Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/23

Kërcënimi me jetë, Ndocaj dorëzon dosjen e “kuqe” në FBI


Deputeti socialist Eduart Ndocaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të ish-senatorit Dio Guardi.

Eduart Ndocaj

Në albumin e fundit fotografik të publikuar prej tij, ai shihet duke hyrë në një ndërtesë të FBI-së.

Vizita e Ndocajt përkon me atë të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Diçka po lëviz.

“Deputeti Ndocaj eshte fotografuar tek sa hynte e dilte me nje dosje ne dore ne seline qendrore te FBI. Akoma nuk dihet arsyeja e kesaj vizite, cfare permbante dosja ne dore dhe ke ka takuar. Duhet te theksojme se kohe me pare Ndocaj dhe Keshilltar i i tij jane kercenuar me jete ne Shqiperi per motive politike. Po ashtu ne Shqiperi ka shume ceshtje te nxehta me natyre politike”, – shkruan faqja zyrtare e Ndocajt në Facebook.

http://www.panorama.com.al/biografia-e-deputetit-kauboj-nga-murator-ne-sipermarres/

Darka pranë çadrës

Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili: Bordi Ndërkombëtar nuk mund të ketë informacione sekrete

Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, sqaroi konkretisht se pse Bordi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues. I pyetur për përgjigjen e komisionerit Johanes Hahn, Vasili tha se nuk kishte marrë përgjigje nga ai dhe reagimi ishte thjesht miqësor.

Intervista:

Vasili: Të jemi të qartë. Kushdo që e ngre kështu problemin qoftë në media, është një mënyrë jetese edhe kjo për analistë të caktuar. Është folur për Bordin e Monitorimit. Operacioni i Monitorimit është vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë. ka edhe njerëz që do të jenë vlerësues të Vettingut, pasi vendimmarrjen e marrin ekspertët përkatës shqiptarë. Shqetësimi është i tillë.

Bordi nuk është parashikuar në Kushtetutë. Ne kemi kërkuar qartësi, pasi çdo element që është jashtë Kushtetutës krijon mos besim. Ky është shqetësim që na shoqëron të tërëve. Ky Bord kishte në detyrat e tij dhe disa atribute, të cilat nuk ishin brenda dhe Kushtetuta nuk i parashikon në atë mënyrë. Ka informacione sekrete të shtetit shqiptar që nuk mund t’ia kalojmë Bordit.

Nuk kam të drejtë as unë si ministër i Drejtësisë, nuk ka të drejtë as kryeministri. Kushtetuta ia ka besuar këtë informacion komisionit përkatës, i cili do ta marrë këtë informacion për çdo individ. Futja në hullinë kushtetuese, është një shqetësim që është adresuar. Kam bindje se do të ketë reflektime pozitive për të përcaktuar qartë se cilat janë përgjegjësitë organizative. Vëzhguesit kërkojnë strukturë organizative.

Përgjigja e komisionerit Hahm

-A morët përgjigje nga komisioneri Hahn?

Vasili: Komisioneri Hahn dha një përgjigje për mendimin tim të një miku të mirë, pas ka qenë mbështetës i reformës dhe ka luajtur rol të rëndësishëm për konsensus për ndryshimet kushtetuese. Këmbëngulja ime për respektimin e Kushtetutës është që të mos e zhbëjmë këtë konsensus të arritur me shumë mundime. Hahn nuk më ktheu mua një përgjigje.

Në ditët në vijim besoj se do të ketë reflektime për të sqaruar pozicionin e instrumenteve që do ta qartësojnë rolin e Operacionit të Monitorimit, instrumente thjesht administrative. Nuk do të kenë asnjë të drejtë të marrin informacion, të përpunojnë informacion dhe të japin asnjë lloj opinioni.

Çdo gjë do ta ketë vetëm Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili ka marrë 140 vota. Vettingu ka pasur votën deçizive të LSI-së. I kemi bërë shërbim një Kushtetute të qartë. Çdo çedim do të krijonte mos besim të madh dhe një proces kaq delikat se si e kemi ndërtuar do të rrëshqiste në kufijtë e mos besimit.

Të gjithë aktorët politikë, përveç Kuvendit, ju e dini se i jam drejtuar edhe Presidentit, kryetarit të Kuvendit, zt.Lu, zonjës Vlahutin dhe secili nga këta aktor mund të luaj rolin e vet. Kam folur edhe për opozitën. Në këtë moment, na duhet qartësia për të pastruar procesin nga ana kushtetuese dhe ligjore dhe në praktikë. Në Shqipëri shpesh thonë se ka ligje të mira dhe zbatueshmëri të dobët.

Këtu nuk na falet, pasi një zbatim i dobët i Vettingut mund të na bënte të rrëshqisnim në drejtime të paparashikuara. Kushdo qoftë ky, jurist, njeri i komisioneve, nga do që të vijnë këto opinione, të cilët mund të kënaqen nga superficialitetin, që mund të thonë se mund ta ‘plagosim’ pak Kushtetutën. Këto janë qëndrime shumë të rrezikshme, dilentantizma që mund të shoqëronin në rrënim të procesit.

Dhe procesi do të bëhej i atakueshëm në gjykata, kudo. Çdo element që dilte nga Kushtetuta, do ta bënte të atakueshëm. Vettingu është verifikim një për një që ka të bëjë me gjykatësit dhe prokurorët, pra një skaner. Në fund fare, do të ketë njerëz që do të vazhdojnë punën dhe të tjerë që nuk mund të vazhdojnë. Vettingu nuk është shpatë, as heshtë që vret njerëz, por është proces verifikimi ligjor. Çdo lloj përdorimi për qëllime të tjera, është i gabuar.

Mbështetje brenda mazhorancës për Bordin dhe deklaratat e Majkos dhe Manjas

Vasili: Kam përshtypjen që do ketë reflektime. Besoj se ata kanë pasur reagim emocional dhe nuk i keqkuptoj. Kanë edhe një përgjegjësi më të kufizuar. Unë si ministër Drejtësie kam përgjegjësi të tjera që duhet t’i çoj deri në fund.

Nuk mund t’ia lejoj vetes të flas kështu. Mua më intereson që të jetë në rregull Kushtetuta dhe ligji. Nuk do të lumturohenm që zhvillimet nuk do t’u japin të drejtë kolegëve. Do të lumturohem që Kushtetuta dhe ligji do të zbatohen.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha: Lindita Nikolla ka vilë disamilionëshe! Ministrja: Zgjidhja është vettingu


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi gjatë një takimi me studentë në çadrën e protestës, se “vota e lirë do hapë rrugën për një qeverisje që ndihmon studentët”.


Lindita Nikolla 

Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965.
Nikolla, në Korrik 2010, ka kryer studimet Mas­ter në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzeku­tiv pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës.
Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 - 2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007- 2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjed­hjet e 23 Qershorit 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës. Nga shtatori i vitit 2007 znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqë­si dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në Qershor të vi­tit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifi­kimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në ven­dimmarrje.
Lindita Nikolla në vitin 2013 emërohet nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit në kabinetin qeveritar Rama-Meta.










“Qindra-mijëra studentë janë goditur sot për shkak të tarifave të larta të studimit, janë goditur sot për shkak të mbylljes së filialeve. Unë dua t’u them se filialet e universiteteve publike që janë goditur nga kjo qeveri anti-arsim, nga kjo qeveri anti-kulturë, nga kjo qeveri anti-studentore do të rihapen dhe do të financohen plotësisht me fondet e taksapaguesve shqiptarë. Këto fonde nuk do të përfundojnë më në xhepat e klientëve të qeverisë, por do të financojnë arsimimin e fëmijëve shqiptarë në universitetet publike me tarifa të ulura, me tarifa të përballueshme dhe me filiale sa më pranë tyre”, tha Basha.

Sipas tij, tregues i kësaj është ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila dikur jetonte në një apartament, tani ka vilë disamilionëshe.

Planin e ndihmës ndaj rinisë studentore, kreu i selisë blu Basha e çon përtej sistemit të arsimit të lartë.

“Stazhet janë një koncept europian. Unë i kam përjetuar gjatë kohës që studioja në Europën Perëndimore, kam parë se si i ndihmojnë studentët si një urë nga shkolla drejt tregut të punës. 70% e studentëve shqiptarë që kanë pasur mundësi të sigurojnë një stazh pune kanë siguruar një vend pune. Ndaj nuk është shpikje, nuk është propagandë, nuk është ofertë partiake. Eshtë oferta për të gjithë studentët shqiptarë dhe nesër do të jetë realitet. 10 mijë studentë shqiptarë në bazë të meritës së tyre do të kenë nga shteti shqiptar mbështetje financiare për një vit”.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagoi pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, i cili tha se është bërë me ‘vilë shumëmilionëshe’.

“Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje”, nis reagimin në Facebook ministrja Nikolla.

Ajo thotë se zgjidhja për të gjitha këto akuza është një dhe fton kreun e opozitës që t’i bashkohet kësaj zgjidhjeje.

“Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, sesa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijëlekëshe është pasuria jote!”.

“Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde! Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë”.

Variçet do të zhduken për 2 javë! Në mbrëmje, thjesht fërko…
Variçet do të zhduken për 2 javë! Në mbrëmje, thjesht fërko…
Heqja e bunionave në këmbë nga shtëpia është reale! KLIKO dhe mëso se si
Heqja e bunionave në këmbë nga shtëpia është reale! KLIKO dhe mëso se si
Keni gungë kockore tek këmbët? Gunga kockore do të zhduket brenda pak javësh!
Keni gungë kockore tek këmbët? Gunga kockore do të zhduket brenda pak javësh!

Flet Maja Koçijançiç: Keqardhje për shpifjet ndaj zyrtarëve të BE-së. Opozita të kthehet në Kuvend


“Shqipëria është një nga partneret tona kyçe në Ballkanin Perëndimor, vend kandidat që ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të kushtëzuar me zbatimin e reformës së gjyqësorit.

Pra, jemi në një moment kritik Ne po flasim për reforma që janë të rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë. Debati politik duhet të zhvillohet në Parlament”

Kështu ka thënë në një intervistë për ABC News zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic. Zëdhënësja e KE-së njoftoi gjithashtu se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogerini përpara se të informojë ministrat e Jashtëm, në muajin mars, do të vizitojë Tiranën.

Opozita në Shqipëri ka vendosur të vazhdojë protestën për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në formimin e një qeverie teknike, duke konsideruar se qeveria aktuale nuk mund të ofrojë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Institucionet evropiane i kanë bërë thirrje forcave politike për të zbatuar urgjentisht reformën zgjedhore e cila ndodhet në pikëpyetje në kontekstin e ri të ngërçit politik në Shqipëri. A synon Komisioni të ndërmjetësojë dialogun politik mes partive politike siç ka bërë në rastin e Maqedonisë? Cili është pozicioni juaj?



Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Ne mendojmë se debati politik duhet të zhvillohet në Parlament, pasi ky është kuadri ku qeveria dhe opozita mund të bashkëpunojnë për çështjet që prekin të gjithë vendin e veçanërisht çështjet që janë kyçe për rrugën e reformave të integrimit të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që të ruhet vijueshmëria e punës parlamentare, duke qenë se ndodhemi në një moment kritik të aprovimit të reformave madhore për vendin siç janë refoma e gjyqësorit dhe ajo zgjedhore, ku përfshihet edhe rekomandimi i OSBE/ODHIR për përmirësimin e sistemit elektoral ».

Pra, Komisioni nuk parashikon të ndëmjetësojë, nuk do bëni asgjë ? Opozita thotë që nuk kthehet në Parlament, pasi s’ka garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Mesazhi është i qartë. Ka një kudar politik për çështje shumë specifike. ndaj është e rëndësishme që Parlamenti të vazhdojë punimet dhe të përrdoret kjo kornizë për reformat. Nuk është se ne s’po bëjmë asgjë për Shqipërinë. Shqipëria është një nga partneret tona kyçe në Ballkanin Perëndimor, vend kandidat që ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të kushtëzuar me zbatimin e reformës së gjyqësorit. Pra, jemi në një moment kritik Ne po flasim për reforma që janë të rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë ».

Më 10 shkurt, 8 ton drogë janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, të transportuara nga Shqipëria në Itali në një traget. Unë kam pyetur Komisionin Europian për moinitorimin e situatës në tetor, kur trafiku i drogës ishte në nivelin e 1 tonit. Tani në shkurt është 8 herë më shumë se në tetor. Pse nuk ka asnjë reagim për këtë? Si mund të imagjinohet që Komisioni nuk reagon për një prioritet si lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: Ne po reagojmë dhe po i japin asistencën e duhur autoriteteve shqiptarë për të përforucar kapacitetin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Siç e thashë, lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për të gjithë rajonin dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo çështje vazhdon të jetë problem në Shqipëri dhe nuk mund të trajtohet lehtësisht.

A do të thotë kjo që ju s’jeni të shqetësuar për një përkeqësim të tillë të situatës ku shifrat flasin qartë?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Ne po monitorojmë situatën rregullisht dhe hartojmë raporte të rregullta lidhur me situatën. Eshtë gjithashtu esenciale që institucionet përkatëse të përbushin detyrën e tyre dhe të kenë kapacittet e duhura. Ndaj, ne po punojmë në të gjitha frontet, duke përfshirë edhe atë të përforiclmit të kapaciteteve.

Federica Mogerini do të udhëtojë në Ballkan në fillim të marsit dhe do të vizitojë edhe Shqipërinë. Në çfarë date është fiksuar udhëtimi në Shqipëri?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Mund të konfirmoj që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini do të udhëtojë në Ballkan në fillim të marsit, ku do të vizitojë edhe Shqipërinë dhe pas vizitës në rajon ajo do të informojë ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian në 6 mars. Pra, bëhet fjalë për një vizitë javën e ardhshme, por detajet nuk janë fiksuar ende. Qëllimi kryesor është mbështetja e Ballkanit ».

Përfaqësueses së lartë i është dërguar një letër me 11 pyetje nga komisioni i buxhetit të Parlamentit Europian lidhur me blerjen e rezidencës nga shefja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. A i është përgjigjur këtyre pyetjeve Federica Mogherini?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Nuk e jam e sigurtë se çfarë po i referoheni konkretisht, por ne e bëmë të qartë, se ne shprehim keqardhjet për trillimet në mediat shqiptare dhe shprehim mbështetjen tonë për shefen e delegacionit. Ne kemi shpjeguar gjithashtu qasjen e servisit të jashtëm të BE-së që është mbrapa kësaj për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur kursimet, duke blerë prona në vend që t’i marrë ato me qera. Proçesi është bërë në transparencë të plotë duke respektuar të gjitha rregullat dhe Parlamenti Europian që është autoriteti buxhetor është mbajtur në dijeni. Dhe jam e sigurtë që përgjigjet e pyetjeve do të dërgohen në kohën e duhur për këtë çështje ».

Zhduket nga “Facebook”-u fotoja me dy gishta e djalit të Pandeli Majkos


Pak minuta pasi deputeti i PS-së, Pandeli Majko u kërkoi publikisht ndjesë socialistëve për shfaqjen e djalit të tij duke përshëndetur me dy gishtat lart protestën e PD-së, fotoja është zhdukur nga rrjeti social “Facebook”.

Ajo u publikua fillimisht në profilin e pedagoges Nevila Xhindi e cila e ka fshirë atë nga faqja.

Edhe vetë djali i Majkos ka nxituar ta zhdukë foton me dy gishtat lart nga “wall”-i i tij në “Facebook”.

Publikimi në rrjetet sociale i fotos së djalit të tij që përshëndeste me dy gishta protestën e PD-së, shkaktoi edhe reagimin e menjëhershëm të deputetit socialist, Pandeli Majko.

Me anë të një mesazhi të publikuar në “Facebook”, Majko i kërkoi ndjesë çdo socialisti dhe shprehet se merr përsipër përgjegjësitë si prind.

“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqkuptime.
Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”, – shkruan Majko në reagimin e tij.

Studenti Gjergj Majko, djali i ish­kryeministrit socialist, është fotografuar bashkë me pedagogen Nevila Xhindi dhe dy studentë të tjerë, të buzëqeshur dhe me dy gishtat lart.

Ndërsa bashkëngjitur fotos, vetë Xhindi thotë: “Me studentët…Nga Shkodra përshëndesim protestën!”


Pandeli Majko reagon për foton e të birit me dy gishta lart, ja ç’thotë





Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar për herë të parë për foton e të birit të tij, i cili u shfaq sot me dy gishta lart sikur ishte në krah të protestës së opozitës.

Majko shkruan në një reagim në “Facebook” se fotoja është bërë nga pedagogia e djalit dhe se është keqinterpretuar.

Ai shkruan se merr përgjegjësi para socialistëve për veprimin e të birit.

STATUSI

Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.

Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje.

Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt.

OSBE përgënjeshtron deklaratën e Boschard: E vërteta e 2 mld eurove

OSBE: Qarkullojnë 2 mld euro para të pista. Mund të blihen deputetë


Investimi i parave të kanabisit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një risk real për 18 qershorin.

Në intervistën e parë televizive që prej marrjes së detyrës, Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, në “Tonight Iva Tare” thotë se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”.

Kjo është arsyeja thotë, Bernd Borchardt, pse OSBE pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave.

Pozitive sipas tij, është fakti se “pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët”.

Protestën e opozitës e sheh legjitime por me shqetësim sheh bojkotin e Kuvendit, çka sipas tij do ngadalësojë ecurinë e reformave, kryesisht atë në drejtësi.

Ambasadori i OSBE sqaron se OSBE nuk është kundër votimit dhe numërimit elektronik, por se ka paralajmëruar mungesën e një kohë të mjaftueshme për ta futur në legjislacion.

Të pamundur për tu realizuar e sheh edhe votimin e emigrantëve për zgjedhjet e 18 qershorit, pasi nuk ka një regjistër të shqiptarëve që jetojnë jashtë.



Një pjesë e intervistës:

Rreziku i kanabisit në zgjedhje

Ilva Tare: Mendoni se kanabisi ka pasoja që dalin përtej që i mbart shoqëria apo që të ardhurat e tij mund të përdoren për të blerë vota?

Bernd Borchardt: Me prodhimin e paligjshëm të kanabisit me përmasa fenomenale shoqëria përballet me probleme të ndryshme. Një fermer, që prodhon kanabis, nga sigurohet që fëmijët e tij nuk e pijnë?! Çfarë ndodh nëse fermerin e kapin dhe shkon në burg?! Është një spirale që ka përfunduar keq. I takon njerëzve të vendosin, nëse për më shumë apo më pak para të japë tokën për kanabisin, por ka një rrezik të madh ama. Një tjetër aspekt është fluksi i parave të pista në zgjedhje . Edhe ky është një risk i madh. Kanabisi prodhohet në Shqipëri që në fillim të viteve në 1990. Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro. Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013. Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston rrisku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë. Të gjitha këto janë rreziqe të mëdha. Prandaj ne jemi pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të shmangur apo më saktë për të limituar sa më shumë blerjen e votave. Plani pozitiv është se pavarësisht për një kohë të gjatë prodhimi i kanabisit nuk ka qenë një shqetësim i madh për qeverinë e opozitën, tani është bërë shqetësim për të dyja palët. Kjo është pozitive. Dhe shoqëria po ndërgjegjësohet për këtë risk të madh që i kanoset Shqipërisë. Besoj se kjo tregon mënyrën si mund të ecet përpara. Ne po mbështesim qeverinë në hartimin e një strategjie kombëtare kundër kanabisit. Ka elemente shumë pozitivë që i kam parë. Nuk është publikuar ende dhe nuk mund të gjykoj për gjithë përmbajtjen.

Ilva Tare: Bëhet fjalë për një plan tërësor për luftën kundër kanabisit? Ku qëndron mbështetja, me specialistë, ekspertë?

Bernd Borchardt: Po kemi disa specialistë me background policor. Në zyrën qëndrore në Vjenë kemi nëj departament të tërë që merret me atë që quhet kërcënim transnacional, dhe pjesë e këtyre është dhe prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Flasim për një produkt që shkon kudo: Budapest, Londër. Është një drogë që shkon jo vetëm në Itali e Zvicër. Përditë shohim kapje të sasive të drogës, dhe përditë po shkojnë më shumë e në veri të Europës. Në Amsterdam ka coffe shops ku kanabisi është i ligjshëm dhe emri i Lazaratit është i njohur.

Ilva Tare: Tani do të jetë zëvendësuar me Shqipërinë?

Bernd Borchardt (qesh)

Dënimi për shkelësit e kodit zgjedhor

Ilva Tare: Të kthehemi tek reforma zgjedhore. A parashikohet sa do të jetë dënimi për shkelësit e kodit zgjedhor. Do të quhet një vepër penale, apo nuk është diskutuar në detaje të tilla

Bernd Borchardt: Ne kemi sugjeruar që sanksionet të ashpërsohen. Kemi sugjeruar që të futen dhe sanksione penale. Ka sanksione në kod për ata që shesin votën por janë të ulëta, pse të mos i rrisim. Njerëzit do të frenohen. Pse të mos futet dënim për njerëzit që fotografojnë fletën e votimit? Nëse shkruhet e zezë mbi të bardhë, qoftë dhe 1 mijë lekë gjobë, njerëzit do të mendonin dy herë para se të fotografonin votën.

Unë e di që nuk janë vetëm sanksionet që zgjidhin çdo problem. Sigurisht që do të ketë njerëz që do të përpiqen të blejnë votën, por do të limitohen. Kodi Penal parashikon mënyrën si trajtohet krimi, por nuk e heq atë.

Ilva Tare: Një tjetër pikë që keni rekomanduar është transparenca e fushatës në media. A mund të na tregoni më shumë çfarë kërkoni?

Bernd Borchardt: Ky është rekomandimi i katërt. Kodi Zgjedhor rregullon fushatën duke përfshirë dhe dërgimin e kasetave politike në redaksi dhe tv duhet ta transmetojnë. Kjo e mjegullon ndarjen mes gazetarisë, që është pushtet i katërt dhe ligjvënësit. Nuk duhet të ndodhë kjo gjë. Ne jemi dakord që partitë të prodhojnë mesazhet e kasetat e tyre por ata të transmetohen duke u identifikuar saktësisht si prodhime të tyre. Në të njëjtën kohë gazetarët duhet të vazhdojnë të raportojnë për fushatën zgjedhore. Siç bëhet tani me protestën.

Ilva Tare: Pra transparenca është vetëm heqja e kasetave të famshme apo dhe të ardhurat që vijnë nga partitë politike në media gjatë fushatës?

Bernd Borchardt: Është çështje transparence. Është e njëjta si me financimin. Është legjitime që një parti të lejohet të blejë një minutazh të caktuar në tv por nuk duhet të ngatërrohet me produktin gazetaresk.

Ilva Tare: Ka një shqetësim se mund të vendoset kufizim sesa të ardhura apo financim mund të jepen nga partitë gjatë fushatës elektorale. Kufizim që do të penalizonte mediat të cilat fushatën zgjedhore, në pikëpamjen komerciale, e shohin si moment i rëndësishëm për të kthyer mbrapsht disa të ardhura që ata shpenzojnë gjatë vitit. A do të ketë kufizim?

Bernd Borchardt: Kufiri mund të ketë të bëjë me madhësinë e partisë politike. Në vendin tim dëgjoj spote për parti që si kam dëgjuar më parë. Mund të bëhet dhe dhënia e minutazhit në mënyrë proporcionale me partinë, në mënyrë që qytetarët të dinë çfarë është produkt i partive dhe çfarë është produkt gazetaresk.

Ilva Tare: Si do të garantohet transparenca? Kush do ta monitorojë?

Bernd Borchardt: Një mënyrë është të limitohet. Në vendin tim ka një minutazh (5- 10 minuta) para lajmeve të produkteve që prodhohen nga vetë partitë politike. Por nuk ka ardhur koha për të diskutuar këto detaje

Ilva Tare: Gjasat që të implementohet gjatë zgjedhjeve të 18 qershorit janë të ulëta?

Bernd Borchardt: Besoj se është e lehtë nëse ekziston konsesusi për të ndryshuar ligjin. Nëse anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore punojnë bashkë dhe bien dakord është gjë e thjeshtë për tu bërë.

Ilva Tare: Si do të jenë zgjedhjet e 18 qershorit? Pak më të mira se zgjedhjet e kaluara por asnjëherë në hapat e duhura për të qenë plotësisht në standardet e OSBE/ ODIHR?

Bernd Borchardt: Do ta mësojmë më 19 qershor. Në një masë të madhe varet nga partitë politike, por dhe nga qytetarët. A janë ata të gatshëm për të shitur votën?! A do të shkojnë për të votuar?!Është e vështirë për tu parashikuar.

Ilva Tare: Dy zgjedhjet e fundit e kanë kaluar testin e OSBE. Kjo ndodh sepse OSBE/ ODIHR e mban miër me klasën politike, mbyllin një sy ndaj problemeve, apo se ka kritikë se dhe organizata ndërkombëtare si OSBE duan të kenë jetëgjatësinë më të madhe në një vend, siç është Shqipëria në këtë rast.

Bernd Borchardt: Është një pyetje e çuditshme. Mendoni se ekspertët shkojnë në shumë vende, bëjnë rekomandime si mund të përmirësohen ato në të ardhmen. Mendoni se ekspertët tanë, profesioniostë, shkojnë në një vend, psh si Shqipëria, dhe thonë se do i jap një vlerësim pozitiv?! Nuk më duket shumë realiste.

E dyta: Nuk jemi arbitër. Ne themi janë të lira e të ndershme por ama kanë këto probleme. Edhe pas zgjedhjeve do të ketë gjëra që mund të përmirësohen, por shpresoj të mos ketë kaq shumë.

Procesi i vëzhgimit ët zgjedhjeve nis dy muaj para zgjedhjeve. Shohin kuadrin zgjedhor, si e mbulon media, fushatën, përgatitjen e partive politike. Më pas sjellim vëzhguesit afatshkurtër në ditën e zgjedhjeve. Të gjithë sjellin vëzhgimin e tyre dhe e bëjnë këtë publike.

Ilva Tare: Klasa politike duhet sikur e ka humbur besimin ndaj OSBE-së. Çfarë ka ndodhur?

Bernd Borchardt: Pse mendoni kështu?

Ilva Tare: Nuk e di nëse është alibi, apo humbje besimi që kanë apo sipas argumenteve që në përgjithësi organizata të tilla janë komformiste me situatën dhe shkojnë në favor të zgjedhjeve të buta dhe asnjëherë nuk kanë bërë zgjedhje të duhura për vendin. Shpesh herë janë ekspertët e OSBE që sulmohen se nuk njohin konstekstin lokal, nuk kanë bërë ndërhyrje të duhura. Por kjo nuk është pyetje për mua?

Bernd Borchardt: Disa rekomandime nuk janë në linjë me disa politikanë. Në përgjithësi në të gjitha diskutimet unë kam qenë me përfaqësues të politikës shqiptare. Nuk kam parë refuzime por argumente. Në prononcimet e partive në media shoh që të gjithë partitë janë në favor të zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR.

Ilva Tare: Nuk mendoni se ka një krizë?

Bernd Borchardt: OSBE zhvillohet nuk rri në vend. Ka ardhur në 1997. Unë kam ardhur në 1996 për të negociuar për ngritjen e misionit të OSBE. Në 1997 Shqipëria ka qenë një vend tërësisht tjetër. Sot jemi një partner i rëndësishëm i institucioneve shqiptare. Po punojmë ngushtë për një numër të konsiderueshëm fushash që janë në një linjë me mandatin tonë dhe janë relevante për Shqipërinë.

Ilva Tare: Përmendët më herët protestën e opozitës, si legjitime. Po në takimet me qytetarët nga vizitat që bëni në Shqipëri a ju duken ata të shqetësuar për votën, mbarëvajtjen e zgjedhjeve, apo kjo është çështja e fundit që u kalon ndër mend?

Bernd Borchardt: Nga miqtë e mi që kam këtu e di që një numër i konsiderueshëm njerëzish janë të shqetësuar. Shohin disa rrisqe, sidomos të theksuara shumë shpesh nga opozita dhe shumë besojnë që këto rrisqe ekzistojnë vërtet. Shpresoj që të kontribuojmë për të reduktuar këto rrisqe.

Ilva Tare: Çfarë shqetësimesh ju shprehin më shumë?

Bernd Borchardt: Një nga shqetësimet kryesore është blerja e votës, patjetër. Prandaj sa herë që kam folur e theksoj si mund të parandalohet kjo.

Ilva Tare: Si është Shqipëria në respektimin e të drejtave të njeriut

Bernd Borchardt: Shqipëria ka bërë njëprogres të jashtëzakonshëm. Ka nënshkruar të gjitha konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ka përkthyer i ka shndërruar në legjislacion vendas. Problem është implementimi. Zbatimi sikurse dhe në fushat e tjera. Të marrim korrupsionin. Është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kur dikush shkon në spital dhe i kërkohet të paguajë për të mjekuar fëmijën e tij kjo është një shkelje serioze e të drejtave të njeriut. E njëjta gjë vlen dhe kur njerëzit dëbohen nga shtëpitë e tyre dhe zhvendosen në baraka që nuk janë as në nivelin e dinjitetit njerëzor. Të marrim dëmet mjedisore. Kur kompanitë private shkaktojnë dëme mjedisore. Ky është mohim i të drejtave të njeriut dhe shteti duhet të ndërhyjë për të zgjidhur këto probleme.

Ilva Tare: A ka vullnet për të zgjidhur këto probleme? Apo politika e ditës është e zënë me probleme të tjera?

Bernd Borchardt: Sigurisht që do të donim që disa gjëra të ecnin më shpejt. Të marrim korrupsionin. TI është organizata që jep indikatorin më të besueshëm dhe vitin e fundit Shqipëria ka mbetur në të njëjtin klasifikim. Ky është një indikator, dhe ne kemi dalë publikisht që të kërkojmë progres.

Reforma në drejtësi

Ilva Tare: Po një vlerësim sa i takon reformave të ndërmarra nga maxhoranca aktuale. Si kanë shkuar nga momenti i miratimit tek zbatimi?

Bernd Borchardt: Reforma në drejtësi sapo ka filluar dhe ne jemi shumë të lumtur që monitorimi ndërkombëtar ka filluar. Procesi vazhdon. Unë jam i shqetësuar se mund të bllokohet.Sidomos proçesi i vettingut mund të bllokohet nga debati politik që po ndodh për momentin dhe që ka çuar dhe në bojkotimin e parlamentit nga opozita. Që gjërat të ecin përpara nuk mund të bëhen vetëm nga qeveria. Është e nevojshme që dhe opozita të mbështesë procesin. Për të gjitha organizatat ndërkombëtare kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Pra të zbatohet reforma në drejtësi. Jam i sigurtë që reforma do vazhdojë por bëj një apel që kjo të ndodhë shumë shpejt. Unë kam qenë këtu si ambasador për gjermaninë, dhe kam parë kompani gjermane që kanë ardhur dhe kanë ikur. Dhe kam dëgjuar nga ata se largimi i tyre kishte të bënte me sistemin e drejtësisë. Kjo është e rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj.

Sa i takon reformës së decentralizimit. Një gjë e madhe që duhet çuar para është financimi i qeverisjes lokale. Nuk janë ende në momentin që ata të përmbushin po aq detyrime që u janë dhënë me ligj sa kanë dhe fonde.

Reformës në administratën publike i kushtojmë vëmendje. Ne monitorojmë nga afër. Do ta monitorojmë dhe pas zgjedhjeve se çfarë efekti do të kenë zgjedhjet. Do ta bëjmë bashkë me organizata lokale për të parë si ndikon ndryshimi i qeverisë apo koalicionit pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ilva Tare: Nga sa e keni parë dhe ju nuk ka dialog mes palëve politike. Ato gjejnë gjuhën e përbashkët kur duan të bëjnë marrëveshje por nuk është dialog i vazhdueshëm. Si mund të implementojmë në klasën politike frymën e dialogut? Çfarë mund të bëjë OSBE

Bernd Borchardt: Kur erdha klima e dialogut politik nuk mu duk se ka ndryshuar shumë nga ana cilësore. Ka mjete për ta çuar para. E kam parë se hapësira mes qytetarëve e politikanëve është zvogëluar. Kemi ndihmuar të hapim disa zyra për zgjedhësit në disa qytete. Janë zyra që ka ngritur dhe shoh komisione parlamentare që shkojnë e diskutojnë me qytetarët. Është një zhvillim pozitiv. Por toni është ende i ashpër.

Ilva Tare: Duhet të kalojë më shumë vite, apo do të marrë fund kur të ndërrohet elita politike në vend? A lejon sistemi futjen e një elite të re politike në vend?

Bernd Borchardt: U takon Shqipërisë të vendosë dhe të bëjë zgjedhje. Sa i takon ashpërsisë së debatit politik kam kuptuar se ky është momenti që edhe debati politik ndërkombëtar po bëhet dhe më i egër madje. Është një mal shumë i pjerrët të cilit po i ngjitemi

Dekriminalizimi

Ilva Tare: Dekriminalizimi?

Bernd Borchardt: Miratimi i ligjit ishte një ndër arritjet më të mëdha. Zbatimi pastaj kërkon kohë. Më kanë thënë se një anëtar i parlamentit, ka vendosur në deklaratën e vet dhe diçka që nuk ka ekzistuar nëpër regjistra. Shumë të dhëna do ti merrni nga jashtë Shqipërisë. Ka pasur raste kur njerëz kanë kryer krime në vende të huaja me emra të tjerë. Është një proces që kërkon kohë, por është një zhvillim pozitiv dhe që do të ndihmojë për të krijuar më shumë besim tek sistemi politik.

Ilva Tare: Një letër e kryetarit të KQZ-së drejtuar Ambasadorëve sa i takon shqetësimit nga ndërhyrjet që vijën nga prokuroria. E keni pasur dhe ju këtë shqetësim prej tij?

Bernd Borchardt: Nuk e kam diskutuar ende me të.

Ilva Tare: Krahasuar me Shqipërinë e misionit tuaj të parë, cfarë ka ndryshuar?

Bernd Borchardt: Sa i takon ndryshimeve pozitive parlamenti ka ecur në rrugën e duhur. Përveç, kanabisit të famshëm, industria e bujqësisë është përmirësuar. Ka pasur shumë më pak produkte lokale. Ky është një zhvillim pozitiv. Zhvillime të tjera mund të them për infrastrukturën por nga ana tjetër ka disavantazhin që njerëzit duhet të paguajnë më shumë

Ilva Tare: Po përkeqësuar ?

Bernd Borchardt: Është mbjellur më shumë kanabis. Një tjetër shqetësim është mbërritja e ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka qenë dhe surpriza ime më e keqe. Nuk e imagjinoja kurrë që kishte shqiptarë që shkonin të luftonin në luftën e shenjtë.

Ilva Tare: Zgjedhjet e 18 qershorit i prisni me ankth frikë?

Bernd Borchardt: Sigurisht që jemi entuziastë se çfarë do të ndodhë. Presim kolegët të na vinë nga ODIHR. Ata do të vijnë nga java e ardhshme për të bërë fillimisht një vlerësim të nevojave, ku duhet të fokusohemi më shumë. Do të jenë muaj emocionues këto muaj që vijnë

Ilva Tare: Faleminderit zoti Ambasador që ishit në studion time.




OSBE-ja ka përgënjeshtruar në një farë mënyrë ambasadorin Borchardt ditën e djeshme, teksa ai tha në “Ora News” se deri në 2016 janë mbjellë më shumë kanabis se në 2013 dhe se qarkullojnë më shumë se 2 mld euro para të pista me të cilat mund të blihen deputetë.

Shumë e media e lexuan këtë si para të bëra pas 2013. “Në 2013 Guardia di Financa përllogariti që prodhimi ishte 1 mijë ton, vlera bruto e të cilëve shkonte më shumë se 2 miliardë euro.

Po të marrim shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme për plantacionet e shkatërruara, duket që mbjelljet kanë qenë më të mëdha se në 2013.

Jo gjithçka është kapur sepse çdo javë dëgjohet se janë kapur ngarkesa. Kjo do të thotë se qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista”, tha Borchardt.

Mirëpo, sot OSBE-ja ka sqaruar se 2 mld eurot janë ato të 2013 dhe se nuk bëhet fjalë për 2016.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...