Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/23

Kriminelja Danica Marinkoviq, ish – dënuese e shqiptarëve në Kosovë, me libër kundër tyre

Danica Marinkoviq, ish – dënuese e shqiptarëve në Kosovë, me libër kundër tyre

Promovimi i librit „Gjykatësi në luftë dhe në paqe” i autores Danica Marinkoviq, ish – gjykatëse dhe ish – shefe e ekipit hetues kundër shqiptarëve para dhe gjatë viteve të luftës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë që kontrollohej nga pushteti pushtues serb, është bërë sonte në Ruski dom (Shtëpia ruse) në Beograd, transmeton koha.net.

Siç përcjell portali ‘kurir’ i Beogradit ‘ fjala është për një roman historik në të cilin, siç ka thënë autorja, me jetën personale e familjare ka dashur ta rrëfejë situatën në Kosovë të krijuar me “veprimin e terroristëve dhe separatistëve shqiptarë”.

“Ata, si me vrasje ashtu edhe me sulme e blerje të pasurisë serbe me paramendim kanë punuar për të krijuar Kosovën e pasur etnikisht. Aty është përmendur edhe rasti i fshatit Reçak sikur dhe ai i Kleçkës ku është bërë krim ndaj shoqërisë civile. Aty janë përmendur të gjitha aksionet terroriste që terroristët i kanë bërë ndaj policisë, ushtrisë, popullatës civile, madje edhe ndaj shqiptarëve luajalë ndaj Serbisë”, ka thënë ajo për këtë portal duke folur edhe për periudhën kur “ishte shtënë kundër saj që të mos kuptohej e vërteta për Reçakun që ishte shkak i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë”:

“Pas tri ditësh pengimesh e të shtënash ia dola të futëm në terren dhe të konfirmoj e ta dëshmojë të vërtetën se në Raçak nuk ka ndodhur masakra por vrasja e pjesëtarëve të bandave terroriste në përleshje me policinë”, ka përsëritur Marinkoviq versionin e vet të hetueses të këtij krimi serb ndaj popullatës civile shqiptare në këtë fshat në janarin e vitit 1999.

Në promovim kanë folur ish- ministri serb i Drejtësisë, Nikola Selakoviq, ish – ministri i Jashtëm Vladislav Jovanoviq, akademikja dhe historiania nga Rusia Jelena Guskova, ish – zyrtari i Shërbimit sekret serb në Kosovë Miroslav Radeviq, etj.

Marinkoviq mbahet ndër mend si dënuese e pamëshirshme e shqiptarëve të akuzuar për “irredentizëm e terrorizëm”

Raporti i Dick Martit, raport i Sllobodan Millosheviqit

Image result for dick marku deputet zviceran

Është fat më shumë se i keq se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kastrioti e deri te Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas Luftës së Dytë Boterore.

.... Ekziston vetëm një arsyeje që është turp i turpit për çdo shqiptar që guxon ta vrasë kryevlerën e shqiptarëve të Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, t’i thotë “Po” një Gjykate Speciale që formohet jashtë juridiksionit të Kosovës.

Për faktin se ajo po ngrihet mbi bazën e gjuhës se gënjeshtrave të regjimit gjenicidal të Millosheviqit të përcjella në Këshillin e Evropës nga miku i Millosheviqit, senatori Dick Marti. Cilido shqiptar që nuk e kupton ketë, është Tradhtar E Bir Tradhtari, që nuk e meriton jetën në ketë dhe!

Votimi  në Kuvendin e Kosovës, për të gjithë ata që i kanë votat, nga votuesit  e që janë deputetët më kontrovers e paradoksal në Kuvendin e Kosovës, sipas diskutimeve që dëgjuam, ata turp të madh po u lanë fëmijëve të tyre! Ata duhet ta thërrasin ndërgjegjen e tyre nëse u ka mbetur sado pak nder e dinjitet!

 Kuvendi e Kosovës ka  votuar Planin “Patkoi” të hartuar nga pushtuesi serb, i cili ushtroi për një shekull gjenocid mbi popullin tonë!

Kuvendaret e votuan Raportin e Millosheviqit i cili ishte  përcjellë nga Dick Marti!



Ku e solli Kosovën kjo retorikë?

Vendi gjendet para aktit të kryer: një Gjykatë Speciale apo Tribunal do të merret me akuzat e ngritura në Raportin e politikanit zviceran.  Nuk ka asnjë dyshim se ky do të jetë pastaj rast i mirë për Rusinë që të demonstrojë ndikimin e saj në politikën botërore. Prishtina do t’i ofronte Moskës shans për profilizim politik në forumin më të rëndësishëm të OKB-së.

Demonizimi disavjeçar i Dick Martyit, siç po shihet këto ditë më mirë se ndonjëherë më parë, nuk i solli asgjë Kosovës.

 Që ai ka qenë kritik sa i përket pavarësimit të Kosovës është punë e ditur. Marty nuk është i vetmi zë kritik.

Kosova gati për çdo ditë ka rastin të dëgjojë deklarata kundër mëvetësisë së saj – së fundi nga goja e presidentit çek, vendi i të cilit madje e ka pranuar Kosovën. Kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës ka edhe në Kuvendin e Kosovës, madje edhe në mesin e partive politike shqiptare. Andaj nuk duhet të përzihen akuzat që ka ngritur Dick Marty në Raport me qëndrimet e tij politike sa i përket statusit të Kosovës. Fundja, skeptikë ndaj pavarësisë së Kosovës sot janë edhe disa politikanë perëndimorë që më 1999 mbështesnin çlirimin e Kosovës. Të tillë ata janë bërë për shkak të papërgjegjësisë së klasës politike të Kosovës, për shkak të kriminalitetit dhe korrupsionit të pafundmë.

Medalja amerikane

Derisa një pjesë e opinionit të zhurmshëm të Kosovës dhe të Shqipërisë nuk i merrte seriozisht akuzat e Dick Martyit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian paralajmëruan menjëherë hetime.

Për Washingtonin Dick Marty është një personalitet i njohur. Nuk i përket së majtës sektare evropiane, e cila e urren Amerikën. Marty është politikan liberal zviceran dhe ka përvojë të madhe si prokuror.

 Për meritat e tij në luftë kundër tregtisë me drogë dhe krimit ndërkombëtar ai u nderua në vitin 1987 nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-së. Në vitin 2005, Marty u ngarkua nga Këshilli i Evropës të drejtojë hetimet mbi transportimin e fshehtë të të burgosurve dhe kampet e të burgosurve të shërbimit sekret amerikan CIA.

Në dy raporte ai arriti të dëshmojë ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në Poloni dhe Rumani – burgje këto të ngritura në kuadër të së ashtuquajturës “luftë kundër terrorit”.

Amerikanët nuk e shpallën Martyin antiamerikan për shkak të kritikave ndaj CIA-s. Edhe superfuqia bën shkelje të drejtash njerëzore (shih keqtrajtimet në burgun Abu Graib në Bagdad, mbajtjen shumëvjeçare dhe pa aktakuzë të njerëzve në burgun Guantanamo etj).

Pasi Dick Marty e publikoi Raportin për Kosovën, SHBA-ja dhe BE-ja caktuan në kuadër të EULEX-it një prokuror special, Clint Williamson, i cili do të merrej më hollësisht me këtë çështje. Williamson, një prokuror amerikan me përvojë, është duke kryer hetime që nga tetori i vitit 2011. Në maj 2012 Kuvendi i Shqipërisë miratoi një ligj, i cili lejonte hetimet nga ana e EULEX-it në territorin shqiptar në lidhje me akuzat e ngritura në Raportin e Dick Martyit. Qëllimi është që të gjendet e vërteta sa u përket krimeve të luftës në Kosovë dhe në Shqipëri kundër serbëve të rrëmbyer në Kosovë dhe kundër shqiptarëve që disa hardallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të shumtën e rasteve pa asnjë fakt i konsideronin “spiunë të Serbisë”. Në fakt, bëhej fjalë vetëm për rivalë politikë shqiptarë.

A thua Shqipëria kishte diçka për të fshehur gjatë gjithë këtyre viteve derisa refuzonte bashkëpunimin e plotë me bashkësinë ndërkombëtare sa u përket krimeve të mundshme të luftës dhe të pasluftës? Në një intervistë dhënë revistës gjermane “Der Spiegel” më 21 shkurt 2000, ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Bujar Bukoshi, kishte thënë se vala e dhunës në Kosovë është e drejtuar nga Shërbimi Sekret i Republikës së Shqipërisë (SHIK). Të gjithë agjentët e larguar të Sigurimit famëkeq të diktatorit komunist Enver Hoxha janë aktivizuar pas ardhjes në pushtet të socialistëve, thoshte atëbotë Dr.Bujar Bukoshi. “Der Spiegel” nënvizonte: “Sipas informatave të Bukoshit rreth 200 oficerë të lartë të SHIK-ut po qëndrojnë në Kosovë (...). Qëllimi i tyre është destabilizimi i Kosovës dhe kontrollimi i saj nga Tirana dhe që tani po imponohet një ekonomi gangsterësh si në shtetin fqinj (Shqipëri, v.j.)”.

“Më vjen mirë që qenke mirë”

A mund të jetë Shqipëria bashkëpjesëmarrëse në krime të luftës, sepse ka lejuar që në territorin e saj grupe kriminelësh që prezantoheshin si padronë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të hapnin madje edhe burgje e qendra ndalimi për keqtrajtime civilësh?

 Ka fakte që flasin për këtë. Në një intervistë për TV Mitrovicën, Ymer Ymeri, i cili është mbajtur në burgun e Cahanit të Krumës për shkak se dyshohej se ishte “mbështetës i Ibrahim Rugovës dhe i LDK-së”, jep dëshmi të besueshme për keqtrajtim të civilëve nga “komandantët e UÇK-së”. Gjatë intervistës në emision inkuadrohet nga Ferizaj Sabit Azizi, ish-pjesëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së, i cili në vitin 1999 kishte shërbyer në Cahan.

 “Zotërinë (Ymer Ymerin, v.j.) kam pasur rastin ta takoj si të burgosur në Cahan. M’u kujtua pas 13 vitesh. Nuk e kam ditur kush jeni. Njerëzit kanë folur.

Po më vjen mirë që po të shoh shëndosh e gjallë”, thotë Sabit Azizi. Në një vend serioz Sabit Azizi së paku do të merrej në pyetje nga drejtësia, e cila do të duhej të hulumtonte e hetonte rastin e Ymer Ymerit. Asgjë nuk ka ndodhur deri më sot.

 Prokurorët e Kosovës kanë futur kokën në zall. Heshtin.

Tragjedia më e madhe është se as shoqëria e Kosovës nuk e ka shtuar presionin publik që fajtorët e krimeve të tilla të ndiqen. Në këtë heshtje hyjnë edhe një pjesë e madhe e gazetarëve të Kosovës. Përse Ymer Ymeri u mbajt në burg në Cahan nga 12 prilli 1999 deri më 20 qershor 1999? Gjatë intervistës me Ymerin në TV Mitrovica në emision inkuadrohet përmes telefonit edhe një ish-ushtar tjetër i UÇK-së.

Thotë se po telefonon nga Gjilani, nuk prezantohet me emër e mbiemër, e përshkruan burgun e Cahanit, tregon se kishte ardhur vullnetar nga Gjermania. “Tash po ma rifreskon kujtesën (...) ato kujtime ndaj teje sot i mbaj të freskëta, trishtuese kanë qenë. M’u ke dhimbtë si babai im, si vëllai im, por ti je prezantuar atëherë si njeri i dyshimtë, thoshin e kemi zënë një njeri të dyshimtë. (...) Po më vjen mirë që qenke mirë”, thotë ky ish-ushtar. Ymer Ymeri është vëllai i aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenicë, Haki Ymeri, i cili u vra në fillim të nëntorit të 1999-s.

Rasti i Ymer Ymerit mund të jetë njëri prej qindra krimeve të luftës. Për fat të mirë ky ka shpëtuar i gjallë nga dora kriminale shqiptare, por sa të tjerë janë vrarë e nuk u gjendet asnjë shenjë? Gjykata Speciale me gjasë do të merret kryesisht me fatin e civilëve serbë e romë të rrëmbyer nga UÇK-ja dhe të transferuar në Shqipëri.

 Gjithnjë e më shumë po përmendet Rahoveci dhe rrëmbimi i disa civilëve serbë si bazë e aktakuzave që do të ngrihen nga Gjykata Speciale. Zaptimi i Rahovecit ka qenë një prej aksioneve më të pamenduara të UÇK-së për shkak se ishte përgatitur në mënyrë joprofesionale.

 Nga perspektiva e sotme duket si një kurth i forcave serbe, të cilat e lëshuan këtë qytet në mënyrë që kryengritësit shqiptarë ta dëshmonin trimërinë e tyre duke rrëmbyer ndonjë civil serb. Gjykata Speciale do të merret me ato raste për të cilat ka dëshmi. Qarqet e afërta me hetimet thonë se dëshmitarë ka në Shqipëri dhe në Serbi.

Kur do të flasin edhe dëshmitarët në Kosovë? Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë në të shumtën e rasteve të krimeve të luftës apo korrupsionit ka dështuar për shkak se qytetarët refuzojnë të dëshmojnë – qoftë nga frika, qoftë nga lojaliteti.

“Menaxherë” dhe “recepsionistë”

Imazhi i Kosovës nuk njolloset nëse të dyshuarit për krime lufte dalin para gjyqit. Imazhi i Republikës dëmtohet nëse kjo shoqëri vazhdon t’i durojë e pranojë të dyshuarit për krime lufte si deputetë, kryetarë komunash, funksionarë të lartë shteti. “Menaxherët” e burgut në Cahan dhe “recepsionistët” e “Hotel Drenicës” në Durrës e kanë vendin në burg.

Të nervozohesh sot, siç bëjnë disa arsyetues krimesh, se bashkësia ndërkombëtare po krijon Gjykatë Speciale për të “njollosur luftën” është më shumë se absurde. Lufta për liri nuk po del para gjyqit, keqpërdoruesit e saj po! Iluzionin se askush nuk do të preket për krimet e së kaluarës ka mundur ta mbajë gjallë me manipulime deri me tash.

Raporti i Dik Martit, një zhurmënajë me prapaskenë të dyshimtëNga Nga Eden Babani (Bruksel) më 23/12/2010
Në një shkrim të para dy a tri ditëve, pata shprehur mendimin se “rastësisht ose jo” qerthulli i dyshimeve të ngritura për të përbaltur imazhin e Kosovës, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në përgjithësi, të hedh në Alpet Helvetike. Është fakt i njohur që Zvicra ka qenë qendra ku u strehuan dhe u rehatuan shërbimet sekrete të vendeve të ndryshme, qysh përpara Luftës së Parë Botërore. Aty e zhvilluan veprimtarinë e tyre edhe në periudhën mes Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë. S’ka asnjë dyshim se aty kanë përjetuar edhe të ashtuquajturën Lufta e Ftohtë, edhe periudhën pas rënies së Murit të Berlinit. Të gjitha vendet pjesëmarrëse në konfliktet e përbotshme të shekullit të kaluar, të nxehta e të ftohta, e njihnin këtë të vërtetë. Pa as më të voglin dyshim, duhet ta njohin edhe sot. Ishin në dijeni, madje duhet të jenë ende, shtetarët e konfederatës së vogël asnjanëse. Të gjithë e kanë pranuar këtë realitet dhe kanë bërë të paditurin, ani se, po të mblidheshin të gjithë librat me kujtime të spiunëve më të mëdhenj që ka njohur historia e njerëzimit, shpërndarë bibliotekave të ndryshme anekënd botës, do të përbënin një bibliotekë origjinale, ndoshta më interesanten.
Në këtë mjedis pjellor helvetik, nuk përbën çudi lulëzimi i ndonjë filizi të antishqiptarizmit, një nocion i kultivuar ndër shekuj nga fqinjët tanë shovinistë. Ujku do mjegull. Dhe ujku grabitqar serbomadh zor se do të gjente mjegullnajë më të përshtatshme informacioni a dezinformacioni, mediatik ose jo, shpërndarë nga shërbimet sekrete. Ishte e pritshme që vrullin e ri revanshist, serbizmi ta rimerrte më lehtë në qendrën gjeografike të Europës, sesa në Beogradin e leqendisur prej shovinistësh të konsumuar e groteskë. Tashmë, në skenë do të dilnin aktorë të rinj. Me statusin e ri të diplomates, zonjës Del Ponte nuk do t’i shkonte përshtat të amplifikonte dyshimet e publikuara në broshurën e vet “Gjurma”. Kali i betejës së saj antishqiptare, i duhej deleguar dikujt tjetër. Më i përshtatshmi sigurisht, do të ishte bashkëkombësi nga Lugano, Dik Marti, një njeri me potencial të njohur antishqiptar.
Fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Marti, do t’i jepte një intervistë gazetares së pavarur zvicerane, Silvia Katori, botuar më 12 mars 2008 në “Edicioni ndërkombëtar Volter” (Voltaire, edition Internationale). Shpërthimi i helmit të bashkëkombëses gazetare të Carla Del Pontes dhe të Dik Martit ndaj shqiptarëve, bie në sy qysh në paratitull e në titull: “Kutia ballkanike e Pandorës” – “Pavarësia e Kosovës nuk u vendos në Prishtinë”. Me këtë dashakeqësi të paskajshme, gazetarja zvicerane ka paragjykuar qysh në zanafillë të procesit se pavarësia e Kosovës, as më pak, as më shumë, do të shkaktonte katastrofa për gjithë rajonin. Kjo është edhe kuintesenca e intervistës, e cila synon t’u u mohojë shqiptarëve të Kosovës shqiptare luftën e tyre për liri e pavarësi. Pa i lënë kohë të njihet me brendinë e intervistës, thua se synon ta hipnotizojë lesuesin, Silvana Katori e përmbledh tërësinë e pyetje-përgjigjeve në një rezyme shumë kuptimplote: “Kosova e shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme, më 17.02.08. Cila do të jetë Kosova e nesërme? Duke njohur pavarësinë e Kosovës, e cila ka pritur (në territorin e saj, E.B.) bazën ushtarake amerikane më të madhe në botë, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Zvicra, mos vallë, kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke krijuar një padrejtësi ndaj popullit serb, duke ndezur zjarre të shuar keq, duke përgatitur terrenin për konfrontime të dhunshme në Ballkan?”
Asohere Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Këshillin e Shteteve të Konfederatës Helvetike, Dik Marti, siç del nga pyetjet e përgjigjet që ndjekin rezymenë e mësipërme, iu kundërvu politikës zyrtare të Zvicrës, e cila, ndër të parat, njohu Kosovën e Pavarur. Pyetjes mos vallë kjo njohje përbënte një precedent të rrezikshëm, Marti i përgjigjej se ai nuk e kishte kuptuar asnjëherë qëndrimin zonjës Calmy-Rey, ish Ministre e Jashtme, e cila, qysh në vitin 2006, ishte shprehur haptazi pro pavarësisë së Kosovës. Sa më sipër, nuk lë asnjë dyshim se Dik Marti, më së pari ka qenë tepër i interesuar që Kosova të mbetej provincë e Serbisë.
Një pyetjeje tjetër nëse ngutja e Zvicrës lidhur me këtë dosje, e kishte befasuar ose jo zotin Marti, ky i përgjigjet: “Unë nuk e kuptoj pse Këshilli Federal nuk u dëgjua përpara. Këtu ka diçka të papritur. Pavarësia e Kosovës nuk u vendos në Prishtinë. Shumica e vendeve nuk e kanë njohur dhe nuk do ta njohin.”
Për fatin tonë të mirë dhe për fatin e tij të keq, profecia i Martit nuk u realizua dhe, me sa shihet, nuk do të realizohet as në të ardhmen, me gjithë dëshirën e papërmbajtur për të përbaltur shqiptarët.
Për kureshtje të lexuesit, e shoh të udhës të shtoj se zonja Katori, me origjinë nga kantonet italishtfolëse të Zvicrës, është gazetare e pavarur. Siç vihet në dukje në faqen “Voltaire, edition internacionale”, vitet e jetës së saj, kaluar “përtej detit”, në Azinë Juglindore dhe në Oqeanin Indian, i kanë dhënë mundësinë të bjerë në kontakt me mjedise të ndryshme të diplomacisë ndërkombëtare dhe të fitojë një farë mirëkuptimi mes syresh. Ajo ka tërhequr vëmendjen, veçanërisht, si dëshmitare, lidhur me një proces ndaj Tsahal-it (ushtria i Izraelit) në Cisjodrani. Është bëre e njohur sidomos si përkrahëse e çështjes palestineze, si edhe për konsideratën e saj tendencioze ndaj shtetit hebre, të cilin e quan “Shtet Patologjik”, duke bërë dashur-padashur lojën e Bin Ladenit, të Ahmadinexhatit e të terrorizmit ndërkombëtar, kundër SHBA-së dhe BE-së.
Siç shihet, intervista e paradyvjetëve e Dik Martit, një kondensim i qëndrimit të tij kundër Kosovës dhe pro Serbisë, vërteton se Raporti i fundit për trafikim të organeve njerëzore nga ana udhëheqësve të UÇK-së nuk është veçse një zhurmënajë e lëshuar për qëllime antishqiptare. Raporti i tij, tashmë i denoncuar nga organizma dhe organe të njohura shtypi me reputacion të padiskutueshëm, fsheh një prapaskenë të dyshimtë me skenografi të hartuar në rrethana të errëta. Kali i tij i ri i betejës, zbritur nga Alpet e Zvicrës, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, është risi e pabesueshme.


Avokati Tom Gashi:Një pjesë e emrave që do të akuzohen nga Specialja e gjejmë në raportin e Dick Martyt


Muaji qershor 2017  supozohet të jetë ai kur do të nisë punën Gjykata Speciale me seli në Hagë. Kërkesat e Veteraneve të Luftës së UÇK-së, për ndryshime të ligjit për Gjykatën Speciale, janë të vonuara dhe tani të ndikuara nga politika. Kërkesat e tilla është dashur të bëhen para se të hartohen dhe votohen ligjet për Gjykatën Speciale.

 Ai ka pranuar se zyrtarë të profilit të lartë e kanë konsultuar për Gjykatën Speciale por nuk dëshiron të përmend emra.

“Sa i përket personave që do të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, askush me saktësi, përveç prokurorit nuk i di këto, dhe askush nuk do të duhej të bënte spekulime të tilla, duke përmendur emra të përveçëm kinse ky person apo ky personalitet është në listën e të akuzuarve të Gjykatës Speciale. Për sa i përket fillimit të punës, apo fillimi të gjykimeve, apo fillimit të arrestimeve prapë se prapë këto janë periudha jo fikse të caktuara por supozohet që diku kah qershori i këtej viti do të funksionalizohet në tërësi Gjykata Speciale dhe do të fillojë punën e saj me rastin e akuzimit të personave të parë që do të përballën në Gjykatën Speciale”, tha Gashi.

Gashi duke treguar se në zyrën e tij, janë të angazhuar edhe dy avokat amerikan, Gergor Guy Smith dhe Colleen Rohan, tha se janë kontaktuar nga profile të larta të shtetit të Kosovës për akuza të mundshme nga Gjykata Speciale.

“Ne jemi kontaktuar nga zyrtarë të caktuar të cilët potencialisht mund të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, por për shkak të konfidencialitetit, ndjeshmërisë së rastit ne nuk mund t’i bëjmë publike emrat, ne jemi kontaktuar që të iu ofrojmë shërbime juridike në rast se ata akuzohen. Është e vërtet që jemi kontaktuar po ashtu, është e vërtet që nuk mund t’i themi emrat, t’i bëjmë publike emrat sepse atëherë thjeshtë nuk do të ishte fer. Këta persona që janë të nivelit të larët mund të jenë potencialisht të akuzuar në Gjykatën Speciale për shkak se emri i tyre është përfol shumë dhe një pjesë e tyre emrin e tyre e gjejnë edhe në raportin e Dick Martyt. Nuk mund të iu njoftojmë a janë marrë në pyetje a jo, por mund të iu njoftojmë se emrat e tyre janë në raportin e Dick Martyt, senatorit zvicerane për të cilin faktikisht prej këtij raporti i cili ka qenë raport politik është në shndërruar në një dokument që është hetuar nga vetë kryeprokurori Clint Williamson dhe të shohim se a do të akuzohen apo jo”, tha Gashi.

Sa i përket kërkesave të veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gashi tha se ato janë të vonuara dhe se nuk do të kenë efekt në punën e Gjykatës Speciale.

“Kërkesat e veteranëve janë kërkesa të cilat do të duheshin të bëheshin në vitin 2015-të, kur Parlamenti i Kosovës e ka votuar ligjin për Gjykatën Speciale, këto kërkesa janë të vonuara dhe secili që donë ta lexoj ligjin, dispozitat ligjore që ato faktikisht në atë mënyrë janë votuar nga deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ndryshime eventuale në këtë formë të presionit të veteranëve të luftës së UÇK-së, tani është i vonuar. Unë besoj që ka edhe manipulime politike të zyrtarëve të lartë të Qeverisë të cilët mundohen që eventualisht të bëjnë presion që ky presion, sipas tyre mund ta shtyje fillimin e punës së Gjykatës Speciale, por nuk është e vërtet. Deklaratat e fundit të kryeprokurorit Gjykatës, David Shwendiman, i cili ka deklaruar se pa marrë parasysh që mund të ketë turbulenca, pa marrë parasysh që raste të caktuara janë të ndjeshme, se mund të jenë shënjestër edhe zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, ai nuk do të ndalet me punën e tij dhe vetëm do t’i shikoj faktet”, tha Gashi.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2015-të, kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, për mbështetjen ndaj tij dhe Kosovës.





Eliot Engel

Eliot Engel

“Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.

“Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel”.


Ramush Haradinaj 

Një falënderim nga zemra për kongresistin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, Eliot Engel, mbajti të mërkurën një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës.

Atje, kongresisti amerikan ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ka theksuar se është e papranueshme që Serbia po abuzon me Interpolin për të synuar mbajtjen dhe ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po pastron paratë në bankën ku drejtoreshë bordi është bashkëshortja e tij Linda Rama.


Gjatë fjalës së tij në çadrën e lirisë ku prej më shumë se 1 muaji po proteston opozita, Berisha deklaroi se Rama emëroi gruan e tij në bordin e drejtuesve të “ABI Bank” pikërisht për të qarkulluar paratë, sikurse ish-Kryeministri deklaroi: “Nëpërmjet bankës në krye të së cilës emërove me një akt unik, bashkëshorten tënde për të vjedhur paratë e shqiptarëve”.


Pronarët indirekt të “ABI Bank”, janë regjistruar në një zonë Offshore në ishujt Cayman, parajsa fiskale të atyre që gjithmonë kanë për të fshehur shumë më shumë se një gjë në raport me biznesin e tyre dhe dëshirën e përbotshme për evazion fiskal dhe pastrim parash. Në krye të bordit të bankës është emëruar së fundmi Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit

Prenk Gjetaj, priti sot shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou



Kryeministri Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, ka theksuar se të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare që nga përfundimi i luftës.

Duke shprehur përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar pareshtur në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, kryeministri Mustafa, ka theksuar mbështetje të gjithanshme edhe për familjarët e të pagjeturve.

Image result for te pagjeturit e kosoves

“Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet do të punojnë me përkushtim maksimal në të gjitha drejtimet me qëllim të zbardhjes së fatit të të pagjeturve në Kosovë. Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e Kosovës dhe dhimbja jonë me e madhe”, ka thënë kryeministri.

Më tej, kryeministri Isa Mustafa edhe një herë ka apeluar të bashkësia ndërkombëtare që të shtojë presionin mbi autoritetet serbe që të tregojnë ku ndodhen të pagjeturit e Kosovës, të cilët janë rrëmbyer gjatë luftës dhe të dorëzojnë kryesit e akteve kriminale gjatë asaj periudhe.




Prenk Gjetaj


Prenk Gjetaj


- Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, priti sot shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, ku bashkërisht diskutuan mbi mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Autori: Lajmi.netLajmePolitikë9:10, 21 July 2016
Alexandra Papadopoulou
Alexandra Papadopoulou
Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Bashkimi Evropian  zyrtarisht ka emëruar shefe të   EULEX-it. greken  Alexandra Papadopoulou,  diplomate.Ajo ka filluar  së ushtruari detyrën e saj që nga 1 shtatori 2016 duke zëvendësuar kështu Italianin Meucci I cili është në pozitë që nga 15 tetori 2014.







Kryesuesi Gjetaj njoftoi Shefen e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, për punën dhe aktivitetet e realizuara nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjithnjë me mbështetjen edhe të institucioneve ndërkombëtare, në përpjekjen e përbashkët për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Po ashtu, Gjetaj theksoi se ‘Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar në ofrimin e gjithë përkrahjes së nevojshme për punën profesionale, dhe çdo lokacion të shënjuar brenda territorit të Republikës së Kosovës ta procedojmë sa më parë në kuptimin e vlerësimit profesional, gjithnjë në respektim të procedurave ligjore në fuqi dhe të drejtës së familjarëve për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.’

Image result for te pagjeturit e kosoves

Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, edhe gjatë këtij takimi siguroi kryesuesin Gjetaj, që EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë gjithë përvojën, dijen, pajisjet dhe ekspertizën profesionale për institucionet e Kosovës, në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.


 Ajo shtoi se ‘EULEX është këtu për të ndihmuar institucionet e Kosovës, dhe Kosova duhet të ecë përpara duke trajtuar edhe çështjet nga e kaluara, dhe sigurisht që çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet kyçe, edhe pse gjetja e personave të zhdukur, është proces tejet i ndërlikuar. Dhe sa më shumë koha kalon, gjërat vështirësohen, por sido që të jetë ne nuk do të dorëzohemi’.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,Gjetaj, shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe punën që është bërë nga ekspertët e EULEX-it dhe bashkërisht u vlerësua e nevojshme që të intensifikohet bashkëpunimi mes të gjithë akterëve të angazhuar në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Në fund të takimit, kryesuesi Gjetaj dhe shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, u dakorduan që të vazhdojnë së bashku në këtë proces dhe të bëhet gjithçka është e mundur për t’u bërë, që familjarët e personave të zhdukur të mësojnë të vërtetën.

Image result for te pagjeturit e kosoves
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se në Serbi janë disa lokacione të cilat po punohet, dhe në disa pritet që të fillojnë punimet me dyshimin për varreza masive me trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Ndër të tjera, Gjetaj ka treguar për gërmimetpër varreza masive në Kizhovak të Serbisë, në fillim nga pala serbe është thënë se ka vdekur dëshmitari, pastaj ka dal një dëshmitar tjetër, e tani janë ndërprerë me arsyetimin se ka mungesë të mjeteve financiare.

Image result for te pagjeturit e kosoves

E gjithë kjo sipas Gjetaj është një lojë e Serbisë.

Ndërsa, për dyshimet në lokacione në Novi Pazar, Gjetaj thotë se është siguruar një dëshmitar i cili pretendon se e di vendin e saktë ku dy shohet për varrezë masive, e që pritet të fillojnë gërmimet.

Image result for te pagjeturit e kosoves

“Sa i përket lokacioneve, tash për tashe kemi Kizhovakun që është përfundua, është ndërpre, bile është ndërpre si zakonisht si dinë pala serbe, sikurse edhe ne Rudnicë ku na kanë ndërpre disa herë në mungesë të mjeteve financiare ose në kuptim të konsolidimit të financave, që nuk mund ta kuptojë. Ata kanë donacion për këtë çështje dhe për këtë projekt nga Zvicra dheMbretëria e Bashkuar.


Image result for te pagjeturit e kosoves


Nuk e di a i kanë marrë paratë, por nëse nuk i kanë marrë i kanë ndërpre për të kushtëzuar për t’i marrë paratë. Do të thotë me lojëra të tilla, krimet i ka bërë tash edhe për me përfitua. Në të vërtetë ne jemi të interesuar, normalisht me çdo çmim, që punimet atje të vazhdojnë.

Image result for te pagjeturit e kosoves

 Për regjionin e Novi Pazarit tani jemi dakordua me dëshmitarin që është i njohur për ata dhe për ne, i cili ka shprehë gatishmëri me dal në vendin e ngjarjes, sepse në vitin e kaluar dy herë është gërmuar atje gabimisht. Kështu që tani e kemi dëshmitarin i cili është i bindur dhe i besueshëmpër të dal për ta shënjuar dhe lokalizuar vendin. Pastaj shikohet për hapat e mëtejmë për caktimin e gërmimit vlerësues”, tha kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj.

Image result for te pagjeturit e kosoves

Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë në lidhje me çështjen e të pagjeturve si dhe të gjejë një mënyrë për ta kushtëzuar atë.

Ndërsa, sa i përket gërmimeve në Kosovë, ai ka bërë të ditur se në vitin 2016 janë bërë disa gërmime në lokacione të ndryshme, por të cilat kanë sjell rezultate negative.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Gjetaj ka theksuar se mjekësia ligjore e vendit për një kohë nuk ka realizuar gërmime me arsyeti min se kanë qenë të zënë me gërmimet në Kizhovak të Serbisë. Por tani që atje janë ndërprerë gërmimet, duhet që gërmimet të vazhdojnë në Kosovë.


Image result for te pagjeturit e kosoves

“Tani nuk e di që ka pas gërmime vlerësuese, por janë disa urdhëresa gjyqësore të cilat duhet tëprocedohen më tutje. Një kohë ekipet e mjekësisë ligjore janë arsyetuar se janë të zëna me Kizhovakun. Kizhovaku, po bëhen dy ose tre javë që i janë ndërpre punimet, dhe nuk ka lëvizur diçka në këtë drejtim.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Prandaj, apeli i jonë që më të vërtetë sa është koha e përshtatshme çdo lokacion i dyshuar të vlerësohet në kohën e duhur, mos të fillojnë pengesat që munden me qenë për shkak të motit të ligë”, tha ai.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Ndërsa, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit, të cilat edhe ato si pasojë e luftërave kanë ende persona të pagj etur, Gjetaj tregon se ditë më parë ka marrë pjesë në një konferencë në Bosnje, organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Image result for te pagjeturit e kosoves


Ai thotë se gjatë kësaj konference arritën përfundime të cilat kanë të bëjnë me punën më të madhe të institucioneve të secilit shtet për personat e pagjetur, bashkëpunim më të madh ndër-rajonal si dhe hartimi i një liste rajonale me personat e pagjetur.

Flori Bruqi

2017/03/22

Herojtë shkruan historinë e Kosovës

Nga Flori Bruqi

E SHKRUAN ME GJAK HISTORINË...

Në historinë më të re të Kosovës përmenden,kujtohen (me të drejtë) ngjarjet e vitit 1968, 1981,1997, 1998, 1999.

Por, tërësisht të lëna anash janë demonstratat e 28 marsit 1989.

Ata që harrojnë historinë, ajo mund tu përsëritet, thuhet jo rrallë.

Ka kohë, përkatësisht 28 vite që 28 marsi i vitit 1989 jo që po heshtet, por shumëkush (sidomos gjeneratat e reja) as që dinë se çka në fakt ka ndodhur në atë ditë.

Para lufte edhe pse institucionet nuk ishin si këto që kemi sot, kujtonin nëpër dhoma këtë datë Mars i Përflakur – kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj
(21.01.1968 - 28.03.1989)etj.

****

Ndoshta nga shumë njerëz kjo datë është e harruar dhe i takon vetëm të kaluarës , mirëpo nëse rikthehemi mbrapa do të shohim se kjo datë ka qenë ndër pikat kyqe të qëndresës shqiptare ndaj
regjimit serbo-sllav , me protesta në mbrotje të shkollës shqipe, sovranitet të shtetit të Kosovës e deri tek çlirimi i saj.

Serbia pas protestave nëpër krejt ish Jugosllavinë “në mbrojtje të shtetësisë së saj” dhe jo rrallë edhe krijesës së Josip Broz Titos (Jugosllavisë), bëri çmos që të arrinte deri te suprimimi i Autonomisë së Kosovës.

Ajo po ndihmohej edhe nga vasalët, që nëpër tubime thoshin se: “Kosova nuk humb asgjë, derisa Serbia barazohet me republikat tjera”!

Për gjeneratat e reja që edhe s’mund t’i fajësojmë, po ua kujtoj se çfarë ndodhi në këtë ditë.

Poashtu, edhe injorantëve të asaj kohe e që sot “harrojnë” këtë ngjarje me peshë po ua “freskoj” kujtesën.

Serbia thoshte se po kthente elementët shtetëror, që kishte humbur me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974.

Tubimi kryesor u mbajt në Gazimestan, kur kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq kishte mbledhur rreth një milion serbo-malazezë ,... duke u premtuar  se Serbia do t’u dalë zot serbëve e malazezëve në Kosovë.

Mbaheshin mbledhje që nga lagjet e deri më lart, ku haptas populli shqiptar dhe jo vetëm ai, kundërshtonte ndryshimet kushtetuese.

Kujtojmë protestat gjithëpopullore të nëntorit 1988 dhe grevën e minatorëve në muajin shkurt 1989, që kundërshtuan paqësisht heqjen e elementit (shtetëror) konstituiv që pati Kosova, me
Kushtetutën e vitit 1974.

Mirëpo, më 28 mars 1989 Serbia me tanke e dhunë bëri që Kosovës t’i merrej elementi konstituiv, me ndryshimet e dhunshme
kushtetuese.

Kosova, deri në këtë kohë ishte pjesë e barabartë e Federatës së atëhershme Jugosllave.

Dhunshëm u ndërrua Kushtetuta e Kosovës.

Po të njëjtën ditë me 28 mars 1989 qytetarë të shumtë protestuan në shumë vendbanime të Kosovës.

Në Komunën e Prizrenit në mbrojtje të Kushtetutës ranë po atë ditë 5 dëshmorë (tre në Zhur e dy në Arbanë) dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Në Komunën e Deçanit u vranë katër demostrues (Ismet Qorraj, Agim Kukleci, Mujë Mehmetaj dhe Sali Hadërgjonaj).

Populli i Kosovës duarthatë dhe paqësisht kishte dalë në mbrojtje të Kushtetutës.

Mirëpo, makineria serbe shkeli me dhunë gjithçka para vetes.

Vrau dhe shkatërroi gjithçka që i doli para.

Protestuesit si në Deçan, Zhur e në Arbanë i vunë gjokset e njoma tankeve dhe blindave serbe që bashkë me njësitet speciale qëllonin pamëshirshëm mbi ta.

Në Beograd okupatori bashkë me kolaboracionistët e kohës pinin shlivovicë të Shumadisë, ndërsa në Kosovë derdhej gjak shqiptari.

Kundërshtimet sa vinin e rriteshin.

Filloi dhe jeta e institucioneve të pavarura që organizuan mësimin, financat, kulturën e sportin, si mundësi e vetme e kundërshtimit e rezistencës aktive paqësore.

Kujtojmë edhe demonstratat e vitit 1990 dhe thirrjet për demokraci gjithandej nëpër Kosovë.

Durimit po i vinte fundi.

Shpërthimi i demonstratave të studentëve dhe mbështetja githëpopullore (1 tetor 1997) deri tek dalja publike e UÇK-së
dhe operacionet luftarake, ishin veprime se po vinin ditë më të mira dhe se okupimit po i vinte fundi.

Mbështetja e aleatëve dhe lufta e heroike e djemve dhe vashave çliruan vendin tonë të okupuar nga hordhitë sllavo-çetnike serbe.

Pa dashur të minimizoj rëndësinë e gjithë këtyre ngjarjeve që kaloi populli ynë, do ta rikujtojë  28 marsin e përgjakshëm të 1989-tës ,do ta kujtojë me po aq pietet si gjithë datat tjera.

Jemi dëshmitarë të asaj që po duan të na ndërrojnë apo rishkruajnë historinë.

Për të mos ndodhur një gjë e tillë, duhet që vetë ta shkruajmë atë.

Të paktën këtë që e jetuam dhe disa nga ne jemi dëshmitarë të saj.

Shoqëria dhe institucionet duhet të jenë më koshientë, që në historinë më të re të Kosovës, t’i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj date.

Assesi nuk bënë të harrojmë gjakun dhe veprën e: IsmetQorrajt,

 Kuklecit, Sali Hadërgjonajt, Mujë Mehmetaj (nga Komuna eDeçanit)
 dhe Muhamet Kabashit e Afrim Bytyqit nga Arbana, të Xhimshit, Xhylbehar e Hajrim Badallaj nga Zhuri dhe gjithë të rënëve tjerë në gjithë Kosovën në këtë ditë.

Derisa popujt tjerë nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë po i bëjmë baltë!

Prishtinë, 22 mars 2017.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...