Udhëheqësi i LISBA-s, Koloneli i UÇK-së zt. Fuad Ramiqi, thotë :
“Unë jam i bindur se Kosova nuk është e rrezikuar nga ISIS. Nuk ka grupe. S’ka celula.Ata nuk kanë asnjë motiv për të bërë diçka në Kosovë.Në anën tjetër, islami i Kosovës nuk ka ndonjë relacion me atë që sot konsiderohet Islam Politik.Shoqëria kosovare nuk duhet të identifikohet me ISIS-in.Por, gjithmonë ka individë që mund të kenë qëllime të këqija, për këtë shteti i ka mekanizmat e vet.Nuk është qëllimi ynë që të vendosim sheriat në Kosovë, por sheriati është sistemi më i mirë, sepse është i rregulluar nga Allahu.Ky vlerësim se sheriati është sistemi më i mirë mund të indoktrinojë njerëzit e tjerë, prandaj duhet të sqarohet mirë se çfarë nënkuptohet më këtë”.
Fuat Ramiqi foli edhe për mënyrën e trajtimit të këtyre fenomeneve, porse ai tha se është i bindur që kosovarët vështirë influencohen dhe nuk tërhiqen nga rruga europaine.
“Hapësira për të radikalizuar kosovarë është shumë e vogël.Është e kotë, sepse vlerat kombëtare te ne janë shumë më të fuqishme.Gjithsesi, e drejta në besim është e paraparë me kushtetutë dhe me ligje”.
Sipas Ramiqit , “lufta ndaj elementeve ekstremiste duhet të bëhet duke kontrolluar aspektin financiar të organizatave të caktuara.Demokratizimi i institucioneve dhe punësimi nuk lejon elementë ekstremistë”,shtoi Ramiqi kohë më parë në një debat Televiziv të Klan Kosovës.
No comments:
Post a Comment