Vilhelme Vrana Haxhiraj
Para pak ditësh doli nga botimi vëllimi me titull “Pa Koment”, libri i dytë me
ese-publicistikë i autores Vilhelme
Vrana Haxhiraj. Ky libër i botuar nga ShB, “Nacional” ,me redaktor Mujo
Buçpapën, me kopertinën e kompozuar nga autorja e u punua mjeshtërisht nga Jorgo
Saqellari, me fotot e menaxher Fitim Haxhiraj dhe me parathënien nga Gëzim
Llojdia. Në këtë libër me larmi temash autorja Vranari ka vënë në dukje problemet
social- politike që shqetësojnë komunitetin familjen dhe kombin.Libri “pa
Koment”me tematikë të gjerë, përfshirë në 368faqe, duket si vazhdimësi e librit
të parë me ese publicistikë “ Pa Titull” me 320 faqe,që u botua më 2011. Janë
dy libra që flasin për aktualitetin shqiptar, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe
zhvillimet demokratike në vendin tonë, “…ku
mesazhet përbëjnë pjesën më të lexueshme. Janë spontanë dhe magjikë
për t’u lexuar me një frymë. Mbartin mjaftë ngarkesë emocionale, atdhetare e
përcjellin mall të zhuritur emigrimi.
Publicistika e autores Haxhiraj në këto
dy botime tregoi se kjo gjini nuk është thjeshtë një kronikë ngjarjesh, por art më vete. Publicistika e
Vilhelma Haxhiraj tregoi me këtë botim mjeshtërinë, si dhe format e pasqyrimit
e të mjeteve shprehëse që karakterizojnë esenë dhe publicistikën e saj, e cila në themel ka parimet estetike
të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera
të krijimtarisë fjalore. Në literaturën teorike është pranuar lidhja midis
poetikës së letërsisë dhe poetikës së publicistikës letrare. Kjo vlen për të
njohur si ngjashmëritë, ashtu edhe tiparet dalluese midis tyre;për të patur
përfytyrime të sakta mbi strukturën përmbajtësore dhe estetike të llojeve të
publicistikës letrare dhe për ta afruar atë me letërsinë, brenda dimensioneve
që nuk cënojnë identitetin e saj, por gjithashtu, edhe thelbin social, mënyrën
specifike të shprehjes së mendimit në këto lloje publicistike sa moderne dhe po
aq e adhurueshme për një lexim të
këndshëm, ku, edhe ke se çfarë mëson.
Dhe tani para lexuesit
autorja Vilhelme Vrana Haxhiraj vjen
me botimin e saj më të ri me ese-publicistikë me titull „ Pa Koment“, jo më pak intrigues dhe po aq i bukur si libri i parë.
Në të janë përfshirë 103 tituj me ese dhe publicistikë, ku autorja trajton sa e
sa probleme sociale-politike e juridike që shqetësojnë atë dhe gjithë
shoqërinë. Leximi i këtij libri për cilindo do të jetë jo vetëm kënaqësi dhe
shlodhje , por temat e përfshira në këtë libër, të bëjnë të mendohesh dhe të
pyesësh ndërgjegjen: „Përse ndodh kështu
vallë?! „
Gëzim Llojdia
Për ju lexues…Të vërtetat lakuriqe!
Këtë
libër eseistik e publicistikë, ua kushtoj gjithë bashkëpunëtorëve të mi, atyre
që kanë ndihmuar për daljen në dritë jo vetëm të këtij libri, por gjithë
krijimtarisë sime 20 vjeçare, ku përfshihen që nga familja ime e deri te
botuesit, redaktorët, recensuesit,kritikët dhe analistërt e shumtë,piktorët ,
fotografët, menaxherët, pa lënë mënjanë lexuesit dhe dashamirësitë e letërsisë.
Gjatë
gjithë jetës sime jam munduar që të kërkoj, të udhëtoj e të gjej rrugën drejt së vërtetës. Për fat
të keq sado e pranishme që është kjo e vërtetë, me gjithë lakuriqësinë e saj
është e vështirë të pranohet nga cilido. Ne jetojmë me kohën, edhe pse është
abstrakte, ajo ecën me ne, na shoqëron në bëmat tona, në ngjitjet e zbritjet,
në rrokopujat, në të përpjetat dhe tatëpjetat e jetës. Pra ne jemi pjesë e
pandashme e kohës, e cila na shoqëron në çdo hap tonin e në çdo sekondë. Është
koha ajo që edhe kundër vullnetit tonë, na ngre sipër në stratosferë si me
krahë engjëlli, kurse
më pas na ul poshtë deri në gjunjëzim. Por është pikërisht koha ajo që nuk na
lë të përbaltemi, por na mëson se si të ringrihemi të rilindur. Gjatë këtyre
oshilacioneve që quhen dallgët e jetës, njeriu fiton një përvojë jetike, e cila
e mëson atë të ecë në rrugën e duhur. Ndërkohë
hyn në skutat më të errëta të jetës, si dhe në labirintet e padukshme të
qenies së tij. Në këtë mënyrë secili nga ne arrin të njohë veten në njëfarë
mase. Njeriu sa më shumë të njohë anën e padukshme të tij, aq më shpejt njeh
realitetin dhe është në gjendje ta analizojë atë.
Natyrisht
së pari njeh anët pozitive dhe ato negative të vetes. Gjë që njeriu bën të
mundur që të krijojë një këndvështrim të
ri ndryshe për jetën. Atëherë individi del nga vetja e duke zbuluar të mirat
dhe dobësitë e shoqërisë, fillon e i vë në dukje ato, jo me tendencë por me
qëllim pozitiv që ato të shndërrohen në udhërrëfyes të njerëzimit. Kjo është
detyra e krijuesit, artistit, e eseisti, publicistit apo gazetarit profesional.
Sa më shumë vërtetësi të ketë në këtë gjini krijimtarie, aq më shpejt integron
individi dhe si pasojë edhe kombi shkon drejt zhvillimit me hapa
galopante.Porse kur ndodh kjo? Vetëm kur publicistika, gazetaria , letërsia dhe
arti udhëhiqen nga pozitiviteti, kur nuk u mungon etika, estetika, trajtuar
përmes një fjalori të pasur, pa huazime pompoze që po dëmtojnë gjuhën shqipe.
Kujdesi për të mos lënduar teleshikuesit apo lexuesit, duhet domosdoshmërisht
të hiqet dorë, që në përballjen e parë me komunitetin. Nuk duhet të reklamohen
të parat fenomenet negative. Përballja e çdo njeriu me të keqen sa hap sytë në
mëngjes , e vret atë shpirtërisht, e ligështon mendërisht dhe frenon vullnetin
e cilit do, sepse media është epushtetshme m dhe ndikon pozitivisht apo
negativisht tek dëgjuesi apo lexuesi.. Sa nis emisioni i lajmeve në ekran të
TV, apo në titrat e gjithë mediave me kronikë të zezë, përballja me të keqen,
nuk i bënë mirë askujt, sepse as dita, as puna, as ekonomia dhe as gjendja
ndërgjegjësore e shpirtërore nuk shkojnë
mbarë. Dita duhet të nis me një lajm të bukur
e të gëzueshëm.
Ka ardhur koha që të paraqesim një
publicistikë apo gazetari ndryshe, pa fjalor fyes apo vulgar. Duhet të kemi
parasysh se çfarë po u mësojmë brezave? Pikërisht duke u ndalur këtu, na dalin
pyetje të tilla që e vënë median para provës, para përgjegjësisë se ç’rol luajnë dhe cili është misioni tyre.
Autori që shkruan po qe se ka parasysh këto dilema, duhet të matet shumë para
se të shkruajë për një problem shqetësues, sepse në vend që të edukojë, apo
ndihmojë, artikulli i tij ç’edukon dhe shkatërron. Jo më kot Media është
quajtur Pushteti i Katërt, ndaj për misionin madhor që ka, duhet të paraqesë të
vërtetat lakuriqe, pa hiperbolizime, pa nxitje dhe mllefe, por vetëm të arrijë
që përmes saj, të edukojë mirësinë si kusht për mbarëvajtjen e Kombit. Për të
qenë i/e suksesshme, lexuesi ka nevojë për një media të pavaruar nga politika,
një media që pasqyron realitetin dhe të vërtetën. Për këtë fushë të komunikimit
është e domosdoshme Liria e Medias,
prej së cilës në marrëdhëniet shtyp-lexues kërkohet të vendoset drejtësi. Në
qoftë se do të kthehemi pas në kohë, sepse ajo na shërben si udhërrëfyes, do të
shohim se liria e shtypit ka nisur të vlerësohet në Angli qysh në shek e XVII.
Ndaj çdo krijuesi të gjinisë ese- publicistikë, i duhet të lexojë Xhon Milton,të parin që kërkoi shtypin
e pavarur përmes librit ”Aeropagjitika” në vitin 1643, i cili i parashtroi parlamentit
kërkesën për për këtë të drejtë, që është një nga kushtet themelore të
zhvillimit social të demokracive.
Shpreh mirënjohjen time për:
Redaktorin e librit, z. Mujo Buçpapaj, z.Gëzim
Llojdia i cili e ka qëndisur parathënien e librit, disenjatorin e
mrekullueshëm Jorgo Saqellari për
kopetrinën, Shtëpinë Botuese Nacional në bashkëpunim me shtypshkronjën Europrint dhe veçanërisht falenderoj
znj. Blerina Ndreu për punën e
kujdesshme gjatë shtypjes! Falenderoj familjen time, sidomos bashkëshortin tim Fitim Haxhiraj për fotot në çastet më pikante
dhe punën tij si menaxher! Konsiderata të vacanta kam për lexuesin tim si kritik i paanshëm, si dhe për miqtë e mi kudo që janë në botë! I përshëndes të gjithë përmes
këtij libri modest me ese dhe publicistikë!
E
juaja Vivra
Vlorë më
28 Nëntor 2016
No comments:
Post a Comment