Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/16

Ministria e Kulturës shtyn për një ditë tjetër ndarjen e çmimeve për letërsi


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e ka lënë për një ditë tjetër të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi e paralajmëruar për nesër.

Shkak ka thënë të jetë agjenda e ngjeshur shtetërore.

“Ju njoftojmë se ceremonia për ndarjen e çmimeve për letërsi, e paralajmëruar për nesër anulohet për shkak të Agjendës Shtetërore për organizimin e Pavarësisë së Kosovës. Ceremonia do të organizohet me një datë tjetër, për të cilën do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin për media të MKRS-së.

Koha Ditore ka shkruar sot se njëri prej të shpërblyerve, Abdullah Zeneli ka thënë se do ta refuzojë çmimin, teksa kishte thënë se arsyet do t’i bënte të ditura në ditën e ceremonisë.

Kujtojmë se akademik Eqrem Basha është laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”.

“Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u është ndarë autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Por Zeneli ka thënë se nuk e pranon këtë çmim. Ai nuk ka dhënë shumë detaje sa u përket arsyeve. Ka thënë se ato do t’i bëjë publike në ceremoni.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...