Shkruan Flori Bruqi *
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-s, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e shqetësojnë akuzat e politikanëve serbë, apo, siç e ka quajtur ai, “Klani i Slobodan Millosheviqit”.
Gjeneral në luftë- Hero në Paqë :Ramush Haradinaj
Haradinaj i ndaluar në Francë me një fletarrest të lëshuar nga Serbia në Interpol, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.
Eliot Engel
Ai duke shprehur një mbështetje të madhe ndaj shtetit të Kosovës ka thënë se Serbia është duke abuzuar me Interpolin duke pasur objektiv Ramush Haradinajn, transmeton lajmi.net.
Engel u bën thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procesin e Haradinajt dhe ta lirojnë atë.
Madje ai ka theksuar se BE-ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet në besim normalizimi i mirë i marrëdhënieve me Kosovën.
Deklarata e e plotë e Engelit të cilën e sjellë të përkthyer Floripress:
Është e papranueshme që Serbia është duke abuzuar me Interpolin si objektiv ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit apo drejtësisë. Tribunalet ndërkombëtare kanë liruar zotin Haradinaj dy herë. Ky veprim nxit tensionet dhe rrit gjasat e konfliktit në të ardhmen. Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore të Francës për të përshpejtuar procesin e zotit Haradinaj dhe lirimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.
Kreu 35 i procesit të pranimit në BE të Beogradit thotë se Serbia duhet të veprojë në” mirëbesim “për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Abuzimi i procesit të Interpolit nga Serbia është një shkelje themelore e këtij angazhimi, dhe BE-ja nuk duhet ta përparojë hyrjen e Serbisë, nëse nuk kthehet në besimi normalizimin e mirë të marrëdhënieve me Kosovën.
Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë miqësinë e saj me Serbinë, dhe unë shpresoj se kjo marrëdhënie do të ecë përpara. Megjithatë, keqpërdorimi i Interpolit nga ana e Serbisë do të ndryshojë këtë progres.
Më në fund, Kosova ka një histori shumë të mirë pune me agjencitë e zbatimin e ligjit të SHBA-së, fqinjët e saj, si dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë për të ndalur kërcënimet terroriste. Ajo është vlerësuar gjerësisht kohët e fundit në ndihmesën për të çmontuar një kërcënim serioz terrorist ndaj një ekip sportiv izraelit. Kosova ka shprehur interes në bashkimin Interpolit, dhe është koha që vendi i ri duhet të pranohet për sigurinë e saj dhe për rajonin.
Zyra e Prokurorit Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman, ka konfirmuar se nuk ka lëshuar urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
"Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë, të cilën e ka lëshuar vetë ajo.
Kjo nuk është bërë me kërkesën time", ka thënë David Schwendimanr gazetën serbe "Vecernje novosti".
Zt. Schwendiman ka thënë se nuk dëshiron të komentojë hetimet aktuale, si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.
Dhomat e Specializuara të Kosovës thonë se ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk është kryer në kuadër të mandatit të Speciales.
“Ky ndalim nuk është kryer në kuadër të mandatit të Dhomave Specialist Kosovës. Megjithatë, në aspektin e funksionalitetit, ne jemi operacional.
Më 1 janar të vitit 2017, Marrëveshja e Shtetit Pritës ka hyrë në fuqi, duke siguruar bazën ligjore për Dhomave Specialist Kosovës për të kryer procedurat në Holandë.
Presidenti i Dhomave Specialist, Ekaterina Trendafilova, do të fillojë punën nga mesi i janarit”, thuhet në përgjigjen e Bennes.
Kryeprokurori special për krime lufte në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka qenë i prerë në përgjigje se si do të vepronte nëse do t’i kërkohej ta merrte në dorë rastin e Ramush Haradinajt, të cilin po kërkon ta ekstradojë Serbia
Prokurori Special : David Schwendiman
Teksa ka treguar se nuk ka pasur ndonjë urdhër nga ai për arrestimin e Haradinajt, Schwendiman në përgjigjen dërguar gazetës përmes zyrës së tij ka thënë se nuk komentojnë se kush mund të jetë subjekt i ndjekjes penale.
“Prokurori special nuk komenton mbi hetimet që janë duke vazhduar.
As atë se kush mund të jetë subjekt i mundshëm i ndjekjes penale, ose kush nuk mund të jetë, as se kur mund të ketë aktakuzë apo kur do të ngrihen këto aktakuza”, ka thënë Schwendiman teksa është pyetur se si do të vepronte nëse i kërkohet ta marrë në shqyrtim rastin e Ramush Haradinajt.
Prof.Dr.Ismet Salihu
Profesori i së Drejtës Penale në Universitetin e Prishtinës, Dr.sci.Ismet Salihu, e ka përjashtuar mundësinë që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi, pasi ky shtet nuk do të mund ta gjykonte pa ndikim politik.
Ministria e Drejtësisë në Serbi e ka dërguar dokumentacionin në Francë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.Shteti serb po pretendon ta gjykojë Haradinajn në gjykatat e Serbisë. Por mundësinë që Haradinaj të ekstradohet në Serbi e ka hedhur poshtë Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu.
Salihu ka thënë se shteti serb ka të drejtë që ta kërkojë ekstradimin e Haradinajt për në Serbi. Mirëpo, gjasat që kjo të ndodhë janë zero.“Është e drejtë e shtetit serb që të dorëzojë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, por për këtë çështje duhet të vendosin autoritetet e Francës.
Mirëpo nuk ka gjasa fare që të ekstradohet Haradinaj në Serbi”, ka thënë Salihu.Ai shpjegon se çështja e ekstradimit të Haradinajt mund të bëhet vetëm nëse personi i ekstraduar nuk mund të ketë gjykim të drejtë, paanshëm dhe korrekt në vendin ku ai gjendet.“… me Konventën Europiane për ekstradim, një nga pengesat për ekstradim është se nëse dyshohet që personi i ekstraduar nuk do të ketë gjykim të drejtë, paanshëm, korrekt e të tjera si dhe do të ketë ndikim politik.
Ky është rast tipik që ky person nuk do të ketë gjykim të drejtë atje, prandaj gjasat që Haradinaj të ekstradohet në Serbi janë zero”, ka thënë tuje profesori i së Drejtës Penale.
Salihu thotë se Haradinaj nuk do të mund të gjykohet për të njëjtat vepra që është gjykuar në Hagë. Sipas tij, është parim në drejtësinë ndërkombëtare që nëse shteti i Francës ka të dhëna të reja për Haradinajn, atëherë, ai duhet të gjykohet në vendin ku gjendet.
“Tjetër është çështja që mundet vetë shteti i Francës që ta marrë përsipër ta gjykojë atë, se është parim në drejtësinë ndërkombëtare që nëse ka të dhëna, prova, personi i cili kërkohet për ekstradim ose duhet të ekstradohet ose duhet të gjykohet në vendin ku gjendet”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, ky është një parim që daton që nga shekulli i 17 ‘të që është paraparë në Konventën Europiane për ekstradim.“Haradinaj nuk mund të gjykohet për të njëjtat vepra që është gjykuar në Hagë.
Nëse ka prova të njëjta atëherë është çështje tjetër”, ka thënë tutje ai.Ndërkohë që Serbia kërkon ekstradimin e Ramush Haradinaj për veprat e reja që nuk ishin në aktakuzën e Prokurorisë në Hagë dhe për këtë ka prova.
Bashkë me kërkesën e ekstradimit janë dërguar edhe dokumente shtesë të përkthyera në gjuhën frënge në bazë të së cilave sistemi francez i drejtësisë mund të vendosë për përmbushjen e kushteve për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, shkruan Tanjug.
Sipas Salihajt, nëse Serbia prezanton dokumentacionin e njëjtë kundër Haradinajt që është përdorur në Hagë, atëherë Haradinaj do të lirohet.
Ndërkohë Salihaj ka thënë se nuk mund të komentojë pohimet e Beogradit se kundër Haradinajt do të prezantohen prova të reja.Ramush Haradinaj u arrestua me urdhër të arrestimit të dërguar në INTERPOL nga Serbia në vitin 2004, e kjo për shkak të dyshimit se gjatë viteve 1998-1999 kishte kryer krime ndaj serbëve.
Prof.Dr.Jakup Krasniqi
E gjitha kjo, vjen pas “mjegullinës” së krijuar nga Gjykata e Colmarit në Francë, e cila shtyu përsëri seancën ndaj liderit të AAK-së nën arsyetimin se lënda është e “trashë”.
Megjithëse deri më tani drejtësia frënge është thirrur në proceduara, Krasniqi thotë se shtyrja e këtij rasti për 2 mars nuk është lajm i mirë. Sipas tij, tani më nuk mund të flitet për procedura, por për një rast më të ndërlikuar.
Ish-kryeparlamentari thekson se shumëçka varet nga veprimet e drejtësisë frënge, por edhe Gjykata Speciale mbetet një mundësi. “Siç mund jetë mundësi edhe ekstradimi në Kosovë. Kjo e fundit varet shumë edhe nga azhuriteti i Qeverisë sonë”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai nuk beson që ka ndonjë rrezikim për ekstradim, për faktin se as Franca e as dhe as Drejtësia franceze nuk e merr përgjegjësin për të ekstraduar në një vend ku nuk ka gjyqësi të pavarur dhe ku nuk mund të garantohet jeta e të ekstradurin.
“Duhet ta presim vendimin final prapa të cilit mbesin shumë të panjohura?! Ky rast gjithsesi është një padrejtësi që i bëhet Ramush Haradnajt, pasi ai për ato akuza është përgjigjur në një Gjykatë Ndërkombëtare siç ishte Tribunali i Hagës”, është shprehur Krasniqi.
Presidenti serb : Tomislav Nikoliq
“Unë besoj se BE-ja i ka dhënë një direktivë të tillë të gjitha shteteve anëtare. Në marrëdhënie të tilla nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët,” tha kreu i shtetit serb për “Veçernje Novosti”, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj është liruar me kusht të enjten nga gjykata në Colman të Francës me ç`rast bazuar në këtë vendim ai do të duhet të qëndrojë në Francë dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.
Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.
Prokurori serb :Milan Petroviq
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministri i vendit, i cili u arrestua në Francë me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti Serb, ka mundësi të ekstradohet në Gjykatën Speciale, ka thënë kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviq.
Petroviq ka theksuar për Deutsche Welle se një mundësi e tillë ekziston edhe pse ajo nuk është përmendur në publik.
Sekretari ekzekutiv i MPJ Serbe : Veljko Odaloviq
Lidhur me vonesën në vendimin e gjykatës franceze Odaloviq ka thënë për RTS-në që Ramush Haradinaj ka kryer krime shumë të rënda dhe se është koha që dikush për herë të parë të përgjigjet për veprat.
Kohëve të fundit politikanë serbë janë duke u viktimizuar për Luftën në ish-Jugosllavi, thua se nuk ishin ata agresorët por viktimat.

Avokati : Arianit Akil Koci
Koci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto sepekulime e dëmtojnë Haradinajn dhe Kosovën, transmeton Floripress.
Geoffrey Nice: Çështja Haradinaj është politike – Serbia do të paraqesë akuza të reja
Ish-prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, thotë se rasti Haradinaj “është më shumë politik” dhe vetëm përmes një “presioni ndërkombëtar mund të lirohet” që , siç tha, “të mos ndikohet paqja që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Geoffrey Nice, ish-prokuror në rastin Milosheviq, në intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë tha se është i bindur se Serbia, në kërkesën e saj për ekstradim të Haradinajt, do të paraqesë “akuza thelbësisht të tjera nga ato me të cilat është përballur Haradinaj në Hagë” duke ia “vështirësuar kundërshtimin e tij që të përballet me një gjykim të ri”.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ndalua të mërkurën, në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze, ndërkohë që një Gjykatë në Francë vendosi ta mbajë në paraburgim deri në paraqitjen e kërkesës së Serbisë për ekstradim.
Nice tha se pret që Haradinaj të lirohet shpejt “marrë parasysh të gjitha rreziqet dhe njëkohësisht edhe objektivat që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë”.
Zoti Nice, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë. Zoti Haradinaj është liruar nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për akuzat për krime lufte. A janë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi obligative për të gjitha shtetet?
Geoffrey Nice: Jo domosdo. Por, shumica e shteteve, mendoj unë, nëse gjejnë se dikush ka qenë i gjykuar në mënyrë të drejtë dhe është i liruar nga akuzat e njëjta, me të cilat mund të përballet në një shtet të caktuar, do ta marrin parasysh atë lirim.
Problemi këtu dhe pothuaj gjasat më të mëdha këtu janë se akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër Haradinajt, do të jenë të ndryshme nga ato, me të cilat ai është përballur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY). Ato mund të paraqiten ose të argumentohet se janë një lloj shtese, por jam shumë i sigurt se Serbia do të provojë që të paraqesë gjëra të tjera ose thelbësisht gjëra të tjera nga ato, me të cilat është përballur ai në Hagë.
Nëse kështu ndodh, atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Haradinajn që të thotë se nuk mund të gjykohet në Serbi. Pavarësisht nga të gjithë këta faktorë, unë s’kam dyshim se Kosova do të bëjë presion mbi Francën që ta lirojë atë ose mbrojtja e Haradinajt do të kundërshtojë ekstradimin nëse Franca nis një proces zyrtar të ekstradimit.
Por, në çfarë rrethanash një gjykatë nacionale mund të rihapë akuzat ndaj zotit Haradinaj, që është liruar nga Gjykata e Hagës?
Geoffrey Nice: Nuk flitet për hapjen e rastit. Do të jetë, mendoj unë, një përgjigje ndaj kërkesës së Serbisë për ekstradim. Mund ta kem gabim, por unë kështu e kuptoj.
Prandaj, nëse shikoni akuzat dhe nëse ato janë të njëjtat me ato që kanë çuar në lirim, unë mendoj se për ligjin francez kjo do të jetë një pengesë që ai të ekstradohet në Serbi.
Ka mbase edhe shumë arsye të tjera se pse një proces i ekstradimit, bazuar në ligj, mund të bllokohet nga Haradinaj dhe mbase edhe vetë Kosova në emër të tij. Jam i sigurt se ka shumë hapa për të kaluar, por unë supozoj dhe nuk mund të jem shumë i sigurt përtej kësaj, se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion të madh mbi Francën, në njërën ose mënyrën tjetër, që t’ia mundësojë Haradinajt të lirohet.
Nëse ai nuk lirohet dhe nëse ai vazhdon të mbahet në paraburgim në pritje të procedurave të ekstradimit në Serbi dhe mbase edhe më keq, nëse ai ekstradohet në Serbi për t’u përballur me gjykim atje, efekti në çfarëdo paqeje që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të ndikohet rrënjësisht. Dhe, këtë e di secili.
Pra, ju thoni se kjo është tani çështje politike?
Geoffrey Nice: Do ta cilësoja si të tillë. Shumë raste të ekstradimit kanë kënde politike në vetvete. Dhe, megjithëse, shtetet duhet të provojnë që të zbatojnë sundimin e ligjit në mënyrë publike, mund të ndjeni prapavijat politike.
Dhe, gjithashtu, mund të gjeni edhe shembuj ndonjëherë kur disa shtete duan të dëshmojnë anën e tyre sovrane duke kthyer dikë prapa, p.sh në Kosovë, dhe kështu ka mundur të ndodhë në këtë rast. Prandaj, është e formësuar të jetë shumë e politizuar.
Unë personalisht, në këtë moment, pa i parë akuzat që Serbia do t’i paraqesë kundër tij (mund të jenë akuzat për vitet ‘90), do të isha shumë i befasuar nëse Haradinaj nuk lirohet nga Franca shumë shpejt.
Por, çfarë mund të bëjnë autoritetet e Kosovë në këtë rast, marrë parasysh se Kosova nuk është pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë të sigurisë dhe marrë parasysh se ky është urdhër-arrest i lëshuar nga Serbia përmes Interpolit?
Geoffrey Nice: Mendoj se atë që kanë bërë deri tani është të provojnë ta bindin Francën se Serbia nuk ka më juridiksion mbi ngjarjet që ndodhin në Kosovë dhe kurrë nuk ka pasur dhe do të provojnë të thonë se Serbia nuk ka pasur juridiksion mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vitet e ‘90.
Unë dyshoj nëse ky argument do të jetë posaçërisht i suksesshëm. Do të isha, gjithashtu, shumë i befasuar nëse Kosova do të vepronte e vetme kur bëhet fjalë për zbatimin e presionit politik. Ka shumë më shumë interesa të evropianëve dhe SHBA-së për të mbajtur tensionet në nivel të ulët.
Në kohën kur ka çështje që rrisin tensionet në Bosnjë dhe kur e gjithë pozita e anëtarësimit të Kosovës në OKB është në pritje, mendoj, megjithëse mund të jem në gabim, që këto forca ndërkombëtare do të veprojnë që ta zgjidhin këtë rast sa më shpejt të jetë e mundur, pa rrezikuar që ish-kryeministri i Kosovës të përballet me një gjykim serb, kësaj radhe në territorin e armikut.
Pra, ju prisni që zoti Haradinaj të lirohet shpejt?
Geoffrey Nice: Është një lloj supozimi, por ky do të jetë parashikimi im. Ka gjithnjë një mundësi të zgjatjes së arrestit shtëpiak, sikur edhe në një rast të një boshnjaku, Ejup Ganiq, si një subjekt i një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia me kërkesë të ekstradimit kur ishte në Londër. Procedurat zgjatën, por ai u lirua dhe urdhër-arresti nuk u zbatua dhe ai nuk u dorëzua në Serbi.
Supozoj se krejt kjo mund të përsëritet këtu; një proces i zgjatur sipas ligjit francez. Por, supozimi im është se, marrë parasysh të gjitha rreziqet e tjera dhe të gjitha objektivat e tjera që bashkësia ndërkombëtare dëshiron t’i arrijë, pres që të gjenden rrugë që ai të lirohet shpejt.
Dhe, më lejoni t’ju pyes; cila është mënyra që të hiqen urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës?
Geoffrey Nice: Ky është një problem i madh dhe unë nuk e di përgjigjen. Natyrisht nuk e dimë se sa urdhër-arreste, përveç këtij, janë ende.
Në mungesë të një modeli të përgjithshëm të vendeve të tjera që provojnë të zbatojnë urdhër-arrestet e hapura që përmbajnë krime të dyshuara të individëve në konfliktet e viteve 1990, unë do të thosha se duhet sërish një presion ndërkombëtar mbi Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Evropë për dallim nga disa të tjera që duan të dalin nga Evropa, duhet të bëhet presion mbi të që të heqë dorë nga praktika për të arrestuar secilin.
*****
Kreu i AAK –së, Ramush Haradinaj u ndalua dje nga policia franceze në bazë të një urdhër – arresti të lëshuar nga Serbia prej vitit 2004. Po për çfarë e akuzon Beogradi ish –kreun e UÇK –së?
Prokuroria e Serbisë për krime lufte e akuzon Haradinajn se në vitin 1997, së bashku me vëllezërit e tij Dautin dhe Shkëlzenin, ka organizuar “sulme terroriste” ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit.
Haradinaj akuzohet edhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve janë gjetur në Liqenin e Radoniqit dhe në disa puse në komunën e Deçanit.
Ish –kryeministri i Kosovës akuzohet edhe për vrasje masive të serbëve në zonën e Glloxhanit. Sipas Prokurorisë serbe për krime lufte, në verë të vitit 1998, në pemishten e Glloxhanit ishin gjetur kufomat e mbi 20 personave të vrarë.
Gjykata e Hagës më 4 mars të vitit 2005 ngriti akuza kundër Haradinajt për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kryera prej marsit deri më 30 shtator 1998, kur ai ishte Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.
Por në vitin 2012, Gjykata e Hagës e liroi Haradinajn nga të gjitha akuzat, duke e shpallur të pafajshëm. Prokuroria serbe për krime lufte thotë se ka në dorë dëshmi më të forta kundër tij.
*****
Të gjitha kundërthëniet troha-troha (thermi-thermi) do të grumbullohen në një “xhirollogari” në dobi të Serbisë, madje kur situata në ShBA është e fokusuar në instalimin e presidentit të ri dhe shumëçka është në sprovë politike, diplomatike dhe ushtarake.
Kështu mendon stafi politik shtetëror i Serbisë. Por, stafi politik i Kosovës duhet ta bëjë të kundërtën, të tregohet unik dhe shumë miqësisht më i afruar me Francën demokratike të krahut degolist evropian.
Por, kambanat po bien, si tha këto ditë kryeministri Edi Rama. Por deri sa pushtetarët tanë të mos dinë se për kë do të bien kambanat, Ramush Haradinaj po qëndron i burgosur në Francë.
Por, kambanat po bien, si tha këto ditë kryeministri Edi Rama. Por deri sa pushtetarët tanë të mos dinë se për kë do të bien kambanat, Ramush Haradinaj po qëndron i burgosur në Francë.
Edhe për këtë burgosje po flitet se Serbia është informuar se kur udhëton Haradinaj. Dhe burgimi kishte për qëllim që të ndodhë në token e Zvicrës, aty ku në ditarin tim më 1991 shënova se: “Këtu në Zvicër vlueka uji në akull”.
Po thuhet se gisht në burgosje ka Serbia, por edhe Kosova, madje të dy subjektet së bashku. E vërteta, shërbimet tona janë shumë të “profesionalizuara” dhe do kenë ditë sikur në rastin e Kumanovës por “paqësor jemi dhe nuk na gjendet lloji në planet”.
Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D
(Drejtor për mardhenie me publikun pranë Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane)
Prishtinë,15 shkurt 2017
No comments:
Post a Comment