Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/02/23

Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Zejdush Tahiri është shkarkuar nga detyra që mbante prej dy vitesh.

Fotografia e profilit të Zejdush Tahiri

Zejdush Tahiri

z. Tahiri është shkarkuar për shkak të dyshimit për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual të familjares së një deputeteje të Kuvendit të Kosovës.

Vetë deputetja e ka njoftuar ministrin Imet Rrahmani për rastin dhe i ka kërkuar atij që të shkarkojë nga ministria e Shëndetësisë Zejdush Tahirin, kanë thënë burimet.

“Floripress ” e ka të njohur identitetin e deputetes dhe të familjares që ka ngacmuar Zejdush  Tahiri, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes ka vendosur që të mos i bëjë publike identitetet.

Në një bisedë për gazetën deputetja nuk e ka mohuar se një situatë e tillë ka ndodhur.

Ambasadorja e re e Izraelit në Beograd,Alona Fisher Kamm : Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës


Image result for Fisher Kamm

Ambasadorja e re e Izraelit në Beograd, ka deklaruar se vendi i saj nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë qëndrim për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Unë do ta them shumë qartë; qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe që është mos njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Alona Fisher Kamm

Përveç Izraelit, edhe pesë shtetet evropiane, Sllovakia, Qipro, Greqia, Spanja dhe Rumania nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Pavarësinë e shtetit kosovar e kanë njohur 111 shtete.

E pyetur nëse Serbia mund të ketë marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Uashingtonin, apo “se duhet zgjedhur një anë”, ambasadorja izraelite deklaroi se nuk mendonte që vendet të vendosnin në favor të një ane apo një tjetre, duke shtuar se Izraeli ka marrëdhënie të mira si me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe Evropën.

Në Maqedoni shqiptarët janë komb, jo minoritet!

Barometri diplomatik


Prof.Dr.Mehdi HYSENI



Në Maqedoni shqiptarët janë komb, jo minoritet!

*** Së pari, ndryshimi i Kushtetutës, pastaj miratimi i ligjeve në bazë të Kushtetutës.Ky do të duhej të ishte kompromisi i drejtë politik për të hyrë në koalicionin qeveritar me Zoran Zaevin ose me Nikola Gruevskin.

Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta diskriminuese në fuqi e Republikës së Maqedonisë, e cila shqiptarët i cilëson si “minoritet”, të tjerat janë “dushk për gogla” sa për të bërë pushtet kolaboracoist me Zaevin ose me Gruevskin, krejt njësoj, ashtu sikurse deri tani (1991-2017) në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve. Kjo padrejtësi dhe ky apartheid 72-vjeçar sllavomaqedon ndaj shqiptarëve, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Pra, së pari, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët (si kompromis politik të vlefshëm me partnerët e tyre sllavomaqedonë, që kanë fituar zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2016), duhet kërkuar me ngulmë NDRYSHIMIN E KUSHTETUTËS ANTISHQIPTARE SLLAVOMAQEDONE. Ndryshe, jashtë çdo koalicioni dhe jashtë çdo kompromisi poltik qoftë me Zoran Zaevin, qoftë me Nikola Gruevskin, sepse SHQIPTARËT nuk janë MINORITET, por KOMB!

Kjo do të duhej të ishte kërkesa themelore e Platformës së re politike të subjekteve politike shqiptare (të dala fituese nga zgjedhjet parlamamentare në Maqedoni, bërë më 11 dhjetor 2016), ku sipas raportit zyrtar të “KSHZ-së: BDI fitoi 85.774 vota, Lëvizja Besa 57.749 vota, Aleanca për shqiptarët 35.103 vota dhe PDSH 30.971 vota.” (www.tetovasot.com/12/12/2016) për të hyrë në aleancë për formimin e qeverisë së koalicionit qoftë me VMRO-DPMNE e Nikola Gruevskit, qoftë me LSDM-në e Zoran Zaevit.

Trajtimi i gjuhës shqipe i barabartë me gjuhën maqedone sipas Kushtetutës së ndryshuar!

Vetëm kjo formë juridike ligjore dhe kushtetuese, do të garantonte që gjuha shqipe të ishte e barabartë me gjuhën maqedone. Po ashtu, ndryshimi i Kushtetutës, do t’u garantonte shqiptarëve, që të jenë të barabartë me maqedonët si element kombformues dhe shtetëformues të përbashkët.

Ndryshe, po qe se nuk bëhet ky ndryshim në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, nuk do të ketë kurrfarë garancish reale dhe kushtetuese as për “avancimin” e gjuhës shqipe, pavarësisht nga hartimi dhe miratimi i “Projektiligjit të ri nga ekspertët juridikë të BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët, i cili mundëson avancimin e statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë dimensione.” ((http://illyriapress.com/projekt-ligji-per-gjuhen-shqipe-merr-driten-jeshile-te-kryesise-se-bdi-se/02/23/2017).

Shqiptarët nuk janë pakicë kombëtare, por komb në Maqedoni

Andaj, do të ishte në favorin e përbashkët të kombit sllavomaqedon dhe të kombit shiptar, që për nga numri i popullsisë janë të barabartë, të ndryshojnë sa më parë Kushtetutën ekzistuese (1991) në mënyrë që këto dy kombe t’i gëzojnë të drejtat dhe liritë e barabarta njerëzore, kombëtare, shtetërore, kushtetuese dhe ligjore. Kjo është garancia e vetme e koekzistencës dhe e ekzistencës së mëtejme të Republikës së Maqedonisë së dhuruar nga RSFJ-ja e Josip Broz Titos (1945).

Vetëm një ndryshim i këtillë thelbësor dhe demokratik i Kushtetutës në fuqi, do të mund të cilësohej si “dritë e gjelbër” e “avancimit të statusit juridik të përdorimit të gjuhës shqipe në më shumë dimensione,”siç ka pohuar kryesia e BDI-së me rastin e miratimit të “Projektiligjit të ri nga ekspertët juridikë të BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët”.(Po aty, Illyriapresss.com/23/02/2017).

Pra, të mos harrojmë se, pavarësisht se çfarë do premtojë qeveria e re e koalicionit shqiptaro-sllavomaqedon me Zoran Zaevin në krye dhe me Ali Ahmentin, derisa shqiptarët në Maqedoni të trajtohen si “minoritet” sipas Kushtetës ekzistuese, ose asaj, që do të jetë ndryshuar nesër, të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre, do të jenë të kufizuara dhe të nëpërkëmbura sikurse deri tani (1945-2017).

-Sa do t’ia vlente “avancimi i statusit” të gjuhës shqipe, nëse ajo nuk do të ishte e barabartë sikurse gjuha maqedone (ashtu siç thuhet në Nenin 7, paragri 1 të Kushtetutës në fuqi të Republikës së Maqedonisë)?

-Çfarë kuptimi do të kishte “avancimi shumëdimensional i Projektigjit të ri të gjuhës shqipe” (siç kanë konkludur ekspertët juridikë të BDI-së dhe të Alenacës për Shqiptarët) nëse me KUSHTETUTË nuk ndryroshet statusi minoritar i shqiptarëve?

Pa këtë ndryshim juridiko-politik dhe kushtetues, shqiptarët do të jenë të përbuzur dhe të diskriminuar mbi bazën kombëtare dhe shtetërore,ashtu sikurse këtu e 72 vjet më parë (1945-2017).

Eksperti për Ballkanin Norbert Mappes-Niediek: Vucic vetë e nisi trenin, vetë e ndali


Eksperti për Ballkanin Norbert Mappes-Niediek në intervistë për DW thekson, se tërheqja e BE-së nga Ballkani mund të ketë pasoja të rënda si për Ballkanin, por edhe për të gjithë Europën.
Deutsche Welle: Në javët e muajt e fundit në Ballkanin Perëndimor (Maqëedoni, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci) toni midis shteteve apo grupeve të ndryshme etnike po bëhet më i ashpër. Të krijohet përshtypja, se rajoni po bëhet përsëri më i paqëndrueshëm. A duhet Europa të preokupohet përsëri për Ballkanin Perëndimor?

Norbert Mappes-Niediek: Unë besoj, që po. Retorika natyrisht në radhë të parë shërben për t'u prezantuar si mbrojtës përpara zgjedhësve. Nëse flet keq për fqinjin e urryer, kjo pritet mirë. Me këtë krijon një lloj ndjenje kërcënimi dhe njëkohësisht u jep njerëzve përshtypjen, sikur je personi i duhur për t'i mbrojtur ata nga kërcënimi. Një shembull i mirë për këtë ishte treni, që qeveria serbe donte të dërgonte në Kosovë. Në tren ishte shkruar "Kosova është Serbi" në 21 gjuhë. Treni po ashtu ishte zbukuruar me shumë ikona dhe të tjera simbole serbe. Kryeministri serb Aleksander Vuçiq e lejoi këtë, e pastaj e ndaloi trenin pak para kufirit për arsye gjoja të rrezikut. Në këtë mënyrë ai u prezantua njëkohësisht edhe si mbrojtës i Serbisë duke i akuzuar kosovarët, se janë agresivë.

Gazetari gjerman: Vucic vetë e nisi trenin, vetë e ndali

Pra kjo funksionon dhe u shërben të dyja palëve: kryeministri serb Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë nevojë për njeri-tjetrin. Në fakt kjo nuk mund të jetë e rrezikshme, por mund të bëhet e tillë, nëse prej saj shpaloset dinamika. Kjo është e mundur e faktikisht rreziku ekziston. Sa më shumë të dobësohet BE-ja, dhe sa më e zbehtë të jetë influenca e saj dhe mjetet e presionit, aq më shumë nxitet që një zhvillim i tillë. Unë nuk besoj, që do të ketë një orientim drejt Moskës ose Turqisë, por pozicionet do të ashpërsohen. Çfarë roli luan BE-ja në këtë rajon dhe çfarë mundësie influence ka unioni?

BE-ja në 20-25 vitet e fundit ishte e vetmja alternativë ndaj shteteve të vogla, të cilët nuk i duan të mirën njeri-tjetrit. Perspektiva "ne duam në BE" kudo ka luajtur një rol të madh. Kjo nisi në vitin 1991, kur Sllovenia u pavarësua. Asokohe ministri i Jashtëm Dimirtije Rupel tha, se coptimi i Jugosllavisë dhe bashkimi i Europës janë anët e së njëtës medalje. Pa njërën nuk mund të ndodhte tjetra. Kjo do të thotë, përderisa Europa bashkohet, shpërbëhet Jugosllavia, pasi ata që duan të shkëputen duhet ta bëjnë këtë shpejt tani, e të mos presin, derisa edhe të tjerët të arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë. Sllovenia nuk donte të ishte një vend i vogël, një ishull i izoluar në oqeanin e botës, por donte të ishte një pjesë e një Bashkimi Europian.

...edhe më shumë vlen kjo për kombet e tjera. Nuk ka asnjë konceppt, se si këto shtete të vogla nacionale mund të mbijetojnë në një botë të globalizuar, nëse nuk ekziston BE-ja. Njerëzit besojnë tek BE-ja, ato e duan BE-në, sepse nuk u besojnë elitave të tyre. Kjo ishte e vetmja histori. Por ajo pësoi një goditje të rëndë, kur më 2014 presidenti i ri i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker bëri të qartë, se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim. Ndonëse edhe më parë dihej, që kjo është e vërtetë, duke e thënë kaq hapur, është mbyllur edhe një derë.

Marrim shembullin e Maqedonisë; Që prej 11 vjetësh ky vend është kandidat për në BE, por për shkak të vetos së Greqisë nuk mund të nisë bisedimet e anëtarësimit. Këtij vendi iu desh që të orientohet ndryshe e kështu bëri. Atje pati një zhvillim, që po lulëzon tani edhe në vende të tjera të Ballkanit: një udhëheqje gjithnjë e më autoritare, që nuk do t'ia dijë, se ç'mendojnë të tjerët për të. Eshtë një udhëheqje, që herë pas here orientohet nga Moska dhe nuk kujdeset ndaj kërkesave që bën BE-ja për demokratizim dhe shtet ligjor. Çfare keni parasysh kur thoni, që njerëzit në Ballkanin Perëndimor kanë nevojë për BE-në si një korrektiv për elitat e tyre politke?

Njerëzit duan një farë sigurie. Kështu në Maqedoni më kanë thënë, se dikur në ish-Jugosllavi, i janë drejtuar Beogradit kur kishin përshtypjen, që qeveria ka marrë kot ose vepron e influencuar nga grupet e interesit. Duhej të kishte një instancë më të lartë, vetëm me qeverinë në Shkup ishte e vështirë t'ia dilje. Ngjashëm shprehen njerëzit edhe në Beograd: nëse udhëheqja jonë bëhet autoritare, jemi deri në një farë mase të sigurtë, për aq kohë sa kemi shpresën për anëtarësim në BE, në mënyrë që këtyre drejtuesve të mos u shkojë mendja të fusin në burg të gjithë opozitarët. Kjo të jep një farë sigurie, kontroll, mbikqyrje. Njerëzit në këto vende e dinë, se disa qeveri nuk ndjehen të detyruara për të respektuar standardet demokratike dhe ato të shtetit ligjor. Por ato e dinë që në Bruksel është ndryshe dhe ato nuk mund t'i lejojnë të gjitha. Kjo luan një rol shumë të rëndësishëm, nëse bëhet fjalë për mbështetjen e perspektivës europaine, madje kjo është edhe më e rëndësishme se sa liria e lëvizjes së forcave të punës apo paratë nga Brukseli.

Pra ekziston dëshira për një patronazh nga BE-ja?

Në një farë mënyre po. Kjo ka ndodhuu edhe gjatë luftërave në jugosllavi, kur kërkohej një protektorat i Europës. Kjo nuk funksionoi, ose nuk funksionoi mirë. Por në rajon e dëshirojnë deri diku një farë hegjemonie, një dominim të mendimit dhe veprimit europian dhe një demokraci europiane.

A munden vendet e Ballkanit pa një influencë kontrolli të BE-së që të zhvillohen drejt forcimit të shtetit ligjor dhe standardeve demokratike?

Unë besoj ato munden, por u mungon një motivacion i fortë. Ata, që më së shumti i kanë ndërkombëtarizuar vlerat europiane, kanë humbur një aleat të rëndësishëm. Ata kishin një gur të çmuar në dorë: duke thënë, se nëse bëni kështu si ne, atëherë do të vini në BE. Nëse tani nuk mund ta thonë më këtë, atëherë imazhi i tyre në shoqëri është një ndër shumë të tjerë. Në rastin më të keq donimojnë konceptet autoritare. Anëtarësia në BE nuk është garanci, që nuk mund të ketë zhvillime drejt autokracisë, që nuk mund të ketë kthim pas. Këtë e shohim në Hungari.

A shihni në Ballkan rrezikun, që Rusia të marrë një rol të rëndësihëm, ndoshta në vend të BE-së?

Unë nuk besoj, që këto vende tani do të orientohen nga Rusia, ashtu siç rëndom shprehet kjo drojë. Rusia në thelb nuk ka shumë për të ofruar, përveç energjisë, ky vend do të mbingarkohej duke luajtur tani një rol, siç e ka luajtur deri më sot BE-ja. Këtë e dinë të gjithë. Por rusët mund ta shfrytëzojnë mundësinë, që ta vështirësojnë situatën.

A mbetet Ballkani një fuçi baruti, sikurse thuhet shpesh?

Ballkani në fakt nuk është aspak fuçi baruti. Fuçi baruti është Europa. Por Ballkani është fitili. Kjo është e rrezikshmja. Konfliktet, që krijiohen aty, nuk mbeten aty. Ato nuk mund të izolohen. E pikërisht situata aktuale, ku bota është bërë e paqndrueshme, ku nuk ka një fuqi orientuese, palët e konfliktit në Ballkan e kanë edhe më të lehtë, që të gjejnë aleatë diku mes fuqive të mëdha. E në fakt kjo është situatë si në vitin 1914 – e kësaj duhet t'i trembemi më së shumti.

Norbert Mappes-Niediek është gazetar, ekspert dhe autor për zhvillimet në Europën Juglindore. Ai si gazetar shkruan për gazeta të ndryshme gjermanofone dhe ka botuar disa libra për Ballkanin Perëndimor. Ndër botimet e fundit është libri "Romë të varfër, ciganë të këqinj". /DW/.

LAURIE WALKER THOTË SE ANËTARËSIMI I SERBISË S’ËSHTË AS TEMË PËR NATO-N


Laurie Walker, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Sigurinë, ka deklaruar se anëtarësimi i Serbisë në NATO nuk është në rënd të ditës dhe nuk është as çështje për Aleancën.

Walker ka thënë se NATO ka marrëdhënie të mira me Serbinë në terme të bashkëpunimit potencial dhe dialogut, por anëtarësimi eventual i Serbisë nuk është as çështje.

I pyetur rreth pretendimit eventual të Serbisë për anëtarësim, Walker ka përfunduar duke thënë se raportet me Serbinë do të ndërtohen në kuadër të partneriteti dhe jo anëtarësimit.

Zyrtari i lartë i NATO-s: Roli i Rusisë në Ballkan po ekzagjerohet, po e mbështesim FSK-në

Ndjekim me vëmendje rritjen e propagandës e dezinformimit nga ana ruse në Ballkan, thotë për Deutsche Wellen, Laurie Walker, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Sigurinë.

Deutsche Welle: Po bëhet e qartë një rritje e influencës ruse në Ballkan. Duke pasur parasysh edhe pasigurinë lidhur me administratën e re amerikane, si po reagon NATO për këtë?

Laurie Walker: Ne e shikojmë rajonin si të një rëndësie strategjike, por jemi edhe tejet të angazhuar, që të sigurojmë që vendet e rajonit të jenë të afta të marrin vendimet e tyre pa presion. Për këtë arsye jemi të shqetësuar për rritjen e propagandës dhe deinformacionit që shohim nga pala ruse. Perspektiva jonë është që të përballemi me faktet në një mënyrë të qetë dhe të qëndrueshme. Ne nuk konkurrojmë në një garë propagandistike me Rusinë, por i lëmë faktet të flasin vetë. Por mendoj se është e nevojshme të jemi kujdesshëm dhe të shohim faktet, nganjëherë ekzagjerohet me ndikimin rus. Po të shikoni Serbinë për shembull, statistikat për tregtinë e Serbisë me Rusinë bëjnë fjalë për 8%, në një kohë që me Bashkimin Europian ato arrijnë rreth 60%. Kemi nevojë t'i shohim gjërat në këtë perspektivë.

Çfarë hapash po merrni ju konkretisht për këtë fenomen në rritje?

Ky është një fenomen në rritje, por jo plotësisht i ri. Ajo që po bëjmë është t'i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh në rajon, dhe jemi po ashtu të angazhuar politikisht atje. Sekretari i Përgjitshëm vizitoi së fundmi Bosnjen dhe KFOR-in në Kosovë.

Si i shikon NATO këto vende në strategjinë e sigurisë për rajonin?

Më lejoni të them diçka lidhur me perspektivën e përgjithshme për atë se si NATO i përqaset rajonit. Gjëja e parë që bën NATO është të shtojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe në veçanti me angazhimin me prezencën e KFOR-it në Kosovë. Por ne punojmë me të gjitha vendet në rajon në partneritet dhe për reforma, duke i ndihmuar ato të ndërtojnë kapacitetet e tyre dhe forcojnë integrimin e bashkëpunimin me njëri-tjetrin. Për sa i përket Kosovës, NATO nuk është e përfshirë në procesin e njohjeve, ne kemi status neutral dhe jemi aty në bazë të rezolutës së OKB-së 1244 për të garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet atje. KFOR është përgjegjëi i tretë pas policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe jemi duke mbështetur forcat e sigurisë në ndërtimin e kapaciteteve për të efektivizuar rolin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Por në Kosovë si edhe në Bosnje kemi po ashtu një rritje të pasigurisë për shkak të influencave të ndryshme dhe provokimeve. Si reagoni ju në raste të tilla, le të kujtojmë ndërtimin e murit në Mitrovicë, apo provokimi me trenin?

E rëndësishme është ruajtja e qetësisë dhe zbutja e retorikës, sepse kjo është në interesin e të gjithëve, pra të bashkëpunojmë. Ky është mesazhi thelbësor që NATO dërgon rregullisht: Që ne kemi një status neutral, dhe mbështesim stabilitetin në rajon. Muri po prishet, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm bisedoi me kryeministrin serb, (Aleksander Vuçiq) gjatë forumit në Davos për incidentin me trenin e për të shprehur shqetësimet e tij, e më pas patëm një takim tjetër në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, të cilin ne e mbështesim fort. Mesazhi ynë është të hedhim vështrimin më larg dhe të mbetemi të qetë. Rritja e retorikës nacionaliste nuk është në interesin e askujt.

Në Malin e Zi ka një pjesë të madhe të popullsisë që kundërshton anëtarësimin në NATO. Po bëni diçka për të siguruar mbështetjen për NATO-n në këtë vend?

Jam i vetëdijshëm, se gjysma e popullsisë është kundër anëtarësimit në NATO, dhe se qeveria u zgjodh me platformën e një anëtarësimi në NATO, po ashtu edhe një numër partish opozitare mbështesin anëtarësimin në NATO. Por ne e pranojmë se kjo është ende një çështje e debatit publik në vend, dhe se ka pasur shumë përpjekje nga autoritetet e organizatat jofitimprurëse për të angazhuar njerëzit në një diskutim për anëtarësimin në NATO, se çfarë do të thotë kjo, cilat janë beneficionet që dalin prej tij, dhe ne kemi qenë pjesë e këtij diskutimi.

Ka pasur shumë diskutime në rajon së fundmi për rritjen e ekstremizmit islamik në rajon...

Duket folur në kuadër të asaj që bën NATO, do të kthehesha tek krijimi i elementëve bazë: ndërtimi i institucioneve dhe kapaciteteve. Po punojmë me të gjitha vendet e rajonit në këtë drejtim, në trajnim, personel dhe aftësinë operative. Kemi punuar për shkatërrimin e armëve të vogla në rajon dhe mijëra ton municioni për të siguruar që ato të mos keqpërdoren. Kështu po bëjmë shumë bashkarisht me vendet e rajonit.

Laurie Walker është përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në divizionin e NATO-s për Çështjet Politike dhe Strategjinë e Sigurisë. Intervistën e zhvilloi drejtuesja e Departamentit të Europës të Deutsche Welles, Adelheid Feilcke.

Kryeministri i Republikës së Kosovës,Akademik Prof.dr. Isa Mustafa, priti në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.


Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe progresin që po arrihet në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane si dhe proceset tjera.

Duke e falënderuar ish-presidentin Mesiq për kontributin e dhënë për Kosovën gjatës kohës sa ka qenë president, sidomos pas shpalljes së pavarësisë në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral me Kroacinë.

“Republika e Kroacisë ka dhënë mbështetje të madhe për Kosovën duke qenë partner i rëndësishëm në rrugën e konsolidimit dhe të forcimit të shtetësisë”, tha kryeministri Mustafa.

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtejshme për Kosovën.

Gjuha shqipe dhe boshnjake vendosen në programin arsimor në Turqi

Gjuha shqipe dhe boshnjake vendosen në programin arsimor në Turqi

Ministria turke e Arsimit Kombëtar ka vendosur në programin arsimor për vitin e ardhshëm gjuhën shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje duke nisur që nga klasat e 5-ta. Dy gjuhët e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta.

Sipas informacioneve që AA-së ka marrë nga zyrtarët e ministrisë, mësohet se në kuadër të projektit “preferenca ime është turqishtja”, i zhvilluar në prill të vitit të kaluar nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit të Turqisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës është mbajtur “Festivali i 4-ët tradicional i fëmijëve”, për nxënësit të cilët mësojnë turqishten si lëndë me zgjedhje në shkollat shtetërore të Bosnje dhe Hercegovinës.

Në këtë kuadër në tetor të vitit të kaluar mes Ministrisë turke të Arsimit dhe Universitetit Trakya ishte nënshkruar protokolli i bashkëpunimit me qëllim për të mundësuar që nxënësit të kenë njohuri të kulturave të ndryshme, dhe transmetimin ndaj brezave të ardhshëm të gjuhëve dhe dialektet që “jetojnë” në Turqi.

Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit.

Pas procesit të vlerësimit të programit kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore. Nxënësit që nga viti i ardhshëm mësimor do të mund të mësojnë gjuhët shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje në shkolla që nga klasa e 5-të.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...