nuk pau ai vend një ditë të mirë veç plumba, pushkatime, kufoma, vrasje, hetuesi, hunjë, dajak, korrente elektrike, zhgulje dhambësh, burgje, kampe shfarosje, polic barbar, hetues terroristë, thyemje kockash e interrnime.., të gjitha këta shemtime si e si me shfarosë një rini t’etëshme per dije e kulturë, një brez të papersëritshem intelektual të formuem në një Europë të perparueme, një Popull “Besnik, Burrnor e Bujar” me të gjitha virtytet e tiparet fisnike, ku sulltan Mehmeti i dytë vetem plasi nga dishprimi, se nuk pat pranë vetes një zog turku si tiranët Enver Hoxha e Ramiz Alia, thimcat e të cilëve villnin vetem helm, vllavrasje, shkatrrim, zhdukje e mjerim në Shqipninë e Atyne Burrave, që me sakrifica e vuejtje Ringjallën mbas 500 vjetësh Atdheun e Kastriotit!

Fotografia e Dr. Lazer Radi (1916-1998)

■Në çdo hap ku Shqiptari ven kamben, aty ka një “gropë pa Emen”!
Po më thuej, bre Burrë, i kujt asht Ai shatrivan Gjaku’ të kulluem që skuq edhe Qiellin ?
E pra, Një Zot besuen ata Male të pashkeluna nga zaptuesi, ata Qytete ku Kështjellat u mbuluen me “ruba të zeza” e ata Fusha, ku dikur... “Balta ishte ma e ambel se mjalta”!?
Nuk kanë ma Emna!..


Fotografia e Jozef Radi
■Rinia di me lexue sllavisht, rusisht, turqisht, greqisht, italisht, frengjisht, po, po, di me lexue kinezëshe e arabqe... Po, pasha një fjalë nga Gjuha e At Fishtës me shkronjat e Manastirit, e një rresht nga vjerrshat e Don Ndre Mjedjes... Qe pra, o Luigj Gurakuqi, ku vojti “Shkolla Yte Normale e Elbasanit” ku, dikur Pishtarët e dijes s’ Ate Shqipninë e patne ndriçue me Veprat e Vigajve të Rilindjes, Naimit e Kristoforidhit të Pavdekshem!
Bash per At Shqipni që Ti o Luigj, ke dhanë edhe jeten... Ndonse, jo i vetem... Ishe me të Madhin Dedë Gjo’ Luli, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Avni Rustemi...
Po, që në gjurmët e Françeskanëve tanë... Dritë e Dije na dhanë e trashigim na lanë!
■Ata na mësuen se njeriu ka Një Babë dhe Një Nanë... E na i besuem !
Po, mbas 1944 ne, na u desht me besue se “njeriu ka dy e tre baba e disa nana...”
Mbas 1967 na doli edhe “një babë e nanë...” dikund kah Tibeti... E kush nuk e besoi...
E hypen tek stoli...
Image result for fritz radovani


■Nuk mund ta harroj kurrë Mësuesin e Madh Atdhetar që n’ Kukës e vari Ramiz Alia !..
E varën Havzi Nelen se i mësoi Rinisë vjerrshen e Një Babës e vetem Një Nanës, per të cilen Ai jeten fali, e Flija e Atdheut të vet u ba se: “Na mësoi që Njeriu nuk asht shifer!”
E Bjeshkët e Nêmuna mêjtën... E sot, prap mendoj: “Si varet një Mësues Poet!”...
Kur Ai, nder Ata Bjeshkë dha kushtrimin: “Shqiptarë, varri i t’ huejve asht këtu!” ...
■Çoni bre, sytë nalt e shikoni... Ata sot janë vetem “shifra”!.. Një... Tre... Shtatë...
Janë Burrat që vdiqën per Nanen Shqipni e Flamurin e Gjergj Kastriotit tanë!
Shqipnia ka vetem Një Flamur me Një Shqipe... E Ata falën jetën e vdiqën per Té!
E ka vetem Një Popull që me Gjakun e Martirëve të Saj, Até e ka ngjyrosë Kuq’ e Zi...
Prej Hotit, Grudës, Dardanisë, Maqedonisë, Çamërisë e Vorio Epirit ku flitet Një Gjuhë, e vetem e Një Nanës, Nanës sonë Shqipni...


 E Kjo asht e Asaj Nanës së dhunueme që:
■At Gjergj Fishta Pagëzoi: GJUHA  SHQIPE 

Porsi kanga e zogut t’ verës,
Qi vallzon n’ blerim të Prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Që lmon gjijt’ e drandofillit:
Porsi vala e bregut t’ detit,
Porsi gjama e rrfés zgjetare,
Porsi ushtima e një termeti,
Ashtu asht gjuha e jonë Shqiptare.
***
Pra, mallkue ai bir Shqiptari,
Që ketë gjuhë të Perëndisë,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ i a len ai fëmisë;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Që e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
Që n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja,
Flet e t’ veten len mbas dore.
***
Në gjuhë Shqipe nanat t’ona
Shi prej djepit na kanë thanë...,
***                 
Në ketë gjuhë edhe Kastriota
U pat folë atyne ushtrive,
Që sa t’ ndrisë e diellit rrota,
Kanë me kenë nderi i trimnive.
***
Prandej, pra, n’ e doni fisin,
Mali, bregu edhe Malësia
Prej një goje sot t’ brohrisin: 
Me gjuhë t’ vetën, rrnoftë Shqipnia!

Shenim nga F.R.: Poezia asht marrë jo e plotë nga “Mrizi i Zanave”, u redaktue nga
       Prof. Ndue Zef Toma, Tiranë 2001.
            Vazhdon Pjesa e III.

            Melbourne, 2017. 

Kush po rrenë : Edita Tahiri apo Aida Dërguti!?...


Ministrja për Dialog Edita TahiriDerguti: Këto janë dezinformataTahiri: Ke shkel rregulloren Aida Dërguti

Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se një deputet i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga ITU që mos t’ia jap Kosovës kodin telefonik.

Për këtë ajo tha se ka edhe dokument që e vërteton.

Tahiri: Kërkuan në ITU të mos na jap kodin

“Me llogon zyrtarë të Kuvendit të Kosovës ju kanë drejtuar ITU-së duke thënë që Kosovës të mos ia jep kodin. Nëse nuk e keni ditë ua solla dokumentin, pra në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e Vetëvendosjes ka shkruajtur letër dhe ITU-së i kërkon që të mos ja jep Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Edhe pse Tahiri nuk përmendi Emra, ishte Aida Dërguti nga Vetëvendosje, ajo që reagoi.

Derguti: Këto janë dezinformata

“Ajo që tentoni ju të më citoni mua lidhur me letrën drejtuar ITU-së nuk qëndron. Tani do të ua sjellë sepse unë për hir të transparencës e kam përkthyer edhe në shqip dhe e kam lexuar në seancë të Kuvendit. Tani do të ua sjell edhe njëherë sepse nuk është e vërtetë nuk qëndron ajo cka thatë ju lidhur me marrëveshjen për ITU-në”, ka thënë ajo.

E menjëhershme ishte ministrja Tahiri e cila i tha Dërgutit se ka shkelur rregulloren duke dërguar letër si nënkryetare, pa miratimin e Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri: Ke shkel rregulloren Aida Dërguti

“Në fakt unë nuk përmenda asnjë emër por ju vetë u zbuluat, sepse vet e keni dërguar letrën, unë me të vërtetë nuk thash emër, unë thash një deputet ju vetë u zbuluat. Z. Dërguti në internet e gjeni unë e kam gjithkush mund ta gjej në internet. Aida shiko edhe ke keqpërdor Kuvendin se e ke nënshkruar si nënkryetare e Kuvendit, nuk ke guxuar sepse kjo u deshtë të bëhet me miratimin e kryesisë, ke shkel rregulloren z.Dërguti”, tha ajo.

Ndërkohë, ministri i Punës, Mirqenies Sociale, Arban Abrashi, është pyetur për komisionin mjekësor lidhur me invalidët e luftës, i cili nuk është funksional tash e 6 vite.

Abrashi: Komisioni sapo t’i pranojmë këto lista

“Komisioni për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të kategorive të invalidëve të dalë nga lufta do të themelohet pasi të pranohet lista përfundimtare për njohjen e statusit për dëshmorë, invalid dhe veteranëve nga komisioni qeveritarë për të njohur dhe verifikuar statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së. Këto lista ende nuk janë pranuar dhe realisht ne jemi në baza ditore në kontakt si me shoqatat e dala nga lufta ashtu edhe me komisionin që këto lista të përfundojnë. Realisht ne kemi pritë edhe javën e kaluar që këto të përfundojnë në mënyrë që ne ti marrim dhe të fillojmë procesin e hapjes së aplikimit për këtë kategori, proces i cili është ndaluar në vitin 2011. Në ndërkohë ne si ministri kemi vazhduar me disa përpjekje tjera që ta plotësojmë infrastrukturën ligjore në mënyrë që sapo t’i pranojmë këto lista, komis ioni dhe infrastruktura ligjore të jetë e gatshme të funksionoj sa më lehtë”, tha ai.

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka ngritur si shqetësim çështjen e familjeve të dëshmorëve që kanë nga dy dëshmor dhe marrin vetëm një pension.

Veseli: Do ta ndryshojmë ligjin

“Në seancën e radhës e qartësojnë aspektin ligjor dhe marrim iniciativë si deputetë në qoftë se duhet me u ndryshu ligji, 40 deputetë, 60 deputetë e ndryshojmë në mënyrë urgjente, po flas vetëm për familjet e dëshmorëve dhe martirëve dhe të pagjeturve se si munden me qenë mbi 2 ka mundësi”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj seance pyetje pati edhe në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Imri Rrahmani.


*****


Agron Mustafa"Flm Zotit që para 10-15 viteve s'kemi pasur politikane/deputete në vend si Aida Dërguti!!!"

Drejtori i POstës dhe Telefokomit të Kosovës, Agron Mustafa ka reaguar në lidhje me letrën që Aida Dërguti ia ka dërguar ITU-së për kodin telefonik.

Ai e quan të turpshëm këtë veprim të Dërgutit duke thënë se ajo po mundohet të vë në lajthitje zyrtarët e ITU-së dhe opinionin e gjerë mbi atë se si Serbia do të jetë administratorja kryesore e kodit #383 dhe këta do të jenë përgjegjës mbi caktimi.

Reagimi i plotë i tij:

Flm Zotit që para 10-15 viteve s'kemi pasur politikane/deputete në vend si Aida Dërguti!!!

Shumë e kam të vështirë ta paramendoj se si të gjithë ata miliona udhëtarë që kanë kaluar nëpër Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të udhëtonin në qoftë se aeroporti nuk do të kishte kod identifikimi ndërkombëtar, e pa dyshim që këta udhëtarë ndoshta do t’ia mësyenin aeroportit të Nishit, reklama të cilat sot po promovohen lirshëm në rrugët e qytetit tim, kryeqytetit të vendit tim, menaxhuar nga kolegët e Aidës. TURP!!!...Shumë mirë që çështja e kodit të aeroportit të vetëm komercial në vend është rregulluar me kohë nga ndërkombëtarët, e nuk ka mbetur në duar tona, sepse epilogu do të mund të kishte pasoja, përveç ekonomike, pa dyshim edhe fizike, për të gjithë qytetarët tanë dhe udhëtarët e aeroportit.

Është turpëruese sesi e njëjta deputete tenton të vë në lajthitje zyrtarët e ITU-së dhe opinionin e gjërë mbi atë se si Serbia do të jetë administratorja kryesore e kodit #383 dhe këta do të jenë përgjegjës mbi caktimin...Po citoj:”Serbia përdor një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj”. Megjithatë, ata janë ekspertë dhe specialistë të fushës e padyshim nuk bien pre e këtyre tentim lajthitjeve të një deputeteje të vendit tim!

Në vend që këtij lajmi të madh për vendin tonë, siç është marrrja dhe funksionalizimi tashmë i kodit nrëkombëtar telefonik, t'i gëzohen të gjithë, sikurse unë, vetë, dhe mbi 2 mijë punëtorë të Telekomit të Kosovës, më vije shumë vështirë që deputetja në fjalë, ka tentuar të jetë pengesë e këtij procesi, që përveç simbolikës së pa diskutueshme në identifikimin shtetëror të Republikës sonë - për ne, Telekomin e Kosovës do të thotë edhe disa miliona euro kursim për vitet në vijim.

Edhë një herë, siç e kam potencuar në një status më të hershëm për të gjithë të interesuarit, linku i mëposhtëm paraqet të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike, sipas buletinit më të vonshëm të publikuar nga ITU (15.12.2016) ku mund të shihet edhe kodi më i ri telefonik që na është dhënë neve, Kosovës.

http://www.itu.int/…/itu-t/opb/sp/T-SP-OB.1114-2016-OAS-PDF…

Po ashtu mund të vëreni dallimin e kodeve që iu janë dhënë disa regjioneve gjeografike që janë pjesë përbërëse të shteteve tjera dhe si janë ato të paraqitura në buletin, në raport me kodin që na është dhënë neve.
Të gjitha kodet ndërkombëtare telefonike në shfrytëzim nga të gjitha vendet evropiane fillojnë me +3X ose +4X, që nënkupton se numri i parë “3 ose 4” është numër identifikues gjeografik dedikuar Evropës. Me fjalë tjera i bie, që të gjithë kodet nderkombëtare telefonike, përveq që janë kode shtetërore, janë edhe kode gjeografike, me ndonjë përjashtim sikurse që mund ta shihni në buletin, rastin e Taiwanit apo Hong Kongut ose Macaut.

Ne në Telekomin e Kosovës i jemi gëzuar këtij lajmi, mirëpo kam pa dhe lexuar që jo të gjithë mendojnë dhe kanë qasjen e njejtë me ne mbi Kodin Ndërkombëtar Telefonik.

Andaj, ky link lë të shërben për sqarimin dhe përpjekjen e eliminimit të shumë zërave dhe kritikave mbi kodin, veqanarisht të krijimit të paqartësive mbi atë se nuk është kod shtetëror por kod gjeografik!!!

http://www.itu.int/…/itu-t/opb/sp/T-SP-E.164D-2016-PDF-E.pdf

*******


Kjo është letra që Aida Dërguti ia ka dërguar ITU-së për kodin telefonik


Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Aida DërgutiDërguti ka reaguar ndaj Tahirit duke thënë ses letra e saj është dërguar ITU-së më qëllimin që mos ta lejojë Serbinë të përzihet në ndarjen e kodit

Ministrja për Dialog Edita Tahiri sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës tha se një deputet i Vetëvendosjes ka kërkuar nga ITU që Kosovës mos t’ia jap kodin telefonik.

Edhe pse Tahiri nuk ka përmendur emra, ishte deputetja Aida Dërguti e cila ka reaguar ndaj Tahirit duke thënë se kjo është shpifje pasi që sipas saj letra është dërguar ITU-së më qëllimin që mos ta lejojë Serbinë të përzihet në ndarjen e kodit.

Media ka raportuar për këtë qysh në mars të vitit 2016 dhe e sjell të plotë letrën e Dërgutit dërguar në ITU.

Letra e Dërgutit në shqip:

"I nderuari z. Sekretar i Përgjithshëm,

Po ju shkruaj për t’ju sjellë shqetësimet [tona] që kanë të bëjnë me zgjidhjen e një procesit të gjatë të kodit telefonik ndërkombëtar për Republikën e Kosovës.

(1) Është thënë së një proces është duke u zhvilluar për caktimin nga ana e ITU-së e kodeve ndërkombëtare për shërbimet telefonike për vendin tonë.

Ajo çfarë publikut në vendit tonë nuk iu është thënë është fakti se këto do të jenë "kode gjeografike" të caktuara për Republikën e Serbisë, e që do të ndahen më tej nga Serbia, për një shtet të cilin Serbia e konsideron të jetë krahinë e saj në Kosovë.

Nismëtarët e këtij procesi kanë kaluar nëpër vështirësi të mëdha për të fshehur këto fakte nga publiku, ndër të tjera, duke përfshirë BE-në dhe Administratën austriake. Nga ajo që është bërë publike, është e qartë se qëllimi i tyre është që të përdorin edhe ITU-në, duke i përshkruar njoftimet ITU-së dhe njoftimet tjera lidhur me këtë proces. Unë shpresoj dhe pres që ITU do të refuzojë të jetë pjesë e këtij komploti për të mashtruar popullin e Republikës së Kosovës dhe do të reflektojë të vërtetën në të gjitha dokumentet dhe njoftimet që lidhen me këtë proces.

(2) Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i njohur nga 111 vende të botës, ose më shumë se gjysma e anëtarësisë së ITU-së. Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosovën, por kushtetuta e saj e konsideron Republikën e Kosovës si territor të vetë. Vetëm ky fakt s’kualifikon Serbinë për të pasur ndonjë rol në caktimin e numrave ndërkombëtarë për shërbimet telefonike për Republikën e Kosovës. Duke pranuar rolin e Serbisë në këtë proces, në mënyrë të pashmangshme do të interpretohet së ITU ka pranuar qëndrimin e Serbisë në lidhje me Republikën e Kosovës. Ne besojmë se në asnjë mënyrë ky është qëllimi ITU-së dhe prandaj ITU duhet të caktojë kodet ndërkombëtare drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.

(3) Pasojat e përfshirjes së Serbisë në këtë proces mund të shihet më së miri në "Planin e Zbatimit" për këto kode: (http://eeas.europa.eu/statemen... telekomi en pdf).

Ky dokument tregon qartë çmimin e rëndë që Republika e Kosovës do të paguajë për shkak se Serbisë i është dhënë autoriteti për të caktuar kodet e lëshuara nga ITU.

Serbia përdorë një autoritet të tillë për të diktuar politikën e telekomunikacionit, funksionet rregullative dhe operacionale në sektorin e telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, të tilla si licencimi, kodet, interkoneksionet, tarifat, etj Kjo është një tjetër arsye pse kodet ndërkombëtare duhet të caktohen nga ITU direkt në Republikën e Kosovës dhe jo të Serbisë. Nëse qëllimet e vërteta për të zgjidhur çështjen e kodeve të vendit ekzistojnë, atëherë ky nuk duhet të jetë problem. Por, në qoftë se Serbia ka një tjetër agjendë, p.sh. për ta minuar sovranitetin e vendit fqinj, atëherë ne shpresojmë dhe presim që ITU do të refuzojë të jenë pjesë e saj.

(4) Në dokumentet e bëra publike deri tani, është propozuar përdorimi i një emërtimi jo kushtetues për vendin tonë në të gjitha dokumentet e ITU-së dhe njoftimet lidhur me këtë proces. Ne shpresojmë dhe presim që ITU nuk do të pranojë një propozim të tillë, sepse kjo do të thotë se ITU pranon qëndrimin e Serbisë në lidhje me Republikën e Kosovës.

(5) Për shkak të gjithë asaj çka është thënë më lartë, ekziston një kundërshtim i fortë publik për qasjen karshi caktimit të kodit telefonik ndërkombëtar për vendin tonë, i shprehur, ndër të tjera, në një peticion të nënshkruar nga më shumë se 200 mijë qytetarë. Në emër të tyre dhe në emër të 30 anëtarëve të parlamentit, unë jam duke i ngritur këto shqetësime para jush, me shpresën se ITU do t’i marrë ato në konsideratë.

Unë ju falënderoj për kohën tuaj dhe mirëkuptimin, i nderuari zoti Sekretar i Përgjithshëm.

Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës".

Më poshtë po publikojmë edhe njëherë letrën e Dërgutit në gjuhën angleze.

Për kend punon Aida Dërguti ?
Nëse është ngrenë pitja-tepsia ka mbetë :

Letra e deputetes Dërguti drejtuar ITU-së

Image

Prokuroria franceze kërkon ende informata nga Serbia për ekstradimin e gjenralit zt.Ramush Haradinajt

Drejtësia e vonuar është padrejtësi në vetvete! Njoftimi që vendimi në rastin tim do të meret me 2 mars 2017, më së paku ishte i panevojshëm.
Drejtuesit e sotëm të shtetit serb, që më janë versulur mua, asnjëherë nuk kanë qenë të shqetësuar as për krime as për vrasje, sepse kanë bashkjetuar ose kanë qenë vet paramilitarë e vrasës, prandaj nga unë gjithmonë do ta marrin të njejtën përgjigje si në vitin 1998-1999.
Image result for ramush haradinaj u francuskoj
Sulmet serbe nuk më shqetësojnë aspak, sepse e ndjej thellë praninë dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.
Image result for ramush haradinaj u francuskoj
Besnikë do t'i mbetemi të dejtës sonë shqiptare në Ballkan,shkruan Heroi i Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjenerali  shqiptar zt. Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve pasi ka dalur nga seanca gjyqësore.
Foto: Tanjug
Ai e ka akuzuar Serbinë se po e shfrytëzon anëtarësimin në Interpol për interesa politike, duke e quajtur ekstradimin e tij si abuzim nga ana e shtetit serb.
“Aleksandër Vuçiqi ka qenë ndihmës i  Vojisllav Sheshelit,Tomisllav  Nikoliqi ka udhëhequr formacioni paramilitare, kurse Ivica  Daçiqi ka qenë asistues i  kriminelit Sllobodan Millosheviqit. Atyre nuk ju intereson ligji”, u shpreh Ramush Haradinaj.
Vendimi përfundimtar për rastin e liderit të AAK-së pritet të merret më 2 mars2017.


Gjykata e Apelit shty vendimin për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn pasi që prokuroria ka kërkuar informata shtesë nga Serbia në lidhje me këtë rast.

Gjykata ka shtyrë vendimin për 02.03.2017  ku pritet që të vendoset në lidhje me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.


Zëdhënësja e Gjykatës Sandra di Rosi ka thënë për mediat serbe se prokurori ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, përfshirë edhe precizimin e dokumenteve të caktuara si dhe informata shtesë për procedurën penale në Serbi.

Ramuš Haradinaj danas sa advokatom Arijanom Kocijem

Ajo vuri në dukje se vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të shpallet më 2 mars, dhe gjykata më e lartë ka tri opsione.

“Mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë edhe më tutje shqyrtim në një seancë tjetër. Po ashtu mund të refuzohet ose të pranohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Di Rosa.
***

Sot në një gjykatë në qytetin Colmar të Francës lindore, u mbajt seanca e shqyrtimit të kërkesës së autoriteteve serbe kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte.

Vendimi pritet të merret me 2 mars 2017

Zoti Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë.

Më 12 janar 2017  Gjykata e Apelit në Colmar e liroi me kusht zotin Ramush Haradinaj, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.

Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që siç thuhet nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Ramush  Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm.

Avokatët e zotit Ramush Haradinaj janë të bindur në lirimin e tij që duhet të përmbyllet deri më 14 shkurt.
Image

Ndalimi i zotit Ramush Haradinaj nxiti reagime ne shkallë të gjerë në Kosovë, ku u mbajtën edhe protesta me kërkesën për lirimin e tij.

Ky është rasti i dytë që zoti Ramush Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të të Beogradit.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Image
Nis seanca gjyqësore, ja çka thotë Haradinaj për ekstradimin në Serbia

Ka nisur seanca gjyqësore në Colmar të Francës ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ja si e pritën qytetarët Haradinajn para Gjykatës së Colmarit

Kryetari i trupit e ka pyetur Haradinaj nëse ai pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Serbia, mirëpo Haradinaj është deklaruar kundër ekstradimit, pasi sipas tij ky rast është krejtësisht politik.
Seanca në Colmar – këta janë skenarët e Gjykatës franceze për Haradinajn

Sapo ka filluar seanca gjyqësore ku do të shqyrtohet kërkesa e palës serbe për ekstradim në Serbi për Ramush Haradinajn.

Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon ka qenë e ashpër para panelit gjykues në fjalën e saj.

Lindon ka thënë se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë dhe se kërkesat e Serbisë kanë qenë tërësisht të pabaza.

Anita Haradinaj reagon ndaj vendimit të gjykatës

Edhe kërkesat për ekstradim, Lindon i ka quajtur absurde ndërsa është ankuar për mbajtjen e gjatë të Ramush Haradinajt në Francë.
Image
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është ndaluar para një muaji në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse , dhe më pas u dërgua në Colmar ku qëndroi për 1 javë në paraburgim.

Nitaj: Gjykata shtyu vendimin për Haradinajn për shkak të dosjeve të Serbisë
Ramush Haradinaj para gjykatës franceze

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pritet që brenda pak minutash të dalë përsëri para gjykatës franceze.
Avokatja e Haradinajt e ashpër para panelit gjykues
Ai do të përballet me kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Ramush Haradinaj bashkë me palën mbrojtëse tashmë ka arritur në seancën gjyqësore

Ramush Haradinaj i nervozuar flet pas daljes nga Gjykata

Ish kryeministri i Kosovës, është ndaluar para një muaji në aeroportin e Bazelit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një flet arresti serb.
Gjykata franceze vendos për rastin Haradinaj, ja kur do të merret vendimi për Ramushin
Ndërkohë, bashkëshortja e tij Anita, ka publikuar disa imazhe nga salla e gjykatës, ku do të mbahet seanca.
Nënkryetari i AAK-së nga Franca tregon se kur Haradinaj do të kthehet në Kosovë
"Ne pritje te t'vetmit vendim te mundshem!!!", ka shkruar ajo.



Image

Një nga pjesëmarrësit e seancës ka veshur një bluzë "Authoctonus"


Në seancën për Ramush Haradinajn që po mbahet në Francë, është vërejtur një detaj interesant.

Një nga pjesëmarrësit e seancës ka veshur një bluzë "Authoctonus" ku janë trojet shqiptare me flamurin kuq e zi.

2017/02/08

Koha kërkon shfuqizimin institucional të “Pakos Antisahri”!

Image result for eshref ymeri


Prof.Dr. Eshref Ymeri

Ka shumë të drejtë Prof.dr. Sulejman AbaziNë faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës
07 shkurt 2017, lexova artikullin e ushtarakut të karrierës,Prof.dr. Sulejman Abazit, me titull:”Koha kërkon shfuqizimin institucional të “PakosAhtisaari”!”.

 Me ketë rast. dëshiroj ta përshëndes Profesorin enderuar dhe të shpreh përkrahjen time të plotë përartikullin e tij të shkurtër, por me përmbajtje mjaftdomethënëse.

 Në artikullin e vet, Profesor Abazi shtron pyetjenmjaft kuptimplote:

“Edhe sa do të përkulemi dhe do të lëshojmë terrennë dëm të pavarësisë vetëm për hatër të karrierës politiketë Hashim Thaçit dhe bandës titiste që drejton aktualishtKosoven?”.

Kjo pyetje, me përmbajtje   tronditëse, pasohet ngafjalia e mëposhtme:

“Sot politika në Kosovë ka nevojë për kockë dhe përbosht, për identitet shtetëror dhe kombëtar”.Banda titiste e Hashim Thaçit, siç shprehet ProfesorAbazi, nuk ka as kockë dhe as bosht, as identitet shtetërordhe as identitet kombëtar.

 Dhe për sa kohë kjo bandëtitiste do të qëndrojë në pushtet, Kosova do të vazhdojë tëjetë objekt talljesh dhe poshtërimesh, qoftë nga ana e Beogradit shovinist, qoftë nga ana e Brukselit racist, i ciliSerbinë, fill pas përfundimit të luftës, e ka trajtuar dhevazhdon ta trajtojë si të përkëdhelurën e vet tëparapëlqyer, kurse popullin shqiptar të Kosovës vazhdonta trajtojë si një parcelë eksperimentale.


Prandaj në krye të Kosovës duhet të dalë një tjetërklasë politike, me kockë, me bosht dhe me identitetshtetëror dhe kombëtar, që të mund ta hedhë në koshin eplehrave të historisë Pakon poshtëruese Ahtisaari, që kaqenë dhe vazhdon të mbetet mbrojtëse e gjithanshme eshovinizmit serbokaragjoz dhe e pakicës kriminale serbe,e cila, gjatë viteve të luftës, ishte mbështetje e fuqishme ekrimeve të Millosheviçit në Kosovë.


 Me mbajtjen ende nëfuqi të Pakos Ahtisaari, banda titiste e Hashim Thaçit po ekërcënon Kosovën me krijimin e një mikroshteti serb nëVeriun e Mitrovicës dhe të enklavave të pavarura serbe nëterritorin e Kosovës.

Feniks, Arizona : 08 shkurt 2017


********
Koha kërkon shfuqizimin institucional të “Pakos Antisahri”!





Shkruan Prof.Dr. Sulejman Abazi , ushtarak kariere 


Me gjithë këto ngjarje të rënda që kanë ndodhur në Kosovë, për shkak të bisedimeve pa kushte, ku lëshimet janë bërë përgjithësisht nga pala shqiptare, ka ardhur koha që në mënyrë institucionale, me grup ekspertësh shqiptarë, të kërkohet nga institucionet e Kosovës, deri në Parlament, SHFUQIZIMI I PAKOS ANTISARI, pasi ky dokument diskriminues e plotesoi misionin e tij. Bisedimet dypalëshe, nëse duhet të vazhdojnë, të bëhen pa ferra politike nëpër këmbë, pa imponime që koha i ka ç’vlerësuar.

Kjo duhet t’i bëhet e qartë Europës institucionalisht. Nëse drejtuesit politik në Kosovë, do ta konsiderojnë veten përfaqëues të një shteti, atëhere t’i japin të drejtën vetes të sillen dhe të ndihen si të tillë, në të kundërt duhet të largohen. Deklarata e kreut të NATO-s flet qartë për vlerësimin e situatës në veriun e Kosovës. Kur do të dëgjojmë politikisht në vijë të drejtë ne shqiptarët? Edhe sa do të përkulemi dhe do të lëshojmë terren në dëm të pavarësisë vetëm për hatër të karrierës politike të Hashim Thacit dhe bandës titiste që drejton aktualisht Kosoven?

Sot politika në Kosovë ka nevojë për kockë dhe për bosht, për identitet shtetëror dhe kombëtar. Mjaft më me lojërat servile dhe të njëanëshme të Europës, që akoma tenton ta marrë me të mirë Serbinë. Për cilën Serbi e ka fjalën Europa, për Serbinë që nuk ka kurajo të kërkojë falje për një gjenocid të kryer hapur në sytë e të gjithë botës së qytetëruar? Si ka mundësi që politika europiane kërkon kushte Kosovës, kur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës hesht dhe toleron shtetin serb?

A nuk flet dhe imponon Pakua Antisahri për të drejta e serbëve në Kosovë? Shfuqizimi i këtij Dokumenti duhet të bëhet problem i madh ndërkombëtar, me lobim të fuqishëm dhe mbështetje gjithëshqiptare kudo, pasi Kosova i ka plotësuar dhe tejkaluar detyrimet që rrjedhin prej saj. Mjaft më me këtë document diskriminues, që u pranua për hatër të respektit për faktorin ndërkombëtar. Ka ardhur koha që Kosova të ketë Kushtetutën e saj, jo sipas PAKOS me sheqerka të helmuara, por sipas vullnetit të popullit shqiptar në trojet e tij. Ne duhet ti themi me kurajo në radhë të parë njeri tjetrit në politikbërjen institucionale; MJAFT, MJAFT, MJAFT pasi kështu në këtë rrugë Kosova kurrë nuk do të gjejë qetësi dhe pasojat do të jenë katastrofike. Askush të mos luajë me me popullin, pasi dhe toleranca e tij e ka një kufi.

Peter Mass : Çfarë më mësoi Sllobodan Millosheviqi për Donald Trumpin



Peter Mass

Gjatë adresimit të tij inaugurues, Donald Trump paraqiti retorikë që ishte e njohur për këdo që ka kaluar kohë në Ballkan gjatë viteve të ’90-ta.

“Kurrë më nuk do të injoroheni”, bubulloi Trump, me Kongresin si përkrahje. Ai u zgjerua mbi idenë disa ditë më vonë, gjatë një vizite në Departamentin e Sigurisë Kombëtare, ku tha, “Të gjithë ju që vuani atje, jua përsëris këto fjalë, ju dëgjojmë, dhe kurrë më, asnjëherë, nuk do të injoroheni”.

Porosia e Trumpit ishte një variacion, i drejtuar kah zona e tij që në masë të madhe është e bardhë, i retorikës ju-kurrë-nuk-do-të-rriheni-më e përdorur me efekt malinj nga Sllobodan Millosheviq gjatë rënies së Jugosllavisë. Natyrisht se Trump nuk është Millosheviq dhe SHBA-të nuk janë Jugosllavi, por jehona mes këtyre modeleve të paturpësisë kombëtare zbulon metodat themelore dhe dobësitë e asaj çfarë Trump po provon të nxjerrë.

Më 1987, Millosheviqi u dërgua në Kosovë për të zbutur serbët e zemëruar të cilët ndjeheshin të kërcënuar nga shqiptarët që dominonin provincën. Një komunist i profilit të ulët atë kohë, Millosheviqi vizitoi një zyrë komunale dhe foli para një turme serbësh të pakënaqur që ishin mbledhur jashtë. Millosheviq ishte i pasigurt derisa po u drejtohej atyre, por gjithçka ndryshoi kur shpërfaqi porosinë nacionaliste që nuk e kishin dëgjuar më parë: “Askush nuk do të lejohet që t’i rrahë më serbët, askush”, ka thënë ai.

Turma nisi ta thërriste emrin e tij. Edhe pse qëndroi i ftohtë (ai pothuajse nuk kishte fare karizëm), ishte një moment vendimtar në të cilin ai e kuptoi dobinë që i sillte politika kur ai merrej me dëshpërimin e serbëve që ndjeheshin të lënë anash nga grupet e identiteteve tjera në Jugosllavi. Kur Millosheviq u kthye në Beograd, ai mori timonin e nacionalizmit serb dhe hoqi nga pozita këshilltarin e tij jo-energjik, Ivan Stamboliq. Ai nxiti edhe republikat tjera të ndaheshin nga Jugosllavia, dhe kjo çoi në lufta e në krime lufte, transmeton Koha.net.

Millosheviq krijoi realitetin e tij. Ansjëherë nuk e kam intervistuar Trumpin, por kam një kujtesë të paharrueshme të asaj se si ndjehesh të qëndrosh i ulur në një dhomë me pushtetin absolut në duar. Isha një prej gazetarëve amerikanë me të cilët foli Millosheviqi para se të rrëzohej nga pushteti dhe të ekstradohej në Tribunalin e Hagës, ku vdiq nga një sulm në zemër më 2006.

E vizitova Millosheviqin në një ditë të mirë pranvere kur ai ishte në kulmin e pushtetit. Zyra e tij ishte në qendër të Beogradit në një ish-pallat me arkitekturë austro-hungareze. Rojet më kërkuar që të kaloja përmes një detektori të metaleve që ushtoi zhurmshëm, duke bërë që njëri nga rojat të më pyeste me një të qeshur, “A ke ndonjë armë?”. Më bëri me shenjë që të kaloja tutje. Një grua më pas më çoi përmes korridoreve të zbrazëta në një dhomë pritjeje. Ulu këtu, më tha.

Ajo u kthye pas një minute dhe hapi një palë dyer të dyfishta që kishin një varg të gjatë të dritareve që lejonin depërtimin e rrezeve të diellit. Zyra ishte e zbrazët përpos Sllobodan Millosheviqit, i cili po qëndronte pranë dritareve. Fjalët e tij të para ishin, “Përse shkruani gënjeshtra për vendin tim?” Tani e kuptoj se këto fjalë mund të dalin edhe nga goja e Trumpit, apo nga llogaria e tij në Twitter, kur ai të flet për organizatat mediale të cilat ai nuk i pëlqen, që parimisht i bie të jenë shumica e tyre.

Millosheviq po gënjente paturpshëm për të vërtetat e dukshme. “Ne akuzohemi për një politikë nacionaliste, por unë nuk besoj se politika jonë është nacionaliste”, tha ai. “Nëse nuk kemi barazi nacionale dhe barazi të njerëzve, ne nuk mund të jemi, si të them, vend i civilizuar dhe prosperues në të ardhmen”. Derisa flisnim, forcat ushtarake të cilat ai i kishte organizuar, po vazhdonin të shkatërronin Bosnjën, po e rrethonin Sarajevën dhe qytetet tjera të mëdha me shtetrrethime të stilit mesjetar.

Qëndruam të ulur për 90 minuta, me askënd tjetër në dhomë. Ndonëse nuk e kishte mburrjen e Trumpit — Millosheviqi ishte një folës i qetë dhe i kontrolluar, me shfaqje të herëpashershme të zemërimit që më shumë ishin taktike, sesa impulsive – ishte mjeshtër i fakteve alternative, madje edhe në fytyrë të dikujt që e dinte se ishin gënjeshtra, sepse unë kisha raportuar nga Bosnja për krimet e kryera nga forcat ushtarake nën kontrollin e tij. Kur më vonë shkrova një libër për gjithë këtë, e përshkrova marrëdhënien e Millosheviqit me të vërtetën në një mënyrë që tani e kuptoj se i përshtatet edhe Trumpit.

Do të kisha më shumë fat nëse do të provoja ta godisja hologramin. Millosheviqi ekzistonte në një dimension tjetër, në një zonë muzgu gënjeshtrash, e unë po merresha me dimensionin e fakteve. Ai e kishte kaluar tërë jetën e tij në botën komunizmit, dhe ishte bërë mjeshtër, një mjeshtër i vërtetë, i fabrikimeve. Natyrisht se goditjet e mia verbale thjeshtë depërtonin përmes tij. Ishte sikur të drejtoja gishtin drejt një muri të zi e ta pyesja Millosheviqin se çfarë ngjyre ishte. I bardhë, thotë ai. Jo, përgjigjesha unë, shikoje, muri është aty, është i zi, është pak metra larg nesh. E shikon atë, më pas mua, dhe thotë, Muri është i bardhë, miku im, ndoshta duhet të kontrollohesh tek mjeku i syve. Ai nuk bërtet nga zemërimi. Ai shfaqet i shqetësuar për shikimin tim. E dija se muri ishte i zi. E shihja murin. E kisha prekur murin. I kisha parë punëtorët teksa e kishin ngjyrosur atë.

Krahasimet mes liderëve politikë pak kanë dobi, sepse s’ka si i gjeni dy të njëjtë – ta kujtojnë fjalinë e Tolstoit për familjet e palumtura, se secila prej tyre është e palumtur në mënyrën e vet. Millosheviqi shumë i mençur, i disiplinuar, dhe nuk ishte narcisist siç është Trumpi. Ai nuk kishte pasur nuk takime publike, fytyra e tij nuk shfaqej gjithandej mediave serbe, dhe shumicën e mbrëmjeve e kalonte në shtëpi me gruan e tij, profesoreshën e ashpër Mira Markoviq e cila ishte shoqja e tij e ngushtë. Dhe pavarësisht se çfarë bën Trumpi, nuk besoj se SHBA-të po shkojnë rrugës së dhunës në të cilën Millosheviqi me vetëdije e kishte çuar Jugosllavinë, transmeton Koha.net.

Karagjozllëku i Trumpit ishte prezent në një protagonist tjetër të kërdisë së Ballkanit - Radovan Karaxhiqi, lideri i serbëve të Bosnjës i cili nisi si marionetë e Millosheviqit. Fabulizmi i Karaxhiqit ishte më i pacipë sesa i mikut të tij serb, sepse, sikurse Trumpi, ai kishte qejf të ishte në qendër të vëmendjes dhe fliste shumë. Karaxhiqi ishte një buf nate, dhe një natë mora pjesë në një konferencë për media pas mesnatës në bazën e tij jashtë Sarajevës së rrethuar. Myslimanët po e bombardonin veten, tha Karaxhiq. Mediat i kanë shpikur përrallat e keqtrajtimeve serbe ndaj të burgosurve. Nuk ka spastrim etnik – myslimanët i kanë lënë shtëpitë e tyre vullnetarisht.

Performanca e Karaxhiqit ishte trumpiane në kuptimin bëj-besoj, dhe përçonte një mësim që është i dobishëm për ne sot. Tiranët nuk brengosen nëse u beson ti atyre, ata vetëm dëshirojnë që ju të dorëzoheni para dyshimit. “Idetë e tij ishin aq groteske”, shkrova më vonë për Karaxhiqin, “versioni i tij për realitetin është aq shtrembëruar, sa që mendova se ishte i droguar, apo isha unë. E njihja Bosnjën shumë mirë, dhe e dija se gjërat që i thoshte Karaxhiqi ishin gënjeshtra, dhe e dija se këto gënjeshtra po transmetoheshin në mbarë botën, çdo ditë, disa herë në ditë, dhe po merreshin seriozisht. Nuk po them se gënjeshtrat e tij po pranoheshin si të vërteta, por ndieja se po e turbullonin të vërtetën, dhe kjo, natyrisht, ishte fitore e madhe për Karaxhiqin. Ai nuk kishte nevoje që t’i bënte të jashtmit të besojnë versionin e tij të ngjarjeve; ai thjeshtë kishte nevojë që t’i bënte ata të dyshonin në të vërtetën dhe të uleshin mbi duart e tyre”.

Megjithatë, përvoja e tmerrshme e Ballkanit ofron një fije shprese: Millosheviqi u rrëzua nga pushteti. Bota e tij e fakteve alternative çoi në një fatkeqësi të madhe që përfshinte nivelet Weimar të hiperinflacionit. Gjatë një prej qëndrimeve të mia në hotelin Hyatt në Beograd, shkalla brenda natës kaloi 4 milion dinarëshin, pa përfshirë taksat. Momenti përcaktues i përmbysjes së tij ndodhi kur buldozerët nga qyteti i klasës punëtore të Çaçakut hynë në Beograd në krye të një kolone me punëtorë me kollare të kaltra që kuptuan se heroi i tyre i kishte mashtruar.

Nuk ishte inercioni që e kishte kapur Millosheviqin, e as liberalët dhe studentët që e kundërshtuan atë që nga dita e parë. Demokratët e sjellshëm luajtën role të rëndësishme dhe të nevojshme, duke shtruar themelin për heqjen e Millosheviqit, por ishte elektorati i tij kyç, klasa punëtore dhe shërbimet e sigurisë, që dhanë goditjet vendimtare. Roli i Brutusit shpesh merret nga “spiunët” të cilët janë lodhur nga demagogjitë e dështuara. Këto janë ditët e hershme të epokës së Trumpit, por nëse fati i Millosheviqit është paksa udhërrëfyes i retorikës së tij, Trumpi do të zhbëhet kur rezistenca demokratike të thellohet dhe votuesit dhe partia që e sollën atë në pushtet të kthehen kundër tij.


Peter MaasPeter MaasBorn: 27-Jun-1929
Birthplace: New York City
Died: 23-Aug-2001
Location of death: Manhattan, NY
Cause of death: unspecified
Gender: Male
Race or Ethnicity: White
Sexual orientation: Straight
Occupation: Author
Nationality: United States
Executive summary: Serpico
Military service: US Navy (Korean War)
Wife: Audrey Gallen Maas
Son: John-Michael Maas
Wife: Suzanne
Son: Terrance
    University: Political Science, Duke University
    The New York Herald Tribune
    Collier's 1955-57
    Dutch Ancestry
    Irish Ancestry
Author of books:
The Rescuer (1967)
The Valachi Papers (1969)
Serpico: The Cop Who Defied the System (1973)
King of the Gypsies (1975)
Made in America (1979)
Marie: A True Story (1983)
Manhunt: The Incredible Pursuit Of A CIA Agent Turned Terrorist (1986)
Father and Son: A Novel (1989, novel)
In a Child's Name: The Legacy of a Mother's Murder (1990)
China White (1994)
Killer Spy (1995)
Underboss: Sammy the Bull Gravano's Story of Life In the Mafia (1997)
The Terrible Hours: The Man Behind The Greatest Submarine Rescue In History (1999)
Abandon Ship! The Saga of the U.S.S. Indianapolis, the Navy's Greatest Sea Disaster (2000)


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...