Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/23

Skandali i mishit të kalit, duket se do të rikthehet sërish. Kjo pasiqë disa hetues nga Polonia, kanë gjetur mish të kalbur në një fabrikë në Irlandë.

​Skandali i mishit të kalit, gjendet mish i kalbur në një fabrikë në Irlandë
Mishi është gjetur në fabrikën gjigante në County Monaghan të Irlandës, e cila prodhon hamburgerë të ftohtë.

Mirëpo fabrika, ka marrë edhe mbështetjen e qeverisë irlandeze, në arsyetimin se këta mish kishte mbetur si pjesë e hetimeve që ishin bërë për skandalin e mishit të kalit.

Mirëpo raporti prej 30 faqesh, i hartuar nga disa veterinarë polak, thotë se ky mish do të ishte shumë i rrezikshëm po të përfundonte si konsum i njeriut.

Nga Brazili në Evropë eksportohet mishi i kalbur

Alarmante: Nga Brazili në Evropë eksportohet mishi i kalbur


Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas investigimit të zbuluar se disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur.

Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim.

Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Europë dhe në vendet e tjera të botës.

Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhej të mishit të kuq.

Ministri i Bujqësisë, Blairo Maggi pritet të takojë ambasadorët e jashtëm të hënën për të risiguruar ata me qëllim që të parandalohen sanskionet kundër eksportit të mishit brazilian

Operacioni u ndërmor në orët e hershme të së premtes 17 mars në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi dyvjeçar

Policia federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1,000 oficerë.


Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre

Më shumë se 30 kompani akuzohen për mungesë higjiene, mes tyre është dhe “JBS”, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të mishit të viçit dhe “BRF”, prodhuesja më e madhe në botë për produktet me pulë. Policia federale e Brazilit thotë se ka prova për të paktën 40 raste, transmeton “Ora News”.

“Ata përdornin acid dhe kimikate të tjera për të maskuar produktet e tyre. Në disa raste produktet që ata përdornin ishin kancerogjene” deklaroi policia shkruan “BBC”.

Në raste të tjera ata përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfititet.

“JBS” përmes një deklarata tha se kishte zbatuar të gjitha standardet e cilësisë por dhe rregullat sanitare, shkruan BBC.

Ajo konfirmoi operacionin e kontrollit por tha se asnjëri prej drejtuesve kryesore të ekzekutivit nuk ishte objekt hetimi

“BRF” deklaroi se po bashkëpunonte në hetim dhe mohoi të kishte shkellur rregullat.

Prokurorët deklaruan se një pjesë e parave rryshfet i ishte dhënë dy partive të koalicionit qeverisës,Partisë Progresit dhe partisë së Presidentit brazilian Michel Temer, PMDB

“JBS” ka të ardhura neto prej 55 miliardë dollarë ndërsa eksporton në 150 shtete.


Konsumatorët janë të rrezikuar skajshëm nga produktet e rrezikshme

Kosova ka shumë mundësi të jetë prekur nga fenomeni i mishit të kalbur, skandal që ka shpërthyer në Brazil pak ditë më parë.

Kjo për faktin se vendi ynë importon tonelata mishi, si të gjedhit, ashtu edhe të pulës.

Autoritetet kompetente kosovare për kontroll të cilësisë së këtij produkti thonë ta kenë ngritur nivelin e kontrollit, ndërsa bllokadën e mundshme të këtij produkti do ta bëjnë vetëm në momentin kur një vendim merret në nivel evropian.

Shoqëria civile thotë të mos jetë rasti i parë që konsumatorët janë të rrezikuar skajshëm nga produktet e rrezikshme. Madje, sipas tyre, nuk ka vullnet politik për mbështetjen e institucioneve përgjegjëse për t’i mbrojtur më shumë konsumatorët, pasi vetë njerëzit nga politika janë të lidhur me tregtarët.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vitin e kaluar, kemi importuar 13.3 milionë kilogramë mish gjedhi dhe pule, në vlerë prej mbi 23.6 milionë eurosh.

Deri më 20 mars të këtij viti, Kosova ka importuar 1.8 milionë kilogramë mish në vlerë prej mbi 3.7 milionë euro.

Brazili është një prej eksportuesve më të mëdhenj të mishit në botë.



Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë?



Brazili, eksportuesi më i madh në botë i mishit të lopës dhe i pulave, është goditur nga akuza të tmerrshme të praktikave korruptive në industrinë e mishit.

Policia ka ndalur eksportet nga 21 eksportues mishi, të dyshuar se u kanë dhënë rryshfet inspektorëve për t’u nxjerrë çertifikata shëndetësore false për mishin e kalbur.

Kjo është ajo që ne e dimë - dhe ajo që nuk dimë - në lidhje me skandalin.

Substanca kancerogjene

Drama shpërtheu të premten, kur policia njoftoi se kishte shkatërruar një rrjet të korruptuar inspektorësh shëndeti dhe një fabrikë paketimi mishi.

Një nga akuzat më të frikshme u hodh në një konferencë për shtyp nga hetuesi policor Mauricio Moscardi Grillo, i cili tha se disa fabrika të përpunimit të mishit kishin përdorur “produkte kancerogjene” për të maskuar mishin e kalbur.

Pra, çfarë produktesh ishin këto?

Sipas inspektorit të Ministrisë së Bujqësisë Daniel Gouveia Teixeira, njëri prej tyre ishte acidi sorbik, i cili e përshkroi atë si “një agjent dekontaminues që përdoret për të reduktuar ndotjen bakteriale dhe për të fshehur aromat dhe karakteristikat e tjera të mishit të kalbur.”


Por Ministria e Bujqësisë insiston se acidi sorbik dhe produkte të tjera në fjalë janë në fakt prezervativë të zakonshëm që janë të sigurt nëse përdoren në sasi të lejuara me ligj.

Etiketa false

Një fabrikë e përpunimit të mishit ka ndryshuar etiketat e mishit të skaduar, për të shtyrë datat e skadencës, sipas hetuesve.

Policia publikoi një përmbledhje të një bisede mes një hetuesi dhe pronarit të fabrikës, në të cilën ky i fundit nuk shfaqi “aspak habi” për etiketat që ndryshohen në një ngarkesë të tërë të mishit të derrit, apo për ripërpunimin e mishit disa muaj të vjetër për t’u përdorur në produktet e tjera ushqimore.

Salmonela


Hetuesit gjetën edhe bakterin e salmonelës në produktet e eksportuara nga një fabrikë në pronësi të grupit të madh shumëkombësh BRF.

Policia përshkroi një telefonatë të përgjuar, në të cilën një ekzekutiv i BRF-së konfirmoi se inspektorët europianë të shëndetit kishin gjetur gjurmë të salmonelës të cilat mund të shkaktojnë helmim ushqimor, në katër kontenjerë përkohësisht të konfiskuar të mishit.

BRF tha në një deklaratë se ajo kishte vepruar në përputhje të plotë me rregullat, dhe se lloji i salmonelës së gjetur në fakt është i lejuar sipas rregullave të BE-së.


Pulë kartoni?

Një tjetër akuzë tronditëse është se BRF ka përzier pulat me karton, thënë kjo në një bisedë telefonike të përgjuar nga një punonjës.

Por qeveria dhe kompania tani thonë se ky pretendim është i rremë.

“Nuk ka asnjë lloj kartoni në produktet BRF. Kishte një keqkuptim të madh në interpretimin e regjistrimit nga policia federale”, tha kompania.

Punonjësi “ishte duke folur në lidhje me paketimin e produktit, dhe jo përmbajtjen e tij,” shtoi ajo.

Vetë Ministri i Bujqësisë Blairo Maggi e ka quajtur pretendimin “marrëzi”.

Ku gjendet mishi i lopës?

Pra, cilat vende importojnë mish brazilian?

Brazili eksportoi vitin e kaluar 5.9 miliardë $ pula dhe 4.3 miliardë $ mish lope - më shumë se çdo vend tjetër.



Dy klientët më të mëdhenj, Kina dhe Hong Kongu, kanë ndaluar importet e mishit nga Brazili.

Kili, importuesi i gjashtë më i madh i mishit brazilian, ka nxjerrë gjithashtu një ndalim.

Importuesit e tjerë të mëdhenj të mishit brazilian të lopës përfshijnë Egjiptin, Rusinë, Iranin, Italinë dhe Hollandën.

Importuesit më të mëdhenj të pulave përfshijnë Arabinë Saudite, Japoninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singaporin dhe Korenë e Jugut.

Rrëfim i padëgjuar i Komandantit të UÇK-së, Hafir Hoxha: Si e bëmë me lot Komandant Plakun-Xheladin Gashin


Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka rrëfyer një ngjarje nga lufta.

Në shkrimin e tij të titulluar: “Si e bëmë me lot në sy Komandant Plakun z Xheladin Gashi”, Hoxha ka treguar një moment shumë interesant, që i kishte ndodhur me Komandant Plakun, kur ky i fundit kishte ardhur për marrë nga Qendrën Stërvitore në Babinë, ushtarët që ishin nga Drenica.

“Që nga marsi i vitit 1998 isha me shumë shok në stërvitje të ushtarëve të UÇK-se në të gjitha Qendrat Stërvitore që ishin dhe u formonin atë kohë, gjatw kësaj periudhe kam takuar shpesh herë Komandant Plakun por nuk dinim shumë gjëra për njeri tjetrin pos bashkëpunimit që e kishim në ato rrethana. Diku në shtator më duket të vitit 1998 isha në Qendrën Stërvitore në Babinë , aty ishte bërë një kazermë profesionale me plot kuptimin e fjalës, aty ishin eprorët ushtarak Gezim Hazërolli, Syl Kollqaku, Bashkim Kalaveshi, Remzi Mehmeti, Bekim Arifi , Muharrem dhe shumë eprorë të tjerë që stërvitnin ushtarët , këtë qendër me Agim Ramadanin e Rrustem Berishën. Kishim në plan ta bëjmë shkollë ushtarake”, ka nisur Komandanti Hafir Hoxha tregimin e ngjarjes.
Image result for komandan xheladin gashi
Ai ka treguar, se si në këtë Qendër Stërvitore kishte ardhur Komandant Plaku me tre kamion ushtarak bashkë me komandant Murrizin, për t`i marr ushtarët që ishin nga Drenica.

“Në mëngjes pasi ushtarët përfunduam ngrënjen e mëngjesit dhe duhej të bëheshim gati të shkojmë në poligonin stërvitës. Aty afër erdhi kujdestari i qendrës dhe tha se kanë ardhur tre kamionë ushtarak para hyrjes në qendër e nuk po flasin me ne !!! Deri sa na tregoi neve në zyre për këtë rast, në dhoma të repartit filluan disa zëra e zhurmë të dëgjoheshin, u dëgjua një zë i lartë: Burra kush doni me ardhë ejani !!! eproret dolën tek ushtaret të shohin se cka po ndodhë kurse unë dola tek kamionët ushtarak të shoh se si është puna. Kur afrohem aty shoh Komandant PLAKUN dhe një ushtar tjetër që e quanin Komandant MURRIZI , para se të afrohem tek ta, i thash ushtarit ti hap dyert e kazermës, u thash bujrum burra futuni brenda pasi komionët i kishin parkuar pranë rrethojës, por pengonin kalimin e automjeteve tjera në rrugë, pasi rruga ishte e ngushtë”, ka treguar ai.

Në këtë moment Komandant Murrizi, i kishte thënë Hoxhës që kanë ardhur t`i marrin ushtarët e tyre, ndërsa 20-30 ushtarë vecse ishin bërë gati të largoheshin.

“Ju ofrova u përshëndeta me ta, Plaku ishte në fytyrë shumë i zbehur dhe i shqetësuar! I thash eja more hyjmë mbrenda e flasim cka është puna e cka mundemi me ju ndihmuar. Plaku me tha Hafir , paske qëlluar këtu, nuk e kam dit që je këtu po me ty s`kam punë. Ne kemi ardhur me punën tonë dhe s`kem vakt me hy brenda. Ju thash po mire pra ejani brenda e unë ndoshta mundem me ju ndihmue në ato punët e juaja. Aty komandant Murrizi që nuk me njihte fare mua më tha: Qyre shoqit na jemi ardhe mi marre ushtaret tanë me juve s`kemi pune !!! U thash po mirë pra kjo qenka puna që duhet ta bëjmë bashkë, pritni pra dhe do i bëjmë ushtaret e juaj gati. U ktheva ne reparte aty vec ishin mbledhur 20-30 ushtare me armë, paisje, çanta në korridore kurse shumica vetëm i shikonin dhe nuk e dinin fare se cka po bëhet .

Pasi u konsulltuam ne eprorët, krejt së bashku i bëmë rresht ushtaret të gjithe jashtë aty ku rreshtoheshim rregullisht. Nderkohë Komandant MURRIZI bërtitke tek Hymja ejani o hej s`kem vakt me filozofue”, ka shtuar Hoxha.

Por, Hoxha tregon se nuk ishte nervozuar me gjestin e Plakut dhe Murrizit. Për më tepër, ai u kishte thënë ushtarëve që do të iknin, se mund të merrnin armatim e pajisje të tjera të nevojshme me vete.

”Ne eprorët që ishim aty i ndamë ushtaret që dëshironin të shkojnë në kamion tek Komandant Plaku dhe këta që mbesnin në reparte. Atëherë këtyre që ishin bërë gati të largohen u thamë që të zgjedhin armatimin më të mirin që posedonim, ti zgjedhin këpucët dhe çantat e mira, të marrin ushqim dhe municion aq sa menonin se ju nevojitej. Eproret u angazhuan t`i përatisin ata. Atyre u ndihmonin edhe ushtaret që mbesnin, duke u ofruar atyre edhe teshat e tyre. U thamë të gjithëve se kushdo që dëshiron të shkoj le të behet gati. Deri sa ata përsëri vazhduan të bëhen gati, unë shkova tek Komandant Plaku i thash, eja hyjmë e pimë një kafe deri të bëhen ushtaret gati sepse tani thash do ta zgjedhin armatimin cilin dëshirojnë, veshmbathjen dhe ushqim do ju japim. Plaku uli kokën dhe tha: “Nejse armatim e veshmbathje kemi”. Po u thash pse po e bëni këtë gjest kështu jo të mirë ! pse në këtë forme! komandant Murrizi tha: Qyre shoq, ne kemi nevojë për ushtar në Drenicë dhe jemi ardhur me i marre Drenicakët!!! ”, ka shtuar tutje ai.

Në këtë rast, Hoxha ka shpjeguar se ushtarët e Brigadës 123, gjithsesi do të luftonin diku në Kosovë, mirëpo, në gjë të tillë nuk e kishin paraparë një ushtarë me emrin Bekim si dhe Komandant Murrizi.

“Ne veç bënim gati Brigadën 123 me ata ushtarë dhe eprorë, ushtaret e dinin se do të luftojnë diku ne Kosovë por ku nuk e dinin dhe aty kishte qenë një ushtare me emrin Bekim me sa më kujtohet dhe ai ne bashkëpunim me komandant Murrizin kishin paraparë që Drenicakët që ishin aty mos të shkojnë me brigadën 123, por vetëm në zonën e Drenicës dhe pasi kaluan 15 ditë stërvitje dhe u pajisen tek ne tentuan faktikisht të ikin jo hijshëm nga qendra stërvitore e jona , të shkojnë pa u përshëndetur me eprorë e shokë që punuan bashkë, ne e qëtësuam gjendjen, i pajsëm ushtaret me atë cka ata dëshironin, në rresht i`u falënderuam atyre, i dhamë këshillat e fundit që po nisen ata në lufte dhe po ndahemi, i rreshtuam nga dera e hymjes në reparte ushtaret që mbeten aty dhe rresht për një filloi rreshti i ushtarëve që shkonin tek Plaku të përshëndeten si i ka hije mes veti”, ka theksuar ai.

Një emocion i madh kishte përshkuar të gjithë ushtarët në momentin e përshëndetjes, ndërsa edhe vet Komandant Plaku kishte shpërthyer në lot. Plaku dhe anëtarët e tjerë të grupit që kishin ardhur për t`i marr ushtarët nga Qendra stërvitore, kishin menduar se do të priteshin me plumba.

“Përqafoheshin ushtarët mes veti, disa qanin, disa heshtnin dhe të fundit me ta u përshëndetëm ne eprorët. Komandant Plaku kur e pa këtë situatë i godiste gurzëzit në tokë me këmbe dhe filluani t`i rrjedhin lotët njëjtë sikur lotonim edhe ne të gjithë eprorët dhe ushtarët. Pasi filluan të dalin ushtarët nga reparti në drejtim të kamionëve nga secili kamion dolën nga dy ushtarë të armatosur i hapnin shatorat e kamionëve që të ngjiten ushtarët tanë në ta! Kur i pash ata ushtarë të armatosur që nuk u vërenin më herët u ofrova tek Komandant Plaku e i thash: Tash e kuptova pse nuk i keni fut kamionët ne repartë, ju paskët qenë të armatosur dhe keni menduar së nuk i lejojmë ushtarët të vinë me ju apo se po u arrestojmë!!! Jo jo gabim e keni pas, ne nuk i ndalim ushtarët që të shkojnë të luftojnë kudo që dëshirojnë, por detyrë e jona morale është që të rinjtë tanë, këta ushtarë janë fëmijët e dikujt e ne nuk guxojmë ti fusim në front mish për top pa i përgatite bile aq sa mundemi, kaloni mirë, rruga e mbarë e sa herë dëshironi ushtarë e paisje ne këtu jemi të ju ndihmojmë edhe juve nëse mundemi”, u kishte thënë Komandant Hafir Hoxha.


Një breshëri automatikësh ishin dëgjuar në momentin kur Komandantët Plaku e Murrizi dhe ushtarët e tjerë kishin hipur në kamionë.

“Plaku tha po pak jemi ngutur, po ky djali Bekimi tha e ka bërë mend që ndoshta nuk i lëshoni Drenicakët prandaj kemi ardhur me i marre në këtë forme që po e shoh që nuk është më e mira.



U përshëndetëm me Plakun, e Komandant Murrizi i bënte plakut presion që të ndahet nga ne sa me shpejtë. Ata vazhduan rrugën pasi u nisën gjuajtën zjarre breshërie sikur të kishin marre nuse, kurse ne vazhduam stërvitjet me ushtarët të tjerë dhe rregullisht vinin të rinj, e pas disa ditëve 6 ushtarë që kishin shkuar me kamionë atë ditë u kthyen përsëri në njësit tona, e nga ta që shkuan ka edhe dëshmorë. Me plakun pastaj kam punuar shumë e sidomos ne Krume, Helshan e Cahan ku i kam pregaditë Policinë ushtarake kudo në njësitë që i kishim aty dhe nga ajo ditë respekti dhe bashkëpunimi ishte shumë me i afërt dhe me i besueshëm mes meje dhe komandant Plakut, Lavdi veprës dhe kontributit te Komandant Plakut -Xheladin Gashit”, ka përfunduar komandanti Hafir Hoxha .

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës,Prof.Dr. Enver Hoxhaj me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Prof.Dr.Enver Hoxhaj është takuar sot me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS që u mbajt në Washington.

Lajmin e ka bërë të ditur kryediplomati kosovar përmes një postimi në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi.

”Jashtëzakonisht falendërues Sekretarit amerikan, Rex Tillerson për ftesën dhe takimin sot në Washington. E falendërova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën e cila është jetike për shtetin tonë të ri “, ka shkruar ai.

Kongresmeni Eliot l. Engel fjalim të fuqishëm në Kongresin amerikan mbi politikën amerikane ndaj Kosovës

Frank Shkreli
Frank Shkreli


Përfaqsuesi demokrat në Kongresin amerikan, njëherazi edhe nën-Kryetar i Komisionit të Dhomës së Përfaqsuesve për Politikën e Jashtme dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare në Ballkan, Eliot Engel mbajti të mërkurën një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Republikës së Kosovës.

Fillimisht, miku i njohur i shqiptarëve numëroi ato që ai tha se janë suksese dhe arritje të viteve të fundit të shtetit më të ri në Evropë, duke përfshirë ndër të tjera medaljen e parë të artë olimpike të Kosovës, mbajtjen e konferencave me rëndësi ndërkombëtare mbi bashkpunimin dhe tolerancën në fushën fetare atje, antarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në ente të tjera botërore, si dhe njohjen diplomatike deri tashti të pavarësisë së Kosovës nga më shumë se 110 shtete të botës. Ai theksoi në fjalimin e tij në Dhomën e Përfaqsuesve, se këto janë vetëm disa prej arrijtjeve të deri tanishme të shtetit të ri të Kosovës.


“Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër të parat shtete që kanë njohur më së pari pavarësinë e Kosovës dhe sot jemi mbështetsi më i fortë i saj dhe me të drejtë”, nënvijoi kongresmeni Engel. Së pari, Kosovën e njohu si shtet të pavarur Presidenti Xhorxh Bush dhe marëdhëniet vazhduan të forcoheshin gjatë administratës së Presidentit Barack Obama. Si përfundim, Republika e Kosovës, theksoi ai, krenarisht e konsideron veten si mbështetsja më e fortë e Shteteve të Bashkuara në Evropë.

Mirëpo, Zoti Eliot Engel nënvijoi se kjo nuk do të thotë se Kosova është një vend i përsosur në çdo pikëpamje. “As ne nuk jemi një vend i përsosur”, u shpreh ligjvensi amerikan, por “Korrupsioni në Kosovë duhet të luftohet dhe reforma në drejtësi po zhvillohet me një ritëm tepër të ngadalëshëm, ndërkohë që përqindja zyrtare e papunësisë sillet diku rreth 30 për qind. Si rrjedhim, është e qartë se në Kosovë mbetet shumë për tu bërë”, deklaroi njëri prej mbështetsve më të mëdhej të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithsi, në Kongresin amerikan.

Por, në fjalimin e tij mjaft të gjatë, Zoti Engel iu këthye përsëri optimizmit të tij mbi të ardhmen e Kosovës, duke thënë se nga vizitat e shumëta që i ka bërë atij vendi gjatë viteve, ai ka parë secilën herë përparimin e bërë atje, duke thënë se “Jam i bindur për të ardhmen e shkëlqyer të Kosovës.” Ai u shpreh se siç e ka thënë shpesh herë, se kurdo që udhtojë nepër botë si shtetas amerikan, askund nuk më presin me më shumë dashuri e miqësi se ç’është rasti kur vizitoj Kosovën. “Njerëzit në Kosovë”, shtoi ai, “me të vërtetë i duan amerikanët dhe çdo gjë amerikane”.

Ai iu drejtua Dhomës së Përfaqsuesve të Shteteteve të Bashkuara duke thënë se në këtë moment, “Mënyra më e mirë për të ndihmuar Republikën e Kosovës është me mbështetje të fortë, ashtu siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara gjatë viteve”. Por, ai tha se ekzistojnë pengesa të mëdha ndaj zhvillimit normal të Kosovës, shumica e të cilave vijnë nga jashtë kufijve të Kosovës. Ai tha se Kosova dëshiron, ashtu si të gjitha vendet e rajonit, të bëhet pjesë e një Evrope të sigurt e të integruar, me antarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Si shëmbull i këtyre pengesave nga jashtë, ligjvensi amerikan përmendi mos njohjen e shtetit të Kosovës nga “Pesë vende evropiane dhe bllokimin e antarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve Bashkuara nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia”, u shpreh ai.

“Në fakt, Serbia po përpiqet të bllokojë Kosovën në çdo rast dhe kohët e fundit ka shtuar tensionet” në rajon u kujtoi ai kolegëve të tij. Si masa tensioni të mbsëhtetura nga Serbia, ligjvensi amerikan Eliot Engel përmendi trenin propagandistik të mbishkruar në 21 gjuhë të huaja me fjalët, “Kosova është Serbi”, me qëllim për të shkaktuar trazira në radhët e popullsisë së vogël serbe në Kosovë -- dhe ndërtimin e murit famëkeq në Mitrovicë. Për më tepër, “Serbia, vazhdon tu mohojë drejtësinë familjeve shqiptare të qindra viktimave si rezultat i fushatës serbe të spastrimit etnik kundër shqiptarëve, përfshirë rastin e tre vëllëzërve Bytyqi, shtetas amerikanë”, theksoi Z. Engel. Ai përmendi gjithashtu edhe urdhër arrestin e Interpolit serb për Ramush Haradinaj, i cili u arrestua nga autoritetet franceze, por i cili është gjetur dy herë i pafajshëm nga tribunali ndërkombëtar, theksoi Engel. Franca, tha ai, “Duhet ta lejojë Ramush Haradinajn të këthehet në Atdhe. Mjaft është mjaftë”, deklaroi kongresmeni amerikan para Kongresit.

Në vijim, ai shprehu dyshimin e të ashtuquajturit sukses të bisedimeve, midis Beogradit e Prishtinës, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, duke thënë se “Serbia po pengon integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe se kësaj duhet t’i thuhet stop njëherë e mirë!” Në fjalimin e tij, Zoti Engel iu drejtua kolegëve ligjvenës në Kongres duke thënë se, “Ju mund të habiteni të mësoni se pas 9 vjetësh si shtet i lirë e i pavarur, Kosova ende nuk ka një ushtri të vetën. Pra, një shtet i pavarur e sovran, pa ushtri! Kosova”, tha ai, “ka një Forcë Sigurie, por asgjë në krahasim me forcat e mëdha të armatosura serbe dhe të furnizuara mirë nga Rusia”, në kufirin e saj. Ai theksoi se është aburd fakti që Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin, tani për tani, themelimin e një ushtrie të shtetit të Kosovës. Është një qëndrim që duhet të ndryshojë sa më parë nga ana e Washingtonit, pasi armët dhe furnizimet ruse vazhdojnë të dërgohen pa pengesë në Serbi, me miratimin e Vladimir Putinit.

Megjithëtë, Eliot Engel theksoi se marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën janë të forta dhe e ardhmja e tyre është e shkëlqyeshme. Duhet të qëndrojmë dhe të vazhdojmë në këtë rrugë, ka thënë ai. “Si shtet i ri”, Kosova nënvijoi ai, “ka nevojë për ndihmë. Ne e dimë më mirë se çdo kush se sa e vështirë është të ndërtohet demokracia, nganjëherë haset në pengesa e herë të tjera është e mevojshme ndihma”, u shpreh ai para Kongresit. Z. Engel nevijoi se mbështetja amerikane për Kosovën tani, është më e rëndësishme se kurrë më parë. Kjo është arsyeja, theksoi miku i shqiptarëve në Kongresin amerikan, që Shtetet e Bashkuara të punojnë për thellimin e marrëdhënieve tona, të shtojmë mirëkuptimin dhe të vazhdojmë të mbështesim stabilitetin anë e mbanë gadishullit ballkanik. “Kjo është mënyra e vetme për të garantuar një Kosovë më të begatshme, më demokratike dhe multi-etnike dhe kjo është mënyra që Shtetet e Bashkuara të krijojnë gjtihashtu edhe një rajon të lirë dhe në paqë në Ballkan, si pjesë e një Evrope të bashkuar.

Në fund të fjalimit, Elot Engel u bëri thirrje Shteteve të Bashkuar që të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës si shtet i lirë e i pavarur. Për shumë vite, shtoi ai, popullit të Kosovës u ishin mbushur veshët me gënjeshtra e propagandë kundër Shteteve të Bashkuara gjatë sundimit të regjimeve komuniste shekullin e kaluar, por ata nuk i kanë besuar kurrë ato rrena, tha Z. Engel. “Populli i Kosovës, pohoi ai, është mirënjohës për të gjitha ato që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për atë vend në të kaluarën. Është një popull të cilin e dua për mik, për miq të tillë kemi nevojë”, u shpreh Engel.

Zoti Engel e përfundoi fjalimin e tij të mërkurën, në sallen e madhe të Dhomës së Përfaqsuesve, me një mesazh për popullin dhe qeverinë e Kosovës, duke deklaruar se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë jush dhe do të jenë gjithmonë me ju”. Ndërsa iu drejtua qeverisë së Serbisë me këto fjalë: “Ne përkrahim aspiratat e popullit serb për antarësim në Bashkimin Evropian, por Serbia duhet të ndalojë menjëherë masat që ka ndërmarrë për bllokimin e antarësimit të Kosovës dhe të ndërpresi njëherë e mirë masat luftënxitëse kundër Republikës së Kosovës.” Të dy shtetet, tha në fund të fjalimit të tij Z. Engel, “duhet të antarësohen në Bashkimin Evropian dhe eventualisht në NATO, pa u penguar nga njëra tjetra.”


Kongresmeni amerikan Eliot Engel tregon pse duhet të formohet ushtria e Kosovës, ja rreziku që vjen nga Rusia

Eliot Engel

Eliot Engel

Eliot Engel, kongresmeni amerikan i shtetit të New York-ut dhe miku i madh i shqiptarëve ka thënë në fjalimin e tij në Kongres se SHBA-të duhet ta përkrahin Kosovën në bërjen e ushtrisë dhe se një qëndrim i kundërt është absurd.

Madje Engel shtoi se nisma e Thaçit e bën ushtrinë pikërisht çfare e do edhe Amerika për Kosovën.

“Mund t’iu duket befasi por përkundër se Kosova ka nëntë vjet që është shpallur shtet i pavarur ende nuk ka ushtri. Një shtet sovran, por pa ushtri. Ka një forcë lehtë të armatosur, por që është e pakrahasueshme me ushtrinë e fuqishme të Serbisë të furnizuar fort nga Rusia”, ka deklaruar Engel.

“Më herët këtë muaj Kosova bëri një hap të vogël drejt formimit të ushtrisë së saj. Një projektligj u procedua për në Kuvend, por njëjtë sikur këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prezantimi i një ligji është vetëm hapi fillestar i një procedure tepër të gjatë pastaj, një nismë që përfshinë konsultimet me partnerët regjionalë, komunitetin ndërkombëtar, minoritetet dhe organizatat jo-qeveritare”.

“Pra çfarë ka në këtë propozim? Si do të duket ushtria e Kosovës? Ajo do të jetë multietnike, njëjtë siç është tash Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës. Do të ketë partneritet me vendet perëndimore dhe me shpresë që edhe me NATO-n. Do të jetë një ushtri mbrojtëse dhe jo kërcënuese për fqinjët e Kosovës. Do të jetë fiks ajo që SHBA-të duan të shohin tek partneri i tyre”.

Engel e ka parë shumë shqetësues rolin e Serbisë dhe Rusisë kohëve të fundit, prandaj si kundërpeshë ka kërkuar vazhdim të mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën dhe shtim të kësaj mbështetjeje për vendin e vogël, por mikun madh të amerikanëve.

“Derisa Kosova po lëvizë ngadalë në krijimin e ushtrisë së vogël të saj, Serbia po armatoset me mbështetjen e plotë të Rusisë”.


“Prandaj unë ndjehem pak i hutuar këtu; Kosova, një vend që ne e mbështesim dhe që na mbështet ne, do atë që çdo shtet tjetër në botë e ka, një ushtri pra, ku qytetarët do të mund t’i shërbenin vendit të tyre dhe me siguri do të shërbenin krah për krah edhe me ushtrinë tonë nëse iu jepet shansi”.

“Dhe çfarë bëjmë ne? Ne u japim kërcënime diplomatike dhe ua bëjmë të qartë që nuk po i përkrahim që ta kenë ushtrinë e tyre tani. Kjo është absolutisht absurde dhe është një pozicion që ne duhet ta ndërrojmë dhe ta ndërrojmë shpejt madje”.

“Megjithatë, e ardhmja e marrëdhënies së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën është e fort dhe e ndritshme; ne duhet të qëndrojmë në këtë linjë. Në ndërkohë, Franca duhet ta kthejë Ramush Haradinajn në Kosovë. Mjaft është mjaft, nuk durohet më ky nonsens”.


“SHBA-ja duhet t’i qëndrojë pranë Kosovës. Për shumë vjet atje sa ishte regjimi komunist gënjehej shumë për SHBA-të, por populli i Kosovës asnjëherë nuk i besoi ato gënjeshtra. Prandaj, ju them të gjithë kolegëve të mi dhe shokëve të mi, se kur ta vizitoni Kosovën do ta kuptoni se për çfarë po flas dhe do të ndjeheni krenarë që jeni amerikanë atje. Njerëzit në Kosovë të afrohen në rrugë dhe duan të kenë kontakt me ju e të flasin me ju dhe të bëjnë gjithçka për Amerikën. Për këso lloj shokësh ne kemi nevojë. Amerika bën shumë, për shumë popuj e vende të botës dhe nganjëherë e ndjejmë se nuk po na vlerësohet, por jo edhe në Kosovë. Çdo gjë që SHBA-të kanë bërë për atë vend vlerësohet nga i madh e i vogël. Nga kryeministri, presidenti, qeveritarët dhe nga secili qytetarë”.

“Shpesh më ka ndodhur që të më ndalin njerëzit në rrugë. Ata më njohin dhe më shprehin falënderime. Më thonë; ‘faleminderit që Amerika qëndroi me ne kur e shpallëm pavarësinë, faleminderit Amerikës që është e fort dhe kështu jemi edhe në të fort’, ndaj të tillë miq unë dua të kem”, ka deklaruar Engel.


Ai madje në fund të fjalimit të tij për Kosovën siguroi edhe njëherë shqiptarët se SHBA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetje të vazhdueshme për partnerin e saj ballkanik.

“Prandaj do t’u them qytetarëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës se Shtetet e Bashkuara janë me ju dhe gjithmonë do të qëndrojnë pranë jush”, pohoi Engel, duke shtuar se, “do t’i them edhe qeverisë së Serbisë se ne i mbështesim aspirata e serbëve për t’u anëtarësuar në BE, por Serbia duhet të ndalet nga ato që po i bën tani vetëm për ta bllokuar Kosovën.

Nga Flori Bruqi : Nesër, përvjetori i Epopesë së Dukagjinit dhe i ndërhyrjes së NATO-s


Nesër, përvjetori i Epopesë së Dukagjinit dhe i ndërhyrjes së NATO-s

Marsi i viti 1998 ka bërë kthesën e madhe të shqiptarëve për liri, nga sakrifica e familjes Jashari deri te rezistenca e familjes Haradinaj.

Nesër, ditë e premte, 24 mars, shënohet 19-vjetorit i Epopesë së Dukagjinit - fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s përkrah popullit të Kosovës, në këtë luftë çlirimtare.

Manifestimi mbahet në Gllogjan dhe Deçan, me këtë agjendë:

10:00 h – 11:30 h: Homazhe në Komplesin Memorial të UÇK-së në Gllogjan;

12:00 h: Deçan, manifestimi qendror, në sheshin e qytetit.

Të gjitha këto organizime mbahen nën Patronazhin e Komunës së Deçanit.



bombardimet-e-natos.jpg


Neser, mbushen 18 vjet nga sulmet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë .



Ekspertët vlerësojnë se gjatë këtyre ditëve të bombardimeve Serbisë i ishte shkaktuar një dëm prej rreth 30 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet të jenë vrarë disa mijëra ushtarë serbë në Kosovë dhe Serbi. Sulmet janë kryer nga anijet luftarake amerikane nga Adriatiku dhe bazat ajrore italiane në Itali.



Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende. Aktualisht KFOR-i ka mbi 16 mijë trupa në Kosovë.

—–
bill_clinton.jpg

Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.


Me rastin e nëntëvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi pozicionet ushtarake dhe policore serbe, shprehim ndjenjat më të larta të respektit për Aleancën ushtarake, NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare, që u vunë në mbrojtje të Kosovës në ditët më të vështira dhe më vendimtare.


Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor në Kosovë, lirisë, paqes dhe demokracisë.


Bota demokratike dhe Aleanca më e fuqishme e globit NATO-ja, dhanë kontribut historik në çlirimin e Kosovës, duke bërë që data 24 mars 1999 të jetë fillim i një epoke të re për Kosovën. Populli i Kosovës i është mirënjohës përjetë NATO-s dhe të gjitha shteteve që përkrahën luftën e drejtë.



Pas nëntë vjetësh, sot Kosova është e lirë, ka ndërtuar shtetin e saj të pavarur dhe demokratik, të njohur ndërkombëtarisht, me përkushtim të veçantë për të mbrojtur të drejtave të minoriteteve dhe me synimin për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shteti demokratik i Kosovës do të jetë gjithmonë faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.


Sot, kur kemi përmbyllur kapitullin e ndërtimit të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, kujtojmë me nderim të lartë sakrificën sublime të luftëtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve tanë, të cilët ranë që brezat e ardhshëm të jetojnë në Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur.


Në këto ditë të përkujtimit të intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe, iu shprehim mirënjohje të përhershme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendeve që ndihmuan çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe që sot po ndihmojmë forcimin e institucioneve demokratike të vendit tonë.


Mirënjohje të veçantë ju shprehim liderëve dhe personaliteteve botërore që mbështetën luftën e drejtë të popullit tonë për çlirim dhe demokraci, ish-presidentit Klinton, ish-kryeministrit Bler, ish-sekretares Ollbrajt, z.Solana dhe personaliteteve tjera perëndimore.

Edhe në këtë fazë Kosova mirëpret prezencën ushtarake të NATO-s dhe ndihmën e përgjithshme të shteteve demokratike.


Në këtë përvjetor historik për vendin tonë, iu shprehim falënderim të veçantë forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, që garanton lirinë, stabilitetin dhe paqen në Kosovës.

—–
Kryeministri i Serbisë, Vojislav Kostunica, thotë se NATO e bombardoi Serbinë për të krijuar një shtet të vetin “në territor të Serbisë”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...