Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/16

Ministria e Kulturës shtyn për një ditë tjetër ndarjen e çmimeve për letërsi


Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e ka lënë për një ditë tjetër të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi e paralajmëruar për nesër.

Shkak ka thënë të jetë agjenda e ngjeshur shtetërore.

“Ju njoftojmë se ceremonia për ndarjen e çmimeve për letërsi, e paralajmëruar për nesër anulohet për shkak të Agjendës Shtetërore për organizimin e Pavarësisë së Kosovës. Ceremonia do të organizohet me një datë tjetër, për të cilën do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin për media të MKRS-së.

Koha Ditore ka shkruar sot se njëri prej të shpërblyerve, Abdullah Zeneli ka thënë se do ta refuzojë çmimin, teksa kishte thënë se arsyet do t’i bënte të ditura në ditën e ceremonisë.

Kujtojmë se akademik Eqrem Basha është laureat i çmimit kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”.

“Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u është ndarë autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Por Zeneli ka thënë se nuk e pranon këtë çmim. Ai nuk ka dhënë shumë detaje sa u përket arsyeve. Ka thënë se ato do t’i bëjë publike në ceremoni.

Kërdia me tenderat, Edi Rama i jep 128 milionë euro Vilma Nushit. Përvit nga 100 tendera (Lista)


Kërdia me tenderat, Edi Rama i jep 128 milionë euro Vilma Nushit. Përvit nga 100 tendera (Lista)

Vilma Nushi ka fituar më shumë se 100 tendera në vit, rreth 11 miliardë lekë të vjetra pa llogaritur 120-milion eurot e ”Check Up”-it. Ky është rezultati i një hulumtimi të imtësishëm në thuajse 3 vjet e gjysmë qeverisje të Edi Ramës dhe ministrit të tij të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. Vilma Nushi ka marrë thuajse 128 milionë euro gjatë qeverisjes së socialistëve.

Në ka një kompani që ka rezultuar më e suksesshmja në tenderat e shëndetësisë është pikërisht ”Trimed” SHPK, me të cilën operon kryesisht sipërmarrësja Vilma Nushi në prokurime. Dhe me sa duket, mesatarja e tenderave të fituar në një vit të çon në konkluzionin se është me të vërtetë kompania e preferuar e procesit të kalimit të parave nga shteti, drejt privatit.

E fokusuar në mbledhjen e parave publike me tendera, të mëdhenj, të vegjël, Nushi ka fituar plot 11 miliardë lekë në furnizimin me ilaçe të spitaleve anë e mbanë vendit, tenderin e ortopedisë dhe pajisjeve mjekësore. Një pjesë të tenderave Nushi i ka fituar në bashkëpunim me kompaninë “Medicamenta”.

Duke i shtuar edhe 120 milionë eurot e tenderit të famshëm të ”Check Up”-it, shifra bëhet me të vërtetë e frikshme.

Në galerinë më poshtë keni të detajuar të gjitha paratë e fituara në Shëndetësi nga Vilma Nushi.

Ministri Beqaj është në hetim nga prokuroria shqiptare për tenderin e Check Up-it, i cili është fituar po nga sipërmarrësja Nushi.

Kosova merr letër nga Trump për 9 vjetorin e pavarësisë: E ardhmja është integrimi në bashkësinë ndërkombëtare


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e presidentit Trump dërguar Thaçit, bën të ditur Zyra e presidentit të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në letrën e presidentit Trump “kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA)”.

“E mirëpresin vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,publikon letrën e dërguar nga presidenti Donald Trump


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi"Ne do t’i ruajmë përjetësisht marrëdhëniet speciale me SHBA-në", ka shkruar Thaçi


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar letrën e dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump, me rastin e përvjetorit të nëntë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në postimin e tij në Facebook, Thaçi ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë marrëdhënie speciale dhe miqësi të përjetshme.

“Sot kam pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për nder të nëntëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ne do t’i ruajmë përjetësisht marrëdhëniet speciale me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi.

Image

Sekretari i ri Amerikan i Mbrojtjes, James Mattis : konfirmon mbështetjen amerikane për angazhimin e NATO-s në Kosovë

Në Bruksel ka përfunduar takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Ky takim ishte i pari për Sekretarin e ri Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Ai ua ka konfirmuar aleatëve vazhdimin e përkushtimit amerikan për NATO-n, duke thënë se „Artikulli 5“, për mbrojtjen kolektive mbetet „i fortë si guri“. Por, ai tha se do të kërkojë nga aleatët tjerë në NATO, që të ndajnë më shumë mjete financiare për të kontribuar në mbrojtjen e përbashkët.

Edhe pse Kosova nuk ka qenë temë e veçante në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përmendur angazhimin e NATO-s në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë si shembull se çfarë mund të bëj aleanca në një periudhë pas konfliktit për ndërtimin e paqes dhe forcimin e strukturave vendore të sigurisë.

NATO Defence Ministers take steps to strengthen the Alliance

Këto komente, ai i ka bërë kur është pyetur për rolin eventual të NATO-s në të ardhmen në Siri. Stoltenberg, ka përmendur si sukses ndihmën që NATO-ja i jep forcave të armatosura të Bosnje e Hercegovinës si dhe Forcës së sigurisë në Kosovë.

Ndërkohë, ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka njoftuar se në këtë takim ka folur për atë që ajo e ka quajtur provokim të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës dhe ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit atje të cilat tensionojnë situatën si pasojë e retorikës nacionaliste dhe veprimeve të Serbisë, por edhe të disa aktorëve tjerë të huaj.

Agjencitë kanë njoftuar se ministrja e Shqipërisë, Kodheli së bashku me kolegun nga Kroacia,

Damir Krstiqeviq i kanë shkruar një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg përmes së cilës kanë tërhequr vërejtën për provokimet nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës që kanë për qëllim cenimin e sovranitetit të Kosovës dhe destabilizimin e rajonit.


Shqipëria dhe Kroacia, sipas këtyre burimeve, kërkojnë që NATO, të rishqyrtoj planin operativ të misionit të KFOR-it. Po ashtu, këto dy shtete kanë shprehur edhe mbështetjen e tyre transformimit të FSK-së në një ushtri zyrtare të Kosovës.

Në këtë moment, sipas shifrave të fundit të bëra publike nga NATO-ja, misioni i KFOR-it në Kosovë ka në përbërje 4.273 pjesëtarë, prej të cilëve, numrin më të madh e përbëjnë amerikanët me 675 pjesëtare.

Pasojnë Italia me 551, e cila e ka edhe Komandën e KFOR-it, Gjermania me 530 dhe Austria e cila, edhe pse nuk është anëtare e NATO-s, ka afër 500 ushtarë në Kosovë.

Nga zyrtarë të NATO-s edhe kësaj radhe janë dërguar mesazhe se duan raporte të mira edhe me Rusinë, por u tha se kjo varët edhe nga sjellja e Rusisë.

"Ne do të vazhdojmë të punojmë për një dialog me Rusinë. Nuk duam ta izolojmë Rusinë. Nuk duam një luftë të ftohtë. Ne po punojmë për marrëdhënie më konstruktive me Rusinë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë pikërisht këtë”, ka thënë Stoltenberg.


“Por, natyrisht, dialogu ynë me Rusinë duhet të bazohet në disa parime themelore, respektimin e integritetit territorial të të gjitha shteteve në Evropë, përfshirë edhe Ukrainës“, ka thënë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shkruan rel.

Ministrat e NATO-s kanë folur edhe për bashkëpunimin e madh në luftën kundër terrorizmit dhe për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Urime Kosovë pavarësia !


Fotografia e Agron Shele
Flori Bruqi

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më lejoni, që të gjithë shqiptarëve kudo që janë, brenda dhe jashtë Atdheut, gëzuar 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me shpresë, që sa më shpejt të realizohet bashkimi kombëtar i Trojeve Etnike Shqiptare në një shtet të vetëm – Shqipëri Etnike; as e vogël, as e madhe, por aq sa e ka falë dhe bërë Hyji dhe Natyra në konfiguracionin gjeografik pellazgo-Iliro-shqiptar.
Lavdi kryetarit historik, dr. Ibrahim Rugovës, komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit,
Ukshin Hotit, Zahir Pajazitit, Sali Çekut,Shkelzen Haradinajt ,Rrustem Bruqit, dhe të gjithë luftëtarëve dhe atdhetarëve për liri dhe pavarësi të Kosovës!
Rroftë Shqipëria Etnike!

Mediet serbe: Presidenti amerikan Donald Trump, shuplakë Republikës së Serbisë

Image result for donald trump



Mediet në Beograd shkruajnë sot që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë një shuplakë të rëndë Republikës së Serbisë me faktin që i ka dërguar sot Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, letër urimi me rastin e shpalljes së, siç thonë këto medie, së njëanshme të pavarësisë.
Siç thuhet në deklaratën e publikuar sot në uebfaqen e presidentit të Kosovës, shkruajnë mediet serbe, Trump ka theksuar se partneriteti mes SHBA-së dhe Kosovës mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta.

“E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike e demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, të përditshmet beogradase citojnë presidentin Trump. Trump ka shtuar se e mirëpret vazhdimisht e bashkëpunimit të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në rritjen e zhvillimit demokratik e ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...