Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/15

Në Bruksel Prishtina ka rënë dakord që Beogradi të përparojë objektivin e tij për krijimin e shtetit të vogël serb në shtetin e madh shqiptar!



SHJ



Nuk është hera e parë që elitat mashtrojnë popujt. As është hera e parë që Europa mashtron popullin shqiptar. Në kohën tonë Europa shprehet përmes Brukselit. Dhe ishte ky i fundit që e paraqiti vizitën e Beogradit dhe Prishtinës si ”tmerrësisht të keq”! Domethënë, se dialogu dështoi tërësisht. Por masmedia zbuloi sot –jo në tituj- por në brendësi, se në Bruksel Prishtina ka rënë dakord që Beogradi të përparojë objektivin e tij për krijimin e shtetit të vogël serb në shtetin e madh shqiptar! Për këtë mashtrim Brukseli i detyrohet një sqarim shqiptarëve: se përse u paraqit dialogu si dështim kur për palën serbe nuk ka dështim. Kujtojmë se pak ditë më pas shtyp serb, në dijeni të plotë për marrëveshjen, u hodh në sulm —për të çorientuar shqiptarët— duke akuzuar Brukselin si filoshqiptar dhe se ata dolën me humbje e ne me fitore.

Nga ana tjetër, Vetëvendosje dhe Tirana zyrtare duhet të kërkojë sqarime nga qeveria e Kosovës se nëse qendron marrëveshja që përmend sot shtypi gjerman. Nëse po, ne duhet ta refuzojmë e të kërkojmë nga Brukseli të detyrojë Serbinë, së pari, të kërkojë ndjesë për luftën që shkaktoi 17 vjet më parë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Dhe së dyti, të dialogohet jo vetëm me Prishtinën por edhe me Tiranën: sepse edhe Tirana ka të drejtat e saj për të dialoguar me Beogradin për sa kohë që në Serbi jetojnë shqiptarë e të kërkohet, nëse Serbët vazhdojnë të kërkojnë krijimin e shtetit të tyre, brenda Kosovës, krijimi i shtetit shqiptar, të vogël, brenda Serbisë. Ose të shkëmbehen popullsitë...

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...