Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/15

Zgjedhjet Presidenciale në Serbi ndërpresin dialogun e Brukselit?

bisedimet

Nuk dihet nëse dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë tash pasi në Serbi po afrohen zgjedhjet presidenciale dhe pas shpalljes së kandidaturës për President nga Aleksandar Vucic.

Zëdhënësja Maja Kocijancic ka thënë se Brukseli nuk ka caktuar një datë për vazhdimin e bisedimeve.

Bisedimet të cilat së fundmi u zhvilluan në nivel Presidentësh dhe Kryeministrash, kishin për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet palëve.

Maja Kocijnacic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’ së për Punë të Jashtme bëri të ditur për Gazetën Express se ende nuk është caktuar ndonjë datë për raundin tjetër të dialogut.

“Në këto momente nuk kemi caktuar ndonjë datë për bisedime”, ka thënë Kocijanci.

Takimi i fundit u zhvillua më 2 shkurt 2017 . Të dyja delegacionet u larguan nga selia e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pa ndonjë marrëveshje.

Presidenti i Partisë Liberale Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviç: Serbia ka nevojë për një president që e pranon pavarësinë e Kosovës

jovanoviq

Presidenti i Partisë Liberale Demokratike (LDP) Cedomir Jovanoviq i cili njihet për qasjen e tij pozitive ndaj Kosovës ka folur për kandidaturën e mundshme të premierit serb Aleksandar Vuçiqit.

Ai ka thënë se Serbisë i duhet një kandidat i vetëm që do të përfaqësojë opozitën.

Jovanoviq ka thënë se Serbia ka nevojë për një president që do të zgjidh nyjën e çështjes së Kosovës, duke thënë që Kosova është e pavarur, që do të ndryshojë marrëdhëniet në rajon, si dhe ka thënë se Serbia ka nevojë për anëtarësimin në BE dhe jo vetëm vlerat evropiane dhe që do të hapë një histori në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Në spikamë : Fuad Ramiqi: Nuk ekziston asnjë shqiptar që do të bënte sulme terroriste në Kosovë

fuat ramiqi

Udhëheqësi i LISBA-s, Koloneli i UÇK-së zt. Fuad Ramiqi, thotë :

“Unë jam i bindur se Kosova nuk është e rrezikuar nga ISIS. Nuk ka grupe. S’ka celula.Ata nuk kanë asnjë motiv për të bërë diçka në Kosovë.Në anën tjetër, islami i Kosovës nuk ka ndonjë relacion me atë që sot konsiderohet Islam Politik.Shoqëria kosovare nuk duhet të identifikohet me ISIS-in.Por, gjithmonë ka individë që mund të kenë qëllime të këqija, për këtë shteti i ka mekanizmat e vet.Nuk është qëllimi ynë që të vendosim sheriat në Kosovë, por sheriati është sistemi më i mirë, sepse është i rregulluar nga Allahu.Ky vlerësim se sheriati është sistemi më i mirë mund të indoktrinojë njerëzit e tjerë, prandaj duhet të sqarohet mirë se çfarë nënkuptohet më këtë”.

Fuat Ramiqi  foli edhe për mënyrën e trajtimit të këtyre fenomeneve, porse ai tha se është i bindur që kosovarët vështirë influencohen dhe nuk tërhiqen nga rruga europaine.

“Hapësira për të radikalizuar kosovarë është shumë e vogël.Është e kotë, sepse vlerat kombëtare te ne janë shumë më të fuqishme.Gjithsesi, e drejta në besim është e paraparë me kushtetutë dhe me ligje”.

Sipas Ramiqit , “lufta ndaj elementeve ekstremiste duhet të bëhet duke kontrolluar aspektin financiar të organizatave të caktuara.Demokratizimi i institucioneve dhe punësimi nuk lejon elementë ekstremistë”,shtoi Ramiqi kohë më parë në një debat Televiziv të  Klan Kosovës.

Unioni Shkrimtarëve : Shpifarakët janë të detyruar nga padroni i tyre të shpifin, por historia shkruhet me fakte e jo më përralla te shpifësve



Unioni Shkrimtarëve
Shkurt 15 në 10:39.PD

I nderuar Flori Bruqi, keni shkruar një koment që vlen shumë. Shpifarakët janë të detyruar nga padroni i tyre të shpifin, por historia shkruhet me fakte e jo më përralla te shpifësve, në mesin e shpifësve janë dy individë biografia e të cil¨ve është e dyshimtë, njëri prej tyre për punê të pista me nxënësen e mitur ishte përjashtuar nga Shkolla fillore ku punonte si arsimtar, tjetri në njê shkrim të tij vetë e pranon se UDB-a në Ferizaj e asaj kohe i kishte dhënë pare për te ikur nê Belgjikë me i spiunuar emigrantët tanë. Njëri prej tyre kurrë nuk e ka parë Enver Hadrin e më tullacin e dehur nga Ferizaj Enveri është grindur poashtu për shkaqe te punêve te pista dhe nga viti 1982 kurrë nuk ka folur me të. Si i pari edhe i dyti nuk mund të shkojnê sot ne familjen e Enverit , sepse kêta bênë përpjekje të keqperdorin edhe Emrin e Enverit dhe familjês se tij. Këtë regjisori belg do të dali më filmin dokumentar mbi jetën e Enver Hadrit i cili film u përkrah nga Min e kult së Belgjikës,Kosovës, Kroacisë dhe Maqedonisë. Filmi bênë fjalë mbi dashurinë e Enver Hadrit për Kosovën dhe femrat. ¨Protagonist është djali i Enverit nga gruaja aktuale dhe djali tjetër i paligjshëm me të cilën ka kaluar E.H. Natyrisht në këtë dokumentar dëshmoj unê dhe Beharja, Gani Azemi nuk duket sepse ai vdiq në vitin 2012.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi si eksponentë të politikës serbomadhe

Nga Flori Bruqi 



Frikë dhe pasiguri tek serbët dhe kroatët

Raportet Kroaci - Serbi janë aktualisht më të këqijat gjatë këtij shekull. Pushteti serb po përdor retorikë antikroate. Ndërsa Serbia është kthyer në një prej temave më të rëndësishme në fushatën elektorale të Kroaicsë.


Kryetari i Partisë Socialdemokrate, SDP Zoran Milanoviq po polemizon përmes mediave me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Serbinë e ka quajtur në disa deklarata si një "vend i vogël i mjeruar". Tensionet po shtohen nga të dy anët. Analistët pohojnë se raportet mund të përmirësohen pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci. Por e keqja e këtij rajoni është që tërë kohën dikush është në ndonjë fushatë parazgjedhore. "Si të përfundojnë zgjedhjet në Kroaci, do të vijnë zgjedhjet lokale në Bosnje-Hercegovinë (e ndoshta edhe referendumi në Republikën Serpska). Më pas kemi zgjedhjet në Maqedoni, ku po zien puna në raportet maqedonaso-shqiptare, e në pranverë janë zgjedhjet presidenciale në Serbi. Më pas në Kosovë...", thotë Cvijetin Milivojeviq, ekspert nga Beogradi. Ai mendon se gjërat nuk do të ndryshojnë shpejt, pa pasur ndonjë presion nga vet populli.
Milivojeviq mendon se gjërat do të përmirësohen pak pas zgjedhjeve. "Kroacia po tregon muskujt ndaj Serbisë, sepse pa miratimin e Zagrebit Serbia nuk mund të futet kurrë në BE. Por pas zgjedhjeve pritet të qetësohet siguata edhe për shkak të bashkëpunimit shumë të denjë të Vuçiqit me BE-në. Ndërkohë që Vuçiqin e presin edhe disa tema më të nxehta, siç është Kosova apo sansksionet ndaj Rusisë.“


*****


Milivojeviq pohon se një prej problemeve shumë serioze është edhe e kaluara e politikanëve. Politikanët e të dyja vendeve kanë probleme me retorikën nacionaliste dhe shoviniste, të tashme apo të kalur. Profesori Pero Maldini nga Dubrovniku mendon se shkaku i shkallëzimit të raporteve së fundi është që Vuçiqi e Daçiqi janë pionët e dikurshëm të Sheshelit dhe Millosheviqit dhe trajtohen nga shumë njerëz si eksponentë të politikës serbomadhe. Maldini pohon se Serbia për fat të keq nuk është përballur kurrë me të kaluarën, siç ka bërë Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. „Pas luftërave pushtuese, të cilat Serbia i ka bërë ndaj fqinjëve, askush nuk e ka marrë përsipër që ky vend të përballet me të kaluarën e politikës serbomadhe dhe pasojat e politikës së Millosheviqit, me luftërat agresive dhe me numrin e madh të viktimave. Ndaj politika serbe, në pamundësi që të artikulohet si një politikë normale, po prodhon armiq të jashtëm në Kroaci, Bosnje apo dhe në Kosovë“, thekson Maldini.

Fushata elektorale u shkon për shtat tendencave të tilla dhe provokimeve në raportet mes Serbisë dhe Kroaicsë. Por Maldini mendon se duhet të kemi parasysh gjenezën e problemit, që ka të bëjë me krimet e viteve 90-të. Këto gjëra po shfrytëzohen nga disa parti për qëllime elektorale për të mobilizuar zgjedhësit e tyre. Milanoviqi po përpiqet të dëshmojë një ngurtësi nacionaliste për të fituar mbështetjen e krahut të djathtë, mendon ai. Ndërkohë që interesi primar i Kroacisë është zbardhja e fatit të 1600 personave të zhdukur gjatë luftës, mbrojtja e pasurisë së kroatëve në Serbi dhe ruajtja e të drejtave të tjera.

Serbo croatian language2005.png

Frika e kroatëve në Serbi dhe e serbëve në Kroaci

Vojislav Stanimiroviq, kryetar i partisë SDSS thotë se në Kroaci është shtuar në tri vitet e fundit tensioni për shkak të retorikës aktuale ndaj Serbisë. Kjo reflekton në pozitën e kroatëve në Serbi, por edhe të serbëve në Kroaci. Stanimiroviq thotë se Milanoviqi e ka befasuar me deklaratat e fundit, ndërsa kur ishte kryeminsitër kishte raporte të mira me Serbinë.
Tomislav Zhigmanov, nga partia e kroatëve në Vojvodinë, DSHV, thotë se ata janë të frikësuar dhe të pasigurtë, pas fushatës së fundit. Më e keqja është që deri tani nuk ka asnjë gjest më të vogël që dëshmon gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve.





A po e kthen  kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, Serbinë te Sllobodan Millosheviçi?!


Jovanoviq për kandidaturën e Vuçiqit: Serbisë i duhet një president që e njeh Kosovën

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se Serbia ka nevojë për një president që do të shkurtojë nyjen gordiane të problemit të Kosovës duke thënë se Kosova është e pavarur.


Ai në një konferencë për media të mbajtur në Beograd ka shtuar se vendit të tij “do t`i duhej një udhëheqës që do t`i ndryshonte marrëdhëniet në rajon, i cili do të thoshte se Serbia ka nevojë për anëtarësimin në BE dhe jo vetëm për vlerat evropiane dhe të hapë kapitullin e anëtarësimi në NATO”, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.



Jovanoviq duke komentuar kandidaturën e kryeministrit aktual Aleksandar Vuçiq për president të Serbisë ka deklaruar se “ky vendim është rezultat i dëshirës së tij për të konsoliduar pushtetin e vet” dhe siç tha ” homogjenizimit të koalicionin qeverisës si dhe t`i sjellë disfatë të forcave demokratike”.

Liberaldemokrati serb theksoi poashtu se vendimi i Vuçiq nuk ishte befasi dhe “se qëllimi i tij ishte i qartë dhe se nuk kishte vend për dilemë”

Ai përsëriti thirrjen ndaj Sasha Jankoviq dhe Vuk Jeremiq për të rënë dakord mbi një kandidat presidencial të përbashkët të forcës civile.


“Unë jam i gatshëm të bëjë çdo gjë, le të më thonë se çfarë duhet bërë”, ka thënë Jovanoviq, duke shtuar se është logjike që koalicioni qeverisës të dal me një kandidat, kurse opozita të nxjerrë në pah kandidatin e vet...


Politikanët e Serbisë i janë rikthyer sërish mënyrave të dikurshme, duke nxitur pakënaqësi etnike në një përpjekje për të siguruar mbështetje nacionaliste, shkruan  publicisti Pedja Popoviç në “Danas” (Beograd).

Në fillim të këtij muaji, qeveria lançoi një linjë të drejpërdrejtë hekurudhore mes Beogradit dhe Mitrovicës, një qytet me shumicë serbe në veri të Kosovës. Linja nuk është më e shpejtë se sa linjat ekzistuese të autobusëve, por nuk ishte ky qëllimi.


 Predrag Popović

Predrag(Pedja)Popovic 

Treni ishte i mbushur me slloganin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë; brendësia e tij ishte mbushur me pamje të shenjtëve ortodoksë, si dhe ngjyrat kombëtare të Serbisë. E gjithë kjo propagandë bajate ishte e qartë se kërkonte të provokonte një kundërveprim, por Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç nuk e shihte ashtu: kështu që ai urdhëroi kthimin mbrapsht të trenit, përpara se të mbërrinte në kufi, duke pretenduar se policia e Kosovës kish në plan të arrestonte makinistin, dhe se terroristët kishin bërë plan të hidhnin në erë shinat.

Vuçiçi u betua se do të shkojë në ndihmë të cilitdo serb që dëmtohet. Ka patur shumë thirrje për “të mbrojtur serbët me çdo lloj mjeti”, gjatë kohëve të fundit. Nuk ka asnjë dyshim, se qëllimi është që të motivohen votuesit përpara zgjedhjeve të muajit prill. Por, ekzaktësisht në këtë mënyrë, ish presidenti Sllobodan Millosheviç veproi në fillim të viteve nëntëdhjetë, dhe shihni se ku na çoi. Udhëheqësit tanë vazhdojnë të luajnë me zjarrin. Me sa duket, nuk kanë kuptuar asgjë.



Më shumë punë për të pasionuarit e hartave në Ballkan?


Marrëveshja Dejton e vitit 1995 i dha fund një kohe të lulëzimit të hartave në Ballkan – por me rikthimin e diskutimit të ‘shkëmbimeve të tokave’ dhe ndryshimit të kufijve, ata mund të gjejnë klientelë të re sërish


Në fillim të viteve 1990, teksa Jugosllavia filloi të shpërbëhej, takova Vuk Draskoviç në hotel Moskva në Beograd për të diskutuar rreth kufijve. Kreu i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe kishte ardhur për të më treguar një hartë që përmbante zgjidhjen e tij për krizën, të cilën ai e kishte vizatuar mbi një hartë të Jugosllavisë nga ato që kanë makinat e marra me qira me stilolaps blu.


Një njohës i mirë i hartave të Ballkanit – kam një koleksion të madh – e studiova atë me interes. Nuk ishte ndonjë çudi që stilolapsi i Vuk nuk kishte gjurmë të ndonjë kufiri për Bosnjen, Malin e Zi apo Maqedoninë, jo më pastaj Kosovën; ai ishte një nacionalist serb, megjithëse i një lloji të çuditshëm.

Por thuajse më kërceu keku nga goja kur pashë se çfarë kishte bërë në veriperëndim. “Nuk i ke dhënë Kroacisë shumë”, protestova. “As Osijekun apo Dubrovnikun? Me siguri ka për të rezultuar në një kasaphanë”.
Më shumë punë për të pasionuarit e hartave në Ballkan?


Vuk nuk pranonte asnjë nga këto. Duke lëvizur dorën, me atë zërin e tij bas bariton, ai shpjegoi se njerëzit në këto zona do të ishin aq të verbuar nga mrekullia e kësaj perandorie bizantine sa të vjetër aq dhe të re [kjo dukej të ishte ideja], saqë shpejt do t’i harronin identitetet e tyre të vjetra. Rashë në mendime.

Draskoviç nuk ishte i vetmi në komplotin e kufijve të rinj për Ballkanin në fillim të viteve 1990. Kjo ishte periudha e artë e hartëbërësve të Ballkanit dhe kushdo po diskutonte kufijtë, shkëmbimet e tokave, gjërat “etnike” dhe të tjera. Zor të hapje ndonjë gazetë pa vënë re një hartë të re.


Disa rej këtyre hartave i referoheshin historisë – mbretërisë së Tomislavit, perandorisë së Dushanit apo çfarëdo, ndërsa të tjera etnicitetit, arsye për të cilën shumë harta etnike të shekullit të 19 në Ballkan, kryesisht të bëra nga hartografët gjermanë dhe austriakë, papritur u kthye në modë.

Disa ishin plot informacione të dobishme. Kroatët nxorrën një interesante [shikoni foton] që ilustronte përmasën e popullatës, si dhe krahasimin etnik të çdo bashkie në Kroaci dhe në Bosnjen fqinje. E kam ende.


Kam edhe një më të mirë, prodhuar në Bosnje nga e njëjta periudhë , që përmban analizë etnike të çdo komune në Bosnje në vitin 1991, plus shifra krahasuese nga dy censuset e mëparshme.

Të tjerat nuk ishin të dobishme veç propagandës së pastër. Hartat e nxjerra nga media në Serbinë e Millosheviçit prireshin të ishin të zbatuara keq dhe pa informacion – harta të paqarta të Jugosllavisë me Serbinë si një njollë të zezë që zinte shumicën e saj.

Kam një po kaq të padobishme nga Maqedonia [shikoni foton], në të cilën kufijtë e “Maqedonisë etnike” janë vizatuar me një vijë të trashë. A ishte kjo një aspiratë apo thjesht një kujtim i asaj që kishte qenë? Vështirë të thuhet.

Epoka e artë e hartologëve të Ballkanit vazhdoi për ca kohë. Çdo herë që lufta kalonte në një fazë të re, kishte nevojë për harta të reja.



Armëpushimi në Kroaci në fund të vitit 1991 krijoi de-fakto kufij të ri brenda Kroacisë. Përveç Republika Srpska Krajina, RSK, kishte kufij brenda kufijve – për katër zonat e mbrojtura nga OKB – veriu, jugu, perëndimin dhe lindja, pa përmendur kufijtë e zonave fatkeqe ‘rozë’ – tokë që serbët supozohet se do t’ia dorëzonin kroatëve, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Zhdukja e RSK nga ushtria kroate në 1995 papritur i bëri të gjitha këto harta të tepërta, por lufta boshnjake vazhdoi, duke nxitur krijimin e hartave të reja. Disa u nxorrën nga luftëtarët, ku shfaqej Serbia Etnike ose Herzeg-Bosnja dhe të tilla.

Harta të tjera vinin nga negociatorët ndërkombëtarë të paqes. Ju kujtohet plani Vance Ouen? Ai i bëri të gjithë të vraponin për te harta për të parë se çfarë i takon gjithsecilit. Nëse nuk ju kujtohet, propozonte ndarjen e Bosnjës në 10 kantone. Serbët qenë të interesuar të dominonin vetëm kantonet 2, 4 dhe 6.

Disa vite më pas, marrëveshja Dejton e 1995 prodhoi një tjetër furi hartash, teksa të gjithë duke filluar me vetë boshnjakët, nxituan të zbulonin se çfarë kufijsh kishin marrë dy “entitetet” e reja.

Marrëveshja Dejton i dha fund epokës së artë të hartëbërësve të Ballkanit. Mali i Zi u bë i pavarur [sërish] në 2006, por ky nuk ishte ndonjë zhvillim shumë interesant nga pikëpamja e një harte. Kufijtë e Malit të Zi të vënë pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithçka ndodhi në 2006 ishte bërja e një kufiri të vjetër, të brendshëm në një kufi të vulosur dhe të jashtëm. E njëjta gjë ndodhi dhe me Kosovën. Me kufijtë e Ballkanit tani “të fiksuar”, nevoja për harta të reja duket se është zhdukur.


Por mbase kufijtë e ish-Jugosllavisë nuk janë aq përfundimtar dhe të vulosur sa mendonim. Një kongresmen amerikan së fundmi hodhi idenë jo edhe aq të re se qyteti etnik shqiptar i Preshevës – me popullsi rreth 35,000 vetë – mund të jetë më mirë nëse i kalon Kosovës në shkëmbim të katër komunave etnike serbe në veriun e Kosovës, Leposaviç, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut – me popullsi totale rreth 70,000 persona – t’i kalojë Serbisë.


Në lindje të Serbisë, në Bosnje, kroatët po kërkojnë me ngulm për një “entitet” të tyrin, ndërsa serbët vazhdimisht flirtojnë me kërcënimin e pavarësisë. Asnjë prej këtyre ideve, planeve apo kërcënimeve nuk duket aq serioz ende. Por kush e di? Koleksionistët e hartave të Ballkanit mund të duhet t’i bëjnë vend disa hartave të tjera.(MARCUS TANNER)


****
Pajtimi mund të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të pranojë gjykimin dhe dënimin e të dyshuarve për krimet dhe masakrat që kanë kryer në Kosovë dhe kur kjo Serbi, pranon të ofrojë asistencë në identifikimin e kriminelëve të dyshuar, punë kjo që vështirë mund të bëhet nga Beogradi edhe për një kohë të gjatë.




Krimet e luftës, dhunimet, keqtrajtimet, vrasjet, të zhdukurit, grabitjet dhe dëmtimi i pasurisë dhe pronave si dhe shumë krime të tjera, është dashur të jenë prioritet i të gjitha prokurorive kosovare, pas luftës.





Fatkeqësisht politika e UNMIK-ut dhe servilizmi i njerëzve tanë kompetentë në fushën e drejtësisë, në të gjitha periudhat qeveritare pas luftës, ndikuan që krimet të anashkalohen qëllimisht. Të paktën deri tani.


Nëse asgjë s`do të kishin bërë prokuroritë komunale, atëherë për të lëshuar fletë arreste kanë mundur të veprojnë pa u penguar nga askush, kanë mundur të identifikojnë të gjithë kryesit, të dyshuarit, vrasësit e mundshëm. Ky është obligimi i tyre profesional, moral e kombëtar.


Askush nuk është kundër pajtimit ndëretnik, madje shqiptarët e Kosovës këtë e kanë dëshmuar e vërtetuar edhe në praktikë. Ua kanë zgjatur dorën edhe xhelatëve, vetëm që të ecet tutje, por pala e kundërt asnjëherë nuk tregoi gatishmëri e as nuk kërkoi falje për gjithë ato krime, për gjenocidin dhe dhunën që bëri në Kosovë, gjatë luftës.


Andaj, armiqësitë tejkalohen vetëm nëse thuhet e vërteta, vetëm nëse bëhen publike emrat e kriminelëve të dyshuar serbë. Është e dhimbshme dhe e papranueshme që pas kaq vitesh, Serbia po na sfidon në këtë drejtim, duke tentuar që t`i paraqes shqiptarët para botës si njerëz që kanë vrarë e dhunuar serbë, kurse injoron mijëra shqiptarë të vrarë, të zhdukur, femra të dhunuara e krime të tjera.

Kosova ka shumë argumente, prova e dëshmi për të bindur botën për të vërtetën që ka ndodhur këtu, por vetëm duhet guxim profesional nga prokurorët. Prokurorët janë fajtorët mbase kryesorë që kanë lejuar në heshtje të shuhen shpresat e familjarëve të vrarë e të zhdukur. Prokurorët e guximshëm dhe profesionistë ende kanë kohë ta dëshmojnë veten, ende kanë mundësi që t`i dalin zot kësaj pune. Ata vetëm duhet ta largojnë pluhurin prej mijëra dosjeve, qindra librave publicistik, mijëra lëndëve e faqeve që ekzistojnë të paprekura nga prokuroritë. Vetëm kur t`i shfletojnë këto dosje në sirtarët e tyre dhe t`i aktivizojnë këto lëndë, mund të themi se kemi kryer borxhin ndaj të viktimave.


Ndryshe, ky komision është themeluar ekskluzivisht për interesa të “viktimave” serbe dhe jo për të zbardhur vrasjet apo për të gjetur të zhdukurit shqiptarë.

Ky komision, që më shumë është ceremonial, nuk mund të jetë funksional pa u aktivizuar dosjet e luftës në Kosovë, pa u aktivizuar qindra fletë arreste kundër serbëve të dyshuar që kanë marrë pjesë në krimet e Kosovës.

Historia do ta dëshmojë se kemi “fjetur” para krimeve të shumëfishta dhe nuk kemi qenë në gjendje ta argumentojmë tërë atë gjenocid që ushtria, policia e shteti serb kreu në Kosovë.

Fatmirësisht ende ka dëshmitarë të gjallë të masakrave kryesore në Kosovë dhe ata duhet të shfrytëzohen sa nuk kanë ikur nga kjo jetë. Maksimalisht duhet të shfrytëzohen të gjitha materialet, fotografitë, incizimet, provat, faktet, deklaratat e dëshmitarëve të gjallë, librat e botuar, dëshmitë e komisioneve, dokumentacioni ekskluziv që posedon KMDLNJ etj.

Pra pajtimi mund të ndodhë vetëm atëherë kur Serbia të pranojë gjykimin dhe dënimin e të dyshuarve për krimet dhe masakrat që kanë kryer në Kosovë dhe kur kjo Serbi, pranon të ofrojë asistencë në identifikimin e kriminelëve të dyshuar, punë kjo që vështirë mund të bëhet nga Beogradi edhe për një kohë të gjatë,thotë në mes tjerash gazetari shqiptar  Musa Sabedini.


Nërsa Kryeministri i vendit,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, pret nga qeveria serbe që të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës. Sipas tij, qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre. Mustafa në profilin e tij në Facebook ka shkruar se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb.


*****
Washingtoni u kërkon raporte të mira fqinjësore Kosovës dhe Serbisë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, gjatë ditës së djeshme ka uruar Kosovën për nëntëvjetorin e Pavarësisë, derisa një ditë më herët, më 13 shkurt 2017  ka uruar Serbinë për Ditën e Shtetësisë.

Të dyja urimet nisin me frymën e njëjtë, ku Tillerson në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, si edhe qytetarëve amerikanë uron popullin kosovar, ashtu si edhe atë serb për festat përkatëse të të dyja vendeve.

E duket se edhe zgjedhja e datave nuk ishte krejt e njëjtë, në kuptimin se urimi për Kosovën që ditën e Pavarësisë e feston më 17 shkurt erdhi tri ditë më herët, më saktësisht më 14 shkurt derisa për Serbinë që Ditën e Shtetësisë e ka më 15 shkurt, urimi erdhi vetëm dy ditë më herët.

Në paragrafin e dytë, Tillerson te letra për Kosovën vlerëson lart miqësinë mes të dyja vendeve, ashtu si edhe aspiratat për paqe, stabilitet dhe prosperitet, transmeton Klan Kosova.

Edhe me Serbinë, Tillerson ka pothuajse të njëjtat vlerësime, shpreh vlerësim për bashkëpunimin dhe miqësinë e deritanishme ashtu si edhe dëshirën për bashkëpunim në të ardhmen.

Ajo çfarë e bën dallimin mes të dyja letrave është se Sekretari Amerikan i Shtetit përmes letrës së tij vlerëson progresin e Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe institucionet me përfshirje multietnike.

Por nuk e lë pa vënë në pah disa nga arritjet më të mëdha të Kosovës gjatë vitit që po e lëmë pas.

“SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumë etnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA”, thuhet në këtë adresim për kosovarët.

Derisa për Kosovën përmendet Medalja e Parë Olimpike dhe pranimi në FIFA, adresimi për Serbinë duke pasur në fokus arritjet gjatë vitit 2016 është disa paragrafe më i shkurtër, e kryesisht flet për ekonominë.
“Përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të promovuar reformat ekonomike, për të forcuar sundimin e ligji, për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët janë treguesë për dedikim ndaj stabiliteti dhe rritjes ekonomike në rajon”.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit.

Ajo çka poashtu e bën dallimin është edhe se Tillerson shpreh pritjet që Amerika ka kundrejt Kosovës, në kuptimin e sukseseve të reja për vendin që tashmë mbush nëntë vjet shtetësi.

“Po presim suksese të tjera të vazhdueshme të Kosovës teksa po forcon ligjet, po lufton dhunën ekstreme, dhe po ndërton marrëdhënie pozitive me fqinjët dhe gjithë botën”.

Ndërsa ashtu si fillimi i këtyre letrave që është pothuajse i frymës së njejtë, edhe fundi është po ashtu.

SHBA shprehë përkushtim për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses, derisa Serbisë i shprehë poashtu përkushtim për të thelluar miqësinë.

Ajo që bie më së shumti në sy, në këto dy letra drejtuar dy vendeve fqinje, Serbisë dhe Kosovës, është se përmenden përpjekjet për raporte të mira fqinjësore ashtu si edhe normalizim të marrëdhënieve mes vendeve në Ballkan por integrimi në BE nuk përmendet fare, në asnjërën nga letrat.

Si vidhen veturat në Kosovë

Amire Qamili


Metodat e përparuara që përdoren nga hajnat, përfshi teknologjinë dixhitale, bëjnë që edhe makinat moderne të merren shumë lehtë

Muajt e fundit, raportime të përsëritura nga qytetarët flasin për rritje të rasteve të vjedhjes së veturave, ndërsa policia ende nuk ka njoftuar për gjetjen e ndonjë prej tyre e as për shifrat e rasteve.


Edhe metoda e vjedhjes paraqet risi. Kanë shkuar kohët kur për të vjedhur një veturë, thyhej xhami, çahej mbulesa plastike nën timon dhe disa tela elektrikë thjesht lidheshin bashkë për ta ndezur.



Si Vidhen Veturat në Kosovë


Mjete më të sofistikuara janë në përdorim nga vjedhësit e veturave bashkëkohore, përfshi kompjuter, antena speciale, turjela shpuese pa zhurmë dhe instrumente të tjera moderne të nevojshme për të marrë kontrollin e automjeteve të prodhuara në dekadën e fundit.

Sabri Azemi dhe Jetnor Gashi raportuan në Kallxo.com se veturat e tyre janë vjedhur në Prishtinë, në parkingjet e banesave ku ata jetojnë. Të dyja veturat janë prodhuar brenda 10 viteve të fundit – një Audi A4 e vitit 2010 dhe një Seat Altea e vitit 2005.

Sa hap e mbyll sytë vidhen veturat

Azemi tregoi se më 14 prill ka parkuar veturën e tij Audi A4 në parking, rreth orës 10:30 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, ku edhe jeton. Ai tha se vetura është vjedhur më 15 prill rreth orës 12:05 në mesnatë, sipas një incizimi në kamerat e sigurisë.

“Kur jam qu në mëngjes pasi që e kam parë që nuk është makina aty e kam lajmëru policinë. Kërkova me ma dërgu një patrullë thanë që nuk munden se duhet me shku me lajmëru rastin në stacionin policor në qendër. Prej aty kanë marrë deklaratat; kam dhënë informatat e nevojshme lidhur me makinën”, tha ai.

Azemi tregoi se nga disa kamera, policia ka gjetur pamjet e vjedhjes së veturës.

“Më kanë thirr me vërtetu se a ka qenë ajo makinë apo jo. Pasi e konstatuam se ajo ishte makina ata thanë se do të vazhdojmë me video incizimet e tjera prej komunës dhe disa lokacioneve tjera me këqyr se ka shku prej aty”, u shpreh Azemi.

foto-ilustrim

Ndërsa rasti i Jetnor Gashit ka ndodhur në muajin mars, kur mes datës 23 dhe 24 te Banesat e Tregtisë në “Mati 1”, i është vjedhur makina e markës Seat në parking të lagjes.

Ai tha se vjedhja e makinës ndodhi tri javë pasi e kishte blerë dhe se policia ishte vonuar për të ardhur në vendngjarje.

“Dyshimi kryesor ka qenë të ata njerëz që kanë pas kontakt me çelësin tim. Në mëngjes kur e kam raportu policinë në ora 7:10 në mëngjes kanë thanë se është t’u ardh patrulla. Mbas 20 min i kam thirr prapë dhe diku rreth orës 8:10 kanë thënë me u lajmëru në stacionin në qendër se s’kanë patrullë me dërgu tash”, u shpreh Gashi.

Sipas tij pas dy dite ka marrë telefonatë prej hetuesit në qendër dhe ka shkuar që të japë deklaratën.

“Kanë thënë me shku me këqyr vendin e ngjarjes. Kur kanë ardh e kanë pa pjesën kanë thënë se nuk është përgjegjësi e qendrës por e stacionit ne Dardani. Edhe një herë m’u ka dashtë prej fillimit me bo këtë muhabet. Aty e kam vërejt se nuk kam shpresë me gjet atë kerr”, pohoi Gashi.

“1:00 deri 7:00 mëngjes kamerat nuk kanë punuar e mu kerri m’u ka vjedh në 2 të natës prej kur është qel kerri dej o dhez kanë shku 40 sekonda maksimum. Kjo është shumë e dyshimtë se është qel shumë shpejtë”, tha Gashi.
Foto: Ilustrim
Policia ngre supet

Lidhur me këto dy raste, Kallxo.com, kontaktoi Policinë e Kosovës për t’i konfirmuar si raste dhe për të ditur se çfarë ka bërë Policia e Kosovës, a ka të dyshuar apo të arrestuar dhe a ka gjasa të gjenden këto makina.

Mirëpo Zyra për Informim e Policisë, përmes postës elektronike, tha se detajet nuk mund të publikohen, pasi mund të ndikojnë negativisht në procesin e hetimeve.

“Përveç informatave qe ju keni për te dyja rastet, te cilat i kemi përcjellur me raporte ditore, detaje te tjera nuk mund te publikohen (momentalisht) pasi që mund të ndikojnë negativisht në procesin e hetimeve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Gjithashtu Kallxo.com ka kërkuar edhe statistikat e fundit se sa makina janë vjedhur e sa janë gjetur deri më tani, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.

Hajnia në epokën dixhitale

Por si vidhen makinat pa lënë gjurmë dhe aq shpejt sa pretendohet nga pronarët e tyre?

Amir Kadriu, mekanik me përvojë që njeh edhe pikat e dobëta të makinave sa i takon sigurisë ndaj ndërhyrjeve të jashtme, shpjegoi për Kallxo.com procedurën e vjedhjes.

“Shumë raste që kemi hasur ndodhin kur ata i vjedhin sinjalin prej çelësit në distancë. Kanë antena të vogla të cilët montohen me një lap top dhe e vjedhin sinjalin prej çelësit nga personi që e mbyll kerrin dhe hyn në banesë”, tregoi Kadriu.

Ai shpjegoi se me atë sinjal të lidhur, hajni afrohet te kerri dhe shtin çelësin e vet që është multifunksional, çel makinën, hyn brenda dhe bën kombinimin. “Pastaj e ndez dhe e vjedh maksimumi për një minutë”.

Kadriu tha se mënyra të tjera përdoren për vetura siç janë disa Audi A4, modeli 2006 e më të reja. “Ata e marrin dhe e shpojnë derën përfundi bravës me turjelë, e çelin kerrin, bëjnë kombinimin e telave për me i dhënë kontakt dhe pastaj e kombinojnë me diagnozë [proces kodifikimi elektronik], sepse poshtë e ka konektorin për kontrollimin e kerrit ‘on board diagnostic’”, shpjegon ai.

Për Seat Altea është proces i njëjtë, duke e shpuar derën për ta hapur, duke i dhënë kontakt dhe pastaj duke bërë kodimin e çelësit, tregoi mekaniku.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë dhe informacionet nga policia janë shumë të kufizuara, shumica e pikëpyetjeve mbi rastet e vjedhjes së makinave në Kosovë mbeten pa përgjigje. Të paktën për momentin.

Më shumë punë për vizatuesit e hartave në Ballkan?


Marrëveshja Dejton e vitit 1995 i dha fund një kohe të lulëzimit të hartave në Ballkan – por me rikthimin e diskutimit të ‘shkëmbimeve të tokave’ dhe ndryshimit të kufijve, ata mund të gjejnë klientelë të re sërish.
Marcus-maps-640

Në fillim të viteve 1990, teksa Jugosllavia filloi të shpërbëhej, takova Vuk Drashkoviq në hotel Moskva në Beograd për të diskutuar rreth kufijve. Kreu i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe kishte ardhur për të më treguar një hartë që përmbante zgjidhjen e tij për krizën, të cilën ai e kishte vizatuar mbi një hartë të Jugosllavisë nga ato që kanë makinat e marra me qira me stilolaps blu.

Si njohës i mirë i hartave të Ballkanit – kam një koleksion të madh – e studiova atë me interes. Nuk ishte ndonjë çudi që stilolapsi i Vuk nuk kishte gjurmë të ndonjë kufiri për Bosnjën, Malin e Zi apo Maqedoninë, jo më pastaj Kosovën; ai ishte një nacionalist serb, megjithëse i një lloji të çuditshëm.

Por thuajse më kërceu keku nga goja kur pashë se çfarë kishte bërë në veriperëndim. “Nuk i ke dhënë Kroacisë shumë”, protestova. “As Osijekun apo Dubrovnikun? Me siguri ka për të rezultuar në një kasaphanë”.

Vuk nuk pranonte asnjë nga këto. Duke lëvizur dorën, me atë zërin e tij bas bariton, ai shpjegoi se njerëzit në këto zona do të ishin aq të verbuar nga mrekullia e kësaj perandorie bizantine sa të vjetër aq dhe të re [kjo dukej të ishte ideja], saqë shpejt do t’i harronin identitetet e tyre të vjetra. Rashë në mendime.

Drashkoviq nuk ishte i vetmi në komplotin e kufijve të rinj për Ballkanin në fillim të viteve 1990. Kjo ishte periudha e artë e hartëbërësve të Ballkanit dhe kushdo po diskutonte kufijtë, shkëmbimet e tokave, gjërat “etnike” dhe të tjera. Zor të hapje ndonjë gazetë pa vënë re një hartë të re.

Disa rej këtyre hartave i referoheshin historisë – mbretërisë së Tomislavit, perandorisë së Dushanit apo çfarëdo, ndërsa të tjera etnicitetit, arsye për të cilën shumë harta etnike të shekullit të 19 në Ballkan, kryesisht të bëra nga hartografët gjermanë dhe austriakë, papritur u kthye në modë.

Disa ishin plot informacione të dobishme. Kroatët nxorrën një interesante [shikoni foton] që ilustronte përmasën e popullatës, si dhe krahasimin etnik të çdo bashkie në Kroaci dhe në Bosnjen fqinje. E kam ende.

Kam edhe një më të mirë, prodhuar në Bosnje nga e njëjta periudhë [shikoni foton], që përmban analizë etnike të çdo komune në Bosnje në vitin 1991, plus shifra krahasuese nga dy regjistrimet e popullsisë të mëparshme.

Të tjerat nuk ishin të dobishme veç propagandës së pastër. Hartat e nxjerra nga media në Serbinë e Millosheviqit prireshin të ishin të zbatuara keq dhe pa informacion – harta të paqarta të Jugosllavisë me Serbinë si një njollë të zezë që zinte shumicën e saj.

Kam një po kaq të padobishme nga Maqedonia [shikoni foton], në të cilën kufijtë e “Maqedonisë etnike” janë vizatuar me një vijë të trashë. A ishte kjo një aspiratë apo thjesht një kujtim i asaj që kishte qenë? Vështirë të thuhet.

Epoka e artë e hartologëve të Ballkanit vazhdoi për ca kohë. Çdo herë që lufta kalonte në një fazë të re, kishte nevojë për harta të reja.

Armëpushimi në Kroaci në fund të vitit 1991 krijoi de-fakto kufij të ri brenda Kroacisë. Përveç Republika Srpska Krajina, RSK, kishte kufij brenda kufijve – për katër zonat e mbrojtura nga OKB – veriu, jugu, perëndimin dhe lindja, pa përmendur kufijtë e zonave fatkeqe ‘rozë’ – tokë që serbët supozohet se do t’ia dorëzonin kroatëve, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Zhdukja e RSK nga ushtria kroate në 1995 papritur i bëri të gjitha këto harta të tepërta, por lufta boshnjake vazhdoi, duke nxitur krijimin e hartave të reja. Disa u nxorën nga luftëtarët, ku shfaqej Serbia Etnike ose Herzeg-Bosnja dhe të tilla.

Harta të tjera vinin nga negociatorët ndërkombëtarë të paqes. Ju kujtohet plani Vance Ouen? Ai i bëri të gjithë të vraponin për te harta për të parë se çfarë i takon gjithsecilit. Nëse nuk ju kujtohet, propozonte ndarjen e Bosnjës në 10 kantone. Serbët qenë të interesuar të dominonin vetëm kantonet 2, 4 dhe 6.

Disa vite më pas, marrëveshja Dejton e 1995 prodhoi një tjetër furi hartash, teksa të gjithë duke filluar me vetë boshnjakët, nxituan të zbulonin se çfarë kufijsh kishin marrë dy “entitetet” e reja.

Marrëveshja Dejton i dha fund epokës së artë të hartëbërësve të Ballkanit. Mali i Zi u bë i pavarur [sërish] në 2006, por ky nuk ishte ndonjë zhvillim shumë interesant nga pikëpamja e një harte. Kufijtë e Malit të Zi të vënë pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithçka ndodhi në 2006 ishte bërja e një kufiri të vjetër, të brendshëm në një kufi të vulosur dhe të jashtëm. E njëjta gjë ndodhi dhe me Kosovën. Me kufijtë e Ballkanit tani “të fiksuar”, nevoja për harta të reja duket se është zhdukur.

Por mbase kufijtë e ish-Jugosllavisë nuk janë aq përfundimtar dhe të vulosur sa mendonim. Një kongresmen amerikan së fundmi hodhi idenë jo edhe aq të re se qyteti etnik shqiptar i Preshevës – me popullsi rreth 35,000 vetë – mund të jetë më mirë nëse i kalon Kosovës në shkëmbim të katër komunave etnike serbe në veriun e Kosovës, Leposaviç, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut – me popullsi totale rreth 70,000 persona – t’i kalojë Serbisë.

Në lindje të Serbisë, në Bosnje, kroatët po kërkojnë me ngulm për një “entitet” të tyrin, ndërsa serbët vazhdimisht flirtojnë me kërcënimin e pavarësisë. Asnjë prej këtyre ideve, planeve apo kërcënimeve nuk duket aq serioz ende. Por kush e di? Koleksionistët e hartave të Ballkanit mund të duhet t’i bëjnë vend disa hartave të tjera.



Marcus Tanner është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, dhe gazetar i jashtëm për gazetën Britanike, Indipendent. Përpara se ti bashkohej BIRN në 2006, ai ka punuar si korrespondent për Ballkanin për Indipendent nga viti 1989 deri në vitin 1994, dhe zëvëndes redaktor i faqes së botës deri në vitin 2001. Tanner është autor i disa librave si, ‘Croatia, A Nation Forged in War,’ ‘Ireland’s Holy Wars,’ ‘Last of the Celts,’ ‘The Raven King: Matthias Corvinus and the Fate of His Lost Library,’ si dhe ‘Albania’s Mountain Queen: Edith Durham and the Balkans.’

Mendimet e shprehura në rubrikën e opinioneve i përkasin autorëve dhe nuk reflektojnë domososhmërisht pikëpamjet e BIRN.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...