Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/03/24

Asmir Crnovrsanin, kryeimam i Novi Pazarit : ja e vërteta e kalimit në Islam të familjes serbe Novakoviç


Ditët e fundit nëpër disa portale të rajonit është shpërndarë lajmi për kalimin në Islam të një familjeje serbe nga Beogradi në një xhami të Novi Pazarit. Ato ia atribuuan këtë kalimi një darke me imamin dhe stafin i xhamisë së këtij qyteti. Por Asmir Crnovrsanin, kryeimam i Novi Pazarit, ka tjetër version.

“Çdo vit kemi disa raste kur njerëzit vijnë me dëshirën për ta pranuar islamin, dhe kjo nuk përbën më një gjë të rrallë në Serbi, thotë Crnovrsanin, njeriu që priti këtë javë familjen Novakoviç nga Beogradi, e cila kaloi me vullnet të lirë në Islam.

Çifti Bojan dhe Natasha me bijtë e tyre Filip dhe Ognjen kanë dëshmuar shehadetin – fjalën e dëshmisë për të qënit musliman – para ef. Crnovrsanin. Çifti më pas ka vendosur të quhet Ismail dhe Edina, ndërsa fëmijët morën Esad dhe Hamza.

“Ata kishin kohë që e e studionin Islamin, pasi ishin njohur me një familje muslimane në Beograd. Dhe kjo i kishte shtyrë që të interesoheshin për fenë islame me lexim librash”, tregon Crnovrsanin.

Pra, ndryshimi sipas tij nuk ka ndodhur brenda natës.

“Në fakt e gjitha kjo zgjati disa muaj. Ata janë të rinj, të suksesshëm, të arsimuar. Bojani, respektivisht Ismaili, është një programues profesionist për IT. Ata janë një familje shumë e sjellshme dhe intelektualisht e ngritur. Por me rëndësi ishte roli i një prej studentëve tanë të Medresesë në Novi Pazar, tani dhe muezin”, tregon ai.

I riu shkoi tek të afërmit në Beograd ku u njoh me familjen Novakoviç.

“Mes tyre diskutimet rreth Islamit kanë ardhur duke u intensifikuar si dhe njohja gjithashtu, derisa më në fund, familja Novakoviç ka vendosur që të vijë në Novi Pazar dhe të formalizojë konvertimin e tyre në Islam. I kemi pyetur nëse duan ta bëjnë këtë publikisht, dhe ata kanë deklaruar se nuk ndihen të turpëruar të bëjnë këtë dhe që kjo duhet të jetë publike. Edina menjëherë ka vënë hixhabin, duke e përjetuar atë si diçka të madhe në jetë”, shpjegon kleriku.

Kur u pyet se a do kishte reagime për shkak të vendimit të tyre dhe mjedisit ku jetojnë, Crnovrsanin tha se pa dyshim që kjo do të ndodhë.

“Patjetër që do të ketë, por ata kanë zgjedhur besimin e vërtetë”, shton ai.

Crnovrsanin thotë çdo vit shënohen raste të konvertimit në Islam nga ana e serbëve.

“Vitin e kaluar kishim Branko Latasin, një ish- futbolli i cili e ka përqafuar Islamin dhe tani quhet Omer”, thotë kryeimami i Novi Pazarit.

Deutsche Bank mes institucioneve perëndimore që “pastruan” miliarda dollarë-cash përmes Letonisë


Deutsche Bank është një nga dhjetëra institucionet perëndimore që procesuan të paktën 20 miliardë dollarë – e madje më shumë – para me “origjinë kriminale” nga Rusia. Në një artikull të “The Guardian” banka gjermane që i dha hua 300 milionë dollarë Donald Trumpit ka luajtur një rol dominues në skandalin e pastrimit të parave që drejtohej nga kriminelë rusë me lidhje të forta me Kremlinin.

Skema, e mbiquajtur “Lavanderimati Global” ka operuar nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke hetuar sesi një grup rusësh me lidhje të forta politike ishin në gjendje të përdornin kompani të regjistruara në Britaninë e Madhe për të pastruar miliarda dollarë në cash. Kompanitë kishin krijuar një huadhënie fiktive ndaj njëra-tjetrës, të nënshkruara edhe nga biznese ruse.

Kompanitë më pas falimentonin për shkak të këtyre “borxheve”. Gjykatësit në Moldavi, më pas, jepnin vendime që përforconin pozicionin kundër këtyre firmave. Kjo lejonte që llogari në bankat ruse të transferonin shuma gjigande drejt Moldavisë, në mënyrë të ligjshme. Nga atje, paratë shkonin në llogari në Letoni përmes Bankës “Trasta Komercbanka”.

Deutsche, huadhënësja më e madhe në Gjermani vepronte si një “bankë korresponduese” për Trasta deri në vitin 2015. Kjo do të thotë se Deutsche jepte shërbime të në dollarë ndaj klientëve rusë të Trasta, që nuk ishin banues në Letoni. Ky shërbim përdorej për të zhvendosur para nga Letonia drejt bankave në të gjithë botën.

Gjatë kësaj periudhe shumë banka të Wall Street u tërhoqën nga Letonia për shkak të shqetësimeve se vendi i vogël balltik ishte shndërruar në qendër të pastrimit ndërkombëtar të parave, sidomos nga fqinja e saj Rusia.

Nga viti 2014, vetëm dy huadhënës perëndimorë patën vullnetin për të pranuar transferta ndërkombëtare në dollarë nga bankat letoneze. Ato ishin bankat gjermane, Deutsche dhe Commerzbank. Deutsche u tërhoq më pas nga shërbimet korrespondente me bankën Trasta në shtator 2015.

Gjashtë muaj më vonë, rregullatorët letonezë mbyllën bankën. Ata dhanë si arsye shkeljet e përsëritura dhe thanë se banka kishte dështuar të menaxhonte rriskun për pastrimin e parave.

Zëvendësministrja e Financave të Letonisë, Maija Treija, tha se paratë e dërguara përmes Trasta-s ishin “ose të vjedhura ose me origjinë kriminale”.

Banka në fjalë ishte përdorur si mjet për të nxjerrë paratë jashtë ish-Bashkimit Sovjetik drejt e “në sistemin financiar të Bashkimit Europian”, shton ajo.

Deutsche tha se kishte forcuar në mënyrë domethënëse sistemet dhe kontrollet e veta. Banka shtoi se deri në fund të këtij viti do të ketë punësuar më shumë se 1 mijë persona staf të ri për të përmbushur rregullat e njësisë kundër krimit financiar.

Commerzbank tha se nuk mund të komentonte marrëdhëniet e saj me banka të tjera. Sipas saj, transaksionet e dyshimta u vërejtën gjatë monitorimit rutinë dhe u raportuan tek autoritetet.

Duket se Deutche Bank i dha fund marrëdhënieve të saj me Trasta-n shpejt pasi rregullatori i Letonisë lëshoi një paralajmërim. Në gusht 2015, komisioni i tregjeve financiare dhe kapitale ndaloi të gjitha transaksionet sipër 100 mijë dollarë.

Deutsche reduktoi marrëdhëniet me bankën tjetër kyçe të skemës Lavanderimati – Moldindconbank të Moldavisë, në vitin 2012.

Lidhjet me Rusinë janë një çështje e një ndjeshmërie akute për Deutsche. Në shkurt, doli se Deutsche, në mënyrë sekrete, kishte rishikuar disa hua për presidentin Trump nga divizioni i pasurive private për të parë nëse kishte lidhje me Rusinë. Trump i ka borxh bankës gjermane, Deutsche rreth 300 milionë dollarë.

MISIONI i FLORIPRESS-IT


Portali informativ i Agjencionit "Floripress" nga Prishtina është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë në blogosferën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ju mirëpresim me komente dhe shkrime.

Me respekt ,

Editori Flori Bruqi

E-mail : floribruqi@yahoo.com

Nga Edi RAMA: Dje, Sot, Nesër (viti 1991)


Dje vdiq një njeri.

Dje vdiq një njeri. Një njeri si shumë të tjerë. Një shqiptar. Një komunist i ndershëm. I pëlqente të bisedonte me çunat siç i quante ai të rinjtë. Kështu, prej kohësh ishin miq të mirë, edhe pse me diferencë të madhe moshe. Kohët e fundit pothuajse nuk fliste. Dilte nga shtëpia vetëm për të kryer ritualin monoton të radhëve të gjata. Kur takoheshim s’më jepte më këshilla si dikur.

Një ditë i kishte thënë gruas: u ndamë me çunat. Erdhi puna që u ndamë me të vërtet me të, edhe fizikisht, në varrimin më të trishtuar që kam parë në jetën time. Autobusët atë ditë ishin në grevë dhe njerëzit që kishin ardhur për ta përcjellë për në banesën e fundit, pak kohë patën që të mendonin për të vdekurin. Mund të thuash që e harruan. Tymi i duhanit mbi fytyrën e zbrazët të mikut tim pa jetë, kujtimi i freskët i preshve me baltë në torbën heroike, një kokë legjendare prej allçie e futur në raft, interferenca e politikomanisë që rrinte pezull mbi kokat tona pa përfillur as vdekjen- të gjitha këto me ndihmonin që të bindesha se pas një diktature të egër gjysmë shekullore, demokracisë mund t’i afrohesh me llafe, po aq sa mund t’i afrohesh vijës së horizontit me vrap.Të gjithë e duam demokracinë, të gjithë flasim për të, të gjithë do ta presim tek dera me 31 mars. S’na mbetet gjë tjetër veçse të zgjedhim midis programeve të partive, zatëm idealen , të hedhim diku një armë që i nënshtrohemi pa kushte partisë që disponon programin e parapëlqyer dhe të shkojmë në punë për të fituar bukën e përditshme deri në ditën e zgjedhjeve. Ditë shpëtimi, që mbase duhet të shpallet festë zyrtare përpara se të zyrtarizohen vetë krishtlindjet. Por, po të ngurosh të bindesh për një çast, e sheh menjëherë se lumi i fjalëve, përveç një deponimi civil e të pafuqishëm të së drejtës, kthehet në një vorbull kritikash demagogjike, ku fati më i mirë është të mbytesh pa u vënë re. Në dhomë kishin mbetur të afërmit, unë dhe një oficer në pension, me të cilin njëherë ishim grindur për demokracinë.

Para se të mbyllej arkivoli i dhamë lamtumirën e fundit mikut tonë, oficeri i pari e pas tij unë. Edhe kur në ato çaste njeriu nuk ka kohë të mendojë, çuditërisht m’u ngulit në mend që të dy bëmë të njëjtin gjest: unë jokomunisti dhe ai komunisti, e puthëm të vdekurin. Kur erdhi momenti për të ngritur arkivolin e kuq, si për të më thënë diçka, rastësia na vendosi të dyve krah për krah, me peshën e mikut të përbashkët, mbi supe. Natyrisht që me të ishim lidhur në mënyra dhe për arsye të ndryshme, megjithatë, po bënim diçka të njëjtë dhe ndjenjat tona ishin shumë ta afërta. Imazhi i thjeshtë dhe njerëzor i zbritjes së shkallëve me barrën mbi supet tona, më solli krejtësisht vizionin e varrimit të sistemit. I tillë duhet të jetë ai, paqësor, pa asnjë iluzion përpara realitetit të vdekjes së tij.

Sot lindi një dekret.

Mbrëmë lexova vonë “Të pesë anarkitë” e Nolit. Megjithëse fjalët e Nolit janë një terapi e

vlerë antidemagogjike, sot në mëngjes mezi u zgjova nga një gjumë me ëndrra rraskapitëse.

Pa hapur mirë sytë, si zakonisht, kreva lëvizjen instiktive që më çon çdo mëngjes te dera e shtëpisë për të marrë “Zërin e Popullit”. Menjëherë sytë e lodhur më vanë te dekreti i ri që mbron nga keqbërësit përmendoret, bustet dhe memorialet e Skënderbeut, vëllezërve

Frashëri, Ismail Qemalit, Fan Nolit. Hapa sytë mirë. Fan Noli! Nga dëshira që të ulërija se ai nuk ka përmendore, gjë që nuk e bëra nga frika se mos zgjoja të tjerët, për pak e harrova që personaliteti i shënuar i luftës për demokraci, siç thuhet në dekret, e ka një kokë në allçi, e cila nuk e di se ku ka përfunduar, pasi ka vite që nuk e kam parë më. E lashë gazetën dhe fillova të rrëmoj nëpër rrëmujën e librave të mi, sepse diku e kisha fotografinë e skulpturës së Fan Nolit, të cilën e pat realizuar për një ekspozitë me iniciativën e tij personale, Thoma Thomai. Kisha një shpresë të vakët, se mos ishte shënuar nën të vendin se ku ndodhej. E gjeta më në fund, por nuk pashë asnjë shënim poshtë, përveç konfirmimit të panevojshëm për mua që ishte në gips. Vetëtimthi m’u ngatërrua me fjalët e Nolit mendimi se në qindra mijëra tonelata bronz që janë harxhuar për të hyjnizuar këtu, “idealet e errëta, të shtrembra e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares që përfyten e përleshen në një luftë për vdekje me idealet më të gjalla, elegante, e të ndritshme të Perëndimit”, nuk pati as dëshirë dhe as zjarr për të shkrirë pak bronz për kokën e tij. Gjithsesi ajo që më mundonte më shumë ishte pikëpyetja se për ç’nevojë shqetësohej kaq shumë shteti për të mbrojtur me ligj përmendoret e këtyre njerëzve të ndritur që populli i do sepse e deshën, i respekton sepse e respektuan dhe i mbron vetë, sepse e mbrojtën. Ndërsa e bëja këtë pyetje, një zë nga dekreti më pyet mua: “Po armikun e brendshëm që mezi ç’pret rastin të fyejë ndërgjegjen kombëtare duke kundërshtuar unitetin dhe normat morale të popullit, e harrove?” “Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha”. Kjo përgjigje e Nolit m’u duk e mirë, por e pasigurt për të dialoguar me nenin e dekretit, kështu që i thashë se çuditesha pasi nuk dija ndonjë rast që populli të sulmonte përmendoret e heronjve të tij. Lexova më poshtë se dekreti i ri ruante edhe përmendoren e Enver Hoxhës. M’u duk e çuditshme që pushteti popullor për të cilin ai është njeriu më i shquar i kësaj epoke, udhëheqësi i shquar i Luftës Nacionalçlirimtare, dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit që ta mbronte përmendoren e tij.

Mos vallë kjo është ndjesia ime personale?

“Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve, po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagë”. Befasia ime qe e plotë, kur midis rreshtave të dekretit njoha stilin e vjetër të ligjeve me mundësira të pakufishme dënimi për njeriun, në frazën “çdo fyerje ose veprim që poshtëron figurën e personaliteteve të tilla dënohet me heqje të lirisë”. Që kjo frazë e shkëputur nga dekreti i përkiste posaçërisht tendencës për të ndaluar gojët e njerëzve të kritikonin Enver Hoxhën, kjo është jashtë çdo dyshimi; që çdo njeri që fyen simbolet e shenjta të gjakut dhe djersës së derdhur për liri e pavarësi duhet ndëshkuar, dhe kjo është jashtë çdo dyshimi, por fatkeqësia e re që e gjeti të gjithë opozitën nga ky dekret është se kush i ka në dorë ligjet dhe policinë sot në Shqipëri, është jo vetëm i pamësuar me demokracinë, por dhe aq i mësuar të mos dëgjojë të tjerët, saqë edhe toni i të folurit i duket fyerje, apo edhe një pakënaqësi të shfaqur haptas e quan veprim poshtërues ndaj figurës së Enver Hoxhës. Zoti na ruajt nga kjo “anarki patriotike”. E vura fotografinë e Nolit në vend dhe vendosa të shkruaj, ashtu siç ishte, gjithë përjetimin e këtij mëngjesi, që edhe pse zgjati pak, ishte i mjaftë për t’i shtuar shijes së keqe të një nate të shqetësuar dhe një ëndërr me sy të hapur në Botën e Demagogjisë.

Po nesër?

Dje vdiq një njeri, sot lindi një dekret, po nesër ç’do të ndodhë? Hëpërhë s’mbete gjë tjetër veçse të këndojmë dy vargjet e këngës shumë të njohur: Për nesër, kushedi/Por për këtë arsye/Jeta ime nuk mbaron tani…

Nga Fatos LUBONJA: Ne shqiptarët dhe kosovarët, ne kosovarët dhe shqiptarët (viti 1998)

Aty nga viti ‘97-’98 ku përpos problemeve të brendshme që kalonte Shqipëria, u shtua dhe Kosova me problemet e saj me serbët, deri në shpërthimin e luftës, u kryqëzuan paevitueshmërisht dy fate, të dy popujve të ndarë nga një kufi, sa afër e ngjitazi, aq larg e të ndarë nga njëri-tjetri. Në këtë atmosferë, Fatos Lubonja do merrte kurajon që të trajtonte atë që askush nuk kishte dëshirë t’i përmendte për arsye patriotike: ndasitë dhe diferencat mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo ngjalli shumë reagime në atë kohë, shoqëruar me një sërë shkrimesh, në median e Tiranës dhe Prishtinës, ku vetë Lubonja i kushtoi disa. Ne po sjellim një prej tyre, edhe si kujtesë për të djeshmen në raportet mes dy pjesëve, që, falë disa zhvillimeve të dialektikës gjeopolitike, sot janë bërë njësh, të ndarë vetëm nga një kufi administrativ….

Para do kohësh kam takuar në një nga kryeqytetet e Europës një kosovar i cili, teksa bisedonim mbi problemet e mëdha të Shqipërisë dhe Kosovës, në një çast, pa e prishur pamjen e mirësjelljes dhe rsepektit reciprok që e karakterizonte bisedën, si duke qeshur, më tha: “Ne po vijmë t’ju pushtojmë njëherë, pastaj shohim e bëjmë…”

E kishte fjalën se ne shqiptarëve të Shqipërisë mëmë na mungonte patriotizmi, prandaj, e meritonim që kosovarët të na bënin një “pushtim atdhetar”, që do ta shpëtonte kombin nga gjendja ku e kishim çuar ne me atë rrazbitjen tonë deri në neveri për vendin dhe me atë gadishmëri për ta bjerrë identitetin kombëtar në favor të një identiteti prej skllavi në Perëndim.

Humori i tij cinik, i mpleksur me atë ndjenjën e superioritetit që i jepte ndenja e lartë patriotike, më la mua, shqiptarit të këtej kufirit, një shije disi të hidhur, dhe më ngërmoi t’i përgjigjesha duke i treguar historinë e një grupi djemsh kosovarë që kishin dezertuar nga ushtria serbe dhe që erdhën në territorin e Shqipërisë me ndjenja të forta patriotike, por që, të ndeshur me vështirësitë e mëdha ekonomike dhe më shumë komplikime të tjera, u armiqësuan dhe aq me qytetarët e Elbasanit sa arritën të bëjnë grevë urie për të kërkuar largimin nga Shëipëria për në Europë.

Prej atij momenti biseda sikur u këput në mes duke më lënë një shije të hidhur moskuptimi që m’u bë se kishte qenë e pranishme gjatë gjithë kohës, por e fshehur nën mirësjelljen dhe dashamirësinë e jashtme. Ajo shije moskuptimi më është kthyer e rikthyer nëpër mend sa herë më ka rastisur të mendoj dhe bisedoj rreth marrëdhënieve shqiptarë-kosovarë dhe veçanërisht sa herë ndonjë gazetar i huaj më ka drejtuar pyetjen: “A janë të gatshëm shqiptarët të luftojnë përkrah kosovarëve në rastin e hapjes së një lufte me Serbinë?”

Në Gjermaninë e bashkuar qarkullonte një anekdodë tashmë e njohur botërisht, një lindor takon një perëndimor dhe i thotë: “Hello, tani u bëmë një popull”, kurse perëndimori i përgjigjet: “Edhe ne po ashtu”. Prapa këtij humori qëndron një e vërtetë e hidhur, ajo se kur një popull e ndan historia më dysh ai bëhet dy popuj dhe se, edhe në u arriftë bashkimi gjeografik i tyre, ky do të jetë larg atij bashkimi që ndërton unitetin e vërtetë të një kombi.

Pas ndarjes së gjatë 50-vjeçare, gati plotësisht izoluese, ne, shqiptarëve dhe kosovarëve, na u dha mundësia e kontakteve. Përshtypja ime është se dashuria platonike e ushqyer për 50 vjet sikur është kthyer në një fejesë më shumë zhgënjyese sesa premtuese. Retorikat mbi solidaritetin për çështjen e madhe të kombit, dashurinë për Kosovën dhe Shqipërinë, mbi bashkimin, duket sikur janë bërë gjithnjë e më formale, gjithnjë e më shumë vegla të politikanëve në luftrat politike ndërkohë që, thellë thellë, si popuj, njehemi larg, jo rrallë dhe plot dyshime dhe mosbesim të ndërsjelltë.

Mua më duket se ka ardhur koha që të dy palët të ndeshemi më ballazi me problemin e këtij hendeku mjaft të thellë shpirtëror, kulturor e psikologjik që na ndan dhe që nuk premton një martesë të lumtur edhe sikur kjo të realizohet.

Filozofi frëng Pol Riceur, kur flet për rrugët e afrimit të popujve të ndryshëm sugjeron tre gjëra: njohjen e kulturave të njëri-tjetrit, rivlerësimin me sy kritik të historisë së njëri-tjetrit, si dhe faljen e mëkateve ndaj njëri-tjetrit. Ne nuk jemi tamam dy popuj të ndryshëm, por më duket se nuk jemi tamam as një popull i vetëm, prandaj dhe sugjerimi i Riceurit më duket se na përshtatet disi, ndofta përgjysëm. Ne vërtet s’kemi mëkate për t’i falur njëri-tjetrit, të paktën nga ato të mëdhatë, që lënë vulë mbi ndërgjegjet kolektive. Vërtet kemi dhe shumë gjëra të përbashkëta, veçanërisht gjuhën dhe shekujt kur bënim pjesë në Perandorinë Osmane, por, qysh kur u formua shteti shqiptar, historia na ka ndarë më dysh duke na përplasur me fate të ndryshme, herë herë dhe të përkundërta duke bërë që, si para Luftës së Dytë Botërore ashtu dhe pas saj, të mos kemi pasur shumë kohë të merremi e të komunikojmë me njëri-tjetrin e të njohim vërtet njëri-tjetrin.

Konstante e përhershme e ndryshimit ka qenë se ne, të dheut amë, kemi qenë të zënë më shumë me problemin e sundimit të njëri-tjetrit dhe të çlirimit nga njëri-tjetri, kurse kosovarët me çështjen e çlirimit nga dominimi serb.

Le të përpiqem ta ilustroj, pa kërkuar gjatë, se si shfaqet kjo konstante gjatë 50 viteve që po i lëmë pas e në vazhdim. Kosovarët e donin vendin Shqipëri sepse atje shikonin nënën e tyre nga e cila ishin ndarë me përdhunë; shqiptarët filluan ta urrejnë, pasi, i rrethuar me tela me gjemba, ai u shëmbëllente më shumë si një kamp përqëndrimi. Kosovarët kishin mundësi të dilnin jashtë shtetit dhe kjo eksperiencë i zhveshi nga ëndrrat e tokës së premtuar, shqiptarët e izoluar digjeshin për të parë botë. Kosovarët e shikonin Enver Hoxhën si simbol e Shqipërisë, madje shumë prej tyre u bënë dhe marksistë-leninistë për këtë arsye; shqiptaët e urrenin sepse ai ishte simbol i së keqes që i kishte pushtuar. Kosovarët, të lodhur nga serbët, digjeshin nga malli për shqiptarët; shqiptarët thoshin se të keqen më të madhe e provuan kur mbetën thjeshtë dhe vetëm në duart e shqiptarëve. Kosovarët përmalloheshin kur dëgjonin këmngë popullore; shqiptarëve ato u kishin ardhur në majë të hundës pas s’dëgjonin tjetër muzikë në radio e televizionin shqiptar.

Këta dy lloj shqiptarësh pas vitit ’90 u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin në Europë pas ngjarjes së ambasadave dhe eksodeve masive, dhe filluan të grindeshin: emigrantët kosovarë të lektisur për dheun mëmë, i qortonin ikanakët shqiptarë se pse e lanë vendin, kurse këta të fundit ia kthenin se nuk donin t’ja shihnin bojën atij atdheu të mallkuar ku s’kishin parë tjetër veçse vuajtje. Një pjesë e mirë e kosovarëve nuk mund të duronin që t’u shahej Enveri, kurse këta e shanin me fjalët më të ndyra.

Pas hapjes së Shqipërisë këtij problemi të jashtëkufitjve iu shtuan dhe ato të brendakufijve. Shumë intelektualë shqiptarë, që shumëçka nga e keqja që e kishte pllakosur Shqipërinë e gjenin tek tradita muslimane e që bënin thirrje, thuajse hapur, për kthimin në fenë e të parëve, mbetën të zhgënjyer kur shkuan në Kosovë dhe panë se atje muslimanizmi kishte rrënjë aq të thella….Poende, kosovarët, që e njihnin shumë më mirë psikolgjinë e kapitalit e që erdhën në Shqipëri jo thjesht me dashuri platonike, por me mendimin se do investonin një markë për të fituar dy, ranë shpejt në konflikt me shqiptarët e varfër të cilëve iu krijua përshtypja se ata po vinin t’i mashtronin e t’i dominonin në tokën e tyre, t’i kthenin në shërbëtorë. Dukej se shqiptarët ishin më të gatshëm të bëheshin shërbëtorë të italianëve, gjermanëve dhe amerikanëve sesa të kosovarëve. Rasti i Hajdin Sejdië i cili u voli shqiptarëve dollarët e grumbulluar me aq mund, e acaroi në në ekstrem për ca kohë krizën e mosbesimit midis shqiptarëve dhe kosovarëve…Poende në jetën politike, reja e konfliktit veri-jug, e cila herë zbehet dhe herë zymtësohet në qiellin e psiqikës së shqiptarëve, i ka veshur kosovarët, veçanërisht në mendjen e jugorëve me hijen e frikshme të aleatit të revanshshizmit verior…

Të gjitha këto që përmenda dhe shumë të tjera bisedohen nëpër rrethe të ngushta, tryezave të shtëpive apo kafeneve duke ushqyer komplekse dhe paragjykime gjithëçfarëshe. Ato, ashtu si plagët që nuk i rreh ajri dhe dielli, më shumë malcohen nga kjo praktikë sesa shërohen. Rrallëherë i sheh ato të bëhen publike nga intelektualët shqiptarë dhe kosovarë. Akoma më rrallë i sheh të trajtohen me seriozitetin dhe urtësinë që meritojnë. Këtej nga Shqipëria nëpër shtyp flitet hapur vetëm për “vëllezërit kosovarë”, për “çështjen e Kosovës”, për “armikun e përbashkët serb”. Herë herë të duket sikur të dy palët duan dhe u leverdis të shikojmë tek njëri-tjetri vetëm hijet e njëri-tjetrit. Mirëpo, le të mos harrojmë se këto plagë, të mbështjella deri në marrje fryme nga retorika boshe mbi atdhedashurinë, janë përcaktuesit e vërtetë të dashurisë sonë ndaj njëri-tjetrit ashtu sikurse komplesket e fshehura në inkoshient janë sunduesit e vërtetë të ndenjave dhe veprimeve të njeriut…

Retrospektivë shkruar shkarazi nga ish presidenti shqiptar Prof.Dr. Sali BERISHA: Ne, bashkëpërgjegjës e bashkëviktima të komunizmit (viti 1992)



Fjalim i mbajtur  i Prof.Dr.Sali Berishës ,me rastin e zgjedhjes President i Republikës, prill 1992

Klerikë të nderuar,

Të dashur zonja deputetë,

Të dashur zotërinj deputetë,

Të nderuar zotërinj ambasadorë,

Të dashur të ftuar,

Të dashur bashkëqytetarë, qytetarë të Shqipërisë, bashkëkombës, kudo që jeni.

Detyra e Presidentit te Republikës, që populli shqiptar më beson sot mua nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Parlamentin e parë demokratik të Shqipërisë, është një nder i madh dhe një detyrë sa me përgjegjësi, aq dhe dinjitoze. Ajo është nder, se populli ynë, pas afër një shekulli lufte dhe përpjekje titanike për liri, demokraci, të drejta njerëzore dhe kombëtare, më vendos sot mua, nëpërmjet jush, me vullnetin e tij të lirë, në vendin e parë të Shtetit demokratik Shqiptar. Por detyra e Presidentit, në agimin e demokracisë së Shqipërisë, pa dyshim, është tejet e vështirë. Kjo sepse unë zgjidhem sot President i njërit prej vendeve më të varfra të globit, ku në të kaluarën e afërt qindra pleq e fëmijë vdiqën nga uria apo sëmundjet e lidhura me të dhe sot akoma nuk janë të paktë ata që vuajnë nga kjo plagë, ku janë të panumërt fëmijët që, të zhveshur e të zbathur e të uritur, nisen për në shkollë, ku qindra mijëra të sëmurë nuk kanë ilaçe për t’u injektuar, papunësia është në nivele ndër më të lartat që mund të jetë, ku qindra mijëra familje në fshat nuk kanë një pëllëmbë tokë, as dhe mjete të tjera jetese, industria është e një teknologjie jashtëkohore, 80% përqindëshi bren çdo ditë ekonominë shqiptare të paralizuar. Peizazhin natyror të vendit, me bukuri mahnitëse, e trishtojnë drurët e prerë dhe bunkerët, këta të fundit simbol autentik i diktaturës së egër dhe gjysmë shekullore që përjetuam. E vërteta është se në Shqipëri koha ndaloi dhe jo për një javë apo vite, po për gjysmë shekulli dhe kjo ka peshë dhe çmim të rëndë. Ligji nuk u respektua ndonjëherë, madje kohët e fundit ai i lëshoi vendin kaosit, krimit të organizuar dhe anarkisë.

Zonja dhe zotërinj.

Gati gjysmë shekulli në Shqipëri, për mungesë të lirisë së ndërgjegjes dhe në bazë të parimit amoral të luftës së klasave, qindra dhe mijëra shqiptarë dhanë jetën dhe rininë e tyre për fjalën e lirë, për mendimin e lirë. Ndërsa të tjerëve, që nuk u burgosën apo internuan, komunizmi u ndaloi liritë themelore të individit, mendimin, pronën dhe Zotin. Ai zhyti vendin në një ngujim dhe izolim që rëndoi shumë mbi shpirtin, psikologjinë, kulturën, ekonominë tonë.

Zonja dhe zotërinj, unë bëra këtë përshkrim jo vetëm për të dënuar diktaturën të cilën përjetuam, por edhe për të rikujtuar këtu se në këto rrethana askurrkush nga ata që kanë luftuar për liri dhe demokraci dhe besoj se do të lakmonte qoftë dhe një miligram pushtet. E me gjithë këtë, unë e pranoj me kënaqësi dhe optimizëm detyrën e Presidentit të Republikës. Së pari, sepse unë jam krenar se jam shqiptar. Nënat tona, së bashku me qumështin, na mëkuan ne krenarinë dhe dashurinë për kombin, kulturën, flamurin dhe historinë e tij të dhimbshme. Plagët e rënda që unë përmenda më sipër dhe që janë një trashëgimi tepër e hidhur, Shqipërisë nuk ia shkaktoi Zoti, por komunizmi, të cilin ne, me një ceremoni madhështore demokratike, e varrosëm njëherë e përgjithmonë ditën e parë të kësaj pranvere të madhe.

Zonja dhe zotërinj,

Qytetarë të Shqipërisë,

Bashkëkombës të dashur,

Postin e Presidentit unë e pranoj, sepse kam besim të madh te ju, kam besim të pakufishëm te njeriu, te gjenia e tij krijuese, aftësitë, talenti, mundësitë, idealet dhe aspiratat e tij. Unë besoj dhe shpresoj se ata që mundën diktaturën e egër, ata do të dinë të ndërtojnë demokracinë, të ndërtojnë një Shqipëri demokratike, një ekonomi tregu të zhvilluar, një zonë të lirë të qytetarëve të lirë. Mendimi i lirë, puna e lirë, iniciativa e lirë do punojnë për ne siç kanë punuar për të gjitha kombet e qytetëruara. Nga ana ime, në këtë rast dua t’ju garantoj se do të angazhohem me të gjitha forcat për ristabilizimin e rendit dhe të qetësisë, funksionimin e shtetit juridik, rifillimin e prodhimit në ndërmarrjet tona dhe rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare.

Klerikë të nderuar, detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë unë e pranoj sepse kam besim të madh te Zoti. Ai na ka ndihmuar e do të na ndihmojë në rrugën tonë të gjatë dhe të vështirë drejt demokracisë. Shqipëria sot ka tri fe, ato do të nderohen dhe vlerësohen gjithnjë si tri gurra të fuqishme hyjnore, që do të pasurojnë shpirtin tonë, shqiptarinë.

Zotërinj ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Shqipëri, duke marre detyrën e Presidentit dua dhe një herë t’ju konfirmoj besimin tim të palëkundur se vendet demokratike fqinje, demokracitë e Evropës, SH.B.A-së do të na ndihmojnë në rrugën e demokracisë dhe të përparimit. Dua, me këtë rast, t’ju siguroj se ëndrra më e madhe e çdo shqiptari është integrimi i Shqipërisë në Evropë. Për këtë ne do të ndërtojmë shtetin e së drejtës, do të realizojmë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave e ideve. Me politikën e saj Shqipëria do të përpiqet që interesat e ndryshme të mos sjellin konflikte, por të zgjidhen me mirëkuptim dhe marrëveshje mbi bazë të normave dhe traditave demokratike. Në të ardhmen do të bëjmë përpjekje që sa më shumë qytetarë të huaj, biznesmenë dhe burra shteti të vizitojnë Shqipërinë, që Shqipëria të shndërrohet në faktor paqeje, mirëkuptimi në rajon dhe në Evropë. Ndërmarrjet e përbashkëta ekonomike dhe investimet e huaja do të garantohen me një legjislacion liberal dhe demokratik.

Bashkëkombësit tanë në trojet e veta në Jugosllavi dhe kudo që janë, dua t’i garantoj se Shteti Shqiptar do të punojë me këmbëngulje për realizimin e të drejtave të tyre njerëzore e kombëtare. Unë kam besim të palëkundur se çështja shqiptare është çështje e drejtë, që mund të zgjidhet plotësisht në kuadrin e aktit final të Helsinkit dhe nismës së Komunitetit Evropian për rajonin. Shpreh bindjen se nuk do të jetë e largët dita që shqiptarëve do t’u njihet e drejta për vetëvendosje dhe të drejtat e tjera që u takojnë. Nga ana tjetër, dëshiroj të siguroj minoritetet në Shqipëri se do të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë individuale dhe kombëtare që u garanton kushtetuta jonë dhe aktet ndërkombëtare. Do të përpiqem dhe shpresoj se dhe vende të tjera do të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj pakicave tona.

Zonja dhe zotërinj, detyrën e Presidentit të Republikës e pranoj i vendosur të realizoj së bashku me ju aktin e madh të pajtimit kombëtar.

Komunizmi ishte përçarës i madh i kombit tonë. Pak ditë më parë ne varrosëm pushtetin e tij, por jo doket dhe zakonet e tij. Ato do t’i varrosim vetëm pasi t’i zëvendësojmë me virtytet e larta që ne trashëgonim. Duke dënuar krimin e shëmtuar dhe diktaturën, ne duhet të nderojmë, të duam dhe të çmojmë njëri-tjetrin. Të gjithë ne kemi qenë bashkëpërgjegjës në shkallë të ndryshme për vazhdimësinë e diktaturës së paku për votën nën frikë 99.99% që i akorduam asaj. Por të gjithë kemi qenë bashkëviktimat e tij, prandaj le të na bashkojë vuajtja, dhimbja e njëri-tjetrit, përgjegjësia e përbashkët për të ndërtuar një shoqëri të civilizuar si Spanja dhe Portugalia. Kombet me kulturë dhe shpirt të madh dinë të falin, dinë të shprehin pendesën për hir të kulturës, të shpirtit, të fëmijëve dhe të të ardhmes së tyre.

Zonja dhe zotërinj, në detyrën e vështirë të Presidentit dua t’ju garantoj se do të mbroj fort interesat e të gjithë shtetasve shqiptarë, të gjithë qytetarëve shqiptarë, duke filluar nga vogëlushët që na përcillnin çdo ditë me gishtërinjtë e tyre lart, mesazh i shpresës së një kombi, tek rinia që solli këto ditë për vendin tonë, te burrat dhe gratë, të moshuarit dhe pleqtë që nuk kursyen asgjë, as fëmijët e tyre, as veten e tyre, kur ishte fjala për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzore. Një kujdes të veçantë do të tregoj për të gjithë ata që vuajtën. Vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë çmimi i njerëzve, i lirisë që gëzojmë ne sot.

Zonja dhe zotërinj, në funksionin e Komandantit të Përgjithshëm do të punoj për transformimin e ushtrisë, të forcave të ruajtjes së rendit dhe SHIK-ut në institucionet që garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisë, do të përpiqem që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, si program i integrimit të saj në Evropën e qytetëruar.

Së fundi, dua t’ju njoftoj se Presidenti i parë i zgjedhur nga ky Parlament do të ruajë përmasat e tij qytetare. Shqipëria ka vërtet një pallat presidencial, por, si njëri prej vendeve më të varfër botë, ajo nuk mund të ketë President për pallat. Do të rri midis jush se ndjehem më i fortë, (Duartrokitje e ovacione) se vetëm ashtu do të mund të ruaj dimensionin njerëzor, si dimensione themelore të politikës së re shqiptare.

FEJA E PAQES GODET PËRSËRI

Subject:Re: Kryeministrin Rama pse e paska lëshuar zemra?!
From:Aurel Dasareti (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
To:ymerieshref@gmail.com; floribruqi@yahoo.com; albemigrant@gmail.com; sterkala@yahoogroups.com; fritzradovani@hotmail.com; rasimbebo@att.net; cenpushkolli@hotmail.com; info@kosova.com; albanian_orientalist@yahoo.com; haxhirajvilhelme@gmail.com; jjd@aacl.com; skellici@comcast.net; kosovarimedia@live.de; vedshehu@yahoo.com; institutidiaspores@mfa.gov.al; prien@sunrise.ch; rexhep_shahu@yahoo.com; info@albaniapress.com; fjalalire@gmail.com; botaere@ymail.com; gazeta@tribunashqiptare.info; info@botasot.info;
Date:Friday, 24 March 2017, 1:08


Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake - psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Evropa përsëri nën sulm. Së shpejti do të fillojnë edhe turqit, sipas sulltanit të çmendur të tyre i cili në Ankara deklaroi para gazetarëve: “Evropianët askund nuk do të ecin të sigurt në rrugë”.


***
Dhe, orkestra vazhdon vallen në përputhje me misionin. Dje ndodhi terrori radhës, në Londër. Edhe sa njerëz të pafajshëm do të theren me thikë, vriten me armë zjarri, masakrohen nën rrotat e automjeteve përpara se të kthjellohet truri i “burrave” të BE, të cilët në kundërshtim me ligjet e Perëndisë, e mbushën Evropën e ftohtë me milet të paftuar të vendeve të nxehta?
“E mjera ajo femër që martohet me një burrë impotent”- ankoheshe një grua, burri i së cilës, meqenëse i armatosur, nuk kishte guxuar ta përdorë revolverin kundër një krimineli të paarmatosur që i kishte hy në shtëpi dhe para syve të tij ia dhunoi seksualisht gruan. Pis-mileti nuk e mbrojti as gruan as krenarinë e vet.

***


Edhe për terrorin e radhës përsëriten të njëjtat çorientime të mediumeve politikisht korrekt të “burrave” evropian të cilët një lopatë e quajnë një sëpatë, vetëm që të mos “ofendojmë” arabikët islamik dhe të ngjashmit, që gati kanë pushtuar tërësisht Evropën. Ne mund të lexojmë në shtyp se terroristi i radhës, i Londrës pra, është një "aziatik", kur në mënyrë të qartë dihet se është një arab nga Lindja e Mesme. Lajme të rreme të mediave tru-shpëlarë vazhdojnë me idetë idiote të globalizimit dhe planet e tyre vet-shkatërruese duke u përpjekur për të fshehur ndikimin e Islamit politik dhe migrimin masiv joligjor afrikan/arabik/aziatik në Evropë. Neveritshëm.
***
Liderët impotentë të BE (që kritikojnë ashpër z Trump sepse donë të mbyll kufirin për disa shtete ku sundon terrori islamik si dhe të dëbojë nga USA emigrantët e paligjshëm), për të gjitha aktet e deritanishme terroriste, të kryera në territorin e Evropës me britmat “Allah Akbar”, deri tani e kanë mashtruar publikun e vet me shprehje budallenjsh:
"Ky akt terrorist në fakt nuk ka asgjë të bëjë me Islamin!"
“Terrori i sotëm në fakt është një ngjarje shumë e vogël dhe kryesisht e padëmshme. Derisa shumë më tepër vdesin njerëz në aksidentet e përditshme ditore të makinave në vende të tjera në Evropë!"
“Kjo është në fakt shumë e mundshme që kryesi i aktit terrorist është një person me probleme psikike, një «ujk i vetmuar» që nuk është në gjendje të kupton se çka është duke bërë!”
***
Vetmitarët nuk janë aq të vetmuar
Ata vrasin vetëm, por pas atyre akteve terroriste qëndron një rrjet i madh terroristësh. E vërteta në lidhje me terroristët shpesh vinë pasi ne kemi humbur interesin.
Historitë e terroristëve janë shpesh të dukshme vetëm pas një kohe të gjatë, kur hetimet dhe marrjet në pyetje sjellin pjesë të reja të informacionit. Atëherë del se ajo që së pari u përshkrua si "ujqër të vetëm" rrallë është ashtu.
Shpesh merr një kohë të gjatë kur përpilohet plotësisht një pasqyrë e rrjetit terrorist. Atëherë më publiku ka kthyer vëmendjen në gjëra të tjera dhe një dosje e gabuar mund të qëndrojë. Ky është një problem i përsëritur. Hetimi mund të zgjasë për disa vjet. Këto komponime (lidhje) janë më pak të dukshme se më parë, sepse terroristët lirisht komunikojnë nëpërmjet mediave sociale ose platformave të shifruara. Prandaj zgjatë shumë kohë për rindërtimin e procesit të radikalizmit.
Njeriu nuk bëhet terrorist vetëm
Është shumë e rrallë që dikush të radikalizohet në një vakum. Nuk ka pothuajse asnjë njeri i cili bëhet terrorist pa asnjë formë të kontaktit me të tjerët.
Në këtë aspekt t`i kthehemi pak vetvetes. Duke marrë parasysh se një numër i madh i hoxhallarëve shqipfolës paguhen nga shtetet islamike dhe sllavo-ortodokse prandaj me predikimet e tyre antikombëtare i keqpërdorin objektet fetare për shkombëtarizimin e besimtarëve, shqiptarët mysliman evropian duhet të distancohen nga këta tradhtarë keqbërës por edhe nga myslimanët e huaj. Për të qenë në anën e sigurt. Të forcojmë identitetin kombëtar dhe dobësojmë (normalizojmë) atë fetar. Përndryshe, do t`i humbim edhe ato pak territore që na kanë mbetur.
Sulmet solo janë taktika të reja
Sulmet e IS ndjekin një model të njohur, por organizata terroriste gjithnjë e më tepër e përdor atë që ajo e quan "terror individual".
Është bërë më e vështirë për të kryer sulme të koordinuara me më shumë njerëz, kështu që përdorimi i individëve është një zgjedhje taktike. Shumica e rasteve përfshijnë lidhjet e rrjetit dhe udhëzime, por fuqia e lidhjeve dhe mënyra se si udhëhiqen terroristët ndryshojnë.
Një problem politik
Disa ekspertë të terrorizmit dëshirojnë ta vendojnë në raft termin "ujku i vetëm". Disa besojnë se madhëron (lavdëron) dhunën, të tjerë argumentojnë se ajo është çorientuese.
Unë vet nuk e përdori termin, sepse ajo është çorientuese. Unë e quaj atë: xhihadizmi bazë.
Termi “ujk i vetmuar” krijon një përshtypje të paparashikueshmërisë së plotë. Kjo mund të çojë në theks llojet e tjera të masave parandaluese sesa ato që do të jenë më efektive kundër një rrjeti terrorist të udhëhequr dhe të organizuar.
IS dhe Al-Kaida merr përgjegjësinë për sulmet terroriste që i kryejnë vet. Organizata terroriste do të kishte humbur besueshmërinë nëse ata e marrin përgjegjësinë për diçka që nuk janë të implikuar.
Ka teori të ndryshme nëse ata kanë një sistem për mënyrën se si marrin përgjegjësinë. Përshtypja ime është se ata shumë pak ose aspak nuk marrin përgjegjësi për diçka që ata nuk kanë gisht. Ata marrin përgjegjësi kur qëndrojnë pas sulmit, ose kur e kanë frymëzuar atë. Shpesh ata kanë pasur edhe kontakte të drejtpërdrejtë me autorin (kryerësit) e krimit.
***
Strategjia e sotme terroriste, goditjet në të njëjtën kohë në disa fronte, është e zhvilluar nga teoricienët xhihadistë të IS dhe Al-Kaida. Janë shumë mirë të organizuar, me kryeqendër në Lindjen e Mesme, janë jashtëzakonisht të strukturuar, jashtëzakonisht barbarë dhe kanë njohuri të madhe teknike dhe qasje të armëve/eksplozivëve.
Në Evropë ata kanë individë të cilët edhe më tutje do të angazhohen në terror/konflikt, dhe të cilët janë të inkurajuar për të bërë këtë. Gjithashtu rekrutojnë forca të reja terroristësh.
***
Sistemi i azilit (deri në vitin 1990) kishte për qëllim strehimin e përkohshëm të individit (disident) në ikje reale nga frika e persekutimit të sistemit komunist në vendet e Paktit të Varshavës. Pra, arratisjet individuale brenda kufijve të Evropës, jo “legalizimin” e emigracionit masiv nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia në Evropë.
Një elitë politike evropiane që nuk është në gjendje për të mbrojtur qytetarët e tyre kundër sulmeve terroriste në rrugë, e humbën legjitimitetin e saj në mesin e popullatës dhe është e denjë të përbuzet.
PS: Titullin e kësaj letre e kam huazuar nga një gazetë e njohur Perëndimore, kjo sa për orientim.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...